Kur është shfaqur ricungimi dhe cungishtja si sistem I menaxhimit të pyllit?

Haki Kola Trajtimi I cungishteve dhe pastrimi I pyllit u zbulua nga njeriu I lashtë paralelisht me punimin e drurit, gurit apo zbutjen e kafshëve Mendja e njeriut u rrit me anë të dijeve që lindën nga bashkëveprimi më botën për rreth dhe tentativat për të bërë të dobishme disa produkte duke i punuar me veglat qe dispononte e realizuar nga ai që quhet artizanat. Me prerjen e lisave, e bërjen e sëpatave, me carjen e dërrasave, zdrukthëtimin e lëmimin e tyre, pa përmendur këtu pocerinë, zbutjen e gjedhit e blegtorise se imët, teknologjitë për te përgatitur harkun dhe shtizën, pastrimin e pyjeve dhe krijimin e cungishteve, te gjitha se bashku vertetonin se një ndryshim kishte ndodhur në marrëdhëniet e njeriut me natyrën. Njeriu i kësaj epoke kishte bërë hapa përpara, ai nuk mbijetonte tashmë nga cfare i dhuronte natyra. Ai po mësonte sekrete duke bashkëvepruar me natyrën. Atë që ja merrte natyres, dalëngadalë njeriu po e transformonte në forma të qëndrueshme, e të rregulluara.

Në mënyrë që të arrish bësh, duhet të imagjinosh. Në mënyrë që të imagjinosh, duhet të bësh. Në mes të menduarit dhe te bërit u shfaq bota qe ne e shohim. Mendja e bëri qe të bëhej e mundur, por vetë të bërët e hapi mendjen. Kush e di nëse imagjinata per formen e dërrasës erdhi para se te bëhej derrasa e parë, ose në qoftë se forma e unazës qe e rrethon nje siperfaqe te tokes me kanale apo me gure, (ndoshta gardhi I pare per te mbeshtetur riperteritjen e bimëve) më përpara se te bëhej u konceptua apo u vërejt? Të imagjinosh dhe të bësh eshte nje cift qe mbeshtesin dhe përforcojne njeri tjetrin. 

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful