You are on page 1of 24

Dërgo para online

*
moneygram.co.uk
NR. 9/24 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.co.uk

Tel: 02082169527

LONDON

NEW YEAR

*Për një listë të plotë të tarifave të transferimit në internet ju lutem vizitoni moneygram.co.uk. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. MoneyGram dhe Globi janë marka të MoneyGram. Të gjitha markat e tjera janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. ©2012 MoneyGram. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

GËZUAR! MË DINJITOZË SE KURRË

AKTUALITET

PËRTEJ ËNDRRËS PËR NJË BUST...

faqe 2

100 VJET PAVARËSI TRYEZË E RRUMBULLAKËT NË MINISTRINË E JASHTME 4 faqe
SERBIN KOLAROV TË MANCHESTER CITY-IT E IRRITON FLAMURI SHQIPTAR, KËRKON QË TË HIQET NGA STADIUMI

MERRET NË PYETJE NGA POLICIA

faqe 4

DOSSIER KONFERENCA E AMBASADORËVE NË LONDËR DHE NJOHJA NË PARIM E SHTETIT SHQIPTAR faqe 18
PUNTO
112 ASKEW ROAD SHEPERS BUSH LONDON W12 9 BL

GEZUAR VITIN E RI

URON TË GJITHË KLIENTET E SAJ DHE TË GJITHË SHQIPTARËT E BRITANISË SË MADHE GËZUAR VITIN E RI 2013!

-Nese deshironi te kaloni nje darke te paharrueshme -Nese deshironi te shijoni nje kuzhine te mrekullueshme BAR RESAURANT PUNTO -Vend ideal per te gjitha festat tuaja familjare, ditelindje, fejesa martesa etj, deri ne 100 veta -Ejani dhe binduni se nuk do te gjeni vend më fantastik

Transportojmë makina dhe mallra për në Shqiperi dhe Kosovë Tel: 07790950960

TEL: 02087404767

Gëzuar!

Gëzuar!

Aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Artan Zeneli, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

faqe 2

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Majlind Goge, Claire Fletcher, Flori Slatina,

Tel/fax:02082169527

PËRTEJ ËNDRRËS PËR NJË BUST...
NGA PETRIT KUÇANA
a dolëm! Këtë mendoi kryediplomati shqiptar në Londër, ndërsa mori konfirmimin e fundit. Data shënonte 27 Nëntor 2012. Tashmë dukej se gjithçka do të shkonte në rregull. Ëndrra e tij do të bëhej realitet. “Skënderbeu” kishte kaluar pengesën e fundit, atë të doganës britanike dhe të nesërmen, pikërisht në ditën e madhe, pikërisht me 28 Nëntor, do të vendosej në zemër të Londrës... Tashmë ishin ato gjerat që kishin më shumë rëndësi, ato që do të mbeteshin deri në përjetësi, emri dhe ajo që do të shkruhej. I paepuri dhe mbrojtës i civilizimit perëndimor. Ishte e përafërt me bustin e heroit tonë kombëtar në Itali. U vendos emri George ashtu siç njihet nga perëndimorët, ashtu siç është nëpër enciklopeditë botërore, ashtu siç është edhe nëpër bustet e tilla nëpër kryeqytete të ndryshme. U miratua edhe fondi shtesë nga Qeveria Shqiptare, fond që mbulon edhe mirëmbajtjen për 30 vjet. Kur 28 Nëntori po afrohej dhe kur i dilte sadopak kohë e lirë, në vazhdën e shumë aktiviteteve të organizuara, saqë paraardhësit e tij ndofta si kanë bërë gjatë gjithë qëndrimit të tyre, përsëri mendja e kryediplomatit shkonte tek busti, dhe dëshironte të besonte se do të bëhej e mundur vendosja e tij me 28 Nëntor në zemër të Londrës. Dhe kur shqiptarët nga të gjitha trojet etnike po festonin në Tiranë dhe Vlorë, apo të gjithë mërgimtarët cep më cep të globit festuan në mënyrën e tyre, shqiptarët e Britanisë festuan ndryshe, festuan vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar në Londër. Ata që kanë qenë atë ditë do u tregojnë brezave të ardhshëm dhe brez pas brezi shqiptarët do të ndjehen krenar që ata e kanë heroin e tyre kombëtar në zemrën e kryeqytetit britanik. E padyshim do të kujtohet edhe ai që e bëri të mundur që kjo ëndërr e shqiptarëve të Britanisë të mos mbetet thjesht një dëshirë por të bëhej realitet, ambasadori që u pat munguar shqiptarëve të Britanise z.Mal Berisha.

I

Moment gjatë vendosjes së bustit të skënderbeut në Londër
do të ishte e lehtë të realizohej, vazhdoi kontaktet e para me autoritetet britanike. Gjetja e vendit dhe marrja e lejes për vendosjen e një busti është procedurë vërtet e gjatë, por këmbëngulja dhe përkushtimi nuk mund të lënë vend për pesimizëm. Mal Berisha nuk mund të demoralizohej, edhe kur shikonte që paraardhësit e tij në postin e ambasadorit shqiptar në Londër, kishin dështuar njëri pas tjetrit dhe se gjithçka kishte mbetur në fazën e një dëshire. Nuk mund të demoralizohej edhe kur zyrtarët lokalë britanikë mbase nuk u “kishte rënë” të dëgjonin ndonjëherë për heroin tonë kombëtar. Kryediplomati kujton takimin e parë me David Lloyd, që i ishte i pari që e përkrahu në këtë iniciativë. I gjendur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, u arrit që punët të marrin për mirë. Ai kujton gjithashtu edhe ndihmën e Susie Redbridge dhe të gjithë stafit të ambasadës për të bërë të mundur që së pari të sigurohej vendi, pikërisht në zemër të Londrës dhe të merrej leja për vendosjen e bustit. Falë përkushtimit, të gjitha këto u realizuan në një kohë rekord, mbase të pabesueshme për paraardhësit e z.Berisha. Lajmi i mirë erdhi vetëm pak ditë përpara festimeve të 100 vjetorit. Shumë i kujdesshëm tregohej kryediplomati për pasqyrimin e këtij lajmi, pasi nuk dihej... Gjithçka mund të ndodhte kur të gjitha fonderitë në Shqipëri ishin të zëna me bustet që do të vendoseshin nëpër Shqipëri në këtë përvjetor të madh, kur akoma nuk ishte miratuar fondi shtesë për bustin. Kujtojmë që vendosja e një busti në Londër kushton miliona euro, (busti i Mandelës rreth 4 milionë). Kontakti me skulptorin e njohur Kreshnik Xhiku ishte hapi i parë, për t’u pasuar me kontaktimet me Akademinë e Arteve të Bukura apo Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Për herë të parë shqiptarët e Britanisë do të kishin monumentin e tyre, atë për të cilin do të ndjeheshin krenar brez pas brezi. Mal Berisha dukej sërish i emocionuar, ndërsa tregon se ajo ëndërr ishte ngjizur që me ardhjen e tij në krye të ambasadës në Londër, në festën e madhe të 17 Shkurtit... Ai ia arriti që ta bëjë realitet atë ëndërr mbase edhe të kolegëve të tij paraardhës. Dhe kur një punë kryhet me sukses sikur nuk dëshiron të kujtosh kaluarin e pengesave edhepse gjithçka kishte filluar nga zero-ja. Projekti i bustit të Skënderbeut në Londër ishte kthyer në prioritet për Malin dhe i vetëdijshëm se nuk

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar
Embassy of the Republic of Albania 33 St. George’s Drive London SW1V 4DG Tel. +44 (0) 20 7828 8897 Fax +44 (0) 20 7828 8869 E-mail: embassy.london@mfa.gov.al http://www.albanianembassy.co.uk To contact the Albanian Embassy for emergency cases only please call: 07518662630

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar
Embassy of the Republic of Kosovo 100 Pall Mall London SW1Y 5NQ Tel.: +44(0) 207 659 6140 +44 (0) 207 659 6134 Fax.: +44(0) 207 659 6137 Email: embassy.uk@rks-gov.net

F&M SATELITE SHOP
NA KONTAKTONI UNIT 5PAGE GREEN ROAD LONDON N15 4PG TEL.02088011538, Mob: 07983570355 www.fmsat.co.uk

Disponojme aparate satelitore me internet per te gjithe ata qe nuk mund te vendosin antene satelitore. Keto aparate jane te teknologjise me te fundit me cilesi HD ku perfshihen 64 kanale shqiptare Digital me te gjithe platformen e tij, +SS HD +7 kanale te Kosoves +3 kanale te maqedonise
DISPUNOJME gjithashtu DEKODER TE DIGITALB DHE TE GJITHE LLOJET E APARATURAVE TE TJERA DIGITALB HD 3D TRING SPIDER BOX 500/9000/9900 BEJME GJITHASHTU INSTALIMIN, RIPARIMIN DHE RREGULLIMIN TEKNIK TE APARATEVE TUAJA

ME NJE EKSPERIENCE SHUMEVJEÇARE OFROJME ÇMIMET ME TE LIRA NE TREG NDIHMOJME NEPERMJET TELEFONIT PER ÇDO PROBLEM QE MUND TE KENI
NE JEMI NJE HAP PERPARA

LAVAZH I RI PER SHITJE NE ESSEX, 5 VITE LEASE £1000 QIRAJA TE GJITHA BASHKË ÇMIMI £11.000. ADRESA: 15 BROOK ROAD RALEIGH SS6 7UT. TEL: 07791637577 07859885547

A keni probleme me kalimin e testit per marrjen e pasaportes Britanike? LONDON NORTH ACADEMY LTD NE NDIHMEN TUA J JU DUHEN VETEM PER 9 ORE 182 SEVEN SISTERS ROAD FINSBURY PARK LONDON N7 7PX TEL:0207263 7804 MOB: 079 4436 7779

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 4

M

ë 29 nëntor 2012, në mjediset e Foreign and Commonwealth Office u mbajt një tryezë e rrumbullakët ku u diskutua mbi 100 vjet të historisë së marrëdhënieve midis Britanisë së Madhe dhe shtetit shqiptar.

Organizimi i tryezës u bë në bashkëpunim të ngushtë mes Ambasadës Shqiptare në Londër dhe Departamentit për Ballkanin dhe Zgjerimin e BE-së në Foreign Office. Aty ishin ftuar diplomatë, analistë, akademikë, shkrimtarë dhe ekspertë për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare. Diskutimet i drejtoi z. Owen Jenkins, Drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së. Tryeza e rrumbullakët u hap nga Ministri për Evropën, z. David Lidington. Nga pala jonë ishin të pranishëm znj. Edith Harxhi, Zv. Ministre e Punëve të Jashtme, z. Mal Berisha, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e RSH në Londër dhe stafi i Ambasadës. Gjatë një diskutimi që zgjati rreth katër orë u prekën temat e mëposhtme: 1. Një vështrim mbi 100 vjet histori unike: mësimet që mund të nxirren për proçesin e reformave të tanishme në Shqipëri? 2. Një vështrim mbi rajonin: çfarë roli luan Shqipëria në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh popullsinë e madhe etnike shqiptare përtej kufijve të saj? 3. Një vështrim drejt 100 viteve të ardhshme: marrëdhënet që duhet të vazhdojë të ndërtojë Britania e Madhe me Shqipërinë si një aleat i NATO-s dhe një partnere e ardhshme në BE? Ministri për Evropën, z. David Lidington kujtoi se 100 vite më parë kur e ardhmja e Shqipërisë nuk ishte shumë e qartë, në Londër filloi punimet Konferenca e Ambasadorëve. Sot pas 100 vitesh Shqipëria jo vetëm që është e pavarur por kjo pavarësi është e garantuar. Ministri Lidington u shpreh se

100 VJET PAVARËSI TRYEZË E RRUMBULLAKËT NË FCO
Dr. Stephanie SchwandnerSievers, antropologe në University College of London, tha se shqiptarët mund të konsiderohen si pragmatistë dhe sjellja e tyre ndaj institucioneve lidhet edhe me gjendjen ekonomike. Dr. Arjan Gjonca, nga London School of Economics, u shpreh se nacionalizmi shqiptar është pozitiv. Roli që ka luajtur dhe do të luajë Shqipëria në rajon, në lidhje me shqiptarët në rajon dhe me Kosovën është pozitiv dhe jo kundër të tjerëve/fqinjëve, krahasuar kjo me nacionalizmin e vendeve të tjera. Integrimi në BE është qëllimi i të gjithë shqiptarëve kudo që janë në rajon. ishte mjaft e rëndësishme që të shënohej ky 100 vjetor nga ana e Britanisë si vend mik dhe partner dhe që do të mbështesë popullin shqiptar edhe 100 vite të tjera për një të ardhme akoma më të mirë. Zv. Ministrja Harxhi, pasi falenderoi për organizimin e tryezës, theksoi se shqiptarët festojnë sot këtë 100 vjetor dhe shprehin identitetin e tyre si kurrë më parë. Përparimet shihen çdo ditë në vend. Duke vazhduar me rëndësinë e Konferencës së Ambasadorëve në Londër 100 vite më parë, ajo vlerësoi rolin thelbësor dhe vendimtar të Britanisë së Madhe në ekzistencën e Shqipërisë së sotme dhe në çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Z. Bernd Fischer, shkrimtar dhe historian, foli mbi progresin e bërë duke patur parasysh llojin e diktaturës që ka përjetuar Shqipëria, por theksoi nevojën për reforma të mëtejshme thelbësore. Sir Henry Brooke, i angazhuar me ndihmën në sistemin e drejtësisë, foli për reformat në këtë fushë. Ai tha se nuk mund të pretendojmë qe ligjet në letër të sjellin zgjidhje të shpejta në jetën e një vendi, por se Britania e Madhe duhet të vazhdojë të transmetojë eksperiencën e vet në favor të konsolidimit të institucioneve shqiptare të drejtësisë. Joanna Hanson, analiste për rajonin e Ballkanit në FCO, nënvizoi se konsolidimi i besimit të qytetarëve tek shteti dhe institucionet ka kaluar faza të ngjashme në të gjithë vendet që kanë përjetuar regjime komuniste. Ajo përmendi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar nëpërmjet ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Dr. Paulin Kola shprehu opinionin se në Shqipëri partitë politike duhet të gjejnë konsensus për çështje të rëndësisë kombëtare. Të pranishëm ishin dhe tre ish-ambasadorë të MB në Shqipëri, z. Stephen Nash, z. Fraiser Wilson MBE dhe z. Andrew Tesoriere. Z. Nash, ndërkohë edhe kryetar i Shoqërisë Anglo-Shqiptare, foli mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit edhe në fushën ekonomike, kulturë, etj. Më tej e mori fjalën z. Mal Berisha, i Ngarkuar me Punë i cili falenderoi FCO-në për organizimin dhe të gjithë të pranishmit për kontributin e vyer në diskutime. Z.Berisha krahasoi festimet, patriotizmin dhe entuziazmin e shqiptarëve për 100 vjetorin me ato të qytetarëve britanikë me rastin e Jubileut të Diamantë/60 vjetorit të Mbretëreshës Elizabet II në fron, dhe festimet me rastin e Lojrave Olimpike. Ai nënvizoi se ky lloj manifestimi ishte pasqyrim i cilësive të lirisë që gëzojnë shqiptarët sot. Z. Mal Berisha bëri një përmbledhje të opinioneve të hedhura gjatë diskutimit mbi situatën politike dhe nevojën për ecjen përpara me zbatimin e reformave në vend. Ai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit jo vetëm në fushën e mbrojtjes, drejtësisë por edhe në bashkëpunimin ekonomik, investime, kulturë dhe arsim. Në fund e mori fjalën z. Owen Jenkins. Pas falenderimeve të rastit, ai konkludoi se mbajtja e kësaj tryeze të rrubullakët ishte mjaft e rëndësishme dhe vetë diskutimet dhe prania e dy titullarëve treguan se ekziston interesi nga të dyja palët për të tilla aktivitete. Ai tha se doli qartë që Shqipëria ka bërë progres, ka arritje të jashtëzakonshme si anëtarësimi në NATO, është vend partner që kontribuon në sigurinë dhe paqen jo vetëm në rajon por edhe në botë, është në rrugën e duhur drejt intergrimit në BE dhe në zbatimin e reformave drejt integrimit. Z. Jenkins përsëriti mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në BE. Në 100 vitet e ardhshme Shqipëria dhe Britania janë vende partnere dhe dy popuj miq. Ai vlerësoi theksin që iu vu thellimit të bashkëpunimit në mbrojtje, drejtësi, rritjen e investimeve, kulturë dhe arsim.

Serbin Kolarov të Manchester City-it e irriton Flamuri shqiptar, kërkon që të hiqet nga stadiumi
Merret në pyetje nga policia
Flamuri Shqiptar ka shkaktuar një hetim nga Policia në Newcastle në ndeshjen e së shtunës se Premier ligës Angleze, mes Newcastle dhe Manchester City. Shprehjet raciste dhe irritimi kur në stadium u ndodhen tifozë shqiptarë të cilët mbanin në duar Flamurin kombëtar, ka bërë që të degjeneroj në një zënkë më këta të fundit nga Serbi Kolarov. Ndërkohë, që kudo në arenat sportive, kërkohet që racizmi të mos shfaqet tek sportdashësit , janë pikërisht sportist , siç është serbi Kolarov që nuk duron që të valëvitet ngjyra kuq e zi në arenën e këtij stadiumi. Sipas të përditshmes Daily Mail, Policia ka marrë një ankesë për shprehje raciste ku janë përdorur fjalë fyese kundrejt tifozëve ,në këtë rast shqiptarë, që mbanin Flamurin kombëtar, ku Kolarove do të merret në pyetje javën tjetër. Sipas Daily Mail, armiqësia në mes serbëve dhe shqiptarëve ekziston për shkak të Kosovës. Kolarov u fut në lojë në minutën e 27-të duke zëvendësuar francezin Samir Nasrin e lënduar, por u largua pas 18 minutave

NË GJURMËT E EDWARD LEAR: SHQIPËRIA NË PEJSAZHET DHE LITOGRAFITË E SHEKULLIT TË XIX
Shoqata Anglo-Shqiptare dhe Ambasada e Shqipërisë në Londër organizuan me 12 dhjetor 2012, në ambientet e ambasadës, një veprimtari mbi artistin britanik Edward Lear dhe udhëtimin e tij në Shqipëri në vitin 1848. Gjatë mbrëmjes u shfaq dhe u diskutua filmi dokumentar “An Exile in Paradise. The Adventures of Edward Lear” i regjizorit Derek Smith. Ky dokumentar shkon në kërkim të pejsazheve, vendeve, monumenteve që Lear kishte fiksuar mjeshtërisht me artin e tij gjatë një udhëtimi epik nëpër Shqipëri dhe Ballkan. Protagonisti Robert Horne, ne vitin 2007, ndjek gjurmët e Lear nëper rrugën Egnatia nga liqeni i Ohrit deri në Durrës, nga Kruja në Shkodër e nga Berati në Gjirokastër, Vlorë e Himarë. Ai ndalet tek monumente historike si Kalaja e Elbasanit, Ura e Tabakëve, Kalaja e Shkodrës, etj, sikurse tek pejsazhet e natyrës magjepsëse shqiptare që gjenden në pikturat dhe litografitë e lëna nga Lear dhe që mbijetojnë akoma sot. Autorët e filmit janë munduar të pasqyrojnë për

lojë. Mendohet, po sipas kësaj te përditshmja që zënkat verbale më konotacion racist të jetë bërë për dy tifozë që mbanin në duar një Flamur shqiptar. Pas kësaj, njëri nga tifozët ka raportuar tek grupi i sigurimit dhe më pas tek autoritetet e policisë. Menjëherë në fund të pjesës së parë, tifozi është intervistuar nga policia dhe në mbarimin e lojës është marrë në pyetje edhe Kolarov për shkëmbimin e fjalëve fyese. Policia rajonale e Northumbria bën thirrje për dëshmitarë të ngjarjes që të ndriçojnë incidentin e ndodhur. Të tilla incidente policia i konsideron ekstremist serioze dhe se do te merren masa te rrepta .

vëzhguesin britanik dhe perëndimor në përgjithësi anën bukolike, rurale të Shqipërisë, anën që ka tërhequr më shumë vëmendjen e udhëtarëve të shekullit të XIX. Z. Quentin Russell, njohës i Edward Lear dhe koproducient i filmit, mbajti një kumtesë mbi jetën dhe veprën e Lear. Më tej, të pranishmit u ftuan në një koktej, duke mbyllur kështu ciklin e aktiviteteve të shumta, të organizuara nga Ambasada gjatë vitit 2012.

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 6

ë Akademinë Diplomatike të Londrës, u festua 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Më 4 dhjetor 2012, Akademia Diplomatike e Londrës, pranë Universitetit East Anglia, u vesh me ngjyra kuq e zi, në kuadër të festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me iniciativën private të dy studenteve shqipatre; Jeni Myftari nga Tirana dhe Lirije Krasniqi nga Prishtina, studente të Masterit për Diplomaci Ndërkombëtare, pranë Akademisë Diplomatike të Londrës, u organizua një pritje për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në pritje morën pjesë Diplomatë të Ambasadave të huaja të akredituara në Londër, Akademike dhe studentë të magjitraturës, nga 98 vende të ndryshme të botës. Të ftuar nderi në këtë pritje ishin diplomatët Bejtullah Destani, Zv. Ambasador i Republikës së Kosovës në Londër dhe Z. Faton Osmani, Kosull pranë kësaj Ambasade. E gjithë Akademia ishte veshur me ngjyra kuq e zi, jo vetëm nga flamujt shqiptarë por edhe nga veshjet e shumicës së të pranishmëve, të cilët në respekt të ngjyrave kombëtare shqiptare ishin veshur kuq e zi. Veshjet tradicionale të Shqipërisë së Mesme, të veshura nga 2 vajza shqiptare Anviola dhe Anisa, zgjuan kërshërinë e të pranishmëve. Momente tepër emocionuese sollën në sallë tingujt e Himnit Kombëtar Shqiptar dhe nderimi që të pranishmit i bënë flamurit

N

AKADEMIA DIPLOMATIKE E LONDRËS VISHET KUQ E ZI

kombëtar. Mbrëmja u hap nga Rektori i Universitetit Prof. Dr. Richard Harvey, i cili pas fjalëve përshëndetëse, foli për përjekjet e shqiptarëve për pavarësi, arritjet e tanishme dhe qëllimin e tyre për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Drejtori i Akademisë Dilomatike, Prof. Dr. Nebil Ayad në fjalën e tij, ndër të tjera vlerësoi iniciativën e dy studenteve shqiptare për të promovuar vlerat e vendit të tyre. Shembulli i këtyre dy studenteve, njëra nga Tirana e tjetra nga Prishtina -tha ai- tregon dhe një herë unitetin e shqiptarëve

kudo që janë. Në fund, Jeni Myftari falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe falenderoi Akademinë Diplomatike që mori përsipër organizmin e këtij aktiviteti në përkujtim të shekullit të parë të pavarësisë së shqiptarëve. Të pranishmit vlerësuan shumë

ushqimet tradicionale shqiptare të përgatitura nga Jeni dhe Liria, me të cilat ishte pasuruar kjo mbrëmje e mrekullueshme. E veçanta e tryezës ishte një tortë e mbuluar me flamurin e kuq me shqiponjën dy krenare edhe ky një krijim i studenteve shqiptare. Përgatiti: M. M

Mbretëresha Elizabeta e Dytë ka bërë një veprim historik, duke marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë
Ajo u bë monarku i parë, që merr pjesë në takimin e qeverisë prej vitit 1781. Mbretëresha 86 vjeçare, ishte ulur ndërmjet kryeministrit britanik, David Cameron, dhe sekretarit të jashtëm, William Hague, dhe i kishte ndjekur procedurat për 30 minuta. Një zëdhënës i qeverisë tha se temë në agjendën e mbledhjes së kabinetit ishte ndryshimi i planifikuar për rregulloret e pasardhësit mbretëror. Kjo ngjarja ishte pjesë e manifestimeve me rastin e 60 vjetorit të Mbretëreshës në fron.

NGA ARBEN MANAJ

BRITANI, VIZAT PËR STUDENTËT
vendosë një ekuilibër të shëndetshëm, mes inkurajimit të tregut ndjellës në arsimin e lartë britanik dhe garantimit që vizat nuk përdoren si alternativë për të punuar në Britani. Ajo shtoi se “nëse flet anglisht dhe siguron një vend për kursin e duhur universitar, gjithkush mund të vijë në Britani dhe shtoi se nuk ka plane për vendosjen e një kufiri tavan për dhënien e vizave”. Nuk ka të dhëna për ndonjë abuzim nga studentët shqiptarë, të shumtë në numër, që studiojnë nëpër universitetet dhe kolegjet britanike, të njohura për nivelin e lartë akademik. Ky njoftim përbën një ndryshim të madh në sistemin britanik të emigracionit. Sipas shifrave zyrtare, kërkesat për azil kanë rënë vitin e kaluar, ndërkohë që vihet re një rritje e konsiderueshme e numrit të shqiptarëve nën moshë, që vazhdojnë të kërkojnë azil në Britani, kryesisht për gjakmarrje, si dhe e grave e vajzave, që pretendojnë se janë trafikuar për qëllim prostitucioni.

M

inistrja e Brendshme britanike, Theresa May, ka njoftuar se nga prilli i ardhshëm rreth 100 mijë studentë të huaj, që studiojnë në Britani, do të intervistohen nga stafi konsullor në ambasadat britanike nëpër botë, kur të aplikojnë për marrjen e vizave të studentëve.

Më parë, viza jepej duke bërë verifikimin e dokumentacionit të paraqitur, çka ka çuar në shtimin e abuzimit me to, si një mundësi për të qëndruar dhe t’u punësuar në Britani. Ministrja e Brendshme tha se po përpiqet të

TRANSPORT MALLRASH ANGLI-SHQIPERI-KOSOVE
SHERBIM I SHPEJTE DHE I SAKTE

E vetmja autoshkolle qe perdor instruktore qe jane te kualifikuar plotesisht
AA Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze Na kontaktoniper ofertat e fundit

NA KONTAKTONI TEL:07737 597 000 07507 444 654

Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor Kontaktoni Artanin

toni.79-@hotmail.com

07769628835
AGIMI HALILI & STAFI I

A Class Motors
Me eksperiencë 13 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike BEJMË GJITHASHTU si dhe rregullimin e EDHE KONTROLLIN tyre, -Goma TEKNIK (MOT) -Regjistrimin e gomave Garazhi ynë është -Saldime, -Modifikime, i liçensuar për lëshimin -e shumë shërbime e çertifikatës së emotisë të tjera Nese thoni se Gazeta Mos harroni! “The Albanian”keni shkuar ngaZBRITJE përfitoni; *10%
Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

A CLASS MOTORS UROJNE KLIENTET E TYRE DHE TE GJITHE SHQIPTARET NE BRITANI GEZUAR VITIN E RI 2013!

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 9

Monografi për misionarin amerikan Charles Telford Erickson
të Shqipërisë, i letrave që u ka shkruar gjithë presidentëve amerikanë në rrjedhë të viteve gjatë jetës së tij, qyshkur erdhi në Shqipëri. Këtu është përfshirë edhe një përmbledhje e pesë veprave të tij të shkruara për shqiptarët, që fillojnë me luftën e Trojës dhe praninë pellazge aty, deri tek njeriu që ai e admironte shumë dhe që ishte mbreti Ahmet Zogu. Çfarë e tërhoqi atë nga Shqipëria, si u lidh ai kaq fort me Shqipërinë? Në të vërtetë ai erdhi si misionar fetar. Duket si e rastësishme, por misionarët amerikane të kishës presbiterane kishin filluar qysh prej vitit 1830 të ishin të pranishëm në Perandorinë Osmane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria në atë kohë. Por sapo ra në kontakt me patriotë të tillë si Aqif pashë Elbasani, Lef Nosi e shumë të tjerë, Erikson u dashurua jashtëzakonisht shumë pas këtij vendi dhe admiroi gjithë virtytet e kombit shqiptar. Në veprat e tij gjenden vlerat më të mëdha të këtij kombi. Nga misionar ai u kthye në një historian, ai u bë një diplomat i famshëm për shqiptarët. Në veprat e tij ai e kualifikon kombin shqiptar si një nga kombet që i ka dhënë më shumë figura njerëzimit. Çfarë mund të na tregoni lidhur me përpjekjet në SHBA të Eriksonit për çështjen shqiptare dhe me marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan të asaj kohe, Uillson? Korrespondenca e tij me presidentin Uillson nuk është një rastësi. Në vitin 1912 ai largohet forcërisht nga Shqipëria. Në çastin kur Shqipëria sapo u pavarësua nga patriotët shqiptarë me në krye Ismail Qemalin, dihet se korridori serb për në Durrës bëri atë që Shqipëria të pushtohej deri në Elbasan nga forcat serbe. Ata e përzunë Eriksonin “si armik i betuar i Serbisë dhe si mik i betuar i shqiptarëve”; me këtë motivacion është larguar nga Shqipëria me vendim gjyqësor ushtarak në Durrës në mesin e dhjetorit 1912. Por ai asnjëherë nuk u shkëput nga Shqipëria. Vazhdoi të shkruante për çështjen e saj nëpërmjet gazetës “Economist” të Londrës. Në vitin 1919 ai gjendej drejtor i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në zonën jugore të Italisë, e cila atë kohë vuante nga një uri masive. Por në çastin që ai kishte një punë kaq të mirë, organizata jonë “Vatra” i kërkon atij nga Bostoni që t’i bashkangjitet delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Ai menjëherë lë çdo gjë dhe i bashkohet delegacionit tonë, i cili drejtohej nga Turhan Pasha dhe përbëhej nga imzot Bumçi, Lef Nosi dhe Mikael Turtulli. Është një fakt historik i pathënë deri sot që afiliteti dhe ndjeshmria e madhe e presidentit Uillson ndaj çështjes kombëtare shqiptare u rrit në një masë të jashtëzakonshme për shkak të letrave që Eriksoni arrinte t’ia fuste në tavolinë çdo ditë nëpërmjet zonjës së tij, Edit Uillson, e cila kishte punuar bashkë me të për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Korrespondenca e tyre lidhur me çështjen shqiptare dhe letrat që vetë presidenti Uillson i ka kthyer delegacionit shqiptar janë nga dokumentat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë për konsolidimin e shtetit shqiptar, çka i parapriu antarësimit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Është një rast i rrallë ky që një personazh i huaj t’i motivojë ose t’i edukojë shqiptarët në ndjenjat e tyre patriotike. Shqiptarët zakonisht janë mësuar që të frymëzohen nga rilindasit e tyre ose nga burrështetasit e tyre… Nëse disa breza shqiptarësh u frymëzuan nga poemat e mrekullueshme të Naim Frashërit dhe të Vaso Pashës për rritjen e krenarisë kombëtare të shqiptarëve, unë u rekomandoj të gjithë lexuesit që kanë mundësi të bien në kontakt me këtë libër të mësojnë se si Çarls Telford Eriksoni e vuri si qëllim të jetës së vet rritjen e nacionalizmit, krenarisë dhe individualitetit të shqiptarëve, për shkak të historisë së mrekullueshme që ne kemi dhe që ai e ka evidentuar me fakte historike, referuar në dokumentat më serioze të bibliotekave të Stambollit, Romës, të British Museum, të Athinës dhe të Uashingtonit. Po misioni i tij si fetar? Ai jetoi në Tiranë, në Elbasan dhe ndërtoi një shkollë në Kavajë, atëherë qytete me prani të gjerë muslimane… Ai erdhi si misionar, por qysh në fillim ai e pa që gjëja më e pakët, për të cilën shqiptarët kishin nevojë në atë kohë ishte të merreshin me punët e fesë. Kështu që ai u kthye në një historian, në një diplomat. Në vitin 1922 ai ishte antar dhe punonjës në Legatën amerikane, qysh në stafin e parë të amerikanë në Tiranë. Pastaj e shohim me një shkop në dorë me një kompani amerikane që kërkon naftë fushave deri në Tepelenë dhe Mallakastër. Pastaj hapi shkollën bujqësore të Kavajës, e cila për fat të mirë ekziston edhe sot, dhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë i vunë emrin e tij, si themelues i asaj shkolle. Pastaj e shohim që e merr dekoratën nga Mbreti Zog “Kalorësi i Artë i Skënderbeut” dhe në vitin 1937 ai ka qenë i ftuar i nderit midis miqve më të nderuar të Shqipërisë ne festimet e famshme të 25 vjetorit të pavarësisë. Dëshiroj të përmend se në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë kemi arritur të kontaktojmë me nipërit e tij, prindërit e të cilëve kanë lindur ose kanë jetuar në Elbasan nga viti 1908 deri në vitin 1912 bashkë me gjyshin e vet. Ata ishin pjesë e këtyre festimeve të 100 vjetorit; Pol Erikson, Donald Xhonson dhe Meri Alise Morrison. Si studiues dhe diplomat, sa ka ndikuar Çarls Eriksoni në përpjekjet dhe në angazhimet tuaja profesionale? Çfarë shënon ky njeri në jetën dhe në punën tuaj? Librat e Eriksonit, përveç dokumentave që përbëjnë biografinë, në çdo kapitull kanë një thënie të tij për shqiptarët. Sa herë që i kam nxjerrë ato citate nga veprat e tij të pabotuara, dhe sa herë që i lexoj tani, mua më bëjnë më krenar nga ç’kam qenë më përpara. Është krijuar një ndërlidhje midis këtij personaliteti shumë të madh që ka punuar për Shqipërinë dhe edukimit që ai më ka bërë mua si shqiptar, si diplomat, si patriot, si një qytetar që e dua këtë vend. Kur mësova se sa shumë e deshi ky njeri Shqipërinë, unë them se ne shqiptarët duhet ta duam shumë herë më shumë. Ilirian Agolli VOA

tudiuesi Mal Berisha sapo ka botuar një libër me 3 vëllime mbi jetën dhe veprat e misionarit amerikan, Charles Telford Erickson. Ai ka patur një ndikim të madh në jetën e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar. Erikson ka komunikuar rregullisht me presidentin amerikan Udrou Uillson gjatë periudhës më të vështirë, kur rrezikohej ekzistenca e shtetit shqiptar. Zoti Mal Berisha! Ju sapo keni përfunduar një studim mbi jetën dhe veprat e Çarls Telford Eriksonit, një veprimtar i çështjes shqiptare, edhe pse amerikan. Ai ka punuar në Shqipëri, Angli dhe në SHBA, një pjesë kohe i lidhur me organizatën “Vatra”. Çfarë ju tërhoqi tek ky personazh, i cili ka dhënë ndihmesën e vet për pavarësinë dhe për mbrojtjen e territoreve të Shqipërisë? Erikson i ka kushtuar një jetë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Erdhi në vigjilje të pavarësisë në vitin 1908 bashkë me familjen me tre fëmijë, jetoi një vit në Tiranë dhe tre vjet në Elbasan dhe i kushtoi tërë jetën e vet 99 vjeçare, Shqipërisë deri në vitin 1966. Kjo vepër është një pasqyrim i plotë i bëmave të tij në dobi

S

JETA FOODS
www.jetafoods.co.uk jetaltd@yahoo.co.uk

Nga data 10 shtator e hapur edhe me pakice nga ORA 10.00-16.00 nga E HENA NE TE SHTUNE.
TE PREMTEN DHE TE SHTUNEN nga ORA 10.00-18.00

OFERTE Kush shpenzon me shume se £40 perfiton nje pako caji origjinal SKENDERBEU

JETA FOODS JU URON GEZUAR

JETA FOODS Unit 4 Excalibur Works 13 Argall Avenue Leyton London E10 7QE

07852230043

money online sot në gram.c o.uk

Dërgo

**

Për të fituar një shanc  për një biletë në vendlindje lundroni në  facebook.com/moneygram* Qëndroni afër atyre që i doni
0800 026 0535 moneygram.co.uk
facebook.com/moneygram

CS6438

*Nuk është e domosdoshme blerja, ju lutem vizitoni  facebook.com/moneygram për më shumë detaje se si të hyni. ** Për një listë të plotë të tarifave të transferimit në internet ju lutem vizitoni www.moneygram.co.uk. Të gjithë agjentët e mësipërm janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transferimit të parave. MoneyGram dhe Globi janë marka të MoneyGram. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. Të gjitha markat e tjera janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. © 2012 MoneyGram. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

E para Cash&Carry e hapur përtë gjithë publikun Ne jemi ura lidhëse nga Fabrika tek klientet

GEZUAR VITIN E RI 2013 ME SAMA FOODS!
SAMA FOODS VJEN ME NJË PIKË TË RE ME RRETH 1000M2 E PARA PIKE CASH E CARRY E HAPUR PER PUBLIKUN DHE ME ÇMIMET E SHUMICES PARKING FALAS NE DERE TE NDERTESES KETU MUND TE GJENI ÇDO GJE QE I NEVOJITET KUZHINES SUAJ EJANI DHE DO TE BEFASOHENI ME CMIMET NE JEMI TE LUMTUR QE KEMI ME SHUME KLIENTE SHQIPTARE SESA TURQ SAMA FOODS URON TE GJITHE SHQIPTARET GEZUAR KRISHTLINDJET DHE VITIN E RI 2013

WHOLESALE AND RETAIL

EU FURNITURE LTD We supply major hight street s and stores

Offer a range of different furniture from all over the world at great retail prices

Ofrojme mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj.

Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

TRANSPORTI FALAS KUDO QË TË JENI NË LONDËR

histori

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 14

NGA DAUT DAUTI

N

ënkonsull britanik në Shkup, Walter Peckham, me 9 korrik 1912 njoftonte Foreign Officein për zhvillimet e kryengritjes së shqiptarëve kundër Perandorisë Otomane. Derisa Kosova vlonte nga luftimet, situata në pjesën shqiptare të Maqedonisë së sotme ende ishte e qetë por ishte e qartë se kryengritësit së shpejti do të përparonin edhe në këtë anë. Diplomatët britanikë në Shkup ishin të bindur se ekzistonte një marrëveshje në mes kryengritësve shqiptarë dhe komitëve maqedonë. Nënkonsulli theksonte se nuk kishte qenë në gjendje të gjente ndonjë gjurmë që do të dëshmonte për këtë marrëveshje e cila nga ana e shqiptarëve mendohej se ishte bërë nga Hasan Bej Prishtina.

HASAN PRISHTINA DHE ZGJERIMI I KRYENGRITJES NGA KOSOVA DERI NË SHKUP

Deri në muajin korrik, sanxhaku i Pejës ishte qendra kryesore e kryengritjes kurse shqiptarët e Gjakovës kishin filluar revoltën gjatë prillit dhe që nga atëherë nuk pushonin luftimet guerile. Prizreni ishte i qetë por banorët e qytetit dhe rrethinës i ishin bashkuar luftëtarëve në rajonin e Gjakovës. Kryengritja po shtrihej nga Mitrovica e deri në Preshevë. Para fillimit të luftimeve në Gjakovë, nënkonsulli britanik mendonte se ky ishte rajoni ku Hasan Bej Prishtina nuk kishte pasur sukses ta bindte popullatën e kësaj ane pasi që ai kishte deklaruar se luftimet do të fillonin më herët. Hasan Beu i kishte thënë nënkonsullit se në Gjakovë, sikur edhe në tërë Kosovën, kryengritja ishte vonuar për arsye se armët nuk ishin siguruar me kohë dhe me shpejtësinë e planifikuar. Porta e Lartë, deri në muajin prill, nuk ishte merakosur për situatën pasi që mendonte se do ta kontrollonte lehtë. Kjo ishte arsyeja, siç shkruante nënkonsulli, që Porta deri atëherë më shumë “preferonte që Hasan Bej Prishtinën ta shihte në Junik se sa në opozitë në karrigen e tij të deputetit në Stamboll”. Megjithatë Hasan Beu e kishte shfrytëzuar faktin e bllokimit të rrugës politike që ia kishte organizuar Porta. Ai, tashti po tregohej i suksesshëm në aspektin e strategjisë ushtarake pasi që kishte arritur të ngriste në këmbë pjesën më të madhe të Shqipërisë nga e cila gjë po tronditej Stambolli. Zyrtarët e Portës kishin humbur ndjenjën e urtisë politike dhe atë të veprimeve normale ndaj shqiptarëve. Pos kërcënimeve të panumërta, Porta kishte lëshuar urdhra që gratë dhe fëmijët e udhëheqësve të kryengritjes të syrgjynoseshin për shkak që kryefamiljarët kishin dalë në ballë të luftës kundër perandorisë. Një masë e këtillë e patakt i kishte habitur tërë diplomatët në Stamboll kurse shqiptarët i kishte egërsuar edhe më shumë. Duke e analizuar dhe kritikuar këtë vendim, nënkonsulli britanik shkruan: “Sikur turqit të dëshironin të provokojnë një kryengritje të përgjithshme shqiptare, nuk do të kishin mundur të zgjedhin metodë më të mirë se kjo”. Porta kishte shpërndarë një proklamatë të shtypur nëpër qytetet e rëndësishme të Shqipërisë me të cilën kishte bërë

me dije se urdhëronte udhëheqësit e kryengritjes që të dorëzoheshin brenda tri ditëve. Në të kundërtën, gratë e tyre do të dërgoheshin në Anadoll në ekzil kurse pasuritë do t’u konfiskoheshin. Nënkonsulli theksonte se këto dy masa kishin shënuar momentin e krizës së pakthim në mes shqiptarëve dhe Portës. Ai, duke njoftuar Londrën, dhe duke e paraqitur seriozitetin e çështjes, theksonte se “gruaja është aq e shenjtë për shqiptarin sa që ai nuk gjuan për hakmarrje as në armikun më të përbetuar nëse ai është në prezencë të gruas kurse prekja e pasurisë konsiderohet vjedhje e cila si vepër penale në të drejtën tradicionale shqiptare trajtohet sikur akti i vrasjes”. Megjithatë, familjet e Ahmet Beut, Riza Beut dhe Hysni Currit nga Gjakova, Jahja Beut, Sadik Efendiut dhe Shani Efendiut nga Prizreni dhe Mahmut Zaimit nga Peja, ishin mbledhur me qëllim që të dërgoheshin fillimisht në Shkup e pastaj në Anadoll. Gruaja e Riza Beut u kishte dalë përpara ushtarëve kur ata kishin shkuar ta merrnin. Ajo duke u bërtitur dhe duke i qortuar ushtarët, sikur të ishin fëmijë, u kishte thënë se duhet të shkonin të luftonin me burrin e saj se lufta nuk bëhet me gra. Në Prishtinë banorët e tërë qytetit ishin betuar se më parë do të pranonin të vdisnin se sa të lejonin që gruaja e Xhemal Beut të nxirrej nga qyteti. Duke i pasur parasysh këto reagime, Porta i kishte modifikuar kushtet e kërcënimit dhe e kishte shty në afat të pacaktuar ekzekutimin e vendimit për ekzil të këtyre grave. Praktikisht, me kalimin e ditëve, ky vendim u venit deri në anulim. Megjithatë, ky ishte një shembull që tregoi se Porta e kishte humbur busullën dhe më nuk kishte konsideratë ndaj shqiptarëve. Në raportin e datës 27 korrik, nënkonsulli e njoftonte Londrën për zhvillimet

e kryengritjes. Sanxhaku i Pejës, Prizrenit dhe Prishtinës ishin në vlugun e kryengritjes. Gjatë kësaj jave të fundit të korrikut nënkonsulli njoftonte se kryengritja sapo ishte zgjeruar në rajonin e Gjilanit dhe pritej ta përfshinte edhe kazanë e Preshevës. Isa Bej Boletini ato ditë kishte shkuar në pjesën më veriore të Shqipërisë, në rrethinën e Bjello Poljes dhe Novi Pazarit, për të ngritur në këmbë edhe shqiptarët e kësaj ane. Në Pejë, Xhafer Tajar Beu me 8 batalionet që kishte ende në disponim, mundohej ta ruante pushtetin që i kishte mbetur perandorisë në këtë pjesë të Shqipërisë. Në rajonin e tij gjendeshin disa magazina të mbushura me armatim të cilave kryengritësit ia kishin vënë syrin. Në Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Vuçitërnë kryengritësit kishin themeluar pushtetin e tyre. Edhe disa jo shqiptarë që ishin në shërbim të perandorisë iu bashkuan kryengritësve. Pjesa tjetër e administratës dhe ushtrisë otomane kishte ikur nga Kosova për t’u strehuar në Shkup. Nënkonsulli britanik shkruante, duke u habitur, për disiplinën e lartë që aplikonin kryengritësit shqiptarë. Rendi dhe qetësia në këto vende nuk ishte prishur përkundër kryengritjes masive. Rrugët e Prishtinës ishin të qeta sikur ato të Shkupit. Madje, qytetarët e Prishtinës kishin dalë në votime dhe kishin zgjedhur kryetarin e ri pasi që mytesarifi kishte ikur. Njësoj, të qeta, ishin edhe qytetet tjera të Kosovës. Qarkullimi i komunikacionit hekurudhor, nga Shkupi nëpër Prishtinë e deri në Mitrovicë dhe anasjelltas, funksiononte si në ditët më të mira të pushtetit otoman. Nënkonsulli njoftonte Londrën se kryengritja së shpejti do të përfshinte pjesën jug-lindore të Shqipërisë që për qendër kishte Shkupin. Garnizoni ushtarak otoman në Shkup (brenda në

qytet) numëronte më shumë se 1000 ushtarë të organizuar në tri batalione të këmbësorisë dhe një të inxhinierisë. Informatat e nënkonsullit bënin me dije se ushtarët otomanë dhe shumica e oficerëve të tyre kishin dhënë shenja se nuk do të luftonin kundër kryengritësve shqiptarë të cilët i konsideronin vëllezër pasi që ishin myslimanë. Sipas nënkonsullit, edhe sikur situata të ishte ndryshe dhe qëndrimi i ushtrisë otomane të ishte i pafavorshëm ndaj shqiptarëve, kjo ushtri nuk do të kishte gjasa t’i përballonte vrullet e sulmeve të kryengritësve që do të vinin nga Kosova. Për suksesin e shtrirjes së kryengritjes nënkonsulli theksonte se meritat ishin të Hasan Bej Prishtinës. Ai kishte komunikuar me Hasan Beun por nuk kishte arritur ende ta mësonte në tërësi qëllimin kryesor të kryengritjes. Hasan Bej Prishtina ia kishte përsëritur diplomatit britanik se një nga qëllimet ishte shpërndarja e Parlamentit Otoman dhe organizimi i zgjedhjeve të reja. Kërkesa tjetër ishte njohja e alfabetit shqiptar që duhej ta bënte Porta. Hasan Beu kishte shtuar se qëllimi i shqiptarëve ishte që negociatat me Portën të fillonin dhe të kryheshin sa më shpejt. Numri i kryengritësve vetëm në rajonin e Prishtinës konsiderohej të ishte nga 20 000 deri në 25 000 veta të armatosur. Hasan Beu konsideronte se do të lindnin vështirësi për shqiptarët nëse gjërat vonoheshin pasi që do të lindnin problemet e ushqimit të këtyre njerëzve. Puna vështirësohej edhe më shumë kur dihej se koha për korrje po afrohej dhe ata që duhej të ishin në ara tashti ishin të zënë me punët e pushkës. Nëse Porta nuk interesohej për negociata, Hasan Bej Prishtina i kishte dhënë shenja nënkonsullit se kryengritësve nuk do t’u mbetej tjetër pos të sulmonin Shkupin.

Informatat e nënkonsullit bënin me dije se prijësit e kryengritjes nuk ishin unik në qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre. Sipas këtyre informatave, Hasan Beu ishte në favor të negociatave me qeverinë otomane kurse Riza Beu ishte që pas marrjes së Shkupit duhej marshuar në drejtim të Selanikut ku duhej vendosur pushtetin pa humbur kohë . Me 14 gusht, nënkonsulli lajmëroi për hyrjen e kryengritësve shqiptarë në Shkup. Që nga mëngjesi i asaj dite mijëra shqiptarë të armatosur kishin ardhur në qytet me tren, në këmbë dhe me mjete tjera transporti. Në anën e shqiptarëve qëndronin edhe dy batalione otomane. Numri i shqiptarëve të armatosur por dhe të paarmatosur e që ishin në disponim për luftë dhe që ishin vendosur në qytete dhe fshatra përreth, sipas nënkonsullit, arrinte shifrën 16 000. Situatën e dy ditëve të para, kur Shkupi ra në duart e kryengritësve shqiptarë, nënkonsulli britanik e përshkruan me sa vijon: “Gjatë 48 orëve të fundit në Shkup kanë ardhur Riza Beu, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi kurse Jahja Aga i Prizrenit dhe Mehmet Pasha i Tetovës janë ende në Prishtinë duke zhvilluar negociata. Negociatat duket se po zhvillohen në favor të shqiptarëve. Valiu është udhëzuar për amnisti të përgjithshme dhe dëgjoj se Porta ka pranuar të gjitha pikat pos asaj që ka të bëjë me bartjen e armëve”. Raportimet vijuese të nënkonsullit britanik, Walter Peckham, bëjnë me dije se të gjithë udhëheqësit shqiptarë, pos Hasan Bej Prishtinës, me 20 gusht e lëshuan Shkupin. Kryengritësit nuk morën rrugën për të shti në dorë Selanikun, siç kishin planifikuar, dhe siç mund ta merrnin me lehtësinë që morën Shkupin.

PUNTO

112 ASKEW ROAD SHEPERS BUSH LONDON W12 9 BL

-Nese deshironi te kaloni nje darke te paharrueshme -Nese deshironi te shijoni nje kuzhine te mrekullueshme BAR RESAURANT PUNTO -Vend ideal per te gjitha festat tuaja familjare, ditelindje, fejesa martesa etj, deri ne 100 veta -Ejani dhe binduni se nuk do te gjeni vend më fantastik

TEL: 02087404767

histori

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 18

1912 / KONFERENCA E AMBASADORËVE NË LONDËR NJOHJA NË PARIM E SHTETIT SHQIPTAR
NGA KASTRIOT DERVISHI
uke filluar nga 8 tetori 1912 e deri në fillim të dhjetorit 1912 aleanca ballkanike serbo – greko – malazeze – bullgare e nxitur prej Rusisë, kishte pushtuar gati gjithë territoret europiane të Perandorisë Osmane. Me përjashtim të pjesës së Egjeut si dhe të Maqedonisë Perëndimore, i gjithë territori tjetër i pushtuar nuk ishte gjë tjetër veçse territor shqiptar i banuar në pjesën dërrmuese të tij nga shqiptarët. Lakmia grabitqare e fqinjëve tanë për të zhdukur çdo gjë shqiptare e bazuar në platforma antishqiptare të përpunuara vit pas viti, kishin bërë që ndaj shqiptarëve të viheshin në zbatim masakra të pashembullta të spastrimit etnik. Një popull i pambrojtur u gjend kështu i vetëm përballë një aleance grabitqarësh që nuk luftonin për kurrfarë parimi veç plaçkitjes dhe hajdutërisë. Fuqitë e mëdha të kohës, e kishin shqetësim prej kohësh gjendjen në Ballkan. Me përjashtim të Rusisë ata e shihnin që gjendja e re e krijuar nuk i shërbente stabilitetit në rajon nga njëra anë si dhe rriste orekset e ekspansionit rus jo vetëm mbi Ballkanin por edhe me pjesën tjetër të Europës. Më 3 dhjetor 1912 Perandoria Osmane e paaftë të përballonte sulmin që iu bë pranoi diskutimin e territorit të saj në një konferencë midis fuqive. Austro – Hungaria dhe Italia, të interesuara ishin më afër interesave të Shqipërisë. çështja e Adriatikut, aq e brishtë ato çaste, e bënte të domosdoshme krijimin e një shteti shqiptar në kundërshtim me çdo pretendim grabitqar të Rusisë me aleatet e saj në Ballkan. Kundërshtare e rreptë e krijimit të një shteti normal shqiptar ishte Rusia. Roma dhe Vjena përkrahën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë si dhe njohën qeverinë e parë shqiptare.

D

Më 17 dhjetor 1912 për herë të parë u njoh në parim krijimi i një shteti shqiptar
Gjirokastrës dhe përfundonte në kepin e Stillos. Më 11 qershor ambasadorët e Romës dhe Vjenës deklaruan se e kishin të pamundur të ndryshonin propozimin e tyre. Ndryshime të tjera priteshin të ndodhnin pasi më 30 maj 1913 në Londër, u nënshkrua traktat i paqes midis Serbisë, Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane. Si pasojë edhe çështja shqiptare do të merrte zgjidhje për pak kohë. Më 15 korrik 1913, Austro – Hungaria dhe Italia paraqitën një projekt të përbashkët në lidhje me statusin e ri të Shqipërisë, sipas së cilit kjo e fundit duhej të “formohej si principatë autonome dhe e trashëgueshme sipas radhës së paralindjes, nën garancinë e 6 fuqive të mëdha”, të shkëputej çdo lidhje me Perandorinë Osmane, të ishte neutrale dhe nën garancitë e fuqive të mëdha; kontrolli i administratës civile dhe ushtarake t’i besohej një komisioni ndërkombëtar të përbërë nga 6 fuqitë; mbreti i ardhshëm të caktohej brenda 6 muajsh, etj. Më 29 korrik 1913, në bazë të këtij propozimi fuqitë e mëdha dhanë vendimin përfundimtar në lidhje me Statusin e Shqipërisë të përbërë nga 11 nene. Në këtë vendim, ruheshin pikat e sipërpërmendura të propozimit të Vjenës dhe të Romës si dhe i caktohej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, një mandat fillestar 10-vjeçar, i ngarkuar ky edhe me hartimin e statutit të shtetit. Ndërkaq qetësia dhe siguria e brendshme, iu ngarkuan xhandarmërisë, për organizimin e së cilës u caktua Suedia. Pasi kjo hoqi dorë, u ngarkua Holanda. Pas mbarimit të kësaj çështjeje, përfaqësuesit e fuqive diskutuan më 5 gusht për kufirin jugor të Shqipërisë mbi bazë të propozimeve të Vjenës dhe të Romës. Më 11 gusht 1913, u dha edhe vendimi përfundimtar në lidhje me kufirin jugor të Shqipërisë dhe përcaktimi në vend iu la një komisioni ndërkombëtar i cili duhej të fillonte punë më 1 shtator e të përfundonte më 30 nëntor 1913. Ky kufi është përafërsisht ky e sotmi. Vendimi i 11 gushtit përbëhej nga 11 pika kryesore. Sipas tij Greqia duhej të zbrazte truallin shqiptar brenda një muaji pas përfundimit të punës së komisionit. Duke përfituar nga një pikë e tillë, grekët vazhdimisht i nxorën pengesa komisionit të kufirit.

shtrirjes së mëtejshme të sllavizmit në Ballkan, ndërsa dy të tjerat si përkrahëse të shteteve ballkanike mëtuese ndaj Shqipërisë, mbështesnin interesat e tyre. Në ditën e parë të konferencës, u pranua krijimi i një shteti autonom shqiptar i varur nga Perandoria Osmane. Në këtë mbledhje përfaqësuesi i Vjenës, konti Mensodorf tha se qeveria e tij ishte e mendimit që asnjë territor shqiptar të mos shkëputej nga Shqipëria e ardhme. Në lidhje me këtë pikë përfaqësuesi rus ishte shprehur kundër.

mbështetën “arsyetimet” e tyre në kolonat “strategjike”, “ekonomike”, “etnologjike dhe qytetëruese”. Ata mëtonin trojet shqiptare që përfshiheshin brenda vijës Himarë – Pogradec. Si “argumente” kryesore të tyre, grekët paraqisnin ato “historike” dhe “fetare”, të cilat ishin thellësisht të gënjeshtërta dhe nuk bazoheshin në asgjë të vërtetë.

Kërkesa serbe
Po në janar 1913, paraqiti memorandumin e saj edhe Qeveria Serbe. “Argumentet” e saj bazoheshin “në të drejtën” serbe për “Serbinë e vjetër” (siç e quanin ato Kosovën) gjatë mesjetës. Serbët mëtonin trojet në të djathtë të rrjedhës së Drinit.

Kërkesa e Vjenës
Më 20 dhjetor 1912, Austro – Hungaria paraqiti projektin fillestar mbi Shqipërinë ku ripërsëritej sërish kërkesa e datës 17 dhjetor. Austro – Hungaria kërkoi për Shqipërinë 48 mijë km2. Kjo kërkesë, por të realizohej do të ishte një gjë shumë pozitive për të ardhmen e shtetit shqiptar.

Kërkesat e tjera
Më 6 shkurt 1913, përfaqësuesi i Gjermanisë paraqiti projektin e tij për kufirin verior dhe lindor të Shqipërisë, sipas së cilit Plava e Gucia mbeteshin jashtë Shqipërisë, ndërsa brenda saj, Gjakova e Dibra. Më 13 shkurt 1913 përfaqësuesi i Rusisë paraqiti projektin e shtetit të tij në formën e kundërpropozimeve ku parashikoheshin lëshime të ndjeshme së favor të Serbisë dhe të Malit të Zi. Si kufi verior dhe lindor i Shqipërisë, propozohej lumi Drin. Më 19 mars 1913, Austro – Hungaria dhe Italia paraqitën projektin e përbashkët për kufirin jugor të Shqipërisë me pikënisje nga Shën – Naumi duke vazhduar në liqenet e Prespës, afër Kosturit e Grebenesë (duke i lënë këto jashtë Shqipërisë), një pjesë të Çamërisë dhe duke përfunduar në portin e Spiancës. Kjo kërkesë e tillë bëhej pas rënies së Janinës në duar të forcave greke. Nëse ky qytet do të ishte mbajtur, me siguri që kërkesat do të ishin më të mëdha. Dy ditë më vonë, këtë dy shtete kërkuan që të përfundohej sa më shpejt kufiri i Shqipërisë dhe të largoheshin trupat e huaja nga trualli

Konferenca
Fuqitë e kohës, Austro – Hungaria, Rusia, Franca, Italia dhe Gjermania pranuan idenë të mblidheshin në shtetin më të fuqishëm të kohës në Britaninë e Madhe për të diskutuar vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit. Këto shtete vendosën përfaqësimin me ambasadorë (përkatësisht Mendorf, Benkendorf, Cambon, Imperiali, Lichnowski), ndërsa vendi mikpritës Britania e Madhe me ministrin e Jashtëm Edward Grey. Palët e përfshira në konflikt kishin të drejtë vetëm të paraqisnin mëtimet e tyre dhe jo të merrnin pjesë në konferencë, e cila pasi Perandoria Osmane kishte kërkuar paqe, u hap më 17 dhjetor 1912 duke pasur si objekte themelore të saj, të ardhmen politike të Shqipërisë dhe caktimin e kufijve të rinj në Ballkan. Më të interesuara për çështjen shqiptare u shfaqën Austro – Hungaria, Italia, Franca dhe Rusia. Dy të parat kishin si qëllim kryesor pengimin e

Kërkesa shqiptare
Më 2 janar 1913, paraqiti kërkesat e saj edhe Qeveria e Vlorës, e përfaqësuar nga Rasih Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga. Qeveria e Vlorës kërkoi një kufi që të fillonte nga kufiri ekzistues me Malin e Zi e duke vazhduar me zonat e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit, Meçovës e Prevezës. Më 25 janar 1913 këtij memorandumi iu bashkëngjit edhe një shtojcë me të dhëna statistikore mbi karakterin etnik të trojeve shqiptare. Në thelb Qeveria e Vlorës kërkoi 57 mijë km2.

Kërkesa greke
Një ditë më vonë, Qeveria Greke paraqiti memorandumin e saj, në të cilin e quante “luftë çlirimtare” pushtimin e viseve shqiptare. Grekët i

i shtetit të ardhshëm shqiptar, qoftë ky i pavarur apo autonom. Në këto kushte, kur kërkohej përfundimi i çështjes së kufijve, Konti Berthold hoqi dorë edhe Gjakova, por këmbënguli që Shkodra t’i përkiste patjetër dhe me çdo kusht Shqipërisë. Njoftimi i përbashkët i Romës dhe i Vjenës kërkonte pushimin e menjëhershëm të luftimeve dhe largimin e shpejtë të forcave ushtarake të shteteve pushtuese. Më 22 mars 1913, konferenca e Ambasadorëve mori vendimin e parë në lidhje me kufirin verior dhe verilindor të Shqipërisë që është në vija të përgjithshme (delimitacion) kufiri i sotëm. Ndërkohë Greqia luajti politikisht me elemente të tjera sikur gjoja popullsia në Shqipëri kërkonte bashkim me Greqinë. Kështu disa “banorë” të Korçës i drejtonin Konferencës së Ambasadorëve dhe Edwaryt Grey-t, në prill 1913 një letër ku kërkonin bashkim me Greqinë, falënderonin “ushtrinë e lavdishme greke”, kritikonin “disa të ashtuquajtur bashkatdhetarë të cilët u zhvendosën nga Egjipti e Rumania” që sipas tyre nuk paraqisnin asgjë në mendimin e Korçës. Në thirrje thuhej se gjoja e gjithë popullsia, burra gra e fëmijë, “të mbledhur në një asamble plenare”, kishin pranuar të nënshkruanin bashkimin me Greqinë. Caktimi përfundimtar delimitacion i kufijve të sipërpërmendur, zgjoi edhe njëherë interesin në lidhje me statusin e ardhshëm të Shqipërisë në kushtet kur Perandoria Osmane kishte një shkëputje tokësore nga shteti autonom shqiptar. Për një gjë të tillë, diplomacia e Vjenës dhe Romës filluan të përpunojnë projektin e një shteti të pavarur shqiptar. Më 21 maj 1913, ata bënë propozimet e tyre në lidhje me kufirin jugor të Shqipërisë, duke marrë parasysh atë që kishte ndodhur në terren dhe kundërshtitë në lidhje me propozimin e parë. Edhe ky propozim fillonte nga Shën Naumi, i linte Shqipërisë krahinat e Korçës dhe

intervista english
Çfarë ka ndodhur gjatë viti 2012 në Programin Shpresa? Ne kemi vazhduar te ofrojmë të gjitha shërbimet tona nëpërmjet projekteve të ndryshme si : · Projektet për Gratë · Vullnetaret · Fëmijët dhe të rinjtë · Campaign · Aktivitete kulturore dhe artistike Në zonat Newham, Barking, Dagenham, Redbridge, Haringay, Enflield ,Fulham dhe Hamersmith si dhe kemi zgjeruar aktivitetin tonë në tre zona të reja; zonat Barnet, Kensington dhe Chelsea and Grays Madje këtë vit kemi ofruar shërbimet tona edhe tek 6 komunitete te tjera si ai Polak, Lituanez, Portugez, Eritrean, Somalez. Shpresa merret si një nga organizatat me te mira , inovative për pune qe bën. Këtë vit Drejtuesja e Shpresa Programme u Nominua për çmimin gruaja emigrante e viti dhe mori çmimin ‘’the first runeer up’’ (çmimin e dyte) Shpresa Programme mori çmimin prestigjioz ‘’Special distinction’’ për projektin e mësimit plotësues te akorduar nga NRC U dominua për çmimin Peace award to accorduar nga Komuna e Barking and Dagenham U dominua dhe mori çmimin ‘’Community of the year’’ nga London Citizens Shpresa ka bërë të mundur që të ngrejë fonde të mjaftueshme që të vazhdoje të ofroj të gjithë shërbimet që ajo ka ofruar në bazë kërkesave të përdoruesve të saj. Gjithashtu puna në bashkëpunim me organizata të tjera si shkollat angleze, Ëomen’s Therapy Centre, Ramp, Ramfel, MRCF, training centre such as CSM, ka bërë të mundur që ne të maksimizojmë shërbimet që në ofrojmë si dhe të krijoje një zgjidhje afatgjatë për disa nga problemet me të cilat përdoruesit e Shpresa Programme po përballeshin . Më poshtë po jap një shembull: Një numër përdoruesish po përballeshin me probleme mendore si stresi, depresioni, PSTD etj. Për ta adresuar këtë problem ne punuam me ËTC në mënyre qe ata te kishin njohuritë e duhura për nevojat e komunitetit tonë. Pas një pune tre vjeçare ata kanë punësuar një terapiste qe flet shqip, ofrojnë crèche për fëmijët e grave të cilat janë duke marrë terapi gjatë kohës qe ata marrin terapinë, si edhe tashmë mundësojnë qe terapia te merret ne zonat ku ata jetojnë. Aktivitete këtë vit kane qene të njëpasnjëshme , u festua Pavarësia e Kosovës, Festat e mësuesit dhe grave, Festa e fëmijëve, Lojërat Olimpike, Dita e gjuhës Evropiane, Black history month, festa e pavarësisë së Shqipërisë. Në këto aktivitete jo

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 23 faqe 19

Gëzuar nga Shpresa Programme
vetëm u festua por u kthyen në panaire për punësim dhe informacion se si të kujdesemi për shëndetin. Vlerësimi i ndikimit që shërbimet e “shpresës” kanë në përdoruesit e tyre vazhdon duke kombinuar vlerësim neper grupe si edhe nga Vleresues të pavaruar nga institucione te tjera si UEL, Apo Goldsmith university apo eksperte si Jonathan Ellis and Raymonde Sneedon, Vitin e kaluar Shpresa Programme ndërmori një iniciativë të gjerë për të rishikuar edhe një herë të gjitha shërbimet që ofron, cilësinë e tyre duke përfshirë një numër metodash, Grupe të vogla ( ndryshe të quajtura focus group) me të gjithë grupmoshat dhe , organizoi Kongresin e Fëmijëve dhe të të rinjve, pyetësorë, telephone interviews, research, away day. Për këtë Shpresa Programme rekrutoi një numër ekspertësh të cilët ishin të njohur për punën e tyre cilësore në këtë drejtim, disa prej tyre ofruan shërbimin e tyre falas dhe disa ishin të punësuar. Si rezultat i kësaj pune të madhe të bërë, Shpresa ka biznes planin e saj 5 vjeçar, Ka përfunduar strategjinë për marketingun dhe po punon në këto momente për të përfunduar strategjinë në fundraising . Nëse dëshironi te shikoni disa nga keto vlerësime dhe evaluation iu lutem vizitoni ëebsiting www.shpresaprogramme.com, facebook.com/shpresa.programme http://shpresablog.blogspot.co. uk/ Aktivitetet individuale qe zhvillohen në çdo shkolle janë; · mësim i Gjuhës shqipe · mësim i valles tradicionale · Fotografi · sport( futboll, basketboll, topa luftash, gjimnastike për gra) · Drama · Aktivitete kulturore · Informacione, këshillime dhe udhëzime në fusha të ndryshme( benefits, DV, immigration, shëndet, punesim · Panaire per punësim, dhe si të kujdesemi për shëndetin · Punë vullnetare dhe eksperience pune · Trajnime ( accredited (TA +childcare ) ndihmës mësuese, menaxhim, Customer services, First Aid, teaching at supplementary school, leadership, mentoring and befriending, public speaking, presentation) · Trajnim për komunitete e tjera ‘’ Together ëe can make a difference’’ - si të ndërtojnë organziata te suksesshme si Shpresa Programme · Përkthim · Mentoring(udhëzime) Për të rritur eksperiencën,ekspertizën dhe për të qenë me efikase në camapign Shpresa ka punuar ne bashkëpunim me Carniegie, dhe Sheila McKechnie Foundation, London citizens Çfarë do të vazhdoje Shpresa të ofroje vitin që vjen? 1.Projekti për gratë në bashkëpunim me Ëomen’s Therapy Centre, Praxis, RAMP dhe Ramfel ofron në 9 komuna të Londrës, Neëham, Redbridge, Barking, Dagenham, Enfield, Harigay, Grays, Fulham, Hamersmith , Barnet, Kensington dhe Chelsea këto shërbime: 1 Grupe javore suportuese për gratë që kanë për qëllim të informojnë, trajnojnë , supportojnë dhe ndihmojnë në fusha të ndryshme si punesim, si të ndihmojmë fëmijët, shëndetin mendor e shumë të tjera. 2 ndihmë në benefits dhe immigration, shëndet 3 eksperience pune 4 Trajnime te ndryshme te bazuar ne kërkesat e grave 5 Panaire punësimin dhe shëndetin 6 Aktivitete kulturore 2. Projekti I fëmijëve dhe të rinjve në bashkëpunim me 8 shkolla të komunave të mësirpërme ofron 1 Mësime të gjuhës dhe valles tradicionale 2 Aktivite sportive ( Karate, futboll,kickboxing lojra tradicionale) 3 Art( photografi, drama) 4 Mentoring 5 Koncerte të ndryshme 6 Çmime për punën dhe arritjet e të rinjve 7 trajnime te shumta 8 projekte te ndryshme 3. Campaign(fushata) Shpresa e shikon ndërgjegjësimin e njerëzve për të vlerësuar forcën që ata kanë për të ndryshuar jetën e tyre si një forcë që con shoqërine përpara dhe sjell ndryshimet e dëshiruara. Ajo ka qenë e suksesshme në dy iniciativa lokale: 1 Gjetjen zgjidhje për të ndihmuar ata që nuk kane llogari bankare të kenë një të tillë. 2 Gjetjen e zgjidhjes për të gjithë ata shqiptarë nga Kosova që nuk ndihmoheshin nga Ambasada Serbe për të marrë certifikatën e nënshtetësisë kur Kosova ende nuk e kishte shpallur Pavarësinë, dhe më pas kur Ambasada Kosovare nuk kishte filluar veprimet diplomatike në MB,të kishin mundësi te pajiseshin me Dokument udhëtimi( travel document) Gjithashtu Shpresa po punon në bashkëpunim me Telco, Refugee Council , End child Poverty , York Refugee Action që të kontribuoje në campaign e iniciuara prej tyre por që afektojnë edhe komunitetin tonë . Këto campaign janë : 1 Strangers into citizens - nga te panjohur ne shtetas 2 Right to ëork - e drejta për pune 3 Safer city Campaign - qytet i sigurt Gjithashtu Shpresa ka iniciuar një numër fushatash 1 Stop dhunës në familje 2 Përdor fuqinë tënde nëpërmjet votës 3 regjistro gjuhen shqipe si GCSE . kjo campaign ka arritur në fazën e fundit duhet te mbledhim 100 000 pound. Për këtë kemi ngritur nje ëebsite nëpërmjet së cilës këto dhurime mund te bëhen https://localgiving.com/charity/shpresa 4. Shpresa Programme gjithashtu do të vazhdoje, vazhdon të punoj me RAMP, Praxis dhe RAMFEL, MRCF, Ëilson solicitors and Cleveland solicitors për të ofruar këshillime në fusha të ndryshme . 5. Shpresa do te vazhdojëe të ofrojë eksperiencë pune dhe punë vullnetare për përdoruesit e saj si edhe për ata që duan të përmirësojnë vetitë dhe njohuritë që kanë .Një numër i madh vullnetarësh trajnohen dhe punojnë tek Shpresa programme. Vite më parë Shpresa iu bashkëngjit iniciativës TRAIN TO GAIN një iniciative e Qeverise Angleze e cila maksimizoi kapacitetin e Shpresës për të ofruar trajnime që janë të kualifikuar(NVQ 2 dhe 3) Në këto momente 45 vullnetarë dhe staf që po trajnohen në child care,TA, management dhe advise. Këto trajnime e bazojnë mësimin në praktike , në eksperiencën e tyre, pra që nuk kanë nevojë të shkojnë në kolegj dhe të japin provime por puna e tyre do të vlerësohet ne baze te eksperiencës dhe portofolios së përgatitur. Çdo vit Shpresa ofron 50-70 vende për pune vullnetare dhe këtë vit ne kemi pranuar edhe nga komunitete e tjera të cilët po bëjnë studimet e tyre (PHD) Suporti dhe mundësitë që vullnetaret marrin nga përfshirja e tyre tek Shpresa ka ndihmuar një numër të madh prej tyre që të zënë vende pune të dëshiruara. Si është Shpresa e ndërtuar? Ajo është e regjistruar si Charity dhe Company LTD, Kjo do të thotë që procedurat financiare dhe projektet qe zhvillohen kontrollohen nga charity Commission dhe Companise house. Llogarite financiare oditohen cdo vit nga professional perpara se te dergohen ne insituticionet e mesiperme. Bordi drejtues është i përberë nga njerëz që i përkasin komunitetit Shqiptar dhe nga komunitete të tjera por që kane eksperience në fusha të ndryshme dhe janë këta që përcaktojnë dhe kontrollojnë që vizionin e Shpresës është i qarte dhe i vënë në praktikë nga punonjësit. Shpresa ka 3 punonjës full time , 2 part time dhe 3-6 punonjës sezonal si edhe 70 vullnetare. Çfarë procedurash ka Shpresa që të siguroje cilësinë e punës së saj? Shpresa ka nje numer politikash dhe procedurash të cilat përcaktojnë sesi ne duhet t’i zhvillojmë aktivitetet ditore · Health and safety, · safeguarding children and vulnerable people, · Volunteering policy, · financial procedures, · Confidentiality procedure · Equal opportunities statement Shpresa ka kaluar PQASSO level 2 dhe Special Disctinction për projektin e mësimit plotësues Cilat janë sukseset e Shpresës ne vite ? Me punën tone kemi krijuar një model që është vlerësuar si shumë efektive si dhe kemi marre një numër çmimesh për kontributin e punës tone në shoqëri: 1 Dhjetor 2004 ftuar Nga kryeministri Toni Blair për punën krijuese në komunitet dhe shërbimet efikase te ofruara komunitetit shqiptar 2 Qershor 2006 marrë çmimin e madh të Queens Award për sektorin vullnetar i cili iu prezantua Shpresës nga përfaqësuesi i Mbretëreshës Kolonel Dudding në “ Albanian summer day” që u mbajt në Central Park ku rreth 2000 shqiptarë morën pjesë. 3 Korrik 2006 ftuar nga Mbretëresha e Anglisë ne Garden Party në Buckimngham Palace 4 Korrik 2007 dy anëtarët të bordit Fisnik Panxhi dhe Bedrije Heta u ftuan pritje ne Buckimgham Palace nga mbreteresha e anglise 5 December 2007 ftuar nga kryeminsitri Toni Blair dhe gruaje e tij për të marrë pjesë në nje pritje të shtruan në No. 10 6 Ne verën e vitit 2008 morëm çmimin “best commuity group” I dhënë nga Newahm children’s Parliament 7 Ne vjeshte të vitit 2008 morëm çmimin e dhënë nga PCT Newahm “ communities of helath” për ndikimin e punës tonë ne përmirësimin e shëndetit të përdoruesve tanë. 8 Korrik 2009 Shpresa e ftuar nderi tek Social enterprise award ceremony në Buckingham palace 8 Shpresa ka siguruar kontratën 15 vjeçare për godinën tre katesh të cilën po e përdor për nevojat e saja si edhe për të ofruar zyra ose dhoma takimi për individë apo organizata që kanë qellim të sjellin ndryshim pozitiv në komunitet. 9 Shpresa bashkëpunon me 9 shkolla angleze për të zhvilluar aktivitetet e saj dhe suksesi i projektit ka qenë i tillë që të gjitha shkollat e ofrojnë ambjentet e tyre falas 10 Shpresa mori çmimin ‘’Gold’’ national resource centre 2010 11 Në 2011 Shpresa mori çmimin ‘’ Special supplemantray school ‘’ NRC vetëm 5 shkolla e kane këtë çmimin ne MB 12 Community of health – u rinovua përsëri për tre vitet e ardhshme 13 Peace award Tetor 2012 14 City Safe Champions tetor 2012 - telco 15 Community of the year tetor 2012 London citizens 16 Shpresa festoi gëzueshëm edhe 10 vjetorin e saj te punës. Viti që vjen e gjenë Shpresën në baza të mira pune dhe me një plan pune te qarte. Këtë vit mbyllet plani ynë 3 vjeçar nga 2009-2013 dhe vazhdon konsultimi masiv , puna për të zhvilluar planin tjetër 5 vjeçar 2014-2019 Kjo pune kaq e madhe nuk do të kishte ndodhur kurrë pa vizionin e qartë që bordi drejtues ka vene për Shpresa Programme, pa stafin e mrekullueshëm, tejet e të përkushtuar dhe të palodhur qe e implementon këtë vizion dhe që mbështet të rinjtë , gratë , fëmijët, vullnetaret, partneret dhe të tjerë në çdo mënyrë dhe kohe, pa ndihmën e prindërve dhe të partnerëve tanë qe kane maksimizuar impaktin e punës tonë. Edhe një herë iu urojmë të gjithë shqiptareve kudo që janë dhe veçanërisht të gjithëve atyre që janë në kontakt me Shpresa Programme: GEZUAR! Suksese në punë dhe në jetë si edhe harmoni familjare! Bisedoi: B.Metalia

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 20

Address 61 Birkenhead Street London, WC1H 8BB Telephone +44 20 7843 4344 Fax +44 20 7843 4334 E-mail enquiries@cg-law.co.uk DX CG LAW 37912 KINGS CROSS www.cg-law.co.uk

Për çështje emergjencie apo përfaqësim ligjor në STACIONET E POLICISË kontaktoni Xhemilin 24/7

07958679888

CG LAW NË NDIHMË TË KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANI
ë zyrën e “CG LAW SOLICITORS” në Kings Kross gjetëm Venerën dhe Cemil që po na prisnin për një intervistë në këtë numër special. Ata janë dy partner të kësaj kompanie të themeluar përpara 35 vitesh në Londër dhe ne u munduam që të marrim sa më shumë informacione për t’u gjendur sa më afër komunitetit shqiptar në Britani që të mund të ndihmojmë sa më shumë bashkatdhetarët tanë.

N

çështjet e tyre ligjore dhe të jenë fitues” Ajo sygjeron bashkëatdhetarët tanë të Britanisë që përballen me këto çështje, që përpara se çdo moment të kontaktojnë avokatin , në mënyrë që të shmangin çdo problematikë që mund të hasin. Venera sjell në vëmendje shembullin e atyre njerëzve që duan të bëjnë bashkim familjar, por nuk janë në dijeni për ndryshimet e vazhdueshme te ligjeve të emigracionit, madje as që e kanë idenë që për bashkim familjar një garantues duhet të ketë të paktën 18600 paund të ardhura vjetore, shtëpi të bollshme, dokumente që vërtetojnë për pagesën e council taks, rrymës, ujit ,etj. Ne ua përgatisim dosjet klientëve tanë duke i ndihmuar ato që të plotësojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që çështja e tyre te jetë fituese. Të njëjtën gjë bëjmë edhe për ata që duan të vijnë si student ,si të punësuar etj.

PERSONAL INJURY Por emigracioni nuk është e vetmja fushë ku kjo kompani po u shërben bashkatdhetarëve tanë prej vitesh. Çështje të tjera siç janë ndihma për të aksidentuarit në punë apo në trafik është një fushë tjetër që mbulohet prej saj. Cemil që është edhe drejtuesi i kësaj firme sygjeron se është shumë e rëndësishme që në momentin e parë nëse u ndodhë një aksident të kontaktojnë në mënyrë që çështja e tyre të zgjidhet sa më shpejt dhe të marrin dëmshpërblimin që u takon. Po jo vetëm në këtë aspekt por për çdo çështje ligjore. Marrja e ndihmës profesionale shkuron kohë dhe mbron të ardhurat e klientëve. Në rast të një “nisje të mbrapshtë” të cështjes së tyre, sidomos kur nuk kontaktojnë me avokatin, e sidomos me avokatët profesionistë, është shumë më e vështirë dhe më e kushtueshme riparimi i problemeve që mund të shkaktohen dhe natyrisht merr më shumë kohë.

EMIGRACIONI Në bisedën shumë miqësore me Venerën mësuam se emigracioni ka qenë fusha që kompania e tyre ka ndihmuar shumë e shumë mërgimtar shqiptarë . Mësojmë se ka një rritje të konsiderueshme të kërkesave për azil si dhe vazhdojnë të jenë gjithmonë në rritje kërkesat për bashkime familjare. “Është shumë e rëndësishme, thotë Venera, që përpara çdo veprimi bashkatdhetarët tanë duhet të kontaktojnë me avokatin në mënyrë që të përgatitin në mënyrë profesionale

Cemil Gursel juristi i mirënjohur i çështjeve më të vështira
Kjo kompani u ofron edhe një laptop falas të gjithë atyre që kanë patur aksident dhe çështja e tyre del fituese. Vlen për tu theksuar se disa mërgimtarë mbase nuk e dinë që mund të kompensohen edhe në rast se kanë patur ndonjë aksident qoftë edhe tre vitet e fundit dhe që nuk ka qenë faji i tyre. Për çdo çështje kjo kompani ofron ndihmën profesionale. KRIME Ndihmë gjithashtu japin edhe në fushën e krimit. Në çdo moment 24/7 ata i përfaqësojnë klientët e tyre në polici apo në të gjitha shkallët e gjykatave apo nëpër burgje. Partnerët e kësaj kompanie Venera dhe Cemil urojnë klientët e tyre dhe të gjithë komunitetin shqiptar në Britani Gëzuar Vitin e RI 2013.

GOODRIDGE CONSULTANCY LTD
As a firm of Accountants, we provide the following services:

- Statutory Accounts Preparation - Corporation Tax and Self-Assessment - VAT returns preparation - Business Planning - Tax Planning Tel: 01375372363 MOB:07985137046

www.facebook.com/thealbanian.co.uk
ë kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, në ambjentet e Hotel Sheratonit në Tiranë, u promovua libri dokumentar “Çamët, Shqiptarët e Greqisë-Një Histori e Dokumentuar”, një tjetër vepër kjo e studiuesit dhe historianit shqiptar Bejtullah Destani në bashkëpunim të ngushtë me albanologun kanadez Robert Elsie. Libri i botuar nga kompania prestigjioze I.B.Tauris-Londër, në bashkëpunim me Qendrën për Studime Shqiptare-Londër, sjell në duart e lexuesit 112 dokumenta origjinale, midis viteve 1880-1960, në gjuhën angleze, të pabotuara më parë, dokumenta këto të arkivit Kombëtar Britanik, që flasin për çështjen Çame dhe dramën e popullsisë së këtyre trevave. Libri ilustrohet me harta të cilat tregojnë kufirin shqiptaro-grek në vitet 19131920, kohë në të cilën është humbur Çamëria. Së bashku, këto dokumenta adresojnë të gjitha periudhat e dëbimit me dhunë të popullsisë çame nga Greqia. Publikimi i tyre përbën një kontribut historik të pashembullt të historisë së Çamërisë. Ky libër do të jetë thelbësor për studiuesit e historisë së Ballkanit, politikës dhe të drejtave të njeriut. Ai do të ofrojë një pasqyrë interesante për një nga tragjeditë e harruara të shekullit të njëzetë-të. Duke folur mbi rëndësinë e këtij botimi, Prof. Dr. Noel Malcolm,

faqe 21

N

Çamët, Shqiptarët e GreqisëNjë Histori e Dokumentuar
Promovohet në Tiranë, libri “The Cham Albanians of Greece-A Documentary History”.

anëtar i Akademisë Mbretërore Britanike dhe pedagog në Universitetin e Oxford-it shprehet "Fati i shqiptarëve të Çamërisë është një prej sekreteve më të errëta të historisë moderne Evropiane. Ky koleksion i rëndë-

sishëm i dokumenteve - shumë prej tyre deri tani të pabotuara - hedh një dritë shumë të nevojshme. Ky libër do të jetë me vlerë të madhe, jo vetëm për historianët e Greqisë dhe Ballkanit, por edhe për

këdo që dëshiron për të kuptuar gjendjen e sotme të çamëve në Shqipëri". Përgatit: M. M

NGA DAVID MILIBAND

VALA E RADHËS E LIGJIT TË DETIT
asaj se si qeverisim dhe ushtrojmë kujdestarinë mbi dete – 45-përqindëshin e sipërfaqes së Tokës që shtrihet përtej juridiksioneve kombëtare. E dimë se një burim i krizave të nivelit të paparë po afrohet. Çmimet e mallrave janë rritur dukshëm gjatë dekadës së fundit. Detet mund të ofrojnë ushqim, minerale dhe resurse të tjera për teknologji dhe mjekësi. Mirëpo dobësia e regjimit aktual qeverisës, e mishëruar me peshkimin e shfrenuar ilegal, të parregulluar dhe të paraportuar kërcënojnë të rrezikojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë globale, të cilave mund t’i kontribuojnë oqeanet e menaxhuara. UNCLOS është një simbol i bashkëpunimit, i kompromisit dhe i së drejtës ndërkombëtare globale, që mori 20 vjet për t’u krijuar. Dështimi i Senatit amerikan për ta ratifikuar atë i shërben vetëm forcimit të rastit kundër kapacitetit të Amerikës për lidership global. Mirëpo UNCLOS duhet të evoluojë në rast se dëshiron që të përballojë sfidat e shekullit të njëzetenjëtë. Më 1982, flotat e peshkimit nuk kishin teknologji për të peshkuar në mes të oqeaneve. Vetëdija jonë për rolin vendimtar të oqeaneve në mbrojtjen nga ndryshimet klimatike ishte ende në fillimet e saj. Pasuritë minerale të oqeanit nuk ishin kuptuar aq mirë. Sot, Organizata e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi raporton se më tepër se tri të katërtat e rezervave botërore të peshkut ose janë të shfrytëzuara plotësisht apo të mbishfrytëzuara, derisa disa peshq më të mëdhenj që i konsumojnë kanë rënë në më pak se 10 për qind të nivelit të tyre historik. Çdo vit, flotat e peshkimit shpenzojnë gjithnjë e më shumë para – shumica e të cilave janë ndarë nga subvencionet qeveritare – në përpjekje për të kapur gjithnjë e më shumë peshq. Mirëpo dështojnë, për shkak se rezervat nuk janë më aq të mëdha. Banka Botërore llogarit se vetëm mbipeshkimi i kushton botës 50 miliardë dollarë në vit; dhe atë për popujt më të varfër të shteteve më të varfra – më tepër se një miliard e të cilëve varen nga peshku si burim kryesor i proteinës. Kështu që, ekziston një domosdoshmëri morale po aq sa edhe ekonomike për veprim. Qeveritë kanë dy përgjegjësi – të udhëheqin për shembull dhe të ndërtojnë aleanca ndërkombëtare dhe marrëveshje që janë të zbatueshme dhe efektive. Duke filluar nga mbipeshkimi dhe pirateria e deri te degradimi i mundshëm i emetimeve të karbonit, nevoja që qeveritë të përmbushin të dyja obligimet kurrë nuk ka qenë më e madhe. Dy vjet më parë, si sekretar i Jashtëm britanik, i priva procesit të mbrojtjes së oqeanit përreth ishujve Chagos në territorin britanik të Oqeanit Indian – rajoni më i madh i vetëm detar në botë (i cili mbulon një rajon sa dy herë Britania e Madhe) ku kurrfarë lloji i peshkimit komercial nuk është i lejuar. Speciet e kërcënuara, në mesin e të cilave breshkat, peshkaqenët, rajat, tuna dhe koralet tani janë të mbrojtura aty. Qeveria aktuale britanike e ka një mundësi të ngjashme për të shndërruar mbi 800.000 kilometra katrorë të Oqeanit Paqësor përreth territorit të vogël bregdetar britanik në Pitcaurn në një rezervë të paprekur detare. Ujërat e Pitcairn janë përplot specie që nuk gjenden askund tjetër: një përkushtim i vendosur dhe i financuar nga Qeveria britanike për t’i mbrojtur ato, me ndihmën e banorëve të ishullit, do ta vendoste Britaninë në majë të ekspertizës në një sektor të rëndësishëm dijeje në të ardhmen. Qeverisja e duhur në ujërat ndërkombëtare është më e vështirë të arrihet, por është edhe po aq e ngutshme. Shumica e organizatave ndërqeverisëse të angazhuara me menaxhimin e peshkimit në aspektin rajonal në fakt keqmenaxhojnë në mënyrë spektakolare. Vetëm 0.5 për qind e deteve të thella, jashtë juridiksionit kombëtar, janë të mbrojtura. Në mënyrë ironike, në një epokë të garës në rritje të resurseve, bashkëpunimi për t’i rikrijuar rezervat e varfëruara të peshqve faktikisht kanë rezultuar me një ndikim më të madh për të gjithë. Takimi Rio+20 këtë verë iu afrua nisjes së negociatave për të mbushur boshllëqet në UNCLOS. Veprimi u bllokua, pjesërisht për shkak të po asaj frike të multilateralizmit, që e bëri Qeverinë Thatcher të përmbahej 30 vjet më parë. Mirëpo kjo trashëgimi e Luftës së Ftohtë nuk është e përshtatur me kohën. Derisa të mos e menaxhojnë mbivarshmërinë tonë në mënyrë tejet më efektive, të gjithë do të jemi më të varfër. Në muajt në vijim, presioni ndërkombëtar për ta kapërcyer këtë krizë do të rritet. Qeveritë, kompanitë dhe individët kanë përgjegjësi t’i dëgjojnë faktet dhe të vendosin për veten nëse janë pjesë e problemit apo e zgjidhjes. Duke filluar nga kompanitë që shfrytëzojnë rregullat e dobëta dhe shtetet që fshihen prapa definicioneve afatshkurtra të interesave kombëtare e deri te konsumatorët që lejojnë që supermarketet të realizojnë shitje të paqëndrueshme, na duhet një debat i ri për të ardhmen e oqeaneve tona dhe jetën që ato mbështesin. Përvjetori i UNCLOS-it këtë javë është një rikujtues i gjërave të mëdha që shtetet mund t’i arrijnë kur të punojnë së bashku – dhe i hapave të rëndësishëm që mbesin të ndërmerren. David Miliband, sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe gjatë viteve 2007-2010, është anëtar i Parlamentit.

T

ridhjetë vjet më parë, Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e vet dhe Britania e Madhe sapo kishte dalë nga kthetrat e recesionit. Mbase këta faktorë shpjegojnë se pse, tash një javë në vitin 1982, kur 119 delegacione qeveritare zgjodhën të nënshkruajnë Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e detit (UNSLOS), me Britaninë si një prej tyre.

Sipas Donald Rumsfeld, kryeministrja e atëhershme britanike, Margaret Thatcher, deklaroi se UNCLOS “ishte asgjë më pak se sa nacionalizimi ndërkombëtar i përafërsisht dy të tretave të sipërfaqes së Tokës”. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, kur Britania më në fund aderoi në UNCLOS nën qeverinë laburiste, konventa po aplikonte, për të parën herë në histori, një kornizë ndërkombëtarisht të pajtuar ligjore për shumicën e ujërave bregdetare përreth botës. Të drejtat e shteteve për peshkim, minerale dhe resurse të tjera ishin sanksionuar në ligj, me shkeljet që do të nxisin rritje të përçarjeve. E drejta për kalim të mirë në dete ishte siguruar. Britania dhe shtetet e tjera tani duhet të nxjerrin mësim, e jo të përsërisin, gabimin e Qeverisë Thatcher. Një debat i ri po lind rreth

KOMPANIA AVOKATORE SHQIPTARE
TEL: 0207 998 0035 F. 0207 998 48 10 M. 07792 097132 (EMERGENCIES ONLY) E: INFO@OLIVERANDHASANI.CO.UK W: WWW.OLIVERANDHASANI.CO.UK

AVOKATI SHQIPTAR NAIM HASANI NË SHËRBIM TË SHQIPTARËVE NË BRITANI
Immigration and Asylum
We specialize in immigration and Asylum Law and Judicial Review Applications in the High Court. Aspects of the immigration and asylum work we undertake are shown below: Applications for Judicial Review in the Administrative on immigration, asylum and human rights applications refused, Asylum and human rights applications and appeals, Marriage applications/unmarried partner applications Extension of Leave and variation of leave applications Settlement applications/indefinite leave to remain in the UK, Entry clearance for family members, Visit visas / Student visas/ Family reunion European Economic Area (EEA) applications by Non – EEA nationals for EEA residence permits / residence documents including appeals, if the application is refused, Points based System Applications Business investors British nationality and citizenship applications Applications based on UK ancestry Applications which fall outside the immigration rules In country appeals Entry clearance applications and appeals British nationality deprivation matters, including appeals, Appeals against Deportation Order, following criminal conviction of foreign nationals methods of funding such as Before the Event Legal xpenses Insurance, other insurance, union funding. We aim to settle many cases, without court proceedings and we if necessary, we would argue your case at court. Contact us for a free initial consultation. Where appropriate, we offer home and hospital visits. We can help you with: Work place accidents / Accidents in public places. Slips, trips and falls / Road traffic accidents. Work place illnesses / Criminal Injuries Compensation

Divorce
We will help you throughout the process, so it causes as little distress as possible. We are committed to give you pragmatic advice and a fast and efficient service, delivered in a friendly and sensitive manner. We only undertake divorce work for privately funded clients. We can help you with:Divorce, judicial separation and nullity applications

Litigation
Examples of our areas of expertise include: • Breach of contract • Negligence - including professionals such as solicitors, accountants, surveyors, architects, and dentists. • Debt recovery for individuals and businesses. • Fraud related litigation including confiscations and Proceeds of Crime issues. • Property related claims. • Claims against Local Authorities and public bodies. Intellectual property disputes. • Trust claims. • Inheritance claims. • Insurance claim/Fraud

Personal Injury
If you have had an accident in last three years, or have been the victim of an assault, you may be entitled to compensation. If we win your case, you receive 100% of your compensation and the other party pays your legal costs. If you do not win, there are no hidden charges. We would be happy to enter into Conditional Fee Agreements (no win no fee), provided that we believe that there are merits to pursue your claim for compensation. You may also be eligible for other

komunitet english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 23 faqe 23

Nga LAURENA MURATI

D

itet e fundit te vitit 2012. Per emigrantet shqiptare, qe jetojne e punojne ketu, ky mund te quhet nje vit i mire. Megjithese hallet dhe problemet nuk mbarojne kurre, sidomos per ne, qe kur s’kemi i krijojme e kur kemi i shtojme, por e pare ne nje kendveshtrim te pergjithshem, ndihet nje afrim me i tepert, nje angazhim me i madh ne jeten e njeri-tjetrit dhe fjala komunitet po merr nje perdorim gjithmone e me te gjere dhe nje kuptim gjithmone e me real.

Shoqata “Nene Tereza” 2012 Nje Vit Histori ne pak rrjeshta

Gjithashtu, ka ndryshuar ne pozitiv edhe opinion kundrejt nesh. Epitetet, qe na karakterizonin shpesh, te tilla si “danger” o “crazy”, tani jane zevendesuar me “hardworker” e “friendly”. Me e rendesishmja eshte se po fillojme te imponojme kulturen dhe historine tone. Nje hap i sigurt ne kete drejtim ishte dhe ngjarja e pak kohe me pare, e vendosjes se bustit te heroit tone kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut ketu ne Londer. Pra, jemi mese koshient, se vertete kemi ardhur te kerkojme te mira nga bota, por ama, jemi ne gjendje te ndajme me te, edhe te miren qe ndodhet brenda nesh. Ky eshte perceptimi, qe i ben jetes se emigranteve shqiptare, ne etapen njevjecare, ne kete fundviti shoqata “Nene Tereza”, si nje nga shoqatat me te njohura dhe nder me te rendesishmet, persa i perket aktivitetit te saj, ne lidhje me komunitetin shqiptar ne Londer. Kontributi i kesaj shoqate, ne jeten e emigranteve shqiptare, eshte i konsiderueshem. Ajo ofron nje sere sherbimesh dhe mbeshtetje ne favor te tyre. Duke perfshire ketu informacion, plotesim dokumentacioni, perkthim, ndihme dhe mbeshtetje, morale dhe materiale, te gjitha keto falas. Vetem ne 2012, gati per cdo muaj, me inisiativen e saj, ajo ka organizuar kurse profesionale dhe kualifikimi te paisur me certifikaten perkatese, si per mesuese, edukatore, “security” (bodyguard), etj. Tani, me se fundi, ajo ka hapur disa kurse falas per mesimin e gjuhes angleze. Nje pune te lavderueshme dhe mjaft rezultative per kete vit, ajo ka bere edhe ne luften kunder dhunes ndaj gruas dhe ne familje. Vetem per 2012 numri i vullnetareve, qe kerkojne te aktivizohen prane kesaj shoqate, me qellim perfitimin e eksperiences dhe referencave ne punen praktike, eshte dy-trefishuar. Por, si kontributi me

kryesor i kesaj shoqate vleresohet arritja e afrimit dhe bashkimit te sa me shume shqiptareve rreth aktivitetit te saj. Kjo vihet re, fare qarte, neper festat qe ajo ka organizuar sidomos kete vit me rastin e perkujtimit te datave dhe simboleve historike kombetare. Permendim ketu festen e Mesuesit, festen e Gruas, Diten e Flamurit etj, te cilat jane karakterizuar nga nje pjesemarrje masive. Dhe per ta mbyllur sa me bukur kete vit, ju kujtojme se kjo shoqate organizon dhe nje mbremje madheshtore, me rastin e nderrimit te viteve, ne nje ambient te kendshem dhe muzike “live”, ne te cilen jane te ftuar gjithe shqiptaret.

Ne gjysmen e pare te ketij viti, shoqata “Nene Tereza” kaperceu ne nje periudhe reformash dhe ristrukturimi, per ngritjen e nivelit professional te stafit dhe shkalles se zhvillimit te aktivitetit te saj. Qellimi i gjthe kesaj pune autostrukturore ishte marrja e cmimit “The Gold Aword”, gje e cila u arrit me sukses. Marrja e ketij cmimi, pervecse vleresimit maksimal te punes dhe aktivitetit te saj, te pozicionimit te saj kundrejt komunitetit shqiptar, gjithashtu i hapi asaj horizontin drejt niveleve me te gjera te ekspansionit te synimeve te programit te saj. Menjehere pas ketij eventi, drejtori i kesaj shoqate z. Esat Brace,

nisi nje fushate te gjere takimesh e vizitash me nje sere personalitetesh dhe institucionesh te ndryshme, me qellim kerkimin e bashkepunimit, njohjes, zgjerimit te aktivitetit te kesaj shoqate. Perfundimi i suksesshem i kesaj fushate , u vertetua nga ngjarjet qe vijuan me evenimentet madheshtore te fundvitit, si Festa e Flamurit dhe vendosja e bustit te Heroit tone Kombetar Skenderbeut ne Londer, ku shoqata “Nene Tereza” ishte nder me kryesoret, qe kontribuoi ne ecurine me sukses te tyre. Nje organizim dhe nje pjesemarrje kaq e gjere massive ne Festen e 100-Vjetorit te Pavarsise, nuk ishte pare asnjehere tjeter ketu ne Londer. Kurse

vendosja e bustit te Skenderbeut eshte, pervecse nje imponim i krenarise sone kombetare edhe nje shenje pranimi dhe deshire nga ana e botes, per njohjen e kombit tone, historise sone dhe te drejtes tone. Shoqata “Nene Tereza” kerkon t’u thote gjithe shqiptareve, se ne jemi nje komb me nje krenari kombetare, qe i shembellen fluturimit te shqiponjes, te paarritshem dhe largpames, por ,qe ne shekuj e kemi mbrojtur dhe duhet ta mbrojme, dje me lufte dhe te drejte dhe sot me pune dhe respekt. Ne fund ju urojme gjithe shqiptareve nje vit te ri me te suksesshem dhe nje jete me te mire.

Gëzuar!