Dr.

Musli Vërbani

NOCIONI I “FETVAS” DHE ”MUFTISÊ”DHE E DREJTA E GRUAS PËR TË DHÊNË “FETVA” DHE PËR TË QENË ”MUFTI”

Fetva është term i cili ka për qëllim gjykimin juridik, me fjalë tjera është term i cili ka për qëllim vendimin legjislativ të cilin e jep juristi i specializuar në Islam për një çështje të caktuar. Fetvaja zë vend shumë të rëndësishëm në sheriatin Islam dhe ka vlerë të madhe në jetën e besimtarit. Zakonisht fetvaja i jepet një personi i cili bënë pyetje për të zgjidhur një çështje të fikhut, sepse fikhu Islam përfshinë të gjitha çështjet për të cilat ka nevojë njeriu në këtë botë dhe në botën tjetër pra është çështje e të specializuarit për një çështje fetare duke argumentuar me argumente. Çdo dijetarit që i parashtrohet një pyetje për çështje të legjislacionit Islam dhe ai e di, e ka për detyrë të përgjigjet, nëse ai pa kurrfarë arsye nuk jep përgjigje ai është mëkatar. Fetvaja ka të bëjë vetëm me çështjet të cilat nuk janë të precizuara në Kur’an. Personi i specializuar për të dhënë përgjigje quhet Mufti. Muftiu nuk guxon të flas sipas tekeve të tija, por përgjigja e tij duhet të jetë në përputhshmëri të plotë me rregullat themelore, në të cilat rregulla bazë mbështetet dhënia e fetvasë sepse Muftiu i shpjegon rregullat e fesë. Nga kjo rezulton se Mufti nuk mund të bëhet çdokush. Për këtë arsye dijetarët Islam i kanë parapa kushtet për të pasur të drejt të jepet fetva dhe për të qenë Mufti, të cilat kushte i kanë nda në kushte të kuptimit shkencorë dhe në kushte të personit fizik . Kushtet në kuptimin shkencorë janë: - Të ketë njohuri për Kuranin; - Të ketë njohuri për sunetin e Muhamedit s.av.s.; - Të ketë njohuri për Ixhmain; - Të jetë njohës i mirë i analogjisë; - Të jetë ekspert i lëmisë së Usuli Fikhut; - Të njohë gjuhën arabe; - dhe ti njeh qëllimet e përgjithshme të sheriatit. Kushtet e personit fizik të muftisë janë: - Të jetë besimtarë; - Të jetë i moshës madhore; - Të jetë i drejtë; - Të jetë i drejt dhe të jetë i mençur, që do të thotë ti kuptoj gjërat drejt. Nga të gjitha kushtet të cilat janë të parapara nuk është e paraparë që mufti të jetë vetëm mashkulli, por ka të drejt edhe femra. Gjatë tërë historisë Islame femra ka qenë aktive në lëmenjtë shkencore, e po ashtu edhe në shkencën e fikhut, ajo ka punuar në të gjitha veprimtaritë¨e jetës, ka qenë juriste me fjalë tjera ka qenë mufti sepse ka dhënë fetva sepse duhet ditur se nocioni mufti nuk ka të bëje me pozitën udhëheqëse por ka të bëjë me legalitetin për të dhënë mendim të specializuar në sheriatin Islam. Gjithashtu nuk ka argument të qartë në sheriatin Islam për të mos qenë femra prokurore.

Në Suretu Tevbe Zoti i Lartëmadhëruar edhe besimtarët por edhe besimtaret i ka barazua në çështjen e urdhërimit në të mirë dhe në të larguarit nga e keqja, ku bënë pjesë edhe çështja e fetvasë. Në këtë sure thuhet: “Besimtarët dhe besimtaret janë dashamirë të njëri-tjetrit, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do ti mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i Urtë.” Et Tevbe,71. Kur’ani famëlartë ka regjistrua raste ku femra ka pasur mendime të përkryera, ku ka pasur mendime të drejta, sa për ilustrim po përmendim Suretul Muxhadele ku fillon ajeti i parë i kësaj sure në këtë mënyrë: “Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e saj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te Allahu, prandaj Allahu ka dëgjuar bisedën tuaj. Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.” El Muxhadele, 1. Ky ajet dhe ajetet në vazhdim kanë anulua zakonet e kohës së injorancës dhe këshillojnë për sjellje njerëzore ndaj bashkëshorteve e shkak ka qenë femra. Ka raste ku edhe Muhamedi s.av.s është pajtuar, apo e ka marrë mendimin e drejtë të femrës. Gjatë marrëveshjes së Hudejbijës Ummi Seleme ka dhënë mendim të cilin e ka pranuar Muhamedi a.s., kështu që ai mendim (fetva) i ka shpëtuar edhe sehabet që të mos vepronin në kundërshtim me sheriatin. Pasi që Pejgamberi a.s e kishte nënshkruar marrëveshjen, ka dalë para sehabeve dhe u ka thënë: “Ngrihuni, preni Kurbanet dhe rruani kokat e juaja”. Nuk është ngritur asnjëri prej vendit deri sa u ka thënë tri herë. Pastaj ka hyrë në tendën e Ummi Selemes dhe i ka tregua se nuk e ka dëgjuar asnjëri. Ummi Seleme e jep mendimin e saj dhe i thotë: “Dil ti i pari mos i fol askujt asnjë fjalë shko dhe preje deven tënde kurban dhe rruaje kokën.” Muhamedi a.s. veproi ashtu, (e pranoi mendimin e saj) kur a kanë pa tjerët pastaj edhe ata kanë vepruar ashtu. Urvete bin Zubejri tregon për Aishen r.a.: Nuk kam parë grua më të ditur në mjekësi, as në fikh, as në poezi se Aishja r.a., shkonim te ajo dhe ajo me diturinë e saj na i vërtetonte. Edhe Muhamedi a.s i ka udhëzuar shokët që të merrnin dituri nga Aishja r.a. sepse shumë çështje të fikhut sidomos çështjet të cilat kanë të bëjnë me fikhun e grave janë¨marrë pikërisht nga ajo. Në historinë Islame është i njohur rasti kur gruaja e ka kundërshtuar në mendim Omerin r.a. derisa ai ishte Halife i myslimanëve, ndërsa Omeri para masës së gjerë ka thënë: “Mendim të drejt ka dhënë gruaja, ndërsa Omeri ka gabuar”. Duke u nisur nga fakti se iftaja (Fetva) dhe institucioni mufti nuk është pozitë udhëheqëse, por institucion që jep përgjigje për çështje të fesë, vijmë në përfundim se femra mund të jetë mufti, përderisa sa i përket hadithit të cilin e transmeton Buhariu nga Ebu Bekri Merfuë: “Nuk shpëton populli të cilin e udhëheq femra” ka të bëjë me pozitën e udhëheqësit kryesor për të gjitha çështjet e umetit, pra për udhëheqjen dhe prirjen absolute për të gjitha çështjet e umetit si ato ekonomike, politike ushtarake etj. etj. e assesi nuk ka të bëjë¨me atë se nuk ka të drejt të jetë mufti dhe të jep fetva. Ndërsa, sa përket disa çështjeve tjera nuk ka pengesë të jetë udhëheqëse si p.sh. të jetë drejtore e arsimit, ministre e një ministrie, edukatore, thirrëse në rrugë të Allahut, juriste (Mufti) etj. Për këto ka të drejt udhëheqjeje me ixhmaë (Mendim unanim i të gjithë ekspertëve Islam). Këto të drejta i ka pasur brez pas brezi deri në ditët e sodit.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful