PJESA E DYTE KODI PENAL DHE LEGJISL ACIONI PENAL Kapitulli I

BURIMET E TË DREJTËS PENALE
Nocioni dhe llojet e burimeve
Burimi i të drejtës penale mund të kuptohet në dy mënyra:në atë formale dhe materiale. Burimet formale Me burimin e së drejtës penale në kuptimin formal nënkuptohen aktet juridike që përmbajnë norma penale- juridike , me të cilat përcaktohen veprat penale dhe sanksionet penale. D.m.th. si burim formal I së drejtës penale është legjislacioni penal që gjendet në fuqi. Burimet materiale Në kuptimin material, burimin e të drejtës penale e paraqesin marrëdhëniet shoqërore të rregulluara përmes normave penale juridike. Megjithatë, edhe pse nocioni burim i së drejtës penale shprehet në kuptimin formal dhe material, zakonisht me nocionin burim i së drejtës nënkuptohet burimi formal, d.m.th. aktet juridike në të cilat shprehen normat si rregulluese të marrëdhënieve shoqërore.Si

KUSTETUTA SI BURIM I SE DREJTES PENALE
Kushtetuta është ligji më I lart dhe me fuqi juridike më të madhe në çdo shtet të civilizuar. Me kushtetut përcaktohen rregullimi shoqëror, ekonomik dhe politik I shtetit, të drejtat dhe liritë e qytetarve, barazia e tyre e nje varg vlera te tjera te rendesishme. Te gjitha normat penale duhet te interpretohen ne perputhshmeri me sistemin kustetues. Ne kushtetute percaktohen themelet e disa parimeve kryesore te drejtes penale si p.sh: • parimi I kufizimit te dhunes dhe I krijimit te kushteve per zhdukjen e saj e saj; • parimi I legalitetit ne percaktimin e veprave dhe sanksioneve penale. Kushtetuta me disa dispozita te saj paraqitet edhe si burim I drejtperdrejt I drejtes

penale, ajo ne menyre te drejtperdrejt proklamon disa vepra si te kunderligjshme dhe kunderkushtetuese dhe qe duhen te ndeshkohen. Keto jane: tradhtia e shtetit, pranimi I kapitullimit te vendit, nxitja e urrejtjes nacionale, raiale apo nacionale, nxjerrja me dhune e deklaratave apo pohimeve, privimi I paligjshem I lirise, hyrja e kunderigjshme ne banesen e huaj dhe ne lokale te tjera etj.

E DREJTA PENALE NDERKOMBETARE SI BURIM I SE DREJTES PENALE
Si burime të së drejtës penale paraqiten edhe marrëveshjet ndërkombëtare kur ato rregullojnë qeshtje penalo juridike. Këto marrëveshje mund të paraqiten si burim direkt dhe indirekt i së drejtës penale. Si burim indirekt, marrëveshjet ndërkombëtare mund të paraqiten kur ratifikohen dhe shpallen me ligj te posaçëm kombetar që ka veprim të drejtpërdrejtë. Ne shumicen e rasteve kontratat nderkombetare paraqiten si burime indirekte. marrëveshjet ndërkombëtare paraqiten si burim I drejtpërdrejtë i së drejtës penale kur ato ne menyre te drejtperdrejt aplikohen nga gjykatat kombetare. Per vendin tone rendesi juridike kane keto kontrata ne vijim, te cilat vendi yne eshte obliguar t'i plotesoj: − KATER KONVENTAT E GJENEVES MBI HUMANIZMIN E LUFTES 1949 − KONVENTA E LUFTIMIT DHE PARANDALIMIT TE KRIMIT TE GJENOCIDID 1948 − KONVENTA MBI ELLIMINIMIN E GJITHA DISKRIMINIMEVE RACIALE 1966

LIGJI PENAL SI BURIM I SE DREJTES PENALE E drejta penale është e drejtë ligjore. Konsiderohet e drejtë ligjore ngase burim kryesor dhe primar I saj është ligji. Si burim kryesor i të drejtave penale të shteteve bashkëkohore është kodi penal apo ligji penal. Me nocionin Ligj Penal -Nenkuptojm çdo dispozitë ligjore me të cilën rregullohen çështjet nga fusha e së drejtës penale. -Nocioni ‘Ligj Penal” ka domethënie më të gjërë se nocioni “Kod Penal”, sepse ligji penal nenkupton gjdo dispozite penalo juridike pamarr parasysh a gjinden kodin penal apo ne ndonje ligj tjeter. Ndërsa me nocionin Kod Penal -Nënkuptojmë ligj të rëndësishëm në të cilin në mënyrë të sistematizuar përmblidhen dispozitat penalo juridike.

PRAKTIKA GJYQESORE Praktika gjyqësore së bashku me shkencën e të drejtës penale kanë ndërtuar një varg nocionesh dhe institucionesh të cilat ligji nuk i njeh por që kanë zbatim të gjerë si p. për shkak se paraqesin ndihmën profesionale për gjykatat e ulëta. edhe krahas asaj që u tha më lartë. SHKENCA E SE DREJTES PENALE Shkenca e se drejtes penale nuk mund te jete burim I drejtperdrejt I se drejtes penale poziteve. Mirëpo. por kryesisht në bazë të ligjit.sh me ndihmen e shkences se drejtes penale jane ber nje varg institucionesh dhe nocionesh te drejtes penale dhe gjithashtu shkenca juridike ushtron ndikim te rendesishem ne zhvilllimin dhe reformimin e legjislacionit penal. ndikimi i pakujdesisë. P. kryerja indirekte e veprës. Gjithashtu disa vepra penale kunder dinjitetit dhe moralit mbeshteten ne drejten zakonore.-Kodi penal konsiderohet me fuqi juridike me te madhe se sa ligji penal. Asnjë gjykatë nuk mund të gjykoj në bazë të udhëzimeve të gjykatave të larta as në bazë të vendimeve të tyre. Qëndrimet parimore dhe kuptimi i gjykatave të larta kanë rëndësi juridike. . kodin penal dhe tere sistemin e ligjeve dhe dispozitave te tjera qe jane ne fuqi. praktika gjyqësore tek ne nuk është burim formal I së drejtës penale. E DREJTA ZAKONORE Në të gjitha shtetet të cilat e miratojnë parimin elegalitetit.sh: Vepra afatgjatë penale. zakoni mund të paraqitet si burim I se drejtes penale nese ligji e inkorporon ne dispozitat e veta ose ne ndonje menyre tjeter mbeshtet ne te. tentimi I kualifikuar. e drejta zakonore nuk është burim në të drejtën penale. por vetëm aq sa kanë mbështetje në ligj. Keshtu eshte vepruar me disa vepra penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të drejtën nderkombetare. pakujdesia profesionale. Përjashtimisht. Me legjislacion penal -Kuptojme te gjitha ligjet penale. Mirepo ajo ka ndikim ne formimin dhe aplikimin e kesaj dege te drejtesise.

Normat penale-jurdike të pjesës së posaçme nuk mund te aplikohen pa -aplikimin edhe të normave të pjesës së përgjithshme të legjislacionit penal. mbrojtja enevojshme. u pa se nje numer I madhe I normave penale. Keshtu u formuan rregullat e pergjithshme te se drejtes penale te cilat formohen nga tri nocione themelore: − nocioni I vepres penale − nicioni I pergjegjsise penale − nocioni I sanksioneve penale dhe masave te trajtimit te detyrueshem Kontribut me te madh ne formimin e normave te pergjithsme penale. Penal. përgjegjësia penale.juridike permbajne disa elemente qe jane te perbashketa per te gjitha normat penale.juridike. nevoja ekstreme etj. -Gjithashtu me normat e pjejses se pergjithshme manifestohet qendrimi I nji vendi mbi qeshtjet parimore te politikes kriminale.juridike dha revulicioni francez pas te cilit per here te pare ne histori ne kodin penal te frances te vitit 1791 u parapane disa parimme te rendesishme si norma norma te pergjithshme penale. dënimet.juridike.Kapitulli II KODI PENAL PJESA E PERGJITHSHME DHE E POSAQME E KODIT PENAL Me zhvillimin e legjislacionit penal dhe shkences te se drejtes oenale. -Pra me normat e pjeses se pergjithshme rregullohen qeshtjet qe jane te perbashketa per te gjitha veprat penale dhe ndheskueshmerine e tyre. llojet e tjera te sanksioneve penale. PJESA E POSACME -Pjesa e posaçme e kodit penal paraqet sisitem të normave penale-juridike me të cilat përcaktohen veprat penale veç e veç si dhe sanksionet penale dhe masat e trajtimit te detyrueshem që mund tu shqiptohenkryesve të veprave të këtilla. . Të gjitha kodet penale që u nxorrën pas Kodit Penal të Francës të vitit 1791 ndahen në dy pjesë: PJESA E PERGJITHSHME -Pjesa e përgjithshme e kodit penal paraqet një sisitem të normave penalejuridike me të cilat përcaktohen parimet e së drejtës penale si dhe nocionet dhe institucionet themelore të së drejtës penale siç janë: V.

Normat e pje. Dispozitivi udhëzues (normat blankete) -Dispozitiv udhëzues-konsiderohet ajo norme. PARIMET E KODIT PENAL Kodi Penal bazohet në: parimin e shtetit të së drejtës. -Karakteristikë e normave penale-juridike të pjesës së posaçme është se çdonjëra prej tyre I ka dy pjesë: DISPOZITIVI DHE SANKSIONI • Dispozitivi Në dispozitiv përcaktohen elementet e veprës penale kush mund të jetë kryes dhe çka konsiston veprimi I kryerjës. parimin e barazisë para ligjit. -Eshte menyre me ekonomike sepse me nje denim mund te perfshihen shume variante te nje vepre penale. Varësisht nga perberja e dispozitivit njihet: dispozitivi I rendomtë -Me dispozitiv të rëndomtë nënkuptojm ato norma me të cilat nuk përcaktohen tiparet e V. Perveq ketyre eshte I njohur edhe dispozitivi I perbere -dispozitivi I perbere ne te shumten e rasteve percakton elementet e veprave penale te perbera. parimin e drejtesise në caktimin e fajësisë dhe të dënimit si dhe ne parimin e humanizmit.P por vetëm emërtimi I tyre dispozitivi përshkrues -Dispozitiv përshkrues koniderohen ato norma me të cilat caktohen tiparet e veprës penale. e cila lidhur me disa tipare të veprës penale të caktuar. udhëzon në ndonjë normë tjetër të ligjit penal. . -dispozitivi I perbere nenkupton normat ku vepra penale parashihet me ndermarrjen e dy apo me shume veprimeve te caktuara. me ndermarrjen e njerit prej llojeve te veprimeve te catuara apo normat ku menyra e kryerjes se vepres penale eshte caktuar ne menyre alternative ose normat ti clat parashikojne se vepra penale mund te kryhet nga persona te ndryshem dhe normat te cilat caktojne se vepra penale munde te kryhet ndaj objekteve te caktuara ne menyre alternative.sës së përgjithshme I plotësojnë normat penale-juridike të pjesës së posaçme.

Për shkak të rëndësisë së shumëfishtë për të drejtat . Kerkesa e parimit te legalitetit erdhi si kerkese kryesore e borgjezise revolucionare dhe si reagim kunder arbitraritetit te jurispodences feudale. Formulimin konciz të këtij parimi në gjuhën latine “Nullum Crimen. shtyllave kryesore te ligjshmerise: 1)vetem ligji te jete pburim I drejtes penale (nullum crimen sine lege scripta) 2) ndalohet aplikimi I analogjise 3) ndalohet veprimi retroaktiv I ligjit 4) ligjedhenesi duhet te sherbehet me terma te qarta dhe pecize . Pas revolucionit francez ne vitin 1789 ky parim u pervetsua ne deklaraten e drejtave te njeriut dhe qytetarit qe u aprovua ne kuvendin kushtetutdhenes te Frances. Nulla Poena sine lege” për herë të parë e dha penalisti I njohur gjerman Anselm Fojer Bahu.th “ Një vepër nuk mund të konsiderohet vepër penale dhe kryesi I saj nuk mund të dënohet nëse më parë nuk është paraparë me ligj si veper penale”. Parimi I legalitetit ka rendesi shoqeroro. liritë dhe sigurinë juridike të qytetarëve. në sisitemin tonë judike parimi I legalitetit është ngritur edhe në rang të normës kushtetuese dhe është përvetësuar në kushtetutë.PARIMI I LEGALITETIT (LIGJSHMERISE) NE DREJTEN PENALE Për futjen e parimit të legalitetit ne të drejtën penale jane angazhuar juristë dhe filozofë të njohur të shek XVIII siç janë: Montesku. Gjithashtu parimi I legalitetit per here te pare ne drejten penale u pervetsua ne kodin penal te Frances te vitit 1791 dhe 1810. Parimi I legalitetit”Nullum crimen nulla poena sine lege” ne gjuhën shqipe d.m. Bekard dhe avokati Servan. RENDESIA JURIDIKE parimi I ligjshmerise kerkon permbushjen pese pustulateve. Pas luftes se dyte boterore parimi I legalitetit fitoj dimensione te gjera dhe u pervetsua ne deklaratat dhe konventat nderkombetare me te rendesishme shiq jane:Deklarata e pergjithshme mbi drejtat e njeriut 1947. Pakti nderkombetare mbi drejtat civile dhe politike 1966.politike dhe juridike: RENDESIA SHOQERORO. Konventa europiane per mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore te njeriut 1950.POLITIKE Rendesia shoqerore konsiston ne sigurimin e qytetarve nga arbitrariteti dhe keqperdorimet e organeve shteterore.

Kufijtë e interpretimit i përcakton parimi i ligjshmërisë. të mos përcaktimit të nocioneve që përdoren në tekst dhe shkallës së lartë të abstraksionit. Ky interpretim është i detyrueshëm për organet dhe personat . Nevoja për interpretim del nga fakti se çdo tekst i ligjit mund të kuptohet në mënyra të ndryshme për shkak të:Jo përsosshmërisë së gjuhës. interpretimi gjyqesor është interpretim të cilin e bënë gjykata gjatë aplikimit të ligjit në rastin konkret. Interpretimi autentik bëhet sipas procedurës që vlen për nxjerrjen e ligjeve. përdorimit të shprehjeve joadekuate ose shprehjeve me kuptim të shumëfishtë. Përmes interpretimit nuk guxon të zgjerohet ligji në rastet të cilat nuk janë përfshi me dispozita përkatëse. 2. ligjor dhe të obligueshëm e kryen organi që e ka nxjerrë ligjin I cili interpretohet. Është veprimtari logjike e të menduarit që ka për qëllim të gjejë kuptimin e drejtë të ligjit e normave penale-juridike në momentin e aplikimit të ligjit. Interpretimin gjyqesor nuk e bejne vetem gjykatat por edhe organet e tjera .5) ligji qe parasheh vepren penale. Si forme e posaqme e interpretimit autentik konsiderohet interpretimi qe behet ne tekkstin e kodit penal rreth shprehjeve të përdorura në ligj. Me ane të interpretimit bëhet e mundshme që norma penale-juridike që është e përgjithshme dhe abstrakte të aplikohet ndaj kryerësit kokret të veprës penale. gjithashtu nuk guxon të ndryshohet kuptimi dhe qëllimi i ligjit. Interpretimi Autentik apo i Obligueshëm Interpretimin autentik. LLOJET E INTERPRETIMEVE TË LIGJEVE PENALE I. duhet te parashohe edhe sanksionin per ate veper penale Kapitulli III INTERPRETIMI I LIGJEVE PENALE KUPTIMI DHE RENDESIA E INTERPRETIMIT NE TE DREJTEN PENALE Me interpretim në të drejtën penale kuptojmë përcaktimin e kuptimit të drejtë të normës së caktuar penale-juridike. Ky interpretim nuk ka efekt te pergjithshem obligues. SIPAS ORGANIT I CILI BEN INTERPRETIMIN DALLOHEN: 1.

m. Gjykaten nuk e obligon interpretimi qe ka ber me heret per ndonje raste konkret si dhe gjykata e shkalles se pare nuk eshte e obliguar t'i permbahet interpretimeve te gjykates me te larte. diçka që vlen për rastin më të butë duhet të vlejë edhe për rastin më të . INTERPREIMI LOGJIK Interpretimi logjik mbeshtetet ne rregullat e logjikes përcaktimi I përmbajtjes dhe kuptimit të ligjit bëhet me anë të të menduarit dhe nxjerrjes së konkluzave. 2. 3. Argumentum a fortiori Argumentum a fortiori paraqitet në dy aspekte: • Argumentum a maiori ad minus d. Gjykatat organet e tjera qe interpretojne ligjet mund ti arsyetojne vendimet e tyre me qendrimet e shkences se drejtes penale. Ky lloj interpretimi nuk është I obligueshëm për organet që merren me aplikimin e ligjeve penale. Kur ne ligji disa qeshtje nuk jane te qarta shkeca e se drejtes penale mund te ndihmoje ne sqarimin dhe zgjidjen e tyre. Interpretimi doktrinar (shkencor) Interpretimi i ligjeve penale është interpretim që e bënë shkenca e së drejtës penale. II.th. Mirepo qendrimet parimore te gjykates supreme ushtrojne ndikim ne interpretimin unik te ligjeve penale. nocionet teknike sipas shkences teknike. INTERPREIMI GRAMATIK behët me ndihmën e rregullave të gramatikës dhe sintaksës. METODAT E INTERPRETIMIT 1. ndersa fjalet e jetes se perditshme duhet interpretuar sipas kuptimit te tyre te zakonshem.shteterore qe I aplikojne ligjet. Intepretimi gramtik sëndërtohet duke analizuar shprehjet dhe nocionet e pjesëve të tekstit te ligjit Nocionet juridike duhet interpretuar sipas rregullave te shkences se drejtesise. Si mënyra specifike të interpretimit logjik paraqiten: Argumentum a contrario Argumentum a contrario është metodë e konkludimit logjik përmes së cilës zbatimi i një dispozite përjashtohet në rastet tjera nëse ajo është parapar vetem për rastin konkret dhe keshtu ben perjashtim nga normat e pergjithshme.

• argumentum a minori ad maius d.th. mund të lirohet nga dënimi. Në disa raste vet ligjvënësi jep mundësi për një konkludim të tillë. por vullnetarisht është tërhequr nga tentimi ndëshkues. shqyrtimi publik etj. të njëjtin mund t’ia zbus. amendamentet. për shkak të parimeve të ligjshmërisë. Me qëllim të njohjes së këtyre kushteve shfrytëzohen materialet për nxjerrjen e ligjit siç janë: Para projektet. 3.qendrimi se denimmi I shlyer nuk merret fare parasysh eshte apsurd ne raport me nenin perkates te kodit penal ku thuhet se te dhenat mbi denimin e shlyer mund t'i jepen gjykates.sh kryersi i cili ka tentuar ta kryej një vepër penale. Lidhur me interpretimin historik në teorinë e së drejtës penale njihen dy lloje të interpretimit: -Interpretimi subjektiv Sipas interpretimit subjektiv-kuptimi I ligjit penal përcaktohet sipas kohës qe është nxjerrë -Interpretimi objektiv sipas interpretimit objektiv kuptimi I ligjit apo normës së caktuar penale-juridike përcaktohet sipas kohës dhe kushteve kur bëhet aplikimi I tij. prandaj është e logjikshme që gjykata.SH. INTERPRETIMI HISTORIK Interpretimi historik paraqet interpretimin në bazë të analizës së kushteve dhe rrethanave nën të cilat është nxjerrë një ligji. projektet.rëndë. Psh nese nje veper denohet kur kryhet nga pakujdesia ajo aq me teper denoht kur kryhet me dashje. Argumentumad absordum Ne disa raste shfrytezohet edhe argumentum ad absordum. .m. Ky interpretim shfrytëzohet kur dëshirohet të konstatohet qëllimi i nxjerrjes së dispozitës së caktuar dhe aktualiteti i saj. nëse nuk e liron nga dënimi. prokurorise dhe policise lidhur me proceduren penale qe zhvilloht kunder personit te cilit I eshte shlyer denimi. Kështu që p. Interpretimi I ketille shfrytezohet per te provuar se aplikimi I ndonje norme do te qonte ne perfundim absurd. Nëse është lejuar diçka në rastin më të rënd. Asnjëra prej këtyre mënyrave specifike të konkludimit logjik nuk kanë zbatim të madh në të drejtën penale. diskutimet. Ato mund të zbatohen përjashtimisht në dobi të kryersit të veprës penale. P. mund të merret se është lejuar edhe në rastin më të butë.

Në të drejtën penale sipas vëllimit njihen dy lloje të interpretimeve: 1. INTERPRETIMI SIPAS VELLIMIT Interpretimi sipas vëllimit është atëher kur fjalëve. termave apo nocioneve të ligjit penal u jepet kuptimi I gjerë. 6. INTERPRETIMI SISTEMATIK Interpretimi I normes në bazë të vendit që është radhitur në sisitemin e ngushtë dhe të gjërë të legjislacionit penal si dhr ne baze te lidhshmerise se saj me normat dhe institucionet e tjera juridike. INTERPREIMI I GJERE ekziston atëher kur fjalve. ANALOGJIA Në drejtësi analogjia në kuptimin e gjerë paraqet zgjedhjen e mardhënjeve shoqërore në bazë të normavetë cilat I rregullojnë mardhënjet e ngjajshme. INTERPREIMI TELEOLOGJIK (SIPAS QELLIMIT) Teksti I dispozites interpretohet sipas qellimeve sociale te ligjeve. III. Kjo eshte metode kryesore e interpretimit te ligjit sepse me te percaktohet kuptimi aktual bashkohor I ligjit kurse llojet e tjera te interpretimeve vetem e plotesojne dhe e saktesojne kete.4. Kurse në të drejtën penale analogjia paraqet rastin kur një vepër që nuk është paraparë me ligj si vepër penale. termave apo nocioneve që janë përdorur në tekstin e normave penale mund tu jepet kuptimi I ngushtë apo I gjerë. . të konsiderohet si e këtill në bazë të ngjajshmërisë me vepren penale. termave apo nocioneve që janë përdorur ne ligjin penal u jepet kuptimi I ngushtë 2. mbështetet në krahasimin e dy apo më tepër teksteve autentike të të njëjtit ligj. INTERPREIMI I NGUSHTE ekzsiton atëher kur fjalve. 5. të shpallur në gjuhë të ndryshme me qëllim të përcaktimit të rëndësisë së disa shprehjeve dhe nocioneve. INTERPRETIMI KOMPARATIV (KRAHASUES) Interpretimi krahasues apo komparativ.

t. ANALOGJIA E LEJUAR Jo çdo lloj analogjie është e ndaluar. -Ligji penal vepron derisa të abrogohet me ligjin e ri shprehimisht ose ne menyre . duke përdorur nocionin “edhe nëndonjë rast tjetër të ngjashëm” (klauzola gjenerale). zgjidhet rasti konkret në kuadër të ligjit.Veprimi I ligjit penale në kohë 2.Veprimi I ligjit penal ndaj personave VEPRIMI I LIGJIT PENAL NË KOHË Ligji penal fillon të veprojë prej momentit të hyrjës së tij në fuqi dhe aplikohet gjersa të pushoj së vepruari.th analogjia eshte e lejuar kur ajo nuk eshte ne kundershtim me parimin e legalitetit. Po të lejohej analogjia në të drejtën penale kjo do të shkaktonte pasiguri juridike.th se ai eshte ne fuqi dhe se gjykatat jane te obliguara ta zbatojne ne rastet konkrete Njihen tri lloje të veprimit të ligjeve penale: 1. Koha prej shpalljes së ligjit në gazetën zyrtare e gjerësa të hyjë ne fuqi quhet Vocatio Legis. ANALOGJIA E NDALUAR Përfshirja e rasteve qe nuk jane te parapara me ligj në dispozitat me të cilat rregullohen rastet e ngjashme dhe zgjidhja e tyre në bazë të këtyre dispozitave. Në disa raste vetë ligji udhëzon në zbatimin e analogjise në disa vepra penale. Gjithashtu.Analogjia si mënyrë e krijimit të veprave të reja penale është e ndaluar ne të drejtën penale ngase është në kundërshtim me funksionin themelor të parimit “Nullum crimen nulla poena sine lege”. do ta dobësonte besimin e qytetarëve në sisitemin juridik. D. në të drejtën penale konsiderohet se është e lejuar analogjia po që se ajo është në favor të të fajsuarit dhe nëse interpretimi I tillë nuk është në kundërshtim me normat dhe parimet tjera penale-juridike. Analogjia si mënyrë e interpretimit të së drejtës eshte e lejuar. Kjo lloj analogjie eshte e ndaluar Nga kjo del që përmes analogjisë nuk mund të krijohen as vepra të reja penale. Kapitulli IV VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENAL VESHTRIME TE PERGJITHSHME Veprimi I legjilcionit penal d.m. Me analogji si mënyrë e interpretimit të ligjit në bazë të ngjashmërisë. Ligji penal hynë ne fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. paraqet analogjinë si mënyrë e krijimit të së drejtës (creativan analogique).Veprimi I ligjit penal në hapsirë 3. nuk mund të sajohen sanksione te reja penale Pra analogjia e ndaluar shprehet në rastet kur edhe me ane te interpretimit tejkalohet kufiri I kuptimit të normës që është përcaktuar. e as të zgjerohen elementet e veprave ekzistuese.

Veprimi retroaktiv i ligjit do të thotë zbatimi i ligjit në rastet që kanë ndodhur para nxjerrjes së tij. • • VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENAL NË HAPSIRË . Ligji i cili parasheh mundesi me te medha Për lirimin nga dënimi apo zbutjen e dënimit.institucioni I veprimit te legjislacionit penal ne hapësire percakton cili ligj penal zbatohet kur vepra penale është kryer në vend. Ligj më i bute për kryesin e veprës penale.Aplikimi I ligjit mete bute. Kjo ndodh kur ligji penal është nxjerrë me qëllim që të veproj vetëm për një kohë të caktuar. -Poashtu ligji penal pushon së vepruari edhe ne rastet kur skadon afati për të cilën është nxjerrë. me dispozitat e kodit penal është rregulluar veprimi I legjislacionit penale në hapsirë. . Veprimi retroaktiv i ligjit penal në të drejtën penale parimisht eshte I ndaluar. më i butë është ai ligj i cili parasheh shkallën më të ulët të dënimit. Nga rregulla e përgjithshme ekziston përjashtimi i paraparë ne kodin penal sipas të cilit nëse pas kryerjes së veprës penale ndryshohet ligji. Nga rregulla e theksuar më lartë del se Kryersi I veprës penale do të dënohet sipas ligjit penal që ka qenë në fuqi në kohen e kryerjes së veprës. Me këto dispozita penale-juridike janë aprovuar pesë parime qe jane nderkombetarisht te njohura. Këto janë: PARIMI TERRITORIAL Parimi I territorialështë parim themelor.Ne menyre te heshtur ligji penal abrogohet kur ligji nuk permban dispozite mbi abrogimin port e njejtat qeshtje I rregullon ne menyre te ndryshme. përkatësisht para hyrjes në fuqi. Ligji i cili nuk parasheh mundesine e shqiptimit te denimit plotesues Ligji i cili parasheh afat me te shkurter te parashkrimit etj.jashtë vendit nga shtetasit tane apo nga shtetasit e huaj dhe shume qeshteje te tjera lidhur me kete. kurse parimet e tjera janë të natyrës plotësuese. është ai ligj: • Ligji i cili nuk e kualifikon veprën e kryer si vepër penale. Ky parim është themelor për shkak se më së shpeshti aplikohet në . . Ligji penal abrogohet shprehimisht në rastet kur ligji I ri parasheh dispozitë të posaçme me të cilën e abrogon atë të më parshmën. Ligji i cili parasheh llojin me te bute te denimit Në qoftë se të dy ligjet parashohin të njëjtin lloj të dënimit. zbatohet ligji i cili është më i butë për kryesin. • • • ligj i cili e parasheh ndonjë rrethane te re për përjashtimin e kundërligjshmërisë .te heshtur. Me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme se cili shtetas është kompetent të gjykojë kryersin e caktuar të veprës penale.

VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENAL PER VEPRA QE KRYHEN JASHTE VENDIT E drejta jone penale sa I perket aplikimit te legjislacionit tone penal per vepra qe kryhen jashte vendit ka pervetsuar disa parime te pergjithshme. anëtarët përcjellës të tyre dhe anëtarët e familjes se tyre. Përjashtim nga zbatimi i parimit territorial parasheh e drejta ndërkombëtare sipas së cilës personat të cilët gëzojnë imunitet diplomatik perjashtohen nga juridiksioni I shtetit tone.Sipërfaqen ujore brenda kufijve .Sipërfaqen ajrore mbi to Sipas ligjit mbi bregdetin është paraparë se zona territoriale e detit shtrihet dhjetë milje nautike nga toka kurse jashte kesaj siperfaqeje konsiderohet det I hpur. Sipas këtij parimi legjislacioni penal I një vendi aplikohet ndaj të gjithë personave që kryejnë vepra penale në teritorrin e tij. ministrat dhe gjykatesit e gjitha instancave e kane kete imunitet per veprat qe kane te bej me detyren e tyre. Pejashtim nga parimi territorial parashihet per personat qe kane idemnitet. . mirepo sipas kodit penal dhe konventave nderkombetare ne masen e denimit duhet te llogaritet denimi I vuajtur per te njejten veper ne shtetin tjeter si dhe paraburgu gjate procedures se ekstradimit. Sipas dispozitave të legjislacionit penal me territor të një vendi nënkuptojmë: . Legjislacioni penal I një shteti aplikohet edhe ndaj secilit që kryen vepër penale në anijen e tij.praktikë. Keta jane: shefat e shteteve të huaja. pa marrë parasysh se a janë shtetas të tij. funksionarët e huaj diplomatik dhe konsular të organizatave ndërkombëtare. Deputetet. por me të cilat dëmtohen apo rrezikohen të mirat juridike të shtetit tonë. shtetas të huaj apo persona pa shtetësi. keto jane: PARIMI REAL Sipas parimit real legjislacioni yne penal aplikohet në rastet kur veprat penale kryhen jashtë territorit të vendit tonë. imunitet juridiko-material.Sipërfaqen toksore . pa marrë parasysh se ku ndodhet në kohën e kryerjes së veprës penale. Ne kosove kete imunitet e gezojne edhe antaret e EULEX. Gjithashtu Legjislacioni penal I një shteti aplikohet ndaj secilit që kryen vepër penale në ne aeroplan ose ncfardo mjeti transporti te regjistruar ne emer te republikes se kosoves pamvarsisht se ku gjendet. parimi territorial e perjashton rregullen ne bis in idem (nuk guxon te denohet per te njejten veper dy here) ngase legjislacioni yne penal zbatohet ndaj personave qe kryejne vepra penale ne kosove edhe nese ata jane ndeshkuar per ato vepra ne shtetin tjeter. OSBE dhe te KFOR.

parimi real eshte primar ngase e perjashton rregullen ne bis in idem (nuk guxon te denohet per te njejten veper dy here) ngase legjislacioni yne penal zbatohet ndaj personave qe jane ndeshkuar per ato vepra ne shtetin tjeter. Për aplikimin e këtij parimi duhet që shtetasi I huaj të haste në territorin . PARIMI I PERSONALITETIT AKTIV Sipas parimit të personalitetit aktiv apo parimit nacional legjislacioni ynë penal aplikohet ndaj shtetasit tonë edhe kur kryen ndonjë vepër penale jasht vendit po që se hasen në territorin tonë apo ekstradohet. . Mirpo nese ajo veper eshte e ndeshkueshme sipas parimeve nderkombetare. Gjithashtu per aplikimin e parimit te personalitetit aktiv duhet te egzistoj identiteti I normave qe d.sh veprat terroriste. Parimi I personalitet aktiv zbatohet edhe kur personi pas kryerjes se vepres penle behet banor I kosove. E kpsoves sipas marrveshjeve nderkombetare ka marr per obligim ndeshkimin e kryeresve te tyre. .t. PARIMI I PERSONALITETIT PASIV Sipas parimit të personalitetit pasiv legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajve të cilët jashtë territorit të vendit kryejnë vepra penale kundër shtetasit tonë ose kundër vendit tonë.th se vepra qe konsiderohet penale sipas ligjeve tona duhet te konsiderohet veper penale edhe sipas ligjeve te shtetit ku eshte kryer vepra. shtetasit të huaj dhe personave pa shtetësi që jashtë shtetit kryen vepër penale kundër rregullimit shoqëror dhe sigurisë së vendit. me leje te prokurorit te shtetit mund te fillohet ndekja penale edhe pse ajo veper nuk kosiderohet veper penale ne shtetin ku eshte kryer. Parimi I personalitet aktiv respekton rregulen ne bis in idem sepse sipas legjislacionit tonë penal ndaj shtetasve tonë që kanë kryer vepra penale jashtë vendit ndjekja penale nuk do të ndërrmeret në këto raste: . ndërsa kërkesa e tillë nuk është ushtruar.Sipas dispozitave të ligjit penal legjislacioni ynë penal aplikohet ndaj shtetasit tonë. Zbatimi I parimit real eshte parapare per shumice e veprave penale kunder te drejtes nderkombetare dhe per vepra per te cilat rp.Nëse kryesi në tërësi e ka vuajtur dënimin që I është shqiptuar jashtë vendit.Nëse kryesi jashtë vendit me aktgjykim të formës së plotfuqishme është liruar osë dënimi I është falur.Nëse për veprën penale sipas ligjit të huaj ndiqet në bazë të kërkesës së të dëmtuarit. Gjithashtu parimi real zbatohet per disa vepra penale shume te renda me te cilat rrezikohet siguria e kosoves ose popullit te saj si p.

PARIMI I JURIDIKSIONIT PERFAQESUES Sipas parimit te juridiksionit perfaqesues eshte parapare me konventen europiane mbi transferrin e ndjekjes penale te vitit 1978 dhe me kodin penal te kosoves. janë viktima të veprave penale. trafikimi me njerez. ky parim zbatohet në rastin e kryerjes së veprave të rënda penale nga shtetasit e huaj. veprat penle me karakter internacional si trafikimi I narkotikeve. PARIMI UNIVERZAL Sipas parimit universal legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajit I cili kryen vepër penale jashtë vendit ndaj shtetasit të huaj apo personit të huaj.sh: krimet e luftes gjenocidi dhe krimet e tjera kunder njerzimit. Gjithashtu per aplikimin e parimit te personalitetit pasiv duhet te egzistoj identiteti I normave. Arsyeshmeria e këtij parimi është obligimi ndërkombëtar I çdo shteti që ta luftojnë kriminalitetin pa marrë parasysh se kur kryhet dhe e mira e kujt dëmtohet. Kushtet qe duhet plotesuar per ta aplikuar kete parim jane: 1. Parimi I personalitet pasiv eshte susidiar. me leje te prokurorit te shtetit mund te fillohet ndekja penale edhe pse ajo veper nuk kosiderohet veper penale ne shtetin ku eshte kryer. respekton rregulen ne bis in idem. Mirpo nese ajo veper eshte e ndeshkueshme sipas parimeve nderkombetare. Shteti I huaj te ndermarr ndjekjen penale. Mirpo nese ajo veper eshte e ndeshkueshme sipas parimeve nderkombetare.tonë ose të ekstradohet. Gjithashtu per aplikimin e parimit unierzal duhet te egzistoj identiteti I normave. terrorizmi nderkombetar etj. ngase legislacioni yne penal aplikohet vetem nese ne vendin e huaj nuk eshte ushtruar mrojtja e nevojshme. I huaji ne vendin tone te kete kryer veper penale per te cilen eshte parapare . Sipas parimit te juridiksionit perfaqesues ne rastet kur shtatsi i huaj kryen veper penale ne territorin e Kosoves edhe pse gjykatat tona kane te drejt ta denojne ne baze te parimit territorial eshte parapar mundesia qe vendi yne te heq dore nga kjo e drejt dhe ndjekja penale ti besohet shtetit te huaj shtetesin e te cilit e ka kryersi i vepres penale apo qe ne at shtet ka vendqendrim te perhershem. Quhet parim pasiv ngase në aspektin kriminal shtetasi apo vendi ynë janë pasivë. Parimi univerzal eshte susidiar (respekton rregulen ne bis in idem). Vepra te tilla jane p. 2. Për aplikimin e këtij parimi duhet që shtetasi I huaj të haste në territorin tonë ose të ekstradohet. me leje te prokurorit te shtetit mund te fillohet ndekja penale edhe pse ajo veper nuk kosiderohet veper penale ne shtetin ku eshte kryer.

shtetasi i vendit nuk mund te ekstradohet 2. te egzistoj identiteti I normave 4.deri ne 10 vjet burgim. EKSTRADIMI Me ekstradim ne te drejten penale nenkuptojm dorezimin e kryersit te vepres penale prej nje shteti ne shtetin tejter me qellim qe kryersi te denohet per vepren penale te kryer ose me qellim qe ndaj tij te ekzekutohet denimi i shqiptuar me aktgjykim te plotfuqishem. Kushtet te cilat duhet te plotesohen per ekstradimin e personit ne shtetin e huaj sipas ligjit per pashkpunum jurid nderkombetare ne ceshtjet penale jane: 1. me metoden eliminatore me q’rast ceken llojet e veprave penale per te cilat nuk do te behet eksradimi dhe me metoden e Klauzoles gjenerale me q’rast lloji i veprave penale per te cilat do te behet ekstradimi caktohet sipas llojit dhe mases me te but te denimit.m. 3. Ekstradimi me se shpeshti behet ne rastet kur ndonje person kryen ndonje veper penale ne nje shtet dhe para se te zbulohet gjate procedures penale apo pasi qe i eshte shqiptuar denimi arratiset ne shtetin tejter me qellim qe ti shmanget denimit ne rastet e tilla shteti ne te cilin gjendet ky person ia dorezon shtetit ne te cilin e ka kryer vepren penale. vepra per te cilen kerkohet ekstradimi eshte kryer ne teresi ne territorin e Kosoves kunder nje banori te Kosoves.kjo behet ne keto tri menyra :me metoden e Enumeracionit me q’rast ceken llojet e veprave penale per te cilat do te behet ekstradimi. kerkohet reciprociteti d. perveq kur kerkesa e tij pasurore eshte siguruar. 3. 5. Ekstradimi është formë kryesore e ndihmës juridike midis shteteve në fushën e së drejtës penale dhe mundëson luftimin e kriminalitetit në permasa ndërkombëtare. Te kete prova te mjaftuesme. ne kontratat per ekstradim duhet cekur se per cilat lloje te veprave penale do te behet dorezimi i fajtorit. per veprat penale kunder sigurise ne komunikacion nuk ka kufizime.th qe edhe shteti I huaj te veproj ne te njejten menyre me shtetasit tane. Ne pajtim me konvetat nderkombetare ekstradimi është rregulluar me dispozita kushtetuese. per te mbeshtet dyshimin e bazuar qe personi I . Mirepo ne mynyre te hollesishme eshte rregulluar me ligjin per bashkpunim juridik nderkombetare ne qeshtjet penale.juridiksioni perfaqesues nuk mund te lejohet nese I demtuari nga vepra penale eshte shtetas I kosoves dhe ai e kundershtone kete. 4. identiteti I personit qe kerkohet te ekstrdohet eshte vertetuar. me kodin e procedurës penale dhe me kontrata bilaterale.

Vështruar historikisht e drejta e azilit është më e vjetër se ekstradimi. kryersit e veprave penale politike dhe ushtarake nuk mund te ekstradohen. 10. kete e ka njohur e drejta hebraike. Personi I cili kerkohet te ekstradohet ende nuk eshte liruar ose denuar ne fome te prere dhe kur vepra penale eshte kryer kunder kunder banorit te kosoves. 12.personi mund të dënohet vetëm për atë vepër penale për tëcilën është ekstraduar e jo edhe për ndonjë vepër tjetër penale. romke dhe me vone e drejta e mesjetes. Në deklaratën univerzale mbi të drejtat e njeriut parashihet se çdo person ka të drejtë të kërkojë azil në shtetin tjetër nësë është I ndjekur nga shteti shtetesine e te cilit e ka. ekstradimi most e jete ne kundershtim me drejten nderkombetare.cili kerkohet te ekstradohet te kete kryer veper penale. personi qe kerkohet te ekstradohet mos te gezoj te drejten e mbrojtjes per refugjat ne kosove.Ne kuptimin e tanishe e drejta e azilit është paraqitur në mesin e shekullit XIX me qëllim që të mbroheshin kryesit e veprave penale politike qe ne pike te fundit kishin karakter progresiv. Parimi I specialitetit . 13. Në të drejtën penale me azil nënkuptojmë strehimin e shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi në shtetin e caktuar që ndiqen për shkak të aktiviteteve të tyre të cilat për interesin e gjithë njerzimit nuk konsiderohen vepra të dëmshme por të dobishme. E DREJTA E AZILIT Termi azil rrjedh prej fjalës latine Asylum që do te thot Strehim. kerkesa pasurore juridike e te damtuarit te jete e siguruar. Mirëpo të drejtën e azilit nuk mund ta gëzoj personi që ka kryer krime kundër të drejtës ndërkombëtare ose nësë ka kryer vepër që janë në kundërshtim me parimet dhe qëllimet e veperimeve së Kombeve të Bashkuara. 8. vepra penale mos te jete e parashkruar. nuk lejohet ekstradimi per vepra penale per te cilaaat parashihet denimi me vdekje 7. ajogreke. 6. te mos kete rrezik per denim johuman ose degradues. 11. 9. .

Vepra penale eshte një ngjarje në botën e jashtme që ndikon në krijimin e pasojave juridike për shoqërinë ose individin. Ne baze te shkalles se rrezikimit te ketyre vlerave te rendesishme shoqerore. vepra penale eshte veper apo sjellje e cila demton vlerat elementare te njeriut. NOCIONI MATERIALO-FORMAL I VEPREËS PENALE Edhe kuptimi formal edhe ai material jane te nje anshme dhe nuk e percaktojne ne teresi institucionin e . sipas të cilës vepra penale është fenomen juridik. NOCIONI MATERIAL sipas kuptimit material.. Vepra penale konsderohet edhe si fenomen social. Gjithashtu vepra penle konsiderohet si veprim apo sjellje e njeriut të caktuar më të cilën dëmtohen vlerat e caktuara shoqërore. kombit dhe shoqerise. Para së gjithash vepra penale trajtohet si fenomen juridik ngase me veprën penale sulmuhen veprat të cilat sipas klasës që gjendet në pushtet kanë rëndësi të posaçme dhe si të tilla janë të mbrojtura edhe me legjislacionin penal. vlera nga te cilat varet egzistenca e individit.Vepra penale është manifestim I mospajtimit të personit të caktuar me normat që gjenden në fuqi dhe manifestone edhe personalitetin e kryersit te vepres penale. Në aspektin social vepra penale është sjellje e njeriut e cila është në kundërshtim më interesat e shoqëris.PJESA TRETE VEPRA PENALE DHE PERGJEGJESIA PENALE KAPITULLI I NOCIONI DHE ELEMENTET VEPRES PENALE NOCIONI I VEPRES PENALE Definimi i nocionit të veprës penale paraqet një nga çështjet themelore të teorisë të së drejtës penale Lidhur me përcaktimin e nocionit të veprës penale në teorinë e së drejtës penale janë shqyrtuar mendime të ndryshme. me legjislacion penal percaktohet kufiri dhe sistemi I sanksioneve penale. Vepra penale paraqet shkelje të normave ose shkelje të Ligjit penal por jo dhe shkelje te moralit ose rregullave te shoqerise. NOCIONI FORMALO. Nocioni formal veprën penale e shpjegon vetëm në aspektin juridik.MATERIAL I VEPRES PENALE NOCIONI FORMAL Kuptimi formal i veprës penale ka prejardhjen nga shkolla klasike. përkatësisht fakt juridik që prodhon pasoja juridike. te shoqërise dhe të sistemit juridik.

Per tu konsideruar nje vepër si veper penale duhet qe ne menyre kumulative ti posedoj këto pese elemente. Vepra penale pecaktohet ne menyre adekuate vetem me nocionin formal. si vepër penale konsiderohet vepra e cila permbush keto kater kushte: 1.materiali cili merr parasysh si nocionin formal ashtu dhe ate material.Elemente formale Si elementet formale numerohen: a)veprimi i njeriut me pasojen e shkaktuar. Kështu. 2. Elementet e veprës penale ndahen ne 1.vepres penale. 3) KUNDERLIGJSHMERIA. ELEMENTE SUBJEKTIVE Ne grupin e elementeve subjektive ben pjese vetem: . Nocionin unik materialo-formal te veprës penale e njeh edhe Kodi i Penal i Kosovës. Karakteristikat e vepres definohen me ligj 4.th vepra me ligj definohet si vepër penale. 2) RREZIKSHMERIA SHOQERORE. 4) PERCAKTUESHMERIA E VEPRES PENALE ME LIGJ. Vepra duhet te kete pasoja te demshme dhe te rrezikshme.Elemente materiale Si elemente materiale numerohet: rrezikshmeria shoqerore.m. 2. Ligji parashikon per vepren sanksione penale ose masën e trajtimit të obliguar ELEMENTET THMELORE TE VEPRES PENALE Vepra penale perbehet prej pese elementeve kryesore: 1) VEPRIMI I NJERIUT. . 5) PERGJEGJESIA PENALE E KRYESIT (FAJESIA). b)rrezikshmeria shoqerore. 3. ELEMENTE OBJEKTIVE Ne elementet objektive bejne pjese: a)veprimi i njeriut. c)kunderligjshmeria dhe d)percaktueshmeria e vepres penale me ligj. sipas nenit 7 të KP. Vepra eshte e kundërligjshme d. b) kunderligjshmeria dhe c) percaktueshmeria e vepres penale me ligj. elementet objektive ndahen ne: . ky kushte bente munndur te kuptohet a eshte fjala per veper penale apo per kundervajtje.

përkatësisht shtetit. FIGURA E VEPRES PENALE Figura e veprës penale nënkupton tërësinë e elementeve të veçanta të veprës së caktuar penale. që janë vitale per njeriun. integriteti trupor dhe shëndeti i njeriut. Ekzistojnë dy lloje të objekteve të mbrojtura: OBJEKTI MBROJTËS I PËRGJITHSHËM Objektin e përgjithshëm mbrojtës në të drejtën tonë penale e përbëjnë: 1) qytetari dhe 2) sistemi kushtetues juriduk. Kështu që vepra si element i përgjithshëm konkretizohet nëpërmjet veprimit dhe pasojës konkretisht të caktuar. derisa elementet e veçanta e kushtëzojnë ekzistimin e veprës penale konkretisht te caktuar Elementet e përgjithshme konkretizohen nëpërmes elementeve të veçanta. 3) siguria e vendit dhe 4) vlerat te mbrojtura me drejten nderkombetare të shikuara në unitetin e tyre. Domethënë çdo vepër penale ka elemente të veta të veçanta. . Kapittulli II OBJEKTI DHE SUBJEKTI I VEPRES PENALE OBJEKTIT I VEPRES PENALE OBJEKTI MBROJTËS Me objekt mbrojtës nënkuptojmë të mirat te cilave i ofrohet mbrojtja penale-juridike nga vepra penale dhe kunder te cilave eshte drejtuar vepra penale. Elementet e veçanta dallojnë nga elementet e përgjithshme të veprës penale që kushtëzojnë ekzistimin e çdo vepre penale në përgjithësi. popullin e nje vendi dhe per komunitetin nderkombetar. sipas tëcilave dallohet nga veprat e tjera penale. Këto janë p.a) pergjegjesia penale e kryesit (fajesia). Objekt I përgjithshëm është tërësia e të gjitha të mirave materiale që janë të mbrojtura me të drejtën penale. Këto elemente të veçanta e bëjnë fizionominë dhe specifikën e veçantë të saj. liritë themelore dhe të drejtat e njeriut.sh jeta. Objekte te cilat duhet te mbrohen nga e drejta penale janë ato të mira dhe vlera. prona dhe mjedisi jetësor. Se cilat të mira dhe interesa duhet të mbrohen varet nga nevojat reale të shoqërisë së caktuar.

OBJEKTI MBROJTËS GRUPOR Objekti grupor eshte kongretizim I objektit te pergjithshem te veprave penale. Kështu te vrasja. Kështu. jeta dhe trupi i njeriut. detyra zyrtare. Për shembull. tek vjedhja objekti I mbrojtur është prona. Objekti grupor perfshine disa objekte te veqanta qe jane te ngjashme mes veti. SUBJEKTI I VEPRËS PENALE . ekonomia. OBJEKTI I VEPRIMIT Objekti i veprimit është objekti ndaj të cilit kryhet akti i veprës penale. Te çdo vepër penale.objekti i sulmuar është pronësia. Objektin mbrojtës grupor e përbëjnë vlerat që sulmohen nga grupi i veprave penale. OBJEKTI GRAMATIK Objekti gramatikor është lëndë mbi të cilën kryhet akti. paraqesin objekte grupore. Tek disa vepra penale. akti realizohet në ndonjë objekt dhe ai paraqet elementin qenësor të veprës penale. prona. objektet e sulmuara dhe gramatikore jane te njejta... jeta e njeriut është objekt i sulmuar mbrojtës dhe gramatikor. Për të shkaktuar lëndim objektit të mbrojtur është e nevojshme të ndërmerret akti i kryerjes se vepres penale ndaj objektit të caktuar. Radhitja e këtyre grupeve të veprave penale është bërë sipas rëndësisë të vlerave të sulmuara që mbrohen. Objekti i veprës mund të jetë: OBJEKTI SULMUES Objekti sulmues eshte lenda ndaj të ciles është drejtuar akti i veprës penale. kurse objekt gramatikor është sendi i huaj i luajtshëm..

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful