KISHA ADVENTISTE NE SHQIPERI

STUDIMI BIBLIK I SHKOLLËS SË SABATIT PËR TË RRITUR

Origjina
nga: L. Jakobi Gibson

+ Janar, Shkurt, Mars 2013
www.adventist.al

Në fillim të Zanafillës
Hapeni Biblën tek libri i parë, kapitulli i parë, rreshti i parë! Vëreni: nuk thuhet asgjë për Krishtin, i cili vdes për mëkatet tona; asgjë për Ardhjen e Dytë; asgjë për ringjalljen e Tij në mish nga varri; asgjë për gjendjen e të vdekurit; asgjë për Ditën e Shfajësimit apo për Sabatin e ditës së shtatë. Fjalët e para të Biblës nuk janë për këto mësime, sepse ato dhe të vërtetat e lidhura me to janë të pakuptimta pa atë, e cila thuhet në fjalët e para të Biblës — dhe ajo është, “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën”. Krijimi është themeli i të vërtetës së Shkrimeve. Të gjitha mësimet e tjera biblike – mishërimi, Kryqi, Ardhja e Dytë dhe çdo mësim tjetër — ngrihen mbi të vërtetën që bota jonë u krijua nga Perëndia. Kjo është arsyeja pse Krijimi përmendet jo vetëm në faqet e para të Biblës, por edhe tek pesë librat e parë të Moisiut, tek profetët, Psalmet, tek Ungjijtë dhe letrat, tek Veprat dhe tek Zbulesa. Thuajse në të gjitha rastet, konteksti teologjik kërkonte kuptimin fjalë për fjalë të Krijimit. Për shembull, Pali shkroi “por vdekja mbretëroi nga Adami deri tek Moisiu dhe mbi ata, që nuk kishin mëkatuar me të njëjtën shkelje si Adami, që është figura e atij që duhet të vinte” (Rom. 5:14). Pali jo vetëm lidh Adamin e vërtetë me Jezusin e vërtetë, por në kontekstin e Romakëve 5, ai lidh këtë dyshe me planin e shpëtimit – një doktrinë kryesore që duhet ta kuptojmë fjalë për fjalë, sepse ne jemi qenie të mëkata, të cilat do të përballen me shkatërrimin e përjetshëm apo jetën e përjetshme – në kuptimin e parë! Dhe ja, Vetë Jezusi, duke cituar nga Zanafilla 1 dhe 2: “Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ‘A nuk është e lejueshme që burri ta lërë gruan e tij për një shkak çfarëdo”? Dhe tha: “Për këtë arsye njeriu do ta lërë të atin dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm”. Kështu që nuk janë më dy, por një mish i vetëm’” (Mat. 19:4–6). Përderisa Jezusi e pranoi dhe e përcolli rrëfimin e Krijimit në kuptimin e parë, si mund të pretendojnë të bëjnë ndryshe ata, që shpallin të jenë ndjekësit e Tij? Vetë emri ynë, Adventistë të Ditës së Shtatë, jep dëshmi për një krijim prej gjashtë ditësh. Megjithëse disa zëra mund të na kërkojnë që të përfshijmë diçka nga evolucioni në teologjinë tonë, Adventizmi i Ditës së Shtatë dhe Darvinizmi janë kundërshtarë që nga fillimi. Logjikisht, askush nuk mund t’i ketë të dyja këto këndvështrime njëkohësisht. Pra, mësimet e këtij tremujori shqyrtojnë doktrinën e krijimit ashtu si ajo përshkruhet tek Zanafilla 1 dhe 2 dhe eksplorojnë implikimet e saj tek disa besime tonat – përfshirë moralin, mëkatin, martesën, kujdestarinë

dhe më shumë. Duke u mbështetur në supozimin se kjo histori është e vërtetë, ky tremujor do të tregojë përsëri se mesazhi kryesor i Biblës ngrihet mbi të vërtetën historike të historisë së Krijimit. Le të marrim si shembull, ungjillin. Sipas Shkrimeve, njerëzit u krijuan më të mirë sesa jemi sot. Jezusi erdhi për të na shpëtuar nga vdekja e sjellë nga mëkati i Adamit dhe Evës. Por në modelin e evolucionit, Perëndia mishërohet në një majmun të zhvilluar, të krijuar nëpërmjet ciklit vicioz dhe të dhimbshëm të përzgjedhjes natyrore; e gjitha kjo për të shkatërruar vdekjen, “armikun e fundit” (1 Kor. 15:26). Por, si mund të jetë vdekja “armiku”, duke qenë se ishte një nga mënyrat e zgjedhura të Perëndisë për të krijuar njerëzimin? Perëndia duhet të ketë harxhuar shumë lloje majmunësh të vdekur (Homo erectus, Homo heidelbergensis dhe Homo neanderthalensis) në mënyrë që të arrinte tek njëri, i cili do të ishte në përputhje me imazhin e Tij (Homo sapiens). Nëse evolucioni do të ishte i vërtetë, atëherë Jezusi erdhi për të shpëtuar njerëzimin nga procesi që Perëndia përdori për ta krijuar atë në fillim. Ne mund të shohim se kombinimi i të vërtetave biblike me këndvështrimet jo – biblike gjeneron absurditete logjike, që shqetësojnë kërkuesin e sinqertë të së vërtetës. Ndërsa mësojmë gjatë këtij tremujori, ne do të gjejmë akoma më shumë arsye pse një krijim gjashtë ditor është thelbësor për gjithçka që ne besojmë dhe, të bëjmë kompromis me krijimin nënkupton shkatërrimin e bazave të ungjillit dhe të mësimeve, që na bëjnë ajo që jemi. L. Jakobi Gibson është drejtor i Institutit të Kërkimeve Gjeologjike (www.grisda.org) në Loma Linda, Kaliforni. Ai ka shkruar shumë artikuj për marrëdhënien midis Krijimit dhe shkencës.

Përmbajtja
1. Jezusi, Krijuesi i qiellit dhe i tokës 2. Krijimi: Formimi i tokës 3. Krijimi i përfunduar 4. Krijimi, një temë biblike 5. Krijimi dhe moraliteti 6. Krijimi dhe Rënia në mëkat 7. Nëpërmjet xhamit, turbullt 8. Jezusi, Siguruesi dhe Mbështetësi 9. Martesa: Një dhuratë nga Edeni 10. Kujdestaria dhe mjedisi 11. Sabati: Një dhuratë nga Edeni 12. Krijimi dhe Ungjilli 13. Krijimi përsëri Dhjetor 29–Janar 4 Janar 5–11 Janar 12–18 Janar 19–25 Janar 26–Shkurt 1 Shkurt 2–8 Shkurt 9–15 Shkurt 16–22 Shkurt 23–Mars 1 Mars 2–8 Mars 9–15 Mars 16–22 Mars 23–29

Mësimi 1

*Dhjetor 29–Janar 4

Jezusi, Krijuesi i qiejve dhe i tokës

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Zan. 1:1; Hebr. 11:3; Psa. 19:1–3; Gjoni 1:1–3, 14; Kol. 1:15, 16; Gjoni 2:7–11. Vargu përmendësh: “Në fillim, Perëndia krijoi qiejt dhe tokën” (Zanafilla 1:1).

Vetëm dikush më i madh se ajo që u krijua, mund ta kishte bërë atë. Pra, vetëm një Qenie më e madhe se universi duhet ta ketë krijuar atë. Dhe, kjo Qenie është Perëndia, i cili zbulohet në Bibël; Perëndia, të cilin ne e adhurojmë dhe i shërbejmë, sepse midis të tjerave, Ai është Krijuesi ynë. Ne mësojmë gjithashtu se ky Perëndi – Ai që krijoi universin, Ai që ka përhapur ato miliona galaksi nëpër hapësirën e kozmosit – është Ai që erdhi në tokë për të jetuar midis nesh si një qenie njerëzore. Dhe, për mrekullinë tonë, Ai erdhi për të mbajtur mbi Veten dënimin për mëkatet tona. Herë pas here dëgjojmë për gjëra që janë “shumë të mira për të qenë të vërteta”. Atëherë çfarë do të ishte më mirë për ne – si qenie të mëkata në një botë të mëkatë dhe të dhimbshme – sesa të dimë të vërtetën e mrekullueshme të dashurisë së Krijuesit? Një dashuri kaq e madhe sa Ai do të vinte në personin e Krishtit dhe do ta lidhte Veten me secilin prej nesh me zinxhirë, që nuk mund të thyhen kurrë! Në përgjigje të një të vërtete të tillë të mrekullueshme, si duhet t’i jetojmë jetët tona?

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 5 Janar.

E DIEL

Dhjetor 30

Në fillim
“Në fillim, Perëndia krijoi qiejt dhe tokën” (Zan. 1:1). Ka shumë të vërteta të thella në këtë varg të thjeshtë; njëri prej të cilëve është fakti se vetë universi kishte një fillim. Megjithëse kjo ide mund të mos na duket kaq e çuditshme neve sot, ajo bie ndesh me besimin e përhapur të një ekzistence të përjetshme të krijimit. Vetëm pas shekullit të njëzet, kur u përhap modeli “Big Bang” i origjinës, nocioni që universi kishte një fillim u pranua gjerësisht. Deri në atë kohë, shumë besonin se ai kishte ekzistuar përgjithmonë. Shumë njerëz i bën rezistencë konceptit që universi ishte krijuar, sepse në të përfshihej një lloj Krijuesi. (Në fakt, emri “Big Bang” – “Përplasje e madhe” – kishte për qëllim të tallte nocionin e një universi të krijuar). Por, evidenca që universi kishte një fillim ishte bërë aq e fortë, sa thuajse të gjithë shkencëtarët e kishin pranuar atë, të paktën për momentin (këndvështrimet shkencore, madje dhe ato që njëherë e një kohë cilësoheshin si të shenjta, shpesh ndryshohen apo hidhen poshtë). Lexoni Hebrenjtë 11:3. Çfarë na thuhet për Perëndinë dhe krijimin e universit?________________________ ________________________________________________________________________________________ Ashtu si tek Zanafilla 1:1, Hebrenjtë 11:3 është plot mister dhe gjëra, të cilat nuk shpjegohen dot nga dija jonë e tashme. Megjithatë, vargu duket sikur na thotë se universi nuk ishte formuar nga materie që ekzistonin më parë. Universi u krijua nga fuqia e Fjalës së Perëndisë; domethënë, si materiali dhe energjia u sollën në ekzistencë nga fuqia e Perëndisë. Krijimi nga asgjëja njihet si krijim ex nihilo. Ne shpesh ia atribuojmë njerëzve krijimin e disa gjërave, por njerëzit janë të paaftë për të krijuar nga asgjë. Ne mund të ndryshojmë formën e materies ekzistuese, por nuk kemi fuqi për të krijuar ex nihilo. Vetëm fuqia mbinatyrore e Perëndisë mund ta bëjë këtë. Ky është një nga dallimet më të forta midis Perëndisë dhe njerëzve dhe na kujton se vetë ekzistenca jonë varet nga Krijuesi. Në fakt, folja krijuar tek Zanafilla 1:1 vjen nga një fjalë hebraike, që përdoret shpesh në lidhje me aktivitetin krijues të Perëndisë. Vetëm Perëndia mund të bëj, dhe jo njerëzit, atë lloj krijimi (lexoni gjithashtu Rom. 4:17). Pse është një Krijues mbinatyror, i Vetmi që ekziston mbi dhe përtej krijimit, i vetmi shpjegim logjik për Krijimin? Ndani përgjigjet tuaja në grupin e studimit në Sabat.

E HËNË

Dhjetor 31

Qiejt tregojnë
“Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës. Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet” (Psa. 19:1–3, lexoni gjithashtu Rom. 1:19, 20). Si e keni përjetuar ju të vërtetën e këtyre vargjeve? Si na ka ndihmuar shkenca moderne për të vlerësuar akoma më shumë forcën dhe mençurinë e Perëndisë si Krijues?__________________ Jo çdo lloj universi do të ishte në gjendje të mbante jetë. Në fakt, duhet që universi të jetë jashtë mase i mirë– hartuar, në mënyrë që jeta të ekzistojë. Së pari, kallëpet e ndërtimit të të gjithë materies – atomet – duhet të jenë mjaftueshmërisht të qëndrueshme në mënyrë që të mund të krijohen objekte materiale të qëndrueshme. Stabiliteti i atomeve varet nga forcat që mbajnë së bashku pjesët e atomit. Atomi përbëhet nga grimca elementare, që tërheqin dhe shtyjnë njëra – tjetrën. Forcat e tërheqjes dhe të shtytjes duhet të balancohen me kujdes. Nëse forcat e tërheqjes do të ishin më të forta, vetëm atomet e mëdha do të formoheshin dhe nuk do të kishte hidrogjen. Pa hidrogjen, nuk do të kishte ujë dhe rrjedhimisht nuk do të kishte jetë. Nëse forcat shtytëse do të ishin më të forta, vetëm atomet e vogla do të formoheshin të tilla si hidrogjeni, dhe nuk do të kishte as karbon dhe as oksigjen. Pa oksigjen, nuk do të kishte ujë dhe jetë. Karboni është gjithashtu jetik për të gjitha format e jetës, sikurse e dimë. Atomet jo vetëm duhet të jenë të qëndrueshme, por dhe duhet të jenë në gjendje të ndërveprojnë me njëri – tjetrin, në mënyrë që të formojnë përbërje të shumta dhe të ndryshme kimike. Duhet të ketë një ekuilibër midis forcave, që mbajnë të bashkuar molekulën dhe energjinë e kërkuar për të ndarë molekulën, në mënyrë që të lejohen reaksionet kimike nga të cilat varet jeta. Përshtatshmëria e përpiktë e universit tonë për jetën ka admiruar shkencëtarët dhe ka bërë që shumë prej tyre të komentojnë se universi duket të jetë krijuar nga një Qenie inteligjente. Gjithashtu dhe bota duhet të jetë dizenjuar me mençuri që jeta të mund të ekzistonte. Amplituda e temperaturave duhet të ishte në përputhje me jetën; kështu, distanca nga dielli, shpejtësia e rrotullimit dhe përbërja e atmosferës duhet të ishin të gjitha në balancën e duhur. Edhe shumë detaje të tjera të botës duhet të jenë dizenjuar me kujdes. Me të vërtetë, mençuria e Perëndisë tregohet në atë që Ai krijoi.

E MARTË

Janar 1

Fuqia e Fjalës së Tij
Lexoni Jeremia 51:15, 16 dhe Psalmin 33:6, 9. Krahas mençurisë, çfarë atributi tjetër i Perëndisë përmendet në Krijim? Si u shpreh ky atribut në Krijim? Akoma më e rëndësishme, cilat janë rrjedhojat e kësaj të vërtete për ne?__________________________________________________________________________________ Megjithëse ne nuk mund ta dimë me siguri sesi krijoi Perëndia, na thuhet se krijimi ndodhi nëpërmjet Fjalës së Tij të fuqishme. E gjithë energjia në të gjitha pjesët e universit e kishte origjinën tek fjala e Perëndisë. E gjithë energjia në të gjitha lëndët tona djegëse vjen nga fuqia e Perëndisë. I gjithë graviteti nëpër univers, çdo yll që drejtohet nëpër rrugën e tij dhe çdo gropë e zezë rezulton nga fuqia e Perëndisë. Ndoshta sasia më e madhe e energjisë gjendet brenda vetë atomit. Ne me të drejtë habitemi nga forca e armëve nukleare, në të cilat një pjesë e vogël materieje konvertohet në një sasi të madhe energjie. Megjithatë, shkencëtarët na thonë se çdo materie përmban sasi të mëdha energjie. Nëse një sasi e vogël e materies do të mund të prodhojë një sasi të madhe energjie të armës bërthamore, imagjinoni sasinë e energjisë, që është e magazinuar në materien e të gjithë botës! Por kjo nuk është asgjë kur krahasohet me energjinë e magazinuar në materialin e universit. Imagjinoni fuqinë e Perëndisë, që u përdor për të sjellë në ekzistencë universin! Shumë shkencëtarë besojnë se çdo gjë që Perëndia mund të bënte në krijim është e kufizuar nga “ligjet e natyrës”, por, kjo ide është në kundërshtim me Biblën. Perëndia nuk është i limituar nga ligjet e natyrës, përkundrazi, Perëndia i ka përcaktuar ligjet e natyrës. Fuqia e Perëndisë nuk ka ndjekur gjithmonë modelin, të cilin ne e quajmë “ligjet e natyrës”. Për shembull, një nga “ligjet themelore të natyrës” është “Ligji i ruajtjes së materies dhe energjisë”. Sipas këtij ligji, sasia totale e materies dhe e energjisë në univers mbetet e pandryshuar. Por, si mund të shfaqej universi nga asgjëja, nëse ky ligj është i pashkelshëm? Fjala krijuese e Perëndisë nuk është e kufizuar nga “ligjet” e shkencës. Perëndia është Sovran mbi të gjithë krijimin e Tij dhe është i lirë për të zbatuar vullnetin e Tij. Reflektoni (sa më mirë të mundni) mbi përmasën e universit. Mendoni për fuqinë e mrekullueshme për ta krijuar atë. Dhe mendoni se, Perëndia që e zotëron këtë fuqi, vdiq për ne. Si mund të mësoni të ngushëlloheni në këtë të vërtetë të mrekullueshme?

E MËRKURË

Janar 2

Jezusi, Krijues i qiellit dhe i tokës
Lexoni Gjoni 1:1–3, 14; Kolosianët 1:15, 16; Hebrenjtë 1:1, 2. Si e identifikojnë shkruesit e Dhiatës së Re, Krijuesin? Cilat janë rrjedhojat e përgjigjes?_____________________________________________________ Gjoni i referohet Jezusit si Fjala (“Logos”) dhe e barazon Atë me Perëndinë. Më konkretisht, Jezusi është Ai nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha gjërat. Në ditët e Gjonit, termi logos përdorej gjerësisht për të prezantuar parime krijuese. Lexuesit e Gjonit duhet të kenë qenë familjarë me konceptin e logos si një parim krijues apo qoftë si krijues. Gjoni e përdori këtë koncept të njohur për Jezusin, duke e identifikuar Atë si Krijuesin e vërtetë. Jezusi, Logos-i, i Mishëruari, i cili jetoi midis nesh, ishte jo vetëm i pranishëm në fillim, por Ai ishte Personi nëpërmjet të cilit u krijua universi. Kjo do të thotë se ne mund ta lexojmë Zanafillën 1:1 kështu “Në fillim, Jezusi krijoi qiejt dhe tokën”. Fjalët e Palit tek Kolosianët 1 i bëjnë rezonancë atyre të Gjonit në lidhje me identifikimin e Krijuesit si Jezus Krishti. Nëpërmjet Tij, të gjitha gjërat u krijuan. Pali shton dhe dy atribute të tjera të Jezusit. Së pari, Ai është shëmbëlltyra e Perëndisë së padukshëm. Në gjendjen tonë të mëkatë, ne nuk mund ta shohim Perëndinë At, por ne mund të shohim Jezusin. Nëse duam të dimë sesi është Perëndia, ne mund të studiojmë jetën e Jezusit (Gjoni 14:9). Së dyti, Pali e quan Jezusin “të parëlindurin” e krijimit (Kol. 1:15). Në këtë kontekst, “i parëlinduri” nuk ka lidhje me origjinën, por me statusin. I parëlinduri ishte koka e familjes dhe trashëgimtari i zotërimeve. Jezusi ishte “i parëlindur” në kuptimin që, si Krijues dhe përgjatë Mishërimit (që erdhi në tokë në trajtë njerëzore), Ai ka të drejtën e të qenit koka e familjes. Jezusi nuk ishte një qenie e krijuar, përkundrazi, që nga përjetësia Ai ishte një me Atin. Hebrenjtë 1:1, 2 përsërit të njëjtat pika ashtu si tek pasazhi i Kolosianëve. Jezusi caktohet trashëgimtar i të gjitha gjërave dhe është Ai, nëpërmjet të cilit, bota u krijua. Gjithashtu, Ai është përfaqësuesi i duhur i natyrës së Atit; një mënyrë tjetër kjo për të thënë se Ai është shëmbëlltyra e Perëndisë. Si do të përgjigjeshit nëse dikush ju pyet “Si është Perëndia?” Çfarë argumentesh mund të jepnit për përgjigjen tuaj?

E ENJTE

Janar 3

Krijuesi në mesin tonë
Lexoni Gjoni 2:7–11, 6:8–13, 9:1–34. Çfarë na thonë këto vargje për forcën krijuese të Perëndisë?_______________________________________________________________________________ Secili prej këtyre mrekullive na jep një paraqitje të shkurtër të forcës së Perëndisë mbi materien, që Ai e krijoi Vetë. Së pari, ç’lloj procesi mund të kthejë drejtpërdrejt ujin në verë? Asnjë nga ato që dimë ne. Në të vërtetë, u desh një veprim jashtë ligjeve të natyrës – të paktën për aq sa i njohim ne – për të bërë atë që Jezusi bëri këtu. Në mrekullinë e peshqve dhe bukëve, Jezusi e filloi me pesë copa buke dhe dy peshq të vegjël dhe e mbylli me mjaftueshëm për të ushqyer turmën dhe me 12 kosha tepricë. I gjithë ushqimi ishte i përbërë nga atome dhe molekula. Në fund, kishte shumë herë më shumë atome dhe molekula ushqimore sesa kur Jezusi filloi të ushqente turmën. Nga erdhën molekulat shtesë përveçse nga ndërhyrja mbinatyrore e Perëndisë? Për më tepër, çfarë ndryshimesh fizike i ndodhën të verbrit kur ai u shërua? Ai ishte i verbër që nga lindja; domethënë, mendja e tij nuk ka qenë e nxitur për të formuar imazhe nga mesazhet e dërguara nga sytë, nëpërmjet nervave optikë. Pra, mendja e tij duhet të riformulohej në mënyrë që të përpunonte informacionin hyrës nga imazhet dhe të mund të interpretonte kuptimin e tyre. Gjithashtu, kishte diçka që nuk shkonte me vetë sytë. Ndoshta disa molekula foto-receptorë ishin prodhuar gabimisht si rezultat i mutacionit të AND-së së tij. Ose, ndoshta ndonjë mutacion kishte ndodhur gjatë lindjes në Zanes, që kontrollonte zhvillimin e pjesëve të syrit – retinës, nervave optikë, lenteve, etj. Ose ndoshta, ndonjë dëmtim mekanik kishte ndodhur që pengonte syrin për të kryer funksionin e tij siç duhet. Cilatdo qofshin detajet e verbërisë së burrit, fjalët e Jezusit i detyruan molekulat të formoheshin në vendet e duhura, duke krijuar receptorë funksionalë, lidhje neurotike dhe qeliza të trupit, në mënyrë që drita, e cila hynte tek sytë të formonte një imazh dhe njeriu të mund të dallonte imazhe, të cilat nuk i kishte parë kurrë më parë. Mrekullitë janë mahnitëse, por cili është rreziku kur besimin tonë e bën të varur ndaj tyre? Atëherë, ndaj kujt duhet ta bëjmë të varur besimin tonë?

E PREMTE

Janar 4

Për më tepër studim: “Vepra e krijimit nuk mund të shpjegohet kurrë nga shkenca. Cila shkencë mund të shpjegojë misterin e jetës? “Teoria se Perëndia nuk krijoi materien kur Ai solli botën në ekzistencë është pa themel. Në formimin e botës, Perëndia nuk përdori materie që ekzistonte. Përkundrazi, të gjitha gjërat, materiale apo shpirtërore iu bindën zërit të Zotit Perëndi dhe u krijuan për qëllimin e Tij. Qiejt dhe e gjithë ushtria e tyre; toka dhe të gjitha gjërat e saj janë jo vetëm vepër e duarve të Tij, por u sollën në ekzistencë nëpërmjet frymës së gojës së Tij”.—Ellen G. White, Testimonies for the Church, vëll. 8, fq. 258, 259. “Mënyrën sesi Perëndia e përmbushi veprën e krijimit, Ai nuk ia ka zbuluar kurrë njeriut. Shkenca njerëzore nuk mund të hulumtojë sekretet e Më të Lartit. Fuqia e Tij krijuese është po aq e pakuptueshme, sa edhe ekzistenca e Tij”.—Ellen G. White, Patriarchs and Prophets, fq.113. Pyetje për diskutim: Ø Në grupin e studimit diskutoni përgjigjet tuaja dhënë pyetjes së fundit të ditës së diel. 1. Shkenca flet për atë që quhet “përputhje rastësore antropike” (nga fjala greke anthropos “njeri”), e cila nënkupton balancën e përsosur të forcave në natyrë dhe që bën të mundur që jeta njerëzore të ekzistojë. Vëreni anësinë e gjykimit në togfjalëshin përputhje rastësore. Nëse nuk besoni në Perëndi, ju duhet t’ia atribuoni këto forca mahnitëse thjesht koincidencës. Pse besimi që këto balanca ishin prodhim i një Perëndie Krijues është një shpjegim më i arsyeshëm, se sa thjesht t’i quash ato “përputhje rastësore”? 2. Reflektoni për dashurinë e Krijuesit, ndërsa formoi Adamin dhe Evën dhe i siguroi atyre një shtëpi të bukur në kopsht, duke ditur se Ai Vetë do të vuante dhe do të vdiste në Kalvar në duart e racës, që Ai po krijonte. Çfarë mësojmë për dashurinë e Perëndisë nga vendimi që Ai mori për të vazhduar gjithsesi me krijimin? 3. Si krahasohet teoria “Big Bang -- Përplasja e madhe” me thënien tek Zanafilla 1:1? A mund të jetë “Përplasja e madhe” një përshkrim i mënyrës sesi universi u soll në ekzistencë nga Fjala e Perëndisë? Çfarë çështjesh apo problemesh shihni në këtë ide? Pse do të ishte e rrezikshme të lidhnim teologjinë tonë me ndonjë teori specifike shkencore, veçanërisht kur shkenca ndryshon kaq shpesh?

Mësimi 2

*Janar 5–11

Krijimi: formimi i tokës
E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Zanafilla 1:1–13, Isaia 45:18, 1 Gjoni 1:5, Zbulesa 22:5, 2 Korintasve 4:6, 2 Pjetri 3:5, Jobi 38:4–6. Vargu përmendësh: “Sepse kështu thotë Zoti që ka krijuar qiejt, ai, Perëndia që ka formuar tokën dhe e ka bërë; ai e ka vendosur, nuk e ka krijuar pa trajtë, por e ka formuar që të banohej: "Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër.’ ” (Isaia 45:18). Shkencëtarët gjithmonë janë mrekulluar nga përshtatshmëria e tokës për krijesat e gjalla. Dhe padyshim, projektimi dhe qëllimi i saj janë vërtetuar përgjatë të gjithë Biblës, duke filluar nga Zanafilla 1. Duke filluar me një planet, që ishte i patrajtë dhe i zbrazët, Perëndia i shpenzoi tri ditët e para për të krijuar tokën për të jetuar krijesat e gjalla dhe tri ditët e mbetura për ta mbushur atë. Mësimi i kësaj jave përqendrohet te tri ditët e para të javës së Krijimit. Disa shkencëtarë kundërshtojnë idenë që Perëndia ‘i ka dhënë’ një qëllim natyrës. Përkundrazi, ata argumentojnë që Ai thjesht e lejoi botën materiale të ishte ‘vetvetja’ dhe të zhvillohej përmes proceseve natyrore, që supozohen të janë të trashëguara. Kjo është një temë e njohur për ata, të cilët promovojnë forma të ndryshme të ‘evolucionit teist1”. Megjithatë, ide të tilla nuk janë në të njëjtën linjë me Shkrimet e Shenjta ose me atë që ne kuptojmë për Krijimin. Universi nuk ka fuqinë për të krijuar. Krijimi nuk është një entitet i pavarur nga Perëndia, por, përkundrazi, është arena e zgjedhur nga Perëndia, në të cilën Ai mund të shprehte dashurinë e Tij për krijesat që ka krijuar.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 12 Janar.

1

Evolucioni teist është një koncept që pohon se Perëndia krijoi botën dhe më pas i lejoi krijesat e gjalla të zhvilloheshin përmes

E DIEL

Janar 6

Pa trajtë dhe e zbrazët
“Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave”. (Zan. 1:1, 2). Çfarë thonë këto vargje për tokën përpara se Perëndia të krijonte jetë në të?_______________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Bibla fillon me historinë e krijimit, dhe historia e Krijimit fillon me deklaratën që Perëndia është Krijuesi. Më pas, përshkruhen kushtet e tokës kur Perëndia fillon ta përgatisë atë për jetesën e krijesave të gjalla. Kur historia fillon, planeti është tashmë këtu, por i patrajtë, i zbrazët, i errët dhe i lagësht. Vargjet në vijim përshkruajnë sesi Perëndia fillimisht shndërron tokën në një vend të banueshëm dhe më pas e mbush atë me krijesa të gjalla. Teksti nuk na thotë saktësisht se kur shkëmbinjtë dhe ujërat në tokë filluan të ekzistonin, por vetëm që toka nuk ka qenë gjithmonë e përshtatshme për jetën e gjallë. Toka u bë e përshtatshme për krijesat e gjalla, vetëm kur Perëndia veproi në të për ta bërë të tillë. Çfarë na mëson Isaia 45:18 për qëllimin që kishte Perëndia kur e krijoi tokën?__________________________ ________________________________________________________________________________________ Kur toka u krijua fillimisht, ajo ishte e papërshtatshme për jetën në të. Bibla nuk na jep informacion për periudhën kohore midis krijimit fillestar të shkëmbinjve dhe ujërave dhe krijimit të mjedisit dhe krijesave. Disa shkencëtarë mendojnë se kjo mund të ketë qenë e menjëhershme; të tjerë mendojnë se kjo mund të ketë ndodhur pas një periudhe shumë të gjatë kohe. Fakti është që ne nuk e dimë dhe kjo nuk është, në të vërtetë, e rëndësishme. Sido që të jetë, materia e tokës është krijuar nga Perëndia dhe më pas, kur Ai e vendosi, krijoi një mjedis të përshtatshëm për jetesë. Çështja kryesore është që Perëndia, që nuk varet nga çështjet e para-ekzistencës, përdori materien që Ai e kishte krijuar tashmë, diçka që në gjendjen e saj ‘të hershme’ ishte tohu v'bohu (‘pa trajtë dhe e zbrazët). Pastaj, përmes fuqisë së Fjalës së Tij, Ai krijoi tokën ku ne banojmë sot.

E HËNË

Janar 7

U bëftë drita!
“Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!". Dhe drita u bë. Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë. (Zan. 1:3–5). Çfarë na mësojnë këto vargje për ditën e parë të Krijimit? Shumë çështje mund të nxirren nga ky pasazh. Së pari, drita u shfaq sipas urdhrit të Perëndisë. Fjala e Perëndisë është përfundimtare në përcaktimin e gjendjes së Krijimit. Së dyti, drita ishte ‘e mirë’. Ne mund të pyesim pse teksti thotë që Perëndia ‘e vështroi’ dritën; a ka ndonjë dyshim që Perëndia i shikon të gjitha? Çështja është që drita e krijuar nga Perëndia ishte ‘e mirë’, madje edhe në sytë e Tij. Ne e dimë se drita ishte e mirë, sepse Ai vetë e vlerësoi si të tillë. Një çështje tjetër është që Perëndia e ndau dritën nga errësira. Të dyja, drita dhe errësira janë nën kontrollin e Perëndisë dhe asnjë nga ato nuk sjell ndryshim në aktivitetin dhe njohuritë e Tij (lexoni Psa. 139:12). Perëndia i dha emër porcioneve kohore të errësirës dhe dritës, duke i quajtur ato ‘ditë’ dhe ‘natë’. Perëndia ka të drejtën t’i emërtojë periudhat e kohës, sepse Ai është Krijuesi i kohës. Si sundues mbi kohën, Perëndia nuk është i kufizuar në kohë. Përkundrazi, koha varet nga Ai. Një çështje tjetër e këtij pasazhi, është se ka pasur një periudhë errësire dhe një periudhë drite, që së bashku përbënin ditën. Për kuptimin e ‘ditës’ është shkruar shumë në historinë e Zanafillës. Ne do ta analizojmë më gjatë këtë çështje në ditët në vijim, por theksojmë se dita e parë ishte e përbërë nga një periudhë errësire dhe një periudhë drite, në të njëjtën mënyrë sesi është organizuar edhe dita sot. Gjithashtu, drita është një nga karakteristikat që shoqëron prezencën e Perëndisë. Ne nuk duhet të supozojmë se drita u krijua në ditën e parë të Zanafillës, duke qenë se Perëndia ka ekzistuar më përpara sesa të krijohej toka dhe prezenca e Tij është shpesh e shoqëruar me dritë (1 Gjoni 1:5, Zbulesa 22:5). Në Zanafillë, drita iu prezantua planetit të errët që ishte në fillim. Megjithatë, si mund të kishte ditë dhe natë përpara krijimit të diellit në tregimin e Zanafillës? Moisiu me siguri e dinte lidhjen midis diellit dhe dritës. Megjithatë, pavarësisht njohurive të mëparshme, ai shkroi se çfarë ai bëri për dritën dhe errësirën në ditën e parë. Perëndia duhet t’i ketë dhënë atij njohuri për Krijimin, që ne nuk arrijmë t’i kuptojmë, njohuri që nuk mund të përthithen pa vështruar natyrën e mrekullueshme të tokës. Megjithatë, përse nuk duhet të na çudisë ajo që, disa gjëra për Krijimin, vazhdojnë të mbeten mister?

E MARTË

Janar 8

Krijimi i qiellit
“Pastaj Perëndia tha: "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t’i ndajë ujërat nga ujërat". Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë. Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore "qiell". Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë”. (Zanafilla 1:6–8). Perëndia krijoi kupën qiellore, caktoi qëllimin e saj dhe e emërtoi atë. Funksioni i kupës qiellore (qiellit) ishte të ndante ujërat nën të nga ujërat mbi të. Sot, ne përdorim termin ‘qiell’ dhe njohim ndarjen e qiellit: (a) në atmosferë, e cila është pjesë e mjedisit tonë dhe (b) hapësirës përtej atmosferës, ku ndodhen dielli, hëna dhe yjet. Atmosfera duket se është pjesë e ‘qiellit’, që u formua në ditën e dytë të Zanafillës. Atmosfera ofron një metodë për lëvizjen e ujit nga poshtë lart; uji mund të avullojë dhe të hyjë në atmosferë, ku ai mund të transportohet në çdo vend të tokës. Pastaj, ai mund të sillet përsëri në sipërfaqe, ose sipas mënyrës së përshkruar tek Zanafilla 2:6 ose përmes shiut. Perëndia e emërtoi kupën qiellore, duke shënuar sundimin e tij mbi të. Akti i emërtimit nënkupton se Perëndia është sundues mbi hapësirën. Hapësira nuk i kufizon veprimet e Tij në asnjë mënyrë, sepse Ai e krijoi dhe e udhëheq atë. Sikurse ndodhi me ndriçimin e tokës ditën e parë, krijimi i qiellit përfundoi para përfundimit të ditës së dytë. Shumë debate janë përqendruar në kuptimin e fjalëve ‘kupë qiellore’. Fjala hebraike raqia ndonjëherë përdoret për të përshkruar një fletë metali, i cili është farkëtuar në një fletë të hollë. Kritikët argumentojnë se hebrenjtë besonin se ekzistonte një sipërfaqe e fortë mbi tokë; pra, ata argumentojnë se, duke qenë se diçka e tillë nuk ekziston, tregimi biblik është i gabuar. Por ky është arsyetim i gabuar. Përdorimi i fjalës ‘kupë qiellore’, në atë kontekst, thjesht nënkupton qiellin mbi tokë, atmosferën dhe hapësirën. Ne duhet të shohim kontekstin e Biblës për të ditur se për çfarë bëhet fjalë. Në Zanafillë, zogjtë përshkruhen duke fluturuar në ‘hapësirën e madhe të kupës qiellore’ (Zan. 1:20) dhe në vende të tjera, kupa qiellore është aty nga mund të shihen dielli dhe hëna (Zan. 1:14). Është e qartë që zogjtë nuk fluturojnë në atë pjesë të raqia ku ndodhen dielli dhe hëna. Cilatdo qofshin misteret e tregimit të Zanafillës, një çështje del shumë qartë; asgjë nuk i është lënë rastësisë. Pse është kjo çështje e rëndësishme për ne sot, veçanërisht në këto kohë ku shumë besojnë se rastësia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në krijim?

E MËRKURË

Janar 9

Hapësirë për të jetuar
Lexoni Zanafilla 1:9–13. Përpiquni të përfytyroni fuqinë krijuese të mrekullueshme të Perëndisë, ndërsa Ai bën atë që përshkruhet në tekst. Si i përgjigjet ky tregim pyetjes së vjetër, “Cila lindi në fillim veza apo pula”?___________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Para kësaj kohe, toka ishte e mbuluar nga ujërat. Për të krijuar hapësira të banueshme për qeniet njerëzore që Ai planifikonte të krijonte, Perëndia ndryshoi hapësirën e tokës për të formuar pellgjet, që mblodhën ujërat dhe krijuan detet, duke lejuar kontinentet të krijoheshin. Kjo përfshin një ndarje të tretë të karakteristikave fizike të tokës. (Ndarja e parë ishte midis dritës dhe errësirës; ndarja e dytë ishte midis ujërave të sipërme dhe atyre të poshtme; dhe ndarja e tretë ishte midis tokës së thatë dhe deteve). Gjithashtu, për herë të tretë, Perëndia emërton gjërat që veçon. Tera e thatë u quajt ‘tokë’ dhe grumbullimet e ujërave u quajtën ‘dete’, duke treguar edhe njëherë sovranitetin e Perëndisë mbi hapësirën. Perëndia shqyrtoi rregullimin e tokës dhe të deteve dhe e vlerësoi ‘të mirë’. Një ngjarje e dytë e Zanafillës është regjistruar në ditën e tretë të Krijimit. Toka e thatë i lë hapësirë Perëndisë për të vendosur rezervat ushqimore për krijesat që do të krijoheshin së shpejti. Perëndia thërret me radhë bimët nga toka e thatë. Bari, farat dhe drurët frutorë janë përmendur në mënyrë specifike. Këto do të ishin burim ushqimi për krijesat tokësore. Teksti nuk e tregon sesa lloje bimësh u krijuan, por në të tregohet se kishte një shumëllojshmëri bimësh që nga krijimi. Në fakt, nga ajo që mund të shohim sot, ne e dimë se do të ketë pasur një shumëllojshmëri të pabesueshme të këtyre formave të gjalla. Gjithashtu, Shkrimi i Shenjtë është i qartë se nuk ka pasur një paraardhës të vetëm nga i cili janë zhvilluar të gjitha llojet e bimëve; përkundrazi, që nga fillimi, ka një shumëllojshmëri bimësh. Koncepti thelbësor për biologjinë evolutive, i një bime paraardhëse të vetme është kontradiktor me tregimin biblik. Shikoni shumëllojshmërinë e pabesueshme të frutave, perimeve dhe produkteve të tjera ushqimore. Si na dëshmojnë këto, për dashurinë e mrekullueshme të Perëndisë për ne? Pse është absurde të mendosh që të gjitha këto gjëra janë krijuar, ashtu si evolucioni mëson, nga procese të rastësishme?

E ENJTE

Janar 10

Fjala e gjithëpushtetshme e Perëndisë
Çfarë na mësojnë tekstet e mëposhtme për fuqinë e Fjalës së Perëndisë? 2 Kor. 4:6 _______________________________________________________________________________ Isa. 55:11 _______________________________________________________________________________ 2 Pjet. 3:5 _______________________________________________________________________________ Bibla na mëson që Perëndia krijoi nga asgjëja (ex nihilo), me anë të fuqisë së Fjalës së Tij dhe pa konflikt ose rezistencë të asnjë forme. Kjo pikëpamje e krijimit është unike për popullin hebre, në kohën e botës antike. Shumica e historive jo biblike të krijimit tregojnë se procesi i krijimit është shoqëruar me konflikte dhe dhunë. Për shembull, babilonasit e lashtë kishin një histori krijimi në të cilën përbindëshi Apsu dhe bashkëshortja e tij Tiamat, prodhuan një gjeneratë hyjnish, të cilët u përpoqën t’i shkatërronin, por Tiamat vritet në betejë. Trupi i saj ndahet në dy pjesë, njëra që formoi qiejt dhe tjetra tokën. Njerëzit e kohëve moderne, gjithashtu, krijuan një histori të famshme të krijimit përmes dhunës. Sipas kësaj historie, Perëndia me qëllim krijoi një botë me burime shumë të kufizuara, duke shkaktuar konkurrence midis njerëzve, duke bërë që individët më të dobët të eliminoheshin nga ata më të fortët. Me kalimin e kohës, sipas kësaj historie, organizmat janë bërë gjithnjë e më komplekse, duke krijuar më së fundmi njeriun dhe të gjitha organizmat e tjera që jetojnë. Të gjithë krijesat kanë ardhur nga një paraardhës i përbashkët. Megjithatë, ‘zotët’ e teorisë së evolucionit (përzgjedhjes natyrore dhe mutacionit të rastësishëm) nuk janë të njëjtë me Perëndinë në Bibël. Perëndia në Bibël është Mbrojtësi i të dobëtit dhe Ofruesi bujar i të gjitha krijesave. Vdekja, vuajtja dhe të këqijat e tjera nuk u shkaktuan nga Perëndia; përkundrazi, ato erdhën si pasojë natyrale e rebelimit kundër sundimit të mirë të Tij. Zotat e historisë së evolucionit përdorin konkurrencën dhe eliminimin e qenieve të dobëta nga të fortët, me qëllim krijimin. Madje edhe më keq, ata janë përgjegjës për vdekjen dhe vuajtjet; në të vërtetë, vdekja dhe vuajtja është mjeti i tyre i krijimit. Pra, Zanafilla 1 dhe 2, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë në harmoni me teorinë moderne të evolucionit, e cila në thelb kundërshton tregimin biblik të Krijimit.

E PREMTE

Janar 11

Për më tepër studim: Megjithëse Shkrimet e Shenjta nuk e thonë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ne kemi arsye shumë të forta biblike për të besuar se universi ekzistonte shumë kohë para se jeta të fillonte në tokë. Së pari, tek Jobi 38:4–6, Perëndia deklaron se kishte qenie të gjalla, të cilat lëshonin britma gëzimi kur Perëndia hidhte themelet e tokës. Kjo nënkupton ekzistencën e qenieve, të cilat jetonin në univers para se Perëndia të krijonte tokën. 1 Korintasve 4:9 i referohet një universi që vështron. Këtu referenca mund të jetë për të njëjtin grup qeniesh të gjalla. Së dyti, gjarpri ishte prezent në Kopshtin e Edenit para se Adami dhe Eva të mëkatonin. Në Zbulesa 12:9, gjarpri identifikohet me Satanin, i cili u largua nga qielli. Jezusi ka thënë se ka parë këtë të ndodhte (Luka 10:18). Ezekieli 28:14, 15 përshkruan kerubinin e vajosur, i cili ishte fillimisht i përsosur, por në fund u rebelua. Kjo nënkupton se ka pasur një periudhë kohe para rebelimit të Satanit, kur ai ka jetuar gjithashtu në univers. Ky tekst tregon se Adami dhe Eva nuk ishin qeniet e para të krijuara. “Kur toka u krijua nga duart e Krijuesit të saj, ajo ishte tmerrësisht e bukur. Sipërfaqja e saj ishte e diversifikuar me male, kodra dhe bimë; në të shpërndaheshin lumenj dhe liqene të mrekullueshëm; por kodrat dhe malet nuk ishin të vrazhdë dhe të thyer, plot hendeqe të pjerrët dhe të rrezikshëm, ashtu siç janë sot; skajet e mprehta të formacionit shkëmbor të tokës u varrosën nën tokën pjellore, e cila kudo krijoi një gjelbërim të begatë. Në tokë nuk kishte moçale të neveritshme ose shkretëtira shterpe. Shkurret e mrekullueshme dhe lulet delikate kënaqnin syrin në çdo hap. Kodrat u kurorëzuan me pemët më madhështore që kanë ekzistuar ndonjëherë. Ajri, i paprekur nga ndotja, ishte i pastër dhe i shëndetshëm. Të ftuarit hyjnorë vështruan skenën me kënaqësi dhe ju kënaqën veprave të mrekullueshme të Perëndisë”.—Ellen G. White, Patriarchs and Prophets, fq. 44. Pyetje për diskutim: 1. Identifikoni sa më shumë karakteristika ose tipare, që tregojnë se toka është e projektuar nga Perëndia. 2. Çfarë arsyesh mund të jepni për të treguar se historia e evolucionit nuk mund të jetë në harmoni me doktrinën biblike të krijimit? 3. Pa dyshim, ka elementë në tregimin e Krijimit te Zanafilla që ne nuk mund t’i shpjegojmë. Megjithatë, pse kjo nuk është një arsye për ta refuzuar atë si tregimin e vetëm për mënyrën sesi Perëndia krijoi botën ku ne jetojmë?

Mësimi 3

*Janar 12–18

Krijimi i përfunduar
E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Zanafilla 1, Psalmi 8:3, Romakët 8:19–22, Levitiku 11:14–22, Zanafilla 2:1–3, Marku 2:28. Vargu përmendësh: “Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë pushoi nga gjithë vepra që kishte kryer” (Zanafilla 2:2). Mësimi i kësaj jave studion përshkrimin e shkurtër të Biblës për tri ditët e fundit të Krijimit dhe pushimin e Sabatit. Ky përshkrim gjendet tek Zanafilla 1–2:1–3, por referenca të shumta për të gjenden në shumë pjesë të Shkrimeve. Një nga aspektet më mbresëlënëse të rrëfimit të Krijimit është ndarja e tij sipas ditëve të Krijimit. Pse zgjodhi Ai të bënte një cikël kohor shtatë ditor që ne ta quajmë një javë? Shkrimet nuk na e thonë drejtpërdrejt, por ne mund të kërkojmë për të dhëna. Ndoshta, e dhëna më e rëndësishme është vetë Sabati, i cili përfaqëson një kohë të veçantë për komunion midis Perëndisë dhe njerëzimit. Mund të jetë që Perëndia vendosi për javën si një kohë e përshtatshme për punët e zakonshme – gjithmonë me një kohë të rregullt të hequr veç si kujtesë për marrëdhënien tonë me Perëndinë (lexoni Marku 2:28). Kjo do të ndihmonte njerëzit që të kujtonin se Perëndia është Siguruesi i vërtetë dhe që ne jemi plotësisht të varur ndaj Tij. Pavarësisht arsyes, duket qartë se rrëfimi i Krijimit tek Zanafilla zbulon një Krijim të bërë me shumë qëllim dhe kujdes. Asgjë nuk i lihet rastësisë. *Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 19 Janar.

E DIEL

Janar 13

Dielli, hëna dhe yjet
Lexoni Zanafilla 1:14–19. Çfarë veprimesh përmenden në ditën e katërt të Krijimit? Si duhet ta kuptojmë këtë, veçanërisht duke marrë parasysh kuptimin tonë të sotëm për botën fizike?___________________________________________________________________________________ Dita e katërt është diskutuar ndoshta më shumë sesa gjashtë ditët e tjera të Krijimit. Nëse dielli u krijua ditën e katërt, çfarë përcaktonte ciklin ditor gjatë tri ditëve të para të Krijimit? Nga ana tjetër, nëse dielli ekzistonte që në fillim, çfarë ndodhi ditën e katërt? Pasiguria mbi ngjarjet në ditën e katërt të Krijimit nuk lind nga përplasje logjike, por nga shumëllojshmëri mundësish. Një mundësi është që dielli të jetë krijuar në ditën e katërt dhe drita gjatë tri ditëve të para erdhi nga prania e Perëndisë apo nga ndonjë burim tjetër si supernova2. Zbulesa 21:23 është në përputhje me këtë ide, duke qenë se dielli nuk është i nevojshëm në qytetin qiellor, sepse Perëndia është atje. Një mundësi e dytë është që diellit, hënës dhe yjeve iu caktuan funksionet në këtë ditë. Psalmi 8:3 duket të jetë në përputhje me këtë këndvështrim. Studiuesi hebre C. John Collins shkruan se formulimi hebraik i Zanafillës 1:14 mund t’i nënkuptojë të dyja këto mundësi. (Lexoni C. John Collins, Zanafilla 1–4: A Linguistic, Literary, and Theological Commentary, fq.57). Një mundësi e tretë është se dielli ekzistonte që në fillim, por ishte i penguar nga retë apo nga pluhuri vullkanik dhe nuk ishte i dukshëm apo në funksion të plotë deri në ditën e katërt. Ndonjë person mund ta krahasojë këtë mundësi me planetin Venus, ku ndodh një situatë e ngjashme. Vargu nuk duket të vërtetojë apo të hedhë poshtë ndonjërën nga këto interpretime, megjithëse kjo nuk frenon formimin e opinioneve të forta për këtë temë. Me shumë mundësi rregulli më i mirë është të mos i japësh më shumë rëndësi një çështjeje, nga çfarë i jep Bibla asaj dhe nga ana tjetër duhet ta pranojmë se botëkuptimi ynë është i kufizuar. Ky pranim, veçanërisht në fushën e krijimit nuk duhet të jetë i vështirë të bëhet. Tek e fundit, mendoni sesa mistere shkencore ekzistojnë në kohën tonë; domethënë këto mistere janë këtu që të studiohen nga shkenca eksperimentale dhe, megjithatë mbeten mistere. Sa më shumë e mistershme është diçka e fshehur kaq larg në të kaluarën?
2

Një yll, që i nënshtrohet një shkatërrimi katastrofik, duke u bërë shumë i ndritshëm.

E HËNË

Janar 14

Krijimi i ajrit dhe i kafshëve të ujit
Lexoni Zanafilla 1:20–23. Çfarë evidence, nëse ka ndonjë, ekziston në tekst, që mund të nënkuptojë rastësinë?________________________________________________________________________________ Ujërat dhe atmosfera u populluan në ditën e pestë të Krijimit. Shumë vetë shohin një lidhje midis ditës së dytë dhe të pestë të Krijimit. Ujërat u ndanë nga atmosfera në ditën e dytë dhe të dy u mbushën me krijesa të gjalla në ditën e pestë. Ngjarjet e Krijimit duket të kenë ndodhur në një radhë, që reflekton një sjellje të qëllimshme – duke treguar kujdesin dhe rregullin e veprimtarisë së Perëndisë. Me fjalë të tjera, asgjë në rrëfimin e Krijimit nuk lë vend për rastësinë. Vëreni se krijesat e ujit dhe ato të ajrit përmenden në shumës, duke treguar se një shumëllojshmëri organizmash u krijuan në ditën e pestë. Çdo krijesë u bekua me aftësinë për të qenë e frytshme dhe për t’u shumëzuar. Larmia ishte e pranishme që nga fillimi. Nuk kishte ndonjë paraardhës nga i cili të gjitha speciet e tjera pasuan, por secila specie duket të jetë pajisur me mundësinë për të prodhuar një shumëllojshmëri individësh. Për shembull, më shumë se 400 lloje emrash janë shpikur për pëllumbin e zakonshëm dhe të paktën 27 lloje të peshkut të kuq njihen. Mesa duket, Perëndia i dha secilës prej krijesave të Tij potencialin për të prodhuar një shumëllojshmëri të madhe të vegjëlish, duke i shtuar përtej larmisë të krijimit. Në vargun 21, Perëndia pa se krijesat që Ai kishte bërë ishin të mira. Kjo nënkupton se ato ishin të mirëprojektuara, tërheqëse për syrin, të pastra nga defektet dhe pjesëmarrëse në harmoni të plotë me qëllimin e krijimit. Pak krijesa të gjalla ngacmojnë imagjinatën dhe admirimin tonë më shumë sesa zogjtë. Zogjtë janë me të vërtetë krijesa të mrekullueshme dhe janë projektuar në mënyrë të mrekullueshme. Pendët e tyre janë të lehta, por të forta; janë të ngrira, por fleksibël. Pjesët e pendëve fluturuese mbahen së bashku nga struktura komplekse fijesh të holla, që sigurojnë një lidhje të fortë, por të lehtë. Mushkëria e një zogu është e hartuar në mënyrë të tillë që ai të mund të marrë oksigjen si gjatë frymëmarrjes dhe gjatë frymënxjerrjes. Kjo siguron nivele të larta oksigjeni të nevojshëm për fluturim në lartësi. Ky rezultat arrihet nga prania e qeseve të ajrit në disa nga kockat. Funksioni i këtyre qeseve është të mbajnë të qëndrueshëm fluksin e oksigjenit dhe, në të njëjtën kohë, të lehtësojnë trupin e zogut, duke e bërë fluturimin më të lehtë për t’u kryer dhe për t’u kontrolluar. Zogjtë janë ndërtuar në mënyrë të mrekullueshme. Me gjithë këtë në mendje, lexoni Mateu 10:29–31. Çfarë ngushëllimi mund të gjeni në këto fjalë?

E MARTË

Janar 15

Krijimi i kafshëve të tokës
Tek Zanafilla 1:24–31, kafshët e tokës dhe njerëzit u krijuar në ditën e gjashtë. Ashtu si me korrelacionin midis ditës së dytë dhe të pestë, një lidhje vërehet midis ndarjes së tokës dhe detit në ditën e tretë dhe mbushjes së tokës në ditën e gjashtë. Ne kujtohemi edhe njëherë për rregullin dhe radhitjen e qëllimshme të ngjarjeve të Krijimit, plotësisht në përputhje me një Perëndi rregulli (krahasuar 1 Kor. 14:33). Ashtu si me krijesat e krijuara në ditën e pestë, formulimi i tekstit tregon që një shumëllojshmëri llojesh u krijuan në ditën e gjashtë të Krijimit. Një larmi kafshësh, dhensh dhe zvarranikësh u krijuan gjithashtu. Nuk ka ndonjë pasardhës të vetëm për të gjitha kafshët e tokës; përkundrazi, Perëndia krijoi shumë familje të ndara dhe të dallueshme. Vëreni shprehjen “sipas llojit të vet”, apo shprehje të ngjashme me këtë tek Zanafilla 1:11, 21, 24, 25. Disa janë përpjekur ta përdorin këtë shprehje për të mbështetur idenë e “llojeve” të njëjta; ide e marrë nga filozofia greke. Grekët antikë mendonin se çdo individ ishte një shprehje jo e përsosur e një ideali që nuk ndryshonte, të njohur si lloj. Megjithatë, njëjtësia e specieve nuk është në përputhje me mësimin biblik që e gjithë natyra vuan nga mallkimi i mëkatit (Rom. 8:19–22). Ne e dimë se speciet kanë ndryshuar, ashtu siç shprehet në mallkimet e Zanafilla 3 (Ellen G. White shkroi për “mallkimin e trefishtë” të tokës – mallkimi pas mëkatit të parë, pas mëkatit të Kainit dhe pas Përmbytjes), dhe ashtu siç vërehet tek parazitët dhe tek grabitqarët që shkaktojnë kaq shumë vuajtje dhe dhunë. Kuptimi i shprehjes ‘sipas llojit të vet’ arrihet të mësohet më mirë, duke shqyrtuar kontekstin në të cilin është përdorur. Lexoni Zanafilla 6:20, 7:14, dhe Levitiku 11:14–22. Si përdoret shprehja “sipas llojit të tyre” apo ndonjë e barazvlefshme me të? Si na ndihmojnë këta shembuj për të kuptuar më mirë shprehjen tek Zanafilla 1?______________________________________________________________________________________ Shprehja “sipas llojit të tyre,” ose të barazvlefshme me të nuk duhet të interpretohen si ndonjë rregull riprodhimi. Përkundrazi, ajo i referohet faktit se kishte lloje të ndryshme krijesash të përfshira në historitë përkatëse. Disa përkthime biblike përdorin shprehjen “të llojeve të ndryshme”, e cila përfaqëson më mirë kontekstin. Në vend që t’i referohej njëjtësisë së specieve, shprehja i referohet larmisë së krijesave të krijuara në ditën e gjashtë. Që nga koha e Krijimit, ka patur shumë lloje bimësh dhe kafshësh.

E MËRKURË

Janar 16

Krijimi i përfunduar
Pasi Krijimi përfundoi, pas gjashtë ditësh (ne do të studiojmë më vonë krijimin e njerëzimit), ne përballemi për herë të parë në Bibël me ditën e shtatë. Lexoni Zanafilla 2:1–3. Vëreni me kujdes vargun 1, i cili thekson përfundimin e gjithçkaje që Perëndia kishte krijuar. Pse është kaq e rëndësishme të kuptojmë domethënien e ditës së shtatë?________________________ ________________________________________________________________________________________ Fjala hebraike për pushim në këtë varg është shabath, e cila është shumë e lidhur me fjalën Sabat. Kjo fjalë nënkupton mbylljen e punës pasi ke përfunduar një projekt. Perëndia nuk ishte i lodhur apo nuk kishte nevojë për pushim; Ai kishte përfunduar veprën e Tij të krijimit dhe prandaj ndaloi. Bekimet e veçanta të Perëndisë ishin për ditën e shtatë. Ajo jo vetëm “u bekua”, por dhe “u shenjtërua”; gjë, që mban idenë e veçimit dhe dedikimit ndaj Perëndisë. Pra, Perëndia i dha domethënie të veçantë Sabatit në kontekstin e marrëdhënies midis Perëndisë dhe njerëzve. Lexoni Marku 2:27, 28. Cili ishte qëllimi i Sabatit sipas Jezusit?_____________________________________ ________________________________________________________________________________________ Vëreni se Sabati nuk u krijua sepse Perëndia kishte nevojë, por, sepse njeriu kishte një nevojë për të cilën Perëndia siguroi zgjidhje. Në fund të asaj jave të parë, Perëndia pushoi nga vepra e Tij e krijimit dhe e përkushtoi këtë kohë për marrëdhënie me krijesat e Tij. Njerëzit kishin nevojë për komunikim me Zotërinë e tyre, në mënyrë që të kuptonin vendin e tyre në univers. Imagjinoni gëzimin dhe mrekullinë që përjetuan Adami dhe Eva ndërsa bashkëbisedonin me Perëndinë dhe vërenin botën që Ai kishte bërë. Mençuria e këtij provizioni për pushim u vlerësua edhe më shumë pas mëkatit. Ne kemi nevojë për pushimin e Sabatit në mënyrë që të parandalojmë rrezikun e shpërqendrimit nga Perëndia dhe të ngecjes në materializëm dhe në punët e shumta. Perëndia na urdhëron që të japim një të shtatën e jetëve tona për të përkujtuar veprën e Krijimi. Çfarë duhet të na thotë kjo, për rëndësinë e këtij mësimi? Si mund të mësoni të keni një përvojë më të thellë dhe më të pasur me Perëndinë, nëpërmjet të pushuarit në Sabat ashtu si Ai Vetë bëri?

E ENJTE

Janar 17

Ditë e vërtetë
Lexoni Zanafilla 1:5, 8, 31. Cilët janë komponentët e një ditë krijimi? A ka ndonjë gjë në vargjet, që të lë të kuptosh se këto nuk ishin ditë 24-orëshe, ashtu si ditët tona? Natyra e ditëve të Krijimit ka qenë subjekt i shumë diskutimeve. Disa kanë vënë në dyshim nëse këto ditë ishin ditë të zakonshme apo, nëse ato përfaqësonin periudha më të gjata kohe. Përshkrimi i tekstit të ditëve të Krijimit na jep përgjigje për këtë pyetje. Këto ditë janë të përbëra nga mbrëmja (periudha e errët) dhe nga mëngjesi (periudha me dritë) dhe numërohen njëra pas tjetrës. Domethënë, ditët shprehen në një mënyrë të tillë, që tregon qartë se këto janë ditë ashtu si ne i përjetojmë sot; me mbrëmje dhe me mëngjes, me një periudhë errësire dhe një periudhë drite. Është e vështirë të mund ta bësh këtë thënie më të qartë apo më të drejtpërdrejtë në përshkrimin e ditëve të javës. Shprehja që përsëritet “dhe u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes” thekson aspektin e fjalëpërfjalshëm (jo-simbolik) të secilës ditë. Lexoni Levitiku 23:3. Çfarë të dhëne kemi që të shtata ditët e javës së Krijimit ishin të të njëjtit lloj dite ashtu si tonat sot?_______________________________________________________________________________ Hebrenjtë e vjetër nuk kishin dyshime për natyrën e ditës së Sabatit. Ajo ishte një ditë me kohë-gjatësi të zakonshme dhe kishte një bekim të veçantë nga Perëndia. Vëreni krahasimin e hapur të javës së punës së Perëndisë prej gjashtë ditësh me javën tonë të punës dhe krahasimin korrespondues të ditës së pushimit të Perëndisë dhe ditës sonë të pushimit (lexoni gjithashtu Eksodi 20:9, 11). Madje dhe vetë studiuesit, që hedhin poshtë idenë e këtyre ditëve të vërteta, shpesh pranojnë se shkruesit e Biblës nënkuptonin ditë të vërteta. Shumë themelore për marrëdhënien tonë me Perëndinë është besimi ynë tek Perëndia dhe tek Fjala e Tij. Nëse ne nuk mund t’i besojmë Fjalës së Perëndisë në diçka kaq themelore dhe të shprehur kaq qartë në gjashtë ditët e vërteta të Krijimit tek Zanafilla, për çfarë tjetër mund t’i besojmë Atij?

E PREMTE

Janar 18

Për më tepër studim: Sikurse thamë dhe më parë, ditët e javës së Krijimit numërohen dhe identifikohen të përbëra nga një periudhë e errët, mbrëmja dhe një periudhë e ndriçuar, mëngjesi. Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër të logjikshme për t’i interpretuar këto ditë, përveçse të jenë ditë të vërteta si ato tonat sot. Disa i janë referuar vargjeve të tilla si Psalmi 90:4 dhe 2 Pjetri 3:8, kur argumentojnë se secila ditë e Krijimit prezanton në fakt 1 000 vjet. Ky përfundim nuk sugjerohet nga vargu dhe nuk bën asgjë për të zgjidhur çështjen e krijuar nga ata, që mendojnë se këto ditë prezantojnë mijëra vite. Gjithashtu, nëse ditët tek Zanafilla do të përfaqësonin epoka të gjata kohe, ne do të kishim gjetur një vijimësi në fosilet e regjistruara, që përkon me vijimësinë e organizmave të gjalla të krijuara në “ditët” pasuese të Krijimit. Kështu, fosilet e para duhet të jenë bimët, të cilat u krijuan në “ditën” e tretë. Më pas duhet të vijnë kafshët e ujit dhe shpendët. Së fundmi, ne duhet të kishim gjetur kafshët e tokës. Regjistrimi i fosileve nuk përputhet me këtë sekuencë. Krijesat e ujit erdhën përpara bimëve dhe krijesat e tokës erdhën përpara krijesave të ajrit. Fosilet e para të pemëve frutore dhe të bimëve të para të lulëzuara shfaqen pas gjithë këtyre grupeve të tjera. Pika e vetme e përbashkët është se, shfaqja e njeriut është e fundit në të dyja rrëfimet. “Për çdo ditë të njëpasnjëshme të krijimit, Regjistri i Shenjtë shpall se ajo ishte e përbërë nga mbrëmja dhe mëngjesi, ashtu sit ë gjitha ditët e tjera që pasuan”.—Ellen G. White, Patriarchs and Prophets, fq.112. “Por, ky supozim, që ngjarjet në javën e parë kërkuan periudha të gjata dhe të papërcaktuara për përmbushjen e tyre sulmon drejtpërdrejt themelin e Sabatit, e urdhërimit të katërt. E bën të papërcaktuar dhe e errëson atë, që Perëndia e ka bërë shumë të qartë. Është lloji më i keq i pabesisë; për shumë nga ata, që shpallin se i besojnë rrëfimit të krijimit, kjo është pabesi nën maskim”.—Ellen G. White, Spiritual Gifts, vëll. 3, fq.91. Pyetje për diskutim: 1. Madje dhe në një interpretim jo të drejtpërdrejtë të Zanafillës, dy pika dalin qartë: asgjë nuk ishte e rastësishme në veprën e Krijimit dhe, nuk kishte paraardhës të njëjtë për të gjitha speciet. Nga ana tjetër, sot na prezantohet evolucioni i Darvinit, që në variantet e veta të shumta mëson dy gjëra: rastësinë dhe origjinën e njëjtë të të gjitha specieve. Pra, si mund të interpretohet Zanafilla nëpërmjet një teorie, e cila që në nivelin bazë bie ndesh me nivelin bazë të Zanafillës? 2. Pse është e rëndësishme të kuptojmë se shkenca, pavarësisht të mirës që sjell, mbetet thjesht një përpjekje njerëzore? 3. Gjithçka që i mbetet shkencës është studimi i një bote të mëkatë; i një bote, që është shumë e ndryshme në shumë drejtime nga Krijimi i vet origjinal. Pse është e rëndësishme ta mbajmë parasysh këtë?

Mësimi 4

*Janar 19–25

Krijimi, një temë biblike

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Zanafilla 2, Mateu 19:4–6, Psalmi 8, Jobi 38:1–21, 42:1–6, Isaia 45:18, Veprat 17:22–31. Vargu përmendësh: “Pastaj pashë një engjëll tjetër, që fluturonte në mes të qiellit dhe që kishte ungjillin e përjetshëm, që t’ua predikojë banorëve të dheut dhe çdo kombi, dhe fisi, dhe gjuhe, dhe populli, dhe thoshte me zë të madh: “Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi; adhuroni atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave.’” (Zbulesa 14:6, 7). Zanafilla 1:1–2:3 është themeli për shumë tekste të Krijimit, që gjenden në Shkrimet e Shenjta. Disa referenca për te Zanafilla 1 janë të drejtpërdrejta, të tjera më indirekte. Referencat më indirekte shpesh përfshijnë një përsëritje të fjalëve ose ideve pa e cituar drejtpërdrejt tekstin, ashtu si në 2 Korintasve 4:6: “Sepse Perëndia që tha: “Le të ndriçojë drita në errësirë,” është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për të na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezus Krishtit”. Në kontrast me këtë, një referencë e drejtpërdrejtë është Hebrenjtë 4:4: “Sepse diku ai ka thënë kështu për të shtatën ditë: “Dhe Perëndia u preh të shtatën ditë nga të gjitha veprat e tij”, një citim nga Zanafilla 2:2. Këtë javë ne do të shohim referenca të ndryshme, të cilat na drejtojnë te tregimi i Zanafillës dhe tregojnë sesi shkrues të tjerë të Biblës e kanë kuptuar atë si përshkrim të saktë të origjinës njerëzore.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 26 Janar.

E DIEL

Janar 20

Krijimi tek Zanafilla 2
“Këto janë origjina e qiellit dhe e tokës kur u krijuan, ditën që Zoti Perëndi krijoi tokën dhe qiellin” (Zan. 2:4). Zanafilla 1–2:3 është tregimi i parë i krijimit të tokës nga Perëndia. Ky tekst formon themelet e të gjitha të vërtetave, që ne, si të krishterë, besojmë. Por tregimi i krijimit nuk përfundon aty. Nga Zanafilla 2:3 deri në fund të kapitullit, ne na jepen më shumë detaje, veçanërisht në lidhje me krijimin e Adamit dhe Evës. Pra, ne duhet ta interpretojmë Zanafilla 2:4 (më sipër) si prezantim të një historie më të detajuar të Adamit dhe Evës, një vepër që është përmbledhur shkurtimisht në Zanafilla 1:26–29. Disa shkencëtarë modernë kanë argumentuar se ekziston një konflikt midis Zanafilla 1 dhe 2, por kjo do të kishte qenë një surprizë për Moisiun dhe shkruesit e tjerë biblikë. Nëse historitë do të ishin parë si kontradiktore, Moisiu asnjëherë nuk do t’i kishte shkruar ato, veçanërisht kaq afër me njëra-tjetrën. Kontradiktorë nuk janë tekstet në vetvete; por njerëzit që lexojnë një konflikt në to. Lexoni Mateu 19:4–6. Si e pohon Jezusi të vërtetën historike te Zanafilla 1 dhe 2? ______________________________________________________________________________________ Në përgjigje të pyetjes së farisenjve rreth divorcit, Jezusi citon edhe Zanafilla 1:27 edhe 2:24, duke treguar se Ai mendonte se të dyja këto tekste diskutonin të njëjtën ngjarje historike, krijimin e tokës dhe të njerëzimit. A na duhen më tepër dëshmi për të besuar se Zanafilla 1 dhe 2 janë tregime në harmoni me njëra-tjetrën për krijimin - doktrina dhe mësimi, që formojnë themelet e ekzistencës dhe qëllimit tonë? Ne nuk jemi këtu rastësisht, ne nuk jemi këtu nga fati; ne jemi krijesa të bëra sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe tregimi i Zanafillës, ashtu siç është shpalosur në kapitujt 1 dhe 2, është zbulimi i veçantë i Perëndisë për origjinën tonë. Lexoni Zanafilla 2. Si na ndihmon ky tekst për të kuptuar më mirë se çfarë do të thotë të jesh njeri, të krijohesh sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe të të jepet mundësia e zgjedhjes së lirë?

E HËNË

Janar 21

Krijimi tek Psalmet
Lexoni Psalmin 8. Çfarë lidhjesh gjeni me Zanafilla 1?____________________________________________ Lexoni Psalmi 104. Vini re sesi ky psalm lavdëron Perëndinë për mirësinë e Tij, siç shihet në veprën e krijimit dhe të përkujdesjes së Tij. Identifikoni lidhjet me Zanafilla 1 në vargjet në vijim të Psalmit 104: Vargu 2_________________________________________________________________________________ Vargjet 5–7______________________________________________________________________________ Vargjet 7–9______________________________________________________________________________ Vargu 14________________________________________________________________________________ Vargu 19________________________________________________________________________________ Vargu 25_____________________________________________________ ___________________________ Vini re sesi linja tematike e psalmit duket se ndjek linjën tematike të Zanafilla 1. Imazhi poetik prezantohet në mënyrë të gjallë përmes vargjeve dhe mesazhi i tij qartësisht përfshin fuqinë, zgjuarsinë dhe mirësinë e Perëndisë dhe varësinë e të gjithë krijimit nga Krijuesi. Asgjë në psalm nuk lë të nënkuptohet se tregimi i Zanafillës nuk duhet të pranohet fjalë për fjalë ashtu siç është shkruar. Vini re shembujt në vijim nga Psalmet që lidhen me Zanafilla 1. Psa. 24:1, 2________________________________________________ Psa. 33:6__________________________________________________ Psa. 74:16, 17______________________________________________ Psa. 89:11_________________________________________________ Psalmet janë të mbushura me lavdërime për Krijuesin. Ndonjëherë, gjuha e përdorur këtu na kujton Zanafilla 1; në raste të tjera gjuha është më e përgjithshme; por në të gjitha rastet, përshkrimi i krijimit është në të njëjtën linjë me Zanafilla 1 dhe na kujton rolin thelbësor të Zanafilla në të kuptuarin e origjinës sonë si bijtë dhe bijat e Perëndisë.

E MARTË

Janar 22

Krijimi tek Libri i Jobit
Lexoni Jobin 38:1–21. Vini re temat e krijimit në vargjet në vijim. Vargjet 4–7_______________________________________________________________________________ Vargjet 8–11______________________________________________________________________________ Vargu 12_________________________________________________________________________________ Vargu 16_________________________________________________________________________________ Vargu 19_________________________________________________________________________________ Është shumë e rëndësishme të kujtoni kontekstin në librit e Jobit. Një tragjedi e madhe i ndodhi Jobit dhe ai vriste mendjen sesi një gjë e tillë mund t’i ndodhte atij, një ndjekësi besimtar të Perëndisë. Nga kapitulli 38 deri në kapitullin 41, Perëndia vazhdon të flasë për fuqinë e Tij krijuese në përgjigje të pyetjeve të Jobit. Lexoni me kujdes përgjigjen që Jobi i jep Perëndisë në Jobi 42:1-6. Pse u përgjigj Jobi në atë mënyrë dhe çfarë mund të mësojmë nga përgjigjja e tij, që mund të na ndihmojë të besojmë Perëndinë në tragjedinë tonë personale?________________________________________________________________________________ Paaftësia e Jobit për të shpjeguar karakteristikat e krijimit e bënë atë të kuptonte madhështinë dhe të besonte në Perëndi, pavarësisht gjërave që kishin ndodhur. Gjithashtu, edhe ne nuk dimë t’i përgjigjemi shumë pyetjeve rreth krijimit, dhe shembulli i Jobit duhet të na inkurajojë të besojmë në Perëndi, në çdo rast. Shumë pyetje për gjërat që ndodhin në jetë do të mbeten pa përgjigje, të paktën tani për tani. Ne do të kemi kohë në pafundësi për të marrë shpjegimet për atë që tani duket e pakuptueshme. Çështja është që, përmes mrekullive të krijimit, të cilat ne sot i kuptojmë shumë më mirë se ç’mund t’i kuptonte Jobi, ne duhet të mësojmë të besojmë në dashurinë dhe fuqinë e mrekullueshme të Perëndisë. Ne, sot, duke jetuar sipas Kryqit, e shohim Krijuesin edhe si Shpenguesin tonë të kryqëzuar, diçka që Jobi nuk e kishte të qartë, të paktën jo kaq sa ne. Sa shumë duhet të besojmë në mirësinë e Perëndisë kundrejt nesh, duke e ditur se çfarë ka bërë ai për ne?

E MËRKURË

Janar 23

Krijimi tek profetët
“Sepse kështu thotë Zoti që ka krijuar qiejt, ai, Perëndia që ka formuar tokën dhe e ka bërë; ai e ka vendosur, nuk e ka krijuar pa trajtë, por e ka formuar që të banohej: "Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër” (Isa. 45:18). Isaia 45:18 thekson qëllimin e Perëndisë për të krijuar një mjedis për të jetuar njerëzit; kështu, përshtatshmëria e tokës për qeniet njerëzore nuk është aksidentale. Mendoni për disa karakteristika të tokës, që e bëjnë atë një vend të përshtatshëm për jetesën e njeriut, në kundërshtim me planetet e tjera në universin tonë. Së pari, uji është i pranishëm me bollëk. Ka disa prova të veprimtarisë së ujit në Mars, por nuk ka ujë në sipërfaqe të këtij planeti, as të ndonjë tjetri përveç tokës. Një karakteristikë tjetër unike e tokës është kompozimi i atmosferës, rreth 21 për qind oksigjen dhe 78 për qind nitrogjen. Planetët e tjerë e kanë atmosferën të përbërë ose nga dioksidi i karbonit ose nga heliumi, por vetëm toka ka një atmosferë të përshtatshme për jetesë. Luhatshmëria e temperaturave në tokë është e përshtatshme për jetën tokësore, si në asnjë nga planetët e tjerë në sistemin solar. Kjo është pasojë e një sërë faktorësh, që përfshijnë largësinë tonë nga dielli, përbërjen e atmosferës sonë, masën e tokës dhe shpejtësinë e rrotullimit të saj, e cila përcakton gjatësinë e ditës dhe natës. Të gjithë këta faktorë dhe të tjerë, e bëjnë tokën planetin e vetëm të njohur, në të cilin mund të jetohet. Si lidhen tekstet në vijim me ngjarjet e përshkruara nga Zanafilla 1? Isa. 44:24________________________________________________________________________________ Isa. 45:12________________________________________________________________________________ Jer. 51:15, 16_____________________________________________________________________________ Amos 4:13_______________________________________________________________________________ Jona 1:9_________________________________________________________________________________ Zak. 12:1________________________________________________________________________________ Mendoni për nënkuptimin e origjinës sonë dhe pse është kaq e rëndësishme ta kuptojmë drejt atë, për të ditur se kush jemi, pse jemi këtu dhe çfarë shpresash mund të kemi në një botë që, në vetvete, nuk ofron asnjë shpresë.

E ENJTE

Janar 24

Krijimi tek Dhiata e Re
Lexoni Veprat 17:22–31. Cilat ishin rrethanat e këtij predikimi? Pasi Pali kishte prezantuar temën e tij, cila ishte çështja e parë që ai solli tek këta njerëz të mësuar? Vargjet 24, 25. Çfarë thotë Pali për marrëdhënien, që ekziston midis Perëndisë Krijues dhe njerëzve? Vargjet 26–28._____________________________________ ________________________________________________________________________________________ Me siguri, këtu, publiku përfshinte të dy grupet e filozofëve të njohur si Stoikë dhe Epikurianë. Stoikët pohonin realitetin e projektimit të natyrës, ndërsa Epikurianët e kundërshtonin atë. Asnjë nuk kishte njohurinë e Perëndisë së vërtetë, por argumentet e tyre rreth projektimit ishin të ngjashme me shumë nga argumentet, që akoma diskutohen në ditët e sotme. Çështja e rëndësishme këtu është që, në dëshminë e tij për këta mendimtarë dhe intelektualë paganë, Pali kalon direkt te argumenti i Perëndisë si Krijues i të gjitha gjërave dhe qenieve të gjalla. Pali kishte pak gjëra të përbashkëta me këta njerëz; kështu që, ai shkoi direkt te argumenti që ata kishin të përbashkët, fakti që ekzistonin dhe nga ky realitet i pakundërshtueshëm, ai arriti të ndërtonte argumentin e tij. Pra, ne përsëri shohim krijimin, si një temë kryesore në Shkrimet e Shenjta. Lexoni tekstet në vijim: Mateu 19:4–6, Marku 2:27, Luka 3:38, Gjoni 1:1–3, 2 Korintasve 4:6, Hebrenjtë 4:4, Jakobi 3:9, 2 Pjetri 3:5, Juda 11, 14. Interesant është fakti që secili nga këta autorë të Dhiatës së Re, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, i janë referuar tregimit të krijimit në Zanafilla. Kjo tregon sesa i pranuar universalisht, për të gjithë autorët e Biblës, ishte ky tregim rreth origjinës së krijimit. Lexoni Zbulesa 4:11 dhe 10:5, 6. Çfarë thonë qeniet hyjnore për krijimin e Perëndisë? _______________________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________________ Krijimi nuk ishte një aksident, por ndodhi sipas vullnetit të Perëndisë. Pasazhi i dytë (vargjet 10:5, 6) flet qartë për Eksodi 20:11. Edhe njëherë, ashtu si tek Gjoni 1:1–3, Gjoni tregon familjaritetin dhe bindjen e tij për historinë e krijimit. Sa qesharakë do të ishim nëse do të besonim në diçka tjetër.

E PREMTE

Janar 25

Për më tepër studim: Bibla është një libër për Perëndinë dhe marrëdhënien e Tij me njerëzit dhe botën që na rrethon. Ngjarjet e javës së Krijimit janë unike dhe mbinatyrore. Ato nuk përfshihen në sferën e hetimit shkencor të paktën për dy arsye. Së pari ato janë të njëhershme. Të njëhershmet janë ngjarje që ndodhin vetëm një herë. Shkenca e ka të vështirë të merret me ngjarjet e njëhershme, sepse ato nuk mund të përsëriten dhe testohen në kushte të ndryshme. Së dyti, ngjarjet e krijimit u krijuan nga fuqi të mbinatyrshme. Ato nuk ishin pasojat natyrore të mirëmbajtjes së krijimit, por ishin vepra të veçanta dhe të drejtpërdrejta të Perëndisë. Shkenca merret vetëm me shkaqet dytësore dhe nuk mund të pranojë, të paktën me mënyrën sesi praktikohet sot, asnjë shpjegim që varet nga veprimet e drejtpërdrejta të Perëndisë. Duke qenë se ngjarjet e Krijimit janë unike dhe mbinatyrore, ato qëndrojnë jashtë fushës kërkimore të shkencës. Kjo çështje është e rëndësishme, sepse pikëpamja që ne kemi për origjinën ndikon pikëpamjen tonë për natyrën njerëzore dhe identitetin. Të kuptuarit e origjinës sonë është aq e rëndësishme sa që Perëndia e ka vendosur atë si subjektin e parë në Bibël dhe mesazhi i Biblës është bazuar në historikun e tregimit të krijimit. Të deklarosh se ne mund ta mësojmë historinë e vërtetë të botës përmes shkencës do të thotë se ne deklarojmë se ajo mund të shpjegohet pa pasur nevojën e asnjë veprimi të drejtpërdrejtë nga ana e Perëndisë; një gabim, që ka sjellë shumë gabime të tjera. “Burrat do të përpiqen të shpjegojnë me anë të shkaqeve natyrore veprën e krijimit, të cilën Perëndia nuk e ka shpallur. Por shkenca njerëzore nuk mund të kuptoj dhe zbuloj sekretet e Perëndisë së Qiejve, dhe të shpjegojë veprën e mrekullueshme të krijimit, e cila ishte një mrekulli e fuqive hyjnore”.—Ellen G. White, The Spirit of Prophecy, vëll. 1, fq. 89. Pyetje për diskutim: 1. Krijimi është një temë dominuese përgjatë të gjithë Biblës. A ka ndonjë provë se shkruesit e Biblës kishin pikëpamje të ndryshme rreth krijimit ose se ata kishin dyshime rreth vërtetësisë së ndonjë pjese në Zanafilla? Pse është kjo përgjigje e rëndësishme? 2. Çfarë arsyesh mendoni se mund të jap dikush për të kundërshtuar idenë se natyra është e projektuar? 3. Jezusi e deklaroi publikisht autoritetin e Moisiut (Luka 16:29-31), duke përfshirë edhe historinë e krijimit (Marku 2:27, 28; Mateu 19:4–6). Duke marrë parasysh këtë kontekts dhe shembullin e Jezusit, cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj historisë së krijimit?

Mësimi 5

*Janar 26–Shkurt 1

Krijimi dhe parimet morale

E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Zan. 2:16, 17; Zan. 1:26–28; Jakobi 3:9; Veprat 17:26; Fjalët e Urta 14:31; Mat. 5:44–48; Zbul. 20:11–13. Vargu përmendësh: “Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun, duke i thënë: ‘Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj, ke për të vdekur me siguri’ ” (Zanafilla 2:16, 17). Njerëzit kanë shumë dëshirë të flasin për “të drejtat e njeriut”. Nga Karta e Madhe (Magna Carta; 1215) tek Deklarata Franceze e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit (1789) dhe tek deklaratat e ndryshme të Kombeve të Bashkuara, ideja se qeniet njerëzore zotërojnë disa “të drejta të patjetërsueshme” – të drejta, që asnjë nuk ka të drejtën t’ia marrë – është përhapur gjithmonë e më shumë. Këto të drejta janë tonat nga virtyti i të qenit njeri (të paktën kështu thotë teoria). Por, mbetet çështja: Cilat janë këto të drejta? Si duhet të përcaktojmë ne se çfarë janë? A mund të ndryshojnë këto të drejta, nëse po, si? Pse ne si njerëz duhet t’i kemi këto të drejta, gjithsesi? Në disa vende, grave, për shembull, nuk i ishte dhënë “e drejta” e votës deri në shekullin e njëzet (dhe ka vende që kjo vazhdon t’i mohohet). Por, si fillim, si mund një qeveri t’i japë njerëzve diçka që është e “drejta e tyre e patjetërsueshme”? Pyetje të vështira dhe përgjigjet për to janë të lidhura në mënyrë të pandashme me çështjen e origjinës njerëzore, studimi i mësimit të kësaj jave.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 2 Shkurt.

E DIEL

Janar 27

Varësia jonë tek Krijuesi
Zanafilla 2:7 e përshkruan Perëndinë tek krijon individualisht Adamin dhe e prezanton atë si një qenie inteligjente me parime morale në dallim me një kafshë. Vargu nuk e thotë, por ne mund ta imagjinojmë Perëndinë duke përdorur duart e Tij për t’i dhënë formë pluhurit sipas modelit dhe përmasave të caktuara. Ndokush mund të mendojë se Sunduesi i madh i universit nuk do të ishte ndalur për t’i bërë duart pis në krijimin e njeriut, por Bibla e zbulon Krijuesin si Një të përfshirë shumë afër me Krijimin. Shkrimet regjistrojnë shumë raste kur Perëndia ka ndërvepruar me dëshirë me krijimin material. Këta shembuj përfshijnë Eksodi 32:15, 16; Luka 4:40; dhe Gjoni 9:6. Në të vërtetë, mishërimi i Vetë Krishtit dhe marrja përsipër e trajtës njerëzore – ku Ai ditë pas dite ndërvepronte me botën e krijuar pothuajse në të njëjtën mënyrë si ne – hedh poshtë nocionin që Perëndia nuk do të ishte ndalur “për të bërë duart e Tij pis” me njerëzimin. Lexoni Zanafilla 2:16, 17. Çfarë urdhri i dha Perëndia Adamit? Çfarë nënkuptohet në këtë urdhërim? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Ne mund të pyesim Çfarë të drejte kishte Perëndia t’i jepte urdhërime Adamit dhe Evës? Krahasoni këtë situatë me atë të një fëmije në një familje. Prindërit e fëmijës i sigurojnë atij/asaj një shtëpi dhe të gjitha nevojat e jetës. Ata e duan fëmijën dhe kanë në mendje më të mirën për të. Eksperienca dhe mençuria e tyre mund t’i kursejnë fëmijës shumë trishtime, nëse ai/ajo pranon udhëheqjen e tyre. Disa fëmijë nuk e pëlqejnë udhëheqjen, por pranohet gjerësisht se, përsa kohë fëmija është i varur nga prindërit e tij për nevojat e tij, ai është i detyruar të pranojë rregullat e prindërve. Në të njëjtën mënyrë, duke qenë se ne jemi gjithmonë të varur tek Ati ynë qiellor për jetën dhe për nevojat e saj, është gjithmonë e përshtatshme që ne të pranojmë udhëheqjen e Perëndisë. Duke qenë se Ai është një Perëndi dashurie, ne mund t’i besojmë Atij që të na sigurojë gjithmonë atë që kemi nevojë për të mirën tonë. Lexoni Psalmin 95:6, 7 dhe Psalmin 100. Si e shpreh psalmisti varësinë tonë tek Perëndia? Çfarë detyrimi vë automatikisht mbi ne kjo varësi, veçanërisht për mënyrën sesi i trajtojmë të tjerët?

E HËNË

Janar 28

Sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë
Lexoni Zanafilla 1:26–28. Çfarë atributi i veçantë iu dha njerëzve dhe nuk iu dha

kafshëve?________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Çfarë është saktësisht “shëmbëlltyra e Perëndisë”? Kjo pyetje ka gjeneruar shumë diskutime dhe opinione të ndryshme. Por vargjet japin të dhëna në lidhje me natyrën e kësaj ideje. Së pari, vëreni se, të krijohesh sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë nënkupton që t’i ngjash Perëndisë në disa drejtime. Një aspekt i rëndësishëm i shëmbëlltyrës së Perëndisë është që Perëndia i dha njerëzve sundim mbi krijesat e tjera. Ashtu sikurse Perëndia është Sovran mbi gjithçka, po kështu Ai i ka caktuar njerëzve një pjesë të sovranitetit, duke i dhënë atyre sundim mbi peshqit, zogjtë dhe kafshët e fushës. Vëreni gjithashtu se Perëndia e krijoi qëllimisht njeriun sipas shëmbëlltyrës “sonë” – domethënë, një shëmbëlltyrë, që përfshin numrin shumës të Trinitetit. Më pas, Ai krijoi njeriun mashkull dhe grua. Shëmbëlltyra e Perëndisë nuk shprehet plotësisht në një individ, por në një marrëdhënie. Ashtu si Triniteti është i shfaqur në tre Persona në marrëdhënie, po kështu shëmbëlltyra e Perëndisë tek njerëzit shprehet në marrëdhënien midis meshkujve dhe femrave. Aftësia për të formuar marrëdhënie është pjesë e shëmbëlltyrës së Perëndisë. Marrëdhëniet, pa dyshim që nënkuptojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie, që do të thotë parime morale. Pra, këtu ne na jepen të dhëna të forta sesi parimet morale e kanë bazën tek rrëfimi i Krijimit. Lexoni Zanafilla 9:6 dhe Jakobi 3:9. Si lidhet qartë ideja e krijimit të njeriut sipas “shëmbëlltyrës së Perëndisë” me konceptin e moralitetit? ________________________________________________________ Njerëzit janë përballur për shekuj të tërë me çështjen e moralitetit. Madje dhe përpara se personi të kuptojë se cili është lloji i duhur i moralitetit, vetë ideja e moralitetit ngre shumë çështje të thella. Pse duhet të kenë njerëzit një ndërgjegje të moralshme, një koncept që dallon të drejtën nga e gabuara, në dallim me brumbujt, pleshtat dhe madje dhe shimpanzetë? Si munden qeniet, të krijuara në thelb nga materie amorale (plazma kuark dhe gluon dhe nga elektrone e grimca të tjera) të jenë të ndërgjegjshme për koncepte morale? Përgjigjja mund të gjendet në kapitujt e parë të Biblës, ku zbulohen njerëzit si krijesa morale të krijuara sipas “shëmbëlltyrës së Perëndisë”.

E MARTË

Janar 29

Të krijuar nga një gjak
Tek Zanafilla 2:23, Adamit i jepet detyra që të emërtojë gruan e tij, të cilën e quajti Havah. Ky emër lidhet me foljen hebraike hayah, që do të thotë “të jetosh” (hebrenjë shpeshherë përdorin shprehjen e lidhur me këtë lehayim, “për jetën”!). Fjala hebraike për “Eva” (Havah) mund të përkthehet si “jetë-dhënës”. Emri i Evës përfaqëson faktin se ajo është paraardhësja e të gjithë njerëzve. Ne të gjithë jemi një familje, në kuptimin e parë të fjalës. Lexoni Veprat 17:26. Si e lidh Pali vëllazërinë e të gjithë njerëzve me krijimin? Krahasoni me Mat. 23:9. Ne jemi të bashkuar në faktin që rrjedhim nga një grua, nga Eva, dhe nga një burrë, nga Adami. Dhe, Perëndia është Ati i ne të gjithëve. Ky fakt është baza e barazisë njerëzore. Mendoni sesa ndryshe do të ishin lidhjet njerëzore nëse të gjithë njerëzit do ta pranonin këtë të vërtetë të rëndësishme! Nëse do të na duheshin ndonjëherë prova sesa të mëkatë jemi, sesa shumë na ka dëmtuar mëkati, ne do t’i gjenim në faktin e trishtueshëm që njerëzit trajtojnë të tjerët më keq, sesa ata trajtojnë kafshët. Lexoni Fjalët e Urta 14:31 dhe 22:2. Si na ndihmojnë këto vargje për të kuptuar lidhjen midis moralitetit dhe faktit që jemi krijuar nga Perëndia?___________________________________________________________ Shumë faktorë kanë ndarë racën njerëzore: politika, kombësia, etnika dhe pa dyshim ekonomia. Faktori ekonomik debatohet të jetë një nga më të rëndësishmit (megjithëse, jo deri në atë masë që parashikoi Karl Maksi: punëtorët e botës nuk u bashkuan kurrë; përkundrazi ata luftuan kundër njëri – tjetrit, bazuar në kombësinë e tyre). Sot, si gjithmonë, i varfri dhe i pasuri shpesh e shohin njëri – tjetrin me dyshim dhe përçmim. Sa shpesh ndjenja të tilla kanë çuar në dhunë, madje dhe luftë?! Shkaqet e varfërisë dhe zgjidhja për të na çudit (lexoni Mat. 26:11), por një gjë është e sigurt nga Fjala e Perëndisë – të pasur apo të varfër, ne meritojmë dinjitetin, që është një nga virtytet tona të origjinës. Vite më parë, pasi Darvinizmi u bë i modës, disa justifikonin shfrytëzimin e të varfëve nga të pasurit mbi bazat e “Darvinizmit shoqëror” – ide, e cila thotë se, duke qenë se në botën natyrore i forti mposht të dobëtin, pse nuk mund të përdoret i njëjti parim në ekonomi? Në ç’mënyrë është ky një shembull tjetër, që mbështet arsyen pse duhet të kuptojmë drejt origjinat, në mënyrë që të kuptojmë moralitetin?

E MËRKURË

Janar 30

Karakteri i Krijuesit tonë
Perëndia na krijoi sipas shëmbëlltyrës së Tij, që do të thotë midis të tjerash se Ai kishte për qëllim që ne t’i ngjasonim Atij në karakter. Domethënë, ne duhet të jemi si Ai aq sa na e lejon natyra jonë njerëzore (vëreni se të jesh si Perëndia nuk është e njëjta gjë me, të kesh qëllim të jesh Perëndi – dallim jetik). Në mënyrë që ne të jemi si Perëndia, në kuptimin që të reflektojmë karakterin e Tij, ne duhet të kemi një botëkuptim të saktë se si është ky karakter. Lexoni Mateu 5:44–48. Çfarë na zbulojnë këto vargje jo vetëm për karakterin e Perëndisë, por dhe për mënyrën sesi ne duhet ta reflektojmë karakterin e Tij në jetët tona?___________________________________ ________________________________________________________________________________________ Lexoni Luka 10:29–37. Përsëri, çfarë na zbulon teksti për karakterin e Perëndisë dhe si duhet të reflektohet ai tek njerëzit? Lexoni gjithashtu Fil. 2:1–8._______________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Historia që Jezusi tha, përfshinte dy njerëz nga grupe të ndryshme shoqërore – grupe, që ishin kundërshtarë me njëri – tjetrit. Por, Jezusi tregoi se ata ishin fqinjë. Secili grup ishte brenda sferës së përgjegjësisë së grupit tjetër dhe Perëndia ishte i kënaqur kur mosmarrëveshjet e tyre liheshin mënjanë dhe secili grup e trajtonte tjetrin me mirësi dhe mëshirë. Çfarë dallimi vërehet midis parimeve të mbretërisë së Perëndisë dhe parimeve të sundimit të Satanit. Perëndia i bën thirrje të fortit të kujdeset për të dobëtin, ndërsa parimet e Satanit kërkojnë eliminimin e të dobëtit nga i forti. Perëndia krijoi një botë me marrëdhënie të paqshme, por Satani e ka shtrembëruar atë kaq shumë, sa shumë persona e konsiderojnë mbijetesën e të fortit si standard normal të sjelljes. Nëse procesi vicioz i përzgjedhjes natyrore (sipas të cilit i forti sundon të dobëtin) do të ishte mënyra sesi ne erdhëm në ekzistencë, pse duhet të sillemi ndryshe? Nëse ne pranojmë këtë këndvështrim, a nuk po ndjekim Perëndinë dhe diktatin e natyrës ashtu si Ai e vajosi atë kur ndjekim egoizmin tonë në kurriz të atyre, që janë “më pak të përzgjedhur”? Në ç’mënyra të tjera ne mund të shohim sesi botëkuptimi që kemi për origjinën tonë mund të ndikojë konceptet tona morale?

E ENJTE

Janar 31

Moraliteti dhe përgjegjësia
Në mësimet e mëparshme, ne studiuam shërbesën e Palit për njerëzit në Athinë (Veprat 17:16–31). Ndiqni linjën e arsyetimit që ai përdori, duke vërejtur jo vetëm se ku filloi, por dhe ku mbaroi! Çfarë është e rëndësishme për përfundimin në të cilin arriti, në lidhje me çështjen e origjinave dhe moralitetin? ________________________________________________________________________________________ Shërbesa e Palit për njerëzit në Athinë filloi me Krijimin dhe përfundoi me gjykimin. Sipas Palit, Perëndia që krijoi botën dhe çdo gjë në të, ka përcaktuar një ditë kur Ai do të gjykojë botën. Të pajisesh me moralitet nënkupton përgjegjësi. Secili prej nesh duhet të ketë përgjegjësi për veprimet dhe fjalët e tij (lexoni Eccles. 12:14 dhe Mat. 12:36, 37). Lexoni Zbulesën 20:11–13 dhe Mateun 25:31–40. Çfarë mësohet qartë në këto vargje, që është e lidhur drejtpërdrejt me moralitetin?_________________________________________________________________ Të gjithë që kanë jetuar, do të takohen në praninë e Perëndisë për t'u përballur me gjykimin. Dallimi mid is dy grupeve në shëmbëlltyrën e Jezusit është tek mënyra sesi gjithsecili trajtoi personat në nevojë. Krijuesi interesohet për mënyrën sesi krijesat e Tij trajtojnë njëra – tjetrën, veçanërisht ata që janë në nevojë. Nuk ka asnjë vend në qiell për parimin e përzgjedhjes natyrore; ajo është në kundërshtim me karakterin e Perëndisë së paqes. Nëse Bibla na mëson ndonjë gjë, ajo është se drejtësia, e cila i mungon kaq shumë botës, do të vendoset në vend, një ditë, nga Vetë Perëndia. Për më tepër, e gjithë ideja e gjykimit nënkupton një rregull moral: pse do të gjykonte Perëndia dhe për më tepër do të ndëshkonte, në qoftë se nuk do të kishte standard moral ku njerëzit të mateshin? Mendoni për realitetin e sigurinë e gjykimit! Pse është ungjilli dhe premtimi i shpëtimit në Krishtin kaq jetik, në mënyrë që ne të kemi garanci në këtë gjykim?

E PREMTE

Shkurt 1

Për më tepër studim: Sipas Shkrimeve, Adami ishte burri i parë dhe u krijua nga pluhuri nga Perëndia. Të kuptuarit tonë për origjinën e moralitetit gjendet në origjinën e Adamit. Konceptet biblike të moralitetit janë pra, të pandashëm nga konceptet biblike të origjinës. Pranimi i Adamit si njeriu i parë hedh poshtë mundësinë që ndonjë fosile do të ishte pararendëse e Adamit apo e ndonjë njeriu tjetër. Atëherë, nga erdhën këto fosile? Disa mundësi ekzistojnë. Së pari, fosilet e ngjashme me njerëzit mund të jenë forma të njerëzve me inteligjencë normale, por me model rritjeje të ndryshëm nga njerëzit e ditëve të sotme. Një mundësi e dytë është se fosilet mund të jenë degjeneruar për pasojë të vetë stilit të jetës apo stresit mjedisor apo faktorëve të tjerë. Një mundësi e tretë, është se ato mund të jenë rezultante të përpjekjeve të drejtpërdrejta të Satanit për të korruptuar Krijimin në mënyra që ne si kuptojmë. Një mundësi tjetër, është se ato mund të mos jenë njerëzore, por të jenë të ngjashme nga pikëpamja morfologjike. Njerëz të ndryshëm mund të preferojnë shpjegime të ndryshme, por, duke qenë se ne nuk kemi evidencë/provë të qartë për këtë çështje, do të ishte më mirë të shmangnim të qenit të ngurtë në spekulimet tona. Fosilet nuk janë të pajisura me tabela, që thonë: “Bërë në Kinë, 500 milion vite më parë” apo të ngjashme me këtë. Kuptimi ynë për historinë e tokës, e cila varion shumë midis shkencëtarëve, siguron një kornizë reference, brenda së cilës ne interpretojmë fosilet, megjithëse nuk kemi prova për interpretimin tonë. Në fund të fundit ato mbeten të tilla – thjesht interpretime dhe asgjë më shumë. Pyetje për diskutim: Ø Mendoni për pasojat që do të sillte, në qoftë se nuk do të kishte Krijues, i cili vendos rregullin moral tek njerëzimi. Nga do të vinin konceptet morale? Disa njerëz, pavarësisht se nuk besojnë tek Perëndia, i qëndrojnë strikt standardeve morale. Mbi ç’baza përveç Perëndisë mund të zhvillojë një person kodin moral? Cilët janë disa prej skenarëve, që mund të shoqërojnë këtë? Cila do të ishte dobësia përfundimtare tek të gjitha ato? 1. Këndvështrimi ynë për Krijimin si ndikon opinionet tona në lidhje me çështje aktuale si euthanazi (vdekje e lehtë), klonimi, aborti, e të tjera? 2. Një vendas, i cili doli vullnetar për të shpenzuar kohën e tij për të shoqëruar turistët në kampin nazist të Dachau-t e filloi guidën e tij, duke folur për teorinë e evolucionit të Charles Darwin-it, duke nënkuptuar se një teori e tillë çoi në Dachau dhe në gjëra të ngjashme me të. Cila është logjika e dukshme në këtë linjë arsyetimi? Në ç’mënyrë mund të jetë e gabuar?

Mësimi 6

*Shkurt 2–8

Krijimi dhe rënia

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Zan. 3:1–15; Mat. 4:3–10; Kol. 2:20–23; Gjoni 3:17; Zbul. 14:6, 7.

Vargu përmendësh: “Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj” (Zanafilla 3:15). Një aktor komik luante rolin e një gruaje të quajtur Geraldina. Në një monolog, ajo paraqitej si gruaja e një ministri, që kishte ardhur në shtëpi me një fustan të ri shumë të shtrenjtë. Burri i saj, (i cili luhej nga i njëjti aktor komik) u zemërua shumë kur mori vesh vlerën e fustanit. Për t’u mbrojtur nga të bërtiturat e burrit, Geraldina tha: “Satani më bëri mua të blej këtë fustan! Unë nuk doja ta blija atë! Satani më bezdiste vazhdimisht për këtë çështje”. Përgjigjja e saj supozohej të ishte për të qeshur. Por bota jonë dhe e keqja në të, tregon se Satani nuk është një çështje argëtuese. Për disa njerëz, ideja e Satanit është një bestytni e lashtë, e cila nuk duhet të merret seriozisht. Megjithatë, Shkrimet e Shenjta janë të pagabueshme: edhe pse Satani është një armik i mundur (Zbul. 12:12, 1 Gjoni 3:8), ai është këtu në tokë dhe është i vendosur të shkaktoj sa më shumë kaos dhe shkatërrim në krijimin e Perëndisë. Këtë javë ne do të shohim sulmin fillestar të Satanit dhe se çfarë mund të mësojmë nga ai, që, ndërsa jemi akoma nën sulmin e tij, të shpallim fitoren që është e jona në Jezus.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 9 Shkurt.

E DIEL

Shkurt 3

Gjarpri ishte më dinaku
Lexoni Zanafilla 3:1. Si përshkruhet Satani në formën e gjarprit? Si është e vërteta e këtij përshkrimi të treguar në këtë varg të vetëm? ______________________________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________________ Djallëzia e gjarprit shihet në mënyrën sesi ai prezanton tundimin e tij. Ai nuk sulmon në mënyrë të drejtpërdrejtë, por përpiqet të përfshijë gruan në bashkëbisedim. Vini re se fjalët e gjarprit përfshijnë të paktën dy aspekte problematike. Së pari, ai pyet nëse Perëndia ka bërë me të vërtetë një deklaratë të veçantë. Në të njëjtën kohë, ai pyet për të ngritur dyshime në lidhje me bujarinë e Perëndisë. Në fakt, ai thotë, “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit”? Duke i cituar gabim udhëzimet e Perëndisë, gjarpri josh gruan për të korrigjuar deklaratën e tij dhe me sukses e përfshin atë në bashkëbisedim. Strategjia e gjarprit është padyshim “djallëzore”. Sigurisht, asgjë nga këto nuk duhet të na habisë. Jezusi e quante Satanin ‘gënjeshtar dhe atin e rrenës’ (Gjoni 8:44). Në Zbulesa 12:9 Satani mashtron të gjithë botën, që do të thotë që asnjë nga ne, as të Krishterët e Ditës së Shtatë, nuk janë të sigurt. Satani, padyshim, nuk ka humbur asnjë grimë nga djallëzia ose aftësia për të mashtruar. Ai vazhdon të përdorë të njëjtën strategji, që ishte e suksesshme me Evën. Ai ngre pyetje rreth Fjalës së Perëndisë dhe qëllimeve të Tij, duke shpresuar që ne të dyshojmë dhe të përfshihemi në “bashkëbisedim” me të. Ne duhet të jemi vigjilentë (1 Pjet. 5:8) në mënyrë që t’i rezistojmë tundimeve të tij. Krahasoni Mateu 4:3–10 me Zanafilla 3:1. Çfarë hileje përdori Satani mbi Jezusin dhe pse ajo dështoi? Çfarë mësimi mund të marrim nga mënyra sesi Jezusi iu përgjigj sulmeve djallëzore në shkretëtirë? Në cilat mënyra, Satani përdor të njëjtat metoda edhe me ne sot? ________________________________________________________________________________________

E HËNË

Shkurt 4

Gruaja dhe gjarpri
Lexoni Zanafilla 3:2, 3. Si iu përgjigj gruaja, gjarprit? Cilat ishin gabimet e saj? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Megjithëse Eva i njihte qartë urdhërimet e Perëndisë, që tregonin fajësinë e saj, ajo bën një deklaratë që shkon përtej asaj që Perëndia kishte thënë, të paktën ashtu siç na është treguar në Bibël. Perëndia qartësisht kishte udhëzuar Adamin dhe Evën të mos hanin nga pema; Perëndia nuk i kishte thënë të mos e preknin atë. Duke qenë se ne nuk e dimë se çfarë e shtyu atë të thoshte ato fjalë, është më mirë të mos spekulojmë mbi origjinën e tyre. Por, padyshim: duke menduar që ajo nuk mund ta prekte frutin, ajo do të ishte më pak e prirur për ta ngrënë, sepse Eva nuk mund të hante diçka që nuk mund ta prekte. Sa shpesh ne përballemi me të njëjtën gjë edhe sot: dikush na flet për mësime që, në shumicën e rasteve, por jo gjithmonë, janë në harmoni me Shkrimet e Shenjta. Janë gjërat e vogla që nuk janë në harmoni me Biblën, të cilat prishin gjithçka. Gabimi, edhe i përzier me të vërtetën, është përsëri gabim. Lexoni Mateu 15:7–9. Çfarë qortimesh i dha Jezusi skribëve dhe farisenjve në lidhje me shtimin e mendimit njerëzor në Fjalën e Shenjtë? Krahasoni këtë me Zbulesa 22:18 dhe Kolosianëve 2:20–23. Çfarë rreziqesh lindin nga sajimi i rregullave që ne mendojmë se do të na mbrojnë nga mëkati? Vargu 23. ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Problemi me mëkatin nuk është mungesa e rregullave, por një zemër e pamoralshme. Edhe në shoqëritë laike, ne shpesh dëgjojmë thirrje për më shumë ligje kundër krimit, kur tashmë ekzistojnë ligje të mjaftueshme. Ne nuk kemi nevojë për ligje të reja, ne kemi nevojë për zemra të reja. Në cilat mënyra, ne rrezikojmë të bëjmë gjërat për të cilat paralajmërohemi këtu? Standardet e bazuara në parimet biblike janë thelbësore. Pyetja që ngrihet është, Si mund të jemi të sigurt që rregullat dhe standardet, që ne zbatojmë nuk do të na çojnë në rrugë të gabuar? Sillni përgjigjen tuaj në grupin e studimit të Sabatit.

E MARTË

Shkurt 5

Të mashtruar nga provat
Lexoni Zanafilla 3:4–6. Cilat janë parimet që udhëheqin rënien e Adamit dhe Evës në mëkat? Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e tyre, që na ndihmon të përballemi me të gjitha tundimet që mund të hasim? _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________ Satani ishte shumë i suksesshëm që e tërhoqi Evën në bashkëbisedim dhe e bëri të dyshonte për atë që Perëndia kishte thënë. Tani, ai i thotë Evës që Perëndia nuk po thotë të vërtetën dhe jep një shpjegim për motivin që Ai kishte për t’i ndaluar ata të hanin frytin. Sipas Satanit, Perëndia po i ndalonte nga një gjë e mirë, për t’i mbajtur nën potencialin e tyre të plotë. Duke bërë kështu, Satani punon mbi pyetjen e mëparshme, nëse Perëndia kishte mbajtur larg tyre disa nga pemët. Eva përdor tri linja ‘provash’, që e çojnë atë në përfundimin se ajo do të përfitonte nga ngrënia e frutit. Së pari, ajo sheh se pema është e mirë për t’u ngrënë. Ndoshta, ajo ka parë gjarprin që hante frutin. Ai ndoshta ka komentuar sesa i mirë ishte ai. Është shumë interesante, që, megjithëse Adamit dhe Evës u ishte thënë të mos hanin frytin, ajo vuri re se pema ishte “e mirë për t’u ngrënë”. Diskutoni për konfliktin e dukshëm midis ndjenjave dhe “Kështu thotë Perëndia”! Një linjë e dytë provash që e bindën Evën të hante frutin ishte fakti që ai ishte i bukur për t’u parë. Pa dyshim që të gjithë frutat në kopsht ishin të bukura, por për arsye të ndryshme, Eva ishte veçanërisht e tërhequr nga fruti që Satani po i ofron asaj. Fuqia e supozuar e frutit për ta bërë më të zgjuar njeriun është një arsye e tretë përse Eva donte ta hante atë. Gjarpri e siguroi Evën që fruti do t’i zgjeronte njohuritë e saj dhe do ta bënte atë më të ngjashme me Perëndinë. Pa dyshim, ironia e trishtueshme këtu është që, sipas Biblës, ajo është tashmë si Perëndia (Zan. 1:27). Ne na është thënë që Eva u mashtrua, ndërsa Adami jo (1 Tim. 2:14). Nëse Adami nuk u mashtrua, pse e hëngri ai frutin? Adami me vullnet të lirë nuk iu bind Perëndisë, duke zgjedhur të ndiqte Evën dhe jo Perëndinë. Sa shpesh shohim të njëjtën sjellje edhe në ditët e sotme? Sa lehtë mund të tundohemi nga ajo që thonë ose bëjnë të tjerët, pavarësisht sesa në kundërshti janë këto me Fjalët, që na janë thënë nga Perëndia. Adami dëgjoni Evën në vend të Perëndisë, dhe vazhdimi është makthi i njohur si historia e njerëzimit (lexoni Rom. 5:12–21).

E MËRKURË

Shkurt 6

Hiri dhe gjykimi në Eden: pjesa e parë
Në Zanafilla 3, pas rënies, fjalët e para të Perëndisë janë të gjitha pyetje: “Ku je?" . . . Kush të tregoi se ishe lakuriq? Mos vallë ke ngrënë nga pema, që unë të kisha urdhëruar të mos haje? . . . Pse e bëre këtë”? (Zan. 3:9, 11, 13). Në kontrast, deklarata e Perëndisë në Kapitullin 3, deklarata e Tij e parë, vjen pas këtyre pyetjeve. Kur flet me gjarprin, çfarë thotë Perëndia, dhe cili është kuptimi i fjalës së Tij? Lexoni Zan. 3:14, 15. ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Mendoni për nënkuptimet e asaj që po ndodh këtu. Deklarata e parë e Perëndisë për njerëzit e rënë në mëkat është, në fakt, një fajësim për Satanin, jo njerëzimin. Për më tepër, edhe në këtë fajësim të Satanit, Perëndia i jep njerëzimit shpresën dhe premtimin e ungjillit (vargu. 15). Ndërsa Ai deklaron shkatërrimin e Satanit, Ai shpall shpresën e njerëzimit. Pavarësisht mëkateve të tyre, Perëndia menjëherë i shpalos Adamit dhe Evës premtimin e shpengimit. Vini re, gjithashtu, se vetëm pas këtij premtimi, vetëm pasi premtimi i hirit dhe shpëtimit u dha në vargun 15 (i njohur edhe si “Premtimi i parë i Ungjillit”), Perëndia përmend gjykimin për Adamin dhe Evën: “ Gruas i tha: “Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty. . . .’ Pastaj i tha Adamit: "Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate . . . .’” (Zan. 3:16, 17). Mos e neglizhoni këtë çështje: premtimi i shpëtimit vjen i pari, i ndjekur nga gjykimi. Vetëm pas sfondit të ungjillit, vjen gjykimi; në të kundërt, gjykimi nuk do të nënkuptonte asgjë tjetër përveç dënimit, por Shkrimet e Shenjta janë të qarta: “Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij”. (Gjoni 3:17). Pse është gjithmonë e rëndësishme të diskutojmë faktin se qëllimi i Perëndisë është të na shpëtojë, jo të na dënojë? Si na bën mëkati në jetën tonë të humbasim vëmendjen nga e vërteta thelbësore? Si na largon mëkati nga rruga e Perëndisë?

E ENJTE

Shkurt 7

Hiri dhe gjykimi: pjesa e dytë
Tek Zanafilla 1 dhe 2, Perëndia bën deklarata si: “Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata . . . . Të prodhojë toka qenie të gjalla. . . . Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm”. Të gjitha këto deklarata kujdesen për krijimin dhe vendosjen e njerëzimit në atë krijim. Siç pamë edhe dje, deklarata tjetër e regjistruar në Bibël ndodhet tek Zanafilla 3:14, 15, në të cilën Perëndia i ofron njerëzimit ungjillin. Pra, në Shkrimet e Shenjta, deklarata fillestare e Perëndisë merret me krijimin dhe më pas, me shpengimin dhe ky shpengim ndodh në kontekstin e vetë gjykimit. Dhe kështu duhet të ndodhte. Në fund të fundit, cili është qëllimi i ungjillit, cili është “lajmi i mirë”, nëse nuk do të kishte gjykim, ose fajësim, nga i cili të shpengohemi? Koncepti i ‘ungjillit’ përmban në vetvete konceptin e gjykimit, një gjykim me të cilin ne nuk duhet të ballafaqohemi. Ky është “lajmi i mirë”! Megjithëse ne kemi shkelur ligjin e Perëndisë dhe, megjithëse Ai do t’i gjykojë këto shkelje, në Jezus Krishtin ne i kemi kursyer vetes dënimin, që ky gjykim do të sillte, në mënyrë të pashmangshme. Krijimi, ungjilli dhe gjykimi nuk shfaqen vetëm në faqet e para të Biblës, por edhe në vazhdim. Lexoni Zbulesa 14:6, 7. Në cilat mënyra janë këto vargje të lidhura me tre kapitujt e parë të Zanafillës? Me fjalë të tjera, çfarë paralelizmash mund të gjenden në të gjitha këto vargje? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Tek Zbulesa 14:6, 7 ne shohim deklaratën e Perëndisë si Krijues, një temë kyçe në faqet e para të Zanafillës. Tek Zbulesa 14, “ungjilli i përjetshëm” vjen i pari dhe më pas, ai ndiqet nga deklarata e gjykimit, si tek Zanafilla 3. Gjykimi është i pranishëm, por jo para ungjillit. Kështu, themeli i mesazhit tonë të vërtetë duhet të jetë hiri, lajmi i mirë që, megjithëse ne meritojmë dënimin, ne mund të qëndrojmë të falur, të pastruar dhe të shpenguar përmes Jezusit. Pa ungjillin, fati ynë do të ishte i njëjtë me atë të gjarprit dhe farës së tij, jo me fatin e gruas dhe farës së saj. Dhe, në mënyrë të mrekullueshme, ky lajm i madh shfaqet edhe në Eden, në deklaratën e parë të Perëndisë për botën e rënë në mëkat.

E PREMTE

Shkurt 8

Për më tepër studim: “Perëndia i dha prindërve tanë të parë ushqimin, që Ai kishte projektuar për të ngrënë njerëzit. Ishte kundër planit të Tij që të merrej jeta e ndonjë krijese. Nuk duhet të kishte vdekje në Eden . . . ”—Ellen G. White, Counsels for the Church, fq. 228. “Satani e konsideron ligjin e dashurisë së Perëndisë si një ligj egoist. Ai deklaron se është e pamundur për ne, që t’i bindemi kërkesave të tij. Ai ia ngarkon Krijuesit të gjithë barrën e rënien së prindërve tanë të parë në mëkat, me gjithë dhimbjen që kjo solli, duke bërë që njerëzit ta shohim Perëndinë si autorin e mëkateve, vuajtjeve dhe vdekjes. Jezusi duhet ta demaskonte këtë mashtrim”.—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 24. “Por njerëzit nuk u braktisën në pasojat e së keqes që ata kishin zgjedhur. Në fjalinë që u shqiptua kundër Satanit, u dha një paralajmërim për shpengimin . . . Kjo fjali, e thënë në prani të prindërve të parë, ishte për ta një premtim. Para se ata të dëgjonin për gjembat dhe ferrat, për punën e rëndë dhe vuajtjen që duhet të ishin pjesë të jetës së tyre, ose për pluhurin ku ata duhet të ktheheshin, ata dëgjuan fjalë, që vetëm mund t’i jepnin shpresë. Gjithçka që humbi nga Satani, u rifitua përmes Jezusit”.—Ellen G. White, Education, fq. 27. Pyetje për diskutim: Ø Në grupin e studimit në Sabat, diskutoni përgjigjen tuaj për pyetjen në fund të mësimit të ditës së hënë. Çfarë rregullash mund të vendosim, që të na kthejnë në njerëzit që Jezusi qortoi? Në të njëjtën kohë, si mund të marrim angazhime që të na ndihmojnë të ndjekim parimet e së vërtetës të shpalosura në Bibël? 1. Eva i besoi instikteve të saj në vend të urdhrave të qarta të marra nga Perëndia. Pse është kaq e lehtë të veprosh si Eva? 2. Diskutoni për ndryshimin e dukshëm midis historisë së krijimit dhe ideve të ndryshme evolutive, që përshkruajnë të keqen natyrore si pjesë të procesit krijues të Perëndisë. Pse është e pamundur të harmonizosh këto pikëpamje kaq konfliktuese të origjinës sonë, pa shkatërruar përfundimisht kuptimin e qartë të Biblës? Pse është i rëndësishëm kuptimi i drejtë i krijimit për të kuptuar drejt rënien e njerëzimit në mëkat? 3. Disa kultura e konsiderojnë idenë e ekzistencës së Satanit si qesharake; të tjerë, në kontrast, janë të fiksuar me fuqinë e djallit dhe të shpirtrave të këqinj. Po kultura juaj? Cila është tendenca dhe si mund të mësoni të arrini balancën e duhur kur ballafaqoheni me realitetin e betejës mbinatyrore në të cilën gjendemi?

Mësimi 7

*Shkurt 9–15

Nëpërmjet xhamit, turbullt

E SHTUNË PASDITE

Lexoni për studimin e kësaj jave: Jobi 12:10; 1 Kor. 6:19, 20; Zan. 3:17; Gjoni 12:31; 1 Kor. 1:18–21. Vargu përmendësh: “Sepse urtësia e kësaj bote është marrëzi përpara Perëndisë, sepse është shkruar: ‘Ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre’” (1 Korintasit 3:19). Teologu William Paley shkroi një libër në 1802 të titulluar Natural Theology [Teologjia e natyrës], ku ai argumenton se çdonjëri mund të përdor vëzhgimin e natyrës për të zhvilluar të kuptuarit e karakterit të Perëndisë. Ai shkroi gjerësisht për mënyrat sesi tiparet e kafshëve tregonin kujdesin dhe aftësinë e Krijuesit. Paley mund të jetë marrë shumë me disa tipare, ngaqë ai nuk arriti të kuptonte efektet që mëkati dhe Rënia në mëkat kishte pasur në natyrë. Por, ky argument i përgjithshëm nuk është hedhur asnjëherë poshtë, pavarësisht deklaratave të shumta dhe të zhurmshme për të kundërtën! Përkundrazi, Charles Darwin argumentonte se një Perëndi, që projekton çdo tipar të natyrës nuk do të ishte mirë. Si evidencë, ai i bëri referim një paraziti që ushqehet brenda trupave të gjallë të larvave apo mënyrës mizore me të cilën një mace luan me një mi. Për të, këta shembuj ishin evidencë kundër ekzistencës së një Perëndie krijues plot dashuri. Megjithëse Paley ishte më pranë së vërtetës sesa ishte Darwin-i, gjatë mësimit të kësaj jave ne do të shqyrtojmë atë që Bibla thotë në lidhje me çfarë shfaq apo nuk shfaq natyra për Perëndinë.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 16 Shkurt.

E DIEL

Shkurt 10

Toka është e Perëndisë
Një shkencëtar, një herë, sfidoi nevojën për Perëndinë. Ai argumentoi se mund të krijonte njerëzimin po aq mirë, sa edhe Perëndia. Perëndia i tha: “Dakord, vazhdo dhe bëje”. Shkencëtari filloi të grumbullonte dhé, por Perëndia i tha, “Prit një minutë! Bëj dheun tënd”! Megjithëse kjo histori është thjesht një fabul, ideja del e qartë: Perëndia është i Vetmi, që mund të krijojë nga asgjëja. Perëndia krijoi gjithë materien e universit, duke përfshirë këtu botën tonë, zotërimet tona dhe trupat tanë. Ai është me të drejtë zotëruesi i gjithçkaje. Cili është mesazhi bazë i këtyre vargjeve? Akoma më e rëndësishme, çfarë na thotë ky mesazh për mënyrën sipas së cilës ne duhet të ndërveprojmë me botën, njëri – tjetrin dhe me Perëndinë? Psa. 24:1, 2; Job 41:11; Psa. 50:10; Isa. 43:1, 2; 1 Kor. 6:19, 20. ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Një himn i njohur i krishterë fillon me fjalët “Kjo është bota e Atit tim”. Me të vërtetë është bota e Atit tonë, sepse Ai e krijoi. Nuk ka të drejtë më legjitime për pronësi sesa vetë krijimi. Perëndia krijoi dhe rrjedhimisht e ka të Tijin të gjithë universin, qiellin dhe tokën dhe gjithçka që është në to. Jo vetëm bota i përket Perëndisë, por Ai ka të drejtën e pronësisë për çdo krijesë në tokë. Asnjë qenie tjetër (të paktën me aq sa dimë) nuk ka fuqi/pushtet për të krijuar jetën. Perëndia është i vetmi Krijues dhe si i tillë pronari përfundimtar i çdo krijese. Ne jemi tërësisht të varur tek Perëndia për ekzistencën tonë. Ne nuk mund t’i japim gjë tjetër Perëndisë përveçse besnikërinë tonë; çdo gjë tjetër në këtë tokë është e Tija tashmë. Për më tepër, ne jemi të Perëndisë jo vetëm nga krijimi, por dhe nga shpëtimi, që është akoma më e rëndësishme. Megjithëse një dhuratë e mrekullueshme nga Perëndia, jeta njerëzore është dëmtuar shumë nëpërmjet mëkatit dhe do të përfundojë në vdekje – këndvështrim ky që e zhvesh jetën nga kuptimi dhe qëllimi i saj. Jeta, ashtu siç ekziston tani, nuk është aq e mrekullueshme. Shpresa jonë e vetme është premtimi i mrekullueshëm i shpëtimit; e vetmja gjë, që mund t’i bëjë gjërat ‘në rregull’ përsëri. Pra, ne jemi të Krishtit nëpërmjet Krijimit dhe Shpëtimit.

E HËNË

Shkurt 11

Një botë e mëkatë
Një gjë është e sigurt: bota në të cilën jetojmë tani është tejmase e ndryshme nga ajo që u krijua nga Perëndia në fund të javës së Krijimit. Pa dyshim që evidencë të fuqishme për bukurinë dhe projektimin ekzistojnë ende kudo, megjithatë ne jemi qenie të dëmtuara nga mëkati, që jetojnë dhe përpiqen të kuptojnë një botë të dëmtuar nga mëkati. Madje edhe përpara Përmbytjes, bota ishte ndikuar negativisht nga mëkati. “Në ditët e Noeut, një mallkim i dyfishtë ishte për botën si pasojë e shkeljes së ligjit nga Adami dhe i vrasjes së kryer nga Kaini”.—Ellen G. White, Conflict and Courage, fq.32. Si “u mallkua” bota dhe cilat ishin rezultatet e atyre mallkimeve? Zan. 3:17; 4:11, 12; 5:29. ___________________________________________________________________________ Mallkimi për tokën për fajin e Adamit duhet të ketë përfshirë dhe mbretërinë e bimëve, sepse rezultati i tij përfshiu dhe prodhimin e gjembave dhe ferrave. Pasoja është që i gjithë Krijimi u ndikua nga mallkimet që rezultuan nga mëkati. Citimi i mësipërm nga Ellen G. White e thotë shumë qartë se mallkimi për Kainin nuk u kufizua vetëm tek ai, por ishte për të gjithë botën. Fatkeqësisht, mallkimet për shkak të mëkateve nuk përfunduan këtu, sepse bota u përball me një mallkim tjetër që e dëmtoi shumë atë. Ky ishte, pa dyshim, Përmbytja mbarë-botërore. “Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: “Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë” (Zan. 8:21). Përmbytja prishi sistemin e shpërndarjes së ujit që Perëndia kishte ngritur në Krijim, duke zhveshur dheun nga pjesë të tokës dhe duke i depozituar ato në pjesë të tjera. Madje dhe tani, shiu vazhdon të shpëlajë dheun nga kripërat, duke vjedhur pjellorinë e tij dhe rrjedhimisht duke zvogëluar prodhimin e fushës. Perëndia plot hir premtoi të mos ta mallkojë më tokën, por toka që ne kemi trashëguar është shumë larg nga toka e pasur dhe produktive që Perëndia krijoi në fillim. Lexoni Romakët 8:19-22. Megjithëse këto janë vargje të vështira, si lidhet me temën që kemi studiuar sot? Akoma më e rëndësishme, çfarë shprese të pandarë mund të derivojmë prej tyre?

E MARTË

Shkurt 12

Sunduesi i kësaj bote
“Zoti i tha Satanit: ‘Nga vjen?’ Satani iu përgjigj Zotit dhe tha, ‘Nga ecejaket mbi dheun, duke e përshkuar lart e poshtë’ ” (Jobi 1:7). “Jini të kthjellët, vigjëloni; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë” (1 Pjet. 5:8). Ashtu sikurse studiuam, bota i përket Perëndisë, si nga Krijimi ashtu dhe nga Shpëtimi. Por ne nuk duhet të harrojmë gjithashtu realitetin e Satanit, realitetin e betejës së madhe dhe realitetin e përpjekjeve të Satanit për të rrëmbyer kontrollin mbi gjithçka të mundet. Megjithëse pas Kryqit, mundja e tij u bë e qartë, ai nuk do heqë dorë me qetësi apo butësi. Zemërimi i tij dhe forca e tij shkatërruese – megjithëse e kufizuar në një masë nga Perëndia sipas mënyrave që ne nuk i kuptojmë tani – nuk duhet të nënvlerësohet kurrë. Ne nuk duhet të harrojmë se cilado çështje të na prezantohet me hijet e grisë, beteja e vërtetë ndodh midis dy forcave: Krishtit dhe Satanit. Nuk ka rrugë të mesme. Dhe, ashtu siç e dimë shumë nga kjo botë do të rreshtohen nën flamurin e anës së gabuar. A ka ndonjë çudi, atëherë, pse bota është kaq e dëmtuar? Lexoni Gjoni 12:31, 14:30, 16:11, Efesianët 2:2, 6:12. Çfarë e vërtete e rëndësishme për realitetin dhe forcën e të këqinjve gjendet në këto vargje? _______________________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________________ Në librin e Jobit, velloja, që fsheh realitetin e betejës së madhe është hapur pak dhe ne mund të shohim se Satani ka aftësi për të shkaktuar shkatërrim të madh në botën natyrale. Pavarësisht se çfarë përfshihet në shprehjen “princ i kësaj bote”, ajo është e qartë që nën këtë rol Satani ushtron akoma ndikim të fortë dhe shkatërrues në tokë. Kjo e vërtetë na jep akoma më shumë arsye për të kuptuar që bota natyrale është dëmtuar shumë dhe që, ne duhet të tregohemi të kujdesshëm për mësimet që nxjerrim nga ajo për Perëndinë. Tek e fundit, shikoni sesa keq e keqkupton Darwin-i gjendjen e botës! Në ç’mënyra mund të shihni qartë ndikimin shkatërrues të Satanit në jetën tuaj? Pse është Kryqi dhe premtimi që gjendet në të, shpresa juaj?

E MËRKURË

Shkurt 13

“Urtësia” e botës
Si njerëz ne kemi fituar një sasi të madhe njohurish dhe informacionesh, veçanërisht gjatë dyqind viteve të fundit. Megjithatë, njohuria dhe informacioni nuk janë domosdoshmërisht e njëjta gjë si “urtësia”. Ne kemi fituar një kuptim më të mirë të botës natyrore sesa paraardhësit tanë. Por, “një kuptim më i mirë” nuk është e njëjta gjë me urtësinë. Lexoni 1 Korintasit 1:18–21, 3:18–21. Si i shohim të shfaqen këto të vërteta të mrekullueshme në kohën tonë dhe në kontekstin e sotëm, thuajse dyqind vjet pasi ishin shkruar? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Ka kaq shumë gjëra në mendimin njerëzor, të cilat sfidojnë Fjalën e Perëndisë. Pavarësisht nëse çështja është ringjallja e Jezusit, vetë Krijimi apo cilado mrekulli. “Urtësia” njerëzore (madje dhe kur mbështetet me “faktet” e shkencës) mund të cilësohet “marrëzi”, kur kundërshton Fjalën e Perëndisë. Ashtu siç kemi diskutuar më përpara, shkenca sot, veçanërisht në kontekstin e origjinës njerëzore, fillon nga një këndvështrim thjesht natyror. Megjithëse, shumë nga gjenitë shkencëtarë më të mëdhenj të historisë — Newton, Kepler, Galileo—ishin besimtarë të Perëndisë dhe e konsideronin punën e tyre si ndihmesë për të shpjeguar veprën e Perëndisë në krijim (Kepler shkroi një herë: “Oh Perëndi, unë mendoj mendimet e Tua pas Teje . . .”), ndjenja të tilla sot vihen në lojë nga segmente të komunitetit shkencor. Disa madje përpiqen t’i shpjegojnë historitë e mbinatyrshme në Bibël, duke thënë se në fakt ato ishin fenomene që ndodhnin natyrshëm, por njerëzit e vjetër, duke qenë injorantë për ligjet e natyrës, i keqinterpretonin si të ishin vepra hyjnore. Për shembull ka shumë teori natyraliste, që përpiqen të shpjegojnë ndarjen më dysh të Detit të Kuq si diçka tjetër dhe jo si një mrekulli e Perëndisë. Disa vite më parë, një shkencëtar spekuloi se Moisiu merrte drogë dhe kështu ai krijoi halucinacione sikur Perëndia i dha Dhjetë Urdhërimet në një pllakë guri. Pavarësisht sesa marrëzi mund të duken këto gjëra, kur një person nuk pranon idenë e Perëndisë dhe të mbinatyrshmes, ai/ajo duhet të sajojë shpjegime të tjera për gjëra të tilla – pra, “marrëzia” për të cilën Pali shkroi kaq qartë në gjuhën profetike.

E ENJTE

Shkurt 14

Nëpërmjet syve të besimit
Psalmi 8 është një nga psalmet më të dashura. Për Davidin, si një besimtar në Perëndi, Krijimi fliste për madhështinë dhe dashurinë e Perëndisë. Çfarë mësimi specifik gjente Davidi tek Krijimi, ashtu siç regjistrohet tek Psalmi 8? Gjithashtu, duke marrë parasysh atë që dimë për ditën e krijimit – hëna dhe yjet dhe të tjerat – në dallim me atë që dihej në atë kohë, pse duhet të duken edhe më të mrekullueshme fjalët e Davidit? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Vetëm gjatë njëqind viteve të fundit ne kemi filluar të kuptojmë pafundësinë e kozmosit dhe rrjedhimisht vogëlsinë fizike në krahasim me të. Ne as nuk arrijmë të imagjinojmë dikë si Davidi, i cili përtej zbulesës hyjnore, të kishte ndonjë ide sesa i madh ishin “qiejt”. Nëse ai në atë kohë ishte në nderim, sa më shumë duhet të jemi ne, duke qenë se, pavarësisht përmasës së universit, Perëndia na do me një dashuri, të cilën ne nuk mund ta kuptojmë? Lexoni Psalmi 19:1–4. Çfarë pa Davidi në qiej? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Shumë vetë shikojnë lart yjet gjatë netëve dhe pranojnë madhështinë e Perëndisë dhe vogëlsinë e njeriut dhe lavdërojnë Perëndinë për kujdesin e Tij. Të tjerë përqendrohen tek problemi i së keqes në natyrë dhe fajësojnë Perëndinë për probleme të tilla, që në fakt janë rezultat i vetë zgjedhjeve të tyre apo të veprimtarisë së djallit. Besimtarit, krijimi i flet për kujdesin e Perëndisë, madje në prani të së keqes të prezantuar nga Satani. Megjithatë, sado dëshmi dhe pohim i fuqishëm është bota e krijuar, zbulesa është e paplotë, veçanërisht për shkak të rezultatit të Rënies në mëkat dhe të mallkimeve që ajo solli. Lexoni Gjoni 14:9 dhe mendoni për Jezusin në kryq. Pse duhet të jetë gjithmonë Kryqi shfaqja kryesore për natyrën dhe karakterin e Perëndisë?

E PREMTE

Shkurt 15

Për më tepër studim: “Jam paralajmëruar [1890] se që tani e tutje ne do të kemi një luftë të vazhduar. E quajtura shkencë dhe besimi do të vendosen kundër njëri – tjetrit, sepse njeriu i kufizuar nuk e kupton fuqinë dhe madhështinë e Perëndisë. Këto fjalë të Shkrimit të Shenjtë m’u prezantuan, ‘Nga vetë ju do të ngrihen njerëz, që duke folur gjëra të mbrapshta do të tërheqin dishepuj pas vetes’”—Ellen G. White, Medical Ministry, fq.98. Pyetje për diskutim: Ø Mendoni për “mallkimin e trefishtë” (Ellen G. White, Spiritual Gifts, vëll. 3, fq.88) të kësaj bote (mallkimi nga rënia në mëkat e Adamit, nga mëkati i Kainit dhe nga Përmbytja). Efektet kumulative të këtyre mallkimeve, të kombinuara përgjatë mijëra vitesh, nënkuptojnë që bota jonë e tashme është shumë më ndryshe nga si ishte kur Perëndia e krijoi në fillim. Atëherë, pse duhet të tregohemi të kujdesshëm në nxjerrjen e përfundimeve nga bota e tashme në lidhje me si ishte në fillim? 1. Mendoni për punën që bën shkenca, veçanërisht në fushën e origjinës. Nuk ka etiketa të shkruara, që shpjegojnë se çfarë shohim ne. Shkenca është tërësisht një përpjekje njerëzore dhe mendja njerëzore është e kufizuar në qëllimet e saj dhe është e prirur t’i bëjë rezistencë autoritetit hyjnor. Për më tepër, ndikimi i Satanit ndjehet shumë në natyrë, kështu që shumë nga ajo që shohim është e papërputhshme me vetë-zbulimin e Perëndisë në Bibël. Pse është e rëndësishme që ne t’i besojmë më shumë Shkrimeve, sesa shkencës, veçanërisht kur marrim parasysh ngjarjet unike si Krijimi i botës sonë? 2. Ne nuk i kuptojmë të gjitha aspektet e tensionit midis Shkrimeve dhe shkencës, por Perëndia është tejmase më i urtë sesa ne. Ne duhet të pranojmë se ka akoma më shumë për krijimin sesa mund të zbulojë ndonjëherë shkenca. Në fakt, pse nuk duhet të habitemi të gjejmë mosmarrëveshje midis ngjarjeve të mbinatyrshme që regjistrohen në Bibël dhe përqasjes materiale të shkencës? 3. Lexoni citimin e mësipërm të Ellen G. White. Në ç’mënyra e shohim atë të përmbushet në kishën tonë? Si mund t’i trajtojmë këto sfida të rrezikshme për misionin dhe mesazhin tonë në mënyrë që – gjithmonë duke mos e kompromentuar bindjen tonë për Krijimin dhe Fjalën e Perëndisë – kisha të jetë ende “një vend i sigurt” për ata që po luftojnë me këto çështje të vështira? 4. Lexoni Romakët 11:33–36 dhe Jobi 40:1, 2, 7, 8. Sa e besueshme është urtësia njerëzore kur përpiqet të kuptojë rrugët e Perëndisë? Cili duhet të jetë qëndrimi ynë në lidhje me vështirësitë që hasim kur përpiqemi të gjejmë harmoni midis shkencës dhe Shkrimeve?

Mësimi 8

*Shkurt 16–22

Jezusi, Ofruesi dhe Mbështetësi
E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Heb. 1:3; Kol. 1:16, 17; Job 42; Mat. 5:45; 6:25–34; 10:28. Vargu përmendësh: “Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezus Krisht” (Filipianëve 4:19). Perëndia e mirëmban krijimin në mënyrë kaq të rregullt, saqë universi ndonjëherë krahasohet me një makinë që Perëndia e lë të punoj të pavarur. Megjithatë, një metaforë më e mirë se makina mund të jetë që, krijimi është si një instrument muzikor që Perëndia e përdor për të prodhuar ‘melodinë’ e dëshiruar. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që Ai është vazhdimisht i përfshirë në mirëmbajtjen e asaj që ka krijuar. Asgjë në univers nuk ekziston e pavarur nga Perëndia. Ai krijoi gjithçka që është krijuar. “Të gjitha gjërat u bën me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bën” (Gjoni 1:3). Jo vetëm kaq, por Ai është mirëmbajtësi i të gjithë krijimit. Edhe më i mrekullueshëm është fakti që Ai që ka krijuar dhe mirëmbajtur të gjitha këto, është edhe Ai që është kryqëzuar për ne. “Apostulli Pal, duke shkruar me anë të Frymës së Shenjtë, deklaron për Jezusin se, ‘sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.’ Kolosianëve 1:16, 17. Dora që mban botët në hapësirë, dora që i mban në aktivitetin e vazhdueshëm dhe në lidhjet midis tyre, të gjitha gjërat në universin e Perëndisë, është dora që është gozhduar në kryq për ne”.—Ellen G. White, Education, p. 132.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 23 Shkurt.

E DIEL

Shkurt 17

Mbështetësi
Lexoni Hebrenjtë 1:3 dhe Kolosianëve 1:16, 17. Cili është roli i Jezusit në ekzistencën e vazhdueshme të universit?________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Nënkuptimi në këto vargje është që Jezusi vazhdon ta mbështesë ekzistencën e universit përmes fuqisë së Tij. Universi nuk është i pavarur; ekzistenca e tij varet nga ushtrimi i vazhdueshëm i vullnetit hyjnor. Ky është kundërshtimi i teorisë së deizmit, filozofisë, që mëson se Perëndia e krijoi tokën të aftë për t’u vetëqeverisur dhe e la atë të zhvillohej pa asnjë veprimtari të mëtejshme nga ana e Tij. Bibla i përjashton histori të tilla. Gjithashtu, Perëndia nuk është brenda krijimit, duke e krijuar vazhdimisht atë, ashtu siç thuhet në teoritë e rreme panteiste (Perëndia dhe universi janë e njëjta gjë) ose panen-teiste (Perëndia banon në univers sikur të ishte universi trupi i Tij). Perëndia nuk varet nga universi në asnjë mënyrë. Ai ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë, pavarësisht nga ai. Universi varet nga Perëndia; Perëndia nuk varet nga universi. Lexoni 1 Korintasve 8:6 dhe Veprat e Apostujve 17:28. Si e përshkruan Pali marrëdhënien tonë me Jezusin? _______________________________________________________________________________________ _______________________________________________________________________________________ Ne varemi nga fuqia mbështetëse e Perëndisë, çdo moment, çdo ditë. Për shkak të dashurisë së Tij, ne vazhdojmë të ekzistojmë dhe jemi të aftë të veprojmë dhe të krijojmë marrëdhënie. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që janë të përkushtuar ndaj Perëndisë dhe që janë, ashtu si Pali do t’i përshkruante ata, “në Jezus” (2 Kor. 5:17, Efes. 2:10; Vini re referencat tek krijimi në këto tekste). Gjithashtu, është e vërtetë që edhe ata, të cilët refuzojnë shpëtimin e Perëndisë varen nga fuqia mbështetëse e Perëndisë në ekzistencën e tyre. Danieli ia theksoi këtë çështje Mbretit Belshazar kur i tha, “dhe nuk ke përlëvduar Perëndinë, në dorën e të cilit është fryma jote jetësore dhe të cilës i përkasin tërë rrugët e tua”. (Dan. 5:23). Duke marrë parasysh të gjitha këto, si duhet ta kuptojmë ne realitetin e vullnetit dhe zgjedhjes së lirë? Pse janë këta elementë të ekzistencës sonë kaq të rëndësishëm për gjithçka që besojmë?

E HËNË

Shkurt 18

Ofruesi bujar
Zanafilla 1:29, 30 tregon se, kur Perëndia, fillimisht, i krijoi qeniet e gjalla, Ai siguroi ushqim për ta. Farërat, barërat dhe frutat ishin ushqimi i zgjedhur për njerëzit dhe kafshët. Asgjë nuk thuhet për gjuetinë ose konkurrencën për burime. Ofruesi bujar krijoi ushqime me bollëk për të gjithë pa pasur asnjë nevojë për dhunë. Kjo është tërësisht në kontrast me modelet e përgjithshme të propozuara nga teoria evolutive, që na mëson se jeta njerëzore, në të vërtetë e gjithë jeta, ekziston përmes një procesi të dhunshëm të gjuetisë dhe mbijetesës së më të fortit. Kapitujt e parë të Zanafillës nuk flasin për këtë. Përkundrazi, ato flasin për një botë, që ishte një parajsë që në fillimet e saj. Për këtë arsye, kur Perëndia e përfundoi atë, në Bibël regjistrohen fjalët e mëposhtme: “Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjesi: dita e gjashtë” (Zan. 1:31). Lexoni Zanafilla 2:8, 9. Çfarë na thotë ky pasazh për interesimin e veçantë të Perëndisë për të siguruar ushqim për Adamin dhe Evën? _________________________________________________________________________________ Ne tashmë kemi treguar se Perëndia ka siguruar ushqim për të gjitha krijesat e Tij, duke përfshirë edhe njerëzit. Tani ne shohim që Perëndia shkon me tej. Ai, jo vetëm, siguron ushqim të bollshëm nëpër të gjithë botën, por Ai ka përgatitur një Kopsht special për Adamin dhe Evën, me pemë, që ishin të këndshme nga pamja dhe që jepnin fruta të mira për t’u ngrënë (lexo Zan. 2:9). Kopshti, me bukurinë dhe shumëllojshmërinë e ushqimeve, ishte një ofrim i dashurisë dhe hirit ekstravagant të Perëndisë. Kjo ishte një dhuratë e hirit, sepse Adami dhe Eva nuk kishin bërë asgjë për ta fituar atë, por, përkundrazi, ajo u ofrua pa pagesë dhe me bollëk. Ashtu siç është cituar edhe në mësimet e mëparshme, ne jemi shumë larg nga krijimi origjinal. Bota jonë është shumë e dëmtuar. Gjithashtu, asgjë në botë nuk duket sikur është me bollëk. Megjithatë, edhe në mesin e kësaj bote shumë të dëmtuar, dëshmi të fuqishme të dashurisë së Perëndisë ekzistojnë. “Natyra është një fuqi, por Perëndia i natyrës është i pakufizuar në pushtet. Vepra e Tij pasqyron karakterin e tij. Ata që e gjykojnë atë nga kjo vepër e duarve të Tij dhe jo nga supozimet e njerëzve të mëdhenj, do të shohin praninë e Tij në gjithçka”—Ellen G. White, The Signs of the Times, Mars 13, 1884. Shikoni natyrën që ju rrethon; në cilat mënyra e shohim ne “praninë e tij në gjithçka”?

E MARTË

Shkurt 19

E keqja natyrore
Sigurisht, një nga çështjet kryesore, me të cilën janë ballafaquar të gjithë ata që besojnë në Perëndinë e dashur, është çështja e së keqes; jo vetëm e keqja njerëzore, por edhe ajo që është quajtur ‘e keqja natyrore’. Kjo e fundit ndodh, kur gjëra të këqija ndodhin në natyrë (përmbytje, thatësira, uragane, tërmete, vullkane etj.), që shkaktojnë kaq shumë dhimbje dhe vuajtje, jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët. Si duhet t’i kuptojmë këto gjëra? Në fund të fundit, nëse Perëndia kontrollon krijimin e Tij, pse ndodhin gjëra të tilla? Një nga librat e parë të Biblës është libri i Jobit, ku këto pyetje (dhe të tjera) u materializuan në jetën e tij (shikoni javën e katërt). Lexoni Jobi 42. Çfarë përgjigjesh marrim nga ky kapitull? Cilat pyetje mbeten pa përgjigje? ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ Çdokush që ka lexuar librin e Jobit, pasi e ka mbaruar atë me siguri ka pasur më shumë pyetje sesa ka marrë përgjigje. Libri shpalos të vërteta të rëndësishme për betejën e madhe (lexoni gjithashtu, Zbul. 12:12), e cila na ndihmon të përfytyrojmë sfondin, i cili është themelor për ne, për të kuptuar ekzistencën e së keqes. Megjithatë, skenari i betejës së madhe nuk shpjegon gjithçka për të keqen. Në fakt, të shpjegosh ‘të keqen’ në një farë kuptimi do të thotë ta justifikosh atë dhe ne asnjëherë nuk mund ta bëjmë këtë. Beteja e madhe mund të shpalosë çështjet e mëdha, që fshihen pas së keqes. Jobi nuk kuptonte arsyen dhe as ne, kur ballafaqohemi me humbje të tilla, katastrofike. Edhe pse Perëndia foli me Jobin, Ai nuk i ofroi të gjitha përgjigjet për pyetjet e tij, as nuk i shpjegoi arsyet e asaj që ndodhi. Ai, thjesht, i kujtoi Jobit se ka gjëra që shkojnë përtej njohurisë së tij, dhe që ai duhet të besonte në Perëndi. Kështu veproi Jobi. Përvojat tona janë shpesh të ngjashme me këtë; ne nuk marrim përgjigje për të gjitha pyetjet tona. Por historia e Jobit na hedh dritë në natyrën e së keqes, dhe na tregon se Perëndia ka dijeni për luftrat me të cilat ne përballemi. Kthehuni në fillim te pjesa e hyrjes së mësimit të Sabatit dhe lexoni citimin e Ellen G. White. Si na ndihmon kjo, për të kuptuar çështjen e së keqes më mirë, duke ditur që Vetë Perëndia ka vuajtur shumë nga ajo?

E MËRKURË

Shkurt 20

Qeverisja e një krijimi të dëmtuar
Lexoni Mateu 5:45 dhe Psalmi 65:9, 10. Si vepron Perëndia në krijim për të ruajtur qeniet që Ai ka krijuar? Çfarë na thotë kjo për interesimin e Perëndisë për botën e krijuar prej Tij? _______________________________________________________________________ Ne jemi të mësuar me rrezet e diellit dhe shiun dhe shkencëtarët kanë dhënë shpjegime për proceset e përfshira në të dyja dukuritë. Megjithatë, kjo histori është më e gjerë sesa shkenca mund të shpjegojë. Prapa skenave, Perëndia po siguron aktivisht për nevojat e krijesave të Tij. Ne mund të mos i kuptojmë rrugët e Tij, por ne e dimë se Ai po i kontrollon ato. Ashtu si një muzikant shumë i talentuar mund të luaj në një instrument aq bukur sa vëmendja e të gjithëve është e përqendruar te muzika dhe jo te muzikanti, ashtu edhe Perëndia urdhëron krijimin në mënyrë që ne të jemi të mahnitur nga madhështia e tij. Në të njëjtën kohë, ne mund të mos e kuptojmë se Perëndia është pas skenës, duke urdhëruar ngjarjet sipas vullnetit dhe botëkuptimit të Tij, në mënyrë që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë (Rom. 8:28). Çfarë fenomeni i ngjashëm shihet në tekstet në vijim? Zan. 8:1, Eksod. 10:13, Num. 11:31. _________________________________________________________________________ Era është një ngjarje e zakonshme dhe ne përgjithësisht e kuptojmë se çfarë e shkakton atë. Por në këto tekste, erërat ndodhin në rrethana të veçanta. Ne mund t’i quajmë ato “erëra të shumëpritura”. Ato ndodhin në kohëra dhe vende specifike dhe përmbushin qëllime të veçanta. Edhe pse ato mund të ngjajnë ‘natyrore’, aty ka një shkak të padukshëm, që vepron sipas vullnetit të Tij, duke përdorur karakteristikat e botës, që Perëndia krijoi, për të përmbushur qëllimet e Tij. Në 2 Mbretërve 20:9–11, ne shohim një nga mrekullitë më të pazakonta në të gjithë Biblën. Marrëdhënia midis diellit dhe tokës dhe gjatësisë së ditës është një nga karakteristikat më të parashikuara dhe të qëndrueshme të përvojës njerëzore. Imagjinoni reagimin e komunitetit të sotëm shkencor, nëse një ngjarje e ngjashme do të ndodhte në ditën tonë. Megjithatë, ne duhet të pyesim, “A ka vallë diçka që është shumë e vështirë për Zotin”? (Zan. 18:14). Ajo që kjo mrekulli dhe të tjera në Bibël duhet të na tregojnë është se ka shumë gjëra për krijimin dhe për veprat e Perëndisë, që shkojnë përtej botëkuptimit tonë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ne të njohim personalisht Perëndinë dhe realitetin e dashurisë së Tij. Në këtë mënyrë, ne mësojmë ta besojmë Atë, pavarësisht gjithçkaje që nuk arrijmë të kuptojmë.

E ENJTE

Shkurt 21

Sigurues për një krijim të dëmtuar
“Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata”? (Mat. 6:26). Edhe pasi Adami dhe Eva mëkatuan dhe nuk mund të hynin më në Kopsht, Perëndia siguroi për nevojat e tyre të menjëhershme fizike (Zan. 3:21). Mëkati solli një tjetër nevojë, nevojën për rroba. Adami dhe Eva u munduan të siguronin rroba për vete, por gjethet e fikut ishin të pamjaftueshme. Diçka më e mirë ishte e nevojshme për këtë dhe Perëndia e siguroi në formën e lëkurës. (Ne do e shohim më nga afër kuptimin e lëkurës në një mësim tjetër). Çështja është që Perëndia përmbushi nevojat e tyre, edhe pse ata kishin rënë në mëkat. Ky është një shembull tjetër, ku hiri i Perëndisë na ofrohet edhe pse ne jemi të pavlerë. Lexoni Mateu 6:25–34. Çfarë mesazhi thelbësor po na jep Jezusi me këto fjalë? Si duhet t’i kuptojmë ato në mesin e luftërave dhe tragjedive, që janë pjesë e jetëve tona? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Këto janë fjalë shumë ngushëlluese dhe ne kemi nevojë të kapemi pas tyre me gjithë zemër, shpirt dhe mendje, veçanërisht në kohërat e vuajtjeve, humbjeve dhe nevojave të mëdha. Jezusi vdiq për ne, jo për lulet apo zogjtë. Ne mund të jemi të sigurt për dashurinë e Tij, pavarësisht situatave. Dhe, ashtu siç të gjithë e dimë, situatat ndonjëherë mund të jenë shumë sfiduese. Ne shohim zjarr, thatësirë, përmbytje, epidemi dhe vdekje kudo rreth nesh dhe as të krishterët nuk janë imunë ndaj këtyre tragjedive. Perëndia nuk i premton njerëzve të Tij një jetë luksoze pa vuajtje, por Ai na premton se do të përmbushë nevojat tona dhe do të na forcojë, në mënyrë që të përmbushim sfidat tona. Ne thjesht nuk mund të harrojmë realitetin e betejës së madhe dhe që jetojmë në një botë të rënë në mëkat. Lexoni Mateu 10:28. Si mundet ky varg, i lexuar së bashku me ato të ditës së sotme, të na ndihmojë të përballojmë realitetin e ashpër në të cilin jetojmë?

E PREMTE

Shkurt 22

Për më tepër studim: “Njerëzit e shkencës mendojnë se ata mund ta kuptojnë zgjuarsinë e Perëndisë, atë që Ai ka bërë ose mund të bëj. Ideja që mbizotëron në përgjithësi është që Ai është i kufizuar nga vetë ligjet e Tij. Njerëzit ose e mohojnë ose e injorojnë ekzistencën e tij, ose mendojnë se mund të shpjegojnë gjithçka, madje edhe veprimin e Frymës së Tij mbi zemrën njerëzore, dhe ata nuk e respektojnë më emrin e Tij ose nuk kanë më frikë nga fuqia e Tij. Ata nuk besojnë në mbinatyroren, duke mos e kuptuar ligjin e Perëndisë ose fuqinë e Tij të pafundme për të vënë në jetë vullnetin e tij përmes tyre. Ashtu siç përdoret zakonisht, termi “ligjet e natyrës” përfshin atë që njerëzit kanë qenë të aftë të zbulojnë sipas ligjeve që qeverisin botën fizike; por sa të limituara janë njohuritë e tyre dhe sa e gjerë është fusha në të cilën krijuesi mund të veprojë në harmoni me ligjet e Tij dhe përtej botëkuptimit të qenieve të gjalla”!—Ellen G. White, Patriarchs and Prophets, fq. 114. (Lexoni gjithashtu, Ellen G. White, “Laws of Nature,” fq. 259-261 tek Testimonies for the Church, vëll. 8). Pyetje për diskutim: Ø Lexoni me kujdes citimin e Ellen White më sipër. Çfarë thotë ajo? Në cilat mënyra, ne shohim shumë shkencëtarë në ditët e sotme, që veprojnë në këtë mënyrë? 1. Shkenca moderne mundet shumë më mirë të shpjegojë sot, përmes mjeteve natyrore, përse gjëra të caktuara ndodhin ose nuk ndodhin. Problemi nuk është në “mjetet natyrore” ose “ligjet natyrore”, por ideja që këto mjete dhe ligje janë gjithçka që ekziston, që do të thotë, se nuk ka asgjë dhe asnjë forcë mbinatyrore pas tyre. Çfarë ka të gabuar në këtë supozim? Përse, logjikisht, kjo nuk ka kuptim (pyesni veten, nga e kanë origjinën këto ligje?), dhe përse është kjo ide kaq e kundërt me mësimet e Biblës? 2. Si na ndihmon, imazhi i krijimit si një instrument muzikor, të krijojmë një ide më të qartë për marrëdhënien e Perëndisë me krijimin, në krahasimin me imazhin e krijimit si makinë? 3. Çfarë shembujsh të tjerë mund të gjejmë në Shkrimet e Shenjta ku Perëndia ka shkaktuar ngjarje të veçanta, të cilat ne mund t’i konsiderojmë, thjesht, si “forca të natyrës”? Lexoni, për shembull, 1 Mbretërve 19:11, 12.

Mësimi 9

*Shkurt 23–Mars 1

Martesa: Një dhuratë nga Edeni

E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Zan. 2:18–25, Marku 10:7–9, Efes. 5:22–25, Mat. 5:27–30, 2 Kor. 3:18. Vargu përmendësh: “Pastaj Zoti Perëndi tha, ‘Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që t’i përshtatet’ ” (Zanafilla 2:18). Mendoni për bekimet e një martese të lumtur dhe të një familjeje të dashur. Sa me fat janë ata, që kanë një përvojë të tillë! Fatkeqësisht për shumë njerëz, martesa ka qenë një përvojë me shumë dhimbje dhe shumë zemërim, në vend të gëzimit dhe paqes. Por ajo nuk u projektua kështu dhe nuk duhet të jetë e tillë. Gjendja e trishtueshme e shumë martesave është shfaqje e fuqishme e degradimit që mëkati solli në racën njerëzore. “Perëndia bekoi martesën e parë. Kështu, ky institucion ka për origjinë të tij Krijuesin e universit. ‘Martesa të nderohet nga të gjithë’ (Hebrenjtë 13:4); kjo ishte një nga dhuratat e para të Perëndisë për njeriun dhe ajo ishte një nga dy institucionet që – pas Rënies në mëkat – Adami e mori me vete përtej kufijve të Parajsës. Kur parimet hyjnore pranohen dhe ndaj tyre ka bindje, martesa është një bekim. Ajo mbron pastërtinë dhe gëzimin e racës, ajo plotëson nevojat shoqërore të njeriut dhe ajo lartëson natyrën fizike, intelektuale dhe morale”.— Ellen G. White, Patriarchs and Prophets, fq.46. Çfarë ideali i mrekullueshëm! Mësimi i kësaj jave studion disa nga parimet pas martesës.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 2 Mars.

E DIEL

Shkurt 24

Nuk është mirë
Nga një humnerë e lashtë, Perëndia krijoi botën tonë nëpërmjet fuqisë mbinatyrore të Fjalës së Tij. Përgjatë gjithë rrëfimit të Krijimit çdo gjë ishte “e mirë”, derisa vepra u përfundua. Në këtë pikë çdo gjë që Perëndia kishte krijuar u cilësua “shumë e mirë” (Zan. 1:31). Megjithatë, në mes të gjithë kësaj një gjë ishte “jo e mirë”. Lexoni Zanafilla 2:18. Çfarë ishte “jo e mirë” dhe pse? Cilat janë disa nga pasojat e këtij vargu?____________________________________________________ Perëndia i kishte shpallur të gjitha aspektet e Krijimit si “të mira” deri në kohën kur Ai krijoi Adamin. Në këtë pikë, Adami ishte i vetmi njeri. Megjithëse ai u krijua sipas imazhit të Perëndisë, në vetminë e tij ai nuk mund të reflektonte plotësisht shëmbëlltyrën e Perëndisë – i Cili ekziston në marrëdhënie me pjesëtarët e tjerë të Trinitetit. Pa dyshim, Triniteti është i përbërë nga Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Kështu, Adami kishte nevojë për dikë si vetja e tij, me të cilin ai të formonte një marrëdhënie të dashurisë dhe të bashkëpunimit reciprok, duke pasqyruar kështu marrëdhënien e dashurisë të mishëruar brenda Trinitetit. Lexoni Zanafilla 2:19–21. Pas cilës ngjarje bëri Perëndia që Adami të flinte dhe Ai të krijonte nga mishi tij një grua? Si mund të jenë të lidhura ngjarja e mëparshme me Krijimin e një gruaje për Adamin nga Perëndia? ________________________________________________________________________________________ Ndoshta çelësi gjendet në shprehjen e fundit tek vargu 20. Ndërsa emërtonte kafshët, Adami mund të ketë vërejtur se ata vinin në çifte, mashkull e femër, në dallim me të që ishte një krijim i vetëm. Ne mund të jemi të sigurt që Perëndia kishte për qëllim që në fillim një grua për Adamin. Ndoshta Perëndia dëshironte të krijonte një dëshirë tek Adami, një ndjenjë, që diçka po mungonte në ekzistencën e tij. Kjo do ta bënte Adamin të vlerësonte më shumë dhuratën që Perëndia do t’i jepte atij një grua. Analizoni dallimin midis “e mirë” për shumicën e Krijimit dhe shpalljen ‘jo e mirë”, në lidhje me vetminë e Adamit. Çfarë na tregon kjo për vlerën e marrëdhënieve? Çfarë mund të bëni për të përforcuar marrëdhëniet e vlefshme në të cilat jeni?

E HËNË

Shkurt 25

Një shoqëri për Adamin
Zanafilla 2:20, ku Adami emërton kafshët, na ndihmon për të shfaqur hendekun e madh midis njerëzve dhe krijesave të tjera. Asnjë kafshë nuk ishte e krahasueshme me Adamin. Madje as midis majmunëve nuk u gjet ndonjë i ngjashëm me Adamin, sepse Adami nuk ishte majmun. Kjo është e rëndësishme për ne që ta mbajmë parasysh, sepse shumë vetë në shoqërinë tonë promovojnë idenë se njerëzit nuk janë gjë tjetër veçse majmunë të përparuar. Ne nuk jemi majmunë dhe një majmun nuk ishte një shoqëri e përshtatshme për Adamin dhe nuk mund të jetë për ne sot. Lexoni Zanafilla 2:21, 22. Çfarë domethënie gjendet në metodën nëpërmjet së cilës Perëndia krijoi një shoqëri për Adamin?______________________________________________________________________________ Ashtu sikurse Perëndia i kishte dhënë formë personalisht trupit të Adamit nga pluhuri i dheut, po në të njëjtën mënyrë Ai i kishte dhënë formë trupit të Evës, duke përdorur brinjën e Adamit. Perëndia nuk kishte nevojë për brinjën e Adamit për ta krijuar Evën; Ai mund ta kishte krijuar atë ashtu siç kishte krijuar Adamin ose, duke përdorur fjalët për ta sjellë në ekzistencë. Por, Perëndia e kishte një arsye pse e krijoi Evën nga brinja e Adamit. Nëse ata të dy do të ishin krijuar tërësisht të ndarë, kjo mënyrë do të kishte treguar se ata nga natyra ishin individë plotësisht të pavarur. Por, duke ndarë mishin në dy persona Perëndia tregoi se ata të dy ishin të bashkuar dhe krijuar qëllimisht për të qenë “një mish i vetëm”. Pasi u krijua, Eva u soll tek Adami për të qenë ndihmësja e tij (vargu 18). Ajo u bë nga Adami (vargu 22) dhe ju dha Adamit (vargu 22). Procesi nëpërmjet të cilit Perëndia krijoi Evën tregoi qartë se Perëndia mund të siguronte çdo shoqëri për të cilën Adami kishte nevojë. Kjo pikë u bë akoma më e rëndësishme më vonë kur Adami u përball me tundimin ose të bashkohej me Evën, duke ngënë frutin, ose duke i besuar Perëndisë dhe të merrte në dorë situatën. Adami kishte shumë arsye për të besuar se Perëndia do të kujdesej për të dhe kjo e bën mëkatin akoma më të trishtueshëm. Lexoni Zanafilla 2:23. Cila ishte përgjigjja e Adamit për Evën? ________________________________________________________________________________________ Adami ishte kaq i entuziazmuar kur pa Evën sa ai u shpreh me poezi. Kjo është poezia e parë në Bibël dhe reflekton konsideratën e Adamit për gruan e tij dhe për intimitetin e marrëdhënies së tyre. Ajo do të ishte gjysma e tij e barabartë; një aspekt tjetër i Krijimit që u dëmtua nga Rënia në mëkat.

E MARTË

Shkurt 26

Martesa ideale
Autori William Faulkner e cilësoi një herë martesën një “dështim” dhe shkroi se “e vetmja mënyrë për të gjetur qetësi brenda saj do të ishte të kishe vetëm një [grua] dhe të qëndroje larg saj sa më shumë të mundje, me shpresën që një ditë të jetosh më gjatë se ajo”. Sa koment i trishtueshëm për gjendjen e shumë martesave! Lexoni Marku 10:7–9. Çfarë vargjesh citoi Jezusi në këtë pasazh? Cilat janë karakteristikat e një martese të mirë, që gjenden në fjalët e Jezusit këtu?________________________________________________________ Të mirat e të larguarit nga prindërit për të krijuar një familje me bashkëshorten/tin janë kaq të ditura, sa nuk kemi nevojë t’i përsërisim. Problemet me vjehërrit janë një nga shkaqet, që çojnë në mosmarrëveshje bashkëshortore. Një nga hapat që duhet të ndërmarrim kur ngremë një shtëpi të lumtur është respektimi i pavarësisë së partnerëve në martesë për të ndërtuar një familje të ndarë nga prindërit e tyre, kur ekziston mundësia. Në rastet kur kjo mundësi nuk është, intimiteti dhe privacia e martesës duhet të respektohen. Uniteti është një tipar tjetër i një martese të mirë. Uniteti nuk do të thotë se të dy partnerët duhet të heqin dorë nga përdorimi i veçuar i trurit të tyre, por ata duhet të jenë të bashkuar në qëllimin e tyre për të bërë më të mirën për njeri – tjetrin dhe për unitetin e tyre. Jezusi i vuri theksin gjithashtu natyrës së përhershme të martesës. Martesa nuk është një marrëdhënie rastësore, në të cilën vendos të hysh apo të dalësh rastësisht. Ajo është një përkushtim i gjatë sa jeta. Ata që nuk janë të përgatitur ta përkushtojnë veten përgjatë gjithë jetës së tyre duhet ta shtyjnë ndërmarrjen e këtij hapi derisa të jenë gati. Lexoni Efesianët 5:22–25. Në ç’mënyrë zbulojnë këto vargje parimet e një martese të mirë? Është privilegji i burrit ta japë veten në shërbim të dashur ndaj gruas së tij, ashtu si Krishti dha Veten për kishën. Nga ana tjetër, gruaja duhet të respektojë bashkëshortin e saj dhe duhet të bashkëpunojë në punën e tyre drejt qëllimeve të përbashkëta. Këtu gjendet zgjidhja për mosmarrëveshjen që mëkati solli në marrëdhënien e martesës. Dashuria vetë-sakrifikuese do të shpërblehet me respekt të përzemërt dhe lumturi të përbashkët. Familjet tona mund të jenë një shijim paraprak i qiellit.

E MËRKURË

Shkurt 27

Duke mbrojtur ç’ka është e çmuar
Një nga shembujt më të mëdhenj të dashurisë së Perëndisë për njerëzimin mund të gjendet tek seksualiteti njerëzor. Ai është një dhuratë e mrekullueshme nga Perëndia. Por, ashtu si me të gjitha dhuratat që na janë dhënë, edhe kjo nuk vjen e pakushtëzuar. Domethënë, nuk është diçka që ne mund ta përdorim siç kemi dëshirë. Perëndia ka vendosur disa rregulla. Në të vërtetë, Ai është shumë i qartë: aktiviteti seksual duhet të jetë midis burrit dhe gruas, mashkullit dhe femrës dhe vetëm në kontekstin e martesës. Çdo gjë jashtë kësaj është mëkat. Lexoni Mateu 5:27–30. Vëreni me sa seriozitet i merr Jezusi çështjet, të cilat po trajton këtu. Çfarë rrezikohet përfundimisht?____________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Sado shumë ne dëshirojmë të përqendrohemi (dhe me të drejtë) tek hiri dhe falja që Jezusi i jep mëkatarëve, ne nuk mund të harrojmë standardet e larta të moralit sipas të cilave Ai jetoi dhe mësoi. Është e vështirë të imagjinosh ndonjë mënyrë tjetër sesi Jezusi mund të kishte shprehur më fort paralajmërimin kundër imoralitetit seksual sesa në këto pak vargje. Duke na nxjerrë sytë? Duke na prerë duart? Nëse këto na duhen për të qenë të pastër, atëherë ia vlejnë. Në të kundërt ne jemi në rrezik për të humbur jetën e përjetshme. “Në qoftë se të gjithë ata që shpallin se i binden ligjit të Perëndisë do të ishin të pastër nga padrejtësia, shpirti im do të ishte i çliruar; por ata nuk janë të tillë. Madje edhe disa, që shpallin se mbajnë urdhërimet e Perëndisë janë fajtorë të mëkatit të tradhtisë bashkëshortore. Çfarë mund të them për të zgjuar sensibilitetin e tyre të mpirë? Parimet morale, të respektuara me rigorozitet janë të vetmet mbrojtëse të shpirtit”.—Ellen G. White, Counsels on Health, fq. 621, 622. Pavarësisht paralajmërimit të fortë të Jezusit, ne nuk duhet të harrojmë historinë e gruas së kapur në veprën e tradhtisë bashkëshortore (Gjoni 8:1–11). Si arrijmë të gjejmë balancën e duhur midis respektimit të standardeve, për të cilat foli Jezusi, ndërsa, në të njëjtën kohë, të tregojmë hir dhe mëshirë për ata që bien në mëkat, ashtu si shfaqet në këtë histori?

E ENJTE

Shkurt 28

Martesa si metaforë për kishën
Është i mirë-njohur fakti tek studentët e Biblës se martesa përdoret, si në Dhiatën e Vjetër dhe në Dhiatën e Re, si një simbol i marrëdhënies midis Perëndisë dhe popullit të besëlidhjes së Tij. Kjo është arsyeja pse, në shumë raste Bibla përdor simbolikën e një gruaje jobesnike për të simbolizuar apostazinë dhe rrëshqitjet në mëkat, që ishin dominuese në Izraelin e vjetër. Për shembull, në librin e Eksodit, Perëndia i tha popullit të Tij se ata nuk duhet të kishin ndonjë marrëdhënie të afërt me paganët që i rrethonin, sepse paganët ishin një popull i mbrapshtë, që do ta tërhiqte nga rruga e duhur Izraelin. Lexoni Eksodi 34:15, 16. Çfarë figure letrare përdor Perëndia në këtë paralajmërim specifik? Si mund të kuptohet kjo në kontekstin e popullit të Perëndisë, që janë “të martuar” me Të? Lexoni Jer. 3:14. ________________________________________________________________________________ Në të njëjtën kohë, simbolika e kishës si nusja e Krishtit tregon për unitetin midis besimtarëve me Krishtin, veçanërisht kur kuptohet në kontekstin e idealit biblik të martesës: një burrë dhe një grua në një marrëdhënie dashurie dhe vetë-sakrifikuese. Lexoni Efesianët 5:28–32 dhe Zbulesën 19:5–9. Çfarë na mësojnë këto vargje? _________________________________________________________________________________ Në këto vargje, marrëdhënia brenda martesës ideale krahasohet me marrëdhënien e Perëndisë dhe njerëzve të Tij. Perëndia fton popullin e Tij për t’u bashkuar me Të në një marrëdhënie intime. Ky është një portret i mrekullueshëm i kujdesit të Perëndisë për popullin e Tij dhe dëshirës së Tij për të na bashkuar brenda familjes së Tij. Çfarë zgjedhjesh mund të bëni që do t’ju sillnin më pranë Perëndisë dhe më pranë idealit të prezantuar në konceptin biblik të martesës? Pse është çështje zgjedhjeje dhe vetëm ju mund ta bëni?

E PREMTE

Mars 1

Për më tepër studim: Në shumë drejtime, një kuptim i saktë i moralitetit dhe veçanërisht i moralitetit seksual është i lidhur ngushtë me një kuptim të qartë të origjinës sonë. Për shembull: filozofia evolucionare nuk siguron baza objektive për ndonjë lidhje midis aktivitetit seksual dhe moralitetit. Kafshët kanë shumë lloje të ndryshme “sistemesh çiftëzimi”. Disa specie janë poligamie; shumë janë të përzier dhe vetëm pak specie janë monogami. Studimet gjenetike kanë zbuluar se shumë specie, që duken të jetë monogami, në fakt, nuk janë të tillë. Në shumë specie, një femër mund të lindë një grup të vegjëlish, të cilët nuk janë ngjizur nga i njëjti individ. Pa standardin objektiv të moralitetit të dhënë nga Krijuesi, ne nuk do të kishim baza për të vlerësuar sjelljen seksuale si të mirë apo të keqe moralisht. Shtysa aktuale për të pranuar marrëdhëniet homoseksuale e ilustron mirë këtë pikë. Vetëm nën dritën e Krijimit kuptohet martesa në mënyrën e duhur. “Në Dhiatën e Vjetër dhe të Re, lidhja/martesa është përdorur për të prezantuar bashkimin e dashur dhe të shenjtë që ekziston midis Krishtit dhe popullit të Tij. Për mendjen e Jezusit, gëzimi i festimeve të martesës drejtonte për tek ngazëllimi i ditës kur Ai do të sillte nusen e Tij në shtëpinë e Atit dhe, të shpëtuarit dhe Shpëtimtari do të uleshin së bashku në darkën e martesës së Qengjit”.—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq.151. Pyetje për diskutim: Ø Darvinizmi mohon gjithçka për një krijim biblik. Çfarë rregullash për sjelljen seksuale siguron (nëse siguron) Darvinizmi dhe si bien ndesh ato me idealin biblik? 1. Cilët janë disa nga shembujt biblikë për martesat e mira dhe për familjet e lumtura? Përmendni disa shembuj biblikë për martesa dhe familje jo të lumtura. Çfarë mund të mësoni nga të dyja? 2. Lexoni përshkrimin e një gruaje plot virtyte tek Fjalët e Urta 31:10–31. Si duhet të jetë karakteri i burrit të një gruaje të tillë? 3. Në ç’mënyra mund të jetë kisha juaj lokale një vend, që ndihmon në përhapjen dhe forcimin e idealeve të martesës? Çfarë gjërash praktike mund të bëjë kisha juaj për të përmbushur këtë qëllim?

Mësimi 10

*Mars 2–8

Kujdestari dhe mjedisi

E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Psalmi 8, Zan. 2:15, Zbul. 4:11, Eksodi 20:8–11, 1 Kor. 3:16. Vargu përmendësh: “Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë’ ” (Zanafilla 1:28). Bota ku ne jetojmë është një dhuratë dashurie nga Perëndia Krijues, nga Ai ‘që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave’ (Zbul. 14:7). Në këtë krijim, Ai vendosi njerëzit, të cilët qëllimisht duhet të kishin marrëdhënie me Të, me njerëzit e tjerë dhe me botën që i rrethon. Pra, si Adventistë të Ditës së Shtatë, ne ruajmë dhe ushqejmë me përkujdesje gjërat e krijuara nga Perëndia në shërbimin tonë ndaj Tij. . . . “Duke qenë se varfëria dhe degradimi mjedisor janë të ndërlidhura, ne betohemi të përmirësojmë cilësinë e jetesës për të gjithë njerëzit e botës. Qëllimi ynë është një zhvillim i qëndrueshëm i burimeve, njëkohësisht, duke përmbushur nevojat njerëzore. . . . Në këtë deklaratë ne konfirmojmë angazhimin tonë për mbrojtjen e krijimit të Perëndisë dhe besojmë se restaurimi total do të jetë i plotë vetëm kur Perëndia t’i bëjë të gjitha gjërat e reja”.— (Shkëputur nga "Të Kujdesesh për Krijimin", një deklaratë mbi mjedisin nga Konferenca e Përgjithshme e Adventistëve të Ditës së Shtatë).

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 9 Mars.

E DIEL

Mars 3

Sundimi i dhënë në Krijim
Sipas Zanafilla 1:26, sundimi i Adamit shtrihej mbi të gjitha subjektet e krijuara në dete, tokë dhe ajër. Sundimi përfshin idenë e dominimit ose të pasurit pushtet mbi të gjitha krijesat. Asgjë nuk thuhet për sundim mbi forcat e vetë natyrës, por vetëm mbi krijesat. Dhe, sipas tekstit, ky rregull është universal: Adami duhet të ishte, përgjithësisht, sunduesi i tokës. Rilexoni Psalmin 8. Cila ishte përgjigjja e Davidit për nderimin që Perëndia i bëri njerëzve? Çfarë do të thotë që na është dhënë “lavdi dhe nder”, veçanërisht në kontekstin e sundimit të njerëzve mbi tokën? ___________________________________________________________________________ Sipas Zanafilla 2:19, një nga detyrat e para të Adamit ishte të emërtonte kafshët. Emrat kishin shumë rëndësi në kohërat biblike. Një emër përfaqësonte një njeri dhe shpesh, statusin e tij. Autoriteti për t’i emërtuar zogjtë dhe kafshët është konfirmim i statusit të Adamit si sundues mbi të gjitha kafshët. Lexoni Zanafilla 2:15. Në cilat mënyra e shihni parimin e kujdestarit të shfaqur këtu? ___________________________________________________________________________ Adamit i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur për Kopshtin, për ta menaxhuar atë dhe për të përmbushur nevojat e tij. Rrënja e fjalës hebraike, smr, e përkthyer këtu si “mbaj”, shpesh nënkupton “t’i hedhësh një sy” ose “ta mbrosh”. Kopshti ishte një dhuratë për Adamin, një shprehje e dashurisë së Perëndisë dhe ai tani ishte përgjegjës për të, një shembull tjetër i sundimit që Adamit iu dha në kohën e krijimit. Si duhet të ndikojë në mënyrat sesi ne e trajtojmë ambientin, fakti që ne e njohim Perëndinë si Krijues dhe e njohim mirë historinë e krijimit? Si duhet të na mbrojnë gjërat që kuptojmë dhe dimë, që, as të mos jemi shumë indiferentë ndaj ambientit, as të mos jemi ekstremistë të devotshëm ndaj tij?

E HËNË

Mars 4

Të kujdesesh për krijesat e tjera
“Të mijat janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male ” (Psa.50:10). Çfarë na thotë ky tekst për çështjen e kujdestarisë sonë në tokë? ________________________________________________________________________________________ Lexoni Zbulesa 4:11. Si dallon rrënjësisht ky tekst, nga nocioni i zakonshëm ateist i një krijimi pa një krijues, i një krijimi, që vjen në ekzistencë vetëm nga rastësia? ________________________________________________________________________________________ Krijimi i kafshëve nuk ishte një aksident ose rastësi. Perëndia qëllimisht i krijoi ato. Ishte vullneti i Tij që ato të ekzistonin dhe ky parim duhet të udhëheqë mënyrën sesi ne i trajtojmë ato (lexoni gjithashtu Eksodi 23:5, 12; Fjalët e Urta 12:10; Luka 14:5). Në të vërtetë, dhuna ndaj kafshëve dhe indiferenca kundrejt vuajtjeve të tyre janë gjerësisht të njohura si simptoma të çoroditjeve të personalitetit. Shumë organizata janë themeluar për të promovuar trajtimin e mirë ndaj kafshëve. Megjithatë, në të njëjtën kohë, shumë njerëz kanë shkuar aq larg sa pretendojnë se njerëzit nuk janë, në thelb, më të rëndësishëm se kafshët dhe në këtë mënyrë, njerëzit nuk duhet të marrin trajtim preferencial. Kjo, në disa mënyra, është një linjë mendimi që rrjedh logjikisht nga një model evolutiv i origjinave njerëzore. Në fund të fundit, nëse ne dhe kafshët jemi të ndarë vetëm nga koha dhe rastësia, pse duhet të jemi më të veçantë se ata? Një filozof ka argumentuar se edhe një pulë ose një peshk ka më shumë ‘personalitet’ se një fetus në placentë ose një i porsalindur. Megjithëse këto ide mund të tingëllojnë shumë qesharake, ato mund të rrjedhin logjikisht nga një model ateist evolutiv i origjinës njerëzore. Padyshim, që ide të tilla nuk mbështeten në Shkrimet e Shenjta. Njerëzit kanë status të veçantë në planin e Perëndisë në kontrast me kafshët (Lexoni: Zan. 3:21, Eksodi 29:38, Lev. 11:3.) Vendosni veten në mendjen e një evolucionisti ateist dhe logjikoni për arsyet pse ju mendoni se kafshët nuk duhet të trajtohen ndryshe nga njerëzit. Çfarë duhet t’ju thotë kjo për rëndësinë që ka supozimi i pozicionit tonë në përcaktimin e rezultatit të mendimeve tona?

E MARTË

Mars 5

Sabati dhe mjedisi
Siç kemi parë, koncepti i kujdestarit, në kontekstin e mënyrës sesi ne kujdesemi për planetin, është i lidhur direkt me krijimin. Pikëpamjet tona për krijimin do të ndikojnë pikëpamjet tona për mënyrën sesi ne duhet të ndërtojmë marrëdhënie me të. Për disa, krijimi duhet të eksplorohet, shfrytëzuar, madje edhe të plaçkitet në çfarëdolloj mase të nevojshme për të përmbushur dëshirat dhe tekat tona personale. Të tjerë, përkundrazi, adhurojnë vetë krijimin (lexoni Rom. 1:25). Pastaj, ka edhe një pikëpamje biblike, e cila na jap një perspektivë balancuese për mënyrën sesi lidhemi me botën që Perëndia ka krijuar për ne. Lexoni Eksodi 20:8–11. Çfarë gjejmë në këtë urdhëresë që lidhet me kujdestarinë? ____________________________________________________________________ “Perëndia e vendosi mënjanë Sabatin e Ditës së Shtatë si një përkujtimore të veprës së Tij të krijimit dhe të themelimit të botës. Duke pushuar në atë ditë, Adventistët e Ditës së Shtatë forcojnë ndjenjën e veçantë të marrëdhënies me Krijuesin dhe krijimin e Tij. Respektimi i Sabatit nënvizon rëndësinë e integrimit tonë me mjedisin në tërësi”— Shkëputur nga “Të kujdesesh për krijimin" – deklaratë mbi mjedisin nga Konferenca e Përgjithshme e Adventistëve të Ditës së Shtatë”. Duke na drejtuar te fakti që Perëndia na krijoi ne dhe botën ku banojmë, Sabati na kujton vazhdimisht se nuk jemi krijesa plotësisht autonome, të afta për të bërë gjithçka që duam ndaj botës dhe të tjerëve. Përkundrazi, Sabati duhet të na mësojë se jemi kujdestarë dhe se kujdesi ndaj mjedisit përfshin edhe përgjegjësi. Dhe siç mund të shohim edhe në vetë urdhërimin, përgjegjësia shtrihet edhe në mënyrën sesi i trajtojmë ata që janë “nën” ne. Mendoni për mënyrën sesi i trajtoni njerëzit e tjerë, veçanërisht ata që janë nën pushtetin tuaj. A po i trajtoni ata me respekt, drejtësi dhe hir? Apo po përfitoni nga pushteti që kemi mbi to? Nëse është e vërtetë kjo e fundit, atëherë, kujtohuni se një ditë ju do të jepni llogari për veprimet tuaja.

E MËRKURË

Mars 6

Kujdestarë të shëndetit tonë
Ashtu siç kemi parë përgjatë këtij tremujori, krijimi origjinal i Perëndisë ishte ‘i mirë’. Çdo gjë dhe çdo njeri ka ardhur nga duart e Krijuesit në një gjendje të përsosur. Nuk kishte sëmundje, nuk kishte vuajtje, nuk kishte vdekje. Në kundërshtim me modelin evolutiv, në të cilin sëmundja, vuajtja dhe vdekja ishin pjesë thelbësore e vetë krijimit, këto gjëra erdhën vetëm pas rënies, pas hyrjes në mëkat. Pra, vetëm në sfondin e historisë së krijimit, ne mund të kuptojmë më mirë mësimin biblik për shëndetin dhe shërimin. Lexoni 1 Korintasve 6:19, 20. Cila është përgjegjësia jonë kundrejt Perëndisë në lidhje me kujdesin për trupat tanë?____________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Trupat tanë janë mjete për trurin dhe është përmes trurit që Fryma e Shenjtë komunikon me ne. Nëse do të donin të kishim komunikim me Perëndinë, ne duhet të kujdesemi për trupin dhe trurin tonë. Nëse ne abuzojmë me trupat, ne shkatërrojmë veten, fizikisht dhe shpirtërisht. Sipas këtyre teksteve, e gjithë çështja e shëndetit dhe e mënyrës sesi kujdesi për trupat tanë, “tempullin e Perëndisë”, është një çështje shpirtërore, një çështje e mbushur me pasoja të përjetshme. Kujdesi për shëndetin tonë është një pjesë jetësore e marrëdhënies sonë me Perëndinë. Padyshim, që disa aspekte të shëndetit shkojnë përtej fuqisë sonë. Ne të gjithë kemi gene difektoze, të gjithë jemi të ekspozuar ndaj kimikateve të panjohura ose ndaj agjentëve të tjerë të dëmshëm dhe të gjithë jemi në rrezik të lëndimit fizik, që mund të dëmtojë shëndetin tonë. Perëndia i di të gjitha këto. Por, për aq sa kemi fuqi, ne duhet të bëjmë më të mirën për të ruajtur trupin tonë, të bërë sipas imazhit të Perëndisë. “Askush që predikon madhështinë e Perëndisë të mos jetë indiferent ndaj shëndetit të trupit dhe t’i mbushi mendjen vetes se mospërmbajtja nuk është mëkat dhe si e tillë, nuk do të ndikojë shpirtin e tyre. Një lidhje e ngushtë ekziston midis natyrës fizike dhe morale. Standardi i virtytit është ngritur ose është degraduar nga zakonet fizike . . . . Çdo zakon, që nuk promovon veprimtari të shëndetshme degradon aftësitë më të larta dhe të ndershme të njerëzve”.—Ellen G. White, The Review and Herald, Jan. 25, 1881.

E ENJTE

Mars 7

Parimet e administrimit
“Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë të cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi” (Jakobi 1:17). Si na ndihmon ky tekst të vendosim themelet e një koncepti me baza biblike për kujdestarinë? ________________________________________________________________________________________ Ne shpesh priremi të mendojmë për kujdestarinë ose administrimin në terma monetare. Megjithatë, siç kemi parë këtë javë, kujdestaria përfshin shumë më tepër se kaq. Megjithatë, edhe pse mund të ketë të bëjë me të hollat ose shqetësimet mjedisore ose vetë shëndetin tonë, ka disa parime të caktuara, që përfshihen në administrimin e mirë, parime që kanë themelet e tyre fillestare në krijimin, siç përshkruhet në Zanafilla. Në fund të fundit, për shkak se Perëndia është Krijuesi ynë, dhe, për shkak se çdo gjë që ne kemi është një dhuratë nga Ai, ne jemi të detyruar para Tij të jemi kujdestarë të mirë të gjithçkaje që na është dhënë në mirëbesim. Lexoni Mateu 25:14–30 për të parë sesi kjo shëmbëlltyrë ilustron shpërblimin e një kujdestarie të mirë. Cili është mesazhi i kësaj shëmbëlltyre, përsa i përket parimeve të administrimit te Zanafilla? ________________________________________________________________________________________ “Për shërbëtorët e Tij, Jezusi angazhon “të mirat e Tij”, diçka që duhet të përdoret për Të. Gjithsecili ka vendin e tij në planin e përjetshëm të parajsës. Çdo njeri duhet të bashkëpunojë me Jezusin për shpëtimin e shpirtrave. Banesat e përgatitura për ne në shtëpinë qiellore nuk janë më të veçanta se ato të projektuara në tokë, ku ne duhet të punojmë për Perëndinë”.—Ellen G. White, Christ’s Object Lessons, fq. 326, 327. Si po i përdorni talentet, me të cilat jeni bekuar? (kujtohuni – çdo gjë e mirë vjen nga “Ati i dritave”). Çfarë zgjedhjesh mund të bëni që të mund t’i përdorni këto dhurata për një shërbim më të mirë ndaj veprës së Perëndisë?

E PREMTE

Mars 8

Për më tepër studim: “Ndjekësit e Jezusit janë shpenguar për shërbim. Perëndia jonë na mëson se objektivi i vërtetë i jetës është shërbesa. Vetë Jezusi ishte një punëtor dhe të gjithë ndjekësve të Tij, Ai i jep ligjin e shërbimit, shërbim ndaj Perëndisë dhe besimtarëve të tjerë. Këtu Jezusi i ka prezantuar botës konceptin më të lartë të jetës, që ata kanë njohur ndonjëherë. Duke i shërbyer të tjerëve, njerëzit lidhen më ngushtë me Jezusin. Ligji i shërbesës bëhet fija lidhëse, që na sjell tek Perëndia dhe tek besimtarët e tjerë”—Ellen G, White, Christ’s Object Lessons, fq. 326. Pyetje për diskutim: Ø Disa shkencëtarë kanë propozuar se vlera e jetës nuk duhet të matet nga kriteri nëse ajo është njerëzore apo jo, por nga potenciali i saj për të jetuar një jetë të mirë. Ata mund të vlerësojnë më shumë një majmun të ri dhe të shëndetshëm sesa një njeri të moshuar dhe të sëmurë. Për shembull, lexoni citimin në vijim nga australiani Peter Singer, i cili argumenton se, në disa raste, njerëzit nuk duhet të kenë më shumë të drejta sesa disa kafshë: “Duke mos u shqetësuar për jetën në përgjithësi, ose duke u shqetësuar fare pak bazuar në natyrën e jetesës së marrë parasysh, ata që protestojnë kundër abortit, por drekojnë rregullisht me trupat e pulave, derrave dhe viçave, tregojnë vetëm një shqetësim të vogël për jetët e anëtarëve të species sonë. Nëse bëjmë një krahasim të drejtë të karakteristikave morale, të tilla si racionaliteti, ndërgjegjja, vetëdija, autonomia, kënaqësia, vuajtja dhe kështu me radhë, viçi, derri dhe pula janë shumë më parë sesa fetusi në çdo fazë të shtatzënisë. Ndërkohë, nëse e krahasojmë një fetus më të vogël se tre muajsh me një peshk, atëherë një peshk do të shfaqë më shumë shenja ndërgjegjshmërie”.—Peter Singer, Writings on an Ethical Life (The Ecco Press, 2000), fq. 156. Padyshim që Singer është një evolucionist; kështu, ai beson se nuk ka një dallim të dukshëm cilësor midis nesh dhe kafshëve. Ne thjesht kemi evoluar në diçka të ndryshme nga ata. Çfarë ka rrënjësisht të gabuar në këtë arsyetim? Si duhet t’i përgjigjemi ne, si të krishterë, një arsyetimi të tillë? 1. Nëse mund ta gjeni, sillni në shkollën e Sabatit të gjithë tekstin e “Të kujdesesh për krijimin – Një deklaratë mbi mjedisin." (Kjo deklaratë mund të gjendet tek www.adventist.org/beliefs/statements/main-stat5.html). Në rast të kundërt, përdorni seksionet e cituara në mësimin e kësaj jave. Përqendrohuni në mënyrën sesi kjo deklaratë e lidh krijimin në Zanafilla me ambientin. Diskutoni më gjatë sesi një këndvështrim i duhur mbi krijimin mund të na mbrojë nga marrja e një pozicionimi ekstrem për këtë çështje.

Mësimi 11

*Mars 9–15

Sabati: një dhuratë nga Edeni
E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Zan. 2:1–3; Hebr. 4:3, 4; Ligji i Përtërirë 5:12–15; Ezek. 20:12; Marku 2:27, 28; 2 Pjet. 3:3–7. Vargu përmendësh: “Sepse Biri i njeriut është zot edhe i sabatit” (Mateu 12:8). Në fund të ditës së gjashtë, Krijimi u përfundua (Zan. 2:1, 2). Bota ishte kthyer në një vend të jetueshëm dhe ishte mbushur me krijesa të gjalla. Adami dhe Eva ishin krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe atyre u qe dhënë një Kopsht i bukur dhe i bollshëm ku të jetonin. Ata ishin lidhur në martesën e parë dhe kishin ngritur familjen e parë. Perëndia ishte i kënaqur me atë që kishte krijuar. Megjithatë, diçka tjetër iu shtua kësaj parajse: Sabati i ditës së shtatë (lexoni Zan. 2:1–3). Zanafilla 2 përgënjeshtron nocionin e rëndomtë se dita e shtatë është “Sabati çifut”. Pse? Sepse Perëndia “e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë” që në Eden, përpara Rënies në mëkat dhe, pa dyshim, përpara se çifutët të ekzistonin. Për më tepër, Sabati është një përkujtimore e krijimit të të gjithë njerëzimit (jo thjesht e hebrenjve) dhe si i tillë, i gjithë njerëzimi duhet të shijojë bekimet e ditës së Sabatit. Gjatë kësaj jave ne do të studiojmë mësimin biblik mbi këtë, një dhuratë tjetër nga Edeni.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 16 Mars.

E DIEL

Mars 10

Krijimi dhe Sabati i ditës së shtatë
Tek Eksodi 20:8–11, urdhërimi i katërt i referohet drejtpërdrejt javës së Krijimit. Kjo është e rëndësishme, sepse na drejton tek Edeni, tek një botë pa mëkat; një botë e përsosur të sapokrijuar nga Krijuesi. “Sabati nuk prezantohet si një institucion i ri, por si të ishte themeluar në krijim. Ai duhet të kujtohet dhe të konsiderohet si përmendore e veprës së Krijimit”.—Ellen G. White, Patriarchs and Prophets, fq.307. Lexoni Zanafilla 2:1–3. Si lidhet drejtpërdrejt Sabati i ditës së shtatë me Krijimin? Si na ndihmojnë këto vargje për të përforcuar idenë se Perëndia e krijoi në të vërtetë botën tonë në gjashtë ditë në dallim me krijimin përgjatë shekujve siç merret e mirëqenë nga evolucioni teist? ________________________________________________________________________________________ Në këto tre vargje ia vlen të vëresh se përmendet pesë herë dita e shtatë: në tre herë nga pesë, ajo cilësohet specifikisht si “dita e shtatë” dhe dy herët e tjera, dita referohet me përemrin ‘ajo’. Në këto vargje, nuk lihet vend për ndonjë dyshim a për ditën apo se kujt i referohet ajo – domethënë gjashtë ditët e Krijimit që pararendën ditën e shtatë. Lexoni Hebrenjtë 4:3, 4. Tek cila ngjarje po na drejton autori i Hebrenjve në diskutimin e tij për pushim dhe pse është kjo e rëndësishme? ________________________________________________________________________________________ Kjo është një referencë e qartë e Dhiatës së Re për rrëfimin e Krijimit tek Zanafilla dhe na jep evidencë të shtuar për të vërtetën historike të Krijimit në gjashtë ditë; gjë e cila u pasua nga një ditë pushimi. Shumë vetë sot i bëjnë rezistencë idesë se Krijimi ndodhi në gjashtë ditë. Ata kërkojnë evidencë shkencore që kjo gjë të jetë e vërtetë. Por, vetë shkenca është plot me pasiguri, dyshime dhe supozime. Për më tepër, si mund të vërtetohet një Krijim gjashtë-ditor gjithsesi? Perëndia “nuk e ka hequr mundësinë e dyshimit; besimi duhet të qëndrojë mbi evidencën/provën dhe jo shfaqjen; ata që duan të dyshojnë e kanë mundësinë, por ata që dëshirojnë të dinë të vërtetën mund të gjejnë terren të shumtë për besim”.—Ellen G. White, Education, fq.169. Cilat janë arsyet tuaja për të besuar? Pse i mbështjellin ato të gjitha arsyet për të dyshuar?

E HËNË

Mars 11

Kuptimi i pasur i pushimit të Sabatit
Lexoni Ligji i Përtërirë 5:12–15. Si ndryshon theksi i urdhërimit të Sabatit këtu në krahasim me atë tek Eksodi 20:8-11? ________________________________________________________________________________________ Këtu Moisiu i kujton izraelitët se ata duhet ta respektojnë Sabatin dhe ai i thotë se ata duhet ta bëjnë këtë se Perëndia i çliroi nga Egjipti. Vargjet nuk thonë gjë për Krijimin gjashtë-ditor apo për faktin se Sabati ishte pushimi i Perëndisë. Përkundrazi, theksi këtu është tek Shpëtimi, tek çlirimi, tek Shpengimi – në këtë rast shpengimi nga Egjipti, një simbol i Shpëtimit që ne kemi në Jezusin (lexoni 1 Kor. 10:1–3). Me fjalë të tjera, nuk ka konflikt midis vargjeve, nuk ka justifikim në përdorimin e e një pasazhi për të hedhur poshtë tjetrin. Moisiu po i tregonte njerëzve se ata i përkisnin Perëndisë, së pari nga Krijimi dhe më pas nga shpëtimi. Lexoni Ezekieli 20:12 dhe Eksodi 31:13. Cila është arsyeja tjetër për ta respektuar Sabatin? ________________________________________________________________________________________ Pasazhi që përmend shenjtërimin na kujton se vetëm Perëndia mund të na bëjë të shenjtë. Vetëm Krijuesi mund të krijojë një zemër të re brenda nesh. Analizoni tre arsyet e dhëna për respektimin dhe mbajtjen e Sabatit dhe sesi ato janë të lidhura me njëratjetrën. Ne e mbajmë Sabatin në ditën e shtatë në pranim të faktit se Perëndia krijoi botën në gjashtë ditë dhe pushoi ditën e shtatë. Ne e mbajmë Sabatin në ditën e shtatë, sepse Perëndia është i vetmi që na shpengon dhe na shpëton në Krishtin. Gjithashtu, Ai është i Vetmi që na shenjtëron – dhe kjo rezulton vetëm nga forca krijuese e Perëndisë (lexoni Psa. 51:10, 2 Kor. 5:17). Teoritë që hedhin poshtë Krijimin gjashtë-ditor duan të zvogëlojnë hirin e Perëndisë dhe duan të ngrenë lart vlerën e përpjekjeve tona deri në pikën që të jenë mjaftueshmërisht të mira për të na shpëtuar. Historia e Krijimit na kujton për varësinë tonë të plotë ndaj hirit dhe për sakrificën zëvendësuese të Krishtit për ne. Reflektoni mbi varësinë që ne kemi ndaj Perëndisë për Shpëtim dhe për vetë ekzistencën tonë (tek e fundit, sa shumë peshë kemi ne vetë për lindjen tonë?). Si mund të na ndihmojë Sabati për të kuptuar më mirë nevojën tonë absolute për hirin e Perëndisë për çdo gjë në jetën tonë? Si duhet të ndikojë kjo njohuri në mënyrën sesi jetojmë?

E MARTË

Mars 12

Jezusi dhe Sabati
Lexoni Marku 2:27, 28. Çfarë të vërtetë të rëndësishme për Sabatin shfaq Jezusi këtu? Si mund ta zbatojmë këtë parim në vetë eksperiencën tonë të Sabatit?__________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Jezusi dhe dishepujt e Tij sapo kishin ecur nëpër një fushë me grurë dhe dishepujt e Tij të uritur kishin mbledhur drithin dhe e kishin ngrënë. Veprimi i mbledhjes së drithit ndërsa po ecnin nëpër fushë nuk ishte problem, sepse rregullat e shoqërisë e lejonin këtë. Ushqimi është një domosdoshmëri dhe është tërësisht e pranueshme që dishepujt të lehtësonin urinë e tyre, duke ngrënë atë që gjetën ndërsa ecnin. Problemi ishte fakti që drejtuesit fetarë i konsideronin rregullat e sajuara vetë për respektimin e Sabatit më të rëndësishme se nevojat njerëzore. Kjo ishte një pikë e vazhduar beteje midis Krishtit dhe farisenjve. Përgjigjja e Jezusit tregon se prioritetet e tyre ishin gabim. Sabati duhet të jetë një ditë bekimi për njerëzit dhe nuk duhet të përdoret si justifikim për vuajtje të zgjatura. Çfarë aktiviteti tjetër bëri Jezusi në Sabat, pavarësisht polemikës që ai shkaktoi? Lexoni Mat. 12:9–13, Luka 13:10–17, Gjoni 5:1–17. ____________________________________________________________________ Askund në polemikat për Sabatin, të regjistruara në Ungjijtë, nuk lind pyetja e vlefshmërisë së Sabatit. Përkundrazi, çështja kishte të bënte me mënyrën sesi duhet të mbahej dita e shtatë dhe nuk kishte të bënte me shfuqizimin apo zëvendësimin e saj me diçka tjetër. Shembulli i Jezusit tregon jo vetëm se Sabati mbetet diçka që duhet të respektohet, por gjithashtu na tregon sesi Sabati duhet të mbahet. Një gjë që del qartë nga shembulli i Tij është se veprat e bëra në Sabat për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjes njerëzore nuk e shkelin atë. Përkundrazi, përveç të tjerave, shembulli i Tij tregon se të bësh mirë për të tjerët është pikërisht mënyra sesi duhet të mbahet Sabati. Në ç’mënyra respektimi dhe mbajtja e Sabatit nga ana juaj reflekton më mirë parimet e përdorura në shembullin e Jezusit?

E MËRKURË

Mars 13

Sabati dhe ditët e fundit
Lexoni 2 Pjetri 3:3–7. Krahasoni përshkrimin e tallësve të ditëve të fundit me shoqërinë tonë bashkëkohore. Çfarë mohojnë tallësit dhe pse?_______________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Tallësit thonë se natyra ka vazhduar pa ndërprerje, një deklaratë kjo e njohur midis shkencëtarëve si “njëtrajtshmëri”. Kjo është e barazvlefshme me mohimin se mrekullitë ndodhin. Kjo shpallje më pas përdoret për të hedhur poshtë se Perëndia do të vijë ashtu siç premtoi. Vëreni sesi Pjetri lidh mohimin e ardhjes së dytë të Krishtit me mohimin e tyre të rrëfimit të Krijimit (plus Përmbytjen gjithashtu). Mohimi i njërës çon në mohimin e të tjerave! Lexoni Zbulesa 14:6, 7. Mes dyshimeve dhe qaravitjeve të tallësve, çfarë mesazhi duhet të shpallet me fuqi qiellore?_________________________________________________________________________________ Tallësit janë gabim. Gjykimi do të vijë dhe ne na bëhet thirrje të adhurojmë të Vetmin, i cili “krijoi qiejt dhe tokën dhe detet” dhe çdo gjë tjetër. Kjo është gjuha e Krijimit. Teksti hedh fjalën tek Eksodi 20:11 dhe evidenton rëndësinë e Krijimit dhe Sabatin në fund të kohërave. Ashtu sikurse Sabati simbolizon historinë biblike të Krijimit dhe Shpengimit, po kështu mohimi i historisë së Krijimit të çon tek mohimi i Sabatit të ditës së shtatë dhe tek ngritja e një zëvendësuesi të krijuar nga njeriu. Rezultati i treguar tek Zbulesa 14:8–10, është ngurtësimi shpirtëror dhe ndarja nga Perëndia. Perëndia po i bën thirrje njerëzve të adhurojnë Atë si Krijues. Askund në Bibël nuk gjejmë diçka, që e prezanton më plotësisht Atë si Krijues sesa Sabati i ditës së shtatë. Pra nuk kemi pse të çuditemi kur shohim Sabatin si vula origjinale e Perëndisë si Krijues të jetë kaq kryesor në ditët e fundit. Mendoni për këtë: si dobëson rëndësinë e Sabatit të ditës së shtatë mohimi i një Krijimi të vërtetë gjashtëditor? Dhe, në qoftë se kuptimi ynë i Sabatit të ditës së shtatë është dobësuar, si mund të mbështetemi tek ai kur të vijë persekutimi?

E ENJTE

Mars 14

Një psalm për Sabatin
Lexoni Psalmin 92. Çfarë na thotë ai, të paktën pjesërisht, për mënyrën sesi duhet të jetë përvoja e mbajtjes së Sabatit? Pse, kur mendojmë për Perëndinë duhet të shprehim atë lloj gëzimi siç tregohet në këtë psalm? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Psalmisti, mesa duket, e njihte Perëndinë; njihte sesi ishte Ai; dinte se çfarë kishte bërë Perëndia dhe e dinte se çfarë do të bënte Perëndia një ditë. Dhe pikërisht për këto arsye, ai shpreh gëzim ashtu si tregohet këtu. Vëreni gjithashtu temat e pasura që shprehen këtu, një “psalm ditën e Sabatit”. Së pari dhe mbi të gjitha, në psalm ka lavdërime dhe mirënjohje për Perëndinë, për dashamirësinë dhe besnikërinë e Tij. Plus, ashtu siç duhet të kishte në çdo “psalm për Sabatin”, ky përfshin njohjen dhe pranimin e Perëndisë si Krijues. Shikoni gjithashtu temën e gjykimit. Në Bibël, gjykimi i Perëndisë nuk është thjesht kundër të këqinjve, por gjithashtu edhe për të drejtët (lexoni Dan. 7:20–28). Këto dy aspekte të gjykimit shfaqen këtu në psalm. Edhe në qoftë se nuk i shohim këto premtime të përmbushen tani, ne kemi premtimin se gjykimi do të vijë patjetër në fund të kohës, kur Perëndia do t’i krijojë të gjitha gjërat të reja (Zbul. 21:5). Edhe nëse nuk marrim asgjë tjetër nga ky psalm, ne duhet të kuptojmë se Sabati, sado i shenjtë, është një kohë kënaqësie në Perëndi; një kohë për të gëzuar në Të dhe në gjithçka që Ai ka bërë për ne dhe premton të bëjë. I gjithë tonaliteti i psalmit është një tonalitet gëzimi, lëvdimi dhe lumturie, jo për shkak të asaj që psalmisti kishte bërë, por për shkak të asaj që Perëndia kishte bërë dhe premtonte të bënte. Çfarë dhurate na është dhënë: një e shtata e jetëve tona e hequr veçmas çdo javë – larg nga stresi i punëve dhe i ekzistencës së zakonshme - për t’u gëzuar në veprat e Perëndisë bërë për ne. Si mund të mësoni të shijoni Sabatin ashtu siç bën psalmisti në këtë psalm? Nëse nuk e keni këtë përjetim, pse jo?

E PREMTE

Mars 15

Për më tepër studim: “Perëndia krjoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së Tij. Këtu nuk ka mister. Nuk lihet vend për të supozuar se njeriu evoluoi nëpërmjet proceseve të ngadalta të zhvillimit nga format e ulëta të kafshëve apo bimëve. Një mësim i tillë ul veprën e madhe të Krijuesit tek niveli i konceptimit njerëzor dhe tokësor. Njerëzit janë kaq të qëllimshëm për ta përjashtuar Perëndinë nga sovraniteti i universit sa e degradojnë njeriun dhe e vjedhin atë nga dinjiteti i origjinës së tij. Ai që vendosi sferat e shndritshme lart dhe i leu me aftësi delikate lulet e fushave, Ai që e mbushi tokën dhe qiejt me mrekullitë e fuqisë së Tij, kur erdhi për të kurorëzuar veprën e Tij mahnitëse, për të vendosur një në mes gjithë kësaj për t’u bërë sundues i tokës së drejtë, nuk dështoi në krijimin e një qenieje të denjë për duart, që i dhanë atij jetë. Gjenealogjia e racës sonë, ashtu si na jepet nga frymëzimi, e gjurmon origjinën e saj jo tek një prejardhje e krimbave, molusqeve apo majmunëve të zhvilluar, por tek Krijuesi i madhërishëm”.—Ellen G. White, Patriarchs and Prophets, fq.45. Pyetje për diskutim: Ø Pse është lidhja midis Sabatit dhe Krijimit kaq e rëndësishme në ditët e fundit? Si shfaqet kjo e vërtetë tek Zbulesa 14:6, 7? Rishikoni pyetjen e fundit tek mësimi i së mërkurës, ndërsa diskutoni pyetjen e mësipërme. 1. Thuajse në të njëjtën kohë që Charles Darwin filloi të promovonte teorinë e tij të evolucionit, Perëndia ngriti një kishë, që mbante lart Sabatin e ditës së shtatë si besim të dallueshëm. Për më tepër, Perëndia ngriti një kishë, që shpallte mesazhin e tre engjëjve të Zbulesës 14, që na bën thirrje specifikisht për të adhuruar të Vetmin që krijoi qiejt dhe tokën. Atëherë, çfarë mund të jetë më tragjike apo mund të jetë një rënie më e fortë nga besimi sesa për ata që shpallin të jenë anëtarë të asaj kishe, që argumenton në favor të evolucionit? 2. Përgjatë viteve të fundit, shkenca ka zbuluar një kompleksitet në jetë, që alarmon mendjen. Charles Darwin nuk kishte asnjë ide sesa e komplikuar mund të ishte madje edhe një qelizë “e thjeshtë”. Ne tashmë e dimë se edhe qeliza “më e thjeshtë” është më e komplikuar dhe më intriguese sesa imagjinoi ndonjëherë Darwini. Vëreni ironinë këtu: shumë shkencëtarë besojnë se jeta lindi thjesht nga rastësia. Megjithatë, sa më shumë gjendet kompleksitet në jetë, më pak e mundshme bëhet që rastësia ta ketë krijuar atë. Domethënë, sa më shumë zbulon shkenca për kompleksitetin e jetës, aq më pak e mundshme bëhet teoria kryesore e shkencës për origjinën e jetës, evolucioni ateist. Diskutoni.

Mësimi 12

*Mars 16–22

Krijimi dhe ungjilli

E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Zan. 3:21; Psa. 104:29, 30; Gjoni 1:4; Rom. 5:6–11; Gal. 3:13; Mat. 27:46. Vargu përmendësh: “Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin” (1 Korintasve 15:22). Në tregimin biblik, Adami dhe Eva u krijuan sipas imazhit të Perëndisë, pa asnjë defekt moral. Ata kishin vullnet të lirë, një parakusht për të qenë në gjendje të dashuronin. Kur Adami dhe Eva u rebeluan ndaj Perëndisë, ata ranë nën pushtetin e Satanit (lexo Hebr. 2:14), një veprim që e solli edhe të gjithë botën nën pushtetin e tij. Megjithatë, Jezusi erdhi për të shkatërruar veprën e Satanit (1 Gjoni 3:8) dhe për të na liruar nga pushteti i tij. Ai e bëri këtë duke vdekur në vendin tonë dhe duke na ofruar jetë. Në kryq, Jezusi u bë mëkat për ne (2 Kor. 5:21) dhe përjetoi ndarjen nga Ati i Tij, që shkakton mëkati. Përmes vdekjes së Tij, Jezusi rivendosi marrëdhënien ndërmjet Perëndisë dhe njerëzimit, që ishte shkëputur nga mëkati i Adamit dhe Evës. Të gjitha këto çështje janë të lidhura logjikisht me historinë e krijimit. Krijimi rikthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa fuqia e Perëndisë Krijues vepron për të krijuar një zemër të re për fëmijët e Tij (2 Kor. 5:17), duke rikrijuar imazhin e Perëndisë në ne dhe duke rivendosur marrëdhënien me Të.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 23 Mars.

E DIEL

Mars 17

Hiri në Kopsht
Ashtu siç ne të gjithë e dimë mirë, njerëzit e parë, qeniet e përsosura të krijuara sipas “imazhit të Perëndisë”, ranë në mëkat, i cili solli vdekje. Ata ishin paralajmëruar dhe ata e kuptuan atë që iu tha. Madje, Eva edhe ia përsëriti gjarprit atë që Perëndia i kishte thënë. Megjithatë, ata gjithsesi mëkatuan. Herë pas here, ne si Eva, udhëhiqemi drejt mëkatit nga mashtrimi; ndërkohë, herë të tjera, si Adami, ne mëkatojmë qëllimisht. Në të dyja rastet, ne jemi mëkatarë, fajtor për shkeljen e ligjit të Perëndisë. Lexoni Zanafilla 3:9–15. Cila ishte përgjigjja e Perëndisë kundrejt mëkatit të Adamit dhe Evës? ________________________________________________________________________________________ Perëndia mbajti një gjyq, madje “një gjyq hetues”. Qëllimi i gjyqit nuk ishte që Perëndia të mësonte faktet. Ai i dinte tashmë të gjitha. Përkundrazi, qëllimi ishte t’i jepte çiftit një mundësi për të pranuar përgjegjësinë për veprimet e tyre, hapi i parë drejt pendimit dhe ripërtëritjes. Perëndia i pyeti ata se çfarë kishte ndodhur dhe ata u rrëfyen, edhe pse jo me dëshirë të plotë. Megjithëse ata ishin fajtorë dhe mëkati i tyre solli pasoja të menjëhershme. Premtimi i parë i ungjillit u dha (lexoni mësimin 6) në Eden. Lexoni Zanafilla 3:21. Cila vepër hiri u shpalos më pas?___________________________________________ Vdekja erdhi në mënyrën më të papritur. Në vend të vdekjes së menjëhershme të Adamit dhe Evës, një ose më shumë kafshë vdiqën. Imagjinoni ndjenjat e Adamit kur kafshët vdisnin, ndoshta në vend të tij si sakrificë. Ishte hera e parë që Adami kishte parë vdekje dhe kjo do t’i ketë sjellë dhimbje të tmerrshme mendore. Më pas, kafsha u zhvesh nga lëkura, dhe me të u krijua një rrobë. Lëkura u vendos në trupin e Adamit për të mbuluar lakuriqësinë e tij. Çdo herë që ai e shihte atë ose e ndjente, ai me siguri kujtonte atë që kishte bërë dhe atë që kishte humbur. Më e rëndësishme se kjo, ajo i kujtonte hirin e Perëndisë. Pa dyshim, ne të gjithë duhet t’i jemi shumë mirënjohës (më e pakta që mund të bëjmë) për hirin që Perëndia na ka dhënë. Cilit njeri, që është i padenjë, mund t’i tregoni pak hir tani?

E HËNË

Mars 18

Mëkati dhe vdekja
Në Zanafilla 3:19, Adamit iu tha që, në vdekje ai do të rikthehet në dhe, nga i cili ai kishte dalë. E njëjta gjë na ndodh edhe sot. Vini re se ne nuk kthehemi në majmun, sepse nuk jemi krijuar nga majmunët. Ne kemi dalë nga pluhuri dhe në pluhur kthehemi në vdekje. Lexoni Zanafilla 2:7; Psalmi 104:29, 30; Gjoni 1:4; Veprat e Apostujve 17:24, 25. Cila është rëndësia themelore e këtyre teksteve për ne? Si duhet të ndikojë mënyrën sesi ne e jetojmë jetën, kjo e vërtetë? Jeta është një fenomen i mrekullueshëm. Ne të gjithë jemi familjarë me jetën, por përsëri ka diçka të mistershme rreth saj. Ne mund të analizojmë një organizëm të gjallë dhe në fund të fundit, në të, nuk do të gjejmë asgjë tjetër përveç llojeve të ndryshme të atomeve dhe molekulave. Ne mund t’i mbledhim molekulat në një kavanoz dhe t’i ngrohim ato ose të kalojmë shkëndija elektrike përmes tyre ose të provojmë shumë eksperimente të tjera, por ne kurrë nuk mund të krijojmë jetë përsëri. Nuk ka asnjë entitet të quajtur “jetë”, që ekziston në brendësi të një trupi ose një qelize të gjallë. Jeta është pronë e të gjithë sistemit të gjallë, jo një entitet që mund të shkëputet nga qelizat. Nga ana tjetër, ne dimë shumë mirë sesi të sjellim vdekje. Ne kemi krijuar shumë mjete për të vrarë gjallesat. Disa nga këto metoda shpalosin në detaje të pabesueshme dhunën dhe mizorinë e zemrave tona mëkatare. Vdekjen mund ta prodhojmë, por krijimi i jetës shkon përtej mundësive tona. Vetëm Perëndia ka aftësinë për të krijuar organizma të gjallë. Shkencëtarët janë përpjekur të krijojnë jetë, duke menduar se, nëse ata arrijnë ta bëjnë këtë atëherë kanë një justifikim përse ata nuk besojnë në Perëndi. Deri tani, të gjitha këto përpjekje kanë dështuar. Lexoni Isaia 59:2. Si e ndikon mëkati marrëdhënien tonë me Jetë–Shpëtuesin? Nëse jeta vjen vetëm nga Perëndia, atëherë largimi nga Ai na shkëput nga burimi i jetës. Pasoja e pashmangshme e ndarjes nga Perëndia është vdekja. Edhe nëse njeriu jeton 969 vjet, si Metuselahu, historia përsëri përfundon me “... dhe ai vdiq”. Mëkati, nga vet natyra e tij, shkakton ndarje nga jeta dhe pasoja e tij është vdekja.

E MARTË

Mars 19

Kur ende ishim mëkatarë . . .
Përgjatë të gjithë Biblës ne shohim se përgjigjja e Perëndisë ndaj mëkateve të njerëzimit është shpenguese në natyrë dhe e motivuar nga dashuria e pastër dhe bujare. Ai do të ishte plotësisht i justifikuar nëse do t’ia dorëzonte Adamin dhe Evën fuqisë shkatërruese të Satanit; në fund të fundit, ata e bënë zgjedhjen e tyre. Por Perëndia e dinte se Adami dhe Eva nuk e kuptonin plotësisht atë që kishin bërë dhe Ai vendosi t’i jepte atyre një mundësi për t’u informuar më shumë dhe për të qenë të gjendje të zgjidhnin përsëri. Lexoni Romakëve 5:6–11. Si na ndihmojnë këto vargje për të njohur kuptimin e vërtetë të hirit të Perëndisë? Kur të tjerët gabojnë, ne na pëlqen të na kërkojnë falje përpara se t’i pranojnë ata përsëri në shoqërinë tonë. Padyshim, që falja është shumë e vlerësuar në një situatë të tillë. Shërimi i plotë i një marrëdhënieje të dëmtuar përfshin shprehjen e keqardhjes dhe pranimin e përgjegjësisë për sjelljen e keqe. Por Perëndia, nuk priti që ne t’i kërkonin falje; Ai mori iniciativën i pari. Ndërsa ne vazhdonim të ishim në mëkat, Ai vdiq në emrin tonë. Ky është një manifestim i mrekullueshëm i dashurisë hyjnore. Si mund të krahasohet sjellja jonë me sjelljen e Perëndisë? Sa shpesh ne ndihemi të fyer dhe të nervozuar dhe kërkojmë hakmarrje në vend të restaurimit të marrëdhënies? Ne duhet të jemi përjetësisht falenderues që Perëndia nuk na trajton në këtë mënyrë. Mënyra sesi Perëndia i trajton mëkatarët tregon kuptimin e vërtetë të dashurisë. Nuk është thjesht një ndjenjë, por një mënyrë sjelljeje parimore, në të cilën çdo përpjekje bëhet për të pajtuar ofenduesin me të ofenduarin dhe për të restauruar marrëdhënien. Mënyra sesi Perëndia trajton Adamin dhe Evën është një ilustrim i mënyrës sesi Ai ndihet për mëkatet tona. “Skenat e Kalvarit na emocionojnë thellësisht. Ju do të jeni plotësisht të justifikuar nëse manifestoni entuziazëm, në lidhje me këtë. Arsyen pse Jezusi, kaq i përsosur dhe i pafajshëm, duhet të vuante një vdekje kaq të dhimbshme, duke mbajtur peshën e mëkateve të botës, mendimeve dhe imagjinatës sonë, nuk do e kuptojmë kurrë. Gjatësinë, gjerësinë, thellësinë dhe madhësinë e një dashurie të tillë ne nuk mund ta kuptojmë”.—Ellen G. White, Testimonies for the Church, vol. 2, p. 213. Ndoshta ne nuk mund ta kuptojmë këtë dashuri, por pse është kaq e rëndësishme që ne të përpiqemi?

E MËRKURË

Mars 20

Mbajtësi i mëkateve
“Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: “I mallkuar është kushdo që varet në dru’)” (Gal. 3:13). Diskutoni më gjatë për nënkuptimet e mrekullueshme të këtij teksti, duke marrë parasysh shenjtërinë e Jezusit. Çfarë na thotë ky tekst për atë që Perëndia ishte i gatshëm të bënte me qëllimin e vetëm për të na shpëtuar? Për më tepër, sa tragjike është për çdo njeri të mos pranojë ofertën, që Jezusi ka bërë në emrin tonë?_______________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Duke marrë fajësinë e mëkateve mbi Veten e Tij dhe, duke vdekur i ndarë nga Perëndia, Jezusi përmbushi premtimin e bërë së pari në Kopshtin e Edenit, që fara e gruas do të shtypë kokën e gjarprit. Sakrifica e Tij bëri të mundur pajtimin e Perëndisë me familjen njerëzore dhe do të rezultojë në eliminimin përfundimtar të së keqes nga universi (Hebr. 2:14, Zbul. 20:14). Duke pasur në mendje Galatasve 3:13, lexoni Mateu 27:46. Si e shpalosin fjalët e Jezusit eksperiencën që Ai përjetoi në kryq?___________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Mbi kryq, Jezusi pranoi mallkimin e mëkatit në emrin tonë. Ky ishte ndryshimi i pozicionit të Tij me të Atin. Qengji i sakrifikuar, kur u soll në altar, u bë një zëvendës për vdekjen e mëkatarit. Si rrjedhojë, kur Jezusi shkoi në kryq, statusi i Tij para Perëndisë ndryshoi. I larguar nga prania e Tij, Ai ndjeu mallkimin që mëkati ynë kishte shkaktuar. Me fjalë të tjera, Jezusi, i cili kishte qenë një me Atin e Tij në përjetësi, përjetoi një ndarje nga Ai, në atë që Ellen White e quan “copëzimi i fuqive hyjnore”. —Ellen G. White, Manuscript 93, 1899. Megjithëse është shumë e vështirë të kuptosh saktësisht atë që po ndodhte, ne dimë mjaftueshëm për të kuptuar se një çmim i mrekullueshëm është paguar për të na shpenguar.

E ENJTE

Mars 21

Një krijim i ri
Lajmi i mrekullueshëm i ungjillit qendërzohet rreth vdekjes së Jezusit si zëvendësuesi ynë. Ai mori mëkatet tona mbi Vete, duke duruar mbi Vete dënimin, që në të kundërt, do të ishte i yni. Ashtu siç kemi parë, e gjithë ideja e Jezusit si zëvendësuesi ynë, duke vdekur për mëkatet e botës, është e lidhur në mënyrë të pandarë me historinë e krijimit. Jezusi erdhi për të shkatërruar vdekjen, e cila është një e huaj e padëshiruar e infiltruar në krijimin e Perëndisë. Nëse teoria evolutive do të ishte mënyra e zgjedhur nga Perëndia për të krijuar njerëzit, kjo do të nënkuptonte, që vdekja, në vend, që të ishte e pazakontë dhe armike, do të ishte pjesë e planit fillestar të Perëndisë për njerëzimin. Pra, vdekja do të luante një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi Perëndia do të na kishte krijuar ne. Si pasojë, nuk duhet të çuditemi që të krishterët duhet të refuzojnë evolucionin ateist si një mënyrë e besueshme për të kuptuar historinë e krijimit. Historia e krijimit e Zanafillës, është jo vetëm thelbësore për të kuptuar vdekjen e Jezusit në emrin tonë, por gjithashtu na ndihmon të kuptojmë një aspekt tjetër të planit të shpëtimit, atë të veprës krijuese të Perëndisë në ne, ndërsa ne marrim pjesë në shenjtërinë e Tij. Lexoni Psalmi 51:10; Ezekiel 36:26, 27; Kolosianëve 3:10; dhe 2 Korintasve 5:17. Çfarë premtimesh na jepen këtu, që janë të lidhura me konceptin e Perëndisë si Krijues, siç shpaloset në Zanafilla 1 dhe 2? Zemra e re është një krijim, që vetëm Perëndia mund ta bëjë. Ne nuk mund ta bëjmë atë vetëm, por jemi të varur nga i njëjti Krijues, i cili formoi botën dhe krijoi prindërit tanë të parë. Davidi pranoi nevojën e tij dhe i kërkoi Perëndisë ta zgjidhte problemin nëpërmjet një vepre krijimi. Në të vërtetë një njeri, që është “në Jezus” është një krijim i ri. Mënyra e vjetër e të menduarit duhet të largohet dhe të zëvendësohet me një mendje të re të sapokrijuar. Mendja jonë e re është krijuar për veprat e mira, sipas vullnetit të Perëndisë. Ky lloj krijimi është një proces mbinatyror, që përmbushet vetëm përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë. Fuqia krijuese e Perëndisë, siç tregohet në krijim, na jep besim se ajo është e aftë të ndryshojë jetët tona dhe të na sjell përsëri në marrëdhënie me Të. Si e keni përjetuar faktin e të qenit një krijim i ri në Jezus? Çfarë do të thotë kjo, në aspektin e përditshëm, në praktikë? Çfarë ndryshon në jetën e atij që ka pasur këtë përvojë?

E PREMTE

Mars 22

Për më tepër studim: “‘Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji’. [Ligji i 29:29.] Mënyrën sesi Perëndia e kryen veprën e krijimit, ai nuk ia ka rrëfyer asnjëherë njerëzve; shkenca njerëzore nuk mund t’i zbulojë sekretet e më të Lartit. Fuqia e Tij krijuese është pa aq e pakuptueshme sa edhe ekzistenca e tij”.—Ellen G. White, Patriarchs and Prophets, fq. 113. “Në atë errësirë të dendur prania e Perëndisë u fsheh. Ai errëson strehën e Tij dhe fsheh shenjtërinë e Tij nga sytë njerëzorë. Perëndia dhe engjëjt e tij të shenjtë ishin prapa kryqit. I Ati ishte me Birin e Tij. Përsëri prania e Tij nuk u shpalos. Nëse shenjtëria e Tij do të kishte dalë nga reja, atëherë çdo njeri i pranishëm do të ishte shkatërruar. Në atë orë llahtari Jezusi nuk u ngushëllua nga prania e Atit. Ai e përballoi këtë shkelje i vetëm dhe asnjë nga njerëzit që ishin aty nuk e përkrahte”.—Ellen G. White, The Desire of Ages, fq. 753, 754. Pyetje për diskutim: Ø Si lidhet ungjilli me historinë e krijimit? Cilat aspekte specifike të Zanafillës 1–3 janë thelbësore për ungjillin? Si bazohet historia e Jezusit në të vërtetën biblike të Zanafillës? Si do e tregonim historinë e Jezusit, nëse nuk do kishte Adam dhe Evë? 1. Bibla pohon se krijimi është realizuar nga procese mbinatyrore, që nuk janë të arritshme për shkencën, por që mund të mësohen vetëm përmes rrëfimeve të veçanta. Pra, tensioni midis Biblës dhe shkencës nuk është surprizë. Atëherë, pse është gabim të presim që shkenca të shpjegojë të gjitha veprat krijuese të Perëndisë? 2. Çfarë lidhjesh ekzistojnë midis ungjillit, krijimit dhe gjykimit siç tregohet në Zbulesa 14:6, 7? 3. Shumë kritikë të Krishtërimit shpeshherë argumentojnë se Jezusi e dinte që më parë që pas vdekjes Ai do të ringjallej. Pra, ata pyesin, çfarë kishte të veçantë në vdekjen e Tij, kur Ai e dinte se do të ishte vetëm e përkohshme? Si na ndihmon Mateu 27:4, së bashku me The Desire of Ages të cituar më lart, t’i përgjigjemi këtij kundërshtimi?

Mësimi 13

*Mars 23–29

Krijimi, përsëri

E SHTUNË PASDITE Lexoni për studimin e kësaj jave: Zbul. 21:1–5, Zan 3:19, 1 Kor. 15:52–58, Zan. 6:11–13, Isa. 11:6–9, Gjoni 14:1–3. Vargu përmendësh: “Por, ne sipas premtimit të tij presim qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilën banon drejtësia” (2 Pjetri 3:13). Tek 2 Pjetri 3:10–13, Pjetri përshkruan fatin e qiellit dhe të tokës. Të dy këta së bashku me çfarë përmbajnë do të shkatërrohen. Por ky nuk është fundi i historisë, sepse një qiell i ri dhe një tokë e re do të krijohen në vendin e tyre. Vëreni kontrastin midis dy ekzistencave. Mëkati ka sundim në ekzistencën e vjetër dhe drejtësia banon në të renë. Vdekja mbretëron mbi të vjetrën, jeta në ekzistencën e re. Dallimi nuk mund të jetë më i qartë apo më i plotë. Ashtu si mund të shohim në këto premtime, roli i Perëndisë si Krijues nuk përfundoi me Krijimin e parë të tokës. Ky rol nuk përfundon me atë që Ai përmbush në ne, duke na bërë krijesa të reja në Krishtin. Jo, ai vazhdon, i njëjti Perëndi, i cili nëpërmjet fuqisë mbinatyrore të Fjalës së Tij krijoi një herë botën, do ta krijojë atë përsëri dhe përsëri me fuqi mbinatyrore. Në të vërtetë, pa këtë vepër të fundit të krijimit, i gjithë krijimi i mëparshëm do të rezultonte asgjë. Qielli i ri dhe toka e re janë kurorëzimi i premtimeve të Perëndisë për ne.

*Studioni mësimin e kësaj jave për t’u përgatitur për Sabatin e datës 30 Mars.

E DIEL

Mars 24

Një fillim i ri
Një gjë që shkenca dhe Bibla kanë të përbashkët është besimi se kjo tokë, ashtu siç e njohim ne tani, nuk do të zgjasë përgjithmonë. Për shkencën (të paktën në disa variante të saj), të njëjtat forca të ftohta dhe të paqëllimta të rastësisë që sollën në ekzistencë tokën dhe jetën në të, do të jenë po të njëjtat forca të ftohta dhe të paqëllimta të rastësisë që do ta shkatërrojnë atë. Bibla mëson gjithashtu se kjo tokë nuk do të jetojë përgjithmonë, por do të shkatërrohet në të vërtetë. Në skenarin që shkenca ofron, shkatërrimi është fundi i çdo gjëje, përgjithmonë. Në dallim, në skenarin biblik, ai është fillimi i diçkaje tërësisht të re dhe të mrekullueshme dhe që do të zgjasë përgjithmonë. Lexoni Zbulesa 21:1–5. Cila panoramë e së ardhmes na prezantohet këtu? Çfarë premtimesh të mrekullueshme na presin? Pse është kjo diçka që vetëm Perëndia mund ta bëjë për ne? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Pa dyshim, një nga premtimet më të mira për ekzistencën tonë të re është se vdekja dhe vuajtja do të jenë zhdukur përgjithmonë. Del qartë se Perëndia nuk i konsideron këto përvoja si pozitive. Ato nuk bënin pjesë në Krijimin që Perëndia e quajti “shumë të mirë” (Zan. 1:31). Ato janë shkelëse të huaja; ato nuk u krijuan asnjëherë me qëllimin për të qenë pjesë e Krijimi origjinal dhe nuk do të jenë pjesë as e krijimit të ri. Jezusi erdhi për të shkatërruar këto gjëra dhe ne nuk do t’i përjetojmë kurrë më. Krijimi i ri sjell një fillim të ri. Ky eksperiment fatkeq me mëkatin do të ketë përfunduar. Rezultatet janë të përfshira dhe të qarta: mëkati sjell vdekjen dhe vuajtjen dhe ligji i Perëndisë është ligji i jetës. Ashtu si Perëndia krijoi qiellin dhe tokën në fillim, po kështu Ai do të krijojë një qiell të ri dhe një tokë të re dhe me to neve na ofrohet një fillim i ri. Vetëm Perëndia, vetëm Krijuesi mund ta bëjë këtë për ne. E gjitha kjo vjen tek ne nëpërmjet veprës së Jezusit bërë për ne. Pa planin e shpëtimit, ne nuk do të kishim shpresë për gjë tjetër përtej kësaj që na ofrohet nga kjo jetë – në të vërtetë një mendim shumë i zymtë. Pse janë premtimet për një ekzistencë të re kaq të rëndësishme për ne? Si do të ishte besimi ynë pa to?

E HËNË

Mars 25

Nga pluhuri në jetë
Lexoni Zanafilla 2:7 dhe 3:19. Nga çfarë u krijua Adami dhe cili ishte rezultati i mëkatit të tij? ________________________________________________________________________________________ Perëndia krijoi Adamin nga pluhuri dhe ai u bë një krijesë e gjallë. Përsa kohë ai do të ruante marrëdhënien e tij me Perëndinë, jeta e tij do të vazhdonte. Kur Adami mëkatoi, ai u nda nga Burimi i jetës. Si pasojë, ai vdiq dhe u kthye në pluhur. Lexoni Isaia 26:19 dhe Danieli 12:2. Çfarë do t’i ndodhë atyre që flenë nën dhe?________________________ Premtimi i ringjalljes i jep shpresë të krishterit. Jobi e shprehu këtë shpresë, duke thënë: “Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë” (Jobi 19:26). Për besimtarët, vdekja është e përkohshme. Perëndia që formoi Adamin nga pluhuri dhe i fryu frymën e jetës nuk ka harruar sesi të krijojë njerëz nga pluhuri. Ringjallja do të jetë vepër krijimi po ashtu siç ishte në krijimin origjinal të Adamit. Lexoni 1 Korintasve 15:52–58. Çfarë na mësohet këtu, e cila është e lidhur në mënyrë të pandashme me rrëfimin e Krijimit të Zanafillës? ________________________________________________________________________________________ Ringjallja e të drejtëve në ardhjen e dytë të Jezusit do të ndodhë menjëherë. Ashtu si me krijimin e parë të njerëzimit, ajo do të jetë një ngjarje mbinatyrore, ku Perëndia bën gjithçka. E gjitha kjo është në kundërshti të plotë me evolucionin teist. Tek e fundit, në qoftë se Perëndisë nuk do t’i duhen miliona vjet evolucioni për të na krijuar, por e bën këtë në një çast, atëherë Ai me siguri do të na ketë krijuar pa evolucion herën e parë. Kështu pra, si me çdo gjë tjetër në Bibël, shpresa e ringjalljes është evidencë/provë/dëshmi biblike, që hedh poshtë evolucionin teist. Çfarë duhet të na thotë kjo për kufijtë e shkencës? Veçanërisht në lidhje me diçka kaq të rëndësishme sa ringjallja?

E MARTË

Mars 26

Restaurimi dhe sundimi njerëzor
Krahasoni Zanafilla 1:28 me Gjoni 12:31. Cili ishte statusi i Adamit dhe Evës në botën e re të krijuar? Kush ia mori pushtetin dhe u bë sunduesi i kësaj bote?___________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Adamit iu dha përgjegjësia për të qenë sunduesi i botës. Kur ai mëkatoi, sundimi i Adamit u kompromentua. Satani tashmë ushtron forcën e tij në krijim, duke shkaktuar prishjen dhe dhunën, që e shohim kudo. Megjithatë, pas Kryqit Jezusi e ri-fitoi tokën nga sundimi i Satanit (lexoni Mat. 28:18, Zbul. 12:10, Gjoni 12:31). Pavarësisht se Satani lejohet ende që të veprojë mbi tokë dhe të dëmtojë, ne mund të gëzohemi duke ditur se ditët e tij janë të numëruara. Fitorja e Krishtit në kryq e garanton këtë. Lexoni 2 Timoteu 2:11, 12 dhe Zbulesa 5:10. Çfarë të vërtete mund të nxjerrim nga këto tekste? Lexoni gjithashtu 1 Kor. 6:2, 3. ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Atyre, që janë shpëtuar do t’i jepet autoritet si mbretër dhe priftërinj. Ideja e mbretërimit nënkupton një lloj autoriteti; ideja e priftërimit përfshin në vetvete dhe rolin e komunikimit midis Perëndisë dhe krijesave të tjera – ndoshta edhe me ata nga botë të tjera të krijuara, të cilët nuk e kanë njohur kurrë përvojën e mëkatit dhe të plagëve që ai sjell. “Të gjitha thesaret e universit do të hapen për t’u studiuar nga të shpëtuarit e Perëndisë. Të çliruar nga vdekshmëria, ata do të hapin krahët në fluturimet e tyre të palodhura drejt botëve të largëta – botë, që drithërojnë me dhimbje përballë spektaklit të mjerimit njerëzor dhe kumbojnë me këngë gëzimi për lajmet e shpirtrave të shpenguar. Me kënaqësi të pashqiptuar fëmijët e tokës hyjnë në gëzimin dhe urtësinë e qenieve të pamëkata”.—Ellen G. White, Beteja e Madhe midis Zotit dhe Satanit, fq.677. Si mendoni, çfarë do të thotë “të hysh në gëzimin dhe urtësinë e qenieve të pamëkata”? Çfarë mund të mësojmë nga qeniet e pamëkata? Po ata nga ne?

E MËRKURË

Mars 27

Më shumë restaurim
Në botën që ne njohim, të qenit grabitqar është mënyrë e zakonshme e të jetuarit midis kafshëve. Termi “zinxhiri ushqimor” është një kujtesë popullore e rëndësisë së të qenit grabitqar në ekologjinë tonë dhe për ne është e vështirë të imagjinojmë një botë pa të. Por, në fillim, të gjithë krijesat e tokës hanin bimët e gjelbra (Zan. 1:30). Asnjë kafshë nuk ushqehej me kafshë të tjera. Zanafilla 1:30 nuk përmend ushqimin e krijesave të detit, por të njëjtat parime, me shumë mundësi, zbatoheshin dhe atje, në mënyrë që Perëndia kur e rishikoi Krijimin, të mund ta cilësonte atë si “shumë të mirë”. Lexoni Zanafilla 6:11–13, 9:2–4. Deri në kohën e Përmbytjes, çfarë ndryshimesh kishin ndodhur në natyrë? Si u përkeqësua më shumë marrëdhënia midis njerëzimit dhe bishave të fushës pas Përmbytjes? Ajo që kishte filluar si një mbretëri e paqshme ishte mbushur plot me prishje, me dhunë dhe me të keqe. Këto ishin rezultatet e mëkatit. Bota që një herë ishte “shumë e mirë” ishte bërë kaq e keqe, sa kërkonte shkatërrimin e vetvetes. Pas Përmbytjes, kafshët kishin frikë nga njerëzit. Këtu përfshiheshin si krijesat e tokës, ashtu dhe ato të ajrit dhe të detit. Kjo situatë ishte dukshëm në dallim me situatën fillestare. Gjithashtu, sundimi i njeriut mbi kafshët rezulton i zvogëluar në këtë kohë. Lexoni Isaia 65:25, 11:6–9. Në ç’mënyra ndryshojnë marrëdhëniet midis krijesave në botën e tashme në krahasim me ato të premtuara nga Perëndia në të ardhmen? Nëpërmjet bukurisë së gjuhës poetike, Isaia na tregon se nuk do të ketë dhunë në botën e re. Prishja dhe dhuna – karakteristika të botës para përmbytjes, që çuan në shkatërrimin e saj – do të mungojnë në atë të renë. Ajo do të jetë një botë harmonie dhe bashkëpunimi, një mbretëri e paqes. Ne jemi kaq të mësuar me dhunën, të qenit grabitqar dhe me vdekjen, sa është e vështirë për ne të imagjinojmë gjë tjetër. Siç mund të shohim, ungjilli ka shumë lidhje me restaurimin. Megjithëse, vetëm Perëndia mund të bëjë restaurimin përfundimtar, çfarë zgjedhjesh mund të ndërmarrim ne, të cilat mund të na ndihmojnë në realizimin tashmë të një pjese të restaurimit të nevojshëm?

E ENJTE

Mars 28

Restaurimi i marrëdhënies me Perëndinë
“Përpara hyrjes së mëkatit, Adami shijonte një komunikim të hapur me Krijuesin e Tij”.—Ellen G. White, Beteja e madhe midis Zotit dhe Satanit, fq.7. Pas Përmbytjes, kjo marrëdhënie e ngushtë u ndryshua rrënjësisht në shumë mënyra. Lexoni Zanafilla 3:24, Eksodi 33:20 dhe Ligji i Përtërirë 5:24–26. Çfarë i bëri mëkati marrëdhënies së ngushtë, që ekzistonte midis njerëzimit dhe Perëndisë? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Mëkati theu marrëdhënien midis Perëndisë dhe njerëzimit. Perëndia e dërgoi çiftin shumë larg pranisë së Tij për vetë sigurinë e tyre. Njerëzit nuk mund të shihnin më fytyrën e Perëndisë dhe të vazhdonin të jetonin. Por Perëndia me iniciativën e Tij vuri në jetë planin e shpëtimit, në mënyrë që marrëdhënia e thyer të mund të shërohej, megjithëse me një kosto tejmase të lartë për Të. Lexoni Gjoni 14:1–3 dhe Zbulesa 22:3–5. Çfarë premtimi i dha Jezusi dishepujve të Tij përpara se të shkonte në kryq dhe cili do të ishte rezultati? ________________________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________________________ Perëndia dhe njerëzimi duhet të bashkohen në paqe dhe duke u takuar ballë për ballë. Toka do të jetë e lirë nga mëkatet dhe gjithçka që është humbur do të kthehet në vend. Të shpëtuarve do t’i jepet një mjedis i ri, një jetë e re, një sundim i ri, një paqe e re me pjesën tjetër të krijimit dhe një marrëdhënie e re me Perëndinë. Qëllimi origjinal pas krijimit të njerëzve do të përmbushet. Perëndia, raca njerëzore dhe krijimi do të jenë në harmoni dhe kjo harmoni do të jetë përgjithmonë. Madje dhe tani, përpara ri-krijimit të qiellit dhe tokës, si mund të mësojmë të shijojmë një komunikim të afërt me Perëndinë? Çfarë zgjedhjesh bëjmë, të cilat mund të ndikojnë marrëdhënien tonë me Perëndinë, si në mënyrë pozitive ashtu dhe negative?

E PREMTE

Mars 29

Për më tepër studim: “Dhe vitet e përjetësisë, ndërsa kalojnë, do të sjellin zbulesa gjithmonë e më të pasura dhe të lavdishme të Perëndisë dhe të Krishtit. Ashtu si njohuria është progresive, po kështu do të rritet dhe dashuria, nderimi dhe lumturia. Sa më shumë të mësojmë nga Perëndia, aq më i madh do të jetë admirimi i tyre për karakterin e Tij. Ndërsa Jezusi shfaq përpara tyre pasuritë e shpëtimit dhe arritjet e mrekullueshme në betejën e madhe me Satanin, zemrat e të shpenguarve do të dridhen me përkushtim të zjarrtë dhe me gëzim ngazëllues ata do t’i bien harpave të arta; dhe, atëherë dhjetë mijë herë dhe me qindra mijëra zëra do të bashkohen për të rritur korin e madhërishëm të lavdërimit. . . . “Beteja e madhe ka përfunduar. Mëkati dhe mëkatarët nuk janë më. I gjithë universi është i pastër. Një rrahje harmonie dhe mirësie rreh në krijimin e gjerë. Nga Ai që krijoi gjithçka, rrjedh jeta, drita dhe ngazëllimi, nëpër të gjithë mbretërinë me hapësirë të pafund. Që nga atomi më i vogël deri në botën e madhe, të gjitha gjërat të gjalla apo jo, në bukurinë e tyre të pahijezuar dhe në gëzimin e tyre të përsosur, shpallin se Perëndia është dashuri”.—Ellen G. White, Beteja e Madhe midis Zotit dhe Satanit, fq.678. Pyetje për diskutim: Ø Mblidhni sa më shumë tekste të mundni, veçanërisht në librin e Zbulesës, që flasin sesi do të jetë toka e restauruar. Diskutoni në grupin e studimit se çfarë thonë këto vargje. Cilat aspekte të tokës së restauruar ju pëlqejnë më shumë? Cilat janë më të vështira për t’u kuptuar? 1. Si lidhet doktrina e Krijimit, ashtu siç jepet tek Zanafilla 1 dhe 2, me doktrinën e ri-krijimit të qiellit dhe tokës? Si duhet ta kuptojmë ri-krijimin nëse evolucioni teist do ishte i vërtetë? 2. Lexoni Romakët 8:18 dhe 2 Korintasit 4:16, 17. Çfarë po thotë Pali këtu dhe si mund të ngushëllohemi nga këto fjalë? 3. Meditoni më shumë mbi konceptin e ungjillit si “restaurim”. Çfarë nënkupton fjala? Çfarë restaurohet? Dhe cili është roli ynë, nëse kemi, në të gjithë këtë proces? 4. Çfarë na tregojnë premtimi i një qielli të ri dhe një toke të re për karakterin e Perëndisë?

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful