Law. Fiscal. Accountability www.al-tax.

org

TATIMET SHQIPTARE
100 VITE (1912-2012)

Pregatitur nga AL-Tax Nëntor 2012

Sistemi tatimor në Shqipëri ka patur një rrugëtim me të papritura dhe devijime të forta të tij në 100 vjetëshin ë fundit. Ky rrugëtim i sistemit ka qenë pasqyra më e saktë e sistemeve ekonomike që janë instaluar dhe zbatuar nga pushtetet e shqiptarëve. Megjithatë, pushteti tatimor ka bërë të mundur që ëndrra e pavërësisë të bëhej më e fortë nëpërmjet fuqizimit të financave të vendit. Sistemi fiskal dhe financiar (tatimor) i Shqipërisë përmbehet nga disa periudha historike në këtë rrugëtim këto 100 vite të shtetit të pavarur shqiptar: 1. krijimi shtetit shqiptar dhe qeverive pas tij 1912-1944; 2. pezullimi i sistemit tatimor (1945-1990); 3. rifillimi i sistemit modern tatimor (1991- 2012).

1. Periudha historike 1912 - 1944 Shteti i ri pas shpalljes se pavaresise se vendit, trashëgoi një sistem tatimor të prapambetur dhe vendi karakterizohej nga një paqëndrueshmëri politike. Përpjekjet për rimëkëmbjen e ekonomisë, veprimtaria dhe funksionet e tij mbetën të cunguara sidomos nga lufta e parë botërore. Qeveria, megjithë përpjekjet për përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit tatimor, nuk mundi të reformonte sistemin e mëparshëm te perandorise otomane, për arsye të mosndryshimit të ekonomisë dhe mospatjes së një administrate të fortë dhe të qëndrueshme. Megjithatë pati përpjekje për vendosjen e një sistemi tatimor në interes të konsolidimit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare. U morën disa masa në fushën e tatimeve duke lehtësuar fshatarësinë nga barra e rëndë e tyre. Në këtë kuadër u hoq mbitaksa që merrej mbi të dhjetën dhe shtesa e tatimit të luftës që i ishte vënë tatimit të kripës si një përpjekje për të ulur peshën

1

Law. Fiscal. Accountability www.al-tax.org

e tatimeve të drejtpërdrejta, që ishin e ardhura kryesore e buxhetit. Gjatë kësaj periudhe rëndësi të veçantë pati grumbullimi i të ardhurave tatimore, në arkën e shtetit të ri, shqiptar duke i dhënë fund transferimit dhe grabitjes së tyre nga Qeveria Osmane.

Taksat që trashëgoi shteti i ri shqiptar. Baza kryesore e të ardhurave të shtetit të ri shqiptar ishin tatimet e drejtpërdrejta. Këto tatime u trashëguan nga sistemi i mëparshëm dhe preknin drejtpërsëdrejti produktin apo të ardhurat e prodhuesve në momentin e prodhimit dhe krijimit të tyre. Taksat e trashëguara përbëheshin nga disa lloje taksash:  E dhjeta (tatimi që merrej mbi prodhimet e tokës, zinte vëndin e parë në të ardhurat fiskale);  Xhelepi (tatimi mbi blektorinë, zinte vendin e dytë në strukturën e të ardhurave fiskale);  Vergjia (tatimi mbi ndërtesat dhe trojet);  Angaria (detyrim i personave fizik ose me pagesë për punime në rrugë);  Tatim fitimi (tatim i paguar nga tregtarët, zejtarët, industrialistët dhe profesionistët mbi të ardhurat e
realizuara);

 Taksa e patentës (tatim mbi fitimin e shtresës së pasur të tregtarëve, sipërmarrësve, zejtarëve).

Për mbrojtjen e ekonomisë kombëtare, u rrit taksa e importimit të duhanit 30 përqind, duke synuar frenimin e importit të duhanit, pasi ai po dëmtonte prodhuesit e vegjël të duhanit dhe tregtinë e tij. Sistemi tatimor i Republikes së Parë dhe Mbretërisë (1925-1939). Në vitin 1925 ndër hapat e para që mori regjimi për rritjen e shpejtë të të ardhurave shtetërore ishin masat për mbledhjen e detyrimeve tatimore të prapambetura të viteve 1912-1924. Fushata për mbledhjen e borxhit tatimor të kësaj periudhe, nisi në fillim të vitit 1925. Ajo filloi me urdhërat e Qeverisë për nxjerrjen me insistim dhe mbledhjen me forcë të tatimeve të prapambetura. Menjëherë u krye organizimi administrativ dhe në bazë të këtij organizimi, vendi u nda në prefektura; çdo prefekturë kishte dy a më shume nënprefektura, të cilat përfshinin disa komuna. Gjatë kësaj periudhe, riorganizimi i shtetit krijoi mundësi për rritjen e të ardhurave buxhetore, të cilat pothuajse siguroheshin nëpërmjet vjeljesë të taksave dhe mbledhjes së detyrimeve të prapambetura. I vetmi instrument për rritjen e të ardhurave buxhetore ishte intensifikimi i sistemit tatimor nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit të taksave dhe rritjes së taksave ekzistuese.

2

Law. Fiscal. Accountability www.al-tax.org

Politika ekonomike dhe fiskale karakterizohej nga orientimi drejt një ekonomie të “dyerve të hapura” ndaj kapitalit dhe bankave te huaja. Qeveria u dha me konçesion shoqërive të huaja 23 përqind të truallit të Shqipërisë. Pozitat më të rëndësishme i fituan grupet financiare italiane, sidomos me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, me qëndër në Romë. Banka u krijua si bankë emesioni dhe krediti dhe duhet t’i jepte shtetit shqiptar 10 përqind nga fitimet e saj. Shoqëritë e huaja patën lehtësi tatimore të mëdha dhe përjashtime nga taksat. Qiraja e tokës për dhënien në konçesion ishte 1,5 franga ari për hektar, ndërsa pagesa e tatimit në nivelin 5-6 përqind. Krahas lehtësive tatimore u përjashtuan nga tatimi shoqëritë e huaja që operonin në vend. Ato gëzonin perjashtime nga kontrolli i shtetit dhe tagri doganor. Ato zbatoheshin per shoqëritë konçensionare që operonin në fushën e kërkimeve me të drejtë shfrytëzimi të naftës, mineraleve të ndryshme, ngritjen e ndërmarrjeve bujqësore etj. Ato konsistonin në vendosjen dhe aplikimin e tarifave mjaft të ulta të qirasë dhe vendosjen e përqindjes së tatimit në nivele të ulta.

Për realizimin e të ardhurave buxhetore u krijua sistemi tatimor. Modeli i zgjedhur në tregun e krijimit të burimeve të veta është pjesë e sistemit financiar ku hyn dhe sistemi tatimor. Sistemi tatimor që zbatoi shteti Shqiptar gjatë këtyre viteve ndahej në tre grupe të mëdha:  Tatimet e drejtëpërdrejta (E dhjeta (tatimi mbi produktet e tokës); Xhelepi (tatimi mbi bagëtinë);
Vergjia (tatimi mbi ndërtesa); Tatimi mbi fitimin; Tatimi mbi të ardhurat dhe trashëgiminë; tatimi mbi prodhimin e pyjeve dhe guroreve;

 Tatimet e tërthorta, me peshë kryesore në buxhet (Tatime të zhdrejta mbi konsumin; Të ardhura nga
monopoli shteteror);

 Taksat e zhdrejta mbi konsum (taksa e pijes dhe lejen e shitjes, taksë konsumi, dhe të hyra doganore)

Përmirësimi i sistemit tatimor, përsosja e tij me metoda moderne të administrimit dhe vjeljes së tatimeve dhe taksave ishte synimi kryesor për rritjen e të ardhurave buxhetore. Në këtë kuadër rëndësi të veçantë pati hartimi dhe miratimi i parimeve bazë të taksave, të cilat u shpallën nga “Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare”, i cili vendosi parimet bazë të sistemit tatimor, sipas përcaktimit që “taksa është një detyrim i popullit për t’i bërë ballë shpenzimeve të përgjithshme të shtetit. Asnjë taksë, e çdo lloji qoftë, nuk mund të caktohet dhe të mblidhet veçse me ligj” duke hequr përfundimisht angarinë si taksë. Sistemi tatimor që zbatoi shteti Shqiptar gjatë këtyre viteve, në thelb ruajti dhe përmirësoi një pjesë të sistemit fiskal otoman dhe huazoi nga perëndimi elemente bashkëkohor të

3

Law. Fiscal. Accountability www.al-tax.org

sistemit tatimor, duke përmirësuar dhe përdorur metoda të reja në fushën e tatimeve dhe taksave. Gjithashtu u hodhën themelet e evidentimit dhe mbajtjes së dokumentacionit për tatimet, ku funksionon edhe ekspertiza kontabël. Reforma fiskale e dha produktin në të ardhurat që u mbodhën nga popullsia nëpërmjet tatimeve dhe taksave menjëherë në vitin financiar 1928-1929. Arkëtimet ishin 27,66 milion franga ari, kundrejt 15,6 milion fr. ari që ishte sasia e të ardhurave të mbledhura në vitin financiar 1924-1925.

Tatimet dhe taksat mbi popullsinë gjatë 3 vjetëve të pushtimit italian u dyfishuan. Përbërja e tatimeve dhe taksave nuk ndryshoi në krahasim me periudhën e Mbretërisë. Një rëndësi të veçantë iu dha administrimit të mbledhjes së tatimeve nëpërmjet forcimit të aparatit financiar dhe prefeksionimit të metodave të nxjerrjes së tatimeve me qëllim që të mblidhnin maksimumin e shumës së tatimeve.

2. Periudha historike 1945 - 1990 Kjo periudhë fillon me mbarimin e luftës së dytë botërore dhe përfundon me rënien e sistemit socialist. Qeveria e dalë pas luftës së dytë botërore ndoqi politikën e asgjësimit të sistemit tatimor të trashëguar dhe vendosi objektiv politik, krijimin e sitemit të ri tatimor. Nga viti 1945-1976, roli i sistemit tatimor ishte në dobësimin e pronës private. Nga periudha 1977 -1990, roli i sistemit tatimor ishte në zhdukjen e pronës private. Politika tatimore e shtetit shqiptar u mbështet në parimet e klasikëve socialistë për tatimet dhe taksat. Në bazë të këtij koncepti, pushteti i tatimeve fillimisht u përdor, si një instrument politik dhe ekonomik për zbatimin e tatimeve progresive mjaft të larta mbi të pasurit (deri 80%) duke synuar dobësimin e konomik të tyre; kufizimin e mardhënieve kapitaliste, si dhe dobësimin e fuqisë ekonomike të borgjezisë; dhe krijimin e sistemit të ri të marrdhënieve socialiste në prodhim. Qeveria e pas luftës, nëpërmjet legjislacionit tatimor synonte ndryshime në strukturën e të ardhurave buxhetore në favor të sigurimit të tyre nga sektori shtetëror dhe reduktimin e të ardhurave nga sektori privat. Tatimet do të përdoreshin deri në zhdukjen e pronës private duke synuar dhe ndryshuar strukturën e të ardhurave në favor të të ardhurave nga sektori shtetëror i ekonomisë. Sistemi tatimor përmbante sistemin e taksave qëndrore dhe lokale, të cilat ishin të detyrueshme, të caktuara me ligj, që derdhen në buxhetin e shtetit, në shumën dhe në afatin e caktuar. Në sistemin e

4

Law. Fiscal. Accountability www.al-tax.org

tatimeve qëndrore përfshiheshin tatimet e mbledhura nga popullsia, e cila për efekte taksimi klasifikohej në bazë të vendbanimit në popullsi që banon në qytet dhe fshat. Në sistemin e tatimeve qëndrore të qytetit përfshiheshin tatimi mbi të ardhurat e realizuara nga veprimtaria e tregtarëve, zejtarëve dhe personave të ngjashëm me to; tatimi mbi të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet plotësuese të punonjësve; tatimi mbi të ardhurat nga beqarët dhe tatimi mbi të ardhurat nga të martuarit me fëmijë. Në sistemin e tatimeve qëndrore të fshatit përfshiheshin tatimi mbi të ardhurat nga ekonomitë bujqësore individuale; tatimi mbi të ardhurat nga kulakët; tatimi mbi të ardhurat nga oborret e anëtarëve të kooperativave bujqësore; tatimi mbi pijet alkolike. Përveç tatimeve të qytetit dhe fshatit janë zbatuar edhe disa lloje taksash me karakter lokal, si: taksa mbi zotëruesit e mjeteve të transportit, si: automjete, motoçikleta, biçikleta, karro etj; taksa mbi kafshët e trasha; taksa e tregut dhe peshmatjes; taksa e pastrimit; taksa e ushtrimit të profesionit dhe taksa e akteve dhe pullës. Me miratimin e Kushtetutës të vitit 1976, nëpërmjet sistemit tatimor u realizua objektivi i zhdukjes së pronës private. Shteti me politikën tatimore dhe sistemin e ngritur, propagadonte se: Shqipëria ishte i vetmi vënd në botë pa tatime dhe taksa. Por, shqiptarët paguanin tatime dhe taksa, të cilat ishin të “kamufluara” në çmimet e centralizuara të mallrave dhe shërbimeve që furnizoheshin nga sektori shtetëror dhe kooperativist i ekonomisë.

3. Periudha 1991-2012 Në Shqipëri, aktet e para ligjore për vendosjen e sistemit tatimor fillesën e tyre e kanë në vitin 1991, periudhë që përkon me hartimin e legjislacionit tatimor në vend, i cili u konkretizua me shpalljen e tij në janar të vitit 1992, dhe më pas me nxjerrjen e ligjit “Për tatimin mbi te ardhurat” në 14 korrik 1992. Parlamenti, në janar 1992, miratoi një paketë ligjore tatimore e cila krijoi bazën e nevojshme ligjore në fushën e tatimeve dhe taksave. Ajo krijoi një instrument të ri fiskal të domosdoshëm, i cili ofronte mundësi për sigurimin e të hyrave publike, dhe ndaljen e krizës që po përjetonte vendi. Legjislacioni tatimor, i cili filloi të zbatohej në vitin 1992 mund të konsiderohet si themeli i sistemit tatimor modern. Sistemi i ri tatimor u hartua duke u mbeshtetur ne nxjerrjen e tatimeve me menyre direkte dhe indirekte. a) tatime direkte (tatimi mbi fitimin, tatimi mbi biznesin e vogël dhe taksat) b) tatime indirekte (tatimi mbi qarkullimin (zëvendesuar nga TVSH), akciza dhe taksat doganore)

5

Law. Fiscal. Accountability www.al-tax.org

Vitet më të fundit deri në vitin 2012, politika fiskale e mbledhjes së të ardhurave të buxhetit është mbështetur mbi nivelet e administrimit në: nivel qendror me dy agjensitë kryesore që janë: administrata tatimore qendrore dhe administrata doganore dhe; nivel lokal me rrjetin e administratave tatimore vendore.

Synimi i politikës është në paraqitjen e një autoriteti fiskal, i cili për arritjen e sfidave të brendshme dhe ndërkombëtare beson se përmbushja e obligimeve të tatimpaguesve mund të arrihet vullnetarisht nga ata dhe me rritjen e rolit të administratës si bashkëpunëtorja më e ngushtë e tyre.

Tiranë, 23 Nëntor 2012

6

Related Interests