You are on page 1of 12
ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT Që nga ditët e hershme të Islamit, çështja e edukimit ka

ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT

Që nga ditët e hershme të Islamit, çështja e edukimit ka qenë në mendjet e myslimanëve. Fjala e parë e Kur’anit që iu shpall Profetit Muhamed a.s. në fakt, ishte “Lexo”. Profeti Muhamed a.s. deklaroi dikur se “Kërkimi i dijes është i detyrueshëm për të gjithë myslimanët.” Me një urdhër të tillë të drejtpërdrejtë për të dalë dhe për të kërkuar dije, myslimanët i kanë kushtuar rëndësi të madhe sistemit arsimor në mënyrë që të përmbushin këtë detyrim të vendosur mbi ta nga Profeti

ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT Që nga ditët e hershme të Islamit, çështja e edukimit ka

faqe 6

ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT Që nga ditët e hershme të Islamit, çështja e edukimit ka

Mendimi

Mendimi

ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT Që nga ditët e hershme të Islamit, çështja e edukimit ka

forumi intelektual mysliman

www.gazetamendimi.com

n r. 10 (13)

tetor

2013

“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,
“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,
“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,
“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.”
(Ebu shejh Ibn Hiban)
“Adhurojeni Mëshiruesin, ushqeni të tjerët dhe
përshëndetuni me selam, në mënyrë që të hyni
në Xhenet me paqe.”
(Tirmidhiu)
“Kur të gatuash mishin shtoje ujin, në
mënyrë që t’i japësh edhe familjes nevojtare
nga fqinjët e tu.”
(Muslimi)
Vlera e ndihmës ushqimore
(paqja qoftë mbi të)
ka thënë:
Profeti Muhamed
“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,
   

faqe 9

Dita e Arafatit dhe vlera e saj

ROBERT KOHU

Festa e Kurban Bajramit

Mr. Arvizu, vazhdo të udhëheqësh!

Nga Dr. shefqet K RA sniqi

Sëmundjet që fitohen nga mishi i derrit

Përktheu: Rasim V R i O ni

Nga Brenton KoTorri

(Pa) përgjegjësia në trafik

Nga Arens Gjevori

Nga Arens Gjevori

Nga Dhurata GoGA

Nga Klajd By Ly K u

Nga Julian HOXHAJ

Nga enklid PeLAri

Ndotja e ajrit në Elbasan

Nga Roald A. Hys A

Poezi nga Behauddin GASHi

(1843-1910 )

Shoqëria moderne pa Zot dhe ekstremizimi

“Duke pritur Godonë”

Karamanlisi

tranzicioni

Papandreu

“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,
“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,

Berisha si

“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,
“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,

TË DUAM

“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,

Rama si

  • faqe 10

  • faqe 9

Rrëfim

  • faqe 11

ALLAH

  • faqe 4

  • faqe 3

  • faqe 5

  • faqe 5

  • faqe 2

faqe 8

faqe 3

faqe 5

apo

“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,
“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,
“Më i miri nga ju është ai që ushqen njerëzit.” (Ebu shejh Ibn Hiban) “Adhurojeni Mëshiruesin,

Mendimi

/ Tetor 2013 /

2

Shoqëria moderne pa Zot dhe ekstremizimi

Po nuk pate parë dekën e ke hak ...

Tetor 2013  2  Shoqëria moderne pa Zot dhe ekstremizimi Po nuk pate parë

Nga Roald A. Hys A

J o vetëm historia e shenjtë e fesë, por edhe ajo profane na rrëfen se të

gjitha fetë e kanë burimin në monoteizëm, pra e kanë bazën tek adhurimi i një Zoti. Brenda një kohe të shkurtër njerëzit e kor- ruptuan atë në politeizëm dhe i shumëfi- shuan zotat në mënyra të ndryshme. Për çdo emër dhe cilësi të Zotit sajuan një zot tjetër, p.sh. Krijuesi, i Shenjti, i Drejti etj.; hyjnizuan fuqitë e mëdha të natyrës, si:

ajrin, ujin, tokën, zjarrin, yjet, qiellin, diel- lin etj.; pastaj hyjnizuan baballarët e fiseve dhe të popujve të ndryshëm. Pastaj ranë edhe më poshtë, në idhujtari, në adhuri- min e pamjeve, të simboleve të të gjitha atyre zotave të shumëfishuar, dhe së fund- mi ranë në teprimin e vetë këtij teprimi në fetishizëm. Kjo është pak a shumë rruga e ndjekur nga popujt e ndryshëm në kor- ruptimin e fesë primare, asaj të adhurimit të një Zoti të vetëm në shumëfishimin e zotave sipas interesave e konjukturave thjesht njerëzore. Regjimi komunist 50-vjeçar i mëshoi gjerësisht kësaj tabloje, por duke krijuar zotat e rinj, katër kla- sikët e marksizmit, të cilëve iu shtoi një të pestë. Tashmë gjendemi përpara një materializimi ekstrem të shoqërisë, ku varfëria nga një virtyt, siç shihej më herët nga shoqëria dhe iu ofrohej dora e ndih-

Gold AG

mës nga kushdo që e kishte një mundësi të tillë; sot po shihet si një gjendje e va- jtueshme dhe e pamerituar, e për pasojë këta individë dhe kategori shihen edhe si të padenjë për të jetuar midis nesh, e në raste ekstreme edhe për të marrë frymë. Kjo shoqëri ka krijuar fetishet e saj të përbashkëta dollarin, euron e Merilin Monronë. Tashmë po përflitet edhe për një monedhë krejt të re e të padukshme «bitcoin», monedha elektronike - inter- netare. Kjo është ta ekstremizosh edhe më tej jetën njerëzore, duke e globalizuar me para dhe vlera që nuk shihen, por që tejkalojnë kufijtë e imagjinatës dhe të padukshmes. Shoqëria njerëzore përherë e më tepër po i drejtohet parasë, si mjet për të arritur gjithçka. Por vetëm se kanë har- ruar që paraja nuk është lumturia. Mund të krijohen të mira, porse paraja është mjet këmbimi dhe pushteti. Në të shkuarën lufta e klasave gjatë regjimit komunist krijoi monstruozitete, ku babai dënonte djalin e djali babain, gruaja padiste burrin për në burg e burri gruan. Ndërsa sot, megjithëse të mirat materiale janë të arrit- shme është krijuar efekti i kundërt, dhuna dhe vrasja brenda familjes është kthyer në një trend fatkeq, ku njerëzit po dëmtohen pa i menduar pasojat fare. Ekstremizimi dhe ekstremet favorizojnë të paaftët dhe diktaturat, favorizojnë shtrembërimet dhe për pasojë mbizotëron më pas pa- drejtësia në mungesë edhe të parametrave shpirtërore. Shoqërisë së sotme i nevojitet një rikthim i menjëhershëm në burimet origjinale shpirtërore të përfaqësuara nga besimi monoteist në një Zot, si burim mëshire dhe bamirësie. I pasuri do ta shi- hte të varfrin me butësi, dhe do të fitonte kështu mirënjohjen që i takon, duke i rikthyer kësaj shoqërie dinjitetin që i mungon. Si dhe i varfri jo vetëm që do të lehtësohej nga barra e halleve, por do të ndihmonte në futjen e parametrit të mëshirës në shoqërinë e sotme moderne, së cilës i ndjehet mungesa sot.

(Pa) përgjegjësia në trafik

nga Dr. shefqet K RA sniqi

P a dyshim njerëzimi ka arritur të zbulojë e shpikë shumë gjëra të

të kujdeset edhe për zogj për të mos i shkelur kur të kalojë nëpër vendbanime, e lëre më për njerëz. Shoqëria jonë me shumicë absolute jemi mysliman, e ne e dimë fort mirë sesa shumë rëndësi i ka dhënë Allahu jetës së njeriut, duke kra- hasuar mbytjen e një njeriu me mbytjen

e gjithë njerëzimit:

...

Se kush mbyt një

njeri (pa të drejtë), pa mbytur ai ndon- jë tjetër dhe pa bërë ai ndonjë shkatër- rim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t›i kishte mbytur gjithë njerëzit ” ...

(Kur’ani: Maide: 32).Njeriu për çdo ve- për që bën në këtë dynja ka për t’u pyetur për të në botën tjetër, sado e vogël qoftë ajo vepër, e mos të flasim kur është në pyetje jeta e njeriut. Fetarisht, nëse për mbytjet e kësaj natyre nuk parashihen dënimet e caktuara, dënimi me vdekje, një masë ndëshkimi ka. Përveç pagimit të gjakut, gjykatësi ka të drejtë që si masë vetëdijesuese ta dënojë edhe me dënime të tjera. Por, nuk do të doja që trajtimi i kësaj dukurie të diskutohet vetëm nga ky këndvështrim juridik. Unë dua të di se çfarë përjetojnë ata që mbysin njerëzit në komunikacion, ç’ndërgjegje kanë, si ndihen?! Mendoj se është çasti i fundit kur shteti duhet të ndërmarrë diçka për ta parandaluar këtë dukuri. Ministria e Infrastrukturës respektivisht Departa- menti i Komunikacionit duhet të bëjë të pamundurën të vendosë shenjat në çdo cep të rrugës. Dyshoj që ka ndonjë vend tjetër në Evropë që i mungojnë shen- jat e komunikacionit sa Kosovës. Si ka mundësi që të mos jemi në gjendje t’i vendosim vetëm disa vija të bardha në mes të rrugës e ca të verdha në skaje të saj, ndërsa paguajmë dyzetë euro në vit për çdo makinë në emër të taksave rrugo- re. Domethënë paraja nuk mungon, por interesimi i qeveritarëve dhe sinqeriteti i tyre. Pastaj patrullat e policisë duhet të jenë më të shpeshta, në veçanti në vendet e populluara. Policia duhet të vendos pika, të cilat vërehen nga qytetarët, e jo të fshihen pas ferrave e drunjve. Ky veprim nuk është i drejtë e aq më pak njerëzor, sepse kështu nuk po ndalen aksidentet, por vetëm po gjobiten njerëzit. Ndaj synimi i shtetit nuk duhet të jetë gjobitja dhe mbled- hja e parave nga qytetarët, por synimi i tyre të jetë parandalimi i fatkeqësive. E kur njerëzit e dinë se ka pika poli- core të gjithë ngadalësohen dhe kështu evitohet rreziku. Gjithashtu duhet bërë sensibilizimi i qytetarëve. Duhet kujtuar njerëzve për vlerën e jetës së njeriut dhe rrezikun që ka makina. Sa shumë njerëz harrojnë se pikërisht makina më e avan- cuar mund të jetë më vdekjeprurëse. Mbesim me shpresë që qeveria jonë, dhe shoqëria në përgjithësi, do të vetëdijëso- hen e t’i kushtojnë më shumë rëndësi jetës së njeriut, sepse ajo nuk është lule që çelë çdo pranverë. Allahu na drejtoftë të gjithëve, selam alejkum.

cilave ua ka parë hajrin dhe vazhdon t’ua shohë. Ndër to është edhe përparimi teknologjik, i cili krahas dëmeve anë- sore, po i sjellë dobi njerëzimit në shumë sfera përfshirë edhe trafikun apo komu- nikacionin. Këto të mira, fal Zotit, po i gëzojmë edhe ne sot duke pasur parasysh se pothuajse çdo shtëpi sot ka makinë, madje disa kanë edhe nga dy e më shumë. Sido që të jetë, teknologjia në përgjithësi, krahas të mirave dhe anëve pozitive, ka edhe anën e vet negative. Nga pakujde- sia dhe abuzime me shpejtësinë thuajse për çdo ditë ndodhin aksidente, madje jo rrallë edhe fatale. Rasti i fundit në zonën e Llapit, ku një polic vrau dy vëllezër dhe lëndoi tre të tjerë, si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara, thuajse nuk mori analizën e duhur. Për rastin u njoftova përmes mediave, edhe pse nuk i njihja, nuk munda të rri pa shkuar t’i vizitoj e t’u shpreh ngushëllime. Por, më tregoni ju lutem, çfarë t’u thotë njeriu familjarëve në këso raste? Mos u mërzitni se ua ka shkelë polici djemtë?! E pse t’i shkelë polici, kur ai është që vë rregull, apo së paku duhet të ruajë rendin në komunikacion?! A mos vallë nuk vlejnë rregullat për policë, pasi që ata i vendosin ato, ashtu siç nuk po vlejnë ligjet për qeveritarë?! Apo mos ndoshta së pari policët kanë nevojë për vetëdijesim, kanë nevojë për t’ua ku- jtuar se jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë?!Në fakt, nga përditshmëria po mësojmë se qeveritarët, biznesmenët, ‘komandantët’, policët dhe me një fjalë të gjithë drejtuesit e mjeteve, janë më të pakujdesshmit në timon ose udhëtojnë me shpejtësi tej kufijve të lejuar. Nuk ka askush të drejtë ta anashkalojë jetën e askujt e as ta nënvlerësojë atë. Njeriu i mirë dhe besimtari i ndershëm duhet

Tetor 2013  2  Shoqëria moderne pa Zot dhe ekstremizimi Po nuk pate parë

e-mail:

gazetamendimi@gmail.com

/

mobile:

0696785099

Mendimi

/ Tetor 2013 /

3

Mr. Arvizu ,vazhdo të udhëheqësh!

Nga Julian HOXHAJ

Tetor 2013  3  Mr. Arvizu ,vazhdo të udhëheqësh! Nga Julian HOXHAJ A mbasadori

A mbasadori amerikan z. Alek- sandër Arvizu është nderuar me

titullin më të lartë të qytetit të Elbasanit. Titulli “Qytetar Nderi “, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, i është përcjellë amba- sadorit të SHBA nëpërmjet një ceremonie të zhvilluar në teatrin Skampa. Në hapjen e ceremonisë në fjalën e tij kryebashkiaku, Qazim Sejdini ka theksuar praninë dhe mbështetjen e ambasadorit Arvizu për El- basanin si përmes projekteve ashtu edhe duke zgjedhur Elbasanin si forum apo platformë për t’i dhënë mundësinë poli- tikës të marrë mesazhet e qytetarëve. Ai ka siguruar ambasadorin Arvizu për vazh- dimësinë e të gjitha projekteve të bisedu- ara me të si dhe të ideve për zhvillim apo reformimin e politikbërjes në përgjithësi. “Për mua si inisiator i dhënies së këtij titulli, pjesa më e madhe shkon për ju, pasi për shumë probleme keni zgjedhur Elbasanin si forum për t’i dhënë mesazhe

politikës shqiptare. Brenda pak ditësh ju do të largoheni nga Shqipëria, por dua t’ju siguroj se do vazhdoj të zbatoj projek- tet që kemi biseduar personalisht për El- basanin. Në një veprimtari shumë frymë- zuese për Elbasanin ju shkruat me dorën tuaj “Elbasan, vazhdo të udhëheqësh!”, Unë dua të përgëzoj me të njëjtën fjalë :“Zoti Arvizu ,vazhdo të udhëheqësh!”- tha Sejdini. Në fjalimin e falenderimit ambasadori

amerikan Aleksandër Arvizu është shpre- hur mirënjohës për titullin dhe për mik- pritjen e qytetarëve të Elbasanit. Ndërsa ka falenderuar për pjesëmarrjen veçanër- isht Imamin, Selamin, Blushin apo Alfred Pezën. Ambasadori ka përmendur edhe faktin se veç përfaqësimit të PD aktual- isht dy të parët janë edhe ndër nismëtarët në vitin 1992. Ai gjithashtu do të përcillte një mesazh për qeverisjen nisur edhe nga situate aktuale ekonomike për vazhdimin e reformave të mëtejshme në interes të qytetarëve. “Dëshiroj të vlerësoj faktin se këtu kemi disa personalitete që e prezantojnë vendin, siç janë deputetët e Elbasanit. Me disa prej jush kam pasur nderin të punoj . Jam i nderuar që sot kemi dy ministra nga qeveria shqiptare që na nderojnë. Dua të falenderoi Alfred Pezën, që në fillim e njoha si gazetar dhe më pas si politikan. Falenderoj Eduart Selamin dhe Arben Imamin. Ajo që vlerësoj është se jeni jo vetëm personalitete që përfaqësoni Parti- në Demokratike, por se keni qenë aty që në vitet 90. E vlerësoj kontributin tuaj. Qeveria është udhëheqëse e zhvillimit të vendit. Shqipëria po bën përparim të pa mohueshëm, por reformat janë të nevojshme. Qeverisja vendore ka pak të ardhura.”- tha ndër të tjera Ambasadori Aleksandër Arvizu, në fjalën e tij. Elbasani është shtëpia e parë e korpusit të paqes ka

Tetor 2013  3  Mr. Arvizu ,vazhdo të udhëheqësh! Nga Julian HOXHAJ A mbasadori

Ndotja e ajrit në Elbasan

E lbasani prej vitesh renditet ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një studim, nga ku ka rezultuar se shi-

frat e personave të prekur nga kanceri dhe sëmundjet e mushkërive janë tepër të larta. Specialistët shprehen se shkaktari kryesor i shfaqjes së këtyre sëmundjeve është smogu, ndërkohë që ish-Metalurgjiku vazhdon të mbetet ndotësi kryesor. Prej disa muajsh, qyteti i Elbasanit mbulohet nga re të zeza tymi, të cilat janë mbetje industriale të ish- Metalurgjikut, ku zhvillon aktivitetin kompania koncesionare “Kurum”. Kjo e fundit duhej të kishte instaluar impiantin e pastrimit të skrapit prej disa muajsh por puna është zvarritur nga drejtuesit e kompanisë. Çdo mëngjes, qyteti zgjohet i mbështjellë nga një re e zezë, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi. Përveç ish-Metalurgjikut, shkaktarë të ndotjes së mjedisit në Elbasan janë mbetjet e skrapit dhe mbeturinat urbane. Kështu, depozitimi i mbetjeve të skrapit pranë ujërave të lumit Shkumbin vijon të mbetet një problem shumë serioz për qytetin. Sakaq, fusha e grumbullimit të mbeturinave urbane vazhdon që të mbetet një nga ndotësit kryesorë. Djegia e mbeturinave është shndërruar në një shqetësim të madh për banorët e qytetit dhe me gjithë kërkesat e herëpashershme nuk është marrë asnjë masë për spostimin e tyre në një landfild që të plotësojë kriteret mjedisore. Mbeturinat depozitohen në të njëjtin vend që prej 60 vitesh, ndërkaq që banorët e tri lagjeve jugore të qytetit janë të detyruar të jetojnë 24 orë nën atmosferën ndotëse të djegies së plehrave. Vetëm brenda një dite në fushën e plehrave depozitohen 100 tonë mbeturina. Skarpatet e larta të tyre arrijnë në shtratin e lumit Shkumbin, duke shkaktuar ndotje masive, ndërkaq që tymi që del nga djegia e tyre arrin të depërtojë dhe në banesa.Ndërkaq, drejtues të bashkisë dhe të prefekturës disa herë janë shprehur se situata është alarmante, por nuk ofrojnë zgjidhje konkrete. Veç qytetit të Elbasanit, zona të ndotura në këtë qark, sipas specialisteve të mjedisit janë edhe Bradasheshi, si dhe Përrenjasi, sidomos zona pranë ish-minierës së kromit.

Dhurata COGA

Tetor 2013  3  Mr. Arvizu ,vazhdo të udhëheqësh! Nga Julian HOXHAJ A mbasadori

theksuar ndër të tjera ambasadori duke falenderuar familjet që kanë mikpritur vullnetarët si prezantimin e Shqipërisë përmes Elbasanit. “Për shumë vite Elbasani ka pritur tra- jnimin e Korpusit të Paqes që shërbejnë në Shqipëri. Ata e kanë bërë Elbasanin shtëpinë e tyre të parë në Shqipëri. Kam kujtime të mrekullueshme të tri viteve ku sëbashku me kryetarin Sejdini kemi marrë pjesë në betimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes, këtu në Teatrin Skam- pa. Vitin e shkuar ndodhesha në Elbasan për të hapur panairin e organizuar nga një vullnetar i Korpusit të Paqes sëbashku me kryetarin e Bashkisë. Roli i shoqërisë civile është i domosdoshëm në demokraci, por në demokracitë e reja angazhimi qytetar është shumë i domosdoshëm. Demokra- cia është përfshirje, janë qytetarët ata që marrin përsipër për të ndryshuar vendin e tyre dhe shqiptarët i kanë këto cilësi”- u shpreh diplomati i SHBA gjatë marrjes së titullit si qytetar nderi. Në emër të kryeministrit ka përshën- detur zv. Kryeministri Niko Peleshi duke e cilësuar ambasadorin Arvizu, një mik të vyer të shqiptarëve.

“Jam i lumtur që marr pjesë në cer- emoninë dedikuar një miku të vyer të Shqipërisë dhe shqiptarëve, zotit Alek- sandër Arvizu. Arvizu ka ditur të çojë përpara klimën e marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Qytetarët janë dëshmitarë të përkush- timit të amerikanëve për zhvillimin e Shqipërisë. Nisma ACT NOW është një e tillë. Sot ai na nderon të gjithë ne! Nderon këtë qytet! Faleminderit për kontributin e dhënë, ju keni vend nderi në çdo familje shqiptare!” – tha numri dy i ekzekutivit shqiptar. Në këtë ceremoni merrnin pjesë gjithashtu ministrat Gjiknuri e Haxhi- nasto, deputetë të djathtë e të majtë, kryetarë të bashkive Durrës, Berat dhe Fier, përfaqësues të pushtetit lokal, dre- jtues së Korpusit të Paqes, të USAID dhe staf i ambasadës amerikane në Shq- ipëri. I ndjekur nga kryebashkiaku Sejdini, ambasadori ka parë nga afër monumentin ‘Martirët” të vendosur së fundmi përgjatë murit të Kalasë. Gjithçka ka vijuar në një drekë private në prani të personaliteteve pjesëmarrëse.

Mendimi / Tetor 2013 / 4

RAMA SI PAPANDREU APO BERISHA SI KARAMANLISI

Tetor 2013  4  RAMA SI PAPANDREU APO BERISHA SI KARAMANLISI Nga enklid PeLAri

Nga enklid PeLAri

N ëse sot do ishin gjallë filo- zofët e lashtë grek femonenin

e ‘’konstituimit të qeverive me arkën bosh’’ tipike për ne ballkanasit pa hezi- tim do ta quanin: ‘’Çdo Papandre e ka një Karamanlis’’. Në fakt Karamanlis me qeverisjen e tij, për nga menaxhimi fondeve dhe ekonomibërja, nuk është se dallon shumë nga qeverisjet shqiptare të deritanishme. Sidomos kjo e ish kryemi- nistrit Berisha Tamam siç Karamanlis udhëhoqi një qeveri ‘’konsumi’’, ç’ka i dha Greqisë një borxh publik mbi 120% nga 60% që është kriteri i vendosur nga BE-ja dhe një deficit buxhetor mbi 12% nga 3% i normave te lejuara, po ashtu qeveria Ber- isha ezauroi te gjitha hapësirat financiare, siç është borxhi publik qoftë ai i brend- shëm dhe i jashtëm, rrjedhimisht duke ja bërë të vështirë qeverisë të së nesërmes mbulimin e deficiteve buxhetore dhe Zoti mos e dhëntë, përballimin e krizave ekonomike, katastrofave apo fatkeqësive natyrore, etj. Por me të vetmin dallim se qeveritë e fqinjëve tanë konsumonin fondet e BE-së, e ndërsa qeveritë tona konsumuan ato të vetat megjithëse janë me pikatore. Disa zëra pro qeverisë argumentohen me faktin se nuk është ndonjë katastrofë e madhe fakti qe borxhi publik ka

tejkaluar normën e lejuar me 2 apo 3 %. Në fakt shumë ekspertë ekonomikë janë të idesë se norma kufij e sanksionuar e borxhit publik nuk mund te jetë e ap- likueshme njëlloj për të gjitha shtetet, madje këto kanë qenë edhe porositë e BB dhe FMN-së në lidhje me borxhin publik të ekonomisë sonë që ai mos të jetë mbi 50-55%. Po të bazohemi tek të dhënat e EUROSTAT shumë vende të BE-së si Anglia, Franca, Spanja, Italia etj e kanë tejkaluar shumë më shumë se ne këtë shifër dhe prapë nuk janë të prekura shumë nga kriza dhe kjo bazuar ne eko- nominë produktive të këtyre vendeve të cilat raportin e likuidimit të borxhit e kanë shumë herë me fleksibël se ai i shoqërive të konsumit siç është ekono- mia jonë dhe ajo greke. Po ashtu ka vend dhe për një debat në lidhje me investimet publike të qe- verisë të cilat siç e dimë peshën specifike e zë ndërtimi infrastrukturës rrugore. Në vendet e zhvilluara shoqëritë nuk shohin më se a realizohen apo jo inves- timet, por ku përqendrohen ato dhe sa rentabël janë këto investime. Në fakt të gjithë qeveritë shqiptare pavarësisht këshillave të këshilltarëve të tyre kanë re-

fuzuar investimet afatgjata të cilat mund të sjellin fitime kolosale për vendin mbas 15 apo 20 vitesh siç janë fshatrat turis- tike, hidrocentralet, etj. Karakteristike e qeverive tona kanë qenë investimet aty për aty të cilat mund të vilnin një votë më shumë apo mund të zgjasnin fjalimet e fushatave. Për sa i përket rritjes ekonomike mund të shtojmë se sipas ekspertëve ekonomik të brendshëm Shqipëria mbas viteve 2008 deri nga viti 2010 pati një rritje kazuale ekonomike, sepse ky vit shënoi fillimin e investimeve të emigrantëve, të gjitha paratë të vëna në mënyra ilegale filluan të investoheshin për t’u pastruar, pati një lëvizje demografike në vend e cila rriti blerjen e pasurive të patundshme duke sjelle likuiditet për sektorin e ndërtimit, i cili është njëkohësisht edhe një nga lo- komotivat e ekonomisë sonë. Nisur nga ky “fat ekonomik” kryeministri Berisha tentoi ta ruante trendin rritës ekonomik duke shitur dhe privatizuar çdo gjë që mund të gjente për t’u shfrytëzuar dhe pavarësisht kësaj përsëri ai nuk ia arriti që ta ruajë këtë trend, duke e ulur rritjen ekonomike –sipas deklaratave të tij- nga 10 në 2 %.

Po ashtu një tjetër aspekt që ia vlen të ngrihen pyetje është rritja (ose më mirë indeksimi) e pagave, politikë kjo e cila çoi në atë gradë saqë administrata në fund nuk po merrte dot pagat, madje as mbasi qeveria mori dhe borxhin e fun- dit për të mbuluar këtë gropë të madhe të deficitit buxhetor. Manovër kjo e cila rrëzoi poshtë tezën e zëvendës ministrave të financave të cilët pretendonin se i gjithë borxhi publik është përdorur për investime kapitale e jo për paga e shpër- blime, dhe e gjithë kjo situatë të kujton ata biznesmen në faliment e sipër të cilët huat i marrin me pretekstin për të inves- tuar projektet, e ndërkohë nuk mbyllin dot as muajin. Siç e shohim pra pasi konsumuam borxhin publik dhe fondet e vëna në dis- pozicion nga institucionet financiare të brendshme a të jashtme, tanimë borxhi ynë publik është më i riskuar dhe shumë herë më i vështirë dhe i kushtueshëm për t’u vënë në dispozicion nga entet financi- are, çka e rëndon buxhetin publik dhe na vë përpara vështirësive financiare, sepse tanimë jo vetëm arka por edhe burimet e financimit janë të shkretuara.

RRëfIM TRANZIcIONI

B rezi i prindërve të mi kanë lin - dur në komunizëm, unë dhe

B rezi i prindërve të mi kanë lin - dur në komunizëm, unë dhe

bashkëmoshatarët e mi kemi lindur në demokraci. I kemi kaluar të 22 vitet tona në një tranzicion të egër. Shqipëria në të cilën unë jam rritur mund të më ofronte vetëm një arsimim të vjetëruar kur e krahason me vendet më të zhvil - luara dhe prosperuara të botës. Teksa rritesha dëgjoja gjithashtu se duhej të aktivizoheshe në ndonjë parti poli - tike për të zënë ndonjë vend të mirë pune. Në atë kohë nuk e kuptoja mirë të gjithë këtë, por në njëfarë mënyre e përjetoja çdo ditë.

Nga Brenton KoTorri

Kur isha pesëmbëdhjetë vjeç kapa shansin e parë për tu bërë aktivist. Ishte lëvizja “Mjaft” e cila po ndërmerrte një fushatë për një qytet më të pastër me më shumë kosha plehrash. Unë iu bashkova atyre, dhe u ndjeva si hero. Kisha ndihmuar që diçka të përmirëso - hej në jetën e qytetit tim të vogël. Në atë moment e kuptova se cilido e ka mundësinë për të përmbushur pjesën e tij të përgjegjësisë, kështu që i premto - va vetes se gjithnjë do të angazhohesha në ndryshime për më mirë. Prej kësaj, deri më sot, e kam përdorur aktivizmin si një mënyrë jetese. Kam shkuar nga vullnetarizmi në komunitet, tek pro - testat në rrugë, nga president i parla - mentit rinor në mbledhje fondesh për fëmijë jetimë. Edhe pse aktivizmi për një shoqëri më të mirë më ka ndihmuar mua, nuk mund të them të njëjtën gjë për Shqipërinë. Në Shqipëri ka me qindra OSHC/ OJF (Organizata të Shoqërisë Civile). Disa punojnë publikisht, disa jo. Disa janë të gjalla, disa të tjera jo. Disa prej tyre kanë shumë anëtarë dhe para, disa të tjera nuk kanë. Pasi mu akordua një bursë lidershipi rinor nga UET, i thashë vetes se tani duhet të punoja më seriozisht. Provova me të gjitha mundësitë, përmes konferencave dhe asambleve rreth aktivizmit rinor, si dhe pjesëmarrjes në grupime rinore. E bëra këtë me qëllim që të arrija disa kontakte dhe një rrjet të mirë miqsh e kolegësh. Më në fund pas tre muajsh arrita

Tetor 2013  4  RAMA SI PAPANDREU APO BERISHA SI KARAMANLISI Nga enklid PeLAri

Mendimi / Tetor 2013 / 5

të grumbulloj edhe pesë të rinj të tjerë brilantë të aktivizmit dhe projekteve publike, të cilët ishin shumë të moti - vuar për të punuar në çështje të ndry - shme të aktivizmit social, civil dhe politik. Nisëm të rrëfenim idetë dhe mendimet tona dhe shumë shpejt kup - tuam se na kishin zënë të njëjtat halle:

arsimim i deformuar, sistem gjyqë - sor i korruptuar, puna në kushte të këqia, papunësia tek të rinjtë, familje të ndara prej emigracionit, fëmijët e rrugëve, rini apatike, mungesa e vë - mendjes mjedisore, një klasë politike e akuzuar çdo ditë për krime, pra një vision të trullosur të një shoqërie zvar - ritëse. Një shoqëri e cila verbërisht be - son se integrimi në BE është toka e premtuar dhe i vetmi shpëtim nga fer - ri. Ne u zotuam të bënim diçka, edhe nëse kjo do të linte thjesht një shenjë të vogël, por shumë shpejt realiteti na ra përsipër. Kuptuam se nuk ka shumë hapësirë për të lëvizur dhe gjithçka këtu është e diktuar prej rrethanave. Po kështu nuk mundëm të gjenim dot asnjë fond qoftë edhe për tu regjistru - ar ligjërisht si një grupim aktivistësh. Në këtë mënyrë ngushtësia e krijuar nga mungesa e mbështetjes na detyroi të vazhdonim individualisht. Megjithatë unë mësova se nuk mund të rrija duarkryq, kështu që nisa të marr pjesë në mbledhje dhe trajnime rinore ndërkombëtare. Ndi - hmova të shkruheshin rezoluta dhe iniciativa, kontribuova në zgjidhje konfliktesh dhe rritje të komunikimit ndërkulturor, dhe mu dha mundësia që të ndaja idetë e mia me njerëz nga e gjithë bota. Sa herë që kthehesha në Shqipëri mundesha t’i frymëzoja nga pak njerëzit që më rrethonin, kështu që e përqafova sërish shpresën se diçka mund të bëhet. Diçka që të mund ta ndriçojë shpirtin rinor të brezit tim, diçka që të na vërë në lëvizje. Tani është vërtetë koha që të kemi një lëvizje të fortë civile, që populli të ngrihet kundër padrejtësive edhe kur politikanët merren vesh me njëri- tjetrin. Na duhet një grupim i mirë njerëzish të motivuar. Të gjithë ne do t’i mbështesnim aktivistët e vërtetë me qëllime të pastra. Unë jam i bindur se kjo është e mundur, shoh çdo ditë miqtë e mij të cilët e vrasin kohën kaf - eneve, por takoj po aq shumë mendje të mprehta të cilat janë gati të ndihmo - jnë. Një tentativë imja kanë qenë edhe eventet TEDx, ku të rinj të talentuar mund të vijnë bashkë për të shkëm - byer dhe treguar, për të eksploruar dhe ndarë idetë e tyre. Po ashtu, në Prill të këtij viti, për herë të parë u bënë bashkë rreth 40 OJF rinore të cilat morën pjesë në Kongresin Rinor Kombëtar, me ftesë të FES dhe OPC. Pas një dite intensive shkëmbimesh, 15 prej nesh u përzg - jodhën për të punuar më konkretisht në çështje si Rinia, Arsimi dhe Tregu i Punës. Gjërat mund të ndryshohen shumë thjeshtë, na duhet vetëm një vizion i qartë, të rinj aktivë, dhe shumë guxim.

“DUKE PRITUR GODONë”

Tetor 2013  5  të grumbulloj edhe pesë të rinj të tjerë brilantë të

Nga Klajd ByLyKU

N ë mes të euforisë së papërmba - jtshme të kampit të kuq netët

e para pas zgjedhjeve të 23-qershorit, pati prej atyre të cilët u frikësuan prej gjithë atij entuziazmi të papërshk - rueshëm i cili para së gjithash erdhi si pasojë e rrëzimit të një sistemi de - gradues, keqbërës, i udhëhequr nga një kryeministër i cili nga opozita (e atëhershme) cilësohej si e keqja më e madhe e vendit jo thjesht në dy man - datet e tij, por për historinë e gjatë si pjesë të politikës shqiptare që në fillim të viteve ’90. Por kjo frikë u përgjys - mua pak kur shumëkush u njoftua me lajmin se mandatet e koalicionit të ma - jtë shkonin deri në 83 dhe jo 84, numër mandatesh që do t’i mundësonte ko - alicionit një mazhorancë kushtetuese, e cila kurrë nuk është tentuar deri më sot, e jo më të arrihet. Por ditët e fun -

dit morëm vesh se një deputet (man - dat) nga koalicioni i djathtë kaloi tek i majti e për rrjedhojë mazhoranca kush - tetuese (historike) u arrit. T’i hyjmë logjikës se si u arrit kjo zhvendosje kaq e papërfytyrueshme disa muaj më parë, do të ishte e pavlerë sepse çdokush i cili është i pajisur me një inteligjencë dhe intuitë minimale e vetëkupton se si është arritur. Pra çështja nuk është kjo (paçka se ka rëndësinë e saj themelore), por është kjo tjetra, se ç’na pret ne të bëjë një qeveri e cila si askush më parë,

zotëron këtë numër kaq të madh man - datesh. S’do mend që është ende shpejt për të bërë një verdikt të parë, sepse tek e fundit, vota tek një forcë politike je - pet me shpresën se ndryshimi i madh, i shumëpritur do të vijë në fund të së paku një mandati 4-vjeçar, por kjo s’mund të na pengojë që me anë të gjithë ç’ka ndodhur deri më tani, të mundohemi të përfytyrojmë çfarë na pret. Kësisoj, duket qartë që gjërat nuk po bëhen sipas mënyrës që u premtu - an. Vendosja e shumë femrave të reja (pa pasur asgjë në kundërshtim me gjininë e tyre, por me moshën e tyre të re) në mënyë të menjëhershme dhe pa kurrfarë konkursi apo prove pro - fesionaliteti (siç u premtua përgjatë fushatës), ishte hapi i parë barbar, i justifikuar dhe arsyetuar me emergjen - cën totale që njerëzit e rinj kishin për të ndërprerë menjëherë korrupsionin e llahtarshëm që ishte akumuluar përg - jatë gjithë këtyre viteve. Dhe po kështu, ndërhyrje të së njëjtës logjikë, kishim dhe për prishjen e konsensusit lidhur me ligjin e nëpunësit civil, shoqëruar kjo me atë që ditët e fundit ka shkak - tuar habinë më të madhe në opinionin publik, kodi i etikës (heshtjes), sipas të cilit asnjë ministër nuk ka të drejtën, lirinë dhe autoritetin e mjaftueshëm për t’u shprehur apo mbajtur qëndri - min e tij për një çështje të caktuar, por vetëm pasi të jetë konsultuar me kry - eministrin. Thënë ndryshe ky është një ligjërim i gjerë, nga disa fronte, i kry - eministrit, i cili flet për çdo gjë duke përdorur ministrat respektivë për të thënë vetëm atë që do ai. Por problemi këtu nuk është thjesht se kryeministri ka nisur të ushtrojë fuqinë e tij totale të cilën ia lejon (ligjërisht) sistemi politik që ne kemi, i cili edhe Presidentin e Repub - likës e konsideron tërësisht inferior (jo thjesht inferior), aq më tepër kur ai është i krahut opozitar me pushtetin, siç do kemi fatin ta shohim në vitet në vazhdim. Pra kjo, paçka se iracionale dhe jonormale, është dhe e rrezikshme sepse nuk na vjen nga një kryeministër

i cili shumicën e ligjeve është i detyruar t’i miratojë sëbashku me opozitën, siç ndodhte me Berishën arrogant deri pak muaj më parë. Pra nëse një ale - ancë fituese me 71 mandate politike bëri kërdinë duke ushtruar një prepo - tencë e cila qe arsyeja kryesore që në qershor humbi në mënyrë aq të thellë, ç’pritet nga një forcë e cila zotëron plot 84 mandate? Ndoshta dikush mund të ngushëllohet me lustrimin perëndimor që ftesa e bërë Toni Blerit mund të jetë si provë e një serioziteti më të lartë karshi seriozitetit të qeverive paraard - hëse, por fintet dhe performancat pub - like të bëra nga kryeministri deri më sot na bëjnë ta ndajmë mendjen që e këqja më e madhe ende nuk ka ardhur, gjë që vetë atij i shpëtoi në një nga se - ancat parlamentare të disa ditëve. Dhe kemi të drejtë të kërkojmë një ndryshim të përmasave të mëdha, sepse revanshi, urrejtja dhe shumëzimi me zero i çdo gjëje që kish ndodhur me të gjitha qeveritë e majta apo të djathta derimë tani sot në Shqipëri, ishte themeli ekzaltues dhe estetik në fushatën e Partisë Socialiste. Kurrë nuk ishte parë që një parti të zhvlerësontë gjithë ç’kish bërë ajo vetë disa vitë më parë dhe kjo erdhi vetëm si pasojë e një ndryshimi radikal që vetë ajo i është nënshtruar vit pas viti. Me një fjalë nëse ndryshimi i madh nuk ndodh as këtë 4-vjeçar përfundimisht nuk do të ketë më kurrë ndryshim (dhe për - mirësim) të madh nëse mbetemi në këto shina shpifjeje; përndryshe duhet që mashtrimi paraprak në nivel elek - toral të arrijë kulme të tjera me qëllim që të edukojë popullin për një mash - trim të radhës. Por sinqeriteti na e kërkon që të mos japim verdiktin tonë me kaq pa - durim. Të gjithë janë tërë sy e veshë me program në dorë dhe presin realisht se ç’do të ndodhë, gjithnjë me qëllimin dhe shpresën që përmirësimi i vërtetë të vijë; dhe pjesë e këtij grupi utopist fatmirësisht janë edhe ata që për të disatën herë votuan djathtas. Analistët mezi presin të mprehin lapsat, populli mezi pret të reshtë së mallkuari.

Tetor 2013  5  të grumbulloj edhe pesë të rinj të tjerë brilantë të

Mendimi

/ Tetor 2013 /

6

ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT

Tetor 2013  6  ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT Që nga ditët e hershme

Që nga ditët e hershme të Islamit, çështja e edukimit ka qenë në mendjet e myslimanëve. Fjala e parë e Kur’anit që iu shpall Profetit Muhamed a.s. në fakt, ishte “Lexo”. Profeti Muhamed a.s. deklaroi dikur se “Kërkimi i dijes është i detyrueshëm për të gjithë myslimanët.” Me një urdhër të tillë të drejtpërdrejtë për të dalë dhe për të kërkuar dije, myslimanët i kanë kushtuar rëndësi të madhe sistemit arsimor në mënyrë që të përmbushin këtë detyrim të vendosur mbi ta nga Profeti.

Tetor 2013  6  ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT Që nga ditët e hershme

P ërgjatë historisë islame, arsimimi ka qenë një pikë e krenarisë dhe një fushë në të cilën myslimanët gjithmonë kanë shkëlqyer. Myslimanët ndërtuan bib-

lioteka të mëdha dhe qendra mësimi në vende të tilla si, Kordobë, Bagdad dhe Kajro. Ata themeluan shkollat e para fillore për fëmijët dhe universitete për arsimimin në vazhdim. Përmes këtyre institucioneve, ata përparuan në shkenca me hapa të mëd- henj dhe të pabesueshëm duke çuar deri në botën e sotme moderne.

QENDRIMET NDAJ ARSIMIT (EDUKIMIT) Sot, edukimi i fëmijëve nuk është i kufizuar nga informacioni dhe faktet që ata pritet të mësojnë. Përkundrazi, mësuesit marrin parasysh mirëqenien emocionale, sociale dhe fizike të nxënësit përveç informacionit që ata duhet të zotërojnë. Arsimi mesjetar islam nuk ishte ndryshe. Mjeku sirian i shekullit të 12-të Al-Shayzari shk- ruan gjerësisht në lidhje me trajtimin e nxënësve. Ai vuri në dukje se ata nuk duhet të trajtohen ashpër, as nuk duhet të bëjnë punë të ngjeshur nga e cila nuk përfitojnë aspak. Dijetari i madh islamik Gazali gjithashtu vuri në dukje se «parandalimi i fëmi- jës nga të luajturit e lojërave dhe këmbëngulja e vazhdueshme në të mësuarin e mpin zemrën e tij, pengon mprehtësinë e tij të zgjuarsisë dhe rëndon jetën e tij. Kështu, ai

Rrugëtimi i VAKEFIT në Shtetin e KUVAJTIT

T e dielën me datë 6 Tetor 2013 në qytetin e Elbasanit u zhvillua simpozi- umi me temë “Rrugëtimi i VAKEFIT në Shtetin e KUVAJTIT” ku i

ftuar ishte Dr. Abdulmohsin Al-Harafi, Sekretar i përgjithshëm i Sekretariatit te vakëfeve në shtetin e Kuvajtit. Të pranishëm gjithashtu ishin Myftiu i El- basanit z. Agim Duka i cili ishte edhe nismëtari i këtij sipoziumi, përfaqësues të shoqërisë civile dhe besimtarë. Në fjalën e tij Dr. Harafi pasi përshkroi historikun e vakëfeve në Kuvajt foli edhe për atë se si të menaxhohen më mirë pronat vakëf, duke përcjellë eksperiencën kuvajtiane në këtë drejtim. Investimet që Sekretariati i vakëfeve të Kuvajtit ka kryer në qytetin e Elbasanit, por edhe ne Shqipëri, janë të shumta dhe shtrihen në disa fusha si: ndihma ekonomike për fëmijët jetim, ndërtimin e xhamive etj. Në këtë takim u fol edhe për konsolidimin e marrëd- hënieve midis institucionit të Vakëfit të Kuvajtit dhe Myftinisë së Elbasanit për menaxhimin e pronave vakëf. Po ashtu u diskutua edhe për mundësinë e inves- timeve të mëtejshme në qytetin e Elbasanit nga shteti i Kuvajtit, një ndër të cilët është edhe investimi që pritet të bëhet në sheshin e Namazgjasë.

Rrugëtimi i VAKEFIT në Shtetin e KUVAJTIT T e dielën me datë 6 Tetor 2013 në

kërkoi një çelës për ti shpëtuar të gjithë studimet e tij. «Në vend të kësaj, ai besonte se edukimi i nxënësve duhet të jetë i përzier me aktivitete zbavitëse të tilla si teatri i kukullave, sportet, dhe duke luajtur me kafshët lodra.

sHKOLLAT E PARA

Ibn Halduni thotë në Mukaddimah e tij “Duhet të dihet se fëmijët duhet të ud- hëzohen në Kur›an, ky është një simbol i Islamit. Myslimanët i kanë patur, dhe praktikuar këto udhëzime të tilla në të gjitha qytetet e tyre, sepse kjo mbush zemrat me një besim të fortë (në Islam) dhe nenet e tyre të besimit, të cilat janë (rrjedhin) nga ajetet e Kuranit dhe nga traditat e caktuara profetike. «

Tetor 2013  6  ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT Që nga ditët e hershme

Një miniaturë nga periudha osmane e nxënësve dhe mësuesit e tyre

Institucionet e para arsimore të botës islame ishin mjaft informale. Xhamitë për- doreshin si vend takimi ku njerëzit mund të mblidheshin rreth një dijetari për të mësuar, për të marrë pjesë në leksionet e tij, për të lexuar libra me to dhe për të fituar njohuri. Disa prej dijetarëve më të mëdhenj të Islamit kanë mësuar në një mënyrë të tillë, dhe i kanë mësuar nxënësit e tyre në të njëjtën mënyrë. Të katër themeluesit e shkollave myslimane të ligjit - Imamët Ebu Hanife, Maliku, Shafiu dhe Ibn Hanbel – i kanë fituar njohuritë e tyre duke u ulur në tubime me dijetarët e tjerë të mëdhenj (zakonisht në xhami) për të diskutuar dhe mësuar ligjin islamik. Në botën islame disa shkolla vazhdojnë akoma këtë traditë të edukimit joformal. Në tri vendet më të shenjta të islamit – Xhamia Haram në Meke, Xhamia e Profetit në Medine, dhe Xhamia al-Aksa në Jeruzalem - dijetarët ulen rregullisht dhe japin ligjërata nëpër xhami të cilat janë të hapura për këdo që do të dojë të bashkohet dhe të përfitojë nga njohuritë e tyre. Megjithatë, me kalimin e kohës, myslimanët filluan të ndërtojnë institucione formale kushtuar arsimimit.

nGA ARsimi i UL ëT në ATë Të LARTë

Duke datuar të paktën rreth të 900- tave, nxënës të rinj u shkolluan në shkollat fillore të quajtura Mekteb. Zakonisht, mektebet ishin bashkangjitur me një xhami, ku dijetarët dhe imamët mund të mbanin mësime për fëmijët. Këto mësime mbu- lonin tema të tilla si leximin dhe shkrimin bazë arab, aritmetikë, dhe ligjet islame. Shumica e popullsisë lokale edukohej nga këto shkolla fillore gjatë fëmijërisë së tyre. Pas përfundimit të kurrikulës në Mekteb, nxënësit mund të vazhdonin jetën e tyre si të rritur dhe të gjenin një punë, ose të ndiqnin arsimin e lartë në një medrese, fjala arabe «shkollë».

Tetor 2013  6  ARSIMI PERGJATE HISTORISE SE ISLAMIT Që nga ditët e hershme

Kompleksi Registan në Samarkand, Uzbekistan përmban tri medrese në të njëjtin shesh.

Zakonisht medreset u bashkangjitën me xhami të mëdha. Shembujt përfshijnë Uni- versitetin Al-Ezher në Kairo, Egjipt (themeluar në vitin 970) dhe El-Karaouine në Fes, në Marok (themeluar në vitin 859). Më vonë, medrese të shumta u krijuan në të gjithë botën myslimane nga vezirët e mëdhenj selxhukë, si Nizam Al-Mulk. Në medrese, studentët mund të arsimoheshin dhe më tej në shkencat fetare, arabisht, dhe studime laike të tilla si mjekësi, astronomi, matematikë, histori dhe gjeografi, dhe përveç këtyre dhe në shumë tema të tjera. Në vitin 1100, kishte 75 medrese në Kajro, 51 në Damask, dhe 44 në Alepo. Ka pasur dhe qindra me shumë në Spanjën myslimane të asaj kohe.

Mendimi

/ Tetor 2013 /

7

Këto medrese mund të konsiderohen si universitetet e para moderne. Ata kishin fakultete të veçanta për lëndë të ndryshme, me pedagogë rezidentë që kishin shkëlqy- er në fushat e tyre. Studentët duhet të përqendroheshin në studimet e tyre dhe të shpenzonin shumë vite duke studiuar nën vëzhgimin e profesorëve të shumtë. Ibn Halduni vë në dukje se në Marok në kohën e tij, medreseja kishte një kurrikul e cila shtrihej gjashtëmbëdhjetë vjet. Ai argumenton se kjo është koha më e shkurtër në të cilën një student mund të merrte formimin shkencor që ai dëshironte, ose mund të kuptonte se ai kurrë nuk do të ishte në gjendje për ta marrë atë.

ARsimi DHE G RATë

Përgjatë historisë islame, edukimi i grave ka qenë një prioritet i lartë. Gratë nuk shiheshin si të paafta për të marrë njohuri si dhe as të paafta për të mësuar të tjerët. Precedenti për këtë, u vendos dhe nga vetë gruaja e Profetit Muhamed a.s., Aisha r.a., e cila ishte një nga dijetarët kryesorë të kohës së saj dhe ishte e njohur si mësuese e shumë njerëzve në Medinë pas vdekjes së Profetit a.s .. Më vonë historia islame tregoi gjithashtu ndikimin e grave. Në të gjithë botën myslimane gratë ishin në gjendje të merrnin pjesë dhe të ndiqnin ligjërata në xhami, medrese, dhe në shumë raste të ishin vetë mësueset. Për shembull, Ibn›Asakir dijetari i shekullit të 12 ( i famshëm për librin e tij mbi historinë e Damaskut, Tarikh Dimashk) udhëtoi gjerësisht në kërkim të dijes dhe studioi nën kujdesin e 80 mësueseve femra.

Tetor 2013  7  Këto medrese mund të konsiderohen si universitetet e para moderne.

Universiteti i Al-Karaouine në Fes, Marok, u themelua nga Fatima al-Fihri në 859

Gratë luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbështetjen e arsimit. • Medreseja e parë zyrtare e botës myslimane, Universiteti i Al-Karaouine në Fes

është themeluar në vitin 859 nga një tregtare e pasur me emrin Fatima al-Fihri.

• Gruaja e Halifit Abasid, Harun al-Rashid, Zubejda, financoi personalisht në

shumë projekte ndërtimi, për xhami, rrugë, dhe puse në Hixhaz, nga të cilat përfituan

një numër shumë i madh studentësh që udhëtonin nëpër këto zona.

Gruaja e Sulltanit otoman Sulejmanit, Hyrem Sulltan, pajisi medrese të shumta, përveç shumë veprave të tjera bamirësie, të tilla si, spitale, banjo publike, dhe gatime falas.

• Gjatë periudhës Ayyubid të Damaskut (1174-1260) 26 dhurime fetare (duke

përfshirë medrese, xhami, dhe monumente fetare) janë bërë nga femrat. Ndryshe nga Evropa gjatë Mesjetës (dhe madje edhe deri në vitet 1800 dhe 1900), gratë kanë luajtur një rol të madh në edukimin islam në 1400 vitet e fundit. Në vend që të shiheshin si qytetare të klasit të dytë, gratë kanë luajtur një rol aktiv në jetën publike, veçanërisht në fushën e arsimit.

HisTORiA m ODERnE

Tradita e medreseve dhe e mënyrave të tjera klasike të arsimit islamik vazhdon deri dhe sot, edhe pse në një formë shumë më të zvogëluar. Faktor përcaktues për këtë ishte shkelja e fuqive evropiane në tokat myslimane gjatë viteve 1800. Në Perandorinë

Tetor 2013  7  Këto medrese mund të konsiderohen si universitetet e para moderne.

Osmane, për shembull, këshilltarët francezë të sulltanit imponuan një reformë të plotë të sistemit arsimor e cila fshinte fenë nga arsimi dhe të mësoheshin vetëm shkencat laike nëpër shkolla. Kështu shkollat publike filluan të përdornin programin evropian, të bazuar në librat evropiane, në vend të fushave tradicionale të dijes që kishin mësuar për qindra vjet. Edhe pse medresetë islame vazhduan të ekzistojnë edhe në botën moderne myslimane, ato e humbën rëndësinë e tyre duke mos pasur mbështetjen e qeverisë. Sot, shumica e ish-Perandorisë Osmane ende e vazhdon sistemin e arsimit sipas shembullit evropian. Për shembull, degët të cilat ju lejohen në nivelet e larta uni- versitare varen nga një test i standardizuar i caktuar në fund të gjimnazit. Nëse ju merrni notën më të lartë të mundshme në testim, ju mund të studioni shkenca të tilla si mjekësi apo inxhinieri. Nëse arrini një rezultat të ulët në fund të spektrit, jeni të detyruar të studioni vetëm degë të tilla si shkencat islame dhe arsim. Pavarësisht nga sistemet e reja, në vende të shumta të botës myslimane, arsimi tradicional ende mbijeton. Universitete si El-Ezher, El-Karaouine, dhe Darul Ulum në Deoband, në Indi, vazhdojnë akoma të ofrojnë një program tradicional që sjell së bashku shkencat islame dhe ato laike. Kjo traditë e tillë intelektuale është rrënjosur në këto institucione të mëdha të së kaluarës të cilët prodhuan disa prej dijetarëve më të mëdhenj të historisë islame dhe vazhdon akoma të përhapë mesazhin e Islamit shumicës së njerëzve.

fATIME AL-fIHRI

Themeluese e Universitetit më të vjetër në botë

I shte një ditë me diell të fortë kur një familje fisnike u nisën nga Kairouan,Tunizi në Fes, Marok. Ishte fillimi i shekullit të nëntë dhe shumë

familje zgjodhën për të emigruar në qytetet më aktive të perëndimit. Për Mo- hammed Al-Fihri, një tregtar i pasur nga Tunizia , Fes ishte një rrugë e shkëlqyer për të vazhduar biznesin e familjes. Dy bijat e tij, Fatime dhe Merjem ishin të arsimuara mirë. Pasi trashëguan një sasi të madhe parash nga babai i tyre, vajzat u zotuan të shpenzojnë tërë trashëgiminë e tyre për të mirën e komunitetit. Ndërsa Merjem drejtonte ndër- timin e Xhamisë së Madhe Al-Andalus, Fatime planifikonte ndërtimin e një xhamie të quajtur Al Karaouine e cila ishte e thënë të jetë më e madhja në Afrikën e Veriut. Pikërisht në mes të xhamisë, u ngrit Universiteti i Al-Karaouine (i cili është ende pjesë e xhamisë sotme ). Universiteti i Al-Karaouine u konsiderua më vonë si një nga qendrat kryesore shpirtërore dhe arsimore të botës myslimane. Sot, Libri i Rekordeve Botërore Guinness, e ka njohur atë si institucionin më të vjetër të arsimit të lartë në botë . Fatime al-Fihri u tregua largpamëse për vendosjen e universitetit brenda kom- ponentëve të xhamisë sepse tërhoqi dijetarë nga shumë larg. Fes, duke qenë një nga qytetet më me ndikim në botën myslimane ka qenë i njohur për shekuj me rradhë si qendër për fenë dhe kulturën. Universiteti nxori mendimtarët e mëd- henj të tillë si Ebu el-Abas el-Zuaui, Ebu Medhebi Al-Fasi, një teoricien kryesor i shkollës malikite të jurisprudencës islame dhe Leo Afrikanus, një udhëtar dhe shkrimtar . Universiteti ka luajtur një rol kryesor në marrëdhëniet kulturore dhe aka- demike mes botës islame dhe Evropës. Një filozof i njohur hebre Maimonides dhe teolog ( Ibn Me’mun ) studioi nën mbikqyrjen Ibn Abdul Muashah Arabi. Përveç kësaj, Ibn al-Arabi Ibn Haldun dhe Al-Bitruji ( Alpetragius) etj. janë të lidhur me universitetin ose si akademikë ose si studentë. Kaloi kohë derisa universiteti fitoi patronazhin e sulltanëve të fuqishëm poli- tikisht. Është përpiluar një përzgjedhje e madhe e dorëshkrimeve që mbahen aktualisht dhe ruhen në bibliotekë. Në mesin e këtyre dorëshkrimeve janë vëlli- met e famshme Al-Muatta e Malikut e shkruar në pergamenë gazele, në Sirat Ibn Is›haku, një kopje e Kuranit e dhënë universitetit nga Sulltan Ahmed al-Mansur në vitin 1602, dhe kopje origjinale e Ibn Haldun libri Al-›Ibar. Krahas Kur›anit dhe Fikhut ( jurisprudencës islame ), lëndët e tjera që janë mësuar gjithashtu ishin gramatika, mjekësia, matematika, astronomia, kimia, historia dhe gjeografia. Gradualisht , një gamë e gjerë e subjekteve u prezantua në shkencat universitare veçanërisht ato natyrore, fizikë dhe gjuhët e huaja. Sot, Fatime Al-Fihri është shumë e respektuar dhe e parë me admirim nga gratë marokene për urtësinë, këmbënguljen dhe zemërgjerësinë e saj. Ishte sakrifica e saj personale që e ka bërë atë të jetë një frymëzim për të gjitha gratë. Edhe sot, zonjat e reja marokene flasin shumë për paraardhësen e tyre, e cila jo vetëm i solli famë qytetit Fes, por edhe ka gdhendur emrin e saj si Myslimanja e vetme e cila ka ndërtuar universitetin më të vjetër dhe që është në funksion ende sot. Kur›ani dhe Hadithi ( mësimet e Pejgamberit) frymëzojnë çdo burrë dhe grua për të kërkuar dituri. Kjo histori unike e Fatime Al-Fihri ka hedhur dritë mbi rolin dhe kontributin e grave myslimane në qytetërimin islam. Është ky rol i cili shpresojmë se do të denoncojë pikëpamjet e ngushta perëndimore për gratë myslimane. Fatime ka treguar se edhe në shekujt e parë gratë e mbuluara me shami kanë qenë të mençura dhe inteligjente si ato sot.

Mendimi

/ Tetor 2013 /

8

Emri i Allahut El- Khafid (Përulësi) dhe Err-Rafi (Lartësuesi) Nga emrat e bukur të Zotit tonë
Emri i Allahut El- Khafid (Përulësi) dhe Err-Rafi (Lartësuesi)
Nga emrat e bukur të Zotit tonë janë edhe Përulësi dhe
Lartësuesi. Kuptimi i këtyre emrave është se vetëm Allahu
është Ai që në bazë të njohurive supreme dhe gjykimit ab-
solut zbret tiranët, poshtëron sunduesit arrogantë, duke i
ulur ata nga statusi dhe krenaria që kanë e duke i bërë ata
të panjohur e të parëndësishëm, ndërsa lartëson besimtarët
e drejtë, miqtë e Tij të afërt, u jep atyre dinjitet, krenari,
i ndihmon ata kundra armiqve të tyre dhe i bën modele
për njerëzimin. Askush nuk mund të rritet në pushtet dhe
famë, nëse Zoti nuk e lejon dhe askush nuk mund të jetë
i poshtëruar, përveç atyre që Ai i ul në status. Lartësia dhe
përulja e njerëzve nuk është në varësi të pasurisë, pushtetit
apo famës, por i lartësuar është ai që lartëson Allahu dhe i
përulur është ai që përul Allahu. Dikush mund të jetë me
pozitë tek njerëzit, por tek Allahu është i nënçmuar dhe në
Ditën e Kiametit i përulur dhe i poshtëruar midis krijesave.
Të dy këto cilësi janë argumente për shpëtimin apo dëni-
min e robit. Duke alternuar uljen dhe ngritjen e njerëzve
në pushtet, krenari dhe famë, Ai i sprovon robërit e Tij për
të parë se si ata do të jenë të durueshëm në fatkeqësi dhe
falënderues për kohërat e rehatisë . Pra Allahu e nënçmon,
e përul të pavërtetën dhe çdokënd që e meriton atë. Çdo
njeri në këtë tokë do të jetë i përgjegjës për atë që ka ve-
pruar. Të gjithë ata të cilët kanë e kanë përdorur pushtetin
e tyre për përfitimet personale në kurriz të njerëzve të tjerë
, do të nënçmohen nga Përulësi edhe pse ne mund të har-
rojmë, por Allahu asnjë padrejtësi dhe mizori nuk e lë pa
e ndëshkuar vepruesin e saj. Allahu është Ai i Cili ua bën
mohuesve jetën të mjeruar, ndërsa miqve besimtarë të Tij u
dhuron lumturi dhe pozita të larta tek Ai.

Dita e Arafatit dhe vlera e saj

Nga Arens Gjevori

N ë ditën e 2-të Haxhit , në datë 9 Dhul -hixhe të kalendarit

hënor, është dita e madhe e Arafatit. Miliona haxhinj (pelegrinë) nisen për në malin dhe rrafshinën e Arafatit (nga i cili e ka marrë edhe emrin kjo ditë), pas lindjes së diellit për të marrë pjesë në ligjëratën, faljet dhe lutjet e veçanta të kësaj dite.

Por çfArë ë SHTë DiTA e ArAfATiT ?

Dhjetë ditët e para të muajit Dhul- hixhe janë klasifikuar si 10 ditët më të mira të vitit dhe Dita e Arafatit, në të

cilën Allahu e ka përsosur fenë e Tij, Is- lamin, është klasifikuar si dita më e mirë e tyre dhe si rrjedhojë e tërë vitit. Këtë fakt e përmend edhe Zoti në Librin e Tij , Kuranin, kur thotë: “Sot (ditën e Arafatit) ju përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El- maide: 3).

Lu TjA Te K ALLAH u DH e fAL jA e M ë KATeve

Dita e Arafatit është dita e faljes së mëkateve, lirimit nga Zjarri për haxhin- jtë të cilët janë të pranishëm në rrafshn- altën e Arafatit. Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë:

«Nuk ka ditë në të cilën Allahu liron më shumë njerëz nga Zjarri se sa në ditën e Arafatit”. Ai atë Ditë vjen

afër dhe shpreh krenarinë e Tij përpara engjëjve duke u thënë atyre: “Vështrojini robërit e mi, se si kanë ardhur (për Mua) të pluhurosur dhe me flokë të prishur!” (Muslimi) Lutja që bëjnë haxhinjtë në atë ditë dhe atë vend është lutja më e mirë. Agjërimi i asaj dite nga ata të cilët nuk janë në Haxh, i fshin mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen.

Be S ë L iDH jA

Dita e Arafatit është dita në të cilën Allahu mori besëlidhjen nga pasardhësit e Ademit (njeriut të parë). Zoti nxori të gjithë njerëzit që do të ekzistonin deri në Kiamet, nga kurrizet e secilit, brez pas brezi, pasardhës të njëri-tjetrit për t’i treguar atyre se Ai është Krijuesi i tyre

dhe ata vetëm Atë duhet të adhurojnë. Të gjithë njerëzit e dëshmuan dhe e pranuan këtë urdhër, siç na e tregon Zoti këtë ngjarje të madhe në Kuran:

“Kur Zoti yt nxorri nga kurrizi i bijve të Ademit, pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë ndaj vetes së tyre, u tha: ‘A nuk jam Unë Zoti juaj?’ Ata iu përgjigjën:

‘Po dëshmojmë se Ti je’. Kështu bëri Ai, në mënyrë që ju (o njerëz) të mos thoni në Ditën e Kiametit: ‘Këtë nuk e kishim ditur”. “Ose që të mos thoni: ‘Me të vërtetë, etërit tanë ishin idhujtarë para nesh, kështu që edhe ne jemi pasardhësit e tyre. A mos vallë do të na shkatërrosh për veprat e atyre që ndoqën mashtrimin?” (El-arafë: 172 – 173).

Tetor 2013  8  Emri i Allahut El- Khafid (Përulësi) dhe Err-Rafi (Lartësuesi) Nga

Mendimi

/ Tetor 2013 /

9

Festa e

Kurban Bajramit

N ë datën 10 të muajit Dhul-hixhe, sipas kalendarit hënor, është dita e Kurban

Bajramit (Eid el-ed’ha), ndërsa për ata që janë në Haxh ajo është Dita më e

rëndësishme nga të gjitha ditët e Haxhit.

çfArë ëSHTë DiTA e KurBAn BAjrAMiT

Në mëngjesin e parë të festët së Kurban Bajramit, myslimanët nga e gjithë bota marrin pjesë në lutjet e mëngjesit që zhvillohen në sheshe apo xhamia të mëdha. Lutjet pasohen nga vizitat në të afërmit dhe miqtë, shkëmbimin e urimeve dhe dhuratave. Kjo ditë i përkujton myslimanëve sprovën e profetit Ibrahim dhe triumfin e tij mbi të . Një nga sprovat kryesore të Ibrahimit ishte përballja me urdhrin e Allahut për të sakrifikuar djalin e tij të vetëm . Me të marrë këtë urdhër, ai u përgatit që t›i nënshtrohet vullnetit të Allahut dhe në momentin kur ai ishte gati për ta bërë, Allahu i shpalli atij se «sakrifica» e tij tashmë ishte përmbushur . Ai kishte treguar se dashuria e tij për Zotin ishte mbi çdo dashuri tjetër dhe për të ishte i gatshëm që të sakrifikonte edhe gjërat më të dashura të tij. Në Kuran Zoti e përshkruan sprovën e Ibrahimit si vijon:

“Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë! Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: -“O djali im, kam parë në ëndërr se duhet të të flijoj. Cfarë mendon ti?!” I biri i tha: -“O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar.(!) Inshallah, unë do të jem i durueshëm.” Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë për tokë. Ne e thirrëm: “O Ibrahim, ti e përmbushe ëndrrën. Vërtetë, Ne kështu i shpërblejmë

punëmirët”! Kjo me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë! Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh.”(Es-safat: 101 – 107) Kjo është edhe utërsia përse myslimanët bëjnë kurban një kafshë në ditët e festës së Bajramit. Me anë të kësaj sakrifice ata përkujtojnë sprovën e profetit Ibrahim dhe dësh- mojnë se dashuria më e madhe duhet të jetë vetëm për Allahun, të vetmin që meriton adhurimet tona. Duhet të sqarojmë edhe një keqkuptim që ndodh nga disa njerëz, të cilët mendojnë se ky numër i madh bagëtish që bëhen kurban ngjan me një masakër ndaj tyre. Kjo nuk është e vërtetë, sepse myslimanët nuk janë urdhëruar që të bëjnë kurban gjatë gjithë vitit, por vetëm në disa ditë të caktuara. Në momentin që therim kafshën dhe përmendim emrin e Zotit, “Bismilah” (me emrin e Zotit) ne kuptojmë se jeta e çdo gjallese është e shtrenjtë dhe se ajo nuk duhet marrë vetëm se në atë mënyrë që e ka lejuar Krijuesi i tyre. Zoti i madhëruar na ka dhënë pushtet mbi kafshët dhe na e lejoi ngrënien e mishit të tyre. Gjithashtu duhet kujtuar se një pjesë nga mishi i kafshëve të flijuara shkon tek njerëzit dhe familjet në nevojë. Ky akt simbolizon gatishmërinë tonë për të dhënë deri gjërat që janë me dobi për ne ose afër zemrave tona, në mënyrë që të ndjekim urdhërat e Allahut, të ruajmë të forta lidhjet e miqësisë dhe t’i hapim zemrat duke ndarë me të tjerët. Gjithashtu prej simbolikës së kurbanit është gatishmëria jonë për të bërë sakrifica në jetën tonë, në mënyrë që të qëndrojmë në rrugën e drejtë . Secili prej nesh bën sakrifica të vogla apo edhe më të mëdha, duke hequr dorë nga disa gjëra që mund të jenë të rëndë- sishme për ne. Kryerja e kurbanit tregon se ana materiale asnjëherë nuk duhet të dalë mbi atë shpirtërore. Në fetë primitive, sakrifica bëhej me qeniet njerëzore dhe kishte për qëllim favorin e perëndive duke u paraqitur atyre dhurata që do t’i gëzonin. Kjo është një dëshmi e qartë se gjithmonë dhe në çdo aspekt shoqëria monoteiste qëndron mbi atë pagane dhe ateiste. Zoti ynë nuk ka nevojë për gjakun dhe mishin e kurbaneve, por ajo që arrin tek Ai është bindja dhe adhurimi jonë për Të.

rreGuLLAT e KurBAniT

Kafshët që lejohet të bëhen kurban:

Devetë, lopët, delet, dhitë (meshkuj e femra) dhe asnjë kafshë apo shpend tjetër përveç tyre. Mosha e tyre:

Të jenë jo më pak se një vit, ndërsa delja apo dashi lejohet që të jetë edhe 6 muajsh. Cilësitë e tyre:

Kurban bëhen vetëm ato kafshë të cilat janë pa këto të meta: E verbëra në një sy apo në të dy, e sëmura, e çala dhe shumë e dobëta. Të gjitha këto mangësi e bëjnë të pashpërblyer kurbanin nëse janë të qarta dhe shumë të dukshme, por nëse janë pak të qarta dhe vihen re vetëm me një vështrim të kujdesshëm, atëherë lejohet që kafshë të tilla të bëhen kurban. Koha e therjes së kafshës Ajo fillon menjëherë pas faljes së namazit të Bajramit, në mëngjesin e ditës së parë të festës dhe deri para akshamit të ditës së katërt. Nuk lejohet bërja e kurbanit para kësaj kohe. ndarja e kurbanit Pëlqehet që kurbani të ndahet në tre pjesë: 1/3 për familjen, 1/3 për dhuratë, 1/3 për sadaka. “Kjo nuk është mishi i tyre as gjaku i tyre që arrin Allahun , kjo është devotshmëria juaj që arrin Atë. “ (Kur’an 22:37).

Arens Gjevori

Të DuAM, o ALL-LLAH!

Behauddin GAsHi

Sa herë qëllon, rrugëve të jetës, të kemi nevojë, për njerëz me pozitë, të cilët i duam, i respektojmë, gjithmonë, çdo çast, çdo natë, çdo ditë…

Iu falim gjithçka, maksimumin njerëzor, ku jo dhe rrallë, jo rrallë, gabojmë, mes ethesh të çmendura, me to, flirtojmë…

Ah, si nuk kuptojmë, se një marrje avdesi, natë e errët qoftë, apo prag mëngjesi, është falas, pa dyshim, se kthimi nga Kibla, është falas, është nderim! ...

Ah, si nuk e çmojmë, Atë, që na kupton, që na i di hallet më mirë, që s’na e shtyen kurrë takimin, por pret gjithë Dëshirë, gjithmonë i gatshëm, për të na takuar, për të na pritur, për të na nderuar, për të na ndritur, për t’na respektuar…

Diku iu kërkojmë, takimin atyre,

A,

dhe presim e presim,

o Zot,

rradhësh të gjata,

ah!

si zhgaba krahëthata,

Na fal,

o All-llah!

Sa herë na ofendojnë, na bëjnë të derdhim lot, lot vuajtjeje e trishtimi, lot dhembjeje e poshtërimi…

Sa herë qëllon, që mbas kohe mbi ne rënë, si e një mali, përmbi hënë…, na presin vetullngrysur, të ligët, hijerëndë, a thua se gjithë bota, iu shkon ndër këmbë…

por derën s’na e hapin, dhe pse presim gjatë, dhe ikim sikur shkojmë,

dhe kthehemi, krejt thatë…

Të lutemi All-llah,

“All-llahu është i Pashoq, All-llahu Ekber!”, falenderimi të takon, Vetëm Ty, o Zot, o All-llahu ynë, o i Bukur, Fuqiplot’!

Le të themi pra, me zemrën gjithë nder:

I Larti All-llah, o Krijues i Urtë, ne jemi veç krijesa, në çifte, dy nga dy, kurse Ti je Një, i Vetëm,

Sa herë tallen me ne, a thua jemi lecka, të kota, të pavlera, të pakraha, rebecka…, a thua se jemi endje, të vagullta, të pashpresa, në poshtërimet e tyre, më të errëta, më të zeza…

të lutemi t’na ndihmosh, na e lehtëso çdo vështirësi, siç mundesh Vetëm Ti, na ruaj dhe na mbro, çdo dert mbi kokat tona, kur duhet na e largo! ...

i Pashoq, të gjithë, pa përjashtim, kemi nevojë për Ty! ...

Dhe prapë ne i duam, dhe prapë pas iu shkojmë, dhe prapë i respektojmë, dhe prapë iu japim nderin, iu japim pasurinë, dhe diku, dhe jetën, më të çmuarën rininë…

O i Larti All-llah, o Zoti i botëve, të duam shumë, shumë e më shumë, Ty që na lartësove mbi gjithë njerëzin’, mos na braktis kurrë, kurrë mos na lër vetëm, ti s’ke grua a fëmijë, ja Rabbel-Alemin!

Mendimi

/ Tetor 2013 /

10

Sëmundjet që fitohen nga mishi i derrit

Lën D ë T H e LM ue S e

Mishi i derrit është një mish me shumë dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon në gjak dhe në një të ardhme rrezikon shëndetin e njeriut. Kjo yndyrë që “shëtit” nëpër dam - arët e njeriut, bëhet shkak për rritjen e tensionit (hipertension), bllokimin e damarëve dhe për infarkt të zemrës. Në mishin e derrit gjendet dhe një lëndë e dëmshme e quajtur “Sutoksin”. Për t’u hedhur jashtë trupit tonë kjo lëndë që hyn me mishin e derrit, duhet që gjëndrat limfatike të punojnë më tepër. Tek fëmijët kjo gjendje bëhet shkak për qelbëzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fëmijës së sëmurë fryhet në mënyrë an - ormale dhe ngjan me atë të derrit. Për këtë arsye kësaj sëmundje “skrofuloz” i vihet dhe emri “sëmundja e derrit”. Me avancimin e sëmundjes gjithë gjëndrat limfatike në trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet një gjendje e rrezikshme.

S AS i A e T e PërT e S qufuri T

Mishi i derrit është i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij në trupin e njeriut hyn një sasi më e mad - he se normalja. Ky squfur i tepërt de- pozitohet në pjesët kërcore, në muskuj dhe nerva, dhe në artikulacione (kyçe) shkakton inflamacion, prishje të tyre dhe sëmundje të tjera. Në qoftë se mi - shi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesët e forta kërcore në trup fillojnë të dobësohen dhe me kohë shtypen nën peshën e trupit, dhe kështu kyçet (ar- tikulacionet) prishen. Duart e njerëzve që konsumojnë vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e në to formohen sh - tresat e dhjamit. Nëse një sportist vazh - dimisht e ha këtë mish, bëhet dembel, ndien lodhje dhe lëviz më pak e më ngadalë. Disa futbollistë për pasojë kanë humbur edhe profesionin e tyre.

r ri T j A e T e PërT

Hormoni i rritjes është një tjetër lëndë që gjendet me shumicë në trupin e derrit. Derrkuci kur lind është disa qindra-gramë por brenda 6-muajsh shkon në 100 kg. Kjo rritje kaq e shpe- jtë bëhet shkak për infeksion dhe ën - jtje në organe të ndryshme. Gjithashtu bëhet shkak për një rritje anormale në kockat e duarve, të këmbëve, të hundës e të nofullave si dhe shkakton dhjamos -

je të trupit. Efekti më i spikatur i hor- monit të rritjes së derrit është krijimi

  • i kushteve të përshtatshme për zhvil -

limin e kancerit. Personat të cilët mer- ren me therjen e derrave thonë se pas një moshe të caktuar derrat meshkuj në përgjithësi preken nga kanceri.

Së M un D je T e L ë K urë S ( D er - MATo Lo G ji K e)

Mishi i derrit përmban lëndët e quajtura “histamin” dhe “imtidazol”, lëndë të cilat shkaktojnë ndjenjën e kruajtjes në lëkurë. Kjo përgatit fushën për sëmundje lëkure si; Ekzema, der- mati, neuro dermatit. Gjithashtu këto lëndë rrisin mundësinë që njeriu të preket dhe nga sëmundjet e mëposht - me; apandesiti, sëmundje të tëmthit e

rrugëve të tij, infeksion të damarëve, etj. Për këtë arsye doktorët i rekoman - dojnë të sëmurëve të zemrës (sëmundje kardiake) që të mos hanë mish derri në mënyrë absolute. Mjeku gjerman, Prof. Dr. Reckeweg në veprën e tij “Mishi

  • i derrit dhe shëndeti i njeriut” tregon

një kujtim të vetin duke thënë: “Për t’u çlodhur kisha vajtur në një fermë larg qytetit. Në familjen ku qëndrova, babai vuante nga antroza (sëmundje degjenerative e kyçeve) dhe nga qel - bëzimi i kyçit të ngofjes (pjesa e bash - kimit të kofshës me trupin). Gjithashtu kishte dhe shqetësime nga mëlçia. Nëna kishte variçe dhe një ekzemë që

i jepte shumë bezdi në këmbë. Vajzat e familjes vuanin nga insufiçenca e zemrës dhe reumatizma. Edhe djali që dukej më i shëndetshmi, pasi vuante nga angina filloi të kishte dhe ai insu - fiçensë zemre. Një tjetër vajzë vuante nga bronshiti kronik. Ndërsa djali i vogël i shtëpisë vuante nga pleuriti kro - nik. Gjatë vizitës mjekësore që ju bëra banorëve të sipërpërmendur të fermës vura re diçka; në oborrin e fermës një derr i madh e i pisët shëtiste sa andej- këndej e futej kudo. Ndalova vizitën

dhe i thashë banorëve të fermës: “A e shihni atë derrin atje? Mishi i tij, lëndët e dëmshme që ai përmban e që ju i konsumoni vazhdimisht janë shkak - tarë të sëmundjeve tuaja. Familja ku unë qëndrova dhe familjet e tjera fqinje që i rrethonin e që dëgjuan këshillën time e hoqën dorë nga mishi i derrit, shpëtuan ose u lehtësuan nga shumica e sëmundjeve dhe tani në fermat e tyre s’sheh veçse dele.”

Mi SH i i D erri T DH e n A ( SH iri T i)

Tri SH i -

Një nga sëmundjet e rrezikshme që i kalon njeriut me anë të mishit të derrit është “Trishina”. Derrat e mar- rin këtë sëmundje kur hanë minj ose mishin e derrave me shirit. Shiriti nuk shkakton sëmundje të rëndësishme tek derrat, por kur kalon tek njeriu shkakton një sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Krimbat e vegjël të

trishinës që merren me mishin e der- rit, nga stomaku dhe zorrët kalojnë në gjak dhe kështu përhapen në të gjithë trupin. Në veçanti vendosen në nofull, gjuhë, qafë, dhe në muskujt në zonën e kraharorit. Ata shkaktojnë paralizë në muskujt e përtypjes e të të folurit. Gjithashtu shkaktojnë bllokim në dam - arë, menengjit (qelbëzim i cipës së tru - rit). Në disa raste të rënda përfundimi

Tetor 2013  10  Sëmundjet që fitohen nga mishi i derrit Lën D ë

është vdekja. Ana më e keqe e kësaj së- mundjeje është se nuk ka një mjekim të caktuar. Sëmundja e trishinës, është e përha - pur veçanërisht në vendet ku konsumo - het mishi i derrit. Me gjithë kontrollet e rrepta të veterinerëve në Norvegji, Angli dhe Poloni vërehen epidemitë e trishinës. Për vendet islame kjo së- mundje është e panjohur pasi mysli - manët nuk e përdorin mishin dhe nën - produktet e derrit.

uSH qi M e T DH e veçori T ë e njeriu T

Njerëzit dhe kafshët, pak a shumë ndikohen nga ushqimet që hanë. P.sh. macja, qeni, luani, që ushqehen me mish janë paksa të egër dhe shqyes; ndërsa delja, dhia, deveja, që ushqe- hen me barishte janë më të buta dhe më paqësore. Kjo është e vlefshme dhe për njerëzit. Është vërejtur se ata që ushqehen me mish e nënproduktet e derrit në përgjithësi janë më të rreptë, ndërsa të tjerët janë më të urtë e të butë nga natyra. Derri është një kafshë që nuk ka xhelozi për femrën e tij. Tek njerëzit që vazhdimisht përdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozisë pakësohet ose shuhet plotësisht. Filozofi francez Savorin, e pranon dhe e vlerëson ndikimin e të ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotë: “Më thuaj mua se çfarë ha që unë të them se çfarë je ti.”

Gjër AT e L ejuA r A

( HALLALL ) i

PLoT ë S ojnë nevoj AT

I madhi Zot, ka krijuar shumë ushq - ime për t’i përdorur ne. Por disa gjëra të dëmshme janë të ndaluara. Allahu (xh. sh.) është i Mëshirshëm dhe i do robërit e Vet, prandaj nuk i ngarkon njerëzit me shumë nga sa ata mund të mba - jnë. Njerëzit me lehtësi mund t’i krye- jnë urdhërat e Allahut (xh.sh.) e mund të shmangen nga ndalesat e Tij. Çfarë humbet njeriu kur nuk pi pije alkoo - like e kur nuk ha mish derri? Krijuesi e di, Inxhinieri që ka bërë makinerinë e di më miri se, në cilat kushte dhe si punon. P.sh. në katalog shkruhet se makineria duhet të punojë në 220 volt, ndërsa ne pa ia vënë veshin katalogut, e lëmë të punojë në 500 volt. Mendoni se çdo ndodhë me makinën? Trupi i njeriut është si një motor dhe makineri e mrekullueshme e krijuar nga Allahu i Madhëruar. Pa dyshim Ai e di më së miri se si punon kjo makineri. Meqe- nëse më të punojë në 500 volt. Mendo - ni se çdo ndodhë me makinën? Allahu (xh.sh.), Krijuesi ynë na e ka ndaluar të hamë mishin e derrit, atëherë ne s’duhet ta përdorim, pasi edhe logjika këtë konkluzion nxjerr. Mjeksia islame.

Përktheu: r asim vrioni

Mendimi

/ Tetor 2013 /

11

Tetor 2013  11  Gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë konsiderohet si epoka në

Gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë konsiderohet si epoka në të cilën bakteriologjia mori një zhvillim të jashtëzakonshëm. Ajo u imponua jo vetëm si një degë e re e shkencave mjekësore por shënoi edhe një kthesë nga më të rëndësishmet në zhvillimin e mendimit shkencor mjekësor.

Tetor 2013  11  Gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë konsiderohet si epoka në

N ë historinë e mjekësisë Pastëri konsiderohet si figura më

përfaqësuese në fushën e studimit të mikroorganizmave por figura tjetër, që vjen fill pas tij dhe që i dha hov akoma më të madh këtij studimi, është Robert Kohu qysh në vegjëlinë dhe rininë e tij të parë, me dëshirat që kishte për t’u marrë me seleksionimin e insekteve, barërave, luleve etj. Kohu dukej se kishte prirje për shkencat, por prindërit kërkonin medoemos që ai të ndiqte degën e filozofisë dhe të bëhej mësues. Ai e gjeti vetë rrugën, “e ndërroi kalin” dhe vendosi të ndiqte studimet në mjekësi. Që në kohën kur ishte student merrej me punë shkencore. Më vonë mori gradën e doktorit të shkencave me një studim pa harruar faktin se një pjesë të eksperimenteve i kishte bërë në trupin e tij. Në kohën kur Kohu fillonte praktikën

mjekësore, i ishte dhënë një grusht i fortë teorisë së patologjisë umorale, e cila kishte mbizotëruar në mjekësi për mëse 20 shekuj. Në atë kohë ishte në lulëzim e sipër teoria e patologjisë celulare, e përpunuar me mjeshtëri nga Rudolf Virhovi, një tjetër shkencëtar gjerman që kishte fituar famë të madhe, aq sa e quanin “papë të mjekësisë”. Kohu i ri, duke dashur të thellojë njohuritë e tij shkencore, i shtyrë

ROBERT KOHU

(1843-1910 )

Mjeku dhe mikrobiologu i madh gjerman

Tetor 2013  11  Gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë konsiderohet si epoka në

edhe nga shokë e miq, që e vlerësonin atë si një shkencëtar të vërtetë, shkon në Berlin me qëllim që të punojë pranë këtij “pape”, por zhgënjehet kur shikon se për t’iu afruar atij ose profesorëve të tjerë që e rrethonin atë duheshin shumë miq dhe shumë të holla. Prandaj vendos të çajë vetë rrugët e shkencës. Robert Kohu ka merita të mëdha në rradhë të parë si zbulues i shkaktarëve të shumë sëmundjeve ngjitëse. Emri i tij është i lidhur më tepër me zbulimin e bacilit të tuberkulozit, por në fakt ai ka zbuluar edhe shumë mikrobe të tjera, siç janë bacili i antraksit ( i plasjes ), mikrokokut tetragjen, vibrioni i kolerës aziatike etj. Ka bërë studime shumë të

rëndësishme mbi shkaktarët e murtajës, sëmundjes së gjumit të shkaktuar nga pickimi i mizës “ce-ce”. Këto zbulime e studime nuk i bëri vetëm në laboratorët e Institutit të Higjenës apo në atë të sëmundjeve infektive të Berlinit, por edhe në vende të ndryshme të botës si në Egjypt, Indi, ishujt e Javës, në zona të gjëra të Afrikës Jugore dhe Jug-Lindore. Robert Kohu e ka lidhur emrin e tij me shumë zbulime në fushën e teknikës së studimit më të thellë dhe të gjithanshëm të mikroorganizmave. Ai ka qenë një novator i vërtetë në lëmin e ngjyrosjes së preparateve mikroskopike. Ka një meritë në zbulimin e terreneve të kultivimit të mikrobeve, gjë që i dha atij mundësinë

e veçimit të shumicës së mikrobeve patogjenë. Robert Kohu ka dhënë një kontribut shumë të madh në vlerësimin shkencor të rolit të higjenës në luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Një meritë tjetër e Kohut është se pranë tij dhe me ndihmën e tij u rrit një plejadë e gjërë shkencëtarësh të rinj, të cilët bënë të tjera zbulime shumë të rëndësishme në fushën e bakteriologjisë siç janë: Loefleri, Kitaso, Gafka, Pfeiferi etj.

Qeveria gjermane kishte marrë disa herë parasysh kërkesat e disa qeverive të tjera për të dërguar Robert Kohun në krye të ekspeditave shkencore, për të zbuluar shkaktarët e disa epidemive të panjohura në njerëz ose në kafshë. Praktika e mësoi Kohun të arrijë të bëjë disa pohime të cilat u pritën shumë keq nga rrethet reaksionare gjermane.- “Në qoftë se qeveria jonë, harxhon shuma të mëdha për

luftimin e epidemive, këtë e bën jo sepse i dhimbset shëndeti i vendasve apo për prirje filantropike, por për qëllime shumë

më praktike

për të ruajtur aftësinë për

... punë të popullsisë zezake!” Shprehje kjo që tingëllon aktuale edhe në ditët tona ... Nga jeta e tij private duhet të veçojmë se gruaja e tij Ema nuk e kuptonte dhe nuk jetonte me shqetësimet e Kohut për shkencën dhe për zbulimet në mjekësi. Shkencëtari nuk ishte i shkëputur nga kushtet historike dhe social-ekonomike të kohës në të cilën jetoi e punoi. Fillimisht ai është indiferent për problemet politike të kohës, por kur vjen fjala për kushtet social-ekonomike ai ngre zërin, mbasi ato bëhen shkaktare për shumë sëmundje si psh tuberkulozi. Në mbledhje e kongreseve brenda e jashtë vendit ai ngre zërin për përmirësimin e kushteve sociale e higjeno-sanitare, për t’i prerë kështu rrugën përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Shkrimtari i madhe gjerman Gëte, bashkëkohës i tij thotë për Kohun:

“Pasioni dhe dashuria për njerëzit dhe për mjekësinë qenë flatrat që e çuan mjekun e madh drejt veprave të mëdha e drejt pavdekësisë”.

Shkroi: çlirim Gega.

Tetor 2013  11  Gjysma e dytë e shekullit nëntëmbëdhjetë konsiderohet si epoka në