Përgjigjet islame ndaj pyetjeve filozofike Xhafar Shejh Idriz Përktheu: Ardit Kraja Teoria e diturisë Shqetësimi parësorë

i filozofisë ka qenë është i lidhur me pyetjet mbi diturinë, përgjigjet, hulumtimet dhe meditimet e të cilave quhen, “teori të diturisë”. Pyetjet më të drejtuara në këtë çështje janë, “Cili është përkufizimi i diturisë?” “A është dituria e mundshme?” “A ka ndonjë dituri e cila e parakalon lindjen ose a është fëmija i sapolindur me një mendje bosh?” Çfarë është dituria? Nga disa ajete të Kur’anit duket që islami mbështet qëndrimin se dituria është një thënie ose një konceptualizim i cili korrespondon me realitetin. Disa arab besonin që një njeri inteligjent ka dy zemra. Me njerën, nëse ai do të zemërohej me gruan e tij, do t’i thoshte, “Ti je si nëna ime”. Ai pastaj do ta kosnideronte atë si të tillë dhe nuk do ta trajtonte atë në atë mënyrë sesi trajton gruan e tij. Ndërsa me tjetrën do të adaptonte djalin ose vajzën e dikujt tjetër dhe do t’ia atribuonte fëminë vetes njësoj sikur të ishte babai biologjik, ashtu siç bëjnë sot njerëzit në Perëndim. Allahu tha, “Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë”. EL-AHZAB 33:4 A është dituria e mundshme? Nëse e marrim këtë pyetje literalisht, ne shohim se është kontradiktore, sepse kur një person pyet për mundësinë e diturisë presupozon që ai e di çfarë është dituria dhe nëse ai e di se çfarë është dituria atëhere ai di diçka. Megjithatë, çështja është, sesi ne e dimë që ajo të cilën ne besojmë është reale aktualisht korrespondon me realitetin dhe nuk është vetëm imagjinatë ose deluzion. Kur’ani i shenjtë tregon që dituria është një nga begatitë e Allahut e cila kërkon mirënjohje. Allahu i lartmadhëruar thotë, “Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falenderues”. EL-NAHL 16:78 Ky varg është definitiv në përgjigjen e kësaj pyetjeje në negative. Dituria, atëhere, përfitohet tërësisht pas lindjes. Por a do të thotë kjo se mendja është si një kërmidh bosh mbi të cilën shqisat shkruajnë çfarë të duan? Jo! Ne lexojmë në një hadith të Profetit, “Nëna e secilit person i jep jetë atij sipas natyrës së tij të vërtetë (fitra). Si rrjedhojë, janë prindërit e tij ata që e bëjnë atë një çifut ose një të krishterë ose një zoroastrian”. [Muslimi] Ky hadith tregon që megjithëse qenia njerëzore lind paditur asgjë, ai nuk lind as edhe me një mendje boshe; ndryshe nga kjo, në mendjen e tij janë farat e diturisë të cilat rriten ashtu siç

kur përmendet Allahu. por shumica e njerëzve nuk e dinë”. përveçse me anë të shqisave ose intelenktit. Kjo do të thotë se aftësitë dhe instrumentet të cilat Allahu i ka vënë në dispozicionin tonë për përfitimin e diturisë nga burimi i saj me ato mjete. “. Mjetet e saja janë shqisat dhe mendja. Pse kur them shqisat vetëm përmend dëgjimin dhe shikimin? Për shkak se shqisat e tjera janë të përmendura në vargje të tjera. El-Rum 30:30 Kur mendja dhe dispozita e njeriut janë të ndërtuara që asgjë përveç realiteteve dhe ligjeve të islamit t’i përshtaten atyre atëhere ai nuk do të ndjejë asnjë kënaqësi ose paqe shpirtërore përderisa nuk e dorëzon veten si një adhurues i Allahut. Unë shpresoj që lexuesi do të bëj dallim midis tyre. zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”El-Rad 13:28 Si e përfitojmë diturinë? Ka tre gjëra të cilat njerëzit vazhdimisht i përziejnë kur përpiqen t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Duket që kuptimi i këtij hadithi nuk është se personi pas zhvillimit të mendjes së tij e sheh veten të ditur për detajet e fesë islame. në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. Vërtetë. ashtu siç emri e tregon. Ky varg kuranorë i ndan ato sepse ato janë shqisat më të rëndësishme për përfitimin e informacionit.. e cila nënkupton se fitra është islami. Dy gjëra nënkuptohen. shikimin dhe inteligjencën. “Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste. qoftë fetare ose laike. Kjo e bën të qartë që nuk është e mundshme për një qënie njerëzore të përfitojë dituri. qetësohen. Kjo është feja e drejtë. edhe pse nuk kanë fuqi ta shuajnë tërësisht. së pari çdo person lind me farën e teuhidit në mendjen e tij. Krishtërimit dhe Zoroastrianizmit. Megjithëse. Ndërsa. Burimet e diturisë për një musliman janë ekzistenca dhe shpallja. vendi ku dituria gjendet. Allahu i lartmadhëruar ka thënë. Cili është burimi i diturisë? Cilat janë mjetet me të cilat dituria përfitohet? Cila është metoda e cila duhet të ndiqet për të përfituar diturinë? Burimi i diturisë është. S’ka dyshim të krijimit të Allahut. ky person lind me një natyrë të papërshtatshme për besimet dhe sjelljet e tjera përveç realiteteve dhe ligjeve të sjella nga islami. farat e së cilës janë mbjedhur në fitran e një qenie njerëzore ? Hadithi e trajton fitran si diçka të ndryshme prej Judaizmit. . natyrën fillestare. Çfarë është kjo dituri. metoda ndryshon sipas llojit të diturisë ose burimit të saj ose mjetet e saja janë shqisat dhe shpallja ose që metoda shkencore është e kufizuar tek shkencat empirike. Përfitimi i diturisë Vargu i përmendur më parë tregon që një qenie njerëzore lind injorante dhe që Allahu i lartëmadhëruar e pajis me dëgjimin.rritet personi dhe arrijnë plotësimin me pjekurinë e tij. Për atë arsye Allahu e përshkruan fenë të cilën Ai ja shpalli të Dërguarit të Tij si natyrë të pastër me të cilën Allahu i krijoi shërbëtorët e Tij. ajo është pohimi se “S’ka Zot që e meriton adhurimin përveç Krijuesit të vetëm”. kjo dituri e cila fillimisht është mbjellur në çdo qenie njerëzore mund të shtypet nga faktorët e jashtëm. ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve. Së dyti.

“Thuaju:”Vëreni re idhujt që ju i adhuroni krahas Allahut! Më tregoni. Personi i dëgjon zërat që dalin nga gjërat natyrale. Të folurit është i shoqëruar me intelektin në një tjetër mënyrë. dikush thotë. çfarëdo lloji që mund të jenë ato. për shembull. kanë vetëm dy burime. kompleks. ju e gjykoni thënien të jetë e vërtetë dhe nëse s’mund ta shihni atë. a është në përputhje me realitetin që i referohet apo jo? Vendosja nëse është në përputhje ose në mospërputhje mund të jetë një veprim i thjeshtë. të lidhura më trurin dhe me anën e tij lidhen me mendjen. megjithatë. por keqbërësit i premtojnë njëritjetrit vetëm mashtrime”. llogjika duhet gjithashtu të vihet në punë. që është. e tërë ajo që dikushi ka nevojë të bëjë është të shikojë lartë. të thënit e të vërtetës dhe të thënit e gënjeshtrës dhe nuk është i mundur dallimi i të vërtetës nga gënjeshtra vetëm përmes shqisave. pa ndonjë kategori të tretë. i cili e bën ekzistencën të vetmin burim dhe nuk mund të përceptojë një metodologji të diturisë përveç asaj të realitetit të njohur të universit. ku kanë prova(për idhujtarinë që bëjnë)?”Nuk është kështu. Megjithatë. Gjykimi i të vërtetës ose gënjeshtrës si një thënie mundet. Koncepti islam i burimeve të diturisë ndryshon. Nëse e sheh koherente përbrenda ekzaminon kuptimin. ekzistenca dhe shpallja. Por gjithashtu të folurit i cili përbëhet nga tinguj që tregojnë kuptim. Dëgjimi është zakonisht i referuar në Kur’anin e shenjtë në këtë aspektin e dytë të kuptimit. ashtu siç dihet. ndërsa materialistët e mohojnë këtë realitet. të jetë një veprim i gjatë. atëhere. Nëse e shikoni diellin. ai ndryshon edhe nga konceptimet metafizike të feve të tjera. i tillë si konfirmimi i saktësisë së një teorie shkencore si Relativiteti. thënia e tij është fallse. EL-FATIR 35:40 Adhurimi i këtyre njerëzve i drejtuar tek të tjerët përveç Allahut përmban propozicionin se ato janë arbab (shumësi rabb). si rrufeja. Allahu i lartëmadhëruar thotë. Nëse.Shqisat janë. krijimi i Allahut dhe shpallja e Allahut. “Dielli është ngritur lartë”. nga koncepti i ateizmit materialist. ose le të themi. i cili tregohet nga burimi i . Shqisa e cila është shumë më e afërt e shoqëruar me intelektin është dëgjimi. Nëse kjo thënie nuk ka mbështetje në universin e vëzhgueshëm ose në fjalën hyjnore e cila thotë se kush është krijuesi ajo duhet të jetë fallse. shpalljen. Ai i cili nuk kupton të folurit ose nuk përfiton prej tij është i krahasuar nga Kur’ani me një kafshë e cila nuk kupton (dëgjon) më shumë nga të folurit përveç tingujve të tij. Nëse e kontradikton veten e gjykon atë si gënjeshtër. ju e gjykoni si të gënjeshtërt. Dituria që dikush është një krijues mund të njihet nga dëshmimi i asaj çfarë ai krijoi në univers ose nga shpallja hyjnore e cila ka shpallur se ka një krijues. Mendja është ajo e cila konverton materialin që vie përmes shqisave në gjërat që kanë kuptim për personin. era. Një rabb duhet nevojshmërisht të jetë një Krijues. çfarë kanë krijuar ata në Tokë ?! A kanë marrë gjë pjesë në krijimin e qiejve? Apo Ne u kemi dhënë idhujtarëve një Libër. Rëndësia thelbësorë e ndryshimit midis atij dhe këtyre sistemeve të tjera është që i fundit sjell fakte nga universi i vëzhgueshëm për thënien e tij që ka një burim të dytë diturie. zogjtë. Nëse personi thotë diçka pa fakte mbështetëse nga një ose dy këto burime. Ajo përcakton nëse të folurit është përbrenda kontradiktore ose koherente. kafshët dhe insektet. Burimet e diturisë Të gjitha realitetet.

Ai i cili e ringjall tokën pas vdekjes. A mos zotëronjë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos vallë janë ata sunduesit (e gjithçkaje?!”El-TUR 52:35-36 Disa prej tyre besuan në ekzistencën e Krijuesit por nuk besonin në mundësinë e ringjalljes pas vdekjes. . të këndshëm kanë jetuar jetë të vështira ose janë vrarë padrejtësisht? Sa njerëz të këqinj kanë jetuar në luks dhe kanë vdekur pas një jete të gjatë? Sikur të mos kishte jetë pas kësaj jete në të cilën ata që bënë mirë do të marrin shpërblimin e veprave të tyre dhe keqbërësit do të marrin dënimin e të këqijave të tyre. Këtu janë disa shembuj Disa prej tyre thanë se nuk besonin në Profetsinë e tij sepse ata nuk besonin se universi kishte një krijues. si mundet Ai të jetë i paaftë të ringjall qënien njerëzore pas vdekjes së tij? “Ata thonë:”Vallë. “A mos vallë ata i kanë krijuar qiejt e Tokën?! Nuk është kështu por ata nuk janë aspak të bindur. A mendoni se urtësia tregon që të dy grupet do të përfundojnë njëlloj? Kjo botë në të cilën jetojmë nuk është vend për shblimin e merituar. Si u krijua? Nga asgjëja? Kjo është e pamundur. Ose a e krijuat vetë ju? Megjithatë. e cila i vë ata në kontradiktë. Përgjigjja ishte. Asnjë mundësi nuk ka mbetur përveçse ju keni një Krijues i Cili nuk është krijuar. Përgjigjja ishte. ose çfarëdo krijesë tjetër që është më e madhe sipas jush!”Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë ne (në jetë?)” Thuaj:”Ai që ju ka krijuar herën e parë”. pastaj krijimi i njerëzimit dhe dërgimi i profetëve do të ishte i kotë. Ata do t’i tundin kokat nga ti e do të pyesin: “Kur do të bëhet ajo?” Ti thuaju: “Mund të vijë shpejt!”ELISRA 17:49-51 Nëse beson tek Allahu pastaj pa dyshim që do besosh se Ai i ka të gjitha cilësitë e përfeksionit dhe është i çliruar nga çdo e metë dhe do të besosh se Ai është pafundsisht i urtë dhe se Ai nuk bën asgjë të kotë. kjo është po ashtu e pamundur. Megjithatë. duke përdorur çdo kundërshtim që një person të mund t’i shkojë ndër mend. pastaj e thanë. a do të ngjallemi në krijesa të reja?” Thuaj:”Bëhuni gurë ose hekur. Sa njerëz të mirë. të tjerët i refuzuan dhe ndoqën rrugën e shtrembër. Nëse ju besoni që Allahu krijoi qënien njerëzore pas një kohe kur ai nuk ekzistonte. Ata nuk lanë asnjë kundërshtim të ri që një person të mund ta përdori pas tyre. Kur Muhamedi i foli njerëzve të tij midis arabëve. përkrahësit e koncepteve metafizike të feve të tjera në burime të cilat ata nuk kanë asnjë gjurmë fakti për saktësinë e tyre.diturisë që ato njohuri. kur të bëhemi eshtra dhe pluhur. Disa njerëz besuan tek ata dhe ndoqën rrugën e drejtë. kjo hyjni e urtë dërgoi të dërguar për t’i udhëzuar njerëzit tek rruga e drejtë dhe për t’i paralajmëruar ata kundër rrugës së shtrembër dhe Ai e urdhëroi njerëzimin t’i bindet atyre. pastaj e sjellë në jetë përsëri pas një farë kohe. s’ka lindur dhe nuk është i lindur prej askujt. e ata ishin njerëz shumë inteligjent. si mundet të mohoni aftësinë e Tij për ta restauruar atë pas vdekjes. Muhamedi ju përgjigj të gjitha këtyre kundërshtimeve me fakte dhe prova të cilat ishin epitoma të llogjikës dhe racionalitetit. siç është edhe dëshirojmë. Megjithatë. shumë prej tyre i kundërshtuan pretendimet e tij. megjithëse ajo mund të jetë më e lehtë? Ju e shihni në këtë univers përpara jush që Allahu i lartmadhëruar i jep tokës jetë me vegjetacion.

ndjekësit e së pavërtetës do të dyshonin”. Sikur një ëngjëll t’i dërgohej atyre të cilët bënin gjëra të cilat do të kishin qenë vështirë për tu kryer. kush e shpalli Librin që solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit?!Librin që ju e keni shpërndarë në fletë. Përgjigjja ishte që ai i cili beson që Allahu nuk dërgon të dërguar nuk i ka dhënë Allahut konsideratën që meriton për shkak se sikur ta kishte njohur Allahun e lartëmadhëruar dhe ta kishte vlerësuar fuqinë dhe natyrën e Tij në vlerësimin që Ai meriton do ta kishte kuptuar që nuk është e mundshme që Ai ta krijojë njerëzimin dhe t’i jap atyre të gjithë ata që trupat e tyre kërkojnë prej. besuan në Allah por nuk besuan në mesazhin e Muhammedit sepse ata nuk besuan që Allahu dërgon të dërguar. veshjes. Pse Ai nuk dërgoi ëngjëj?” Përgjigjja ishtë që ëngjëjt i dërgohen vetëm ëngjëjve. Zotit të Fronit madhështor”. për t’ju drejtuar atyre në vetë gjuhën e tyre dhe i ofron atyre me një shembull. EL-ISRA 17:95 Një nga treguesit më të mëdhenj të vërtetësisë së profetsisë ishte jeta e Muhamedit. ca prej atyre të cilave i tregoni. ajrit. ka rastisur të ishin çifut. Ai nuk do ta kishte frenuar veten nga të gënjyerit për katërdhjetë vjet dhe pastaj të tregojë gënjeshtra rreth Allahut të lartëmadhëruar. Ne do t’u çonim një engjëll si të dërguar”. EL-MUMINUN 23:115-116 “A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija. se Ne do t’i bëjmë të njëjtën me ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Nëse ju nuk besoni se Ai dërgon një person si të dërguar. i paaftë për të shkruar dhe lexuar. “Thuaj: “Sikur në Tokë të kishte Engjëj që ecnin qetësisht . e as etërit tuaj nuk e keni ditur më parë?! Thuaj: “Allahu e ka shpallur (atë Libër)!” Pastaj lërini ata që të argëtohen me gënjeshtrat e tyre”. por në vend të kësaj t’i lërë ata konfuz. ndërsa shumicën e fshihni. “Para këtij. të papajtuar dhe anksiozë. “Ne dëshmojmë se Allahu dërgon të dërguar por çuditemi pse Allahu dërgoi njerëzimit një të dërguar si ne. Ata e njihnin atë si person besnik dhe të sinqertë. atëhere ai do t’i kishte dërguar atyre të bëjnë ato gjëra. E. përndryshe. si beson tek Muasi si një i dërguar? Kush i dërgoi librat me të cilat ai erdhi? “Ata nuk e vlerësojnë siç duhet Allahun. diellit dhe hënës dhe pastaj të mos i furnizojë me atë çfarë shpirtërat kërkojnë për udhëzim. të hutuar. pijes. ushqimit. ELEN-AN’AM 6:91 Disa prej tyre thanë. në mënyrë që çdo njeri të jetë i shpërblyerpër atë që ka punuar. Sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër. kur thonë: “Allahu nuk i ka zbritur asgjë njeriut” Thuaj:”Atëhere. Ata gjithashtu e dinin që ai ishte analfabetë. se jeta dhe vdekja e tyre do të jetë e njëjtë? Sa keq që gjykojnë ata! Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën me qëllim të plotë. keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar?! I lartësuar është Allahu. Ajo çfarë është e përshtatshme për qëniet njerëzore është një qënie njerëzore si vetvetja që i dërgohet. askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi”. EL-ANKEBUT 29:48 . EL-XHATHIJA 45:21-22 Disa prej tyre.“Mos vallë. ndonëse tani keni mësuar diçka që as ju. tokës. ata do të kishin thënë që ai është një ëngjëll i cili është i aftë të bëjë gjëra që ato nuk janë të aftë t’i bëjnë. ti (Muhammed) nuk kishe lexuar kurrfarë libri e as që kishe shkruar gjë me dorën tënde. përveç Atij.

mendoni pak! Nëse unë kam provë të qartë nga Zoti im. i mëshirshëm dhe i thjshtë dhe ata e panë atë duke bërë më shumë sakrifica që ata dhe nuk tregonte aspak interes tek ajo çfarë njerëzit e tjerë kishin. Ne themi. Ai thërret tek gjithë kjo me një metodë të barazpeshuar e cila është e kërkuar nga llogjika. pos All-llahit. Thuaj: “Formuloni pra. Ky nuk është tjetër. Shumë shkrimtarë perëndimorë . për të bërë diçka të njëjtë ose për t’jua afruar përderisa ishte në vetë gjuhën e tyre. atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur’ani).Ai i informoi ata që ai nuk donte asnjë shpërblim në këtë botë nga ata në këmbim të asaj tek e cila po i thërriste ata dhe ata e panë atë duke jetuar midis tyre i varfëruar por bujar. “A nuk e përfillin ata (me vëmndje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikut tjetër. pse ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. nuk hap derën për çdo pretendues të burimit trashedental i cili nuk ofron një fakt llogjikisht të pranueshëm për saktësinë e tij. andaj ti merri shembull në udhëzim. a të mos ju udhëzoj në rrugën e drejtë?!Unë nuk dëshiroj ta bëjë atë që jua ndaloi juve. Nërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. kë të mundeni për ndihmë!” E nëse nuk përgjigjen juve. nga besimet dhe konceptet deri tek adhurimet etike. të cilat ngrejnë dinjitetin njerëzorë ndërsa ndaloi ato që e zbresin njeriun në nivelin e kafshëve. atëhere. as në librat e feve të tjera. Tek Ai mbështetem dhe tek ai i drejtohem”. përsa i përket shpjegimit sesi ata duhet ta adhuronin Hyjninë autentike. tek marrëdhëniet me jomuslimanët. përveç një këshillë për mbarë njerëzit”. është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra myslimanë?” HUD 11:13-14 Ai është i jashtëzakonshëm në udhëzimin që ofron për njohjen e njerëzimit me Zotin e tyre të cilin ata nuk do ta gjejnë as në librat e filozofisë. i Cili më ka furnizuar me begati të mira nga ana e Vet. EL-NISA 4:82 Ai është gjithashtu jashtëzakonsisht elokuent. HUD 11:88 “Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë. Unë vetëm dëshiroj të përmirësojë atë që mundem. i mëson ata për llojet e shiblerjeve. Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur’anit) shpërblim prej jush. ndërsa përsa i përket shpjegimit të moraleve të cilave duhet t’i përmbahen në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. tek një sistem shoqërorë që i drejtohet individit. “Apo. mirëqënia fizike dhe kërkimi shpirtërorë. përveç prej Allllahut. saktësia e të cilës është provuar nga faktet llogjike. familjes dhe shoqërisë tek një sistem politik. EL-AN’AM 6:90 Ai i paraqiti atyre fakte për vërtetësinë e profetsisë së tij nga Libri që solli përderisa ishte një Libër i cili arriti një nivel konsistence të brendshme të pamundur në të folurit njerëzorë. po qe se jeni të drejtë (çka thoni). dhjetë kaptina si ai (Kur’ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni. “Ai tha: “O populli im. Ai është i jashtëzakonshëm në përshkrimin e një sistemi të plotë jete. ushqimit dhe pijes që do t’i ndihmojë ata të arrijnë shkëlqimin shpirtërorë. të cilët kishin arritur kulmin e elokuencës. do të gjenin në te shumë kundërthënie”. Urdhëresat me të cilat i obligoi ata. i sfidoi arabët e kohës së tij. që besimi në një burim te diturisë tjetër nga ekzistenca.

. i konsideron ato fallse dhe i konsideron atë të cilin i përmbahet atyre se ka kryer një gjynah që meriton ndëshkimin e Allahut të lartëmadhëruar. fizike në anën tjetër. Ata mbledhin magjinë.të cilët e harrojnë këtë realitet dhe i vendosin të gjithë deklarimet në një kategori. Islami mohon vlefshmërinë e atyre burimeve të lartëpërmendura. astrologjinë dhe fetë fallse në njërën anë si kundërshtarë të realiteteve shkencore.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful