You are on page 1of 32

Parimi i Mundësive të

Barabarta në Sistemin e
Punësimit në Kosovë: Hulumtim
i Perceptimeve Qytetare

 Çka dini kundrejt kë njihni


 Diskriminimi në sektorin publik dhe privat
 Shanset për avancim në shoqëri
1
Parimi i Mundësive të
Barabarta në Sistemin e
Punësimit në Kosovë: Hulumtim
i Perceptimeve Qytetare

Çka dini kundrejt kë njihni

Diskriminimi në sektorin publik dhe privat

Shanset për avancim në shoqëri

Autorët:
Leonard Ibrahimi, MA
Faton Pacolli, kandidat për MA

Nëntor, 2008
3
Për kimp
Instituti Kosovar për Media dhe Politika është themeluar së fundi; realizon
hulumtime dhe bën analiza që janë të organizuara në më shumë se 12 programe,
të grupuara në dy tematika:

HULUMTIMI I POLITIKAVE

Me programe të bazuara në kritere shkencore, kimp ka potencial të madh për të


zgjeruar debatin rreth politikave dhe të inkurajojë një proces më demokratik dhe
më inteligjent të hartimit të tyre. Hulumtimi i bazuar në: a) cilësi-përmes vënies në
zbatim të praktikave më të avancuara të fushës dhe mundësinë që të diskutohen
shkencërisht, dhe b) pavarësi-realizim të hulumtimeve pa ndërhyrje të jashtme,
përfaqëson një vlerë fundamentale të kimp. Instituti synon të luajë rol esencial në
të tri fazat e politikave publike, veçanërisht në përcaktimin e agjendës – përmes
zgjerimit të opsioneve të konsideruara nga politikë-bërësit dhe bazën e njohurive me
të cilat ato vlerësohen, dhe në etapën e implementimit – duke shërbyer si agjent
që monitoron nëse po ndodh zbatimi i politikave të deklaruara, por edhe si trup i
pavarur që vlerëson përfitimet dhe koston e atyre politikave.

STUDIME MEDIATIKE
Design & Layout:
trembelat Kimp është i vetmi institucion i llojit, me ekspertë vendorë, që realizon hulumtime
në sferën e mediave dhe të komunikimit. Kështu, analizimi i përmbajtjes së
© 2oo8 nga Instituti mesazheve të mediave dhe raportimi i gjetjeve të tyre (p. sh., analizimi i teksteve
Kosovar për Media dhe të mediave për të treguar faktet për pasqyrimin problematik të “Tjetrit”; analizimi i
Politika. Të gjitha të drejtat
janë të rezervuara. përmbajtjes së mesazheve mediatike në lidhje me atë se si e pasqyrojnë realitetin, por
edhe konsistencën e tyre me praktikat demokratike; dhe të analizuarit e influencës së
Tel: o38 739 692
Fax: o38 739 692 mediave në sjelljen individuale dhe në diskursin për çështje të ndryshme shoqërore),
Web: www.kimp-ks.org është ekskluzivitet i kimp.

4
Përmbajtja
Falënderime ...............................................................................................................6
Akronimet ...................................................................................................................7
Përmbledhje ...............................................................................................................8
Hyrje .........................................................................................................................10
Sistemi i punësimit në Kosovë: çka dini kundrejt kë njihni ......................................15
Perceptimet për diskriminimin në punësim dhe pasojat e tij ..................................18
Perceptimet lidhur me mundësitë e avancimit në shoqëri ......................................23
Përfundimet dhe rekomandimet .............................................................................25
Apendiks: Metodologjia e hulumtimit ......................................................................28
Bibliografia ...............................................................................................................30

5
Falënderime
Shumë persona janë përfshirë në realizimin e këtij hulumtimi; ne i falënderojmë të
gjithë. Falënderime të veçanta u shprehim Z. Arta Demaj, Z. Valbona Prekorogja,
si dhe Z. Fatmir Ramaj, për ndihmën dhe sugjerimet e tyre të vlefshme gjatë
realizimit të këtij projekti.

6
Akronimet
AA Aksion Afirmativ

BB Banka Botërore

KIMP Instituti Kosovar për Media dhe Politika

KNMB Komisioni Nacional i Mundësive të Barabarta

PMB Politika e Mundësive të Barabarta

PSSP Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm

SIGMA Mbështetje për Përmirësim të Qeverisjes dhe Menaxhimit

SHB Shtetet e Bashkuara

UE Unioni Evropian

UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

UNMIK Misioni i Administratës së Përkohshme të


Kombeve të Bashkuara në Kosovë

7
Përmbledhje
Sfida më e madhe me të cilën do të përballet Kosova në vitet e ardhshme, ka të
bëjë me parimin e barazisë. Diskriminimi në tregun e punës në shoqërinë kosovare
është aq i përhapur dhe dinamik, sa që nuk ka kohë për pritje-nevojiten masa
urgjente për ta ndalur atë. Ndonëse nuk ka pasur vullnet politik për ta luftuar këtë
problem, qeveria e Kosovës duhet ta kuptoj rëndësinë e parimit të mundësive të
barabarta si parakusht për drejtësi sociale dhe ekonomi të zhvilluar, dhe të hartojë
kornizën ligjore për adoptimin e masave që e luftojnë diskriminimin në bazë të
bindjeve politike, gjinisë, etnicitetit, moshës dhe aftësive të kufizuara.

Ky projekt paraqet një pasqyrë të perceptimeve të qytetarëve në lidhje me parimin


e mundësive të barabarta, apo më saktësisht, a respektohet ky parim në fushat e
punësimit si rekrutim, trajnim dhe gradim. Rezultatet e studimit duhet të analizohen
me kujdes nga autoritetet politike, meqë kampionimi (mostra) ishte reprezentativ, i
zgjedhur mirë dhe përfshinte 1180 respondentë me të drejtë vote, 60% rural kundrejt
40% urban. Edhe më urgjent e bën trajtimin e këtij problemi, rrëfimi i njohurive dhe
përvojave nga pjesëmarrësit në fokus-grupe; këto narracione treguan se gjendja me
barazinë e qasjes në punësim është larg së dëshiruarës.

Pra, raporti zbulon se sistemi i punësimit në Kosovë bazohet krejtësisht në


mënyrën favorizuese të rekrutimit dhe qytetarët janë të bindur se autoritetet
politike janë fajtorë për këtë gjendje. Me fjalë të tjera, rezultatet tregojnë
se diskriminimi në tregun e punës në Kosovë është tepër i përhapur; ka një
diskriminim sistemor ndaj grupeve të caktuara të njerëzve në sektorin publik dhe
privat.

Së pari, diskriminimi bëhet në bazë të bindjeve politike; për më tepër, pjesëmarrësit


në këtë studim ishin qartësisht të bindur se gjetja e një pune në Kosovë varet më
shumë nga lidhjet politike se sa nga kualifikimet apo kompetenca profesionale.
Grupi tjetër i njerëzve të diskriminuar nga praktikat dhe procedurat e punësimit në
Kosovë, është ai i personave me aftësi të kufizuara; në shumicën e rasteve aftësitë
e kufizuara konsiderohen si tragjedi personale dhe jo si problem social. Analiza
ka nxjerrë në dukje se edhe minoritetet etnike, nuk trajtohen mirë. Veç kësaj ka
fakte që sugjerojnë se të qenit femër dhe minoritet etnik, është një disavantazh i
dyfishtë. Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, rezultatet e kërkimit sugjerojnë se në

8
Kosovë ka diskriminim në bazë të moshës, i cili është mjaft i përhapur dhe tejet
dinamik; për më tepër, ai ndodhë në shumë etapa të punësimit, e më së shumti në
fazën e intervistës.

Ky hulumtim, po ashtu ka nxjerr në dukje dy gjetje tepër shqetësuese; së pari,


pabarazia në punësim, i shtynë anëtarët e “grupeve të targetuara” që të largohen
nga vendi; dhe e dyta, gjetja më shqetësuese e këtij studimi – perceptimi
dominant se është e pamundur të avancosh në shoqërinë kosovare me punë
këmbëngulëse dhe arsimim. Analiza e të dhënave kualitative në lidhje me dy
gjetjet e fundit, pasqyron shqetësimet dhe zhgënjimet e qytetarëve për gjendjen në
terren, si dhe mendimet e tyre për pasojat që mund të kenë këto dy perceptime për
shoqërinë kosovare.

Kështu, ky raport nxjerr në dukje shumë brenga, me të cilat po përballet sistemi


kosovar i punësimit; megjithatë, ai përbën një bazë të rëndësishme për t’i
luftuar këto dukuri negative. Në këtë drejtim, pjesa e fundit e raportit ofron disa
rekomandime për qeverinë dhe aktorët tjerë politik se si duhet t’i trajtojnë këto
probleme me qëllim të zgjidhjes së tyre: a) miratimi i menjëhershëm i legjislacionit
që synon krijimin e infrastrukturës ligjore të punës në Kosovë, në përputhje
me legjislacionin e BE-së, i cili i përjashton të gjitha format e diskriminimit; b)
hartimi dhe vënia në zbatim e Politikave të Mundësive të Barabarta (PMB), që
synojnë nxitjen e ndryshimit dhe realizimin e dispozitave e vërteta të drejtësisë në
punësim; c) dizajnimi dhe implementimi i programeve të Aksionit Afirmativ (AA),
që synojnë të reagojnë pozitivisht në mënjanimin e barrierave që pengojnë “grupet
e targetuara” për të pasur qasje të barabartë në punësim; d) themelimi i Komisionit
Nacional për Mundësi të Barabarta (KNMB)-një trup koherent që ka për qëllim të
përmbushë premtimin kushtetues për barazi në të gjitha dimensionet e tij; dhe
e) dizajnimi dhe zhvillimi i fushatave të ndryshme që kanë për qëllim ngritjen e
vetëdijes publike për barazinë dhe diversitetin, si vlera të pakontestueshme të
kohës sonë.

Në këtë mënyrë, raporti pasqyron mendimet e qytetarëve për sistemin e punësimit


në vend; këto mendime ishin mjaftë të qarta-diskriminimi në tregun e punës
është realitet. Kategori të tëra të njerëzve po përjashtohen nga bota e punës, dhe
rrjedhimisht edhe nga mundësia për të jetuar me dinjitet. Tash është koha që
autoritetet politike të reflektojnë për pabarazinë në punësim dhe pasojat e saj, si
dhe ta vendosin drejtësinë për punësim në qendër të politikave publike.

9
Hyrje
Parimi i barazisë është jo vetëm një e drejtë fundamentale dhe komponentë
e rëndësishme e shoqërive demokratike, por edhe një çështje jashtëzakonisht
sfiduese, që ka nevojë për trajtim të kujdesshëm. Lufta për vënien në jetë të këtij
parimi, për dekada të tëra, ishte një nga veçoritë përcaktuese të jetës amerikane;
“barazia ka qenë në zemër të lëvizjes për të drejtat civile” (Burstein 1994, fq.2).
Në anën tjetër, BE-ja vazhdimisht e ka njohur rëndësinë e mundësive të barabarta
– ky parim konsiderohet si esencial për realizimin e përfshirjes së individëve
në shoqëri.1 Shumë shpesh ky koncept ka qenë i zëvendësuar me nocionin e
menaxhimit të diversitetit; megjithatë sipas Noon & Ogbonna (2001, fq. 1), “si në
teori ashtu edhe në praktikë parimi i mundësive të barabarta paraqet një sfidë
të re në konceptimin dhe zgjidhjen e çështjeve të barazisë, diskriminimit dhe
padrejtësisë në punësim”.

Në demokracitë fragjile, të tilla si vendi ynë, parimi i mundësive të barabarta


supozohet të jetë edhe më esencial – më shumë se çdo gjë tjetër, demokracitë
e reja kanë nevojë për kohezion social dhe marrëdhënie më të mira ndërmjet
kategorive të ndryshme të shoqërisë. Dominimi i mendimit se tregu i punës
funksionon drejtë dhe ndershëm, me rekrutim dhe gradim të bazuar në merita
personale dhe kompetencë profesionale, shpien drejt asaj që sociologët e
quajnë identifikim me sistemin; dhe anasjelltas, perceptimet e diskriminimit dhe
padrejtësisë shpien kah tjetërsimi nga sistemi.2 Në qoftë se është kështu, atëherë
çështje esenciale është që parimi i mundësive të barabarta të cilësohet nga qeveria
si element përbërës i të gjitha politikave publike dhe jo vetëm si një shqetësim i
zakonshëm që mund të presë zgjidhje të mëvonshme.

1 Mundësia e barabartë mbrohet me Ligjin Evropian për Komunitete; për më tepër, është konsideruar
si e drejtë themelore e njeriut që do të përshpejtoj rritjen ekonomike duke i maksimizuar potencialet
njerëzore. Për më shumë informacione shih: European Union 2006, ‘Consolidated Versions on EU and
of the Treaty Establishing The Community’, Official Journal of the European Union, C 321, fq. 109 – 111
http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2006:321E:0001:0331:EN:pdf, (dokument pdf,
qasja e fundit, 21 Tetor 2008).
2 Identifikimi me sistemin ngjanë kur qytetarët kanë besim në lidershipin – sepse sistemi funksionon
paanshëm dhe pa diskriminim. E kundërta, tjetërsimi nga sistemi pasqyrohet nga mosbesimi i madh në
lidershipin politik; pasojat janë votues apatik, rënie e bashkimit me parti politike etj. Për më shumë informacione
shih: Mayer et al. 200o, Comparative Politics: Nations and Theories in a Changing World, Prentice Hall, New
Jersey.

10
Në këtë kontekst, Kosova ballafaqohet me një problem esencial që afekton
1 Mundësitë e barab- fuqishëm të ardhmen e saj; parimi i mundësive të barabarta paraqet një dimension
arta kanë rol përcak-
tues në realizimin e prosper- që ka nevojë për trajtim të menjëhershëm. Që nga përfundimi i luftës së fundit
itetit afatgjatë. Institucionet (1999), lidershipi politik në përgjithësi, ka praktikuar punësimin në bazë të
që implementojnë politika të
përkatësisë politike, ose edhe më shumë, gjithçka është marrë në konsideratë
mundësive të barabarta, ku
të gjithë anëtarët e shoqërisë me përjashtim të meritave personale dhe kompetencës profesionale. Raporti i
kanë shanse të njëjta të Paralajmërimit të Hershëm për Kosovën i UNDP-së, sugjeron se “arsimimi dhe
bëhen aktiv në shoqëri, të
kenë influencë në politikë, aftësimi profesional janë më pak të rëndësishme se sa dhënia e mitos dhe miqtë
por dhe produktivitet eko- në pozita të rëndësishme, për sa i takon punësimit në sektorin publik”.3
nomik, kontribuojnë në rritje
të qëndrueshme dhe zhvillim
të vazhdueshëm të shoqërisë. Punësimi i politizuar është në rritje, veçanërisht në administratën publike. Sipas
Niveli i lartë i barazisë në pu- SIGMA,4 në këtë administratë, gjatë procesit të rekrutimit nuk janë përfillur
nësim ka ndikim të dyfishtë fare procedurat ligjore dhe kështu shërbimi civil gjithnjë e më shumë është
në reduktimin e varfërisë:
së pari, përmes efekteve politizuar. Kjo do të thotë se ai është përdor dhe vazhdon të përdoret si hapësirë
të shumta në zhvillimin e për punësimin e aktivistëve politik të partisë në pushtet. Dhe si rezultat, SIGMA
përgjithshëm ekonomik, dhe argumenton se në shumicën e komunave, shërbimi civil shfaq mungesë të
së dyti, përmes mundësive
më të shumta për kategorinë përgjithshme profesionalizmi në implementimin e procedurave transparente të
e të varfërve brenda një punësimit; ka një politizim të skajshëm dhe mungesë balance në aspektin gjinor
shoqërie, që do t’u ndih-
the etnik në fushat e rekrutimit dhe gradimit.
monte atyre, të zhvillojnë
potencialet e tyre.
Prandaj, diskriminimi i “fshehtë” në tregun kosovar të punës është aq i përhapur
(Burimi: World Develop-
ment Report 2006, fq. 1 – 3) sa që nuk ka kohë për pritje – nevojiten masa urgjente për ta luftuar atë. Se në
cilin drejtim do të shkojë Kosova, varet shumë prej vendimeve të lidershipit politik;
megjithatë, aktorët tjerë, si bashkësia ndërkombëtare dhe shoqëria civile, por edhe
qytetarët aktiv mund të kenë ndikim thelbësor në marrjen e vendimeve të drejta.

Kosova do të përfitonte në shumë aspekte nga implementimi i parimit të


mundësive të barabarta. Si vend postkomunist, Kosova ka nevojë për zhvillim

3 Raporti i Paralajmërimit të Hershëm për Kosovën i UNDP-së, përveç tjerash sugjeron se faktorët që
ndihmojnë punësimin e një individi, të radhitura për nga rëndësia, sa i përket punësimit në sektorin publik janë:
1) ryshfeti, 2) miqtë në pozita të rëndësishme, 3) përvoja profesionale, 4) arsimimi, 5) aftësimi profesional. Për më
shumë informacione shih: UNDP Kosovo 2008, ‘Early Warning Report Kosovo’, Report #19, http://www.kosovo.
undp.org/repository/docs/EWR_19_Eng_.pdf (dokument pdf, qasja e fundit, 17 Tetor 2008).
4 SIGMA (Support for Improvement in Governance and Management) ka bërë Vlerësimin e Reformave në
Administratën Publike të Kosovës. Raporti ka identifikuar shumë të meta në Administratën Publike të Kosovës.
Për më shumë informacione shih: SIGMA 2004, ‘Balkans Public Administration Reform Assessment – Kosovo’,
http://www.oecd.org/dataoecd/60/16/36501718.pdf (pdf dokument, qasja e fundit, 20 Tetor 2008).

11
ekonomik në mënyrë që ta luftojë varfërinë. Sipas Bankës Botërore,5 zhvillimi
2 Barazia në punësim ekonomik dhe diskriminimi në punë e përjashtojnë njëra tjetrën; veç kësaj, ajo
përcakton kompak-
tësinë shoqërore; përfshirja sugjeron se fokusimi në mundësitë e barabarta duhet të jetë shqetësimi qendror
sociale determinohet nga gjatë hartimit dhe vënies në zbatim të politikave për zhvillim dhe rritje – asnjë nga
mundësit e barabarta; ajo shoqëritë e sotme të përparuara nuk është zhvilluar duke i përjashtuar anëtarët
arrihet me anë të largimit të
pengesave që përjashtojnë e saj nga mundësitë ekonomike dhe politike (2005, fq. 36 – 43). Për më tepër,
njerëzit nga barazia e qasjes Jain et al. (2003, fq. 2), argumentojnë se drejtësia në fushën e punësimit është në
në punësim. Ato shoqëri, ku
përputhje me qëllimet e efikasitetit, rritjen ekonomike dhe prosperitetin. Prandaj,
drejtësia në punësim nuk
realizohet janë më tepër lufta kundër diskriminimit në tregun e punës është esenciale për prosperitet
të gatshme të organizojnë ekonomik dhe politik-vazhdon për një kohë të gjatë dhe zhvillohet në sfera të
trazira sociale. Rrjedhimisht,
rritja e autoritarizmit bëhet
ndryshme.
e nevojshme për ruajtjen
e rregullave ekzistuese Në anën tjetër, në serinë e analizave të tyre për diskriminimin në tregun e punës
shoqërore. Është e qartë se,
nuk janë të dëshirueshme as Oswick & Rosenthal (2001, fq. 156 – 161), sugjerojnë se “tipar i përbashkët i
trazirat sociale e as autoritariz- teorive të diskriminimit në punësim është mbështetja në qasjen dikotomiste ‘grupi
mi. Me fjalë tjera, promovimi ynë/grupi tjetër’”, dhe Kosova si shoqëri e sapo dalë nga lufta është e lëndueshme
i drejtësisë për të gjithë është
një strategji për t’i shmangur nga diferencimet – ka më shumë se që i nevojitet. Prandaj, ndërtimi i një fuqie
pasojat dëshpëruese që ka punëtore që është reprezentative e grupit të konkurrentëve, me kualifikime të
përjashtimi shoqëror për duhura, përfshirë këtu edhe njerëzit që mendojnë ndryshe, minoritetet etnike,
kohezionin social.
femrat dhe personat me aftësi të kufizuara, duhet të konsiderohet nga lidershipi
(Burimi: Jain, H. C. et al. politik, si e vetmja mënyrë për forcimin e kohezionit në shoqëri; për më tepër,
2003, fq. ix – 13)
vetëm atëherë establishmenti politik mund të kërkoj lojalitet nga të gjithë anëtarët
e shoqërisë.6

Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, koncepti i mundësive të barabarta mbështetet


edhe në objektivat morale, (Kaler 2001, p. 51); duke iu ofruar qytetarëve shanse të
barabarta bëhet e mundshme rritja e potencialit të tyre njerëzor, që në anën tjetër,
paraqet realizimin e drejtësisë në shoqëri. Me fjalë tjera, ka arsye të efikasitetit
politik por dhe të drejtësisë sociale, që qeveria e Kosovës të fokusohet në sistemin
e punësimit, ta luftoj diskriminimin në tregun e punës dhe ta ndaloj përjashtimin

5 Në shtator 2005 Banka Botërore publikoi raportin që, përveç tjerash, analizon barazinë (mundësitë e
barabarta), ndikimin e saj në zhvillimin ekonomik. Për më shumë informacione shih: World Bank 2005, World
Development Report 2006: Equity and Development, Oxford University Press, New York.
6 Shembulli i pikëpamjes britanike për shoqërinë kohesive është ai i një shoqërie të njerëzve me formime
të ndryshme, të vlerësuar pozitivisht dhe duke iu siguruar mundësi të barabarta të gjithëve në shoqëri. Për
me tepër, ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë anëtarët e saj dhe vlerësimi i diversitetit të tyre është
kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për ndërtimin e një shoqërie kohesive dhe të shëndoshë. Për më shumë
informacione shih: Markus, A. & Kirpitchenko, L. 2007, ‘Conceptualizing Social Cohesion’, in Social Cohesion in
Australia, eds. Jupp, J. et al. Cambridge University Press, New York.

12
e njerëzve nga bota e punës-nga e drejta për një jetë dinjitoze. Kjo gjë është
3 Në Shtetet e esenciale për të krijuar një ambient politik në të cilin institucionet shtetërore do
Bashkuara të
Amerikës dominon percep- të respektoheshin dhe të mbroheshin me përkushtim nga të gjitha kategoritë e
timi se çdokush mund të shoqërisë kosovare.
avancohet në shoqëri me
punë këmbëngulëse dhe
arsimim. Në këtë pikëpamje, Pavarësisht përfitimeve sociale dhe ekonomike, nuk ka pasur vullnet politik, së
mundësitë e barabarta për të paku deri më tani, për ta luftuar këtë dukuri. Autoritetet politike të vendit injoruan
gjithë anëtarët e shoqërisë,
çështjen e drejtësisë në punësim duke ofruar ambient të de-rregulluar në këtë
pavarësisht racës, religjionit
ose gjinisë, janë vlerë e fushë, ndonëse përvojat e shoqërive demokratike,7 tregojnë se disa forma të
pakontestueshme e shoqërisë legjislacionit janë esenciale për të siguruar ambient të përshtatshëm dhe për të
amerikane. Një realitet i
tillë dominon në kulturën
hartuar politika që inkurajojnë mundësitë e barabarta. Kështu, deri më tani nuk ka
amerikane; komunikohet ligj të punës të miratuar nga parlamenti i Kosovës; marrëdhëniet e punës janë të
në mënyrë eksplicite dhe rregulluara nga UNMIK-u, me Rregulloren Nr. 2oo1/27 për Ligjin Themelor të Punës
implicite përmes mesazheve
mediatike, fjalimeve publike, në Kosovë.8 Neni 2 (dy) i kësaj rregulloreje përbëhet nga 6 (gjashtë) paragrafë dhe
dhe institucioneve të tjera ndalon të gjitha llojet e diskriminimit. Natyrisht kjo është e pamjaftueshme; madje
shoqërore. Pra, mundësitë e edhe demokracitë e përparuara si SHBA-ja dhe UE-ja, ku diskriminimi në tregun e
barabarta janë komponentë
fundamentale e Ëndrrës punës i takon së kaluarës, ende i kushtojnë rëndësi të madhe barazisë në punësim;
Amerikane. këto shoqëri në vazhdimësi hartojnë dhe implementojnë jo vetëm politika të
(Burimi: Alberts et al.
mundësive të barabarta, por edhe programe vlerësuese për këto politika.
2006, fq. 250 – 255)
Ky hulumtim analizon perceptimet e qytetarëve në lidhje me rëndësinë që ka
parimi i mundësive të barabarta në fushat e punësimit si rekrutim dhe gradim,
ku punëtorët potencialë ose aktual janë në garë me njëri tjetrin për pozita të
ndryshme. Metodologjia kërkimore, e cila e formon bazën e këtij studimi është
e përshkruar në detaje në apendiks. Shkurt, strategjia e hulumtimit përfshinë
tri elemente: a) pasqyrimin e literaturës dhe raporteve relevante që potencojnë
domethënien e parimit të mundësive të barabarta dhe rëndësinë e tij në shoqëri;
b) hulumtim të bërë me pyetësorë; dhe c) diskutime në fokus - grupe.

Një kombinim i metodave kuantitative dhe kualitative si dhe teknikave të


ndryshme për mbledhjen e të dhënave është përdor për të kuptuar më thellë

7 Shoqëritë demokratike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unioni Evropian, Australia, Kanada, dhe të tjera
kanë ligje të shumta që rregullojnë fushën e punësimit; veç kësaj, këto shoqëri kanë hartuar dhe implementuar
Politika për Mundësi të Barabarta dhe Programe për Aksion Afirmativ për të ndalur diskriminimin në tregun e
punës. Për më tepër informacione shih: Jain, H. C. et al. 2003, Employment Equity and Affirmative Action: An
International Comparison, M.E. Sharpe, New York.
8 Në tetor 2001 Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) nxori Rregulloren për Ligjin
Themelor të Punës në Kosovë. Ajo rregullon marrëdhëniet në punë lidhur me kontratat e punës dhe
marrëveshjen kolektive; përveç tjerash i mbronte të drejtat e punëtorëve dhe ndalonte diskriminimin gjinor.

13
rëndësinë që ka parimi i barazisë në fushat e punësimit në sektorin publik dhe
privat. Ideja ishte që përmes triangulimit (ang. Triangulation, përdorimi i dy apo
më shumë metodave) – strategjisë për t’i bërë hulumtimet më të besueshme, të
eliminohen mangësitë që janë pasojë e përdorimit të vetëm një metode; sipas Jick
(1979, fq. 602 – 611), “triangulimi jo vetëm që e bën ekzaminimin e problemit
të njëjtë nga shumë perspektiva, por edhe e rrit kuptueshmërinë e tij, me ç’rast
shfaqen shpjegime të reja dhe më të thella”.

Raporti analizon gjetjet e hulumtimit nga pikëpamje të ndryshme; që do të thotë,


bën paraqitjen e rezultateve të pyetësorëve, të kombinuara me analizën e të
dhënave kualitative. Pjesa e parë ofron informacione të hollësishme se çka është
më e vlefshme, çka dini apo kë njihni, në mënyrë që të gjeni punë në Kosovë. Pjesa
e dytë fokusohet në: a) paraqitjen e perceptimeve të qytetarëve për diskriminimin
në punësim në sektorin publik & privat në njërën anë, dhe pasojat e këtij fenomeni
për shoqërinë kosovare, në anën tjetër; b) paraqitjen e perceptimeve të qytetarëve
dhe analizën e detajuar të të dhënave cilësore për shanset e përparimit në
shoqëri. Dhe së fundi, pjesa e tretë ofron disa përfundime dhe rekomandime për
implementim të suksesshëm të barazisë në sistemin e punësimit, pra luftimin e
diskriminimit në tregun e punës, dhe si rrjedhim, ndërtimin e një shoqërie të drejtë
dhe të shëndoshë.

14
Sistemi i punësimit në Kosovë:
çka dini kundrejt kë njihni
Parimi i mundësive të barabarta nënkupton që të gjithë punëtorët e tanishëm
dhe të ardhshëm të kenë trajtim të barabartë në rekrutim, trajnim dhe gradim.
Por realiteti kosovar e konfirmon të kundërtën-hulumtimi nxjerr në dukje se një
përqindje e madhe e respondentëve (80.5 për qind) besojnë se grupe të caktuara
njerëzish trajtohen në mënyrë më favorizuese gjatë punësimit (Figura 1). Edukimi
ishte i lidhur ngushtë me këtë qëndrim; tetëdhjetë e shtatë për qind e atyre që
kishin arsimim të lartë mendonin se nuk ka trajtim të barabartë në rekrutim dhe në
procedurat e gradimit. Gjithashtu, kishte një lidhje të fuqishme të gjinisë me këtë
mendim, 84.7 për qind e femrave mendonin se kategori të caktuara të njerëzve
trajtohen në mënyrë preferenciale në punësim.

Pjesëmarrësit e fokus-grupeve i përshkruanin format në të cilat ata mendonin se


grupe të veçanta të njerëzve po trajtoheshin në mënyrë preferenciale. Për shembull,
njëri prej tyre tha:

Unë punoj në sektorin publik dhe kam arsimimin më të lartë


në një ekip prej shtatë vetash; megjithatë, vitin e fundit kur
posti i udhëheqësit ishte i lirë, autoritetet komunale emëruan
udhëheqës të grupit një person pa shkollim të lartë – ai ishte
aktivist politik i partisë në pushtet.

02 04 06 08 0 100

15
Një pjesëmarrëse tjetër theksoi se edhe kur kandidatet femra janë marrë në punë,
prapëseprapë atyre nuk iu është dhënë mundësia për gradim:

Një mike e imja ishte rekrutuar të punonte në një kompani


Përfundimisht, në
Kosovë nuk ka rëndësi private. Ajo ka arsimim të lartë dhe tani më shumë se pesë vjet
se çka di për të gjetur eksperiencë; mirëpo ajo kurrë nuk ka pasur mundësi për gradim.
punë por kë njeh. Në vend të saj, para disa javësh ishte graduar një person pa
Pra, stili preferencial eksperiencë i gjinisë mashkullore... Kur shoqja ime u ankua tek
i rekrutimit i bazuar
shefi i saj, asaj i ishte thënë se gjëja e parë që ajo do të duhej të
në aforizmin: nuk ka
rëndësi çka dini por bënte, ishte të fitonte besimin e shefit.
kë njihni – është më
shumë se realitet. Hulumtimi po ashtu tregon se 91.4 për qind e të anketuarve mendojnë se për të
Një djalë shqiptar, student i gjetur punë në Kosovë është më mirë të kesh lidhje politike; vetëm 8.6 për qind
shkallës master në drejtësi
e respondentëve mendojnë se të qenit i kualifikuar është më e rëndësishme për
të gjetur punë (Figura 2). Nuk ka pasur dallim të theksuar ndërmjet kategorive
të respondentëve lidhur me këtë qëndrim. Në përgjithësi, grupe të ndryshme të
respondentëve si, të punësuar dhe të papunë, të rinj dhe të moshuar, shqiptarë,
serbë dhe boshnjakë, meshkuj dhe femra, pajtohen se të qenit i kualifikuar
nuk mjafton për të gjetur punë në Kosovë; më shumë se kualifikimet, janë të
nevojshme lidhjet politike.

Analiza kualitative shpjegon pikëpamjen kritike të pjesëmarrësve në hulumtim


lidhur me përvojat e tyre për nënvlerësimin e kualifikimeve në procesin e
punësimit; për më tepër, disa pjesëmarrës konstatojnë se në disa raste kualifikimi
dhe përgatitja profesionale është gjëja e fundit që disa organizata (sidomos ato
publike) i marrin në konsideratë. Një pjesëmarrës u shpreh në këtë mënyrë:

02 04 06 08 0 100

16
Unë kam arsimim të lartë, BA në drejtësi dhe kam aplikuar për
pozita të caktuara në kompani të ndryshme, përfshirë edhe
ato publike... Thjeshtë nuk mund të gjej punë; arsyeja kryesore
është se unë nuk i takoj asnjë partie politike, e në veçanti atyre
Autoritetet qendrore
dhe lokale kanë në pushtet... Besoni apo jo, kam filluar karrierën time dhe ende
përgjegjësi shoqërore, punoj si elektricist.
politike e mbi të gjitha,
morale për të zhvilluar Disa pjesëmarrës e vënë theksin, siç thanë ata, tek “një mënyrë shumë e
konceptin e diversitetit,
duke rekrutuar punon-
turpshme e trajtimit të konkurrentëve”. Sipas tyre, disa organizata publike, luajnë
jëse femra; kështu, ato me dinjitetin e atyre që aplikojnë për punë në pozita të caktuara. Njëri prej
do të nxitnin pjesëmar- pjesëmarrësve në diskutim, student shkallës master në drejtësi, tha:
rjen aktive të femrave
në zhvillimin kulturor
Para dy vjetësh kam aplikuar për punë në Ministrinë e Punëve
dhe politik..
Një vajzë shqiptare,
të Brendshme. Shumë dokumente janë kërkuar; brenda dy
studente e shkencave politike javëve mezi ia arrita t’i kompletoj. Kur shkova t’i dorëzoj,
pashë një shok timin i cili punonte në një departament të kësaj
ministrie; ai më tha se vendi që supozohej se është i lirë, në fakt
nuk ishte i tillë, sepse një person punonte aty për më shumë
se tre muaj. Ai ishte militant politik i partisë së cilës i takonte
Ministria e Punëve të Brendshme... Përfundimisht, në Kosovë
nuk ka rëndësi se çka di për të gjetur punë por kë njeh. Pra, stili
preferencial i rekrutimit i bazuar në aforizmin: nuk ka rëndësi
çka dini por kë njihni – është më shumë se realitet.

17
Perceptimet për diskriminimin
në punësim dhe pasojat e tij
Për ne, të moshës
Rezultate shumë shqetësuese janë marrë nga të anketuarit kur ata janë pyetur
mbi 40 vjet, pa ar-
se si do ta kategorizonin diskriminimin në punësim në sektorin publik. Shumica
simim të lartë dhe
që nuk kemi miq në dërrmuese e tyre e cilësuan atë si “shumë të lartë”, 83.3 për qind, ndërsa vetëm
pozita kyqe ose lidhje 1.6 për qind e të anketuarve e konsideruan si “të ulët” (Figura 3). Gjinia dhe
politike është pothu- nacionaliteti ishin të lidhura ngushtë me këtë mendim. Vetëm dy dallime të
ajse e pamundur rëndësishme janë vërejtur midis kategorive të ndryshme, tetëdhjetë e tetë për qind
gjetja e një pune. e serbëve dhe 87. 8 për qind e femrave e cilësuan diskriminimin në punësim në
Pjesëtar i minoritetit boshnjak sektorin publik si “shumë të lartë”.

Më shumë se në gjithçka tjetër, pjesëmarrësit në fokus-grupe ishin unanim në


lidhje me diskriminimin në tregun e punës në sektorin publik. Të gjithë, pa asnjë
përjashtim u pajtuan se sektori publik, posaçërisht administrata publike, është bërë
një vend-punësim i aktivistëve politik dhe i atyre që kanë lidhje politike. Një nga
pjesëmarrësit në hulumtim tha, “Administrata publike shërben si vend-punësim i
militantëve partiak; është e mbushur me punonjës joprofesionalë dhe rrjedhimisht
mbetet një nga sektorët më të pa reformuar dhe më të korruptuar në vend”.

02 04 06 08 0 100

18
Disa nga pjesëmarrësit në diskutimet e fokus-grupeve ishin shumë të shqetësuar
me, siç thanë ata, “faktin se femrat në administratën publike janë të përfaqësuara
në mënyrë dis-proporcionale”. Një femër shqiptare, studente e shkencave politike e
zhvilloi tutje këtë ide duke thëne:
Për ne që nuk kemi lid-
hje politike ose të holla
për t’i dhënë ryshfet Femrat janë të nën-përfaqësuara kudo, veçanërisht në
dikujt, thjeshtë nuk ka institucione publike... Pabarazia ndërmjet gjinive mund të ketë
punë... Herën e fundit pasoja të rënda në mirëqenie... Autoritetet qendrore dhe lokale
kur aplikova për punë
kanë përgjegjësi shoqërore, politike e mbi të gjitha, morale për
në Bibliotekën Kom-
bëtare dhe Universitare të zhvilluar konceptin e diversitetit, duke rekrutuar punonjëse
të Kosovës, shumica femra; kështu, ato do të nxitnin pjesëmarrjen aktive të femrave
prej kandidatëve kishin në zhvillimin kulturor dhe politik. Kjo mund të bëhet vetëm
arsimim të lartë; para-
nëse ka një lëvizje nga konteksti i të vështruarit të diversitetit
doksalisht, personi që
e fitoi vendin e punës si mangësi në një kontekst tjetër ku diversiteti vlerësohet lartë
kishte vetëm shkollim dhe institucionalizohet.
të mesëm.
Një nënë shqiptare
Kësaj vërejtjeje, një femër nga minoritetet etnike, i shtoi duke thënë se, “zyrtarët
e administratës publike në komunën time që është Dragashi (Gora), vazhdimisht
po i ruajnë diferencat ndërmjet etniciteteve dhe gjinive, dhe si rezultat i kësaj
është dekurajuar të shprehurit e multi-kulturalizmit. Shpresoj se ata do të ndalen
së vepruari kështu; është i vetmi vendim i arsyeshëm, sepse femrat e minoriteteve
etnike tash për tash janë të diskriminuara në bazë të gjinisë dhe etnicitetit”.

Në hulumtim pjesëmarrësit janë pyetur se si do ta cilësonin diskriminimin në


punësim në sektorin privat. Shumica e të anketuarve (55.2 për qind) e kategorizuan
atë si “shumë lartë”, ndërsa 4.2 për qind e cilësuan si “të ulët” (Figura 4). Rezultatet
treguan se gjinia dhe mosha ishin fuqishëm të lidhura me këtë qëndrim. Kështu,
67.5 për qind e femrave dhe 76.8 për qind e respondentëve që i takonte grup-
moshës (41 - ), e kategorizuan diskriminimin në sektorin privat si “shumë të lartë”.

Në anën tjetër, të dhënat kualitative japin pamje më të hollësishme për shifrat


e lartpërmendura. Debati brenda fokus-grupeve, nxori në shesh disa përvoja të
hidhura të pjesëmarrësve në lidhje me diskriminimin në punësim (rekrutim, trajnim
dhe gradim) në organizatat private. Një femër shqiptare tha se ajo ishte më shumë
se e bindur që në lidhje trajnimin, ka diskriminim në sektorin privat; në fakt ajo
kishte qenë viktimë e një diskriminimi të tillë:

19
02 04 06 08 0 100

Njerëzit kanë nevojë


të besojnë se tregu i
punës operon lirshëm.
Kjo e rrit besimin e
qytetarëve në liderët e
tyre politik dhe rrjedhi-
misht në sistemin poli-
tik; përndryshe, kriza e
besimit do të përhapet
dhe natyrisht, ata që
nuk kanë lidhje politike,
e që janë shumica nga
ne, nuk do të kenë
zgjidhje tjetër përveç
ikjes nga vendi.
Pjesëtar i minoritetit boshnjak
Unë punoj në një organizatë private së bashku me 12 punëtorë.
Një ditë një organizatë e jashtme erdhi dhe na tha se ata ishin
gati për të trajnuar njërin nga ne. Pastaj, tetë punëtorë aplikuan
për kurset e trajnimit – shtatë femra dhe një mashkull. Shefi ynë e
zgjodhi personin e gjinisë mashkullore për të vijuar trajnimin.

Shumë pjesëmarrës në hulumtim shprehën shqetësimet e tyre lidhur me diskriminimin


në sektorin privat ndaj njerëzve të moshës mbi 45 vjet. Një pjesëmarrës komentoi se
është shumë e vështirë për këtë kategori të njerëzve të gjejnë punë: “në shumicën e
rasteve kur kam aplikuar për punë, shefat më thoshin se jam shumë i vjetër për atë
punë”. Kësaj vërejtjeje, një nga meshkujt e minoriteteve etnike, i shtoi duke thënë se:
“Për ne, të moshës mbi 40 vjet, pa arsimim të lartë dhe që nuk kemi miq në pozita të
rëndësishme, ose lidhje politike është pothuajse e pamundur gjetja e një pune”.

Kur pjesëmarrësit u pyetën nëse diskriminimi në punësim i shtynë njerëzit të mos


e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë, shumica dërmuese e të anketuarve (85 për
qind) ishin plotësisht dakord, ndërsa vetëm 1.2 për qind e tyre ishin aspak dakord
(Figura 5). Në përgjithësi ky opinion ishte ndarë pak a shumë proporcionalisht
midis kategorive të ndryshme të respondentëve: shqiptarë, serbë dhe boshnjakë;
të arsimuar dhe të paarsimuar; të punësuar dhe të papunë; të rinj dhe të moshuar;
meshkuj e femra, u pajtuan se diskriminimi në punë i shtynë njerëzit të mos e
shohin të ardhmen e tyre në Kosovë.

20
02 04 06 08 0 100

Shumë profesorë të
Universitetit të Prishti-
nës i ushtrojnë njëko-
hësisht disa detyra;
krahas ligjërimit në
universitetin publik
ata ligjërojnë edhe në
universitete private.
Përveç kësaj, ata janë
edhe këshilltarë politik
të disa ministrave. Në të
njëjtën kohë, ka shumë
të rinj që kanë marr
shkallën master ose
doktoraturën në uni-
versitete të famshme
ndërkombëtare, por
që kurrë nuk e patën Diskutimi në fokus-grupe qartësoi lidhjen e fortë ndërmjet diskriminimit në punësim
mundësinë të gjejnë dhe humbjes së shpresës për të pasur një të ardhme premtuese në Kosovë. Për më
punë. Përmes këtyre tepër, disa pjesëmarrës thanë se diskriminimi në punësim duhet të konsiderohet faktori
akteve, njerëz të çmuar kryesor që shtynë njerëzit të largohen nga vendi. Një grua shqiptare tha:
të kësaj shoqërie për-
jashtohen nga jeta pub-
like dhe rrjedhimisht Unë kam marrë një diplomë para tetë vjetëve në Fakultetin
ata detyrohen ta lënë Filologjik të Universitetin e Prishtinës dhe ende jam e papunë.
Kosovën. Deri tash kam aplikuar më shumë se 40 herë për punë... Për
Një vajzë shqiptare,
studente e drejtësisë ne që nuk kemi lidhje politike ose të holla për t’i dhënë ryshfet
dikujt, thjeshtë nuk ka punë... Herën e fundit kur aplikova për
punë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës,
shumica prej kandidatëve kishin arsimim të lartë; paradoksalisht,
personi që e fitoi vendin e punës kishte vetëm shkollim të
mesëm... Një shoqe e imja e cila e njihte vajzën e punësuar
më tha se ajo kishte lidhje politike që askush nuk mund ta
refuzonte... Si pasojë, kohëve të fundit jam duke menduar të
largohem nga vendi, sepse nuk po shoh të ardhme të mirë në
këtë vend, as për mua, as për djalin tim.

Të tjerët, përfshirë edhe pjesëmarrësit nga minoritetet etnike jo-serbe,


diskriminimin në tregun e punës e konsiderojnë si problemin më të madh, me të

21
cilin po përballen; natyrisht, sipas tyre, diskriminimi në punësim i shtynë njerëzit të
besojnë se për ta nuk ka të ardhme premtuese në Kosovë.

Lidershipi politik duhet ta ndalë diskriminimin në punësim dhe


Kusht i mjaftueshëm
dhe i nevojshëm për kjo duhet bërë menjëherë. Shkalla e papunësisë është shumë
të ndërtuar një shoqëri e lartë, e fundit që na duhet është diskriminimi në tregun e
të shëndoshë dhe punës... Njerëzit kanë nevojë të besojnë se tregu i punës operon
gjithëpërfshirëse është lirshëm. Kjo e rrit besimin e qytetarëve në liderët e tyre politik
që anëtarët e saj të
dhe rrjedhimisht në sistemin politik; përndryshe, kriza e besimit
besojnë se e vetmja
rrugë për sukses në do të përhapet dhe natyrisht, ata që nuk kanë lidhje politike, e
shoqërinë e tyre është që janë shumica nga ne, nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveç
puna këmbëngulëse ikjes nga vendi. (Pjesëtar i minoritetit boshnjak)
dhe arsimimi. Vetëm
atëherë ne mund të
presim nga qytetarët Pjesëmarrës të tjerë mendonin se lidershipi politik nuk ka vullnet që ta inkorporoj
tanë të jetojnë nder- parimin e mundësive të barabarta në politikat publike. Ata në përgjithësi, u pajtuan
shëm dhe të ndërtojnë se klasa aktuale politike po mundohet të kontrollojë avancimin profesional të
një sistem të vlerave, që njerëzve, të gradojë ata që janë të dëgjueshëm, që i zbatojnë urdhrat dhe nuk
do të mbrohet dhe pro-
movohet me përkush- bëjnë pyetje, si dhe të injorojë të tjerët, sfiduesit e tyre. Për më tepër, sipas këtyre
tim nga të gjithë. pjesëmarrësve, forcat politike po i mbrojnë interesat e tyre të ngushta, të cilat e
Një djalë shqiptar, student i dëmtojnë shoqërinë. “Nëse gjërat shkojnë kështu, shoqëria kosovare do të mbetet
shkallës master në histori
pa qytetarët e saj më të vlefshëm”, tha njëri nga ata. Një pjesëmarrëse tjetër, e
shtjelloi këtë trend përjashtues që po ndodh në shoqërinë kosovare, duke thënë se :

Disa njerëz që kanë lidhje politike punojnë në disa vende pune


ndërsa të tjerët që nuk i kanë këto lidhje nuk punojnë fare.
Pra, diskriminimi në punësim, ndër të tjera e rrit shkallën e
papunësisë. Për shembull, shumë profesorë të Universitetit të
Prishtinës i ushtrojnë njëkohësisht disa detyra; krahas ligjërimit
në universitetin publik ata ligjërojnë edhe në universitete
private. Përveç kësaj, ata janë edhe këshilltarë politik të disa
ministrave. Në të njëjtën kohë, ka shumë të rinj që kanë marr
shkallën master ose doktoraturën në universitete të famshme
ndërkombëtare, por që kurrë nuk e patën mundësinë të gjejnë
punë. Përmes këtyre akteve, njerëz të çmuar të kësaj shoqërie
përjashtohen nga jeta publike dhe rrjedhimisht ata detyrohen
ta lënë Kosovën.

22
Perceptimet lidhur
me mundësitë
E falënderoj Zotin që
Albert Ajnshtajn-i nuk e avancimit në shoqëri
ka lindur në Kosovë.
Përndryshe, ai do të Së fundi, respondentët ishin pyetur nëse ata mendonin se çdokush mund të
mbetej një talent i avancohet në shoqërinë kosovare me punë këmbëngulëse dhe arsimim. Statistikat
humbur-kurrë nuk do
ta kishte mundësinë të
ishin jashtëzakonisht shqetësuese; 92.6 për qind ose 1093 të anketuar nga gjithsej
bëj ndonjë nga zbuli- 1180, e kundërshtuan fuqishëm këtë mundësi (Figura 6). Në përgjithësi nuk kishte
met e tij shkencore. dallim të madh ndërmjet kategorive të ndryshme të respondentëve lidhur me këtë
Një djalë shqiptar, student i qëndrim; grupe të ndryshme si: të rinj dhe të moshuar; të punësuar dhe të papunë;
shkallës master në gjuhësi
shqiptarë, serbë, dhe boshnjakë; meshkuj dhe femra, nuk pajtoheshin se çdokush
mund të avancohet në shoqërinë kosovare me punë këmbëngulëse dhe arsimim.

Shqetësimet për pamundësinë e përparimit në me punë dhe arsimim ishin të


përhapura ndër pjesëmarrësit e fokus-grupeve. Dominonte mendimi se rekrutimi
preferencial po e mbytë shpirtin garues në shoqërinë e kosovare dhe kjo, sipas tyre,
është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një shoqërie. Një nga pjesëmarrësit,
student i shkallës master në histori potencoi se “Kusht i nevojshëm dhe i
mjaftueshëm për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë dhe gjithëpërfshirëse është

02 04 06 08 0 100

23
që anëtarët e saj të besojnë se e vetmja rrugë për sukses në shoqërinë e tyre është
puna këmbëngulëse dhe arsimimi; dhe vetëm atëherë ne mund të presim nga
qytetarët tanë të jetojnë ndershëm dhe të ndërtojnë një sistem të vlerave, që do të
mbrohet dhe promovohen me përkushtim nga të gjithë”.

Debatet në fokus-grupe u karakterizuan nga shqetësimet e pjesëmarrësve se


rekrutimet preferenciale, të cilat bazohen në injorimin e vlerave personale,
shkaktojnë humbjen e njerëzve të talentuar, gjë që është shumë e rrezikshme. Një
pjesëmarrës theksoi:

Ne si shoqëri nuk mund të lejojmë të humbim asnjë nga njerëzit


e mençur që kemi. Dhe për aq sa di unë, asgjë nuk është bërë,
së paku deri më tash, për ta mbajtur dhe zhvilluar talentin e
këtyre njerëzve; pra, ne nuk kemi bërë asgjë për t’iu ndihmuar
njerëzve të realizojnë veten e tyre. E falënderoj Zotin që Albert
Ajnshtajn-i nuk ka lindur në Kosovë. Përndryshe ai do të mbetej
një talent i humbur-kurrë nuk do ta kishte mundësinë të bëjë
ndonjë nga zbulimet e tij shkencore... Kjo shoqëri është shumë
e varfër dhe prapëseprapë po toleron ikjen e talentëve – kjo
është e pabesueshme.

Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit në hulumtim shprehën shqetësimet lidhur me


perceptimin dominant se është e pamundur për t’u avancuar në shoqërinë
kosovare me punë këmbëngulëse dhe arsimim. Për më tepër, ata ishin të inatosur
dhe të zhgënjyer me praktikat dhe procedurat e punësimit, të cilat sipas tyre janë
të bazuara krejtësisht në mënyrën preferenciale të rekrutimit, ndërsa shkathtësitë
dhe kualifikimet shumë rrallë merren parasysh.

24
Përfundime dhe rekomandime
Synimi i këtij hulumtimi ishte që të provojë se a respektohet parimi i mundësive të
barabarta në fushat e punësimit si rekrutim, trajnim dhe gradim. Pra, studimi me anë
të metodave kualitative dhe kuantitative kishte për qëllim që të shpjegojë perceptimet
e qytetarëve lidhur me: a) çka është më e vlefshme, merita apo lidhjet e politike për të
gjetur punë; b) ekzistencën e diskriminimit në punësim në sektorin publik dhe privat,
si dhe pasojat e tij; dhe c) rëndësinë e arsimimit dhe punës këmbëngulëse për avancim
në shoqërinë kosovare.

Deduktimi nga ky hulumtim është i qartë; sistemi i punësimit në Kosovë po përballet


me një mori problemesh. Ndonëse kishte konsensus të gjerë lidhur me diskriminimin
në tregun e punës, perceptimet e të anketuarve ndryshojnë në disa nuanca; ata të cilët
ishin të prekur nga praktikat diskriminuese ishin më të vetëdijshëm për ekzistimin e
praktikave të tilla dhe kjo luante rol vendimtar në formësimin e perceptimeve të tyre për
mundësitë e pabarabarta në sistemin kosovar të punësimit. Në përgjithësi, rezultatet
e hulumtimit sugjerojnë se modeli i punësimit në Kosovë është tërësisht i bazuar në
stilin preferencial të rekrutimit. Për më tepër, qytetarët ishin të bindur se neglizhenca e
autoriteteve politike e kishte përcaktuar një gjendje të tillë. Thënë ndryshe, zotimet e
pushtetarëve për ndërtimin e një shoqërie ku diversiteti dhe mundësitë e barabarta do
të respektohen dhe do të kultivohen ishin vetëm formale, e asgjë më shumë.

Kështu, rezultatet e hulumtimit zbulojnë se diskriminimi në tregun e punës në Kosovë


është jo vetëm i pranishëm, por edhe thellë i rrënjosur. Ekziston diskriminim sistemor
kundrejt grupeve të caktuara të njerëzve në sektorin publik dhe privat. Diskriminimi
po bëhet në bazë të përkatësisë politike; njerëzit të cilët nuk janë të angazhuar
politikisht kanë shanse të pakta të gjejnë punë në Kosovë. Veç kësaj, pjesëmarrësit në
hulumtim ishin qartësisht të sigurt se gjetja e një pune është e përcaktuar më tepër
nga lidhjet politike se sa nga kualifikimet.

Grupi tjetër i njerëzve, i diskriminuar nga praktikat dhe procedurat e punësimit në


Kosovë, është kategoria e njerëzve me aftësi të kufizuara; në shumicën e rasteve,
aftësitë e kufizuara konsiderohen si tragjedi personale dhe jo si problem social.
Personat me aftësi të kufizuara gjatë diskutimeve në fokus-grupe përshkruan
eksperiencat e tyre në intervista; këto narracione ishin përplot situata në të cilat
qëndrimet injorante, paragjykimet dhe stereotipet (p.sh. personat me aftësi të kufizuar
janë më pak produktiv), ishin mbizotëruese.

25
Hulumtimi provon se edhe minoritetet etnike nuk trajtohen në mënyrë adekuate;
meshkujt dhe femrat nga kjo kategori kanë marrë trajtim jo meritor. Këto rezultate
sugjerojnë se, femrat nga minoritetet janë të diskriminuara sipas gjinisë dhe etnicitetit;
pra të qenit femër dhe nga minoriteti etnik është disavantazh i dyfishtë. Dhe e fundit
por jo nga rëndësia, rezultatet e hulumtimit ofrojnë fakte se në sistemin kosovar të
punësimit ka diskriminim në bazë të moshës.9 Ky lloj diskriminimi në Kosovë është i
përhapur dhe shumë dinamik; për më tepër, ai ndodh në të gjitha etapat e punësimit, e
më së shumti në fazën e intervistës.

Hulumtimi nxjerrë në dukje edhe dy gjetje shumë shqetësuese. Së pari, diskriminimi


në tregun e punës i shtyn njerëzit të ikin nga vendi; dhe së dyti, pamundësia për të
avancuar në shoqërinë kosovare me punë këmbëngulëse dhe arsimim, që padyshim
paraqet gjetjen më brengosëse të këtij hulumtimi. Pjesëmarrësit në fokus-grupe u
pajtuan se këto perceptime të qytetarëve, të bazuara në njohuri dhe përvoja, kanë
pasoja të rënda politike si përjetësimi dhe institucionalizimi i pabarazisë, institucione
të dobëta dhe rritje të apatisë politike.

Përballja me sfidën e mundësive të barabarta dhe rrjedhimisht ndërtimi i një shoqërie


të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, është përgjegjësi e vazhdueshme e të gjithë aktorëve
politik, përfshirë mekanizmat e ndryshëm të bashkësisë ndërkombëtare, shoqërinë
civile dhe qytetarët aktiv. Prandaj, rekomandimet në vijim do të duhej të merren
parasysh.

 Miratimi i menjëhershëm i Ligjit për Punë – që ka për qëllim krijimin e


infrastrukturës ligjore në Kosovë, në përputhje me legjislacionin e BE-së, i cili
ndalon të gjitha llojet e diskriminimit.
 Miratimi i menjëhershëm i Ligjit për Riaftësim Profesional dhe Punësim të
Personave me Aftësi të Kufizuara – që synon integrimin në jetën e përditshme
dhe avancimin e pozitës socio-materiale të kësaj kategorie të njerëzve.
 Hartimi i kornizës ligjore për vënien në zbatim të Politikave të Mundësive të
Barabarta (PMB) – qëllimi i të cilave është luftimi i diskriminimit në bazë
të bindjeve politike, gjinisë, moshës, etnicitetit dhe aftësive të kufizuara
(ky hulumtim sugjeron se këto “grupe të targetuara” janë të prekura nga
diskriminimi në punësim). Për më tepër, pikërisht për shkak të multietnicitetit

9 Sipas Whitehouse (në Oswick & Rosenthal, 2001, fq. 156 – 161), “vjetërsia (ang. ageism) është diskriminimi
i njerëzve në bazë të moshës”. Për më tepër shih: Oswick, C. & Rosenthal, P. 2001, ‘Towards a Relevant Theory of
Age Discrimination in Employment’, in Equality, Diversity and Disadvantage in Employment, eds. M. Noon & E.
Ogbonna, Palgrave, London.

26
dhe specifikave të tjera, në Kosovë do të duhej të vihen në zbatim PMB-të,
4 Aksioni afirmativ (AA)
mund të definohet
që bazohet në: a) qasjen “liberale” të mundësive të barabarta, që mbështetet
si një përpjekje për të bërë në procedura të paanshme dhe në parimin e njohjes së meritave individuale;
progres substancial, më parë se dhe b) qasjen “radikale”, që thekson shpërndarjen e barabartë dhe të drejtë të
formal, në realizimin e mundë-
sive të barabarta për grupet e shpërblimeve, por natyrisht edhe diskriminimin pozitiv.10
ndryshme të margjinalizuara  Dizajnimi dhe vënia në zbatim e Programeve të Aksionit Afirmativ (AA),11 - që
në shoqëri, duke marrë në
konsideratë ato karakteristika synojnë krijimin e një shoqërie, në të cilën individët ose grupet nuk janë të
përcaktuese që kanë qenë bazë stigmatizuara ose të përjashtuara nga mundësitë në bazë të bindjeve politike,
e diskriminimit. etnicitetit, moshës, aftësisë së kufizuar dhe gjinisë. Thelbi i idesë është që
Masat e Aksionit Afirmativ
përfshijnë: organizatat nën mbikëqyrjen e mekanizmave qeveritar, duhet të veprojnë
a) masat për identifikimin dhe në përputhje me programet e AA. Rrjedhimisht, ato duhet të veprojnë në
eliminimin e barrierave që pa-
mundësojnë grupet e caktuara, mënyrë adekuate për t’i mënjanuar të gjitha barrierat që i pengojnë “grupet e
të kenë qasje të barabartë në targetuara” të kenë qasje të barabartë në punësim.
punësim; b) masat e ndërmarra
për promovimin e diversitetit  Themelimi e Komisionit Nacional të Mundësive të Barabarta (KNMB) – qëllimi
në vendin e punës duke u ba- i të cilit do të ishte përmbushja e premtimeve kushtetuese për barazi në të
zuar në respektimin e meritave
gjitha dimensionet e saj. KNMB-ja duhet të fokusohet në funksione këshilluese,
dhe aftësive profesionale të të
gjithë njerëzve; c) krijimin e avokuese dhe audituese; për më tepër, do të duhej të jetë përgjegjëse për
kushteve të akomodimit për trajtimin e ankesave rreth diskriminimit të “grupeve të targetuara” nën
grupet e caktuara me qëllim
që t’u sigurohen mundësi të legjislacionin e ardhshëm anti-diskriminues (përfshirë këtu Ligjin Anti-
barabarta në vendet e punës. diskriminues në fuqi). Prandaj, mandati i KNMB-së duhet të jetë krijimi i
(Burimi: Mullen në një ambienti publik ku problemet lidhur me mundësitë e pabarabarta do të
Crosby 1994, fq. 13 – 41) trajtohen me kujdes, dhe nw fushëveprimin e këtij organi do të duhej të hyjnë
organizatat publike dhe private.
 Dizajnimi dhe zhvillimi i fushatave – qëllimi i të cilave do të ishte rritja e
vetëdijes publike për mundësitë e barabarta dhe diversitetin, përparësitë
shoqërore dhe ekonomike të tyre; promovimi i barazisë për të gjithë, si
bazament për shoqëri të shëndetshme dhe mirëqenie ekonomike, duhet të jetë
fokusi i këtyre fushatave.

10 Ndoshta intervenimi më influencues në fushën e vlerësimit të Politikave të Mundësive të Barabarta (PMB)


ishte kontributi i Jewson & Mason (1986). Këta autorë theksuan se janë dy qasje të mundësive të barabarta –
qasja “liberale” dhe qasja “radikale”. Në anën tjetër, “grupe të targetuara” u quajtën ato grupe të njerëzve të
prekura nga diskriminimi në punësim. Për më shumë informacione shih: : Richards, W. 2001, ‘Evaluating Equal
Opportunities Initiatives: The Case for a ‘Transformative’ Agenda’, in Equality, Diversity and Disadvantage in
Employment, eds. M. Noon & E. Ogbonna, Palgrave, London.
11 Sipas Soni-t (1999, fq. 577 – 589), Aksioni Afirmativ, është një nga “politikat publike më të rëndësishme
të shekullit të 20-të, dhe mund të shihet si përpjekje për të krijuar një ‘konventë morale gjithëpërfshirëse’, që do
të kishte për qëllim arritjen e drejtësisë dhe barazisë për të gjithë anëtarët e shoqërisë”. Veprimi Afirmativ shkon
përtej Mundësive të Barabarta; veç kësaj, “Veprimi Afirmativ (VA) më shumë është çështje morale se sa mjet
anti-diskriminues”. Për më shumë shih: Soni, V. 1999, ‘Morality vs. Mandate: Affirmative Action in Employment’,
Public Personnel Management, Vol. 28, fq. 577 – 589.

27
Apendiks
METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Në aspektin metodologjik, ky hulumtim është bazuar në kombinimin e qasjeve


kuantitative dhe kualitative. Janë përdor teknika të këtilla për mbledhjen e të dhënave me
qëllim të nxjerrjes së një kuptimi më të thellë lidhur me respektimin e parimit të barazisë
në fushat e punësimit, si rekrutim trajnim dhe gradim. Kështu, hulumtimi është bazuar
në dy metoda, pyetësorë dhe fokus-grupe; ndërsa, të dhënat e siguruara janë paraqitur në
mënyrë statistikore (me përdorimin e përqindjeve) dhe përmes citateve të cilat ofrojnë një
kuptim më të plotë dhe analizë më të hollësishme për problemin nën hulumtim.

PYETËSORI

Në fillim u realizua një hulumtim me pyetësorë. Sipas Birmingham & Wilkinson (2003,
fq. 7), pyetësori paraqet një formë efektive për mbledhjen e të dhënave në mënyrë të
strukturuar dhe lehtë të menaxhueshme. Cilësohet si metodë ekonomike (e shpejtë
dhe e lehtë), për grumbullimin e të dhënave nga një numër i madh i respondentëve
potencial; pyetësori, në kombinim me metoda të tjera kualitative, është tejet produktiv
dhe ofron një pasqyrë më përmbajtësore për problemin që hetohet. Pyetësorët, në
shumicën e rasteve, konsiderohen si e vetmja mënyrë për të arritur një numër të
respondentëve, të mjaftueshëm për nga madhësia, që mundësojnë analizën statistikore
të rezultateve; kjo vlerësohet si përparësi tjetër e pyetësorëve, meqë përdorimi i numrave
ofron saktësi më të madhe në raportimin e të dhënave.

Nga 15 deri 26 shtator 2008 kimp (Instituti Kosovar për Media dhe Politika) realizoi
një hulumtim të perceptimeve të qytetarëve në lidhje me praktikat dhe procedurat e
punësimit në vend; pra, ideja ishte të qartësojmë se a respektohet parimi i mundësive të
barabarta në punësim apo thjeshtë, politika kosovare e punësimit bazohet në mënyrën
preferenciale të rekrutimit. Dizajnimi i kampionimit (mostrës) konsiston në metodën e
përzgjedhjes rastësore, në shumë etapa. Kampionimi ishte përfaqësuese, i zgjedhur mirë
dhe përfshinte 1180 respondentë, me të drejtë vote, 6o% rural kundrejt 40% urban;
kështu, në nivelin 95 për qind të besueshmërisë, kjo mostër ka margjinën e gabimit 2.85
për qind.12

12 Margjina e gabimit të mostrës është një matje që tregon saktësinë që reflektojnë rezultatet e sondazheve,
ndjenjën e ‘vërtetë’ të popullsisë së përgjithshme. Nëse njerëzit janë të përzgjedhur rastësisht dhe janë bërë disa
supozime bazike statistikore, formula matematikore për margjinën e gabimit është: Margjina e gabimit (95%) =
1.96 x 0.5(1 – 0.5); për më tepër informacione shih:
√ n
Austin, W. E. & Pinkleton, E. B. 2006, Strategic Public Relations Management: Planning and Managing Effective
Communication Programs, Routledge, London.

28
FOKUS-GRUPET

Fare në fund, me qëllim që të nxjerrim informacione më të hollësishme për


problemin nën hulumtim, 7 fokus-grupe me 35 pjesëmarrës u realizuan.
Natyrisht, mostrat e metodës së fokus-grupeve, në tërësi, janë të vogla dhe
rezultati nuk mund të përgjithësohet; megjithatë, fokus-grupet gjerësisht janë
të respektuara për nxjerrjen e informacioneve që mund të mungojnë nga
studimi statistikor, dhe rrjedhimisht ato ofrojnë kuptueshmëri më të thellë të
fenomenit që studiohet (Lydecker in Quible 1998, fq. 28 – 33).

Për të siguruar përfshirjen e mjaftueshme të numrit të femrave dhe


minoriteteve jo-serbe është përdor kampionimi (mostra) i kuotuar. Puna në
teren është bërë nga 6 deri 11 tetor 2008. Grupet u zgjodhën në mënyrë që
të përfshijnë disa karakteristika demografike si, mosha, gjinia dhe profesioni
brenda etnicitetit shqiptar dhe minoriteteve jo-serbe. Më pastaj, njerëzit ishin
zgjedhur për studim në bazë të gatishmërisë së tyre për pjesëmarrje ku janë
plotësuar kuotat e përcaktuara paraprakisht.

TRIANGULIMI (PËRDORIMI I DY APO MË SHUMË METODAVE)

Hulumtimi bazohet në dy metoda, a) pyetësorë, ku rezultatet janë paraqitur


në formë të numrave dhe statistikave me qëllim të përcaktimit me saktësi
matematikore të ekzistencës së problemit që hulumtohet, dhe, b) fokus-grupe,
ku rezultatet janë prezantuar në formë të citateve me idenë që të ofrohet
një analizë më e hollësishme për fenomenin që studiohet. Ky hulumtim
është bazuar në kombinimin e metodave kualitative dhe kuantitative, meqë
sipas Yauch & Steudel (2003, fq. 465 – 481), triangulimi, përdorimi i dy apo
më shumë metodave, prodhon rezultate më të fuqishme se sa ato që vijnë
nga aplikimi i një metode të vetme; që do të thotë, sa më shumë metoda të
përdoren aq më të fuqishme do të jenë rezultatet.

29
Bibliografia
Alberts, J. et al. 2006, Human Communication in Society,
1
Pearson Custom Publishing, Boston.

Austin, W. E. & Pinkleton, E. B. 2006, Strategic Public Relations Management: Planning and Managing Effective
2
Communication Programs, Routledge, London.

Birmingham, P. & Wilkinson, D. 2003, Using Research Instruments: A Guide for Researchers, RoutledgeFalmer,
3
New York.

Burstein, P. 1994, (ed.) Equal Employment Opportunity: Labor Market Discrimination and Public Policy, Aldine
4
Transaction, New Jersey.

Crosby, J. F. 1994, ‘Understanding Affirmative Action’,


5
Basic and Applied Social Psychology, Vol. 15, pp. 13 – 41.

European Union 2006, ‘Consolidated Versions on EU and of the Treaty Establishing The European
6
Community’, Official Journal of the European Union, C 321, pp. 109 – 111 http://eur-lex.europa.eu/
LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2006:321E:0001:0331:EN:pdf, (pdf document, accessed October 21, 2008).

Jain, H. C. et al. 2003, Employment Equity and Affirmative Action: An International Comparison, M.E. Sharpe,
7
New York.

Jick, T. D. 1979, ‘Mixing Qualitative and Quantitative Methods: Triangulation in Action’, Administrative Science
8
Quarterly, Vol. 24, pp. 602-611.

Kaler, J. 2001, ‘Diversity, Equality, Morality’, in Equality, Diversity and Disadvantage in Employment, eds. M.
9
Noon & E. Ogbonna, Palgrave, London.

Markus, A. & Kirpitchenko, L. 2007, ‘Conceptualizing Social Cohesion’, in Social Cohesion in Australia, eds.
10
Jupp, J. et al. Cambridge University Press, New York.

Mayer et al. 200o, Comparative Politics: Nations and Theories in a Changing World,
11
Prentice Hall, New Jersey

Noon, M. & Ogbonna, E. 2001, (eds.) Equality, Diversity and Disadvantage in Employment,
12
Palgrave, London.

Oswick, C. & Rosenthal, P. 2001, ‘Towards a Relevant Theory of Age Discrimination in Employment’, in Equality,
13
Diversity and Disadvantage in Employment, eds. M. Noon & E. Ogbonna, Palgrave, London.

14 Quible, Z. 1998, ‘A Focus on Focus Groups’, Business Communication Quarterly, Vol. 61, pp. 28 – 33.

Richards, W. 2001, ‘Evaluating Equal Opportunities Initiatives: The Case for a ‘Transformative’ Agenda’, in
15
Equality, Diversity and Disadvantage in Employment, eds. M. Noon & E. Ogbonna, Palgrave, London.

SIGMA 2004, ‘Balkans Public Administration Reform Assessment – Kosovo’, http://www.oecd.org/


16
dataoecd/60/16/36501718.pdf (pdf document, accessed October 20, 2008).

Soni, V. 1999, ‘Morality vs. Mandate: Affirmative Action in Employment’, Public Personnel Management, Vol. 28,
17
pp. 577 – 589.

United Nations Development Program Kosovo 2008, ‘Early Warning Report Kosovo’, Report #19
18
http://www.kosovo.undp.org/repository/docs/EWR_19_Eng_.pdf
(pdf document, accessed October 17, 2008).

World Bank 2005, World Development Report 2006:


19
Equity and Development, Oxford University Press, New York.

Yauch, C. & Steudel, H. 2003, ‘Complementary Use of Qualitative and Quantitative Cultural Assessment
20
Methods’, Organizational Research Methods, Vol. 6, pp. 465 – 481.

30
© 2oo8 nga Instituti Kosovar për Media dhe Politika.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Tel: o38 739 692


Fax: o38 739 692
Web: www.kimp-ks.org