Nje Perspektive Rajonale Mbi Sigurine Njerezore-.Rasti studimor i Kosoves

Kumtesë

Një perspektivë rajonale mbi sigurinë njerëzore: rasti i Kosovës
KONFERENCË RAJONALE “SFIDAT RAJONALE TË SIGURISË NJERËZORE”

Shtunë, 2 Qershor, 2012, Universiteti Europian i Tiranës,

Qershor 2012

Departamenti i Shkencave Politike,Universiteti i Prishtinës

Bekim Baliqi, PhD

Një perspektivë rajonale mbi sigurinë njerëzore: rasti i Kosovës.
Bekim Baliqi, PhD

HYRJE
Edhe pse lufta në Kosovë në aspektin kohor, nuk ishte edhe aq i gjatë, solli dëme të mëdha njerëzore, materiale dhe shkatërrim infrastrukturor. Përfundimi i saj, gjeti Kosovën pa institucione themelore qeverisëse edhe me një siguri publike shumë fragjile. Në një situatë të tille, krijimi i mekanizmave të sigurisë dhe një klime më të sigurte janë ndër hapat më të rëndësishme dhe prioritare në procesin e konsolidimit paqësor. Siguria është determinuese e zhvillimit dhe funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. Shumë studiues pajtohen se jo vetëm prania ushtarake e civile ndërkombëtare është e nevojshme por edhe ndërtimi i institucioneve vendore të sigurisë paraqesin kushtin e ruajtjes së paqes dhe krijimit të sigurisë në vend.1 Mirëpo, numri i madh i institucioneve të sigurisë si ndërkombëtare ashtu edhe vendore, por edhe mandati, fushëveprimi specifik i secilës, e kane bërë mjaftë të pa qartë mënyrën e funksionimit e aq më shumë të kontrollimit demokratik të tyre.

REFORMA E SISTEMIT TË SIGURISË
Reforma e sektorit të sigurisë në Kosovën e pasluftës u zhvillua në tre dimensione, në të cilën aspekti i parë ishte transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përmes procesit të njohur si Demilitarizimi, Demobilizimi dhe Reintegrimi i pjesëtareve në jetën civile respektivisht ne Trupat Mbrojtëse të Kosovës si pasardhëse e saj dhe një lloj Garde Kombëtare (sipas modelit frëng të Sécurité Civile), me detyra të reagimit të shpejtë me rastin e katastrofave për sigurinë publike në kohë të emergjencave dhe nevojës për ndihmë humanitare, për shpëtim dhe mbrojtje nga minat si për përkrahje të rindërtimit etj. Kjo është arrite pas një marrëveshje ne Qershor te
1

„The formation of truly national security institutions, ëhether army or police, is vieëed in many post-conflict situations as a litmus test for the entire statebuilding endeavour (Bosnia and Herzegovina, Macedonia, Afghanistan, Iraq, partially Kosovo).” në; Michael Brzoska/Andreas Heinemann-Grüder: Security Sector Reform and PostConflict Reconstruction under International Auspices , në: Alan Bryden/ Heiner Hänggi: (Ed.) Reform and Reconstruction of the Security Sector, Münster, LIT Verlag 2004, fq. 135 1

vitit 1999 ndërmjet Komandantit te KFOR-te Gjeneralit Michael Jackson dhe udhëheqësit te UÇK-se Hashim Thaçi. Ky proces sipas autorëve dhe raporteve të ndryshme ishte cilësuar i qetë dhe mjaft i suksesshëm.2 Aspekti tjetër ishte ruajtja e rendit dhe ligjit, e që kërkonte krijimin e një policie vendore që do të siguronin këto. Për këtë arsye u themelua Shërbimi Policor i Kosovës, i cili është vlerësuar si tregim suksesi dhe model për krijimin e institucioneve të tilla në vendet e pasluftës.3 Dhe dimensioni i fundit, por jo edhe nga rëndësia, është krijimi i legjislacionit të duhur dhe të gjyqësorit me qëllim të sundimit të krijimit të plotësimit të sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë njëkohësisht. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, arkitektura e sigurisë ndryshoi thelbësisht. Sektori i sigurisë në Kosovë pëson një ndryshim dhe reformim tjetër duke transformuar institucionet ekzistuese dhe formuar ato te reja. Kështu nga TMK u krijua Forca Mbrojtëse e Kosovës, me 2500 pjesëtar aktiv dhe 800 rezervë, pastaj nga ShPK u formua Policia e Kosovës e cila u pavarësua nga mbikëqyrja ndërkombëtare si dhe u formuan Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Këshilli i Sigurisë i Kosovës etj.

KONCEPTI I SIGURISË NJERËZORE
Mirëpo reformimi i sigurisë nuk do të thotë vetëm krijimin e mekanizmave të sigurisë por edhe transformimin e konceptit të sigurisë, i cili fokusin e vë te individi e që njihet zakonisht si siguria njerëzore si premisë jo vetëm të sigurisë publike por edhe të demokratizimit të vendit. Fokusi kryesor bie nga koncepti i sigurisë mbi baza shtetërore e territoriale, në një model i kthyer më shumë nga individi dhe komuniteti. Kështu, korrupsioni, krimi i organizuar, informaliteti ekonomik dhe mungesa e sundimit të ligjit në përgjithësi paraqesin kërcënimin më të madh ndaj sigurisë dhe shumë pak mund të zhduken apo sqarohen nga qasjet tradicionale mbi sigurinë e që janë më shumë mbrojtëse ndaj konflikteve të mëdha sesa sigurisë ndaj kërcënimeve të “përditshmërisë”. Prandaj koncepti i sigurisë njerëzore është shumë më gjithëpërfshirës dhe

2

Shih për më shumë studimin për këtë në; Andreas Heinemann-Grüder/ Wolf-Christian Paes: Wag the dog. The mobilization and demobilization of the Kosovo Liberation Army, Bonn International Center for Conversion, (Brief 20), Bonn 2001 3 Gordon Peake: Policing the peace. Police reform experiences in Kosovo, Southern Serbia and Macedonia. Saferworld Report, Januar 2004, ose edhe; Edward Rees: Public Security Management and Peace Operations. Kosovo and UNMIK: Never Land, 2004 2

nënkupton përveç tjerash të drejtat e njeriut dhe pakicave, barazinë socio-politike, afirmimin e individualitetit, vlerave demokratike etj.4 Sipas Mary Kaldor, e cila udhëhiqte Grupin Studimor për Sigurinë Njerëzore, kjo doktrinë përshin këto parime; Respektimin e drejtave të njeriut, Legjitimimin e autoritetit politik Bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin, pra një qasje nga poshtë- lartë Multilaterizmin efektiv ndërmjet aktorëve vendor e ndërkombëtar, sidomos ne kontekst të BE-së Fqinjësi të mire, pra qasje integrative rajonale Dhe, sa i përket rolit te BE-së duhet një drejtim strategjik i qarte dhe transparent.5

Kalimi nga trajtimi teorik në rrafshin praktik mund të shihet më së miri në vendet e pasluftës, prej Timorit lindor, Afganistanit e deri te situata në Kosovë. Me misionin e Eulex-it, me 2200 pjesëtar dhe më të madhin në historinë e vet, BE-ja ka vënë edhe në praktikë këtë doktrinë. Qëllimi i misionit është që me polic, gjyqtar, prokuror e doganier jo vetëm të monitorohen e përkrahen institucionet kosovare por ky mision ka kompetenca edhe hetimore e ekzekutive në forcimin e sundimit të ligjit. Mirëpo edhe katër vite pas zbarkimit tw tyre, Eulexi nuk ka arrit të korr suksese të konsiderueshme në këtë drejtim, sidomos në veri të vendit dhe në luftimin e keqpërdorimeve të shumta të parasë publike. Në strategjinë e sigurisë te Republikës së Kosovës, përpiluar nga qeveria më 2010, një interes të veçantë i kushtohet sigurisë publike dhe këtë kontekst edhe të sigurisë njerëzore. Aty adresohen një sëre çështjesh qe lidhen me sigurinë duke filluar nga shëndeti publik, ambienti, terrorizmi, armët e paligjshme dhe mjetet shpërthyese etj. Në piken 3.2 te kësaj strategjie theksohet; “Qytetarët e Kosovës janë më së shumti të prekur nga varfëria, papunësia dhe lidhur me këtë, praninë e vazhdueshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithëkëtë, kërcënimet mund të jenë transnacionale, siç është krimi i organizuar.”6

4 5

Mary Kaldor: Human Security.Reflections on Globalalization and Interevention. Polity Press, Cambridge 2007 Madrid Report: A European Way of Security: The Madrid Report of the Human Security Study Group comprising a Proposal and Background Report by Human Security Study Group (LSE), Madrid 8 Nentor 2007, në: http://www.lse.ac.uk/Depts/global/PDFs/Madrid%20Report%20Final%20for%20distribution.pdf. 6 Strategjia e Republikës se Kosovës, 2010 Prishtinë, fq.11 3

PËRCEPTIMET MBI SIGURINË NJERËZORE NË KOSOVË
Gjatë shtejellimit të sigurisë njerëzore në rastin e Kosovës, duhet theksuar se ky koncept merr kuptime të ndryshme për shkak të aktorëve të ndryshëm të sigurisë në vend. Kështu, mund të vlerësojm se Kosova i ka së paku tre realitete të ndryshme të sigurisë, njera është ajo e parë nga prizmi i ndërkombëtarëve ku stabiliteti dhe paqësimi janë objektiv qenësor, pastaj ajo e strukturave sërbe të Kosovës që përkrahen dhe mirëmbahen nga Serbia dhe së fundi ajo e Republikës së Kosovës. Prandaj edhe perceptimet e qytetarëve të Kosovës dallojnë në rend të parë mbi baza etnike dhe janë ndikuar dukshëm nga zhvillimet si dhe konteksti politik. Në hulumtimet e opinionit rreth çështjes së sigurisë, të bëra nga organizata joqeveritare vendore edhe ndërkombëtare, respondentet kishin mendime te ndryshme se sa ndihen te sigurte nga rrethin e tyre. Kështu qytetaret serb te komunave veriore deklaronin deri ne 87% se ndiheshim te pasigurtë, ndërsa qytetaret shqiptar ndiheshim më të siguritë.7

Burimi:Human security in Kosovo. A survey of perceptions, Safeplace, May 2007 fq.12

7

Human security in Kosovo. A survey of perceptions, Safeplace, May 2007 4

Nga raportet e mëvonshme matjet e opinionit tregojnë se kjo gjendje ka pësuar përmirësime te dukshme rreth perceptimit te sigurisë nga ana e qytetarëve. Siç shihet edhe ne tabelën e mëposhtme mes qytetarëve shqiptar dhe serb ka ende një dallim në këtë aspekt. Megjithatë, tendenca pas pavarësimit tregon se është shumë më pozitive.

Burimi: A matter of trust: Public perceptions of safety and security in Kosovo- 2009/2010, Forum for Civic Initiatives/Saferworld, November 2010 f.8

Nga raporti i lartcekur del se disa nga shqetësimet kryesore për qytetarët mbetet shkalla e lartë e krimit me 23% të qytetarëve në vitin 2009 dhe te qytetarët përkatësisë sërbe madje me 53%, rradhitur me rreziqet nga trafiku i komunikacionit, ndotja e ambientit, infrastruktura e dobët, brengat rreth shëndetit publik e deri te rreziku nga qentë endacak me 12.8% .8 Ndërsa gjetjet e opinionit publik aktuale tregojnë se prej krimeve më kërcënuese për sigurinë e tyre qytetaret kanë veçuar vjedhjet (44% e tyre), korrupsionin (18 %), krimin e organizuar
8

A matter of trust: Public perceptions of safety and security in Kosovo- 2009/2010, Forum for Civic Initiatives/Saferworld, November 2010, f.9-11

5

(12%), vrasjet (11%), dhunimin (3%), trafikimin me qenie njerëzore (1.5%) si dhe prostitucionin, kidnapimin, dhe terrorizmin e kanë cilësuar si kërcënim më pak se 1% e të anketuarve për secilin nga këto krime.9 Një varg studimesh e raportesh kanë vënë në pah problemet me të cilat qytetarët ballafaqohen dhe se sa e si këto sfidojnë sigurinë e tyre, duke filluar nga papunësia e lartë e deri te mungesa e perspektivës për të rinjtë.10 Ndërkohe mjaft ligje e strategji qeveritare janë miratuar por gjendja në këtë drejtim duket se nuk është duke u përmirësuar edhe aq shumë. Prandaj kërkohet një efikasitet dhe veprime konkrete, në mënyrë që kredibiliteti dhe legjitimiteti i lëkundur i institucioneve vendore por edhe atyre evropiane të forcohet dhe siguria njerëzore të përmirësohet.

PËRMBYLLJE
Me këtë studim të shkurtë jam përpjek që të pasqyroj trajektoren e zhvillimit dhe të reformimit të sektorit të sigurisë. Si dhe ne rastin e Kosovës të paraqes hulumtimet e ndryshme të opinionit publik dhe shqetesimet e tyre kryesore mbi sigurinë e tyre indivuduale dhe atë publike. Pjesa dërmuese e anketimeve kanë treguar se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë prej pasluftës e këndej është duke u përmirësuar, mirëpo rreziqet kryesore lidhen edhe me gjendjen e përgjithshme politike dhe është e ndarë akoma në vija etnike. Por ajo cka mungon nga sondazhet e tilla është ndërlidhja e gjendjës së rëndë ekonomike e sociale me sigurinë njerëzore. Punimi është munduar të paraqes se sa është i kuptuar e vlerësuar ky koncept dhe cilat janë sfidat e mundësitë që përmes sigurisë njerëzore të kontribuohet në zhvillimin politik, shoqërore e ekonomik në vend.

9

KIPRED: Perceptimi i Opinionit mbi Sigurine Publike dhe Punen Policore - Veshtrim i Periudhes 2000-2011, Prishtine, Qershor 2012 fq.7 10 UNDP:Kosovo Internal Security Sector Review, 2006. Ne;Http://www.kosovo.undp.org/re pository/docs/ISSR_report_eng_ver2.pdf.(27.05.2012)

6

LITERATURA
 Andreas Heinemann-Grüder/ Wolf-Christian Paes: Wag the dog. The mobilization and demobilization of the Kosovo Liberation Army, Bonn International Center for Conversion, (Brief 20), Bonn 2001       Alan Bryden/ Heiner Hänggi: (Ed.) Reform and Reconstruction of the Security Sector, Münster, LIT Verlag 2004 A matter of trust: Public perceptions of safety and security in Kosovo- 2009/2010, Forum for Civic Initiatives/Saferworld, November 2010 Gordon Peake: Policing the peace. Police reform experiences in Kosovo, Southern Serbia and Macedonia. Saferworld Report, Januar 2004 Human security in Kosovo. A survey of perceptions, Safeplace, May 2007 Edward Rees: Public Security Management and Peace Operations. Kosovo and UNMIK: Never Land, 2004 Madrid Report: A European Way of Security: The Madrid Report of the Human Security Study Group comprising a Proposal and Background Report by Human Security Study Group (LSE), Madrid 2007    Mary Kaldor: Human Security.Reflections on Globalalization and Interevention. Polity Press, Cambridge 2007 KIPRED: Perceptimi i Opinionit mbi Sigurine Publike dhe Punen Policore - Veshtrim i Periudhes 2000-2011, Prishtine, Qershor 2012 UNDP: Kosovo Internal Security Sector Review, 2006

7

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful