Sa partizanë dhe dëshmorë janë?

Genc Hoti Fjala është për dy pasoja të luftës së viteve 1939-1944 dhe sot kjo përgjigje është krejt e ndryshme nga ajo që është propoganduar. Nuk duam të akuzojmë asnjë individ, por, përkundrazi, të vëmë në pah meritën që kanë pasur disa studiues shqiptarë për të thënë të vërtetën e madhe, e cila sot na tregon mashtrimin që përdorën komunistët për të gënjyer popullin tonë. "Ajo lindi dhe u rrit gjatë viteve të Luftës ANÇ (1941-1944), si ushtri popullore revolucionare...e aftë për të kryer misionin historik që i kishte ngarkuar PKSh, të çlironte atdheun nga pushtuesit e huaj dhe të siguronte vendosjen e pushtetit popullor" (Fjalori Enciklopedik Shqiptar-1985). Ky deduksion ireal ka qënë baza e propogandës 45 vjeçare në Shqipëri dhe vazhdon të jetë edhe pse çdo gjë është vënë në pikëpyetje të plotë nga njerëzit. Në një artikull tjetër patëm rast të tregojmë se cili ka qënë roli dhe masa hapsinore e Enver Hoxhës në këtë luftë, por tani kemi rastin tjetër për t'i treguar popullit shqiptar se sa kanë qënë partizanët e udhëhequr nga PKSh-re dhe sa dëshmorë ranë për lirinë e atdheut, përpara të cilëve ne jemi të detyruar të përulemi me respekt edhe pse ata nuk ranë aspak për idealet e komunizmit, por vetëm për këtë taban, duke vazhduar traditën që e kishin harruar prej afro një shekulli e gjysëm. Është pranuar dhe theksuar disa herë se ushtria nac-çli. kishte në gjirin e saj rreth 70 mijë luftëtarë. Këtë shifër e gjejmë të publikuar më saktësisht në Historinë e PPSh (bot I) sipas së cilës në mbledhjen e Beratit (Pleniumi i II i KQ të PKSh, nëndor 1944) ushtria kishte pikërisht kaq luftëtarë të organizuar në brigada, divizione dhe korparmata (f.176). Ne sot nuk e kuptojmë aspak arësyen përse është publikuar kjo shifër më 1968 kur më 1985 ajo është përgënjeshtruar krejtësisht. Sipas "Historia e Luftës antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar", vëll I, në fund të vitit 1942 kanë qënë 2.000 luftëtarë në mbi 30 çeta partizane (f.148) të cilin numër Historia e PPSh, bot I (f.97) e zgjeron edhe në njësite guerrile. Por e dhëna e historisë së luftës përgënjeshtrohet, në një farë mase, nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar sipas të cilit kemi pasur 62 çeta nga të cilat 23 para 31 dhjetorit 1942 dhe 39 gjatë muajve janar-shtator 1943 (shih çetat partizane, f.157). E dhëna e historisë së PPSh-së ka brënda një njoftim të vlefshëm pasi na krijon mundësinë për të vërtetuar këtë shifër e cila falë punës së autorëve të fjalorit të sipërm rezulton se është më pak se gjysma e asaj të propoganduar. Fakti që ushtria gjatë luftës ishte e organizuar në brigada, divizione dhe korparmata na jep mundësinë të vërtetojmë numurin e saktë të ushtrisë në tre mënyra. Sipas brigadave numuri është, duke përfshirë edhe datat e krijimit, të cilat tregojnë tendencën përse u krijuan këto brigada:

- Brigada I

15.08.1943 fillon me 556 dhe më vonë plus 157 italianë

1

- Brigada II 28.11.1943 fillon me 450 dhe u plotësua në prill 1944, pas shpartallimit, me efektiv tjetër. - Brigada III 09.10.1943 fillon me 379 dhe në fund të luftës arriti në 500 luftëtarë - Brigada IV 28.12.1943 kishte 550 luftëtarë. - Brigada V 20.01.1944 fillon me 960 dhe në fund arriti në 2.000 luftëtarë - Brigada VI 26.01.1944 fillon me 912 dhe në fund arriti në 1.700 luftëtarë. - Brigada VII 17.03.1944 fillon me 420 dhe në fund arriti në 1.200 luftëtarë. - Brigada VIII 25.04.1944 fillon me 850 dhe në fund arriti në 1.860 luftëtarë. - Brigada IX 16.10.1944 kishte 1.498 luftëtarë. - Brigada X 06.11.1944 kishte 1.225 luftëtarë. - Brigada XI 01.11.1944 kishte 1.200 luftëtarë - Brigada XII 20.05.1944 filloi me 650 dhe në fund arriti në 1.200 luftëtarë. - Brigada XIV 17.08.1944 kishte 559 luftëtarë - Brigada XV 29.06.1944 filloi me 750 dhe në fund arriti në 1.200 luftëtarë. - Brigada XVI 20.08.1944 filloi me 465 dhe shumë shpejt u dyfishua, dmth 930 luftëtarë. - Brigada XVII 29.09.1944 kishte 700 luftëtarë. - Brigada XVIII 18.08.1944 nuk dihet. - Brigada XIX 30.08.1944 kishte 800 luftëtarë. - Brigada XX 09.09.1944 kishte 800 luftëtarë. - Brigada XXII 18.09.1944 kishte 1.100 luftëtarë. - Brigada XXIII 21.09.1944 kishte 700 luftëtarë. - Brigada XXIV 04.10.1944 filloi me 560 dhe shumë shpejt arriti në 1.000 luftëtarë. - Brigada XXV 06.10.1944 filloi me 700 duke u shtuar më vonë me 1.250 luftëtarë nga Kosova

2

- Brigada XXVII 29.11.1944 kishte 1.200 luftëtarë. Sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik rezulton se kanë qënë 24.178 luftëtarë, dhe duke i shtuar me hamëndje 812 të Brigadës XVIII, që nuk i dihet efektivi, bëhen plot 25.000 luftëtarë (që është më pak se 28.000 dëshmorët e propaganduar). Sipas divizioneve numuri i luftëtarëve është si më poshtë vijon: Divizioni I kishte 3.000 luftëtarë Divizioni II kishte 3.100 luftëtarë Divizioni V kishte 6.500 luftëtarë Divizioni VI kishte 4.000 luftëtarë Ndërsa të katër divizioneve të tjera numuri i efektivit nuk dihet. Duke realizuar një aritmetizim të thjeshtë rezulton se sipas divizioneve numuri i luftëtarëve të ushtrisë të komanduar nga neokomunistët të ketë qënë rreth 33.000 luftëtarë. Ndërsa sipas korparmatave numuri del me vështirësi, sepse nga të tre të tilla vetëm njëra e ka numurin dhe pikërisht e Korparmata e I me efektiv 9.500 luftëtarë. Duke e shumëzuar me tre dhe duke i shtuar numurin e divizioneve V dhe VI, që nuk janë futur në përbërje të tyre, rezulton një shifër prej 40.000 luftëtarësh, që gjithsesi është larg shifrës së propoganduar dhe të shpallur me aq bujë për 45 vjet. Në qoftë se do të bënim një ballafaqim të shifrave sipas tre mënyrave analitike (25.000, 33.000, 40.000) do të arrinim në përfundimin se ato janë dhënë pa asnjë përgjegjësi dhe nuk kanë asnjë përputhje me realitetin, i cili me sa duket nuk do të merret vesh kurrë. I njëjti defekt kostatohet kur vjen puna për të përcaktuar sukseset e kësaj ushtrie në asgjësimin e armikut. Të dhënat për numurin e pushtuesit dhe të të vrarëve nga radhët e tij në të vërtetë përputhen midis librave ku është propoganduar. Sipas historisë së luftës tokën shqiptare e shkelën afro 700.000 armiq, prej të cilëve rreth 70.000 u nxuarën jashtë luftimit (f.7, po kaq e jep dhe historia e PPSh, f. 184, bot.I). Ky numër për herë të parë është dhënë nga Enver Hoxha në Kongresin e I të PKSh sipas të cilit u vranë nga forcat tona 26.594, u plagosën 21.245 dhe u zunë rob 20.800 (bot. 1950, f. 110), që bëjnë gjithsejt 68.639 armiq. Në qoftë se do të nxirrnim suksesin e luftëtarëve të ushtrisë së komanduar nga komunistët për një partizan do të kishim këtë panoramë: për rastin e brigadave 2,75 armiq të vrarë, për rastin e divizioneve 2,08 dhe për atë të korparmatave 1,71 armiq të vrarë. Në fjalor enciklopedik kemi edhe një të dhënë tjetër mbi numurin e ushtrisë gjermane (57.000) i cili na çon në konkluzione të reja mbi përfundimin e luftës me Italinë fashiste në shtator 1943. Sipas numurit të dhënë rezulton se ushtria shqiptare e përbërë nga 62 çeta e një brigadë detyroi të kapitullojë një ushtri prej 643.000 ushtarësh fashistë, që duhet të përbëjë suksesin më të madh

3

ushtarak në historinë 3.000 vjeçare të njerëzimit, të cilin qoftë Aleksandri i Madh i Maqedonisë, qoftë Jul Qezari i Romës, qoftë Skëndërbeu i Arbërisë e qoftë gjeniu ushtarak i Francës, Napoleon Bonoparti do ta kishin pasur për nder. Historianët shqiptarë duhet të jenë më të kujdeshëm kur japin konkluzione për luftën nac-çli. Kapitullimi i Italisë fashiste në Shqipëri nuk erdhi aspak si rezultat i luftës partizane të udhëhequr nga PKSh (mund të krenohen pezakët e udhëhequr nga Babë Myslimi, dibranët e udhëhequr nga Haxhi Lleshi, lebërit e udhëhequr nga Hysni Lepenica, por kurrsesi komunistët e rinj të udhëhequr nga Enver Hoxha), por ajo erdhi si një rrjedhim i kapitullimit të rregjimit musolinian në verën e vitit 1943 me anë të një puçi pallati, i cili, nga ana e vet, nuk qe i aftë të mbante në këmbë politikën pushtuese të rregjimit fashist. Së fundi, vimë në problemin e dëshmorëve të luftës që duhet të jetë një problem mjaft i dhimbëshëm pasi është luajtur me gjakun e të rënëve të luftës kaq shumë sa janë barazuar vdekjet me të vërtetë heroike të guerrilasve dhe të atyre që u përleshën me armikun, me vdekjet rastësore të masave njerëzore që ju nënshtruan bombardimit të aviacionit anglez, apo hakmarrjes masakruese të partizanëve, siç qe rasti në Martanesh nga ana e Mehmet Shehut, në Buzëmadhe të Kukësit nga ana e Shefqet Peçit. Në historinë e luftës, vëll I, f. 7 jepet shifra prej 7,3 % të vrarë dhe të gjymtuar nga okupatori; e cila për një popullatë prej një milionshe jep shumën prej 73.000 të vrarë dhe të gjymtuar. Kjo bën që shifra prej 28.000 dëshmorësh të jetë e lidhur vetëm me të rënët e luftës. Në të vërtetë të dy adresimet e këtyre shifrave janë të gabuara dhe të përcaktuara arbitrarisht pa asnjë përgjegjësi. Ka qënë vetë Enver Hoxha ai që ka dhënë vlera të saktësuara në drejtim të specifikës së vdekjes. Po e citojmë të plotë këtë të dhënë. Sipas tij: "Populli ynë i vogël i dha luftës 28.000 dëshmorë ushtarakë dhe civilë, 4.000 individë qint për qint dhe 8.600 të tjerë 50%" (Kongresi i I, bot 1950, f. 109). Totalisht të gjitha këto bëjnë plotë 40.600 dhe është tepër larg shiftës prej 7,3% të dhënë nga autorët e historisë së luftës, vetëm në qoftë se popullata e Shqipërisë gjatë luftës ka qënë 383.561 shqiptarë. Nga ana tjetër shifra prej 28.000 nuk është e lidhur vetëm me të rënët e luftës (sipas Enver Hoxhës), por me të gjithë popullin shqiptar gjatë periudhës 1939-1944 dhe nuk mund të dihet sa e saktë është. Kurse për problemin e të rënëve gjatë luftimeve ushtarake problemi është tepër i qartë dhe i publikuar, por sharlatanët e historisë së luftës nuk duan t'i thonë të vërtetën popullit shqiptar duke i qëndruar besnik një mashtrimi të sajuar nga vetë ata. Sipas fjalorit enciklopedik dëshmorët e rënë gjatë luftimeve të brigadave janë: brigada I pati 370 dëshmorë shqiptarë dhe 15 italianë brigada II pati 41 dëshmorë brigada III pati 185 dëshmorë brigada IV pati 239 dëshmorë brigada V pati 350 dëshmorë

4

brigada VI pati 203 dëshmorë brigada VII pati 232 dëshmorë brigada VIII pati 140 dëshmorë brigada IX pati 6 dëshmorë brigada X pati 6 dëshmorë brigada XI nuk i dihet ose nuk pati brigada XII pati 70 dëshmorë brigada XIV pati 12 dëshmorë brigada XV pati 50 dëshmorë brigada XVI pati 55 dëshmorë brigada XVII dhe e XVIII nuk dihet ose nuk kanë pasur dëshmorë brigada XIX pati 53 dëshmorë brigada XX pati 26 dëshmorë brigada XXII pati 112 dëshmorë brigada XXIII dhe XXIV nuk duhet ose nuk kanë pasur dëshmorë brigada XXV pati 40 dëshmorë brigada XXVII nuk i dihet ose nuk ka pasur dëshmorë. Të gjithë së bashku këta dëshmorë bëjnë plot 2.190 të rënë gjatë periudhës 15 gusht 1943 deri në dhjetor 1945. Këtij numuri duhet t'i shtojmë të gjithë të rënët e çetave partizane gjatë periudhës 21.08.1041 deri në shtator 1943 si dhe heronjtë e njësiteve guerile e të qarkorëve të rretheve si Qemal Stafa, tre heronjtë e Shkodrës, tre herojtë e Kodrës së Kuqe, pesë herojtë e Vigut, Reshit Çollaku, qarkorin e rrethi të Durrësit të tradhëtuar dhe të masakruar në Mathauzen dhe që nuk figurojnë në fjalorin enciklopedik shqiptar e shumë e shumë të tjerë të cilët së bashku nuk e besojmë kurrë se e çojnë numurin e të vrarëve në përleshje me armikun në më shumë se 2.500 dëshmorë. Kjo dhe vetëm kjo është sasia reale e dëshmorëve të luftës të rënë në përleshje me armikun okupator gjatë periudhës 1939-1945 (data e fundit është e lidhur me luftën që zhvilluan Div. V dhe VI në tokat shqiptare përtej kufijve shtetërorë). Por këtu do të na lejohet të bëjmë një saktësim historik: dëshmorët e rënë nëpër qytete apo prita në fakt janë të tradhëtuar nga komunistët e rinj ku këta të fundit eleminuar komunistët e vjetër për t'i hapur rrugë formimit të

5

partisë së tyre komuniste dinamika krijuese e së cilës nuk është aspak ashtu siç është publikuar për 45 vjet. Por ne do të na lejohet të bëjmë një interpretim matematikor. Në qoftë se pranojmë se numuri i të rënëve në luftë është 28.000 dëshmorë, do të ishte e ndershme që të përcaktonim numurin e të rënëve nga ana e forcave nacionaliste dhe, sipas llogjikës elementare të matematikës, rezulton se ky numër të jetë 25.500 dëshmorë. Atëhere përpara kujt duhet të përulen dafinat e fitoreve për luftën nacional-çlirimtare? Pikërisht në këtë pikë historia duhet ta thotë fjalën e sajë pasi çfarë është thënë për 45 vjet paska qënë vetëm gënjeshtër.

Tiranë, më 03.04.1992

6

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful