You are on page 1of 18

Ideologjite politike

Ligjerata 10

Ideologjite politike Cka eshte ideologjia? Etimologjia : nga greqishtja e vjeter idea dhe logos (shkence, diskurs), sipas origjines se fjales, ideologjia eshte diskurs mbi idete. Tek greqishtja e vjeter, idea ka qene e afert edhe me foljen shoh qe sugjeron nje kuptim te imazhit; Zakonisht, ideologjia karakterizohet si : 1) Nje ide ne raport me te kundereten e saj ; 2) Si nje logjike e nje vizioni; Si logjike e nje imazhi te zhvilluar per mendim grupi (Groupe thinkterm i shpikur nga William WHYTE ne vitin 1972 i cili i jep nje dimension sociologjik). Ky term pershkruan nje proces ku pjestaret e nje grupi kane tendence te kerkojne koncensus shume me shume sesa ta perceptojne realitetin ne menyre realiste. E keqja e kesaj eshte se nje grup i caktuar mund te marre vendime te gabuara ose iracionale.

Jashte ketij konteksti, anetaret e grupit do te kishin marre vendime tjera. Ne situate te pershkruar, secili anetar i grupit e adapton mendimin e vet atij qe ai e mendon se eshte koncensus, pa e pyet vehten se cka eshte realiste. Si pasoje, grupi bie dakord mbi nje situate qe individet brenda nuk e konsiderojne gjithmone si te mencur. Madje, rezultati mund te jete nje vendim kolektiv qe nuk kenaqe askend sepse nuk eshte vendim i marre me koncertim, persa u perket nevojave te cdo individi. Group think definohet si: nje menyre mendimi ku njerzit e marrin kur jane te implikuar ne nje grup te unifikuar, kur deshira per unitet e anetareve te grupit e tejkalon motivimet realiste te anetareve te ketij grupi . Ideologjia Fillon me idene se gjerat mund te jene edhe me mire sesa jane-kjo eshte ne esence nje lloj plani per te permirsuar gjendjen e shoqerise. ideologjia eshte nje imazh verbal i shoqerise se mire dhe i mjeteve kryesore per te ndertuar nje shoqeri te tille; Ideologjite dhe perkrahesit e tyre thone se nese do te rrespektoheshin planet e tyre, gjerat do te ishin shume me mire sesa jane.

A eshte shkenca ideologji? Ne shekullin 18-Filozofi francez Antoine Destut de Tracy e ka konceptualizuar fjalen ideologji per te pershkruar ate qe ai e quan shkenca e re e ideve; Kjo pyetje e raportit me shkencen shtrohet edhe per faktin se shume ideologji e kane origjinen tek shkenca (filozofia); Per kete arsye, ideologjite politike nuk jane e njejta gje si shkenca politike, sepse ato nuk jane te qeta, racionale per te kuptuar sistemin politik; Ideologjia eshte me shume angazhim per te ndryshuar sistemin politik (ne perjashtim te konservatizmit i cili ka per qellim te pengoje ndryshimin e shoqerise; Personat qe besojne ne ideologji politike, nuk mund te jene shkencatar te mire sepse ata shpesh e perziejn duhet ose do te te ideologjise me eshte te shkences politike; Liberalizmi klasik per shembull e ka origjinen ne shekullin 17 tek filozofia e John Locke-ut icili flet per te drejtat individuale, pronat etj. Origjina filozofike e Komunizmit merret filozofia e Hegeli-it ne shekullin 18 i cili thot se te gjitha lemite e shoqerise arti, muzika, arqitektura, ligji, jane te lidhura dhe ideologjite kane nevoje per planifikim, per veprim, jo per ide abstrakte.

Sipas marksit, ekonomia eshte shkaku kryesor i te gjitha padrejtave ndaj individeve ne shoqeri; Lenini mbasandej i interpreton idete e Marksit sipas mendimit te tij dhe i aplikon ne Rusi. Megjithate, ideologet nuk preokupohen te jene besnik ndaj ideve origjinale, ata duan ndryshim. Sa me shume konkrete te behet idea, edhe me pak abstrakte, ideologjia behet CIMENT (themel) qe mban bashke partite, levizjet dhe grupet revolucionare. Per te luftuar me bindje-njerzit kane nevoje per ideologji, motivim ideologjik; Vietnamezet e jugut kane qene shume me mire te armatosur sesa at ate veriut mirepo, e kan humbur luften pikerisht per shkak se ata ate veriut kane qene te inkuadruar ideologjikisht me mire;

Fuqia e ideve: Ideologjite mund te ndahen ne te majta dhe te djathta. Kjo ndamje e ka origjinen tek revolucioni francez ; Konservatoret te cilet kane qene ne favor te vazhdimit te Monarkise, brenda Asamblese Revolucionare kane qene te vendosur ne anen e djathte te Kryetarit te Parlamentit, Republikanet (kundershtaret e Monarkise) kane qene te vendosur ne anen e majte. Te moderuarit, ne qender (ata kane qene ne favor te ndryshimeve por jo radikale) Kjo ndamje majte-djathte ekziston edhe sot edhe pse ka pasur ndryshime te programeve ; Te majtit jane zakonisht per me shume barazi, shtet social dhe per intervenim te shtetit ne ekonomi ; Te djathtit-per me shume iniciativa private dhe ekonomi private. Centristat i moderojne qendrimet e ketyre dy grupeve (qendra e majte dhe qendra e djathte)

Ne Suedi per shembull, ka nje parti Komuniste te vogel, nje parti te madhe qe mban pushtetin, Partia Social Demokrate dhe dy parti te mesme : Liberalet dhe Konservatoret ; Ideologjia mund te konsiderohet edhe si Plan Si funksionojne demokracite ne praktike ? Ato nuk funksionojne kurre ashtu sikur pretendojne perkrahesit e tyre. Te gjitha ideologjite kane nje pjese te asaj qe quhet wishfull thinking qe shume shpesh eshte ne kundershtim me realitetin. Ideologjite e imagjinojne nje jete ideale dhe thone se realiteti eshte joperfekt;

IDEOLOGJITE KRYESORE Liberalizmi klasik eshte konceptualizuar ne vitin 1776 nga ekonomisti skotlandez Adam Smith. The wealth of nations, nje ekonomi laissez faire. Adam Smith: pasuria e vertete e kombeve nuke duhet matur me sasine e arit dhe te argjendit qe ata e kane dhe e grumbullojne por me sasine e te mirave dhe sherbimet qe njerzit e tyre prodhojne. Smith e kundershton Merkantilizmin si koncept qe bazohet tek favorizimi i ekonomise nga shteti. Smith mendon se vete favorizimi i tregetise nenkupton edhe kontrollin e saj nga shteti. Smith mendon se shteti nuk duhet te nderhyje ne ekonomi sepse kjo e vonon rritjen e ekonomise se shtetit.

Merkantilizmi ( Latin mercari, te besh tregeti), si doktrine ekonomike, nenkupton se shteti duhet te bazohet mbi nje klase tregetaresh te cilet e rrisin pasurine e kombit dhe njekohesisht te sunduesit, pushteti i te cilit matet me pasuri. Merkantilizmi eshte edhe ideologji edhe anti-ideologji. Megjithate, ky Koncept e ka meriten qe e ven ekonomine ne qender te shtetit; Smith e kundershton kete duke thene se Merkantilizmi favorizon krijimin e monopoleve, gje qe sipas tij e pengon konkurencen e lire.

Individi eshte ne qender te liberalizmit. Roli kryesor i shtetit duhet te jete sigurimi dhe mbrojtja e lirise individuale e cila eshte e shenjte. Liria individuale eshte per liberalet, norma fundamentale dhe bazament i shoqerise njerzore perreth se ciles duhet te strukturohen shteti, politika, ekonomia Per liberalizmin klasik, primati i lirive individuale eshte princip absolut qe aplikohet ne te gjitha lemite e shoqerise, dhe nuk mund te reduktohet vetem tek aspektet e tij ekonomike. Liberalizmi bazohet mbi idene se cdo qenje njerzore ka te drejta fundamentale qe asnje pushtet nuk ka te drejte ti shkele. Si rezultat, liberalet kane per qellim ti limitojne obligimet sociale te imponuara nga pushteti. Liberalizmi mbron idene e shprehjes se individit ne lemine e ekonomise, iniciatives private, konkurences se lire dhe ekonomise se tregut dhe ne anen tjeter ne aspekt politik, te pushtetit politik te shtetit te se drejtes dhe te krijimit te kunderpushteteve.

Nese Shteti nuk nderhyn ne ekonomi, mundesite e perfitimit nga te gjithe jane me te mira. Megjithate, nje situate e tille mund te krijoj kaos, nese konkurenca e lire nuk mbikqyret nga Shteti. Mirepo, sipas Smith-it, tregu eshte ai qe e rregullon ekonomine; Prodhuesit e mire (sigurte) do te mbijetojne kurse ata qe jane joserioz eliminohen; Madje, sipas tij, vete konkurenca ben qe te kete prodhime me te mira ; Fjala liberalizem rrjedhe nga fjala latine liber-i lireshoqeria duhet te jete sa me e lire qe te mund nga intervenimi i qeverise. Kjo ideologji eshte aplikuar nga amerikanet jo vetem ne ekonomi por edhe ne lemi tjera. Mosnderhyrja ne ceshtje te shtypit, fjales se lire, religjionit, sindikatave etj.

Konservatizmi klasik Si ideolog i Konservatizmit Klasik merret filozofi Edmond Burke (pjsesa e dyte e shk. 18). Ka nje diferencim me konzervatizmin modern. Burke ka qene deputet anglez (nga Irlanda) dhe ka qene mik me Adam Smith. Burke mbron idene se tregu i lire eshte sistemi me i mire ekonomik. Edmund Burke, ka qene edhe liberal edhe konservator. Ai e kundershton ideologjine e Revolucionit francez (ideologjine e te Drejtave te Njerieut qe ka line me kete Revolucion) per shkak te karakterit te saj abstrakt. Sipas Burku-t kjo ideologji ben nje konceptim te njeriut dhe te shoqerise teper te thjeshte. Burke, mbron nje regjim qe eshte ne favor te arritjeve liberale, gjithjne duke rrespektuar traditat kombetare dhe lokale; Ne kohen e luftes ndermjet Anglezeve dhe kolonive amerikane, ai ka qene kunder luftes sepse sipas tij idealet e kolonive amerikane kane qene qe ti kthejne lirite e anglezeve para se te fillojne pergjimet;

Burke ka qene kundershtar i fuqishem i Revolucionit edhe per faktin se ky revolucion sipas tij ka qene pikerisht produkt i ideve liberale por eshte shnderruar ne regjim terori. (Robespieri, Gilotina dhe shkaterrimi i te gjitha institucioneve). Burke konsideron se Liberalet i japin teper rendesi racionales njerezore. Sipas tij, njerzit jane vetem pjeserisht racional dha kane shume pasione joracionale. Per ti kontrolluar keto, siopas tij, shoqeria ka ndryshuar traditat, institucionet, standarded e moralitetit (Monarkia ose Kisha). Pasionet iracionale te njeriut degojne ne kaos, gje qe perfundon me tirani shume me te keqe se ajo e krijuar nga revolucionaret francez ; Kjo konfirmohet pjeserisht sepse ne vitin 1799, Napoleoni i Pare (Bonaparta) e merr pushtetin dhe e shnderron ate ne pushtet absolut.

Burke e legjitimon idene e konservatizmit duke potencuar se institucionet dhe traditat egzistuese nuk mund te jene te keqija sepse ato jane produkte te shume shekujve. Ai thote se ma te mirat nga keto institucione duhen konzervuar dhe per kete duhet nje ideologji konservatore. Nuk eshte problem nese ato jane te papersosura; Burke thote se ato duhen ndryshuar mirepo ky ndryshim duhet bere ngadale me qellim qe njerzve tu jepet kohe qe ti adaptojne ato me se miri; Burke thote se nje shtet qe nuk ndryshon nuk mund te mbijetoje; Burke ka qene filozof i rendesishem per disa arsye: 1) ai ka ndihmuar ne konceptimin e iracionalitetit te sjedhjes njerezore; 2) Ai ka konsideruar institucionet si struktura te gjalla te cilat rriten dhe adoptohen me kohe; Ndoshta nje nder idete me te rendesishme te tij eshte se revolucionet perfundojne keq dhe se shoqerite nuk mund te ndryshojne sipas diktateve te mendjes njerezore . Shume shpesh, konzervatizmi konsiderohet edhe si anti-ideologji.

Diferenca konservatizem-liberalizem Nje nder krakteristikat e konservatizmit eshte frika nga gjithcka qe eshte e re ; Liberalizmi eshte koncept qe ka per qellim ti leje evolucionet te bejne rrugen e vet edhe pse shume shpesh ka qene e mundshme te parashihet se ku shkojne ato (Frederic Hayek).

Liberalizmi modern Ky liberalizem eshte rezultat i mosfunksionimit te liberalizmit klasik sipas modelit te Adam Smith ; Kah fundi i shk. 19, sistemi i tregut te lire nuk ka qene aq i rregulluar nga rregullat e tregut ashtu si ka qene e parapare; Fabrikantet kane pasur tendence te monopolizojne tregun (SHBA, Sherman Antitrust Act etj.) Rezultat i ketij sistemi ka qene prodhimi i nje klase te varfer. Pozicionet e klasave kane riprodhuar-femija e familjeve te pasura kane arritur te edukohen, kurse te varferit jo, Ky model ka filluar te kete konotacion negativ; Thomas Hill Green merret si nje nder mendimtaret qe e kane rimenduar liberalizmin ne vitin 1880. Sipas tij, qellimi i liberalizmit ka qene liria e shoqerise (nje shoqeri e lire); Cka ndodhe kur zhvillimi ekonomik u merr njerezve lirine? Sipas liberalizmit klasik, eshte kontrati ai qe gjindet ne esence te sistemit; (kontrati ndermjet dy partive qe jane te gatshme te bashkepunojne pa mbikqyrje te qeverise : Nese nuk te pelqen ky kontrat, atehere mos e nenshkruaj ;

Mirepo, cka ndodhe nese keto te dy ane nuk kane te njejten fuqi (pushtet), si per shembull ndermjet nje pronari te pasur dhe nje personi tjeter qe eshte ne kerkim te punes (job). A ka mundesi qe ky i fundit ta refuzoje kontratin ? Liberalet klasik kane menduar se me kohe do te arritet nje pagese korekte; Mirepo, nuk e kane paramenduar se mund te ndodhe qe pagesa (rroga) mos te jete e mjaftueshme as per tu usheqyer; Green thote se duhet te jete shteti ai qe duhet te nderhyje- ne kete rast, nuk eshte ne pyetje intervenimi Shtetit per te penguar lirite individuale por per ti garantuar ato; Green e quan kete liri pozitive (positive freedom), qe do te thote se Shteti duhet te intervenoje per te siguruar lirine, me qellim qe individi te jetoje ne menyre adekuate; Liberalizmi klasik, e ka perjashtuar Shtetin nga tregu kurse liberalizmi modern e ka kthyer ate mbrapa. Ne kete rast per te mbrojtur njerezit nga sistemi ekonomik i padrejte qe krijohet nga liberalizmi klasik; Liberalet modern kane mbrojtuir idene e rrogave minimale, oreve te punes, te drejten e sindikalizimit, sigurimin ne rast te papunesise, te drjten per edukim etj; Per te siguruar kete, ata kane mbrojtur idene e taksimit te klasave te pasura me shume se atyre punetore. Ky eshte liberalizmi i SHBA-ve ne shekullin 20, Ai i Woodrow Wilson, F.D. Roosevelt-it.

Konservatizmi modern Konservatoret amerikan jane zemruar nga ideja e Milton Freedman-it (Nobel, ekonomi) I cili ka thene se tregu i lire mbetet rruga me e mire ekonomike. Freedman thote se doktrina liberale origjinale e A. Smith-it ka qene e drejte dhe se kudo qe intervenon shteti, ai vetem i keqeson dhe i komplikon gjerat. Ne vitet 1980, Thatcher dhe Reagan kane tentuar te vene ne praktike teorite e konservatizmit klasik te Freedman dhe Hayek. Mirepo, rezultati ka qene shume me i vogel sesa eshte pritur dhe Briatania e Madhe dhe Amerika jane ballafaquar me recesione te forta ekonomike. Konservatoret amerikan kane tentuar te reduktojne te drejtat e femrave dhe homoseksualeve etj; Ka pasur regres persa u perket disa lirive fundamentale.

You might also like