Bizneset Shqiptare në Montreal

Viti i parë, NR 1

GAZETË INFORMATIVE PËR SHQIPTARËT E MONTREALIT

Kafe & Restorante
FOCACIO Adresa: 450 MichelJasmin Ave. Dorval QC H9P 1C3 514-420-0075 Sotiraq Shegani La Première Adresa: 4622 ave. Verdun, Verdun QC H4G 1M5 514-767-6760 Aurel Zaloshnja
Pizza Gormande Adresa: 2888 Av du Cosmodôme, #16 Laval QC H7T 2X1 450-688-3544

Ndërtim

Larje Makinash

Investime
Laltech Solutions Adress/Adresse/Adresa: 3 6955 Durocher. Montreal, QC H3N 1Z7 514-578-1478 www.laltech.com Lulzim Laloshi

RIFILLOI SHKOLLA SHQIPE

Në këtë numër
Reportazh Shqiptarët e F. 1 Bizneset shqiptare në MTL F. 4 F. 2 F. 3

D.I.M. STONE 14360 Boul. Gouin W. Pierrefonds QC H9H 1B1 514-626-4442 www.dimstone.ca

Lave auto LIDO
Larje makinash me dorë 5660 avenue ChristopheColomb, Montréal QC H2S 2G1 514-439-3662

Michel Koçiu
Maçonnerie & Renovation - Mure e riparime 514-803-2015 ose 514264-2462

Nehat Gicoli Shërbime financiare
Ajet Nuro - Sun Life Financial Financière Sun Life Adress/Adresse/Adresa: 7101 JeanTalon Est, Bureau 812, Anjou QC H1M 3N7 514-353-3177 # 2289 http://www.sunlife.ca/ajet.nuro

Elektricist
Jeno Sinani, Entrepreneur Électricien 2134 Blv des Oiseaux, Laval, QC H7L 0B5 450-628-6819

Spartak ose Ideal
TolaRoofing - Riparim çatish 514-967-5666 www.tolaroofing.co m

Fol shqip!! Në Montreal, në Njoftime datën 15 tetor, rifilloi mësimin shkolla shqipe Shqiptarët e Montrealit, Kanada, zhvilluan kupën e Nënë Tereza. Pas parë të futbollit një mungese prej Nga Ajet Nuro (vijon në faqen 3)

Ajet Nuro

Jeno Sinani

Veteriner
Clinique Véterinaire Iberville Animaux de Compagnies et Exotiques 2525 Jean-Talon Est Montréal, QC H2A 1T6 514-223-1197 http://cvim.ca/ infovet.ca

Prend Tanushi
Resto—Grill L’œuf du matin 7741 boulevard Newman, LaSalle QC H8N 1X7 514-368-1491 Florim Krasniqi, Bujar Elezi dhe Agron

Shkëlqim Tola
Construction Timmy Inc. ResidencialCommercialIndustrial 514-422-8989

Dr Hysni Marku Agjent imoblilier
Courtier immobilier / Real Estate Broker / Agjent imobilier REMAX 3000 INC 2415, de Salaberry Montreal, Quebec— 514-621-5049 Web Site: BlerimPonari.com Courtier immobilier / Real Estate Broker / Agjent imobilier Royal LePAGE 1631,Rue de Salaberry Montreal, Quebec—514-577-7242

Gashi

Kujtim Canaj

Në datë 5 qershor 2011 në parkun Jarry në Montreal, u zhvillua për herë të parë një kupë futbolli, ngjarje që mblodhi shumë e shumë shqiptarë me banim në metropolin e Kebekut Montreal si dhe nga rrethinat. Së bashku me bashkatdhetarët tanë, në këtë aktivitet morën pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, shkëlqesia e saj, zonja Elida Petoshati dhe sekretari i ambasadës, zoti Taip Sulko. Kupa e futbollit vuri përball njëri-tjetrit 8 ekipe që kishin emra që na kujtojnë vendlindjen apo dhe historinë tonëtë pasur. Ekipet ishin këto: Kastrioti, Teuta, Tirona, Besëlidhja, Teuta, Vllaznia, Ferizaj dhe Flamurtari. Në finale doli ekipi i Ferizajt dhe Tirona. Në fund të ndeshjes, fitues i edicionit të parë të kupës së futbollit të shqiptarëve të Montrealit doli ekipi Tirona. Për më shumë mund të lexoni në adresën:

http://tribunashqiptare.net/?p=16
Foto nga aktiviteti:
http://albemigrant.com/kupa/

Hidraulik Tim Plumbing - Hidraulik
Residencial, Commercial, Industrial 514-903-1060 Cell. 514-208-6010 timplumbing.com

Blerim Ponari

Aurel Zaloshnja

Ermir Agolli & Kujtim Talelli

http://yp.albemigrant.com/montreal/

Kështu në orën 10 të mëngjesit nën drejtimin e z. Kujtim Ismaili kryetar i shoqatës së shqiptarëve të Montrealit, disa prej anëtarëve të kryesisë si dhe të shumë prindërve pjesmarrës, u përurua rihapja e shkollës shqipe. Në rihapjen e shkollës, krahas kryesisë së shoqatës, ndihmesën kryesore e ka dhënë z. Alban Zeneli i cili do të jetë edhe përgjegjës për programet dhe një nga mëseuesit … në rast se do ketë më shumë se një klasë…

tre-katër vjetësh, shkolla mundi të rihapet. Lexoni këtu poshtë një shkrim kushtuar kësaj ngjarjeje:
Fol shqip!
Nga Ajet Nuro
Para disa muajsh, kisha shkuar tek një miku im dhe po flisnim për çështje pune. Në këtë kuadër po i bëja disa pyetje në frëngjisht për të mbushur një formular teksa afrohet djali i tij dhe më drejtohet “Fol shqip!”. Nuk ia dola dot t’a kuptoja çfarë më tha. Kështu që ai m’u drejtua përsëri: – Fol shqip! Qesha me të madhe dhe i ati më tha se djali e dëgjon për ditë një gjë të tillë aq sa iu duk çudi që unë përdorja gjuhë tjetër nga ajo që atij i kërkohej në shtëpi… M’u kujtua ky episod sot tek një grup fëmijësh shqiptarë u mblodhën së bashku për t’i dhënë udhë vitit shkollor në shkollën Nënë Tereza në Montreal. Dhe le të jemi të qartë: Nuk është e lehtë t’a zbatosh atë sentencën “Fol shqip” kur ngado që fëmijët tanë kalojnë, në kopësht, në shkollë, në rrugë, në dyqane etj etj flitet një gjjuhë tjetër nga ajo shqipe. Pikërisht ai “urdhër” FOL SHQIP dëgjohet nga të gjithë prindrit shqiptar në familje, me atë dëshirën e mirë që fëmijët e shqiptarëve që jetojnë larg atdheut të tyre, pavarëisht nga qytataria e tyre të mbajë gjallë elementin thelbësor të të qenit shqiptar, shqipen. Prandaj, krahas punës në familje për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës tek fëmijët, një shkollë shqipe për komunitetet shqiptare bëhet e domosdoshme. Ndaj dhe një nga përparësitë që organizatat shqiptare i kanë vënë vehtes është pikërisht hapja dhe funksionimi i shkollave shqipe ku fëmijët mund të mësojnë elementët më qenësor të nje kombi si gjuhën, letërsinë, historinë dhe gjeografinë. Shkolla nënë Tereza në Montreal është themeluar në janarin e vitit 2002. Ajo mban emrin e bamirëses së madhe shqiptare Nënë Tereza. Në inagurimin zyrtar të shkollës mori pjesë edhe At Artur Liolin. Ndonëse Bashkësia e Shqiptarëve të Kebekut në Montreal ka patur një veprimtari të pasur, shkolla shqipe ka qenë epiqendra e gjithë aktiviteteve të saj. Fatkeqësht në tre-katër vitet e fundit, shkolla nuk ka funksionuar. Kështu që, qysh nga mbledhja e përgjithëshme e bashkësisë e janarit 2011, rihapja e shkollës shqipe ishte kthyer në përparësinë numër një të kësaj shoqate. Kështu, sot me përpjekje disa mujore, hapja e shkollës shqipe u bë e mundur. Ndonëse shumë shqiptarë kishin njoftuar se do të sillnin fëmijët, jo të gjithë respektuan këtë premtim që besojmë se më shumë se ndaj të tjerëve është një premtim ndaj vehtes dhe ndaj fëmijëve të tyre. Sidoqoftë për një ditë të parë psesmarrja 11 fëmijëve ishte një ngjarje që do shënohet në historinë e komunitetit tonë të vogël.

Në orën 12, pas dy orësh mësim, u rikthyem për të marr pjesë në mbyljen e kësaj dite, e veçantë sidomos për fëmijët pjesmarrës. Po jap këtu përshtypjet e djalit tim që ma përsëriti disa herë: Baba, profesori është profesori më i mirë që kam patur ndonjëherë ( athua ka kaluar 100 profesora…). Pse ishte i mirë? – e pyes. – Po se na vuri të vizatojmë dhe asnjëherë nuk u zemërua me ne, edhe pse ndonjëherë nuk rrinim siç duhet… Nëse këto përshtypje djali do m’i jepte në shqip, misioni i shkollës shqipe (po pse ta hapnim shkollën?…) do ishte i kryer… Sidoqoftë le të presim fundin e vitit shkollor dhe t’i dëgjojmë përshtypjet e fëmijëve në shqip… Urime shkollës shqipe, urime fëmijëve, urime edhe Albanit PS Vogëlushi i “fol shqip” ishte i ulur në një nga bankat e shkollës shqipe… ndoshta për të realizuar dëshirën e prindërve për ta dëgjuar të flas bukur shqipe. Urime, pra! Ajet Nuro 15 tetor 2011

U hap shkolla Shqipe ! Tash na duhen vetëm shqipet! …
Shkolla shqipe Nënë Tereza 75, Sir-Georges-Etienne-Cartier Montreal, H4C 3A1 Çdo të shtunë nga ora 10 deri në orën 12

Pra mallkue njai bir shqyptari, Qi këtë gjuhë të Perëndis’, Trashgim që na la i pari, Trashëgim sîa len ai fmis; Edhe atij iu thaftë, po, goja, Që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; Qi n’gjuhë të huaj, kur s’ashtë nevoja, Flet e t’veten e lèn mbas dore. At Gjergj Fishta « Gjuha Shqipe »

Ndihmoni dhe Ju që fëmijët tanë t’a ruajnë këtë gjuhë hyjnore!
Assurance automobile, habitation, voyage, vie et maladie 1140, rue Jean-Talon Est, bur. 201, Montreal, Quebec, Canada H2R 1V9 Telephone/Téléphone/
Telefoni: 514-924-4040 Contact/Mustapha Guechida

Mish dhe nënprodukte mishi të cilësisë së lartë Adress/Adresse/Adresa: 3291 Grande Allée, StHubert, Quebec, Canada J4T 2S8 Telephone/Téléphone/Telefoni: 450-443-8492 Contact/Kontakt: Edmond Nuraj

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful