Shtatë periudhat e jetës së Muhammedit s. a. v. s.

Dhuna në familje ndaj gruas, fëmijëve dhe dhuna në rrugë janë bërë rutinë. Përdorimi i drogës është zgjeruar, me SHBA – të në krye të listës, si vendi me përdorues më të mëdhenj të drogës në botë. Shkroi: Xhamit Ahte I dërguari s. a. v. s. , ishte mësues, qortues, udhëheqës ushtarak, autoritet shtetërorë, luftëtarë … Mësimi tradicional ndanë jetën e të Dërguarit, Muhammed s. a. v. s., në periudhën mekase dhe medinase. Kjo është një ndarje kronologjike valide dhe paraqet dy aspekte të gjëra të jetës së tij, para dhe pas ngjarjes së hixhretit, migrimit nga Meka në Medine. Një ngjarje me rëndësi historike, që shënon zanafillën e kalendarit islamik. Duke shtuar edhe diçka, unë mendoj se angazhimi i Muhammedit s. a. v. s. , mundë të ndahet në shtatë faza, respektivisht shkallë të zhvillimit. Secila fazë sjell me vete aspekt të ndryshme të personalitetit të tij dhe na rrëfen pikëpamje të ndryshme në misionin e tij. Hulumtimi i periudhave të ndryshme të misionit të të Dërguarit s. a. v. s. , dhe analizimi i dinamikës së tyre të brendshme është e rëndësishme sepse na ofron shembuj që kanë rëndësi të madhe dhe relevante në situatën e sotme. Jeta e tij është më mirë e dokumentuar se sa jeta e të dërguarve tjerë dhe drejtuesve të religjioneve botërore, pikërisht për këtë është e mundur që kjo analizë të ndërtohet në themelet historike. 1 . Në kërkim të dritës në kohën e errësirës: Gjurmues i të vërtetës Në biografinë e të Dërguarit s. a. v. s. , gjejmë se si me vite të tëra mendonte mbi epidemitë shoqërore. Shoqëria në të cilën kishte lindur ishte në gjendjen kaotike morale, religjioze, ekonomike dhe sociale. Është e vështirë të mos e tërheqësh paralelen në mes gjendjes së shoqërisë në shekullin e shtatë dhe gjendjes morale të shoqërisë së sotme në fillim të mileniumit të ri. Familja tradicionale produkt i dy prindërve me relacionin mashkull – grua si themel dhe çerdhe e shoqërisë, në Perëndim me të madhe është duke u shkatërruar. Shfrytëzimi i paturp seksual në media është normal, ndërsa seksi i ndaluar falet, madje edhe është bërë i pranueshëm. Dhuna në familje ndaj gruas, fëmijëve dhe dhuna në rrugë janë bërë rutinë. Përdorimi i drogës është zgjeruar, me SHBA – të në krye të listës, si vendi me përdorues më të mëdhenj të drogës në botë. Alkoolizmi është përhapur me të madhe, në veçanti te nxënësit e shkollës së mesme, dhe në këtë drejtim nuk ndërmerret asgjë serioze. Afroamerikanët janë liruar nga robërimi gati para një shekulli e gjysmë, mirëpo shumica nga ata gjenden në rrethin e pandërprerë të varfërisë dhe diskriminimit, dhe kjo në një farë mënyre, është një robërim ekonomik. Kjo është e shkaktuar për shkak të sistemit që lejon grumbullimin e shthurur të pasurisë pa nxitjen e distribuimit të drejtë. Pabarazitë dhe padrejtësitë ekonomike vazhdojnë me rritjen alarmante. Ekzistojnë shumë karakteristika pozitive në shoqëritë perëndimore, veçanërisht në SHBA, që nënkupton lirinë e shprehjes, mendimit dhe tubimit, raport tolerant ndaj natyrës ekscentrike njerëzore. Megjithatë, këto kualitete, të amerikanit mesatarë rrallë herë i kemi parë tek drejtuesit shtetërorë dhe politik. Shthurja e lëmshit (jo) moral në shoqërinë e sodit patjetër duhet të jetë pjesërisht prezentë ne mendimet e individëve të ndërgjegjshëm. Ata mundë të nxjerrin ngushëllimin dhe inspirimin personal nga jeta e të Dërguarit s. a. v. s. . Shoqëria fisnore arabe e shekullit të

shtatë, struktura e së cilës ishte e ndërtuar në lakmi, shfrenim dhe dhunë, është ndryshuar për një kohë shumë të shkurtër me ndikimin e të Dërguarit s. a. v. s. , në një shoqëri me një nga standardet më të fuqishme në histori. Mëshira, nënshtrimi, besnikëria, ndaj Zotit, dhe barazia i zëvendësuan principet fisnore të krenarisë të vjetra, thellë të mishëruara siç ishin pasuria, familjarizimi dhe pozita në shoqërinë e injorancës, si dhe sjellja egocentrike. Gratë për herë të parë në histori fituan të drejtat dhe krenarinë. Ndërsa shtresat e rrezikuara dhe të dobëta të shoqërisë fituan mbrojtje. Seksualiteti është zhdukur nga skena publike, duke u bërë çështje e jetës private dhe marrëdhënieve të shëndosha. Pasuria është vendosur në qarkullim, është shpërndarë energjia e shpresës edhe te pjesët më të varfra të shoqërisë, aq sa varfëria filloi të duket gati fenomen i shkuar. 2. Këshillues dhe qortues Para njërit nga udhëtimet e veta meditative në shpellë në afërsi të Mekës, i Dërguari, Muhammedi s. a. v. s. , pranon Shpalljen. Shpallja e lartësuar është argument vërtetues se njohurit qiellore janë të rëndësisë së veçantë në drejtimin e intelektit të lindur të kufizuar njerëzorë. Thellësia e diturisë se ai është pranuesi i kësaj shpallje Hyjnore si dhe madhështia e detyrës, e frikësuan Muhammedin s. a. v. s. Në rend të parë këtë ngjarje të përmasave historike e ndau vetëm me familjen e afërt dhe disa miq shumë të besueshëm. Është fascinante dhe instruktive se edhe vetë ky person, që më vonë do të vlerësohet si personi më me ndikim në historinë e njerëzimit, në fillim pati periudhën e dyshimit në lidhje me misionin e tij. Trimërimi dhe ambientimi erdhën nëpërmes Kur'anit, pastaj përkrahja dhe besueshmëria që ia dha gruaje tij Hatixhja (All – llahu e mëshiroftë), dhe pas miqve të afërt që i ofruan përkrahje për të cilën kishte nevojë – sigurisht se kjo është një mësim shumë i madh për neve kufomat e rëndomta! 3. Optimist i paluhatshëm Hapi vijues në jetën e tij është sjellja e ndryshimeve proaktive duke i thirrur njerëzit në Islam (da'we) Me këtë pashmangshëm paraqiten edhe fuqitë armiqësore prezentë në shoqëri. Ndryshimi gjithnjë është kërcënues, aq sa ndryshimi është më i madh, edhe ndjenja e kërcënimit bëhet më e fuqishme. Ky është konstatim i saktë për shoqërinë sistemin e themeluar dhe të vendosur – pa marrë parasysh se për çfarë ndryshimi bëhet fjalë – qoftë ai i natyrës ekonomike, sociale apo i natyrës së sjelljes. Kjo gjithashtu është e saktë edhe nëse bëhet fjalë për ndryshime personale siç është transformimi në veshjen e bukur, ndalimi i promiskuitetit ose konsumimi i mjeteve dehëse. Ndryshimi i principit që ishte vlera dhe lartësimi i krenarisë për pasuri dhe atdhe ose statusi superior në shoqëri i ngjyrës së lëkurës me motive raciste, të luftosh për principe të drejta në një shoqëri çfarë ishte ajo mekase, ishte detyrë shumë e rëndë. Nuk është befasuese aspak pse lufta për ndryshime u bë shumë e rrezikshme për jetën. Muhammedi s. a. .v. s , ai ishte i detyruar që ta vendos jetën e tij në rrezik, edhe pse në shumë raste shoqëria e porsalindur myslimane gjendej afër shfarosjes së mundshme. Guximi dhe fuqia shpirtërore para fatkeqësisë dhe armikut është dukuri e njohur e kësaj faze. Durimi dhe paluhatshmëria e Muhammedit s. a. v. s. , gjatë kësaj periudhe ishte burim i fuqisë për shumë mysliman të cilët e gjenin veten në situata gati të pakapshme. 4. Lider pluralist Hixhreti, migrimi që shënon fillimin e periudhës tjetër, përfshinë planifikimin detal dhe ekzekutimin e saktë të planit. I Dërguari s. a. v. s. , me këtë tregon se mbështetja në forcat e veta (mundin) dhe mbështetja në All –llahun e Lartësuar shkojnë së bashku, dhe që të dija janë të rëndësishme për suksesin. Me nominimin dhe zgjedhjen për lider të shoqërisë medinase, na tregon neve edhe një aspekt të personalitetit të tij: kapaciteti dhe fuqia për të krijuar një shoqëri të vërtetë pluraliste dhe

të ndryshme e ndërtuar në drejtësi dhe krenari për të gjitha grupet etnike dhe religjioze. Në këtë periudhë të shkurtër pas migrimit në Medine, Muhammeid s.a.v. s., dëshmoi se është në gjendje të bashkoj fraksionet e ndryshme duke krijuar një standard model për bashkëpunimin e tyre. Pa u vërejtur kalon nga gjendja e personit të internuar në pozitën e një lideri me shumë përgjegjësi administrative dhe ligjore. "Kushtetuat e Medinës" , është dokument e cila ofron rregulla të jetës në një shoqëri pluraliste. Është dokument që do të duhej në mënyrë detale të hulumtohet dhe të zbatohet në botën aktuale, multireligjioze dhe multikulturore. 5. Trim, luftëtarë, por, jo me vullnetin e tij Pas këndelljes së shkurtër në Medine, misioni i tij është vërshuar nga nevoja e luftës për të mbijetuar. Tri luftëra për katër vite: Bedri, Uhudi, dhe Ahzabi, ku ishin të detyruar të kërkonin mbrojtje nga kërcënimi dhe zhdukja fizike, gjë që kërkonte energji dhe kohë të mjaftueshme. Megjithatë, zhvillimi dhe ndërtimi i shoqërisë vazhdon. Është e rëndësishme të kujtojmë faktin se i Dërguari s. a. v. s. , dhe pasuesit e tij nuk filluan asnjë luftë, edhe pse ballafaqoheshin me kundërshtar shumë agresiv. Muhammedi s.a. v. s. , dhe myslimanët në këto beteja kanë hyrë me disiplinë të rreptë, duke iu shmangur rastit që t'i shkaktojnë lëndime të pafajshmëve, duke i përdorur vetëm forcat dhe fuqitë e nevojshme për qëllime ushtarake. Gratë, fëmijët dhe civilët nuk guxonin të sulmoheshin. Kur armiku e ndërpriste luftën, i jepej strehimi. Në gjendje tensioni dhe hidhërimi ishte e ndaluar për myslimanët të sulmonin armikun, madje edhe në vet vlugun e betejës ishin të detyruar të tregonin përmbajtje. I Dërguar s. a. v. s. , shërbehej me strategjitë e reja në beteja, siç ishte edhe përdorimi i istikameve para sulmeve të mundshme. Në rast se hapeshin istikamet ai ishte pjesëmarrës aktiv me shokët e tij. Shpesh konsultohej me këshillin e pasuesve të tij (Shura), dhe vepronte sipas mendimit të shumicës (Ixhma), madje edhe atëherë kur vendimi nuk ishte në të njëjtin vijë me mendimin e tij 6. Autoritet shtetërorë par exellent dhe mësues Nëpër mes fazës vijuese na tregon neve kapacitetin për kompromis dhe paraqet shikim dhe urtësi për të ardhmen ku e kupton se paqja, madje edhe kur arrihet në kushte jo të volitshme në dukje, është më e mirë se sa armiqësia, respektivisht lufta. Ata të cilët bisedojnë me kundërshtarët e tyre duhet të analizojnë dhe e shikojnë në "Marrëveshjen e Hudejbisë". Fitorja e paqes në mbështetje të kësaj marrëveshje me Kurejshitët ishte e rëndësishme që nxiti ekspozim edhe më të madh të numrit të myslimanëve. Ky shembull gjithashtu mundëson ndërtimin e modelit të shoqërisë së drejtë e cila funksionon në mënyrë të drejtë. Grumbullimi i pasurisë është i lejuar, mirë po në të njëjtën kohë duhet të injektohet edhe në kapilarët më të vogla të sistemit ekonomik në shoqëri. Kjo është një shoqëri egalitare me barazi dhe drejtësi për të gjithë, e drejtuar me konsultime reciproke, shoqëri me të drejta të barabarta para ligjit, ajo që merr nën mbrojtje shtresat më të dobëta – fëmijët, grat, të varfëritë dhe robërit. Siç është paraqitur në shumë raste në këtë fazë të jetës së tij, i Dërguar s.a. v. s. , na paraqitet si autoritet shtetërorë i shkëlqyeshëm. Zgjidh konfliktet, zbutë situatat me potencial për të eksploduar shumë lehtë, duke i mundësuar palëve në konflikt që të ndahen sikur miq dhe aleatë. Nuk i frikësohet rrezikut, por kurrë nuk është i pa arsyeshëm dhe ofron kompromis në interes të paqes. Misionarët e tij të dërguar te popujt tjerë bartin mesazhin e bashkëpunimit duke kërkuar gjuhën e përbashkët. Kur diçka premton atë edhe zbaton. Nëse kundërshtari ndërprenë marrëveshjen ose thyen premtimin, nuk ndalet nga qëllimi që të ofrohet mundësia për mbajtjen e pacenueshmërisë së marrëveshjes. 7. Lider i mëshirshëm dhe udhëheqës shpirtërorë Faza e fundit fillon me çlirimin e Mekkes, që tregon demonstrimin e planifikimit të kujdesshëm dhe përdorimin e ushtrisë superiore me qëllim të fitores pa humbur jetët në të dy anët e

frontit. Zemërgjerësia e shtangur dhe nënshtrimi para fitores që Muhammedi s. a. v. s. , së bashku me sahabet e tij e arritën me këtë rast, tregon se kjo ngjarje është e pa përsëritshme dhe e veçantë në histori. I nënshtruar para një fitore, përmallues, falës madje edhe për kundërshtarët zemërgurë. Fjalimi i fundit përforcon ndryshimet sociale, ekonomike dhe morale të cilat ishin prurjet e reja në shoqëri. Koha ishte të përgatitej për fundin. Misioni i anatomisë, rritja e tij dhe evoluimi, në masë të caktuar kap paralelet ne shkallët dhe fazat e vetë jetës së njeriut. Këto shkallëzime jo vetëm që na tregojnë zhvillimin e sofistikuar të mesazhit, por edhe një rritje të pjekurisë për ata që e bartin këtë mesazh. "Dëgjuesit" me an të këtij mesazhi vetëdijesohen për nevojën e kuptimit të rëndësisë së detyrës për të bartur mesazhin te pasardhësit. Misioni i Muhammedit s.a.v. s. , në analizën e saj më koncize ishte interpretimi. Për gjatë kohës, shumë dallime të mbështetura në dogma, politik, sekte dhe lartësim të personaliteteve janë paraqitur në mesin e pasuesve të islamit. Megjithatë, përkundër shume sekteve hetorodokse, çerdhja e mesazhit të Kur'anit dhe realizimi i tij në kohën e të Dërguarit s. a. v. s. , janë gjallë dhe të pakundërshtueshme, edhe më tutje duke ofruar ngushëllim shpirtëro, kënaqësi intelektuale dhe disiplinë sociale për shumë njerëz, duke e bërë islamin fenë me rritjen më ta madhe në numër nga ata që e pasojnë. Burimi: islamcity.com Përktheu nga boshnjakishtja: Nexhmedin Ademi