NGA 1 KORRIKU, KOSOVA VENDOS REGJIM VIZASH PËR QYTETARËT E 87 VENDEVE TË BOTËS

FAQE 4

NJË FESTË PËR SHQIPTARËT NË CASTLE ROCK
FAQE 15

KONFERENCA KOMBËTARE: “INSTITUCIONALIZIMI I MËSIMIT PLOTËSUES NË DIASPORË DHE NË FAQE 8 MËRGATË”
JANAR 2013

Nr. 25

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

“The Guardian”: Duhet të vizitoni Shqipërinë
Turizmi shqiptar po zë gjithnjë e më shumë vend në faqet e shtypit britanik. Gazeta prestigjoze “The Guardian”, duke shkruar për destinacionet për pushime në vitin 2012, u rekomandon lexuseve përveç Parisit, Bazilikatës në Itali, Vjenës apo Guimaraeshit në Portugali, edhe Butrintin në Shqipëri. Pasi njofton se nga fundi i marsit turistet britanik mund te udhtojne dy here ne jave me linjen e njohur britanike loë-cost “Easyjet” ne Korfuz, “The Guardian” shkruan se ishulli grek përbën portën drejt Butritit vetem pak km pertej detit ne bregdetin shqiptar. Nje vend turistik tashme pjese e trashegimise boterore te UNESCO-s, “The Guardian” shkruan se Butrinti eshte ne zemer te parkut kombetar dhe rrenojave te qytetit romak 2500-vjeçar, qe sic e cileson gazeta e madhe britanike eshte nje nga qendrat me te medha evropiane e me pak te vizituara arkeologjike me nje tempull te mrekullueshem greko-romak. Gazeta jep dhe hollesite e udhetimit dhe oraret per turistet poteciale britanikë nga Korfuzi drejt Sarades. Nderkohe, edhe ne media te tjera anglosaksone botohen sugjerime per destiancionet qe duhen pare patjeter gjate 2012 dhe mes tyre renditin rivieren shqiptare. Se fundmi, ne Londer u zhvillua edhe panairi boteror i turizimit, event qe ka ndikimin e vet ne promovimin e atraksioneve turistike te Shqiperise, kesaj industrie vitale te ekonomise. Por ato qe mungojne jane reklamat turistike qofte ne mediat vizive apo edhe metro apo ne mjetet e transportit publik, siç bejne Mali i Zi, Turqia apo Kroacia ne nje gare te ethshme per te konkuruar ne nje treg gjithnje e me agresiv. Pa harruar hapjen linjave britnaike lowcost britanike, pavaresisht specifikave qe lidhen me marreveshjet koncensionare per aeroprotin e vetem te Shqiperise. Stërlina e fortë dhe pasioni i njohur i pushuesve britanik, aq më tepër në kushtet e krizës në Eurozonës, duhet të jenë një arsye më shumë për të synuar thithjen e këtij tregu masiv si ai britanik nga një vend shumë i panjohur dhe i viziutar si Shqipëria.

2
Nr. 25 - JANAR 2013

Viti i Ri 2013 u prit me entuziazëm dhe shpresë në rradhët e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Mbretëtri të Bashkuar. Një festë madhështore u zhvillua në ambientet e Castle Rocks nga Forumi i Bashkimit të shoqatave shqiptare. Festime pati në të katër anët e botës. Vendet më në Lindje ishin ato që e kremtuan të parat ardhjen e vitit të ri. Kur akrepat treguan orën 24:00, në qytetet më të rëndësishme të botës shpërthyen festimet. Kiribati dhe Samoa ishin dy shtetet e para, që në 12:00 me orën turke hynë në vitin e ri. Në vendin e ishujve, copa e tokës, që e priti e para Vitin e Ri 2013 ishte Ishulli i Krishtlindjes. Më pas festimet u realizuan respektivisht në Zelandën e Re dhe Australi. Kremtimet e para gjigande i bënë banorët e qytetit Oklënd të Zelandës së Re. Ndërsa në Sidnei të Australisë, një nga qytetet e para që festuan 2013-n, rreth 1,5 milionë njerëz u tubuan në urën e portit për të parë shfaqjen mahnitëse me fishekzjarrë. Pamjet e mrekullueshme në qiellin e Sidneit u realizuan me plot 7 tonë fish-

VITI I RI 2013
ekzjarrë. Kurse japonezët u dyndën nëpër tempuj për të pritur vitin e ri. Në tempujt e Japonisë kumbuan kambanat, që lajmërojnë ardhjen e vitit të ri, ndërsa njerëzit bënë lutje dhe shprehën dëshira për një vit të begatë, të lumtur, të qetë dhe paqësor. Pas numërimit drejt zeros, qielli u ndriçua nga fishekzjar-

E GJITHË BOTA SHPËRTHEN NË FESTË
rët edhe kryeqytetin Phenian të Koresë së Veriut. Një orë më vonë radha i erdhi Kinës. Në Hongkong shfaqja me fishekzjarrë vijoi pa ndërprerje për 8 minuta dhe

të pranishmin mbetën gojëhapur. Qendra e festimeve më madhështore në Indonezi ishte kryeqyteti Xhakartë. Dhjetëra-mijëra indonezianë u tubuan në sheshin kryesor të Xhakartës dhe i uruan mirëseardhjen Vitit të Ri 2013 nën shoqërinë e shfaqjeve me drita shumëngjyrëshe e fishekzjarrë. Ndërsa në Birmani, një nga vendet e Azisë Jugore, viti i ri u festua për herë të parë. Në të kaluarën udhëheqja ushtarake e vendit nuk lejonte që njerëzit të tuboheshin dhe të organizonin festime masive. Dy orë përpara Turqisë ardhjen e vitit të ri e kremtoi me një festival pamor të jashtëzakonshëm edhe kryeqyteti Moskë i Rusisë. Në të njëjtë kohë me Moskën mirëseardhjen vitit të ri ia uroi edhe Dubai me anë të një shfaqjeje përrallore nga Burzh Halifa, ndërtesa më e lartë mbi rruzullin tokësor. Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, të cilat gjenden në pjesën më perëndimore të botës, ishin dy nga vendet që e festuan më vonë Vitin e Ri 2013.

Viti i Ri 2013 u prit me entuziazëm dhe shpresë në rradhët e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Mbretëtri të Bashkuar. Një festë madhështore u zhvillua në ambientet e Castle Rocks nga Forumi i Bashkimit të shoqatave shqiptare. Festime pati në të katër anët e botës. Vendet më në Lindje ishin ato që e kremtuan të parat ardhjen e vitit të ri. Kur akrepat treguan orën 24:00, në qytetet më të rëndësishme të botës shpërthyen festimet.

3
Nr. 25 - JANAR 2013

4
Nr. 25 - JANAR 2013

Me 5 dhjetor 2012, shoqata e studentëve shqiptarë LSE Albanian Society organizoi një takim të hapur në London School of Economics me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë. Veprimtarinë e drejtoi Dr. Arjan Gjoncaj, pedagog në LSE. I Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, z. Mal Berisha mbajti kumtesën: “Aftësitë shtetformuese të shqiptarëve në kushtet e mungesës së shtetit të tyre”. Në një diskurs të shkurtër por plot me fakte ai përmendi gjurmët që kanë lënë figura të shquara të njerëzimit me prejardhje ose lidhje gjaku ilire shqiptare që nga Aleksandri i Madh me nënën nga Butrinti, Pirroja i Epirit, 13 perandorë romakë ndër te cilët më të shquarit Diokleciani dhe Konstandini i Madh, Papa Klementi i XI Alban, Mehmet Ali Pasha i Kavallës, themeluesi i Egjyptit modern, Gjergj Kastrioti Skënderbeu - mbrojtësi i krishtërimit dhe qytetërimit perëndimor, Mehmet Pashë Kupryliu, Veziri i Madh i Perandorisë osmane dhe 27 vezirë të tjerë të kësaj perandorie, Marko Bocari, udhëheqësi i revolucionit grek, Francesko Crispi, kryeministri arbëresh i Italisë, Dora D’Istria - Elena Gjika, Princesha Rumune. Ai theksoi se mbi këtë shtrat tradite të mrekullueshme figurash u frymëzua Rilindja Kombëtare Shqiptare e cila përgatiti terrenin për shpalljen e pavarësisë. Prandaj tezat se shqiptarët nuk ishin

Në London School of Economics diskutohet për 100 VJETORIN E PAVARËSISË

në gjëndje të formonin shtet nga armiqtë e Shqipërisë bien poshtë për shkak se nuk ka popull tjetër në botë me një popullsi aq të vogel sa Shqipëria që ti ketë dhënë njerezimit kaq shumë figura të ndritura sa kombi shqiptar. Ai nënvizoi se shpallja e pavarësisë nuk erdhi

dhe as u zhvillua në një trual bosh, përkundrazi. Rilindja kombëtare shqiptare u ngrit në/mbi një traditë të tillë, aq më tepër kur sheh se arbëreshët e Italisë themeluan letërsinë moderne, guvernatori i Libanit Vaso Pashë Shkodrani krijoi thirrjen për bashkimin e

kombit, Ismail Qemali luftoi brenda Parlamentit turk. Z. Bejtullah Destani solli për të pranishmit fakte të reja historike rreth projekteve të Britanisë së Madhe dhe fuqive të tjera të kohës mbi krijimin e më pas udhëheqjen e shtetit shqiptar në periudhën 1880 -

1926. Studentët i drejtuan pyetje të shumta z. Mal Berisha mbi çështje të ndryshme si pozicioni i Shqipërisë për Çamërinë, mundësia e bashkimit me Kosovën, ekzistenca e albanofobisë, korrupsioni në Shqipëri.

Nga 1 korriku, Kosova vendos regjim vizash për qytetarët e 87 vendeve të botës
Regjimi i vizave nuk do të prekë shqiptarët apo qytetarët e vendeve të tjera të rajonit e as ata e vendeve të zhvilluara. Në Kosovë, vera e vitit të saponisur 2013 do të sjellë zbatimin e regjimit të vizave hyrëse për qytetarët e 87 vendeve të botës. Sipas vendimit 12/108 të qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 14 dhjetor 2012, “nga data 1 korrik 2013 fillon zbatimi i regjimit të vizave për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë”, njofton MPJ kosovare. “Pajisja me vizë hyrëse do të bëhet në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës. - lexohet në lajmërimin e ministrisë – Shtetasit e vendeve të numëruara në Shtojcën I duhet të aplikojnë për vizë në Misionin Konsullor më të afërt të Republikës së Kosovës. Në rastet kur nuk ka Mision Konsullor në afërsi, aplikimi mund të bëhet edhe në Ambasadën më të afërt të Republikës së Kosovës. Shtetasit nga vendet e numëruara në Shtojcën i mund të hyjnë në Kosovë pa vizë dhe të qëndrojnë deri në 15 ditë, por nëse kanë një vizë Schengen”. Vënia e regjimit të vizave (siç shihet në Shtojcën I) nuk prek qytetarët e vendeve të Bashkimit europian e as të rajonit, e në përgjithësi asnjë qytetar të vendeve të zhvilluara. Regjimi vihet për shtetasit e vendeve me fluks të lartë emigracioni drejt shteteve më të zhvilluara. Në fakt, shpesh herë Kosova akuzohet nga raporte ndërkombëtare se përmes saj hyjnë në vende të tjera emigrantë të paligjshëm.

5
Nr. 25 - JANAR 2013

Kam lexuar mbresa dhe mendime, komente të shumta rreth poezisë tuaj, vecmas për vëllimin poetik “Ëndrrat për atdheun”. Përpos urimeve për këtë libër dëshirojmë të dimë se si jeni ndjerë rreth këtyre vlerësimeve? Së pari, ju falënderoj shumë që më merrni intervistë për krijimtarinë time letraro-artistike. Por nuk do të doja që me këtë intervistë të plotësoj vetëm këtë punë. Po, janë shkruar shumë recensa e komente për poezinë time, veçmas për librin tim të parë poetik ”Edrrat për atdheun”. Veçmas me poezinë time është marrë redaktori im i parë, prof. dr. Emin Kabashi. Vlerësimet e tij kritike më kanë ndihmuar që t’i nisem rrugës së vështirë të artit poetik, ndërkohë që ka edhe vlerësime solemne, të cilat vërtet nuk më kanë bërë të ndihem mirë. Kritika duhet të jetë kritikë dhe t’ua tregojë vendin të gjithë krijuesve. Çfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull? Eh! Patjetër se të jesh në atdhe dhe të jesh mysafir i tij, nuk ka si që në ndëgjegjen tënde njerëzore dhe krijuese të mos të vijë fjala e shenjtë “atdhe”, e keqpërdorur jo vetëm mijëra herë. Pra, në këtë gjendje patjetër se njeriu përplaset në botën e ëndrrave, sepse atdheun nuk e prek me dorë, sepse dheun e atdheut nuk e shkel me këmbë, prandaj në mos i fantaksur, është i lidhur me ato fije ëndrrash. Është, sepse atdheu nuk është si ti e do, prandaj e ëndërron ndryshe. Vërtet unë kam menduar që atdheu të jetë heroi im lirik dhe mbi figurën e personifikimit të ndërtoj tërë idenë time poetike. Pra, libri im duhej ta kishte titullin “Ëndrrat e atdheut”, të cilat janë ëndrra të të gjithë njerëzve të tij. Njëri nga ta kam qenë edhe unë. Dua të jem edhe tani. Dhe, këto ndjenja të bëhen supermaci të shpirtit, veçmas kur nuk je në atdhe, kur nuk je i lirë në të, kur vuan lirinë në errësirrën e ndonjë burgu të huaj, kur nuk mund të lash duart dhe shpirtin si me ujë si

“NË VARGJET E MIJA POETIKE...”
BIOGRAFIA
me dhe. Si u gjendet poete? Emocionet e para në krijimtarinë tuaj letrare? Kjo pyetje më kthen në adoleshencën time letrare. Ju thoni “poete”, ndërkohë që më frikëson shumë kjo fjalë, pasi nuk mund t’i thuhet një njeriu që ka mbledhur një buqetë poezish dhe me të ka bërë një libër. Ky emër është tepër i shenjtë dhe mendoj se nuk u takon njerëzve që bëjnë kaq punë në art, ndërkohë që di se qoftë me një poezi, një krijues mund të quhet poet. Dhe, po them prapë se vëllimet e para krijuese të mia natyrisht, nuk më bëjnë të ndihem shumë ngrohtë në këtë kohë, kur më duket, po e them pa modesti, se ndonjëherë më shkon mendja të them se kam hapur derën dhe kam hyrë në shtëpinë e huaj. Megjithatë, kritika le ta thotë fjalën e saj! Cilat kanë qënë përfytyrimet më të herëshme se një ditë do të Shahadije Neziri – Lohaj u lind në qytetin e Shkupit. Aty ka mbaruar vetëm dy klasa të shkollës fillore, pasi familja e saj u shpërngul në Ferizaj. Këtu ka mbaruar shkollimin fillor dhe ka filluar të mesmin. Në vitin 1983, pushteti serb e dënoi me 3 vite heqje lirie, kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe. Pasi mbaroi burgun, Shahadia mbaroi shkollën e mesme dhe u regjistrua në ishShkollën e Lartë Teknike në Ferizaj. Për dy provime, komitetlinjtë e atëhershëm ia mohuan të drejtën për studime, duke e konsideruar “të papërshtatshme politikisht”. Në vitet e ’90 vazhdoi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë e Universitetit të Prishtinës. Pas një procesi gjyqësor në Ferizaj, më 1997, policia serbe kërkoi ta arrestojë me akuzën “ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Atë vit, gjykata serbe në Prishtinë e dënoi me dy vite burg në mungesë, pasi ajo ishte detyruar të ndërpresë studimet dhe ka qëndruar ilegalisht në Prishtinë dhe Tiranë. Më 1999, kur u çlirua Kosova, Shahadija u kthye në Kosovë, ku i përfundoi studimet, më 2002. Ajo tani është profesoreshë e gjuhës dhe e letërsisë shqiptare në shkollën fillore “Gjon Serreçi” të Ferizajt, ku jeton me familje. Shahadije Lohaj, grua, nënë, mësuese dhe poete, me shqisën e brendshme përjeton, gjendjen më të madhe, që mund të përjetojë njeriu i idealeve të mëdha për atdheun. Në opusin e saj poetik, i terë shpirti i saj njerëzor digjet flakë për një ideal të madh të gruas poete, për vendin dhe kombin e saj. Aty vargjet janë të skalitura me fjalë zemre, që burojnë si nga pushka e ishluftëtares së UÇK-së. Ka të botuar disa libra më i fundit, librin poetik “Ëndrrat për Atdheun”, Prishtinë, 2009. Tani ka në dorëshkrim edhe vëllimin tjeter poetik, i cili pritet shpejt të dalë nga shtypi. Lohaj vlerësohet të jetë një rilindëse e shekullit XXI.

Intervistë me poeteshën e dhimbjes e mallit për atdheun, ish- luftëtaren e UÇK- së Shahadije Lohaj

bëheshit poete? Kush ka qënë dashuria tuaj e parë, për c’ka theksova më lart? E thashë edhe më lart. Këtë shprehjen tuaj “poete” po e marr prapë me rezervë.

Ju gazetarët nuk keni nevojë të jeni solemnë. Nëse kam mundur të ëndërroj për atdheun, nuk kam dashur të ëndërroj për veten time se një ditë do të bëhem poete. Një poezi imja e mirë, nëse mua më është dukur

e tillë, më ka bërë të ndihem mirë me të. Tani ma kujtove Bajronin, i cili pasi ishte zgjuar në një mëngjes dhe kishte lexuar atë që kishte shkruar në mbrëmje, i paska thënë vetes: Vijon në faqen 12

6
Nr. 25 - JANAR 2013

Në Shkup pavarësia e Kosovës do të festohet me plisa
Në Shkup dhe disa qytete të tjera të shqiptarëve në Maqedoni një vit më parë u festua katër vjetori i pavarësisë së Kosovës në një sallë ku të gjithë ishin veshur me plisa. Edhe këtë vit është një nga manifestimet kryesore manifestimi “Dita e Plisit”, që do të organizohet në Shkup nën patronazhin e Lëvizjes “Zgjohu!”, e cila do të tubojë përfaqësues të spektrit politik, kryesisht BDI, nga Kosova, Shqipëria, diplomatë dhe personalitete të tjera dhe qytetarë. Manifestimi mbahet në sallën e Teatrit Shqiptar të Shkupit, ndërsa ceremonia parasheh që gjatë tërë manifestimit pjesëmarrësit të mbajnë kapelat e bardha shqiptare. Në Tetovë dhe qendra tjera shqiptare pavarësia do të shënohet me akademi dhe koncerte muzikore.

Ministri Panariti takohet me Ministrin britanik për Evropën, z. David Lidington
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, pati një takim me Ministrin për Evropën të Britanisë së Madhe, z. David Lidington. Në fillim të takimit të dy bashkëbiseduesit i cilësuan të shkëlqyera marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shtruan nevojën e thellimit të tyre në të gjitha fushat, veçanërisht atë ekonomike. Ministri Lidington e uroi Ministrin Panariti për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit. Më tej, Ministri Panariti u ndal në procesin e reformave që janë ndërmarrë në vend në kuadrin e procesit të integrimit evropian. Ai theksoi se njoAi shtroi domosdoshmërinë për miratimin në një kohë të shpejtë të ligjeve të mbetura pasi në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet për një qëndrim pozitiv të Këshillit të Ministrave të BE për dhënien e statusit të vendit kandidat....

hja nga Këshilli i Ministrave të BE e zhvillimeve pozitive që janë shënuar në Shqipëri, nëpërmjet dhënies së statusit të vendit kandidat në BE, do të ishte një inkurajim i fuqishëm për vazhdimin e progresit të reformave me synimin që vendi të jetë i gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim

në BE në të ardhmen e afërt. Dhënia e këtij statusi do të ishte, gjithashtu, inkurajim për politikën konstruktive të Shqipërisë ndaj vendeve të rajonit. Frenimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perendimor do të nxiste tendendat ekstremiste dhe nacionaliste, të cilat do të cenonin stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë të mirë në rajon. Ministri Panariti theksoi, gjithashtu, se një sfidë madhore për vendin do të jetë organizimi vitin e ardhshëm të zgjedhjeve sipas standardeve më të përparuara demokratike. Nga ana e tij Ministri britanik vuri në dukje se Britania e Madhe mbështet ambicjet e Shqipërisë për t’u integruar ne BE. Ai përshëndeti progresin e shënuar nga Shqipëria në drejtim të plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, të cilat u evidentuan në raportin e fundit të progresit. Ai shtroi domosdoshmërinë për miratimin në një kohë të shpejtë të ligjeve të mbetura pasi në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet për një qëndrim pozitiv të Këshillit të Ministrave të BE për dhënien e statusit të vendit kandidat. Në vijim, Ministri britanik theksoi se Britania e Madhe do të ndjekë me vëmendje organizimin vitin e ardhshëm të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, të cilat duhet të respektojnë standardet më të mira demokratike. Më tej të dy ministrat u ndalën në situateën në rajon, ku vlerësuan posaçërisht rezultatet e dialogut mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë me mbështetjen e BE-së.

7
Nr. 25 - JANAR 2013

Në gjurmët e Edward Lear: Shqipëria në pejsazhet dhe litografitë e shekullit të XIX
Shoqata Anglo-Shqiptare dhe Ambasada e Shqipërisë në Londër organizuan me 12 dhjetor 2012, në ambientet e ambasadës, një veprimtari mbi artistin britanik Edward Lear dhe udhëtimin e tij në Shqipëri në vitin 1848. Gjatë mbrëmjes u shfaq dhe u diskutua filmi dokumentar “An Exile in Paradise. The Adventures of Edward Lear” i regjizorit Derek Smith. Ky dokumentar shkon në kërkim të pejsazheve, vendeve, monumenteve që Lear kishte fiksuar mjeshtërisht me artin e tij gjatë një udhëtimi epik nëpër Shqipëri dhe Ballkan. Protagonisti Robert Horne, ne vitin 2007, ndjek gjurmët e Lear nëper rrugën Egnatia nga liqeni i Ohrit deri në Durrës, nga Kruja në Shkodër e nga Berati në Gjirokastër, Vlorë e Himarë. Ai ndalet tek monumente historike si Kalaja e Elbasanit, Ura e Tabakëve, Kalaja e Shkodrës, etj, sikurse tek pejsazhet e natyrës magjepsëse shqiptare që gjenden në pikturat dhe litografitë e lëna nga Lear dhe që mbijetojnë akoma sot. Autorët e filmit janë munduar të pasqyrojnë për vëzhguesin britanik dhe perëndimor në përgjithësi anën bukolike, rurale të Shqipërisë, anën që ka tërhequr më shumë vëmendjen e udhëtarëve të shekullit të XIX. Z. Quentin Russell, njohës i Edward Lear dhe koproducient i filmit, mbajti një kumtesë mbi jetën dhe veprën e Lear. Më tej, të pranishmit u ftuan në një koktej, duke mbyllur kështu ciklin e aktiviteteve të shumta, të organizuara nga Ambasada gjatë vitit 2012. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë se me datën 17 Janar 2013, në orën 12.00, do të organizojë homazhe tek monumenti i Skënderbeut tashmë i vendosur në adresën: Lady Samuels Garden, Inverness Terrace, Bayswater, London W2. Ky homazh do të jetë një manifestim i dashurisë për heroin tonë kombëtar, për atdheun tonë të dashur, për historinë dhe kulturën tonë. Pjesëmarrja e çdo shqiptari në këtë manifestim është një kontribut për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit tonë kombëtar, të brezave të sotëm, të të rinjëve dhe atyre që do të vijnë. Le të fillojmë sivjet për ta kthyer këtë festë në një traditë të bukur për të ardhmen.

17 Janari nis me një traditë

8
Nr. 25 - JANAR 2013

Konferenca kombëtare: “Institucionalizimi i Mësimit Plotësues në Diasporë dhe në Mërgatë”

Në Prishtinë zhvilloi punimet Konferenca Kombëtare: “Institucionalizimi i Mësimit Plotësues në Diasporë dhe në Mërgatë”, organizuar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Qëllim i konferencës treditore ishte koordinimi i politikave kombëtare në institucionalizimi i mësimit plotësues në diasporë duke krijuar kështu një sistem unik të mësimit plotësues për fëmijët tanë që jetojnë jashtë vendit. Në hapje të konferencës treditore, Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, foli për fazat e ndryshme të mësimit plotësues dhe mësimit të gjuhës amtare, sukseset dhe vështirësitë që e kanë përcjell atë. “Mësimi plotësues ose i gjuhës amtare, historisë, gjeografisë dhe i kulturës kombëtare në diasporë, për më shumë se tri dekada, ka kaluar nëpër faza të ndryshme, e përcjellë edhe me shumë suksese e vështirësi, por gjithnjë i lavdishëm, sepse mësuesit tanë gjatë kësaj periudhe kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës amtare, për mësimin e historisë dhe të gjeografisë, si dhe kultivimin e kulturës dhe të traditave kombëtare të fëmijëve tanë në mër-

gatë”, tha ministri Makolli. Ai tutje shtoi se rol të jashtëzakonshëm në mbajtjen gjallë të mësimit plotësues ndër vite kanë pasur asociacionet arsimore, si Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë. “Këta mësues dhe këto asociacione arsimore edhe sot e gjithë ditën kryejnë një mision shumë të rëndësishëm në edukimin e brezave të fëmijëve tanë mërgimtarë, të cilët, duke ua mësuar gjuhën , historinë , gjeografinë dhe kulturën kombëtare, jo vetëm i shpëtojnë nga asimilimi, por ndikojnë edhe për integrimin në shoqërinë ku jetojnë, duke krijuar kështu një lidhje ndërmjet atdheut të tyre me vendet ku tash jetojnë”, u shpreh ministri Makolli. Duke e përmendur faktin se nuk ka të dhëna të sakta për gjendjen reale të mësimit plotësues në shkollat shqipe në diasporë, ministri Makolli tha se në disa vende mësimi plotësues organizohet ose përkrahet nga vetë shteti mikpritës, siç është rasti me Suedinë, Finlandën dhe Austrinë, me disa lande në Gjermani dhe me disa kantone në Zvicër. “Nga të dhënat e përafërta që kanë institucionet dhe asociacionet e ndryshme, pjesëmarrja e nxënësve shqiptarë në shkollën me mësim plotësues është

më pak se 5 për qind, ndërkaq ka drojë se në nivelin kombëtar kjo përfshirje është edhe më e vogël. Në Finlandë, pjesëmarrja e fëmijëve në mësimin plotësues është 92 për qind , në Suedi 65 për qind, kurse në vendet e tjera kjo përqindje është nën 10 për qind. Qëllimi kryesor i kësaj konference është të gjenden zgjidhje pozitive dhe gradualisht të tejkalohet kjo situatë, duke institucionalizuar mësimin plotësues në diasporë, gjithnjë në kuadër të ligjeve të vendeve ku jeton e vepron mërgata jonë, duke e krijuar një sistem unik të mësimit plotësues dhe duke i ndarë qartë detyrat dhe përgjegjësitë”, theksoi tutje Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli. Ndërkaq, në fjalën e tij, ministri i Arsimit dhe i Shkencës i Shqipërisë, Myqerem Tafaj, tha se, diaspora shqiptare ka vlerë dhe potenciale të jashtëzakonshme, të cilat duhet t’i shfrytëzojmë në zhvillimin e vendeve tona. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja, ndër të tjera tha: “Mësimi në diasporë është institucionalizuar me faktin se ministritë tona janë duke përgatitur kurrikula të përbashkëta, të cilat koordinohen nga MeD-ja.

Ndërkohë, rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, shprehu gatishmërinë e plotë që të gjitha mekanizmat e universitetit të jenë në funksion të edukimit dhe përgatitjes së mësimdhënësve të mësimit shqip në diasporë, si Fakulteti i Edukimit dhe Universiteti Veror për mësimdhënës që gjatë pushimeve në Kosovë të marrim njohuritë dhe përvojën e duhur për shkollat shqipe në mërgatë. Kurse, përfaqësues nga Presheva dhe Mali i Zi shprehën shqetësimet për gjendjen aktuale të arsimit shqip në vendet e tyre. Me një fjalë rasti, drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, duke përmendur memorandumin e mirëkuptimit mes këtij instituti dhe MeD, tha se ofrojnë kapacitetet shkencore për fuqizimin e diasporës shqiptare. Në kuadër të kësaj konference, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u bë promovimi i librave nga Ministria e Diasporës, siç është ai me kumtesa të dala nga Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Diasporës në Shtetformim”, pastaj “Vepra të Jusuf Gërvallës” dhe CD-ja me këngët e Jusuf Gërvallës, si dhe revista e MeD-it për fëmijët në diasporë “Ura”.

9
Nr. 25 - JANAR 2013

Nga Prof. Kristo Frashëri Deri më sot nuk kemi dijeni nese ekziston nje pershkrim, qofte edhe i shkurter mbi tiparet e fytyres se Skenderbeut, te hartuar nga ndonje njeri qe e ka njohur ate nga afer. Per kete arsye ne jemi te detyruar t’i drejtohemi paraqitjes se tij ne ikonografi. Por ikonografia e Skenderbeut eshte shume e pasur dhe mjaft e larmishme. Ne kemi trasheguar nga shekujt e kaluar jo pak piktura ne vaj dhe afreske kushtuar Heroit shqiptar, te shperndara ne keshtjella, ne muzera dhe ne familje europiane, pa llogaritur qindra gravura qe zbukurojne vepra te botuara ne gjuhe te ndryshme, neper bote. Por ne morine e portreteve kushtuar Skenderbeut, te cilat vazhdojne edhe ne ditet tona te pasurohen me piktura ne vaj, afreske ose gravura, madje edhe me skulptura, nuk ka nje model te vetem. Perkundrazi ka nje varg modelesh me tipare te ndryshme te fytyres, natyrisht edhe te veshjeve, veshje te cilat, ne fund te fundit, vijne per nga rendesia, ne radhe te dyte. Ceshtja eshte, nese njera prej tyre e paraqet, ne mos plotesisht, te pakten afersisht, portretin autentik te Skenderbeut. Kete pyetje e shtroi Faik Konica qe ne fillim te shek.XX me nje artikull frengjisht te titulluar: “A ekziston nje portret autentik i Skenderbeut?”, te cilin e botoi ne revisten e tij “Albania” ne vitin 1901. Shkasin e mori nga nje artikull i botuar tre vjet me pare ne “Vjetarin e Koleksioneve te Shtepise Perandorake” (Vjene, vell.XIX, 1898), ku thuhej se ne Muzeun Perandorak te Vjenes ndodheshin dy portrete te Skenderbeut, te cilat dikur benin pjese ne Koleksionin e Arkidukes Ferdinand te Tirolit . Ato kishin midis tyre pika takimi dhe dallimi. Dallimi kryesor ishte se ne njerin portret, Skenderbeu paraqitej ne profil nga e majta, ne tjetrin, nga e djathta. Autori austriak i artikullit te “Vjetarit”, Friedrich Kenner, mendonte se njeri prej tyre, ai me profilin majtas, ishte kopje e nje portreti autentik te Skenderbeut, te cilin e kishte pikturuar, me

Portreti i Skënderbeut
urdhrin e autoriteteve venedikase, piktori i njohur italian, Gentile Bellini (Xhentile Belini), ne vitin 1466, kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunave. Por, sipas tij, portreti origjinal kishte humbur. Faik Konica pajtohej me te duke shkruar se as ai nuk dinte qe te kishte arritur ne ditet tona nje portret autentik i Heroit, i pikturuar kur ky ishte gjalle. Edhe portreti i dyte (me Skenderbeun ne profil djathtas), nenvizonte autori austriak, ishte kopje. Ne lidhje me te, ai njoftonte se ne regjistrin e Muzeut Perandorak ishte shenuar se ky portret ishte gjithashtu riprodhim sipas nje origjinali (!) qe ndodhej ne Firence, prandaj e quan portreti fiorentin. Fan Noli, ne nje kumtese qe mbajti ne Seminarin e Federates Panshqiptare “Vatra” ne Boston, Mass. (ShBA) me 10 gusht 1960, nuk e permend vleresimin e F. Konices. Madje, ai mendoi te kunderten. Sipas tij, i vetmi portret (i vertete) i Skenderbeut qe njohim eshte ai qe gjendet ne Muzeun e Firences (Galleria degli Uffizi). Vec kesaj, ai shtoi se ka te ngjare te jete portreti autentik dhe gjithnje, sipas tij, duhet te jete bere perpara vitit 1466, kur Skenderbeu vizitoi tregtaret e pasur Medici te Firences qe financonin kryqezaten e tij ...Ne fillim portreti i Skenderbeut hyri, se bashku me punimet e tjera te Altissimo-s, ne Palazzo Vecchio (Firence), pastaj per pak kohe ne Palazzo Pitti, derisa ne vitin 1587, muzeu i themeluar nga Cosimo I Medici, u vendos perfundimisht ne Galleria degli Uffizi ose shkurtimisht Uffizi, ku ndodhet edhe sot. Ne atentatin me dinamit qe pesoi Uffizi me 27 maj 1993, u demtuan mjaft piktura qe ndodheshin ne korridorin e galerise, kurse portreti i Skenderbeut, i cili ndodhej po aty, shpetoi pa u cenuar. Restaurimi i pikturave te demtuara qe u ndermor pas atentatit, u shtri edhe ne portretet e pacenuara te korridorit, duke perfshire edhe ate te Heroit shqiptar. Gjate

punes restauruese, te cilen e kreu Barbara Schleicher, u vu re se nje dore e nje piktori anonim kishte nderhyre mbi te ne shek.XVIII. Ne perfundim te punes se saj (dhjetor 1993 - maj 1994), portreti u clirua nga nderhyrjet dhe doli ne drite puna e mirefillte e mjeshtrit Altissimo. Doli gjithashtu ne shesh se mbishkrimi me germa te medha te bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, me te cilen jemi mesuar ta shohim portretin, nuk eshte pune e Altissimo-s, por e piktorit anonim te shek. XVIII. Artistja retauratore, B. Schleicher, zbuloi mbishkrimin e piktorit fiorentin: GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, me germa me te vogla te praruara ne ar... Ne fillim te viteve 80 te shekullit te kaluar, ne kuadrin e pasurimit te Pinakotekes se Muzeut Kombetar te Gjergj Kastriotit te ngritur ne Kruje, prof. O. Paskali, e ngriti ceshtjen e portretit te Heroit, te cilen e ruanin trashegimtaret e Tefe Curanit ne Shkoder. Sipas tij, portreti ishte veper e G. Bellini-t, prandaj duhej blere dhe prure ne Kruje. Ne keto rrethana, Anastas Kondo, ne ate kohe zv/minister i Arsimit dhe i Kultures, vizitoi familjen Curani ne Shkoder, bashkeshortja e te cilit i dha mundesine ta vezhgonte nga afer portretin. Sot portreti nuk ndodhet me ne Shkoder, por ne kemi nje riprodhim fotografik me ngjyra te tij. Sipas pershkrimit te A. Kondos portreti i Heroit eshte pikturuar me ngjyra, ne derrase me permasa 30 x 25 cm. Portreti nuk permban as emrin ose siglen e autorit, as prejardhjen e tij muzeale ose familjare. Kemi vetem disa njoftime qe familjaret e Tefe Curanit i kane dhene Anastas Kondos rreth historise se portretit. “Sipas nje dokumenti qe paska pasur familja, - shkruan A. Kondo, - ky qenka portreti autentik i krijuar nga pozimi drejtpersedrejti i Skenderbeut. Portreti i eshte dhuruar Tefe Curanit nga austriaket fill pas shpalljes se Pavaresise, rreth fundit te vitit 1912. Thuhet se kane pasur dokumentin e dhurimit, polisen e nje pinakoteke vjen-

eze ku shenohej urdhri per kalim inventari dhe shprehimisht fjalet portret origjinal dhe autentik i shek.XV . Sikurse shihet permbajtja e letres se L.Thalloczy-t dhe pohimi i familjareve te Tefe Curanit, na cojne tek i njejti portret i Skenderbeut, me sakte: te portreti autentik i tij. Ky konkluzion perputhet edhe me komponentet fizike, historike dhe artistike te portretit. Gjendja fizike e portretit flet per lashtesine e tij - derrasa e demtuar nga mola, portreti i nxire nga koha (sigurisht, kohen e sakte te pikturimit pritet ta thote ekspertiza laboratorike). Megjithate, nuk jane pa peshe komponentet e tjere. Manteli i kuq, me te cilin eshte veshur Skenderbeu, ngjan te jete prodhim venedikas. Ky fakt na kujton leterkembimin e vitit 1457 midis Heroit dhe ambasadorit te tij ne Venedik, Gjergj Pellinit, ne te cilin flitet per cohe prej skarlati per dy dolloma, qe Senati i Republikes kishte marre persiper t’i dergonte cdo vit Skenderbeut . Kete hollesi mund ta realizonte ne pikture vetem nje artist, qe ne momentin e pikturimit e kishte perballe Heroin. Vjen pastaj realizimi artistik i portretit. Krahasimi i portretit te Skenderbeut me ate te Mehmetit II, te bind se te dy portretet jane pikturuar nga e njejta dore, pra nga Gentile Bellini. Nuk eshte e rastit qe te dy keta protagoniste te medhenj te historise luftarake te shek.XV, pavaresisht se njeri (Fatihu) perfaqeson furine pushtuese, tjetri (Skenderbeu) ledhin mbrojtes, Bellini, besnik i stilit te tij, i ka fisnikeruar ne pamje qe te dy. Mungesa e mbishkrimit nuk e lekund autoresine e Bellini-t. Perkundrazi, e perforcon, po te kemi parasysh se as portreti i Fatihut dhe asnje prodhim tjeter i tij, nuk kane mbishkrime. Madje, mungesa e mbishkrimit tregon se portreti i Skenderbeut eshte pikturuar ne kohen e vet, kur nuk ishte nevoja per mbishkrim, ndoshta mund te jete pikturuar edhe per vete Heroin. *Marrë me shkurtime nga kapitulli i XVI i veprës ”Skënderbeu”.

10

Nr. 25 - JANAR 2013

TRANSPORT

EXPRESS

TRANSPORT

EXPRESS

11
Nr. 25 - JANAR 2013

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore (Anglisht: United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland (UK), shpesh e njohur si Mbretëria e Bashkuar, ose Britania është një vend ishullor i pavarur, i cili gjindet afër bregdetit veriperëndimor të Europës kontinentale. Mbretëria e Bashkuar u krijua nga unioni politit i Anglisë, Irlandës Veriore, Skocisë dhe Uellsit dhe përfshin ishullin britanik , pjesën verilindore të ishullit të Irlandës dhe shumë ishuj të vegjël. Irlanda Veriore është pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka kufi tokësor (me Irlandën). Veçmas këtij kufiri tokësor, Mbretëria e Bashkuar rrethohet nga Oqeani Atlantik, Deti i Veriut, Kanali Anglez dhe Deti Irlandez. Mbretëria e Bashkuar është Demokraci Parlamentare me qeverinë në Londër, Kryeqyteti. Është monarki kushtetuese ku mbretëresha Elizabeta II është kreu i shtetit . Territoret rojale të Ishullit të Kanalit dhe Ishullit të Njeriut , formalisht prona të kurorës, nuk janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por formojnë një federatë me të. Mbretëria e Bashkuar katrëmbëdhjetë territore të jashtme, të gjithë të mbeturit e Perandorisë Britanike, te cilët në kulmin e saj formonin pothuajse çerekune botës, e bëjnë atë perandorinë më të madhe në Histori. Si një rezultat direkt i perandorisë, Ndikimi Britanik mund të vërehet në gjuhën dhe kulturën e vendeve si Kanadaja , Australia, Zelanda e Re, India, Afrika Jugore, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vende të tjera me më pak ndikim në botë. HM Mbretëresha Elizabeta II mbetet kryetare e Vendeve të Komonwealthit. Mbretëria e Bashkuar është një vend i zhvilluar, e cila renditet e pesta me GDP dhe vendi i gjashtë në botë kah zhvillimi ekonomik. Mbretëria e Bashkuar ishte fuqia më e madhë botërore gjatë shekujve XIX dhe XX, por humbja ekonomike e dy luftërave botërore dhe mohimi i perandorisë së saj gjysmën e dytë të shek.XX zvogëloi ro-

BRITANIA E MADHE
një nga tre vendet e botës që nuk ka kushtetutë të shkruar

lin e saj kryesues në qështjet botërore. Sidoqoftë, Britania e Madhe ka ndikim të fortë ekonomik, kulturor, ushtarak dhe politik si dhe është një fuqi nukleare , vendi i dytë në botë me shpenzime në sektorin e mbrojtjes. Është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe është anëtare e G8ës, NATO, Bashkimit Europian dhe Vendeve të Komonwealthit. Historia Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli i 9-të . Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën kontroll të monarkëve Anglez nga Statuti i Rhuddlanit më 1284, por u aneksua formalisht ose u “bashkua” me Anglinë nën dy “Ligjet e Uellsit” të vitit 1535 dhe 1542. Edhe pse Mbreti Skocez, James VI, u bë edhe mbreti i Anglisë më 1603, duke krijuar kështu “union personal” mes dy mbretërive, Anglia (me gjithë Uellsin) dhe Skocia mbetën të ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua një shekull më vonë dhe u vë në zbatim nga “Aktet e Unionit 1707”. Aktet e Unionit, të miratuara nga Parlametet e Anglisë dhe Skocisë respektivisht, krijuan një union politik në for-

mën e një Mbretërie të Bashkuar të Britanisë së Madhe. Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbretërine e Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, e cila gradualisht ishte vënë nën sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës më 1801. Gjatë shekullit të ardhshëm Britania e Madhe luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e ideave perëndimore të Demokracisë Parlamentare si dhe duke bërë kontribute të rëndësishme në Literaturë, Art dhe Shkencë. Revolucioni Industrail i drejtuar nga Britania e Madhe transformoi vendin. Gjatë kësaj periushe, ashtu si edhe Fuqitë e tjera botërore , Britania e Madhe u angazhua në eksplotime koloniale, përfshirë tregtimin e skllavëve, megjithëse miratimi i Aktit të tregtimit të skllavëve i vitit 1807 e bëri Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që ndalonte tregtimin e skllavëve. Politika Mbretëria e bashkuar është Monarki Kushtetuese ku kreu i shtetit është Mbretëresha Elizabeta II; Monarku i Britanisë shërben si kreu i shtetit i pesëmbëdhjetë vendeve të tjera të Komonwealthit, duke

e vënë Britaninë e Madhe në një bashkim personal me këto vende. Kurora Britaneze ha sovranitet mbi Ishullin e Njeriut si dhe qarqeve ndihmëssherife të Gjërzit dhe Gjyrnejzit . Bashkërisht, këto vende njihen si “Vendet e Kurorës”, vende pronë të Monarkisë britaneze por jo edhe pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Ato nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Sidoqoftë, Parlamenti Britanez ka autoritet të nxjerr lighe për këto vende, kurse Qeveria Britaneze kujdeset për politikën e jashtme dhe mbrojtjen e tyre. Parlamenti Britanik Britania e Madhe ka ketërmbëdhjetë territore të jashtme detare rreth botës, territoret e fundit të mbetura nga Perandoria Britanike. Këto territore nuk konsiderohen pjesë të Britanisë, por në shumicën e rasteve, popullata vendase ka nënshtetësi britanike dhe të drejtën për vendbanim në BM. Kjo ka qenë qështja qysh më 2002. BM ka një sistem parlamentar të qeverisjes që bazohet në tradita të forta demokratike: Sistemi Westminister është kopjuar rreth botës — trashëgimi e Perandorisë britanike. Kushtetuta e Britanisë drejton strukturën juridike të vendit e cila përbëhet thuajse plotësisht në burime të shkru-

ara, përfshirë statutet, klasin e ligit, dhe traktatet internacionale. Për shkak se nuk ka diferencë teknike mes statuteve të zakonshme dhe ligjit të konsideruar “ligj kushtetues”, Parlamenti Britanik mund të bëj “reforma kushtetuese” thjesht duke miratuar “Akte të Parlamentit”, dhe kështu ka fuqi politike që të ndryshoj pothuajse çdo element të shkruar ose të pashkruar të kushtetutës. Sidoqoftë, asnjë parlament nuk mund të miratoj ligje që parlamenti i ardhshëm nuk mund të ndryshoj. Britania e Madhe është një nga tre vendet në botën e sotme që nuk ka kushtetutë të shkruar (dy vendet e tjera janë Zelanda e Re dhe Izraeli. Posti i kryeministrit , kreut të ekzekutivit, i përket liderit aktual të partisë politike që mund të fitojë besimin e shumicës në parlament . Kryeministri the kabineti i tij emërtohen formalisht nga monarku për të formuar “Qeverinë e Madhërisë së saj”. Sidoqoftë, Kryeministri zgjedh kabinetin, dhe me konventë, Mbretëresha respekton zgjedhjet e kryeministrit. Kabineti tradicionalish përzgjidhet nga anëtarët e partisë së kryeministrit. Fuqia ekzekutive ushtrhet nga Kryeministri dhe Kabineti, të cilët betohen në Këshillin konfidencial të Madhërisë së saj, dhe bëhen ministra të Kurorës.

12
Nr. 25 - JANAR 2013

Vijon nga faqja 5 Ja, qenkam bërë poet! Tash më bërë të mendoj. Nuk e kisha mendjen për këtë dashuri ose nuk e kisha formuluar kështu. Por, ato vargje që i paskam ndjerë të bukura, paskan qenë dashuria ime e parë. Kush ka ndikuar në mënyrë të vecantë që ju ka frymëzuar apo inkurajuar për të shkruar poezi? Edhe kjo pyetje më dërgon te një klithje tjetër. Por, pa u marrë me jetën time nëpër kazamatet serbe, ma thotë mendja se asgjë nuk është e bukur pa dalë thellë nga shpirti, pa u shtrydhur pikë e pikë prej tij. Dhe, ky shpirt sa më shumë që të jetë i ndaluar, aq më shumë nxjerr xhevahirë prej thellësisë së vet. Ashtu si e bukura që të trimëron që të jesh artist, po ashtu edhe e shëmtuara të bën artist. Ashtu si liria që të bën lirik të mirë, shumë më lirik të mirë të bëjnë edhe epika, edhe robëria. Cilat janë shprehitë tuaja kur shkruani një poezi, meditim…. Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi? Ndoshta pse jeta ime nuk ishte e lirë, unë dua një rrëmujë brenda shpirtit tim që të shkruaj. Kur meditoj e nuk shkruaj, atëherë ndihem shumë keq. Vërtet nuk meditoj kurrë që të shkruaj. Por, kur nga sfondi më vjen ndonjë muzikë, atëherë vargjet e mia dalin dhe thonë se ka ardhur një kohë e keqe për lirikën. Prandaj ulem të shkruaj, vertet shkruaj edhe në kembë, kur vargu më merr për shpirtit e më urdhëron të shkruaj. Vetëm këtij gjenerali i përgjigjem, duke u bërë ushtari më i mirë i tij. Çfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj? Po ju them se ndonjëherë poetët thonë se i kanë thirrur muzat, ato qeniet mitologjike të vargjeve, që të bëjnë poezi. Thirri sa të duash ato dhe po erdhën edhe me një ushtri të tërë, nëse nuk ke prirje të

natyrshme për të shkruar, nuk mund të shkruash, vërtet shkruan, por shkruan broçkulla. Të shkruash mirë, vërtet të jesh poet, është dhunti e shpirtit që të fal Zoti. Poezia e ka vendin vetëm në shpirt. Dhe, vetëm kur del prej kësaj foleje, ajo është poezi. Pra, atdheu i këtij arti sublime të shpirtit, vërtet i këtij mbiarti, është vetë shpirti, gjaku i njeriut, pra. Poezia del edhe nga truri, pasi ajo të hyjë nëpër laboratorët krijues, por kjo poezi në trupin e saj nuk ka gjak, por ka ujë. Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj? Më shumë se çdo kush tjetër, ka ndikuar dhe po ndikon jeta ime dhe jeta në të cilën po jetojmë. E veçanta e frymëzimit tim mbetet atdheu. Kjo muzë imja krijuese sot vjen më ndryshe, krejt ndryshe si u vjen frymëzuesve të tjerë. Ai bëhet kryepersonazhi im lirik, portretin e të cilit do ta paraqes në libra të tjerë. Ju jeni poete. Qindra vargje poetike dhe qindra poezi të përmbledhura në vëllime. C’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional, nivel e cilësi artistike- letrare? Përgjithësisht, të krijosh tërë jetën në art, njeriu nuk mund të bëjë përvojë, aq më pak ajo përvojë të jetë interesante. Një mundim është, madje i madh. Pak ndryshe, ngjan me atë mitin e Sizifit, sepse gurin e vargjeve e ngjitim deri lart, por ai prapë na bie poshtë, sepse nuk jemi të kënaqur me të. Dhe, është mirë për artin poetik, kur mundohemi kështu, sepse vetëm me këtë mundimin tonë, arti ndihet mirë. Edhe më lart këtë ide e ka cuar, shumë më para meje, ai Azemi i Shkrelit, me ato katër këshillat e veta. Jo vetëm mjer kush nuk vdes, por mjer edhe kush nuk dëshiron

jetës intime të një gruaje? Të gjithë që shkruajnë, nuk kanë nevojë të shkruajnë në prozë, sepse në prozë flasin gjatë tërë jetës së tyre. Pse shkruan Dije Lohaj…? Pse shkruan??? Shkruan që të mos flasë kot… Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë? Çfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen? Edhe një mijë vite jetë po t’i bëjë një poet, ai kurrë nuk mund të arrijë në atë pikën ku duhet të arrijë ai. Ama, poezia e tij mund të arrijë atje, qoftë nëse ai jeton edhe një sekondë dhe brenda kësaj kohë mund të thotë shpirtin e vet. A ka ndonjë ngjarje në jetën tënde së cilës ia sheh gjurmët edhe sot? Vetë jeta ime është ngjarje. Autorët tuaj më të preferuar…? E thashë në një mënyrë se kush është autori im. Unë pi ujët e tij edhe kur ai nuk ma jep, që të mund të arrij, të paktën, shumë larg tij. Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë? Sot kritika letrare është kthyer në promovime veprash letrare në thonjëza dhe pa thonjëza, pastaj në kokteje, një darka miq të letërsisë, në do “evinimente”, në të cilat, militantët e tyre shkojnë deri aty, saqë u japin edhe karakter mbarëkombëtar, ndërsa nuk kalojnë as kufijtë e lagjeve nga vijnë. Mesazhi tuaj për talentet e reja, por edhe për shkrimtaret femra në përgjithësi? Poetët e poetet t’i përgjigjen shpirtit të tyre, ju faleminderit!

të vdes, nëse dëshiron të jetë poet. Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku? As në studio, as në natyrë, as në atë natën pa gjumë të poetëve. Por, edhe në studio, edhe në natyrë, që thoni ju, por edhe në atë natën pa gjumë të poetëve. Poezia nuk kërkon vend ku mund të dalë nga shpirti. Ajo mund të dalë kur ajo është bërë gati të dalë dhe në këtë kohë mund të jesh kudo, qoftë edhe duke bërë dush… … që do të thotë se ju keni kaluar momente të dhimbshme, jeni persekutuar, arrestuar dhe dënuar disa herë;herën e parë që në shkollën e mesme, dhe që do të pasonte enë vitin ’99. Cili ishte kërcënimi që intelektualja, mësonjësja dhe poetesha Shahadie Lohaj i sillte sistemeve në fuqi? Ju falendëroj edhe një herë që nuk më mundoni të përgjigjem! E që thoni për kërcënime, jo jo nuk më kërcënon njeri i të gjitha sistemeve bashkë, as të gjithë njerëzit bashkë të një sistemi. Unë kërcënoj vetëm time kur nuk kam fuqi përballë këtyre kërcënimeve.

Jo vetëm që kërcënoj, por veten time kam vrarë disa herë dhe jam prapë gati ta vrasë disa herë, sa herë që nuk jam e fortë të vras atë që më vret. Nuk di a e di që Agolli i madh, i cili u jep ujë me bisht të lugës pothuaj të gjithë poetëve që kanë rruzulli i tokës dhe i qiellit, ka thënë se poeti duhet të dijë edhe të rrahë. Kuptoje tani sa thellë shkon ideja: Njeriu me engjëllor i sojit njerëzor, pra që është poeti, duhet të dijë edhe të rrahë, pra po shtoj se ai duhet të dijë edhe të vrasë. Pra, ai rrah dhe vret veten e tij, duke lënë prapa rrahjes dhe vrasjes paqe. Nëse njeriu kujton helmin që pi një poet, ta zëmë, të jetë krimineli më i madh i botës, do të mendojë për jetën, jo për vdekjen. Dhjetra e dhjetra vargje lirika dashurie..Cfarë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraroartistike? Dashuria nuk është mëkat në asnjë moshë, në asnjë status. Mëkat është të ndalosh dashurinë. Vërtet nuk mud të jesh mëkatar i tillë, sepse dashuria nuk ndalohet. Ndalon dot një vullkan të mos shpërthejë llava e tij? A e keni provuar të shkruani në prozë? Po qe se po, a do të shkruanit një romancë dashurie rreth

13
Nr. 25 - JANAR 2013

14
Nr. 25 - JANAR 2013

Nga Genta Janku Zilja e orës së fundit të mësimit sapo kishte rënë. Korridori i shkollës nga një qetësi paqësore,papritmas filloi të gumëzhijë nga zërat gazmorë të fëmijëve. Duke ecur e shkujdesur në korridor më tërhoqi vëmendjen një zë kumbues që vinte nga një klasë aty pranë. Dera e klasës ishte gjysmë e hapur. U afrova. Një vajzë ishte para klasës. Nxënësit e tjerë ishin të ulur në bankat e tyre. Po këto, thashë me vete, nuk e paskan dëgjuar zilen? U afrova dhe më tepër, këtë herë për ti lajmëruar që mësimi mbaroi. Por nuk e di as vetë ç’farë më ndodhi.Kisha ngrirë e tëra para derës së klasës. Nuk munda të thosha asnjë fjalë, trupi mu përfshi i tëri nga morrnica tek dëgjoja ato vargje aq drithëruese për atdheun e lirinë e munguar,të recituara me aq ndjenjë nga një vajzë aq e vogël kosovare, e cila ndodhej në shollën tonë ato ditë dimri të vitit 1999. Vajza recitonte me shpirt, interpretonte me mimikë e ton çdo varg të poezisë thuajse ishte një aktore e vërtetë. Në përfundim të gjithë nxënësit e klasës duartrokitën fort, duartrokita edhe unë bashkë me to. Lotët më rridhni nga sytë. Nuk e dija dhe nuk e mendoja që brenda meje ekzistonin ndjenja aq të forta atdhedashurie.U desh recitimi i kësaj vajze të brishtë kosovare që unë të zbuloja një

Çaste të paharruara
pjesë të fshehur brenda vetes sime. Teksa të gjithë nxënësit përgëzonin vajzën dhe zbritnin të shkujdesur shkallët e shkollës, një grua trupgjatë,elegante por me një kurriz paksa të dalë, ndoshta nga lodhja, brengat që mbante mbi supe, iu afrua vajzës dhe e thirri në emër :Arbërëshë, Arbëreshë, zemra jeme ! Vajza vrapoi drejt saj dhe iu hodh në qafë : - mami, mami! – e thirri me sa fuqi që kishte. Iu afrova zonjës dhe i thashë: - Ke një vajzë të mrekullueshme! Gruaja më buzëqeshi dhe më tha: - I ka ngjarë gjyshes së saj. Ajo i kishte sytë bojëqielli, flokët të verdhë e me kaçurela. -Jo i thashë, nuk e kam fjalën për pamjen e saj. Ajo sot na bëri të gjithëve të ndihemi krenar që jemi shqiptar. E dëgjuam pak më parë të recitonte poezi për lirinë e munguar dhe na emocionoi të gjithëve. Befas gruaja psherëtiu fort, mori frymë thellë e tha: -E si të mos recitojë bukur kjo çikë, asaj i reciton shpirti. Ne, -vazhdoi mendueshëm e ëma e vajzës, që në gjnezë na është injektuar në gjak dëshira për liri e pavarësi. Këtë e kemi trashëguar dhe tek fëmijët tanë.Shpesojmë që ky të jetë brezi i fundit që rritet me këtë liri të munguar, dhe befas shpërtheu në vaj. -Ç’farë ke, - i thashë, ndoshta nuk ndihesh mirë?! Pasi u qetësua pak,ajo vazhdoi: -ta dish moj motër ç’kanë parë këta sy, këta fëmijë, dhe lotët i rridhnin çyrk.

-Të lutem qetësohu , - i thashë. Por ajo duke qarë vazhdoi:Fshatit tonë i vunë flakën. Të gjithë djemtë dhe burrat e fshatit i vranë para syve tanë. Pasi vranë të gjithë meshkujt , gratë filluan ti çnderojnë para syve të fëmijëve.Pas pak barbarët serb filluan të shtijnë pa kontroll,dhe kur u dëgjuan aq shumë të shtëna,ata filluan të iknin,sepse siç duket kishin parë ushtarët e UÇK-së . Sikur të mos na vinin në ndihmë ushtarët tanë të gjithë do të ishim vrarë. Ata u përpoqën të na ndihmojnë e të na ngushëllojnë. Diçka më të vështirë nuk kam përjetuar kurrë, vazhdoi gruaja ndërsa i gjithë trupi i dridhej. A do të mund të kthehemi prapë në shtëpi, t’i kthehemi jetës sonë? Nuk ka diçka më të rëndë që të të mund të ndodh në jetë! Diçka më të turpshme, më fatale.Isha dhe mbeta e vdekur edhe pse vazhdoj të jetoj. Tani jam pa burrë,edhe pa shtëpi, edhe e çnderuar. Në jetë më mbajnë vetëm fëmijët.Në atë çast gruaja e ndërpreu rrëfimin,sepse emocionet ishin të rënda për një rrëfim të tillë dhe fillojë përsëri të ofshajë duke qarë. Ofshamën e asaj gruaje dhe zërin kumbues të asaj vajze të vogël kosovare do ti ruaj në kujtesë gjithë jetën si një dëshmi e gjallë e një tragjedie të rëndë , përvuajtje të tejzgjatur, të vëllezërve e motrave tanë kosovarë.

SHËRBIMI NDAJ KOMUNITETIT

1 2 3

Lindita dhe Luli Nushi urojnë Gëzuar dhe mbarësi vitin e Ri 2013 nënave të tyre Binaze Nushi dhe Ymrane Brezneci dhe baballarëve të tyre, Musa Nushi dhe Osman Breznica. Stafi i El-Bellos në Finchley Road uron të gjithë shqiptarëve dhe klientëve të tyre Gëzuar dhe suksese në vitin 2013! Barista në Finshley Central 24 Ballards Lane, (www. baristafinchley.co.uk) uroj gjithë stafin dhe klientët Gëzuar dhe mbarësi në vitin e ri 2013!

VIZA BRITANIKE NË SHQIPËRI

Aplikantet duhet të përdorin kalendarin online për të caktuar datën e paraqitjes. Duke filluar nga data 3 Dhjetor 2012, aplikantet per vize britanike ne Shqiperi duhet te perdorin kalendarin online per te caktuar daten e paraqitjes ne ambasaden britanike ne Tirane. Sistemi i prenotimit te takimit eshte pjese integrale e procesit te aplikimit online Visa4UK. Pasi plotesohet formulari i aplikimit dhe behet pagesa e tarifes, klientet

kane mundesi te caktojne vete daten e takimit ne diten qe ju pershtatet atyre. Sistemi i prenotimit te takimit online zevendeson modelin e tanishem ku aplikantet kontaktonin direkt qendren e aplikimit per te caktuar nje date takimi. Formulari i aplikimit dhe pagesa e tarifes tashme behen online. Ofrimi i prenotimit te takimit online eshte pjese e nje levizje me te gjere per te permiresuar procesin e aplikimit.

15
Nr. 25 - JANAR 2013

Një festë për Shqiptarët në Castle Rock
Nga Mirela Sula Urimet zyrtare Festën e fundvitit e hapi si gjithnjë Drejtuesi i Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare, dhe drejtori i Ardhmërisë, Z. Lutfi Vata, organizator i kësaj mbrëmjeje, i pranishëm me bashkëshorten e tij Albana Vata. Në këtë festë sigurisht që nuk mund të mungonte as përshëndetja e dy ambasadorëve në Londër, Z. Mal Berisha dhe Z. Lirim Greiçevci të cilët iu bashkuan festës së shqiptarëve bashkë me bashkëshortet e tyre. Kanë përcjellë urimet e tyre edhe përfaqësuesit e organizatave të tjera si Zamira Ruspi kryetare e shoqatës “Mother Teresa Union”, Telat Pllana, kryetar i shoqatës “Faik Konica” si dhe Ruzhdi Jata, kryetar i shoqatës “Dituria”, etj. Ishin gjithashtu të pranishëm avokati i njohur Naim Hasani, sekretari i parë i ambasadës së Kosovës si dhe ATSH ushtarak i ambasadës Shqiptare në Londër. Gratë shqiptare Një atmosferë pozitive për shqiptarët Në një frymë tejet pozitive shqiptarët me kohë kanë filluar ta ndiejnë nevojën dhe rëndësinë e lobimit dhe bashkimit me njëri tjetrin, sidomos kur bëhet fjalë për një jetë të ndërtuar në vend të huaj. Tashmë, ata e kanë gjetur një vend ku ndihen si në shtëpi dhe Castle Rock mblidhen sëbashku për të shkëmbyer gëzimet me njëri tjetrin. Dhe ndoshta largësia i ka bërë të ndihen më dashamirës, më mbështetës dhe më frymëzues për të qenë solidarë dhe të integruar në shoqërinë Britanike. Gratë të çlirëta si asnjëherë, të veshura shik, dhe pa asnjë drojë apo kompleks, gëzuan dhe festuan krah burrave. Madje, në këtë party, ashtu si në shumë të tjera është vënë re se gratë shqiptare janë ato që mbajnë zgjuar festat dhe ritmet e gëzimit. Ishin gratë që kërcyen deri vonë dhe nuk pushuan në asnjë valle, nuk hezituan të shprehin emocionet dhe kënaqësinë që të jep përjetimi i festave të tilla. Pjesa më e madhe e burrave të ulur bisedonin njëri me tjetrin, ndërsa pista e kërcimit dominohej nga gratë dhe vajzat. Kjo është një shenjë emancipimi dhe civilizimi që vihet re te gruaja shqiptare në Britani. Ashtu si çdo fundvit, edhe këtë herë në prag të ardhjes së Vitit të ri shqiptarët u mblodhën për të festuar sëbashku dhe për t’u ndjerë sa më pranë njëri tjetrit në këtë atmosferë feste që dominon kudo në Londër. Edhe pse të larguar prej vitesh nga Shqipëria, komuniteti shqiptar në Londër ka rritur të krijojë një Shqipëri të vogël falë bashkimit të tyre që bëhet domethënës sidomos në ngjarje të tilla. Më 28 Dhjetor, Forumi i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Londër mblodhi sëbashku shqiptarët për të festuar ardhjen e vitit të ri në një atmosferë tejet pozitive, në ritmet e muzikës tradicionale shqiptare, dhe të përcjellë live si gjithmonë në ambientet komode të Castel Rock.

16
Nr. 25 - JANAR 2013

Nga Sonila Çeloaliaj Një ndihmë e madhe në rritjen ekonomike të Shqipërisë është dhënë dhe vazhdon të jepet nga remitancat, paratë që mbi një milion emigrantë të shpërndarë nëpër botë, kryesisht në Itali e Greqi) vazhdojnë të dërgojnë në familjet e tyre të origjinës. Por kohët e fundit, remitancat kanë rënë. Kjo shpjegohet me përkeqësimin e situatës ekonomike në Greqi e Itali, shtetet kryesore nga ku dalin remitancat me destinacion Shqipërinë. Qeveritë dhe analistët financiarë në mbarë botën janë duke u përpjekur vitet e fundit për të limituar shtrirjen e krizës financiare në vendet e tyre. Kjo krizë financiare mund të shndërrohet lehtësisht në një krizë humanitare për shkak të një kërcënimi – potencialisht të rrezikshëm – që po u shpaloset si vendeve të zhvilluara, ashtu dhe atyre në zhvillim: ulja e fluksit të remitancave, një fluks që pas shumë dhjetëvjeçarësh, vitet e fundit po precipiton. Gjatë periudhave të krizave të mëparshme ekonomike është vënë re se fluksi i remitancave ka ngelur i pandryshuar, madje në disa raste ai është rritur, tendencë e shpjegueshme me faktin se në kohë krize kush jeton jashtë vendit të tij, mundohet të dërgojë më shumë të ardhura në shtëpi për të ndihmuar familjen e vet në vështirësi financiare. Kriza aktuale e ka zanafillën pikërisht nga vendet e zhvilluara e po përhapet në të gjithë rajonet e tjera, duke marrë në këtë mënyrë dimensionet e një krize globale; emigrantët e çdo shteti qofshin, në Veri apo Jug të botës, janë prekur nga kjo krizë e për herë të parë nga viti 1980 remitancat drejt vendeve në zhvillim janë duke u pakësuar. Kjo rënie e pati kulmin e saj në katërmujorin e parë të 2010-s, duke filluar një rritje graduale deri në ditët e sotme, me përqindje te variueshme në vendet e ndryshme të botës. Shqipëria dhe remitancat Edhe pse gjatë vitit 2011 situata ekonomike ka qenë e

Remitancat e emigrantëve në kohë krize dhe rëndësia e tyre për Shqipërinë
qëndrueshme, me një rritje të PBB prej 3%, dinamikat e luhatjeve të fluksit të remitancave përsa i përket Shqipërisë është shënuar një rënie të fluksit te remitancave. Kjo është e shpjegueshme me krizën e thellë që vendet mikpritëse kryesore të emigracionit shqiptar janë duke kaluar. Dhe janë pikërisht vendet e zonës së Bashkimit Europian dërguesit kryesorë të remitancave me 90,7% të tyre. Italia dhe Greqia, dy vendet fqinje, pa dyshim, janë “remittance corridors” më të rëndësishëm për Shqipërinë, duke furnizuar përkatësisht 38,6 dhe 41,9% të dërgesave totale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontribuojnë vetëm me 8,1% të tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, në raportin vjetor të 2011-s kemi një diferencë negative vjetore midis flukseve hyrëse të remitancave gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2011, edhe pse kjo normë rënëse në muajt e fundit të 2011-s ka ardhur duke u zvogëluar. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 flukset hyrëse të remitancave ranë me 10,7%, ndërsa në tremujorin e tretë kjo rënie ishte vetëm 2%. Ky ndryshim shpjegohet pikërisht me përkeqësimin e situatës ekonomike në Greqi e Itali, shtetet kryesore nga ku dalin remitancat me destinacion Shqipërinë. Duke pasur parasysh se kjo situatë e vështirë nuk është duke ndryshuar, parashikohet se edhe remitancat, si një nënprodukt i kësaj ekonomie, do të vazhdojnë në rënie. Po ashtu, sipas parashikimeve të Komunitetit Europian, në një raport mbi situatën ekonomike në vend, rënia e remitancave përgjatë pesë viteve të fundit është kompensuar nga një dinamizëm i Investimit të Huaj Direkt. Por, duke konsideruar një përkeqësim të kushteve financiare globale, një dëshirë për investime të rrezikshme, një volum të Investimit të Huaj Direkt të pamjaftueshëm e një vazhdimësi në rënien e remitancave, mund të kemi një përmirësim të menjëhershëm të kërkesës apo rezervave vendase. Kjo për arsye se këto pengesa strukturale, përfshirë edhe një periudhë investimesh josolide, kanë cenuar rëndë konkurrencën duke penguar në këtë mënyrë tërheqjen e investimeve të huaja të vlefshme për vendin. Edhe pse duke filluar nga viti 2009, Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të rajonit, ka pësuar efektet e krizës financiare e ka ndier prishjen e ekuilibrave ekonomikë, ka ndërmarrë me rezultate pozitive shumë procese reformative të brendshme. Rritja e PBB, mbas një ngadalësimi të dukshëm në 2009-n, ka arritur sidoqoftë të jetë pozitive në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Midis të tjerave, një ndihmë e madhe në këtë drejtim është dhënë dhe vazhdon të jepet nga remitancat, që mbi një milion emigrantë të shpërndarë nëpër botë (kryesisht në vendet e Europës Perëndimore, si Italia e Greqia) vazhdojnë të dërgojnë në familjet e tyre të origjinës. Këto remitanca ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme në plotësimin e një pjese të mirë të këtij gap-i ekonomik që kriza financiare gjithmonë e më shumë po lë mbas. Dërgesat nuk hyjnë më në të njëjtin volum si para vitit 2009; kemi një ulje të konsiderueshme fluksesh hyrëse, të cilat gjatë viteve të fundit kanë pësuar rënie në krahasim me vitet pararendëse me gati 10-15% të volumit të tyre. Po ashtu, nëse në vitet 2008-2009 remitancat përbënin gati 1112% të PBB-së, në dy vitet e fundit kjo përqindje është ulur; tani dërgesat konsistojnë në gati 7-8% të PBB-së aktuale.

Por, sidoqoftë, edhe pse në një volum më të reduktuar, dërgesat që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre kanë një rëndësi të madhe si në një nivel mikroekonomik, ashtu edhe në një nivel makroekonomik. Në aspektin mikroekonomik këto burime monetare kontribuojnë në uljen e varfërisë, duke dhënë një ndihmë të çmuar në përmirësimin e kushteve socialo-ekonomike të familjes së origjinës. Në të njëjtën kohë, remitancat marrin një dimension makroekonomik; janë të një vlere të madhe përsa i përket mbarëvajtjes së ekonomisë së vendit, duke garantuar një stabilitet ekonomiko – financiar e duke plotësuar një deficit tregtar të pashmangshëm. Shifrat e dhëna më sipër, sidoqoftë, janë vetëm një pjesë e totalit të përgjithshëm të remitancave. Është e vështirë të kesh të dhëna të sakta e statistika reale përsa u përket flukseve hyrëse, pasi mënyrat e dërgimit të remitancave, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk janë të regjistruara zyrtarisht; këto dërgesa kalojnë nëpërmjet kanaleve joformale, “dorazi”, të mbartura nga vetë emigrantët gjatë kthimit të tyre në familje apo nëpërmjet të njohurve e familjarëve të tyre. Pjesa që dërgohet me anë të kanaleve zyrtare transferohet kryesisht nëpërmjet sistemeve të transferimit të parave, ose, siç quhen ndryshe, Money Transfer Organisations, të cilat, edhe pse kanë një kosto relativisht të lartë, preferohen për komoditetin, shpejtësinë e mungesën e procedurave burokratike. Ajo që rezulton deri tani është se transferimi i parave nëpërmjet institucioneve bankare apo postale është një procedurë tejet marxhinale dhe e përdorur minimalisht nga emigrantët jashtë Shqipërisë. Megjithatë, ajo që rezulton nga iniciativat e marra është se institucionet financiare shtetërore, në bashkëpunim me organizatat e kompanitë ndërkombëtare, po punojnë për një lehtësim të procedurave të dërgimit të remitancave nëpërmjet sistemeve bankare e postale.

17
Nr. 25 - JANAR 2013

Edhe të sapodiplomuarit jashtë shtetit vuajnë krizën e kthehen në vendlindje

Kthehen kryesisht nga vendet perëndimore ku kanë studiuar për disa vjet. “Procedurat për njohjen e diplomave kryhen brenda 45 ditëve” pohon drejtoresha e Arsimit të Lartë në MASH, Edlira Late Numri i studentëve që janë shkolluar jashtë vendit dhe kanë vendosur të kthehen në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, këtë vit ka pasur një rritje të numrit të studentëve shqiptarë të kthyer nga jashtë vendit që kanë kërkuar t’u njihet diploma. Nga ministri e Arsimit thonë se gjatë sezonit të verës ka pasur një dyndje për konvertimin e diplomave të huaja, kryesisht nga të rinj të kthyer nga

shtetet fqinje si Italia apo Greqia, pasi kanë kryer studimet disavjeçare në universitetet e tyre. “Numri i aplikantëve në sezonin e verës ka qenë në rritje edhe për nxënësit e shkollave të mesme. Ndoshta lëvizja e të rinjve, e fëmijëve të familjeve, ndjek trendin e familjeve të kthyera nga vendet fqinj, kryesisht Greqia dhe Italia. Por ka dhe studentë që kthehen nga shtetet ku kanë shkuar posaçërisht për të studiuar pasi kanë kryer një cikël studimi aty dhe kanë vendosur vazhdojnë studimet në universitetet në vendlindje”, – pohon drejtoresha e Arsimit të Lartë në MASH, Edlira Late. Ndërkaq, Late shpjegon se për t’u

ardhur në ndihmë të rinjve të sapokthyer që duan të punësohen në vend apo të vazhdojnë studimet, procedurat për njohjen e diplomave kryhen në një kohë më të shkurtër se 45 ditë, ndërsa për rastet që dyshohet se kanë dokumente të falsifikuara, procedurat zgjasin. “Për të gjithë aplikantët që nuk i kanë me vula apostile, ne mundohemi të bëjmë një verifikim online të procedurave të kryerjes së studimeve dhe për të gjitha dokumentacionet shkollore që ndoshta janë përtej 45-ditëshit, janë dokumentacione që kërkojnë një verifikim të dyfishtë. Pra, për të evituar çfarëdolloj dokumenti që nuk është autentik

ne mundohemi të marrim përgjigje dhe verifikim nga institucionet që i kanë lëshuar”, – sqaron drejtoresha e Arsimit të Lartë. Për çdo student që kërkon të bëjë njohjen e diplomës së tij ka një komision të posaçëm pranë Ministrisë së Arsimit, ku duhet të drejtojë kërkesën në formën e aplikimit. Në rast se aplikuesit nuk i njihet diploma, ai mund t’i drejtohet me një ankesë ministrit të Arsimit. Brenda 30 ditësh ai do të marrë një përgjigje. Në dosjen për konvertimin e diplomës, të gjithë të interesuarit duhet të kenë diplomën, listën e notave, fotokopje të pasaportës si dhe mandat-pagesën që kushton 2500 lekë.

18
Nr. 25 - JANAR 2013

Nga Sejdi BERISHA

Shkrim refleksiv për Pejën
Me njëzetë e tetë nëntor, por edhe gjatë tërë këtij muaji, Peja ishte Vlorë, Kosova ishte Shqipëri... Po ashtu, Peja këtë vit e përmbyllë me shumë ngjarje historike dhe kulturore. Këtu u shënua 113-vjetori i Kuvendit të Lidhjes së Pejës “BesaBesë”, me ç’rast, përveç Simpoziumit shkencor kushtuar kësaj date, u përuruan dhe u zbuluan bustet e figurave historike, Sali Xhukës dhe e Bedri Pejanit... Peja e ka epitetin e qytetit, ku të shpijnë të gjitha rrugët e botës, sepse, aty “është” edhe mesi i tërë botës. Për këtë arsye, ky qytet edhe provokon për shkrime të reja, për studime historiografike, për ndritjen e të gjitha vlerave shpirtërore dhe kulturore... *** Shekujt ecin, dhe kështu ata gjithsesi lënë gjurmë, të cilat i përjetëson mbase u vë edhe dritë njeriu, që edhe krijon histori dhe vetë është histori. Këtë fat dhe privilegj e kishte edhe qyteti i Pejës, me një traditë të pashoqe historike, me një madhështi të lavdishme të vlerave shpirtërore dhe kulturore. E, të gjitha këto, së bashku kanë bërë që Dukagjini, të bëhet një prej qendrave dhe trevave të kombit dhe atdheut më me ndikim dhe me vlera të qëndrueshme historike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Kjo, duke u nisur nga periudhat e ndryshme historike, përpara me shumë emra të qytetit të Pejës e për të rrumbullakuar faktet e lëvizjeve për liri e pavarësi, siç është Lidhja e Pejës këtu e njëqind e trembëdhjetë vjet përpara, siç është pra ky qytet buzë Bjeshkëve të Nemuna, që ka epitetin e qytetit të Haxhi Zekës, të një patrioti të madh e të veçantë, me vizion e kauzë kombëtare, por edhe me trimëri e strategji për ta bërë ashtu si duhet atdheun dhe kombin. Prandaj, Peja që njihet me shumëçka, ishte themel edhe i nisjes së zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, me angazhimin, përkushtimin dhe me veprat e mëdha të zejtarisë pejane, e cila ishte edhe çerdhja e kasneci i lëvizjeve kombëtare, por edhe i zhvillimit të të gjitha fushave jetike të ekonomisë, ishte cytëse dhe nxitëse e zhvillimit dhe e ruajtjes së vlerave shpirtërore dhe kulturore të kësaj ane, por edhe e kombit në tërësi. Dhe vërtetë, zejtarët ishin ata që atëbotë së bashku me një numër intelektualësh i dhanë jetë zhvillimit të këtij qyteti, i cili ka qenë shembull me shumë kuadro të devotshme në të gjitha fushat e jetës. Historia dhe zhvillimi i Pejës Njëra ndër qendrat më të njohura dhe më me ndikim në Kosovë dhe në rajon, ishte dhe është Peja, e cila njihet me lashtësinë e saj, me pozitën gjeostrategjike dhe me klimën e përshtatshme që ka, të cilat elemente, së bashku kushtëzojnë zhvillimin e hovshëm kulturor dhe ekonomik të këtij rajoni me ndikim dhe rëndësi të veçantë në Kosovë dhe jashtë saj. Periudha e viteve 1912, e para kësaj, Lidhja e Pejës, Kronika e Lugut të Baranit, shkatërrimet dhe tronditjet në Luftën e Dytë Botërore, por edhe të gjitha lëvizjet dhe luftërat e mëvonshme, mbështesin argumentet për qëndrueshmërinë e popullatës së këtushme, por edhe begatinë shpirtërore të tij, që janë pjesë e rëndësishme e së kaluarës, e historisë së përgjithshme kombëtare. Para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe deri në ditët e sotme, duke përfshirë këtu edhe Luftën për Çlirimin e Kosovës të vitit 1998-1999 por edhe më herët dhe deri më sot, Peja dallohet dhe njihet si qendër e zhvillimit të kulturës dhe të vlerave shpirtërore. Sa për ilustrim, të përmendim Orkestrinën e Mandolinave, e cila, me aktivitetin dhe me vlerat e larta artistike dhe muzikore ishte e mirënjohur edhe jashtë Pejës dhe kufijve të Kosovës. Pastaj, ishte Orkestra Frymore, që, të këtij lloji

PEJA, QYTETI I HAXHI ZEKËS DHE DJEP I VLERAVE SHPIRTËRORE DHE KULTURORE...

pak kush e kishte jo vetëm në Kosovë. Ishte atëherë Teatri i Qytetit, i cili me aktivitetin e vet në fushën e artit skenik tejkaloi caqet dhe vlerat komunale, të Kosovës, të Serbisë, dhe në Jugosllavi zuri vendin e parë me shfaqjet e veta teatrore. Këto, dhe format tjera të aktiviteteve kulturore, këtij qyteti i vënin vulën e perspektivës të kulturës me format të lartë dhe të nivelit në rajon. Tërë kjo, padyshim se ka kushtëzuar edhe zhvillimin e

segmenteve të tjera, që njeriun dhe shoqërinë e bëjnë të lumtur dhe gjithnjë e më të pavarur. Në saje të angazhimit të popullatës së këtushme, por, gjithnjë edhe në kuadër të vargonjve të gjerë të ekonomisë kosovare, Peja, veçmas në njëzetë vitet e fundit (mendohet për vitet 1970-1990), bëhet faktor me rëndësi për zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe ekonomik të Kosovës, por edhe të rajonit dhe të një pjese të Evropës. Vijon në faqen 19

19
Nr. 25 - JANAR 2013

Kremtimi i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, krenari dhe udhërrëfim për gjeneratat që vijnë... Kështu, viti 2012, respektivisht, shënimi i 100-vjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, si simbol i mëvetësisë dhe i tërësisë kombëtare, dhe 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Pejën, e cila nga lufta për çlirim dhe liri të Kosovës doli e shkatërruar, e rrënuar dhe e dëmtuar, e priti me listën e shtuar të dëshmorëve dhe të luftëtarëve, të cilët u përjetësuan por edhe madhështuan vlerat shekullore kombëtare të këtij qyteti. Dhe, shënimi i këtyre dy datave, edhe këtu në qendër të Dukagjinit u bë në mënyrë madhështore, duke hapur shumë mundësi për të rrugëtuar krejt ndryshe se deri me tash. Dëshmia për këtë, se në këtë 100-vjetor asgjë nuk ishte formale, por ai u freskua me të dhëna historike të reja, me kujtimin dhe përjetësimin e shumë atdhetarëve dhe të veprave të tyre gjatë periudhave kohore. Ata, nuk u harruan, por përkundrazi, u derdhen në bronz, dhe tash, lirshëm kuvendojnë në mes vete, me historinë, me tokën dhe vendlindjen e tyre, për ta bërë atë historinë që duhej e duhet bërë. Në nëntor, Peja ishte Vlorë, Kosova Shqipëri dhe anasjelltas... Tani, vlen theksuar se me njëzetë e tetë nëntor, por edhe gjatë tërë muajit nëntor, Peja ishte Vlorë, Kosova ishte Shqipëri. Ishte kështu, sepse, tani damarët e tokës dhe të kombit janë lidhur fortë dhe shumëdimensionalisht. Çfarë kënaqësie është kjo. Peja në këtë vit, ishte edhe qendër dhe “kantier” ku kanë zbarkuar dhe janë ngritur gjërat më me vlerë për forcimin e rrënjëve dhe të trungut, për zgjerimin dhe hapjen e kurorës. Në gjirin e bukurive të saj, sot thellë dhe shmallshëm marrin frymë figurat historike, të luftës dhe të kulturës që shkëlqejnë, bëjnë dritë dhe inspirojnë, por edhe obligojnë

veprash letrare, këtu u botua edhe Monografia “Teatri i Pejës” të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha, e cila konsiderohet i një prej veprave dhe dokumenteve më monumental për historinë dhe punën e këtij institucioni kulturor, i cili ishte vatër prej nga kanë dalë aktorët më të spikatur dhe më të njohur të artit skenik, filmit dhe të televizionit jo vetëm të Kosovës. Disa karakteristika të zhvillimit të kulturës dhe të artit skenik Format e para, të zhvillimit të artit skenik përmenden që nga vitit 1900, mirëpo, ajo që gjeneroi suksese dhe sihariqe të madhështisë shpirtërore, ndodhin që nga viti 1939. E gjithë kjo, reflekton në atë referimin tim, se veprat e tilla si kjo janë synim serioz, fondamental, që hapin rrugë për studime por edhe për vështrime nga më të ndryshmet, të cilat, kujtoj se të gjitha ishte dashtë të shërbejnë për rritjen e vlerave e jo për zhvlerësimin e të arriturave, e në këtë rast të krijimtarisë kulturore, letrare dhe historiografike. Shoqëria Kulturo-Artistike “Përparimi” dhe filizat e themelet e para në zhvillimin e artit skenik në Pejë, lirisht mund të shprehem, se ishin nisma historike e zhvillimit të mirëfilltë të kulturës përgjithësisht, për çfarë dëshmojnë pastaj sukseset e arritura anë e këndë Kosovës dhe më gjerë, për çfarë do të flitet brenda kësaj vepre. Peja e veshur në petkun festiv Pra, edhe sivjet, Peja e ka epitetin e atij qyteti, ku të shpijnë të gjitha rrugët e botës, sepse, aty “është” edhe mesi i tërë botës. Për këtë arsye, ky qytet edhe provokon për shkrime të reja, për studime historiografike, për ndritjen e të gjitha vlerave shpirtërore dhe kulturore. Kështu është! Nëse nuk besoni, atëherë përvoni që ta shpalosni historinë dhe krenarinë e Pejës! Kështu përafërsisht kam shkruar edhe më përpara në disa vepra të mia. Gëzuar...!

gjeneratat e tanishme dhe ato që vijnë, për t’i “betonuar” e begatuar faktet historike jo vetëm këto të fundit. Në këtë 100-vjetor, e tash edhe në rrumbullakimin e vitit historik e shekullor, atë 2012, këtu buzë Grykës piktoreske të Rugovës, qytetari dhe çdo vizitor, do t’i hasë dhe do të ballafaqohet me shtatoret dhe përmendoret e Haxhi Zekës, të prof. dr. Ali Hadrit, Sali Xhukajt, Bedri Pejanit,

Enver Hadrit, Nënës Tereze, të Shkëlzen Hardinajt, Adrian Krasniqit, Jusuf Gërvallës, dhe me bustet e shumë të tjerëve që i stolisin dhe zbukurojnë oborret dhe lulishtet e shkollave, të cilat me krenari i mbajnë emrat e tyre. Shumë ngjarje në shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë... Po ashtu, Peja këtë vit e

përmbyllë me shumë ngjarje historike dhe kulturore. Këtu u shënua 113-vjetori i Kuvendit të Lidhjes së Pejës “BesaBesë”, me ç’rast, përveç Simpoziumit shkencor kushtuar kësaj date, u përuruan dhe u zbuluan bustet e figurave historike, Sali Xhukës dhe e Bedri Pejanit. Ndërsa, për tetë ditë radhazi u mbajt manifestimi kulturor tanimë tradicional, “Kultura pejane ndër vite”. Po këtë vit, përveç shumë

20
Nr. 25 - JANAR 2013

Nga Dimal Basha Kur ishte koha për “Vendlindja Thërret,” mërgimtarët ju përgjigjen thirrjes. Tash, para se të ndërroni faqen, gjeni pak kohë të lexoni se si t’i përgjigjet qeveria projektit “Diaspora Thërret.”Diaspora shqiptare, që përbën një të tretën (1/3) e popullit tonë vazhdon të jetojë jashtë vendit dhe mbetet e neglizhuar. Problemet e Kosovës janë probleme të shqiptarëve kudo. Kudo që gjenden ata i okupon çështja e politikave dhe gjendjes së vendit të tyre. A duhet që mërgimtarët të ju kujtojmë bijve e bijave të tyre që ata të mendojnë për Kosovën nëse Kosova nuk mendon për ta? Diaspora e ka dhënë borxhin ndaj vendit të tyre, a duhet që këtë borxh Kosova e Shqipëria të ja kthejnë diasporës? Sot, arsyet për kujdesin e diasporës kundrejt vendit tyre janë të shumta! E para, numri më i madh i tyre janë gjenerata e parë jashtë vendit dhe kjo bën që të jenë shumë të ndërlidhur me vendin. E dyta, shumica ende kanë të afërmit që jetojnë në Kosovë. E treta, përgjegjësia dhe afërsia e diasporës lidhet direkt me varfërinë e popullit sepse kjo i bën të obliguar të ndihmojnë familjarët që dështohen nga qeveria. Nuk mendoj se kjo gjendje do të qëndrojë derisa qeveria nuk ndërron kurs. E para, ndërlidhja me vendin nuk do të jetë e njëjtë pasi që numri i madh i tyre janë lindur e rritur jashtë vendit. E dyta, ata/ato nuk do të kenë të afërm që do të shërbente si arsye për vizita. Rrjedhimisht, nëse jam i sinqertë, nuk besoj se djali im do t’i dërgojë fëmijët e tij për pushime në Kosovë. Gjeneratat ndërrojnë shpejt dhe nëse qeveria nuk i qaset seriozisht këtij problemi dhe nuk ndërmerr hapa konkret t’i mbajë afër, ata do mbesin një pasuri e humbur për vendin. Shifrat tregojnë se Kosova ka pranuar plot katër miliardë euro prej vitit 2004. Me fjalë të tjera, 500 milionë euro në vit. Pyetja që duhet të shtrohet është se sa do të zgjatë ky trend? Pas gjithë kësaj, mund të konkludohet që qeveria

A e dëgjon Shqipëria dhe Kosova thirrjen e diasporës?!
Kosova dhe Shqipëria kanë një fuqi të madhe të kapitalit njerëzor që jeton jashtë vendit dhe është koha e fundit që të dy qeveritë t’iu qasen me një seriozitet atyre
prapë vazhdon ta neglizhojë diasporën në mungesë të planeve konkrete. Shumica e strategjive “brain gain” kanë mbetur veç letra në sirtarë, kurse Ministria e Diasporës ka mbet si një institucion që pak njerëz e dinë që ekziston. Thjesht, qeveria e Kosovës, por ajo e Shqipërisë, kanë një fuqi të madhe që nuk po e shfrytëzojnë dhe është koha që të ndryshohet kursi. Ka disa solucione që janë të realizueshme por kërkojnë një qasje serioze nga qeveria dhe është koha e fundit që të fillohet një pilot-projekt. Projekti “Diaspora Thërret” në vija të trasha ofron një nismë të mbarë që do të përfitonte më së shumti Kosova. Është projekt apolitikë që është një urë më shumë në mes diasporës dhe vendit tonë. Aplikimi Në radhë të parë, ky projekt mundëson aktivizohen studentë që jetojnë dhe arsimohen jashtë vendit. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me ambasadat e tyre dhe Ministrinë e Arsimit duhet të hapin konkurse për të gjithë studentët që dëshirojnë të mbajnë klasa verore një-mujore për nxënësit e klasave të mesme dhe atyre fillore (parauniversitare). Ky plan kishte me pas përfitime të dyanshme. E para, një numër i konsiderueshëm nxënësve do të përfitonin gjatë një kohe ku shumica e tyre janë me pushime dhe kalojnë kohën pa ndonjë aktivitet. Nxënësit do të përfitonin njohuri të reja nga lami të ndryshme dhe do të ishte një përvojë dhe stimulim për kreativitet. Në anën tjetër, studentët të arsimuar jashtë vendit do të kishin një arsye më shumë të vizitonin vendin e tyre. Të njëjtën kohë ky program do t’i ofronte ata me njerëzit e tyre duke qenë afër me fëmijët dhe duke kuptuar përafërmi sfidat dhe popullin e tyre që do të shërbente si stimulim për ide të reja dhe interesim më të madh të tyre në të ardhmen. Duhet të cek se varësisht prej përgatitjeve të aplikuesve, ambasadat duhet të jenë të hapur ndaj çfarëdo kursi. Të lejojnë hapësirë që të ofrohen kurse nga arti, politika, ekonomia, muzika e çkado tjetër. Kjo do të mundësonte që nxënësit të ekspozohen lëmive të ndryshme dhe diçka që ndoshta nuk është e rëndomtë në kurrikulumet në Kosovë. Kriteret Qeveria duhet të caktojë kriteret për aplikuesit. Për shembull, të gjithë studentët që kanë të mbaruar fakultetin dhe master kualifikohen për të dhënë një kurs një-mujorë në shkollat fillore edhe ato të mesme. Gjithashtu duhet të lejohen të aplikojnë edhe artistë apo edhe individë që kanë zeje të ndryshme apo përvojë dhe aftësi të veçanta. Shkurt, aplikimi mbetet i hapur për të gjithë dhe një staf ekspertësh duhet të vendosë se cilat planprograme mund të ndihmojnë më së miri nxënësit tanë. Për tu kualifikuar, duhet të kërkohet të gjithë aplikuesit të ofrojnë programin mësimorë për një muaj. Gjithashtu duhet të ceket në aplikim minimumi i përmbushjes së orëve. Për shembull, minimumi mund të përcaktohet të jetë për shembull 5 orë mësimi në ditë. Numri i aplikimeve duhet të ndahet në kuota të përafërta. Për shembull, nëse Zvicra ka numrin më të madh të diasporës, atëherë edhe numri i ligjëruesve duhet të jetë më i madh nga ai vend. Nëse Zvicra nuk e përmbush numrin, atëherë ai numër mund të zëvendësohet nga aplikimet e vendeve tjera. Gjithashtu, aplikuesit duhet të cekin vendqëndrimin, apo vendqëndrimet e tyre (komunat) që ata mund të qëndrojnë, për shkak që të ketë mundësi më të lehtë akomodim që lehtëson udhëtimin e tyre brenda Kosovës. Për shembull, një student që jeton në Amerikë dhe ka mundësi qëndrimi në komunën e Pejës e lehtëson përcaktimin e tij apo saj në atë komunë në mënyrë që të lehtësohet udhëtimi. Aplikimet duhet të dorëzohen në ambasada gjashtë (6) muaj para fillimit të sezonit verorë për të lejuar kohë të mjaftueshme për organizimin e implementimit. Incentivat Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit duhet që t’ju ofrojë studentëve që fitojnë të drejtën për të ligjëruar nga një shumë të caktuar të hollash. Kjo duhet të caktohet me shuma të caktuara varësisht se ku gjinden gjeografikisht. Për shembull, studentët nga SHBA duhet të marrin një shumë prej 1,000 Euro derisa ata nga Evropa 700 Euro. Këtu pra përfshihen një shumë bruto që mbulon një pagë minimale të mësuesit dhe një ndihmëpagesë për udhëtimin. Tjerat shpenzime duhet të mbulohen nga vet studentët. Një shumë e caktuar do të lehtësonte ndërlikimin që krijohet nga një burokraci inefektive. Ndoshta ka prej atyre që kundërshtojnë që një shumë e tillë do të ishte e tepërt. Unë ju kujtoj se një numër i madh i këtyre studentëve janë të papunë dhe incentiva do të shërbente që ata të mbulojnë vetëm një pjesë të harxhimeve. E dyta, kjo pagesë nuk përmban asnjë agjendë ngase fëmijët e të gjitha shtresave do të përfitojnë nga ky projekt. E treta, ky është një investim afat-gjatë. Nëse Kosova mendon të kthej trurin dhe të stimulojë gjeneratat e ardhshme të investojnë dhe mendojnë për vendin e tyre, ky projekt i ofron ata me realitetin më shumë se kurrë. Konkludimet Në përfundimin e kurseve, secili ligjërues duhet të vlerësohet nga nxënësit. Ky vlerësim duhet të përmbajë pyetësorë pa emër dhe mbiemër që secili nxënës ka rastin ta vlerësojë ligjëruesin pa cekur emrin e tij/ saj. Vlerësimet për nxënësit nën moshën 14 vjeçare duhet të plotësohen nga prindërit. Të gjitha ato vlerësime duhet ti dorëzohen Ministrisë së Arsimit e cila pastaj në bazë të tyre llogarit nëse i njëjti person fiton të drejtën të aplikoj prapë. Të gjitha këto vlerësime për ligjëruesit duhet t’i dorëzohen ambasadave përkatëse që të kenë shënime për referenca. Më tej, me përfundimin e ligjërimit, secili ligjërues duhet të merr një certifikatë falënderimi nga Ministria e Arsimit në Kosovë që ju shërben atyre si një dokument faktues për rezymenë e tyre dhe njëkohësisht një falënderim nga qeveria e Kosovës. Përfundimisht, secili ligjërues është i obliguar të shkruaj një përmbledhje personale reflektimi dhe të njëjtë kohë të ofroj vlerësimin për nxënësit dhe çfarëdo rekomandime tjera që mund të përmirësojnë arsimin në vendin tonë. Ky projekt nuk është perfekt dhe mbetet një ide e kahmotshme e imja, por me siguri se ofron një shteg drejt një nismë të mbarë. Projekti duhet të merret seriozisht dhe realizimi konkret mund të fillojë me një pilot-projekt në njërën nga ambasadat tona. Për mendimin tim, këtu përfitojnë fëmijët në Kosovë dhe njëkohësisht e afron diasporën me vendin. Gjithashtu, nuk përmban asnjë agjendë politike andaj duhet të përkrahet nga të gjitha partitë politike. Koha është armiku më i madh dhe çfarëdo neglizhimi i mëtejshëm vetëm do ta bëjë këtë më të vështirë që të realizohet. Kosova dhe Shqipëria kanë një fuqi të madhe të kapitalit njerëzor që jeton jashtë vendit dhe është koha e fundit që të dy qeveritë t’iu qasen me një seriozitet atyre. Nëse nuk ndërrohet kursi, edhe Kosova edhe Shqipëria rrezikojnë të humbin margaritarin që e kanë jashtë vendit. Diaspora ju përgjigj thirrjes “Vendlindja Thërret”, është koha që Kosova t’i kthejë borxhin diasporës dhe t’i përgjigjet projektit “Diaspora Thërret.”

21
Nr. 25 - JANAR 2013

Gjuha Angleze në Arsimin e Lartë
Fjala e Ambasadorit Britanik në projektin e Këshilli Britanik në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës: Gjuha Angleze në Arsimin e Lartë
“Faleminderit që më dhatë këtë mundësi të flas sot në këtë ambient shumë mbresëlënës në Universitetin Europian të Tiranës. Në tridhjetë vitet e fundit Britania ka punuar për të ngritur në nivel ekselence disa fusha ku ne jemi të specializuar. Një nga këto fusha është arsimi, vecanerisht arsimi i lartë. Ne jemi krenare që në shumë vleresime nderkombetare universitetet britanike citohen si disa nga, ose më të mirët në bote. Kjo ka kërkuar një përpjekje vit pas viti,për të përmiresuar cilësinë e stafit, ambientet dhe metodat e mësimit. Ne jemi gjithmone të gatshëm ta ndajmë përvojën tonë me universitete nëpër botë dhe natyrisht edhe të mesojmë prej tyre. Gjuha angleze është bërë sot një nga gjuhët më popullore të komunikimit në botë. Eshtë një gjuhë që të jep mundësi të njihesh me fushën më të gjerë të materialeve akademike dhe shkencore. Në Shqipëri kjo mundësi është njohur duke vendosur rregulla të reja që kerkojnë me detyrim përfundimin e nivelit të parë të Anglishtes nga ata që kryejnë master dhe doktoraturë. Shpesh thuhet se ka dy aktivitete të njeriut ku ai bën shumë perpjekje por arrin pak rezultate. Një nga këto është mësimi i gjuhëve dhe tjetri është dobësimi. Pra ka rëndësi që perpjekjet për të mësuar gjuhën angleze të jenë efikase dhe të drejtuara mirë. Ne besojmë se Sistemi i Testimit Nderkombetar të Gjuhës Angleze, IELTS, plotëson standartete më të larta ndërkombetare të vleresimit të gjuhës. Ai teston katër aftësi gjuhësore: dëgjimin, leximin, shkrimin dhe të folurin. Por në vazhdimisht kemi nevoje ti ri-shqyrtojmë metodat dhe të sigurohemi që ato pershtaten me kërkesat e tregut lokal. Për këtë arsye jemi shumë të kënaqur që Universiteti Europian i Tiranes ka rënë dakort të punojë me ne në një projekt kerkimor në këtë fushë. Kjo do ti sherbejë edhe universitetit edhe Këshillit Britanik në promovimin dhe bërjen më efikase të mesimit të gjuhës angleze dhe testimit të saj në Shqipëri. Do ja lë radhën kolegëve të shpjegojnë çfarë kemi në plan dhe si do ta realizojmë. Faleminderit për vëmendjen.”

22
Nr. 25 - JANAR 2013

Nga Fatmir Terziu “Çfarë ne luajmë sot (muzikë), ... ç’farë kompozitorët shkruajnë, është thjesht ajo që Zoti na ka frymëzuar ne, dhe është thjesht një ekspansion i lumit dhe i hapave të një personi që ecën në parkun buzë lumit”. Në qoftëse udhëton në buzë të lumit, aty ku kënga e zogjve nuk pushon kurrë, ngjyrat e të katër stinëve shikohen qartë në të njëjtën kohë. Ti përhumbesh totalisht në këtë qëndisje të bukur natyrore, ndërsa idea në mendjen tënde gjen frymëzimin nga zhurma e lumit, gurgullima dhe shpotia e tij dhe nga këngët e zogjve, këtyre krijesave fluturake të natyrës. Është pikërisht kjo tërësi gjërash që ka frymëzuar dhjetra njërëz të shquar të letrave, pikturës dhe muzikës botërore, është pikërisht ky gërshetim gjërash natyrore që ka frymëzuar muzikanten e re shqiptare të luaj muzikë me pianon e saj, që kur ishte e vogël dhe të vazhdojë edhe në Londër. Është pikërisht ky gërshetim gjërash që i ka fiksuar Mariela Cingos, pianistes së talentuar shqiptare të fiksojë si në celuloid dashurinë e saj për muzikën. MARIELA CINGO: “Unë mendoj, se dashuria ime për muzikën filloi qëkur unë isha fëmijë. Unë s’mund të kujtoj saktësisht se kur muzika pushtoi ndjesinë time, por mund të kujtoj atë fakt që kur gjyshi im filloi të shoqëronte gjyshen time me mandolinë duke kënduar këngët tradicionale folklorike Korçare, Shqiptare. Më vonë, nëna ime ishte një këngëtare në opera dhe filloi të shkonte në turne artistike dhe unë isha ‘lulja e saj e vogël’ që e duartrokisja në krah të babait tim. Pra, muzika u bë pjesë e jetës për mua, mundësi e një rruge të re për jetën. Unë u rrita me muzikën dhe s’mund të imagjinoj jetën time pa muzikën. Ajo është një rrugë ku ti shpërthen dëshirat e tua pa fjalë. Kur fjalët dështojnë, muzika është ajo që e çon mesazhin tuaj në vendin e duhur, e zbërthen optimizmin dhe frymëzimin që të krijo-

bërë pjesë e jetës së saj. Kolegët dhe muzikantët me të cilët punon shprehen se sa mirë është të punosh me Marielën: “duke qenë krah dhe pjesë në koncerte”. Ajo tani është pjesë e muzikës Britanike, me frymëzimin shqiptar të cilin s’e ndan kurrë. Kjo duket jo vetëm në vlerësimet e dhëna për të nga specialistët e muzikës, por edhe në rrugën dhe mënyrën që ajo luan muzikën. Lydia Holland, (The chairman of the White Hall Orchestra) drejtoresha e White Hall Orchestra shprehet: “Unë e takova për herë të parë Marielën, kur ajo ishte 17 vjeçe, dhe ajo kishte vetëm ca muaj jetë në Angli. Unë e thira atë të luaj Moxartin..., në shtëpinë time. Në fakt, unë mendova se ajo nuk e njeh muzikën, sepse ajo filloi të luajë në piano ngadalë e shumë ngadalë. Unë i thashë, shpejt, dhe ajo nisi shpejt, shpejt, shpejt! Shpejt! Dhe në fund ajo luajti në kohën dhe shpejtësinë e duhur, dhe ishte e kuptimshme për mua që ajo mund të luante tani shumë mirë, shumë mirë vërtet, sepse ajo dëgjonte, dhe sepse ajo është shumë e mirë në nivelin e interpretimit muzikor. Pas kësaj ajo vazhdoi studimet në London College of Music dhe ishte qartësisht pastër sepse ajo fitoi çmimin që në Koncertin e Vitit të parë. Unë jam drejtore e një orkestre dhe ne vendosëm që të jemi edhe pjesë e koncertit të Marielës. Ajo luajti Rahmaninov 2 Piano Concerto me orkestrën time. Unë thashë që ajo do ca më tepër eksperiencë orkestrale, dhe i rekomandova të tregojë vëmendje edhe në demonstrimin për

MUZIKA MESAZHIERJA E JETËS

het në vendin dhe synimin e duhur”. Vërtet ashtu sic shprehet Mariela, muzika është mesazhierja e jetës, dhe kur ajo vjen nga burimi të cilin vetë jeta e ka huazuar, kur vjen nga tingulli real, mesazhi është më se jetik, më se domethënës, më se frymëzues. Duke ecur buzë këtij burimi jetik të tingullit, duke ecur buzë lumit janë frymëzuar mjaft muzikantë të mëdhenj botërorë. Mariela është pikërisht në këtë grup muzikantësh dhe në këtë rrugë. Ajo është njëra prej armatës së madhe që akoma e gjen frymëzimin buzë lumit. Buzë lumit ajo gjen qetësi shpirtërore dhe paqe dhe gjen fuqinë në rrugën e saj të

muzikës. Përpara ç’do koncerti ajo vjen këtu të qetësojë vetveten dhe të rifreskojë këshillat e prindërve të saj. Por, muzika është dhe vazhdon të jetë për të pjesë e jetës reale. MARIELA CINGO: “Muzika? Unë e shoh muzikën të lidhur ngushtë me jetën reale. Unë mendoj se tingulli i muzikës vjen nga zërat realë, kështu që duke ecur përgjatë lumit, dëgjon zogjtë dhe është pra ajo që në fakt është vërtet muzikë. Ç’farë ne luajmë sot, ç’farë unë luaj sot, ç’farë kompozitorët shkruajnë, është thjesht ajo që Zoti na ka frymëzuar ne, dhe është thjesht një ekspansion i lumit dhe i hapave të një personi që ecën në parkun buzë lumit.

Unë gjithmonë eci në këtë rrugë dhe gjej atë që më bën tepër të frymëzuar”. Kur ajo ishte vetëm 12 vjeçare, ka luajtur Haydn Piano Koncert në D me Orkestrën Filarmonike Shqiptare. Në moshën 17 vjeçare ajo erdhi në Londër që të studiojë për muzikë si një e re tepër e talentuar e seleksionuar nga Shoqata e Bashkimit të Muzikantëve Ndërkombëtarë (International Association of Music). Në Britaninë e Madhe ajo shkëlqeu në studimet e saj dhe u bë pjesë e orkestrave të mëdha britanike, si Whitehall Orchestra, ku ajo luan krah për krah me muzikantë të mirënjohur të Mbretërisë së Bashkuar. Tani pianoja është

23
Nr. 25 - JANAR 2013

vete të një instrumenti dytësor. Ajo e mori tepër seriozisht dhe e bëri këtë dhe tani ajo është e padiskutueshme si një trup me orkestrat e mëdhaja. Mariela ka luajtur me ne në disa koncerte dhe tani ajo padyshim mund të jetë e pandarë mes nesh. Dhe unë mendoj se ky është një privilegj dhe është gjithashtu ndihma më e madhe për një pianist koncerti, sepse ju mund të gjeni atë që disa solistë nuk janë vërtet shumë të njohur në lojën me orkestrat. Kështu ne gjithmonë i gëzohemi arritjeve të marielës, dhe unë mendoj se ajo ka një karrierë të qartë përpara. Loja e Marielës ëahtë shumë inteligjente. Ajo kupton gjithmonë strukturën e pjesës, dhe në të njëjtën kohë është shumë ekspresive. Unë mendoj se këto janë dy kualitetet më të mira të saj kur ajo luan Rahmaninov me ne. Ajo gjithashtu kupton shumë mirë se si dy pjesët janë vënë bashkë dhe se si ato tingëllojnë episodike. Por ajo e bën tingëllimën të duket reale në lëvizshmëri, sidomos në duetin me klarinetë”. Tomor Kokona, koreograf i talentuar shqiptar: “Muzika e Marielës është tamam ashtu sic e përcaktoni ju. Por, për mua si koreograf ajo ka një timbër të vecantë që rreket mes realitetit dhe imagjinatës përherë frymëzuese e në rritje. Të interpretosh këtë duhet vetëm pasion dhe vullnet, talent dhe optimizëm në rrugën tënde. Dhe këtë e ka Mariela. Kur unë tentova të vërë në skenë me valltarë të rrinj muzikën e luajtur nga Mariela, pashë me sinqeritet atë që të frymëzon e që të shtyn të përhumbesh, pashë tingullin natyral, që vjen drejt e në kokë si një gurgullimë e qetë lumi, si një tingull tepër qetësues.” Michael Fage, dirigjent i mirënjohur anglez (The conductor Michael Fage): “Unë e kam njohur Marielën për më shumë se tetë vjet. Kur e takova për herë të parë ajo sapo kishte arritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte shumë e qetë, e urtë dhe e pazëshme, e rezervuar në komunikim. Por ç’farë ishte e qartë ishte më së

shumti ndjenja dhe dashuria e saj për muzikën, kuptimi i saj i një shkalle të lartë dhe i asaj emocionale. Ajo ishte e qartë për mua që kur unë e dëgjova atë për herë të parë, sepse ajo ka diçka speciale. Këtu mund të sjell një shaka rreth prodhuesve të Hollywoodit kur ata thonë: “ Mirë, unë nuk e di se ç’farë yll kualiteti është, por do t’a njoh kur t’a shoh atë”, dhe ajo ishte një çështje me Marielën, që doli nga momenti kur ajo luante pjesët muzikore dhe ajo ishte megjithmend magjike në lojën e saj. Ka qenë më pas interesante të shikosh atë, zhvillimin e saj, punën e saj, shikim në rritjen e vazhdueshme, sepse një gjë është më e pastër në këtë mes rreth muzikës së luajtur prej saj, është ajo që ajo duket gjithmonë e pakapshme, dhe gjithmonë duket sikur puna s’ka të mbaruar, gjë që

tregon sa shumë punë ajo ka bërë në fakt, të arijë nivelin e duhur. Një nga më interesantet për Marielën ka qenë t’a shikosh atë adap për të jetuar në Angli, të jetojë në MB. Kur ajo erdhi në fillim unë mendoj s’e ajo e gjeti këtë vend si një ‘qetësi budallai’, totalisht ndryshe, ndoshta ka qenë më shumë e vështirë se në Shqipëri. Dhe pas këtyre viteve ka qenë interesante t’a vështrosh atë veçanërisht në ndërtimin e gjuhës së saj angleze me një sens humori. Anglishtja e saj është shumë e bukur dhe ajo flet mjaft qartë dhe bukur, por më së shumti është gjetja e këtij sensi kaq delikat që gjuha angleze e ka në sensin e humorit kur ti e zotëron bukur atë. Unë e kam dirigjuar Marielën në tetë koncerte të ndryshme, nga Moxarti tek Rahmaninov dhe është ajo që kam parë herët tek ajo është një simpati extraordi-

nere që ajo ka për muzikën”. MARIELA CINGO: “Si një vajzë e vogël unë gjithmonë kam qenë e dashuruar pas tregimit të historive, nga prindërit e mi, dhe nga dikush që mund të tërhiqte vëmendjen time. Dhe pas kësaj kur ata përfundonin historitë e tyre unë filloja të imagjinoja dhe ëndërroja se si ato tregime të shkurtra jete mund të tingëllojnë rrjedhshëm nën gishtat e mia duke luajtur në piano. Unë provova të luaj në piano shumë në atë kohë duke krijuar në kokën time tingullin original, personal. Dhe sot pjesa dërmuese e muzikës që unë luaj vjen nga jeta reale ose diçka e huazuar prej saj, treguar nga autorë të mëdhenj kohërave. Unë luaj këtë muzikë dhe ajo më ushqen me gjuhën e saj të thjeshtë, më ndihmon që të jem ngushtë me realitetin dhe të menaxhojë

disa çaste të këndshme kualiteti në këtë lidhje. Jam në këtë rrugë duke medituar, mundohem të kujtoj fëmijërinë, se si unë ecja dhe vazhdojë të eci në këtë shteg. Jeta valëron si ndonjë lum, muzika gjithashtu valëron si një rrjedhë lumi. Shtegu që unë eci ndoshta është i ngushtë,unë s’e di ç’është andej në ndonjë qoshe, por unë jam këtu duke gjetur rrugën time, jam këtu duke u gëzuar me këtë rrugë. Unë jam pjesë e muzikës dhe muzika është pjesa ime, unë e dua atë ashtu siç ajo më do mua, ashtu shqip dhe këndshëm”. Pas ç’do koncerti ajo shkon prapë në breg të lumit. Dhe kur përfundon koncertet dëgjon këngën e zogjve përzier me zhavrimën e lumit. Ajo është zhavrima e jetës, ushqimi për muzikën që gjen këtu gjuhën e saj të thjeshtë.

24
Nr. 25 - JANAR 2013