You are on page 1of 6

Mbushjet estetike.

Indikacionet, materialet që përdoren për të realizuar një estetikë

   

Tema: Mbushjet estetike. Indikacionet, materialet që përdoren për të realizuar një estetikë Mbushja e dhëmbëve është procesi i zëvendësimit të indeve të dhëmbit, të dëmtuara nga procese karioze, trauma, anomali të ndryshme gjatë zhvillimit të sistemit dentar, me materiale artificiale. Qëllimi i mbushjes është: Të ndërpresë zhvillimin e mëtejshëm të procesit karioz. Të rindërtojë formën anatomike. Të rivendosë funksionin fiziologjik të dhëmbëve. Të rivendosë estetikën. Vetitë që duhet të kemi parasysh kur zgjedhim një material dentar: Vetitë fizike, përfshijnë përcueshmërinë termike, ekspansionin si dhe qëndrueshmërinë ndaj abrazionit, erozionit, atricionit. Biokompatibiliteti, ireferohet faktit se sa mirë këto materiale bashkëjetojnë me ekuilibrinbiologjik të dhëmbit dhe trupit. Duke qënë se mbushjet janë në kontakt shumë të ngushtë me mukozën, dhëmbin dhe pulpën, biokompatibiliteti është shumë i rëndësishëm. Disa produkte japin irritim të pulpës dhe reaksion alergjik. Estetika, materiali mbushës duhet të imitojë dhëmbët në strukturë, ngjyrë dhe shkëlqim. Aplikimi, duhet që materialet mbushëse të manipulohen lehtë dhe të marrin formën e dëshiruar. Materialet restorative ndahen në direkte dhe indirekte. Materialet direkte: - Amalgam - Kompozitat - Glasjonomer cementet - Resin glasjonomer cementet të modifikuara Materiale indirekte: Materialet direkte: Resin kompozitat

Porcelani Resin kompozitat Argjendi

. Sistemet e rezinёs Fillimisht si monomer bazё i kompozitave ёshtё pёrdorur metilmetakrilati (MMA) .por pёr shkak tё vetive negative si rezistenca e ulёt ndaj dёmtimit.tjetrёn duke iniciuar procesin e polimerizimit. tё pёrbёra nga lёnda organike (rezina) 2030 % dhe lёnda inorganike minerale qё ёshtё 70 %. Ky monomer kishte cilёsitё positive tё MMA dhe ngurtёsinё e molekulёs sё bisfenol A.Reaksion ekzotermik qё shoqёron fortёsimin Kompozitat fotopolimerizues forcohen me llampёn polimerizuese. . tё cilat pёrzihen me njёra. i cili u krijua nga bashkimi i molekulёs bisfenol A me njё molekulё metilmetakrilati.Kompozita kimike (me pёrzierje) . Ato pёrmbajnё komponentё qё absorbojnё rrezet e dritёs. kompozitat moderne ndahen nё tre grupe : Kompozitat makrombushёse Kompozitat mikrombushёs Kompozitat hibride Kompozitat makrombushёs. Duke qёnё se BiSGMA ёshtё njё monomer me viskozitet tё lartё. . pёr tё ulur viskozitetin e monomerit. rrjedhjet marginale dhe prirja pёr dekolorim. . ato nuk patёn sukses.me strukturё jokristaline.04 µm. pigmente tё ndryshme dhe opakё. Pjesa tjetёr perbёhet nga pjesёza mbushёse me diametёr deri nё 5 mm. pёrzihet me njё monomer me viskozitet tё ulёt i quajtur TEGDMA. pёrmbajnё 1-7 % .02-0.Kompozitat janё njё pёrzierje me grimca mbushёse prej xhami ose kuarci nё njё skelet rezine.Agresivitetin e lartё ndaj pulpёs dhe gingivёs. Kompozitat ndahen nё : . tё cilёt kanё pёrmirёsuar cilёsitё estetike tё tij.Dekolorim i materialit.pjesa mikrombushёse me diametёr 0. MMA u zёvendёsua me monomerin BiSGMA.Rёnie tё shpejtё tё mbushjes. Ato janё materiale plastike . Ky lloj kompoziti ёshtё hequr nga pёrdorimi pёr shkak tё vetive negative : .Kompozita fotopolimerizues Kompozitat kimike janё tё pёrbёrё nga dy pasta. Duke u bazuar nё madhёsinё e pjesёzave mbushёse. qё prodhojnё njё mbushje nё ngjyrёn e dhёmbit.

Kanё puthitje shumё tё mirё anёsore. 2. Kur realizohet një mbushje kompoziti      Dhëmbët me mbushje të dëmtuar. . Nuk sakrifikojmё inde tё shёndosha pёr pregatitjen e zgavrёs. Edhe pse janë si ngjyra e dhëmbit. Kёto janё dhe gjenerata e fundit e kompozitёve dhe kanё cilёsitё mё positive. pra kursejnё indet e dhёmbit. 7. Duke qёnё se ato janё irritues pёr pulpёn.Nuk pёrdoret shtresё eugenati nёn mbushjet me kompozit . Janё mё pak elastike se rezinat. 2.04 µm.prandaj duhet tё vendoset shtresё izoluese nё murin pulpar. Forcohen shpejt. Ato pёrmbajnё sasi tё mёdha tё pjesёzave mikrombushёse. Koefiçienti i zgjerimit termik ёshtё i pёrafёrt me atё tё indeve tё forta tё dhёmbёve. 2. Mbushjet me kompozit kanё vlera estetike. 3. Avantazh i kёtyre kompozitave ёshtё lehtёsia nё punim dhe gjatё lustrimit. Qёndrueshmёria mekanike ёshtё 3500-4000 kg/cm2 . 3. Kanё qёndrueshmёri tё mirё ngjyre.sepse eugenoli inhibon polimerizimin e tij. Kompozitat hibride. Edhe pse mund të përdoren për të arritur një rezultat estetik. Vetitё fiziko-kimike tё kompozitave 1. Rregullim i estetikës në dhëmbët me hapësira. pёrmbajnё pjesёza mbushёse inorganike tё vogla me madhёsi 0. Kanё tkurrje minimale 1-2 %. Kompozitat kanё shkrishmёri tё dobёt. janё njё kombinim i kompozitave makro dhe mikro mbushёs. 5.Kompozitat mikrombushёs. pjeёza sferike. duhet bёrё izolimi i murit pulpar me Ca(OH)2 . krahasuar me gjeneratat e tjera tё kompozitёve. Kompozitat abradohen me kalimin e kohёs. Dhëmbët e thyer apo frakturuar Dhëmbët me karies Dhëmbët e konsumuar nga fërkimi. Vetitё negative : 1. Vetitё pozitive : 1. 3. Glasjonomer cementet (GIC) Këto materiale janë një përzierje qelqi dhe një acidi organik. 4. tё cilat janё pёrzier me pjesёza makrombushёse dhe njё monomer. Ndryshojnё ngjyrёn. Japin ndikim negativ nё pulpё . ato ndryshojnë në shkëlqim. 6.

Preparimi i kavitetit bëhet njësoj si për mbushjet me kompozit. Glasjonomerët konvencional. Nuk rekomandohen të përdoren tek të rriturit si mbushje permanente. Kjo mbushje është një përzierje qelqi. Kompomerët Janë një kombinim i rezinës me qelqin. janë materiale të brishta dhe nuk janë gjithmonë të rekomandueshme në mbushjet e dhëmballëve (inlay. 2. Materialet restorative indirekte: Porcelani. Ka veti mekanike dhe estetike më të mira së RMGIC dhe kërkojnë sistem bondingu. Japin një efekt estetik më të mirë se GIC. acidi organik dhe polimeri rezinoz. që forcohet me fotopolimerizim. nuk tkurren sepse mekanizmi i lidhjes është një reaksion kimik acid-bazë dhe jo një reksion fotopolimerizimi. Avantazhet kundrejt kompozitave: 1. por jo aq të mirë sa kompozitat. nuk mund të vëprojë si rezervuar fluori. Qëndrueshmëria mekanike e tyre është më e madhe se e GIC.potenciali i tyre estetik nuk është i njëjtë me kompozitat. e bëjnë në nivel kaq të ulët. Formulat e reja fotopolimerizuese japin një rezultat estetik më të madh. Nuk sakrifikohet shumë strukturë dhmëbore. por nuk clirojnë aq mirë fluor sa ato konvencinal Resin Glasjonomer cemente të modifikuar (RMGIC) Janë kombinim i glasjonomerëve me rezinë kompoziti. Përmbajnë dhë clirojnë fluor. Edhe pse clirojnë fluor. Glasjonomer cementet bazohen kimikisht në një reaksion acid – bazë. onlay) . por më e vogël se e kompozitave. saqë nuk konsiderohet efektiv dhe ndryshe nga GIC dhe RMGIC. që ndikon në parandalimin e kariesit. ku përzihen komponentët dhe vendosen në kavitet.

Ata realizohen në laborator nga laborantët dhe ngjiten në dhëmb në mënyre fikse. por edhe në ngjyrë. Pregatitet nga tekniku në . Në takimin e parë pasi pastrohet dhe jepet forma e duhur e kavitetit. Në riparimet estetike distal.Resin kompomozitat. ari apo porcelani. Kontrollohet përputhshmëria marginale dhe mbyllja e gojës dhe pacienti mësohet si të kujdeset për punimin e ri. Onlay prej porcelani është më i preferuar prej pacientëve sepse ngjan me dhëmbin natyror jo vetëm në formë. përdoren si materiale direkte mbushje dhe matriale mbushje indirekte (inlay. Në mbushjet e mëdha të thyera. Onlay është i ngjashëm me inlay. Dhëmbi mbyllet me mbushje të përkohshme. duke ju dhënë formë dhe ngjyrë ideale për një buzëqeshje afatgjatë. Në takimin e dytë dhëmbi pastrohet nga mbushja e përkohshme dhe onlay-i fiksohet me material ngjitës të posacëm. por në një onlay përfshihet një defekt më i madh me ndërtim edhe të tuberkulave të dhëmbit. Në fakt ato janë një altrenativë shumë e mirë ndaj kurorës së porcelanit e cila vesh gjithë dhëmbin dhe kërkon "sakrifikim" të një sasie të madhe materiali dhëmbor. Inlay prej porcelani është më i preferuari sepse ngjan shumë me dhëmbin natyror. ari apo porcelani. Onlay-ve shpesh ju referohemi edhe si kurorë parciale. Si pregatitet? Për të realizuar një onlay ju nevojiten dy takime. Onlay-et jane rezistente për shumë vite. onlay) Onlay porcelani Onlay është një restaurim i dhëmbit që pregatitet prej materialeve si kompoziti. Kur realizohet një onlay:     Në dhëmbët e thyer distal Në dhëmbët me karies masiv. merret masa. ndërsa masa cohet në laborator. Onlay-et përdoren për të riparuar në mënyrë konservative dhëmbët që kanë mbushje shumë të mëdha defektoze ose janë të dëmtuar nga kariesi dhe traumat. ku laboranti pregatit me precizitet të lartë restaurimin e ri onlay. Inlay porcelani Inlay është një riparim i realizuar me materiale si kompoziti.

Herën e parë merret masa me kujdes pasi të jetë pastruardhëmbi nga kariesi dhe janë bërë korrigjimet e duhura në formën e kavitetit. Në takimin e dytë bëhet ngjitja e inlay-it në mënyrë fikse në dhëmb. Janë një alernativë ideale ndaj përdorimit të mbushjeve konvencionale si argjendi apo kompoziti. Ndryshe nga kurora. Janë rezistente dhe sigurojnë estetikë perfekte. Inlayet shërbejnë për të riparuar në mënyrë konservative dhëmbin me defekte të mëdha si pasojë e kariesit apo traumave. Ashtu si gjithë punimet dentare dhe inlay-i ka nevojë për kontrolle të herëpashershme dhe zëvendësim pas një kohe. . kështu që tërësia strukturore e dhëmbit nuk preket. Si realizohet Për të realizuar një inlay ju nevojiten dy takime. inlay zëvendëson vetëm pjesët e dëmtuara të dhëmbit. Masa cohet në laborator ku tekniku realizon punimin.laborator dhe ngjitet në mënyrë fikse me dhëmbin.