You are on page 1of 12

Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Mjekësisë

Punim Seminarik
Lënda: Etikë mjekësore Tema: Cirroza e Melçisë

Mentori:Prof.dr.Naser Ramadani Studenti: Ramadan Krasniqi

2

Funksioni I Melqisë
Mëlqia është një organ i cili gjendet në abdomen dhe i cili është i domosdoshëm për jetë. Ndër funksionet kryesore të mëlqisë janë:pastrimi i gjakut, detoksimi i barërave dhe helmeve , kontrolli i balancit të sheqerit dhe kolesterolit,formimi i faktorëve të mpikjes së gjakut dhe gjenerimit të qelizave të reja të gjakut, tajimi i tëmthit etj. Të gjitha këto funksione të melqisë e bëjnë të qartë se pse melqia është si organ esencialë për jetë. Pjesët e dëmtuara të mëlqisë kanë aftësi të mahnitshme për tu regjeneruar. Trupit i nevojitet vetëm 10% e mëlqisë për të jetuar dhe nëse një pjesë këputet ose lëndohet ajo pjesë mund të regjenerohet.

Kanceri i Melqisë
Qelizat e mëlqisë shumohen për të zëvendësuar ato qeliza që kanë vdekur për shkakë të lëndimit ose moshës së vjetër.Sikur tek të gjitha ndarjet e qelizave trupore, edhe tek melqia, ky proces është i kontrolluar nga gjenet brenda një qelize. Kanceri i mëlqisë fillon nga një qelizë e vetme.Diçka e ndryshonë mekanizmin e kontrollit të qelizës dhe ajo fillon të ndahet në mënyrë të pa organizuar, pa kontrolluar. Qelizat abnormale kanë miliona kopje të tyre të quajtura “klone”.Ato më nuk e kryejnë funksionin e qelizës mëlqiore normale por vetëm shumohen në mënyrë të ç’rregulluar . Këto qeliza eventualisht mund të formojnë një tumorë i cili mund të mos jetë kancer . Një tumorë beninj mund të rritet në një zonë të caktuar dhe të mos shpërndahet dhe ai nuk është kancer.Ndërsa tumori malinj është kancer dhe ka aftësi të shpërndahet në zona të tjera të trupit.Ky proces i përhapjes quhet metastazë.

Fig1.Kanceri i shkaktuar nga metastaza e adenokarcinomave nga “colon”

3

Llojet e tumoreve të Melqisë
Llojet më të shpeshta të tumoreve beninjë janë : hemangiomas dhe adenomas. Ndërsa llojet më të shpeshta të kancereve malinjë të mëlqisë janë : hepatoma(80% të rasteve) dhe cholangiocarcinoma (15% e rasteve) Hepatoma është kancer i hepatociteve. fig 2(qelizave mëlqiore),ndërsa cholangiocarcinoma është kancerë i qelizave të rrugëve biliare(bile duct).

Fig.2. Rastet më të shpeshta të sëmurjes me kancer të mëlqisë janë si rrezultat i metastazës së kancerëve nga organet tjera. Duke pasur parasysh se nëpër mëlqi kalon gati 1/3 e sasisë së gjithëmbarshme të qarkullimit të gjakut dhe funksioneve të mëdha biologjike, mëlqia paraqet një organ shumë të përshtatshëm për tu zhvilluar kanceret që kanë filluar në organet tjera si psh:Pankreas,stomak,mushkëri etj.

Faktorët e rrezikut të kancerit të Melqisë
Si për çdo kancerë tjetër edhe për kancerin e mëlqisë nuk dihet shkaktari i vërtetë.Megjithatë janë vërejtur disa gjëra që e rritin rrezikun dhe janë quajtur “Faktorë të rrezikut”(risk factors).
1. Chronic hepatitis- që shpie në ndryshimin e qelizave mëlqiore dhe

zhvillimin e tipit më të shpeshtë të kancerit të mëlqisë hepatocellular carcinoma (HCC) ose hepatoma. 2. Hepatitis B I gjetur në 75% të pacientëve me kancerë të mëlqisë.
4

3. Alpha1-antitrypsine fig.3-Ky enzimë bënë shkatërrimin e produkteve të

panevojshme të mëlqisë dhe mungesa e tij shkakton një “cirrhosis”që shpie në zhvillimin e HCC.

Fig.3.Pikat e kuqe në këtë foto janë karakteristikë e personave me deficit të alpha 1 antitrypsine
4. Polyvinyl chloride(pvc) është i lidhur me angiosarcoma. 5. Eksposimi ndaj rrezatimit mund të shpie në kancer të mëlqisë etj.

Cilat janë simptomat e kancerit të mëlqisë?
Një kancerë në fazën e herëshme të tij mund të mos ketë asnjë simptomë. Me rritjen e tij shfaqen disa simptome si psh: 1. 2. 3. 4. 5. 6. Dhimbje në pjesën e djathtë të sipërme të abdomenit. Humbje e apetitit. Të enjtura të abdomenit të quajtura “ascites.” Shenja të “cirrhosis” si të enjtura të gjoksit tek mashkujt. Probleme me koagulimin e gjakut. Verdhëza etj.

5

Tretmani i të sëmuarëve me kancerë të mëlqisë si dhe parimet të cilat duhet të përfillen gjatë tretmanit
Ndër tretmanet që i bëhen të sëmuarëve nga kanceri i mëlqisë janë : • Operimi i pacientit- ku bëhet largimi i kancerit nga mëlqia. • Kemoterapia – ku me anë të preparateve të ndryshme shkatërrohen qelizat kanceroze. • Radioterapia- ku qelizat kanceroze shkatërrohen përmes rrezeve X apo rrezeve tjera me energji të lartë . • Transplantimi i mëlqisë – që paraqet zëvendësimin e mëlqisë së dëmtuar me një mëlqi tjetër.

Respekti i autonomisë
Çdo tretmanë që i bëhet pacientit duhet të bëhet me pëlqimin e tij. Në këto raste vinë në shprehje disa parime etike të cilave duhet të iu përmbahet çdo profesionistë shëndetësorë. Ndër principet themelore të etikës është respektimi i autonomisë së personave . Autonomia e personave respektohet duke i konsideruar ata të aftë të vendosin për vetveten dhe të udhëheqin vetveten që nënkupton se ata duhet të njoftohen, dhe të merret pëlqimi i tyre për çdo gjë. Çdo person ka të drejtë të ruaj integritetin e tij, kështu që ky integritet mund të çrregullohet vetëm me pëlqimin paraprak nga pacienti. Nëse pacienti nuk është i vetëdishëm apo është i mitur atëherë pëlqimi mirret nga ndonjë anëtarë i familjes.

6

Me anë të laporoskopit doktori shikon melqinë dhe merr mostër të qelizave të pa zakonshme

Parimet të cilave duhet të iu përmbahemi gjatë procesit të transplantimit
Transplantimi i mëlqisë është një intervenim që dallon nga intervenimet e tjera, duke pasë parasyshë se këtu përfshihet edhe dhuruesi i mëlqisë . Me zhvillimin e teknologjisë janë rritur në mënyrë rapide mundësit e intervenimeve mjekësore , por gjithashtu edhe mundësitë e manipulimit dhe keq përdorimit të shëndetit. Me qëllim që çdo intervenim të jetë në pajtim me principin etikë “primum non nocere”( mos bënë dëm ), mjekët duhet të iu përmbahen disa rregullave. Kushtë themelorë për transplatimin është pëlqimi paraprak i dy aktorëve , marrësit si dhe dhuruesit të melqisë.Pëlqimi duhet të bëhet me vetëdijen e plotë të pacientit duke i shpjeguar atijë rrezikun dhe shansat për mbijëtesë.Pjesë të mëlqisë për transplantim mund të mirren si nga personat e gjallë ashtu dhe nga personi i vdekur, duke respektuar ligjin e kushteve të përcaktuar për transplantim. Kushtë për të marrë mëlqinë nga personi i vdekur është përcaktimi i saktë i vdekjes, si dhe pëlqimi i dhuruesit para vdekjes ose pëlqimi i familjarëve të tij pas vdekjes. Në këtë rast hasim në dy norma të kundërta me njëra tjetrën.Njëra normë fletë për respektimin e tërësisë së kufomës dhe në këtë menyrë varrosjen e saj,ndërsa tjetra fletë për jetën e njeriut si vlera më e madhe. Gjithësesi norma për shpëtimin e jetës është më bindëse.
7

Indikacionet mjekësore
Diagnoza-Pasi që të jenë bërë analizat dhe të jenë kontrolluar nga mjeku profesionist mund të nxirren konkluzione për natyrën e sëmundjes. Opcionet e trajtimit-Pasi që profesionisti mjekësorë të ketë kuptuar llojin e sëmundjes,ai në bazë të njohurive të tij profesionale cakton edhe llojin e terapisë.Pas diagnostifikimit mjeku mund të caktojë terrapin për të vazhduar me mjekim, rehabilitim në klinikën e onkologjisë qoftë edhe për intervenim kirurgjik, me qëllim të dhënies së ndihmës pacientit për t’ia lehtësuar dhimbjet. Terapia me terapi nënkuptojmë medikamentet e përshkruara nga personeli mjekësor në zvogëlimin apo shërimin e sëmundjes që ka shkaktuar dhembje. Rehabilitimi me rehabilitim kuptojmë qetësimin e dhembjes të pacientit si dhe fillimin e shërimit gradual në interval kohor. Prognoza e mbijetesës- varet nga lloji I sëmundjes,kapaciteti imunitarë I vet pacientit si dhe nga aftësitë profesionale dhe angazhimi I vetë mjekut.Mjeku duhet të angazhohet që sado pakë të ia lehtësojë dhimbjet pacientit dhe të ia zgjasë sado pakë jetën.Zgjatja e jetës së pacientit është e varur nga intervenimi i personelit mjekësor, specialist në intervenimin kirurgjik apo në dhënien e terapisë për rehabilitimin, mjekimin dhe shërimin e kancerit të mëlqisë. Të drejtat e pacientit-pacienti ka të drejtë që të informohet drejtë për sëmundjen e tij , të kërkojë nga mjeku që ta mjekojë sipas të arriturave më të reja të shkencës së mjekësisë. Limiti etikë dhe juridik-zgjidhja e qështjeve etike në mjekësi është e lidhur ngushtë me funksionin e të gjitha profesioneve në mjekësi sipas dispozitave ligjorojuridike.Në zgjidhjen e qështjeve etike në mjekësi ekziston një legjislacion i duardushëm duke përfshirë edhe veprimtarinë mjekësore.Dokumenti më i rëndësishëm në fushën e etikës mjekësore është kodeksi etik i cili përmbanë parime themelore të cilat zbatohen në ushtrimin e profesionit mjekësor.Ky dokument në Kosovë është nxjerrë nga shoqata e mjekëve të Kosovës dhe përmban në vete të gjitha parimet dhe obligimet të profesionistëve mjekësor të bazuar ne deklaratën ndërkombëtare dhe në betimin e Hipokratit. Në Kosovë menjëherë pas luftës me krijimin e Ministrisë së Shëndetësisë janë përpiluar shumë ligje shëndetësore që kanë të bëjnë gjithashtu edhe me problemet e etikës dhe deontologjisë mjekësore. Në fushën e jurisprudencës ekzistojnë ligjet penale në të cilat edhe pse si nene të ndara,përshkruhen situatat e mundësisë së ndëshkimit penalë në raste e veprime të dëmshme ndaj pacientëve, ku profesionisti mjekësor është objekt I ndjekjes penale pasi që dëmi i shkaktuar pacientit i tejkalon kornizat e kodeksit etik.Organet e drejtësisë të cilat njiherit janë organe ekzekutive të ndëshkimit penalë raste të

8

veprimeve të dëmshme,ndërhyrjen në këto situata të gjithaligjore(vdekjet e dyshimta në spital, lëndimet nga ana e profesionistëve shëndetësor, veprat e turpshme etj).

Kualiteti i jetës

Kanceri i mëlqisë është shumë vështirë të kontrollohet vetëm nëse është gjetur në fazën fillestare të tij.Sidoqoftë trajtimi i tij mund që të e përmirësojë sa do pak kualitetin e jetës së pacientit.Mjeku mund të i rekomandoj pacientit,varësisht nga shkalla e sëmundjes,operacion,kemoterapi(trajtimi me barëra antikancer), radioterapi , apo kombinim të këtyre metodave të trajtimit.Efekti I tretmanit varet në masë të madhe nga shkalla e zhvillimit të kancerit.Jetimi I një stili të shëndoshë të jetës dhe një diet e mirë ka rëndësi të madhe.Është veçanërishtë e rëndësishme që ti shmangemi përdorimit të alkoolit.Alkooli mund të përshpejtoj dëmtimin e mëlqisë. Personi me kancer të mëlqisë paraqet rrezik edhe për personat e tjerë. Dihet se njëri ndër shkaktarët kryesore të kancerit të mëlqisë është hepatitis C. Një virus I cili mund të transmetohet tek personat tjerë në mënyra të ndryshme.Ky virus mund të shpërndahet përmes gjakut , marrëdhënieve seksuale , nga nëna tek foshnjet derisa ajo është shtatëzënë etj . Prandaj personi me kancer të mëlqisë duhet të ketë kujdes të madh në sjelljet e tij në raport me familjen e tij si dhe rrethinën në përgjithësi. Kanceri I mëlqisë për fatë të keq është një sëmundje vdekjeprurëse .E tëra që mund të bëhet është që të mundohemi ti ndihmojmë pacientit që qastet e fundit të jetës ti kalojë sa më qetë,pa dhimbje.Të gjithë pajtohen se pak sëmundje shkaktojnë dhimbje aqë torturuese se kanceri në shkallën terminale.Kjo vuajtje jo vetëm që e mundon shumë pacientin po edhe familjen e tij .Nganjëherë,duke mos mundur ti përbllojnë dhimbjet e pa imagjinueshme,vdekja bëhet e mirëseardhur.

9

Qëndrimi i profesionistit shëndetësorë ndaj pacientëve të sëmurë nga kanceri
Duke u nisur nga fakti se mëlqia është një organ i domosdoshëm për jetë ndërsa kanceri sëmundje vdekjeprurëse gjasa që pacienti me kancerë të mëlqisë të shpëtojë është minimale . Ka pak situate të tjera në mjekësi që e godasin aq thellë mjekun siq është rasti me pacientin me sëmundje të pa shërueshme.Problemi etikë i qëndrimit të mjekut ndaj pacientit me kancerë në mëlqi parashtron dilemën:ti thuhet apo mos ti thuhet pacientit e vërteta rreth tij .Në kulturën tonë vdekja përjetohet me frikë . Frika nga vdekja mund të shprehet tmerrësisht .Të vetëdijshëm për zhdukjen e plotë, për shuarjen e jetës vdekja përjetohet si gjë e tmerrshme . Prandaj do ti bënte shumë dëmë njohja e së vërtetës.Pos dy mundësive –rrënja qëllim mirë (pia fraus )apo e vërteta egziston edhe e treta: gjysëm e vërteta. I hospitalizuar në repartin onkologjik pacienti shpeshë është mirë i informuar për karakteristikat e sëmundjeve malinje , andaj në rastë të mashtrimit zakonishtë me komunikim joverbal ai e kupton të vërteten . Pacienti nuk do të kuptojë nëse vërenë se mjeku sillet ndaj sëmundjes së tij si ndaj një sëmundjeje tejet serioze.Psh “keni pasur tumorë beninj i cili nganjëherë mund të jetë shumë i rrezikshëm,ka qenë dashur ta operojmë që të mos shëndërrohet në tumorë malinj…do t’ju rrezatojmë në mënyrë preventive “ i sëmuari ka kuptuar vetëm një pjesë të së vërtetës por më shumë mashtrime. Pa marrë parasysh se ia themi pacientit të vërtetën apo rrenën është shumë me rëndësi që qëndrimi i tërë ekipit që e shëron atë pacient të jetë i njejtë . Është moment shumë i dhimbshëm nëse njëri nga anëtarët e ekipit ia jep pacientit ndonjë informatë kontraverse nga të dhënat e mëherëshme.

Qështjet e përgjithshme
Sëmundja jo vetëm që i shkakton dhimbje trupore të sëmuarit dhe e bënë të vuaj ,ajo po ashtu i shkakton probleme të shumta të tjera të natyrave të ndryshme .Gjendja e
10

rëndë shëndetësore i shkakton kufizime të shumta pacientit gjë që e bënë të largohet nga jeta normle, të mos jetë I aftë të kryej punë e kështu është I detyruar që të largohet nga puna.Kështu pacienti përveq tjerash do të ketë edhe probleme të natyrës financiare, probleme të cilat do të barten në tërë familjen.Është me rëndësi që mjeku këtë ta ketë parasysh dhe ta kursejë pacientin nga shpenzimet e tepërta.Është me rëndësi që nëse sëmundja e pacientit është në fazën fillestare të alarmohet ai për këtë gjë në mënyrë që edhe gjasat për shërim të jenë më të mëdha si dhe shpenzimet të jenë më të vogla.I sëmuari jo vetëm që është problem për familjen por ai është problem i tërë shoqërisë.Një I sëmurë më shumë do të thotë edhe një sfidë më shumë për ata që kujdesen për shëndetësinë në përgjithësi.Është e domosdoshme që shoqëria në përgjithësi e institiucionet adekuate në veqanti të bëjnë çdo gjë për të përmirësuar shërbimet shëndetësore si dhe kushtet e jetës në përgjithësi.Kështu do të kemi një jetë më të shëndetëshme dhe më të lumtur.

LITERATURA:

LIVER CANCER PHOTOS
www.mamashealth.com/livercancer www.canceranswers.com/Liver.Cancer

11

12