You are on page 1of 63

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE
(përmbledhje e shkurtuar e librit)

(dhe pak diplomaci)

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Autor : prof. Zejnullah Gruda Universiteti i Prishtinës 2003
Mbledhur dhe sjellur nga: madopol007@hotmail.com
- 1 -

Nocioni i Drejtës Ndërkombëtare – shkrimtarët e vjetër, te cilët kane shkruar ne latinisht , për lenden tone kane përdorur termin e se drejtës romake jus gentium ( e drejta e popujve )… Ky term ka përfaqësuar sistemin juridik unik nacional, qe ka rregulluar marrëdhëniet midis te huajve, midis te huajve dhe qytetareve romak dhe ka qene i bazuar ne idetë e përbashkëta drejtësisë se popujve te ndryshme te perandorisë . Termi jus-gentium është përdorur edhe për te shënuar normat juridike te cilat kane rregulluar marrëdhëniet midis shteteve , përkatësisht ne mes popullit romak dhe popujve tjerë . Francisco de Vitoria ne shek: XVI dhe anglezi Zouche ne shek XVII kane përdorur termin jus-inter-gentes (e drejta midis popujve) ose ( e d. ndërkombëtare), i cili është përhapur dhe pranuar ne shume gjuhe Groci shek: XVII krahas me jus-gentium përdor dhe termin intercivitates ( e drejta midis shteteve ).. Ketë term e kane përvetësuar te gjithë autoret qe kane konsideruar se e drejta ndërkombëtare rregullon marrëdhëniet midis shteteve. Jeremy Benthman – me 1789 për here te pare ka përdorur termin International Law ( e drejta ndërkombëtare ), si zëvendësim i termit Law of Nation ( e drejta e popujve ). Përkufizimi i të Drejtës Ndërkombëtare Publike – është tërësia e rregullave dhe normave te sjelljes ndërmjet subjekteve te se drejtës ndërkombëtare Subjektet e Drejtës Ndërkombëtare – janë bartësit e te drejtave dhe detyrave marrëdhëniet ndërkombëtare ….. Ne përcaktimin konkret te subjekteve ndërkombëtare autoret janë ndare ne disa grupe :

- 2 -

Klasiket – sipas tire vetëm shtetet kane cilësinë e subjektit – ndërkombëtar.. Per klasiket shteti është subjekt ndërkombëtar, sikurse qe është individi subjekt ne sistemin juridik te një shteti . Një grup autoresh qe nga shek:XIX- krahas me shtetet i proklamojnë edhe individët si persona ndërkombëtare… Sipas tyre shtetet dhe individët janë subjekt te Drejtës Ndërkombëtare … Për shumicën vetëm shtetet dhe organizatat ndërkombëtare mund te krijojnë rregulla te se drejtës, kurse individi te drejtat dhe detyrat i nxjerr vetëm nga marrëveshjet midis shteteve . Një grup i vogël autoresh , vetëm individët i konsiderojnë si bartës te vërtete te drejtave dhe detyrimeve ne përgjithësi , pra dhe ne te drejtën ndërkombëtare . Westlake thotë se detyrat dhe drejtat e shteteve janë vetëm detyra dhe te drejta te njerëzve qe i përbejnë ato . Nëse mbështetemi ne atë qe u tha me lart del se shtetet janë pa dyshim bartës të drejtave dhe detyrimeve, mirëpo nuk janë subjekt i vetëm.. Subjekt mund te jene edhe organizatat ndërkombëtare dhe individi – i cili çdo here e me shume fiton te drejta dhe detyra — për shkak te trendit te zhvillimeve ne Drejtës Ndërkombëtare bashkëkohore.. kurse zhvillimi demokratik e bene te mundshëm shfrytëzimin e disa te drejtave. Ne ketë ecuri kane kontribuar padyshim reduktimi i sovranitetit te shteteve , njohja e primatit absolut te se drejtës ndërkombëtare, njohja e individit si subjekt i te drejtës ndërkombëtare krahas me shtetin dhe pavarësisht nga vullneti shtetërorë etj. Ndarja e Drejtës Ndërkombëtare E Drejta Ndërkombëtare Publike – rregullon mardh. midis subjekteve te Drejtës Ndërkombëtare, para se gjithash midis shteteve dhe organizatat ndërkombëtare e ; kurse E Drejta Ndërkombëtare Private - rregullon marrëdhëniet juridike private me elemente te jashtme
- 3 -

E Drejta Ndërkombëtare e Përgjithshme - përmban rregulla te përgjithshme juridike qe vlejnë për tere bashkësinë Ndërkombëtare, kurse E Drejta Regjionale - i referohet një nr. te vogël shtetesh; psh (e d. ndërkombëtare ndëramerikane) E Drejta Pozitive dhe E Drejta Natyrore E Drejta Zakonore dhe E Drejta Kontraktuese- bazën e vet e kane ne karakterin e burimeve te ndryshme E Drejta Detyrueshme- (jus Cogens)- përmban norma te Drejtës Ndërkombëtare, te cilat palët nuk mund t’i ndryshojnë… Këto rregulla krijohen me ligj pse me marrëveshje ndërkombëtare. Psh: Karta OKB-se u ndalon shteteve qe te marrin obligime qe do te ishin ne kundërshtim me te. .. Ne grupin e rregullave juscogens hyjnë ndalimi gjenocidit, skllavërie, aparteidit, diskriminimit, piraterisë, te drejtat e njeriut, cenimi i te cilave përfaqëson sipas Drejtës Ndërkombëtare “krim ndërkombëtar” E Drejta e Luftës dhe E Drejta e Paqes - ndarja e këtyre vështire qe mund te ekzistoje , për shkak se shume rregulla te se drejtës ndërkombëtare vlejnë edhe ne kohe te luftës , edhe ne kohe te paqes Natyra Juridike – e Drejtës Ndërkombëtare - shume autore, qe nga kohet e grekeve te vjetër e deri ne ditët e sotme, te se drejtës ndërkombëtare i mohojnë karakterin e se drejtës …. Rrethin e mohuesve te drejtës ndërkombëtare e përbejnë një grup i filozofeve, politikologëve, juristeve, publicistëve (Hobs, Pufendorf , Spinoza, Kant, Hegel, Austin, Lukic etj) qe përgjithësisht mendonin se rregullat e se Drejta Ndërkombëtare nuk kane karakterin e se drejtës pozitive , sepse shtetet janë sovrane dhe mbi to nuk mund te ketë çfarëdo te drejte qe do t’i detyronte… Sipas Austinit- e “drejta” ka te beje me rregullat e sjelljes te vendosura nga ndonjë autoritet politik ose ligjvënës dhe te cilat imponohen me sanksione fizike , kurse e drejta qe sundon midis kombeve është gabimisht e quajture e drejte !! sipas tij detyrat qe ajo imponon zbatohen me ane te
- 4 -

sanksioneve morale ose nga frika se do te provokojnë armiqësi dhe te këqija te përgjithshme, nëse shkelen maksimat e pranuara dhe respektuara përgjithësisht … Meqë drejtës ndërkombëtare i mungojnë karakteristikat e “drejtës pozitive”, kjo është vene ne sferën e etikes ose “moralit pozitiv ndërkombëtar”… Njashtu Lorimer pohon se “e drejta ndërkombëtare pozitive nuk ekziston ne te vërtete: e Drejtës Ndërkombëtare Publike nuk është as e përkufizuar , as e imponuar nga ndonjë autoritet me i larte nga ai , qe subjektet mbajnë ne duart e tyre… Argumentet me te shpeshta qe i kane përdorur mohuesit kane qene mungesa e organit suprem (ligjvënës), mungesa e gjykatave, sanksioneve etj.

Burimet e se drejtës
Klasifikimi: 1. Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndërkombëtare, parimet e përgjithshme juridike) 2. Burimet ndihmese (Jurisprudenca – praktika gjyqësore, dhe doktrina) dhe 3. Rezolutat ndërkombëtare a).Traktatet ndërkombëtare - janë marrëveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtës ndërkombëtare. Element qenësor për ekzistimin e traktatit është pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet përmes organeve kompetente. Pra, pajtimi arrihet ne traktat nëpërmjet shprehjes se vullnetit dhënë shprehimisht …Për dallim nga zakonet ndërkombëtare tek te cilat vullneti shprehet heshtazi. Traktatet ndërkombëtare mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve: a) sipas lendes (politike, ekonomike) b) sipas objektivave (paqes, mbrojtjes)
- 5 -

c) formës (me shkrim, me goje) d) mënyrës se lidhjes (solemne, te thjeshta) e) kohës sa do jene ne fuqi f) hapësirës gjeografike net e cilën shtrihen etj. Sipas veprimit te normave juridike Traktatet Ndërkombëtare ndahen ne: 1. Traktate ligje-normave nëse, janë burim i drejtpërdrejte i se drejtës ndërkombëtare... Me to kontraktohen rregulla te reja te sjelljes ose vërtetohen, përkufizohen, abrogohen rregullat e ekzistuese zakonore ose kontraktuese te karakterit përgjithshëm… Ato janë te paafatizuara dhe prodhojnë efekte shpeshherë edhe për palët qe nuk kane marre pjese ne lidhjen e tire. 2. Traktatet, kontrata, marrëveshje mes dy ose disa shteteve qe kane për objekt rregullimin e një çështje te caktuar mes atyre shteteve… Ato janë te kufizuara ne pikëpamje kohore dhe konsumohen me plotësimin e obligimeve reciproke te palëve kontraktuese . b). Zakonet Ndërkombëtare. - dikur e Drejta Ndërkombëtare ka qene përbëre kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rëndësinë, si pasoje e nxjerrjes te një numri te madh te traktateve ligje. Mirëpo zakonet ndërkombëtare kane ngele si burim me rëndësi, sidomos për pjesët ku nuk është kryer kodifikimi. Sipas Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndërkombëtare si një dëshmi e një praktike te përgjithshme e cila është pranuar si e drejte. Element qenësor për ekzistimin e zakonit janë: 1. Praktika e përgjithshme e shteteve 2. Vetëdija e subjekteve qe duke vepruar ne një mënyre te caktuar, veprojnë ne pajtim me rregullat zakonore.

- 6 -

Zakonin Ndërkombëtar e bëjnë : PRECEDENTET ( përsëritja e shpeshtë) OPINIO JURIS SIVE NECESSITATIS (vetëdija mbi detyrimin për t’u sjelle ne një mënyre te caktuar). c). Parimet e përgjithshme juridike te pranuara nga kombet e qytetëruara - paraqesin rregullat qe janë zbatuar ne te drejtën e brendshme te shtetit dhe janë parime fondamentale te drejtësisë, te pranuara nga vetëdija juridike e përgjithshme. Këtu hyjnë: Parimi mbi çështjen e gjykuar Parimi se askush nuk mund te përfitoje nga faji i vet Parimi i ndalimit te keqpërdorimit te se drejtës Parimi i përgjegjësisë qe lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj qe është fituar nga pasurimi i pabaze Parimi se askush nuk mund te barte me shume te drejta se qe ka ne tjetërkënd Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i veçante derogon te përgjithshmin) Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon ligjin e vjetër) etj… Ne mungese te normave kontraktuese ose zakonore gjyqtaret mund t’i shfrytëzojnë parimet e përgjithshme juridike si burim i pashtershëm. d).Vendimet Gjyqësore dhe Doktrina – janë mjete ndihmese te cilat shërbejnë qe te konstatojnë rregullat juridike. Roli gjykatave- nuk është për te krijuar te drejtën , por për ta zbatuar ne raste te caktuara…precedentët – nuk i japin fuqi rregullave, mirëpo gjithashtu nuk mund te mohohet se ne rezonin dhe ne marrjen e vendimit nga ana e gjyqtarit – puna e gjyqtareve te mëparshëm edhe nëse nuk kanë peshë vendimtare, megjithatë kane njëfarë peshe , ndikimi… Doktrina- roli i autoreve te shquar nuk ka qene te krijojnë
- 7 -

te drejtën e as te tregojnë se çfarë duhet te jete ajo. Por, vetëm te tregojnë ose te vërtetojnë se çfarë është ne realitet e drejta. Kodifikimi i Drejtës Ndërkombëtare – me kodifikim nënkuptojmë sistematizimin e normave juridike me qellim qe te arrihet bashkimi i tire ne baze te parimeve te përbashkëta… Disa autore procesin e kodifikimit e kane konsideruar statik dhe pengese për zhvillimin e se Drejtës Ndërkombëtare …Sipas tyre, e Drejta Ndërkombëtare e pakodifikuar është dinamike, sepse shume me lehtë absorbon rregullat progresive. Kodifikimi i përgjithshëm i tërë se Drejtës Ndërkombëtare nuk është bërë sepse është e sigurt se te gjitha shtetet ne asnjë mënyre nuk do te merreshin vesh për te gjitha çështjet …Nga ana tjetër janë kodifikuar pjese te veçanta te Drejtës Ndërkombëtare, si psh: E Drejta e Detit (1958), E Drejta Diplomatike (1961), E Drejta Konsullore (1963), E Drejta Traktateve(1969), Bashkësia ndërkombëtare nuk ka pasur ndonjë organ qendror për kodifikim, sepse shtetet sovrane nuk ia kane deleguar te drejten e kodifikimit një organi te tille. Kështu, aftësia për kodifikim ka mbetur ne vete shtetet te cilat e bëjnë ketë ne konferenca ose kongrese ndërkombëtare. SHTETI - Autoret e se drejtës ndërkombëtare e përkufizojnë shtetin si: “Institucion i krijuar nga një grup, për realizimin e disa qëllimeve, nga te cilat me te rëndësishme janë: ruajtja e se drejtës dhe rendit brenda kufijve , ruajtja e pavarësisë se popullit ne marrëdhënie me popujt e tjerë” ose “Si bashkësi qe ne një hapësire te caktuar vepron si organizate me e larte e rendit juridik e qe nuk është e nënshtruar nga asnjë organizate tjetër”.

- 8 -

Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933) përcakton se shteti si subjekt i se drejtës ndërkombëtare duhet te ketë: 1. popullsinë e përhershme 2. territorin e caktuar 3. qeverinë 4. aftësinë për te hyre ne marrëdhënie me shtetet e tjera. Elementet e shtetit : Popullsia Përhershme - popullsia përfaqëson tërësi te individëve të te dy gjinive te cilët jetojnë bashkërisht ne një bashkësi dhe janë te lidhur ne shtet juridikisht dhe politikisht. Territori - përfaqëson vendin ku është vendosur pop. Dhe mbi te cilin shteti ushtron kontroll – ose shtrinë sovranitetin territorial . Pushteti-Sovran – pushteti Sovran (sovraniteti-pavarësia) nga shume juriste theksohet si kriter përfundimtar i shtetësisë dhe përfaqëson pushtetin supreme ose autoritetin i cili është i pavarur nga cilido autoritet tjetër botërore..(ai nënkupton ekzistimin e vetëm një autoriteti ligjdhënës dhe ekzekutiv) LINDJA E SHTETEVE E Drejta Ndërkombëtare nuk merret me çështjen e paraqitjes se shtetit para se ai te jete paraqitur faktikisht. Ky moment merret si pikënisje e një gjendjeje juridike… Nuk është me rendësi mënyra e krijimit te shtetit, se a krijohet ne pajtim me rendin juridik ndërkombëtar apo te brendshëm… E rëndësishme është qe shteti i krijuar me akt juridik te ekzistoje me te vërtete. Shteti mund te krijohet ne mënyra te ndryshme: a) Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka pasur shtet, ne te cilin transferohet popullsia. b) Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e një province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose
- 9 -

me ndarjen e një shteti ne dy ose me shume shtete te pavarura. Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marrëveshje (ne mënyre paqësore). c) Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume shteteve. d) Shtetet mund te krijohen edhe me një akt juridik: 1)Me ligj te brendshëm (Filipinet 1934) 2. Me traktat ndërkombëtar (Irlanda 1921) 3. Me vendim te ndonjë organizate ndërkombëtare (Izraeli 1947 , Libia 1952) e) Ne ditët e sotme rendësi te jashtëzakonshme ne krijimin e shteteve te reja ka parimi i Vetëvendosjes (Karta e OKB-se , ne nenin 1, parag.2 thekson se Kombet e Bashkuara kane për qellim zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midisi kombeve, te mbështetura ne respektimin e barazisë dhe vetëvendosjes se popujve). ZHDUKJA E SHTETEVE Si lindja poashtu edhe zhdukja e shteteve është çështje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsisë, territorit apo sovranitetit). Zhdukja e pushtetit shtetëror ka qene me se shpeshti 1) rezultat i pushtimit te territorit dhe i nënshtrimit te plote te atij shteti. Shteti zhduket nëse: 2) aneksimi i tij është definitiv. Shteti zhduket edhe 3) me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera. Nje shtet mund te zhduket edhe 4) me bashkimin vullnetar te dy ose me shume shteteve... Zhdukja e shtetit qofte rezultat i aneksimit, i ndarjes, i inkorporimit apo i hyrjes ne ndonjë bashkësi shtetesh, është çështje faktike, por ka rendësi te madhe dhe shkakton pasoja te shumëllojshme juridike.
- 10 -

NJOHJA E SHTETEVE E drejta ndërkombëtare niset nga fakti se krijimi i shteteve te reja është çështje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje behet subjekt i se drejtës ndërkombëtare. Ekzistojnë dy teori lidhur me njohjen e shteteve: 1) Teoria konstituive - niset nga qëndrimi se shteti me faktin se është krijuar, ende nuk është anëtar i bashkësisë ndërkombëtare. Pra, Bashkësia Ndërkombëtare është ajo qe vendos se a do ta pranoje shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo. 2) Teoria deklarative - shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i takojnë subjekteve ndërkombëtare dhe behet anëtar i Bashkësisë Ndërkombëtare, nëse i ka plotësuar kushtet qe i parasheh e drejtës ndërkombëtare…. D.m.th: shteti nuk krijohet me njohje, por është fakt ky qe konstaton se shteti është krijuar. LLOJET E NJOHJES ( se shteteve) Kemi njohje te: 1) shteteve, 2) qeverive, 3) kryetarit , 4) kryengritësve. Ne te drejtën ndërkombëtare përmenden disa lloje te njohjes: 1. Njohja- DE-JURE - është njohje e përhershme dhe e plote, e cila përfshinë te gjitha marrëdhëniet me shtetin e ri… Ajo ka vlere retroaktive.. Dhe jepet shprehimisht nëpërmes aktit-formal 2. Njohja DE-FACTO- kur një shtet, i shtyre nga arsyet politike ose për shkak te paqartësive frikësohet nga njohja e shtetit, ose qeverise se re dhe për ketë arsye e shtynë njohjen e plote 3. SHPREHIMISHT- me një akt te njëanshëm . (me telegram, me deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me një traktat

- 11 -

ndërkombëtar). 4. HESHTAZI- konsiderohet se njohja është bere: nqs një shtet lidh marrëveshje me shtetin e ri, nqs pranon dhe dërgon përfaqësues diplomatik, nqs shtetet e treta pranojnë konsujt e shtetit te ri). 5. INDIVIDUALISHT- buron nga qeveritë ose organet e ngarkuara me pune te jashtme dhe jepet me akt te njëanshëm (deklarate, telegram, note diplomatike etj). 6. KOLEKTIVISHT - behet ne konferenca, kongrese ose ne organe ndërkombëtare me rezolute, me te cilën organet ndërkombëtare vendosin për krijimin e shtetit te ri ose me procedurën e pranimit. 7. Njohja me kushte dhe Pa kusht - parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes se shteteve te reja është çështje rreth se cilës nuk ekziston unitet i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos përkrahësit e teorisë deklarative, konsiderojnë se parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes është e palejueshme. PRANIMI ne OKB – është në kompetence te Asamblesë se Përgjithshme dhe Këshillit të Sigurimit . Asambleja e Përgjithshme vendos me 2/3 e votave pas rekomandimit qe i bene KS… Për pranim kërkohet qe shteti te jete paqedashës - qe t’i pranoj detyrimet qe dalin nga Karta e OKB-se, qe te jete i afte dhe i gatshëm t’i përmbushë detyrimet. Vlera dhe rëndësia e pranimit ne OKB është e jashtëzakonshme.. Për çka me s’miri dëshmon fakti se shtetet e porsakrijuara një nder aktet e para qe ndërmarrin ne planin e jashtëm është kërkesa qe te pranohen ne OKB. Kjo behet aq me e rëndësishme kur dihet fakti se OKB u garantojnë anëtarëve te vet integritetin territorial dhe pavarësinë politike. Prandaj pranimi është garanci e mire për ekzistimin dhe stabilitetin e shteteve te reja

- 12 -

NJOHJA QEVERISE dhe SHTETIT QEVERIA - është person ose njësi (trup) e përbëre nga me shume individë, te cilët ne baze te kushtetutës e përfaqësojnë shtetin ne marrëdhënie me shtetet tjera… Njohja e qeverive ose kryetarit është fakt i ndare nga njohja e shtetit Kelsen bene dallimin midis aktit-juridik dhe aktit-politik te njohjes … Me akt-juridik- konfirmohet se një person ose njësi e përbëre nga me shume persona është ne t’vërtetë qeveri e një shteti. Akti-politik- i njohjes është shprehje e vullnetit per te hyre ne mardh. me atë qeveri…Problem i njohjes se një qeveri paraqitet vetëm atëherë kur ajo vjen ne pushtet me dhune me mjete extra-juridike (grushtet, revolucion etj). SUKSEDIMI në DREJTEN NDERKOMBETARE Shpesh ndodhe qe një shtet t’i lëshojë territorin një shteti tjetër, si rezultat i përdorimit te forcës, ne mënyre paqësore ose me revolucion. Si pasoje e kësaj, shteti paraprak humb pushtetin mbi atë territor dhe ne vend te tij vjen shteti tjetër ose bashkësi tjera. Suksedimi- paraqitet kur një ose me shume persona ndërkombëtar e zëvendësojnë një person tjetër ndërkombëtar me ç’rast behet bartja e te drejtave dhe detyrimeve nga një shtet qe e ka ndërruar ose humbur identitetin e vet ne shtetin tjetër. Suksedimi mund te jete: 1) Suksedim i Përgjithshëm - shfaqet kur një subjekt (shtet) absorbohet ne tërësi nga një tjetër qofte edhe kur behet me vullnetin e anëtareve. 2) Suksedim i Pjesshëm - shfaqet kur një pjese e territorit te një personi ndërkombëtar ngritët ne kryengritje, fiton pavarësinë dhe behet person ndërkombëtar me vete… Shteti pasardhës i merr IPSO JURE te gjitha te drejtat dhe detyrat e shtetit te mëparshëm. a) Suksedimi dhe traktatet – Një nder çështjet me rendësi qe paraqiten me rastin e suksedimit
- 13 -

është se a kalojnë traktatet e shtetit qe është krijuar ose është ndare ne shtetin pasardhës ose janë zhdukur me territorin e humbur ose te dhëne. Lidhur me ketë, ne teori janë shfaqur dy tendenca: 1. Shteti i ri nuk mund te konsiderohet i detyruar ne traktate te cilat nuk janë lidhur nga ai. 2. Shteti i ri duhet t’i pranoje traktatet qe kane qene te lidhura me herët. Te gjitha zgjidhjet e adoptuara deri me tani mund te perfshihen ne tri grupe: 1. Traktatet qe nuk barten ne pasardhës -- Traktatet politike. 2. Traktatet qe vazhdojnë te mbesin ne fuq (pasi janë lidhe ne t’mirë te përgjithshme) - Traktatet e normave. 3. Traktatet qe mbesin ne fuqi - ( servitutet ndërkombëtare ) Traktatet qe kane te bëjnë me territorin. b) Suksedimi dhe Borxhet Publike 1)Ne doktrinën e shek. XIX: ka mbizotëruar qëndrimi se borxhet duhet bartur mbi pasardhës. 2)Ne fillim te shek. XX: mjafte autore kane mohuar detyrimet e shtetit suksesor qe te marre pjese ne pagimin e borxhit te shtetit qe shkatërrohet. psh. ne praktike kjo çështje është zgjidhur përmes marrëveshjeve speciale, psh. Italia, përkitazi me provincat Tripolitano dhe Kirenaika, ka pranuar te paguaje borxhin publik te Turqisë. Ne prag te Luftës II Botërore. Ne mungese te traktateve prape kane marre hov tendencat për refuzimin e marrjes se detyrimeve nga borxhet. Çështja e borxheve publike ne çdo rast duhet zgjidhur me ane te marrëveshjeve. c) Suksedimi dhe Shtetësia - Personat qe jetojnë ose e kane vendbanimin ne territorin, i cili është subjekt i ndërrimit, prima facie, e marrin shtetësinë e sukcesorit (pasardhësit).
- 14 -

Probleme lindin vetëm për personat te cilët kane qëlluar jashtë atij territori, ne momentin e ndërrimit. Ndërrimi i shtetësisë paraqet një çështje te rende kur cedimi behet kundër vullnetit te popullsisë. E drejta ndërkombëtare ka provuar t’i zvogëlojë pasojat e padëshirueshme te cilat dalin nga këto situate përmes Plebishitit dhe Optimit. PLEBISHITI – është konsulte e përgjithshme e popullit, net e cilën banoreve u lejohet te shprehin vullnetin se cilit shtet dëshirojnë t’i takojnë.. Kështu banoret e një territor kane mundësi te deklarohen se a pranojnë a jo kalimin prej një shteti ne shtetin tjetër…Plebishiti është instrument relativisht i ri , ai përmendet ne shek: XV- XVI, por zbatohet qe nga Revolucionin Francez Drejta OPTIMIT- është mundësia qe t’u pranohet banoreve te një territori qe brenda një afati te caktuar te zgjedhin shtetësinë e shtetit qe ka bere cedimin (ceduesit) ose te pasardhësit. d) Te Mirat Publike – qe gjendet ne territorin e caktuar dhe i takojnë atij shteti kalojnë ne duart e pasardhësit (te trashëgimtarit). Përmbajtja dhe klasifikimi it e drejtave themelore te shtetit -Përpjekjet e para për përcaktimin e te drejtave dhe detyrave te shteteve i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtës ndërkombëtare te asaj kohe. Te këtilla janë parimet: a. Popujt janë te pavarur dhe sovran, b. Te gjithë popujt kane te drejte te organizojnë dhe ndërrojnë formën e tyre te qeverisjes, c. Çdo popull është zot ne territorin e vet etj… d. Asnjë popull nuk ka te drejte te përzihet ne punët e brendshme te popullit tjetër. f. Traktatet janë te shenjta dhe te pacenueshme

- 15 -

Shumica e autoreve përmendin 5 (pesë) të Drejta Themelore të shtetit te cilave u përgjigjen detyrimet e shteteve tjera: - 1. e drejta e sovranitetit dhe pavarësisë - 2. e drejta për ekzistence (mbrojtje) - 3. e drejta e barazisë - 4. e drejta për t’u respektuar - 5. e drejta për komunikim me shtetet e tjera. LLOJET e SHTETEVE Bashkësinë ndërkombëtare për shume kohe e kane përbëre shtetet sovrane , shtetet gjysme-sovrane ( shtete vasale, shtete nën protektorat) , si dhe shtetet nen sundimin kolonial. Bashkësinë ndërkombëtare sot e përbejnë me se 190 shtete sovrane te cilat përkundër kësaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj. Mes shteteve ekzistojnë dallime te konsiderueshme ne pikëpamje te: - madhësisë se territorit: ( shtete te vogla , shtete te mëdha ) - nr te banoreve - shkalles se zhvillimit- (shtete shume te zhvilluara, shtete ne zhvillim ) - potencialit ushtarak - ( superfuqi , fuqi te mëdha) - rendit te brendshëm ekonomik - (kapitaliste , socialiste) Për te drejtën, rendësi ka klasifikimi qe ka për baze pozitën juridike te shteteve: 1. Shtetet unitare - thjeshta 2. Shtete te përbëra: (a) Bashkimi personal, (b) Bashkimi real , (c) Konfederata (d) Federata ).
- 16 -

BASHKIMI-PERSONAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh te cilat i lidhe vetëm personi i sundimtarit (monarku i përbashkët ) . Bashkimi personal krijohet kur përputhen sendet e trashëgimisë, kur një mbret i një shteti zgjidhet për mbret edhe ne shtetin tjetër….Anëtaret e Bashkimit Personal e ruajnë pavarësinë e tyre te plote: 1. ne planin e brendshëm ruajnë: ( a) organin ligjdhënës; (b) organet gjyqësore; (c) organet administrative ) 2. ne planin e jashtëm: ( a) vazhdojnë te mbesin subjekte te pavarura dhe te veçanta ; (b) mbajnë pavarësisht marrëdhënie diplomatike me shtetet e tjera). BASHKIMI REAL - bashkësi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat janë nen një monark dhe bëjnë një subjekt ndërkombëtar. Shtetet anëtare te bashkimit-real ruajnë: 1. Ne planin e brendshëm:( autonominë e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura organin ligjdhënës, administrativ dhe gjyqësor.) 2. ne planin e jashtëm ne kompetence te Bashkimit Real, si tërësi lihet: (a) Politika e jashtme; (b)Ushtria , (c) Financat ) Lufta kundër një shteti anëtar te Bashkimit Real është lufte kundër te gjithëve. (Sot nuk ka shtete te tilla.) KONFEDERATA - lidhje mes dy apo me shume shteteve te pavarura….Krijohet me marrëveshje ndërkombëtare dhe ka për qellim: mbrojtjen e pavarësisë se jashtme ose te brendshme te anëtareve te saj.
- 17 -

Ka raste kur krijohen për te evituar dominimin e një shteti me te forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi shtetet anëtare. – Organ kryesor, e shpeshherë i vetëm, është DIETA, (pastaj Kuvendi i përgjithshëm, Kongresi i delegateve)… Detyrat e këtij organi janë: 1. Te zgjidhe mosmarrëveshjet mes anëtareve 2. Ndalon luftën mes anëtareve, ne marrëdhëniet ndërkombëtare 3. përmbushë vendimet e Dietës. Shtetet anëtare te konfederatës e ruajnë pavarësinë e tyre te plote, si brenda ashtu edhe jashtë. FEDERATA - bashkuesi e me shume njësive (shteteve), e cila krijohet me akt juridik => (Kushtetute). Politika e jashtme: ( a) dërgimi dhe pranimi i përfaqësuesve diplomatike ; (b) shpallja e luftes dhe lidhja e paqes; (c) mbrojtja e sigurisë se shtetit dhe (d) financat) janë ne kompetence te federatës si tërësi. QEVERIA – është person ose trup i përbëre nga me shume individë te cilët ne baze te kushtetutës e përfaqësojnë shtetet ne marrëdhëniet me shtetet e tjera. Nëse një shtet i jashtëm refuzon te njohe kryetarin e një shteti ose ndërrimin e formës se qeverisjes se një shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirëpo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose heshtazi, nuk janë te mundshme marrëdhëniet zyrtare mes tyre. Akt-Juridik -konfirmohet se një person ose trup i përbëre nga me shume persona është ne te vërtete qeveri e një shteti. Akt-Politik- i njohjes, është shprehje e vullnetit për te hyre ne marrëdhënie me atë qeveri. - Njohja behet: - ( shprehimisht , heshtazi ) dhe ajo - Mund te jete: - (De jure , De facto)

- 18 -

COMMONWEALTH - është bashkësi (Sui generic).. Bashkësi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila përgjegjëse për politiken e vet qe konsultohen edhe bashkëpunojnë ne interes te përgjithshëm te popujve te tyre ne përparimin e mirëkuptimit ndërkombëtar dhe paqes në botë. Veprimtaria e Komonveltit mbështetet ne: 1. konsultimet, - 2. diskutimet dhe -3. bashkëpunimin FORMAT E VARËSISË - varësia nënkupton doemos marrëdhëniet mes shtetit superior dhe atij inferior; Marrëdhënie midis shtetit i cili legalisht mund ta imponoj vullnetin e vet dhe shtetit i cili legalisht duhet t’i nënshtrohet atij vullneti. 1. Vazaliteti- forme e varësisë politike, qe përfaqëson raportin midis shtetit me te fort (suverenit) dhe shtetit me te varur (vasalit) 2. Protektorati- forme e mardh midis një shtetit me te forte dhe nje shtetit me te dobët. Ky krijohet me marrëveshje ndërkombëtare, e cila përkufizon marrëdhëniet midis palëve. Mandatet (gati janë zhdukur) etj. SHTETET NEUTRALE - janë ato shtete te cilat marrin për detyre me marrëveshje te posaçme te mbeten neutrale ne çfarëdo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera. Shteti neutral : Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij. Shteti ka te drejte te ndërmarrë te gjitha masat për mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme. Përveç se nuk mund te hyje ne marrëdhënie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnjë kufizim tjetër. Selia e Shenjet (shteti i qytetit te Vatikanit)- me marrëveshje Italia pranon sovranitetin e Selisë se Shenjte, pronësinë e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selisë se Shenjte mbi Vatikan
- 19 -

dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selisë se Shenjte. Me marrëveshje parashikohet paprekshmëria e Papës, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr përsipër t’i dorëzoje kriminelet qe janë strehuar aty. V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem…Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektarë, 500-1000 banore. Shërbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marrëdhënie me afro 70 shtete. PERGJEGJESIA NDERKOMBETARE E SHTETEVE Shteti duke qene një institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashtë kufijve, është i detyruar te respektoje rendin juridik ndërkombëtar. Përgjegjësia ndërkombëtare është një institucion juridik ku në baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet një akt te cilin e drejta ndërkombëtare e konsideron si te paligjshëm, duhet t’ia japë dëmshpërblimin shtetit te cilit i ka bere dem me atë akt. Përgjegjësia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtës ndërkombëtare. Elementet e përgjegjësisë se shteteve - përgjegjësia ndërkombëtare është çdoherë raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pësuar dem kërkon satisfaksion (kënaqje). Për ekzistimin e përgjegjësisë ndërkombëtare duhet te plotësohen këto kushte: 1. te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet çfarëdo detyre e përcaktuar me normat e se drejtës ndërkombëtare. 2. veprimi i paligjshem duhet te mund t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subjekt ndërkombëtar. 3. për ekzistimin e përgjegjësisë duhet te jete shkaktuar demi. 4. duhet te jene shfrytëzuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshëm për te fituar kënaqje (satisfaksion).

- 20 -

Llojet e Përgjegjësisë (politike, materiale, morale ) Sipas qëndrimit qe mbizotëron , përgjegjësia penale e shteteve si persona juridik nuk mund te ekzistoje, meqë pa faj s’ka as përgjegjësi penale , kurse shteti si tërësi nuk mund te kryeje ndonjë vepër penale, qofte me paramendim qofte me pakujdesi .. (nëse do t’i mvishej përgjegjësia një shteti si tërësi , atëherë i tere populli i një vendi do te mund te shpallej fajtor )…Kështu kundër shtetit si tërësi nuk mund te zhvillohet procedure penale sepse shteti nuk mund te vihet ne bankën e te akuzuarve . Përkundër kesaj ne te Drejtën Ndërkombëtare flitet për përgjegjësinë penale te individeve dhe personave juridik. Përgjegjësia e drejtpërdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejtën ndërkombëtare organet shtetërore për te cilat shteti mban përgjegjësi, ose përfaqësuesit shtetëror. Përgjegjësia e tërthortë, kur një shtet merr përgjegjësinë për cenimin apo shkeljen e se drejtës ndërkombëtare nga shtetet tjera. a) Përgjegjësia e shtetit për organet ligjdhënëse ekziston nëse një shtet: 1. nxjerre ndonjë ligj i cili është ne kundërshtim me detyrimet e tij ndërkombëtare. 2. lejon te nxjerre ligjin, i cili është i nevojshëm për t’i plotësuar detyrimet ndërkombëtare ose nuk derogon një ligj qe është ne kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare. b) Përgjegjësia e shtetit për aktet e organeve administrative - shteti ka përgjegjësi për punën e organeve administrative te cilat sipas rendit te brendshëm juridik kane cilësinë e organit shtetëror qe ushtrojnë funksione publike dhe veprojnë për llogari te shtetit, pavarësisht a janë këto lokale, provinciale, regjionale, federale etj. c) Përgjegjësia e shtetit për punën e organeve gjyqësore përgjegjësia e tille ekziston nëse gjyqet e një vendi e kane cenuar te
- 21 -

drejtën ndërkombëtare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtës se brendshme. d) Bazat e përgjegjësisë ndërkombëtare - për te ekzistuar përgjegjësia ndërkombëtare, përveç kushteve tjera ekzistuese është edhe një kusht plotësues - vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi. Teoria subjektive- e faji (Groci) nese eshte bere demi me faj, sipas d-natyrore del detyrimi i shpagimit te demit.. Ketë detyrim e mbajnë ata qe e kane shkaktuar demin, ose kane kontribuar te shkaktohet demi. Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)- për ekzistimin e përgjegjësisë nuk ka rendësi a është kryer delikti ndërkombëtar me paramendim ,me qellim e keq apo nga pakujdesia. PASOJAT E PERGJEGJESISE - si rezultat i veprimit te paligjshëm (i shkeljes se detyrimit), lind një raport mes shtetit qe është fajtor për atë akt dhe shtetit ndaj te cilit s’është plotësuar detyrimi, nga e cila gjë del se pala fajtore duhet te jap shpërblimin. Përgjegjësia Penale ne te Drejtën Ndërkombëtare – E Drejta Ndërkombëtare ka parapare sanksione ndaj kryesve te disa krimeve të drejtës ndërkombëtare (treg. me skllevër, pirateria, tregtia me narkotike etj) me te cilat rrezikohen vlerat e përgjithshme njerëzore. Gjykata e Përhershme Penale Ndërkombëtare Me 17. korrik. 1998 ne konferencën diplomatike te mbajtur ne Rome është miratuar dhe nënshkruar nga përfaqësues të 139 shteteve Statuti i Romes i Gjykatës Penale Ndërkombëtare.. Gjykata e re do te jete kompetente për dënimin e personave përgjegjës për krime: kundër njerëzimit, krime lufte, akte gjenocidit dhe agresionit…
- 22 -

Gjykata ka 18 gjyqtare dhe do ta ketë selinë ne Hage.. Statuti do te hy ne fuqi kur do te ratifikohet nga 60 shtete… Ne prill 2002 është siguruar nr i mjaftueshëm i ratifikimeve për te hy ne fuqi… Administrata e Bushit e kundërshton themelimin e kësaj gjykate dhe e ka tërhequr nënshkrimin e bere me 1998 nga administrate e Presidenti Klinton. TERRITORI SHTETERORE - territori shtetëror është hapësira qe gjendet nen sovranitetin e një shteti. Është element qenësor për ekzistimin e shtetit. Territorin shtetëror e përbejnë sipërfaqja tokësore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen ketë sipërfaqe dhe ajri mbi te. Territori ujor përbehet nga ujerat qe ndodhen brenda territorit shtetëror (ujerat kombëtare) dhe ujerat e një brezi detar (ujerat territoriale) për ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombëtare hyjnë: ujerat e lumenjve kombëtar, liqenet, kanalet, portet detare, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka, uji dhe ajri përbejnë pjesët e vërteta (reale) te një shteti. Nocioni dhe natyra juridike e territorit shtetëror Me territor shtetëror nënkuptohet hapësira mbi te cilën një shtet e ushtron sovranitetin territorial. Territori shtetëror është një element qenësor pa te cilin shteti s’mund te ekzistoje dhe është i përcaktuar sakte me kufijtë shtetëror. Ushtrimi i pushtetit mbi një territor njihet si supremacion territorial. Ndarja e territorit kalon neper tri faza: 1. Përgatitja 2. Ndarja 3. Skenimi i kufijve Mundësitë e përcaktimit te kufijve ne lumenjve janë: 1. Bregu i majte
- 23 -

2. Bregu i djathte 3. Mesi i lumit 4. Thalveg, ose vija e thellësisë me te madhe. Kufijtë ndahen ne: 1. natyrore… shkojnë përgjatë ujerave, bjeshkëve ose vargmaleve, pyjeve etj. (kufij te preferuar) 2. artificiale… s’kanë mbështetje ne relief (shënohen me shtylla, gurë, mure etj) dhe 3. astronomik… shkojnë paraleleve ose meridianëve. Ndalimi i marrjes se territorit shtetëror Ndryshimet e territoreve me se shpeshti janë sendërtuar me përdorimin e forcës (me pushtim ose nënshtrim). Qe nga fillimi i shekullit XX, e drejta mbështetet ne parimin e respektimit te integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonjë territor me përdorimin e forcës. Mënyrat e lejuara te marrjes se territorit shtetëror Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtës nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinare (burimore) dhe derivative (te prejardhura). CEDIMI (Cessio) - Është mënyre e zgjerimit te territorit, qe realizohet mes dy shteteve. Cedimi është transaksioni mes dy shtetesh: ceduesit dhe fituesit. Ai ka për objekt bartjen e sovranitetit mbi territorin i cili i ka takuar shtetit tjetër. Okupimi paqësor - Është vendosja e sovranitetit te një shteti mbi ndonjë territor qe me pare nuk ka qene nen sovranitetin e asnjë shteti tjetër. Okupimi paqësor behet ne baze te aktit te njëanshëm.

- 24 -

Shtimi (Zgjerimi) –derisa cedimi arrihet me marrëveshje ndërkombëtare, shtimi (acesio) është rezultat i ndryshimeve qe shkaktohen nga forcat natyrore ose si rezultat i punës njerëzore. Parashkrimi - ne te drejtën ndërkombëtare mund te përkufizohet si zgjerim i sovranitetit mbi një territor përmes ushtrimit te vazhdueshëm dhe te papenguar te sovranitetit ne një periudhe te caktuar te domosdoshme për te krijuar bindje te përgjithshme se gjendja ekzistuese është ne pajtim me rendin juridik. Për te qene i vlefshëm parashkrimi është e domosdoshme qe asnjë shtet (shtet ne sovranitetin e te cilit ka qene ai territor) mos te protestoje. Hapësira detare - hapësirat ujore te detërave dhe oqeaneve mbulojnë mbi 70 % te sipërfaqes se rruzullit tokësor. E drejta e detit - është zhvilluar me shekuj si e drejte zakonore. Kodifikimi i se drejtës se detit është bere pas Luftes se II Botërore. Ujerat detare ndahen ne: 1. Ujera bregdetare (te brendshme dhe territoriale) dhe 2. Ujera te lira. 1.a Ujerat e brendshme detare -përfshijnë ujerat e limaneve detare, ngushticat, ujerat brenda arkipelagëve, detet e brendshme, hapësirat ujore mes vijës se baticës me te larte dhe zbaticës me te ulet si dhe deltat e lumenjve. Gjiri detar e ka statusin e ujerave te brendshme vetëm nqs brigjet e gjirit i takojnë një shteti dhe hyrja ne gjirin detar nuk ka gjerësi me te madhe se dyfishi i gjerësisë se ujerave territoriale. 1.b Ujerat territoriale -përfaqësojnë një pjese te detit qe shtrihet paralelisht me vijën e bregut ne një largësi te caktuar dhe janë burim i rëndësishëm i pasurisë detare, rruge e lundrimit dhe zone mbrojtëse nga ana e detit.
- 25 -

Sipas Konventës se Gjenevës, zona e jashtme nuk mund te shtrihet me tej se 12 milje nga vija fillestare e ujerave territoriale. Brezi i jashtëm - paraqet pjesën e detit te lire dhe përfshinë hapësirën detare qe shtrihet jashtë ujerave territoriale ne drejtim te hapet deri ne largësi te caktuar. Brezi i jashtëm fizikisht dhe juridikisht është pjese e detit te hapet dhe mbi te shtetet kane vetëm disa te drejta te kufizuara te cilat na jep e drejta ndërkombëtare. Këto te drejta kane te bëjnë me mbrojtjen e interesave doganore, sanitare, fiskale, imigracionit, rezervimit te se drejtës se peshkimit. Zona ekskluzive ekonomike -Është institute i ri juridik dhe nënkupton te drejtën qe i është dhëne shteteve bregdetare qe te zgjerojnë te drejtën sovrane ekonomike dhe kompetencat juridiksionale ne një hapësire detare dhe nen det, përtej vijës se jashtme te ujerave territoriale, deri ne largësi prej 200 milja. Shtrati kontinental - përfaqëson fundin e detit dhe nëntokën e detit te hapet e cila vazhdohet jashtë detit territorial deri ne thellësi te caktuar. Deti i hapet - hapësirat e gjera detare, te cilat shtrihen jashtë ujerave bregdetare, përfaqësojnë detin e hapur ose detin e lire. Ne kohen e mesme ka pasur tendenca qe te shtrihet sovraniteti edhe ne detin e hapur (Anglia- detin e veriut, Portugalia- oqeanin paqësor). Koncepti dhe përkufizimi i detit te hapur Deti i hapur mund te përkufizohet si pjese e oqeanit jashtë një vije qe shkon paralelisht me bregun ne një largësi nga ai. Konventa mbi detin e hapur parasheh qe deti është i hapet për te gjithë popujt dhe asnjë shtet nuk mund te pretendoje qe te veje çfarëdo pjese te tij nen sovranitetin e vet. Mbi ketë pjese vlen parimi i “lirisë se detit te hapur”.

- 26 -

Deti i hapet ka statusin e “detit te lire” mbi te cilin vlen rregulla e “Lirisë se detit”. Liritë e detit te hapur janë: 1. liria e lundrimit te anijeve tregtare dhe te luftes 2. liria e peshkimit 3. liria e vënies se kabllove nëndetare 4. liria e fluturimit mbi detin e hapur Konventa e re ua ka shtuar edhe: 5. lirinë e krijimit te ishujve artificiale dhe stabilimenteve te tjera qe i lejon e Drejta Ndërkombëtare 6. lirinë e kërkimeve shkencore. Pirateria - ne kuptimin e saj origjinal dhe te ngushte “pirateri” është çdo akt i pa-autorizuar, i kryer me dhune nga ndonjë anije private ne detin e hapet kundër anijes tjetër me qellim te plaçkitjes. Servitutet Ndërkombëtare -përfaqësojnë restrikcione (kufizime) te jashtëzakonshme te sovranitetit territorial te një shteti te imponuara me marrëveshje, me te cilat një pjese ose tere territori i një shteti duhet te shërbejë për disa qëllime ose interesa te caktuara te shtetit tjetër. Llojet e servituteve (ndërkombëtare) 1.Servitude Aktive - janë ato me te cilat i epet e drejta një shteti qe te ndërmarre veprime te caktuara ne territorin e shtetit tjetër. 2.Servitute Negative- janë ato me te cilat i jepet e drejtë një shteti qe te kërkoje nga një shtet tjetër qe ai te rezervohet nga ushtrimi i sovranitetit ne çështje te caktuara. 3.Servitute Ushtarake - janë ato me te cilat një shtet ka te drejtë te mbaje trupat e veta ne territoret e shtetit tjetër, e drejta e fluturimit te aeroplanëve ushtarake mbi territorin e shtetit tjetër dhe aterrimit për qëllime teknike.
- 27 -

4.Servitutet ekonomike - janë ato servitute te fituara për qëllime komerciale dhe te komunikacionit, siç janë: e drejta e peshkimit ne ujerat territoriale ne shtetin tjetër, prerja e drunjve, shfrytëzimi i kullosave, shfrytëzimi me ujë ose me rryme etj. Shuarja e Servituteve -servitutet shuhen ashtu si janë krijuar ; dmth me marrëveshje mes shteteve te interesuara. Ato mund te shuhen edhe me kalimin e afatit për te cilin janë krijuar: 1)Me dorëheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar. 2)Me bashkimin e territorit shtetëror qe ka përfituar dhe territorit te shfrytëzuar. 3)Me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar.

ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE E drejta e brendshme dhe e drejta ndërkombëtare përcaktojnë shprehimisht cilat janë organet… veprimet e te cilave shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare. Këtij grupi i përkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e te cilëve shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare për shtetin e tyre dhe personat qe veprojnë kryesisht ne pune te jashtme jashtë shtetit… E-D-N kërkon qe çdo shtet te ketë një ose me shumë organe , aktet e te cilave shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare Organet Qendrore 1)Kryetari i shtetit - është organi me i larte i përfaqësimit te jashtëm, mirëpo nuk është ne çdo rast edhe organi me i larte shtetëror. Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi kolektiv, varësisht sipas sistemit te vendit. Çdo akt i kryetarit te shtetit ne marrëdhënie ndërkombëtare merret si akt i shtetit. 2)Ministri i punëve te jashtme - pjesëmarrja e shefit te shtetit ose kryeministrit, ne çështje te jashtme, përgjithësisht kufizohet me

- 28 -

çështje te rëndësishme politike. Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare kryesisht është çështje e ministrit te punëve te jashtme. MPJ është njëfarë ndërmjetësuesi mes shefit te shtetit dhe organeve te shtetit tjetër. Sipas rregullave ndërkombëtare komunikimi mes qeverive behet përmes MPJ dhe përfaqësuesve diplomatik te akredituar ne atë shtet. Organet e Jashtme Përfaqësuesit diplomatike - Janë te dërguar me autorizime qe ta përfaqësojnë shtetin jashtë. Përfaqësuesit Diplomatik ne kohërat me te vjetra janë konsideruar sit e shenjte. Janë dërguar për pune te caktuara mirëpo pas kryerjes se atyre punëve ka marre fund misioni i tyre. Përfaqësuesit Diplomatik - ndahen ne përfaqësues te rregullte dhe te rastit, qe dërgohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme. Nocioni i diplomacisë Nocioni: Diplomacia është aplikim i inteligjencës dhe taktit te rregullimin e marrëdhënieve zyrtare mes qeverive te shteteve te pavarura. Është shkence e punëve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinën e ka nga greqishtja e vjetër: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe i është dhëne kryesuesit te misionit dhe ka përmbajtur instruksione për qëllimet e misionit. Gjuha Diplomatike Sendërtimi i gjuhëve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej kohës se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV si gjuhe diplomatike ka qene gjuha latine. Prej atëherë fillon te imponohet gjuha frënge edhe pse nuk ka një rregullat te se drejtës ndërkombëtare. E drejta e legacionit -Krijimi i përfaqësive te përhershme paraqet ne praktike sendërtimin e se drejtës se legacionit.…

- 29 -

E drejta për te dërguar përfaqësues diplomatike quhet e drejte active e legacionit. E drejta për te pranuar përfaqësues diplomatike quhet e drejte passive e legacionit. E drejta diplomatike - Rregullat qe i referohen përfaqësuesve diplomatike janë krijuar si rregulla zakonore te se drejtës ndërkombëtare diplomatike. Ato i kane karakterizuar një përdorim konstant dhe uniform. Pas Luftës II-të Botërore, komisioni i se drejtës ndërkombëtare, çështjen e kodifikimit te se drejtës diplomatike e ka përfshirë si çështje te rëndësishme dhe ne baze te projektit te tij: Me 1961, është miratuar Konventa mbi Marrëdhëniet Diplomatike…. Me 1963 Konventa mbi Marrëdhëniet Konsullore dhe Me 1969 Asambleja e Përgjithshme e KB-se, e ka miratuar Konventën mbi Misionet Speciale. Me 1975 ne Vjene është miratuar Konventa mbi Përfaqësimin e shtetit dhe marrëdhëniet e tyre me organin ndërkombëtar te karakterit universal. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është akt i vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara. Secili shtet vendos se a do te mbaje marrëdhënie diplomatike me ndonjë shtet tjetër dhe a do te ketë ne te mision te përhershëm.

Klasifikimi i personelit diplomatik
Konventa e Vjenës e ndan personelin diplomati ne këto kategori: 1. Personeli diplomatik– (shefi i misionit, këshilltaret, sekretaret dhe atashetë). 2. Personeli administrativ dhe teknik – (arkivistet, personeli për
- 30 -

mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative). 3. Personel shërbyes – (portierët, punëtoret e sigurimit, kuzhinieret )etj.

Përfundimi i misionit diplomatik
Misioni diplomatik mund te përfundojë me: 1. Kryerjen e detyrës se misionit 2. Kalimin e afatit për te cilin është dërguar 3. Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka dërguar ose mund te jete shkaktuar me dorëheqjen e përfaqësuesit për shkak te transferimit ne tjetër pozite 4. Ngritjen e përfaqësuesit diplomati ne klase me te larte, por ne ketë rast misioni teknikisht përfundon dhe përfaqësuesi diplomatik merr letra te reja kredenciale 5. Ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy shteteve 6. Vdekjen e përfaqësuesit diplomatik.

KONSUJT - ndahen ne: Konsuj Professional (consules missi) dhe Konsuj Nderi (consules electi) 1. Konsujt Professional - janë nëpunës dhe shërbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe te vetëm 2. Konsujt Nderi - rregullisht janë persona autoritativ, qe jetojnë, e shpesh janë edhe shtetas te shtetit ku veprojnë si konsuj. Ata për punën e tyre nuk marrin page. Konventa Vjenës , te gjithë shefat e konsullatave i ndanë ne katër klase: 1). Konsuj te përgjithshëm 2). Konsuj (emërohen nga shefi i shtetit) 3). Nënkonsuj (emërohen nga ministri i punëve te jashtme) 4). Agjente konsullor (emërohen nga konsulli i përgjithshëm).

- 31 -

Funksioni i konsujve - Konsujt janë organe shtetërore te cilët dërgohen jashtë për qëllime te ndryshme e sidomos për mbrojtjen e interesave shtetërore brenda qarkut konsullor. Nuk janë përfaqësues diplomatike dhe nuk përfaqësojnë shtetin ne tonalitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe nuk janë te akredituar pranë qeverise se vendit te pranimit. Përfundimi i funksioneve konsullore / përfundon me : 1. Notifikimin e shtetit te emërimit – shtetit te pranimit, se funksionet e tij kane pushuar. 2. Tërheqjen e ekzekvatures. 3. Notifikimin e shtetit te pranimit – emërimit se ka pushuar te konsideroje natare te personelit konsullor. NENEPUNESIT NDERKOMBETARE Lidhur me pozitën e nëpunësve ndërkombëtar nuk ekzistojnë rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marrëveshje ndërkombëtare me më shume ose me me pak shtete, nga e cila gjë del se nëpunësit e tyre gëzojnë te drejta dhe privilegje vetëm ne shtetet amtare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marrëveshjet dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi pozitën e tyre. AKTET JURIDIKE NDERKOMBETARE Aktet e Njëanshme -Akt i njëanshëm juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te një subjekti te se drejtës ndërkombëtare me qellim qe te shkaktohet ndonjë pasoje juridike ndërkombëtare. Me këto, ne raste te caktuara krijohet, ndërrohet ose pushon ndonjë gjendje juridike. Aktet e njëanshme ndahen ne: - akte te njëanshme te pavarura - ( notifikimi, njohja, protesta heqja dore, premtimi) , - te varura (oferta, pranimi, rezerva ) - te përziera.

- 32 -

Aktet e nje anshme juridike- te varura : 1) Notifikimi (Lajmërimi) - është lajmërimi zyrtar drejtuar një subjekti tjetër ose subjekteve te se drejtës ndërkombëtare për ndonjë qëndrim, kërkese, fakt ose ngjarje pa te cilën pretendohet te ketë rendësi juridike, posaçërisht rendësi ndërkombëtare, ose term teknik për lajmërim shtetet tjera për ca fakte ose ngjarje me rendësi juridike. Notifikimi mund te jete i detyrueshëm ose fakultativ. 2) Njohja (Pranimi) - deklarim i njëanshëm se një gjendje ose ndonjë kërkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja është mjafte e shpeshte ne marrëdhënie ndërkombëtare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritësve si pale ndërluftuese etj) Njohja mund ti epet shprehimisht ose heshtazi. 3) Protesta - është deklarate me te çilen mohohet ligjshmëria e ndonjë situate te caktuar. Ajo ka për qellim te ruaje te drejtat ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara për te cilat është i njohur me notifikim, ose me çfarëdo mënyre tjetër dhe refuzon pranimin e gjendjes se re. 4)Heqja dore - Është deklarate e njëanshme e vullnetit. Me te një shtet heq dore nga ndonjë e drejte e tij ne marrëdhënie ndërkombëtare. Me ketë shuhet një e drejte subjektive e shtetit.

TRAKTATET NDERKOMBETARE (nocioni) Me traktat ndërkombëtar konsiderohet çdo pajtim i vullnetit mes shteteve, me qellim te krijimit, ndryshimit ose ndërprerjes se ndonjë raporti juridik reciprok, ose marrëveshje e karakterit kontraktual mes shteteve ose organizatave shtetërore me te cilat krijohen te drejta dhe detyrime për palët. Sipas disa autoreve, marrëveshjet ndërkombëtare duhet te lidhen doemos me shkrim, sepse vetëm ne ketë mënyre mund te konstatohet
- 33 -

pajtimi i vullneteve. Emërimi i traktateve Llojet e ndryshme te dokumenteve ndërkombëtare te hartuara me shkrim paraqiten me emra te ndryshëm. Me se shpeshti quhen marrëveshje ose traktate ndërkombëtare mirëpo përdoren edhe emërtime te ndryshme siç janë: (konventa, pakti, modus vivendi )etj. Traktatet: pretendojnë te përfaqësojnë marrëveshjet me te rëndësishme dhe me solemne (traktatet e paqes, tregtare etj). Paktet: janë marrëveshje shume solemne qe i referohen heshtjeve te ndryshme politike. Konventat: përfaqësojnë marrëveshjet me te cilat përcaktohen raportet mes shteteve ne ndonjë lëmi te caktuar. (psh: Konventa Hagës - mbi rregullat dhe zakonet e luftes). Deklaratat: përfaqësojnë marrëveshjet – ligj, me te cilat palët kontraktuese detyrohen mes vete se net e ardhmen do t’u përmbahen disa rregullave te sjelljes. Karta dhe statuti: përfaqësojnë marrëveshje mbi krijimin, organizimin dhe përcaktimin e kompetencave te organizatave dhe organeve ndërkombëtare. Termi AKT: përdoret për marrëveshje shume-paleshe, te lidhura ne kongrese apo konference ndërkombëtare psh. Akti Përfundimtar i Kongresit te Vjenës - 1815 etj. Protokollet: janë marrëveshje te ndryshme joformale mes shteteve ose marrëveshjeve plotësuese për interpretimin, vazhdimin ose ndërrimin e marrëveshjeve tjera. Kompromisi: marrëveshje mbi zgjidhjen paqësore te ndonjë konflikti qofte nëpërmes arbitrazhit ose ndonjë gjykate tjetër ndërkombëtare Kartele: janë marrëveshjet te cilat i lidhin eproret ushtarak, derisa zgjasin armiqësitë, për te shkëmbyer robërit, te plagosurit, ndërprerjen e luftimeve etj.
- 34 -

Konkordate: janë marrëveshjet te cilat i lidh Vatikani me shtetet e tjera dhe i referohen pozitës se Kishës Katolike ne shtetin e caktuar. Termi MODUS VIVENDI: përdoret për marrëveshjet e përkohshme për te cilat pritet qe net e ardhmen te zëvendësohen me një traktat ose konvente.

Llojet e marrëveshjeve ndërkombëtare
Traktatet ndërkombëtare klasifikohen ne baze te kritereve te ndryshme: 1. Sipas formës (me shkrim + me goje) 2. Sipas mënyrës se lidhjes (solemne + te thjeshta) 3. Sipas hapësirës gjeografike (përgjithshme + regjionale) 4. Sipas mundësisë se aderimit (hapura, gjysme te hapura, te mbyllura) 5. Sipas lendes (traktate politike, ekonomike, juridike, teknike etj) Palët kontraktuese - mund te jete çdo subjekt i se drejtës ndërkombëtare. Ketë te drejte e kane shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe kryengritësit nqs janë te pranuar si pale ndërluftuese. Pajtimi i vullnetit - Ne te drejtën ndërkombëtare sikurse edhe ne te drejtën e brendshme kërkohet qe pajtimi i vullnetit ne çdo rast duhet te përputhet me vullnetin e vërtete te subjektit ndërkombëtar dhe te jete dhëne lirisht…. Nëqoftëse ekziston dyshimi se ka te meta ne pajtimin e vullnetit si psh: (dhuna, lajthimi, mashtrimi dhe korrupsioni) , atëherë vjen ne dyshim ligjshmëria e vet lendes se traktatit. Për kete arsye çdoherë supozohet se akti ndërkombëtar, është i vlefshëm, përderisa nuk dëshmohet ekzistimi i mungesës e cila e bënë të pavlefshëm. Dhuna - Gjate lidhjes se marrëveshjes ndërkombëtare, dhuna mund te përdoret ndaj personit i cili shprehe vullnetin e shtetit ose ndaj
- 35 -

shtetit si tërësi. Shumica e autoreve konsiderojnë se përdorimi i dhunës kundër personit qe e lidh e benë marrëveshjen e tille te paqene, pa vlere ose i nënshtrohet anulimit. Lajthimi - dmth mosnjohje ose përfytyrim i gabuar i ndonjë fakti ose situate. Shumica e autoreve konsiderojnë si forme te mangët te shprehjes se vullnetit dhe te mete qe ndikon ne vlerën e marrëveshjes se lidhur. Mashtrimi- ndikon ne vlerën juridike te marrëveshjeve ndërkombëtare. Marrëveshja e lidhur me mashtrim nuk është juridikisht e vlefshme, psh nëse një shtet me rastin e lidhjes se një marrëveshje ndërkombëtare përdor hartën gjeografike.

ORGANIZATA NDERKOMBETARE Organizatat ndërkombëtare - janë bashkësi te përhershme me karakter qeveritar, a jo qeveritar, te krijuara mbi baze te një marrëveshje ndërkombëtare (karta, statuti ose ndonjë dokument tjetër konstituiv) me qellim te bashkëpunimit ne zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare te parashikuara me ato dokumente. Nga kjo del qe organizatat ndërkombëtare krijohen me vullnetin e shteteve: a) Themelues te organizatave , ndërkombëtare janë shtetet sovrane (kur organizata është nder-shtetërore) b) Ato krijohen me traktate ndërkombëtare c) Veprimtaria e organizatave ndërkombëtare shtrihet brenda kompetencave qe janë te përcaktuara me marrëveshje d) Financimi i organizatave ndërkombëtare behet me ane te kontributeve te shteteve anëtare. Klasifikimi i Organizatave Ndërkombëtare Ato klasifikohen:
- 36 -

a) Sipas shtrirjes - Organizata globale (universale) dhe Regjionale b) Sipas funksioneve – te Përgjithshme dhe Specializuara c) Sipas anëtareve – Ndërshtetërore & Joqeveritare d) Sipas autorizimeve – rekomanduese & mbishtetërore e) Sipas kohëzgjatjes - te përkohshme & përhershme ORGANIZATA e KOMBEVE te BASHKUARA ( OKB ) OKB – është krijuar nen ndikimin e qëndrimeve kundër luftes qe kishte shkaktuar Lufta II-të Botërore… Vizionin e pare te botes se pasluftës e kane dhe president i SHBA-se Franklin D.Roosvlet dhe kryeministri i UK Winston Churchill në “Kartën e Atlantikut” - me 14 gusht 1941.. Këta dy burrështetas kishin proklamuar disa parime te përbashkëta te politikes se vendeve te tyre, respektimi i te cilave do te garantonte një te ardhme me te mire te botes . Ata deklaronin se nuk kërkojnë kurrfarë zgjerimi territorial, se nuk miratojnë kurrfarë ndryshimesh territoriale, te cilat s’do te jene ne pajtim me vullnetin e lire te popujve; se respektojnë te drejtën e çdo populli për vetëvendosje; se shpresojnë qe pas përfundimit te luftes do te vendoset paqja. Me 30 tetor 1943 përfaqësuesit e BRSS, UK , SHBA-se , Kinës - kane shprehur nevojën e krijimit sa me pare te një organizate te përgjithshme ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe te sigurisë ndërkombëtare, qe do te bazohej mbi parimin: e barazisë sovrane te te gjitha shteteve paqedashëse dhe do te ishte e hapur për te gjithë shtetet e tilla , te mëdha ose te vogla. Prej 25 prillit deri me 26 qershor 1945 - ne San-Francisko u mbajt Konferenca e Kombeve te Bashkuara... Ne konference merrnin pjese përfaqësuesit e 50 shteteve. Pas një pune mjaft intensive , me 26 qershor 1945 përfaqësuesit e 50 shteteve e firmuan “Kartën e Organizatës se Kombeve te Bashkuara”, sipas rendit te shteteve me

- 37 -

alfabetin anglez, por se pari shtetet e mëdha e pastaj shtetet tjera. Sipas nenit – 1 te Kartës , KB- kane katër qëllime kryesore: Te ruhet paqja dhe siguria ndërkombëtare Te zhvillohen midis kombeve marrëdhënie miqësore, te bazuara ne respektimin e parimit te barazisë dhe te drejtës se tyre për vetëvendosje Te realizojnë bashkëpunimin ndërkombëtare me karakter ekonomik, shoqërore, intelektual, humanitar etj. Te jene qendra ku do te harmonizohen përpjekjet e te gjitha kombeve për sendërtimin e qëllimeve te përmendura Anëtarësia e OKB-se- përbehet nga dy kategori shtetesh: antetare themelues dhe abetare e pranuar me vone…Anëtarë themelues te OKB-se kane qene 51 shtete qe kane marre pjese ne Konferencën e San Franciskos, ose qe kane nënshkruar me pare “Deklaratën e Kombeve te Bashkuara” 1 janar 1942. Sipas Kartës KB, shteti qe do te hyje ne OKB, duhet t’i plotësoje 4kushte : Te jete paqedashës T’i pranoje detyrimet nga Karta ; Te jete i afte dhe i gatshëm për t’permbushur ato OKB- sot ka ne gjirin e vet 192 shtete te botes . Përfundimi i anëtarësisë ne OKB Tërheqja- Karta e OKB-se lejon mundësinë qe çdo shtet anëtare te tërhiqet nga org, por me pare duhet t’i paraqes arsyet e tërheqjes , te cilat duhet te jene te tilla qe arsyetojnë vendimin.

- 38 -

Përjashtimi – neni 6 i Kartës se OKB-se ka parashikuar qe secili anëtarë i org, i cili shkele vazhdimisht parimet e Kartës se OKBse mund te përjashtohet nga organizata. Pezullimi - neni 5 i Kartës se OKB-se ka parapare ndalimin e ushtrimit te drejtave dhe privilegjeve te lidhura me cilësinë e anëtarit te org, ne rast se ndaj një anëtari te org. është marre ndonjë veprim shtrëngues ose parandalues. Organet e OKB-se 1. Asambleja e Përgjithshme - është org. qendrore ; atë e përbejnë përfaqësuesit e te gjitha shteteve anëtare te OKB-se … Çdo shtet anëtare ne Asamble mund te ketë me se shumti 5 - përfaqësues. Sesionet- e veta i mbanë një here ne vite (sesionet e rregullta), te cilat fillojnë te martën e trete te muajt shtatore dhe zgjasin rregullisht disa muaj.. Me kërkesën e KS ose shumicës se anëtareve te OKB-se Asambleja mund te mbaje dhe sesione te jashtëzakonshme.. Mbledhjet e këtilla duhet te mbahen brenda afatit prej 15 ditësh prej çastit kur është bere kërkesa. Asambleja ka 7- komitete : ( a) qeshje te sigurisë ndërkombëtare dhe çarmatimit, b) çështje ekonomike, c) çështje sociale, humanitare,kulturore , d) çështje te shkolonizimit , e) çështje administrative buxhetore , f) çështje juridike. 2. Këshilli Sigurimit (KS) – përbehet nga 15 anëtare , nga te cilët: 5- janë anëtare te përhershëm (Kina, Franca, Rusia, SHBA, UK) ndërsa , 10- tjera janë ( 5 vende afro-aziatike , 2- vende Amerikës Latine , 2 vende Evropës- P)…. Sesionet – KS mbanë sesione kurdoherë qe është nevoja. Për ketë arsye çdo anëtare i KS, është i detyruar t ketë gjate tere kohës një përfaqësues ne selinë e OKB-se… Funksionet-KS – është organi qe mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

- 39 -

3. Këshilli Ekonomik-social- është krijuar me qellim qe te kontribuoje për sigurimin e paqes përmes krijimit te kushtetove te stabilitetit dhe mirëqenies qe janë te domosdoshme për mardh, paqësore midis popujve. 4. Sekretariati – personelin e KB (sekretariatin) e përbejnë 16.000 nëpunës nga mese 150 vende te botes, te cilët punojnë ne selinë e OKB-se ne Nju-Jork dhe ne qendra tjera te botes… Sekretari i përgjithshëm mbanë përgjegjësinë për punën e përgjithshme te Sekretariatit dhe personelit te OKB. Ai i paraqet Asamblesë se Përgjithshme raportin vjetor mbi aktivitetet e organizatës. 5. Këshilli i Kujdestarisë – sistemi ndërkombëtare i kujdestarisë i OKB-se është krijuar për te zëvendësuar sistemin e mandateve te LK dhe qellim kryesor kishte forcimin e paqes dhe sigurisë, përparimit politik, ekonomik, social dhe arsimor te popullsisë se territorit nen kujdestari; Sistemi i kujdestarisë duhej te zbatohej mbi: a)territoret qe gjendeshin nen mandate ; b) territoret qe do tu merreshin shteteve armike pas Luftes II Botërore, c) territoret qe vullnetarisht do te viheshin nen ketë regjim nga shtetet qe kane përgjegjësi për administrim e tyre. 6. Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë. Pakti Veri-atlantik – NATO ( North Atlantic Treaty Organization) NATO- është krijuar me 4 prill 1949 ne Uashington nga 10 shtete te Evropës Perendimore ( Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia , Luksemburgu , Holanda, Norvegjia, Portugalia, dhe UK ) dhe SHBA e Kanada , kurse me vone i janë bashkangjitur Greqia dhe Turqia (1952) , Gjermania (1955), Spanja (1982), Hungaria dhe Çekia (1999). Etj. NATO është organizate ushtarako-politike e shteteve kapitaliste te Evropës dhe Amerikës Veriore qe është krijuar ne periudhën e luftes
- 40 -

se ftoftë dhe ndarjes se ashpër te botes ne dy sisteme antagoniste ; për te penguar agresionin komunist , siç deklaronin krijuesit ose për te penguar përhapjen e socializmit siç deklaronin disa autoret komuniste. Shtetet anëtare janë obliguar se te gjitha mosmarrëveshjet do t’i zgjedhin me mjete paqësore (ne pajtim me rregullat e Kartës se OKBse) se do te rezervohen nga kërcënimi ose nga përdorimi i forcës ne marrëdhëniet ndërkombëtare ; se do te ndihmohen ndërmjet vetes ; qe çfarëdo sulmi i armatosur kundër një anëtari apo disa anëtareve , do te konsiderohet si sulme kundër te gjithëve etj. Organet e e NATO-se : Këshilli ; Komiteti Mbrojtjes ; Sekretari i Përgjithshëm ; Komitetit Ushtarak dhe Komandat. TRAKTATI (pakti) VARSHAVES Është krijuar si kundërpërgjigje e BRSS-se dhe shteteve te demokracisë popullore për ekzistimin e paktit NATO dhe për hyrjen e Gjermanisë ne te ; gjë qe sipas shteteve te Evropës-Lindore kishte shtuar dukshëm rrezikun e luftes dhe ka qene rreziqe për sigurinë e shume shteteve… Duke u nisur nga këto , shtetet socialiste te Evropës-Lindore ( ne përjashtim te Jugosllavisë), ne mbledhjen e tire ne Vashave (11-14maj 1955) kane aprovuar Marrëveshjen mbi miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën e përbashkët , me se është krijuar një strukture politikeushtarake , qe është dashur te shërbeje si kundërpeshe përballë NATO-se. E qe ne thelb beri realitet ndarjen e Evropës ne dy grupe te shteteve antagoniste. RREGULLIMI PAQESORE I MOSMARVESHJEVE Mosmarrëveshjet janë situatat kur dy a me shume shtete kane mendime te ndryshme për ndonjë çështje te caktuar …. Ne fund te shek:XIX ne literature dhe ne traktate, behet dallimi midis mosmarrëveshjeve te natyrës juridike dhe natyrës politike

- 41 -

Te natyrës juridike- përkufizohen si mosmarrëveshje ne te cilat kërkesat ose kundërshtimin e vet , palët i bazojnë mbi rregullat e pranuara te se drejtës ndërkombëtare… Mosmarrëveshjet tjera janë mosmarrëveshje politike ose mosmarrëveshje te natyrës juridike, a thjesht konflikte te interesave. Sipas tyre mosmarrëveshjet e natyrës-juridike zgjidhen me përdorimin e procedurave gjyqësore, kurse mosmarrëveshjet politike zgjidhen me mjete diplomatike. Hapi me i rëndësishëm ne drejtim te krijimit te një procedure detyrimore për zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare është bere me aprovimin e Konventës mbi zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare (Hage 1899 e 1907). E Drejta Ndërkombëtare , njeh tri lloje mjetesh për zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare: Mjetet Diplomatike (bisedimet , shërbimet e mira, ndërmjetimi, hetimi , pajtimi) Mjetet Gjyqësore ( Arbitrazhi , rregullimi gjyqësore). Mjetet qe ofrojnë inst. ndërkombëtare ( mjetet diplomatike , gjyqësore te posaçme) MJETET DIPLOMATIKE / ekstra-juridike (te zgjidhjes se mosmarrëveshjes). 1)Bisedimet – janë një nder mënyrat me te thjeshta , me te rëndësishme e me te përhapura te zgjidhjes se mosmarrëveshjeve midis shteteve…. Bisedimet mund te jene dypalëshe (kur zhvillohen vetëm mes shteteve te interesuara drejtpërdrejt) , shumëpalëshe- ( kur zhvillohen ne konferenca tjera ndërkombëtare nëse ne mosmarrëveshje bëjnë pjese disa shtete) … Ato mund te zhvillohen me goje ne takime te drejtpërdrejta te përfaqësuesve te shteteve te interesuara , ose me shkrim-(këmbimi i notave, letrave, memoareve etj).

- 42 -

2) Shërbimet Mira dhe Ndërmjetësimi - ne praktike shpesh ndodh qe shtetet ne konflikt ndërkombëtare te mos mund t’i shfrytëzojnë bisedimet diplomatike, për shkak se nuk kane kontakte te drejtpërdrejta diplomatike, për shkak te marrëdhënieve te këqija qe kane.. E Drejta Ndërkombëtare për këso rastesh ka parashikuar qe një pale e trete qe ka ndikim moral mbi palët, t’u ndihmoje shteteve ne konflikt, për gjetjen e zgjidhjes . Ne ketë grup te mjeteve hyjnë shërbimet e mira dhe ndërmjetësimi midis te cilave vështire qe mund te tërhiqet kufiri i sakte. a)Shërbimet e Mira - me shërbime te mira nënkuptohet veprimi i një pale te trete mike, qe ndihmon ne gjetjen e një zgjidhjeje paqësore te një mosmarrëveshje (grindje, konflikti) . Shërbime te mira mund te ofroje një shtet ose një grup i shteteve e edhe org. ndërkombëtare , si (OKB , EU) . b) Ndërmjetësimi - konsiston ne aksionin e një shteti te trete, te një grupi shtetesh ose ndonjë personi autoritativ me qellim qe te gjendet zgjidhja e një konflikti midis dy shteteve. Shteti i trete qe paraqitet ne cilësinë e ndërmjetësuesit, merr pjese ne bisedime midis palëve , përpiqet t’u jap atyre kontakteve kahe për zgjidhjen paqësore , jep këshilla, sugjerime, i përcjelle kërkesat dhe përgjigjet nga njëra pale te tjetra… Ndërmjetësimi është fakultativ , pos nëse është parashikuar me marrëveshje ; qe dmth: a) ndërmjetësuesi s’është i detyruar te ndërmjetësoj , b) kjo vlen edhe për shtetet ne konflikt, te cilat mund ta pranojnë ose ta refuzojnë ndërmjetësimin… Ndërmjetësimi duhet ta gëzojë domosdo besimin e te dy palëve ne konflikt. 3) Hetimet- Konventa e Hagës – mbi zgjidhjen paqësore te mosmarrëveshjeve ndërkombëtare , ka parashikuar qe ne çdo rast te mosmarrëveshjes ndërkombëtare qe nuk prek nderin dhe interesat vitale te shtetit, dhe qe është rezultati mospajtimit lidhur me vlerësimin e gjendjes faktike , do te krijohet një komision hetues ,
- 43 -

nëse pajtimi nuk është arritur me ane diplomatike.. me detyre qe ta lehtësoje zgjidhjen e mosmarrëveshjes , duke i ndriçuar faktet me hetime (ankete) asnjanëse dhe te ndërgjegjshme. 4) Pajtimi – është mënyre paqësore e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve nga një komision i zgjedhur , i cili ka për detyre t’i shqyrtoje dhe t’i ndriçoje te gjitha aspektet e mosmarrëveshjes… dhe ne fund (pas raportit) t’u propozoj zgjidhjen shteteve ne konflikt . MJETET GJYQESORE 1) Arbitrazhi – ka për qellim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve nga ana e gjyqtareve , qe i zgjedhin vete palët ne baze te respektimit te se drejtës … Arbitrazhi është një mjete qe zbatohet me pajtimin e palëve . a) Kompromisi- zgjidhja mosmarrëveshjeve përmes arbitrazhit varet ne çdo rast nga pajtimi i palëve.. Sipas mendimit te gjykatës – asnjë shtet pa pajtimin e tij nuk mund te detyrohet qe mosmarrëveshjet e tij me shtete te tjera t’ia nënshtrojë ndërmjetësimit, arbitrazhit, ose cilësdo mënyrë te zgjidhjes paqësorë… Duke u nisur nga kjo, palët qe kane vendosur qe mosmarrëveshjen t’ia besojnë arbitrazhit për zgjidhje , duhet te lidhin marrëveshje speciale b) Zgjidhja e Arbitrave- përcaktimi i arbitrit ose i arbitrave behet me pajtimin e palëve. Shtetet vendosin lirisht se a do t’i besojnë zgjidhjen e rastit një arbitri apo disa arbitrave…Me ç’shpeshti praktikohet qe si arbitra te caktohen disa persona , numri i te cilëve duhet te jete tek ( 3 , 5 ose me shume) . c) Procedura e Arbitrazhit- parimisht nuk dallohet nga procedura gjyqësore. Shtetet me kompromis mund t’i percaktojne rregullat e procedurës ne hollësi ose vetëm te japin udhëzime për përdorimin e rregullave te përgjithshme te procedurës d) Vendimi Arbitrazhit- është “definitive dhe i paapelueshëm” (përfundimtar dhe i pakundërshtueshëm).

- 44 -

GJYKATA NDERKOMBETARE a) Themelimi i Gjykatës - hap i pare drejt themelimit te një gjykate ndërkombëtare te përhershme është bere me themelimin e Gjykatës se Përhershme te Arbitrazhit ( Hage 1899) .. Si e këtillë kjo gjykate nuk ka qene e përhershme ne kuptimin e plote te fjalës, ngase trupin e arbitrave ne shumicën e rasteve e përbenin personat e ndryshëm , varësisht nga zgjidhja e palëve Themelimi i një gjykate ndërkombëtare u be realitet përfundimisht ne fund te Luftes I Botërore.. Kështu neni 14 i Statuti te Lidhjes se Kombeve – parashikonte qe Këshilli i Lidhjes, te bënte propozimin për themelimin e një gjykate te përhershme ndërkombëtare… Përfundimisht Statuti i Gjykatës , i përfshirë ne një protokoll , është hapur për nënshkrim me 16 dhjetor 1920 dhe ka hyre ne fuqi me 1 shtatore 1921. Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare ka funksionuar prej vitit 1922 deri 1940, kur gjermanet okupuan Holandën. b) Zgjedhja e gjyqtareve , përbërja , organizimi i gjykatës Gjyk. Ndrk. Drejtësisë përbehet prej 15 gjyqtareve. Zgjedhjen e gjyqtareve e bëjnë KS , Asambleja Pergjthëshme KB, pavarësisht nga njeri-tjetri …..Kandidimin e gjyqtareve e bëjnë grupet kombëtare te Gjykatës se Përhershme te Arbitrazhit ; për shtetet qe s’kanë përfaqësues ne te, kandidimin e bëjnë grupet e caktuara posaçme … Çdo grup kombëtare mund te propozoj me se shumti 4- kandidate, prej te cilëve vetëm 2- mund jene shtetas te vet. Konsiderohen te zgjedhur kandidatet qe kane fituar shumicën absolute te votave ne Asamble dhe KS … Nga 15 anëtaret e gjykatës statuti përcakton qe ne asnjë rast nuk mund te jene 2- gjyqtare nga një shtet… Ne rast se me vota fitojnë me shume se një shtetas i një shteti, konsiderohet i zgjedhur kandidati me i vjetër. Gjyqtaret zgjidhen për 9-vjet dhe mund te rizgjidhen përsëri . Për te siguruar kontinuitetin e Gjykatës është parapare qe për çdo 3- 45 -

vjet te zgjidhen nga 1/3 e gjyqtareve. Gjykata e zgjedhe kryetarin dhe nënkryetarin ne çdo 3 vjet, ata mund te rizgjidhen. Selia e gjykatës është ne Hage, mirëpo gjykata mund te mbaje mbledhje dhe te ushtroje funksionet e veta edhe tjetërkund, kurdo qe ketë e konsideron te dobishme… Gjykata detyrat i kryen ne përbërje te plote, mirëpo për kuorum mjaftojnë -9 gjyqtare. c) Kompetenca e Gjykatës- detyre kryesore ka zgjidhjen e mosmarrëveshjeve qe ia parashtrojnë shtetet Sipas nenit 34, vetëm shtetet mund te jene palë te përpara gjykatës. Ketë te drejte e kane te gjitha shtetet qe janë pale e Statutit te Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë. Sipas nenit 93te Kartës, shtetet anëtare te OKB-se ane ipsofacto pale e Statutit Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Parimisht juridiksioni i gjykatës është fakultative (por mund t’jete edhe i detyrueshëm). Procedura gjyqësore mund te filloj para gjykatës edhe vetëm me njërën pale, me kusht qe pala ose palët e tjera ne mosmarrëveshje te pranojnë juridiksionin gjykatës për ta zgjidhur rastin e caktuar - (me ane te një deklarate formale, ose ne forme te heshtur duke iu përgjigjur ftesës se gjyqit dhe duke marre pjese ne proces…. Juridiksioni i gjykatës është i detyrueshëm net e gjitha rastet e parapara posaçërisht me traktatet dhe me konventat qe janë ne fuqi. d)Vendimet e Gjykatës- merret me shumicën e votave te gjyqtareve te pranishëm. Ne rast se votat janë te barabarta , atëherë vendos vota e kryetarit ose personit qe e zëvendëson atë… Vendimi shpallet ne séanca publike pasi te jene lajmëruar agjentet ne forme te caktuar . Nga një shembull i vendimit i nënshkruar nga kryetari dhe sekretari dhe me vulën e gjykatës , i dozohet secilës nga palët . e) Veprimet e Gjykatës- prej vitit 1946 deri ne vitin 19955 Gjykata ka lëshuar 60 vendime dhe 21 mendime konsultative… Rasti i pare qe ka zgjedhur Gjykata pas Luftes II Botërore , ka qene rasti i “Kanalit te
- 46 -

Korfuzit” – rasti anglo-shqiptare. E DREJTA LUFTES – është pjese e drejtës ndërkombëtare publike , qe përmban rregullat juridike zakonore dhe kontraktuese, me te cilat rregullohen marrëdhëniet midis subjekteve ndërkombëtare ne kohe lufte dhe ne lidhje me luftën. Lufta - është konflikt i armatosur ne mes dy a me shume shteteteve , kurse veprimet ne te synojnë nënshtrimin e kundërshtarit … (Lufta nuk ehte akt i një anshëm) NOCIONI LUFTES – sipas drejtës ndërkombëtare klasike del se : 1) Lufta është konflikt midis dy shteteve 2) Lufta është konflikt me forca te armatosura (pers. civil nuk marrin pjese ne lufte..) 3) Lufta ka për qellim nënshtrimin e një pale nga pala tjetër. Russo ne veprën “Kontrata shoqërore” shkruan se : lufta s’është – raport i njeriut ndaj njeriut, por i shtetit ndaj shtetit , ne te cilin individët bëhen armiq vetëm rastësisht si ushtar , e jo si qytetare. Ne literaturën e re nocioni i luftes zgjerohet , ngase gjithnjë e me shpesh me lufte nënkuptohen armiqësitë midis shteteve ose edhe brenda një shteti, a një territori qe zhvillohet me forca te armatosura… Sepse lufte nuk konsiderohet me vetëm armiqësitë e armatosura midis shteteve , pore dhe armiqësitë brenda një shteti, te shkaktuara nga kryengritja ose nga revolucioni Marksi – luftën e trajton si një dukuri klasore dhe si kategori historike- qe i ka rrënjët ne rendin ekonomik te sistemit eksplatues … (sipas tyre lufta paraqitet ne një shkalle te zhvillimit shoq., kur paraqitet prona private, ndarja e shoqërive ne klasa dhe kur krijohen shtetet ). Lenini – Lufta është vazhdim i thjeshte i politikes me mjete tjera. Luftërat e Drejta dhe Luftërat e Padrejta Përpjekjet e para për ç’bere dallimin e lustrave te drejta dhe te
- 47 -

padrejta i hasim qysh ne antikitete.. Shprehjen lufte e drejte e ka krijuar Aristoteli me qellim qe te siguronte paqen midis poliseve greke dhe për t’i ruajtur ato nga shkatërrimet e luftes.. Por me kaq mbyllej rrethi ,sepse ndaj pop, tjerë vlenin norma tjera. Nga paraqitja e krishterimit e deri me sot , është bere dallimi midis luftërave te drejta dhe te padrejta.. Teorinë mbi luftërat e drejta e kane zhvilluare teologet e kishës katolike ( Shen-Augustini, Toma Akuini, Vitoria, Suaresi etj ). Augustini – konsideronte se lufta është e lejueshme nëse është e drejte… Lufta te drejta janë: ( luftërat për mbrojtjen e shtetit nga armiqet e jashtëm, lufta për dënimin e padrejtësive Heqja Dore nga Lufta- deri ne miratimin e Statutit te Lidhjes se Kombeve , lufta konsiderohej një mjet i ligjshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve , ose për arritjen e objektivave kombëtare. Heqja Dore nga Lufta (Pakti Brian-Kellog) Përpjekjet e për ndalimin e përgjithshëm te luftes janë kurorëzuar me lidhjen e Traktatit Brian-Kellog, qe ndalonte te gjitha luftërat agresive dhe ne ketë pikëpamje përfaqësonte një hap te madh përpara ne krahasim me Statutin e Lidhjes se Kombeve.. Lufta konsiderohej edhe me tutje e ligjshme nëse : a) zhvillohet për mbrojtjen e vetvetes ; b) nëse zhvillohet kundër një shteti qe ka shkelur traktatin Heqja dore nga Lufta me Kartën e OKB-se Karta e OKB-se – jo vetëm qe ndalon e luftes , por për me tepër ndalon forcën dhe kërcënimin me force, si edhe përcaktojnë masa te efektshme për pengimin e luftes… Neni 2, parg.4 i Kartës : “anëtarët e OKB-se ne marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare heqin dore nga përdorimi i kërcënimit ose nga përdorimi i forcës kundër tërësisë territoriale ose kundër pavarësisë politike te çdo shteti , ose .. Autoret e Kartës, ne vend te nocionit “lufte” kane përdorur fjalët
- 48 -

“kërcënimin ose përdorim i forcës” qe duhet te eliminojnë mundësinë për çfarëdo mosmarrëveshje. FILLIMI LUFTES 1) Me shpalljen formale te luftes – ( është e detyrueshme me Konventën e 3 te Hagës). 2) Me dështimin e përpjekjeve te shtetit qe te realizoje plotësimin e kërkesave nga ultimatumi 3) Me shpallje , ose veprimin qe tregon se një shtet e konsideron veten ne lufte me një shtet tjetër. 4) Me fillimin e aksioneve armiqësore . Efektet e Fillimit te Luftes - me fillimin e luftes përfundon periudha e marrëdhënieve paqësore, dhe qe nga ai moment marrëdhëniet midis shteteve te konfrontuara rregullohen me rregullat e se drejtës ndërkombëtare te luftes. Palët ne Konflikt (personat qe marrin pjese ne lufte/armiqësi); 1) Pjesëtaret e forcave te armatosura 2) Forcat jo te rregullta (milicia, njësite vullnetare ) 3) Kryengritja pop, qe shfaqen spontanisht nder popullsi te territorit akoma te pa-okupuar, me kusht qe mbajnë armët haptazi dhe t’i respektojnë rregullat e drejtës se luftes 4) Lëvizjet rezistence qe veprojnë ne territore te okupuara dhe kane për çelim te shqetësojnë okupuesin 5) Lëvizjet çlirimtare qe i përbejnë personat qe luftojnë për zhdukjen e sundimit kolonial. TEATRI i LUFTES E Drejta Ndërkombëtare e përcakton dallimin midis “zonës se luftes” dhe “teatrit te luftes”. Zone e Luftes - konsiderohet hapësira tokësore dhe ujore e një shteti qe është ne lufte, ujerat e tij detare dhe hapësira ajrore mbi to .
- 49 -

Teatri Luftes - përfshinë hapësirën tokësore, detare dhe ajrore ne te cilën zhvillohen aktualisht armiqësitë. Personat e mbrojtur ne konflikt te armatosur : 1) te plagosurit, 2) te sëmuret , 3) anije-thyesit, 4) robërit e luftes, 5) popullata Civile, 6) personeli mjekësorë, fetare, 7)kryqi kuq Objektet e mbrojtura ne konflikt : 1) spitalet , 2) objektet civile, 3) objektet kulturore PERFUNDIMI LUFTES: 1) Ndërprerja thjeshte e armiqësisë 2) Nënshtrimi - zhdukja e një pale ndërluftuese ne lufte nga pala tjetër, përmes pushtimit dhe fitores. 3) Armëpushimi - marrëveshje mes forcave ndërluftuese për ndërprerjen e përkohshme te armiqësive 4) Kapitullimi - nënkupton marrëveshjen me te cilën komandë, ushtarake merren vesh për dorëzimin e një locait te cakt 5) Traktati paqes

- 50 -

Diplomacia dhe fillet e saja

Nocioni i diplomacisë Historiku i diplomacisë Llojet e diplomacisë Vendosja e marrëdhënieve diplomatike – Trupi diplomatik Emërimi i përfaqësuesve diplomatik Funksionet e përfaqësuesit diplomatik Marrëdhëniet konsullore

- 51 -

Diplomacia dhe fillet e saja
Diplomacia
Nocioni i diplomacisë Shumë herë e kemi dëgjuar apo ndeshur fjalën diplomaci si në TV, radio, gazeta apo nga njerëz të ndryshëm, prandaj këtu dua të diskutoj lidhur me atë se çka është në të vërtete diplomacia.Njëra ndër shtyllat kryesore të rëndësishmë të politikës së jashtme të shteteve në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare është pikërisht diplomacia. “Fjala diplomaci origjinën e vet e ka nga fjala e greqishtës së vjetër ”diploma” e cila është shkruar në dy faqe të lidhura, që i është dhënë kryesuesit të misionit dhe ka përmbajtur instruksione për qëllimet të misionit”[1].Nga kjo fjalë e kanë origjinën fjalët:diplomatik, trup diplomatik, shërbim diplomatik, diplomat etj. Ndërkaq sa i përket asaj se çka është diplomacia si definicion atëher shumë autor që janë marrë dhe mirren më këtë qështje kanëdhënë shum definicione rreth diplomacisë.”Diplomacia është aplikim i intelegjencës dhe taktit në rregullimin e marrëdhënieve zyrtare në midis qeverive të shteteve të pavarura(Satoë)”.”Ajo është shkencë mbi marrëdhëniet ose punët e jashtme të shteteve, shkenc ose art i bisedimëve “(CH.de.Martenos).Një autor i njohur Nicolson jep disa përkufizime rreth diplomacisë ku thot : “Diplomacia është synonim për politiken e jashtme”.”Diplomacia do të thotë negocim .Diplomacia janë proceset dhe mjetet, me të cilat zhvillohen këto negocime”.”Diplomacia është aftësi, gjegjësisht talnet absrakt.”[2]

- 52 -

Shtjellimin tim të definicionit të diplomacisë do ta vazhdojë me prezantimin edhe të disa vështrimëve teorike, të cilat do të ma zgjerojnë konceptin e këtij nocioni kompleks. Autori tjetër Barstone jep definicionin që vijon mbi diplomacinë në pikënisjen e analizës së tij.”Diplomacia merret me menaxhimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve, dhe faktorëve tjerë”.Nga këndvështrimi i shtetit, diplomacia merrte me këshilldhënie dhe realizim të politikës së jashtme.”[3] Morgen Thau një njohës tjetër i mir i kësaj qështjë thotë se diplomacia, për veprimtarin e vet, I ka në dispozicion dy instrumente, shërbimin për pune të jashtme në kryeqytetin e shtetit të vet dhe përfaqsusit diplomatikë të cilët I dërgon në kryeqytet e shteteve të jashtme.Sipas tij “diplomati para së gjithash është përfaqsues simbolik i shtetit të vet, i cili si i tillë duhet të bëjë pandërprerë gjeste simbolike , e gjithashtu edhe tu nënshtrohet gjesteve simbolike të diplomatëve tjerë dhe shteteve tjera, në të cilat është akredituar .”[4] Për kuptimin e diplomacisë duhet njohur edhe funksionet diplomatike të cilat duhet t’i kryejë diplomacia zakonisht sipas porosisë të shtetit të vet.Këto funksione janë të përcaktuara saktësisht në Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të cilat Feltham i përmbledh kështu:prezantimi, mbrojtja, negocimi, vrojtimi dhe zhvillimi.”[5] Në bazë të atyre përkufizimëve që i ceka më lartë të dhëna nga shumë autor dhe njohës të mirë të diplomacisë mundë të konkludojë sa i përket përkufizimit se :diplomacia është mënyrë e rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet shteteve sovrane dhe subjekteve tjera të së drejtës ndërkombëtare, në mënryrë paqësore me biseda negociata etj.

- 53 -

Historiku i diplomacisë Boshtin themelor të materies të se “Drejtës Ndërkombëtare”e përbëjnë: traktatet ndërkombëtare, aleancat ushtarake, si dhe diplomacia dhe të dërguarit diplomatik. Se diplomacia ka ekzistuar edhe në kohën e lashtë, e vërtetojnë shumë të dhëna që janë zbuluar dhe kanë vërtetuar se diplomacia ka ekzistuar edhe ne atë kohë , pra para erës sonë.Profesor.Dr. Eqrem Zenelaj ekspert is ë drejtës ndërkombëtare, në një shkrim që ka shkruar për këtë tematik spjegonë në mënyrë të kjartë për ekzistimin e diplomacisë ne kohën antike, ku për mesë shum shembujve prof. E.Zenelaj e vertetonë këtë faktë ;”Ku në kohën e Faraonit të EgjiptitAmenophis IV, i cili e kishte marrë një princeshë nga Mbretëria Matani, në haremin e tij gjejmë fjalor diplomatik me ç’rast Faraonit të Egjiptit të Amenophisit IV i shkruan disa fjalë si vijonë:Të shkruan Mbreti i Madh, Mbret nga Metani,Vjehrri Yt i cili të do vëllai yt””[6] Një llojë të veqantë të përdorimit të fjalort diplomatik e poltik në Botën antike e hasim në “Traktatin e Paqës” dhe të “Aleancës Ushtarake Defanisive” të vitit 1270, i cili traktat u lidhë ndërmjet Faraonit të Egjiptit Ramzesi II dhe Mbretërisë së Hetikëve Hatusillit III, i cili quhet si “Traktati i Kadeshit”. Kontaktet diplomatike apo bisedimet paqësore ndërmjet shteteve në këtë kohë bëheshin ndërmjet”legatarëve apo misionëve të caktuara si grupe apo individë të veçantë”.Në Greqinë e Vjetëe sistemi i legatarëve kishin një rëndësi të veçantë, për këtë çështje njoftojnë burimet e ndryshme, të shkruara nga autorë të vjetër grekë si Homeri, Tukidithi. Periudhën , diplomatike kalimtare nga antika në Mesjetë e shënon epoka e zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare ndërmjet vitëve 400 deri në vitet 800 pas erës së re.Kjo vërehet me formimin e së

- 54 -

ashtuquajturës “Corpus Iurs Civilis” me ç’rast pernadori Justiniani nënvizon në mënyrë të shkëqyshme “të drejtën” si një pikë më të lartë të zhvillimit të literaturës dhe burimëve juridike antike latine.”[7] Ndërkaq për formimin e diploamcisë moderne, një rëndësi të veçantë paraqesin sidomos marrëdhëniet e qytet shteteve italiane :Venediku ,Napoli, Firenca ,Padova etj. Gjithashtu dua të cekë diqka me rëndësi se në “Në vitin 1626 Kardinali Richelie, krijoi të parën ministri të jashtmë moderne në Francë, – Ministrinë e Punëvë të Jashtme, - për të centralizuar politikën dhe për të siguruar kontroll mbi të dërguarit në ndjekje të politikës së: raion d’etat – interesit kombëtar (të shtetit). Ai iu përmbajt mendimit se shteti i kapërcente kufijtë e kurorës dhe të territorit, të princit dhe të popullit. Ai nuk ishte dakord me dëshirat dhe ndjenjat e sundimtarit. Për të shteti ka interesa dhe nevoja që bazohen në ato interesa, që i kalojnë caqet e ngushta.”[8] Arti i qeverisjes qëndron në njohjen e këtyre interesave dhe veprimit në përputhje më to, pavarësisht nga konsideratat etike, emotive apo fetare. Richeli shpalli atë që është bërë tashmë aksiomë, për ata që drejtojnë politikat e jashtme të shteteve sovranë. Sistemi francez u imitua nga shtetet e tjera të mëdha gjatë procesit të ngritjes së Ministrive të tyre të jashtme, në shekullin 18-të.Në shekullin e XIX dhe XX marrëdhëniet diplomatike të shteteve ishin të natyrës dhe të karakterit bilateral, ndërsa sot këto marrëdhënie dhe ky qarkullim diplomatik ndërmjet shteteve në kuadër të poltikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare më tepër i takojnë natyrës së diplomacisë multilaterale.Tani në botën bashëkohore ndërtimi i diplomacisë, roli dhe rëndësia e saj është e madhë andaj diplomacia bashkëkohore ka për qëllim të promovojë paqen kontekste të cilat gjenden në mesë të qfarëdo shteti, qoftë të zgjidhet përmes rrugës diplomatike këtu vlenë të theksojë një thënje të diploamtit të njohur amerikan Henry Kissinger në libirin e tijë të titulluar “Diplomacia”ku

- 55 -

thekson se “qëllimet ullsoniane të së kaluarës së Amerkiës janë paqeja stabiliteti progresi dhe liria”pra pikërisht këtë e ka edhe synim diplomacia bashkëkohore .”[9] Llojet e diplomacisë Politika e sotme diplomatike bazohet në dy llojë të diplomacisë e këto jane : diplomacia bilaterale dhe diplomacia multilaterale por gjithashtu në kuadër të këtyre dyjave hynë edhe diplomacia poltike ushtarake dhe mbrojtëse, diplomacia parlamentare, diplomacia ekonomike. Diplomacia kulturore e shkencore.Në vazhdim dua të ndalem të shkruaj së paku nga dy fjali për diplomacinë bilaterale dhe multilaterale sepse janë me karakter për ti ditur. Diplomacia bilaterale:mund të themi se është e pranushmë në politikën diplomatike që nga fillet e saj, pasi që e paraqet komunikimin me qëllim të rregullimit të çështjeve të hapura ndërmjet dy subjekteve “[10] Diplomacia multilaterale: parqitet më vonë me krijimin e e konferencave ndërkombëtare në të cilin qeveritarë të shumtë dhe të ndryshëm janë marrë vesh për rregullimin e çështjeve të hapura të ndërsjellta”[11]Diplomacia multilaterale pra bazohet në komunikimin zyrtar të shumënsgëm ndërmjet përfaqsuesve të shteteve dërguse në selinë e organizatës ndërkombëtare, tek e cila këta përfaqsues janë të akredituar.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike – Trupi diplomatikë Vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është vullnet

- 56 -

politik i cili i takon dy subjekteve të ineteresuara pra shteteve.Në pajtim më këtë, secili shtet vendosë a do të mbajë marrëdhënie diplomatike më ndonjë shtet tjetëe dhe a do të ketë ne të mison të përhershëm”[12]Pra, shtet nuk janë të obliguara osë të detyruara të dërgojnë ose të pranojnë përfaqsues diplomatikë. Vendosja e marrëdhënive diplomatike duhet të bëhet konform “Konventës së Vjenës “ ku u aprovua më 18 prill të vitit 1961 ndërsa hyri në fuqi me 24 prill të vitit 1962”[13]Kjo Konventë e cila në vitin 1814-15, me Aktin Final që u amendua më 1918 në AixlaChapelle, përcaktoi katër klasa të kryetarëve të misioneve diplomatike, përcaktoi rregullat e diplomaciesë. Ndërsa “Konferenca e OKB-së për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Imunitetet”, miratoi Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike më 1961, që zëvendësoi rregullat e vendosura në shekullin e 19-të në Vjenë dhe Aix. Ajo përcaktoi tri klasa për kryetarë, misioni: 1) ambasadorët ose nucios, të cilët akreditohen te kryetari i shtetit dhe kryetarë të tjerë misionesh me rangje ekuivalente; 2) të dërguar, ministra dhe internuncios, të cilët akreditohen të kryetari i shtetit, dhe 3) të ngarkuar me punë, ad interim (të përkohshëm), që akreditohen te ministrat e punëve të jashtme”[14] Diplomatët e akredituar në një shtet që vijnë nga i njejti shtet quhen ndryshe “trupa diplomatikë “ose shkurt me “CD”, që në gjuhën frënge donë të thot “Corps Diplomatique”.Trupn diplomatikë në krye të të cilit gjendet dekani ose ne disa terminologji tjera e hasim edhe si “doajeni” zakonisht ky vend në disa shtete i takon automatikisht përfaqsuesit të Papës, kurse në shtetet e tjera brenda klasit më të lartë.”[15]

- 57 -

Emërimi i përfaqësuesve diplomatikë Një ndëer parimet më të njohura dhe më të vjetra të së drjetës diplomatike, të cilën e përmbanë edhe “Konventa e Vjenës, është se për emërimin e përfaqësuesve diplomatikë vendosin pavarsisht shtet në bazë të kritereve të veta interne.Pra secili shtet ka ato kriteret nësë mund ta quaj interne , mirëpo të shumica e kërkohet plotësimi i një numri të madh të kushteve të ndryshme.”Në disa shtete kërkohet mosha e caktuar,origjina e mirë, familjare, nderëshmëria, edukata e mirë dhe ajo mmë kryesorja njohja e gjuhëve diplomatike e të tjera.”[16] Para se të bëhet emërimi duhet të kërkohet nga pala tjetër se e pranon kandidatin e caktuar .Konventa e Vjenës parasheh që shteti që e bënë akreditimin, duhet të ketë dëshmi dhe të jetë i sigurt se shteti i prannimite ka dhëne “agrementin” (pëlqimin)për emërimin e kandidatit.Kjo kërkesë përmban të dhënat për kanditatin siç janë: të dhënat biografike, funksionet e më parshme, gjendjen famjiljare e të tjera..Shteti i pranimit mund të japë pranimin, me ç’rast plotësohet kushti formal për emërim, por në anën tjetër mund të jetë edhe e kundërta që mundë ta refuzojë dhënien e pajtimit. Pasi të jetë siguruar pëlqimi pra agrementi në gjuhën diplomatike, kanditati për ambasador mundë të emërohet ne shtetin tjetër ku merr me vete edhe letrat kredenciale që kryetari i shtetit të tij i drejton kryetarit të shtetit pritës me prezantimin e ambasadorit të ri si përfaqësues të tij. Paraqitja e këtyre kredencialëv është mjaft formale.

Funksionet e përfaqësuesit diplomatik Përfaqësimi i diplomatik përfshin detyra reprezantuese dhe

- 58 -

kontaktuese të llojëve te ndryshme .Në përfaqësimin diplomatik detyrë parësore dhe e dorës së parë të një misioni është vendosja apo rivendosja e komunimit të formës së përgjithshme ndërmjet shtetetit të tij dhe shtetit ku është akredituar.”[17] Sipas “Konventës së Vjneës “ funksionet e misionit diplomatikë janë ne librin e profesorë Zenjullag Grudës ne librin e tijë e “E Drejta Ndërkombëtare i cekë funkisionet si vijojnë : [18]“ 1.Përfaqësimi i shtetti i cili e akrediton në shtetin ku janë akredituar. 2 Mbrojtja e interesave të shtetit i cili i ka akredituar dhe të shtetasve të tij në shtetin ku janë akredituar. 3.Bisedimet më qeverinë e shtetit ku janë akredituar. 4.Informimi me të gjitha mjetet e lejuara mbi kushetet dhe zhvillimin e ngjarjeve në shtetin ku janë akredituar dhe dhënien e raporteve mbi këto qeverisë së shtetit i cili i ka akredituar. 5.Përparimi i marrëdhënieve miqësore dhe zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike, kulutroree shkencore midis shtetit që akrediton dhe shtetit ku janë akredituar.” Të gjitha këto funksione apo detyrat e ambasadorëve nëse i shohim total janë ulja e fërkimeve, përmirësimi i marrëdhënieve dhe manaxhimi i ndryshimeve, që gjërat të bëhen kurdoherë me rregull. Detyra e ambasadorit, është edhe të japë këshilla dhe të paralajmërojë. (Bisedat me ministra të jashtëm, kryeministra dhe zyrtarë të tjerë kyç, duhen raportuar me besnikëri, hollësi dhe saktësi të madhe.) Pavarësisht nga natyra e problemit, bashkëbieduesi, negociuesi (ambasadori), duhet kurdoherë të shfaqë siguri, besueshmëri dhe kredibilitet. Ai kurdoherë duhet të përpiqet të krijojë besim dhe të duket i ndershëm dhe i drejtë, duke u përpjekur të kuptojë edhe shqetësimin e palës tjetër. Forca e karakterit,

- 59 -

precizioni, qartësia, kurajoja, durimi, dhe një gjendje e balancuar nervore, janë të domosdoshme, së bashku me mosdurimin e kalkuluar që mund të përdoret taktikisht. Një bisedues/negociator i aftë, me përvojë e di mirë edhe sensin e kohës, kur të përdorë paralajmërimin dhe kërcënimin ose koncesionin. Për këto diplomatët, dhe në mënyrë të veçantë ambasadorët, duhet të jenë të përgatitur mirë. Personeli diplomatik, në shumicën e gjerë të rasteve dhe të vendeve, që nga ambasadorë e poshtë, janë të karrierës. Të gjithë, veçanërisht të rinjët që hyjnë në shërbim, kalojnë në një sitë rigoroze përzgjedhjeje dhe trajnimi, para se të përfaqësojnë vendin e tyre jashtë . Në këto këndvështrime, detyrat e diplomatit, nuk janë të lehta. Nëse duhen kryer si duhet ato detyra, diplomatët duhet të përmbushin shumë kritere, siç theksuam më lart. Diplomacia nuk është e thjeshtë, dhe as lojë, diçka që mund ta bëjë cilido dhe në çdo rethanë. Pra, diplomacia është një profesion që kërkon personel të trajnuar, dhe të përgatitur realisht mire. Një gjë mjaft më rëndësi për diplomatët është se kanë të drjeta të shumëta gëzojnë privilegje pra posedojnë “imunitet diplomatik”e këto imunitete diplomatike janë :”Imunieti në lëmin penal, imuniteti civil,imuniteti në çështje policore, imunitet nga taksat, imunitet nga të dhënat doganore”[19] Në vazhdën e fundit të këtij eseu do të paraqes edhe një institucionë diplomatik e që është “Marrëdhëniet kosullore”

- 60 -

Marrëdhëniet konsullore Instuticioni i konsullit është shumë më i vjetër i përfaqësimit sesa institucioni i misionëve diplomatike të instaluar në botën e jashtme. Konsujt dhe diplomatët kanë detyra të ndryshme, andaj mu për këtë kanë edhe pozitë detyra dhe funskisone të ndryshme juridike .Për dallim prej diplomatëve, konsujt nuk janë reprezantues politikë të qeverive të shteteve të tyre, por janë “organe nacionale të shteteve të të tyre, të cilat ngarkohen me detyra të cakturare jopolitike dhe teknike”.Detyre e konsujeve janë për të nxitut interesat e shtetit te tij në shtetin pranues ne sferen e tregtisë dhe të ekonomisë. Dallimi mes konsullit edhe diplomatit është sqaruar edhe në një document anglez “Court of Chancery” në rastin e të ashtuquajtur “Barbusits Case” i vitit 1737. Llojet e konsujeve:Konventa e Vjenës dallon disa lloje te konsujve: a)Konsujt e karrieres dhe b)Konsujt honorar apo konsujt e nderit.”[20] Konsujt e karrieres janë të punësuar në këtë detyrë si konsuj dhe këtë e kanë si detyrë kryesore .Ndersa konsujt honorar jane kryesishtë njerëz tregtarë afaristë të cilët jane vendas më banim në vendin ku është formuar kosnullata dërguese.Gjithashtu vlenë të ceki se edhe konsujt gezojnë imuntitet njësoj si diplomatët. Konkluzion: Në fundë të këtij punimi seminraik do të përpiqem të japë dhe një konkluzion sa i përket tërë kërsaj punës simë në ldhje me “diplomacinë”.Dhe konkluza ime sa i përket tematikës në fjalë është së diplomacia me të vërtet e meritonë të jëtë një shtyllë kryesore e çdo

- 61 -

shteti ne raport me poltikën e jashtme që e ushtrone secili shtet kjo vërtetohet me faktin se synim i çdo diplomacie shtetrore është të çojë përpara interesat e shtetit, të cilat diktohen nga gjeografia, historia, dhe ekonomia. Diplomacia, si alternativë e luftës për të arritur synimin kombëtar, ka armë fjalën. Shpesh, por jo gjithmonë, ajo përpiqet të ruajë dhe forcojë paqen. Diplomacia përpiqet që të forcojë shtetin duke fituar avantazhe, duke bërë aleatë dhe duke neutralizuar oponentët. Pra, ajo përpiqet që të krijojë vullnet të mirë në drejtim të shtetit që përfaqëson. Kjo nuk arrihet lehtë, në varësi të shtetit dhe fazës së zhvillimt të tij. Rëndësia e diplomacisë siq e pamë ishte mjaft e madhe, por diplomacia ka nevojë për përfaqsues, dhe kjo është mëse e nevojshme për secilin do shtet qoft, e në veqanti për shtetin tonë të sapo formuar e qe në në këtë sferë jemi më me pak përvojë në krahasim me vendet tjera fqinje dhe me gjerë.Kemë nevoj për përfaqsim të djënë të diplomacisë kosovare jashtë vendit tonë , Andaj njerëzit të ciliët do të na përfaqsojnë duhen të jenë më të vërtet njerz meritor,njerz të specializur në lëiminë e diploamcisë e që fatëkeqsisht janë të pakët në këtë sferë,sepse njerzëit qe e bëjnë diplomacine duhet te jenë “diplomat të karrieres” e që në të ardhmën besojmë se do të ketë edhe më shumë kësij llojë njerëzish. Sepse po e potencojë edhe njëherë është njevojë imediate për shtetin tonë.
Literatura e shërbyer:
- Gruda Zenjullah “E Drejta Ndërkombëtare” Botimi 2007 Prishtinë - Kissinger Henry “Diplomacia” Botim 1999 Triranë - Jazbec Milan “Bazat e Diplomacisë” Botim 2008 Prishtinë - Prof dr.iur.Zenelaj Eqrem (shkrim i tij me titull “Hapja e përfaqësive diplomatike dhe misoneve diplomatike në Botën e jashtme dhe dispozitave të së drejtës ndërkombëtare) - Si dhe jam shërbyer edhe me materiale të shumta nga interneti e vlenë ta ceki nga web faqeja http://www.forumishqiptar.com/archive/index shkrim i publikuar nga Zef Mazi ambasadorë i Shqipërisë në Brintanin e Madhe. [1] Zenjullah Gruda “E Drejta Ndërkombëtare” ( faqe 248 Botim 2007 Prishtinë) [2] Zenjullah Gruda “E Drejta Ndërkombëtare” ( faqe 247 Botim 2007 Prishtinë)

- 62 -

[3] Milan Jazbec “Bazat e Diplomacisë” ( faqe 13 Botim 2008 Prishtinë) [4] Milan Jazbec “Bazat e Diplomacisë” ( faqe 13 Botim 2008 Prishtinë) [5] Milan Jazbec “Bazat e Diplomacisë” ( faqe 14 Botim 2008 Prishtinë) [6] Prof dr.iur. Eqrem Zenelaj (shkrim i tij me titull “Hapja e përfaqësive diplomatike dhe misoneve diplomatike në Botën e jashtme dhe dispozitave të së drejtës ndërkombëtare” faqe 5) [7] Prof dr.iur. Eqrem Zenelaj (shkrim i tij me titull “Hapja e përfaqësive diplomatike dhe misoneve diplomatike në Botën e jashtme dhe dispozitave të së drejtës ndërkombëtare” faqe 6) [8] Zef Mazi ( ambasadorë i Shqiprisë ne Britanin e Madhe një shkrim i tij në lidhje me diplomacine në një forum shqiptarë http://www.forumishqiptar.com/archive/index) [9] Henry Kissinger “Diplomacia” ( faqe 835 Botim 1999 Tiranë) [10] Milan Jazbec “Bazat e Diplomacisë” ( faqe 16Botim 2008 Prishtinë) [11] Milan Jazbec “Bazat e Diplomacisë” ( faqe 17Botim 2008 Prishtinë) [12] Zenjullah Gruda “E Drejta Ndërkombëtare” ( faqe 250 Botim 2007 Prishtinë) [13] Prof dr.iur. Eqrem Zenelaj (shkrim i tij me titull “Hapja e përfaqësive diplomatike dhe misoneve diplomatike në Botën e jashtme dhe dispozitave të së drejtës ndërkombëtare” faqe 9) [14] Zef Mazi ( ambasadorë i Shqiprisë ne Britanin e Madhe një shkrim i tij në lidhje me diplomacine në një forum shqiptarë http://www.forumishqiptar.com/archive/index [15] Prof dr.iur. Eqrem Zenelaj (shkrim i tij me titull “Hapja e përfaqësive diplomatike dhe misoneve diplomatike në Botën e jashtme dhe dispozitave të së drejtës ndërkombëtare” faqe 12) [16] Zenjullah Gruda “E Drejta Ndërkombëtare” ( faqe 253 Botim 2007 Prishtinë) [17] Prof dr.iur. Eqrem Zenelaj (shkrim i tij me titull “Hapja e përfaqësive diplomatike dhe misoneve diplomatike në Botën e jashtme dhe dispozitave të së drejtës ndërkombëtare” faqe 9) [18] Zenjullah Gruda “E Drejta Ndërkombëtare” ( faqe 256 Botim 2007 Prishtinë) [19] Zenjullah Gruda “E Drejta Ndërkombëtare” ( faqe 263 Botim 2007 Prishtinë) [20] Prof dr.iur. Eqrem Zenelaj (shkrim i tij me titull “Hapja e përfaqësive diplomatike dhe misoneve diplomatike në Botën e jashtme dhe dispozitave të së drejtës ndërkombëtare” faqe 9)

- 63 -