JETO GJELBËR

1

PRILL 2014

GJAKOVA DHE PYJET E SAJ
Komuna e Gjakovës është e mbuluar me pyje gjethrënëse e gjethmbajtëse. Pjesa më e madhe është e mbuluar me pyje gjethrënëse. 42% e pyjeve është private me potenciale të konsiderueshme të resurseve pyjore dhe atyre natyrore, kurse 58% është pronë publike e cila është e degraduar në masë të madhe nga prerjet ilegale dhe nga zjarret gjat stinës së verës. Për dallim nga pyje publike, pyjet në pronën private janë të menaxhuara shumë më mirë nga pronarët të cilët kujdesen për pyjet e tyre. Mirpo është shqetësues fakti se pronarët privat nuk kan aspak përkrahje inFAQE 3 stitucionale.

JETO GJELBËR
Gazetë Periodike, (Prill 2014) Nr. 138
NGA: JANAQ MALE Drejtor CNVP Shqipëri Projekti "Fuqizimi i Menaxhimit të Pyjeve Komunal" është zbatuar nga organizata CNVP (Connecting Natural Values & People) - Bashkojmë Vlerat e Natures me Njerezit, dhe është financuar nga Qeveria Suedeze nëpermjet Sida - Agencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombetar dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Hollandes nëpermjet SNV - Organizata Hollandeze për Zhvillim. Ky projekt mbështetës 3 vjeçar (2010-2013) ka qenë vazhdim i punës dhe investimeve të mëparshme në pyje të realizura nga Qeveria Shqiptare, Banka Botërore, FAO, Sida, USAID, SNV, donatorë dhe organizata të tjera. Të gjithë kanë patur objektiv, për të fuqizuar më tej procesin e transferimit dhe menaxhimin e decentralizuar të burimeve natyrore, për të rritur kapacitetet e Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave si dhe të Njësive të Qeverisjes Vendore, në veçanti forcimin e bashkepunimit ndërmjet aktorëve për një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave. Ky program ka synuar të promovojë një vendimmarrje dhe planifikim të decentralizuar në mbështetje të një zhvillimi ekonomik lokal gjithëpërfshirës. Këto çështje janë adresuar përmes zbatimit të 4 tematikave si më poshtë: 1. Përmirësimi i menaxhimit të decentralizuar dhe sigurim më i mirë i të drejtës së pronësisë dhe të përdorimit nëpërmjet: - Mbështetje është dhënë për përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore për të menaxhuar pyjet dhe kullotat komunal brenda përgjegjësive të pyjeve dhe kullotave të sapo transferuara në 13 Komuna të 6 Rajoneve të vendit. U punua së bashku për menyrën e planifikimit me

SHPËRNDAHET FALAS

"Fuqizimi i menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve komunalë"
Dita e Tokës 2014, një thirrje për qytete të gjelbra
PROF. DR. SHERIF LUSHAJ

FAQE 6

Prodhimet jodrusore pyjore dhe aktivitetet FAQE 7 ndihmëse
pjesëmarrje në hartimin e planeve strategjike dhe planeve operacionale, mundësinë e mbledhjes së të ardhurave po ashtu dhe sigurimin e të drejtës së perdorimit për familjet e zonave rurale duke respektuar të drejtat tradicionale të përdorimit, bazuar në aktet ligjore në fuqi. (VIJON NË FAQEN 2) (Të dhëna historike) NGA PROF.DR. VEZIR MUHARREMAJ) Krahas aktiviteteve kryesore, në sektorin e pyjeve janë zgjeruar dhe prodhimet jodrusore (të quajtura prodhime të dyta), të florës dhe faunës, për nevojat e vendit dhe për eksport, si dhe u zhvillua zookultura e blegtoria....

Rritet sekuestrimi i karbonit në pylltarinë komunale
REXHEP NDREU
Dihet nga të gjithë se bimësia dhe pyjet luajnë rol të rëndësishëm në qarkullimin global të karbonit. Ata thithin bioksidin e karbonit (CO2) nga atmosfera nëpërmjet fotosintezës gjatë rritjes. FAQE 3

THESARI I GJELBËR
Federata e Pyjeve dhe Kullotave Komunale falë mbështetjes së Ambasadës Zvicerane dhe Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri ka hedhur në qarkullim një manual ku trajton aspekte të përgjithshme rreth bimëve mjekësore e aromatike, si dhe teknikat e kultivimit të disa prej llojeve kryesore në vendit tonë. Nëpërmjet këtij shkrimi duam të shprehim mirënjohjen dhe falëndërimin tonë për Ambasadën Zvicerane dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran...

Gratë e Gjinarit
MARIJE BEZHANI FAQE 4

Leksioni nga shkollat e Dibrës!
FAQE 7 NERIT AN ALKU Drejtor i Shoqatës “Miqtë e Bimëve”

Gjinari, bukuri malore në Shqipërinë e mesme!
FAQE 4 JONILDA BAHJA (FAQE 3) Drejtoreshë Ekzekutive Qendra Rinore Pa Kufij

JETO GJELBËR

2

PRILL 2014

"Fuqizimi i menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve komunalë"
(vijon nga faqja 1) Aktualisht, 13 komuna kanë bërë regjistrimin e pyjeve dhe kullotave të transferuara në Zyrat e Regjistrimit (ZRPP), ndërsa 10 komuna të tjera kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin teknik dhe janë në proces regjistrimi. -Procesi i hartografimit me pjesëmarrje bëri të mundur që shumë përdorues në komunat e përzgjedhura të sigurojnë dokumentacioni teknik dhe ligjor për pyjet dhe kullotat që kanë përdorur tradicionalisht (bazuar në aktet ligjore në fuqi). -Në komunat e përzgjedhura ka një rritje të të ardhurave nga grumbullimi i tarifave në pyje dhe kullota dhe disa prej tyre kanë arritur të krijojnë fondin e rinvestimeve. 2. Përmirësimi i strategjive dhe mundësive për gjenerimin e të ardhurave për familjet me vartësi nga pyjet dhe kullotat. Orientimi dhe prezantimi i përqasjeve shumë funksionale të menaxhimit të pyllit dhe trajnimi i aktorëve kryesorë për zbatimin e tyre, dhe reflektimi i tyre në rregulloret dhe udhëzuesit përkatës. - Krijimi i një rrjeti sipërfaqesh prove në tipe të ndryshme pyjesh për të testuar ndërhyrje të veçanta në funksion të objektivave të menxhimit dhe ndërtimi i një databaze për monitorimin e prodhimtarisë së pyllit duke përfshirë dhe biomasën. -Promovimi dhe organizim më i mirë brenda dhe ndërmjet prodhuesve dhe grumbulluesve të prodhimeve pyjore dhe jo pyjore, sigurimi i lidhjeve më të mira me tregun me qëllim maksimalizimin e të ardhurave në mbështetje të familjeve të zonave rurale. Një fokus i veçantë i është kushtuar pjesëmarrjes dhe fuqizimit ekonomik të grave në zhvillimin e zinxhirit të tregut (prodhues-konsumator). Në këtë kuadër, një sërë trajnimesh, vizita studimore dhe panaire rajonale dhe kombëtare janë organizuar për grupet prodhuese. Një sëre takimesh dhe trajnimesh për menaxhimin e kullotave janë zbatuar në disa komuna të qarkut Gjirokastër. Kurse në qarkun e Korçës një program i vecantë ka qenë në mbështetje të organizimit dhe funksionimit te pronarëve privat të pyjeve. Programi ka mbeshtetur krijimin dhe forcimin e rrjeteve të grupeve prodhues dhe shoqatave në bazë komunash dhe rajonesh, njohjen me kriteret dhe standardet si dhe mundësitë për te aplikuar për projekte tek donatorë të ndryshëm. 3. Forcimi i kuadrit institucional, politik dhe ligjor për pyjet komunalë; nëpërmjet fuqizimit të mëtejshëm te proçeseve shumëaktorësh të planifikimit dhe mbi advokacinë, shkëmbim njohurish, dhe ndikimi i politikave dhe proçeseve ligjore, përcaktim më i qartë i rolit dhe përgjegjësive të aktorëve. Fuqizimi i llogaridhënies, transparencës së veprimeve, gatishmërise dhe komunikimit me dhe ndërmjet aktorevë, duke përfshirë dhe fokusin në mundësitë për barazine gjinore. - Një serë seminaresh dhe konferencash (rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare) janë zhvilluar gjatë periudhës së projektit ku janë trajtuar dhe diskutuar çështje kryesore si: kuadri ligjor, rregjisrtimi i pronave dhe dokumentimi i përdoruesve, zbatimi i planeve te menaxhimit, aktiviteti ekonomik në pyje dhe kullota etj. - Një program i veçantë trajimi është organizauar për forcimin e Shoqatave të përdoruesve në nivel komune si përfaqësuese të banoreve lokale si të federatave rajonale dhe kombëtare në drejtim të përfaqësimit dhe ofrimit të shërbimeve për anëtarët e tyre. 4. Përmirësimi i menaxhimit të pyjeve dhe kullotave komunalë nëpërmjet kapaciteteve të fuqizuara dhe gadishmërisë së Njësive të Qeverisjes Vendore në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm: Pranohet gjerësisht se është shumë e nevojshme mbështetja për të forcuar kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore për të përmbushur plotësisht rolin dhe përgjegjësitë e tyre të reja në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunalë, pasuar nga transferimi zyrtar i këtyre pasurive. Mbështetja e siguruar nga ky program ka rritur ndërgjegjesimin e NjQV-ve dhe njohuritë për rregullimet/ amendamentet e reja të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave No. 22 datë 09 Janar 2008 dhe aktet e tjera ligjore. Një drejtim tjetër ka qenë mbështetja e aktorëve kryesorë në takime vjetore për të ndarë mësimet dhe eksperiencat si dhe transerimi e mësimeve dhe praktikave të pilotuara në komunat e përzgjedhura siç është përmendur më sipër. Aktivitetet e projektit janë zhvilluar në 13 komuna të përzgjedhura në 6 rajone të vendit si: Shllak dhe Shkrel qarku Shkoder; Malzi dhe Bujan qarku Kukës; Melan, Zerqan dhe Ulez qarku Dibër; Orenje dhe Gjinar qarku Elbasan; Buçimas dhe Pustec qarku Korcë; Petran dhe Picar qarku Gjirokastër, Përvec organizimit të një numuri të madh takimesh, trajnimesh dhe seminaresh në të gjithë nivelet (fshat, komune, rajon) ku kanë marrë pjesë fermerë, grupe prodhues, përfaqesues të shoqatave të përdoruesve, të komunave, të shërbimit pyjor, të qarqeve, sektorit privat si dhe të institucioneve dhe NGO-ve të tjera, programi ka prodhuar një sërë studimesh dhe module trajnimi si: Analiza dhe plani strategjik per zhillimin e prodhimit të arrorëve, procesi i regjistrimit të pyjeve dhe kullotave në ZRPP, strategjia për barazinë gjinore dhe forcimin ekonomik të grave në zonat rurale, procesi i hartografimit të përdoruesve në nivel fshati, moduli për zbatimin e planeve të menaxhimit, moduli për krijimin e pyjeve shumëfunksionale, moduli për rrallimet në pyje, moduli për menaxhimin e kullotave, udhëzues për hartimin e planit strategjik për zhvillimin e pyjeve dhe kullotave si dhe një sërë botimesh të tjera. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME: Procesi i transferimit të një pjese të pyjeve dhe kullotave i nisur që në vitin 1996 nga Qeveria Shqiptare dhe mbështetur nga institucione dhe organizata të huaja si Banka Botërore, FAO, Sida, USAID, SNV etj, është vlerësuar si një hap i madh dhe i rëndësishëm në drejtim të forcimit të menaxhimit të decentralizuar të këtyre burimeve duke rritur interesin dhe pjësemarrjen e autoriteteve dhe komuniteteve lokale. Situata e re prezanton një sërë sfidash, së pari në lidhje me kapacitetet menaxhuese të Komunave si pronare si në termat teknikë por edhe të planifikimit ekonomik dhe adminsitrativ; dhe së dyti në lidhje me shërbimin e ekstensionit shtetëror (pjesë e Shërbimit Pyjor ) roli i të cilit fokusohet në asistencë teknike dhe këshillim për politikat dhe kuadrin ligjor për menaxherët e rinj. Organizatat e shoqërise si shoqatat e përdoruesve të pyjeve dhe kullotave komunalë, federatat rajonale dhe ajo kombëtare kanë një rol të rëndesishëm në drejtim të advokacisë dhe lobimit në mbrojtje të interesave dhe përfaqesimit të antarëve të tyre dhe siguruar komunikim të hapur dhe transparent me organet vendim marrëse dhe përfaqësuesit e zgjedhur Si zgjidhje afatgjatë e procesit rekomadohet privatizimi i pyjeve, tradicionalisht të menaxhuar nga fshatrat ose familjet, duke kaluar nga e drejta e përdorimit në pronësi. Pjesëmarrja e gjërë në aktivitete dhe një fokus strategjik tek barazia gjinore jep rezultate të mira në të gjithë procesin. Procesi i transferimit edhe pse është hap shumë i rëndesishëm drejt decentralizimit, përseri është në mes të rruges sepse ka: - Kufizime në legjistlacion për rolin dhe përgjegjesitë e menaxhimit të pronarëve të rinj (komunat) dhe përdoruesit lokalë të organizuar në shoqata. - Procesi i transferimit dhe regjistrimit të pronave është shumë kompleks gjë që kërkon asistence të fortë. Kapacitetet e pronarëve të rinj (komunave), në kuptimin teknik, ekonomik dhe mjedisor të menaxhimit të burimeve janë shumë të kufizuara. - Shoqatat, grupet prodhues akoma duan mbështetje për aktivitete ekonomike për të rritur prodhimtarinë dhe përfitimet nga burimet natyrore dhe aftësimi i tyre për të aplikuar për grante dhe skema financimi nga Qeveria, BE apo donatore te tjere. - Federatat e pyjeve duhet të luajnë një rol më të madh në advokaci dhe lobim, komunikim të hapur, transparencë dhe llogaridhënie të vendim marrësve, duke siguruar përfaqësimin të përdoruesve lokalë. - Strukturat e tjera qeveritare si Ministritë, Qarqet, DSh Pyjor etj. duhet të sigurojnë një mbështetje më të madhe për procesin në përgjithësi dhe konsiderimin e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave në perspektivën më të gjerë të zhvillimit ekonomik rural, integrimit dhe mobilizimit të burimeve lokale, investimet për të krijuar më shumë mundësi punesimi për të përmirësuar jetesën dhe mjedisin në zonat rurale. Për monitorimin e programit është ndertuar një website i veçantë; www.cnvpalbania.org Për informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në: CNVP-Connecting Natural Values & People; Zayed Centre Floor 7, Tirana, Albania Tel +355 4 222 9642, +355 4 2229551 www.cnvp-eu.org

Gjakova dhe pyjet e saj

Komuna e Gjakovës është e mbuluar me pyje gjethrënëse e gjethmbajtëse. Pjesa më e madhe është e mbuluar me pyje gjethrënëse. 42% e pyjeve është private me potenciale të konsiderueshme të resurseve pyjore dhe atyre natyrore, kurse 58% është pronë publike e cila është e degraduar në masë të madhe nga prerjet ilegale dhe nga zjarret gjat stinës së verës. Për dallim nga pyje publike, pyjet në pronën private janë të menaxhuara shumë më mirë nga pronarët të cilët kujdesen për pyjet e tyre. Mirpo është shqetësues fakti se pronarët privat nuk kan aspak përkrahje institucionale. Ka pengesa të shumta burokratike në përgaditjen e dokumenteve për nxjerrjen e lejes për prerjen e pyllit, të cilat janë të kushtueshme për pronarët, duke i llogaritur edhe ditet e humbura për nxjerrjen e dokumenteve për leje e deri tek fletpërcjellësja për të drejtën e prerjes dhe bartjes së drunjëve. E tërë kjo procedurë duhet të përsëritet ëdo vit. Problem absurd është edhe damka për damkosjen e drunjëve të cilën pylltaria në Gjakovë nuk e posedon por duhet të vij tekniku i pylltarisë nga Peja për damkosje një herë në javë. Kjo nuk është e mjaftueshme për plotësimin e kërkesave të pronarëve të pyjeve. Për shkak të këtyre pengesave shumica e pronarëve nuk nxjerrin lejen për prerjen e pyllit, por detyrohen ta presin ilegalisht pyllin e vet. Ka disa vite që pylli privat është bërë pre e vjedhjeve dhe e shkatërrimeve ku hajdutët paraqesin rrezik edhe për pronarët duke i sulmuar pronarët ku si pasojë ka pasur rrahje me lëndime te rënda deri tek vrasjet. E tërë kjo ndodh në mungesë të organeve shtetërore, kurse pronarët nuk kan ka t'ia mbajnë sepse këto veprime po u kushtojnë shumë ekonomive familiare, po u'a shkatërrojnë një pasuri të ruajtur mbi 30 vite. Nisur nga ky fakt shumë pronar po i presin tërësisht pyjet e tyre sepse nuk po din ndryshe si të ju ikin këtyre problemeve. Këto dru te vjedhura shiten ne qytet ku furnizohen me to qytetarë të ndryshëm si qytetar të thjeshtë, të administratës e deri tek gjyqsori. Shpresojmë që qytetarët të vetdijësohen që malli i vjedhur nuk blihet se përndryshe edhe ai është pjesmarrës në vjedhje. Shpresojmë që organet kompetente të reagojnë që ta ndërpresin këtë fenomen shkatërrues për pyjet private e natyrën në përgjithsi. Presim shumë edhe nga ligji i ri për pyjet ta favorizojnë më shumë pronarin privat sepse edhe pyjet private janë resurse shtetërore nga të cilat nuk përfiton vetëm pronari privat. Nga natyra dhe pyjet e mira përfiton i gjith planeti.

JETO GJELBËR

3

PRILL 2014

Rritet sekuestrimi i karbonit në pylltarinë komunale
REXHEP NDREU Dihet nga të gjithë se bimësia dhe pyjet luajnë rol të rëndësishëm në qarkullimin global të karbonit. Ata thithin bioksidin e karbonit (CO2) nga atmosfera nëpërmjet fotosintezës gjatë rritjes. Pyjet shërbejnë si rezervuare dhe mund të mbajnë një sasi të madhe karboni. Prandaj shitimi i sipërfaqes së pyjeve ndikon në reduktim të bioksidit të karbonit në atmosferën e planetit tonë. Ngrohja globale është tashmë një kërcënim real, siç evidentohet nga furtunat katastrofike në SHBA dhe Europë, si dhe në ndryshimet dramatike të klimës. Niveli i bioksidit të karbonit në atmosferë është në rritje me ritmet që vendet e industrializuara djegin ose përdorin fosile, si qymyr, gaz e naftë. Për të ndihmuar luftimin e këtij kërcënimi të ngrohjes globale, shtetet kanë rënë dakord, nëpërmjet Protokolllit të Kiotos, që të reduktojnë lëshimin e gazrave me efekte serë të tyre në atmosferë (kryesisht bioksidin e karbonit). Në praktikë kjo ka dy rrugë për t’u realizuar: ose të reduktohet sasia e gazrave serë, duke përdorur energjinë e rinovueshme, si psh erën, ose të ulet sasia e karbonit në atmosferë, duke u thithur nga pemët, nëpërmjet pyllëzimeve ose ripyllëzimeve. Shtetet që arrijnë objektivin e vënë në Protokollin e Kiotos dhe kanë kapacitet të lirë karboni (kredite karboni), janë të lira t’i shesin këto teprica tek vendet që nuk i arrijnë objektivat e Protokollit të Kiotos (pra lëshojnë në atmosferë më shumë karbon se sa u lejohet). REZULTATEKONKRETE NGAZBATIMI I PROJEKTITTËZHVILLIMITTËBURIMEVE NATYRORE Për të fiksuar një sasi të mjaftueshme Karboni, ishte kërkesë nga Fondi i Biokarbonit, që Shqipëria duhet të pyllëzojë përafërsisht 6000-7000 ha toka pyjore me shkurre apo të zhveshura. Puna filloi në vitin 2004 duke identifikuar sipërfaqet që do të pyllëzohen, matja e nivelit të karbonit në tokë dhe vegjetacion, përpara dhe pas pyllëzimit, volumi i karbonit të sekuestruar dhe kostot e përfitimet pas kësaj u lidh marrëveshja me Fondin e Biokarbonit. Në saj të një angazhimi konkret të komuniteteve lokale dhe vendimeve në nivel fshati e me gjerë u arrit të realizohet jo vetëm mbrojtja e bimësisë ekzistuese nga kullotjet dhe zjarret por u bë mbjellje e mijëra fidanëve në sipërfaqe mbi 3000 ha, punime për pastrime e çlirime, për të krijuar mundësi për rritje më të mirë të llojeve më të vlefshme. Projekti është zbatuar për një sipërfaqe në 3,990.45 ha aktivitetet e projektit janë të shpërndara në 5 qarqe të vendit rreth 24 Njësi vendore (Elbasan, Kukës, Korçë, Shkodër, Dibër). Emetimet e reduktuara (tCO2e) pa ndërhyrjen e projektit nga viti 2006 do të ishin 2,604.67 (tCO2e) dhe pas ndërhyrjeve në vitin 2012 janë 128,757.50 (tCO2e). Punimet e projektit realizohen nëpërmjet Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave (SHPPKK) të cilat operojnë në nivel komune. Këto janë organizata joqeveritare dhe janë formuar nga anëtarë të komunitetit të cilët përdorin burimet pyjore dhe kullosore të zonës. Procesi i monitorimit dhe verfikimit të karbonit u finalizua me sukses, ku në përfundim të këtij procesi Shqipëria përfitoi 445, 786 USD. Ekipet e monitorimit me nga 3 pjesëtarë secili kanë ndërmarrë matjet e sipërfaqeve provë të caktuara nëpërmjet sistemit të ndërtuar nga specialistja e sistemit gjeografik të informacionit (GIS) dhe akoma janë pa paguar. Këto të dhëna janë rikontrolluar gjithashtu nga Fondi i Biokarbonit (Ref. Monitoring Report_Albania Assisted Regeneration Project). Më datë 27 Mars ne oren 13.00-14, u zhvillua takimi i Komitetit Drejtues të Projektit pranë Ministrisë së Mjedisit, ku u vendos: Të fillojë puna për të zbatuar aktivitetet nga të ardhurat që janë depozituar në llogari të MM nga kreditet e karbonit për periudhën e kaluar. Paraprakisht të rimbursohen Komunat dhe Shoqatat me një paradhënie prej 30 % për të bërë blerjet e fidanëve dhe bazën materiale, mbas përfundimit të punimeve 60 % dhe në përfundim pas monitorimit 10%. Le të shpresojmë se 24 Komunat dhe SHPPKK të fillojnë menjëherë nga puna për aktivitetet e planifikuara. Periudha e kreditimit për aktivitetet e projektit është 20 vjet por që mund të rinovohet 2 herë për një periudhë kreditimi totale 60 vjeçare. Data e fillimit të periudhës së kreditimit është 20/12/2004 dhe data e mbarimit është 19/04/2024 (Ref. Dokumenti bazë i projektit). PËRGJEGJËSITË E KOMUNËS DHE SHPPKK Detyrë parësore e Komunave është të krijojnë e miratojnë strukturat e duhura, me qëllim që projekti të shtrihet në më shumë sipërfaqe në toka të degraduara në nevojë të jashtëzakonshme. Duhet të rritet angazhimi i komuniteteve lokale dhe vendime në shkallë fshati për të realizuar që toka e cila do të përfshihet të jetë: i) e mbrojtur nga kullota ii) e mbrojtur nga zjarret, iii) të shtohen llojet nëpërmjet mbjelljeve, iv) të priten shkurret duke u zëvendësuar me lloje më të vlefshme kur është e nevojshme, v) të bëhen punime kujdesimi (pastrime, rrallime dhe çlirime) për mundësimin e rritjes së llojeve me rritje të shpejtë.

Dihet nga të gjithë se bimësia dhe pyjet luajnë rol të rëndësishëm në qarkullimin global të karbonit. Ata thithin bioksidin e karbonit (CO2) nga atmosfera nëpërmjet fotosintezës gjatë rritjes. Pyjet shërbejnë si rezervuare dhe mund të mbajnë një sasi të madhe karboni. Prandaj shitimi i sipërfaqes së pyjeve ndikon në reduktim të bioksidit të karbonit në atmosferën e planetit tonë. Ngrohja globale është tashmë një kërcënim real, siç evidentohet nga furtunat katastrofike në SHBA dhe Europë, si dhe në ndryshimet dramatike të klimës. Niveli i bioksidit të karbonit në atmosferë është në rritje me ritmet që vendet e industrializuara djegin ose përdorin fosile, si qymyr, gaz e naftë.

THESARI I GJELBËR
Federata e Pyjeve dhe Kullotave Komunale falë mbështetjes së Ambasadës Zvicerane dhe Zyrëssë Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri ka hedhur në qarkullim një manual ku trajton aspekte të përgjithshme rreth bimëve mjekësore e aromatike, si dhe teknikat e kultivimit të disa prej llojeve kryesore në vendit tonë. Nëpërmjet këtij shkrimi duam të shprehim mirënjohjen dhe falëndërimin tonë për Ambasadën Zvicerane dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri që na mundësuan një botim të tillë, të thjeshtë, por të nevojshëm për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve të zonave rurale dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë për bimët mjekësore dhe aromatike. Një pasuri e madhe kjo, e cila ende nuk ka marrë vlerat e duhura në përputhje me nevojat dhe kërkesat bashkëkohore. Falënderojmë gjithashtu Federatën e Pyjeve dhe Kullotave Komunale të Qarkut Kukës e Dibër, si dhe bashkëpunëtorët nga këto dy rajone që u treguan të gatshëm të bashkëpunonin gjatë fazës së grumbullimit të informacionit për përgatitjen e këtij materiali, si dhe na mundësuan një sërë fotosh të llojeve bimore të trajtuara në këtë material. Shpresojmë që ky manual të jetë i dobishëm dhe të arrijë të përmbushë qëllimin për të cilin u konceptua dhe botua. FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

JETO GJELBËR

4

PRILL 2014

Gjinari, bukuri malore në Shqipërinë e mesme!
N

Gratë e Gjinarit
e po ashtu nga Komuna asnjëherë nuk ka munguar. Në panair janë reklamuar produkte, si rakia e llojeve të ndryshme, përfshi edhe atë të dëllinjës. Punimet prej druri, si luga, shkopinjtë, llulla e bariut, sofrat e ngrënies dhe fuçitë prej druri, të gjitha këto të prodhuara nga drurët e lisit, plepit, ahut dhe arrës. Në panair kishte edhe ushqime, si ushmari, dolla, qumështuri dhe lakrorët e ndryshëm, të gjitha të shumë pëlqyera nga banorët dhe qytetarë të zonës. Nuk mbeten pa u reklamuar edhe veshjet shumëvjeçare të kesaj treve, me fije leshi e shumëngjyrëshe, të preferuara nga vizitorët e huaj. Bimët mjekësore në pyjet e kësaj zone gjenden lehtësisht, prandaj ato kishin vendin e tyre në panair. Ajo që dua të theksoj është se, e gjithë puna e bërë dhe rezultatet e arritura kanë si bazë edhe vizitat e bëra nga gratë e ardhura nga komuna e rrethe të ndryshme të vendit dhe pa llogaritur këtu ndihmën e veçantë që ka orfruar CNVP. Kështu, kemi bërë vizita për shkëmbim përvoje në Shkrel të Shkodrës, në Dardhë të Korçës dhe në qytetet Tiranë, Peshkopi dhe Elbasan. Për të vazhduar punën në të adhmen, mendojmë që të zgjerojmë grupin e grave në çdo fshat, si dhe trajnimin e tyre për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike që ndikojnë në rritjen e të ardhurave. Njëkohësisht, duke rritur bashkëpunimin me drejtuesit e komunës për të siguruar kushte me të mira për grumbullimin e produkteve nga pylli, bujqësia, blegtoria dhe prodhimet artizanale në qendër të komunës për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Duke rritur numrin e grave në Komisione, Shoqata e Federata, do të arrihet një objektiv tjetër i rëndësishëm i yni, që zëri i tyre jo vetëm të dëgjohet, por të jenë dhe pjesë e vendim-marrjes në të gjitha strukturat. Kjo do të bëjë të mundur të rritet përgjegjësia dhe përpjekjet e përbashkëta për të rritur punësimin, për të shtuar dhe promovuar produktet e ardhura nga pylli dhe kullota, për përmirësimin e jetës së gruas fisnike të Gjinarit. Marije Bezhani Gjinar

Ç‘kemi bërë e ç‘duhet të bëjmë ne gratë për një kontribut më të madh në komunën tonë për mbrojtjen, forcimin e menaxhimin e pyjeve në tërësi, e atyre komunalë në veçanti? Kjo pyetje më detyron të komentoj punën e bërë dhe mendoj për kontributin tonë në të ardhmen për mbrojtjen e pyjeve. Këtë, ne e kemi gjetur në radhë të parë te gadishmëria e grave të kësaj zone, për t’u organizuar në çdo fshat e më pas në shkallë komune, për të dhënë atë që munden për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve. Kështu që para tri vitesh, në komunën Gjinar lindi grupi nismëtar i grave, grup i cili më pas u përhap në çdo fshat e lagje, duke bërë pjesë të tij gra e vajza të moshave të ndryshme me dëshirë për t’u bërë pjesë e këtyre grupeve përkatëse. Për të rritur nivelin e grupeve, janë organizuar trajnime të veçanta me përfaqësues të CNVP e të Pushtetit Vendor, të cilët kanë treguar gjithnjë gadishmëri. Një vend i rëndësishëm i është kushtuar trajnimeve mbi aktivitetet ekonomike, si prodhimet buqësore, bimëve mjekësore dhe prodhimeve tradicionale të zonës, të cilat kanë prejardhje nga pyjet e kullotat. Qëllimi i tyre ka qenë: gratë të parqiten denjësisht në panairin më të rëndësishëm të organizuar në qendër të komunës Gjinar, i cili zhvillohet zakonisht në muajin Qeshor. Ajo që ne kemi vërejtur është se, çdo panair ka përmirësime të ndjeshme nga ai i një viti më parë dhe për këtë ne falënderojmë çdo grua gjinarake për kontributin e dhënë. Këto panaire janë fokusi i banorëve të zonës e më gjerë dhe mbështetja nga CNVP

ë kuadër të ideve për të promo vuar vendet e bukura në ven din tonë, si dhe për të zgjeruar hapësirat e mëtejshme të bashkëpunimit me komunitetin, të rinjtë e Qendrës Rinore Pa Kufij përzgjodhën për të vizituar më 1 Mars 2014, pikën turistike të Gjinarit, pjesë e rrethit të Elbasanit. Një grup të rinjsh i përbërë nga 13 vetë, ndërmori këtë aventurë të mrekullueshme, e cila zgjati dy ditë. Askush prej pjesëmarrësve nuk kishte qenë më parë në këtë vend dhe entuziazmi lexohej në fytyrat e të gjithëve. Është një ndjesi e veçantë të njohësh bukuritë natyrore dhe vlerat e paçmuara të vendit tënd, ndaj dhe ky udhëtim kishte në vetvete një emocion tepër të bukur. Fshati Gjinar ndodhet rreth vetem 22 km larg qytetit të zhurmshëm të Elbasanit, me një lartësi rreth 1000 metra mbi nivelin e detit. Kjo pikë turistike ofron një shumëllojshmëri aktivitetesh, si ecje në natyrë në lartësinë e malit Bukanik, vizitë në burimet ujore të tij, vizitë në liqenet e vogla, pamje të relievit të thyer, freskinë e pishave të larta, monumente të veçanta natyrore, si Dushku i Lleshanit, Pisha e Fushëkuqes, Dushku i Kishës së Gjinarit etj. Njohje me tradita të vjetra të zonës,

Me të mbërritur në Gjinar, shijuam mëngjesin në një nga lokalet e vendosura në sheshin e komunës. Mbas një mëngjesi të shijshëm, dita vazhdoi me ngjitjen e të rinjëve në mal drejt majës së Bukanikut (1381 m). Natyra e thepisur e Bukanikut, pishat e zeza, zhurma e gjetheve dhe ujit, entuziasmi dhe shumë të qeshura na

administrative të komunës. Gjatë bashkëbisedimit të rinjtë ishin aktivë, duke bërë pyetje për të mësuar sa më shumë gjëra interesante rreth komunës, si dhe duke menduar për alternativat e mundshme që kjo qendër mund të kontribuonte në përmirësimin e kushteve të banorëve. Padyshim që përveç vlerave të

shoqëruan përgjatë gjithë ngjitjes. Në disa nga pikat më të bukura, u bënë ndalesa për të zhvilluar aktivitetet e edukimit joformal për të forcuar marrëdhënien e njeriut me natyrën. Nuk ka asnjë ambjent më të mirë për të rinjtë sesa në natyrë, për të kuptuar rëndësinë e saj dhe përgjegjësinë ndaj të ardhmes së qëndrueshme që duhet të ketë secili prej nesh. Por, Gjinari përveç bukurive natyrore, na ofroi edhe një mikpritje

mëdha turistike edhe ushqimet e shijshme të gatuara me perime të freskëta janë ndër gjërat, për të cilat ia vlen të rikthehesh në Gjinar. Për me tepër, restorantet të ofrojnë mundësi për të festuar me muzikën tradicionale të zonës dhe kryesisht të Shqipërisë së Mesme. Gjithashtu, akomodimi në shtëpitë mikpritëse dhe kontakti me banorët na bëri të njohim edhe më shumë kulturën e vendit.
E gjithë kjo experiencë ishte mbresëlënëse. Përveç shumë njohurive që morëm rreth komunës së Gjinarit dhe fshatrave që bëjnë pjesë në të, kulturës dhe traditave pak të ndryshme nga tonat, admirimit të mjedisit dhe gjithë bukurive natyrore, të gjithë ne ndjemë një emocion të veçantë krenarie për vendin tonë. Duket sikur jetesa në qytete të mëdha e të zhurmshme është shumë larg gjithë qetësisë që të falin vende të tilla. Aty ku ndihesh në paqe dhe harmoni me veten tënde, ku koha merr një dimension ndryshe nga ai në të cilin je mësuar të jetosh. Gjinari ka gjithmonë një derë të hapur për turistët, si gjatë dimrit ashtu edhe gjatë verës për t'jua falur këto emocione të papërsëritshme. JONILDA BAHJA Drejtoreshë Ekzekutive Qendra Rinore Pa Kufij

vepra historike me vlera të mëdha, si Kalaja e Lleshanit, varri i Konstandin Shpatarakut, kisha të vjetra me piktura origjinale të Onufrit, gatime tradicionale të shijshme, mikpritje nga banorët dhe administrata e komunës për të kaluar një experiencë të papërsëritshme.

Për të udhëtuar nga Tirana drejt Gjinarit, transporti kryehet lehtësisht me furgona ose autobuza. Rruga nga Elbasani në Gjinar përgjithësisht ishte e asfaltuar mirë. Përgjatë udhëtimit shquhej pamja fantastike që të ofronte natyra me ardhjen e pranverës dhe me dëborën që kishte mbuluar majat e maleve.

të veçantë. Ajo filloi që nga z. Kristaq Shqahu, kryetari i kësaj komune dhe z. Shpëtim Çullhaj, përfaqësuesi Zyrës së Turizmit, Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave Komunale, e duke vazhduar tek të gjithë banorët e tjerë, të cilët e bënë vizitën tonë akoma edhe më interesante. Z. Shqahu, na ftoi për të bashkëbiseduar në qendrën e komunës, për të ndarë informacionet e rëndësishme, si të dhënat natyrore, demografike, ekonomike, sociale, historike, kulturore, mjedisore, problematikat, mundësitë potenciale të zonës për turizëm, si dhe aspekte të ndryshme

JETO GJELBËR

5

PRILL 2014

DITA E TOKËS 2014, NJË THIRRJE PËR QYTETE TË GJELBRA
PROF. DR. SHERIF LUSHAJ

Q

ysh nga 22 Prilli i vitit 1970, kur u mblodhën për herë të parë rreth 20 milion Amerikanë në universitete, kolegje, në shkolla e në mjedise të tjera, politikanë e senatorë në themelimin e “Ditës së Tokës” dhe protestuan për mjedisin e pa përshtatshëm për të jetuar, për ajrin, ujin e tokën e ndotur, në vitet më pas aktivitetet në “Diten e Tokës” morën dimensione të reja në pjesëmarrje, tematike, adresimin e problemeve dhe plotësimin e legjislacionit. Në vitet më pas në Ditën e Tokës, më shumë se një miliard njerëz në rreth 190 vende të botës, zhvilluan, veprimtari për përmirësimin e mjedisit në komunitetet e tyre si mbjelljen e pemëve, pastrimin e komuniteteve të tyre, kontaktojnë me të zgjedhurit për të diskutuar për problemet e mjedisit, ose aktivitete sensibilizuese, në festivale mjedisore, konkurse, konferenca dhe forma të tjera.

QYTETET E GJELBRA Në vitin 2014, Dita e Tokës, do të fokusohet në tematiken e veçantë globale “Qytetet e gjelbra”, çështje e cila sa vjen dhe bëhet më problematike për banorët e qyteteve. Kjo ditë do të mobilizojë rreth një miliard njerëz, në përpjekje për të krijuar komunitete të qëndrueshme, një mjedis të qëndrueshëm nga gjelbërimi i komuniteteve në mbarë botën. Një nismë e tillë shtrohet si nevojë edhe për faktin se më shumë se 50 % e popullsisë të globit jeton në qytete dhe përgjatë 25 viteve të ardhshëm popullsia e qyteteve do të rritet ndjeshëm si nga shtesa natyrale e popullsisë, por edhe në sajë të migrimit të vazhdueshëm të popullsisë rurale drejt qyteteve, për të plotësuar më mirë nevojat ekonomike dhe sociale të tyre. Në këto kushte, në qytete do të rriten kërkesat për energji, transport, do të prodhohen më shumë mbetje urbane, do të ketë më shumë shkarkime industriale që shkaktojnë ndotjen e ajrit urban, do të ketë më shumë makina që shkarkojnë monoksid karboni e okside azoti, do të ketë më shumë nevojë për sipërfaqe të gjelbra për reduktimin e ndotjeve, për rritjen e eficencës së energjisë dhe gjetjen e burimeve alternative të enegjise diellore me panela, të ujit dhe erës, të kursimit të energjisë përmes projektimit të ndërtesave eficente, të konservimit të ujit. Në këtë konteks OKB dhe Rrjeti Global që koordinon Ditën e Tokës, kanë drejtuar thirrjen “Bashkohuni me ne për një epokë të re të “Qyteteve të Gjelbra”. Në këtë thirrje vlerësohet nevoja për të investuar në rindërtimin e qyteteve të gjelbëruara, investime në rritjen e eficencës të energjisë dhe së treti, të fillojë puna për të zgjidhur krizën e ndryshimeve të klimës. Fushata e fokusuar në këto drejtime do të vazhdojë në dy vitet e ardhshme si shprehje e marrëdhënieve midis planetit dhe njerëzve, fushata e qyteteve të gjelbra, do të ndihmojë komunitetet të kalojnë në një të ardhme të qëndrueshme të qyteteve, në përmirësimet mjedisore, në rritjen e sipërfaqeve të gjelbra, projektimin e gjelbër, rritjen e eficencës së energjisë për të ulur burimet e shkarkimit të gazeve serrë në mjedis. Rrjeti Global i Ditës së Tokës, në vitin 2013, në fushatën “Qytetet e Gjelbër” është fokusuar në tre elementë kyç, së pari “ndërtesat” që nënkupton projektimin e ndërtesave në stilin e përmirësimit të eficencës së energjisë dhe gjelbërimit, së dyti rritja e eficencës së energjisë, së treti transporti, me synim zbatimin e masave për reduktimin e shkarkimeve të gazeve serrë dhe veçanërisht të dy-

oksidit të karbonit me qëllim që të reduktohen rreziqet e ndryshimeve të klimës dhe shkarkimeve të karbonit. Tematika Globale përkon me kushtet tona Tematika globale e fokusuar në Ditën e Tokës në vitin 2014, përkon me situatën dhe kushtet tona për shumë arsye. Ndër to rritja me shpejtësi e popullsisë të qyteteve tona. Në 20 vjetet e fundit rritja e popullsisë në qytetet e mëdha si Tirana, Vlorë, Shkodër, Durrës, Fier, Elbasan, shënohet deri në 1.5-3 herë, në krahasim me vitin 1990, është rritur shpejt popullsia e qyteteve të vogla, bumi i ndërtimeve ka reduktuar në maksimum sipërfaqet e gjelbra dhe hapësirat publike. Transporti vazhdon të jetë burimi i shkarkimit të shumë substancave ndotëse dhe toksike, të dëmshme për shëndetin e popullsisë dhe ndryshimet e klimës. Eshtë rritur numri i makinave me më shumë se 15 herë ndaj vitit 1990 dhe në këto përmasa edhe shkarkimet e monoksidit të karbonit, oksideve të azotit, plumbit, squfurit, blozës dhe substancave të tjera ndotëse e toksike në ajër. Ndjeshmëria e sektorit të transportit rritet edhe për faktin se 80% e makinave punojnë me naftë, përmbajtja e plumbit në benzenë, trafiku i rënduar në disa pika të qyteteve kryesore, sipërfaqet e gjelbra të kufizuara etj. Mbetjet urbane që prodhohen në qytete, përbëjnë mbi 75 % të prodhimit të përgjithshëm vjetor të vendit dhe menaxhimi pa standarde në venddepozitime shkakton shkarkimin në atmosferë të gazit metan si një gaz ndotës dhe me efekte serrë. Përmbajtja e lartë e grimcave të pluhurit PM10 dhe PM 2.5 në ajër, është disa herë më e lartë se normat e caktuara të vendit, BE dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me rrezikshmëri për jetën dhe shëndetin e banorëve urbanë. SIPËRFAQET E GJELBRA DHE PYJET Ulja e sipërfaqeve të gjelbra në qytetet tona thellon edhe më shumë rritjen e nivelit të

ndotjeve të mjedisit, reduktohet më pak dyoksid karboni, gjatë verës rritet temperatura në ambientet e jashtme, ulet lagështia ajrore, rritet koha e përdorimit të kondicionereve dhe konsumi i energjisë. Kështu në qytetin e Tiranës, me një dendësi disa herë më të madhe të popullsisë për çdo km2 se sa mesatarja e standardeve të vendeve të BE, sipërfaqja e gjelbër është më shumë se 10 herë më e ulët se sa ajo e vitit 1990, larg normave të parashikuara dhe shumë herë më e vogël se sa normat e vendeve të BE. Drurët janë thithes të dyoksidit të karbonit në rreth 1-1.2 ton për çdo m³ rritje të drurit dhe çlirojnë oksigjen, duke përmiresuar cilësinë e ajrit. Mbrojtja e pyjeve, shtimi dhe përmirësimi i sipërfaqeve ekzistuese pyjore, shtimi i parqeve publike, lulishteve, bari i gjelbër, drurët e veçuar mbeten ndër rrugët kryesore të gjelbërimit të qyteteve, përmirësimit të eficencës së energjisë, reduktimit të gazeve serre. Lipset të kryhet inventarizimi i sipërfaqeve të përgjithshme pyjore dhe sipas kategorive si në zonën urbane dhe në gjithë vendin. Kjo pasi në statistikat shtetërore vazhdon të ruhen shifrat e të njëjtës sipërfaqe me vitin 1990, megjithëse gjatë 23 viteve janë prerë e djegur me mijëra ha në të gjithë vendin. Të mos harrojmë se në një ha pyll normal, me rritjen e masës së drurit 3-4 m³, thithet 5-7 Ton dyoksid karboni, mbron tokën nga erozioni dhe shkretëtirizimi, veçanërisht në tokat e pjerrëta. Shtimi dhe mbrojtja e sipërfaqeve të gjelbra, veshja e sipërfaqeve tokësore me mbulesë bimore, në mënyrë të planifikuar dhe me kontributin e vet komuniteteve, “mbill një pemë, jeto gjelbër”. Akti i banorëve të Sarajevës gjatë luftës së fundit është një shembull, duke mos vënë dorë mbi pyllin në afërsi, kur qyteti mbetej pa energji, por për nevojat emergjente për lëndë djegëse banorët përdorën pjesë nga parketi i dhomave. Shqipëria disponon burime të kufizuara natyrore dhe në veçanti tokat bujqësore. Edhe pse toka është pasuria më e madhe kombëtare, që ne disponojmë, janë prezente një grup problemesh të degradimit kimik e fizik, humbjes

të sipërfaqeve dhe zënies me ndërtime, ose të keqmenaxhimit, të cilat ndikojnë direkt në rritjen e shkarkimit të gazeve gjurmë me efekte serrë dhe ndryshimet e klimës. Toka është burim i shkarkimit të gazit karbonik dhe gazit metan. Menaxhimi i tokës sipas standardeve do të reduktonte shkarkimet e dyoksidit të karbonit që gjendet në tokë në sasi më të madhe se sa në ajër. Gjithashtu mund të reduktohen shkarkimet e gazit metan me ndikime si gaz serrë në ndryshimet e klimës, i cili vjen nëpërmjet zbërthimit të lëndës organike, dekompozimi i tokave torfike, duke shpurë në djegien e tokës të tokave torfike të Maliqit, plehrat e kafshëve. Mbetjet urbane të pa menaxhuara, landfillet e hapura, djegia e mbetjeve, tokat e lagura janë gjithashtu burim i shkarkimit të metanit në ajër. Pavarsisht tematikës vjetore të Ditës së Tokës, nuk mund të anashkalohet kujdesi për territorin, në drejtim të zënies të pandërprerë të tokës bujqësore me ndërtime, që shtrihet në tokat me kapacitet të lartë prodhues..Në se do të vazhdohet që ritmi i ndërtimeve në tokat bujqësore të jetë ai i njëzet viteve të fundit shumë shpejt nuk do të dallohen me kufijtë midis Tiranës–Durrësit-Kavajës deri në Lezhë. Territori i vendit është i kërcënuar nga degradimi, mënyra e menaxhimit dhe shfrytëzimit të lumenjve, ndërhyrjet mbi natyrën, erozioni i fuqishëm 2-3 herë më i lartë se sa mesatarja e vendeve të Mesdheut, rrëshqitjet e tokës, fenomenet e shkretëtirizimit. Në gjithë këtë situatë, nuk mungojnë as rastet pozitive të administrimit të territorit, raste, të cilat mund të përgjithësohen si administrimi në komunën Xare, në disa komuna, ku pyjet janë transferuar në komuna ose tek pronari, përvoja e Divjakës në kultivimin e tokës etj.. TË GJITHË SËBASHKU PËR QYTETE TË GJELBRA DHE MJEDIS TË PASTËR Reduktimi i rreziqeve në qytetet tona, që vijnë nga ndryshimet klimatike, shkarkimet industriale, synimi për uljen e ndotjeve, rrit-

ja e eficencës së energjisë përmes planifikimit të territorit, planifikimit urban, projektimit të ndërtesave me parametra që rregullojnë regjimin termik. Ulja e shkarkimeve të karbonit dhe oksideve të azotit nga makinat është e lidhur ngushtë me ndalimin e përdorimit të karburantit me plumb, rregullimin e trafikut, rritjen e transportit publik, shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, mbrojtja e natyrës, mbrojtja dhe shtimi i pyjeve, parqeve dhe lulishteve urbane, menaxhimi i tokës sipas standardeve për të reduktuar shkarkimin e gazit karbonik dhe gazit metan nga toka në ajër, kontrolli mbi shkarkimet industriale në ajër të gazeve serrë nëpërmjet masave dhe zbatimit të normave të shkarkimit. Në se duam të thithim ajër të pastër, në se duam të përfitojmë të mirat që vijnë nga gjelbërimi dhe komunitetet e qëndrueshme, në se duam që jeta të mos shkurtohet nga ajri i ndotur, në se duam që njeriu të bashkëjetojë me natyrën, të reduktojme rreziqet e ndryshimeve të klimës, ne se duam të krijojme komunitete të qëndrueshme qytetare, Dita e Tokës është një apel për çdo qytetar, për të kontribuar për një mjedis të gjelbër, duke filluar nga mjedisi ku jeton, është një apel për cilindo që projekton të ardhmen e vendit. Arsimi është në qendër të Ditës së Tokës, me synim zhvillimin e kurrikulave të reja në fushen e mjedisit, etikës mjedisore, lidhjen midis planifikimit urban me mbrojtjen e mjedisit për të zbatuar zgjidhje të gjelbër në infrastrukturë, në ndërtim, transport. Janë vetë komunitetet që mund të punojnë për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve të gjelbra. Të gjithë sëbashku të kontribuojmë për mbrojtjen e mjedisit, të tokës dhe ajrit urban, të reduktimit të shkarkimeve të gazeve serrë dhe të ndryshimeve klimatike, cilido të kontribuojë për qytete të gjelbra si politikat, planifikimi urban dhe gjithë disiplinat e tjera. Në Shqipëri Institucionet, komunitetet, shoqëria civile, Universitetet, shkollat mund e duhet të planifikojnë objektiva për vitin 2014.

JETO GJELBËR
(Të dhena historike NGA PROF.DR. VEZIR MUHARREMAJ) Krahas aktiviteteve kryesore, në sektorin e pyjeve janë zgjeruar dhe prodhimet jodrusore (të quajtura prodhime të dyta), të florës dhe faunës, për nevojat e vendit dhe për eksport, si dhe u zhvillua zookultura e blegtoria, duke synuar zhvillimin kompleks të ekonomisë pyjore. Për këtë u kryen studime, si ai për zhvillimin kompleks të ekonomisë pyjore (1978); studimi për shtimin e prodhimeve nga bimët mjeksore (1979); studimi i gjendjes së shelgut dhe përcaktimi i masave për shtimin e prodhimit të thuprave (1981 dhe 1985); inventarizimi i parë kombëtar i bimëve mjeksore, tanifere e eterovajore (1988), si dhe u përgatitën dispozita të reja ligjore për bimët mjeksore natyrore. Gjatë viteve ’70-‘90 u zgjeruan prodhimet e dyta si rrëshira, bimët eterovajore dhe esencat. Vëllim të madh punimesh, si për pyjet, ashtu dhe për prodhimet e dyta, ka përballuar sidomos ndërmarrja pyjore e Fushë Arrsit, ku ka drejtuar për shumë vite Selim Dini. Për ilustrim të zhvillimit kompleks të një ndërmarrjeje pyjore po përmendim atë të Fierit, e cila, përveç aktiviteteve kryesore dhe prodhimeve të dyta tradicionale si prodhim rrëshire, gjethe dafine dhe ngritjen e fazanerisë, në vitin 1978 kish filluar edhe ti, i cili ishte dhe një mjek i shquar, dhe që evidentoi i pari vlerat e shumanëshme mjeksore të sanzës. Evlia Çelepia, udhëtar turk, me 1670 ka vënë në dukje se mali i Tomorrit ka shumë lloje bimë e drurë mjekësore, aromatike e industriale. Në Berat, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër etj, disa mjekë popullorë njihnin, grumbullonin dhe përgatitnin receta mjekësore me bimë të ndryshme, si p.sh: “Xherahët” e Bukalit (Përmet), Jan Vellarai në sarajet e Ali Pashë Tepelenës, Zoto Xherahu (Berat), etj. Mund të përmendim se tregu i lulebasamit (Hypericum) është mbi 600 vjecar. Përmendet se para çlirimit janë eksportuar mesatarisht: gjethe xinë 400 ton, qelbës 300 ton, valanidh 250-300 ton, cermëdell 400-500 ton, përrall 50 ton, pefkë (lëvore pishe) 150 ton, shelg 200 ton, vërri 100 ton, rrrëshirë pishe 100 ton, shqopë 600 ton, zhukë 500 ton,etj.Bile dhe fistikët e pishës së butë eksportoheshin në Itali. Në vendin tonë rriten 690 lloje bimësh mjeksore, eterovajore e tanifere, duke zenë vendin e parë në Europë dhe ndër të parat në botë për llojshmërinë e tyre (Prof. E. Haxhialushi). Kurse në fondin pyjor rriten mbi 350 lloje drurësh e shkurresh pyjore. Nga këto, janë mbledhur pjesë të bimës për përdorime në mjeksi, parfumeri, kozmetikë, industrinë ushqimore, etj. Ndërsa nga zhguajt e valanidhit dhe gjethet e shqemes e të cermëdellit nxirret ekstrakt tanini që shërben për regjien e lëkurëve në industri. Lulet e blirit, murrizit, shtogut, akacies, kokrrat e dëllinjës, trëndafilit të egër, gjethet e mështeknës, lajthisë, frashërit, gështenjës së kalit, ferrës, sherbelës, boronicës, gështenjës së butë, lëvorja e drunakuqit, etj, mblidhen nga flora jonë e pasur, përveç për plotësimin e nevojave të vendit, një sasi e mirë e tyre është eksportuar. Deri nga vitet ‘70 bimët mjeksore grumbulloheshin nga ndërmarrjet e grumbullimit nëpërmjet ish kooperativave bujqësore ose individëve. Për të njohur më mirë gjendjen e bimëve spontane, në 1987-1988 u krye inventarizimi i bimëve mjeksore, tanifere e eterovajore nga 75 grupe studimi (inxhinierë pyjesh, agronomë dhe biologë) në bashkëpunim me ndërmarrjet pyjore dhe ato të grumbullimit. Nga studimi doli se një vit më vonë mund të grumbulloheshin 130 lloje bimësh dhe të realizoheshin të ardhura në dollarë 2.5 herë më shumë se në 1987, ndërsa në 1990 mund të grumbulloheshin dhe eksportoheshin 200 lloje bimësh. Ndër bimët kryesore, me interes përdorimi në vend dhe eksport veçohen: Dafina ose lari, latinisht emërtohet (Laurus nobilis), dmth dafina fisnike, për vlerat e mëdha mjeksore të njohura që në antikitet i quajtur dru i shenjtë i Apollonit, perëndisë mbrojtëse të arteve. Blloqet kryesore gjenden në Bardhore të Kavajës, Drizar të Mallakastrës, në malin e Cakranit, Dhëmblan të Tepelenës, Ujtë e Ftohtë e në Armen të Vlorës, në pyllin e Butrintit, në Damjan të Tiranës, në

6

PRILL 2014

Prodhimet jodrusore pyjore dhe aktivitetet ndihmëse
zonën e Dushkut e Peqinit, në Papër të Elbasanit, Vodicë të Beratit, etj. Në vitin 1989 kishte 660 ha me dafinë, nga e cila 550 ha të kultivuar Sherbela është bimë me vlera mjeksore të jashtëzakonshme. Vetë emri latinisht i saj “Salvia” do të thotë me shpëtu, me kuru, me shëru. Gjethet e saj kanë përdorime të shumta në guzhinë për gatime, për çaj, në industrinë ushqimore e parfumeri. Ato përmbajnë një vaj esencial me përbërës kryesorë: tujoni (deri 50 % të esencës), kamfori, cineolo, colina, asparagina, kariofilina, etj. Kinezët e valanidhin ka qënë njëlloj si dhe për ullirin, duke e ruajtur nga prerjet e dëmtimet, duke kryer punime shkalbëzimi e përmirësime. Po ashtu, sasi të konsiderueshme shqeme e cermëdelli janë grumbulluar për prodhimin e ekstrakt taninit. Maksimumi i grumbullimit të shqemës e cermëdëllit ka qënë 4,240 ton (1965). Çaji i malit (Sideritis roeseri), nga inventarizimi i bërë në1983, dilte se shtrihej në një sipërfaqe prej 29,180 ha, e bashkëshoqëruar me lloje të tjera. Janë grumbulluar mesatarisht 35-65 tonë çaj në vit, kryesisht nga ndërmarrjet e grumbullimit (përveç nga individë të ndryshëm për nevoja familjare) dhe konsumatori kryesor ka qënë ushtria. Vjelja e çajit, sikurse e mjaft bimëve të tjera mjeksore, pa lisi (p.sh. në 1989 u grumbulluan 1.097 ton). Me insistimin e DPK, për herë të parë më 1988 u nxor ligji e regullorja e re për bimët natyrore mjeksore e tanifere. Ecuria e grumbullimit të disa bimëve mjeksore e tanifere jepet në pasqyrën 7. Bimët eterovajore të kultivuara janë lloje bimësh që përmbajnë vajra eterike me përdorime të gjera në mjeksi, parfumeri, kozmetikë, etj, mjaft të kërkuara për eksport. Në vitin 1981 ishin mbjellë 282 ha me kultura eterovajore. Në 1985 sipërfaqja gjithësej e mbjellë me bimë eterovajore arriti në 3 mijë ha, duke kultivuar me sukses rreth 45 lloje bimësh si: lavandul, piretrum, shëngjin, timus, manxuranë, borzilok, koreandër, rozmarinë, shëngjin, finok etj, të cilat eksportoheshin si herbë e lule ose distiloheshin për esencë. Përpjekje u bënë për mbjelljen e llojeve të reja si sinapi, aniçe, kumel, etj, të cilat kërkoheshin nga tregjet e jashtme. Për kultivimin e bimëve eterovajore përpjekje të veçanta ka bërë specialisti Kiço Çeku, i cili ka qënë inisiator i eksperimentimit dhe përhapjes së tyre në Shqipëri, si dhe Kadri Balla, Haxhi Koni etj. Me fillimin e ndërtimit gjerësisht në vend të lambikëve më 1984, u bë i mundur zgjerimi i prodhimit të esencave. Sasitë e prodhuara për eksport nga ndërmarrjet pyjore, nga ish kooperativat bujqësore dhe ndërmarrjet e grumbullimit kanë qënë 30 deri 40 tonë në vit. Kontribut për esencat ka dhënë sidomos Uran Asllani. Prodhimi i rrëshirës së pishës ka qënë tradicional në ndërmarrjet pyjore, duke u rrëshinuar me mijra drurë pishe. Në vitin 19471948 filloi grumbullimi në rrethin e Pukës në sasi të kufizuar, rreth 50 ton/vit. Kurse katrani ka filluar të prodhohej para vitit 1944, kryesisht nga fshatarët e Tuçit e Lumbardhit (Pukë) dhe çohej në zonat e Zadrimës, Kosovës, Devollit, etj. Nga vitet '70 u shtuan shumë drurët e rrëshinuar, sa që u rrëshinuan dhe drurë bren-

GRUMBULLIMI I DISA BIMËVE MJEKSORE E TANIFERE (TON)

rritjen e rosës së egër dhe kaprollit në Pyllin e Kurorës (30 krerë); në 1980 kultivonte 31 ha rozmarinë, 36 ha lavandul, si dhe borzilok; eksportonte 6 mijë krerë fazanë; kish krijuar fermën e pelave në Pishë Poro (në 1985 kishte 200 krerë); po këtu ishte ngritur edhe parku i lepurit të egër (me 50 krerë) dhe lepurit të butë; parku i pëllumbit të butë dhe parku i kërmillit ku grumbulloheshin 16 kv/vit, parku i bletëve me 600 zgjoje, me synim për 1,500 zgjoje; më vonë filloi dhe rritja e derrit të egër, etj. Pyjorja grumbullonte bimë mjeksore si dëllinjë e zezë dhe e kuqe, lule akacie, fletë frashëri, sytha plepi, rigon, etj. Bimët mjeksore e tanifere janë përdorur tradicionalisht nga populli ynë. “Medicus curat, natura sanat (mjeku kuron, natyra shëron)” është një shprehje mjaft e njohur prej kohe. Bari, si fjalë popullore, përdoret dhe me kuptimin ilaç ose medikament. Në Dyurrahun antik mjeku Fillonid Dyrrahemi ka shkruar afro 45 vëllime për bimët mjekësore e aromatike të grumbulluara dhe të studjuara prej tij. Emri latinisht i sanzës (Gentiana lutea), mbart emrin e mbretit Ilir - Gen-

preferonin aq tepër çajin e sherbelës sa që e shkëmbenin me katër fishin e sasisë së çajit oriental. “Ai që dëshiron të jetojë gjatë mund të pijë sherbelë në maj”. Sasija maksimale e grumbulluar e sherbelës ka qënë 4,820 tonë (1968). Sherbela grumbullohej kryesisht nga ndërmarjet e grumbullimit, ndërsa ndërmarrjet pyjore në vitin 1989 kishin grumbulluar vetëm 48 ton. Shumica e sherbelës ambalazhohej në ballo 25-50 kg dhe si e tillë eksportohej. Kurse mbeturinat nga seleksionimi i gjetheve janë distiluar për prodhim esence për eksport. Valanidhi latinisht quhet dhe Quercus vallonea (sipas vendit ku është gjetur për herë të parë në Europë – Vlorë - Sh. Roqi, Ekonomia Kombëtare, 1940), dmth dushku i Vlorës. Valanidhi shtrihej në 3.990 ha (1989),

nga këto, në prodhim 870 ha, i lokalizuar vetëm në rrethin e Vlorës e atë të Sarandës, dhe fare pak në Molisht të Beratit. Gjatë viteve 1963-1977 janë grumbulluar mesatarisht 550–600 ton zhguaj valanidhi në vit, ndërsa maksimumi ka qënë 1.247 ton (1968). Zhguajt në fakt janë eksportuar dhe në këmbim janë importuar lëndë regjëse të gatshme. Vite më parë, kujdesi për

kriter e pa kontroll, ka çuar në paksimin e ndjeshëm të saj. Për këtë, Stacioni i Pyjeve dhe Kulturave Eterovajore eksperimentoi me sukses mbjelljen e çajit në Llogara (1983) dhe Dardhë te Korçës (në Dardhë 10 ha), në Tomorr të Beratit, etj. Por edhe mjaft amatorë kanë mbjellë çaj në oborret e tyre. Mjaft lloje të tjera bimësh grumbulloheshin në sasira të konsiderueshme, sasi që lëviznin sipas angazhimit të ekonomive bujqësore dhe kërkesave të eksportit. Sasitë maksimale të grumbulluara për disa bimë kryesore kanë qënë: dëllinjë e kuqe 3.745 ton (1985), dëllinjë e zezë 1.052 ton (1984), lule kamomili 151 ton (1986), rrënjë shqope 2.812 ton (1981), kokra gështenje 84 ton (1969), lule bliri 20 ton (1968), boronica 5 ton (1965), lule kamomili 151 tonë (1986), zhuka 540 ton (1965), etj., sasi që erdhën në rënie pas viteve të referencës të dhënë më lart. Boçet e pishës vazhdojnë të eksportohen edhe tani, duke i përdorur për objekte zbukurimi, ndersa fistikët e pishës së butë mund të përdoren fare mirë për përgatitjen e pastave. Për nevojat e blegtorisë janë grumbulluar çdo vit sasi të mëdha lënde

JETO GJELBËR

da Parkut Kombëtar Pisha e Divjakës, gjë që ishte krejtësisht e gabuar. Sasia e rrëshirës ka ardhur çdo vit në rritje dhe në vitin 1989 prodhimi arriti në 1,785 ton, e përdorur për prodhimin e kollofonit dhe terebentinës në fabrikën e kollofonit në Fushë Arrëz, si dhe për eksport. Në vitin 1988 filloi eksperimentimi i rrëshinimit me metodën kurriz peshku dhe me stimulantë kimikë. Thuprat e shelgut prej kohësh janë përdorur gjerësisht për nevoja të fshatit, por edhe për shporta e objekte dekorative të ndryshme. Ndërmarrjet pyjore thuprat e prodhuara i kanë dorëzuar në ndërmarrjet e industrisë së lehtë për përpunim. Në vitin 1981 u krye studimi i gjendjes së shelgut dhe përcaktimi i masave për shtimin e prodhimit të thuprave. Rezultoi se sipërfaqja me shelg ishte 2.640 ha, nga e cila 2.484 ha shelgjishte natyrore dhe 156 ha të kultivuar. Me rritjen e kërkesave për thupër, u krye një studim tjetër në 1985 në 25 rrethe ku shtriheshin shelgjishtet. Prodhimtaria mesatare e shelgjishteve natyrore ishte rreth 40 kv/ha dhe e atyre të kultivuara 72 kv/ha thupër me gjethe (bruto). U përcaktuan punimet për shtimin e prodhimit, si: mbjellje të reja 283 ha, dëndësime 436 ha, ricungime 1.714 ha (me përsëritje çdo 3-5 vjet), plehrime, etj. Për mbjelljet e reja u shfrytëzuan zallishtet e lumenjve. U importuan varietete me rendiment e cilësi të lartë, Stacioni i Pyjeve dhe Kulturave Eterovajore ngriti sipërfaqe eksperimentale me varietete të ndryshme (të cilat funksionojnë dhe sot) dhe përgatiti teknologjinë e kultivimit dhe trajtimit të shelgjishteve. Për rrjedhojë, prodhimi erdhi në rritje, nga rreth 400 tonë në vitin 1976, në 5.500 tonë në 1981, 12.200 tonë në 1986 dhe 16.700 tonë në 1990 (nga e cila, 12.700 tonë nga shelgjishtet natyrore dhe 4.000 tonë nga shelgjishtet e kultivuara. Shumica e prodhimeve të shporterisë shkonin për eksport. Sipas përllogaritjeve, nga rreth 17 mijë ton thupër mund të prodhoheshin shporta për eksport me vlerë 1 milionë dollarë. Përveç shelgut, janë prodhuar e përdorur edhe thupra nga lloje të tjera pyjore si cermëdelli, plepi i zi, marina, konopica, shkoza, etj. Zookultura dhe blegtoria. Në kuadrin e zhvillimit kompleks, ndërmarrjeve pyjore iu imponua, nëpërmjet planifikimit nga organet shtetërore, zhvillimi i zookulturës dhe blegtorisë si: bleta, krimbi i mëndafshit në dushqe, kërmilli, pëllumbi e lepuri i butë, bagëti të imta, gjedhë e njëthundrakë, aktivitete që në fakt nuk kishin lidhje organike me funksionet e shërbimit pyjor dhe që dilnin me humbje. Për më tepër, këto detyra tërhiqnin vëmendjen e personelit pyjor nga objektivat themelore për ruajtjen dhe mirëqeverisjen e pyjeve dhe kullotave. Këto aktivitete filluan qysh nga vitet '70 dhe u shtuan vazhdimisht në vitet e mëprasme. Kështu, p.sh. ndërmarrjet pyjore në 1988 kishin 14.500 koshere bletë. Rritja natyrore e kërmillit filloi në 1965 në rezervatin e Maliqit dhe çdo vit grumbulloheshin për eksport 10-20 kv kërmill, po ashtu kërmill rriste dhe pyjorja e Fierit. Rritja e krimbit të mëndafshit në dushqe filloi në 1976 nga disa ndërmarrje si Mat, Elbasan, Librazhd, Pogradec, etj; dy vjet më pas u prodhuan 6.8 kv mëshikëza, vitin pasues 21 kv e kështu me radhë. Mirëpo, ky aktivitet i huajtur nga vendet e lindjes së largët, nuk pati sukses (për papërshtatshmëri ekologjike dhe mosnjohje të teknologjisë së përpunimit të fijes), përveç që mbi 3 mijë ha pyje të rinj dushqesh u dëmtuan rëndë duke u prerë në rreth 1 metër lartësi për sigurimin e gjethit për krimbin. Duke filluar nga viti 1980, mjaft ndërmarrje pyjore nisën mbarështrimin e tufave të dhenve e dhive, gjedhë e njëthundrakë. Veçse, ndër të tjera, vetë ndërmarrjet shkaktonin dëme në pyje nga kullotja e bagëtisë në vende e periudha që ndalohej kullotja, në përpjekjet për sigurimin e bazës ushqimore dhe rritjen e prodhimeve blegtorale. Sigurisht që me fillimin e ndryshimeve të mëdha të '90-s këto aktivitete u eliminuan nga shërbimi pyjor. Vitet pas 1945 e deri nga mesi i viteve '70 mund te konsiderohen si vite te shtetezimit te pyjeve, konsolidimit te administrates, legjislacionit dhe teknikes pyjore, ndersa pas kesaj e deri ne vitet '90 eshte periudha e zhvillimit kompleks te ekonomise pyjore.

7

PRILL 2014

Leksioni nga shkollat e Dibrës!
apasionuar pas botanikës dhe mjedisit morën pjesë në takime. Mësuesit dhe drejtuesit e shkollave ngritën idenë e organizimit dhe të më shumë aktiviteteve me shkollat, pasi nxënësit dhe shkollat janë një nga aktorët kryesorë, sidomos në fushata sensibilizuese. Ata gjithashtu theksuan dhe idenë e kapitalizimit të materialeve të publikuara për natyrën si manualet, fletë-palosjet, broshurat e tjera të dërgohen në shkolla dhe ato të bëhen pjesë pasurisë së bibliotekës së kabinetit të Biologjisë, por edhe të shkollës. Kështu u theksua që duhet një bashkëpunim edhe më i madh mes shkollave dhe organizatave të Shoqërisë Civile, për të ngritur në një stad më të lartë pjesëmarrjen e nxenësve dhe shkollave në fushatat dhe projektet e tyre, sidomos për mjedisin. Largohemi nga shkollat e rajonit të Dibrës, jo vetëm të kënaqur me realizimin e aktivitetit, me numrin e madh të pjesëmarrësve, me interesin e treguar për Bimët Mjekësore, por dhe me një leksion dhe mësim të nxjerrë nga këto takime, që, ne si Shoqata që punojmë në sektorin e mjedisit të mos reshtim përpjekjet për të përfshirë më shumë shkollat, rininë, nxënësit dhe mësuesit në aktivitetet tona, pasi nxënësit janë e ardhmja dhe shkolla është institucioni më i qëndrueshëm i edukimit mjedisor në nivel lokal e kombëtar. Sfida jonë mbetet gjetja e formave dhe strukturave për përfshirjen tyre dhe institucionalizimin e bashkëpunimit me shkollat. Bimët janë jeta, por të rinjtë u japin bimëve frymë! NERITANALKU Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës “Miqtë e Bimëve”

“Të rrisim pjesëmarrjen e nxënësve dhe të rinjve në aktivitetet e kulturës mjedisore”. Rinia është grupi më i përfolur, më i lakmuar, më i kritikuar, por njëkohësisht edhe më shpresëdhënës për një të ardhme më të mirë, më të bukur dhe më të zhvilluar. E megjithatë më duket se pak përpjekje bëhën për t’a nxitur dhe për t’a përfshirë rininë në proçesin zhvillues të shoqërisë shqiptare. Mjaftohen vetëm me arsimimin e tyre (mundësisht jurist, mjek ose ekonomist) apo me kafet dhe lojërat kompjuterike që janë afër shkollave. Por lind pyetja: a ka të rinj që e duan natyrën, a ka të rinj që duan të bëhën inxhinierë pyjesh, botanistë e aktivistë mjedisorë? Sigurisht që Po! Po sepse rinia vetë arrin të kultivojë pasionin, ëndrrat dhe dëshirën për të ardhmen, sepse rinia është miku më i mirë i natyrës. Pikërisht, ky ishte një mësim i nxjerrë nga aktiviteti i javës së fundit që Federata Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Komunale Dibër dhe Shoqata “Miqtë e Bimëve” në kuadër të programit SENiOR-A financuar nga REC – Albania, zhvilluan me të rinjtë dhe nxënësit e shkollave në qarkun e Dibrës, takime për rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për të qenë më aktivë në proçesin e njohjes, mbrotjes dhe kultivimit të bimëve mjekësore. Fushata ndërgjegjësuese “Të Njohim Bimët Mjekësore të Zonës Tonë” u zhvillua në disa shkolla të mesme dhe 9-vjeçare në rajonin e Dibrës si në shkollën e mesme të Sllovës, të Kastriotit, shkollën 9vjeçare të Sohodollit, Grevës, Shupenzës, Zerqanit, Ostrenit, Fushë-Bulqizës dhe Bulqizës. Në të gjitha shkollat ku bashkë me specialistët e projektit z. Shkëlqim Hasa dhe z. Zenel Shehi, përfaqësues të Federatës Rajonale Dibër, prezantuam manualin e Bimëvë Mjekësore të Dibrës. Në të

gjitha takimet ndeshëm një angazhim, përkushtim dhe interes nga të gjithë nxënësit e këtyre shkollave. Takimet ndërgjegjësuese në secilën shkollë më shumë i ngjanin një takimi dialogues dhe bashkëbisedimi, ku nxënësit jo vetëm që ndanin kureshtjen e tyre, por edhe shprehnin interesin dhe idetë për bërë të mundur një njohje sa më të mirë dhe më të gjerë të Bimëve Mjekësore dhe tek komuniteti, sidomos tek ato familje që jetojnë me këtë biznes. Gjithashtu, nxënësit e shkollave ngritën dhe dëshirën e tyre për të organizuar aktivitete me të shumta për natyrën, si: kurse verore me nxënësit e apasionuar për Bimët mjekësore, vizita në bjeshkë dhe lëndina, shkolla verore, organizimi i ditës së verës si dita e luleve, krijimin e rjretit të të rinjve të Miqve të Bimëve, e shumë ide të tjera të bukura. Mësuesit dhe drejtuesit e shkollave të përfshira në fushatën ndërgjegjësuese u treguan shumë të gatshëm dhe aktivë në organizimin e takimeve në secilën shkollë. Ora e bilogjisë u kthye në një orë të hapur, ku nxënësit e klasave të tjera të

NJOFTIM
Ju njoftojmë se disponojmë fidanë të llojeve të ndryshme si më poshtë: Zeman Lalaj në Vlorë disponon 5000 fidanë bredhi me lartësi 1.5 metër, 2000 fidanë pishe të zezë me lartësi 1-5 -2.5 metër, si dhe 40 mijë fidanë të llojeve të ndryshme. Për çdo sqarim të mëtejshëm jeni të lutur të kontaktoni në numrat e telefonit +355 69 21 23 919, dhe +355 332 22 843. Në fidanishten e Z. Florin Torba në Peshkopi ka fidanë standartë për mbjellje në vjeshtë Arrë 2 vjeçare 4000 copë, Gështenjë 2 vjeçare 4000 copë, Bli dekorativ 1.5 m mbi 1000 copë. Kontaktoni me Z. Florin Torba në numrin e telefonit: +355 68 34 01 378. Haxhi Mani nga Muhurri i rrethit Dibër, 12 km larg qytetit të Peshkopisë disponon fidanë sherebele të cilët bëhen gati për mbjellje para datës 20 Shtator. Të interesuarit janë të lutur të kontaktojnë me Z. Haxhi Mani në numrin e telefonit +355 68 64 69 360.

JETO GJELBËR

8

PRILL 2014

Experience and lessons learn from the Project "Strengthening the Sustainable Management of Communal Forests"
By: Janaq Male, Country director CNVP Albania The project "Strengthening the Management of Communal Forests" is implemented by CNVP Foundation (Connecting Natural Values & People) - financed by the Swedish Government through Sida - The Swedish Agency for International Development and Cooperation and the Dutch Ministry of Foreign Affairs through SNV-TheDutchOrganizationforDevelopment. Implementation of this project is based on a Memorandum of Understanding(MoU)signedin2010amongSNV , Sida and the Ministry of Environment (formerMinistryofEnvironment,Forest, and Water Administration). The MoU included the cooperation between the Project and the Forestry Service Departments (Section of Extension Service) in qarks of Shkoder, Kukes, Diber, Elbasan, Korce, and Gjirokaster. Memorandums of cooperation are signed as well with Qarks, National Federations of Communal Forests and Pastures and Regional Federations in the 6 above mentioned qarks where the project has been active. This supportive 3 year project (20102013) has been a continuation of previous works and investments in forestry sector realized by the Albanian Government,WorldBank,FAO,Sida, USAID, SNV , donors and other organizations, aiming to further strengthen the transfer process and decentralized management of natural resources, increase the capacities of Communal Forest and Pasture Users Associations and the Local Government Units, especially strengthening the cooperation among actors for a sustainable management of forest and pastures. The project has aimed to promote decentralized decision making and planning in support to a local and inclusive economic development. These issues are addressed through implementation of four themes as in the following: 1.Improvementofdecentralizedmanagement and ensuring better ownership and usefruit rights for forest and pasture users in 13communesof6regionsinthe country,through: - Improvement and strengthening the capacities of local government units to manage communal forest and pastures within recently transferred responsibilities. This include support for planning processes on forest and pasture midterm development (preparation of the strategic plan), preparation of the annual operational plan, revision of income collection, as well as guaranteeing the user rights for rural families, respecting traditional use rights, based on effective legal acts. -As a result of several meetings and seminarsatvariouslevels,13communes have registered the transferred forests and pastures to ImmovablePropertyRegistration Office(IPRO),while10othercommunes have completed all technical documentation and are in a registration process. -The process of participatory mapping in the selected communes, made it possible for many users to acquire technical and legal documentation for forests and pastures they have traditionally used (based on effective legal acts). ue chain (producers-consumers). In this context, producers' groups have participated in a series of training courses, study visits and regional and national fairs. -In several communes of Gjirokastra Qark there are organized a series of meetings and training courses on pasture management. While, in Korca Qark a special program has been in support to organization and functioning of private forest owners. -The program has supported the establishment and strengthening of the network of producers' groups and association at commune and region bases, familiarization with criteria and standards, as well as support for opportunities to apply for projects to various donors. 3. Strengthening the institutional, politicalandlegalframeworkon communal forests; through strengthening the multi actor planning and advocacy processes, exchange of know how and knowledge,influencepoliciesand legal acts, and a better definition of roles and responsibilities. Strengthening the reporting and transparency, cooperation and communication with and among actors, focusing as well on gender balance aspects. -During the project period there are organized several seminars and conferences (at regional, national and international level) where main issues such as legal framework, property registration and documentation of users, implementation of management plans, economic activities in forests and pastures, etc., have been treated. -A special training program is organized on strengthening users' associations at commune level (as representatives of the local inhabitants), at regional, and national level federations, enabling them to represent their members and provide services for them. 4. Improvementofcommunalforest and pasture management through strengthened capacities and support of Local Government Units for a sustainable development. It is widely accepted the importance of support and strengthen the capacities of the Local Government Units to fulfill their new role and responsibilities in the communal forest and pasture management; following the official transfer of such assets. Support provided by this program has increased the awareness among LGUs and their knowledge on new regulations/amendments defined at the Decision of the Council of Ministers No. 22, date January 09, 2008 and other legal acts. 5. Main actors have been supported as well on annual meetings that have served for them to share lessons and experiences as well as to divulgate lessons drawn from pilot practices in the selected communes. Project activities are organized in 13 selected communes of 6 regions, such as: Shllak and Shkrel Shkoder Qark; Malzi and Bujan of Kukës qark; Melan,ZerqanandUlezofDibërqark; Orenje and Gjinar of Elbasan qark; Bucimas and Pustec of Korcë qark; Petran and Picar of Gjirokastër qark. In addition to a considerable number of meetings, training courses and seminars organized at all levels (village, commune, region) with the participation of farmers, producers' groups, representatives of the user's associations, communes, forestry service, qark staff, private sector and institutions and other NGOs, the program has produced as well several studies and modules of training courses, as: Analysis and strategic plan for nut production development; Forest registration process at the Immovable Property Registration Office; Strategy on gender balance and women economic empowerment in rural areas, Process of Mapping at village level; Module on implementing the management plans; Module on establishing multi functional forests; Module on forest thinning; Module on pasture management; Guideline on preparation of the strategic plan for the development of forest and pastures, and several other publications. Conclusions and Recommendations: The transfer process of a part of forest and pastures that has started in 1996 by the Albanian Government and supported by foreign institutions and organizations such as World Bank, FAO, Sida, USAID, SNV, etc., it is considered as a great and important step toward strengthening the decentralized management of these resources increasing the interest and participation of local authorities and communities. The transfer of about 69% of forest and pastures to the LGU (mostly coppice and shrubs) aiming to reduce further degradation and fulfilling the needs of the local people with timber and non timber forestry products, has positively influenced in their rehabilitation and improvement. Currently the process is in its consolidation phase through registration at the Immovable Property Registration Office and documentation of traditional users (families or group of families). In many areas there is the potential to use new management systems in order to stimulate the establishment of multi functional forests to fulfill the needs and guarantee more incomes for families that live in the mountain areas, offering more environmental services. The new situation faces several challenges, first of all related to the commune managing capacities as regarding technical aspects as well as economic and administrative planning; and secondly as regarding the public extension service (as part of the Forestry Service), with its role focused on technical assistance and advisory support to young managers on policies and legal framework. Civil society organizations such as forest and pasture user's associations, regional federations and the national federation have an important role on lobbing and advocacy to protect the interests and represent their members ensuring an open and transparent communication with decision making institutions and elected representatives. The transfer of forest and pastures to LGU is a very important process toward decentralization, as well as a complex process that requires political and legal changes, a lot of technical and financial support. The project has been a complementary one on administrative, organizational, human resource and financial issues that need to be continued in the future by the government and donors. As a long term solution of the process it is recommended forest privatization for those forests that have been traditionally managed by villages or families, moving form the use right to ownership. The broad participation in activities has a strategic focus on gender equality providing good results in the entire process. The transfer process even though is a very important step toward decentralization is still in its half way as there are: - Legislation limitations regarding role and responsibilities on the management of new owners (communes) and local users organized into associations. - The process of property transfer and registration is very complex and requires a strong technical assistance. - The capacities of the new owners (communes), in technical, economic and environmental terms of resource management are very limited. - The associations, producers' groups still need support for their economic activities in order to increase their production and profitability from natural resources, as well as they need to be more capable to apply for grants and financial schemes to the Government, EU and other donors. - Forest federations should play a bigger role on advocacy and lobbing, open communication, transparency and accountability of decision makers, ensuring as well representation of the local users. - Other governmental structures such as Ministries, Qarks, DFS, etc., should ensure bigger support for the process in general considering the management of forest and pastures in a broader perspective of rural economic development, integration and mobilization of local resources, investments to create job opportunities, to improve livelihood and environment in the rural areas. Program monitoring is realized through a special web site; www.cnvp-albania.org For further information, please contact: CNVP-Connecting NaturalValues & People; Zayed Centre Floor 7, Tirana, Albania Tel+35542229642,+35542229551, www.cnvp-eu.org

-In the selected communes there is an increase of incomes from tariffs collection and some of they have already established the re-investment fund. 2.Improvementofstrategiesandpossibilities on income generation for families dependent on forest and pastures. Orientation and presentation of multiple function approaches in forest management and training of the main actors for their implementation, as well as reflection in the respective regulations and guidelines. - Establishment of a test area network in different forest types to test different interventions in function of management objectives and setting up of a data base to monitor forest production including biomass. -Promotion and a better organization within and between producers and collectors of forest and non timber forest products, establishment of better connections with the market aiming at maximizing incomes in support to rural area families. A special attention is paid to women participation and their economic empowerment in developing market val-

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful