You are on page 1of 12

VEPRAT PENALE KUNDER NJEREZIMIT DHE TE DREJTES NDERKOMBETARE

P-34 Gjenocidi Me krim te gjenocidit kosniderohet vepra e cila eshte kryer me qellim te zhdukjes se teresishme apo te pjeserishme te grupit nacional, racor apo fetar.Termi gjenocid rrjedh nga fjala grekoromake qe d.m.th. genos-race, gjini apo fis; dhe occidere – me vra, me zhduk, me asgjasu. Per shkak te rendesise se madhe, Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka aprovuar Konventen mbi parandalimin dhe ndeshkimin e gjenocidit . Kete konvente e kane nenshkruar shumica e shteteve anetare te Kombeve te Bashkuara. Si veprime te gjenocidit konsiderohen: 1) vrasja e anetareve te grupit 2) shkaktimi i lendimeve te renda trupore apo psiqike te anetareve te grupit 3) venia e qellimshme e grupit ne kushte te atilla qe shpiejne ne shfarosjen e plote apo te pjeshme te grupit 4) zbatimi i masave me qellim qe te pengohen lindjet brenda grupit (sterilizimi, abortimi i dhunshem) 5) transferimi me dhune i femijeve ne grup tjeter. Vecori e gjenocidit eshte organizimi i planifikuar dhe sistematik i kryerjes se vepres penale. Gjenocidi ne te shumten e herave kryhet gjate kohes se luftes, por mund te kryhet edhe ne paqe. Kryes i krimit te gjenocidit eshte ai qe nderrmer veprime dhe ai qe urdheron. Lidhur me fajsine per kryerjen e kesaj vepre nevojitet vetem dashja direkte. Sipas konventave nderkombetare ndjekja penale dhe ekzekutimi i denimit per kete veper nuk vjetersohen (parashkruhen). P-35. Krimet e luftes Si krime lufte konsiderohen: krimet e luftes kunder popullates civile; krimet e luftes kunder te plagosurve dhe te semuarve; dhe krimet kunder roberve te luftes Krimi i luftes kunder popullates civile – konsiderohet se kryhet kur dikush i shkel dispozitat e Konventes se Hages apo Konventave te Gjeneves, apo sic thuhet ne ligj rregullat nderkombetare, gjate kohes se luftes apo konfliktit ushtarak dhe ndaj populates civile kryen vrasje, tortura, veprime jonjerezore, eksperimente biologjike, shkaktohen lendime apo mundime te medha te shendetit apo integritetit, shperngulje te populates, detyrim qe te pranoj fe tjeter, detyrim qe te merret me prostitucion apo dhunime, marrja e pengjeve, dergimi me dhune neper llogore, konfiskimi i pasurise, plackitja e pasurise, shkaterimi i pasurise, etj.

1

Krimi ndaj popullates civile mund te kryhet edhe ne rastet e luftes civile, pra kur konflikti i armatosur nuk ka karakter nderkombetar. Viktime e kesaj vepre eshte popullata civile. Mbrojtja penalo-juridike i perfshin te gjithe personat civil qe gjenden ne lufte, pra edhe shtetasit e huaj edhe personat pa shtetesi. Kete veper mund ta kryejne personi i cili urdheron dhe personi i cili nderrmer veprim. Personi i cili urdheron duhet te jete person zyrtar,pra ne ndonje pozite zyrtare, ndersa personi i cili nderrmer veprim mund te jete ushtar, polic, apo pjestar i ndonje organizate administrative qe gjendet ne konflikt si dhe cdo person qe gjindet ne sherbim te tyre. Dallimi mes gjenocidit dhe kesaj vepre eshte se gjenocidi kryhet ndaj nje grupi te caktuar, ndersa ky krim kryhet ndaj nje apo me shume personave. Pervec kesaj dallim tjeter eshte se gjenocidi mund te kryhet edhe ne kohe paqe, ndersak krimi ndaj popullates civile kryhet vetem gjate kohes sa zgjat konflikti i armatosur. P-36. Krimi i luftes kunder te plagosurve dhe te semurve Konsiderohet se kryhet kjo veper ne rastet e veprimeve dhe te sjelljeve jonjerezore ndaj te plagosurve dhe te semurve. Si forma te kryerjes se kesaj vepre penale, numerohen: Vrasjet, sjelljet jonjerezore, eksperimentet biologjike, shkaktimi i mundimeve te medha, cenimi i integritetit trupor apo te shendetit. Kjo veper me se shpeshti mund te kryhet me dashje direkte, por mund te kryhet edhe me dashje eventuale. Subjekt pasiv i kesaj vepre jane te semuret dhe te plagosurit. P-37. Krimi i luftes kunder roberve te luftes Kjo veper penale mund te kryhet jo vetem gjate kohes se luftes dhe konfliktit te armatosur, por edhe pas pushuarjes se ketyre gjendjeve , gjate tere kohes derisa roberit e luftes gjenden ne pushtetin e shtetit i cili i ka zene rob. Kjo ka ndodh edhe ndaj qindra shqiptareve te Kosoves qe jane mbajt per tri vite ne burgjet e Serbise. Kjo veper penale konsiderohet se kryhet kur dikush duke i shkelur te drejtat nerkombetare pas perfundimit te luftes apo konfliktit te armatosur urdheron apo kryen shtyerjen e paarsyeshme te lirimit te roberve te luftes apo te personave civil, denohet me burgim prej 6 muaj deri ne 5 vjet. Ligji parasheh tri forma te kesaj vepre penale; 1) sulmet e renda ne jeten, trupi e te zenit rob 2) detyrimi qe te sherbejne ne forcat e armatosura te armikut dhe 3) privimi nga e drejta ne gjykim te drejte dhe te paanshem. 2

P-38. Veprat penale kunder jetes se njeriut dhe trupit Keto vepra jane nje nder inkriminimet me te rendesishme. Me keto vepra nenkuptojme veprat penale me te cilat personi privohet nga jeta apo i shkaktohet lendim trupor. Pasoja te ketyre veprave mund te jete demtimi apo rrezikimi. Veprat penale me te cilat demtohet (asgjasohet) jeta dhe trupi i njeriut ndahen ne dy grupe: Ne grupin e pare bejne pjese: 1) vrasja (neni 30); 2) vrasja ne afekt (neni 33); 3) vrasja nga pakujdesia (neni 34); 4) ngashnjimi dhe ndihma ne vetevrasje (neni 36); 5) dhe nderpreja e palejuar e shtatzanise (neni 37). Ne grupin e dyte bejne pjese: 1) plagosja e rende (neni 38); 2) plagosja e lehte (neni 39); 3) pjesemarrja ne rrahje (neni 40); 4) rrezikimi me mjet te rrezikshem gjate rrahjes ose grindjes (neni 5) lenja ne rrezik (neni 42); 6) braktisja e personit te paafte (neni 43) 7) mosdhenia e ndihmes (neni 44). P-39. Vrasja Vrasja prej menyres se kryerjes , motiveve dhe personit qe eshte privuar nga jeta, ligji njeh tri lloje te vrasjeve; 1). Vrasje e rendomte; 2) Vrasje e kualifikuar; dhe 3) Vrasje e e privilegjuar. Vrasja ne menyre mizore Me vrasje ne menyre mizore kemi te bejme ne rastet kur kryesi, me qellim, nderrmer aso veprime te cilat i shkaktojne dhembje te medha fizike dhe psikike viktimes, dhembje keto qe i tejkalojne dhembjet qe zakonisht shkaktohen gjate vrasjeve. Elementi objektiv qendron ne te shkaktuarit e mundimeve dhe dhembjeve, ndersa elementi subjektiv eshte vetedija, deshira qe te shkaktohen keto dhembje.

3

Vrasja ne menyre dinake –Elementi objektiv ne kete veper eshte se kryesi vepron ne menyre te fshehte, ndersa elementi subjektiv qendron se vrasja kryhet ne menyre dinake, mashtruese, jo te sinqerte. Kjo vrasje mund te kryhet vetem nga dashja direkte. Vrasja kur rrezikohet jeta e ndonje personi tjeter –Vrasja e ketille konsiderohet kur kryesi per te kryer veperen e tille, perdor aso mjete ose vepron ne aso rrethana me c rast ve ne rrezik jeten edhe te ndonje personi tjeter. Fajesia per kete mund ti ngarkohet kryesit nese ka qene i vetedijshem per rrezikshmerine e permendur dhe nese e ka deshiruar ate, apo nese ka qene i vetedijshem per kete rrezikshmeri dhe eshte pajtuar me ate, pra nga dashja direkte dhe eventuale. Vrasja per interes –Me kete veper kuptojme pretendimin e paskrupullt egoist qe te fitohet pasuri. Kjo vrasje ekziston kur ajo kryhet me qellim te fitimit te ndonje dobie materiale. Vrasja me qellim te kryerjes ose fshehjes se ndonje veper tjeter penale – Kjo vrasje mund te kete dy forma: 1.Forma e pare eshte kur kryesi e privon dike nga jeta me qellim qe te bej te mundshme kryerjen e vepres tjeter penale. 2.Forma e dyte e kesaj vrasjeje konsiderohet nese kryesi e privon nga jeta dike me qellim qe te pengoj zbulimin e vepres penale qe e ka kryer me pare ose qe eshte duke e kryer. Vrasja nga motive te tjera te uleta –Me motive te uleta kuptojme motivet qe jane ne kundershtim te rrepte me rregullat socialo-etike dhe per to kryesi qortohet ashper ne aspektin moral.Vrasje e tille mund te jete vrasja me qellim te evitimit te pengeses per te vazhduar dashurine, etj. Vrasja e personit ushtarak ose zyrtar gjate ushtrimit te detyres se tij – Kjo vrasje ekziston kur dikush e privon nga jeta personin zyrtar apo ushtarak gjate kohes sa ai e ushtron detyren e tij.Ne pikpamje te fajsise kryesi gjithmone vepron me dashje. Vrasja me dashje e shume personave– Me kete vrasje kuptojme kur kryesi vret dy apo me shume persona. Keto vrasje duhet te kryhen nga dashja. Per shkak te rrethanave vecanerisht lehtesuese ne te cilat kryhen disa vrasje, ato 4

kosniderohen si te privilegjuara. Si vrasje te privilegjuara numerohen vrasja ne afekt; vrasja nga pakujdeisa; dhe vrasja e foshnjes gjate lindjes. Vrasja ne afekt –apo qe ndryshe quhet edhe vrasje e provokuar ekziston kur kryesi pa fajin e tij eshte vene ne nje tronditje te forte psikike per shkak te sulmit apo fyerjes se rende nga ana e te vrarit. Tek vrasja ne afekt duhet te permbushen keto kushte: a) qe vrasja te jete kryer ne nje tronditje te forte psikike b) qe kryesi pa fajin e tij te kete rene ne nje gjendje te tille c) qe vrasja te jete kryer ne afekt. Vrasja nga pakujdesia – konsiderohet nese dikush eshte privuar nga jeta per shkak te pakujdesise se kryesit te vepres. Kjo veper konsiderohet si forme e lehte e vrasjes per shkak te formes se fajit me te cilin kryhet. Vrasja e foshnjes gjate lindjes–Kjo forme qendron ne privimin e femiut nga jeta nga ana e nenes se tij gjate lindjes apo menjehere pas lindjes gjersa zgjasin crregullimet e shkaktuara nga lindja. Subjekt i kesaj vepre mund te jete vetem e ema. Neqoftese ketu paraqitet edhe ndonje person i cili i ndihmon nenes ne kryerjen e vepres, ai do te gjykohet per vrasje te rendomte apo te rende. Viktime e kesaj vepre mund te jete vetem femiu i lindur gjalle. Konsiderohet se crregullimet pas lindjes mund te zgjasin 24 ore. P-40. Plagosjet trupore Plagosjet trupore jane vepra penale me te cilat demtohet integriteti trupor apo shendeti i personave. Varesisht prej peshes se pasojes, ne legjislacionin tone penal njihen dy lloje te plagosjes:a) plagosje e rende trupore; b) plaogsje e lehte trupore. PLAGOSJA E RENDE TRUPORE–Ne ligjin tone jane parapa kater lloje te plagosjes se rende trupore: 1)Plagosja e rende trupore e rendomte–kryhet ne keto raste: nese nuk eshte bere rrezikimi konkret per jeten e te demtuarit por ka ekzistuar vetem rreziku abstract; nese eshte asgjesuar apo pergjithmone eshte demtuar nje pjese e trupit apo ndonje organ i njeirut; nese te demtuarit i shkaktohet paaftesia per pune por jo kronike; nese demtohet shendeti rende por jo ne menyre kronike; nese pasoja ka shkaktuar deformitet por qe nuk paraqet shemtim. 2)Plagosja trupore vecanerisht e rende –kryhet nese shte vene ne rrezik jeta e te demtuarit; pergjithmone eshte demtuar ndonje pjese e trupit apo ndonje organ i rendesishem i te demtuarit; pergjithmone eshte shkaktuar paaftesia per pune e te demtuarit; pergjothmone eshte demtuar shendeti i njeriut; dhe pergjithmone eshte shkaktuar shemtimi i njeriut.

5

3)Plagosja e rende trupore e kualifikuar me pasoje te vdekjes – kjo veper konsiderohet se eshte kryer nese per shkak te plagosjes se redne shkaktohet vdekja e te demtuarit. 5)Plagosja e rende trupore ne afekt–konsiderohet se eshte kryer ne rastet kur ndonjera nga plagosjet e renda eshte kryer ne afekt. PLAGOSJA E LEHTE TRUPORE –Ne Ligjin tone njihen dy lloje te plagosjeve te lehta trupore: 1) plagosja e lehte trupore e rendomte dhe 2) plagosja e lehte trupore e rrezikshme. Plagosja e lehte trupore e rendomte – ekziston nese: nuk eshte rrezikuar jeta e te demtuarit; nese nuk eshte asgjesuar pergjithmone apo ne mase te konsiderueshme ndonje pjese e trupit; nese nuk eshte shkaktuar paaftesia kronike apo e perkohshme per pune; nese nuk eshte shkaktuar shemtimi e as deformiteti i te demtuarit. Plagosja e lehte trupore e rrezikshme – ekziston kur plagosja eshte shkaktuar me arme, me mjet te rrezikshem apo me ndonje mjet tjeter te pershtatshem qe te shkaktoje plagosje te rende. P-41. Veprat penale kunder lirive dhe te drejtave te njeriut dhe qytetarit Ne keto vepra hyjne 1) cenimi i barazise se qytetareve; 2) dhuna; 3) privimi i kunderligjshem i lirise; 4) nxjerrja e deklaratave me shtrengim.

CENIMI i BARAZISE SE QYTETAREVE –konsiston ne mohimin apo kufizimin e te drejtave te qytetareve ne baze te dallimit kombetar, racor apo fetar. Objekt i kesaj vepre eshte barazia e qytetareve, ndersa si subject apo si kryes i vepres penale, per shakk te natyres se kesaj vepre mund te jete personi zyrtar, dhe personat me autorizime te posacme ne organet e pushtetit. DHUNA – konsiderohet se kryhet kur dikush ne menyre te palejuar dhe me dhune ndikon ne vullnetin e personit tjeter. Dhuna eshte perdotim i forces fizike ndaj viktimes. Gjithashtu konsiderohet si dhune kur ndokush i jep personit kunder vullnetit te tij mjete narkotike apo e perdor hipnozen.

6

PRIVIMI i KUNDERLIGJSHEM i LIRISE – ekziston kur dikush e e mbyll tjetrin ne menyre te kunderligjshme , e mban te mbyllur apo ne ndonje menyre tjeter ia kufizon te drejten e qarkullimit. Objetk i kesaj vepre penale eshte liria. Kjo veper ben pjese ne veprat penale permanente dhe mund te kryhet me dashje direkte apo eventuale. NXJERRJA E THENIEVE APO DEKLARATAVE ME SHTRENGIM – kryhet nese personi zyrtar, gjate ushtrimit te detyres we perdor dhunen, kanosjen apo ndonje mjet tjeter te palejueshem me qellim qe te nxjerr nga deklarate nga i pandehuri, deshmitari, eksperti apo ndonje person tjeter. Veprat mund te kryhen ne sxecilen procedure zyrtare. Kryes i kesaj vepre mund te jete vetem personi zyrtar i cili eshte i autirzuar per ti marre ne pyetje personat e permendur. P-42. Veprat penale kunder nderit dhe autoritetit Nderi dhe autoriteti jane dy vlera te cilat edhe pse te vecuara nuk mund te ndahen nga njera tjetra. Subjekt i vleres se nderit mund te jete cdo person fizik. Lidhur me personat e vdekur konsiderohet se ata nuk mund te jene posedues te nderit dhe autoritetit, por ne vend te tyre per keso vepra penale mund te ngrisin padi private anetaret e familjes. Vecori e ketyre veprave eshte se per keto vepra personi mund te ndiqet vetem me padi private. Ne llojin e ketyre veprave numerohen 1) fyerja; dhe 2) shpifja. FYERJA – Perkufizohet si nje deklarate me te cilen nje person perbuzet apo nencmohet. Me fjale te tjera i cenohet dinjiteti. Fyerja mund te kryhet ne menyre te ndryshme: a) me fjale (fyerja verbale) e cila mund te jete me goje apo me shkrim b) me vepra (fyerja reale) e cila mund te jete me peshtym, shpulle, etj c) fyerja me shenja apo gjeste. Forme e rende e fyerjes konsiderohet ne rastet kur ajo kryhet me ane te shtypit, radios, televizorit, dhe mjeteve tjera te informimit publik, apo ne ndonje tubim publik. Kryesit te kesaj vepre gjykata mund tia shqiptoj verejtjen gjyqesore. SHPIFJA – Konsiderohet nxjerrja apo perhapja e gjerave te paverteta qe mund tia demtojne personit nderin dhe autoritetin. Pra per te ekzistuar shpifja duhet qe gjerat te cilat thuhen te jene te paverteta. Keto te paverteta mund ti takojne se kaluares apo te tashmes. Kryes i kesaj vepre mund te jete cdo person. Sikurse tek fyerja, edhe te shpifja forma me e rende e shpifjes eshte nese ajo behet permes mjeteve te informimit apo ne ndonje tubim publik. Edhe ne keto raste gjykata mund te shqiptoj verejtjen gjyqesore. P-43. Veprat penale kunder dinjitetit dhe moralit Ne kete kategori te veprave numerohen 1) maredhenia seksuale me dhune; dhe 2) maredhenia seksuale me personin e paafte.

7

Maredhenia seksuale me dhune Konsiderohet se kryhet ne rastet kur mashkulli e detyron femren me te cilen nuk gjindet ne martese ne maredhenie seksuale duke e perdor dhunen apo kanosjen. Subjekt i kesaj vepre mund te jete vetem mashkulli. Femra nuk mund te jete subjekt i vepres, por ajo mund te jete vetem bashkpuntore, ndihmese apo shtytese. Dhuna e cila perdoret tek keto vepra penale mund te jete fizike dhe psiqike. Format me te renda te ketyre veprave jane nese: - per shkak te kesaj vepre femres i eshte shkaktuar lendim i rende trupor apo vdekje. - Nese e vepra eshte kryer nga shume persona. - Nese vepra eshte kryer posacerisht ne menyre brutale apo poshteruese. Kjo veper penale mund te kryhet vetem me dashje dhe ketu mjafton edhe dashja eventuale. Maredhenia seksuale me personin e paafte – Kjo veper penale kryhet ndaj femres se paafte me te cilin kryesi i vepres nuk jeton ne martese. Dallimi i kesaj vepre nga maredheniet seksuale me dhune dallon sepse ketu nuk perdoret dhuna dhe kanosja sepse tek personat e paafte nuk ekziston rezistenca. Ne qoftese tek keto raste perdoret edhe dhuna, atehere nuk themi se behet fjale per bashkim te veprave penale por behet fjale vetem per vepren penale maredhenia seksuale me dhune, ndersa paaftesia e femres merret vetem si rrethane renduese. Kryes i kesaj vepre mund te jete vetem mashkulli. Pervec ketyre dy veprave, ne legjin tone penal jane parapa edhe disa vepra te tjera si: Vepra seksuale te detyruara; sulmi seksual; shfrytezimi seksual; abuzimi seksual i personave me paaftesi mendore; abuzimi i femiut; nxitja e prostitucionit; tregtimi i materialit pornografik te femijeve; etj. P-44. Veprat penale kunder pasurise. Karakterisitke e ketyre veprave eshte se ato jane te drejtuara kah pasuria, me qellim te perfitimit pasuror te tjetrit. VJEDHJA–ze vend qendror ne kete grup te veprave penale. Vjedhja konsiderohet se kryhet ne rastet kur ndokush e merr pasurine e huaj te tundshme me qellim qe vetit apo tjetrit ti sjell dobi pasurore te kunderligjshme. Objekt i vjedhjes mund te jete vetem pasuria e tundshme. Per te ekzistuar vjedhja pasuria duhet te jete e huaj. Nese sendi nuk eshte ne pronesi te askujt apo nese eshte i braktisur atehere nuk behet fjale per vjedhje. Lidhur me fajesine kjo veper mund te kryhet vetem me dashje. Nese kryesi ia kthen pasurine eprsonit te demtuar para se te filloj procedura nda tij, ligji e ka parapare qe ai person mundet edhe te lirohet.

8

Ekzistojne disa forma te vjedhjes: VJEDHJA E RENDE–Per tu konsideruar nje veper vjedhje e rende, duhet ekzistuar 6 rrethana: 1). Vjedhja e kryer me thyerje ose depertim me thyerje ne ndertesat e mbyllura, dhoma, arka, ormane, apo hapsira te tjera te mbyllura. 2) vjedhja e kryer nga shume persona te cilet jane te bashkuar per kryerjen e vjedhjeve. 3) Vjedhja e kryer ne menyre posacerisht te rrezikshme apo te vrazhde 4) Vjedhja e kryer nga personi i cili me vete ka pas arme apo mjet te rrezikshem per sulm apo per mbrojtje. 5) Vjedhja e kryer gjate kohes se vershimeve, zjarrit, termetit apo fatkeqesive te ngjajshme. 6) Kryerja e e vjedhjes duke shfrytezuar paaftesine apo gjendjen teper te rende te personit tjeter. Tek keto vepra rrethane e posacme renduese paraqitet nese vlera e sendeve te vjedhura eshte e madhe. Lidhurn me fajsine, kjo veper kryhet me dashje. VJEDHJA GRABITCARE–Ekziston ne rastet kur personi i hasur ne vjedhje duke vjedh e perdor dhunen apo kanosjen se aty per aty do ta sulmoj jeten apo trupin me qellim qe sendin e vjedhur ta mbaj. Kjo vjedhje dallohet nga vjedhja e rendomte sepse ketu perdoret dhuna apo kanosja per tu mbajtur sendi i vjedhur. Kjo veper kryhet me dashje. GRABITJA–Konsiderohet se kryhet ne rastet kur vjedhja kryhet duke e perdor dhunen apo kanosjen se aty per aty do tia sulmoj jeten apo trupin me qellim qe te pervetsoj pasuirne e cila vetit apo tjetrit ti sjell dobi pasurore te kunderligjshme. Sikurse vjedhja grabitcare edhe kjo veper eshte e rpebere sepse perbehet nga vjedhja dhe dhuna apo kanosja. RASTET E RENDA TE VJEDHJES GRABITQARE DHE TE GRABITJES – Keto forma ekzsitojne ne rastet kur gjate kryerjes se ketyre veprave ndonje personi i eshte shkaktuar me dashje lindimi i rende trupor apo nese me dashje ndonje person eshte privuar nga jeta. SHPERDORIMI i PASURISE SE HUAJ – Kjo veper penale kryhet kur dikush e pervetson sendin e huaj te tundshem te cilin e posedon ne menyre te ligjshme. Si forme e rende e kesaj vepre ekzisotn kur kete veper e kryen kujdestari. Kjo veper kryhet me dashje . MASHTRIMI – Kryhet ne rastet kur dikush duke i rpezentuar faktet e rrejshme apo duke i mshefur faktet, e sjell tjetrin ne lajthim apo e mban ne lajthim me crast e shtyen qe te nderrmer ndonje veprim ne dem te pasurise se vet apo te huaj, e me qelim te pervetesimit pasuror ne menyre te kunderligjshme. Kjo veper zakonisht kryhet me dashje direkte. Kjo veper i ka dy forma: 1) mashtrim me qellim te perfitimit pasuror te kunderligjshem; dhe 2) mashtrim me qellim te shkaktimit te demtimit te pasurise se tjetrit.

9

P-45. Veprat penale kunder ekonomise Mosrespektimi i masave te intervenimit te shtetit te cilat jane percaktuar me ligj, paraqesin vepra penale kunder ekonomise. Ne keto vepra hyjne: Veprimtaria e pandergjegjshme ne ekonomi–mund ta kryej personi pergjegjes ne personin juridik ne rastet kur e shkel ligjin, edhe pse ka qene i vetedijshem per pasojen. Kjo veper mund te perfshij nje zingjir te tere te sjelljeve te pandergjegjshme.Vepra konsiderohet se eshte kryer nese shkaktohet pasoja ndaj personit juridik. Kryes i kesaj vepre mund te jete vetem personi pergjegjes ne personin kuridik. Ndersa sa i perket fajesise, kjo veper kryhet me dashje apo nga pakujdesia. Shkaktimi i falimentimit – kryhet nese personi pergjegjes me sjelljet e veta joadekuate e sjell nderrmarjen apo personin juridik ne falimentim. Lidhur me fajesine, kryesi kete veper e kryen me dashje apo nga pakujdesia. Fshehja e tatimit – kryhet kur dikush me qellim jep te dhena te rrejshme per te ardhurat e tij apo per pasurine e tij me qellim qe ti shmanget paguarjes se tatimit e nga i cili tatim varet buxheti i nje shteti. Si forme e rende e kesaj vepre, sipas projektligjit tone konsiderohet nese shuma e obligimit i cili nuk paguhet eshte me e madhe se 30.000 dm. Kjo veper kryhet me dashje direkte apo eventuale. P-46. Veprat penale kunder rendit publik dhe qarkullimit juridik Keto vepra ndahen ne: 1) vepra penale kunder organeve te administrates shteterore. 2) vepra penale kunder rendit publik dhe qetesise. 3) vepra penale kunder qarkullimit juridik. Veprat penale kunder organeve te administrates shteterore – Ne keto vepra hyjne rastet kur pengohet puna e personit zyrtar qe te kryej ndonje veprim zyrtar duke e perdor dhunen apo kanosjen; heqja apo demtimi i vules apo shenjes zyrtare; sulmi ndaj personit zyrtar gjate ushtrimit te detyres se sigurimit, etj. Poashtu ne kete grup hyjne edhe rastet e padegjueshmerise ndaj vendimeve dhe urdheresave te organeve te pushtetit. Pastaj hyjne edhe veprat penale te uzurpimit te funksioneve te organeve te pushtetit. Veprat penale kunder rendit publik dhe te qetesise –Me rend publik dhe qetesi kuptohet siguria juridike dhe siguria e qytetareve. 1.Veprat penale kunder qetesise publike jane te drejtuara kunder qetesise dhe sigurise se qytetareve. Ne kete grup hyjne : bashkimi kriminal, mbajtja e armeve pa leje dhe te materieve plasese, furnizimi me arme me qellim tekryerjes se vepres penale; etj. 2. Veprat penale kunder rendit publik –hyjne posedimi apo shfrytezimi pa leje i radiostacionit; sjellja huligane; luajtja bixhoz; demtimi i varreve, etj. 3.Veprat penale kunder qarkullimit juridik-kane te bejne me falsifikimin e parave, letrave me vlere, simboleve me te cilat shenohen sendet e caktuara, etj. Kjo veper mund te kryhet ne tri forma: me mbarim te dokumentit, ndryshim te dokumentit te vertete; dhe perdorim te dokumentit te rreme apo te ndryshuar si te vertete. Si forme e rende e kesaj vepre eshte falsifikimi i dokumentit publik, testamentit, kambialit, cekut, regjistrat publik apo zyrtare, etj.

10

P-47. Veprat penale kunder detyres zyrtare Keto vepra zakonisht kryhen gjate ushtrimit te detyres zyrtare. Ne keto vepra numerohen: Keqperdorimi i pozites zyrtare apo autorizimit zyrtar – behen: duke e shfrytezuar poziten zyrtare apo autorizimet; duke i tejkaluar autorizimet zyrtare; dhe duke mos i ushtruar detyrat zyrtare. Kryes i kesaj vepre mund te jete personi zyrtar,personi pergjegjes ne organizaten punuese apo personi tjeter juridik. Forme e rende e kesaj vepre konsiderohet nese me rastin e kryerjes se kesaj vepre shkaktohet dem i konsiderueshem, e ky dem kosniderohet nese kalon vleren mbi 5.000euro e si forme e rende mbi 10.000euro. Mashtrimi ne detyre – kryhet ne rastet kur personi zyrtar me qellim qe vetin apo tjetrit ti sjelle pasuri te kunderligjshme, paraqet llogari te rreme apo ne menyre tjeter e ve ne lajthim personin e autorizuar. Kryes i kesaj vepre eshte vetem personi zyrtar. Lidhur me fajsine kjo veper kryhet vetem me dashje. Forme e rende paraqitete nese me pagesen e kunderligjshme eshte realizuar fitim pasuror mbi 5.000 euro e si forme me e rende mbi 10.000 euro. Marrja e ryshfetit – Ryshfeti eshte unaza me e forte midis korupsionit dhe kriminalitetit. Marrja e mitos paraqitet ne tri forma: korupsion i drejte pasiv; korupsioni jo i drejte pasiv; dhe korupsioni imepastajme pasiv. Korupsioni i drejte pasiv kryhet kur personi zyrtar publik kerkon apo merr dhurate ose ndonje perfitim tjeter per vete apo per tjetrin Korupsioni jo i drejte pasiv kryhet kur zyrtari publik kerkon apo merr dhurate per vete apo tjetrin dhe per kete kryen ndonje pune ne kuader te azutorizimeve te veta, e te cilin autorizim nuk guxon ta kryej. Korupsioni i mepastajm pasiv kryhet kur personi zyrtar kerkon apo merr dhurate pas kryerjes se vepres ne baze te autorizimeve te tij e te cilin veprim nuk ka guxuar ta kryej. Dhenia e ryshfetit – konsiston ne dhenien e dhurates apo kur i premtohet se do ti ipet dhurate apo ndonje perfitim tjeter. Kryes i kesaj vepre mund te jete cdo person. Zbulimi i sekretit zyrtar – kryhet ne rastet kur personi zyrtar pa autorizim i kumton tjetrit apo i dorezon tjetrit te dhena qe paraqesin fshehtesi . Objekt i kesaj vepre jane te dhenat qe paraqesin secret zyrtar. Lidhur me fajesine kjo veper penale mund te kryhet me dashje por edhe nga pakujdesia. Kur kryhet nga pakujdesia, kryesi denohet me lehte. Falsifikimi i dokumentit zyrtar–kryhet kur personi zyrtar ne dokumkentin zyrtar shenon te dhena apo shenime te rreme, apo me nenshkrimin apo vulen e vet e legalizon dokumentin me te dhena e shenime te paverteta. Rasti i trete eshte kur personi zyrtar me vetedije e perdor dokumentin zyrtar te rreme , d.m.th. me te dhena po shenime te rreme. Kjo veper mund te kryhet vetem me dashje.

11

P-48. Veprat penale kunder sigurise ne komunikacion publik Pasoje e ketyre veprave eshte shkaktimi i rrezikut per jeten, trupin apo pasurine me vlere te madhe. Ketu hyjne rrezikimi i komunikacionit dhe rrezikimi i komunikacionit publik per shkak te dehjes. Rrezikimi i komunikacionit publik– Kjo veper i referohet komunikacionit ne rruge, hekurudhe, uje, me tramvaj, trolebus ose komunikacion me leteferik. Rrezikimi i komunikacionit rrugor konsiderohet se kryhet kur pjesemarresi ne rruge nuk i permbahet dispozitave te transportit publik dhe me kete e rrezikon komunikacionin publik duke e sjell ne rrezik jeten e njerezve apo pasurine me permasa me te medha. Nuk konsiderohet se ekzisotn kjo veper nese eshte shkaktuar me traktor, apo ndonje makine tjeter bujqesore ne livadh apo are. Lidhur me fajesine, kjo veper mund te kryhet nga dashja dhe pakujdesia. Rrezikimi i komunikacionit publik per shkak te dehjes – drejtimi i automjetit ne gjendje te dehur poashtu konsiderohet si sjellje kunder dispozitave ne komunikacion publik. Pra per kete veper duhet plotesuar disa kushte:qe automjeti te drejtohet nen ndikimin e alkoolit apo mjeteve te tjera joshese; qe per shkak te kesaj gjendjeje vozitesi duhet te jete haptas i paafte per vozitje te sigurte; dhe qe me kete te vehet ne rrezikjeta apo trupi apo pasuria me vellim te madh. Kjo veper mund te shkaktohet vetem ne komunikacionin rrugor. Konsiderohet se vozitesi eshte ne gjendje te dehur nese ne gjak ka me teper se 0,5 promila te alkoolit. Keto te dhena konstatohen me analizen e gjakut dhe te urines. Si substanca joshese numerohen drogat dehese dhe substanca tjera qe ndikojne ne sistemin nervor te personit.

12