VITI I 9 I BOTIMIT

info@thealbanian.co.uk

www.thealbanian.co.uk

Tel: 02082169527

LONDON

10 JANUARY

SË SHPEJTI “ALBANIAN CONTACTS 2013”
AKTUALITET

PËR NJË FILLIM TË RI 2013...

faqe 2

Në gjurmët e Edward Lear: Shqipëria në pejsazhet dhe litografitë e shekullit të XIX
faqe 4

17 JANAR 2013 ORA 12.00 LONDRA MANIFESTON PËR SKËNDERBEUN
Ofrojme mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj. Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

“The Guardian” ftese per turistet: Provoni Shqiperine!
faqe 7

Cameron kërkon një tjetër mandat dhe referendum në Britaninë e Madhe DIASPORA SHQIPTARE PJESË E VENDIMMARRJES NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
faqe 18

Transportojmë makina dhe mallra për në Shqiperi dhe Kosovë

Tel:

07790950960

Aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Artan Zeneli, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

faqe 2

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Majlind Goge, Claire Fletcher, Flori Slatina,

Tel/fax:02082169527

Njoftim
PËR NJË FILLIM TË RI ...
The ALBANIAN
ntegrimi me dinjitet në shoqërinë britanike mbetet prioriteti kryesor i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar edhe në këto momente ndërsa ka filluar shfletimi i faqeve te para te kalendarit të ri. Vazhdon të jetë tepër shqetësuese shifra prej më pak se 1% e fëmijëve shqiptar të Britanisë që frekuentojnë mësimin plotësues në shkollat shqipe. Vërtet duhet një fillim i ri dhe ky fillim i ri duhet të nisë nga shoqatat e këtushme shqiptare. Shoqatat? Po. Ato mbesin triumfatorët e suksesit apo përgjegjëset e ndryshimit, pasi në një farë forme paraqiten edhe si përfaqësuese të shqiptarëve të këtushëm. Ky fillim i ri ri duhet të nisë me ndryshimin e qasjes së shoqatave ndaj këtij problemi. Është e lehtë të reklamosh apo të vetëmburresh për suksese të papara, por duhet pranuar përgjegjësia e kësaj gjendjeje. As më pak as më shumë se e pafalshme për këto shoqata që ofrojnë këto shërbime mbetet shifra e 1%. Cila shoqatë do të ndihet krenare që më pak se 1% e fëmijëve shqiptarë frekuentojnë shkollat e mësimit plotësues që ato ofrojnë? Fillimi i ri duhet të nisë nga transparenca e këtyre shoqatave. Është detyrim ligjor që çdo shoqatë të

I

bëjë transparente tek kushdo që është i interesuar fondet që merr dhe shpenzimet e bëra. (Në mars ne do t’i publikojmë të gjitha raportimet e tyre në Charity Commision) vetëm kështu do të arrihet të binden prindërit që fëmijët e tyre nuk po përdoren për të pasuruar ata... kryetarët e përjetshëm... Fillimi i ri duhet të bëhet edhe me trajtimin e stafit dhe të vullnetarëve. Duhet të marrë fund koha e mbajtjes së stafit me premtimin se një ditë do të paguhen dhe më në fund të flaken në rrugë sapo të gjendet një zëvendësues i zellshëm. Në rast se gjithçka është transparente nuk do të jetë e nevojshme që “kryetari” të kthehet në mashtrues profesionistë. Duhet të marrë fund lufta mes shoqatave dhe të vazhdojë bashkëpunimi (Të punuarit së bashku) në këtë fillim vit për të mirën e përbashkët. Duhet të ketë një fillim të ri duke lënë mënjanë luftën për territore, thjesht për të marrë fonde, dhe domosdoshmërisht shoqatat duhet të shndërrohen nga “banda të afta për të vjelur fonde” në shtëpiza të shqiptarëve të Britanisë, ku mund të shfrytëzojnë shërbimet e tyre. Duhet vërtet një fillim i ri ku shqiptarët e Britanisë të shfrytëzojnë realisht të gjitha shanset që ofrohen nga ky shtet, duke i shërbyer kështu të ardhmes, prosperitetit, dhe në fund të fundit integrimit me dinjitet në shoqërinë britanike.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë se me datën 17 Janar 2013, në orën 12.00, do të organizojë homazhe tek monumenti i Skënderbeut tashmë i vendosur në adresën: Lady Samuels Garden, Inverness Terrace, Bayswater, London W2. Ky homazh do të jetë një manifestim i dashurisë për heroin tonë kombëtar, për atdheun tonë të dashur, për historinë dhe kulturën tonë. Pjesëmarrja e çdo shqiptari në këtë manifestim është një kontribut për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit tonë kombëtar, të brezave të sotëm, të të rinjëve dhe atyre që do të vijnë. Le të fillojmë sivjet për ta kthyer këtë festë në një traditë të bukur për të ardhmen. Ju mirëpresim!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar
Embassy of the Republic of Albania 33 St. George’s Drive London SW1V 4DG Tel. +44 (0) 20 7828 8897 Fax +44 (0) 20 7828 8869 E-mail: embassy.london@mfa.gov.al http://www.albanianembassy.co.uk To contact the Albanian Embassy for emergency cases only please call: 07518662630

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar
Embassy of the Republic of Kosovo 100 Pall Mall London SW1Y 5NQ Tel.: +44(0) 207 659 6140 +44 (0) 207 659 6134 Fax.: +44(0) 207 659 6137 Email: embassy.uk@rks-gov.net

CLP SOLICITORS
5-6 STAPLE INN HOLBORN LONDON WC1V 7QH TEL: 02030512187

EMIGRACION
-Natyralizim -Viza turistesh dhe studentesh -Ribashkime familjare -Qytetari britanike -Leje te perhershme qendrimi -Viza martese -EU/FRA Resident Permit applications

Albanian Lawyer Altin Kaprata

KRIME
-Vrasje -Plagosje -Mashtrime serioze -Vepra penale seksuale -Dëmtime aksidentale -Shkelje të kodit rrugor -Hetime nga zyra e taksave -Hetime nga zyra
e ndihmave

ÇËSHTJE FAMILJARE
Ne përfaqësojmë të gjithë klientët që kanë nevojë për këshillim nga ana ligjore si në Stacione Policie dhe në raste të ndryshme. Gjithashtu -Probleme financiare përgatisim mbrojtjen e tyre për në gjykatën magjistrale të (shkallës së ne divorce dhe ndarje parë) dhe në gjykatën e lartë. -Probleme ne ndarjen e Këshilla ligjore është falas ne polici pavarësisht nëse jeni me pasurise dhe prones se ndihma, në punë dhe se sa të ardhura apo kursime keni. Nuk ka forma perbashket -Probleme te kujdestarise se për të plotësuar. Nëse nuk jeni të kënaqur me shërbimet që keni marrë nga avokati juaj dhe doni ta ndryshoni atëherë ju lutem më kontaktoni femijeve ku jane perfshire shenë bimet sociale

-Ndarje,divorce

Mob:

-Dhune ne familje si dhe te
gjitha problemet qe lidhen me çeshtjet familjare

07500770914

F&M SATELITE SHOP
NA KONTAKTONI UNIT 5PAGE GREEN ROAD LONDON N15 4PG TEL.02088011538, Mob: 07983570355 www.fmsat.co.uk

Disponojme aparate satelitore me internet per te gjithe ata qe nuk mund te vendosin antene satelitore. Keto aparate jane te teknologjise me te fundit me cilesi HD ku perfshihen 64 kanale shqiptare Digital me te gjithe platformen e tij, +SS HD +7 kanale te Kosoves +3 kanale te maqedonise
DISPUNOJME gjithashtu DEKODER TE DIGITALB DHE TE GJITHE LLOJET E APARATURAVE TE TJERA DIGITALB HD 3D TRING SPIDER BOX 500/9000/9900 BEJME GJITHASHTU INSTALIMIN, RIPARIMIN DHE RREGULLIMIN TEKNIK TE APARATEVE TUAJA

ME NJE EKSPERIENCE SHUMEVJEÇARE OFROJME ÇMIMET ME TE LIRA NE TREG NDIHMOJME NEPERMJET TELEFONIT PER ÇDO PROBLEM QE MUND TE KENI
NE JEMI NJE HAP PERPARA

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 4

M

e 5 dhjetor 2012, shoqata e studentëve shqiptarë LSE Albanian Society organizoi një takim të hapur në London School of Economics me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë. Veprimtarinë e drejtoi Dr Arjan Gjoncaj, pedagog në LSE.

NË LONDON SCHOOL OF ECONOMICS DISKUTOHET PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË
nistri arbëresh i Italisë, Dora D’Istria – Elena Gjika, Princesha Rumune. Ai theksoi se mbi këtë shtrat tradite të mrekullueshme figurash u frymëzua Rilindja Kombëtare Shqiptare e cila përgatiti terrenin për shpalljen e pavarësisë. Prandaj tezat se shqiptarët nuk ishin në gjëndje të formonin shtet nga armiqtë e Shqipërisë bien poshtë për shkak se nuk ka popull tjetër në botë me një popullsi aq të vogel sa Shqipëria që ti ketë dhënë njerezimit kaq shumë figura të ndritura sa kombi shqiptar. Ai nënvizoi se shpallja e pavarësisë nuk erdhi dhe as u zhvillua në një trual bosh, përkundrazi. Rilindja kombëtare shqiptare u ngrit në/mbi një traditë të tillë, aq më tepër kur sheh se arbëreshët e Italisë themeluan letërsinë moderne, guvernatori i Libanit Vaso Pashë Shkodrani krijoi thirrjen për bashkimin e kombit, Ismail Qemali luftoi brenda Parlamentit turk. Z. Bejtullah Destani solli për të pranishmit fakte të reja historike rreth projekteve të Britanisë së Madhe dhe fuqive të tjera të kohës mbi krijimin e më pas udhëheqjen e shtetit shqiptar në periudhën 1880 – 1926. Studentët i drejtuan pyetje të shumta z. Mal Berisha mbi çështje të ndryshme si pozicioni i Shqipërisë për Çamërinë, mundësia e bashkimit me Kosovën, ekzistenca e albanofobisë, korrupsioni në Shqipëri.

I Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, z. Mal Berisha mbajti kumtesën: “Aftësitë shtetformuese të shqiptarëve në kushtet e mungesës së shtetit të tyre”. Në një diskurs të shkurtër por plot me fakte ai përmendi gjurmët që kanë lënë figura të shquara të njerëzimit me prejardhje ose lidhje gjaku ilire shqiptare që nga Aleksandri i Madh me nënën nga Butrinti, Pirroja i Epirit, 13 perandorë romakë ndër te cilët më të shquarit Diokleciani dhe Konstandini i Madh, Papa Klementi i XI Alban, Mehmet Ali Pasha i Kavallës, themeluesi i Egjyptit modern, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – mbrojtësi i krishtërimit dhe qytetërimit perëndimor, Mehmet Pashë Kupryliu, Veziri i Madh i Perandorisë osmane dhe 27 vezirë të tjerë të kësaj perandorie, Marko Bocari, udhëheqësi i revolucionit grek, Francesko Crispi, kryemi-

MINISTRI PANARITI TAKOHET ME MINISTRIN BRITANIK PËR EVROPËN, Z. DAVID LIDINGTON

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, pati një takim me Ministrin për Evropën të Britanisë së Madhe, z. David Lidington. Në fillim të takimit të dy bashkëbiseduesit i cilësuan të shkëlqyera marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shtruan nevojën e thellimit të tyre në të gjitha fushat, veçanërisht atë ekonomike. Ministri Lidington e uroi Ministrin Panariti për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit. Më tej, Ministri Panariti u ndal në procesin e reformave që janë ndërmarrë në vend në kuadrin e procesit të integrimit evropian. Ai theksoi se njohja nga Këshilli i Ministrave të BE e zhvillimeve pozitive që janë shënuar në Shqipëri, nëpërmjet dhënies së statusit të vendit kandidat në BE, do të ishte një inkurajim i fuqishëm për vazhdimin e progresit të reformave me synimin që vendi të jetë i gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në të ardhmen e afërt. Dhënia e këtij statusi do të ishte, gjithashtu, inkurajim për politikën konstruktive të Shqipërisë ndaj vendeve të rajonit. Frenimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perendimor do të nxiste tendendat ekstremiste dhe nacionaliste, të cilat do të cenonin stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë të mirë në rajon. Min-

istri Panariti theksoi, gjithashtu, se një sfidë madhore për vendin do të jetë organizimi vitin e ardhshëm të zgjedhjeve sipas standardeve më të përparuara demokratike. Nga ana e tij Ministri britanik vuri në dukje se Britania e Madhe mbështet ambicjet e Shqipërisë për t’u integruar ne BE. Ai përshëndeti progresin e shënuar nga Shqipëria në drejtim të plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, të cilat u evidentuan në raportin e fundit të progresit. Ai shtroi domosdoshmërinë për miratimin në një kohë të shpejtë të ligjeve të mbetura pasi në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet për një qëndrim pozitiv të Këshillit të Ministrave të BE për dhënien e statusit të vendit kandidat. Në vijim, Ministri britanik theksoi se Britania e Madhe do të ndjekë me vëmendje organizimin vitin e ardhshëm të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, të cilat duhet të respektojnë standardet më të mira demokratike. Më tej të dy ministrat u ndalën në situateën në rajon, ku vlerësuan posaçërisht rezultatet e dialogut mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë me mbështetjen e BE-së.

Në gjurmët e Edward Lear: Shqipëria në pejsazhet dhe litografitë e shekullit të XIX
Shoqata Anglo-Shqiptare dhe Ambasada e Shqipërisë në Londër organizuan me 12 dhjetor 2012, në ambientet e ambasadës, një veprimtari mbi artistin britanik Edward Lear dhe udhëtimin e tij në Shqipëri në vitin 1848. Gjatë mbrëmjes u shfaq dhe u diskutua filmi dokumentar “An Exile in Paradise. The Adventures of Edward Lear” i regjizorit Derek Smith. Ky dokumentar shkon në kërkim të pejsazheve, vendeve, monumenteve që Lear kishte fiksuar mjeshtërisht me artin e tij gjatë një udhëtimi epik nëpër Shqipëri dhe Ballkan. Protagonisti Robert Horne, ne vitin 2007, ndjek gjurmët e Lear nëper rrugën Egnatia nga liqeni i Ohrit deri në Durrës, nga Kruja në Shkodër e nga Berati në Gjirokastër, Vlorë e Himarë. Ai ndalet tek monumente historike si Kalaja e Elbasanit, Ura e Tabakëve, Kalaja e Shkodrës, etj, sikurse tek pejsazhet e natyrës magjepsëse shqiptare që gjenden në pikturat dhe litografitë e lëna nga Lear dhe që mbijetojnë akoma sot. Autorët e filmit janë munduar të pasqyrojnë për vëzhguesin britanik dhe perëndimor në përgjithësi anën bukolike, rurale të Shqipërisë, anën që ka tërhequr më shumë vëmendjen e udhëtarëve të shekullit të XIX. Z. Quentin Russell, njohës i Edward Lear dhe koproducient i filmit, mbajti një kumtesë mbi jetën dhe veprën e Lear. Më tej, të pranishmit u ftuan në një koktej, duke mbyllur kështu ciklin e aktiviteteve të shumta, të organizuara nga Ambasada gjatë vitit 2012.

E para Cash&Carry e hapur përtë gjithë publikun Ne jemi ura lidhëse nga Fabrika tek klientet

GEZUAR VITIN E RI 2013 ME SAMA FOODS!
SAMA FOODS VJEN ME NJË PIKË TË RE ME RRETH 1000M2 E PARA PIKE CASH E CARRY E HAPUR PER PUBLIKUN DHE ME ÇMIMET E SHUMICES PARKING FALAS NE DERE TE NDERTESES KETU MUND TE GJENI ÇDO GJE QE I NEVOJITET KUZHINES SUAJ EJANI DHE DO TE BEFASOHENI ME CMIMET NE JEMI TE LUMTUR QE KEMI ME SHUME KLIENTE SHQIPTARE SESA TURQ SAMA FOODS URON TE GJITHE SHQIPTARET GEZUAR KRISHTLINDJET DHE VITIN E RI 2013

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 6

FORCIMI I IDENTITETIT
NGA BASHKIM METALIA
aradigma e identitetit është një proces që personifikon jo vetëm vitalitetin, por në të njëjtën kohë tregon dhe përvetësimin e trashëgimisë kombëtare në tërësinë e tij. Nëse çrregullohet ky proces , pra bie në një anarki shoqërore, dalëngadalë identiteti zvetënohet dhe krijon, deshëm apa jo, një shtresëzim të paformë që realisht kuptohet si tëhuajsim i vetvetes. Pak më parë në mbledhjen e qeverisë Kryeministri i Shqipërisë Z Salia Berisha , u shpreh për regjistrimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në emigracion. Pra me vendim qeverie, bazuar në ligjin nr. 8389, datë 5.8.1998, i ndryshuar, Për shtetësinë, neni 9 pika 7, për interesa kombëtare, shtetësia shqiptare do t’u jepet sipas dëshirës së tyre, me aplikim, të gjithë qytetarëve me origjinë ose kombësi shqiptare, me dokumente të rregullta në vendet e zonës Shengen, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjetra me lëvizje të lirë pa viza në zonën Shengen. Ky vendim është për t’u përshëndetur për vet faktin se pothuajse shumica e fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në emigracion mbajnë shtetësisë e vendeve ku dhe prindërit e tyre ndodhen aktualisht. Shteti shqiptar i lehtëson procedurat duke u dhëne mundësinë që shqiptarët e rinj që kanë lindur jashtë vendit të origjinës prindërore të mund të jenë nënshtetas shqiptar. Është një

P

paradoks i vërtet, një kointigjent i madh shqiptarësh të lindur nga prindër shqiptarë nuk mund ta konkretizojnë përkatësinë e tyre me fakte të dokumentuara në regjistrin themeltar. Nëse një çift në kohen kur ka lënë atdheun ka qenë pa fëmijë , ndërkohe gjatë qëndrimit të gjatë jashtë vendit, ka pasur fëmijë që janë natyralizuar si nënshtetas të atij vendi ku aderojnë , ky çift akoma figuron i pa fëmijë në shtetin e tij amë. Pa u futur thellë në ndikimin që do të ketë ky vendim dhe komentet

që mund të lindin , unë do të ndalem vetëm tek rëndësia e forcimit të identitetit. Duke u anashkaluar dhe duke mos u regjistruar, brezi i ri si shqiptar, dalëngadalë dhe me brezat që pasojnë do të mund të zbehin ndjeshëm qenësinë reale të çdo individi apo shoqërie që rritet dhe jeton në emigracion. Përkatësia e tyre do të asimilohet. Identiteti i tyre do të kamuflohet dhe si rrjedhojë paformësia identifikuese do të shkrij prejardhjen.

Në çdo vend ku shqiptarët kanë emigruar kanë për detyrë që fëmijët e tyre të mund të edukohen , rriten me frymën e identitetit real. Natyralizimi si nënshtetas të atij vendi ku gjenden vetëm sa e pasuron rolin integrues dhe social ,pra duke qenë me identitet të qartë ;shqiptar. Britania e Madhe është një prej vendeve që ka shumë shqiptarë. Themi “shumë” pasi nuk dihen shifrat reale . Është punuar mjaft nga or-

ganizata joqeveritare në ndihmë të brezit të ri për të ngulitur identitetin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Brezi i ri që ka lindur dhe po rritet në ishull ka nevojë më së shumti që të përkujdeset me metodat e të nxënit në aspekt arsimor, social dhe kulturor. Ka shumë rëndësi që këtij brezi t’i mësohet gjuha amtare , historiografia dhe zhvillimi shoqërorë shqiptar brenda kufijve shtetëror shqiptar të Shqipërisë po ashtu në Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi dhe më tej. Në Londër kryesisht dhe në qytete të tjera britanike ku ka shqiptarë, janë zhvilluar organizime festive kombëtare, tubime të tilla festive të çlirimit të Shqipërisë dhe Kosovës, përkujtimore të ndryshme . Faktikisht janë angazhuar shumë pak fëmijët ose më saktë të njëjtët kanë qenë aktivë gati në të gjitha këto aktivitete. Evenimente të llojeve të ndryshme , bie fjala ngritja e bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në qendër të Londrës duhet vizituar në mënyrë të organizuar nga ky brez i ri që po rritet dhe të tjerë që pasojnë. Po ashtu vizita të organizuara të bëhen edhe në ambientet e ambasadave shqiptare , të Shqipërisë dhe Kosovës. Duhet të marrin pjesë nëpër takime të ndryshme jo vetëm kulturore dhe artistike por edhe në ato të niveleve të tjera, pse jo dhe akademike. Ndërsa qeveria shqiptare duhet të zbatoj vendimin e marrë për regjistrim, së bashku me organizatat, prindërit dhe aktivistë shqiptarë, duhet të forcojnë ndjenjën e të qënit shqiptarë.

Të dashur bashkëatdhetarë, shtë vënë re se pas vendosjes së bustit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Londër, bashkatdhetarët tonë kryejnë vizita dhe shprehin nderimin e tyre për këtë figurë tonën historike me përmasa ndërkombëtare. Dëshirojmë të shprehim krenarinë dhe mirënjohjen tonë për këto akte patriotike që na bëjmë të jemi edhe më të dedikuar në shërbimin tonë ndaj bashkësisë shqiptare në Britaninë e Madhe.

Ë

TËRHEQJE VEMENDJE NGA ANA E AMBASADËS SHQIPTARE NË LONDËR

Krahas falenderimit për aktet e nderimit ndaj bustit të Skënderbeut, do të dëshironim gjithashtu të tërheqim vëmendjen ndaj atyre bashkëatdhetarëve të cilët nuk tregojnë respekt ndaj hapësirës së lulishtes ku është vendosur busti. Për këtë kemi marrë shkas nga një ankesë e ardhur nga autoritetet e Westminster Council mbi dëmtimin e luleve dhe të bimëve të mbjella në lulishte prej vizitorëve që shkelin lulishten. Shfaqja e respektit për monumentin tonë duhet të shoqërohet patjetër edhe me rrespekt për mjedisin dhe ndjeshmërinë e rezidentëve lokalë të cilët nëse shohin se do vijojë kjo praktikë mund të shkallëzojnë ankesën deri në mosdurim.

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 7

Cameron kërkon një tjetër mandat
N
ë prag të daljes së një raporti, ditën e hënë, për performancën e koalicionit qeverisës në Britani, kryeministri David Cameron ka lënë të kuptohet se ai do të qeverisë deri në vitin 2020, nëse fiton në zgjedhjet e ardhshme. Duke folur për gazetën “The Sunday Telegraph” të Londrës, Cameron tha se ai synon të çojë përpara axhendën e reformave, ndërkohë u kërkoi kritikëve të koalicionit t’i japin fund ankesave. Kryeministri britanik pritet, në javët e ardhshme, të mbajë një fjalim përcaktues për marrëdhëniet e Londrës me Bashkimin Europian. Për këtë çështje, Cameron theksoi se Britania ka një rol për të luajtur në Europë, por “ne nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si funksionon marrëdhënia për momentin, ndaj dhe kërkojmë ndryshim”. Zgjedhjet e ardhshme në Britani zhvillohen në 2015, teksa konservatorët arritën të krijonin një qeveri koalicioni me liberal-demokratët, pas rezultatit shumë të ngushtë në zgjedhjet e kaluara. Gjatë qeverisjes, për shkak të reformave të thella ekonomike, janë jo të paktë britanikët që janë prekur, çka ka shtuar pashmangshmërisht pakënaqësinë ndaj kësaj qeverie dhe të dy partive që janë në koalicion, sidomos ndaj partnerëve të tyre në koalicion, liberal-demokratët, që janë në pikat më të ulta të mbështetjes së publikut, sipas sondazheve të opinionit publik. Rreziku për kryeministrin dhe partinë e tij konservatore, përveç të tjerave, vjen edhe nga forcimi i një partie tjetër mjaft euroskeptike që, nëse sondazhet do të përktheheshin në mandate, do të çonte në humbjen automatike të konservatorëve në zgjedhjet e ardhshme, duke lënë mënjanë diferencën që ata kanë aktualisht me Laburistët e opozitës.

Referendumi në Britaninë e Madhe
jalimi i rëndësishëm i kryeministrit britanik, David Cameron, për të ardhmen e Britanisë në Bashkimin Europian, duket se ka shqetësuar së tepërmi amerikanët dhe interesat e tyre gjeo-stragjike në Europë.

F

Sipas zyrtarit të lartë të administratës së Obama-s, Philip Gordon, për amerikanët është me interes një zë i fuqishëm britanik brenda BE-së. Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit Gordon, në prag të takimit me homologun e tij britanik, David Lidington, tha se Britania është aleat strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe se “ne kemi një marrëdhënie në rritje me BE-në, si institucion që ka një zë drejt fuqizimit në botë, ndaj dhe duam të ketë një zë të fuqishëm britanik në BE. Kjo është në interesin e Amerikës. Ne mirëpresim një BE, që e hedh vështrimin përpara, me Britaninë si pjesë e saj”. Kryeministri Cameron ndodhet nën një presion shumë të madh nga partia konservatore për një referendum dhe ka premtuar se konservatorët do t’i ofrojnë votuesve një “shans real” për pozicionin e Britanisë në BE, në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2015. Cameron kërkon që të jetë brenda BE-së, por kërkon ripërcaktimin e marrëdhënieve mes Londrës dhe Brukselit. Ndërhyrja amerikane, në debatin për të ardhmen e Britanisë në Europë, konsiderohet si një zhvillim

mjaft interesant nga analistët, pikërisht në prag të fjalimit të rëndësishëm, që pritet të mbajë pas disa javësh kryeministri britanik, i cili mund të ndërrojë kursin e rrugëtimit britanik nëpër Europë. Opozita e ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit, pasi sipas saj Cameron është më i interesuar për unitetin e partisë së tij, sesa për interesin e vendit. Për amerikanët, britanikët kanë qenë dhe janë historikisht aleatët më të mëdhenj të saj në Europë dhe përmes tyre, shohin edhe realizimin e shumë interesave amerikane në kontinent, ndërkohë që britanikët, përveç shumë arsyeve të tjera, nuk mund të injorojnë shqetësimin amerikan në këtë pikë.

ARBEN MANAJ

J

eni merzitur me Hvarin dhe Brindizin? Provoni Shqiperine. Me nje bregdet prej 380 miljesh te gjate, dhe hisen e saj te fshatrave te bukur buze detit e rrenojat romake, plazhet e Adriatikut po njihen si Kroacia e ardhshme midis kerkuesve aventuriere te plazheve... ” Kjo eshte vetem nje pjese e prezantimit mjaft interesant, qe i eshte bere se fundmi Shqiperise, si nje destinacion i rralle turistik, nga media prestigjioze britanike “The Guardian”. Edhe pse ne mes te sezonit te ftohte te vitit, ne nje artikull te posacem te rubrikes “Travel”, vendi yne prezantohet prej saj si nje nder destinacionet turistike me te preferuar per vitin 2013. Nje gje te cilen ne fakt, jemi mesuar ta degjojme te flitet rreth saj kryesisht ne prag te stines se veres dhe pergjate saj. Por duket se “The Guardian”, ka vendosur ta beje me heret kete fushate promocionale per vendin tone, sa i perket kapaciteteve turistike qe ai shfaq ne te vertete. Konkretisht, duke e renditur Shqiperine mes 20 plazheve me te volitshme, qe nje turist ka ndermend te frekuentoje gjate sezonit te ardhshem turistik, artikulli ne fjale, nis qe ne hyrje te tij duke u ilustruar me nje fotografi nga plazhi i Ksamilit, i cili pershkruhet si nje nga ndalesat e pushimit te ri detar 7 netesh, ne vendin tone. “Nje pushim i ri prej shtate netesh eshte nje prezantim i mire, duke u strehuar ne qytetet historike, rrenojat bizantine dhe otomane e plazhe te shumta me rere te bardhe, lagunat dhe gjiret", citon me tej ai. E vene keshtu, ne qender te vemendjes per aspektin e saj turistik, Shqiperia renditet denjesisht nga “The Guardian” mes vendeve te famshme ne bote per te. Respek-

“The Guardian” ftese per turistet: Provoni Shqiperine!
spektivat me interesante per udhetimet e shpejta gjate vitit 2012. Agjencia Lonely Planet, ashtu si ne vitin 2011 edhe ne 2012 e vleresonte Shqiperine si nje destinacion mbreselenes turistik. Gazeta italiane “La Stampa”, ne nje artikull ne muajin gusht e cilesonte Shqiperine, si nje vend “te bukur dhe mikprites”. Nje nga revistat me te medha turistike ne SHBA, “Frommer’s”, gjate vitit 2012 ka sugjeruar udhetimin ne Shqiperi duke e renditur vendin tone ne krye te listes. Agjencia “Travel MSN”, e cileson Shqiperine si nje nga destinacionet me te nxehta per vitin 2012. tivisht, artikulli i lartpermendur, citon se pervec Shqiperise, nder plazhet me te volitshme per te kaluar pushimet gjate ketij viti ne te cilin sapo kemi hyre, ishullin Santa Maria ne Azore; Ishujt Kanarie; Marina di Venezia ne Itali; Siciline apo rajonin e Pulias, qe ndodhen ne jug te Italise; plazhin e Amalfit ne Napoli, e duke vijuar me pas me Silver Island ne Greqi, Korfuzin, Kanadane, Kenian, Antalian ne Turqi, Istrian ne Kroaci, Malten, Spanjen, Portugaline dhe Sardenjen. Gjithcka, mesa duket, nje aureole e ndritshme e destinacioneve me te preferuara turistike, mes te cilave Shqiperia duket se ze nje vend te vecante, sigurisht, qe edhe te merituar. Mediat prestigjioze boterore, jehone turizmit shqiptar Bukurite natyrore te Shqiperise kane terhequr vemendjen e mjaft medieve nderkombetare dhe botimeve turistike gjate vitit qe lame pas. Gazeta nderkombetare si “The Guardian”, “Financial Times” dhe agjenci on-line si “Huffington Post” e “Reuters” i kane kushtuar jo pak vemendje turizmit ne Shqiperi gjate vitit 2012. Duke vleresuar bukurite natyrore, ato u kane sugjeruar lexuesve udhetimin ne Shqiperi. Nder mediat nderkombetare qe kane vleresuar turizmin dhe bukurite natyrore ne Shqiperi eshte dhe Al Jazeera. Ne nje reportazh te publikuar ne tetor e cilesonte Shqiperine si nje “pasuri te Europes”. Prestigjozja Financial Time e ka vleresuar Shqiperine, si nje nga perKompania, Cox&Kings, e cila eshte nje nga shoqerite me te vjetra te udhetimeve ne bote e ka pozicionuar Shqiperine ne vendin e katert per vitin qe lame pas ne listen e vendeve qe rekomandon te vizitohen. Agjencia “Travel MSN” shkruante ne uebin e saj se “se bota po zgjon ngadale potencialin natyror dhe historik te ketij vendi”.

TRANSPORT MALLRASH ANGLI-SHQIPERI-KOSOVE
SHERBIM I SHPEJTE DHE I SAKTE

E vetmja autoshkolle qe perdor instruktore qe jane te kualifikuar plotesisht
AA Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze Na kontaktoniper ofertat e fundit

NA KONTAKTONI TEL:07737 597 000 07507 444 654

Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor Kontaktoni Artanin

toni.79-@hotmail.com

07769628835

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 9

JETA FOODS
www.jetafoods.co.uk jetaltd@yahoo.co.uk

Nga data 10 shtator e hapur edhe me pakice nga ORA 10.00-16.00 nga E HENA NE TE SHTUNE.
TE PREMTEN DHE TE SHTUNEN nga ORA 10.00-18.00

OFERTE Kush shpenzon me shume se £40 perfiton nje pako caji origjinal SKENDERBEU

JETA FOODS JU URON GEZUAR

JETA FOODS Unit 4 Excalibur Works 13 Argall Avenue Leyton London E10 7QE

07852230043

A Class Motors
Me eksperiencë 12 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike BEJMË GJITHASHTU si dhe rregullimin e EDHE KONTROLLIN tyre, -Goma TEKNIK (MOT) -Regjistrimin e gomave Garazhi ynë është -Saldime, -Modifikime, i liçensuar për lëshimin -e shumë shërbime e çertifikatës së emotisë të tjera Nese thoni se Gazeta Mos harroni! “The Albanian”keni shkuar ngaZBRITJE përfitoni; *10%
Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

A keni probleme me kalimin e testit per marrjen e pasaportes Britanike? LONDON NORTH ACADEMY LTD NE NDIHMEN TUA J JU DUHEN VETEM PER 9 ORE 182 SEVEN SISTERS ROAD FINSBURY PARK LONDON N7 7PX TEL:0207263 7804 MOB: 079 4436 7779

aktualitet NGA GENC DRINI
hkuarja pas ideve gjysmake, mëdyshjet dhe ecjet në rrugët e paqarta gjithmonë sjellin shkatërrim. “Pavarësisht nga zërat ndërkombëtarë që po shprehen kundër Bashkimit Kombëtar të shqiptarëve, politika, veprimi diplomatik dhe veçanërisht e nesërmja i përkasin fushës të së panjohurës. E ardhmja fshihet në tetë të nëntat e fshehura të ajsbergut ”. Pa mohuar se për të marrë vendime të tilla gjeopolitika kthehet në një faktor me peshë, më së pari është e rëndësishme të analizohet se çfarë mendojmë dhe çfarë duam ne vetë shqiptarët për punët tona aq më tepër parë në perspektivën e së nesërmes që nuk përsërit kurrë të sotmen. Deklaratat e bëra nga dy liderët shqiptar të shtetit dhe politikës , në Shqipëri dhe në Kosovë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë me të cilat janë njohur të gjithë kanë kapërcyer mbi formalitetin e ekzistencës së dy shteteve shqiptare dhe janë shprehje kundër ndarjes së shqiptarëve në disa shtete dhe për herë të parë është kërkuar Bashkimi Kombëtar. Në të njëjtën kohë kanë ngjallur një mori reagimesh. Ne do marrim në shqyrtim pikërisht tezat e kundërta që tregohen të rezervuara ose i kundërvihen haptas Bashkimit Kombëtar që janë hedhur dhe vijojnë të hedhen në shtyp dhe ekranet tona duke filluar që nga fund nëntori i vitit 2012. Këtë radhë do merremi me tezën “ Pacolli”që sipas mbrojtësit të saj ngulmon vetëm për një bashkim ekonomik duke quajtur relativisht të pa nevojshëm kapjen pas idesë së Bashkimit Kombëtar të dy shteteve shqiptare. Zëvendës kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli i shtroi idetë e tija në emrin vetjak në emisionin ‘Tonight’’ të datës 22 nëntor 2012 në TV ‘’Ora News’’. Tregoj se është nismëtar i një projekti ekonomik të përbashkët në mes Shqipërisë, Kosovës, dhe hapësirave të shqiptarëve në trevat shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi. Si president i kësaj lëvizje ai e parashtroj projektin e tij për të cilin foli më pas me dt. 28 dhjetor 2012 para opinionit në Shqipëri gjatë një aktiviteti në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës dhe kolegjin “Fama” në Prishtinë. Aty shpalli dhe “ Lëvizjen për Union Ekonomik Shqiptar” mbi konceptin se bashkimi duhet të vijë nga ekonomia. Lëvizja e re e mbështetur nga akademikë, studiues dhe biznesmenë, pritet të përcaktojë piketat dhe idetë e reja për nxitjen e një ndryshimi politik dhe ekonomik për të gjitha trevat shqiptare dhe propozon ngritjen e disa mekanizma. “Kjo lëvizje do të ofrojë softuerin kombëtar: idetë, strategjitë, platformat për këtë union”, tha Pacolli por që pavarësisht se nuk u shtrua e kundërta, sipas tij: “Bashkim kombëtar duke prishur Aleancën me Perëndimin nuk ka. Me këtë ide aleanca me Perëndimin forcohet!”. Ky pozicionim i ri i tij relativ që është një hap mbi intervistën e tij të 22 nëntorit, vjen pas deklarimit të politikanëve shqiptar në Tiranë dhe Prishtinë për Bashkim Kombëtar dhe Pacolli përpiqet të ngrihet në nivelin e këtyre zhvillimeve të reja politike por mbetet i rezervuar, pra i pa kuptueshëm në dilemat e tija. Për të parë më qartë idetë e tija duhet të kthehemi në intervistën e dhënë. Ai tregohet i shpejtë në përgjigje, shumë energjik në të njëjtën kohë relaksues dhe i ngrohtë për dëgjuesin. Ndihet përgjegjës për çfarë flet, idetë dhe synimet i ka shumë të qarta. Kur pyetet nga intervistuesja nëse bashkëpunimi në mes Shqipërisë dhe Kosovës po ecën në mënyrën e duhur, ai shprehet ‘’jam shumë i inkurajuar, ka filluar një erë e re bashkëpunimi në mes dy pjesëve të kombit. Jam mbështetës dhe ithtar i fuqishëm i kësaj ideje. Kur isha president, në Parlamentin shqiptar pata potencue se Bashkimi Kombëtar duhet të fillojë me bashkimin ekonomik, me krijimin e një hapësire të gjerë të veprimit ekonomik. Ajo duhet të tërheqë me vete lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave , kapitaleve, e pse jo ajo do sillte me vete dhe ramjen e kufijve‘’. “Lëvizja që e kam filluar po vepron, ideja është që kjo lëvizje të institucionalizohet, së shpejti duhet të krijojmë një treg të përbashkët.’’ Skicon kështu ngritjen e njërës nga shtyllat, bazën ekonomike me të cilën sipas tij duhet të fillojë Bashkimi Kombëtar dhe nisma filloj me parashtrimin e saj siç u paraqit një paragraf më lart. Fjalë, fjalë, ia pret intervistuesja Pacollit, dhe konstatimi i saj është i drejtë se

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 11

S

Kundër “ bashkimit de juro e de facto” të PACOLLIT, dhe kundër frenuesve të Bashkimit Kombëtar
nevoja për një treg të përbashkët ndërshqiptar dhe më tej për një strategji zhvillimi mbarëkombëtare është shprehur vazhdimisht nga politika dhe biznesi por ka mbetur veç dëshirë dhe ide dhe është vonuar me pasoja të rrezikshme për zhvillimin tonë. Kush e pengon? Si një këmbanë alarmi duhet marrë nënshkrimi në fund të nëntorit në Tiranë në një takim të të gjithë ministrave të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor i strategjisë së zhvillimit të v.2020 të këtyre shteteve për bashkëpunimin në sektorët e ekonomisë, arsimit, kulturës etj. pikërisht mbi ato parime të bashkëpunimit që përmend Pacolli. Para se të arrijmë marrëveshjen ndërshqiptare jemi futur veçmas nga njëri tjetri, me ekonomitë tona të vogla dhe të copëzuara në vorbullën e marëveshjes komplekse ballkanoperëndimore. Të tjera marrëveshje i lidhin përsëri shqiptarët veçmas nga njëri tjetri në shtetet ku janë me shtete të BE. Është koha e fundit për realizimin e një projekti ekonomik bashkues ndërshqiptar. O sot o kurrë para se koha dhe marrëveshje të tjera si këto të prodhojnë dhe forcojnë lidhje ekonomike rajonale dhe ndëreuropiane që vetvetiu i kundërvihen qendërzimit të ekonomisë së shqiptarëve e reduktojnë dhe shpërfillin atë në një ekonomi në shërbim tejet sekondar për ekonomitë tjera dhe na varfërojnë. Duke e konsideruar bashkimin ekonomik në mes shqiptarëve si një pjesë përbërëse përbrenda projektit të Bashkimit Kombëtar urojmë që bashkimi ekonomik të bëhet sa më parë. Në këtë rast, udhë të mbarë diskutimit dhe zanafillës së projektit Pacolli. Pas optimizmit të parë që marrim nga deklarimi i Pacollit, le të analizojmë logjikën e brendshme të ati deklarimi dhe të kuptojmë më mirë idetë në interesin perspektiv të shqiptarëve:’’ ‘’Jam ithtar i Bashkimit Kombëtar që fillon me bashkimin ekonomik’’. Sipas këtij deklarimi del se në rrugën për në Bashkimin Kombëtar ky bashkim ekonomik është vetëm një hap-fillimi. Dhe mbetemi me këtë përshtypje përgjatë intervistës, po gjithçka ndryshon kur nga fundi i emisionit intervistuesja Tare e kalon pyetjen e bërë në fillim në terrenin real politik brenda dy nënpyetjeve: ” Dy shtete shqiptare në 100 vjet! Si do të ishte më mirë për të ardhmen e shqiptarëve në rajon? A është më mirë për në Europë një shtet i bashkuar, apo dy shtete veçmas? Përgjigjja e Pacollit është befasuese. Befasuese sepse e kundërt me atë që shprehu më parë. Por dhe shqetësuese në brendinë e saj sepse e kundërt me vullnetin, historinë, pritshmërinë, interesat tona kombëtare ashtu si i shohin të gjithë shqiptarët tjerë dhe për të cilën është aspiruar dhe luftuar gjithmonë. Pacolli sheh vetëm bashkimin e ekonomive të Shqipërisë dhe Kosovës si të mirë, por shqiptarët i don të ndarë në dy shtete dhe shprehet: ‘’Do them opinionin tim personal, dy shtete, kështu siç janë, me dy vota jemi më të fuqishëm, pra de juro dy shtete, po de facto unë do bëja punën time këtu në rajon. Askush s’na pengon që të kemi ligje të njëjta, rregulla të njëjta, më mirë është të jenë dy shtete siç janë sesa një, sepse atëherë do kemi dy vota në BE’’. Dhe përpiqet të sqarojë arsyen e këtij gjykimi dhe përsërit: “ shqiptarët ‘’de juro” duhet të jenë dy shtete, pasi dy vota janë shumë, ndërsa ‘’de facto’’ duhet të jenë një, të mendojnë, punojnë dhe të jetojnë njësoj.’’ Ky opinion i shprehur në atë intervistë nga Pacolli, nuk do të thotë aspak se shpreh dhe mendimet e t’ia të vërteta dhe as ne nuk do t’ a konsiderojmë si të tillë, dhe duam të besojmë në këtë që themi. Nuk do marrim në konsideratë as rastin se ai foli kështu për arësye të respektimit formal të situatave dhe konjukturës aq më tepër në këtë fazë bisedimesh të shtetit të Kosovës me shtetin e Serbisë. Nuk do marrim në analizë as se në çfarë rrethanash të veçanta mund të vlente kjo tezë e tija. Në datën kur u dha intervista me 22 nëntor kjo mund të kuptohej disi, por pas deklarimit që Kryeministri i Kosovës bëri me rastin e 28 nëntorit për Bashkim Kombëtar kjo rezervë “konjukturale” e tij duhet marrë e tejkaluar dhe nuk ka pse të qëndrojë më. Analiza më poshtë do vazhdojë të bëhet vetëm formalisht mbi deklaratat e dhëna nga Pacolli në “ emisionin Tonight” dhe do t’i emërtojë ato si të Pacollit, por do t’i diskutojë ato vetëm si ide. Analiza në këtë rast nuk i drejtohet aspak atij si person dhe nuk e quan atë mbartës të vërtetë të atyre ideve. Do t’ i drejtohet vetëm atyre shqiptarëve që për motivet nga më të ndryshmet vetiake, partiake ose dhe ndonjërit të shtyrë me vetëdije apo pa vetëdije drejt interesave të huaja për shqiptarët, po shfaqen e flasin pa u lodhur për dy shtete shqiptare dhe janë kundër Bashkimit Kombëtar. Po nëqoftëse dhe Pacolli kur është shprehur kështu nuk është shprehur për konjukturë por është i bindur se është më mirë për shqiptarët të jenë “de juro dy shtete, po de facto një”, atëherë kjo analizë kuptohet se i adresohet dhe atij vetë. Ideja e mësipërme “de juro dy shtete, po de facto një”, është gjysmake dhe mëdyshjet dhe rrugët gjysmake gjithmonë sjellin shkatërrim. Shqiptarët duhet duhet të jenë shumë të qartë për të ardhmen e tyre, prandaj duhet t’i diskutojnë hapur pa komplekse idetë dhe rrugën që duhet të ndjekin. Meqë Pacolli e sheh me përfitim përjetësimin e ndarjes në dy shtete, çfarë argumentesh paraqet? Paraqet vetëm “dy votat” që mund të kishim në BE. Ky është dhe argumenti i vetëm, e mira e vetme që ofron dhe nuk shton asgjë më tej. Si biznesmen i mirë ai duhet të shpaloste bilancin e plotë, pra fitim -humbjen, dhe jo vetëm fitimin, pra të tregojnë dhe çfarë humbasin shqiptarët nëse do mbeteshin dy shtete? Por nuk e bën. Atëherë na mbetet ne të pyesim çfarë është gati që të sakrifikojë Pacolli në altarin e “dy votave”? Për dy vota, diku larg, një e mirë krejt e dyshimtë, e paqartë, dhe krejt, krejt sekondare nga vlera, Pacolli është gati të sakrifikojë interesin madhor dhe të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, që siguron ruajtjen e unitetit, ruajtjen e ndërgjegjes kombëtare, mbijetesën si komb dhe mirëqenien. Është gati të sakrifikojë Bashkimin Kombëtar që na garanton siguri kombëtare nga trysnitë dhe rrëmujat rajonale që sot i ndjejmë në kurriz dhe trysnitë e nesërme që do të sjellë historia. Për tymnajën e “dy votëzave” pranon t’i lerë shqiptarët të ndarë në dy shtete, dhe pesë gjashtë shtete, ashtu si na kanë copëtuar. Një qëndrim ky i ndryshëm nga i shumicës dërmuese të shqiptarëve që të mirën e kanë parë dhe e shohin te bashkimi dhe jo te ndarja së cilës ia kan parë sherrin shumë rëndë tash 100 vjet. Fitimi që iu ofron teza Pacolli nuk u thotë asgjë. Nuk jemi shumë, por duan që të ndahemi që të jemi edhe më pak, ashtu si në përrallën e tre qeve dhe ujkut. Ose duan të na gënjejnë me “copëza pasqyrash” që të harrojmë bashkimin dhe të mbetemi përsëri të copëzuar. Teza për dy shtete shqiptare “de jure” të ndarë nga njëri tjetri e çon në dezintegrimin gradual të kombit shqiptar. Dhe është për të kujtuar se kjo tezë ndarëse hudhet sot në momentin e jashtëzakonshëm pozitiv kur energjitë e kombit shqiptar po shpërthejnë dhe historia i fton dhe shtyn shqiptarët për të realizuar Bashkimin Kombëtar. I fton për të treguar forcën reale që kemi dhe që na e mbajtën të ndrydhur, të shtypur dhe coptuar përgjatë 100 viteve. Nuk gjindet ndonjë komb në botë që nuk do ta kapte fluturim rastin për bashkim për të mos e lëshuar më kurrë nga dora! Duke u përpjekur të shohim në ndër-relacionin e përgjigjeve të Pacollit, në fund të fundit çfarë bën ai me deklarimin e mëpasëm për dy shtete? Tradhëton unitetin e idesë së vet që shprehu me bindje në fillim kur tha se është për Bashkim Kombëtar dhe kthehet në ithtar të ndarjes de juro të kombit shqiptar në dy shtete, në dy pjesë. Dhe meqë shqiptarët jetojnë në gjasht shtete i bjen që ai është dakord që de jure shqiptarët të jenë të shpërndarë në gjashtë shtete. Por “ama” shton në utopinë e tij që askush nuk na pengon që ata dy shtete, të punojnë e mendojnë de facto si një. Me shqiptarët në shtete tjera siç duket duhet të merret biznesi. Kështu mohon, e këput në mes në dy copa e shumë copa tezën e Bashkimit Kombëtar që mbrojti në fillim, e bën krejt të paqenë. Atëherë kur foli në fillim për bashkim a mos qe vetëm një fishekzjarr për të zgjuar një iluzion? Shohim se më pas dy copat shqiptare, apo të gjashtë copat i braktisi politikisht në mes të rrugës në fatin ku veçmas koha dhe rrethanat i kanë hudhur, dhe do vazhdonin t’i përplasnin njëra me tjetrën. Kështu brënda të njëjtit komb shqiptar Pacolli kërkon të jetësohen dy grup entitetesh. I pari të përbëhet nga dy entitete shtetërore të ndryshme, dy shtete apo gjashtë, njëri shteti i Shqipërisë dhe tjetri shteti i Kosovës, apo dhe të tjerë, dhe i dyti të jetë një entitet ekonomik i përbashkët i të gjithë shqiptarëve brenda gjashtë shteteve….Po çfarë të mirash sjell ky gërshetim i gashtëcopëzimit në shtete të ndryshme dhe i një njësimit ekonomik? A është i mundur? Është brenda natyrës së marrëdhënieve që krijohen që në mes entitetit ekonomik dhe entitetit që merr vendime politike shtetërore qoftë edhe brënda një shteti të ndodhin përplasje. Po kur në njërën anë kemi një entitet ekonomik të përbashkët që do t’i nënshtrohet ligjeve dhe urdhëresave që dalin nga dy entitete politike shtetërore, siç janë shteti shqiptar dhe shteti i Kosovës, pra nga dy shtete të pavarura që marrin vendime të pavarura, atëherë entiteti i përbashkët ekonomik mbetet në mëshirën e vendimeve të këtyre dy entiteve politike shtetërore vendimëmarrëse të pavarura. Funksionimi dhe perspektiva e marrëveshjes ekonomike është e rrezikuar thellësisht. Vendimet shtetërore të dy shteteve mund të jenë të ndryshme dhe të shumtën e herëve nuk kanë si mos të jenë të ndryshme, atëherë këto do çonin në përplasje që nuk do vononin të shfaqeshin edhe në fushën ekonomike. Një veto e njërës anë mund të blokonte çdo gjë. Kur kemi vendime nga të gjashtë shtete ku ndodhen shqiptarët, katër prej të cilëve janë në kundërshti të plotë me shqiptarët, është e vetëkuptueshme se çfarë ndodh, aq më tepër se shtetet me shumicë jo shqiptare zgjedhin ato vetë rrugët e zhvillimit dhe të kundërvihen. Çfarëdo përfytyrimi tjetër optimist që mund të ofrohet bëhet vetëm për të sugjestionuar shqiptarët. BE- ja vetë e filluar dikur si bashkim ekonomik, me treg të përbashkët dhe është ngritur sot madje në një lloj supershteti me plot institucione të përbashkëta që kontrollojnë çdo gjë, me parlament të përbashkët, qeveri dhe me president përmbi ato të shteteve sovrane dhe të pavarura, pra me një superadministratë kolosale, e prapë përshkohet tash e parë nga rreziku i mosfunksionimit dhe shpërbërjes. Kjo se për arsye të ndryshme të brendshme qeveritë e shteteve që e përbëjnë marrin vendime dhe mbajnë qëndrime të ndryshme, tërheqin drejt vetes dhe ç’balancojnë situatën. E megjithëse disponon mjete kolosale financiare prapseprap kjo BE ballafaqohet me vështirësi kërcënuese deri dhe rrënuese. Duke filluar me rrezikun për eurozonën. Të kujtojmë deklaratën sipas “Reuters” të Ministrit të Financave të Gjermanisë W. Schauble bërë të premten me 29 nëntor 2012 se “ një falimentim i Greqisë mund të çonte në një shpërbërje të eurozonës’’. Është e njohur dhe thuhet vazhdimisht se vetë BE është përballë dilemave për ekzistencën e vet. Mund të rezultojë një projekt i provuar dhe i dështuar. Së dyti tregu i përbashkët ndërshqiptar do duhet të përfshinte jo vetëm dy shtetet shqiptare po dhe shqiptarët në shtetet jo shqiptare si Serbia dhe Maqedonia p.sh. të cilat nuk do kishin asnjë arsye të mendonin për konsolidimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve. Të gjithë shqiptarët janë për projektin europian dhe që ne do ta ndjekim, por në këtë fazë për ne është vetëm projekt pra që dhe mund të mbesë në gjysmë të rrugës, qoftë dhe vetëm për ne. Qoftë edhe vetëm për këtë dyshim të arsyeshëm, pa rreshtuar dhe një mori arësyesh të pa tjetërsueshme interesash kombëtare nuk kemi përse sakrifikojmë projektin e gjallë dhe të domosdoshëm shqiptar dhe primar para të gjithave, Bashkimin Kombëtar. Detyrë madhore dhe projekt me vlera të jashtëzakonëshme për të ardhmen e shqiptarëve parë në planin ekonomik, shpirtëror dhe të mbijetesës së shqiptarëve në këtë botë të turbullt. Dhe përse do t’a bënim këtë sakrificë kolosale sipas Pacollit e ndonjë tjetri? Për dy “votëza” eterike diku e dikur në BE…me të cilat do “t’a tundnim brijësh” BE-në…! Dy shtete të dobëta “dy votëza” edhe më të dobëta që nuk çojnë as pluhur...! Më parë shqiptarët do bashkohen në një shtet të fortë dhe të futemi në BE me një votën e një shteti të fortë. De juro e de facto Pacolli përpiqet t’a paraqesë si të pa dëmshme këtë ide. Për mbrojtje zgjedh konceptin jo funksionues: ‘’de juro e de fakto’’. Me ‘’de juro’’ don të thotë se jemi para faktit të, dy shteteve të ndryshme të pavarura nga njëri tjetri. Të pavarur do të thotë se qëndrimet dhe vendimet e njërit shtet do jenë të pa varura nga vendimet e shtetit tjetër dhe do jenë relativisht të ndryshme, mund të jenë dhe të kundërta, dhe s’ka si të jetë ndryshe. Që të dy shtetet të ishin ‘’de facto një’’, do të duhej të ndodhte e kundërta që dhe vendimet e këtyre dy shteteve shqiptare të ishin identike, ndryshe dhe detyrimisht shtetet dhe të dy pjesët e kombit shqiptar do të rrëshqisnin në rrugë të ndryshme. Por shtetet nuk mund të jenë sozi të njëri tjetrit, kanë dinamika të ndryshme dhe pra as nuk mund të jenë dhe as nuk mund të veprojnë ‘’de facto si një’’. Sipas Pacollit shtetet duhet të jenë në të njëjtën kohë “edhe dy edhe një”. Jemi në ujrat e vullnetit të mirë por në retë e utopisë. Është e çuditshme kur e ofron këtë formulë një njeri racional, që ka vepruar me sukses dhe është shprehur se njeh labirintet dhe të papritura e marrëdhënieve të komplikuara ndërnjerëzore. Ndoshta kjo rrjedh tek Pacolli nga një mospërputhje në mes koncepteve të afarizmit dhe biznesit me ato të politikës që e ka pranuar dhe ai vetë duke thënë se kur hyra në politikë e pashë se politika nuk është e sinqertë, po unë do vazhdoj të jem i tillë. Po politika si do vazhdojë të jetë? E lemë në një anë këtë parashtrim që të bëhemi më konkret dhe të shohim sesi kërkon t’a arrijë Pacolli realizimin e pjesës së dytë të konceptit atë që dy shtetet ‘’të jenë de facto një’’? Sado e vështirë dhe e pamundur që të jetë për ne, për të është shumë e lehtë dhe këtë e bën nëpërmes foljes ‘’duhet’’ , dhe shprehet: Unë do bëja punën time këtu në rajon. Askush s’na pengon që të bëjmë ligje të njëjta, kushte për krijimin e marrëdhënieve ekonomike të njëjta.” Të jetojmë njëjtë, të mendojmë njejtë, askush s’na pengon”. Shprehja ‘’të jetojmë njëjtë, të mendojnë njëjtë ‘’, është subjektive. Shpreh dëshirë por mbetet dhe jeton vetëm si retorikë. Retorikë mbetet dhe vullneti I parealizuar që shpreh Pacolli se “Askush s’na pengon që të kemi ligje të njëjta, rregulla të njëjta”. Dhe ja shteti i Kosovës po bën pesë vite që është shpallur dhe ligjet e ndërtuara nga parlamenti I Kosovës janë krejtësisht të pa përputhëshme me ato të Shqipërisë. Si ia kanë lejuar vetes dhe çfarë e ka penguar Pacollin dhe partinë e tij që është pjesëmarrëse në parlament dhe në qeveri që përgjatë pesë viteve të fuste frymën për hartimin e ligjeve të njëllojta me ata të Shqipërisë? As dy vëllezër nuk i nënshtrohen aspirates fakultative për të qenë “de facto një” po nuk qenë në të njëjtën tavolinë vendimmarrëse, në të njëjtin parlament, me të njëjtat ligje në të njëjtin shtet . Secili ndjek mendjen, impulsin dhe trillin e vet, merr vendimet e veta, të ndryshme dhe që gjithmonë i duken më të mira, aq më tepër që çdo hap është punë interesash që “përziejnë” ujërat. Sado afërsi që të kenë, edhe kur janë i njëjti komb nuk mund të ecin njëlloj kur rrugët mbeten të ndryshme. Vetë Pacolli si individ kur me zgjedhjen e tij i don shqiptarët të ndarë në dy shtete, ndryshe nga ç’mendojnë shqiptarët tjerë, vërteton këtë liri mendimi dhe veprimi të individit. Dhe është pozicionimi i parë i mirëfilltë i tij kundër qëndrimit të shumicës dërmuese të shqiptarëve të tjerë. Ky ndryshim në mendësi tregon qartë dhe pa mëdyshje se individë të veçantë dhe grupe të veçanta dhe aq më tepër dy shtete të veçanta nuk mund të mendojnë si një, as të punojnë detyrimisht si një, sepse shteti shpreh vullnete njerëzish dhe jo kukullash. Pacolli na vendos përballë një botë ideale në politikë, në të cilën “njeriu i keq, i ndryshmi, ” zhduket, nuk ekziston! Por nuk rezulton kështu, kur e pyesin për rezultatin e AKR në zgjedhjet e fundit në Kosovë ai zgjohet nga idealizimi surreal, megjithëse nuk do t’a kujtojë ai shpërthen: “Është ofendim shumë i madh për qytetarin e Kosovës, i cili në kohë të vështirë shkon e voton në shi e borë e vota e tij të mos shkojë në vendin e vet. Asht poshtërsi, është jo humane, është e ligë dhe kjo nuk duhet të ndodhë.” Pra flet për kundër-

WHOLESALE AND RETAIL

EU FURNITURE LTD We supply major hight street s and stores

Offer a range of different furniture from all over the world at great retail prices

Ofrojme mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj.

Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

TRANSPORTI FALAS KUDO QË TË JENI NË LONDËR

analize
shtarë politik të pandershëm dhe pranon se politika nuk ec gjithmonë në interes të qytetarëve. E njëjta gjë mund të ndodhë dhe në mes dy shteteve, të cilët mund të mos shohin për interesat e përbashkëta të shqiptarëve. Pavarësisht se flet dhe për manipulimet që i janë ba partisë së tij AKR, ndjehet se këtë mllef nuk e ka nga shqetësimi për vete por për manipulimin dhe vjedhjen që i është bërë së drejtës së qytetarit, dhe ka plotësisht të drejtë. Por këtë konstatim të tijin për subjektivizëm në votime dhe deri vjedhje votash që lind nga interesa personale ose të grupit mund t’a përfytyrojmë të shtrirë nesër edhe në secilin nga dy shtetet ku mund të zhvilloheshin forca centrifuge të fuqishme që do bënin të pa mundur hartimin dhe zbatimin e ligjeve të njëjta dhe do ngecnin e shkatërronin çdo platformë të përbashkët. Politika e një shteti është dinamike dhe formën ia japin forca të shumëllojshme që mund të ndërrojnë drejtimin e fenomeneve, marrëdhënieve dhe rezultateve, sistemi politik me shumë parti është një ndër faktorët që përcaktojnë sjelljen e shtetit. Këtë fund nëntorit 2012, Partia Socialiste Franceze për hir të politikave sociale që ndjek është shprehur se është gati të nxjerrë jashtë France gjigandin e industrisë së çelikut firmën e biznesmenit miliarder Lakshmi Mittal, i cili është prezent në saj të marrëveshjeve të mëparshme dhe me partinë e djathtë franceze e cila nuk shqetësohej aq për politikat sociale. Pra jemi përballë një përmbysjeje politike me pasoja ekonomike tronditëse brënda një sheti dhe kjo e shkaktuar nga qëndrime të një partie. Po kur do kishim dy shtete, me dy parlamente, sa mospërputhje do krijoheshin me tërë ato parti? Është kuriozitet të shtojmë se përkundër socialistëve francezë konservatori britanik Boris Xhonson e fton Mittalin në Britaninë e Madhe dhe kjo shkakton dhe një zënkë franko britanike. Pra mjafton vetëm alternimi i klasës drejtuese politike që ndodh periodikisht nga zgjedhjet në dy shtetet Shqipëri e Kosovë, herë me parti të djathta në njërën anë e të majta në anën tjetër e shumë parti të tjera dhe që do përzgjidhnin politika të ndryshme që dhe marrëdhëniet në mes dy shteteve të ngatërroheshin keqas nga vendimet e ndryshme, dhe t’a bënin të pamundur të sjellurit de facto si një. Kujtoni dëmin e rëndë politik që shkaktuan brenda një shteti në Shqipëri nga përplasjet në mes dy partive politike shqiptare veç “për rrethin e Fierit”. Nuk u arrit të votoheshin tre ligje për të bërë të mundur marrjen e satusit kandidat për në Bashkimin Europian , ku dhe përfitoheshin menjëherë ndihma të mëdha financiare në këtë kohë të vështirë të ekonomisë, duke shastisur dhe dëmtuar shqiptarët dhe sigurisht çuditur dhe vetë Pacollin. E sa e sa ndëhyrje europiane dhe amerikane për t’i votuar shkuan krejt huq… Vetëm kjo ngatrresë dhe përrallë e keqe po zgjat dhe jep të njëjtin efekt tash tre vjet dhe ende nuk është zgjidhur. E jo më kur të kemi dy shtete shqiptare ku duhet shumëzuar për dy numri i partive që do votonin për një ligj të njëjtë, shkaqet për kundërshti dhe përplasje do shtoheshin në shumëfish. Ato super organizmat mbi dy qeveritë e parlamentet që propozon plani Pacolli do reduktoheshin në relike pa vlerë pa filluar punën ende mirë. Apo do kërkonim prap arbitrazhet e pa efekt te organizmave të BE për të rregulluar punët e superorganizmave që do ngrinte në këmbë “projekti Pacolli” në mes dy shteteve? Do ti delte punë shtetsë BE së, mund të krijohej ndonjë lloj supervezhguesi ndërkombëtar një lloj “super euleksi…në mes tonë…!” Sipas H.Thaçit, një shtet i dytë shqiptar ai i Kosovës, qe një zgjidhje e mirë e përkohëshme dhe e pjesëshme për shqiptarët, një kompromis, por dhe një hap në rrugën e Bashkimit Kombëtar. Nuk njihen në historinë njerëzore dy shtete sozi të njëri tjetri , ose dy shtete klone. Vetëm në një rast irreal utopik të “ shuarjes” së politikës mund të supozohej se dhe vendimmarrjet e dy shteteve mund të ishin identike dhe koncepti ‘’de jure dy shtete, një de facto’’ të merrte kuptim po atëherë dhe vetë koncepti i dy shteteve do rrëzohej. Nuk jemi në fushën e utopisë po të politikës që prodhon çdo ditë kontradikta dhe kontradiktat sjellin përplasje. Nëse do të pranonim që të jenë dy shtete shqiptare, cila do të ishte e keqja e parë dhe më e madhja? Atë njësim të mrekullueshëm kombëtar që është sot në mes shqiptarëve banorë në qytetet e fshatrat e Kosovës e të Shqipërisë dhe të gjitha trevave tjera shqiptare dhe që po shfaqet energjikisht dhe na urdhëron të shkojmë drejt bashkimit kombëtar ne me duart tona do ta shtynim drejt zbehjes. Kuj do ti shërbenim kështu? Një programim linear jashtë shqiptar që e din mirë se një çarje shkakton një çarje tjetër më të thellë vijon të veprojë e të çajë në mes tonë. Dhe ja “nuk kuptohet” sesi pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës menjëherë mbinë si këpurdhat pak individë dhe grupe të cilët përpiqen që “realitetin e përkohshëm juridik të dy shteteve” që vetë është një çarje në mes shqiptarëve, t’a bëjnë një realitet të përhershëm jo vetëm juridik po dhe të ndërgjegjes dhe përpiqen si djalli ta copëzojnë dhe diversifikojnë kombin shqiptar në dy ndërgjegje të ndryshme. Gjysmën e kombit shqiptar atë që jeton në trevën e Kosovës mundohen ta tjetërsojnë dhe me të sajojnë me një komb tjetër, atë kosovar. Mund t’u ecte sikur shqiptarët e Kosovës të ishin aq naivë dhe t’a linin veten si copa prej dylli në duart e atyre manipuluesve, që t’i shtrydhnin, ti shtypnin e t’i modelonin pastaj sipas qefit të tyre. Përpiqen të shkaktojnë një përçarje të thellë në ndërgjegje, një përçarje të thellë në mes vetë kombit shqiptar aq sa edhe Pacolli besoj se do gjendet ngusht. Cilat janë arsyet e atyre që e propagandojnë? Disa prej këtyre më tepër se nga inkoshienca, nisen nga interesa vetiake egoiste, nga komplekse personale të krijuara në rrethana vetjake të veçanta, ndërgjegje të trazuara ose tejet të dyshimta. Përpiqen të shkatërrojnë unicitetin e kombit shqiptar duke shkaktuar thërmimin e tij dhe rrezikuar mbijetesën e shqiptarëve. Disa bien viktimë e naivitetit të tyre. Ndërsa të tjerë kanë arsye të tjera më të qarta....! Të gjithë manipulohen me nge nga të tjerë “më të zgjuarit”, nga programuesit linear. Pa ta shohim më afër cili është qëllimi i ati programimi linear, qëllimi i atyre që duan t’i tjetërsojnë shqiptarët e trevës së Kosovës në një komb tjetër? Është krejtësisht politik .. Duke sajuar një komb kosovar më së pari kërkojnë që shqiptarët e Kosovës t’i bëjnë të huaj nga të gjithë shqiptarët tjerë kudo që janë. Synojnë të krijojnë një Kosovë në pikëpamje të ndërgjegjes kombëtare njëlloj neutrale ndaj shteteve të tjera rreth Kosovës, ndaj Serbisë dhe Shqipërisë. Nga kjo do dilte se tre nga kombet ballkanikë, ai shqiptar, ai kosovar dhe ai serb do të ishin të baraslarguar jo vetëm si shtete po të baraslarguar edhe shpirtërisht nga njëri tjetri. Atëherë hapet vetëvetiu rruga për vullnetin e lirë që të futet në një treg të përbashkët me njërin prej dy shteteve fqinj dhe madje dhe të bëjë bashkim shtetëror me njërin prej tyre, me cilindo, Në këtë rast shteti i Kosovës, popullsia e të cilit nuk do të ishte një nga kombësia me shqiptarët, mund të zgjidhte një bashkim shtetëror me Serbinë… Aq më tepër se edhe tash për tash ka lidhje shumë herë ekonomike më të mëdha me Serbinë sesa ka me Shqipërinë . Si do të quhej shteti i i? Në rast se serbët “me dhimbje” do pranonin, shteti mund të quhej Serbokosovë. Po nuk do kishte shans që të ndodhte kjo dhe atëherë le të mbetej dhe me emrin Serbi e vjetër apo e re s’ka rëndësi dhe do ktheheshim kështu prapë tek sqetullat sidoqë koloniale të “mikut të vjetër serb”. Enklavat e shumta serbe në Kosovë dhe Mitrovica e Veriut do shërbenin më së miri dhe do rrezatonin nga lumturia… Po shqiptarët e Luginës së Preshevës çfarkombësie do kishin? Nuk do të ishin në shtetin e Kosovës dhe pra nuk do kishin arësye politike pse të quheshin me kombësi kosovare, po serbo preshevas…. Shqiptarët e Malit të Zi po ashtu duhet të formulonin një identitet tjetër se jetojnë në një shtet tjetër dhe shqiptart e Maqedonisë kuptohet se duhet të shkonin pas “trendit” dhe duhet të gjejnë një përcaktim tjetër kombëtar. Dhe shqiptarët e Çamërisë duhet t’a shtrydhin mendjen, po nëse u mungon fantazia, mjafton të marrin adresën e firmës komb-tjetërsuse në Kosovë diku dhe ajo i ven menjëherë në dispozicion nëpunësit e saj kombtjetërsues. E pse të mos krijojmë fundi dhe për çdo katund, e për çdo lagje nga nji komb dhe madje dhe nga një flamur? Shumë flamuj është shumë bukur, sa bukur, liri e vërtetë! Veç kësaj, tregtarët e flamujve mund ta nxirnin vendin nga kriza duke penetruar nëpërmes injorancës, mikroambicieve meskine, dhe përdorimit të një gjuhe pseudo politike. Kjo shkon gjithnjë në shërbim të interesave dhe qëllimeve antishqiptare të fqinjëve, por ama na jep lirinë të “tallemi e të gajasemi nga qefi..”me këta specialistë të përçarjes. Pse vallë serbët e Bosnjes nuk deklarohen kurr një komb tjetër nga serbët? As ata të Vojvodinës, as ata të Kosovës dhe të gjithë serbët kudo që janë plasën për tu bashkuar në një shtet? Përçarja e jonë i shërben më së miri serbëve në unitet të palëkundur. A mos është vepër e këtyre serbeve të bashkuar përçarja që përpiqet të futet ndër shqiptarë? Po, përderisa serbët kanë livadhisur më lehtë mbi shqiptarë pasi i kanë përçarë. Po shqiptarët nuk janë aq naiv sa ta hanë këtë mashtrim qesharak as për mustaqet e Çelove dhe as të kujdo tjetër. Nga çdo shqiptar kërkohet atdhetari e vërtetë, qartësi gjykimi dhe sinqeritet, por kërkohet dhe pritet edhe më shumë veprimtari nga ekselencat e kombit shqiptar. Kthehemi te i vetmi argument i Pacollit i dy votave në BE nëse shqiptarët do mbeteshim të ndarë në dy shtete. Nuk është aspak e thënë se në BE dy shtetet shqiptare do të kenë të njëjtin qëndrim qoftë dhe në votime, por disa herë mund të jenë dhe kundërshtar të njëri tjetrit dhe votat t’i hudhin dhe kundër njëri tjetrit dhe pozicionimi i kundërt mund të shkaktohej nga këndvështrime të ndryshme të seicilit shtet në gjykimin e tij të pavarur. Dy qëndrimin e dy shteteve shqiptare mund t’a bëjnë të mundur dhe të tjerët duke na përçarë për interesa të veta me anën e lobimit herë mbi njëri dhe herë mbi tjetrin nga shtetet shqiptare, edhe mbi persona të veçantë, lobimi është një mjet që Pacolli e quan krejt normal në politikë. Kështu argumenti i “ mirë” i dy votave në BE është relativ dhe pa vlerë reale për interesat tona. Po Pacolli këmbënguli me shembuj për të argumentuar gjykomin e tij, por shembujt që solli për ilustrim qenë analogji krejt të pasakta për tu përdorur. Qoftë vendet nordike me një histori krejt tjetër nga shqiptarët dhe zhvillim shumë të lartë, qoftë ato të Beneluksit ku përfshihen kombe të ndryshme, francezë, holandezë dhe jo një komb dhe janë lidhur mes tyre si brenda një lloj BE-eje të vogël. As rasti i kombit gjerman që i mori si një shembull të ngjashëm me rastin tonë nuk është i saktë dhe referues. Përgjatë shekullit të fundit Gjermanisë dhe Austrisë nuk u ka munguar dëshira për tu bashkuar por pati një vendim të rreptë politik ndërkombëtar që e pengonte bashkimin dhe ishte vendosur nga shtetet fitimtare të Antantës për interesin e shteteve të tyre shteteve që të mos lejonin forcimin e gjermanëve. Pasi Perandoritë e Gjermanisë dhe të Austro-Hungarisë humbën luftën e Parë Botërore, sipas pikës 10 të traktatit të Versajës të 1919 ës Gjermanisë i qe ndaluar që të bashkohej me Austrinë. Hitleri provoi më pas bashkimin me Austrinënë rrugën që i qe ndaluar, me Anshluss në vitin 1938. Sa për Zvicrën, popullsia gjermane aty përbën një përqindje të madhe por ka shekuj që jeton së bashku me dy popuj të tjerë, francezë dhe italianë, një lidhje e determinuar nga hinterlandi gjeografik i veçantë malor i Zvicrës dhe historia. Kongresi i Vjenës i vitit 1815 që rirregulloj kufijtë e Europës, siguroj neutralitetin e Zvicrës, përsëri një vendim politik, kushtëzuar kjo dhe nga tre popullsitë e ndryshme që e përbënin dhe interesat e tre shteteve fqinj të Zvicrës. Kështuqë gjermanët e Zvicrës do votojnë në interesin e shtetit të Zvicrës, sipas bindjes së tre popullsive dhe jo veç si gjermanë. As gjermanët e Zvicrës as të Gjermanisë dhe as të Austrisë si trashëguese e perandorisë nuk do mund të votonin kundër interesave të shteteve të tyre se federata zvicerane nuk mund të rrinte ndryshe në këmbë. Votat në BE nuk i hudhin në përputhje me interesat e kombit gjerman, por në interes dhe sipas pikëpamjeve politike të shteteve të tyre. Dhe gjermanët e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës nuk kanë një treg të përbashkët në mes tyre dhe as ndonjë koncept politik de juro, e de facto. Veç tjerash kanë jetuar me shekuj të ndarë në shtete perandorake dhe kanë shekuj shtete-histori. Krejt ndryshe prej shqiptarëve. Puna del dhe më e ngatërruar brenda shteteve të ndryshme në botën e demokracisë ku futen në lojë dhe programet e ndryshme partiake. Këto ditë “nga opozicioni social demokrat dhe të gjelbërit në Zvicër u hodh në erë marrëveshja fiskale në mes Gjermanisë dhe Zvicrës që u nënshkrua pas traktativave të vështira të qeverisë së Angela Merkel.( “La Republica”, dt. 23 nëntor 2012) Dy shtete që Pacolli i sjell si shembull për t’u ndjekur, nuk arrijnë të votojnë një projekt marrëveshje të arritur me mund të madh. As në BE kurr nuk kemi votim të njëjtë të shteteve ku jetojnë gjermanët, po vetëm në rastet kur ka përputhje interesash me atë që votohet. Po forcave

www.facebook.com/thealbanian.co.uk
politike shqiptare në të dy shtetet e tyre sa vite do t’u duheshin për t’u marrë vesh për një marrëveshje, për t’a prishur njëherë dhe për t’u marrë vesh përsëri? Shembujt ilustrues të Pacollit nuk i shërbejnë tezës së tij, mbeten retorikë e pastër. Duke gjykuar teorikisht dilemën dy apo një, edhe për rastin tonë, mund të thuhet se njëshi është unitet, dyshi është copëzim,. Dyshi është forca e plotë e ndarë në dyshë, pra forcë e përgjysmuar. Njëshi është forca maksimale dhe absolute. Dhe kjo është e qartë në çdo rrethanë. Sa për historinë e shteteve nuk njihet ndonjë rast që të shkohet drejt ndarjeve po drejt bashkimeve. Kështu ndodhi dy herë bashkimi i shteteve dhe gjermanëve në një Gjermani për aq sa i ka lejuar politika botërore, kështu dhe bashkimi i shteteve dhe kombit italian në një Itali e të tjerë…. Madje bashkimi gjerman i vitit 1871 ku u arrit kishte diferenca shumë të mëdha në mes gjermanëve, diferenca dhe largësi shumë të mëdha formimi nga njëri tjetri, diferenca të mëdha religjioze, kulturore, sociale, të gjuhës dhe të historisë brenda popullsive. Po viti 1871 i Bashkimit Gjerman paraqet vetëm hapin e parë, vendimin politik që realizojë bashkimin në një shtet dhe siguroj një proces unifikimi të kombit gjerman dhe që do vazhdonte gjatë. Pas luftës së Dytë Botëror përsëri gjermanët e ndarë forcërisht në dy shtete, bënë çmos derisa arritën të bashkohen në një shtet në vitin 1990. Dhe ne u dashka që të lemë dy shtete shqiptare të ndara për të ‘’përfituar’’ dy vota diku? Dhe për këtë do lejojmë që të copëzohen energjitë politike, ekonomike dhe ato të ndërgjegjes dhe ç’është dhe më e rëndë dhe perspektiva e së ardhmes së shqiptarëve. Koncentrimi është forca dhe jo hollimi që sjell ndarja. Përse dy Gjermanitë nuk u treguan “kaq të zgjuara sa ne” dhe të mbesnin dy, por ‘’ u ngutën’’ u bashkuan dhe u bënë një shtet? Të dy shtetet gjermane bënë sakrifica dhe përpjekje gjigande për tu bashkuar në një dhe nuk pritën që të kenë dy vota në BE? Po përse nuk ndahen sot në dy tre, pesë pjesë që të gëzojnë dy, tre, pesë vota në BE? Askush nuk i ndalon! Konkurentët e tyre do fërkonin të lumtur duart se nuk do kishin më përballë konkurrencën e gjigandit gjerman. Përse grekët nuk ndahen si në lashtësi në qytet shtete dhe të kenë nja dhjetë vota në BE? Nuk mund të mos konstatojmë se mendimi që duhet të kemi de juro dy shtete, përshkohet kryekput nga një këndvështrim interesash të pa deklaruara ose të një krahinarizmi, tribalizmi primitiv dhe naiv. Ndërsa supozimi se de facto duhet të jenë një, të mendojnë, punojnë dhe jetojnë njësoj përshkohet kryekput nga utopia. Koncepti ‘’te kemi de juro dy shtete, de juro një ka lindur i ngrirë ngaqë është konceptuar si situatë preferenciale dhe jo si realitet shpirtëror, jo si realitet ekonomik dhe jo si realitet politik, dhe mbi të gjitha jo si perspektivë e shqiptarëve, por si çvleftësim i plotë i të ardhmes së tyre. Koncepti “pacolli” ofron një situatë që nuk ka vërtetësi, nuk rrezaton as nxehtësinë më të vogël aq sa të zgjojë impulse tek shqiptarët sa të zhyten e kapen në lak nga sematika e kthetrave të ati koncepti. Në horizont shfaqet kërcënuese e vërteta se pa Bashkimin Kombëtar dhe Bashkimi ekonomik ndërshqiptar është i plotësisht i dështuar. Përballë idesë së gjysmake të Pacollit vetëm për bashkim ekonomik dhe treg të përbashkët Inva Tare nuk pret dhe shtron objeksionin e vet:’’Projekte të përbashkëta? interkonjeksioni dështoi…Pacolli përgjigjet dhe dështon‘’Më vjen keq, ka qenë shembulli më i mirë i bashkëpunimit ekonomik, jam i bindur se qeveria shqiptare do të bëjë gjithcka për ta riaktivizuar sërish, ajo e Kosovës e ka pranuar”. Evidencon një vendim në kontradiktë të thellë në mes dy shteteve tona. Dhe këtu Pacolli detyrohet të konstatojë si ‘’fajtor ‘vullnetin e pavarur të qeverisë së shtetit shqiptar që i shkon ndesh vullnetit të shtetit të Kosovës të shprehur qartë, madje dhe intersave të çdo shqiptari. Dhe këtu ngec dhe ëndra drejtëvizore ekonomike e Pacollit dhe kuptohet se bashkë me të mbaron dhe dështon dhe ëndra politike e trajtuar prej tij me konceptin akrobatik de jure e de facto. Janë qeveritë e dy shteteve të pavarura që në dinamikën e kohës dhe rrjedhën e ngjarjeve ushtrojnë pavarësinë e vet duke e thënë fjalën e fundit dhe për mbarëvajtjen e bashkëpunimit ekonomik, ose jo. Sinqeriteti që pretendon Pacolli është vlerë, por analiza politike merret me shkaqet e fenomeneve dhe pyet përse Pacolli mbështet

faqe 14

vijimin e dy shteteve shqiptare dhe nuk u shpreh për Bashkimin Kombëtar, pra për një shtet shqiptar? Pacolli ka ndërtuar personalitetin e tij të suksesshëm në biznes dhe aty do të jetë gjithnjë, ndërsa në politikë u fut shumë vonë, por edhe mund të dalë. Vazhdimi në biznes varet nga vetja, ndërsa vazhdimi në politikë varet dhe nga të tjerët. Pacolli është në mes të dyjave, në mes shtetit të zgjedhur demokratik dhe forcave të pavarura të biznesit midis të cilave zhvillohet një rivalitet i përhershëm për dominim. Kur shteti është një dhe i fortë, forca e tij është dominuese dhe rregullatore e rregullave të lojës në interes të gjithë shoqërisë shqiptare, pra dhe të biznesit. Kur shteti është i dobët atëherë situata merret në dorë nga forcat e biznesit që udhëhiqen vetëm nga interesi dhe ligjet e biznesit. Por biznesi e sheh të mirën e shtetit vetëm në konceptet e veta dhe madje do të donte të imponohej me zgjidhjet e veta. Meqenëse Pacolli në politikë është i përkohshëm ndërsa në biznes aq kohë sa dëshiron, ai nuk mund të influencojë përherë në politikë, si fushëveprimin ashtu dhe kohëzgjatjen në politikë e ka të kufizuar. Kështu Pacolli me instinktin e biznesmenit a mos e sheh veten në konkurrencë me shtetin dhe aq më tepër shtetin e fortë si pengues ? Kërkon vetëm një bashkim ekonomik ku ai vetë dhe bashkimi ekonomik i institucionalizuar të jenë vazhdimisht në krye përballë dy shteteve të dobëta se të vogla? Super-institucioni i biznesit të bashkuar që mund të krijohej në mes shqiptarëve mund të manovronte më lehtë mes dy shtete shqiptare veç e veç sesa i vetëm kundër një shteti të bashkuar shqiptar, për të kaluar pengesat do lobonte me sukses herë në njërin shtet kundër tjetrit duke iu kundërvënë dhe anasjelltas . Edhe nëse kjo është jashtë ambicieve dhe synimeve të Pacollit, janë të tjerë biznesmenë sot a nesër që mund të synojnë pikërisht dominimin e biznesit mbi të dy shtetet. E kur ky biznes është i futur në lidhje me atë të shteteve fqinj me synime të dyfishta, apo qoftë edhe të tjerë më larg, kush do t’i mbrojë interesat e shqiptarëve? Biznesi nuk është shtet! Pacolli iu shmang sqarimit të pyetjes strategjike : “si e shikoni të ardhmen e shqiptarëve në rajon” aty ku përfshihen marëdhëniet e biznesit me të tjerët në rajon, me serbët, maqedonasit, grekët, ku mund të kërcënohet e ardhmja e shqiptarëve dhe intervistuesja nuk arriti t’a rimarrë. Biznesi si gjahtari ekonomik është i nevojshëm por me ambicie kërkon dorë të lirë nga politika për të komanduar ai vetë, prandaj gjahtari politik më i domosdoshmi, është shteti ekulibrues i faktorëve të gjithë shoqërisë. Instinkti politik i popullit shqiptar është i pa gabueshëm ai sot do të garantojë të ardhmen e tij të sigurtë, të ardhmen e pasardhësve, prandaj pa asnjë mëdyshje mbi bashkimin ekonomik ai kërkon instumentin e tij të sigurtë Bashkimin Kombëtar që përfshin dhe siguron dhe atë ekonomik. Interesat madhore të shqiptarëve dhe urtia kërkojnë që shqiptarët të kapin vrik momentin historik që nuk përsëritet më dhe të bashkohen sa s’është vonë dhe jo t’a dështojnë bashkimin për interesa meskine të grupit, partisë, trevës, apo “katundit” të vet. Këto ide përçarëse, dëmtojnë rëndë të ardhmen e shqiptarëve. Nuk jemi as në mesjetën e principatave vocrrake apo të qytet shteteve dhe as të “katund” shteteve, ku të mbizotërojnë paranojat vetiake të shtetit si pronë vocrrake e imja, po në epokën e shteteve të mëdha të fuqishme të përplasura në vorbullën e konkurrecës. Disa miljon shqiptar të ndarë në gjashtë shtete, ndarje më e dhunshme dhe më e thellë e një populli dhe dobësim i qëllimshëm i energjive të tij nuk mund të gjendet në planet. Dhe na thonë disa që t’a pranojmë ketë copëzim mjeran, varfërues shpirtëror dhe material dhe të vetëpohojmë dhe të vetëpranojmë se jemi populli më i pazoti, me qytetarë të rendit të fundit në Ballkan dhe në Europë? Harrojnë se shqiptarët janë të mbrujtur me krenari kombëtare dhe përgjatë historisë u bënë dhe për të tjerët shembulli i luftës për liri? Shqiptarët në rrugën e vështirë deri më sot shembën njëqind mure që u kishin ngritur dhe të zgjuar dhe të fortë për të mirën e tyre me vrullin që ka shpërthyer do rrëzojnë dhe murin e ndarjes, e çdo mur tjetër, do të realizojnë Bashkimin Kombëtar para futjes dikur në BE, natyrën e të cilit e përcaktuam më lart.

PUNTO

112 ASKEW ROAD SHEPERS BUSH LONDON W12 9 BL

-Nese deshironi te kaloni nje darke te paharrueshme -Nese deshironi te shijoni nje kuzhine te mrekullueshme BAR RESAURANT PUNTO -Vend ideal per te gjitha festat tuaja familjare, ditelindje, fejesa martesa etj, deri ne 100 veta -Ejani dhe binduni se nuk do te gjeni vend më fantastik

TEL: 02087404767

dossier

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 16

dossier

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 17

aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 18

DIASPORA SHQIPTARE PJESË E VENDIMMARRJES NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
NGA ARTUR VREKAJ
lekë me gjak, me duar me kallo). Sot më shumë halle ekonomike, shoqërore, statusore kanë shqiptarët e Greqisë. Ka luajtur me këta shqiptarë (mbi 600 mijë) Tirana zyrtare në kohë fushatash, ka luajtur dhe Athina për ta rritur minoritetin grek artificialisht në Jug të Shqipërisë, ka luajtur edhe PASOK-u në Greqi për të luajtur kartën e kujdesit ndaj tyre para Europës! Shqiptarët e Greqisë janë në një udhëkryq që një Zot e di! Ata janë ende pa status, të panatyralizuar si nënshtetas. U bënë 20 vjet dhe në Greqi s’po gjejnë rehat. Flas për shumicën dërrmuese. Marrëdhëniet e fqinjësisë greko-shqiptare janë të tipit “ngrishkri” dhe ndikojnë jo pak në sjelljen e shtetit grek apo segmenteve të politikës greke ndaj tyre. Në heshtje, në Greqi për këto dy dekada, Kisha Greke po bën punën e vet për t`i qetësuar duke i kumbarizuar me emra të tjerë joshqiptarë në mos të greqizuar apo dhe duke ua mbajtur larg prejardhjen dhe kombësinë me moton kush jeton në Greqi është grek edhe pse maratona njëzet vjecare e nënshtetësisë për shqiptarët është shprehje e pastër e diskriminimit europian dhe jo vetëm grek! Sepse Europa ka mekanizma demokratike që janë të squllur, kur bie fjala për të drejtat e njeriut që jeton brenda familjes europiane! Pra, Europa nuk është 100% e lirë! Shteti shqiptar i Shqipërisë ka bërë fare pak për shqiptarët e Greqisë në vecanti. Partitë e Tiranës në pushtet vetëm se kanë kërkuar që, nëse emigrantët e Greqisë nuk vijnë dot në Shqipëri për të votuar, se kushton, të paktën t`u kujtojnë të afërmve të tyre në Shqipëri të votojnë për partinë e zemrës së tyre që të kenë një favor të futen në punë, apo të mos humbasin punën në shtet edhe pse ca prej tyre në administrata lokale ka muaj, po ka raste që kanë edhe vite që s’janë paguar! Por ka një shteg për të zbutur klimën e rëndë të prishjes së interesave të brendshme të dy palëve: pozitë me paterica dhe opozitë josolide: THIRRJEN NË SKENË TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NGA DIASPORA SHQIPTARE! Të jemi të sinqertë! Nëse me të vërtetë Diaspora do të konkurojë individualisht e pavarur, si subjekt më vete në të gjitha zonat elektorale ose edhe në emër të partive politike që do të regjistrohen për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës atëherë do të kemi një risi për Shqipërinë, një shpresë më shumë për demokracinë.Edhe Europa do ta besojë me shumë Tiranën zyrtare! Edhe Amerika! Shqipëria vecse duhet ta rregullojë me ligj pjesëmarrjen dhe angazhimin e Diasporës në vendimmarrje. Dhe nuk është vonë. Jemi ende në Janar të 2013! Në Greqi shqiptarët po organizohen sipas partive, po pse jo të mos konkurojnë për deputetë edhe si individë të pavarur pa u diktuar nga partitë që ata kanë dëshirë të përkrahin? Sepse historikisht Diaspora e Shqiptarëve të Greqisë është përdorur për qëllime elektorale nga Tirana zyrtare, sikurse edhe nga Athina zyrtare. Pra, jo të ligjërojmë 100% këtë klasë politike zullumqare duke e duartrokitur atë, por të sjellim në drejtim njerëz të motivuar të Diasporës, me duar vërtet të pastra; të sjellim një Erë të Re që ta shkundë mirë pisllëkun e korrupsionit të kësaj klase politike që po mban peng edhe brezat e rinj! Në u pikon zemra për Shqipërinë, Ju politikanë të sotëm të Tiranës jepini Diasporës dhe vetes Suaj një shans: Konkurimin e Diasporës në vendimmarrje! Kjo është thirrje, nëse ju Reflektoni për ç’ka keni gabuar duke ricikliuar veten Tuaj si vektor klanesh! Ndryshe, do mbeteni pjesë e pengmbajtjes së atdheut edhe të përjashtimit të Diasporës nga procesi i demokratizimit të jetës politike dhe vendimmarrjes në Shqipëri në emër të Integrimit Legjendë Europian!

P

o sikur Diaspora shqiptare të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2013? Sikur kjo të ndodhë, Lutemi në Zot, do të kemi një panoramë tjetër në Tiranë dhe demokracia shqiptare do të funksionojë e do të besohet më shumë. Do të kemi më shumë duar të pastra, më shumë zëra të vërtetë, më shumë vizion real dhe do të jemi më afër shqiptarëve që kanë halle të jashtëzakonshme! Shqipëria ka tetë dekada që është ngopur me parrulla të lloj-lloj ngjyre, regjimi e partie! pushtet? Se do të jetë më i besueshëm se të superlakuarit e sotëm! Sepse nëse zgjedhim një deputet që ka jetuar e punuar në Europë, Greqi, Itali, Amerikë, a kudo në Perëndim, ai do të sjellë një Erë të Re që i mungon Tiranës zyrtare në çdo institucion që është totalisht i varur nga partia në pushtet a segmente të politikës. Në Tiranë, Diaspora shqiptare përkufizohet me kujtesën për të, në ngjarje historike që përkujtohen në përvjetorë shekullorë. Prishtina është më ndryshe, edhe ka një afëri me Diasporën. Edhe flitet hapur në media që nga Diaspora shqiptare (sidomos e Zvicrës) duhet të kandidojnë për në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.Në Tiranë është e kundërta! Diaspora u duhet vetëm si pjesë e historisë për Liri, Pavarësi, Flamur e Alfabet . Dhe për të ardhura financiare që vijnë në Shqipëri. Përse nuk pëlqehet që Diaspora të kandidojë me njerëzit e saj sipas krahinave (zonave përfaqësuese)? Përse Tirana zyrtare nuk e promovon Diasporën të përfshihet në vendimmarrje si subjekt më vete? Mos vallë përfshirja e Diasporës në vendimmarrje do të prishë balancën dydekadshe të politikës klanore Pak Blu, Rozë dhe RozëKuqe? Apo s’është edhe e nevojshme, sepse në Tiranë janë të zotë vetë liderë-baballarët që i caktojnë vetë kandidatët për deputetë dem baba dem që prej 1924! Po Diaspora e sotme shqiptare, sidomos e shqiptarëve të Greqisë është më e lidhur me Shqipërinë dhe me ardhmërinë e saj. Edhe fluksi vajtjeardhje i emigrantëve është më i gjallë apo se edhe te ardhurat më të mëdha drejt Shqipërisë në këta 20 vjet demokraci në Tranzicion kanë ardhur vetëm nga shqiptarët e Greqisë! Nëse sot Shqipëria me ato halle që ka edhe nëse ka ndryshuar, a nuk është meritë edhe e investimit të shqiptarëve të Greqisë, në vecanti, sepse edhe statusi i tyre i diskriminuar nuk i ka lejuar ta gëzojnë jetën e tyre në fqinjin tonë europian? Pas 1992, rendën me o burra, deputetë e liderët baballarë të partive për qoka Amerikës e Europës atje ku ka shqiptarë e më së shumti në Greqi me synim për të hapur degë partish e për t`i dhënë frymë bashkëpunimit politik kombëtar Shqipëri (me parti, parti vegjetative, klane, institucione të varura ditën dhe natën, deputetë të korruptuar (jo të gjithë) dhe Diasporë ( njerëz me Vizion, me shkollë perëndimore, me

Ne themi se një e treta e Shqipërisë është në emigracion dhe Diaspora është Thesar Intelektual! Po si ka mundësi që dy të tretat e shqiptarëve mbahen peng nga një grusht politikanësh dhe një e treta e emigruar mbahet e përjashtuar nga proceset demokratike në Shqipëri? Kush e pengon kthimin me dinjitet të shqiptarëve të mërguar apo edhe pjesëmarrjen në vendimmarrje vec klasës politike të Tiranës së korruptuar? Tiranës s’kujtohet kërrkush: as akademikë, as idealistë, as publicistë, as opinionistë ! Media fle me qëllim. Po këta të gjithë janë të blerë dhe e kyçin gojën, sepse u prishet rehati po të thërrasin në skenën e vendimmarrjes Diasporën shqiptare! Ku është patriotizmi i tyre dhe fisnikëria e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste të vështira të dalë nga ngërci 22 vjecar? Ç`i duan gradat e Profesor Doktor, Doktor, Master etj; për t`i varur në mur të shtëpisë? Megjithëse, grada shkencore kanë edhe plepistët në Tiranë. Kush më mirë se një deputet nga Diaspora do të dëgjohet me vëmendje për çka mund të ofrojë, për mënyrën demokratike të komunikuarit qytetardeputet, të bërjes së punëve me themel për cdo komunitet në fshat e qytet dhe jo vetëm në bastionet e partive në

“LONDON BAR RESTAURANT”
eshte per shitje Mundesi fantastike per bizens I mirenjohur per mbremjet e shumta shqiptare Shume afer Stacionit te Trenit Wood Green

Adresa : 286 Hight Road Wood Green

Tel: 02036021022 Mob: 07786333487

histori english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 23 19

opinion

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 20

NGA ERMAL HASIMJA
a diçka më të keqe sesa problemet e sistemit arsimor, dhe kjo nuk vjen dhe aq nga shkolla, sesa nga vetë familja dhe shoqëria në përgjithësi. Është morali i ngordhalaqit. Një moral që nuk përcakton parime veprimi për individin, por parime justifikimi për dështimin e tij. Dhe si në çdo shoqëri tjetër, ai rrezikon të marrë përmasat e shumicës. Po marr disa shembuj të këtij morali. Së pari thënia proverbiale: “Vetëm të paaftët çajnë sot”. Po të ulemi e llogarisim njerëzit që njohim rrotull nesh, na rezulton menjëherë se statistikisht thënia nuk është e vërtetë. Por ajo ka statistikisht diçka të saktë: të paaftët vërtet arrijnë të gjejnë punë. Por ku? Në shtet, me shumicë. Sepse shteti nuk funksionon me parimet e meritokracisë. Këtë e dimë: kështu ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë edhe për shumë kohë. Por çfarë emri do t’i vinit një personi që synimin madhor të jetës së tij e ka të zërë një vend “pune në shtet”, në këtë shtet që kemi? Një njeri që arritjet e jetës së tij i mbyll brenda sigurimit të një rroge të paqtë e një karriere lineare? Kjo ishte e kuptueshme në kushtet e mbijetesës në komunizëm. Por sot? A është rroga përkufizimi i plotë i realizimit të vetvetes? Kjo është një nga arsyet përse zakonisht kur dëgjoj njerëz që ankohen se të paaftët

ÇFARË MORALI PËR BREZAT E RINJ?
u kanë zënë vendet e punës në shtet, më kap ndjesia se ata vetë janë më keq se këta të paaftë. Sepse të paaftit militant të paktën më duhet t’i njoh meritën e paligjshme e të palavdishme të të qenit aq i shkathët sa t’i bëjë vend vetes. E nëse dikush nga këta të paaftë bëhet edhe ministër, pyetja ime qëndron sërish vetëm se me ndryshimin e nivelit: cili person i aftë, me integritet e me respekt për veten do të donte të ishte në vendin e ndonjë ministri që po ta shkarkonin si ministër do të mbetej pa punë, sepse nuk do ta punësonin as për shitës supermarketi (me gjithë respektin maksimal për shitësit)? Është e qartë se jeta nuk është e lehtë dhe nuk ka për të qenë asnjëherë, sepse është e pamundur që dëshirat njerëzorë të përputhen me mundësitë e planetit për t’i përmbushur. Por, nëse Darvini ka pasur ndonjë gjë të saktë në teorinë e tij, është ajo ideja e thjeshtë se ata që janë të përgatitur më mirë do t’u mbijetojnë më lehtë vështirësive. Së dyti, një mendësi akoma më e frikshme mendoj se po rrënon sot edukimin e brezave të rinj. Të gjithë njohim prindër që ua marrin vetë notat fëmijëve të vet që në klasë të 6-të, pastaj harrojnë se ua kanë marrë vetë dhe besojnë se fëmijët i kanë gjeni. Dhe kur vjen momenti i përplasjes me ndonjë shkollë a mësues kërkues e rigoroz, natyrisht fajin e ka shkolla apo mësuesi. Sepse procesi i përpunimit të kujtesës ka funksionuar shumë mirë. Fajin e kanë gjithmonë të tjerët. Rezultati: fëmija natyrisht beson prindin hileqar dhe mekanizmin justifikues të vetes. Në plot raste prindi do të vazhdojë ta “ndihmojë” me notat nga 9vjeçarja e deri në përfundim të universitetit, madje mund t’i gjejë edhe punë, derisa një ditë ky individ bëhet pikërisht ai i paafti që u ka zënë vendin të tjerëve (edhe këta me plot të paaftë mes tyre). Dhe prindi mund të jetë i lumtur se i ka rregulluar jetën. Në një punë shteti natyrisht, sepse në privat funksionon ndryshe. Ja ku u kopsit edhe një jetë tjetër ngordhalaqi të qetë. I gjithë ky proces katalizohet nga shumë mësues “dashamirës” që mendojnë se nuk është ndonjë gjë e madhe se e ëmbëlsojnë pak notën. Pyesni nxënësit se si vihen notat në 9-vjeçare. Pyesni prindërit. Pyesni vetë mësuesit. Jo të gjithë natyrisht. Ky “ëmbëlsim” i notës është ai që shkakton shpesh dekurajimin dhe dorëzimin e nxënësit sapo përballet me sfida reale. Mësuesit e tillë e kanë ndërgjegjen e pastër se i kanë “dhënë një dorë fëmijës”. Në fakt e kanë marrë në qafë. E kanë mashtruar dhe e kanë hedhur të çarmatosur në një betejë ku ka pak mundësi të arrijë diçka. Mund të pyesësh: por a është e mundur që prindi t’ia bëjë këtë fëmijës së vet? Përgjigja: po të mos ishte e mundur, do të ishim si Zvicra e Suedia. Nuk ka magji, ka vetëm veprime njerëzore. Paradoksalisht ata që i vuajnë më tepër pasojat janë ata që futen në kategorinë “çun i mirë/gocë e mirë”, sepse atyre nota u jepet më kollaj. Rrjedhimisht, edhe dëmi u bëhet më i madh. Jam i sigurt se cilido lexues i këtij shkrimi mund të kujtojë nga vitet e shkollës se intensitetin më të lartë të mësimit e ka pasur nga mësuesit rigorozë. Jo nga ata që përmbysnin klasën me 10 apo venin 10-ta për “sytë e bukur” dhe çiltërsinë e fëmijës. Së treti, vetë përsëritja, pranimi dhe theksimi masiv i teorisë së të paaftit që bëka kërdinë dhe s’paska lënë shteg të lirë, u mundëson fëmijëve e të rinjve të përgatisin sistematikisht dështimin e tyre në jetë. Pse dreqin u dashka të mësosh, të punosh më shumë se të tjerët, të mendosh më shumë se të tjerët, të durosh edhe talljen e një shoqërie antilibër, nëse, në fund të fundit, siç thotë mami, babi, fqinji dhe daja, përsëri të paaftët do të ta zënë rrugën? Për ta kuptuar rrezikun e kësaj teorie kaq popullore në Shqipëri, mjafton të kujtosh se është një teori pa zgjidhje. Pra, meqë të paaftët paskan në dorë fatin tënd, çfarë të mbetet të bësh? Teoria nuk jep përgjigje, por e nënkupton: bashkoju tufës. Blegërij edhe ti. E vërteta është se të paaftët janë të suksesshëm vetëm në raport me objektivat e tyre, madje ka shumë mundësi as në lidhje me to. Sepse në sektorin privat nuk ka aq shumë altruistë sa t’ia lënë në dorë fatin e ndërmarrjes së tyre një të paafti. Sepse edhe në punë shteti ata që janë të aftë arrijnë të bëjnë diçka të vlefshme për veten e tyre: CV-në e tyre, respektin për veten dhe respektin e të tjerëve për të. Dhe e dini çfarë: unë njoh njerëz (pak, por njoh) që i kanë mbijetuar ndërrimit të qeverive… sepse janë të aftë dhe sepse jo të gjithë “shefat” janë aq idiotë sa të mos kenë nevojë për të aftë. Por mësuesit “dashamirës” dhe ëmbëlsues të notave, prindërit që e dinë më mirë se mësuesi notën e fëmijës së tyre dhe ia dalin ta vënë në regjistër, studentët e kafeve që ankohen se kanë mbetur pa punë prej të paaftëve, të gjithë këta janë vetëm një simptomë tjetër e një shoqërie që bën sikur përgatit brezat e rinj, që bën sikur respekton ligjin, që bën sikur paguan taksat, që bën sikur punon, që bën sikur voton…., shkurt i një shoqërie që bën sikur dhe në fund ua vë fajin politikanëve të korruptuar, që gjithsesi, i voton sërish. E një shoqërie së cilës i ka ngordhur që në maternitet nervi kritik ndaj vetes: jo ndaj të tjerëve, ndaj VETES. (panorama)

K

NGA VLADIMIR GLIGOROV (“PESHÇANIK”)
A mund të ngrihet konflikti me dhe rreth Kosovës? Përgjigja mund të gjendet në Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dhe ajo është negative. Në mënyrë që një konflikt si puna e atij të Kosovës të mund të ngrihet, pikësëpari ai duhet të jetë i tillë për bashkësinë ndërkombëtare. Thënë ndryshe, duhet që vetë bashkësia ndërkombëtare ta ngrijë. Megjithatë, në rastin e Kosovës, sikurse mund të shihet lehtë nëse lexohet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, bashkësia ndërkombëtare nuk ka paraqitur mosmiratim me pavarësinë e Kosovës. Si pasojë, u takon vetë shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare që të vendosin ata vetë për ato marrëdhënie që dëshirojnë. Sikurse dihet, përveç faktit që është njohur tashmë nga një numër jo i vogël shtetesh të mbarë botës, Kosova është anëtare e FMNsë, BB-së dhe e BERZH-it. Krahas kësaj ka filluar edhe procesi i cili do të përmbyllet me vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së në formën e Marrëveshjes për Asociim Stabilizim. E gjitha kjo, sikurse thuhet në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe me të gjithë aktivitetet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare që nga momenti i miratimit të Rezolutës e deri më sot. Për asnjë moment, në institucionet e bashkësisë ndërkombëtare, nuk ka ekzistuar ndonjë vendim, madje as edhe synim, që konflikti rreth Kosovës të ngrihet, madje e kundërta, që konflikti të mos ngrihet. Si pasojë, politika e konfliktit të ngrirë nuk është e mundshme dhe as e realizueshme. Kjo sigurisht nuk do të thotë se Serbia nuk mund të mos vendosë që këtë konflikt përveten e saj ta konsiderojë të ngrirë dhe

Përpjekja donkishoteske e Serbisë për klasifikimin e Kosovës si “Konflikt i ngrirë”
të bëjë agjitacion për një qëndrim të tillë pranë bashkësisë ndërkombëtare. Se si mund ta bëjë një gjë të tillë mbetet për tu precizuar nga vetë ajo. Por një problem do të përbënte Rezoluta e KS të OKB-së e miratuar pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtëisë dhe kjo e marrë me propozimin e Serbisë (së bashku me BEnë). Pikërisht, kjo Rezolutë parashikon bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësinë e BE-së, të cilat do të duhej të shpinin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre. Kjo nuk do të thotë se gjithsesi, Serbia edhe mund të mos tërhiqet nga këto bisedime, por ama kjo nuk do të çonte në ngrirje të konfliktit, dhe as në angazhimin përsëri, madje edhe më të madh të Këshillit të Sigurimit, se sa ai që është tani. Kjo gjithsesi nuk do të mund të ndalonte procesin e integrimit të Kosovës në sistemin e institucioneve ndërkombëtare, madje është e panjohur edhe se sa mund ta ngadalsonte. Por nga ana tjetër do të hapej problemi i marrëdhënieve me BE-në dhe do të vinte në pikëpyetje kredibilitetin e Serbisë, por le të themi tani për tani se kjo është punë tjetër. Cilat janë alternativat e politikës së konfliktit të ngrirë? E para ka qenë ajo që ka pas qenë inicuar KS nëpërmjet Planit Ahtisari. Synimi ishte që interesat e Serbisë dhe të Kosovës të mbroheshin nëpërmjet detyrimeve kushtetuese të Kosovës. Krahas kësaj, afati i sovranitetit të mbikqyrur dhe të plotë i Koosvës do të konsiderohej i përfunduar vetëm kur të bëhej e qartë se këto detyrime do të përmbueshen. Sikurse është vënë në dukje gjithashtu edhe nga ana e Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Këshilli i Sigurimit ishte i mendimit se rreziqet e shtyrjes së gjetjes së zgjidhjes ishin tejet të mëdha (pra thënë ndryshe se ishin të vogla shanset e ngrirjes së konfliktit) dhe nuk ishte i mendimit se bisedimet mund të zgjasnin pafundësisht gjatë. Meqënëse këto bisedime që u zhvilluan më pas, të cilët gjithashtu ishin të kufizuar në kohë, dështuan sepse Serbia hodhi poshtë Planin e Ahtisarit, gjë e cila erdhi si pasojë e mosmiratimit në KS të OKB-së, kjo, po e quaj alternativë kushtetuese u bë e pa arritshme. Fakti se nuk ua merrte mendja se Kosova do ta shpallte pavarësinë dhe se ajo do të njihej nga një numër jo i vogël vendesh, pa marrë parasysh se çfarë ishte deklaruar, apo mbahej parasysh ndonjë element tjetër, kjo tashmë nuk ka rëndësi. Por, pasoja e refuzimit të Planit të Ahtisarit është se kjo alternativë kushtetuese tashmë nuk është e arritshme, sikurse nuk është efektive as edhe mbikqyrja e KS të OKB-së. Tani, jo vetëm për këtë, por edhe për vetë Razolutën e KS të OKB-së me rastin e dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por para së gjithash sepse nuk ekzistojnë mundësitë për një ngrirje ndërkombëtare të këtij konflikti, mbeten bisedimet me Kosovën ose heqja dorë nga ato dhe kërkimi i mënyrave të tjera për të sendërtuar interesat e saj (Serbisë). Këtu është themelore të shihet qartë dallimi ndërmjet Planit të Ahtisarit dhe atyre që aktualisht po zhvillohen ose që mund të zhvillohen në të ardhmen. Këta të dytët, nuk janë bisedime në të cilat, bashkësia ndërkombëtare, apo edhe ndojë vend tjetër i tretë, sado me ndikim të jetë ai, do të mund të ketë rol negociatori. Tani ato mund të jenë vetëm bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilat momentalisht ndërmjetëson BE-ja, e hipotetikisht këtë ndërmjetësim mund ta bëjë edhe ndonjë vend i tretë apo ndonjë institucion tjetër i cili mund të ofrojë shërbime të mira. Kjo është thelbësisht e ndryshme, sepse tani realizimi i interesave serbe varet nga interesat e pushtetit kosovar, pak a shumë në mënyrë ekskluzive. BE-ja mund të luajë një rol të caktuar në atë masë sa të përparojnë procesi i integrimit të Kosovës, por ama ky ndikim nuk mund të jetë i fortë në mënyrë të veçantë, sepse ky proces do të ishte i ngadalshëm dhe do të zgjaste shumë. Në fund, sikurse edhe propozohet nga disa, Serbia mund të heqë dorë nga integrimi në BE. Disa këtë e shohin si një supozim në kalimin e politikës së konfliktit të ngrirë. Meqënëse ajo është e pamundshme dhe e parealizueshme, shtrohet pyetja nëse do të ishte e dëshirueshme të bëhej ajo që mendohet se ndoshta mund të ishte e nevojshme dhe e mjaftueshme që në njëfarë mënyre një politikë e konfliktit të ngrirë të mund të ishte e arritshme. Kjo është natyrisht një çështje politike, dhe mund të ndodhë që edhe publiku, votuesit, partitë politike dhe të gjithë ata që në Serbi marrin pjesë në formimin e vlerave politike, të arrijnë në përfundimin se është vërtetë më mirë që të lihet mënjanë integrimi në BE si dhe të hiqet dorë nga çfarëdolloj bisedimesh me Kosovën, derisa të krijohen kushtet ndërkombëtare që, qoftë me forcë apo me bisedime, të rikthehet sovraniteti i shtetit serb mbi Kosovën. Kjo nuk ngrin asgjë, përveç ngrirjes se pjesëmarrjes së Serbisë në ato institucuione ndërkombëtare nga të cilat ajo vendos të largohet. Por, gjithashtu kjo nuk do të ndikonte në ngrirjen ndërkombëtare të konfliktiti me dhe në lidhje me Kosovën. Nuk do të ndikonte gjithashtu edhe në tërësinë territoriale të Kosovës, sepse ajo është përcaktuar me Rezolutën 1244 dhe as integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar tregtar meqënëse ajo

është përcaktuar si zonë e tërë doganore, përsëri në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Procesin e Asocim Stabilizimit. A mos një politikë e tillë serbe do të rriste shanset për të realizuar aspirata të qëndrueshme serbe në Kosovë? Kjo është natyrisht një problem vlerësimi, ku do të duhej të mbaheshin parasysh tri gjëra. Së pari, kjo do të rriste hapësirën manovruese të pushtetit kosovar, njëlloj sikurse ishte edhe me Planin e Ahtisarit, i cili shpuri në përfundimin e procesit të konfliktit kosovar në OKB. Krahas kësaj do të sendërtoheshin edhe disa mundësi të tjera politike, sikurse është integrimi i Kosovës me Shqipërinë, ose heqja dorë nga autonomia e bashkësisë serbe në Kosovë, sikurse u nxorr jashtë nëpërmjet Planit të Ahtisarit dhe vazhdojnë të jetë jashtë edhe tani, sigurisht vetëm politikisht, nëpërmjet këtyre bisedimeve me ndërmjetësinë e BE-së. Së Dyti, llogaritet edhe një farë mungesë njohje, sepse zgjidhja përfundimtare nuk varet vetëm nga ajo që bën Serbia, por edhe nga fakti se si ka për të ndryshuar raporti i forcave në botë. Kjo jo vetëm që është e panjohur, por është njëkohësisht edhe irelevante. Sepse, edhe nëse sikur raporti i forcave në botë të ndryshojë deri në atë shkallë saqë ti lejojë Serbisë që ta kthejë sovranitetin e saj mbi Kosovën, nuk ka shumë rëndësi nëse raportet e Serbisë me Kosovën, deri në atë moment dhe në atë moment, do të jenë të ngrira ose jo. Sepse edhe atëherë, si edhe tani, sendërtimi i synimeve serbe në Kosovë nënkuptohet se nuk do ti pëlqejë shumicës së populit që jeton atje. Dhe e Treta, duhet vlerësuar se sa janë të mëdha aftësitë vlerësuese të atyre që propozojnë një politikë të konfliktit të ngrirë, dhe të cilët kryesisht kanë gabuar në të gjitha vlerësimet e bëra deri tani, dhe kjo që në fundin e viteve tetëdhjetë e deri tani, dhe në mënyrë të veçantë në kohën e bisedimeve me Ahtisarin dhe me paraqitjen e kërkesës për mendim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, madje disa prej tyre që në gjysmën e parë të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.

opinion

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 21

K

osova me flamur, nuk dihet ende kush e çepi, as si doli laraman-shumëngjyrësh, i panjohur historikisht në këto treva; me himn, nuk ka ndonjë ide..., si mbeti i shurdhër, sigurisht hatri i serbëve, të mos belbëzohet shqip..., nuk u jetësua as ai i "Kushtrimit", që e pat lansuar, i ndjeri Dr. Rugova, dhe nuk u legalizua sepse e refuzonte opozita e atëhershme e PDK-së; dhe kushtetutën, a do të hartohen amendamente të reja pas bisedimeve në rang kryeministrash, mbetet të shihet, apo do të mbesin si konkluza, marrëveshje..., vetëm retorike? Ndoshta nuk do të përsëritet e kaluara, 2 Korriku dhe 7 shtatori, tash festohen vetëm si data...e qytetarët u patën deklaruar për pavarësi, më herët... Nuk bëri punë Kushtetuta e Kaçanikut, livadhet përreth Kishës Ortodokse të Deçanit iu dhuruan Kishës, me Kushtetutën e Zhablakut. Pse parlamenti nuk i ka shfuqizuar dhe hedhur poshtë akoma ligjet diskriminuese që legalizuan okupimin, apo vlefshmëria e tyre do t’ua zë frymën me veriun, çka pritet pra, apo ka dyshime, ende! Dhe si mund të themi ja kjo është pavarësia, ky është shteti, apo kështu shprehen përkrahësit e devotshëm të dokumentit Aahtisari, të dokumentit 14 pikësh të treshes ndërkombëtare, të Traktatit të Miqësisë me Serbinë, të fusnotës 1244, apo do të presim sihariqe të reja këtë vit, që sapo e shkelëm; por jo..., ato llafe për të cilat paguhen deputetët dhe për të cilat kanë marrë votën në zgjedhjet e fundit.

A PO "SHARTOHET"
DOKUMENTI AHTISAARI...!?
Nuk ka mëdyshje se Kosova po ndahet në dy entitete, dhe enklavat serbe po marrin premisat e autonomisë së zgjeruar. Kosova nuk ka fe zyrtare, po..., kisha serbe që ka fituar atribute të pushtetit real, të drejtën e qeverisjes dhe financimit me pronën, e shkëputur nga Kosova institucionalisht, pa kurrfarë lidhjesh institucionale. Shumë shpejt është harruar historia, le të konsultohet pak literatura dhe do të kuptohet se shtetin serb e ka ngritë kisha serbe, nga aty edhe buron shtetësia serbe. Duhet ta kuptojnë këtë edhe parlamentarët, por edhe kujdestarët e pavarësisë që po lëkundet, sepse shteti ka formë dhe forma zyrtarizon shtetin. Mirë pra si do të betonohet pavarësia, a duhet të shënohet në tekstin e preambulës (pjesës hyrëse) të Kushtetutës, kush është shumica e kush pakica në përbërjen e shtetit, apo duhet të lihet si deri tash, qytetarët e Kosovës dhe serbët, pra kosovarët dhe serbët, pasi që dal nga dal nga bisedimet po akceptohet si pjesë e marrëveshjes por edhe po precizohet saktësisht kombi shtetëformues serb, edhepse pakicë, jo vetëm duke zyrtarizuar gjuhën. Ofertën e delegacionit shqiptar të shekullit XXI "Traktati i miqësisë" me Serbinë, ashtu siç e kishte deklaruar GU i Kosovës (koordinator i të cilit atëherë, por edhe tash është Blerim Shala), e ripërsëriti disa herë zëvendëskryeministri Kuçi, koncept shumë kozmopolit, e refuzoi definitivisht pala serbe. Serbët po betonojnë gjithnjë e më tepër autonominë, derisa të arrijnë maksimumin e mundshëm nga këto bisedime, duke lënë të hapura shumë çështje statusore, për të penguar funksionalitetin institucional të Kosovës në t'ardhmen. Fatmirësisht kështu nuk mendon Lëvizja patriotike "Vetëvendosja", e cila e sheh vetëm një zgjidhje, sovranitetin e popullit (qytetarëve) dhe vetëvendosjen e popullit (qytetarëve). Për të dy këto opsione duhet të vendosin qytetarët, eventualisht me referendum, nëse ngjarjet në t'ardhmen marrin tatëpjetën, kjo do të ishte njëra nga zgjidhjet, edhe pse mbetet vetëm një shprehje e dëshirës në formë të shkruar, derisa zgjidhjet që po shihen janë të ethshme dhe me shumë epsh po iu qasen PDK-së, AAK-së, AKR-së dhe autobusi i pakicave, parlamentarët as që dinë se çka po ndodhë, vetëm emrin le ta ketë pushtet. Agim Vuniqi

Askush nuk e konteston faktin se Kosova u nda nga Serbia, nuk kontestohet asnjë nga faktet që janë të depozituara në dokumentin e Ahtisarit, por është shumë e pakuptueshme që mos të dëgjohen zërat tjerë që mendojnë ndryshe dhe ata të konsiderohen si "armiq të brendshëm", dhe të mos dëgjohet versioni opozitar i "Vetëvendosjes", dhe fundja pse mos të pranohet institucioni i referendumit, dhe i vetëvendosjes si mekanizëm mbrojtës konstitucional, këto duhet të jenë tema të hapura edhe të debatit të partive politike, apo jo? Duhet të shprehen haptas parlamentarët për këto tema të nxehta, nuk duhet të lejohet edhe më që shoqëria kosovare të jetë "hermetikisht" e mbyllur, ngase secili ka të drejtë të mendojë dhe të shprehë mendimin, pra duhet t'u jepet hapësirë mediale edhe atyre që janë kundër vendimeve politike që vijnë nga jashtë, të dëgjohen argumente tjera... Pse shprehet një nervozë e pamatur te ata që shohin bardhë-zi, dhe ua imponojnë mendimin të tjerëve. Nuk di me çfarë kandari masin njerëzit mendimet, dhe sigurisht më me dëshirë ua vënë debatuesve shenjat dalluese "na dhe ata" (secila parti që garon veç e veç). Një kohë debatuesit ndaheshin në "majtist" e "djathtist, por edhe të "qendrës". Retorika ndryshoi shpejt, tash u hoqën maskat, dhe reflektori ndriçon fytyrat e njerëzve, nuk mund të fshiheshin më pas paravanit që hapet dhe mbyllet me takt. Dhe si ndodhi që demokratët sulmojnë "on air" njëri tjetrin, e pashpjegueshme, ata që hiqeshin si të matur ndërruan, nga

brendia e tyre shpërtheu mllefi i sharjeve kundër kolegëve të deridjeshëm, dhe çka i shtyri pëllumbat e bardhë të paqes multietnike të krrokasin si korbat e zi të fatkeqësisë nacionale, nuk ngjan që pëllumbi të konvertohet në korb, ndoshta pranohet ky konstatim, apo jo? Askush nuk parapëlqen teatrin të shndërrohet në arenë gladiatorësh. Debatuesit do të thonë e kaluar dhe nuk është koha e debateve të tilla se ato janë stereotipe, kemi punë më të mençura, duhet të atakohen skeptikët e bisedimeve politike Thaçi-Daçiq, dhe të kaq shumë dokumenteve të servuara si teknike, dhe pyetja "jeni me ne apo me ata" pengon debatin, dhe ndonjë fjalë e thënë e argumentuar kundër dokumentit të Ahtisarit, më herët, ua ngriste temperaturën debatueseve, duke pretenduar t'i shohin ata se si dridhen nga ethet "demokratike". Tash që po e "shartojnë" edhe dokumentin Aahtisari, nuk lodhen aq shumë, ngase sipas agjendës janë imponuar e lansuar zgjidhje tjera si prioritet. Por edhe tash bile shumë më fuqishëm duhet të deklarohen të pakënaqurit për këto rrjedha, jo për ndërtesa të bukura. Shpejt po harrohet se sa domethënëse do të jenë këto bisedime për të ardhmen funksionale të shtetit, apo ato varen nga "rrobaqepësit" e hartës së Kosovës... Nuk harrohet aq shpejt vrapimi aq i zhurmshëm i

përkrahësve të dokumentit "profetik" që "nuk kishte" të meta, dhe çdo pikë dhe presje ishte atraktive dhe shumë domethënëse, ngaqë kompromisi ndaj kërkesave serbe ishte integriteti territorial, i cili tash fare pak përmendet. Nëse u përmbahen fjalëve që kanë thënë më herët, se nuk do të ketë kompromis me Serbinë, nuk do të ketë bisedime etj., etj., ne u besonim fjalëve të tyre, por ata demantuan veten, por fjalët mbetën të shënuara, ato nuk u avulluan, edhepse për momentin mund të harrohen. Mirë ne që "nuk" kuptojmë ç'është marrëveshja dhe ç'është kushtetuta, mund të konsultojmë literaturën, dhe do të kuptojmë se akti më i lartë juridik i shtetit është kushtetuta. Pajtohemi apo jo, sigurisht që po. Dhe shteti pa flamur nuk bënë, mirë.., por Kosova kishte kushtetutë kur ishte krahinë e ish federalizmit jugosllav, kishte edhe flamurin që valonte në ndërtesat shtetërore pas vitit 74, valonte flamuri shqiptar me yll, të njëjtin e kishte shteti zyrtar i Republikës së Shqipërisë; Vllasi të njëjtit flamur ia shtojë një yll më të madh, ishte flamuri i Kosovës, i cili u hodh poshtë në demonstrata masive nga shumica që janë sot në parlament. D.m.th. Kosova kishte flamurin shqiptar dhe flamuj të tjerë, kishte edhe kushtetutën, por nuk ishte republikështet. Dhe cili ishte ataku i parë i Serbisë, ishte kushtetuta, d.m.th.,

ndryshimi i amendamenteve kushtetuese, dhe shumë aktivistë të deridjeshëm që mbronin tezën se amendamentet duhet të ndryshohen, mbajnë edhe sot pozita, por edhe shumë nga ata janë edhe njerëz që u rrahën, u burgosën, kishte edhe të vrarë..!. Dhe të gjithë ata që kuptuan se ndryshimi i amendamenteve ishte rikolonizim i Kosovës, u përbuzën. Sot kujtesa dhe skepticizmi na mbajnë në ethe, na rikujton programin jugosllav të rikthimit të serbëve dhe malazezëve në Kosovë-tash vetëm serbëve. Nuk janë këto kohë të largëta dhe mbamendja nuk tradhton, mundeni të riktheheni dhe të kërkoni në kompjuterët tuaj ngjarje nga ajo kohë. Dhe nuk është ndonjë ndryshim i theksuar i programit të atëhershëm të kthimit të serbëve në Kosovë me të sotmin në komunat me shumicë serbe. Nuk e konteston askush detyrën e pushtetarëve që të zgjedhin kontestet me pronat, jo vetëm në raport me serbët, por duke zbatuar ligjin për të gjithë qytetarët, por kush do e bëjë këtë? Nuk mundet qeveria e Kosovës assesi, ngase ajo nuk ka kapacitete të mjaftueshme, por as autoritet. Do ta bëjnë këtë kryetarët e enklavave serbe - tash komuna me autorizime të veçanta. Si do të vihet bashkëpunimi në mes të komunave dhe pushtetit qendror, pas bisedimeve Thaçi-Daçiq, dhe cili flamur do të valoj në ato komuna?

KOMPANIA AVOKATORE SHQIPTARE
TEL: 0207 998 0035 F. 0207 998 48 10 M. 07792 097132 (EMERGENCIES ONLY) E: INFO@OLIVERANDHASANI.CO.UK W: WWW.OLIVERANDHASANI.CO.UK

AVOKATI SHQIPTAR NAIM HASANI NË SHËRBIM TË SHQIPTARËVE NË BRITANI
Immigration and Asylum
We specialize in immigration and Asylum Law and Judicial Review Applications in the High Court. Aspects of the immigration and asylum work we undertake are shown below: Applications for Judicial Review in the Administrative on immigration, asylum and human rights applications refused, Asylum and human rights applications and appeals, Marriage applications/unmarried partner applications Extension of Leave and variation of leave applications Settlement applications/indefinite leave to remain in the UK, Entry clearance for family members, Visit visas / Student visas/ Family reunion European Economic Area (EEA) applications by Non – EEA nationals for EEA residence permits / residence documents including appeals, if the application is refused, Points based System Applications Business investors British nationality and citizenship applications Applications based on UK ancestry Applications which fall outside the immigration rules In country appeals Entry clearance applications and appeals British nationality deprivation matters, including appeals, Appeals against Deportation Order, following criminal conviction of foreign nationals methods of funding such as Before the Event Legal xpenses Insurance, other insurance, union funding. We aim to settle many cases, without court proceedings and we if necessary, we would argue your case at court. Contact us for a free initial consultation. Where appropriate, we offer home and hospital visits. We can help you with: Work place accidents / Accidents in public places. Slips, trips and falls / Road traffic accidents. Work place illnesses / Criminal Injuries Compensation

Divorce
We will help you throughout the process, so it causes as little distress as possible. We are committed to give you pragmatic advice and a fast and efficient service, delivered in a friendly and sensitive manner. We only undertake divorce work for privately funded clients. We can help you with:Divorce, judicial separation and nullity applications

Litigation
Examples of our areas of expertise include: • Breach of contract • Negligence - including professionals such as solicitors, accountants, surveyors, architects, and dentists. • Debt recovery for individuals and businesses. • Fraud related litigation including confiscations and Proceeds of Crime issues. • Property related claims. • Claims against Local Authorities and public bodies. Intellectual property disputes. • Trust claims. • Inheritance claims. • Insurance claim/Fraud

Personal Injury
If you have had an accident in last three years, or have been the victim of an assault, you may be entitled to compensation. If we win your case, you receive 100% of your compensation and the other party pays your legal costs. If you do not win, there are no hidden charges. We would be happy to enter into Conditional Fee Agreements (no win no fee), provided that we believe that there are merits to pursue your claim for compensation. You may also be eligible for other

kulture english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 23 faqe 23

RITA ORA NË “THE NEW YORK TIMES”
Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zënë vend sot në faqet e gazetës “The New York Times”. Në suplementin e së enjtes “Style” të kësaj gazete, është botuar një intervistë me Rita Orën, në të cilën ajo flet jo vetëm për albumin e saj të parë (që pritet të dalë në Shtetet e Bashkuara, e që në Britani është renditur në krye të klasifikimeve muzikore) dhe projektet e saj për të ardhmen, por edhe për modën dhe stilin e saj të veçantë. Rita Ora mban në disa prej shfaqjeve të saj publike veshjet e stilistit Peter Dundas të firmës Pucci. Stili i saj i veshjes është krahasuar me atë të Gwen Steffanit në fillim të viteve 1990. Në shkrimin e botuar për të në gazetën “The New York Times” disa prej emrave të njohur të modës flasin për stilin, karakterin e veçantë dhe mënyrën origjinale me të cilën 22vjeçarja Rita ndërthur veshjet e saj, me bizhuteritë në ngjyrë të artë si dhe me të kuqin e ndezur që përdor në tualetin e përditshëm. Për herë të parë ajo flet në lidhje me jetën private, akuzat e Rob Kardashian, si dhe për thashethemet e përhapura për një lidhje të mundshme me Jay –Z, të cilën Rita e përgënjeshtron. Rita është lindur në Kosovë. Familja e saj u vendos në Britani kur ajo ishte 1 vjeçe. Rita Ora përmend në intervistë familjen e saj, që përbëhet nga babai Niku, nëna Vera, motra më e madhe Elena dhe vëllai i saj 15 vjeçar Don. Videoklipi i saj “Shine Ya Light” i cili është xhiruar në Kosovë, ka arritur një shifër prej 5.6 milion shikimesh në YouTube.

40 piktura – një udhëtim tërheqës me penel në dorë përmes vëndeve dhe stinëve në tre vitet e fundit iznesmeni i sukeseshëm Sejdi “Sergio” Bytyci, njëhereshit dhe veprimtar e aktivist i komunitetit, anëtarë i hershëm i shoqatës Vatra, mbasi ka çelur edhe dy ekspozita Solo, ka arritur të tregojë se si një piktorë i apasionuar dhe një talent i mirë i këtij lloj arti edhe në komunitetin e artistëve njujorkezë, nuk ka të “ndalur” Sergio Bitici, piktori i njohur shqiptar, në komunitet që ka emigruar në SHBA shumë dekada më parë dhe që jeton në Nju-Jork, hapi në fillim të kësaj jave ekspozitën e tretë Solo-, e cila është pritur me shumë interesim dhe ka tërhequr vizitorë të shumtë, miq dhe kolegë të tij. Në këtë ekspozitë ishin pasqyruar 40 piktura të ekspozuara, ku çmimi më i ulët është për një syresh 150 dollarë, ndërsa më i larti 1500 dollarë -( piktura e titulluar Islands in Bahamas -Sketchbook with 3 paitings Watercolor). Të gjitha tablotë janë pikturuar në tre vitet e fundit, 2010 – 2011 dhe 2012 dhe sjellin pamjet nga udhëtimet e tij – private të kohëve të fundit në Europë dhe Amerikë, në natyrë dhe të katër stinët e vitit, portrete dhe antikitet. Sejdi Sergio Bitici ashtu si vitin e shkuar, në metropolin njujorkez Manhattan, erdhi për të ekspozuar pikturat e tij edhe këtë radhë në vigjilje të festave të fund-vitit Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri, në një ndër zonat e bukura, në një kënd antik, të qytetit të NjuJork, që ndodhet në pjesën e poshtme të Manhattanit dhe që shquhet si për natyrën e bukur, ashtu dhe për arkitekturën e veçantë, të ndërtesave aty rrotull dhe jetën e shtrejtë. Kjo, është një nga zonat më të preferuara sidomos nga artistët, yjet e botës së artit që e mbipopullojnë atë lagje gjatë katër stinëve. Në çdo bllok të kësaj lagje ka ndonjë ekspozitë, koncerte, premierat e filmave, show-t e shumtë, restorantet dhe dyqanet më prestigjoze në botë të cilat janë edhe karakteristike për zonën e thirur – West Village në Manhattan . Kjo është ekspozita e tretë Solo – por me disa autorë ai ka hapur më shumë se 15 ekspozita në pesë vitet e fundit .. Ai thotë se kësaj here jamë i motivuar nga skicat dhe punimet në akuarel të cilat janë realizuar me pen-penel – punime të cilat janë bërë gjatë udhëtimeve të tija dhe shton se këtë ek-

B

NJU JORK: EKSPOZITA E TRETË PIKTORIT SERGIO BITICI U PRIT ME INTERES TË MADH NË MESIN E NJUJORKEZËVE
se ka kohë që e ndjek me vëmëndje Bitiçin: “Piktori Sergio Bitiçi, tha ai është një pasion i veçantë, mbasi mendojë se shumë njërëz të cilët janë të dhënë mbas një pune rutinë dhe gjejnë kohë të kalojnë në një punë tjetër japin efekte shumë të bukura”. Si për shembull shton ai Sergion kur e sheh këtu nuk mendon se është biznesmen i një reastoranti këtu pranë nesh – por kur futesh në këtë galeri gjen një Sergio tjetër – të delë përpra një piktor i talentuar, thotë Hoxhaj. Kjo sipas tij është një favor për Sergion, mbasi i ka dhënë atij një avantazh për të qenë shumë i lirshëm” ky është një piktor që punon jo se “do të mbahet” me pikturat ose ka ndonjë detyrim, por vetëm por, se e ka pasionin e tij dhe një vullnet për të gjetur kohë dhe pikturuar. Çka, sipas piktorit Hoxha, është një diçka e mirë për çdo artistë të punojë në kushte të tilla mes “pasionit dhe vullnetit, kur gjërat i bënë për qef e jo për detyrë” Piktori Nazmi Hoxhaj, thotë se ka parë tek Bytyçi një “shkëputëje”, pra një hyrje të tij në stilin e tij prodhimtarisë dhe krijimtarisë – çka për mua ai ka hyrë më shumë nga krijimtaria. “Sergio, për mua dallohet për punimet në akuarel dhe minjaturë, shtoi piktori Hoxha, dhe ato i punon me shumë dashuri dhe vetë formati i tij e tërheq kaq sa është dhe e shohim edhe në këtë ekspozitë. Kjo mbasi si dihet akuareli është një stil – shumë i dashur dhe bëhet shpejt, por ka një gjë që para se t’a bësh duhet të mendohesh shumë.” Sergio, sipas tij duket se mendon atë dhe e vuan si të thuash e menton dhe më pas e ka të lehtë t’a hedhë në pikturë me shumë dashuri dhe shumë”përkëdhelje” Sergio Bitiçi që duket shumë modest tregon se ky ka qenë një pasion i tij për pikturën e cila më pasë më ka shtyrë atë të studio edhe teknikën e saj – të cilën e ka bërë deri tani me shumë përpikëmëri. Pra, me shumë pasion! mbasi edhe ky lloj arti ka pasionin dhe taktikën e cila ka 95 përqind të pjesës së saj. “Më pëlqen shumë stili abstrakt i Kodrës, tha Bitiçi si një piktorë i jashtëzakonshëm për mua, një piktor i nivelit Europian i kohës së tij. Megjithëse, me thënë të drejtën unë kam preferuar më shumë piktorin Lin Delija, piktura e të cilit i kam blerë shumë heret. Që të dy kan vedekur dhe jan ndoshta nga të vetmit që kan pikturat e tyre në Vatikan.” Bitiçi ka mendimin se piktorët më të mirë shqiptarë janë ata që kan jetuar në vitet 30′-40′ deri nga viti 60′ piktorë të cilët studiuan këtë lloj arti në kryeqendrat botërore të pikturës. Kjo kohë gjithmonë sipas tij ka pasur piktorë mjaft të mirë por që ai personalisht nuk e përcjell stilin e tyre. Mbasi ai thotë se i pëlqen më shumë të ketë një qasje më shumë perendimore dhe veçanërisht atë të piktorëve Amerikan. “Më tërheq arti konteporan, thkesoi Bytyçi, por më shumë jam i dhënë pas artit realist. Mbasi kam studiuar më shumë anatominë e artit për artistët dhe këtë e kam bërë vetë në mënyrë autodidakte. Këtë e kam bërë nëpërmjet asaj të paraqitjes së sistemit të muskujve në trupin e njeriut dhe në përgjethësi trupin e njeriut.” Unë jam shumë i dhënë sidomos pas pejsazhit – shtëpive të vjetra dhe antike nga të cilat jam frymëzuar të realizojë dy projekte për një sketchbook – libërskicash për librat shkollor dhe një për qytetin e Elbasanit.Mbasi Tiranën e kam bërë sketchbook – libërskicash ashtu si kam bërë disa vende që kam vizituar, u shpreh piktori Sergio Bytyçi . Ndërkohë që lidhur me planet e tij, Bitiçi thotë se tash për tash nuk ka ndonjë plan për ndonjë ekspozitë tjetër – mbasi edhe koha është e shkurtër, por kam në plan që vitin e ardhshëm të dal me një libër për artin. Bytyci, megjithëse shquhet në fushën e biznesit të mesmë, thotë se nuk ka ndonjë penges që të merret edhe me piktura. Pasioni, është i çuditëshëm na tha ai “Nuk e di as vet se ku e gjej kohën, por më duket sikur jam vetëm piktor dhe jo biznesmen. I dedikohem, shumë mendoj artit, dhe do t’i dedikohem edhe më tepër në të ardhmen”.

spozitë ai do ta quante “Ekspoziat Solo e Skicave” me 40 punimet më të fundit 2011-12′. Ekspozitën e piktorit Sergio Bitiçi të martën në mbrëmje e vizituan më se 15 piktorë amerikan dhe shqiptarë, mes tyre professor Frederick Wong i cili është akuarelist i famshëm dhe specialist i kaligrafisë kineze, njëhereshit instruktori i Bitiçit.”Kam shtatë vjet që punojmë së bashku me piktorin kinez Wong”, tha Bitiçi, duke shtuar se “Idhulli” im është një piktorë amerikan me të cilin një javë të çdo viti takohem dhe e kam njëhereshit si “mësuesin” tim – portretin e të cilit e kam vendosur në mesin e këtyre pikturave , ai quhet Charles Read. Ai shton se në këtë ekspozitë shquhet për teknikën e lart dhe kompozicion çka sipas tij e bëjnë disi të veçantë këtë ekspozitë në përdorimin e ngjyrave dhe materialeve. Ekspozita e tretë në këtë zonë të Nju Jorkut, pati pjesëmarrës të shumtë, ku binte në sy prania e artistëve shqiptarë dhe amerikanë, artëdashësve të shumtë dhe disa liderve të komunitetit, kryetarit të shoqatës Vatra dr Gjon Buçaj e të tjerë, të cilët e përgëzuan dhe vlerësuan magjinë e artit të Biticit. Ekspozitën e kanë vlerësuar edhe ekspertë të galerive dhe të muzeve të njohura të qytetit të cilët patën rastin ta vizitojnë të martën. Gjatë vizitës së kësaj ekspozite, ne mësuam se ai pikturon për më se 40 vite në Amerikë. Jo si piktor profesionist,

por që ka në galerinë e tij ndoshta rreth 2000 piktura, të formave e gjinive të ndryshme. Dallohet në pikturat e bëra me laps, pen and ink(pendë e bojë), pastel, vaj në pëlhurë, vaj në dru, thëngill në letër, akuarel, skicat etj, të cilat janë edhe më të pëlqyerat, për vet pasionin e tij. Para disa viteve, ai punoi portretin e piktorit të fashëm Julian Schnabel, piktor ky me famë botërore. Në të njëjtën kohë që edhe vet Julian Schnabel bëri portretin e Sejdi “Sergio” Bytycit, kështu që të dy portret u vendosën në një kartolinë të skicuar, dhe u bënë protagonistët e një kartoline, e cila u shpernda më pasë në urimet e përgezimet e Krishtëlindjeve për njujorkezët. Për mendimin tim thotë, Sejdi “Sergio” Bytyci, për gazeten Bota Sot, piktura ka tre elemente; e para kompozicioni, e dyta ngjyrat, e treta vijat(skicimi). Në piktura ka aq elemnet, sa askush nuk është mjeshtri të gjithave, mendon ai duke shtuar dhe “as Picasso nuk është mjeshtri të gjithave – pasi, siç e dime sejcili prej piktorëve më të mëdhenje të shekujeve, klasikeve e të tjerëve si ,Picasso, van Gogh, Raphael, Dali, Monet dhe Michelangelo e të tjerë, kanë secili stilin e tyre të pikturave.” Nazmi Hoxha, piktori nga Kosova i cili jeton prej vitesh në New York, ishte në mesin e viztorëve dhe shikonte me shumë interes pikturat e Bytyçit. Ai duke vizituar këtë ekspozitë, shprehet

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful