IBRAHIM RUGOVA

FLETA E PARË E HISTORISË SË LAVDISHME TË DARDANISË
FAQE 6

TRE VËLLEZËR QË NGREJNË LART KRENARINË KOMBËTARE
FAQE 12

SHQIPTARI QË I DHA SUKSESIN “ASSURED GROUP”
FAQE 5

SKOCEZJA QË NGJIZI “ENGLEZKËN” NË ELBASAN
FAQE 14 FAQE 8

SHKURT 2013

Nr. 26

Editor in Chief: Fatmir Terziu [ Tel.: 07854224291]

GAZETE E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE

e-mail: albaniannews.gazeta@gmail.com

5 VJET KOSOVA E PAVARUR
Republika e Kosovës mbush pesë vjet. Pas Ambasadorit të Parë të saj historik në Londër, Dr Muhamet Hamiti, ajo tashmë ka në krye të Ambasadës z Lirim Greiçevci. Ambasadori i ri i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, mori letrat kredenciale nga presidentja Jahjaga në Prishtinë, 10 dhjetor 2012. Presidentja e Republikës e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ambasadorin e ri të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës dhe i dhanë mbështetje në misionin e tij, ambasadorit të ri në Londër, Lirim Greiçevci. Me këtë rast, ambasadori Greiçevci ka marr letrat kredenciale nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Presidentja Jahjaga e udhëzoi ambasadorin Greiçevci që t’ia përcjell dëshirat e saj më të mira autoriteteve dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Lirim Greiçevci ka diplomuar në shkenca politike dhe në gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka magjistruar në “London School of Economics”, në fushën e poli-

tikës krahasuese, si bursist i Ministrisë së Jashtme të Qeverisë Britanike. Është këshilltar politik i kryeministrit Thaçi që nga viti 2008. Para dhe gjatë procesit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17

shkurt 2008, ka shërbyer si koordinator për tranzicion të pushtetit nga misionet ndërkombëtare tek institucionet vendore të Kosovës së pavarur. VIJON NË FAQEN 23

2
Nr. 26 - SHKURT 2013

Festë për 5 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Talat Pllana Bashkësia Shqiptare “Faik Konica” në bashkëpunim me ‘Forumin e Shoqatave Shqiptare në MB’, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, organizon më 16 shkurt 2012, ora 18.30 - 21.30, në sallën e shkollës ‘Haverstock School’, adresa: 24 Haverstock Hill, Chalk Farm, London NW3 2 BQ një festim të përkushtuar me këtë rast. sipas organizatorit të këtij evenimenti mësohet se organizimi bëhet prindërit e fëmijëve të shkollave shqipe dhe për të gjithë anëtarësinë e shoqatave. Në manifestim marrin pjesë ambasadorët e dy shteteve, Shqipërisë dhe Koso-vës, disa deputetë të Parlamentit Britanik, përfaqësues të komunave të Londrës. Hyrja është gratis.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shqipërisë në Londër, pas promovimeve të librit të tij me 3 vëllime mbi jetën dhe veprat e misionarit amerikan, Charles Telford Erickson, në Atdhe ka prezantuar me iniciativën e shoqatës Anglo-Albanian në mjediset e Ambasadës shqiptare këtë libër. Libri i z Berisha është ndjekur nga disa të pranishëm dhe me një prezantim nga vetë autori. Sipas autorit mësohet se Charles Telford Erickson ka patur një ndikim të madh në jetën e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar. Erikson ka komunikuar rregullisht me presidentin amerikan Udrou Uillson gjatë periudhës më të vështirë, kur rrezikohej ekzistenca e shtetit shqiptar. Kryediplomati shqiptar, në këtë rast autor i këtij libri, Mal Berisha është shprehur se “Erikson i ka kushtuar një jetë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Erdhi në vigjilje të pavarësisë në vitin 1908 bashkë me familjen me tre fëmijë, jetoi një vit në Tiranë dhe tre vjet në Elbasan dhe i kushtoi tërë jetën e vet 99 vjeçare, Shqipërisë deri në vitin 1966. Kjo vepër është një pasqyrim i plotë i bëmave të tij në dobi të Shqipërisë, i letrave që u ka shkruar gjithë presidentëve amerikanë në rrjedhë të viteve gjatë jetës së tij, qyshkur erdhi në Shqipëri. Këtu është përfshirë edhe një përmbledhje e pesë veprave të tij të shkruara për shqiptarët, që fillojnë me luftën e Trojës dhe praninë pellazge aty, deri tek njeriu që ai e admironte shumë dhe që ishte mbreti Ahmet Zogu.” Më tej ai ka sqaruar rretha-

Monografi për misionarin amerikan Charles Telford Erickson
tin e 100 vjetorit të pavarësisë i vunë emrin e tij, si themelues i asaj shkolle. Pastaj e shohim që e merr dekoratën nga Mbreti Zog “Kalorësi i Artë i Skënderbeut” dhe në vitin 1937 ai ka qenë i ftuar i nderit midis miqve më të nderuar të Shqipërisë ne festimet e famshme të 25 vjetorit të pavarësisë. Dëshiroj të përmend se në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë kemi arritur të kontaktojmë me nipërit e tij, prindërit e të cilëve kanë lindur ose kanë jetuar në Elbasan nga viti 1908 deri në vitin 1912 bashkë me gjyshin e vet. Ata ishin pjesë e këtyre festimeve të 100 vjetorit; Pol Erikson, Donald Xhonson dhe Meri Alise Morrison. Librat e Eriksonit, përveç dokumentave që përbëjnë biografinë, në çdo kapitull kanë një thënie të tij për shqiptarët. Sa herë që i kam nxjerrë ato citate nga veprat e tij të pabotuara, dhe sa herë që i lexoj tani, mua më bëjnë më krenar nga ç’kam qenë më përpara. Është krijuar një ndërlidhje midis këtij personaliteti shumë të madh që ka punuar për Shqipërinë dhe edukimit që ai më ka bërë mua si shqiptar, si diplomat, si patriot, si një qytetar që e dua këtë vend. Kur mësova se sa shumë e deshi ky njeri Shqipërinë, unë them se ne shqiptarët duhet ta duam shumë herë më shumë.

nat e ardhjes së tij si si misionar fetar i kishës presbiterane amerikane që kishin filluar qysh prej vitit 1830 të ishin të pranishëm në Perandorinë Osmane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria në atë kohë. Por sapo ra në kontakt me patriotë të tillë si Aqif pashë Elbasani, Lef Nosi e shumë të tjerë, Erikson u dashurua jashtëzakonisht shumë pas këtij vendi dhe admiroi gjithë virtytet e kombit shqiptar. Në veprat e tij gjenden vlerat më të mëdha të këtij kombi. Nga misionar ai u kthye në një historian, ai u bë një diplomat i famshëm për

shqiptarët. Në veprat e tij ai e kualifikon kombin shqiptar si një nga kombet që i ka dhënë më shumë figura njerëzimit. Sipas z Berisha mësohet korrespondenca e tij ku Çarls Telford Eriksoni e vuri si qëllim të jetës së vet rritjen e nacionalizmit, krenarisë dhe individualitetit të shqiptarëve, për shkak të historisë së mrekullueshme që ne kemi dhe që ai e ka evidentuar me fakte historike, referuar në dokumentat më serioze të bibliotekave të Stambollit, Romës, të British Museum, të Athinës dhe të Uashingtonit.

Ai erdhi si misionar, por qysh në fillim ai e pa që gjëja më e pakët, për të cilën shqiptarët kishin nevojë në atë kohë ishte të merreshin me punët e fesë. Kështu që ai u kthye në një historian, në një diplomat. Në vitin 1922 ai ishte antar dhe punonjës në Legatën amerikane, qysh në stafin e parë të amerikanë në Tiranë. Pastaj e shohim me një shkop në dorë me një kompani amerikane që kërkon naftë fushave deri në Tepelenë dhe Mallakastër. Pastaj hapi shkollën bujqësore të Kavajës, e cila për fat të mirë ekziston edhe sot, dhe me ras-

3
Nr. 26 - SHKURT 2013

4
Nr. 26 - SHKURT 2013

On 20 January 2013, the Charge d’Affaires of the Republic of Albania, Mr Mal Berisha made a speech on “The Albanian BESA and the History of Judaism in Albania” during a Holocaust Memorial Service held at Middlesex University. The service was hosted by the Worshipful Mayor of Barnet Councillor Brian Schama to mark the Holocaust Memorial Day. Borough councillors and dignitaries, MPs, diplomats and members of the community attended the Holocaust Memorial Service and a civic procession from Hendon Town Hall to the Middlesex University Quadrangle. The theme of the commemorative service was ‘Communities Together: Build a Bridge’, and seeks to encourage respect for different communities by honouring the victims of genocide: those communities which were destroyed in the Holocaust, under Nazi Persecution and in subsequent genocides as in Cambodia, Bosnia, Rwanda, Darfur. The Mayor of Barnet said: “Once again Holocaust Memorial Day gives us an opportunity to pause and remember those who have lost their lives through genocide as well as those left emotionally and physically scarred by their experiences of conflict. “I hope this year’s theme will encourage us all to treat different communities with the tolerance and respect they deserve.” Mr Mal Berisha, spoke about Albania’s role during the Holocaust and how Albanian people chose to save Jews by protecting the existent Jewish community and providing hospitality to those Jews fleeing from other neighbouring countries. At the end of the Holocaust, Albania was the only country in Europe where the Jewish population had increased during the years 193945. The speech by the Albanian Charge d’Affaires, Mr Mal Berisha: “Dear Mayor, Honourable Members of the British Parliament, Your Excellencies, Ladies and Gentlemen, It is a great honor and a privilege for me today to be here and speak about a remarkable story of longstanding relations between the Albanian Nation and the Jewish Community in my country, Albania. This relationship is a case study, not only because every life of the Albanian Jews was saved in Albania, during the time of Holocaust but also because the number of Jews, who were fleeing Europe, sheltered and saved in Albania, was doubled and tripled during the W.W.II. The history of Albanian – Hebrew relations goes back at the time of Romans and continues to be

Holocaust Memorial Service at Middlesex University
or even if he endangers his own life in doing so.” To illustrate how Besa was respected in my country I am going to quote some stories of the Jews in Albania in order to explain the general situation of the Jews there during 1930 – 1945. Moshe Mandili and his 7 member family were among 120 Jews who travelled from Belgrade to Albania during the Italian occupation. They stayed in Tirana at the Refik Veseli’s Family while Italians were there. Later on Albania was occupied by Germans. Refik Veseli took them to his parent’s house in village. There, they stayed one year. When they felt that Germans were coming to chase them, they were taken to a cave and saved. This family took all the risk. Sulo Mecaj was a farmer in Kruja and lived with his wife and son in a small house he built with his father. In 1943 he opened his house to ten Jews, members of the BATTINO Family. When Sulo received a message that the Germans were going to his house looking for Jews, he told the Jews that when he gives a signal, they should go to the crawl space that he had prepared for them in the attic. Panic surfaced and Sulo tried to reassure the Jews that it was unlikely they would be discovered. One Jew asked, what would happen if the Germans will set the house in fire. To reassure them, Sulo asked his only son to go to the attic with them and suffer their fate if the house is set on fire. Sulo had no choice. It was a matter of honor. In 1943, the Germans asked the Albanian authorities to ask the Jewish Leaders to present a list of Jews living in Albania. That was the first step to collect them and transfer to concentration camps. In that time Albania was ruled by e Regency which was forced to comply with the German orders. However, when Albanian Quisling government signed the initial agreement with the German invaders they put a provision, I quote: “The Germans have no rights to intervene into internal affairs of Albania”. Two Jews were summoned to go the Minister of Interior Xhaferr Deva who served to the Germans. In spite of this, he was an Albanian. Rafael Jakoel was waiting at the waiting room and shivering as he didn’t want to give the names of his compatriots. When he entered the office of the Minister, he immediately stretched his arms and said to him: Please, handcuff me! Here! Here I am! I cannot, no, I cannot. The Minister was shocked and asked him: Why are you doing this? Vijon në faqen 5

strong, peaceful, and excellent in the course of centuries. There is no pogrom, crime, offense, persecution whatsoever, performed by Albanians as a native population in their country against the Jews in more than two thousand years since the first Jewish settlement is recorded in the country. There are signs of Jewish presence in Albania, such as a Basilica of 5th century BC in the southwestern city of the country, Saranda, a large archeological excavated area of one of the biggest synagogues of the Balkan region. There are some very well known Jews who have been related to Albania such as Sabatai Zvi, a famous traveler Nathans of Gaza, Alfred Einstein, Herman Bernstein. In 1930 the United States assigned an Ambassador in Albania named Herman Bernstein – who was a Jew. Born in Lithuania, he had covered the Soviet Revolution for the New York Times. He took a serious interest on the Jewish History in Albania. Among things that he learned and discovered there was the Life of the Messiah False, Sabattai Zvi. In the Middle of the 17th century a soothsayer born in Izmir, Turkey known as Sabbatai Zvi proclaimed he was the Messiah and convinced thousands of Jews to sell their belongings and go with him to the Promised Land. His story goes on and on but finally he perished in Albania interned by the sultan where he established a very Muslim – Jewish liberal sect named Bektashi which is still in existence in that country. He died in 1673 as the most famous non-Albanian Jew in Albanian’s history. There are many newspapers that have published articles about a possibility that Albert Einstein was provided with an Albanian

Passport when he left Europe for the United States. It was said that he went to Albania, got the passport and the US Visa and after 3 days he travelled to the United States. There are many Albanians who have given testimony about this fact. However, no records were found about this interesting fact. It might’ve been concealed for security reasons of that time. This fact makes Albanians also very proud for what they have done. It is estimated that in the beginning of 1930, Albania had about 1000 Jews located mainly in Vlora, Durresi, Tirana, Berat and Elbasani In 1945 this number was about 3000. The Jewish population increased in Albania three times while in Europe it was reduced in millions. In Greece for example, 90% of them were consigned to the Germans. Why this nation saved everyone, contrary to what was happening all over Europe? This is what I would like to explain today to you. When the Nazi Germans started to chase Jews in Europe, it was the Albanian King, Ahmet Zogu who instructed all his Consular Missions to grant visa to every Jew, who, despite the fact that his or her passport had a sign “J” for “Jew” stamped in it, should be allowed to enter Albania for an indefinite period of stay. From 1937 to the end of the war a big number of Jews entered and were sheltered in Albania. One of them is Professor Scarlett Epstein, a Jewish young Lady from Vienna, now a British Citizen, who escaped with her family after the Kristalnight. She was granted a visa by the Albanian consul in Zagreb, while the doors of all the other Embassies were shut at her face. She went to Albania, in Durres, and after

she came to Great Britain. She is more than 90 years old now, and she is a living legend – witness of this wonderful story. She keeps telling this story to schools and universities almost every day. Even today she is doing the same thing. I am proud to state in front of this much respected audience that Albania is the only country in Europe where no life of a Jew was lost, no Jew was handed over to the Nazi and they were all sheltered by Albanians simply because they did pursue their Code of Honor BESA. There was no government in place, to force them to do that, but they did it and they did not act for money. There are 69 Albanian Righteous Among the Nations at the Yad Vashem. To better understand why that miraculous behave was performed by Albanians I have to explain you one of the most unique, special, rare, righteous tradition of Albanians which stands above any other moral value and it is named Albanian – BESA Besa is a noble principle that has originated from the soul of Albanians. Besa is the fundamental part of the Kanun. The Kanun is a very old code for the Albanian society. According to this Code/Kanun: “The house of an Albanian belongs to God and to the guest” Every hour of the day and night, a man must be ready to receive a guest with bread, salt, and an open heart. He must offer him a bed, a pillow and a worm hearth. To the delight of the Jewish refugees seeking shelter among Albanian gentiles, from the Nazi killing machine “Guest” meant guests in the country as well guest in the house. Everyone can see himself as a good man when he is addressed as a man of honor.” A man must defend his guest’s hon-

5
Nr. 26 - SHKURT 2013

Vijon nga faqja 4 You are not summoned to be arrested here! Yes, Rafael said, but I would rather get handcuffed and executed, than report my compatriots. No, you don’t have to do this. I summoned you to say, please tell your people to keep a low profile. We have an agreement with the Germans not to intervene to our internal affairs. The Jewish issue in this country is an internal one. So go, be careful and stay safe! We will never hand over our Jews, neither those who were always here, nor those who are sheltered in recent years. Saving lives of the Jews in Albania was not something that was performed only from one segment of the population, one religion group, or one segment of the government. Jews were saved by Muslims, Roman Catholics and Christian Orthodox, alike. They were saved by the King, when he was in power, by the consular offices of Albania abroad, granting visa to them, by the Governmental and local administration, by the residents of the city and peasants in their farms. It was the Moral Code which prevailed over any other religion, ideology, class, position in society – it was the Albanian Besa. Albanians have a rich and sometimes tragic history. But in their long history of relations with neighbors, invaders, guests, sojourners, minorities, people in need, the story how they saved 100 per cent of Jews during the time of Holocaust is like a jewel in its crown. I would like to close this speech quoting memories of a Jewish survivor, Irene Grubman: “Farewell, Albania, I thought. You have given me so much hospitality, refuge, friends and adventure. Farewell, Albania. One day I will tell the world how brave, fearless, strong, and faithful your sons are; how death and the devil can’t frighten them. If necessary, I’ll tell how they protected a refugee and wouldn’t allow her to be harmed even if it meant losing their lives. The gates of your small country remain open, Albania. Your authorities closed their eyes, when necessary to give poor, persecuted people another chance to survive the most horrible of all wars. Albania, we survived the siege because of your humanity. We thank you”. This is why I wanted to share with you this wonderful story in this Memorial Day of Holocaust. In this occasion, I would also like to gift two copies of the book “Rescue in Albania” written by the Jewish Philanthropist Harvey Sarner, who has recorded many of the stories of the Jewish life in Albania. Thank you and God Bless you!”

Shqiptari që i dha suksesin “Assured Group”
Nga Fatmir Terziu Një nga kompanitë më në zë londineze “Assured Group” kanë vite që suksesin dhe progresin e saj e ndan dhe ia dedikon shqiptarit nga Skënderaj i Kosovës, Miftar Zabeli. I lindur në fshatin Rezall dhe i edukuar në vendlindje, duke kryer edhe arsimimin më tej në Skënderaj, z Zabeli e pa veten e tij në vitin 1997 në mesin e lëvizjeve të shumta e maramendëse të metropolit Londinez. Dhe shqiptari i qartë në rrugën e tij integruese nisi menjëherë studimet, duke iu përkushtuar mësimit të gjuhës angleze. Firma “Assured Group” e pranoi në gjirin e saj si një punëtor i thjesht. Kur firma në fjalë i pa aftësitë e tij menjëherë, drejtuesit e saj i afruan shërbimin e manaxherit të servisit se saj. Kështu atij i duhej më tej kualifikimi, të cilin e fitoi duke punuar dhe me një kurs në drejtimin menaxherial të firmës. Ai u bë edhe një manaxher më i njohur më tej, kur iu afruar si fillim detyra si manaxher suportues i zonës, dhe më tej manaxher i zonës. Dhe kështu me radhë ai nuk u ndal me kaq. Pas një pune të mirëbesuar ai arriti drejtimin e rajonit, me detyrën e Manaxherit rajonal. Ai kështu hyri më në zemër të firmës dhe kompania ia besoi partneritetin. Ai është edhe një bashkëinvestues tashmë, pasi më tej ai ka mundësuar kompanisë, me aftësitë e tij profesionale fitimin e disa tenderave biznesi me afërsi disa milionëshe stërlina hyrje-dalje në llogarinë e kompanisë. Kjo aftësi profesionale e bëri atë të jetë nyja kryesore e Kompanisë dhe i krijoi avantazhet te lëvizjes nëpër Britani të Madhe për të siguruar klientelë. Kështu ai arriti suksesin e tij më të madh në vitin 1999, kur menaxhoi në mënyrë të sukseshme klientin më të madh të kompanisë, “Eurofleet,” me qendër në Northhampton. Me punën efikase të Miftarit në këtë lokacion kompania menaxhoi suksesshëm tenderin dhe realizoi rritjen e prestigjin e saj në të gjithë Mbretërinë e bashkuar dhe kështu rruga e manaxhimit u bë një detyrë plot suksese në hapësirën e biznesit. Ai lëvizi më tej nga Corby në një sektor tjetër në vitin 2001 ku filloi të menaxhojë disa lokacione tjera ne lindje dhe jug te mbreteris se bashkuar dhe fitoi disa klient te randesishem per bisnesin . Në viti 2003 ai menaxhoi suksesshëm Saabcity Group dhe transferoi mënyra të reja dhe efikase biznesi. Ai shtoi qarkullimin monetar dhe krijoi një pozitë të re në firmë pasi mori në mbykqyrje bizneset Regionale. Suksesshëm ka menaxhaur serviset në Rrolls-Royce, Lexuss,Toyota, Vauxhall, Renault, Mercedes, Lamborgini, Ferrari dhe disa makina të tjera sportive dhe së fundi edhe të BMW etj. Suksesi i tij është ai që firma fitoi tenderimin me shërbimin e menaxhimit për BMW projekt në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 ku dhe merr të manaxhoj projektin me efikasitet. Duhet theksuar se kompania “Assured Group” është biznes i madh në pronësi private që ka hyrë në industrinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me furnizimin e menaxhuar plotësisht te klientve, afrimin për njerëzit dhe shërbime të specializuara për tregti dhe industri të tjera motorike, duke ofruar: Përgatitje të menaxhimit të automjeteve në tërë Mbretërinë e Bashkuar dhe tani në Irlandë, 365/24 orë ditore për përgatitje e qindra mira automjete dhe shërbimet, Online menaxhimin e automjeteve etj. Duke mbetur tek z Miftar Zabeli duam të theksojmë se ai është edhe një familjar model, një edukator dhe një baba i shkëlqyer. Jo më kot në rrjetin social mjaft miq të tij e cilësojnë si një shembull familjari në Mbretërinë e Bashkuar.

6
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nga Fritz Radovani Në kjoftë se historia e lavdishme e popullit shqiptar në faqen e parë të saj ka vendosë figurën e madhe të Heroit Kombtar, Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, dhe në fillimin e shekullit XX, ajo kunorzoi me dafinat e lavdisë Dedë Gjo’ Lulin, Ismail Qemalin, Don Nikollë Kaçorrin, At Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin e sa të tjerë Burra të nderuem, Ajo Histori do të vazhdojë me shkrue me shkronja t’arta në fillimin e shekullin e XXI, Emnat e Lavdishem të Nanë Terezës e Prof. Dr. Ibrahim Rrugovës, Burrit pashoq të Dardanisë martire. Asht e vertetë se drejtuesit e shtetit nanë Shqipni, tue fillue nga Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogolli e Enver Hoxha, erdhën në krye të shtetit tue shitë Trojet perrreth, por ma e keqja e tyne asht kenë sherbimi që ata tradhëtarë i kanë ba shovenistëve të huej per hirë të kolltukut, tue skllavnue Popullsinë Shqiptare t’ atyne Trojeve, tue shkatrrue e shpartallue të gjitha traditat tona atje, po edhe tue i ndihmue armiqtë kur kishin rasen per shkombtarizimin e atyne Trojeve. Kjo veper e turpëshme e tyne, ka ndikue edhe në mosnjohjen e traditave tona nder ata toka të pushtueme, të cilat ende sot nuk njohin Historinë e Shqipnisë, ashtu si na që ishim nen një diktaturë të pashoqe dhe që na imponohej vetem çka predikonte me dhunë “partia komuniste”, nepermjet elementëve spijun që shperbleheshin me titujt e “prof. dr.”. Çdo perpjekje per liri apo pavarsi e atyne Viseve krenare, ishte e padijtun ashtu si asht edhe sot e pashkrueme, mbasi nuk u interesonte as komshijëve dhe as hajdutëve tanë pushtetarë. Edhe fallsifikimi i dokumentave historike ka ndikue shumë keq per njohjen e së vertetes. Askush pothuej nuk dinte se në çfarë rrethanash të vështira punonin Atdhetarët, që ishin pertej piramidave të gjakosuna nga Ata të rinjë që

IBRAHIM RUGOVA
guxonin me u afrye pranë tyne. Vetem mbas vitit 1991 Shqiptarët filluen me u njoh me vllaznit e vet që nuk kishin pasë mundësi me u lidhë per një gjysë shekulli nga robnia komuniste që kaluen Shqiptarët... Kur kam ndigjue heren e parë tue folë në radio të Prishtinës, Prof. Ibrahim Rrugoven, as sot nuk e kuptoj joshjen e fjalës së Tij, me atë za të trashë Burri, që të bante pervete pa e pa fare me sy!.. Nuk dijshe fare as horizontin e dijeve të Tij, dhe as burimet kulturore prej ku Ai kishte marrë ajken e kulturës Europjane, së ciles, Ai i kishte dedikue gjithë jeten e vet. Fjala Liri e Pavarsi kumbonte nga goja e Tij, si t’ ishte një flaut që bie në një errësinë të thellë pylli, ku me tonet e ambla zbuste edhe kafshët e egra që e rrethonin... Ndoshta, vetë Dora e të Gjithpushtetëshmit kishte dhurue

FLETA E PARË E HISTORISË SË

LAVDISHME TË DARDANISË

tek Ai Burrë guximin per punë të mëdha, guxim që nuk i mungonte as Trimit të Madh të Varshavës, Papës Gjon Pali II, i cili me dashamirsinë që ruente per Shqiptarët, “një ditë...Prof. Ibrahim Rrugoven, e kishte mysafir krejt të posaçem në sofer të vet.” E kur Dy Burra Trima janë miq, trandin Boten! Sot Ata vertetë nuk jetojnë, po të dy bashkë na mësojnë se “Paqa e Drejtësia sjellin Demokracinë!”

“Shqipnia e Gjergj Kastriotit, Dashunia e Nanë Terezës, Tingujt e Lahutës së Malësisë së At Gjergj Fishtës, Kanuni i Drejtësisë së At Shtjefen Gjeçovit, apo Sakrifica e Bogdanit, per me dhanë edhe jeten për Lirinë e Atdheut...” kishin skalitë Shpirtin Atdhetar të Atij dijetari që quhej Prof. Dr. Ibrahim Rrugova, e që nuk kursente asgja per një Dardani të Lirë dhe të Pavarun. Melbourne, 21 Janar 2013

7
Nr. 26 - SHKURT 2013

MINISTRI HALIMI NË LONDËR:

Nënshkruan marrëveshjen për transferimin e të dënuarve
Ministri shqiptar i drejtësise Eduard Halimi, gjatë një vizite dy ditore në Londër, u takua me homologun e tij britanik z. Jeremy Wright. Gjatë këtij takimi u nënshkrua marrëveshja bilaterale për transferimin e personave të dënuar. Kjo marrëveshje krijon lehtësi për personat e dënuar në të dyja shtetet për vuajtjen e dënimit në vendin e origjinës. Nga ana tjetër, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është tregues i intesifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve në fushën e drejtësisë. Ministri Wright shprehu vlerësimin e tij se për Qeverinë Britanike kjo është një marrëveshje e rëndësishme dhe një zhvillim kyç në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Ndërkohë, Ministri Halimi e informojë homologun e tij se zbatimi i marrëveshjes do të nis menjëherë pas përfundimit të procedurave të brendshme për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, të cilat mesatarisht do të kërkonin 2 muaj kohë. Për këtë qëllim, Z. Halimi propozoi ngritjen e një Task Force të përbashkët, me qëllim përcaktimin e modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes, ide kjo që u përkrah nga Ministri Wright. Gjatë takimit, dy homologët diskutuan mbi reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë gjatë vitit 2012, si dhe reformave që priten të ndërmerren gjatë vitit 2013. Ministri Halimi e njohu z. Wright me idenë e tij, të bërë publike tashmë, mbi ndërmarrjen e reformave të thella në sistemin penitenciar shqiptar. Konkretisht, Ministri Halimi kërkoi njohjen e eksperiencave pozitive britanike në këtë fushë, duke shprehur interesin e tij mbi mundësinë e asistencës së ekspertëve britanik për zhvillimin e këtyre reformave në Shqipëri. Privatizimi i burgjeve të sigurisë së ulët, si dhe privatizimi i shërbimeve të caktuara në sistemin e burgjeve, u vlerësuan si një mundësi e mirë për uljen e kostove financiare dhe përmirësimin e trajtimit të të dënuarve. Ministri Wright e vlerësoi këtë iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë si mjaft pozitive, duke u shprehur se kjo reformë në Britani ka rezultuar shumë e suksesshme. Nga ana tjetër, z. Halimi e njohu Ministrin Wright me fillimin në Shqipëri gjatë këtij muaji të mbikëqyrjes elektonike të dënuarve. Për këtë, Ministri Halimi shprehu interesin e tij për t’u njohur më shumë me përmirësimet që Britania është duke i bërë këtij procesi, me qëllim adoptimin në Shqipëri të praktikave më të mira. Ministri Wright u shpreh i gatshëm për të informuar në vazhdimësi Ministrin Halimi mbi zhvillimet e reja në këtë fushë në Britani. Në përfundim të takimit, dy ministrat shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të vijuar ndërtimin e raporteve të bashkëpunimit midis dy vendeve tonë, për të ndarë eksperiencat pozitive në përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

8
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nga Albert Zholi Ka një jetë të tërë që merret me pikturë dhe rezultatet i ka ngjitur shkallë- shkallë me modesti dhe me punë. Ka marrë pjesë në dy Bienale, një në Angli 2013 dhe një në Itali në vitin 2011. Në qendër të pikturave të tij qëndrojnë peizazhet, por pa lënë pas dore dhe portretet dhe natyrat e qeta. Kryesisht punon në vaj pasi me këtë lloj boje është më i sigurt Ju jeni pjesëmarrës në Bienalen e Anglisë. Çfarë përfaqëson kjo Bienale. Sa piktorë do të jenë dhe me sa piktura do të merrni pjesë? Kjo Bienale zhvillohet në Old Tovvn Holl në lagjen Chelsea të Londrës. Është edicioni i parë i organizuar nga Galinadi &Partners dhe Muzeu i Artit Chianchiano. Nga aplikimet janë zgjedhur 140 anëtarë nga 40 vende të botës. Është një Bienale shumë dinjitoze dhe me një performancë tepër sinjifikative. Në sa Bienale të tjera keni marrë pjesë dhe çfarë emocionesh keni marrë me vete? Ky është rasti i dytë që punimet e mia ekspozohen në një Bienale. E para ishte Bienalja e Chianchianos e zhvilluar në vitin 2011 ku unë u përfaqësova me tre tablo. Në këtë eveniment (Chianchiano-Itali), merrnin pjesë 160 artistë të përzgjedhur nga 50 shtete. U paraqitën 470 punime në një hapësirë prej 3 000 metër katror. Për mua si pjesëmarrës ishte një nga aktivitet më të rëndësishme dhe më kualitative. Sigurish pjesëmarrja në të tilla vente të kalon në sitë. Në këtë aktivitet ishin të ftuara rreth 300 galeri për tu njohur me krijimet dhe për të lidhur bashkëpunime të mundshme me artistët. Ajo që ra më shumë në sy në këtë Bienale ishte se pati shumë kritikë arti, studiues dhe koleksionistë. Gjatë zhvillimit të saj u mbajtën referate dhe biseda për arritjet e artit bashkëkohor. Nga pjesëmarrja në këtë Bienale mua më erdhën oferta nga galeri të ndryshme

iptarëve tregon nivelin e piktorëve tanë. Cili është piktori juaj i preferuar? Më pëlqen çdo lloj arti kur ka nivel pavarësisht nëse është figurativ apo modern. Por veçoj impresionistët me dritën e tyre magjepse dhe veçoj nga ata Van Gogun. Ai është mjeshtër i përdorimit të penelit. Kohët e fundit u dëmtuan afresket murale të “Onufrit”, cili është mendimi juaj për këtë veprim kaq të shëmtuar? Ishte akti më barbar ndaj artit apo më mirë të themi ndaj pikturës shqiptare. Kjo dorë vrastare e artit nuk mund ta kuptojë se çfarë dëmi i ka sjellë monumenteve të kulturës shqiptare. Ato afreske ishin jo vetëm pjesë e historisë, por mbi të gjitha një arkiv i gjallë i pikturës shqiptare, aq më tepër kur bëhet fjalë për Onufrin. Jam ndjerë shumë keq nga ajo ngjarje. Një humbje e tillë nuk mund të zëvendësohet kurrë. Veprat (pikturat) artistike të realizmit socialist a kanë pasur nivel artistik dhe a ka pas vlera ajo periudhë? Pavarësisht kufizimeve të kohës për shkak të ideologjizmave duhet thënë se në atë regjim pati shumë artistë që jetën ja përkushtuan pikturës duke lënë pas vepra me vlera të papërsëritshme që për mua janë vepra të nivelit botëror. Nuk e ekzagjeroj aspak kur them kështu. Le të përmendim “Buka e duarve tona” e Skënder Kamberit, “Gjyqi i Sinjës” i Vilson Kilicës, piktura murale kushtuar Skënderbeut në Muzeun e Krujës nga N. Bakalli e shumë të tjera kanë hyrë në arkivin e pavdekësisë së artit pamor shqiptar.

Flet piktori i talentuar Petraq Pecani: Në Bienale janë ftuar 140 piktorë nga 40 vende të botës

“Bienalja e Anglisë ka përmasa botërore”
për ekspozim si dhe nga botues arti. Kështu gjatë vitit 2012 krijimet e mia u përfshinë në volumin e IV të “Internatinal Contemporan Artist” në Nevv York dhe në revistën “OverArt” Itali. Ka disa Bienale, kush është më e rëndësishmja dhe pse? Për mua Bienalja e Londrës mbetet më prestigjiozja për vetë mënyrën e përzgjedhjes dhe mënyrës së organizimit. Cila gjini e pikturës është më e preferuara, portreti, peizazhi apo abstraksionizmi? Pasioni im në pikturë është peizazhi. Aty sikur e gjej më shumë vetveten frymëzohem, mbushem me frymëmarrje, relaksohem dhe gjej hapësirat e nevojshme. Njëkohësisht kam realizuar portretet apo natyra të qeta, por mendoj se më shumë më rrëmben peizazhi, kjo ndoshta dhe për vetë faktin se jeta ime ka qenë e lidhur me lëvizjen në natyrë dhe kjo më ka shërbyer si burim frymëzimi. Me çfarë bojërash pikturon me vaj apo akuarel dhe pse? Më pëlqen piktura me bojëra vaji aty ndihem më i sigurt dhe i jap jetë ngjyrave. Sa ekspozita keni hapur dhe në cilat vende? Para viteve 1990 unë kam jetuar në qytetin e Fierit ku aktivizohesha në ekspozitat vjetore që hapeshin aty. Ndërsa në vitet 1991-2000 kam jetuar në Greqi ku kam hapur tre ekspozita personale. E para në Igumenicë në Hotel “El Greko” dhe dy të tjerat në Athinë. Me kthimin në Shqipëri hapa një ekspozitë në galerinë Zenith, e cila pasoi shumë të tjera në Itali, Bruksel, Paris, Barcelonë. Cila ka qenë ekspozita më e mirëpritur nga kritika? Suksesin më të madh e kam pasur në Itali, ku u nderova me çmim në konkursin e VII të trofeut “GBMorom” organizuar nga “Neu Artemisia” galeri dhe Parlamenti Europian. Gjithashtu befasues ishte pjesëmarrja në konkursin e madh të Tokios të vitit 2011 ku morën pjesë mbi 5000 aplikues dhe munda të hyj tek finalistët dhe të nderohem me medalje. A mund të jetohet sot vetëm me artin e pikturës? Në përgjithësi jo, por në veçanti po. Si çdo art dhe piktura ka fansat e vet, ka spektatorët e vet, por jo gjithkush di ta përcjellë pikturën tek kjo masë e selektuar e shoqërisë që e pëlqen artin e pikturës. A është shkolla shqiptare e pikturës në ato me nivelin e vendeve të tjera Europiane? Besoj se po. Tek ne ka shumë piktorë me emër që kanë çarë. Ja, pjesëmarrja në Bienale të tilla e shumë shq-

A e ka vlerësuar politika shqiptare postkomuniste pikturën? Për artin kur nuk duhet thënë se është bërë shumë. Arti është pjesa më e dukshme e ndërgjegjes kombëtare që e lartëson një komb në sytë e botës.

9
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nga Skënder Zogaj publicist e poet I nderuari shok e mik, si-vëlla Murat Gecaj! E lexova me kënaqësi skicën , “Së pari, bashkimi shpirtëror i shqiptarëve” dhe e pëlqeva fort mendimin e urtë e të mençur, përkitazi me temën e bashkimit kombëtar. Siç vërejmë dendur, disa individë, grupe e qarqe “patriotësh” ,“të zjarrmshëm”, asaj po i fryjnë me afsh patetik, përmes fjalësh të mëdha. Por nuk kryejnë asnjë veprim konkret, për të dëshmuar se vërtet ata janë për bashkimin kombëtar dhe se ia kanë anën kësaj pune, jo vetëm për ta shprehur, por edhe për ta “krehur”, të paktën, duke dëshmuar më bindshëm, se kanë ndonjëfarë projekti konkret për ta realizuar atë. Përkundrazi, me plot gojën, për bashkim kombëtar po shfaqen individë dhe grupe që, më së paku, do të duhej të paraqiteshin, sepse nuk janë ata, që mund të flasin në emër të popullit! Bile, nuk mund të flasin as në emër të ndonjë shtrese të tij, ngase nuk e kanë asnjë meritë të veçantë, që është e domosdoshme, kur dikush i jep të drejtë vetes të dalë dhe të shprehë aspirata të përmasës kombëtare. Prandaj, i dashur Murat, bukur e ke thënë, nuk duhen kapërcyer shkallët “me hop” ose “me vrap”, sepse “e thyen qafën” e bie në gropë! Bashkimi shpirtëror është ajo, që na duhet sot, kur “dikush i bie thumbit e një tjetër patkonit”! Sepse kemi jetuar për shumë kohë të ndarë e të përçarë, anëve të ndryshme të botës dhe nën trysninë e njëmijëenjë faktorëve, që na e kanë rrudhur mendjen dhe shpirtin. Kështu që kemi aq shumë zbrazëti shpirtërore, sa që, nganjëherë, duke i analizuar disa faktorë, them se na duhet kohë tepër e gjatë, që të mund të funksionojmë përbashkësisht. Nuk besoj se mund të kemi bashkim kombëtar cilësor në kushtet aktuale, kur Shqipëria dhe Kosova janë të ngërthyera nga “patriotizmi” i rrejshëm. Po them kështu sepse, i madh është numri i të ashtuquajturve “patriotë”, të cilët janë të përfshirë në krime dhe korrupsion, drogë e prostitucion, hajni dhe mashtrime. Ata janë “patriotët” e paditurisë, primitivizmit e kontrabandës, që bëjnë argatin e rrjetave të ndryshme mafioze. Pastaj, të yshtura prej tyre, dalin shesheve të mbështjel-

NË VIJIM TË NJË SHKRIMI: SË PARI, BASHKIMI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE!
Nuk besoj se mund të kemi bashkim kombëtar cilësor në kushtet aktuale, kur Shqipëria dhe Kosova janë të ngërthyera nga “patriotizmi” i rrejshëm. Po them kështu sepse, i madh është numri i të ashtuquajturve “patriotë”, të cilët janë të përfshirë në krime dhe korrupsion, drogë e prostitucion, hajni dhe mashtrime. Ata janë “patriotët” e paditurisë, primitivizmit e kontrabandës, që bëjnë argatin e rrjetave të ndryshme mafioze.

lur me flamurin kuq e zi dhe bërtasin për bashkimin kombëtar! Është një skenë aq e trishtueshme, sa që shqiptarëve të ndershëm e të vërtetë, ua zgjojnë neverinë dhe i bëjnë të ikin dhe të fshihem, që të mos i shohin e dëgjojnë këto “sorra të larme”, duke krrokatur, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Intelektrualët shqiptarë, atdhetarët e ditur, të pastër e të ditur, nuk do të duhej të bien pre e këtyre koluareve, por do të duhej të punojnë seriozisht, pa asnjë fjalë, në shembullin e veprimit të vendeve të tjera, si Gjermania, fjala vjen. Vetëm një javë para se të rrënohej “Muri i Berlinit”, gjermanët thonin se: “Muri është i paprekshëm edhe për 100 vjet!” E, në fakt, i kishin përgatitur të gjitha “veglat” e nevojshme. Kështu, sa çel e mbyll sytë, e realizuan qëllimin e tyre, pa asnjë fjalë e miting, pa u mbështjellur me flamuj dhe pa u çjerrë rrugëve! Si para, ashtu edhe pas rrënimit të Murit, gjermanët e bënë në heshtje bashkimin e tyre kombëtar... Pra, mik i dashur, jam me ty dhe shfrytëzoj rastin që të të falënderoj shumë nga zemra, për shkrimin kuptimplotë: “Së, pari bashkimi shpirtëror i shqiptarëve”. Le të shpresojmë, të gjithë së bashku!... Përshëndetjet më të përzemërta dhe me shumë respekt! Fushë-Kosovë, 20 janar 2013

10

Nr. 26 - SHKURT 2013

TRANSPORT

EXPRESS

TRANSPORT

EXPRESS

11
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nga prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë 1. Kisha kohë pa e takuar prof. Mark Krasniqin-Akademik, njërin ndër figurat e njohura dhe të shquara të arsimit, kulturës, shkencës e politikës në Kosovë. Prandaj ndjeva kënaqësi të veçantë, kur mora një ftesë nga kryetari i Shoqatës “Nikaj-Mertur”, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), se në mbrëmjen e datës 18 janar 2013, do të organizohej një koncert dhe manifestim masiv, në Pallatin e Kongreseve të kryeqytetit Tiranë. Ndër të tjera, aty shënohej se do të ishte pjesëmarrës edhe prof. M.Krasniqi. Ende pa nisur shfaqja, hyra në sallën e stërmadhe, që gumëzhinte si “koshere” bletësh. Nga radhët e mezit, drejtpërdrejt me skenën, ku diku afër e kisha të caktuar edhe unë vendin, e vërejta të ulur atë, bashkë me një mik të tij, nga Gjakova, Gjokë Gecin. U përshëndeta me prof. Mark Krasniqin me përzemërsi dhe iu luta një personi që të na fotografonte, për ta patur shenjë kujtimi. Ndërkaq, edhe më pas gjeta rastin të bisedonim bashkë, sigurisht jo gjerësisht. Më erdhi shumë mirë që, megjithëse në moshën mbi 92-vjeçare, gëzonte shëndet të qendrueshëm, mbahej i fortë dhe kishte kujtesë të admirueshme. Këtë gjë e vërejta edhe kur ai u shfaqi dashamirësi gjithë njerëzve të shumtë, të cilët vinin ta takonin dhe ta respektonin. Bile, pati nga ata nikajmërturas, që ia treguan shtëpinë dhe iu lutën që, pas shfaqjes, të shkonin në familjen e tyre. Në bisedë e sipër, por dhe kur u ndamë aty, pasi nisi shfaqja “e zjarrtë”, e titulluar “Nata e Nikaj-Mërturit”, në vijim të disa veprimtarive të tilla, solla në kujtesë njohjen tonë. Ishin vitet ’70-të e 80-të të shekullit të kaluar, kur në kryeqytetun Tiranë, por dhe në rrethe të vendit, u organizuan veprimtari masive, konferenca, simpoziume e kongrese shkencore. Ato ishin për çështje të historisë e gjuhësisë, kulturës, etnografisë, arkeologjisë e tjerë. Megjithëse

ÇFARË MË SOLLI NË KUJTESË, TAKIMI ME AKADEMIKUN MARK KRASNIQI?
NGA E MAJTA: M.KRASNIQI E M.GECAJ (TIRANË, 18 JANAR 2013)

dihen vështirësitë e kohës për lidhjet me Kosovën e robëruar nga rregjimi serb, në ato merrnin pjesë edhe studiues e shkencëtarë shqiptarë prej saj. Një ndër ata, padyshim, ishte edhe prof. Mark Krasniqi. Ai nuk vinte këtu, në “shtetin amë”, si një një “vizitor” i thjeshtë, por edhe lexonte punime të thelluara shkencore. Një ndër udhëtimet e tij në Tiranë, por dhe në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), ishte ai i marsit të vitit 1980. Në qytetin më verior alpin, Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë, kishte përgatitur një sesion shkencor, me rastin e 55-vjetorit të vrasjes së “Heroit të Popullit”, “Dragoit të Dragobisë”, Bajram Curri. Në udhëtimin, nga kryeqyteti për atje, pasi kisha për të lexuar një temë për figurën e tij në këngët popullore, arrita në Fushë-Arrës dhe aty u ndalëm pak për të pushuar. E dija që, në përbërje të grupit nga Prishtina, ishin Ali Hadri, Zekeria Cana e një tjetër. E pyeta prof. Markun, pak me shaka: “Për ku jeni nisur kështu, profesor, apo për në sesionin shkencor, kushtuar B.Currit?” Aty për aty, ai m’u përgjigj me një shprehje popullore, duke e anashkaluar shpjegimin e saktë: “Jo, po, me që i kisha opingat veshur, mendova dhe unë të dal një herë në Malësi”. Në fakt, meqenëse e ka origjinën nga krahina e Nikaj-Mërturit dhe larguar shumë kohë të parët që andej, ai ma shfaqi dëshirën se donte t’i njihte të afërmit e tij, atje. Kur arritëm në qytetin “B.Curri”, sigurisht,

këtë gjë ua thashë drejtuesve të partisë e shtetit të asaj kohe. Me sa kuptova, një ndër arsyet, se përse nuk donin ta lejonin të shkonte për vizitë tek ata prof. Marku, ishte varfëria e tejskajshme në atë krahinë. Ndërsa përgjigja e pëligjia, për atë, ishte se: “Rruga është e prishur dhe nuk mund të kalohet për andej!?” Megjithëse nuk mori pjesë në sesionin shkencor, të organizuar në qytetin “B.Curri”, pasi nuk e kishte “lejën” nga organet jugosllave,prof. Mark Krasniqi erdhi me ne në fshatin e bukur Valbonë. Aty hëngrëm një drekë së bashku, ku dhe u kënduan këngë popullore. Por pati edhe një recitim, nga rapsodi i mirënjohur vendës, Sokol Arifi. Në vargjet e tij, me përmbajtje të theksuar atdhetare, ai përmendëte edhe të këqijat e regjimit serb, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Prandaj, të ftuarit kosovarë u ndjenë ca “ngusht” dhe, për të mos i venë ata në pozitë të vështirë, raspsodi nuk vazhdoi më gjatë, me recitime të tilla. Megjithatë, e pashë që prof., Markut i shëndritën sytë, kur i dëgjoi ato vargje rapsodike, të cilat e shprehnin realitetin e vertetë e të dhimbshëm historik të shqiptarëve, nën pushtimin e huaj serb. Në vitet pasardhëse, kam lexuar shpesh për studimet, botimet e pjesëmarrjet në detyrat dhe veprimatritë e ndryshme, nga Akademiku Mark Krasniqi. Sigurisht, si atëherë dhe tani, jam ndjerë krenar për këtë bashkëkrahinas e atdhetar të mirë, i cili

jetën e tij të gjatë e ka venë në shërbim të arsimit, shkencës e kulturës kombëtare shqiptare. Prandaj, si unë, por dhe të gjithë ata, që e takuan e biseduan këto ditë me të në Tiranë, i uruan nga zemra: Shëndet të plotë, jetëgjatësi dhe krijimtari sa më të frytshme, për të mirën e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në darkën, që u shtrua nga Shoqata “Nikaj-Mërtur” për të ftuarit dhe artistët amatorë, përsëri u përshëndeta me Akademikun e shquar Mark Krasniqi. Bile, me ftesën edhe të Gjokë Vukajt, që e filmonte tërë veprimatrinë, shkuam e i takuam gotat me atë dhe kolegë të tij nga Kosova, unë dhe kryetari i Shoqatës, Av. Gjin Niklekaj. Sigurisht, për këtë gjë, ai na falënderoi dhe u ndamë përzemërsisht. 2. Mark Krasniqi lindi më 19 tetor 1920, në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon-Kolaj), në afërsi të Pejës, në Kosovë. Arsimin fillor e ndoqi në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prizren. Në vitet 1941-1943, vazhdoi studimet e larta për letërsi, në Universitetin e Padovës së Italisë. Ndërsa më tej, studioi për gjeografi dhe etnografi, në Universitetin e Beogradit (1946-1959). Nisi të shkruajë që herët në shtyp. Kështu, në vitet 1945-1946, ishte redaktor i gazetës “Rilindja”, në Prizren, së bashku me Esad Mekulin e Omer Çekrezin. Në tri vitet vazhduese, punoi në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe, në Radio-Beogradi. Në vazhdimësi, gjatë viteve 1950-

1961, ishte asistent dhe pastaj bashkëpunëtor shkencor, në Akademinë e Shkencave të Serbisë. Ngjarje më rendësi për të ishte marrja e diplomës, në Beograd, më 1950 dhe pastaj mbrojtja e doktoraturës, në Universitetin e Lubjanës, më 1960. Për aftësitë e tij pedagogjike e shkencore, në periudhën 1961-1981 ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, kur shteti serbo-komunist e largoi nga puna arsimore e pedagogjike. Disa herë ka shërbyer dekan dhe prodekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik, në Prishtinë. Gjithashtu, është ngarkuar me detyra të larta, si: zëvendëskryetar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Është anëtar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka marrë pjesë dhe ka lexuar punime të tij në shumë kongrese, konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombetare, ku janë diskutuar çështje të traditave, gjuhës letrare kombëtare, historisë, etnografisë, folklorit shqiptar e tjerë. Përveç punës pedaogjike e shkencore, detyrave drejtuese dhe veprimtarive të tjera, ka hartuar e botuar rreth 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollorë. Prof. M.Krasniqi është autor i disa vëllimeve me poezi, si për të rritur e fëmijë, ndër të cilët veçojmë librin për të vegjëlit, “Posta e porositur”. Po kështu, ka shqipëruar, nga serbishtja e sllovenishtja, disa romane e përmbledhje me poezi ...Me përvojën e gjatë shumëvjeçare dhe shërbimet e çmuara, q ë i ka bërë popullit tonë, për të cilat folëm shkrutimisht më lart, prof.Mark Krasniqi-Akademik, është jo vetëm krenari e natyrshme për banorët e krahinës së prejardhjes, pra Nikaj-Merturit, por edhe për vendlindjen, mbarë Kosovën e Shqipërinë dhe, më tej, për të gjitha trojet amtare e diasporën tonë shqiptare. Tiranë, 22 janar 2013

12
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nga Fatmir Terziu www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com Radhëherë mund të gjenden edhe njeriu, edhe talenti, edhe shpirthumani, edhe patrioti mirëdashës në një trup të vetëm. Dhe këtë e ndjeni dhe e gjeni tek shqiptari i mirë, në takimin e parë me të. Mjafton sa të takosh Shani Bajrajn, mjafton sa të shtrëngosh duart me të, me njeriun me zemër të madhe shqiptare. I thjeshtë. Bujar dhe mikpritës. Njeri mbi të gjitha. Gjen kohë në restorantin e tij të zhurmshëm, gjithmonë të mbushur, plotë e përplotë, e të ulet në tryezën tënde e bisedon mallërueshëm. Është njeriu për të cilin ke dëgjuar nga të huajt, klientët e tij fjalët më të mira. Është biznesmeni shqiptar në Edguare të Londrës për të cilin kanë folur gazetat, televizionet dhe mjaft media të tjera. Dhe ai vetëm buzëqesh... Erdhi nga Malisheva e Kosovës, fshati i saj i dëgjuar Ponorc, vetëm kur ishte një djalosh në rritjen e tij rinore, një nëntëmbëdhjetëvjeçar krenar në rrugën e tij të jetës. Erdhi emigrant nga sheshi i zjarrtë i Luftës, i përzënë me tytën e pushkës së hasmit shekullor, nga vatani i tij, për të cilin nëna dhe babai i tij i dashur kishin lënë djersën, thonjtë e tyre duke gërryer çdo pëllëmbë tokë të risin e edukojnë fëmijë të mirë. Dhe u gjend

Tre vëllezër që ngrejnë lart krenarinë Kombëtare
në zhaurimën londineze, me dy vëllezërit e tij Florimin dhe Isufin. Të tre e ndjenë lëvizjen e metropolit dhe kështu nuk ndjetën duarkryq. Menjëherë menduan të integrohen në jetën vendase. Punërat e fillimit, si për çdo emigrant, mes të rrëndomtës dhe lodhjes, shpejt, madje mjaft shpejt, zgjuan tek tre vëllezërit plane të tjera, projekte jetike integrimi. Dhe kështu nisi udhën Restoranti “Amaretto dhe Piceri” në Edguare. Aty edhe fillimi ishte një nismë model. Puna, përkushtimi dhe sjellja qytetare e bënë këtë restorant numrin një në zonë. Shani dhe ekipi i tij, tashmë me një përvojë shumë të madhe, mirëpret në restorantin Amaretto dhe Piceri në Edguare, klientët nga të gjitha anët e botës, klientë që shprehin fjalët më të mira. Ashti siç në fakt shprehen mediat si Ram TV, apo edhe gazetat “Jews News” ato lokalet e deri tek gazetat ekonomike të vendit. Ai bashkë me stafin e tij, vëllezërit e tij, është gjithmonë i angazhuar për të përdorur vetëm përbërësit dhe artikujt më të mirë ushqimorë, më të mirën nga furnizuesit e përzgjedhur, dhe afron një menu me një gamë të gjerë të kuzhinës italiane. Të gjithë

janë të mirëpriturit e tij, të gjithë kanë vendin dhe respektin në këtë restornat. Por jo vetëm aty. Edhe lokalet e tyre të tjera në Hendon Central, Southgate dhe Ruislip, një zonë suburbane e Londrës veriperëndimore, flasin me të njëjtin profesionalizëm, me të njëjtin respekt. Kosova mbush pesë vjetorin e saj të Pavarësisë në muajin Shkurt, dhe nayrisht arsyeja që bashkon krenarinë e djemve të saj anembanë Globit, bashkohet edhe në këtë krenari që afron emri dhe përkushtimi i tre vëllezërve të përkushtuar. Në vështrimin human, të njohurit e cilësive dhe e mënyrës së arritjes deri te njeriu i përkryer, është detyrë qytetare e çdo shqiptari, e çdo njeriu. Ndërsa tema jonë e shkrimit është modeli dhe shembulli i njeriut të përkryer që vjen mes modelit dhe përkushtimit të vëllezërve Bajraj. Ose, nëse ne dëshirojmë të formohemi si njeri i përkryer dhe njerëzimin ta mbërrijmë në përkryerje, që çdo qytetar është i ngarkuar me këtë detyrë, sepse qëllimi i njerëzillëkut dhe shqiptarisë është vënia në pah e njeriut të tillë, këtë mund ta arrijmë vetëm me një edukatë dhe përkushtim model të tillë, dhe këtë duhet ta kemi parasysh tërë kohën. Njeriu që ka arritur përkryerjen. Në kuptimin shpirtëror, çfarë tipare zotëron? Cilat janë ato cilësi që e bëjnë njeriun e përkryer për t’u dalluar nga të tjerët? Nëse i gjejmë përgjigjet humane në këto pyetje, atëherë jemi në gjendje që, së pari veten, pastaj individët tjerë dhe në fund edhe shoqërinë ta udhëheqim deri në përkryerje. Në të kundërtën, në vështrimin e treguar ndaj këtyre tre modeleve shqiptare të integrimit, nuk mund të arrijmë ta kuptojmë domethënien e plotë të njeriut të përkryer. Ose, me fjalë tjera, qoftë edhe në mënyrë të përafërt nuk mund të kemi sukses në arritjen e përkryerjes së ‘’njeriut të përkryer’’. E këtë e gjejmë në shërbimin, profesionalizmin dhe edukatën e këtyre tre vëllezërve, në shpirtnjeriun e edukuar Shani Bajraj që ishte pikërefrimi ynë në këtë rast.

13
Nr. 26 - SHKURT 2013

14
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nga Fatmir Terziu Margaret Hasluck (18851948) nuk ishte angleze. Ajo ishte një skoceze e shkolluar mirë, një shkencëtare dhe një bijë e një njeriu me emër në arkeologji. Por edhe pse nuk ishte angleze, ajo u quajt e tillë për shumë kohë në Elbasan, në Shqipëri, ku ai ndejti dhe punoi për shumë vjet. Edhe sot ky emër, pra ‘Englezka” është një toponim i mbetur dhe i fiksuar jo vetëm tek njerëzit edhe në vepra e studime. Alison Brown i Universitetit të Oksfordit sqaron në një studim të tij punën e Margaret Hasluck, që në Shqipëri, sidomos në Elbasan, ku ajo u vendos në afërsi të lagjes Haxhias, u quajt “Englezka” dhe shtëpia e saj edhe sot quhet “Shtëpia e Englezkës”. Sipas Brown ajo ka qenë një koleksioniste e mirë e tekstileve dhe materialeve folklorike që tashmë ndodhen në muzeumin Mariskal (Marischal). Koleksionimet e saj u realizuan aty nga mesi i vitit 1921 dhe vazhduan deri në fillim të vitit 1940-të. Këto koleksione përbëhen nga rreth njëqind objekte. Gjatë kësaj periudhe Hasluck udhëtoi gjerësisht në tërë Ballkanin. Për punën e saj në mbledhjen e të dhënave dhe objekteve etnografike, ajo pati botuar artikuj të shumtë dhe shumica e tyre janë përfshirë në librin e saj “Ligji i Pashkruar në Shqipëri”.

Por çfarë e shtyu atë drejt Ballkanit? Sipas Alison Brown atë e shtynë “një numër faktorësh”. Faktorët që gjen Brown janë disi të ngjashëm edhe me ata që Roderick Bailey dikton. Gravitacioni i saj drejt rajonit të Ballkanit, sipas Roderick Bailey nga St. Antonys College të Oksfordit, në librin e tij “Çifti i çuditshëm: Margaret Hasluck dhe operacionet e posaçme ekzekutive, 194244”, është se “pas katër viteve të vdekjes së bashkëshortit të saj, Margaret Hasluck (18851948) filloi një bashkëngjitje në Shqipëri”. Por ngjizja me Shqipërinë është edhe një faktor tjetër për të parë rrjedhën e saj. Me dëbimin e saj nga vendi

Skocezja që ngjizi “Englezkën” në Elbasan
në 1939, ajo vendoset përkohësisht në Skoci. Në 1942, ajo u rekrutua në (SOE), Organizim në Britaninë e asaj kohe që u shërbente Operacioneve Speciale Ekzekutive, një shërbim i forcave sekrete të kohës së luftës. Kjo organizatë e krijuar nga Churchill kishte për synim sipas Bailey për të ‘vënë Evropën në flakë’, dhe kështu Hasluck u vendos në komandën e kësaj organizate në Shqipëri. Ky është një angazhim i shkurtër i saj por shumë i

rëndësishëm për jetën dhe veprimtarinë e saj në shërbim të detyrës. Me rëndësi të veçantë ishte edhe ndikimi i bashkëshortit të saj, FW Hasluck, një arkeolog, me të cilin ajo udhëtoi në gjithë Greqinë. Sipas Robert Elsie ajo është “Një figurë mjaft e njohur në fushën e albanologjisë”. Ajo për Elsie

nuk është thjesht antropologia skoceze, por shkencëtarja Margaret Hasluk (Margaret Hasluck, 1885-1948) e cila nga viti 1935 jetoi për trembëdhjetë vjet në Elbasan. Ajo është autore e disa librave, përfshirë studimin e parë anglisht për Kanunin. Por, sipas Elsie ajo ka edhe

një koleksion të madh përrallash shqiptare të përkthyera prej saj në anglisht, një vepër prej më shumë se 500 faqesh të daktilografuara. Ndër botimet e Qendrës për Studime Shqiptare në Londër do të dalë së shpejti edhe një vëllim tjetër për Hasluk-un me titullin e bukur: “Our Woman in Albania: the life off Margarett Haslluck,, Schollar and Spy (Gruaja jonë në Shqipëri: jeta e Margaret Hasluk-ut, shkencëtare dhe spiune). Ballkani, sidomos Shqipëria në atë kohë janë cilësuar si zona me magjepsje të theksuar për elementin femëror, sidomos të grave udhëtare të atij shekulli. Kjo kishte ndodhur më parë me Edith Durham (1863 – 1944) dhe më vonë me Margaret Hasluck (1885 – 1948). Përveç kësaj, duhet theksuar se Shqipëria e asaj kohe ishte edhe një vend interesant për koleksionime të ndryshme. Ajo mblodhi koleksionet e veta dhe e gjithe kjo punë e saj kishte një marëveshje me autoritetet britanike duke mos ndikuar aspak në antropologjinë e ideologjive apo edhe folklor. Në punë e saj, mësohet se Hasluck ishte frymëzuar nga etnologët dhe folkloristët e saj bashkëkombas AC Haddon dhe Sir William Ridgeway, me të cilët ka punuar në Cambridge gjatë periudhës kur ajo kreu studimet e saj atje. E shtunë, shkurt 14, 2009

SHËRBIMI NDAJ KOMUNITETIT

Shqiptari që jetoi 160 vite
Arkivave britanike të panjohura më parë
Nga Fatmir Terziu Njeriu që ka mbajtur një rekord jete në Ballkan është shqiptar. Shqiptari Ismail Hudja, mësohet se ka jetuar plot 160 vjet dhe është cilësuar njëriu që ka jetuar më gjatë në Botë. Ai ka jetuar në fshatin Kut. Emri i tij është bërë i ditur nga gazeta skoceze “Aberdin Journal” e 18 Tetorit 1901. Ai ka jetuar nën shoqërinë e një familjeje të madhe me rreth 200 anëtarë. Kështu sipas burimeve të cilat më parë ishin publikuar në një gazetë të kohës në Athinë, mësohet se ai ndërroi jetë me të gjitha dhëmbët në gojë, dhe madje trupi i tij, këmbët, duart dhe pjesët e tjera ishin në një pamje normale edhe pas vdekjes. Ai ka qenë i propozuar atëherë për në librat që sot njohen si libra “Guiness”. Gazeta “Daily Mail” e asaj kohe jep të dhëna më të qarta. Po cilat janë arsyet që atëherë u hesht për këtë njeri me kaq rrëndësi për racën shqiptare në Ballkan? Ndërsa ato janë hamendësi arsyet e tjera të jetëgjatësisë së tij janë tashmë të njohura. Në një koment të mëvonshëm në një nga kërkimet bilogjike dhe anatomike të akademikëve nga Oksfordi thuhet se disa ishin arsyet që e mbajtën gjallë në aq vite shqiptarin Ismail Hudja. Natyra e bukur, e brishtë dhe e pathërrmuar (e pandotur), jeta pa stress, ushqimi dhe pastërtia, uji natyral mineral i pasur dhe qetësia.

1 2 3

Lindita dhe Luli Nushi urojnë Gëzuar dhe mbarësi vitin e Ri 2013 nënave të tyre Binaze Nushi dhe Ymrane Brezneci dhe baballarëve të tyre, Musa Nushi dhe Osman Breznica. Stafi i El-Bellos në Finchley Road uron të gjithë shqiptarëve dhe klientëve të tyre Gëzuar dhe suksese në vitin 2013! Barista në Finshley Central 24 Ballards Lane, (www. baristafinchley.co.uk) uroj gjithë stafin dhe klientët Gëzuar dhe mbarësi në vitin e ri 2013!

15
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nga Frank Shkreli Më kujtohet si të ishe dje, kur i përndershmi Dom Prenk Ndrevashaj më bëri telefon nga Detroiti ku i shërbente komunitetit katolik shqiptar atje dhe më dha lajmin e keq se miku i ynë i përbashkët, por edhe i mbarë komunitetit shqiptaroamerikan dhe më gjërë, shkrimtari dhe poeti i njohur Profesor Ernest Koliqi kishte ndërruar jetë në Romë, në mërgimin e pa dëshiruar, siç thonte shpesh. Ishte 15 Janari i vitit 1975. Më kujtohet se humbja e Profesor Koliqit dhe zbrazëtia që ai la pas si shkrimtar, poet, politikan, por mbi të gjitha si një atdhetar dhe njeri i thjeshtë dhe i ndershëm për të gjithë ata me të cilët ai erdhi në kontakt -- u ndie për së tepërmi -- ndërsa la pas një mungesë e boshllëk të madh në radhët e komunitetit shqiptaroamerikan, të cilin ai e vizitonte nga hera në herë, nga Roma ku ishte vendosur ç’prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Dy përvjetore me rëndësi për historinë e shqiptarëve në shekullin e kaluar ishin 500-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skendërbe, (në vitin 1968) dhe 60-vjetori i gazetës Dielli (1969). Profesor Koliqi si kryeorganizatori i festimeve të 500-vjetorit të Fatosit të Madh Kombëtar, ishte kujdesur që festimet në Romë me ketë rast, të ishin gjithëpërfshirse dhe mbarëkombëtare, për aq sa ishte mundësia dhe mesa lejonin rrethanat politike të kohës. Ishin të ftuar Arbëreshët dhe shqiptarët nga të gjitha trevat, por për arsye që dihen ishin të pranishëm vetëm shqiptarët nga diaspora, përfshirë edhe një grup nga komuniteti shqiptaroamerikan, të përfaqësuar nga organizata Vatra dhe krerët e saj. Duke përshkruar në revistën Shëjzat (4-6, 1968), pjesmarrjen mbarëshqiptare në ato festime, Profesor Koliqi shkruan me entuziazëm: “Kujt nuk i gufoi gjaku hov krenarije tue pa kah valviteshin me 24 prill në Sheshin e Sh’Pjterrit gjithë ata flamuj kuq e zi?.... Shqipja kumbonte në atë Shesh madhnuer, përziheshin ligjirimet e sotëshme të Shqipnisë me ato të motshëme t’Arbrit, t’asaj cope t’Atdheut që lëshoi rrajë e lulzon në token italiane si degë e trungut të kombit. Arbëreshët jo vetëm mbajtën mbrekullisht gjuhën tonë – për ma tepër – e banë me lulzue në vepra letrare dore së parë, tue dishmue se palci fisnuer i kombit të Skënderbegut levizë jet-

NË NDER TË PROFESOR ERNEST KOLIQIT
nike të zanafillës dhe u besatuen heshtazi me pasë përhera në kujdes fatet e dheut të të Parvet. Arbreshët e Italisë, stërnipa të luftëtarvet që rreth Skënderbegut, në nji varg përleshjesh titanike, shkruen me gjak në faqet e historisë s’Evropës se Shqipnia asht e Shqiptarëvet – mbas pesë shekujsh – gjatë të cilave ruejtën gjallë gjuhë e doke, erdhën me sigurue Vatranët se në veprën e tyne, të djeshme e të sotëme, njohin vazhdimin e përpjekjes ideale të Jeronym de Radës.’’ Profesor Koliqi vazhdon me përshtypjet nga pritja që vatranët i bënë atij dhe grupit të Arbëreshve në Amerikë, duke komentuar se, “Sot dy gjymtyrët kryesore të diasporës, ende plot fuqi e vrull veprues, u bashkuen e shkrinë deshirë e qëllime, me u përpjekë për naltësimin e kombit prej të cilit rrjedhin’’, shkruante profesor Koliqi në Shëjzat, (10-12, 1969). Në mbresat e tija gjatë asaj vizite në Katedralën e Shën Gjergjit në Boston, siç e quan Koliqi, “në atë Falëtore orëmirë, ku meshoi dhe predikoi Fan Noli, lutën Perendinë për Shqipni e bijt e saj, Shqiptarët e Bostonit dhe Këshilltarët e Kishës Orthodokse shqiptaro-amerikane… e me ta në shumicë të madhe Shqiptarë besimesh të tjera. Zemrat mbarë të pranishmëve u shkrinë në thirrje mëshrire që i naltohej Perendisë, i cili ashtë nji për të gjithë…..Shpirtnat vëllaznoheshin në nji flakërim të pastër atdhetarie, mesa fytyrimi i Nanës Shqipni vizatohej i shëjtë në avullime të thimjanës, që valvitej erandshëm nepër kishë”. Për festimet e këtyre dy përvjetorëve, që shqiptarët e Amerikës dhe Arbëreshët e Italisë bënë së bashku, Profesor Ernest Koliqi shkruan me entuziazëm, se “Gjaku arbnuer njofti nji triumf të papritun ato ditë. Shqiptarë e Arbëreshë, tue u përqafue, ndienë e kuptuen veten se me një marrveshje vëllaznore mund u plotësonte porosija që na la Skënderbegu”. Profesor Koliqi edhe nepërmjet korrespondencës, vazhdonte të interesohej për periodikun, “Rinia Shqiptare në Mërgim” dhe më jepte zemër që të vazhdoja studimet, duke shkruar në njërën prej letrave: “I dashtun Fran, Më ra në dorë si letra ashtu edhe periodiku Rinia Shqiptare në Mërgim. Gëzohem pikë ma së pari që je mirë, që pëpiqesh të ndjekish studimet, e në fund për botimin kushtue masës së re që larg atdheut ka shumë nevojë të ushqehet me shkrime të shëndosha shqipe. Të lumtë! Ashtë një fillesë plotë premtime. Mbaj mend veç fjalën e moçme: “Trimi i mirë, me shokë shumë! Afro moshatarë sa ma shumë që të mundesh. Në ashtë se këjo fletore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorët që regjimi komunist i Tiranës ka përjashtue nga historija e letërsisë shqipe”. Ky, pra ishte Ernest Koliqi, për të gjithë shqiptarët, njëri ndër interpretuesit më të spikatur të shpirtit të fisit arbëror dhe të trashëgimisë stërgjyshore, si dhe mbrojtës i vlerave të shpirtit arbëror dhe të prirjeve natyrore të tij, gjithmonë si pjesë e thesarit të vlerave kulturore dhe shpirtërore të njerëzimit. Në këtë përvjetor të vdekjes, me nderim e mall përkujtojmë Profesor Ernest Koliqin.

sues kudo në botë, dhe rreth nji votre arbnore mbahen doket e të Parvet.’’ Duke përshkruar festimet madhështore të atij përvjetori, Profesor Ernest Koliqi thotë se për herë të parë në kryeqytetin Italian, “Emni i Shqipnisë e i Kastriotit tingulloi si za burije….tue u përmend an’e kand emni i Shqipënisë’’, duke shtuar se, “Nji të përqethun mallëngjimi e krenarije na rrëshqiti shtatit e shpirtit kur Ati Shejt përdori në ligjiratë italishte fjalët shqipe, ‘besë’, e ‘burrni’ , këto vetina dalluese të kombit dhe shprehjen ‘gjaku i shprishur’, që skalitë shpërndamjen e gjindes s’onë në rrokullinë tokësore.’’ Duke shkruar për një pjesë të këtij gjaku të shprishur i shpërndarë anë e mbanë botës, Profesor Ernest Koliqi përshkruan kështu pjesmarrjen e komunitetit shqiptar në Amerikë, në festimet në Romë me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit: “Prania e vatranëve , ardhë nergut nga Shtetet e Bashkueme, ia shtoi shkëlqimin kremtimeve. Nji tubë zojash të ndritshme e zotnijsh të zgjedhun përfaqsoi në, rrethe arbëreshe e shqiptare, Shoqatën e mirënjohun Vatrën, që dikur aqë hov i dha përpjekjeve për rilindje të Atdheut – dhe sot mban naltë zanin e Shqipnisë në botën perëndimore. Hijet e madhnueshme të Nolit e të Konicës na shfaqeshin para syve, tue vërejtë ndër rrjesht tonë kryesinë e vatranëve, që në këto kohna të turbullta të sotëme orvatet me ndjekë gjurmat e mëdhaja të atyne dy Patriotave të paharrashueshëm, themeltarë të Shoqatës. Kishim përshtypjen se drita e agimeve të Rilindjes, atë ditë po rreshte mbi Bashki-

min e Arbreshve me Shqiptarë. E bashkë me atë dritë, rrezja e bekimit të Perendisë’’, shkruan Ernest Koliqi në revistën Shëjzat, duke folur për praninë e vatranëve në festimet e 500-vjetorit të Skenderbeut në kryeqytetin Italian dhe në Vatikan ku u pritën edhe nga Papa Pali i VI, në vitin 1968. Një vit më vonë, më 1969 Vatra shënon 60-vjetorin e themelimit të organit të saj Dielli dhe për të marrë pjesë në këto festime, ftohet ndër të tjerë Ernest Koliqi dhe një delegacion përfaqsues arbreshë, gjithsejt nja 60 veta nga Italia. Duke shkruar mbi përshtypjet e tija dhe pritjen madhështore që vatranët i bënë atij dhe grupit arbresh në Boston dhe në New York, Profesor Koliqi e cilëson takimin e dy diasporave shqiptare si me rëndësi të madhe simbolike, duke theksuar përsa vijon: “Shqiptarët e Italisë dhe Shqiptarët e Amerikës përtrinë vulosjen e vëllaznimit shqiptar, pohuen gjallninë e rrajve eth-

16
Nr. 26 - SHKURT 2013

Shqetësimin e një organizimi perfekt të takimit e kishte Kristaq Mullisi. Por, Reshit Koburja ishte thuajse ai që javë të tëra më parë kishte trokitur disa herë në dyert e TV “Dardan”. Ishte shqetësimi normal i tij. Merakli, intelektual me shije dhe estetikë, gjuhëtar i denjë. Kërkonte që të pasqyrohej mirë aktiviteti dhe të kishte vend edhe për një bisedë në studio. Të tjerët Sefedin Trungu, Zeqir Sarja, Mynever Zaimi dhe dikush tjetër kishin merakun e rakordimeve dhe angazhimit të kohës. Sakaq duke qenë drejtues i televizionit të ri, që sapo kishte marë jetë, thuajse një vit jetë, kisha edhe shqetësimin e Isa Krekës, pronarit të televizionit, që donte më shumë se çdokush ky emision të bëhej sa më mirë. Ishte e para se i vinin miqtë nga Kosova, nga ai kishte prejardhjen e tij dhe se vinte Mehmet Gjevori, elbasanlliu që e çoi jetën në dobi të asrimit në Kosovë. Mehmet Gjevori ishte pishtar i devotshëm i arsimit shqip dhe tërë jetën ia kushtoi zhvillimit të arsimit dhe përhapjes së dijes në Kosovë. Autori i Abetares së parë Shqipe në Kosovë, mësuesi, pedagogu, dhe veterani i arsimit, Mehmet Gjevori i lindur në Elbasan, shërbeu në Kosovë për plot 67 vjet. Mehmet Gjevori ishte nderuar me urdhërin Naim Frashëri të klasit të I më 1994 nga president i Republikës së Shqipërisë, ndërsa më vonë në vitin 2003 me Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit, nga ish presidenti, Ibrahim Rugova. Por në këtë takim vinte edhe një protagonist tjetër, bashkëautor dhe bashkëveprues i Gjevorit, Tahir Z. Berisha. Ishte 14 Nëntori i vitit 1998-të. Në sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Elbasanit, nën kujdesin e vet Kryetarit të Bashkisë Engjëll

VLERA JASHTË MODESTISË
Pesë vjet më parë, pas takimit me veteranët e arsimit shqip, Mehmet Gjevori dhe Tahir Z. Berisha në Elbasan
Dakli, çdo gjë ishte gati për promovimin e përbashkët të veprave “Kujtime e shënime” të autorit Mehmet Gjevori dhe “Rrëfime në vetën e parë” të Tahir Z. Berishës. Tubimin e hapi Zoti Kristaq Mullisi, kryetar i Shoqatës “Normalisti” të Veteranëve të Arsimit të Shqipërisë. Për vlerat e këtyre veprave referuan me shkrim dr. Reshit Koburja, i cili referoi për veprën e M. Gjevorit, ndërsa Zeqir Sarja për veprën e T. Berishës. U lexuan edhe reçensionet e Prof. dr. Pajazit Nushit dhe Vehap Shitës. Në promovim mori pjesë dhe diskutoi Prof. dr. Muhamet Bicaj, Ministër i Arsimit i Republikës së Kosovës. Diskutuan edhe Prof. dr. Muhamet Çeliku, Sefedin Trungu dhe shkrimtarja Mynavere Hysen Zajmi me prejardhje nga Peja. Në fjalën e tij Kristaq Mullisi midis të tjerave tha: “Duke i uruar mirëseardhjen, në qytetin-djep të arsimit kombëtar, miqve të nderuar nga Kosova, nderohem për rastin që më jepet, të prezantoj fizikisht para jush, dy ndër figurat e nderuara të arsimit shqiptar në Kosovë, që një jetë të tërë ia kushtuan arsimit, shkollës e gjuhës shqipe, 86 vjeçarin elbasanas, i cili që nga viti 1941 punon e jeton në Kosovë, kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës z.Mehmet Gjevori dhe z.Tahir Berisha, sekretar i përgjithshëm i kësaj shoqate, në nderin e të cilëve sot po promovojmë dy librat e fundit të tyre, në vazhdën e mjaft botimeve të tjera, librat “Kujtime e Shënime” të z.Mehmet Gjevori dhe “Rrëfime në veten e parë” të z.Tahir Berisha. E

gjithë jeta, puna e veprimtaria e këtyre personaliteteve të arsimit në Kosovë, është e lidhur me shkollën dhe me arsimin në gjuhën shqipe. Ata kanë dhënë një kontribut të madh në hapjen e shkollave të para në gjuhën shqipe, në drejtimin dhe organizimin e tyre, në përgaditjen e mësuesve të rinj dhe në hartimin e programeve e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Nuk mund të kuptohet shkolla shqipe në Kosovë pa kujtuar emrat e këtyre korifejve të arsimit të Kosovës. Jo më kot akademiku i mirënjohur Jashar Rexhepagiq, e ka cilësuar z.Mehmet Gjevorin një pedagog të rrallë, një mësues të mësuesve të rinj, një Pestaloe në Kosovë. Duke folur për Mehmet Gjevorin, Dr.Ali Jakupi ka theksuar se ai është një prej themeluesëve të arsimit në Kosovë, i cili për gjashtë dekada kultivoi, thel-

loi e begatoi arsimin e kulturën shqiptare në Kosovë, e nëpërmjet fjalës së gjallë të arsimtarit, të përgjegjësit dhe të inspektorit të arsimit, të hartuesit e redaktuesit të teksteve shkollore, krijoi emër të pashlyer. Ndërsa, Vehap Shita duke folur për punën e palodhur të z.Tahir Berisha dhe për librin e fundit të tij që ne po e promovojmë sot, shprehet se ne do të ndiejmë e do të përcjellim përpjekjet e tij, të bashkëpunëtorëve e të bashkëluftëtarëve të tij për zhvillimin e përparimin e arsimit shqip në Kosovë, për vendin e merituar të arsimtarëve në shoqëri. Sepse i tillë është edhe personaliteti i Tahir Berishës. Me këtë rast, Shoqata “Normalisti”, duke promovuar sot këto dy libra, krahas bashkëpunimit me Shoqatën homologe në Republikën e Maqedonisë, organizon aktivitetin e parë të përbashkët me Shoqatën homologe të Veteranëve të Arsimit në Kosovë, në vazhdën e shumë përpjekjeve e të kontakteve të përbashkëta të realizuara më parë. Me promovimin e këtyre dy librave ne zgjerojmë dijet tona, pasurojmë bibliotekat tona mbi përpjekjet për mësimin dhe për shkollën shqipe në Kosovë dhe për njerëzit e nderuar të saj të arsimit.” Më tej Zeqr Sarja, i njohur në qytetin e Elbasanit si drejtori më efikas i Shkollës së Mesme të Përgjithshme, “Dhaskal Todhri”, tha: “Ndjehem i lumtur që pata fatin, i pari, ndoshta, këtu në Elbasan,

të kem në dorë, këto ditë, një libër me peshë (“Rrëfime në vetën e parë”). Është i rëndë për nga lënda e përzgjedhur, për faktet e bollshëm dhe arsyetimet e mençura, është i rëndë për mesazhet që përcjell dhe idetë që mbart, por është i lehtë në të kuptuar, për stilin e rrjedhshëm dhe komunikues, për gjuhën dhe frazeologjinë popullore, pa kursim, për figuracionin e pasur, pa stoli laramane, prandaj të mban të mbërthyer me kurreshtje deri në fund. Natyrisht që pena ime e belbët nuk do të mund të japi atë që duhet. Zoti Tahir Berisha është mësues; Mësues do t’i them, sepse është atribut i madh, e jo zanat, sepse ka një opus të gjerë, vepër të shkruar dhe veprim të gjallë, që u kushtohen arsimit. Që në faqen e parë zbulon veten: ua kushton veprën prindërve. Duket që është zemër - mësuesi. Ka një mënyrë origjinale të shtjelluarit të autobiografisë. Zoti Shefki Stublla, ish drejtor muzeu në Prishtinë, pastaj dhe të tjerë, Beqir Berisha, Berat Luzha e Nexhmedin Basha, intervistojnë autorin që, i thekur nga dituria, veprimi atdhetar dhe mosha, falë kujtesës fisnike, të vajisur mirë, pa ndryshk, nxierr natyrshëm ngjarje pas ngjarjeje, të gatuara bukur, që i japin kënaqësi lexuesit. Ai nis rrëfimin me kohën e vegjëlisë. Rrjedh nga një familje e shquar atdhetarësh e arsimdashës. I ati Zeqë Vërbani, i përzier në lëvizjet kombëtare të viteve 1910 - 1912, i shkulur me forcë, por i zgjedhur tribun popullor në vitin 1927 në Gjilan e në Vranjë, kundërshton dhe u kundërvihet ballaball mbretit Aleksandër e kryeministrit Pashiq. Ka një fund tragjik por frymëzues. I biri nuk e shkit nga sytë atë skenë, kur ishte mbërthyer pas të jatit që jepte shpirt. I ka mësuar rrënjet e veta, si shqiptar, jo në shkollën serbo-bullgare, por në odën e burrave duke dëgjuar për Idriz Seferin, Shaban Hazirin etj., nga sa e sa personalitete dhe mësues të Anamoravës, që shpesh, i përcjellnin ngjarjet heroike të shoqëruara me çifteli. Vijon në faqen 17

17
Nr. 26 - SHKURT 2013

Vijon nga faqja 16 I vogli “i përkëdheluri”, pra, autori ynë, që rri pas mysafirëve të odës, gjithë sy e vesh, thith, tret e konservon nga bëmat e të parëve, por dhe gajaset me humorin e Sadik Coklit, që Tahir Berisha na e kallëzon aq këndshëm. Bien në sy vështirësitë e shkollimit, etja për dituri. I inspiruar nga ai mjedis familjar atdhetar, merr pjesë në Luftën Antifashiste, sepse shihte tek Brigada VII Kosovare një dritë shpëtimi e çlirimi, por, shpejt, ndjen zhgënjim, tradhëti, sidomos pas pushkatimit të mësuesit Adem Guta, të cilit ende nuk i dihet varri. Pak kohë mësues - fshati, por ndryshon mentalitetin e të gjithë fshatarëve për shkollën. Kualifikohet e shkollohet më tej; mësues në gjimnaz dhe përjashtim nga arsimi, si i “padëshirueshëm”, pastaj gazetar, përkthyes dhe kryeinspektor i arsimit të Kosovës. I përjashtuar nga arsimi, e ndjen veten të mbërthyer në një unazë akuzash absurde. Ishte një mohim i rebeshtë inkuizicional. Ishin hapur dosjet e UDB-ja, ishte futur në “rreth”. Të orvatesh t’i bësh gjoks rrezikut dhe punës, të këmbëngulësh për t’i shkuar deri në fund çështjes së madhe dhe idealit, janë cilësi të Tahir Berishës. Duke lexuar veprën, të krijohen ato imazhe përfytyrime, situata të jetës së një mësuesi aktiv që ka përshkuar gjithë hierarkinë arsimore, me zikzake, hipje e zbritje, por në mënyrë burrërore. Flet për jetën e mësuesit të fshatit, për komunikimin me nxënës, ish nxënës e fshatarë, e mandej, për shqetësimet, ngacmimet, kurthet e goditjet. Të bën për vete për energjitë, aftësitë intelektuale e organizative, për sukseset, që i ndanë me shokët. Në Gjilan, si drejtor i shkollës së mesme, me një kolektiv me shumicë shqiptare, krijoi një

konfiguracion të përbashkët vlerash, sepse gjeti pika bashkimi interesash, që lidheshin me qëllime të përbashkëta, në detyrën e caktuar, që ishte njëherazi rreptësisht e kontrollueshme e kërkuese, në vertikalën shtetërore, por dhe në horizontalen e kamufluar, sepse dhe në atë mjedis kishte gjemba që shponin. Duke dhënë shkurt, por qartë, një historik të ekonomisë e politikës në Kosovë gjatë dhe pas Luftës II Botërore, del e pastër idea, se regjimi i Beogradit ka ruajtur gjithnjë linjën e hegjemonizmit shoven, të diskriminimit e të shkombëtarizimit. Prandaj, në këtë situatë të vështirë e “ore të ligë”, lypsej të rritet vetëdija kombëtare dhe vendosmëria për ta çuar deri në fund aspiratën kombëtare. Pastaj autori nënvizon nevojat për kuadër arsimor e kualifikimin e tyre, për lokalet shkollore, me shifra bindëse. me simbolikë të goditur e aluzion të qartë në vjershën “Ty o vremç bujar” u jep mesazhin e madh bashkëqytetarëve se: “Këtu, ku së pari pamë qiellin Të mira - të këqija do t’i presim, Këtu, më këndshëm na ngroh dielli, Këtu, të qetë, pra, edhe të vdesim!” Z.Tahir Berisha në intervistat e tij jep një mori emrash atdhetarësh, luftëtarësh, mësuesish, nxënesish, kolegësh, pushtetarësh, personalitetesh; një mori ngjarjesh, faktesh, shifrash, datash, me lidhje të brendshme logjike dhe dallohet mes tyre qëndrimi dhe interpretimi nga këndvështrimi i nacionalistit të kulluar; një mal kujtimesh! Duke patur një veprimtari të gjerë publicistike ruan dhe mprehtësinë e rrokjes së ngjarjeve të sotme brenda e jashtë Kosovës, sidomos, qëndrimin

ndërkombëtar ndaj konfliktit në Kosovë e përmbledh bukur në maksimën: “Ti, i dobëti, mos bëj zë, Ti i forti, mos bëj më!” Autori është një figurë e njohur jo vetëm në Kosovë e këtu, por dhe më gjerë. Këtë e dëshmon korrespondenca me shumë personalitete dhe intelektualë, të cilëve u është mirënjohës. Ai e njeh mirënjohjen si virtyt, prandaj përkulet me veneracion për mësuesit e vet, për bashkëpunëtorët, për Mehmet Gjevorin, elbasanasin - legjendë në Kosovë, për Hasan “Mësuesin” (Dylgjeri), për Tajar Hatipin, Jonuz Ballën e Sali Kolgecin si mësonjës të mësuesve. Është për ta patur zili që, dhe pse i pensionuar, kryen një veprimtari shumë të gjerë, me obligime shoqërore e familjare dhe ankohet se “nuk i del koha” dhe e quan veten borxhli. Unë doja të thoja, se për Tahir Berishën, ka vërshyer koha dhe po derdh ngacmimet, prandaj thellë në shpirtin e tij, mpleksen ndjenja, mendime, përjetime. Ai ndërton projekte të reja veprash. Do të krijoje edhe vëllimin III të monografisë “Emra që nuk harrohen...”, ku veç 2 mijë figurave, është venë në kërkim të mësuesve të tjerë, që kanë shërbyer në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Sigurisht që ne mësuesit elbasanas do të japim ndihmesën tonë, për të ndriçuar ata mësues, që me veprën e tyre i siguruan

vetës lavdi, por pa ja lënë emrat historisë. Këtë kërkon të bëjë profesori, madje ai ndjen obligim edhe për mësuesit çamë, arbëreshë e të diasporës. Zotëri Tahiri na bëhet dhe më i afërt, kur kërkoi ta promovoi librin e vet këtu në Elbasan. Ai ka ardhur tri herë në Shqipëri: herën e parë i mbushur gjithë mall e emocione, ku gjithçka i dukej se shkëlqente, sepse kërkonte njerëzit, studiuesit, mësuesit dhe, dy herët e tjera, si i shtëpisë. Është ai që pranoi dhe pastaj kërkoi të lidhet me Shoqatën tonë “Normalisti”, duke qenë vetë sekretar i përgjithshëm i “Shoqatës së Veteranëve të Arsimit” në Kosovë. Patëm programuar e miratuar veprimtari të përbashkëta në këtë drejtim që, për arsye që dihen, dështuan më 7 Marsin e vitit 1997. Të flasësh për 341 faqe në vetën e parë dhe të mos duket gjëkundi kurrëfarë mburrje, mendjemadhësie, subjektivizmi! Sigurisht, modestia është marka e shkencëtarit të vërtetë. Shpreh mendimin se kësisoj veprash, jo vetëm pasurojnë historinë e arsimit mbarëkombëtar, por janë dhe burim frymëzimi e me forcë edukuese për brezat. Ato cysin për të kurdisur zemrekët e kujtesës së plogët të ndonjërit prej ne mësuesve veteranë, që t’i zbardhim, sipas këtij shembulli, kujtimet tona të mësuesisë, qofshin ato dhe të paka. Fola si mësuesi - mësuesit, sepse s’mund e s’di t’i

flas shkrimtarit, shkencëtarit, personalitetit të shquar të Kosovës, por, me sinqeritetin e fjalës sime ta bind z.Tahir Berishën të kuptojë se ka dashamirë të veprës së tij, jo vetëm në vendlindjen e vet, por dhe këtu në Elbasan. Më pas e gjitha sipas programit. Në studion e TV “Dardan” emisioni kushtuar të dy figurave të nderuara, Z Mehmet Gjevori dhe veteranit të nderuar Tahir Z Berisha, u drejtua nga gazetari elbasanas, tashmë gazetar i televizionit Kombëtar, ABC News, Fatos Salliu. Dhe e gjitha në një atmosferë tejet interesante. Salliu ia dha fjalën të parit, z Berisha, i cili foli ashtu si gjithmonë me një respekt për të tjerët dhe mjaft pak për veten. Intelektuali veteran dhe shkrimtar i denjë i hulumtimit të shqiptarisë dhe vlerave edukuese, z Berisha ishte gati dhjetra herë ripërsëritje në ekranin e televizionit në ditët dhe muajt që vijuan së bashku me kujtimin e Gjevorit. Takimi u filmua dhe u pasqyrua edhe nga mjaft televizione të tjera si “Egnatia”, nën përkujdesjen e Aleko Likës dhe mjaft kolegëve të tjerë, nga i mirrënjohuri i Televizionit Shqiptar, Sulejman Haxhhasani dhe nga mjaft gazetarë të tjerë të shtypit qendror. Në fund dreka e shtruar nga pronari i Televizionit “Dardan” Isa Kreka ishte një shtesë në respektin e mikpritjes së dy intelektualëve të respektuar në mjedisin shqiptar.

18
Nr. 26 - SHKURT 2013

KUJTESË PËR IBRAHIM RUGOVËN
Nga Muhamet Hamiti E kujtoj Ibrahim Rugovën (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006) që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Me dallim moshe 20-vjeçare: ai në të tridhjetat atëherë, unë nxënës shkolle. Si mik shtëpie e letrash me Sabri Hamitin, Rugova i asaj kohe më shfaqet sot si arketip urtaku, ndoshta për shkak të fizikut hollak, që e ruajti deri në vdekje, tridhjetë vjet më vonë. Në vitet e tetëdhjeta, unë student i letërsisë në Prishtinë e Zagreb, ndërsa ai shkencëtar i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, u njoha dhe u miqësova me Rugovën. Mësoja dhe inkurajohesha prej tij. Kishte shkruar edhe për James Joyce-in (Xhejms Xhojsin), ndoshta romansierin më të madh të shekullit XX, të cilin po e lexoja dhe mësoja na Fakultet, ndërsa do të shkruaja për të disertacion doktorate njëzet vjet më vonë. Edhe me shtytjen e tij. Në vjeshtën e parë të vitit 2005 Rugovën e përlau kanceri. E përballoi lëngatën me dinjitet e kurajë. Iu drejtua popullit vetë për ta njoftuar për sëmundjen vdektare, me të cilën do të përfytej deri në frymën e fundit. Nuk deshi që njoftimin ta bëja unë, zëdhënësi i tij si President i Kosovës. Kishim shkuar me Skender Hysenin që të merreshim vesh për njoftimin. Ai tha: ‘Jo e bëj vetë, do të komunikoj drejtpërdrejt me popullin’, ndërsa na qortoi që po na shihte të ligështuar nga gjendja e tij shëndetësore. Udhëhoqi delegacionin e Kosovës në fillimin e procesit ndërkombëtar për pavarësimin e Kosovës. Takimi i parë me Emisarin e OKB-së Marti Ahtisari dhe ekipin e tij ndodhi në rezidencën e Rugovës në Velani. Zgjati disa orë. Me flokët e rëna nga kanceri, por me energjinë e pashterur, Rugova foli me fuqi argumenti për pavarësinë e Kosovës si zgjidhje të vetme. Falë diskursit të tij, zgjidhja që për dikë dukej radikale e jorealiste, bëhej optimale dhe jomaksimaliste. Kishte ngulur këmbë për pavarësinë edhe kur kundërshtarët e tij politikë, disa prej të cilëve ishin tani pjesë e Ekipit të Unitetit që drejtonte ai, e shqiptonin rrallë e hiç, ose marrshëm, kërkesën për pavarësi në Kosovën e kujdestaruar nga OKB-ja. Në njëzet vjet të veprimit politik, Rugova ideoi, afirmoi dhe përmbaroi pavarësinë e Kosovës si zgjidhje, pavarësinë nga Serbia pushtuese, por edhe pavarësinë politike nga Shqipëria, ndonëse fliste për shtet të hapur ndaj të dyjave në ligjërimin e tij politik të të nëntëdhjetave. Pavarësinë e Kosovës e shihte arritje të gjysmës së dytë të pavarësisë shqiptare, pas 12 nëntorit të 1912-tës. Kjo ide e tij, si dhe ideja për protektorat civil e ndërkombëtar në Kosovë, si fazë kalimtare, shpalosur së pari në Uashington në shkurt të vitit 1993, do të realizoheshin si në një profeci vetëpërmbushëse të antikës. Filtri i kujtesës ma jep Rugovën e buzëqeshur. E kam parë të mërzitur me rastin e tragjedive të mëdha të luftës, në shkurt e mars 1998, në janar 1999, me rastin e vrasjes së bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, para e pas lufte. E kujtoj të mërzitur keq në mbrëmjen e 28 nëntorit të vitit 2005, dy muaj para vdekjes. Komuna e Prishtinës kishte vendosur në rrugët dhe në sheshet e kryeqytetit flamurin shqiptar dhe, krahas tij, flamurin e Dardanisë, që Ibrahim Rugova e kishte paraqitur propozim të vetin për flamur shtetëror të Kosovës ndërsa e përdorte si Flamur të Presidentit. (Edhe himnin, ‘Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë’, poashtu si propozim për himn shtetëror të Kosovës). Atë mbrëmje festive, flamuri me shqipen dykrenare në mes, flamuri shqiptar i stilizuar me ngjyrën e kaltër të Evropës në sfond dhe me yllin e Skenderbeut, u shkel e u dogj në Prishtinë nga pjestarë të shoqatave të luftës, të afërta me PDK-në e Hashim Thaçit. Flamuri damkosej prej syresh ‘si përdhosje e flamurit kombëtar’, madje për çudi si ‘shkelje e gjakut të dëshmorëve’ ! Me zellin që e shkelën dhe dogjën flamurin që ndrynte shqiponjën në ditën e festës shqiptare, e pranuan këta zelltarë patriotikë nja dy vjet më vonë flamurin aktual të Kosovës, që nuk dëfton shenjë shqiptare. Më mirë ta kishim flamurin e Rugovës, thonë ndonjëherë në biseda private ata që në kohë kishin qenë kundër, shkaku i

kundërshtisë së tyre politike ndaj Presidentit dhe vizionit të tij për shtetin e Kosovës. Në muajt e lëngatës, në mes paraqitjesh publike që i bënte më rrallë, Ibrahim Rugovën e kam takuar më shpesh në ambiente private, në bibliotekën e tij. Në një takim të tillë, në nëntor të 2005-shes, vetë në gjendje të këputjes fizike, më këshilloi ta mbaroja disertacionin tim. Edhe unë e kam pasë zgjatur punën time, më tha, si për të më qortuar e arsyetuar në të njëjtën kohë. Jo, jo, i thashë, ti e ke bërë më shpejt se unë! Doktoratën e mbarova në verën e 2006-shit, mbas shkuarjes së Rugovës në amshim. Kishte vite që flisja më rrallë për letërsinë me Rugovën. Unë jepja letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës dhe punoja në Qendrën për Informim të Kosovës; atë e kishte përlarë puna politike për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Kur e pyesje se çka po lexonte, përgjigjej: Libra të vjetër (autorët antikë). Nga këto burime të thella për filozofinë, për retorikën, politikën dhe etikën, nga ky univers Rugova kullonte mendimin e vet prej të cilit lindte veprimi i tij kombëtar. Ibrahim Rugova, figurë e shekullit e Kosovës, ka marrë formimin intelektual e humanist në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. E dijnë ata që kanë pasur fatin ta njohin nga afër: dijen e rëndë e vishte lehtë Ibrahim Rugova! Me shkollim universitar e pasuniversitar në Prishtinë dhe në Paris, në moshë tridhjetëvjeçare ishte bërë shkrimtar që rilidhte studimet letrare e kulturore shqipe me traditën e moçme dhe me vlerat perëndimore. Kjo ndodhte në kohën kur shkolla e re letrare dhe kulturore e Kosovës po afirmonte respektin për vlerën dhe për shumësinë në kohën e skemës mbizotëruese real-socialiste e të dogmës staliniste në dijet humanitare në Shqipëri, që përdegëzohej në pushtetin stalinist atje. Më vonë, pas vitit 1990, kjo frymë e rrymë e studimeve letrare të Kosovës u bë shkollë e pashpallur, por e përqafuar nga breza të rinj në

19
Nr. 26 - SHKURT 2013

studimet albanistike edhe në Shqipëri. Nga një punë thellësisht letrare-humaniste, si autor i monografisë për Pjetër Bogdanin (1982), heroin e tij, pastaj i studimeve të tjera të thella për letërsinë dhe për mendimin shqiptar të përthyera në standarde diturake perëndimore, Rugova nga mesi i atyre viteve do të çonte studimet e veta në kahe e fusha që kufizonin dhe preknin edhe çështje të ideve e të pushtetit, dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre. Më 1987 Ibrahim Rugova botoi veprën e vet kulmore “Refuzimi estetik”. Dy vitet në vijim, deri në dimrin e vitit 1989, refuzimi i tij shkiste në terren politik: në paraqitjet në opinionin letrar-kulturor dhe në ballafaqimet me shkrimtarët serbë që kalëronin kuajt e mesjetës bizantine/sllave. Poashtu edhe në ballafaqime me makinerinë e agresionit me fjalë e me dhunë që kishte ngritur Sllobodan Millosheviqi në kryqëzatën e tij (në aleancë me Kishën Ortodokse Serbe dhe me Akademinë Serbe) për Serbinë e Madhe që mëtonte të përlante Kosovën, zemrën e pandehur mesjetare të Serbisë. Në fillimvere dhe në fillimdrimi të vitit 1989 Ibrahim Rugova, pa shtytje konvencionale, jo padashtas, po me thirrjen kushtrimore të kauzës popullore, doli e u bë prijës i pashpallur i popullit të Kosovës në kohën kur vendi kishte mbetur pa krye: pa asnjë strukturë udhëheqjeje, pa asnjë ide për udhën që duhej marrë ndërkohë që shpërbëhej ish-Jugosllavia dhe binin kambanat e luftës. Elitat komuniste të vendit kishin firuar si vesa e mëngjesit nga furia nacional-komuniste serbe. Elita kulturore shqiptare, kryesisht e fushës arsimore-kulturore, e ndoqi Ibrahim Rugovën në rrugën e tij. Por më shumë, e ndoqi populli i vet me besim të palëkundur deri në fund. Për të gjallë të vet, Rugova fitoi të gjitha zgjedhjet politike në Kosovën e para dhe pasluftës. Në një intervistë për magazinin politik gjerman “Der Spiegel” (datë 26 qershor 1989), shkrimtari shqiptar 44-vjeçar alarmonte se serbët po ktheheshin sërish si hak-

marrës (Die Serben kommen als Rächer wieder), siç titullohej intervista e Rugovës në vigjilie të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, që Millosheviqi do ta shpallte në Gazimestan të Prishtinës si fillim të luftërave të reja për ta kthyer fitoren e qiellit në fitore të dheut për serbët. Më 23 dhjetor 1989, Ibrahim Rugova me bashkëpunëtorë e formoi Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partinë e parë shqiptare antikomuniste pas Luftës së Dytë Botërore. (Partia Demokratike e Shqipërisë do të themelohej nga Sali Berisha një vit më vonë). Me ide e veprim, me disiplinë e organizim të pashembullt, LDK-ja u bë lëvizje e shtet për shqiptarët e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta. Me zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 për Kuvend dhe për Kryetar të Republikës së Kosovës, të shpallur tashmë nën udhëheqjen e tij, Rugova krijoi shtetin që organizoi jetën arsimore, kulturore, sociale, ekonomike e politike. Krijoi edhe përfaqësimin diplomatik në bërthamë. Bëri përgatitje, në rrethana të pamundshme, edhe për mbrojtje të popullit të Kosovës nga spastrimi etnik serb që i kanosej. Rugova nuk ishte pacifist i dalë boje, siç

janë përpjekë ta përshkruajnë kundërshtarët e tij ideologjikë. Me politikën e urtë, Ibrahim Rugova ruajti substancën kombëtare teksa ringjalli besimin në vlerat e lirisë, të demokracisë dhe të pavarësisë; dhe krijoi kulturën e shtetit. Shteti me legjitimet përfaqësues, edhe kur nuk mund të ushtronte aspekte klasike shtetërore si monopoli i dhunës, apo kontrolli i territorit, përmbaronte funksione qenësore për ekzistencën e entitetit politik. Ibrahim Rugova, me shoqëri dhe shtet demokratik, kishte nën kontroll popullin, nëse jo territorin e Kosovës, që ishte nën pushtimin e Serbisë. Në këtë pikë ngjan me Skënderbeun, Kryeheroin e kombit, që poashtu kontrolloi për 25 vjet popullin, nëse jo territorin shqiptar, në kohën e luftërave me otomanët. Republika e Parë e Kosovës (1990-2000), me rezistencën aktive qytetare e politike të dekadës së mbramë të shekullit të kaluar dhe me luftën çlirimtare të viteve 1998-1999, vunë themelet e Republikës së Dytë të Kosovës, që do të mbushë pesë vjet më 17 shkurt 2013. Të dy republikat gjithëherë mbajnë vulën e themeltarit të Shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Sa largohemi prej ditës kur ndërroi jetë, figura e Ibrahim Rugovës rritet e lartësohet në sfondin historik të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Pa fjalime të pushtetarëve, pa përmendore – me veprën e vet të madhe – me kryeveprën e tij, Republikën demokratike të Kosovës. Presidenti Historik, siç është mbiquajtur, ndërtoi shoqëri e shtet me frymë e besim demokratik, me pëlqimin e qytetarëve, duke afirmuar vullnetin e tyre para botës me disiplinë pothuaj fetare, duke punuar me ta dhe për ta, jo përkrye tyre. Deri në frymën e fundit, para mesditës së 21 janarit të vitit 2006. Në festimet zyrtare në Kosovë e në Shqipëri në 100-vjetorit e pavarësisë shqiptare, pati vlerësime e rivlerësime figurash kombëtare në përpjekje për të bërë panteonin e pashpallur të figurave të mëdha, themeltare. Ismail Qemali u rishfaq në krye, u bënë përpjekje të shihej në pamje të re, më pozitive, Ahmet Zogu, ndonëse me kundërthënie. Establishmenti aktual politik i Kosovës, tek u ndajshtohej festimeve të të dyja kampeve politike në Shqipëri, anashkaloi me program Ibrahim Rugovën, themeltarin e shtetit të Kosovës, bur-

rështetasin tonë të parë, the founding father of the nation (ati themeltar i kombit), siç i referohen me të drejtë studiuesit ndërkombëtarë të historisë së re të vendit tonë. Realiteti i egër dhe idealiteti sipëror për Kosovën i synuar prej tij u ndeshën sërish, kësaj here pa Rugovën fizik. Rugova i frymës, i urtisë, i maturisë, i durimit, i guximit, i qëndresës, i virtytit, i moralitetit, i paqes, i lirisë, i demokracisë dhe i pavarësisë – Rugova i përjetshëm – mbetet burrë i pacenueshëm. Njeriu i letrave, kërkuesi e realizuesi i lirisë ekzistenciale për popullin tonë, Ibrahim Rugova më del kështu mua në kujtesë, që është nëna e muzave. Mua që kam pasur fatin të jetoj në epokën e tij e të punoj me të deri në frymën e fundit. Agjencitë botërore shënuan këto fjalë të miat, të zëdhënësit të Presidentit Rugova, ditën kur ndërroi jetë dhe ditën kur u varros Ai: “Presidenti vdiq pak para mesditës në rezidencën e vet, i rrethuar nga familja. Luftoi me kancerin me dinjitet dhe kurajë të madhe deri në frymën e fundit… Njerëzit prej gjithë Kosove erdhën t’i bëjnë vizitën e mbramë njeriut që jetoi krenar dhe vdiq i tillë”. Ibrahim Rugova më kishte emëruar në punë në Qendrën për Informim të LDK-së (më vonë të Kosovës, QIK) në vjeshtën e vitit 1991. Aty punova deri më 24 mars 1999. Në verën e vitit 1996 Rugova kishte rënë dakord në parim me autoritetet amerikane për hapjen e një zyreje Përfaqësuese të Kosovës në Uashington, me status jo të plotë diplomatik, ndërsa për udhëheqës të saj më kishte propozuar mua, poashtu në pajtim me amerikanët. Mbasi hapja e Zyrës nuk u bë, për arsye përtej Rugovës, dhe emërimi nuk u bë publik asnjëherë, po e jap këtë dëshmi për herë të parë. Në korrik të vitit 2002, Presidenti Ibrahim Rugova më emëroi zëdhënës dhe këshilltar, punë që e kam kryer deri në mbarim të jetës së tij të shkurtër. Prishtinë, 20 janar 2013

20
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nga Mr. Musa Nushi Gjuha e njësuar shqipe a gjuha standarde gjithëkombëtare shqipe tashmë 40 vjet është bërë realitet i përditshmërisë sonë. Kjo vepër madhore e kulturës shqip tare, kuptohet, nuk është kontribut i një personi, i një veprimtari, sado i autoritet-shëm të jetë ai, por është rezultat i përpjekjeve të disa brezave gjuhëtarësh, shkrimtarësh e dijetarësh të tjerë, që punuan e vepruan me vetëmohim të lartë afër dy shekuj. Ishte kjo një ide bujare e kahmotshme, e programuar, së pari nga rilindësit tanë atdhetarë, e cila u përqafua dhe u realizua plotësisht me punën e palodhshme të korifenjve të gjuhësisë shqiptare. Sikurse dihet, për gjuhën e njësuar shqipe dhe rregullat drejtshkrimore të saj, për gjuhën e përbashkët për gjithë shqiptarët, dhe jo vetëm për ne, por edhe për për gjithë shqipfolësit anekënd botës, u shqyrtuan në formë debati, në mënyrë mjaft konstruktive, vlerat më të larta gjuhësore mbarëshqiptare në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, mbajtur më 20-25 nëntor 1972 në Tiranë. Ky tubim shkencor, që shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar, mblodhi forca intelektuale shqiptare nga të gjitha trojet tona si dhe diaspora nga lëmenj të ndryshëm të veprimtaririsë së shkruar shqipe. Dimë se si objekt shqyrtimi të këtij Kongresi ishin “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”, që u botuan si projekt në vitin 1967 dhe qenë në diskutim pesë vjet me radhë. Gjuhëtarët shqiptarë, albanologët e huaj si dhe stdiuesit e tjerë – dashamirë të gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, të cilët morën pjesë me kumtesa ose me diskutime shkencore, i dhanë një mbështetje të fortë Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Rezoluta e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, e miratuar nga të gjithë delegatët, pa marrë parasysh disa vërejtje kritike, është fakt i gjallë se gjuha e njësuar shqipe është standardizuar dhe

GJUHA E SOTME STANDARDE SHQIPE
si gjuhë standarde tashmë po përdoret ngatë gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Dhe, është kënaqësi e veçantë sot ta dëgjosh kosovarin, myzeqarin, tetovarin, preshevarin, ulqinakun, shkodranin, arbëreshin a shqipfolësin amerikan, kinez, gjerman, anglez, kanadez, francez, suedez, norvegjez, Italian etj. se si flet a belbëzon në gjuhën standarde shqipe, shtrirja dhe zbatimi i së cilës ka marrë krahë. Është kjo një arritje e madhe, historike e popullit shqiptar. Për këtë gjuhë të përpunuar, të pasuruar me vlera të larta kombëtare, që na vendos në radhën e popujve me gjuhë të përparuar, prof.dr.Eçrem Çabej ka thënë: “Duke qenë ajo edhe treguesi i shkallës së kulturës të një populli, një popull i kulturuar ndër të tjera dallohet edhe për një gjuhë shkrimi të formuar e të njësishme”. Por, kjo gjuhë standarde shqipe, që ka mbështetje të fortë në mesin e gjuhëtarëve, të intelektualëve të tjerë si dhe në masën e gjerë shqiptare , ka edhe disa kundërshtarë, të cilët të pakënaqur me disa zgjidhje gjuhësore, kanë hedhur idenë e rishikimit, kinse të disa problemeve të pazgjidhura. Janë këta disa nostalgjikë, të cilët kujtojnë të kaluarën, kohën kur janë përdorur të dy variantet letrare: varianti letrar gegë dhe ai toskë, përkatësisht kërkojnë ringjalljen e tyre, duke mos u pajtuar me bazën e gjuhës së njësuar shqipe, pra me toskërishten, meqë, sipas tyre “gegërishtja është më e pasur se toskërishtja në sistemin fonomorfologjik” , se “toskërishtja është një dialekt dy herë më i varfër se gegërishtja edhe në leksik” etj. Tezat se gjuha e njësuar shqipe është krijuar “në kohën e diktaturës”, “me dekret nga lart”, se “s’është tjetër veçse toskërishtja e standardizuar” etj. janë tendencioze dhe të dëmshme. Kjo alergji, do të thosha, ndaj gjuhës standarde, se në sistemin fonetik të shqipes së sotme shqipe, përkatësisht ndaj dialektit toskë, “që çështja e standardizimit të gjuhës të fillojë nga e para”,...“meqë shqiptarët prej kohësh kanë qenë mësuar me bashkëkzistencën paqësore dydialektëshe”, nuk është aspak bindëse për rishikimin e gjuhës së njësuar shqipe. Gjykimi se gjuha e njësuar shqipe është ndërtuar mbi bazën e ngushtë të toskërishtes, se në sistemin fonetik të shqipes mbizotërojnë veçanërisht tiparet dalluese të dialektik jugor, është gjykim një çikë i nxituar, paksa joreal, kur dihet se struktura e kësaj gjuhe, në të vërtetë, është ndërthurje e elementeve të të dy kryedialekteve të shqipes, vlera këto gjuhësore mbarëkombëtare që paraqesin bazën e kësaj strukture. Integrimi i tipareve dalluese të të dialekteve në sistemin fonetik të shqipes, i shprehur në raportin 13 : 8 në të mire të elementeve të toskërishtes shpreh një të vërtetë relative, pra jo të plotë, sepse dukuritë gjuhësore, sipas Jani Thomait mund të jenë “dukuri kategoriale” dhe të tilla “…që nuk i quajnë elemente të sistemit, as si thyerje të sistemit”. Elementet që nuk i përkasin sistemit fonetik, përkatësisht që nuk paraqesin “thyerje të sistemit”, në të vërtetë janë përjashtime nga sistemi. Kështu, p.sh., po qe se e marrim rotacizmin, që është tipar dallues midis toskërishtes dhe gegërishtes dhe si dukuri fonetike ka të bëjë me këmbimin e –nsë ndërzanore të gegërishtes me dridhësen –r- të toskërishtes, si tek emrat: freni>freri, syni>syri, zani>zëri, kunora>kurora, vena>vera etj. Për këto raste e të tjera si këto themi se kemi “dukurinë kategoriale” të rotacizmit. Mirëpo, në disa raste të tjera, ku dukuria e rotacizmit nuk vepron, si p.sh. tek emrat: zana, zanorja, dhanorja etj., po të vepronte rotacizmi, do të kishim: zëra (për: zana), zërorja (për: zanorja), dhërorja (për: dhanorja) etj., që veshi ynë vështirë do ta përvetësonte këtë kakofoni. Këto, në të vërtetë përjashtime nga sistemi, janë elemente të mirëfillta të gegërish- tes të integruara mirë në gjuhën standarde shqipe. Sipas logjikës së krijimit të dukurisë kategoriale të sistemit, këmbimi historik i a-së hundore të gegërishtes me ë-në e theksuar të toskërishtes, si te fjalët: kambë>këmbë, kangë>këmbë, za>zë etj., formon sistemin. Mirëpo, prania e a-së hundore në gjuhën e sotme shqipe, si te fjalët: zanore, dhanore, i mangët etj. nuk përkon me sistemin e lartpërmendur, megjithëkëtë, këto përjashtime e shumë të tjera si këto, tani të integruara në gjuhën stan-darde shqipe, që i takojnë në të vërtetë një sistemi mjaft të lashtë – dialektit verior, konsiderohen si normative. Prania e bashkëtingëlloreve hundore m, n, nj në fjalët e gjuhës standarde shqipe , si te fjalët: dhanore, gjemb, kuvend, e enjte, i shenjtë etj. vetvetiu u kushtëzon hundorësinë te zanoret e shqipes, prandaj nuk mund të bëhet fjalë për zhdukjen e hundorësisë në tërësi, megjithëse, mund të përimtohet shkalla e cilësisë së kësaj dukurie. Gjatësia e zanoreve, si tipar dallues i gegërishtes, ruhet në një masë edhe në gjuhën standarde shqipe, ashtu siç është ruajtur edhe te banorët e viseve shqipfolëse toske, si te labët, te çamët, tek arbëreshët e Italisë etj. Përndryshe, si do ta përcaktonim kuptimin e fjalëve të ndryshme me përbërje të njëjtë, ose përafërsisht të njëjtë, po t”I shqiptonim njëlloj, si te fjalët: liri (bimë barishtore) dhe lirí (të qenët i lirë…), ves (zakon i keq ) dhe vesë (pika të vogla uji që bien herët në mëngjes mbi bar) etj. Ose, kur kur kemi të bëjmë me emra frymorësh, ku dallimi në të shqiptuar i gjinive varet kryesisht nga gjatësia e zanoreve, si p.sh.: plak dhe plakë, zog dhe zogë, balerin dhe balerinë, kunat dhe kunatë etj. Si do t”i shqiptojmë fjalët me zanore të theksuara, si: kalá, rrufé, dukurí, bukurí, drejtësí, bujqësí, punëtorí, bujarí, si dhe emrat mashkullorë me ë-në e patheksuar fundore, që kanë zanore të theksuar në rrokjen e parafundit, si:djalë, ballë, burrë, gjumë, lumë, lëmë, brumë, grurë, ujë, djathë

etj. Nuk ka si të mos zbatohet në këto raste kundërvënia e gjatësisë së zanoreve, edhe pse me kokëfortësi thuhet e shkruhet: “Alfabeti i gjuhës shqipe ka tridhjetë e gjashtë shkronja, që u përgjigjen tingujve-fonema të gjuhës sonë letrare”. Pra, kjo në teorinë gjuhësore do të thotë se zanoret e gjata në gjuhën shqipe nuk konsiderohen si fonema të veçanta, edhe pse në përditshmërinë tonë gjuhësore ato përdoren si të tilla. Si argument bindës se në planin sinkronik kemi zanore të theksuara dhe zanore të patheksuara na shërben “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, ku zanoret e theksuara, te fjalët e këtij Fjalori, janë shënuar me theks të mprehtë. Po qe se kemi pranuar gjykimin se gjuha e njësuar shqipe dallon kundërvëvënien: zanore të theksuara dhe zanore të patheksuara, del se kemi edhe kundërvënien: zanore të gjata dhe zanore të shkurtra, sepse, siç dihet zanoret e theksuara zakonisht janë zanore të gjata, ndërsa ato të patheksuarat - zanore të shkurtra. Pastaj, dimë se fjalët e gjuhës shqipe kanë theks të lirë, d.m.th. theksi mund të bjerë në rrokje të ndryshme të fjalës, mirëpo, në pjesën më të madhe të fjalëve theksi bie në rrokjen e parafundit, veçori kjo më shumë e gegërishtes, që, si rregull është ndjekur edhe për huazimet që kanë hyrë në shqipen letrare, ndërsa në variantin letrar toskë është respektuar shqiptimi nga gjuha që janë huazuar fjalët. Kështu, fjalët e huazuara nga turqitja, që në toskërishte ruanin theksin fundor të turqishtes, si te fjalët: xhezvé, shishé,tenxheré etj. në gjuhën standarde shqipe, ahstu si në gegërishte, kanë theks njëparafundor, pra kështu: xhézve, shíshe, tenxhére etj. Ka edhe mjaft elemente të gegërishtes në strukturën e gjuhës së njësuar shqipe, jo vetëm nga fonetika, por edhe nga nënsistemet e tjera, që janë ndërthurur bukur e në mënyrë të vetvetishme. Ky gërshetim, të thuash, i natyrshëm i këtyre elementeve vërehet sidomos në fushën e fjalëformimit. .................................................

21
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nuk e di pse këto ditë që nisin me 17 Janarin ndahen disi ndryshe në kujtesën tonë shqiptare. Jo se ditët e tjera i lëmë bosh, por 17-ta e Janarit na mbetet arsye mes lidhjeve. Nuk ka të bëjë besoj me fatin e pesëmbëdhjetëditëshit të dytë të muajit të parë të vitit që sapo ka nisur, as me kuletat që fillojnë e presin diçka të hyjë në to, pas boshatisjes tradicionale me festimin e Gëzuar të Vitit të Ri, por me arsye të tjera që na zgjon memorja për të kujtuar... Këto ditë kishte një mori lidhjesh me 17 Janarin. Më qartë, jo se ishte vetëm me këtë të 2013-tin, sipas kalendarit që zotërojmë sot, por sipas një date që na ka lënë historia e që lidhet me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “Heroin Kombëtar” të Shqiptarëve. Kishte arsye në kuadër të përkujtimit të 545 vjetorit të vdekjes së tij! Në fakt data me një shënim të tillë 17-të, edhe pse kapërcen dhimbjen për ikjen e tij, pasi ai vdiq më 17 janar të vitit 1468, sot ka një perceptim tjetër gjithandej ku ka një lidhje me Heroin. Në Londër vetëm pak kohë pasi busti i Heroit Kombëtar, u vu në kujtim të figurës së tij, kjo datë ka çelur siparin e takimeve që synohen të jenë të përvitshme të komunitetit shqiptar, pikërisht aty ku ai tashmë qëndron si një pasaportë e qetë dhe krenare e identitetit shqiptar. Pra, në kuadër të përkujtimit të 545 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, më 17 janar 2013, përfaqësues të Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Londër, Shoqatës Anglo-Shqiptare dhe të komunitetit shqiptar, miq të Shqipërisë, u mblodhën pranë bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në kujtim të heroit legjendar, një prej simboleve më të forta të identitetit tonë kombëtar. Busti i Skënderbeut u vendos në Londër më 28 Nëntor 2012, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë duke shënuar kulminacionin në radhën e veprimtarive kushtuar jubileut. Prej atij momenti, vendi ku është vendosur busti është kthyer në një qendër vizitash për shqiptarët e Britanisë dhe numri i tyre ka ardhur duke u shtuar ditë pas dite. Ky tubim synonte që të shënonte fillimin e një tradite e cila do të vijohet çdo vit në përkujtimin e heroit tonë kombëtar siç ndodh në qytete tjera me rëndësi nëpër botë si në Romë, Detroit, Bruksel, Gjenevë, etj. Në një ditë të tillë në vitin 1880 lindi në Shkodër piktori Ndoc Martini. Ai nuk ishte në plane të mëdha përkujtimesh, por diku ditëlindja e tij u shënua. Me siguri nga sytë e mijëra kalimtarëve apo studentëve në kolegjin arbëresh të Shën Miter Koronës, ku studioi për pikturë, të cilët kanë kthyer

Kur 17-ën e Janarit 2013-të e 17-ën e Janarit Kur dëgjojmë pa 2013-të e dëgjojmë gjëmim topash... pasojmë ditët me harresë pa gjëmim topash... penash pasojmë ditët me harresë penash
shikimin nga tavani i njërës prej sallave të kolegjit që është i pikturuar me afreska të Ndoc Martinit. Dhe me siguri në këtë ditë mund të ketë folur (sh)qetazi edhe portreti i doktor Prelës, një nga punimet më të mira të tij, që konsiderohet nga më të arriturit në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Ndoshta është kujtuar më 17-të të këtij muaji, figura e tij që u rrit nën udhërrëfimin e Kolë Idromenos, pasi ai ndërroi jetë në Paris kur ishte 37 vjeç. Më 17 Janar 1982 u vra poeti dhe publicisti kosovar Jusuf Gërvalla. Ai lindi në Deçan më 1 tetor 1945. Lëvroi poezinë dhe prozën për të rritur. Ka qenë i dëgjuar si publicist dhe një nga gazetarët aktivë në shtypin e emigracionit kosovar në perëndim. Nga krijimtaria e tij përmendim: “Fluturojnë e bien”, “Kanjushe e verdhë”, “Shenja të shenjta”, Rrotull”, etj. 2001-shi me datën 17-të të muajit të tij të parë, bëri histori, pasi një nga poemat më të famshme të Aleksandër Pushkinit, themeluesit të letërsisë moderne të Rusisë, “Kalorësi i bronxtë”, u rishkrua për t’iu adaptuar muzikës së himnit të Shën-Petersburgut, edhe pse koha deshi që disa strofave të poemës tu ndryshohej vendi në versionin e ri ku është shtuar një rresht për të shoqëruar më mirë muzikën. Eh, kjo është mesele tjetër me ndodhitë e pas 17 Janarit... Me 17 Janarin e 2002-shit lidhet edhe emri i shkrimtarii spanjoll Kamilo Hose Sela, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1989. Shkroi rreth 70 libra, duke përfshirë edhe romanet “Familja Paskal Duarte”, “Shporta”, “Fjalori i fshehtë” dhe të tjera. Ai vdiq n ë një datë të tillë. Dhe po në një datë të ngjashme aritmetike të vitit 2007 vdiq edhe satiristi amerikan Artur-Art Buhvald, fitues i çmimit të Pulicerit në vitin 1982. Karrierën e ndërtoi në Paris, duke shkruar kolumnën e parë për botimin e gazetës evropiane “Nju-Jork Herald Tribune”. Nga vitit 1962 shkruan kolumna për “Uashington Post” prej ku janë marrë 550 faqe në gjithë botën. Publikoi më shumë se 30 libra, një prej të cilave edhe para vdekjes “Shumë është herët të thuhet lamtumirë”. Por, 17-ta e Janarit të 1921-shit është dita e Artilerisë së Ushtrisë Shqiptare, dhe kështu ndoshta gjëmimi i Topave të saj e ka bërë paksa të zhurmshme lajmin për madhështinë e saj. ndoshta, lidhja mund të ketë arsye të tjera, me kohën kur kjo datë ishte dita e firmave në borderotë e pesëmbëdhjetëditëshit... ndoshta! Ah, se harrova ndoshta kjo gjëmi e madhe topash e bëri që të heshtet edhe për Ditëlindjen e një prej mjeshtërve shqiptarë të tregimit modern, Lazër Stanit, shkrimtarit të qetë, të artë të fjalës, që lindi një ditë më pas, pikërisht më 18 Janar. Shkrimtari Lazër Stani ka lindur me 18. 01. 1959-të. Rëndësi ka që ka lindur një penë e tillë... Le ti lëmë jashtë gjëmimit të topave librat “Misteri i hijeve”, “Shplakja e Santa Marisë”, “Me dymbëdhjetë çelësa”, “Në Bregenc shkohet për të vdekur”, “Feniksi i kuq”, “Dënesje në dru”, apo edhe çmimet e ndryshme letrare me të cilat është nderuar Lazër Stani: Çmim kombëtar për librin e parë më të mirë më tregime botuar në vitin 1993. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Çmimin e vitit për librin më të mirë të botuar nga Shtëpia botuese “Eurorilindja”, 1995; Çmim kombëtar për librin më të mirë të botuar me tregime në vitin 1996, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

22
Nr. 26 - SHKURT 2013

Nga Prof. Eroll Velija Fëmijët përfshijnë një botë të madhe sociale dhe edukative si dhe një detyrim të madh edukativ dhe prindëror. Kjo, sepse fëmija fokuson dhe “regjistron” sjellje dhe qëndrime të ndryshme duke filluar nga ato të bashkëmoshatarëve, të prindërve dhe familjarëve brenda shtëpisë dhe tek edukatorët e tyre. Fëmijët 6 vjeçar, për shembull, bëhen të aftë në përshtatje me këto sjellje dhe komunikime, ata bëhen aktiv dhe, midis të gjithë këtyre aktorëve dhe faktorëve, lind një bashkëpunim i nevojshëm praktik. Padyshim, që aftësitë dhe mendja e tyre rritet dhe përpunohet ngadalë, por çdo ditë tek ata pasqyrohen gjurmë dhe zhvillime të reja, realiteti dhe shoqëria, familja, edukatorët lënë gjurmët e veprimit dhe punës së tyre te këta fëmijë. Siç pohojnë studiuesit, zhvillimet nuk realizohen në mënyrë të menjëhershme, ato rriten shkallë-shkallë, sidomos në vitet ndërmjet moshës 3 dhe 5 - vjeçare dhe marrin hove të mëdha në vitet e mëvonshme. Madje zhvillimi social i parashkollorëve është tepër mbresëlënës dhe të entuziazmon kur i sheh në reagimet dhe veprimet e tyre. Pra zhvillimi social edukativ i fëmijës, si çdo aspekt tjetër i zhvillimit të parashkollorëve, kushtëzohet dhe ndërvaret nga konteksti ku ai ndodhet dhe rritet. Në të gjithë këtë vlerë social edukative, merr rëndësi të veçantë edhe familja, praktika edukative që përdorin prindërit me fëmijët e tyre. Çdo veprim i prindërve nuk kalon pa u vënë re nga fëmijët, kështu që tek ata ndizet interesi dhe kureshtja, lindin pyetje dhe ndjenja të habitshme të cilat doemos kërkojnë përgjigje të drejta, jo të ndërlikuara dhe thjeshtë moralizuese, por veprime dhe bashkëbisedime të sakta, të menduara dhe të shprehura thjesht e qartë. Prindërit i trajtojnë fëmijët dhe detyrimet ndaj tyre në mënyra të ndryshme, por siç mësojmë nga sociologët, katër stilet e rritjes së fëmijëve janë përcaktuar qartë si autoritar absolut, indiferent, liberal

KUJDESI FËMIJËT PARASHKOLLOR NË QENDËR TË KUJDESIT
(lejues), autoritativ. Prindërit autoritarabsolut janë tepër kërkues, ushtrojnë një kontroll të fortë mbi sjelljen e tyre. Fëmijët e prindërve autoritar shqetësohen me lehtësi dhe manifestojnë sjellje të paqëndrueshme, shprehin agresivitet dhe kryejnë veprime që shqetësojnë familjen, mjedisin dhe edukatorët e tyre. Natyrisht studiuesit e përcaktojnë këtë lloj edukimi si stil gjysmak, i cili jo vetëm që nuk nxit zhvillimin social edukativ, por i largojnë këta fëmijë nga pjesëmarrja aktive në shoqëri, ata mbyllen në vetvete dhe janë vazhdimisht të acaruar. Ndërsa, siç pohojnë studiuesit, prindërit e fëmijëve liberal janë të dashur dhe emocionalisht të ndjeshëm ndaj vendosin shumë pak kufizime në sjelljen e fëmijëve të tyre. Kujdesi fëmijëve parashkollore Për fëmijët ka efektet më pozitive në zhvillimin e hershëm social. Fëmijët e këtyre prindërve janë më kureshtar, më me besim në vetvete, më të pavarur. Gjatë viteve të tij parashkollorët lëvizin mjaft lirisht brenda dhe jashtë tri botëve që përkojnë pjesërisht me njëra - tjetrën: shtëpi - shkollë dhe fqinjësia. Këtu, prindërit mbeten të rëndësishëm, por këto grup mosha harxhojnë sasi kohe në rritje me më të rriturit, duke qenë vëzhgues të sinqertë apo ndonjë rast mbartës të veprimeve negative nga të rriturit. Psikologët kanë zbuluar se me pjekurinë e fëmijëve ndryshon edhe kuptimi i shoqërisë për ta. Deimen Damon (1977)

ka parashikuar me saktësi tre nivele të shoqërisë, por miqësitë mund të fillojnë e të marrin fund shpejt bazuar në veprimet e dashamirë-sisë, ose dashakeqësisë( Bardhyl Musai 1999). U del detyrë edukatoreve të kopshteve që veprimet e çastit të jenë të vetëdijshme se, këto qëndrime që ndryshojnë me shpejtësi janë një pjesë normale e zhvillimit. Fëmijët në shoqërinë moderne, kopshtet dhe mjedisi për rreth i ofrojnë fëmijës një grup sfidash të reja që duhet të baras peshohen me ato në shtëpi. Këtu forcohet shumë bashkëveprimi me të rriturit. Në këtë fazë fëmijët kërkojmë konfirmim nga prindërit dhe të rriturit e tjerë, që iniciativa e tyre të praktikohet. Prindërit duhet të ecin mbi një rrugë të menduar mirë dhe duke u këshilluar me literaturat shkollore, me specialistë psikologë dhe me eksperienca që janë të shumta dhe të bollshme për edukimin e mirë social të një fëmije. Pedagogjia dhe studiuesit këshillojnë që prindërit duhet të jenë gjithmonë mbrojtës për fëmijët e tyre, por jo ta teprojnë. Në se prindërit arrijnë përfundimisht këtë ekuilibër kjo ndihmon jashtëzakonisht në formimin e një gjendje mendore dhe fizike mjaft të mirë dhe të ekuilibruar të fëmijës, ata bëhen të dashur, të ditur dhe të vlefshëm. Këtë detyrë edukatoret e kopshteve e bëjnë pa u lodhur, pa zhurme, me seriozitet me përkushtim. Janë këta breza edukatoresh që fëmijët gjejnë ngrohtësinë ,mirësinë dhe humanizmin. Nuk rrimë dot pa përmendur edukatoret Zegjina Hoxha, Elisabeta Gjoka, Drita Zyberi, Pertefe Saliu, Prenda Pali, Dila Nikolli, Vera Lleshi, Marie Pjetri, Mrika Gjini, Gjyliana Hila, Sulltana Curri, Flora Zefi, Drande Pjetri, Hana Nika etj....Janë me dhjetëra edukatore kopshtesh, që vazhdojnë të punojnë me përkushtim në profesionin e tyre, që të ngelin në mendje edhe të ngjallin respekt për punën që bëjnë, për përpjekjet dhe përkushtimin që tregojnë për vendet që kanë në shoqëri, për misionin e tyre të madh dhe fisnik.

23
Nr. 26 - SHKURT 2013

5 VJET KOSOVA E PAVARUR
Vijon nga faqja 1 Nga marsi i vitit 2011, ai ka shërbyer si anëtar i delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Serbinë në Bruksel, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Ka punuar gjithashtu edhe në themelimin dhe funksionalizmin e strukturave për planifikim strategjik dhe të politikave në kuadër të Qeverisë. Gjatë procesit të bisedimeve për statusin e Kosovës nën udhëheqjen e ish-presidentit Martti Ahtisaari, ka marrë pjesë në disa seanca negociatore në Vjenë, në cilësinë e këshilltarit. Kështu z Greiçevci është Ambasadori që do të shënojë edhe pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Londër. Kosova deklaroi pavarsinë me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 27 shkurt 2008, Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur. Më 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë. Deri tani 100 entitete sovrane, nga të cilët 98 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (22 nga 27); Anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën, ndërsa BEja ka dërgura misionin EULEX për të siguruar paqe mbikqyrje të jashtme. Njëzetekatër (24) anëtarë të NATOs nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën. Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, njohën pavarësinë e Kosovës, Rusia e ka kundërshtuar dhe konsideruar ilegal aktin e pavarësisë,

ndërsa Republika Popullore e Kinës ka shprehur brengosjen e saj me këtë akt. Me 15 maj 2008, Rusia, Kina dhe India, lëshuan një deklara të të përbashkët, në të cilën ftojnë për negociata të reja në mes të autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës. Nga fqinjët e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka ngritur çështje e vijëzimit të kufirit mes saj dhe Kosovës, tani e diskutuar vetëm me Prishtinën kurse më parë vetëm me qeverinë e Beogradit. Komisioni i përbashkët i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovës për Demarkacion të kufirit filloi operimet më 25 Mars 2008 në Shkup. Qeveria e Serbisë si reagim kundër shteteve që kanë

njohur Republikën e Kosovës ka thirrur në konsultime ambasadorët e vet nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por në korrik 2008, ambasadorët e saj në shtetet e BEsë u rikthyen. Serbia akuzoi liderët kosovarë për tradhëti të lartë. Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, me 15 gusht 2008, zyrtarisht dërgoi një kërkesë në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth aktit të pavarësisë së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në takimin e saj në shtator 2008[6] vendosi ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. GJND vendosi më 22 korrik 2010 se deklarata e pavarsisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën nderkombetare, me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Në 7 shtator 2011 në tabloidin serbë “Blic” thuhej se dy shtete kishin tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, sipas “Blic” Omani dhe GuineaBissau. Këtë lajm e mbështeti ditën tjetër edhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç por shpejtë u zbulua se këto ishin informacione spekulative dhe mashtrime të diplomacisë serbe. Zëvëndëskryeministri i Parë i Kosovës Behgjet Pacolli ka pasur të një bisedë telefonike me presidentin e GuineaBissau, Malam Bacai Sanha, i cili i ka rikonfirmuar njohjen nga Guinea-Bissau. Republika e Kosovës më datë 30 janar 2011 ka marrë notë verbale nga Sulltanati i Omanit, me nr. të referencës 7102/700710/181/2011 dhe të nënshkruar nga lartmadhëria e Tij Sulltani Qaboos Bin Said dërguar presiden-

tit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku thuhet se: “Njohim pozitën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë drejt pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit e mirëpret anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ku Kosova dëshiron të marrë pjesë”. Omani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ku ambasadori i Kosovës në Londër Muhamet Hamiti është akredituar si ambasador jo rezident në Oman. Më 20 shtator 2011 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë marr konfirmimin nga ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alaëi bin Abdulla për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

24
Nr. 26 - SHKURT 2013

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful