“100 VJET FILATELI SHQIPTARE” DHE “KOLEKSION LIBRASH PËR SKËNDERBEUN”

FAQE 7

FESTË QË TË BËN KRENAR. VENDOSET NË LONDËR BUSTI I SKËNDERBEUT
FAQE 2

MESHË PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË NË KISHËN E APOSTUJVE TË SHENJTË, LONDËR
FAQE 9

DHJETOR 2012

Nr. 24

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

Nga Adnan Abrashi Viti i ri është festë: e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato. Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë fillzënien e vetë e ka nga romakët e vjetër dhe germanët. Bazuar edhe në disa të dhëna tjera, edhe germanët e vjetër kanë një hise të kontributit të tyre në këtë drejtim. Ata, si të

parët e gjermanëve të tanishëm, fuqishëm kanë besuar se druri i bredhit është mbrojtësi i natyrës dhe në vetë posedon “shpirtin e malit”, andaj, luftëtarët trima të asaj kohe, në mbrëmjen e ndërrimit të mot moteve, shkonin në mal dhe me rituale të caktuara, e bekonin dhe e lavdëronin këtë trung. Më vonë, shkuarja në mal tek trungu i bredhit, shndërrohet në prurjen e saj në dhomat e shtëpive. Kështu, në kohën e sotme, nga kjo traditë e lasht, ne kemi trashëguar ceremoninë e bredhave të dekoruara nëpër shtëpitë tona, si rit familjar i çdo shtëpie kudo në Botë. Natën e ndërrimit të mot moteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të Botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe besëtytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme...etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

GËZUAR FESTAT E FUNDVITIT!!!

2
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Vendoset në Londër busti i Skënderbeut
Më në fund busti i Heroit Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, u vendos sot në Londër. Bashkë me urimi Gezuar 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, I Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë, Mal Berisha coi në vend atë ëndërr të mbetur projekt. Kështu tashmë është vendosur në Londër busti i Skënderbeut. Prej sot, në orën 13.00, të datës 28 Nëntor 2012, shqiptarët e Britanisë së Madhe dhe çdo shqiptar dhe simpatizant i popullit shqiptar që jeton ose kalon në Londër mund të vizitojë Monumentin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në adresën: 113 Inverness Terrace, London W2 6JH, United Kingdom. Busti është vepër e skulptorit të njohur Kreshnik Xhiku.

Festë që të bën krenar
Jo pak herë mundohemi të gricim ndjesinë tonë në pragje të tilla të ngarkuara me festë, emocione dhe patriotizëm. Në pragje kur nxjerrin e rinxjerrin nga sepetet e historisë rrugëtimin e gjatë të shqiptarit. Rrugëtimin e simbolit të Kombit shqiptar, rrugëtimin e Flamurit kuq e zi me shkabën dykrenore. Stendave, muzeumeve, rrugëve dhe poltroneve me praktikume politike, patriotizmi është ndjesi, por edhe ‘ndasi’ në jo pak raste. Një palë udhëton me flamur nën sqetull, një tjetër me midenë e një kohe të shprushtë ndjesish nga ardhja në 100 vjet histori me Pavarësi. E në tërë këtë aksiomë lëvizjesh një pikë është edhe ajo që bashkon dhe kumton vlerën festive të patriotizmit shqiptar në dhe tjetër. Atje ku më shumë se kudo dhe si kurdoherë Flamuri nuk njeh krahinë, politikë, zonë e ndasi 100 vitet që shënojnë rrugëtimin shqiptar të Pavarur e bëjnë më të prekshëm, më të ndjeshëm e madje më të arsyeshëm... Kështu u festua në Finchley Road këto ditë nën organizimin e Forumit shqiptar të shoqatave 100 vjetori i Pavarësisë. Të ftuar e aktivistë të “Ardhmëria”, “Mother TerezaAlbanian Union”, ACPE Krijuesit Shqiptarë etj. Sollën në një mjedis të gëzuar e festiv një atmosferë të këndshme e tejet magjike. Flamuri ishte simboli dhe simbolika e kësaj feste. Dhe kështu me radhë fjala e Lutfi Vatës, Drejtor i “Ardhmëria” dhe kryetar i Forumit, fjala e mjekes së palodhur Zamira Ruspi, kryetare e “Mother Tereza- Albanian Union”, fjalët e shumta të folësve të tjerë sollën mes kësaj atmosfere faktin se shqiptarët janë gjithmonë të gatshëm të japin mesazhe bashkimi. Në Finchley Road, u festua gjatë, bukur dhe këndshëm. Kënga patriotike dhe tradicionale e Abedinit ishte një arsye më shumë në këtë festë. Edhe shërbimi tejet i kulturuar në prezencën e intelektualëve Mirela Sula, shkrimtare dhe studiuese, Sherif Bllaca, poet, Naim Hasani, avokat, Dhurata Lata ekonomiste, Hysen Ruspi, gazetar, Aqif Neli, intelektual dhe biznesmen e dhjetra e dhjetra të tjerëve që morën fjalën dhe kënduan e vallëzuan gjatë deri vonë folën për këtë festë të ndjeshme.

3
Nr. 24 - DHJETOR 2012

4
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Nga Fatmir Terziu Njërin nga gjashtë vëllezërit e familjes së dëgjuar Islami në Prishtinë, Lutfi Islamin, (vëllai i ish gazetarit të RTK-së Sami Islami) e gjetëm në një shoqëri miqsh. Një shoqëri që në kafenë e ditës në “Carpe Diem” bashkon në një kënd katër hapësira gjeografike, një grusht mall nga Kosova. Kështu vëllai i dytë i familjes Islami, Lutfiu, i kualifikuar në industrinë e mineraleve, ku iu përkushtua për gati 18 vjet Fero-nikelit, sot ndjehet mirë me arritjet dhe rezultatet e fëmijëve. Vajza e tij Vjosa studion në Glasgou për stomatologji. Donika ka kryer diplomimin në filozofi. Dhe jo vetëm kaq të katr fëmijët e tij kanë rezultate dhe suksese të panumërta në jetën e tyre. Urani, njëri nga djemtë ka në sqetullën e tij Biznes menaxhmin, ndërsa tjetri, Urimi është student i Arkitekturës...Sakaq Prishtina edhe pse duket larg është një arsye në këtë kënd të vogël të “Carpe Diem”. Prishtina gjendet në pjesën veriperëndimore dhe shtrihet buzë rrafshnaltës së plleshme rrëzë maleve të argjendta. Ashtu si dikur Ulpiana, ka pozitë të përshtatshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimet parësore kontinentale. Komuna e Prishtinës i ka gjithësej 48 fshatra. Komunitetet që jetojnë në Komunën e Prishtinës janë: Serb, turk, boshnjak, rom, ashkali etj. Sektori i bujqësisë, gjuetësisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojn 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i pergjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish. Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089

punëtorë. Dhe ndoshta nuk do të jetë e largët dita kur edhe katër fëmijët e familjes Islami do të ndjehen krenarë me investimin e tyre profesional për Prishtinën... 2. Remzi Magjuni dhe Tefik Pantina janë nga Vushtria. Edhe tani pas lotëve të lëna pas përshpirtjeve të trazuara të një lufte të mallkuar, banojnë në një zonë në Londër. Edhe kafenë e pijnë në një kënd të përbashkët. Është “Carpe Diem”, kafja e Luli Nushit që i bashkon në qetësinë e kënaqësiënë e tyre. Tefiku dhe Remziu u gëzohen ditëve që kanë përpara. Fëmijët e tyre janë shembuj dhe modele... Dhe jeta në rrjedhat e saj... Jeta që lidh vetëm gjeografi dhe plot ndjenja historie në një hapësirë mes kafesë dhe jetëecjes. Vushtrria ose Vicianumi siç është quajtur përpara sipas emrit të vjetër ilir, është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e dardanëve. Viciana në fund të shekullit I para l. K. pushtohet nga Perandoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I–V) Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor. Pas shkatërrimit të Perandorisë Romake, Viciana mbeti në kuadër të Bizantit. Pas ndarjes së krishterimit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike. Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi ta pushtojë Ballkanin. Në Vushtrri prezenca e osmanëve së pari shënohet në vitin 1439. Vendosja e administratës osmane në Vushtrri, bëri që në këtë qytet të përhapet feja islame dhe të ndërtohen xhami, hane, medrese, hamame (banjo publike) etj. Gjatë shekujve XV–XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane. Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915 – 1918, Vushtrria u pushtua nga Austro-Hungaria. Në Luftën II Botërore (19411945) Vushtrria me rrethinë i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Në nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave. Në mars 1989, dhuna shtetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, gjë që rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popul-

NË FOTO: LUFTI ISLAMI, BEKTESH BEKTESHI, FEMI GORANI, REMZI MAGJUNI, TEFIK PANTINA, SHERIF BLLACA DHE AUTORI I SHKRIMIT.

Katër hapësira gjeografike, një grusht mall në “Carpe Diem” Londër
lit të Kosovës, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe ndërhyrja e forcave të NATO-s, (mars - qershor 1999) ku përfundimisht më 17 qershor 1999 u çlirua nga Serbia. Këto janë pjesa e një dite. Por edhe gjëja kryesore që ata synojnë tu lënë brezave. Brezat rriten. Djali i Remziut, tashmë ka përfunduar magjistraturën e tij në IT, ndërsa vajza e tij financat. Po kështu edhe Fatoni, djali i Tefikut. Ai ka kryer studimet në fillim për IT, dhe më vonë edhe specializimin në biznes menaxhim. 3. Bektesh Bekteshi, shijon kafenë e tij të preferuar në “Carpe Diem”. I rrethuar nga miqtë e tij të përditshëm, ndjehet i qetë edhe në një ditë të zakonshme Nëntori. I qetë dhe i ndjeshëm ndaj çdo fjale. Në këtë ditë Nëntori, ku hapi i 100 Vjetorit të Pavarësisë është bërë një normë e ekraneve televizive shqiptare, po aq edhe një trokitje e ndjeshme në festiven e shoqatave shqiptare, kafeja e biseda në kët kënd është recetë përditësie. Fshati i tij i lindjes në Viti të Mitrovicës është një imazh jetik. Është aq jetik sa edhe tërë rruga në këtë 100 vjetor. Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, udhëtesa historike pikëtakon vetë historinë. Vitia shtrihet në pjesën qendrore të fushëgropës së Moravës së Epërme përmes saj kalon lumi Morava e Binçës. Është e vendosur në një rrafshirë shumë pjellore, e përshtatshme për kultivimin e të gjitha bimëve bujqësore. Pas okupimit të trevave shqiptare (Kosovës) nga pushtuesit osman, treva e Vitisë ishte pjesë e Nahisë së Moravës. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912), sikur pjesët tjera të Kosovës, edhe Vitia me rrethinë okupohet nga Serbia, ndërsa gjatë Luftës së Parë Botërore okupohet nga Bullgaria, mandej në mes dy luftrave botrore ishte nën okupimin e Jugosllavisë (1918-1941). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e zonës okupuese Bullgare , ndërsa në vjeshtë 1944 ripushtohet nga Jugosllavia komuniste. Vitia në vitin 1912 ishte shpallur komunë, ndërsa gjatë Mbretërisë Jugosllave ishte pjesë përbërse e Banonisë së Vardarit me qendër në Shkup. Në pikpamje administrative Vitia ishte komunë në vete si pjesë e Qarkut të Gjilanit. Në vitin 1952 nga qarku i Gjilanit formohen tri rrethe: Gjilani, Vitia, Dardana.. Ndërsa në vitin 1959, kur transformohen rrethet, Vitia shndërrohet Komunë në vete. Dhë ndërsa Vitia është atje larg, malli në këtë Nëntor, shkrihet mes dihamës e kafesë së tij. Në një dihatje që vjen koha kur ai mbaroi arsimin dhe iu desh të kryente edhe tre vitet e Gjimnazit në Shkup e pastaj të mbaronte atë në Prishtinë, ku edhe kreu Fakultetin për Ekonomi. Koha në “Lux”, ndërmarja tregtare e kohës së tij jetike nën ishJugosllavi e bën të rimendohet thellë... Ndërsa mes rrëkëllimës së kafesë i gëzohet rezultateve të fëmijëve, vajza e tij në SHBA, Venera ka doktoruar për shkenca sociale e jo vetëm kaq..., ai ka mjaft gëzime të tjera të cilat do ti ndajmë sërrish në mesin e lexuesit tonë... 4. Femi Gorani, ndjehet më i lirë në bisedën e tij. Jam ende me një mendim që më ndjek kah moti, thotë ai. Mendoj se dy janë kryesorët në këtë mendim. Sali Berisha dhe Ibrahim Rrugova. I pari është modeli i shqiptarisë dhe i dyti, ndjesë pastë ka udhërrëfyer drejt bashkimit... Sakaq ai flet edhe për vendlindjen dhe jetën... Lismir i Fushë Kosovës! Dhe ndjen mall... Komuna Komuna e Fushë Kosovës gjendet në pjesën qëndrore të territorit të Kosovës, në 530 - 550 metra lartësi mbidetare. Kjo Komunë ka një sipërfaqe prej 100 km2 dhe popullsi rreth 34 mijë banorë sipas rezultateve të Entit të Statistikave të Kosovës, ndërsa kjo Komunë ka dendësi prej 412 banorë për km2 (qershor 2011). Komuna e Fushë Kosovës ka 18 vendbanime. Një prej tyre është edhe fshati Lismir. Fshati me një bukuri të veçantë. 5. Kështu “Carpe Diem” ndërsa përzhurmet nga biseda e miqve të shumtë, biseda jonë me miqtë e tryezës shënon edhe një mesazh në 100 vjetor të Pavarësisë: “Së shpejti të bashkuar!”. Ky është edhe urimi për festat e fundvitit që afrojnë herët në këtë kënd...

5
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Nga Fatmir Terziu

Vendosja e Bustit të Skënderbeut në Londër, në adresën: 113 Inverness Terrace, London W2 6JH, duket se është krenaria e munguar dhe tejet e ligjshme historike që përligj identitetin shqiptar. Heroi Kombëtar i shqiptarëve, i vendosur në krenarinë e tij heroike, pra figura e tij në bronz, i flet Londrës dhe gjithë Botës mbarë, nga një kryeqytet ku çdo gjë nis mes një qytetërimi zanafillës e që pikëtakohet nga koha Romake. Një hapësire ku qindra e qindra statuja, monumente dhe përkujtime luftërash e identitesh përjetësojnë vlera dhe atribute kombesh dhe identitesh. Bëhet kështu vendosja e bustit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve një pjesë e artë historike që flet në mjaft gjuhë, mjaft kultura, mjaft vlera. A nuk mjaftuan mijëra e mijëra flashimet fotografike të datës 28 Nëntor 2012-të kur kryediplomati shqiptar në Londër, Mal Berisha, zbuloi Bustin e Heroit shqiptar? A nuk mjaftuan mijëra e mijëra shpirtrat e gëzuar që shtonin ditë gëzimi në zemrat e tyre në 100 Vjetorin e Pavarësisë? Dhe këto janë vetëm pak. Lidhja e hershme “Bronzi” që i flet Londrës, është domethënës. Është lidhja e hershme e qytetërimit shqiptar me qytëtërimin Perëndimor. Është vetë ajo vlerë civilizuese, që e sillte hershëm këtë figurë triumfale në faqet e mediave britanike të kohërave të hershme. Janë gazetat që flasin heroikisht për Gjergj Kastriotin, ‘Skënderbeun Hero’, që i bëri sfidë barbarive. Janë gazetat e viteve 1700, apo edhe më vonë ato të viteve 1800 që këtë figurë e cilësojnë me poza të mëdha e me kënde diamanti për fatet e Perëndimit. Kështu shkruan gazeta britanike “Nottinghamshire Guardian” e zonës së Nottinghamshires më 19 Gusht 1858, në faqen 6 të saj, kur e citon që në krye vlerën e George Castrioti, Scanderbeg (the Albanian hero), si një Hero që shpëtoi civilizimin kristian nga ndërhyrja brutale e Otomanëve

“Bronzi” që i flet Londrës

në sulmet e tyre drejt Evropës. Gazeta tjetër “Dundee Courier” që botohej në Angus, Skoci, shkruan për fuqinë e trimërinë e Skënderbeut. Në faqen 4 të saj të 4 Dhjetorit 1912 ajo bën një paralele në kohë për shqiptarët. Në këtë paralele hyn edhe vlera tjetër e merita e Ismail Bej Qemalit që bën të mundur pavarësimin e Shqipërisë në kohë të vështira për fatet e vendit të tij. Nën një titull domethënës “Lufta Ballkanike drejt fundit” kjo gazetë në faqen 4 të saj të datës 14 Nëntor 1912, shkruan se “Ismail Qemali, shqiptari aktiv pasi ka qenë në Vjenë mundi të thërasë shefat në takim ... për të konfirmuar vendosmërinë...”. Të gjithë mbureshin me trimëritë e Skënderbeut, shkruan gazeta. Sakaq emri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit janë edhe në faqe të rëndësishme të gazetave të tjera si Western Daily Press, Exeter and Plymouth Gazette, Notingham Evening, Morning Post, London Standart etj. Në ditët tona Ndërsa në ditët tona ‘bronzi’ me peshën e figurës së tij historike, të realizuar nga Kreshnik Xhiku, që është një vepër e këtij artisti tashmë të mirënjohur, autor i Statujës së Nënë Terezës vendosur në Cleveland, i statujës së Mbretit Zog I në Tiranë, monumentit të Skënderbeut në Michigan, apo edhe të portretit të Faik

Konicës në Kodrat e Liqenit artificial në Tiranë, i flet çdo kalimtari që pikëtakon këtë cep të Londrës, madje më me forcë e vlerë reale. Mijëra shqiptarët e pranishëm në këtë moment historik, ku në zemër të kryeqyetit britanik, tanimë do të jetë edhe busti i simbolit të kombit dhe i një nga mbrojtësve të paepur të civilizimit botëror, kanë arsye ende të mburren e përcjellin mesazhin e asaj dite festive anëmbanë. Edhe fruti i një angazhimi tejet domethënës disa vjeçar i Ambasadës Shqiptare në Londër, minibashkisë së zonës Westminster, që mbulon qendrën e Londrës, e ndihmuar intensivisht nga miku i dëshmuar i Shqipërisë, zoti David Lloyd, si një iniciator i hershëm, bashkë me finalizimin nga kryediplomati Mal Berisha, që edhe pse në një gjëndje shëndetësore të rënduar, pas dy operimeve në trupin e tij, janë vlera të mëdha historike. Vepra në bronz është një vlerë që dëshmon shumë. Kjo vepër është financuar e tëra nga Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, pasi më parë kishte dështuar në gjetjen e mundësive financiare në një projekt që zë fill disa vite më parë. Fjala dhe mesazhi I Ngarkuari me Punë i Ambasadës shqipare, Mal

Berisha, u kërkoi shqiptarëve të Britanisë së Madhe, që ta njohin këtë vend si tempullin e nderit, identitetit dhe krenarisë kombëtare dhe vendit, që ta vizitojnë në çdo gëzim familjar dhe kombëtar. Sipas kryediplomatit shqiptar “Vendosja e këtij busti është frut i një pune intensive disa mujore e ambasadës Shqiptare në Londër, Westminster City Council, Galerisë së Arteve në Tiranë, Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, ndihmuar intensivisht nga miku i dëshmuar i Shqipërisë, z David Lloyd.” Për të vendosur bustin kishin ardhur qindra qytetarë britanikë me origjinë nga tëra viset shqiptare në rajonin e Ballkanit. Aty morën pjesë edhe përfaqësues të Westminster City Council, Zonja Susie Burbridge dhe Robert Davis, si dhe njëri nga njerëzit që kanë ndihmuar më shumë për vendosjen e bustit, z David Lloyd. Në fjalën e tij z. Robert Davis, përshkroi jetën dhe kontributin e pashembullt të Skënderbeut dhe arsyen se përse ky bust do të zbukurojë një prej lagjeve më të bukura të Londrës, Bayswater. Pastaj fjalën e mori I Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë në Londër, z. Mal Berisha i cili midis tjerash tha: “Kombi shqiptar feston sot një nga ditët më të rëndësishme në historinë e vet: 100 vjetorin e ditës së Shpalljes së Pavarësisë. Për këtë dua t’ju uroj të gjithëve:

Gëzuar! Pas shumë festimesh të bëra gjatë këtyre ditëve, sot në këtë ditë po vendosim Bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Po vendosim bustin e atij heroi që i bëri ballë furisë Osmane për 25 vjet duke e mposhtur atë, heroit që e mbajti frymën e shqiptarisë në ditët më të errëta të pushtimit Osman, të atij që frymëzoi breza të tërë për të mbajtur gjallë frymën e kombit, gjuhën shqipe, unitetin midis nesh, identitetin tonë! Për të frymëzuar Rilindasit tonë të mëdhenj, Naimin e Samiun, Ismail Qemalin e Isa Buletinin, De Radën e Seremben, Kadarenë e Agollin. Për të frymëzuar Marin Barletin e Longfellown, kompozitorë e shkrimtarë, piktorë dhe historianë nga e gjithë bota.” Z. Berisha shtoi se “Vendosim sot simbolin më të madh, jo vetëm të kombit shqiptar, por edhe mbrojtësin e civilizimit perëndimor të shekullit të XV – të. Ne jemi krenar për Skënderbeun, për vendin tonë, për atdheun tonë, për njerëzit tanë, për ju të dashur bashkatdhetarë. Jam krenar që përfaqësoj në këtë ditë kaq historike vendin tonë të dashur Shqipërinë, që ju përfaqësoj juve. Juve që jeni komuniteti më i ri dhe më me perspektivë në këtë vend, juve që i jepni nder këtij vendi dhe vendit prej nga keni ardhur nga çdo truall etnik shqiptar i Ballkanit. Ky prej sot do të jetë vendi juaj, tempulli juaj i nderit kombëtar, do të jetë faltorja juaj. Duajeni, respektojeni, kthehuni herë pas here, frymëzohuni dhe reflektoni për identitetin tuaj. Bëhuni Britanikët më të mirë të këtij vendi, por jini edhe shqiptarët më patriotë në botë. Dhe do të jeni njerezit më fisnikë të këtij globi! Dhe do të jeni njerëzit më të mirë të këtij vendi mik, të bekuar.” Gjuha e vlerave Sakaq mes këtyre fakteve, mes fjalës së protagonistëve të vendosjes së bustit të Skënderbeut në Londër, duket qartë se kjo vepër në bronz flet akoma më fort me gjuhën e shekujve. Flet jo vetëm për Londrën, por për gjithë Botën, me vlerat e identitetit shqiptar...

6
Nr. 24 - DHJETOR 2012

On 22 November 2012, the Albanian Embassy and the Wiener Library hosted a special event, “A Culture of Rescue. An evening celebrating Jewish-Albanian solidarity against the Holocaust”, at “The Wiener Library” in London. The evening was honoured by the Chargé d’Affaires of the Republic of Albania, Mr Mal Berisha, by the Ambassador of the State of Israel, Mr Daniel Taub and by Dr Liri Berisha, President and Founder of Mother Teresa Foundation and by the Director of the Wiener Library, Mr Ben Barkow. The centrepiece of this event was the testimony of Dr T. Scarlet Epstein OBE who is a living witness of Albanian hospitality and care for Jews who were under the threat of extermination. She was granted an Albanian visa in 1938 to escape the Nazis. Her fascinating and unique story as well as the wider historical context were told by a short film and then by Dr Epstein herself. Albania with its Muslim, Christian and Orthodox population played an exceptional role during this darkest chapter of European Jewish history, protecting its own Jewish population and taking in many other Jews fleeing from Nazi persecution. For many centuries Albanians have followed a Cultural Code of Honour, called Besa, which translates roughly as ‘word of honour’. Besa is a code of conduct that stands above religious differences. This fact became especially significant during the Holocaust as many Albanians made the courageous decision to save the lives of thousands of Jewish Refugees from elsewhere in Europe, as a result of which the Jewish population of Albania increased substantially between 1937 and 1945. The extraordinary history of rescue in Albania has already been told in some countries, particularly in theUnited States, through eyewitnesses, survivors, published articles and books, exhibitions at Holocaust Museums and most recently through documentary and feature films. This cultural event is important, however,

A Culture of Rescue. Celebrating JewishAlbanian solidarity against the Holocaust
that the British public also becomes aware of this unique historical example of successful interfaith relations. The Israeli Ambassador and the Albanian Chargé d’Affaires addressed the participants on the excellent relationship and the historical ties between Albania and the State of Israel, which go back to the Albanian solidarity in this dark moment of the Jewish and world history. It was also mentioned that a small country like Albania has 69 of its citizens honoured on Yad Vashem’s Avenue of the Righteous, while the UK – just to give a perspective – has 19 and the USA 3. Participants were also addressed by Dr Liri Berisha who considered this Albanian example of profound humanity an inspiring story for the young generations and an encouragement to walk the path of peace and freedom. Dr Liri Berisha, offered Dr T. Scarlett Epstein an award of gratitude on behalf of the Municipality of Tirana and the Mayor of Tirana, Mr Lulzim Basha – in recognition of her work and valuable contribution in promoting the nobel values of the Albanians and the Albanian Besa and for bringing this history to the attention of the British public. Dr Epstein also received a Clock Tower, symbol of Tirana. Me 22 Nëntor 2012, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër dhe Wiener Library organizuan aktivitetin mbi historinë unike të shpëtimit të Hebrejve në Shqipëri gjatë Holokaustit, në Wiener Library, në Londër. Ishin të pranishëm organizatorët e këtij aktiviteti, z. Mal Berisha, I Ngarkuar me Punë i Republikës së Shqipërisë në Londër dhe z. Ben Barkow, Drejtor i Bibliotekës Wiener, qendër e specializuar e studimeve për genocidin. Të ftuar nderi në këtë mbrëmje ishin Ambasadori i Shtetit të Izraelit në Mbretërinë e Bashkuar, z. Daniel Taub dhe Znj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Nënë Tereza”. Në qendër të kësaj mbrëmjeje kulturore ishte Prof. Scarlett Epstein OBE e cila është një dëshmi e gjallë e mikpritjes shqiptare dhe kujdesit që shqiptarët kanë treguar për Hebrejtë gjatë periudhës së Luftës II Botërore. Në vitin 1938 ajo mundi ti shpëtojë kampeve naziste të përqëndrimit, në saj të marrjes së vizës për të hyrë në Shqipëri ndërkohë që konsullatat e vendeve të tjera evropiane refuzonin vizat për hebrejtë. Historia e rrallë e jetës së saj si dhe konteksti më i gjerë historik u ndoq me shumë interes në filmin dokumentar “Shqipëria shpëtoi jetën time” si dhe në dëshminë e vetë znj. Epstein. Shqipëria me popullsinë e saj muslimane dhe të krishterë ka luajtur një rol të jashtëza-

Znj. Liri Berisha i dorëzoi Prof. Scarlett Epstein, në emër të Bashkisë së Tiranës dhe Kryetarit të saj, Z. Lulzim Basha, një “Çertifikatë Mirënjohjeje” e shoqëruar nga simboli i Tiranës, Kulla e Sahatit, për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovim të vlerave dhe virtyteve të Shqiptarëve që mbrojtën dhe shpëtuan Hebrejtë që jetuan ose kërkuan azil në Shqipëri gjatë Holokaustit.

konshëm gjatë kapitullit më të errët të historisë së hebrejve, duke mbrojtur popullsinë e vet hebre dhe duke strehuar brenda territorit të saj hebrej të tjerë që kërkonin t’i shpëtonin persekutimit nazist. Shqiptarët, duke i qëndruar besnikë Kodit të Nderit, Besës shqiptare, shpëtuan jetën e qindra hebrejve që emigruan nga Evropa, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në botë ku popullsia hebre u shtua në mënyrë të konsiderueshme në vitet 1937 – 1945. Kjo histori e jashtëzakonshme është bërë e njohur në shumë vende, veçanërisht në ShBA, përmes dëshmive të të mbijetuarëve, librave dhe artikujve të publikuar, ekspozitave, muzeumeve të Holokaustit dhe, së fundi, përmes filmave dokumentarë. Ky eveniment kulturor kishte pikërisht për qëllim të sillte në vëmendje të publikut britanik këtë histori unike të solidaritetit dhe vlerave shqiptare. Z. Mal Berisha, I Ngarkuar me Punë dhe Ambasadori i Izraelit në Londër në fjalën e tyre vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe lidhjet historike ndërmjet dy vendeve të cilat kanë në themel kontributin dhe ndihmesën e Shqipërisë në momentin më të errët të historisë së Hebrejve dhe asaj botërore. Ata përmendën gjithashtu faktin se Shqipëria ka 69 qytetarë nderi në Yad Vashem ndërkohë që shtete të mëdha si Britania dhe ShBA kanë përkatësisht 19 dhe 3 qytetarë nderi. Pjesëmarrësit u përshëndetën gjithashtu nga Znj. Liri Berisha e cila vlerësoi shpirtin human të shqiptarëve, të mishëruar edhe në figurën e Nënë Terezës, si një shembull frymëzues për gjeneratat e reja dhe një inkurajim për të ecur në rrugën e paqes dhe lirisë. Znj. Liri Berisha i dorëzoi Prof. Scarlett Epstein, në emër të Bashkisë së Tiranës dhe Kryetarit të saj, Z. Lulzim Basha, një “Çertifikatë Mirënjohjeje” e shoqëruar nga simboli i Tiranës, Kulla e Sahatit, për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovim të vlerave dhe virtyteve të Shqiptarëve që mbrojtën dhe shpëtuan Hebrejtë që jetuan ose kërkuan azil në Shqipëri gjatë Holokaustit.

ENGLISH SHQIP

7
Nr. 24 - DHJETOR 2012

“100 Vjet Filateli Shqiptare” dhe “Koleksion librash për Skënderbeun”
Një bashkëpunim i Postës Shqiptare dhe koleksionistes angleze të librave për Skënderbeun, Patricia Nugee, nën patronazhin e Ambasadës Shqiptare në Londër. Në kuadër të aktiviteteve për nder të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së atdheut, me datën 16 nëntor 2012, në mjediset e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar u inaugurua ekspozita “100 Vjet Filateli Shqiptare” dhe “Koleksion librash për Skënderbeun”. Diplomatë, historianë, studiues akademikë, përfaqësues të Anglo-Albanian Association, si dhe miq dhe të ftuar shqiptaro-britanikë patën rastin të njiheshin me fragmente të historisë shqiptare, nëpërmjet 70 serive të pullave postare dhe emisioneve të veçanta si ato të përvjetorit të parë të pavarësisë, përvjetoret e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, 800 vjetori i shtetit të Arbërit, emisionet për Nënë Terezën, kostumet kombëtare shqiptare apo emblemat e ndryshme. Kjo ekspozitë, që vjen për herë të parë në Londër, së bashku me 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, kujton dhe feston edhe 100 vjetorin e themelimit të Postës Shqiptare, e cila ishte një nga institucionet e para që ngriti qeveria e Ismail Qemalit. Të pranishmit patën rastin të njihen gjithashtu me një koleksion të rrallë librash për heroin tonë kombëtar Skënderbeun, që fillon me një vëllim origjinal të vitit 1510, të Historisë së Skënderbeut, nga Marin Barleti (Historia de Vita et Gestis Scanderbegi), e përfshin thesarë të tjerë si libri i parë i publikuar në gjuhën angleze për Skënderbeun, në vitin 1596. Ato janë të shkruara në shtatë gjuhë të ndryshme, duke filluar nga latinishtja, gjermanishtja, italishtja, suedishtja, spanjishtja, anglishtja, frengjishtja. Koleksionistja britanike, Patricia Nugee ka ekspozuar vëllimet e saj të çmuara në shumë kryeqytete të botës si dhe në Angli, në bibliotekat prestigjioze të Universitetit të Cambridge-it dhe Kolegjit Eton. Fjala përshëndetëse u mbajt nga i Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe, z. Mal Berisha, i cili foli për rëndësinë e njohjes së historisë shqiptare dhe vlerave të shqiptarizmit, të simbolizuara nga figura e Skënderbeut. Ai falenderoi Postën Shqiptare dhe Drejtorin e saj, z. Arqile Gorea, që sollën para publikut, në Londër, një vështrim të koleksionit filatelik shqiptar nga pulla e parë, dalë më 25 tetor 1913 deri tek ato të ditëve të sotme. Të pranishmit i përshëndeti edhe Profesori i njohur Noel Malcolm, i cili theksoi rëndësinë e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe të këtij aktiviteti në veçanti, dhe z. Stephen Nash, kryetar i Shoqatës Anglo-Shqiptare. Ekspozita qëndroie hapur deri në fund të nëntorit dhe vizitua nga të interesuarit, çdo ditë, ora 12.00 – 16.00. Ambasada Shqiptare në Londër, i uron “Gëzuar Festën e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë”, tërë bashkatdhetarëve shqipëtarë, miqve dhe dashamirësve të kombit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i fton ata të marrin pjesë në veprimtaritë e shumta që vijojnë deri me datën 28 nëntor 2012!

8
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Nga Mal Berisha Kryediplomati i Shqipërisë në Londër Të dashur bashkatdhetarë, Drejtues shoqatash, Vëllezër dhe motra, Qytetarë britaniko – shqiptarë, Shqiptarë kosovarë – britanikë, Është një nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që bashkë me ju, të përjetoj një nga ditët më të lavdishme të historisë më të re të Shqipërisë, festimin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar! Kështu si ne, sot këtu, edhe nesër pasnesër, deri me datën 28 në mbrëmje vonë do të festojnë kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc, Çamëri, Itali, Greqi, nëpër tërë Evropën, Amerikën Veriore dhe Jugore, në Azi, Australinë dhe Zelandën e largët të tërë shqiptarët, së bashku, pa asnjë dallim, as feje as krahine, as pikëpamje politike, si një trup i vetëm i një kombi të madh e të fortë, të lashtë e të ri, tradicional dhe modern si askush tjetër, vital dhe i fortë, të mbushur me ndjenja të forta kombëtare të pashembullta. Në kemi jetuar, mbijetuar prosperuar sepse jemi bijtë e një kombi të Madh. Rrofshin shqiptarët! Të dashur pjesëmarrës, Kombi shqiptar e feston Ditën e 28 Nëntorit si një ditë të madhe të triumfit të përpjekjeve të patriotëve tanë nga tërë trojet etnike dhe diaspora. Ishin përpjekjet e paepura të një kombi të frymëzuar nga vepra e pashoqe e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu që bëri që me datën 28 Nëntor 1912 të hiqej qafe zgjedha e urryer otomane. Të dashur bashkatdhetarë, Unë e di se zemra dhe mendja e secilit prj nesh në këtë ditë është në Vlorën e flamurit. Por Vlora është edhe këtu, është këtu ku jemi ne, ku është çdo shqiptar sepse zemra jonë rreh me atë flamur që u ngrit atë ditë në Vlorë, me atë flamur që e kemi ne zemrat tona, me këtë flamur që e valvitim edhe këtu, të lirë.

100 VJETORIN E PAVARËSISË!

Gëzuar

Rroftë Flamuri! Të dashur qytetarë shqiptarë të Britanisë së Madhe, Nuk ka gëzim më të madh për një përfaqësues të shtetit shqiptar kur sheh

njerëz kaq të bukur, bashkatdhetarë kaq të zotët që në një vend të huaj me një shpejtësi kaq të madhe në pak më shumë se një dekadë kanë ngritur një jetë të re, një ditë të re për familjet e

veta këtu por edhe në atdhe. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe ëshë krenare për ju. Sepse ju jeni njerëz krenarë, që dallga e jetës në një moment të vështirë ju solli këtu, por që ju, si bijtë e një kombi të lashtë ditët të vlerësoni bujarinë dhe mikëpritjen e këtij vendi dhe ta ktheni atë jo vetëm në përfitim për veten tuaj, por edhe në një aset, në një model, në një pasuri për vetë këtë vend. Faleminderit! I falenderohemi pa masë këtij vendi të madh, por ju falenderohemi edhe ju, që ditët me dinjitet të bëheni qytetarë të nderuar të këtij vendi bujar, mik të Shqipërisë, Shqipërisë aleatë dhe partnere e fortë në NATO dhe së shpejti në Bashkimin Evropian. Ambasada e Republikës së Shqipërisë, ju inkurajon juve që të bëheni qytetarët më të devotshëm të këtij vendi. Ne jemi të bindur se shumë shpejt do të kemi artistë, shkrimtarë, ekonomistë, novatorë britanikë me origjinë shqiptare të cilët do ti bëjnë nder këtij vendi dhe vendit prej nga kanë dalë. Unë ju inkurajoj të mësoni historinë e dy vendeve dhe të shihni se në këtë vend vërtetë keni gjetur atdheun e Shekspirit, Darvinit, Njutonit, Oliver Kromuellit, Nelsonit, Curchillit, Mbretëreshës Elizabetë II, Tony Blair, e sa e sa emrave tjerë por mos harroni se jeni pasardhësit e Aleksandrit dhe të Pirros, të Gentit dhe Teutës, të Dioklecianit dhe Konstandinit, të Skënderbeut dhe Memhmet Aliut, të Ismail Qemalit dhe Nënë Terezës. Kombinojini këto dy histori të mëdha dhe do të shihni se do të jeni njerëzit më të vyer të këtij vendi, model i qytetarit më të mirë të Britanisë së Madhe dhe shqiptarët më të mirë në botë! Siç i keni ndjekur, veprimtaritë për festën e 100 vjetorit nuk kanë fund. Edhe ne këtu në Londër dhe në Britaninë e Madhe po mundohemi të bëjmë më të mirën. Me datën 28 Nëntor 2012, në do të ngremë bustin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Londër. Ju lutem mos e harroni këtë adresë: Iverness Terrace, Bayswater. Merrni pjesë dhe ta festojmë atë ditë me madhështi. Le të jetë ai vend një vend i shenjtë, një vend adhurimi, një Shrine ku ju të gjeni prehje, të shkoni në rast feste e gëzimi, martese e datëlindje, ditë feste kombetarë dhe familjare. Le ti falemi atij vendi. Gëzuar Festën! Rroftë kombi shqiptar i lirë dhe i përparuar! Rrofshin trojet etnike shqiptare! Zoti na ndihmoftë për të qenë të bashkuar! Zoti e bekoftë Britaninë e Madhe dhe Shqipërinë!

9
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Meshë për 100 vjetorin e Pavarësisë në Kishën e Apostujve të Shenjtë, Pimlico, Londër
Në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në mbrëmjen e datës 25 Nëntor, 2012, në Kishën e Apostujve të Shenjtë në Pimlico, Londër, u mbajt një Meshë në shenjë Falenderimi për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Mesha u kremtua nga disa meshtarë, dhe u udhëhoq nga Imzot Alan Hopes, Ipeshkëv për komunitetet etnike në Dioqezën e Westminster. Mesha u bashkëkremtua edhe nga atë Gary Walsh, prift kanadez i cili ka shërbyer dhjetë vjet në Shqipëri, ndërsa të pranishëm ishin edhe misionarë të ndryshëm të Kishës Katolike që kanë shërbyer me vite të tëra në Shqipëri, si dhe Misionaret e Dashurisë – motrat e rregullit të Nënë Terezës. Mesha u kremtua në gjuhën shqipe dhe angleze. Në predikimin e tij Ipeshkvi Hopes u lut për popullin shqiptar, për 100 vjetorin, për prosperitetin e vendit. Ai u ndal tek historia e popullit shqiptar duke nënvizuar me forcë ruajtjen e identitetit të kombit tonë. “Shqiptarët – tha ai – ishin punues të bakrit dhe argjendit edhe pesëqind vjet para kohës së Jezu Krishtit. Ata i rezistuan pushtimeve romake, bizantine, vizigote, serbe, osmane, për të ardhur me një identitet të qartë dhe të ruajtur mirë, thjesht për meritën e tyre. Pushtesit njëri pas tjetrit u munduan t’i asimilonin, t’i zhduknin, t’i mohonin kulturën, gjuhën dhe traditën. Por ata, me një pathos të jashtëzakonshëm, ia dolën të ruanin veten dhe të na shfaqen sot si një ndër popujt më të lashtë e më fisnik të Evropës. Fati tragjik që i shoqëroi ata në historinë e tyre, për shkak të asaj vendosjeje gjeografike në udhëkryqet e tëra lakmive dhe interesave të perandorive dhe të fqinjëve, prapëseprapë nuk i mposhti. Dhe ja ku janë sot, një komb i fortë, me identitet plotësisht të qartë. Ja ku jeni ju, pjesë e atij kombi dhe një komunitet i mrekullueshëm në Britaninë e Madhe. Unë, vazhdoi Ipeshkvi Alan Hopes, lutem sonte për këtë vend, lutem për mbarësinë e tij në vitet dhe shekujt që vijnë. Unë nderoj tolerancën fetare, krenarinë e këtij kombi të lashtë që i shërbeu aq shumë krishtërimit, që i shërbeu njerëzimit vetë.” Pas Meshës, në një sallë të madhe të Kishës u shtrua një darkë me ushqime tërësisht të gatuara nga komuniteti shqiptar. Gjatë kësaj mbrëmjeje, I Ngarkuari më Punë i Republikës së Shqipërisë, z. Mal Berisha, mbajti një fjalë ndër të cilat ai theksoi: “Vëllëzër të krishterë shqiptar, Ju nderojmë sonte për atë që keni bërë për ruajtjen e identitetit të Kombit Shqiptar, për ruajtjen e fesë sonë të lashtë, për paqëtimin e kombit tonë kur të tjerët donin të na ndanin, për atë që keni qenë dhë që jeni. Ju jeni gjaku i Konstandinit dhe i Skenderbeut si dhe unë, si dhe cdo shqiptar katolik, ortodoks apo musliman qoftë. Ju jeni pasardhësit e Homerit shqiptar Atë Gjergj Fishta, të martirit të Kishës katolike shqiptare, Dom Shtjefen Kurtit, i ekzekutuar nga represioni komunist, pasardhësit e poetit të zemrës shiptare Dom Ndre Mjeda, pasardhësit e Atë Zef Pëllumbit korifeut të rezistencës antikomuniste.” Z. Berisha falenderoi edhe kreun e komunitetit musliman shqiptar në Londër, imam Mehmet Stublla i cili ndoqi Meshën dhe qëndroi më Ipeshkvin Alan Hopes deri në fund, duke dhenë shembullin më të qartë të bashkë-ekzsistencës dhe tolerancës fetare midis shqiptarëve.

10

Nr. 24 - DHJETOR 2012

TRANSPORT

EXPRESS

TRANSPORT

EXPRESS

11
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Nga Fatmir Terziu

E çuditshme, por ndodh. Ndërsa në tokën shqiptare, pikërisht në Himarën e ‘debatuar’ kohët e fundit falë ‘demokracisë’ hiqet flamuri shqiptar nga ballkoni i një shtëpie, në zemër të Londrës, janë madje edhe anglezët, apo edhe disa dashamirës të Shqipërisë që bëjnë të kundërtën. Sapo del në këndin e Kilburn Park, në stacioni e nëntokësorit, në Londër në një banesë të lartë disa kate sheh me një vegim të ndritshëm valëvitjen e Flamurit Kombëtar shqiptar. Dhe të bën përshtypje. Ngjitemi në katin e katërt dhe pyesim. Pyetja sjell vetëm ëmbëlsi dhe buzëqeshje: “Jam angleze dhe kam të dashurin shqiptar. Ai është kthyer se ishte pa letra dhe unë e dua simbolin e Atdheut të tij....”. Sakaq Koleksionistja britanike, Patricia Nugee ka ekspozuar vëllimet e saj të çmuara të figurës Kombëtare Skënderbeut, në shumë kryeqytete të botës si dhe në Angli, në bibliotekat prestigjioze të Universitetit të Cambridge-it dhe Kolegjit Eton. Madje në kuadër të aktiviteteve për nder të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Atdheut, më datën 16 nëntor 2012, në mjediset e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar u ekspozua ky “Koleksion librash për Skënderbeun” dhe u inaugurua ekspozita “100 Vjet Filateli Shqiptare”. Në faqen e Ambasadës shqiptare shkruhet: “Diplomatë, historianë, studiues akademikë, përfaqësues të Anglo-Albanian Association, si dhe miq dhe të ftuar shqiptaro-britanikë patën rastin të njiheshin me fragmente të historisë shqiptare, nëpërmjet 70 serive të pullave postare dhe emisioneve të veçanta si ato të përvjetorit të parë të pavarësisë, përvjetoret e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, 800 vjetori i shtetit të Arbërit, emisionet për Nënë Terezën, kostumet kombëtare shqiptare apo emblemat e ndryshme. Kjo ekspozitë, që vjen për herë të parë në Londër, së bashku me 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, kujton dhe feston

Pas një ‘çudie’, apo ... skenari vazhdon?!
edhe 100 vjetorin e themelimit të Postës Shqiptare, e cila ishte një nga institucionet e para që ngriti qeveria e Ismail Qemalit. Të pranishmit patën rastin të njihen gjithashtu me një koleksion të rrallë librash për heroin tonë kombëtar Skënderbeun, që fillon me një vëllim origjinal të vitit 1510, të Historisë së Skënderbeut, nga Marin Barleti (Historia de Vita et Gestis Scanderbegi), e përfshin thesarë të tjerë si libri i parë i publikuar në gjuhën angleze për Skënderbeun, në vitin 1596. Ato janë të shkruara në shtatë gjuhë të ndryshme, duke filluar nga latinishtja, gjermanishtja, italishtja, suedishtja, spanjishtja, anglishtja, frengjishtja.” Ndërsa një lajm krejt tjetër, madje tronditës vjen kur Mirela Jubani shkruan: “Himarë, vendosin flamurin kuqezi në ballkon, i dëbojnë nga shtëpia. Pronari grek i banesës është njoftuar nga fqinjët, të cilët janë ankuar për flamurin e vendosur në ballkon nga familja shqiptare në qytetin e Himarës. Kështu që pronari ka vendosur t’i përzërë ato nga shtëpia. “Sot shumica e Himarës është greke, ndaj duket absurd një flamur shqiptar në një ballkon. Nuk duhet të vazhdojmë t’ua shesim tokën tonë shqiptarëve”, citohet në GSH përgëzimi që i bën faqja greke pronarit. Ndërsa në fund të lajmit nëpër uebsajtet shkruhet: “Himara është në duart tona dhe ne duhet të ruajmë atë që kemi marrë nga paraardhësit tanë, një Himarë greke”. E ndërsa fotoreporteri Blerim Uka e gjen Flamurin Kombëtar në katër anët e Botës, në Shqipëri, në truallin e sotëm zyrtar shqiptar, ai urdhërohet të largohet. Pas një ‘çudie’ të tillë, pyetja trazohet gjetkë, është ‘çudi’ e radhës apo ... skenari vazhdon?!

12
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Nga Agim Shehu Jemi në 100 vjetorin e Pavarësisë, pranë kurorës përmbyllëse të saj. Përkujtojmë me nderim të veçantë atë datë të shenjtë kur Kombi mijëvjeçar i shqiptarëve nisi t’i hedhë sërish hapat si shtet i lirë. Është ngjarje, rëndësinë dhe madhështinë e së cilës fjalët e kanë vështirë ta shprehin të plotë. Kur mendon pengesat e tejzakonta brënda me armiq shekullorë rrethuar nga jashtë, shpesh habitesh se si ia arriti Ismail Bej Vlora me shokë kësaj vepre të denjë për titanë mbitokësorë! Një pjesë të këtij gjykimi e shpreh në kohë të vet Ministri i Jashtëm italian, S. Xhuliano kur Ismail Qemalin e cilësoi «Ky Sfinks i diplomacisë botërore…» Fuqia e këtij «Sfinksi» nuk është e veçuar te vetvetja me sado shokë të çmuar që diti të mbledhë pranë. As nuk është vlerë vetëm e kohës së Tij. Ai me shokë në misionin e tyre qëndruan tërë vitalitet pasi poshtë nënshtresës në kohë të tyre që i mbante qe vepra dhe drita e brezave të tërë shqiptaro-ilirë; qenë figurat e shquara gjatë tërë historisë që nga Aleksandri i Madh (Leka), Pirrua i Epirit e Skënderbeu i Kastriotëve…Qe shpata dhe pena e një yllësie të tërë figurash të shquara të cilët, që nga thellësia e kohrave i vinin gjenetikisht si mbështetje brezit më të ri, që të pasmit të plotsonin atë që kishin nisur të parët. Duke kapërxyer kohën e vet ata zgjateshin drejt njeri tjetrit si shpirtra hyjnorë që me veprën e përbashkët të tyre të plotsonin ëndërën e përbashkët, ngritjen e Flamurit me shqiponjën pelazge të Zeusit. Për këtë mision të shenjtë De Rada jep një gjykim të bukur disi biblik: «Një djall armiqësor që prej mëse 4 mijë vjetësh pengon popullin pellazg të bashkohet në një shtet». Më tej shton se megjithatë fisi i madh pelazg «nga të gjitha vëndet ku gjëndej i shpërndarë hidhte lule mbi Flamurin e vet». Këtë dëshirë hyjnore bashkimi që rrinte si legjendë në pritje te zemrat e shqiptarëve Ismail Bej Vlora e tregon sadopak në Kujtimet, kur kaloi në Athinë e truproja e Mbretit grek, një arbëror me fustanellën fisnike të shqiptarit i thotë : « Mos u gënje nga këto koka të nxehta, bëni çmos për të krijuar një Shqipëri të lirë, e të gjithë të bashkoheshim atje» ! Ngarkuar me tërë këto amanete në shpirt, tek ngrinte Flamurin ai ndjeu se Skënderbeu që nga 28 Nëntori i Tij më 1443 i qe afruar te Ballkoni i Vlorës dhe ndjeu: «Më dridheshin duart…U duk sikur shpirti i Atij Heroi të pavdekshëm kaloi si një zjarr i

Yllësia e shqiptarëve të shquar
shenjtë sipër kokave të njerëzve që brohorinin». Në këtë Qindvjetor te nderimi i ‘degëve’ të dukëshme të Pavarësisë - 1912 shfaqen si imazh qiellor në shtëpi të tyre dhe ‘rrënjët’ - breza të tërë të ndritshëm gjatë historisë. Në imazhin e 100 vjet Pavarësi ata kalojnë të gjallë njeri pas tjetrit, njeri më i madh e më i bukur se tjetri. (Një shtet tjetër me më tepër dinjitet kombëtar duke pasur një thesar kaq të madh bijsh të shquar shpërndarë nëpër kohra e vënde të ndryshme, do të bënte një Mauzoleum të madh ku do vendoste tërë figurat e tyre. Mbledhja në Atdheun e vet të cilin e nderuan kudo që qenë e vendosja krah për krah me njeri tjetrin, Shqipërisë do t’i shtohej një yllësi drite e saj e cila do t’ia rriste përmasat e do t’i shtonte dhe vlerën në sytë e botës. Aq më tepër kur këto figura i kanë dhënë shumë edhe botës jashtë. Por nëse nuk është bërë gjer më sot brezat e rinj do kujtohen me siguri). Për t’i numuruar saktë ke vështirësinë e numurimit të yjeve. Historia e një populli, thotë Çabej është historia e personaliteteve ; lartësia e një kombi matet me lartësinë e bijve të shquar ashtu si lartësia gjeografike matet te majat e relievit. Duke ia riafruar më shumë vetes pas mospërfilljes si të huaj që u bëri në tërësi shteti komunist, një Panteon i tillë do ndihmonte popullin për pastrimin shpirëror dhe shëndetin kombëtar. Mbi të gjitha, në një rënie të frymës kombëtare që po ndjehet dukshëm do ushqente rininë me shpirtin shqiptar, për ta lënë Atdheun në duar të sigurta. Populli që nuk nderon të parët është i paracaktuar të çduket, thotë Balzaku. Flitet pra për Shqipërinë Etnike që s’ka asgjë të përbashkët me “e Madhe” apo “e Vogël” por Shqipëria e Vërtetë “siç e ka dhënë natyra e historia” (thotë Abdyl Frashëri). Këtë ne e pohojmë si një të vërtetë të ligjëshme e krenari të merituar. Para se shqiptarit t’i vijë turp e ndrojtje për këtë pohim, duhet të ndjejnë turp e fajësi vrasësit si Fuqi të Mëdha me krime të mëdha mbi kombin shqiptar. Koha e ndjen në ndërgjegjen e vet që shqiptarët të kishin dhe një Monument të shquar Kombëtar të historisë Rilindase të tyre. Shpata dhe kobure, në bronz e allçi nuk kemi pak (sigurisht të nderuara e të merituara). Po shpata dhe krisma e shqiptarëve ka qëlluar në udhën e ndriçuar nga bij të shquar (shpesh shpata ka çarë shtrembër, më shumë për të huajt se për veten pasi i ka munguar drita shqiptare e mëndjes). Shqipëria u është e detyruar në radhë të parë atyre mëndjeve, e po ashtu u është i detyruar në një shkallë të lartë bronzi i veçantë i Monumentit. Këtë e përligj e kaluara, e thërret e sotmja dhe e kërkon e ardhmja. Kur u kthyen të çgënjyer nga Konferenca e Londrës Ismail Bej Qemali i tha Isa Boletinit: bëmë sa mundëm, e krijuam një bërthamë Shqipërie. Bijtë tanë nesër do dinë t’i kërkojnë kufijtë e vërtetë të babait! Si trungu i Shqipërisë dhe degët kanë dhimbje të natyrëshme në prerjen e tyre. Përpjekja e fqinjëve shovenë për të grabitur e çdukur dhe Shqipërinë e mbetur e bën më të ligjëshme fuqizimin e zërit shqiptar së bashku me gjymtyrët e prera. Vjen i afërt gjykimi i Kenedit thënë dikur për Gjermaninë e ndarë, se një popull nuk është i lirë kur dhe një njeri i kombit të tij është i robëruar. Këtë zë kombit shqiptar i takon natyrshëm ta ngrerë në bronz për veten e vet. Sa do t’i vlente kombit shqiptar dhe kush nuk do ta donte një bashkësi Monumenti me katër figura të Mëdha nga të katër hapsirat - Shqipëria londineze, Kosova, Çamëria dhe Diaspora! Përfaqësuesit e tyre të jenë Njerëz veçanërisht të shquar të atij mendimi të madh që u ka prirë lëvizjeve të mëdha kombëtare. S’është vështirë të thuash kush janë, sipas mendimit tim: Ismail Bej Vlora, Hasan Prishtina, Hasan Tahsini dhe De Rada. I pari, “Sfinksi i diplomacisë...” vlerësuar nga të huajt, la privilegjet e emrit të madh në Perandorinë Osmane, mospërfilli kërcënimet e saj e u nis me hapa Prometheu drejt fatit të Atdheut në kohën më të rrezikuar të tij; pas 500 vjet dhune e harrese rikrijoi bashkë me shokët e vet shtetin Shqiptar. Jetën e madhe e mbylli në varfëri të plotë, i helmuar jo rastësisht në Itali. Hasan Prishtina me mëdje të zjarrtë e të kthjellët, karakter i pathyeshëm Kuvëndesh e kryengritjesh kombëtare, qëndroi me shpirt flijimi në ballë të interesave të Kosovës e të mbarë Shqipërisë. Jo rastësisht u vra në Greqi nga dora e bashkuar e armiqve. Hasan Tahsini, bir i madh i Çamërisë, “figurë që vjen një herë në 400 vjet“ - cilësuar nga Samiu, harmonizim i atdhetarit të pashuar me kulturën e gjeniut në vizionet e qytetërimit europian. U shua në një konak të harruar, i rrethuar nga veprat e mëdha dhe varfëria e madhe. De Rada, „Orfeu Pelazg“, figurë biblike e kombit fatkeq,

përfaqësues i veçantë i vitalitetit dhe genit shqiptar dalë nga brumi diellor i Arbëreshëve, që për kombin e vet shkriu një jetë të përmasave të mëdha. Vdiq i varfër, me një cironkë peshku në xhep. Të Katër plotësojnë secili shokun e vet të Madh e bashkë përbëjnë një „Shqipëri etnike“ siç e vlerëson dhe Kushtetuta. I tillë, Monumenti do ishte ndërgjegja kombëtare derdhur në bronz që të ushqen detyrimin kombëtar, e përpara figurave të Mëdha njerëzit bëhen disi më të mëdhenj. Kombi ynë u pre aq çmëndurisht sa nuk e thua dot saktë nëse trungut iu shkëputën gjymtyrët (Kosova e Çamëria), apo gjymtyrëve (Shqipërisë së Londrës) i shkëputën trungun e ua dhanë të tjerëve! Në kohët që pasuan shqiptarët kanë marrë frymë përmes plagëve. Për bukurinë dhe të vërtetën e historisë, Monumenti nëse dikur do ngrihej, do qëndronte në mes një harku - Panteoni ku do të renditen figurat më të shquara që kombi shqiptar i ka dhënjë njerëzimit gjatë tërë kohrave. Ata së toku, kudo qofshin përbëjnë një shkëlqim më vete që u ka dhënë dritë njerëzore tërë popujve pothuaj në tërë paralelet e meridianet. Larguar nga Atdheu në kohë të ndryshme e për shkaqe të ndryshme ata kanë mbetur krenari e njerëzimit, gjer pjesë përbërëse e historisë së popujve ku kanë dhënë gjakun e lirisë dhe dritën e mëndjes. Jeta e tyre nis që me fillesat e qytetërimit. Për fat të keq madhështia e tyre ka nga pas dhe një lloj trishtimi: populli i vet pothuaj nuk e di gjerësisht apo asfare, që ata janë të genit shqiptar. S’u dihet se në udhët e bujëshme dheu i parë që puthi në ecje hapat e tyre qe balta shqiptare. Nuk mund ta mohosh se shumica e tyre kërkonin dhe një jetë me emër të cilën nuk ua siguronte vëndi i vet i pushtuar e i mjeruar; megjithatë udhën drejt lavdisë ata e harmonizuan me vepra të mira për të tjerët ku vanë, e drejt tyre i shtyri fisnikëria gjenetike ilire që ushqen vetëm liri e qytetërim. Duke i gjykuar më saktë, ata pohojnë vlerësimin e Fishtës: „Ka pasë pushtim të Shqipërisë por jo pushtim të shqiptarëve“. Popujt e tjerë, fatlumë që u shkuan në derë u bëjnë nderimet më të mëdha duke i quajtur shpesh si pjellë të tyre! Aq më keq, duke na e mbytur ndonjë zë gjithësesi të holluar për ta, pothuaj pa mbështetje shteti kur dëshmojmë se ata janë të kombit tonë. Shovenët fqinjë në të kundërt, me mosmirënjohje cinike shqiptarët i quajnë „barbarë“ apo „egërsira“ në gen! Vijon në faqen 15

13
Nr. 24 - DHJETOR 2012

14
Nr. 24 - DHJETOR 2012

SHËRBIM PROFESIONAL DHE LIGJOR TEK DYQANI SATELITOR NË 148 SEVEN SISTERS ROAD, NË FINSBURY PARK

“Sport satellites” ju fton. Ju fton të gjithëve në një shërbim tejet profesional. Dhe deri tek “Sport satellites” është vetëm një udhëtim. Është thjesht një udhëtim i këndshëm. I shkurtër. Jo shumë larg stacionit nëntokësor të “Finsbury Park”, në adresën 148 Seven Sisters Road. Postkodi N7 7 BL. Arsyeja e thjeshtë. Një lidhje me aparaturën dixhitale që keni në shtëpitë tuaja, ose që dëshironi ta keni atë në mënyrën më profesionale. Dhe këtë e bën pikërisht dyqani i hapur pak kohë më parë në këtë adresë. Kështu udhëtrimin tuaj me një kafe të qetë ndanë lokalit të dixhitalit, e bën më të këndshëm edhe një bisedë me shokët, miqtë e shumtë që frekuentojnë këtë dyqan. Dhe do të thoni se ku është veçoria? Më saktë ndryshimi. E para është sipas pronarit të dyqanit satelitor, se çdo gjë është ligjore dhe me kontrata të rregullta. Ai na shpjegon: “Është një boks që vjen nga kontrata me Radiotelevizionin 21 të Kosovës, dhe që ky boks punon me broadband. Kontrata ligjore dhe punon në mënyrë pefekte me një marrëveshje institucionale të rregullt.” Më tej mësojmë se ky aparat broadbandë i RTV 21 ndihmon të gjithë në funksionimin dhe marjen profesionale të kanaleve të kontraktuara, por sidomos ata që në një arsye apo tjetër nuk kanë mundësi të kenë leje apo mundësi të montimin të Saçit satelitor në muret dhe hapësirat e banesave të tyre. Dyqani në fjalë u afron atyre lidhjen ligjore pa asnjë kokëçarje. Ai quhet SMARTWORD TV 21. Është praktik dhe tejet komod. Efikas dhe me një lidhje profesionale dhe ligjore nga mjeshtërit e dyqanit. Arsyeja tjetër e këtij udhëtimi vizitë tek dyqani satelitor në 148 Seven Sisters Road është se pronari shpjegon se ka ofertën zyrtare të TRING-ut. Çdo gjë është e konceptuar dhe koncentruar. Tringu në këtë dyqan ka oferta speciale. Dhe këta oferta në Përvjetorin e 100-të të Pavarësisë dhe festave të Fundvitit

shkojnë me një cmim special në paketën për 1 Viti abonim, me HD Box me një cmim vetëm 129 funta. Në këtë paketë janë përfshirë të gjithë ndeshjet e futbollit të kampionatit Anglez. E qartë. Dy aparaturat e TRING-ut dhe ajo SMARTWORD TV 21 ndodhen në duart e profesionalistëve me përvojë në këtë fushë tek dyqani satelitor në 148 Seven Sisters Road, në Finsbury Park. Motoja e tyre është profesionalizëm, shërbim ligjor dhe shpejtësi perfekte në kohën e duhur. Nxitoni dhe provoni shërbimin e afruar dhe të dëshiruar të “Sport satellites”! Po Digitalbi? Provoni edhe çmimin më të mirë për paketën e Digitalbit. Ah, mos harroni edhe numrin e telefonit në shërbimin tuaj:

020 86173409

15
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Vijon nga faqja 12 Kurse genin tonë të ndritur e futin si të tyre në tërë botimet, mediat e antologjitë, duke u zgjatur pa turp të përvehtësojnë në radhë Lekën e Madh iliro-maqedon, Skënderbeun, Nënë Terezën, iluministë tanët, kapedanë e këdo që rezaton bukur në histori (Hollivudi po bën një film me porosi të majme Beogradi ku tregohet se Kostandini i Madh është serb(!), e Akademia jonë vulëhumbur diskuton se ku duhet vënë ‚ë‘-ja pazane(!). Grabitja e figurave të shquara është njëlloj si një toke t’i heqësh pyjet e lartë, lëndinat e blerimin e ta lësh djerinë të thatë ku enden kafshë të egëra, vënd që nuk meriton liri apo vëmëndje. Në të kundërt, nuk dimë nëse ka popull në botë në përmasat disi të vogla si Shqipëria që t’u ketë dhënë të tjerëve figura aq të shquara në tërë përmasat e rezatimet! Hygo e thotë bukur se ‚madhështia e një populli nuk varet nga numuri i popullsisë, ashtu si madhështia e një njeriu nuk varet nga gjatësia e trupit‘. I dhamë këto gjykime duke përfytyruar një Ansambël të Madh Kombëtar (në qendër të Tiranës apo Prishtinës): me Monumentin-bronz në qendër të katër Figurave të ndritura që përmendëm, rreth tyre të vihen qoftë dhe si emërtime gjithë njerëzit e shquar që kombi ynë u ka dhënë si vëndit të vet dhe popujve të tjerë. Historia e tyre është dhe histori Shqipërie. Bashkë me shqiptarët, këtë do ta lexonin qartë gjithë të huajt që vizitojnë Shqipërinë a Kosovën. Kush s’e pranon se vizitorët e çdo ane, Shqipërisë së „Vogël“ do t’i bënin një rilexim të madh, disi të panjohur! Shpifjet apo grabitjet e shovenëve do mbeten të paktën me pikëpyetje. Hollësitë e figurave i përcaktojnë në imtësi të interesuarit përkatës të historianëve; megjithatë mëndja të shkon vetiu te portretet e njohur siç janë të publikuara, e nën to - pikat kryesore të jetës dhe veprës që kanë bërë. Përmendim disa maja: Kostandini i Madh, Perandori i bu-

magjishëm i muzikës bizantine. Gjermanët e kanë shpallur shenjtor dhe i kanë ndërtuar një Kishë Shën Albanit si përhapës i krishterimit në vëndin e tyre. Kombi i tij i detyrohet po ashtu birit të vet të shenjtë. .... Kopernik shit, Ana Bolena,

gruaja e Henrikut lV e që u vra barbarisht nga intrigat shekspiriane të atij oborri (mbretëresha e sotme, Elisabetë, rjedh prej gjakut të saj). Nga SHBA na lëshon zë Nobelisti Ferid Murati, aktorët me emër Hollivudi, Belushi, Sten Dragoti..; kozmonauti nga Korça

Uiliam Gregor që në qiell, me flamurin amerikan mbante dhe atë shqiptar... Mjafton të përmendësh Lamartinin e Madh: “Ky popull është i pavdekshëm. Shqipëria është vëndi i heronjve të të gjitha kohëve”. ................................................

jshëm që mbi të gjitha guxoi të zyrtarizojë Krishterimin duke i zgjeruar frymëmarjen qytetare Perandorisë e që me çvendosjen e tij në Kostandinopojë fenë e ndau nga shteti (Shenjtori i parë i njerëzimit). Mëse 30 Perandorë të tjerë ilirë me maja të tilla si Diokleciani, Aureliani, Deci, Klori (Verdhani), Klaudi, Valeriani, Maksimilieni...Njeri pas tjetrit ata dërmuan vërshimet barbare që Europës donin t’i mbytnin përparimin qytetar antik; goditën korrupsionin e brendshëm, mirëdrejtuan shtetin si reformatorë, arkitektë, ligjvënës e ushtarakë, duke merituar si ilirë vlerësimet e larta të dijetarëve. Jeronim Eusebio që mbi të gjitha i pari i dha Europës përkthimin e Biblës nga hebraishtja në latinisht (Dante i kushton një tercinë në „Komedia Hyjnore“); Niketë Dardani, krijues i Te Deum, Hymni i parë me jetë shekujsh i Krishterimit. Perandori ilir i Bizantit, Justiniani (nipi i Perandorit të mëparmë, Justinit), ndërtoi shtetin e rregullt me të njohurin „Kodi i Justinianit“, përmbledhje e përpunim i kodeve të paraardhësve në Romë; lulëzoi Bizantin dhe e mbrojti me zgjuarësi nga vandalët. Gjenerali i tij legjendar nga Iliria, Belisari, krah i djathtë i tij. Perandorë të tjerë ilirë në Bizant, si Aleksi i Komnenëve, Athanasi nga Durrësi që bënë vepra të shquara. Patriarkët e mirë të Kostantinopojës me prejardhje arbërore, Nifoni apo Anaksagora, të njohur për vepra në frymë të vërtetë Krishti; Kukuzeli nga Durrësi, këngëtari dhe reformatori i

16
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Nga Fatmir Terziu 100 vitet e Pavarësisë Timo Mërkuri i sjell në një kënd tjetër. Në një kënd që ravijëzon traumat epokale, mes fjalës së shkruar e të folur, mes një arti që në vetvete sjell norma të reja dhe të këndshme leximi tek “Epoka që verbon poetët”. Kjo epokë që sjell dritë në syrin e poetëve, dhe këtë dritë më tej e linçon metafora e verbërimit. Ajo verbëri në stilin tjetër të shkrimit që lexohet si traumë poetike. Trauma është në vetvete një eksperiencë troshane. Një arsye që të krijon trazira përshpirtjeje. Një dalldisje e brendshme e kërcënuar nga lotët që dalin dhe s’dalin. Dhe në gjithë këtë lëvizje metafizike, trupi është ai që i kapërcen të gjitha. Në një metafizikë të tillë janë vetë epokat. Po “Epoka që verbon poetët” e shkrimtarit, poetit dhe hulumtuesit sarandiot Timo Mërkuri, a është pjesë e kësaj metafizike? Pikërisht këtë do të sqarojmë për lexuesin e më gjerë në këtë analizë të cilën e shoh si një fragment lidhëzor në tranzitin e kohërave, epokës, eksperiencës, identitetit dhe teorisë kritike. Në librin më të ri të autorit trauma është një koncept jo i drejtpërdrejtë, por një nocion që varion dhe shfaqet mes vajit në një përsiatje rreth librit “Pse qanë kuajt e Akilit” të Vaso Toles, ose më saktë në një këndvështrim tejet adekuat të autorit Mërkuri. Sepse jo më kot Mërkuri e gjeti këtë perceptim të gjerë në mes dëshmisë së tij të hershme se “Përkundër hamendjes së përgjithshme për vajtimin, unë ju them se ka

Leximi identitar i Mërkurit
dhe ai bukurinë e tij, finesën dhe elegancën.” Pra vajtimi në letrat hulumtuese të Mërkurit, po aq edhe në këtë libër është, një traumë e lexuar artistikisht mes tradicionales në art-kulturën e popullit që diti të lexojë dhimbjen në art, por edhe në një kënd të veçantë, ku vetë vajtimi lexohet si art-kulturë. Ndoshta mendohet që s’ka patur ndonjë këshillë apo ndonjë arsye për një fill të fijëzuar shkencërisht në këndin e vajtimit. Si i tillë ai nuk do të thotë se nuk ka qenë ‘i organizuar’ në sensin e tij më të qartë. Për këtë mjafton të shohësh e lexosh mendimin e Mërkurit që të plotësosh thelbin: “Kaq thellë ka hyrë në jetën tonë vajtimi me ligje i nënave tona vajtore, ai rënkim vaji i pambarim nëpër ksodhe, që identifikohet me gërmën “ë”, sa që jemi ndoshta i vetmi komb në botë, që e kemi mbartur këtë rënkim edhe te alfabeti. Vini re shqiptimin e gërmave të alfabetit të shqipes, p.sh bashkëtingëlloret b(ë)…c(ë)… t(ë),…m(ë),..n(ë) etj, të cilat përfundojnë me atë gërmën “ë” rënkuese të vajtoreve.”. Dhe kështu ‘Loti i shndërruar në …verë’ i Mërkurit mes gati njëzetë pikave na sqaron më së miri në këtë libër se loti i traumatizuar është një lidhje me Zotin dhe rrugën e tij, është brenda verës, brenda vetë kësaj lidhjeje në ‘një nivel të paarritshëm artistik’. Në këtë libër shqetësimi artistik i Mërkurit është edhe tek memorja, tek koncepti i saj që sjell pasqyrën e identitetit shqiptar. Ai me esenë e tij “Jan Kukuzeli nuk ka kënduar… labçe”, i kundërvihet teorive të dala në këto kohë, u jep përgjigjen e duhur studiuesve vendas dhe të huaj, kryesisht fqinjëve tanë, që në sferat e studiuesve të iso-polifonisë në veçanti dhe të këngës popullore në tërësi, ‘po qarkullon një tezë, e bukur dhe mikluese në dukje, por që për mendimin tim, jo vetëm që nuk qëndron, por është thjesht shtrembërim i së vërtetës, dhe si pasojë, është e dëmshme’. Sipas Mërkurit në këtë ese ‘Jan Kukuzeli, gjeni i kombit tim, shenjtor i ortodoksisë, emër që i bën nder vendit tim me gjeninë e tij…nuk ka kënduar … labçe.’ Arsyen ai e shpjegon në disa fakte argumentuese dhe më tej shton se Kukuzeli nuk është autori i iso-polifonisë, nuk është ai zhvillues i saj dhe as mbështetës i saj. Siaps tij ai është gjeni në …liturgjinë dhe në himnografinë kishtare, por jo në iso-polifoni. Dhe smë qartë sipas autorit “Arsyeja që më detyroi të merresha me këtë temë, është fakti se, duke ia veshur Jan Kukuzelit meritën e lindjes, zhvillimit dhe përparimit të iso-polifonisë, bëhen disa shtrembërime të së vërtetës, që të çojnë në konkluzione të gabuara, dhe të dëmshme dhe më konkretisht.” Shkallët e ndryshme të leximit të faktorëve traumatikë mes ikjes dhe ardhjes metafizike të gjerave në këmbim të miteve dhe identiteve autori i qartëson edhe tek një kritikë të detajuar në një ndalesë rreth librit “ Guri i rëndë në vend të vet”, të Kristo Çipës dhe grupit himarjot të drejtuar prej tij, “Në Himarë, ku dhe Zoti vjen i ftuar…”. Këto shkallë leximi ndihen edhe në trokamën e lehtë të penës së Mërkurit në gdhendjen e personazheve të lidhur me faktorë të identitetit, ku ai gjen Golik Jaupin, të cilin e cilëson ‘Gjenerali të Këngës Labe’. Është i tillë për Mërkurin në mjaft fakte, por me një arsye të fortë si kjo ‘I lindur në Bënçë, një fshat i vogël, ose më saktë, një fshat sa një lagje …fshati, por që talenti i Golik Jaupit, ia rriti famën sa … shtatë vilajete’ e bën këtë një vatër të ngrohtë të memorjes që saktëson mjaft: “Nga të paktët artistë që i kthen me dinjitet borxhin ardheut të tij, duke prezantuar nëpër botë pranverën magjike të shpirtit të popullit. Dhe qetësisht vazhdon të jetojë në Bënçë, duke kullotur një tufë bagëtish, kur mijëra të tjerë, që e kanë hijen e mëngjesit pak më të …vogël se një gërmë e emrit të tij, jetojnë luksin e vilave. Të harruar, gjithsesi, ndërkohë që gjeneralin e kërkojnë çdo ditë e në çdo vend.” Ndërsa pjesës së parë autori Mërkuri i ngjiz edhe një bisedë filozofike të lënë në mes më autorin e kësaj analize, ai kapërcen shkallën e parë dhe ia jep së dytës në një kapitull që nis me “Sa e bukur është gjuha jonë!” në një këndvështrim tejet të veçantë për librin poetik “Hojëza fryme” të Zimo

Krutaj. Këtu shkalla lexuese e Timos largon padashje qëllimin dhe qëllimi mbin apriori në vetvete: “Që gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të vjetra të botës, për t’u bindur, mjafton të klikoni në Google, në andresën “World languages tree”, ku do t’ju shfaqet menjëherë e ashtuquajtura “Pema e gjuhëve”. Për të gjetur gjuhën shqipe, ju siguroj se nuk do të lodheni fare. Është një degë e vetme, ku gjelbërojnë dy gjethe, fare pranë rrënjëve indoevropiane të kësaj peme. Mbi të, kulpërohen plot degë e degëzime, shumica e tyre plot filiza në rritje e plot gjethe, që bëjnë hije me kurorën e tyre mbi të shkretën degë, me vetëm dy gjethe dialektesh të shqipes. Ama duke e parë aty, degë e parë, shumë afër rrënjëve në raport me të tjerat, befas kuptova se kjo “degë dygjethëshe”, shërben për t’u ngjitur lart, në kurorën e gjelbër dhe për të parë si janë “frutat e pemës” dhe si janë “foletë e zogjve” në këtë pemë...” Këtu në këtë hyrje të detajuar autori vërteton shkallët e tij përlexuese dhe na jep arysen e leximit mes Benjaminit të imazheve që kishin mbresë mes shkallëve përlexuese të Marcel Proust tek “A la recherche du temps perdu”. Dhe jo më kot imazhet e Proust në leximin ndryshe të Mërkurit vijnë si një arsye mes çështjes, si një rend mes rendit të parendëzuar, ku trupi, objekti dhe shtëpia janë një me poetin. A nuk është i tillë edhe leximi i esesë “Shenjtërimi i shtëpive tona…dhe Niko Kacalidha?” Padyshim në një rjedhë të qartë dhe në një fushë të argumentuar, s’ka si të kup-

17
Nr. 24 - DHJETOR 2012

tohet ndryshe: “Dhe të vjen të thuash pas kësaj, natyrshëm e zëplotë; Mos vdeksh kurrë o Niko Kacalidha, se s’duroj dot të mbajë zi mullizeza/ në krye të kortezhit të përmortshëm të zogjve. Vërtet Niko, s’duroj dot të çmenden zogjtë e lulet. Prandaj ulu e shkruaj akoma dhe lere vdekjen të presë te gardhi i poezisë. Të presë sa të thinjet. Me siguri do të mërzitet dhe do ikij për fare. Udhë e mbarë i qoftë! Se ne kemi shumë Fjalë të thëna në pranverë për të shkruar.” Janë këto imazhe pranverore që lidhin qetësinë shpirtërore mes shkalimit të traumës së brendshme dhe ikjes në zanafillë për të gjetur qetësinë, aty tek natyra me të cilën poeti kapërcen fate, kapërcen edhe trazimin në epokë. Trazimin që poeti e sheh artistikisht tek poeti, dhe me metaforën e tymin sjell vlerën artistike të poetit që gatuan me frymë. Është kjo frymë që i ngjizet poetit Tosku, për të cilin mërkuri shkruan “Xhelal Tosku ecën nëpër … tym” Dhe këtë imazhëri të tymtë artistikisht të qashtër e gjen në ndalesën rreth vëllimit poetik “Tani për tani’’ të poetit Xhelal Tosku. Teksa imazhet janë arsye në identitet, janë edhe ura lidhjeje në kultura dhe në qasje. Qasje që shpeshherë sjellin kënde gjykimi dhe ‘falsitete’ jete, që shfaqen qoshkave të errëta të artit por që ndriçojnë arsyen. Arsyen me të cilën “Të flasësh për betimin e rremë” që është një veçori e leximit të Timos rreth librit ‘’Betimi i Rremë’’ të shkrimtarit Odise Kote. Më tej është kjo ndalesë ndryshe edhe në poezinë e një romani, ku Mërkuri i përkushtohet romanit “Çudia e ujqërve’’ të Kostandin Voglit. Identiteti dhe hulumtimi i tij është një grep i shtrenjtë i Mërkurit që lëviz në tërë hapësirën kombëtare dhe ku pikëtakon edhe metafora që flasin ndjeshëm si tëk “Drenusha që lëpin plagët” të cilën autori e sheh të dashuruar në diell, në një diell të plotë artistik. Këtë këndvështrim ai e zgjeron për poeten nga Gjilani, Albina Idrizi. Është ky leximi mes tekstit të Mërkurit për Albinën, por edhe arsyeja e traumës së kthyer në identitet:

“Kështu, ndërsa lexoja vëllimin e saj ‘’Dashuruar në diell’’ (Botim Faik Konica, Prishtinë, 2010), para meje shfaqej një portret tejet njerëzor, me dhimbje për plagët e saj dhe të njerëzve, të shkaktuara nga jeta e nga njerëzit. Një portret i plotë njerëzor. Vajzë, grua, nënë e para së gjithash, njeri. Njeri që sheh gjithmon përpara, për të jetuar jetën, për të shpëtuar jetën dhe gjithë thesarin e saj njerëzor.” Këto fakte që Mërkuri i plotëson edhe me romanin “Hijet e kullave’’ të Albina Idrizit, apo edhe me shënimet rreth librit “Pergamenë e gjallë” të kësaj autoreje. Memorja dhe po aq edhe historia si në art ashtu edhe në jetë radhit fate dhe trauma në detaje të ndryshme. Ndonjëherë jo adekuate në këtë lëmi trazimesh shpirtërore, jeta sjell edhe metafora ngjasie. Mërkuri i lexon ato tek “Bohem” ku gjen arsyen e dashurisë së një poeti me emër në trevën e Elbasanit, dhe këtë e bën mes vëllimit “Bohem’’ të poetit Millianov Kallupit. Sakaq në memorje është vetë jeta. Vetë dialektika qytetëse që trazohet nën fatin e qytetërimeve. Mes këtyre detajeve pena e mërkurit ndalet tek “Qytetaria e një poezie” që është një përsiatje rreth poezisë së Beatriçe Balliçit, përmbledhur në vëllimin “… ajo melodi e ne të dyve’’. Dionis Kola dhe dilemma midis prozës dhe poezisë është një përshëndetje e Mërkurit për librin “Një dolli për xhindët’’, ashtu siç është edhe një ndalesë kritike për “Fryjnë erëra” të Have HalitajElezaj me esenë “Trëndafila dashurie mbi akull”. Dhe kështu ngadalë trauma e kthyer në identitet në librin më të ri të Timos vjen si një ngjizje nga përkushtimi ndaj Sabit Idrizit. Autori në mesin e esesë së tij shkruan qartë si një lidhje për të tërën dhe ngjizjen artistike me faktorët determinues: “Pak kush e kupton shpirtin e poetit me atë oqean ëndrrash e shpresash të trazuara brenda tij. Ndoshta, ndoshta sepse poetët janë si profetët. Njerëzit e vegjël, preferojnë “Barabanë” hajdut e vrasës në vend të Krishtit profet. Prandaj e kryqëzuan

në Golgota. Më pas e besuan dhe e kërkuan, por gjëma ishte bërë. Kam ca kohë që mendoj, se edhe Homerin, me siguri, ndonjë mbret do t’a ketë verbuar. Nga zilia për artin e tij, se ndonjë qese floriri për t’ia vjedhur, mos mendo se ka patur bardi i verbër. Ashtu si Sokratin e lashtë, që e dënuan të vetëhelmohej, vetëm se qe më i dituri i Athinës. Por cili fat i zi t’a verboi dhe ty gëzimin, duke të bërë shok fati me të pavdekshmit?” Fati?! Ky fakt apo ndoshta një tjetër i ngjashëm në një identitet tejet kryeneç në memorjen e tij dhe në historinë e tij gjendet edhe teksa autori shprehet: “Tronditëse. Është si të pish një kupë me helm dhe të të dridhet trupi nën efektin e tij...” në një ndalesë të detajuar rreth librit

“Intervista me vajza të mira” të Daniel Gazullit. Dhe në pjesën e tretë të këtij libri autori nis të rrëmojë thellë në traumë, duke i shkruar një ‘Letër mikut tim Daniel Gazulli në Lezhë’. Më tej në vend të një replike është sërrish kumti mes identitetit, duke shtuar edhe retorikën e kërkimit të njohjes me emrin e ministrit, që plotësohet në vazhdim me ‘Aty ku s’jam…dërgoj zemrën time’ apo edhe me ‘Kadaresë: Një urim për ditëlindjen… nga Gjirokastra’ ku autori ka qenë i ftuar nga Shoqata ‘’Miqësia’’, Qendra e Medias ‘’Obelisk’’, me partner Shkollën e Mesme të Përgjithshme ‘’Asim Zeneli’’ Gjirokastër, të cilët organizuan në mjediset e Hotel ‘’Çajupi’’, veprimtarinë–kokteil: -“Një urim për ditëlindjen’’, në kuadrin e 75 vjetorit të gje-

niut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në emër të shoqatës ‘’Krijuesit Jonianë’’ të qytetit të Sarandës, përshëndeta veprimtarinë me fjalën e mësipërme. Ndërsa libri i Mërkurin merr retushimin e tij final në pasyrën e identetit shqiptar, 100 vjetori i Pavarësisë duket se i bën një kënd të veçantë llojit të vet, tipologjisë me të cilën mblidhen tre kapitujt, arsyes dhe logjikës me të cilën lexohet perceptimi i krijuesit, sidomos poetit shqiptar në anualin epokal. Në këtë lexim drejtimi identitar i Mërkurit është jo thjesht vlerë, por një çimentim idesh dhe faktorësh që ndriçojnë edhe në errësirën më të zullumtë të fateve që trazohen kripshëm mejhaneve të historisë dhe memorjes.

18
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Nga Sejdi Berisha

Refleksive

Kishin dëshiruar që promovimin e veprave të tyre ta bëjnë në vendlindje, në Tropojë, në Bajram Curri, sepse, aty u dukej se më ëmbël tingëllon fjala, si qumështi i nënës duket, si lulet e pranverës së kësaj toke. Andaj, vëllezërit, Arbër dhe Bislim Ahmetaj, ia mësyjnë Bajram Currit. Njëri me banim në Zvicër, kurse tjetri në Tiranë. I promovojnë këndimet e tyre, zërin e zërit dhe të shpirtit të tyre të thënë e të dëgjuar përmes vargut, sepse, vargu ka fuqi të mbinatyrshme për ta treguar dashurinë dhe mallin për njeriun, për lindjen e vendlindjen, për tokën dhe këngën e malësorit, për historinë, vuajtjet dhe lumturinë. Dhe, kështu edhe ndodhi... *** Ishte ditë e hënë. Ditë pune, por kjo nuk pengoi që në ambientet e bibliotekës së qytetit të mblidhen dashamirët e fjalës së shkruar, të tubohen dhe të takohen edhe poetët jo vetëm nga Tropoja, por edhe nga Tirana, Peja, Gjakova dhe nga qytete të tjera. Fryma e kulturës dhe e vargut poetik në Bajram Curri dhe buka e furrës... Posa arritëm në Bajram Curri, takohemi me miqtë dhe krijuesit nga ky qytet në veri të Shqipërisë. Takojmë së pari Asllanin dhe Hakiun, pastaj edhe Gjonin dhe Lulzimin, e më vonë edhe Ibrahim Kadri Malajn, Avdyl Sulajn, Zyra Ahmetajn dhe të tjerë. Kështu, tani gradualisht krijohej fryma dhe atmosfera festive letrare, fryma e kulturës dhe e vargut poetik. Por, para se të tubohemi të gjithë, e luta Asllanin që të gjejmë një burrë buke për t’i blerë disa bukë. Ai, edhe pse u habit dhe nuk u durua pa më pyetur se si nga Peja të blej bukë në Tropojë, kur atje ka bukë më cilësore. I them se bashkëshortja më kishte porositur t’i blej disa bukë, sepse, i kishin pëlqyer edhe më parë dhe i bëra kompliment se tani këtu buka gatuhet më mirë, ka shije më të mirë. Nuk bëri zë dhe iku vetë për në furrë buke. Nuk vonoi dhe u kthye në kafeterin ku pinim nga një kafe. Nuk ia pashë bukët dhe e pyeta se a nuk kishe gjetur bukë. Ai, prerazi më tha: jo nuk kishte. Mirëpo, kuptova se bukën e kishte blerë dhe e kishte futur në makinën me të cilën kishim ardhur. Këtë e kishte bërë vetëm e vetëm që mos të m’i merr lekët për to. Ja, ky detal, sa madhështi shpirti tregonte që kishte krijuesi dhe njëri prej punëtorëve të kulturës më rebel dhe më kontraverz të kësaj

MADHËSHTIA E KOMBIT QË RUHET PËRMES VEPRAVE DHE DARKA NË “KRASNIQJA”...!

ane. Është njeri shumë modest, i afërt dhe i thellë në mendime. Edhe kjo, ishte diçka që madhështonte ngjarjen dhe atmosferën për promovimin e librave, dhe, gjatë kësaj kohe derisa pinim kafe, pak mësova për këta dy vëllezër-krijues, që sublimen e veprave të tyre dëshironin ta prezantonin dhe mesazhin poetik ta shpërndanin në vendlindjen e tyre, mu si polenin e luleve. Atë ditë, vëllezërit Ahmetaj, tej mase dukeshin krenarë, sa që edhe sikur nuk mundnin ta shprehnin tërë atë dashuri e mall që e kishin akumuluar për vendlindjen dhe për atdheun e tyre. Vonohemi pak, gjithnjë duke i pritur dashamirët e fjalës, por edhe të gjithë ata që e kishin mbështetur këtë ngjarje e që i takonin veprimtarive të ndryshme shoqërore dhe publike, dhe kështu, për të dëgjuar e mësuar më shumë për veprën “Fletë hyrje për në varrë” të Arbër Ahmetajt dhe, “Gjuetar ëndrrash” të Bislim Ahmetajt. Pas pak, hymë në ambientet e Bibliotekës së qytetit Bajram Curri, ku do të bëhej edhe promovimi i librave. Kjo bibliotekë është modeste, por është e ngrohtë dhe duket shumë madhështore, mu sikurse është historia, bujaria dhe trimëria e banorëve të

kësaj ane. Në të ngjitur shkallëve, shohim, në tavolina ishin ekspozuar numër i madh veprash, të cilat, kësaj radhe, me qëllim ishin veçuar ato të krijuesve dhe të shkrimtarëve nga Tropoja. Më duket madhështi, kënaqësi por edhe respekt, që ky tempull dhe dritare diturie, i çmon krijuesit e vetë, i nderon dhe i përkrahë ata, kurse e tërë kjo, i bën ata sikur të lindin për së dyti. Besoni, se kështu është! Tani, bashkërisht i vizitojmë lokalet e bibliotekës. Drejtoresha na thotë se këtu janë diçka mbi gjashtëmbëdhjetë mijë libra. Ani. Për këtë qytet nuk janë edhe pak,... do të bëhen edhe më shumë. Pas vizitës kësaj biblioteke të përcjellë edhe me komente e me fjalë miradije, vendosemi në sallën, po ashtu modeste, e cila vërtetë mu bë sa na përqafoi ngrohtë, dhe veten e ndjeva mu si zogu në çerdhe mbuluar me krahët dhe me puplat e buta të nënës së vetë. Mbushet kjo hapësirë simpatike, ding, plotë e përplotë me dashamirë të fjalës së shkruar. Manifestimin e nderon edhe prezenca e udhëheqjes së jetës shoqërore dhe publike të Bashkisë Bajram Curri, por edhe të bashkive e komunave të tjera përreth. Tubimin e fillon mbarë dhe me plotë

ngrohtësi, Lulzim Logu, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe të Artistëve “Tropoja” të këtij qyteti, i cili, bashkë me krijuesit, Gjon Neçaj, Asllan Osmanaj dhe me disa të tjerë janë shtytës, apo siç thuhet, promotor i ruajtjes dhe i zhvillimit të vlerave shpirtërore dhe kulturore por edhe letrare në këtë pjesë të Shqipërisë. Ai, prezanton dhe flet bukur dhe meritueshëm. Për jetën dhe veprat e vëllezërve Ahmetaj flasin krijuesit Gjon Neçaj dhe poeti, Demir Gjergji, i cili është edhe gazetar i mirëfilltë i Radio-Tiranës. Përmes vargut shpaloset një pjesë e shkrumbit por edhe e historisë së kombit E, përmes kësaj, shpaloset dhe provokohet edhe një pjesë e së kaluarës, një pjesë e historisë, e cila, nëse përmbyllet me një koment, atëherë, del se kjo është vulë e së tashmes dhe e tashmja, krenari dhe shpresë e synim i fatbardhësisë për të ardhmen. Aty, dëshmonin edhe librat,... veprat, për të cilat, të pranishmit i kishin bërë veshët katër, për ta kapur vlerën dhe mesazhin e veprave. Për ta kapur dhe mësuar edhe më mirë jetën dhe veprimtarinë e Arbër e Bislim

19
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Ahmetajt dhe të familjes së tyre. Pas fjalëve vështruese për veprat, një ëmbëlsirë shpirti për ne, ishin edhe fjalët e vëllezërve Ahmetaj, të cilët plotë mall dhe dashuri, sikur “nxitonin” për t’i thënë të gjitha ato që i kishin akumuluar deri në atë moment brenda vetvetes. Kishin e kishin shumëçka për të thënë. Por mua, në këtë moment më erdhi “mllefi” dhe thash: dhe do ta themi tash,... edhe nesër, se me punën tonë, me veprat tona, pra edhe me librat e shkruar, kështu do të ndërtohet kështjella ku do të ruhet dashuria, madhështia, etja dhe shkrumbi i njeriut të kësaj toke... për ta bërë fjalën një, për ta forcuar unitetin dhe bashkimin e mendjes, të veprimit dhe të punës! Pas kësaj, mori fund edhe manifestimi për promovimin e veprave të vëllezërve Ahmetaj. Ikëm për në darkë, të cilën e dëshiroja për të vetmin qëllim, për të zhvilluar debat e për të këmbyer mendime për jetën dhe njeriun. Mësoj se darka ishte organizuar në Restorantin “Krasniqja”, e cila darkë pra, dihej se do të shërbente për hapjen e zemrave për të thënë diçka më thuktë dhe më me për ngeje, për rrugëtimin e kombit, për vlerat shpirtërore, për daktisjen e tij në të katër anët e botës, për hidhërimin dhe inatin e tij, por edhe për shumë mungesa tona, me të cilat, atykëtu, rrugëtimin e atdheut, shpeshherë e kemi shndërruar si në zgurë shelgu, e cila hapësirë është boshe apo edhe e mbushur me të “brejturit” e trupit të kësaj bime, në të cilën, siç është zakon, aty gjejnë vend krimbat dhe milingonat...! Të gjitha këto, i përballon njeriu, dhe do t’i shndërrojë në rrugë të re, në dashuri e unitet, duke e braktisur dhe mallkuar smirën bashkë me “sermijet” tjera të saja. Patjetër, kështu do të jetë! Darka, këtu, në “Krasniqja”, më provokonte edhe me një veçori. Ajo, ishte shtruar në sofrën me shpirt të madh prej malësie. E them kështu, sepse, më duhet t’i theksoj, edhe pse juve, ndoshta u ngacmohet oreksi, pra t’i përmend bereqetet e shtruara në te: buka misri e ulur dhe e zbutur në lëngë djathi, pastaj turshia e djathi, specat me përzhit (ne kështu i themi këtij specialiteti), më vonë vjen maza e zier, pula me çervish, flia dhe përmbyllja e darkës, kuptohet: tradicionalisht, me gështenja të pjekura. I tërë ky bereqet, e tërë kjo mikpritje dhe i tërë ky respekt, ishte i përcjellë edhe me ujë bjeshke, por edhe me nga pak raki vendi dhe me verë të kuqe... Dhe tash, ec e mos e provoko mendjen dhe shpirtin për madhështinë e kësaj ane me traditë të mikpritjes dhe të zemrës së hapur, ec e mos e provoko mendjen dhe shpirtin për të kuvenduar

malësorçe e me peshën e intelektit dhe të arsyes e të filozofisë! Kënaqësi, a...?! E nisim bisedën me nga një grimë mahi, kuptohet, sa për t’u afruar me njëri-tjetrin më ngrohtë, sa për ta njohur më mirë këtë temperamentin tonë. Nuk shkoi shumë kohë, e tash, dihet; temë bisede është historia, e kaluara e kësaj ane dhe e tërë vendit, e cila u lidh me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit kombëtar. Dhe, secili prej të pranishmëve me kërshëri dhe me krenari i “tregonin” aftësitë e veta për të rrëfyer sa më shumë, me argumente dhe sa më bindshëm për rrugëtimin, i cili tash është aktual në shënimin e një shekulli në mëvetësi dhe me flamurin kuq e zi. Njeriut të kësaj toke i nevojitet arsyeja, shpirtgjerësia, sepse, shkapërderdhja i rri sipër kokës si teh shpate... Duhet pranuar. Rrugë e mundimshme dhe plotë rënie e ngritje ishte kjo, të cilës gjë i kemi kontribuar edhe ne, bile edhe sot, por, dashtë Zoti kurrë më. Pra, as tash e tutje e njëqind vjet tutje e tutje...! Në këtë tryezë plotë bereqet, përpiqemi që t’i madhërojmë dhe t’i respektojmë figurat historike e intelektuale dhe veprat e tyre, të cilat figura nuk kanë kursyer asgjë nga vetvetja për lirinë dhe bërjen e atdheut dhe të shtetit. Përpiqemi, edhe të tjerët t’i arsyetojmë me veprimet e tyre të mira, sepse, kësaj toke i nevojitet arsyeja, fleksibiliteti,

shpirtmadhësia, falja por edhe mbamendja. Të gjitha këto bashkë, për të vetmin qëllim: për të ecur më suksesshëm dhe më shpejtë tutje. Shkapërderdhja, të cilën gjë na e kanë ndihmuar dhe imponuar të tjerët, edhe sot na rri mbi kokë si teh shpate dhe si ligatinë e dergjë e cila na ka penguar dhe na ka vonuar, por edhe po na vonon për të ecur suksesshëm, sigurt, drejtë dhe me themel të fortë shtëpie. Në këtë temë, bisedat u zhvilluan bukur gjatë, por me një mahi të vogël për botën femërore, sikur për treqind e gjashtëdhjetë shkallë e ndërrova bisedën dhe temën, për çfarë më ndihmoi edhe vera e kuqe, e cila vetëm sa na kishte disponuar mendjen dhe shpirtin karshi krijimtarisë letrare, poezisë dhe fuqisë së vargut. Tash, tema, mu sikurse festa e 100-vjetorit të Pavarësisë, që ka vërshuar me ngjyrën kuq e zi, edhe kuvendimi ynë, u vërshua me fuqinë e këndimit dhe të zemrës. Kësaj radhe, për këtë, provokonin e kishim drejtuar kah Arbër dhe Bislim Ahmetaj, të cilët edhe në këtë tryezë darke, veprat e tyre i mbanin pranë vetes. Nisëm të recitojmë vargje, në të cilat, fillimisht u “kap” Bislimi, i cili hapi librin më të ri të krijuesit nga Gjakova, Tahir Bezhani dhe i recitoi disa nga vargjet, të cilat i përcollëm me duartrokitje. Por menjëherë pas kësaj, nuk u durova pa thënë: -Ore Bislim, tani më more në qafë...! Ai, ngriti supet dhe nuk dinte se për çfarë e kisha. Por, nuk e lash të “zihet”

në vetvete: -Tani, tërë rrugës për në Kosovë, Tahiri do të “rrahë” gjoks se vargjet e tij paskan vlerë, sepse u pëlqyen edhe sonte këtu... Kjo ndërmjetëz, i relaksoi të gjithë të pranishmit, dhe sërish vazhdohet me vargje poetike. Krijuesi dhe gazetari i Radio-Tiranës, z. Demir Gjergji, tani hapë librin tim më të ri, “Vargje të këputura” dhe i recitoi plotë ndijim disa nga vargjet. Por, interesant. Vargjet e T. Bezhanit m’u duken shumë më të mira...! Tash e provokoj Arbërin dhe Bislimin për të thënë diçka për vetveten e tyre, mirëpo, rrëfimin e tyre gjithnjë e kthenin tek dashuria për vendlindjen, për këtë vend, për këto kreshta me histori ende të “palosur” fletë fletë! Ndërsa, Lulzim Logu, një krijues i mirëfilltë dhe njeri i ëmbël, një diçka që s’mund ta gjesh më të ëmbël, as mjaltin, që ishte ulur kundruall meje, por dy ose tri ulëse më poshtë, nga bashkëshortja, nuk kishte “guxim” ta fliste as më të voglën fjalë, ndërsa, verën e kuqe e konsumonte kujdesshëm e me karar. E kuptoj, se edhe bashkëshortja e tij është një intelektuale që rrezaton hiq më pak e më ndryshe se Lulzimi. Them: po, ku i takuar kështu, i lumi Zot! Krijuesit tjerë; Asllani, ai ka dëshirë të flasë “mbarë e mbrapshtë”, por sonte dukej i përmbajtur. Ndërkaq, Gjoni, fliste rrallë, por me peshë dhe m’i kishte ëndja fjalët e tij... Tahiri, që ishte afër meje, ai, në të shumtën e rasteve “gështenjat e nxehta” m’i lë mua në dorë...! Kështu, gradualisht, kjo ngjarje kulturore merrte formën madhore për t’u mbyllur dhe për t’u takuar sërish. Në fund, nuk mund të mos e them se Kryetari i Bashkisë Bajram Curri, z. Agron Demushaj dhe me shumë udhëheqës të tjerë të komunave përreth dhe të Qarkut të Kukësit, me prezencën dhe me dashamirësinë e mbështetjen e tyre shpirtërore dhe praktike, jo vetëm se e madhështuan manifestimin letrar, promovimin e veprave të Arbër e Bislim Ahmetajt, por edhe i kurajuan krijuesit e këtushëm për suksese të reja në afirmimin e vlerave shpirtërore, kulturore dhe letrare, dhe kështu për të lënë dritë të pashuar edhe në bisedat e darkës në Restorantin “Krasniqja”. Ndërkaq, në jetën time, u shtua edhe një ngjarje e cila ma begaton rrugëtimin, nuk e di se të cilës pjesë: të rrugëtimit të mesëm apo të pjesës së fundit...! Sido që të jetë, kjo ishte kënaqësi dhe ngjarje me peshë, e cila e bën krenare edhe Tropojën, edhe Bajram Currin në këtë frymë shekulli... Ndoshta, dhe me siguri, nesër shumë edhe më mirë. Po, po! Shumë më mirë. Do të vërtetoheni...!

20
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Alibitë e akademikut Qose për Enver Hoxhën
të pavarësisë dhe cilat janë në vija të trasha përmasat e krimit të përbindshëm komunist që ju më kot rrekeni ta lyeni me një kozmetikë humane, pasi ai regjim diabolik binte erë vdekje edhe në planetët e tjerë, e jo më në Shqipëri e në gjithë rruzullin tokësor. Enver Hoxha dhe diktatura e tij mbajnë përgjegjësi për këto krime: - Të pushkatuar me gjyq e pa gjyq, pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë shqiptarë, nga të cilët 89 gra e vajza, pas luftës. - Të vdekur në burgje, 95 shqiptarë, nga të cilët edhe femra. - Çmendur në hetuesi 284 shqiptarë, nga të cilët 29 femra. - Dënuar me burgim, shtatëmbëdhjetë mijë e nëntëqind shqiptarë, nga të cilët katërqind e pesëdhjetë femra. - Dënuar me internim 30.383 shqiptarë (pleq, plaka, burra, gra, fëmijë të porsalindur). - Vdekur në internim, një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë shqiptarë. - Dëbuar nga qyteti në kooperativa bujqësore pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë shqiptarë. Akademiku shqiptar, akademiku im, lavdëron xhelatin dhe ferrin e tij pa menduar se fyen dhjetëra mijëra të vrarë prej këtij xhelati e qindra mijëra të gjallë që mbijetuan ferrin e tij. Përse e bën këtë? Nuk ka njohuri për ç’ka ndodhur me popullin e vet gjatë diktaturës komuniste? Nuk më besohet. Ai i thotë gazetares Rudina Xhunga: “Kam dëgjuar shumë gjëra të këqija që nuk më pëlqejnë, por edhe shumë gënjeshtra”. Nis e na numëron “të mirat” që paska bërë Enver Hoxha me diktaturën e tij!… Të këqijat nuk i përmend, dhe jo se nuk i di, por ata janë aq shumë e aq të trishtuara, sa akademiku e gjen më të mirë të heshtë. Po pse hesht akademiku përpara një gazetareje të re, të cilën rënia e diktaturës e ka gjetur në moshë adoleshenteje, 10-11 vjeçe? Ajo shkon te Akademiku për të mësuar të mira e të këqija që kanë ndodhur në popullin e saj gjatë 100 vjetëve pavarësi. Për vetë moshën e aq më shumë për kulturën e gjerë që zotëron akademiku ynë, vajza e re ndihet se është përpara të mbuluar me sfungjer, që nuk mund të dëgjohej kur binte kokrra e votimit, kurse ajo e “armikut” kishte thjesht dysheme dërrase pa mbulesë dhe dëgjohej rënia e kokrrës së votimit! Rezultati i votimit, kuptohet, doli fitore e thellë, me mbi 80 për qind e Frontit Demokratik, që vendosi në pushtet një parti të vetme, Partinë Komuniste, duke eliminuar njëherë e përgjithmonë pluralizmin politik dhe duke krijuar bazën e një sundimi diktatorial, i cili do të ushtronte terror të paparë mbi popullin e tij!… I nderuar akademiku im! Jeni disi i merakosur për figurën e Enver Hoxhës, mundoheni të krijoni alibi për diktaturën e tij monstruoze, duke u rrekur me frazeologji shterpe justifikuese, me krahasime të pakrahasueshme, që të përligjni aktet makabre të gjysmëshekullit të çmendur në Shqipëri. Më vonë përpiqeni ta zbusni këtë përshtypje me një soj keqardhjeje për pasardhësit e të pushkatuarve, pa përmendur mijëra të burgosur, dhjetëra mijëra të internuar, dhjetëra mijëra të dëbuar nga qyteti në fshat, mijëra të vdekur në kampe internimi e burgje, deri dhe foshnja të porsalindura, si “armiq” të komunizmit!… Dhe përsëri na fyen kur thua: “Ajo ishe një luftë për të qenë apo për të mos qenë, ishte një luftë kundër një pushtuesi të rrezikshëm, kundër fashizmit dhe nazizmit”. Por, i nderuar akademiku im, kishte mbaruar ajo luftë e “famshme”, kjo ishte luftë e komunistëve, me E. Hoxhën në krye, kundër demokratëve dhe nacionalistëve, luftë e terroristëve shqiptarë kundër shqiptarëve paqësorë, ishte lufta e klasës që ushtronte gjenocid mbi popullin e vet! I nderuar akademiku im! A e di çfarë ishte lufta e klasës në popullin tënd? Ajo ishte LINÇIM: varte, vriste, burgoste, internonte pa dallim moshe e seksi, dhunonte fizikisht, tridhte burra si te romani juaj “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, por me një ndryshim: kosovarin e tridhte serbi për të mos u shtuar, kurse shqiptarin e tridhte shqiptari! Të shpallte “kulak”, “armik” e nuk guxonte njeri të të vinte në derë as për mirë e as për keq. Kur të vdiste anëtari i familjes, do ta varrosnin vetëm pjesëtarët e familjes… Nëse nuk e transportonin dot te varrezat kufomën se ishin pleq e fëmijë, lypsej t’i bënin lutje me shkrim

Nga Kurt Kola Dua të them që në krye të këtij shkrimi, se që në moshën e ndërgjegjësimit e në vijimësi kam ndarë opinionin për ata që përvetësuan ideologjinë komuniste dhe u bënë përçuesit fanatikë të saj nga piramida lart gjer poshtë në bazë. Për ata që ishin pa arsim, i shikoja dhe i shikoj edhe sot me antipati dhe me shprehjen e Krishtit: “Fali Zot, se s’dinë çfarë bëjnë!”. Për intelektualët kam urrejtje, se ata e kanë ditur bukur mirë se çfarë ishte dhe çfarë bënte komunizmi. Tani, pas 22 vitesh që komunizmi ka rënë nga sundimi diktatorial dhe janë zbuluar e njohur botërisht krimet e tij të shëmtuara, deri jashtë çdo fantazie të sëmurë, disa intelektualë, madje të nivelit më të lartë, ruajnë në thellësi të ndërgjegjes nostalgji për atë diktaturë makabre dhe aty–këtu e shfaqin sipas një frazeologjie “justifikuese” e deri diku lavdëruese!… Pikërisht me rastin e 100vjetorit të pavarësisë, akademiku Rexhep Qosja lavdëron Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij duke fyer publikisht një të tretën e popullit shqiptar, mbi të cilën E. Hoxha me diktaturën e tij ushtroi gjenocidin dhe poshtërimin që nuk na e kishte bërë asnjë pushtues i huaj. I nderuar akademiku im, mësoje që në fillim se unë që po të kundërvihem, për deklaratën tuaj fyese e që ndihem keq për konsideratën që kam ushqyer për akademikun shqiptar (mbase dhe me ndonjë luhatje) jam i një moshe me ju, por që shtatë vjeç (10 maj 1945 deri më 10 janar 1991, pra plot dyzet e gjashtë vjeç), kam mbijetuar në kampe internimi dhe në Burgun e Burrelit, shumë më të tmerrshëm e më të trishtuar se Goliotoku që përmendni ju, më kanë pushkatuar babain, vëllezër, xhaxhallarë, kushërinj, njëmbëdhjetë veta dhe pesëqind e tetëdhjetë vjet internim si familje!… Më parë se të thellohem në kritikë me akademikun tim, dua t’ju bëj me dije se kë keni fyer me rastin e 100-vjetorit

një babai të kombit e njëherësh përpara një profesori të madh, nga i cili do të mësojë shumëçka të paditura prej saj, qofshin dhe ato të dhimbshme. Ajo ndihet shumë keq, gjë që e pasqyron në fytyrën e saj të pastër, kur ky “baba” kombi e profesor i madh, pyetjeve të saj të çiltra u jep përgjigje të shtrembra e të pa pasinqerta!… Gazetarja e re nuk ka përjetuar asgjë nga diktatura kriminale e Enver Hoxhës, por tashmë, duke qenë aktive e medias së shkruar dhe asaj televizive, ka mësuar shumë makabritete të regjimit komunist dhe nuk ndihet mirë kur akademiku ynë i flet për veprat e “e mëdha” përparimtare të diktatorit Hoxha dhe i fsheh apo hesht për veprat e tmerrshme të tij. S’dua ta pyes akademikun tim për krahasimet e figurave shqiptare të shekullit të pavarësisë: Kush është i pari e kush i dyti? Cili është më shumë e cili më pak patriot? Kush e shiti e kush e mbrojti Shqipërinë? Dhe nuk e pyes për një fakt të thjeshtë, se në 100-vjetorin e pavarësisë ka aq shumë shqiptarë që punuan, luftuan, i vranë e u shuan me familje për këtë të mjerë Shqipëri, sa jo historianët tanë komunistë e partiakë, por vetëm historianë të pastër, me ideale kombëtare, do të mund ta gjenin vendin që i takon çdonjërit që kontribuoi për atdheun e tij. Por nuk mund të rri pa e pyetur akademikun tim: A e di vallë se sa figura kombëtare të 100-vjetorit të pavarësisë ekzekutoi, me gjyq e pa gjyq, Hoxha dhe Partia Komuniste, që ju lavdëroni?! Nëse nuk e di ose ndihesh keq ta thuash, po ju lehtësoj unë. Nga dyzet burrat e mëdhenj, me në krye Ismail bej Vlorën, të cilët shpallën pavarësinë e Shqipërisë, mbi

gjysmën e ka vrarë Partia Komuniste me Enver Hoxhën, që ju lavdëroni!… I ka ekzekutuar me etiketën e “tradhtisë kombëtare”. Gjysma tjetër që nuk shkoi me këtë njollë në shpinë, ose patën vdekur përpara pushtimit të Shqipërisë nga Enver Hoxha, ose qenë larguar e nuk i zuri dot. Edhe këta, i nderuar akademiku im, i ke fyer keq. Unë do të doja që akademiku im, ky shqiptar i madh, të ishte i zhveshur totalisht nga ideologjia komuniste që ka pasur përpara, do të doja të ishte pa kurrfarë emocioni, xhelozie, inati e smire që ma çojnë atë në alogjizëm historik: “… Ajo Parti Komuniste, me në krye Enver Hoxhën, bëri një luftë antifashiste të çmuar në Europë, por në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1946, Shqipërisë nuk iu pranua statuti i bashkëluftëtares me aleatët kundër fashizmit. Kjo e para. Dhe e dyta, Shqipërisë nuk iu pranua statusi i vendit të cilit do t’i paguheshin dëmet e luftës, reparacionet e ashtuquajtura të luftës. Cili është shkaku? Shkaku është politika që ndoqi Ahmet Zogu, i cili bëri atë politikë që solli pushtimin e Shqipërisë”, deklaron Qosja. Mundet të ketë lexuar te ndonjë “historian” shqiptar komunist, të cilët do të zënë vend në historinë e pastër kombëtare, aq sa zë vend filozofi i tyre Karl Marks në filozofinë idealiste!…. Dhe që të mësosh të vërtetën e asaj që shprehëm më lart, është një fakt kokëfortë demokratik i vendeve aleate që s’ka të bëjë fare me gjykimin ose inatçor ose më keq akoma, nga padija e realitetit historik. Në dhjetor 1945, E. Hoxha bëri zgjedhjet e përgjithshme ku votat hidheshin në dy arka, mbi të cilat shkruhej: “Fronti Demokratik” dhe “Armiku”. Ajo e Frontit kishte dysheme

21
Nr. 24 - DHJETOR 2012

kryetarit të këshillit, se vetëm me lejen e tij mund të shkonte dikush në ndihmë! Nuk ia merrte kush vajzën për grua, as i jepnin nuse për djalin, veçse një “kulak” a “armik” i një fshati apo krahine tjetër! Nuk lejohej arsimimi i fëmijëve të tyre, veç arsimit shtatë a tetëvjeçar… Ato krahasimet tuaja, i nderuar akademiku im, nuk gjejnë përshtatje në globin tokësor, sepse ty dhe moshatarët tuaj, serbi pushtues ju lejonte të studionit në universitetet e Beogradit, Zagrebit, Lubjanës e ku të donit e të kishit mundësi financiare… Dhe ti, i nderuar akademiku im, na rreshton të mirat e Enver Hoxhës dhe diktaturës së tij. A e ndien sa fort na fyen me ato vlerësime që bën?! Po kënetat e Shqipërisë i kemi tharë e bonifikuar ne të burgosurit politikë vetëm me një copë bukë e një garuzhde supë me miza e krimba. I kemi dhënë Shqipërisë e shqiptarëve mbi 200 mijë hektarë tokë buke të çliruar nga ujërat e ndenjura. Në këto këneta kanë punuar personalitete të shquara të demokracisë shqiptare. Në kënetën e Maliqit, në Korçë, ka punuar tre vjet rresht, 19461948, linguisti më i madh shqiptar, shkencëtari Eqrem Çabej. “Pse e keni privilegjuar këtë borgjez?” – u thoshte komandanti i kampit, krimineli Tasi Marko, të burgosurve, që e linin shkencëtarin në gërmim dheu jashtë ujit. “Shpejt, futu në ujë borgjez, të ta thithin gjakun tënd armiqësor shushunjat e të pastrohesh nga helmi kundër Partisë!”… Dhe shkencëtari zhytej gjer në brez në ujë të ndenjur të mbushur me shushunja! Përveç kënetave, të burgosurit politikë e të internuarit kanë punuar në miniera, kanë ndërtuar fabrika, uzina, ndërtim qytetesh, hekurudha e në të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit, përjashto vetëm hidrocentralet. Këto punë të rënda e të mynxyrshme i kanë bërë si skllevërit e përtej mesjetës, nën ndëshkimin e kërbaçit të policit, në birucat e errëta të torturave, të keqtrajtuar e të fyer deri nën lëkurë!… I nderuar akademiku im! Duke lexuar Panteonin e Rralluar, një vepër e juaja monumentale, nuk kam kuptuar asnjëherë, as atëherë në burg dhe as sot, se për ç’arsye e ke quajtur patër Gjergj Fishtën reaksionar! Dy veprat më kriminale e më të shëmtuara të Hoxhës dhe komunizmit, sapo kanë shkelur në Tiranë e në Shkodër, kanë qenë: më shtatëmbëdhjetë nëntor

1944 kanë hedhur në erë mauzoleun e Nënës Mbretëreshë me eshtrat e saj. Më 28 Nëntor 1944, sapo kanë mbërritur në Shkodër, kanë marrë nga varri eshtrat e patër Gjergj Fishtës dhe i kanë hedhur në lumin Buna, duke i zhdukur si njërën dhe tjetrën pa nam e nishan!… I nderuar akademiku im, kur nuk thua asnjë fjalë të keqe për Enverin, nuk doja që të thoshe as për Berishën. Berisha ishte një doktor i talentuar, e la dhe u bë politikan i shëmtuar… Ai nuk u përgjigjet kritikave tuaja jo se nuk zemërohet, por ose e konsideron veten më lart, ose ndien inferioritet të madh ndaj kulturës së akademikut. Por mund të jetë e para, se Berisha nuk do asnjeri në botë veç Berishës! Berisha është aq i dashuruar me veten, sa nuk di kush e plotëson dëshirën e tij, të jetë mbret i Europës së Bashkuar nëse do të shpallej ajo monarki, apo të jetë perandor i saj, nëse do të shpallej e tillë! Berisha vetëm një gjë s’bëhet dot: i djathtë. Nuk bëhet se nuk ka asnjë element që kërkon ky krah politik, nuk ka origjinë klasore, është shtresë shoqërore i varfër fare dhe ka milituar që i ri pikërisht aty ku përshtatet më mirë, në partinë e proletariatit. Le ta marrë jo vetëm Zogun, por gjithë elitën e kohës së tij, Berisha nuk mund ta identifikojë kurrë të djathtën. Ai e ka urryer Zogun, e urren edhe sot, por po bën politikë me të. Deri dje lavdëronte Nolin, Revolucionin e Qershorit, por Noli s’ka parti politike, s’ka vota. Për Zogun ekziston një parti fantazmë, ka ca vota që Berisha i do për pushtet! Se kur vjen puna për pushtet, Berisha s’do t’ia dijë me kë bashkëqeveris e nga vijnë votat. Ai nuk ka as bosht, as krah! Bën aleancë me Xhuvelin, me Metën, deri dhe me Hysni Milloshin për të marrë Bashkinë e Tiranës. Shkurt, ai është kameleon që për të marrë pushtetin e për ta mbajtur, i ndërron ngjyrat pa pikë përshtypjeje e morali. Në këtë kontekst, nuk doja ta shoh akademikun Qose në pozicionin e kritizerit ndaj një personaliteti që për çdo ditë akumulon neveri e urrejtje nga populli i tij. Do të doja ta shihja në imazhin e Sokratit a Platonit, ndenjur ashtu mendueshëm për 100 vjet pavarësi të mbushur me halle e derte, plot vuajtje e sakrifica, me grindje e dasi ndër vete të popullit të vet! Dhe po ashtu, mendueshëm e hijerëndë të përcillte urtësi njerëzore e këshilla hyjnore në adresë të udhëheqësve të çmendur të popullit të tij!

DY AKTIVITETE NË NJË DITË PËR POETIN XHAVIT GASA
SHOQATA TALENTET E REJA “AHMET ZOGU” BURREL!
Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata Kulturore-Artistike ‘’Ahmet Zogu’’ Mat organizoj (26 nëntor 2012), dy aktivitete letrar në Universitetin ‘’Aleksander Moisiu’’ në Durres, për poetin matjan Xhavit Gasa. Universiteti ‘’Aleksander Moisiu’’Durres , Dega Art dhe Bamiresi me kryetar Denisa Qypi falenderoj Presidentin e Sh.K.A ‘’Ahmet Zogu’’ Mat, z.Ikli Punavija, per kete bashkpunim dhe autorin matjan per dhuraten e ketyre librave ne kuader te festes se 100 vjetorit te shpalljes se pavarsise se shqiperise. Kryetarja per Art dhe Bamiresi, u shpreh nuk eshte fillimi bashkpunime te tilla do kemi ne vazhdim ne aktivitete te ndryshme edhe uroj autorit matjan jete te gjate pasi ajo mesoj se autori ndodhet ne Londer ne Angli edhe i uroj suksese autorit duke ju uruar krijimtari te tjera ne vazhdim. Sot me dt 26-Nentor-2012 ne oren 16-00 tek Pallati Sportit Burrel Shoqata KulturoreArtistike ‘’Ahmet Zogu’’ Mat, ne bashkpunim me Forumin e Gruas Demokratike Mat me Kryetare Dr. Zana Elezi, organizuan nje aktivitet kushtuar jetes dhe veprimtaris se autorit matjan z.Xhavit Gasa! Aktiviteti u hap me himnin kombetar, pastaj takimin e hapi Kryetarja e Forumit te Gruas Demokratike Mat, Dr. Zana Elezi ku falenderoj te gjithe te pranishmit ne vecanti autorin matjan z.Gasa per dhurimin e disa librave Forumit te Grave se PD Mat, falenderoj edhe Sh.K.A. ‘’Ahmet Zogu’’ Mat per bashkpunimin e ketij aktiviteti. Ne takim pershendeten edhe Drejtoresha e Shkolles Baz, Lindita Doda, ku falenderoj autorin ne vecanti per kete kontribut te vecante, ndërsa i biri saj Arbion Doda recitoj nje nga pjeset e librit te autorit Gasa. Ne takim pershendeten edhe te ftuar te pranishem, ku nje pershendetje ishte edhe nga Presidenti i Sh.K.A ‘’Ahmet Zogu’’ Mat, z.Ikli Punavija, i cili falenderoj Xh. Gasa dhe i uroj jete te gjate e suksese gjithmon. Një falenderim shprehu per gjithe të ftuarit, ne vecanti per Forumin e Gruas Demokratike Mat me Zana Elezi qe dha kontribudin e saj e mbeshtetjen maksimum te ketij aktiviteti. Sh.K.A. ‘’Ahmet Zogu’’ Mat. Ne aktivitet u shpalos nje dokumentar kushtuar jetes dhe veprimtaris se Xhavit Gasa qe beri dhuratë keto libra ku shikuesit e ndoqen me shume emocione e vemendje pasi autori ndodhet ne Londer te Anglise. Ne fund te aktivitetit u zhvilluar nje program artistik me kenge e valle nga Sh.K.A ‘’Ahmet Zogu’’Mat dhe kenge te kenduar nga kengetarja e mirënjohur matjane Sabie Rami ku kendoj edhe nje kenge kushtuar 100 vjetorit te shpalljes se Pavarsise se Shqiperise! Forumi i Gruas Partis Demokratike Mat, Forumi i Gruas se Partis Republikane Mat dhe Shoqata Kulturore-Artistike ‘’Ahmet Zogu’’ Mat i uruan jete te gjate e suksese gjithmon autorit matjan z.Xhavit Gasa, duke shprehut se te tilla evenimente do i kushtojmë ne vazhdimesi.

22
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Nga Ndini R. Bardhi Piktor, shkrimtar Krijimtaria e krijuesit të vlerave shpirtërore, shkrimtarit e artistit, depërton emocionalisht në brendësi të qenies njerëzore si objekt dhe subjekt, duke sjellë nëpërmjet stilit dhe individualitet të tij krijues një botë të pasur shpirtërore. Krijuesi i mirë dhe i vërtetë di ta gjejë gjuhën e komunikimit me njeriun si njeri dhe si qenie njerëzore, sepse duke qenë edhe vetë njeri si gjithë të tjerët, nuk e paragjykon atë dhe nuk i vë kushte njohjes me të, që nga më i thjeshti deri tek intelektuali i mirëfilltë. Kur ndërtohet kjo lidhje njerëzore në mënyrën më të sinqertë, atëherë edhe subjekti i krijimtarisë së tij do të jetë një pasqyrë e një refleksioni fantastik në botë perceptimin ndjenjësor, një vlerë morale e paparë me vetveten dhe të tjerët, që e rrethojnë. Pra, krijuesi bën një emocionalitet shpirtëror të qenies njerëzore në kohë dhe me kohën. Është tërësia e vlerave të tij që e bën atë të jetë njerëzor dhe magjepsës. Qenia njerëzore në krijimtarinë letrare e artistike nuk është e rastësishme apo pasive, por një personazh profil origjinal moralo-shoqëror që ka mendësi të qarta për jetën e virtytshme si një ndjenjë e natyrshme, njerëzore dhe e bukur. Ajo, nga krijuesi, në rreshtat e shkruar, nuk është vendosur si një njeri që duhet të merret me dialogje të kota, a shterpe e të pafundme, apo për të mbushur kohën me fjalë boshe, por, për të krijuar e dhënë ide e mendime produktive. Të gjitha këto ndjesi dhe koncepte përbëjnë shkëndija jete të fuqishme,

sepse kanë dalë prej kontakteve të drejtpërdrejta, e në mënyrë krejt të natyrshme harmonizohet brendësia shpirtërore në larmi trajtesash, që do të thotë se mund të shprehësh në vepër edhe formësimin e një koncepti të qëndrueshëm. Kjo, natyrisht buron prej lidhjeve të forta, që vendos krijuesi me njeriun e rrethanave dhe i drejtpërdrejtë, sepse e njeh mirë konceptin filozofik të njeriut për jetën. Një krijimtari e tillë vjen edhe si estetikë, që përputhet me vizionin e tij, edhe si një qasje e llojit tjetër, edhe si një shëmbëllim i një përfaqësimi të denjë të njeriut në rrafshin shpirtëror dhe figurativ. Krijuesi, shkrimtar, poet, artist, për objekt dhe subjekt kryesor ka njeriun e zakonshëm të ditës, njeriun e mirë, njeriun që punon e djersitet për të nxjerrë të mira materiale, i identifikuar me zërin e brendshëm të krijuesit, që me dashurinë e shpirtit, jep botën e njeriut me një sinqeritet të natyrshëm. Ai njeriun e trajton në vepër si një qenie e lirë, origjinale, pa zbukurime e pa i dhënë pamjen e një njeriu të jashtëzakonshëm. Ky njeri si qenie njerëzore në këtë jetë e mbi këtë tokë është zot i gjithçkaje që dëshmon vitalitetin e tij, e në të njëjtën kohë bëhet faktor për mbijetesën e tij, progresin shoqëror, për ndërtimin dhe vazhdimin e jetës së re. Në vepër peshën e mesazhit e mban njeriu si i vetmi personazh aktiv, ku nëpërmjet qenies së tij jepen kontraste nga më të ndryshme jetësore me idenë se, dikur në vite, me evoluimin e kohës dhe jetës njerëzore, njeriu ka qenë më pak i zhvilluar, por më i mirë dhe më njerëzor. Pasqyrimi i jetës së tij, në veprën letrare-artistike i dialektikës nga krijuesi i vërtetë, është një vlerë ideoartistike, sepse hedh dritë mbi një proces real që ndodh në vetë jetën e përditshme. Një vepër e tillë artistike merr dimensionin e një prirjeje kohore të zhvillimit dhe të ardhmes, që do të thotë, se vepra reflekton mesazhe filozofike për jetën dhe njeriun. Më tej, ajo është një mesazh emancipimi për njeriun në veçanti dhe shoqëror në përgjithësi. Pra, krijuesi i vlerave artistike, si mjeshtër i mendimit dhe i fjalës, formulon mesazhin filozofik të gjithë veprës së tij, konceptin si dallueshmëri dhe kontrastin e të së mirës, që përballet me regresiven antipod. Vepra cilësore në përmbajtjen e

QENIA NJERËZORE
saj artistike-letrare ka fenomene universale të njohura e të panjohura, të natyrshme e të panatyrshme, të së mirës si mundësi dhe të keqes antinjerëzore. Mbresëlënëse është në një vepër e mirëfilltë artistike mënyra se si është konceptuar nocioni i së mirës si dëshirë dhe së ulëtës jo njerëzore nga përdorimi ndjenjësor i elementëve shpirtërorë dhe joshpirtërorë. Koha dhe jeta e sotme njerëzore është e ngarkuar me fenomene e ngjarje që e tronditin së tepërmi qenien njeri dhe e bëjnë atë që të ndeshet me kundërshtitë e saj fenomenale, qofshin ato morale, materiale dhe ekzistenciale. Krijuesi shkrimtar e artist, si njeri i ndjeshëm dhe i moralshëm, i merr këto fenomene, i përpunon në laboratorin e tij krijues, i kthen në brumë artistik dhe esencë shpirtërore për veprën e tij. Të gjitha këto, kur i vlerëson artistikisht dhe shpirtërisht, kthehen në revoltë, pasthirrmë, të cilat, me energjinë e tyre shtytëse, e vënë njeriun krijues në veprim të menjëhershëm. Pra, shndërrimi i tyre në mesazh dhe në kryefjalë filozofike për jetë, për ekzistencë, për dinjitet, për liri e të drejta njerëzore, përbëjnë për krijuesin e vërtetë, ndërgjegjen dhe shpirtin e tij njerëzor. Me një konceptim të tillë ai përfiton vlera ndjenjësore artistike dhe ndërton në ide e strukturë frymëzimi, një vepër emocionuese për të gjithë njerëzit. Në vijimësi si vazhdimësi të shprehjes, krijuesi është në lëvizje dhe në kërkim të përhershëm, në hapësirën kohore që kap krijimtaria e tij. Temat dhe problemet, kontrastet e ndryshme, që kanë të bëjnë me fatet e njeriut e deri tek ato të fizionomisë morale të individit, për krijuesin janë dukuri shprehëse për formulimin sintetik të mesazhit filozofik krijues. Në këtë udhëtim kontrastesh, qenia njerëzore, është e ndërgjegjshme për fenomenet e çuditshme që ndodhin rreth saj, sepse të tilla shfaqen edhe në jetën e përgjithshme njerëzore, që për të, subjekti tashmë i njohur dramatik para syve të saj, çliron vetëdijen e nënvetëdijen, e në të njëjtën kohë në mënyrë të sforcuar vijnë subjekte njerëzore për krijuesin shkrimtar, poet, artist, si dëshmi optike nga realiteti. Kjo shfaqje e të papriturës fenomenale, vjen për krijuesin, si një frymëzim krijimi, që e mbreson me emocionalitetin shpërthyes dhe për artin subjektiv të fjalës. Vepra letrare-artistike, në kuptimin e plotë të vlerave shpirtërore, përfaqëson një kauzë të re të qenies njerëzore në mesazhin filozofik të autorit, e cila i jep kësaj vepre të drejtën për të qenë zëdhënëse artistike e problemeve të mëdha të kohës njerëzore. Po të flisnim për mesazhin filozofik të veprës si veçanësi, kjo do të kishte një objekt estetik më unik, sepse edhe mesazhi i saj është i qartë dhe më i kapshëm. Krijuesi, në këtë mënyrë, në formë e përmbajtje ka dhënë gjendjen e tij shpirtërore dhe të qenies njerëzore, ku ndjenja dhe frymëzimi i tij krijojnë imazhe të mrekullueshme shpresëdhënëse. Subjekti i kësaj vepre me dimension të tillë njerëzor, kulmojnë në nivele sipërore dhe paralelisht me emocionalitetin, që plotësojnë njëri-tjetrin. Efekti i tij ideor e artistik është i modeluar në formën më të ndjeshme dhe domethënëse. Mesazhi për qenien njerëzore në këtë strukturim, është potencial si emocionalitet i pakrahasueshëm, që do të thotë, janë motivet ato që e zbresin këtë kulminacion në mënyrë graduale, në gjendje shpirtërore. Krijimtaria e shkrimtarit e ka vënë në qendër të saj qenien njerëzore si subjekt kryesor të veprës, i cili (njeriu) ka gjetur në ligjëratat e shkruara në prozë, atë që kërkonte për jetën e tij, atë që do të ishte shpirtërore. Krijuesi, prozator, poet, artist përherë objektin njeri e veçanërisht njeriun e mirë, e ka çmuar si vlerën më ideale të jetës njerëzore dhe emancipimit shoqëror. Me këtë njeri të mirë, si qenie aktive njerëzore, jeta dhe progresi i saj, ecin përpara, sepse ai është njeri me ideale për të ardhmen individuale dhe kolektive e deri te ato të fizionomisë morale të individit dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë. Subjekti njerëzor i krijimtarisë, i identifikuar me shkrimtarin, ka një bukuri, që shkëlqen një humanizëm, një moral që të mban gjallë e të ripërtërin jetën si vetvete, si njeri dhe kolektivitet. E këtë mirësi ta jep qenia njerëzore me emrin njeri.

Krijimtaria e mirë me njeri të mirë në brendësi të saj e ka shpirtin e saj njerëzor si një dukuri e qenësishme, si një frymëzim me oksigjen, si ndjesi që të gëzon, si mendim që nuk shteron. Ajo është si refleksion brilant i perceptimit ndjenjësor, por edhe epërsi e botës shpirtërore të shkrimtarit dhe artistit krijues. Ata bëjnë përpjekje që të kuptojnë e të zgjerojnë dimensionet e qenies njerëzore. Krijuesi si kërkimtar vlerash shpirtërore do të të gjejë ngjashmërinë, por edhe ndryshueshmërinë brenda njeriut. Këto, për të, janë piketa orientuese, në strukturën e veprës, kontrastin kohor dhe më pas vlerën artistike të saj. Me këtë binom, autori, artistikisht dhe sintetikisht ndërton marrëdhënie me kohën dhe qenien njerëzore si subjekt në mënyrë që ta bëjë sa më të efektshme. Një kontrast i tillë lind si fenomen njerëzor dhe zhvillohet hap pas hapi si një profil origjinal moralo-shoqëror. Krijuesi me eksperiencë bashkëveprimin e pikëpamjeve morale e vlerëson në varësi të situatave (rendeve) shoqërore, të faktorëve të shumtë objektivë e subjektivë në ditët e sotme. Vlera e artit të autorit libërshkrues nuk do të jetë e plotë pa hedhur dritë mbi këto dimensione kontrastesh njerëzore e kohore, sepse në idealin që synon të arrij si vetvete, i kërkohet dhe harmonizimi i pikëpamjeve të tij politike e morale bashkëkohore. Ky ideal kishte për të qenë për të një objektiv shpirtëror si krijues e aq më tepër kur ka për mision të merret e të vizatojë artistikisht qenien njerëzore. Kjo anë e humanizmit kur ngrihet në vlerë shpirtërore, kultivon parime morale të qytetëruara, të emancipuara, demokratike e thellësisht njerëzore. Te pikëpamjet morale të qenies njeri ndikojnë pozitivisht faktorët psikologjik kolektive dhe ajo individuale, traditat kulturore, forca e zakonit etj., të cilat kanë peshën e tyre në botën shpirtërore. Në krijimet letrare-artistike, morali i qenies njerëzore është paraqitur apo shkruar si një ndjenjë e natyrshme, njerëzore dhe e bukur. Ashtu si në poezinë lirike edhe në krijimet e prozës, shkrimtari dhe artisti, i ka dhënë vlerën dashurore njeriut si qenie njerëzore dhe moralit të tij.

23
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Nga Sami Repishti* Nga Amerika e largët, ku jetojnë sot afër nji gjysmë miljoni shqiptarë, mendja dhe zemra e jonë janë me të gjithë ju, dhjetë miljonë vëllazën dhe motra shqiptare që banoni në hapësinën shqiptare të Ballkanit ose të shpërndamë në të gjitha kontinentet; me ju gegë e toskë, kosovarë e çamë, me ju arbëreshë të Italisë, arvanitas të Greqisë dhe arnautë të Turqisë. Prej Tivarit deri në Prevezë, kushdo që bukën quen bukë dhe besën mban besë, ashtë shqiptar dhe shqiptare, ashtë vëlla e motër gjuhe dhe gjaku të përbashkët, ashtë arbënor, ashtë arbënore. Për ju të gjithë arbënorë, urimet tona ma të përzemërta me rastin e festimit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në Vlorën historike më 28 Nandor 1912, nga babai i kombit, Ismail Qemal bej (Vlora) dhe shokët e tij. Shqipëria e juej dhe e jona ashtë sot nji shtet shekullor, jo krijesë e rastit, as edhe dhuratë e “Shën Adriatikut”. Sot, Shqipëria ashtë nji shtet i lirë për hir të tokës që mbrojti me gjak, të gjuhës që ruejti me kambëngulje, për hir të interesave dhe aspiratave të përbashkëta të fisit arbënor. Nji shekull ka kalue me invazione të hueja, lufta mbrojtje, grindje të brendshme, diktatura ekstreme, regjime autoritare; dhe sot kalohet nëpër rrugën e vështirë të “tranzicionit” nga diktatura e egër e proletariatit – çmenduria monstruoze e shekullit 20 – në demokracinë e brishtë, në nji periudhë historike që do të kujtohet për të kaluemen dështake që refuzon me vdekë dhe për të renë premtuese që nuk ka fuqi me lindë. Asnjëherë në të kaluemen tonë 25 herë shekullore, vendi i shqiptarit nuk ka qenë ma i lirë dhe ma i sigurt se sot. Shqiptarët gëzojnë nji Shqipëri të lirë, të pavarun, të etshme për demokratizim, dhe me shpresë bashkimi shpirtënor të të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ashtë anëtare e NATO-s, garancia e pavarësisë dhe integritetit tokësor të vendit. Shqipëria po i afrohet Bashkimit Europian, garancia e nji zhvillimi ekonomik të studjuem dhe kultural të vendit në nji atmosferë që lejon dhe thith me etje të pashueme ajrin e pastër e frymëdhanës të ideve iluministe dhe human-

Të falem Shqipëri, dheu im e i të parëve!
iste të Europës së qytetnueme që duhet të përqafojmë. Në Kosove gëzojme sot lindjen e Republikës së Kosovës, e lirë, e pavarun, demokratike dhe me perspektiva europiane. Në Maqedoni kemi nji popullsi shtet-formuese e angazhueme në sigurimin e të drejtave që meritojnë. Në Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës) dhe në Mal të Zi, vëllaznit e motrat shqiptare janë ngritë në nivelin e duhun për kërkim dhe afirmim të të drejtave të tyne. Por Shqipëria sot vajton fatin tragjik të Çamërisë së masakrueme, popullsinë e saj pa plang, pa shtëpi. Shqipëria për të parën herë që në periudhën e lavdishme të herojt tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, hynë plotësisht në histori si pjesë përbamëse e kontinentit dhe bashkohet në marshimin drejt lirisë së plotë të njeriut, të çdo njeriu, pa përjashtim. Europa nuk ashtë thjesht nji shprehje gjeografike, as edhe nji ishull begatie. Europa ashtë nji koncept lirie dhe humanizmi, vlera themeltare të qytetnimit, që shqiptarët duhet të përvetësojnë. Për Shqipërinë kjo gjendje tranzicioni sot ashtë faza e ndërgjegjsimit dhe ringjalljes mbas kohës së humbun në errësinën 50-vjeçare të pushtimeve të hueja e diktaturës hermetike komuniste. Ditët e vështira të frikësimeve, arrestimeve, ekzekutimeve, vrasjeve, vjedhjes së votave, gjyqeve të paligjëshme, eliminimit të opozitës politike, të shteteve njipartiake dhe qeverive kukëll në shërbim të qendrave jashtë-shqiptare ka kalue njiherë e përgjithmonë. Kanë perëndue kohët e nji sistemi politik, qëllimi i të cilit ka qenë me krijue “njeriun e ri”, që nuk ndien shtypjen dhe as nevojën e revoltimit kundër sistemit që e detyron me shërbye si kafshë pune. Kanë kalue ditët kur kultura, arti, letërsia dhe sportet ishin të detyruem me i dhanë “nji fëtyrë njerëzore” çnjerëzimit të plotë komunist. Sot kujtojmë eliminimin e intelektualëve, klerikëve të edukuem – sidomos ata të Kishës Katolike shqiptare – profesionistët e diplomuem në Perëndim, të rinjtë me perspektivë demokratike që u eliminuen padrejtësisht, brezninë që mbrojti traditat kombëtare dhe u zëvendësuen me elemente pa arsim e pa kujtesë historike. Sepse në kokët e tyne nuk kishte shumë “rrezikshmëri” që duhej “pastrue”, nuk kishte as dyshimin, as nevojën me kundërshtue, nuk kishte as shqetësimin për nënshtrim ndaj “Partisë” dhe doktrinës që premtonte nji jetë ma të mirë!Komunizmi si teori ka humbë aftësinë e tërheqjes magjike sepse u demaskue natyra e tij kriminale. Me kalimin e kohës dështoi plotësisht nën peshën e krimit dhe të nji sistemi ekonomik të paaftë me rikrijue burime të reja dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë. Komunizmi dështoi për arsye të frikës së përgjithshme që krijoi nji atmosferë terrori, nji atmosferë që ushqeu filozofinë e heshtjes si mjet mbijetese dhe, si rrjedhim, nënshtrimin e plotë ndaj “Shtetit” monstër. Në Shqipëri ngjau diçka thellësisht shqetësuese: shpërbamja e plotë e traditës kombëtare dhe e demokracisë. Nji kuadro e këtillë nxjerr në shesh heroizmin e “kundërshtarit”, të njohun si luftëtar për liri gjatë Luftës së Dytë Boterore dhe si “i përndjekun” (ose disident politik) gjatë regjimit komunist. Në ditët e vështira këto dy kategori folën të vërtetën para “pushtetit”. Ata ndihmuen me pa nji fëtyrë njerëzore te çdo viktimë e regjimit të urrejtun. Historia e tyne inkurajoi ata që nuk patën guximin me u revolute. Ata u sakrifikuen për të gjithë ne! Ata janë herojt e kombit tonë! Mentaliteti komunist ka mbijetue regjimin që e krijoi. Ai jeton akoma, e asfikson përpjekjet tona me u çlirue. Akoma sot kemi mbeturinat e frikës së qytetarëve nga pushteti qeveritar që prodhon nji shoqëni me qëndrime infantile, që pret instruksione nga “qeveria” si nxanësi nga mësuesi në shkollat fillore, e që manipulohet me lehtësinë e kafshës së stërvitun të cirkusit. Nuk duhet të jetë kështu! Ky mentalitet i smurë dhe i trashëguem duhet përbuzë. Sot shqiptarët kanë nevojë me protestue dhe me tregue se nënçmimi i talentit dhe virtytit në shoqëninë tonë përban nji rrezik të vërtetë për të ardhmen tonë. ** * Me hymjen në shekullin e dytë të pavarësisë dhe në historinë europiane, na duhet të orientohemi nga qëllimi kryesor: respektimi i jetës së njeriut dhe jetës me dinjitet. Me gjuhën shqipe: qytetarë liridashës me nder, besë e burrëni, për çdo burrë dhe grue shqiptare, pa asnji dallim. Na duhet të shikojmë çdonjenin nga ne si nji “person” individ me liri dhe të drejta të plota. Na duhet të pyesim çdo qytetar, duhet të njohim “andrrën” e tij, dhe nga të gjitha këto të nxjerrim përfundimet tona. Duhet të grumbullohemi rreth nji klase të ndërgjegjshme që nuk pranon uniformitetin vdekjeprurës që përqafon diversitetin dhe që ngren frymën e solidaritetit shoqënor si dëshirë e përbashkët me ec përpara. Duhet nji grupim vullnetar mendimesh të ngjashme – jo uniforme – dhe nji udhëheqje që përfaqëson esencën e mendimit të përbashkët. Thomas

Jefferson e quente këtë kombinim “the natural aristocracy: talent and virtue”. Shqipëria ka nevojë për mendje të ndrituna, zemra të pastërta dhe punë ndërtuese, të kryeme me djersë, sepse vetëm djersës i bie era ndershmëni. E lodhun nga dështimet e njimbasnjishme të klasës politike, Shqipëria ka nevojë për nji fitore të njeriut shqiptar, të qytetarit shqiptar, nji fitore që fshinë lotët e vuejtjes, shtypjes e mjerimit njiherë e përherë. Duhet të kemi nji ide qendrore në të cilën besojmë. Francezët kanë “Liberte, Egalite, Fraternite”. Amerikanët kanë “Liberty and Justice for all”. Gjermanët: “Liria ashtë themeli i shtetit gjerman”. LIRIA ashtë vue në piedestalin ma të naltë: të lirë nga frika, sidomos e autoritetit, dhe të lirë nga uria, sidomos papunësia dhe vorfënia. Liri për të gjithë, pa përjashtim. Sepse, “partizania” në vetvete ashtë përjashtim, ashtë nji shkelje flagrante e humanizmit universal. Duhet të ndërgjegjsohemi se vetëm solidarë mund të përmirësojmë jetën e popullit tonë, me mendje të qartë dhe punë të ndershme. Na duhet nji konventë në mes të shqiptarëve dhe Shqipërisë, nji “vizion” për Shqipërinë e të gjithë shqiptarët. Na duhet nji vizion i grupimit vullnetar dhe i nji udhëheqje të pranueme lirisht. Nji komb pa vizion ashtë i dënuem me u zhdukë. “Vizioni i shqiptarëve” për shekullin e dytë të Shtetit Shqiptar duhet të jetë integrimi europian, hymja e plotë e pa rezerva në historinë e kontinentit europian. Europa ashtë shtëpia jonë! Nji përgjigje pozitive për këtë problem ekzistencial për të gjithë shqiptarët ashtë nji imperativ kategorik, korrektësia e të cilit do të përcaktojë fatin tonë, të paktën për nji shekull…. Ndoshta edhe ma gjatë. Sot, para shqiptarëve kudo që banojnë janë ditë premtuese; shqiptarët kanë përqafue rrugën e paqes, fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me të gjitha vendet. E sigurt, sot Shqipëria nuk paraqet kërcënim, por nji premtim për nji Ballkan të qetë dhe nji Europë të lirë, të begatshme dhe të bashkueme! Vëllazën, motra shqiptarë: Gëzuar ardhmëninë e shekullit të dytë të Pavarësisë sonë gjithëkombëtare! *City University of New York. Ish-i burgosun politik (1946-1956)

24
Nr. 24 - DHJETOR 2012

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful