10_proporcionet2012

PROPORCIONET NË ARKITEKTURË

pergatiti: Mr.Sc. Rozafa BASHA, PhD cand, Dept. Arkitekture, FNA, UP

MASA DHE PROPORCIONET
Masa ne arkitekture: Madhesia e dickase ne raport me nje standard krahasues ose me madhesine e dickaje tjeter Proporcion (perpjese): Raporti i mirefillte ose harmonik i nje pjese me pjesen tjeter ose me teresine. Ky raport vlen jo vetëm për madhesi por edhe per sasi dhe shkalle! Disa proporcione kushtezohen nga natyra e materialit, nga menyra se si elementi konstruktiv reagon ndaj forcave dhe nga menyra se si perftohet (prodhohet) sendi.

PROPORCIONET E MATERIALEVE
Te gjitha materialet qe perdoren ne arkitekture kane atribute te vecanta te elasticitetit, te fortesise dhe te qendrueshmerise. Te gjitha keto materiale kane nje kufi te fundem te qendrueshmerise, pertej te cilit nuk mund te zgjaten pa u care, thyer ose rrenuar. Meqe nderjet mbrenda materialit, te shkaktuara nga forca e gravitetit rriten me rritjen e madhesise se trupit, materialeve u percaktohen permasa te arsyeshme, te cilat nuk mund te tejkalohen.

PROPORCIONET E MATERIALEVE

P.sh. nje element i gurit me trashesi 10 cm dhe gjatesi 240 cm do te mund ta mbante veten si element qe lidh dy mbeshtetes (shtylla, mure, etj) …

… por nese te njejtit element i rriten permasat katerfish, atehere i njejti element do te rrenohej nga pesha e vet.

* Edhe materialet e forta si celiku i kane kufijt e gjatesise, pertej te cileve nuk mund te zgjaten pa e cenuar qendrueshmerine e vet.

PROPORCIONET E MATERIALEVE

Te gjitha materialet kane edhe permasat te cilat jane te kushtezuara prej forcave te mbrendshme dhe prej dobesive te veta.

pergatiti: Mr.Sc. Rozafa BASHA, PhD cand, Dept. Arkitekture, FNA, UP

Njesia muratore, si p.sh. tulla, Eshte e qendrueshme ne shtypje dhe qendrueshmeria e saj eshte ne mvarshmeri nga vellimi i saj. Materialet e tilla themi se kane forma vellimore.

Materialet si celiku jane te qendrueshme ne shtypje dhe ne tendosje, prandaj mund t’u jepet forme lineare dhe mund te sherbejne si shtylla dhe trare; ose mund tu jepen forme planare, si p.sh. fleta te celikta.

Druri, duke qene material fleksibil dhe deridiku elastik, mund te perdoret si mbeshtetes linear (shtylle), tra, derrase e rrafshet dhe si element vellimor (p.sh. trungjet e drurit te kasollet e drunjta).

PROPORCIONET KONSTRUKTIVE
Te objekti arkitektural, elementet konstruktive perdoren per te mbuluar hapesira dhe per te percuar ngarkesat nepermjet mbeshtetesve vertikal deri te themelet e nderteses. Madhesia dhe proporcionet e ketyre elementeve jane drejtperdrejt te lidhura me detyrat konstruktive te cilat i kryejne ato, dhe per kete, ato mund te sherbejne si indikatore vizuel te madhesise dhe te mases se hapesires te cilen e mbyllin. Traret i percjellin ngarkesat e veta horizontalisht deri te mbeshtetesat vertikal. Nese hapesira ose ngarkesa e traut dyfishohet, nderjet e tij ne lakim do te dyfishohen dhe do te shkaktojne rrenimin e tij. Por, nese lartesia e traut rritet, atehere qendrueshmeria e tij do te katerfishohet.

Lartesia, pra, eshte dimension kritik i traut, dhe raporti i lartesise se traut me hapesiren eshte indikator i dobishem i rolit konstruktiv te traut.

PROPORCIONET KONSTRUKTIVE
- Shtyllat behen me te trasha me rritjen e ngarkeses dhe te gjatesise. - Traret dhe shtyllat se bashku e krijojne sistemin skeletor, i cili i perkufizon modulet e hapesirave. - Me madhesine dhe proporcionet e tyre, shtyllat dhe traret theksojne hapesira dhe struktura kierarkike. Proporcionet e elementeve te tjera konstruktive, si te mureve mbajtese, pllakave nderkateshe, pllakave te kulmit, qemereve dhe kupolave, na japin gjithashtu informata vizuele ne lidhje me rolet e tyre ne sistemin konstruktiv si dhe per natyren e materialeve prej te cilave jane te punuara.

P.sh. muri prej tullave, i cili eshte i qendrueshem ne shtypje por jo edhe ne lakim, do te jete shume me i trashe sesa muri prej betoni qe ka te njejtin rol.

PROPORCIONET KONSTRUKTIVE
Kur strukturat gjithnje e me pak mvaren nga pesha dhe shtangesia e materialit, ndersa stabiliteti i tyre me shume mbeshtetet ne shtrirje gjeometrike, sikurse te konstruksionet membranore ose te konstruksionet hapesinore, atehere elementet e tyre behen gjithnje e me te holla derisa e humbin aftesine per te qene indikatore te mases ose te permasave.
E. Saarinen: Terminali TWA, aeroporti JFK, New York, SHBA

S.Calatrava: Render kompjuterik i nderteses se baletit te New York-ut

E. Saarinen: Palestra e hokejit te Universitetit te Yale-it, SHBA

PROPORCIONET E PRODHUARA
Shume elemente arkitekturale punohen me madhesi dhe proporcione te cilat jo gjithmone rrjedhin prej atributeve te tyre konstruktive dhe funksionale. Shume shpesh ne proporcionimin e elementeve ndikon edhe menyra se si ato elemente prodhohen. Meqe keto elemente prodhohen ne mase ne fabrika, ato kane madhesi standarde dhe proporcione te cilat u jane imponuar nga prodhues te vecante ose nga standardet industriale. Blloqet e betonit dhe tullat prodhohen si elemente modulare ndertuese. Edhe pse ndryshojne mes veti ne permasa, ato proporcionohen njesoj. Dritaret dhe dyert i kane proporcionet te cilat u caktohen prej prodhuesve te vecante.

SISTEMET E PROPORCIONEVE
Edhe nese: - merren parasysh kufizimet proporcionuese qe imponohen nga natyra e materialit, - funksioni konstruktiv - ose procesi i prodhimit, projektuesi ka ende mundesine qe t’i kontrolloje proporcionet e formes dhe te hapesires mbrenda ose perreth nderteses.

VENDIMI NESE DHOMA DUHET TE KETE BAZE KATRORE, DREJTKENDESHE OSE NESE AJO DUHET TE KETE MASE INTIME OSE NATYRORE, E MERR PROJEKTUESI.

Por ne cfare baze do t’i mbeshtese ai keto vendime?

SISTEMET E PROPORCIONEVE
Nese do te kerkohej te formesohej nje hapesire me baze prej 400 m2, cfare permasash—cfare raportesh (gjatesi me gjeresi dhe gjeresi me gjatesi)—do te duhej t’i kete ajo?

Disa prej faktoreve qe do te ndikojne ne formen dhe proporcionet e hapesires jane funksioni i saj si dhe natyra e aktiviteteve qe do te zhvillohen mbrenda saj.

SISTEMET E PROPORCIONEVE
Hapesira katrore, duke i pasur kater faqet e barabarta ka natyre statike. Nese gjatesia i zgjatet dhe e tejkalon gjeresine, hapesira behet me dinamike. Ndersa hapesirat katrore dhe drejtkendeshe i perkufizojne vendet per aktivitete

… hapesirat lineare e nxisin levizjen dhe jane te pershtatshme per t’u ndare ne hapesira me te vogla.

SISTEMET E PROPORCIONEVE
- Nje faktor teknik, sic eshte konstruksioni mund te kufizoje nje ose disa permasa te hapesires. - Konteksti i saj– mjedisi i jashtem ose nje hapesire fqinje e brendshme—mund te ndikoje ne forme. Gjithashtu, ne percaktimin e proporcioneve mund te ndikoje edhe vendimi i projektuesit qe te krijoje… - nje hapesire te nje kohe dhe te nje vendi tjeter dhe per kete ai duhet t’i simuloje proporcionet e asaj hapesire te koherave te kaluara. Ose vendimi mund te mbeshtetet perfundimisht ne … - nje vleresim estetik pamor te marredhenieve te deshirueshme ndermjet permasave te pjeseve dhe te teresise se nderteses.

SISTEMET E PROPORCIONEVE
Ne te vertete, perceptimi yne mbi permasat fizike te arkitektures, te proporcioneve dhe te mases nuk eshte i perpikte. Ai crregullohet nga shkurtimi i perspektives dhe i distances si dhe nga parapelqimet tona kulturore. Dallimet e vogla ose te pakta ne permasat e formes jane posacerisht te veshtira per t’u shquar. Ndersa katrori sipas perkufizimit i ka kater brinje te barabarta dhe kater kende te drejta, drejtkendeshi mund te na duket bash sikur katrori, gati sikur katrori ose fare sikur katrori. Ai mund te duket i shkurter, i gjate, i cunguar, etj, mvaresisht prej pikeveshtrimit tone.

SISTEMET E PROPORCIONEVE
Qellimi i te gjitha teorive te proporcioneve eshte qe te krijiojne rend dhe harmoni te elementet e nje konstruksioni pamor.
Sipas Euclid-it, me raport nenkuptojme krahasimin sasior te gjesendeve te ngjashme, ndersa me proporcion (perpjese) nenkuptojme barazimin e raporteve. Raporti: a:b Proporcioni (perpjesa): a:b=c:b ose a:b=b:c=c:d=d:e

SISTEMET E PROPORCIONEVE
Pra, sistemi proporcionues vendos nje grup marredheniesh te qendrueshme ne mes te pjeseve te nderteses si dhe ne mes te pjeseve te nderteses dhe teresise.

Edhe pse keto raporte mund te mos perceptohen menjehere prej nje vezhguesi te rastesishem, rendi pamor te cilin e krijojne ato, mund te ndjehet, pranohet dhe njihet pas nje pervoje te gjate te perjetimeve te perseritura.

Pas nje periudhe kohore te gjate, do te fillojme ta njohim teresine ne nje pjese dhe pjesen ne teresi.

SISTEMET E PROPORCIONEVE
- Sistemet e proporcionimit mund te krijojne ndjenjen e rendit dhe te vazhdimesise ne perjetimin e sekuencave te hapesirave.

- Ato mund te vendosin marredhenje ndermjet elementeve te mbrendshme dhe te jashtme te nje ndertese.

- Gjate historise jane zhvilluar nje numer i madh teorish te proporcioneve ‘te deshirueshme’.

- Edhe pse sistemi i tanishem kohe pas kohe ndryshon, parimet e perdorura kane ende vlere shume te madhe per arkitektin.

TEORITE E PROPORCIONEVE
a. Prerja e Arte (Mesi i Arte) b. Rendet Klasike c. Teorite e Renesanses d. Modulori e. Ken f. Drejtkendeshi √2 g. Antropometria h. Masa, etj

TIPET E PROPORCIONEVE
Aritmetike: (c-b):(b-a)=c:c (p.sh. 1, 2, 3) (p.sh. 1, 2, 4) (p.sh. 2, 3, 6)

Gjeometrike: (c-b):(b-a)=c:b Harmonike: (c-b):(b-a)=c:a

pergatiti: Mr.Sc. Rozafa BASHA, PhD cand, Dept. Arkitekture, FNA, UP

PRERJA E ARTË
Sistemet matematikore te proporcioneve kane origjine prej konceptit pitagorean gjithcka eshte numer dhe nga bindja se disa marredhenie numerike shfaqin strukturen harmonike te gjithesise.

Nje prej ketyre marredhenieve qe perdoret qysh prej antikitetit eshte PRERJA E ARTE. Greket e vjeter e njihnin rolin e rendesishem qe luante prerja e arte ne proporcionimin e trupit njerezor. Duke besuar se njerezit dhe tempujt qe strehonin perendite e tyre i perkisnin nje rendi me te larte te gjithesise, ata perdoren proporcione te njejta per t’i ndertuar tempujt e tyre.

Edhe arkitektet e Renesances eksperimentuan me prerjen e arte ne krijimet e tyre. Le Corbusier-u e bazoi sistemin e tij Modulorin ne prerjen e arte. Perdorimi i prerjes se arte ne arkitekture vazhdon edhe sot.

PRERJA E ARTË

PRERJA E ARTE MUND TE PERKUFIZOHET SI RAPORTI NE MES TE DY SEGMENTEVE TE NJE DREJTEZE OSE TE DY BRINJEVE TE NJE FIGUREJE TE RRAFSHTE, KU VLERA ME E VOGEL RRIN ME VLEREN ME TE MADHE SIKURSE VLERA ME E MADHE QE RRIN ME SHUMEN E TE DYJAVE. SHPREHJA ALGJEBRIKE PARAQET BARAZIMIN E DY RAPORTEVE: A:B=B:(A+B)

Prerja e arte ka disa atribute te jashtezakonshme gjeometrike dhe algjebrike, qe e arsyetojne ekzistencen e saj ne arkitekture dhe ne strukturen e shume gjallesave.

Cilido progresion (varg) qe bazohet ne prerjen e arte eshte progresion aditiv dhe gjeometrik. Progresion (varg) tjeter i numrave te plote qe i perafrohen prerjes se arte jane Vargjet e Fibonacci-t: 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13….

Secili numer eshte prodhim i shumes se dy numrave te meparshem, ndersa raporti ne mes te dy numrave pasardhes tenton t’i afrohet prerjes se arte (numrit arte φ=1.618…; dhe vleres inverse Φ=0.618…) sa me shume qe vargu zhvillohet kah infiniti.

PRERJA E ARTË
mesi i arte: numri i arte φ=1.618… vlera inverse Φ=0.618…

DREJTKËNDËSHI I ARTË
Drejtkendeshi brinjet e te cilit jane te proporcionuara sipas prerjes se arte quhet drejtkendeshi i arte. Nese, konstruktojme nje katror ne pjesen e vogel te tij, pjesa e mbetur e drejtkendeshit origjinal do te jete nje drejtkendesh i vogel por i ngjashem me drejtkendeshin e arte. Ky veprim mund te perseritet pafundesisht derisa te fitohet nje gradacion i katroreve dhe i drejtkendeshave te arte. Gjate ketij transformimi, cdo pjese mbetet e ngjashme me pjesen tjeter dhe ne te njejten kohe edhe me teresine.

PRERJA E ARTË

Analiza grafike e perdorimit te prerjes se arte ne proporcionimin e fasades se Partenonit.

VIJAT RREGULLUESE
Nese diagonalet e dy drejtkendeshave jane paralele ose pingule ndaj njeratjetres, atehere ata dy drejtkendesha kane proporcione te ngjashme. Keto diagonale, si dhe vijat qe shenojne radhitjen lineare te elementeve, quhen vija rregulluese. Keto vija mund te perdoren per te kontrolluar proporcionin si dhe vendosjen e elementeve ne sistemet e tjera proporcionuese.

VIJAT RREGULLUESE

RENDET KLASIKE
Per greket e vjeter dhe romaket, rendet klasike me elementet e tyre te proporcionuara perfaqesonin shprehjen e persosur te bukurise dhe harmonise. Njesia baze per percaktimin e permasave ishte diametri i shtylles. Prej ketij moduli rrodhen permasat e trupit te shtylles, kapitelit si dhe te piedestalit (bazes se shtylles) dhe entablatures, deri te permasat e detajeve me te vogla. Edhe rradhitja e shtyllave ne varg (distancat ne mes shtyllave) bazohej ne diametrin e shtylles. Meqe permasat e shtylles ndryshonin mvaresisht prej madhesise se nderteses, rendet nuk bazoheshin ne njesi matese fikse. Mirepo, te gjitha pjeset e objekteve duhet te ishin ne proporcion dhe ne harmoni me njera-tjetren.

RENDET KLASIKE

RENDET KLASIKE

Vitruvius, i studioi shembujt e rendeve dhe i prezantoi proporcionet ‘ideale’ per secilin prej tyre ne traktatin e tij, ‘Dhjete librat mbi arkitekturen’. Vignola, i rikodifikoi keto rregulla per Renesancen italiane dhe format e tij te rendeve sot njihen shume mire.

pergatiti: Mr.Sc. Rozafa BASHA, PhD cand, Dept. Arkitekture, FNA, UP

RENDET KLASIKE

Rendi korintik sipas Vignola-s

RENDET KLASIKE

piknostili

sistili

Klasifikimi i tempujve sipas menyres se rradhitjes se shtyllave
diastili araeostili

TEORITË E RENESANCËS
Pitagora zbuloi se konsonanca e sistemit muzikor grek mund te shprehej me vargun e thjeshte numerik—1, 2, 3, 4– dhe me raportet ne mes tyre, 1:2, 1:3, 2:3, 3:4.

Ky raport i beri Greket e vjeter te besonin se e kishin zbuluar celesin e harmonise misterioze qe mbreteronte ne gjithesi. Besimi i Pitagoras ishte se ‘gjithcka ishte e rregulluar sipas numrave’. Platoni me vone e zhvilloi estetiken e numrave te Pitagoras ne estetiken e proporcioneve. Ai i coi ne katror dhe ne kub vargjet e thjeshta numerike dhe prodhoi progresione te dyfishta dhe te trefishta, 1, 2, 4, 8, dhe 1, 3, 9, 27.

Per Platonin, keta numra dhe raporti ndermjet tyre jo vetem qe permbante konsonancen e shkalles muzikore greke por edhe shprehte strukturen harmonike te gjithesise.

TEORITË E RENESANCËSc

Fasada e Santa Maria Novella-s, Firence e projektuar nga L.B.Alberti

Arkitektet e Renesances, duke besuar se ndertesat e tyre duhet t’i perkisnin nje rendi me te larte, u kthyen te sistemi matematikor grek i proporcionimit.

Sikurse Greket e vjeter qe muziken e kuptonin sikur gjeometrine e perkthyer ne tinguj, arkitektet e Renesanses besonin se arkitektura ishte matematika e perkthyer ne njesi hapesinore.

Duke e zbatuar teorine e Pitagoras te meseve ne raportet e intervaleve te shkalles muzikore greke, ata e zhvilluan nje progresion te pashkeputshem te raporteve, qe krijoi bazen per proporcionimin arkitektural.

TEORITË E RENESANSËS
7 FORMA IDEALE TE PLANEVE TE DHOMAVE Andrea Palladio (1508-80) ishte sigurisht njeri prej arkitekteve me ndikues te Renesances italiane. Ne librin e tij ‘Kater librat mbi arkitekturen’, per here te pare te botuar ne Venedik ne 1570, ai ndoqi gjurmet e paraardhesve te vet, Alberti-t dhe Serlio-s dhe propozoi keto shtate ‘dhoma me te bukura dhe me te proporcionuara’. CAKTIMI I LARTESISE SE DHOMAVE Palladio gjithashtu propozoi disa metoda per percaktimin e lartesise se dhomes ne menyre qe ajo te jete ne proporcion me gjeresine dhe gjatesine e dhomes. Lartesia e dhomes me tavan te rrafshte do te ishte sa gjeresia e saj. Lartesia e dhomes me baze katrore te mbuluar me qemer do te ishte me e madhe per 1/3 e gjeresise se saj. Per dhomat tjera, Palladio perdori teorine e meseve te Pitagoras per ta percaktuar lartesine e tyre.

TEORITË E RENESANSËS
Rrjedhimisht, kemi tri lloje te meseve: Mesi aritmetik: (c-b):(b-a)=c:c (p.sh. 1, 2, 3…ose 6, 9, 12) Mesi gjeometrik: (c-b):(b-a)=c:b (p.sh. 1, 2, 4…ose 4, 6, 9) Mesi harmonik: (c-b):(b-a)=c:a (p.sh. 2, 3, 6…ose 6, 8, 12) Ne secilin rast, lartesia e dhomave eshte e barabarte me mesin (b) e dy ekstremeve te gjeresise (a) dhe gjatesise (c) se dhomes.

MODULORI
Le Corbusier-u e filloi studimin e tij me 1942, ndersa e botoi me titull ‘Modulori: mase harmonike ne shkalle njeriu, universalisht e zbatueshme ne arkitekture dhe mekanike’ me 1948. Vellimi i dyte ‘Modulor II’, u botua me 1954.

Rrjeti themelor perbehet prej 3 permasave, 113, 70 dhe 43 centimetra, te proporcionuara sipas prerjes se arte. 43+70=113 113+70=183 113+70+43=226 (2*113) Permasat 113, 183 dhe 226 (cm) e perkufizojne hapesiren e zene nga figura e njeriut. Prej permasave 113 dhe 226, Le Corbusier zhvilloi serine e kuqe dhe serine e kalter te shkallezimit zvogelues te permasave qe ishin te lidhura me shtatin e figures se njeriut.

MODULORI

MODULORI

Le Corbusier Modulorin e konsideronte jo vetem si nje varg numrash qe kishin nje harmoni te mbrendshme por edhe si sistem matjesh qe mund te percaktonin gjatesi, siperfaqe dhe vellime dhe qe mund ‘te mbanin gjithcka ne mase njeriu’. Ai do te mund ‘te shtonte kombinime te pafundme; do te siguronte unitet me diversitetin…mrekulline e numrave’.

MODULORI

Krijimi kryesor i Le Corbusier-se, i cili e ilustron perdorimin e Modulorit ishte Unite d’Habitation, ne Marseilles. Ai perdori 15 masa te Modulorit, per ta sjelle ne mase njeriu ndertesen 140 m te gjate, 24 m te gjere dhe 70 m te larte.

KEN
Madhesia e dhomave ne arkitekturen tradicionale japoneze percaktohej nga numri i shtrojave (hasrave) te dyshemese.

Shtroja tradicionale fillimisht i kishte proporcionet e tilla qe te mund t’i akomodonte 2 persona te ulur ose nje person te shtrire.

Meqe sistemi ken zhvillohej gjithnje e me shume, permasat e shtrojes se dyshemese, shume shpejt humben lidhshmerine e tyre me permasat e njeriut dhe iu nenshtruan kerkesave te sistemeve konstruktive dhe intervaleve ne mes te shtyllave.

KEN

Shtrojat e dyshemese kishin permasa qe qendronin ne raportin 1:2 (perafersisht 90x180 cm). Ndryshe kjo njesi proporcionimi quhet edhe drejtkendeshi 1:2. Per shkak te modularitetit te tille, keto shtroja mund te arranzhoheshin ne menyra te shumellojshme mvaresisht prej permasave te dhomes. Dhe per cdo madhesi dhome, caktohej lartesi e vecante e tavanit, duke u bazuar ne sa vijon: Lartesia e tavanit (shaku), e matur prej majes se derrases se frizit = 0.3 x nr. i shtrojave te dyshemese.

DREJTKENDESHI √2
Raportet proporcionale te ketij drejtkendeshi jane 1:1.42, ndersa vecoria specifike e tij eshte se duke e ndare pergjysme, perseri fitojme drejtkendeshin me raporte identike proporcionale. Per shkak te kesaj vecorie, drejtkendeshi √2 eshte marre si standard nderkombetar per dimensionimin e letres. A1 ---- 595/841 mm A2 ---- 420/594 mm A3 ---- 297/420 mm A4 ---- 210/297 mm A5 ---- 148/210 mm A6 ---- 105/148 mm A7 ---- 74/105 mm A8 ---- 52.5/74 mm

Literatura: Ching, D.K. Francis, Architecture, Form, Space and Order, Rasmussen, Eiler Steen, Experiencing Architecture, MIT Press Curtis, J.R. William, Le Corbusier, Ideas and Forms, PHAIDON pergatiti: Mr.Sc. Rozafa BASHA, PhD cand, Dept. Arkitekture, FNA, UP mars, 2006

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful