Ndryshimi mes aludimeve të Imanit (besimit), Teuhidit (njësimit të Allahut) dhe Akides (kredos

)
Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë) Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneuuiah – pjesa e gjashtë Përktheu: Petrit Perçuku

Pyetje: Imani, teuhidi dhe akideja (siç dihet) janë terma nocionesh, mirëpo a ndryshojnë në aludimet e tyre? Përgjigje: Po, ekzistojnë disa ndryshime mes tyre, mirëpo që të gjitha kthehen tek një gjë e vetme. Teuhidi është veçimi (njësimi) i Allahut me adhurim, ndërsa Imani është besimi se Ai (është i Vetmi që) e meriton adhurimin dhe besimi në çdo gjë për të cilën Allahu ka treguar. Pra, ai (besimi) është më gjithëpërfshirës se termi teuhid (njësim) që është paskajorja e foljes uehhade – juwehhidu (ka njësuar – njëson). D.m.th. e ka njësuar dhe veçuar Allahun me adhurim, për shkak të besimit të tij se Ai është i Vetmi që e meriton atë. Sepse Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, i Përsosuri në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij, Drejtuesi dhe Rregulluesi i gjërave. Andaj, Ai është i Vetmi që e meriton adhurimin. Pra, teuhidi është veçimi i Allahut me adhurim dhe mohimi i tij (adhurimit) për çdokënd tjetër veç Tij. Imani është më i gjerë se kjo; në të hyjnë njësimi i Allahut (teuhidi), sinqeriteti ndaj Tij dhe pohimi i çdo thënie të Profetit (alejhis-salatu ues-selam). Ndërsa, akideja i përfshin të dyja këto. Pra, akideja përfshin teuhidin dhe gjithashtu përfshin besimin (imanin) në Allahun, në thëniet e Tij apo në thëniet e të Dërguarit (alejhis-salatu ues-selam) dhe besimin në Emrat dhe Cilësitë e Allahut. Akideja është ajo që njeriu e beson me zemrën e tij dhe e sheh si kredo përmes të cilës e adhuron Atë. Kështu, në të hyn çdo gjë që njeriu beson prej njësimit (teuhidit) të Allahut, besimit të tij se Ai është Krijuesi, Furnizuesi, se Ai ka emrat më të Bukur dhe cilësitë më të larta, pastaj besimit se adhurimi nuk duhet të jetë për askënd tjetër veç Tij dhe besimit se Ai ka ndaluar, obliguar dhe ligjësuar gjëra. Pra, ajo është më gjithëpërfshirëse.

Related Interests