UNIVERSITETI I EJL УНИВЕРЗИТЕТOT HA ЈИЕ SEE UNIVERSITY

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАВНА АДМИНИСТРАЦИЈА FACULTY OF PUBLIC ADMINISTRATION

STUDIME POSTDIPLOMIKE – CIKLI I DYTË

TEZA:

IMPAKTET E DOKTRINËS SË THELLËSISË STRATEGJIKE NË POLITIKËN E TURQISË NDAJ LINDJES SË MESME

KANDIDATI: MUHAMED ALI

MENTORI: Doc. Dr. ALI PAJAZITI

Tetovë, korrik, 2009.

1

PËRMBAJTJA ABSTRAKT.................................................................................................................. 5 SHKURTESA................................................................................................................ 8 PARATHËNIE..............................................................................................................10 HYRJE...........................................................................................................................11 I. Turqia dhe politika e saj në Lindjen e Mesme: Qasje historike 1. Turqia dhe Lindja e Mesme: Vështrim i shkurtër ......................................... 15 2. Faktorët determinantë të politikës turke ndaj Lindjes së Mesme.................. 18 3. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme: vështrim historik ....................... 22 3.1. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme në periudhën e Ataturkut (1923-1938) .............................................................................. 23 3.1.1. Parimet e politikës së jashtme turke në kohën e Ataturkut ......... 24 3.1.2. Politika e jashtme turke ndaj Lindjes së Mesme gjatë qeverisjes së Ataturkut ............................................................................................ 25 3.2. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme në periudhën e Inonut (1938-1950) ....................................................................................30 3.2.1. Etapa e marrëdhënieve të mira mes Turqisë dhe shtetet e Lindjës së Mesme........................................................................................31 3.2.2. Etapa e marrëdhënieve të ftohta mes Turqisë dhe shtetet e Lindjës së Mesme........................................................................................32 3.3. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme në periudhën e Adnan Menderesit (1950-1960) ................................................................. 34 3.3.1. Faza e formimit të Paktit të Bagdadit............................................. 35 3.3.2. Faza e krizave në Lindjen e Mesme............................................... 37 3.4. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme nga Detanta deri kah përfundimi i Luftës së Ftohtë............................................................................................... 40 3.5. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme para qeverisjes së AKP-së (nga vitet 1990 deri kah fillimi i viteve 2000) ................................................................. 45 2

II.

Doktrina e thellësisë strategjike

1. Doktrina e thellësisë strategjike: Vështrim i përgjithshëm..................................51 2. Rëndësia e doktrinës së thellësisë strategjike në marrëdhëniet ndërkombëtare...54 2.1. Balancë ndërmjet sigurisë dhe irisë.....................................................56 2.2. Zero probleme me fqinjët.................................................................... 57 2.3. Zhvillimi i marrëdhënieve me rajonet fqinje dhe më të largëta...........59 2.4. Diplomaci shumëdimensionale............................................................59 2.5. Diplomaci ritmike dhe përfaqësim më të fortë në organizatat ndërkombëtare........................................................................................................... 61 3. Struktura gjeopolitike e Turqisë sipas konceptit të thellësisë strategjike............. 62 3.1. Gjeopolitika strategjike tokësore e Turqisë......................................... 62 3.2. Gjeopolitika strategjike detare e Turqisë..............................................67 3.3. Gjeopolitika strategjike nderkontinentale e Turqisë.............................75 4. Lidhjet strategjike të Turqisë me organizatat ndërkombëtare relevante që ndihmojnë realizimin e doktrinës së thellësisë strategjike: ..................................................84 4.1. Lidhjet strategjike me organizatat ushtarake: NATO.......................... 84 4.2. Lidhjet strategjike me organizatat politike: OSBE, OKI......................86 4.3. Lidhjet strategjike me organizatat ekonomike dhe ekonomiko-politike: BEDZ, ECO (OKE), D-8, G-20.....................................................................88 III. Koncepti i doktrinës së thellësisë strategjike për Lindjen e Mesme dhe impakti i saj ne këtë rajon 1. Vështrim i shkurtër mbi periudhat më aktive të diplomacisë turke në Lindjen e Mesme dhe koncepti i doktrinës së thellësisë strategjike për këtë rajon.............93 1.1. Periudha e Ozallit................................................................................. 94 1.2. Periudha e Erbakanit............................................................................. 95 1.3. Periudha e Erdoganit (AKP-së) dhe koncepti i thellësisë strategjike për Lindjen e Mesme............................................................................................. 95 2. Marrëdhëniet e Turqisë me disa shtete arabe pas vitit 2002: ................................97 2.1. Marrëdhëniet e Turqisë me Irakun .................................................... 97

3

2.2. Marrëdhëniet e Turqisë me Sirinë..................................................... 102 2.3. Marrëdhëniet e Turqisë me Palestinën.............................................. 104 3. Marrëdhëniet e Turqisë me Iranin pas vitit 2002.................................................. 108 4. Marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin pas vitit 2002............................................... 112 Përfundim(e) .....................................................................................................................117 Bibliografia........................................................................................................................123 Shtojcë 1.............................................................................................................................128 Shtojcë 2. Foto nga veprimtaria diplomatike e Davutogllut...............................................129

4

ABSTRAKT

Epiqendër e kësaj teze të magjistraturës janë komponentë të rëndësishëm, Turqia e cila konsiderohet urë lidhëse e kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme, edhe bashkuese e Lindjes me Perëndimin, Lindja e Mesme, një nga qendrat strategjike, energjetike dhe civilizuese globale dhe doktrina e thellësisë strategjike si një koncept proaktiv dhe integrues i politikës së jashtme turke në këtë shekull. Ky punim më së pari definon termet Turqi dhe Lindja e Mesme, pastaj vazhdon me paraqitjen e faktorëve determinantë që kanë ndikuar në mënyrë të drejtësëpërdrejtë në historinë politike të relacioneve Turqi-Lindja e Mesme. Gjithashtu hulumton në mënyrë deskriptive historikun e politikës së jashtme të Turqisë në Lindjen e Mesme e njohur si çelësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, që nga formimi i saj deri në ditet e sotme. Nga ana tjetër analizon doktrinën e mbiquajtur “thellësia strategjike”, që solli frymë të re në marrëdhëniet e Turqisë me botën e jashtme, sidomos me Lindjen e Mesme. Në të njejtën kohë gjatë analizimit të doktrinës së thellësisë strategjike paraqesim strukturën gjeopolitike të Turqisë dhe vazhdojmë me analizimin e metodave të diplomacisë dhe lidhjet strategjike të Turqisë në bazë të kësaj doktrine, që duhet përdorur në rrugën e implementimit të saj. Një ndër elementet e këtij punimi është edhe analizimi i konceptit të kësaj doktrine për Lindjen e Mesme duke vazhduar me paraqitjen e politikës së jashtme aktuale të Turqisë ndaj ketij rajoni që – si pasojë e zbatimit të kësaj doktrine- pësoi ndryshime kruciale. Më në fund koncentrohemi në marrëdhëniet e Turqisë me disa shtete arabe (si Iraku, Siria dhe Palestina), me Iranin dhe me Izraelin. Gjatë analizimit të marrëdhënieve të Turqisë me disa shtete të Lindjes së Mesme i rrekemi më tepër analizimit të relacioneve politike dhe ekonomike ku nxjerrim në shesh refleksionet e kësaj doktrine në këto marrëdhënie. Për në fund mund të themi se nëpërmes këtij punimi hulumtues del në pah shkalla e (pa)zbatueshmërisë dhe suksesit të kësaj strategjie dhe doktrine në marrëdhëniet ndërkombëtare-diplomatike të Turqisë erdoganiane.

5

АБСТРАКТ

Епицентар на оваа магистерска теза се значајни компоненти, Турција која се смета за мост на поврзување на културите и различните цивилизации, и поврзувачка на Истокот и Западот, Средниот Исток, една од глобалните стратешки, енергетски цивилизирачки центри, и доктрината на стратешката длабочина како еден проактивен и интегративен концепт на турската надворешна политика во овој век. Овој труд на почеток ги дефинира термините Турција и Среден Исток, потоа продолжува со преставувањето на детерминантните фактори кои имаат влијание на директен начин во историската политика на релациите Турција-Среден Исток. Исто така ја истражува на дескриптивен начин историјата на надворешната политика на Турција во Средниот Исток позната како клуч на меѓународните односи, од нејзиното формирање до денешните денови. Од друга страна ја анализира надименуваната доктрина “стратешка длабочина“, која донесе нов здив во односите на Турција со надворечниот свет, особено со Средниот Исток. Во исто време во текот на анализирањето на доктрината на стратешката длабочина ја претставуваме геополитичката структура на Турција и продолжуваме со анализирање на дипломатските методи и стратешките поврзувања на Турција врз база на оваа доктрина, кои треба да се употребуваат во патот на нејзиното имнплементирање. Еден од елементите на овај труд е и анализирањето на концептот на оваа доктрина за Средниот Исток продолжувајќи со преставувањето на актуелна надворешната политиката на Турција спрема овој регион во кој – како последица на имплементацијата на оваа доктрина – се случија круциални измени. На крај се концентрираме на односите на Турција со некои арапски држави (како Ирак, Сириа и Палестина), со Иран и со Израел. Во текот на анализирањето на односите на Турција со некои држави на Средениот Исток се концентрираме повеќе на анализирањето на политичките и економските релации каде ги видиме рефлексиите на оваа доктрина во овие односи. За на крај можеме да кажеме дека преку овај истражувачки труд излегува на виделина скалата на (не)имплементираното и успехот на оваа стратегија и доктрина во меѓународните-дипломатски односи на ердоганианската Турција. 6

ABSTRACT

Epicentre of this MA thesis are important components, Turkey which is considered the bridge connecting different cultures and civilizations, and shackles the East with the West, the Middle East, one of the radiant and strategic centers of energy and global civilized and the doctrine of strategic depth as a proactive and integrative concept of Turkish foreign policy in this century. This paper first defines the terms Turkey and the Middle East, then continues with the introduction of determinate factors that have influenced the direct way in the history of political relations Turkey-Middle East. Also examines the descriptive history of Turkish foreign policy in the Middle East known as the key to international relations, since its formation until today. On the other hand, analyzes the doctrine called "strategic depth", which brought new spirit of the Turkey's relations with the outside world, especially the Middle East. At the same time during the analysis of the doctrine of strategic depth present geopolitical structure of Turkey and proceed with the analysis of the methods of diplomacy and strategic ties to Turkey on the basis of this doctrine, that should be used in the way of its implementation. One of the elements of this thesis is analyzing the concept of this doctrine for the Middle East by continuing with the current foreign policy of Turkey towards this region, which - as a result of implementation of this doctrine- sustained crucial changes. In the end we are concentrated in Turkey's relations with some Arab states (such as Iraq, Syria and Palestine), with Iran and with Israel. During analysis of Turkey's relations with some countries of the Middle East I endeavor in more analysis of the political and economic relations which draw in light reflections of this doctrine in these relations. Finally we can say that through this research show up the ladder of (no) viability and success of this strategy and doctrine in international-diplomatic relations of Erdogans’ Turkey.

7

SHKURTESAT: AKP – Adalet ve Kalkınm a Partisi - Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit APEC- Asian Pasific Economic Community- Bashkimi (Komuniteti) Ekonomik AziatikoPasifik BEDZ – Bashkimi Ekonomik i Detit të Zi BS - Bashkimi Sovjetik CENTO – Central Treaty Organization – Organizata e Traktatit Qendror CIA – Central Intelligence Agency - Agjencioni i Intelegjencisë Qendrore DYP – Doğru Yol Partisi - Partia e Rrugës së Drejtë D-8 - Development Eight – Tetë shtetet në Zhvillim ECO – Economic Cooperation Organization - Organizata e Kooperimit Ekonomik Et.al.- lat. Et Alia – Dhe të tjerët GAP - Güneydoğu Anadolu Projesi - Projekti i Anadollisë Juglindore GDP – Gross Domestic Product – Bruto Prodhimi Vendor G–8 – Group eight- Grupi tetë G-20 – Group of twenty- Grupi i njëzetëve IAEA – International Atomic Energy Agency - Agjencioni Ndërkombëtar i Energjisë Atomike KS - Këshilli i Sigurimit LAK - Lidhja e Atdhedashësve të Kurdistanit NAFTA- North American Free Trade Agreement- Marrëveshja e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë. NATO – North Athlantic Treaty Organization - Organizata e Atlantikut të Veriut OECD – Organization for Economic Cooperation and Development-Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim OKB – Organizata e Kombeve të Bashkuara OKI - Organizata e Konferencës Islamike OÇP - Organizata Çlirimtare e Palestinës ODTÜ – Ortadoğu Teknik Üniversitesi - Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme Op.cit.- lat. Opere Citato- Në punimin e cituar OSBE – Organizata e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian PDK - Partia Demokratike e Kurdistanit PKK – Kurdish Worker’s Party - Partia Punëtore e Kurdistanit 8

RP – Refah Partisi - Partia e Mirëqenies SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës TOBB – Türkiye Odalar ve Borsalar Birliği - Bashkimi i Odave Ekonomike dhe Bursave të Turqisë TÜSİAD – Türkiye Sanayiciler ve İşadamları Derneği - Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve Turq UE- Unioni Evropian UNIFIL – United Nations Interim Force in Lebanon- Forcat e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban.

9

PARATHËNIE Politika e jashtme e Turqisë - si shtet dhe shoqëri e ndërtuar mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane, që ka udhëhequr me rajonin e Lindjes së Mesme plot katër shekuj, rajon ky strategjik, politik dhe ekonomik - gjatë shekullit XX me disa përjashtime, nuk karakterizohet me ndonjë efikasitet, aktivitet apo interesim të dukshëm që do të kthente ndikimin dhe peshën e saj të kohës perandorake. Ardhja e AK Partisë në pushtet më 2002 dhe caktimi i ekspertit të mirënjohur të marrëdhënieve ndërkombëtare Prof.Dr. Ahmet Davutogllu për kryekëshilltar të kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan për politikë të jashtme rezultoi me implementimin e doktrinës së thellësisë strategjike e cila ka impakte shumë të rëndësishme në politikën e jashtme turke, si në rrjedhat politike globale, ashtu edhe në rajonin e Lindjes së Mesme. Punimi përbëhet nga hyrja dhe tre kapituj. Në hyrje shpalosim lëndën e hulumtimit, qëllimet e hulumtimit dhe metodologjinë e përdorur në mbindërtimin e kësaj teze. Në këtë pjesë hyrëse i sqarojmë hipotezat dhe rëndësinë e këtij punimi shkencor. Kapitulli i parë definon termat Turqi dhe Lindja e Mesme, pastaj analizon elementet e politikës së jashtme turke në Lindjen e Mesme dhe më në fund jep një retrospektivë rreth historisë së politikës së jashtme turke në këtë rajon që nga formimi i shtetit turk (1923) deri më 2002. Kapitulli i dytë vatërzohet në analizimin e doktrinës së thellësisë strategjike, pasqyron strukturën gjeopolitike të Turqisë dhe lidhjet e saj strategjike me institucione ndërkombëtare relevante në bazë të kësaj doktrine që mundësojnë realizimin e saj. Kapitulli i tretë trajton konceptin e doktrinës së thellësisë strategjike për Lindjen e Mesme dhe impaktet e saj në marrëdhëniet e shtetit turk me disa shtete arabe pas vitit 2002, ku veçojmë marrëdhëniet e tij me Irakun, Sirinë, me pushtetin palestinez, me Iranin dhe Izraelin. Muhamed Ali, Shkup, 2009.

10

HYRJE: 1. LËNDA E HULUMTIMIT Lëndë dhe epiqendër e këtij punimi hulumtues janë fenomene të rëndësishme, Turqia e cila konsiderohet urë lidhëse e kulturave dhe qytetërimeve, edhe bashkuese e Lindjes me Perëndimin, Lindja e Mesme, një nga vatrat e vëmendjes botërore dhe doktrina e thellësisë strategjike si një koncept kreativ dhe dinamik i politikës turke të mileniumit të tretë. Ky punim do të hulumtojë në mënyrë deskriptive historikun e politikës së jashtme të Turqisë që nga formimi i saj deri në ditët e sotme në Lindjen e Mesme e njohur si çelësi i marrëdhënieve ndërkombëtare. Pastaj, do të analizojë doktrinën origjinale të mbiquajtur “thellësia strategjike”, që është një kthesë dhe që solli frymë të re në marrëdhëniet e Turqisë me botën e jashtme, sidomos me Lindjen e Mesme. Në të njejtën kohë gjatë analizimit të doktrinës së thellësisë strategjike do të paraqesim strukturën gjeopolitike të Turqisë, duke vazhduar me analizimin e mjeteve/instrumentave të politikës së jashtme dhe lidhjet strategjike të Turqisë që sipas doktrinës së thellësisë strategjike duhet përdorur në rrugën e zbatimit të saj. Ky punim analizon edhe konceptin e kësaj doktrine për Lindjen e Mesme duke vazhduar me paraqitjen e politikës së jashtme aktuale të Turqisë ndaj ketij rajoni, politikë kjo që pësoi ndryshime kruciale, si pasojë e zbatimit të kësaj doktrine në politikën e jashtme të këtij shteti. Në këtë kontekst, më tepër do të koncentrohemi në marrëdhëniet e Turqisë me disa shtete Arabe (si Iraku, Siria dhe Palestina), me Iranin dhe me Izraelin. Në përfundim të kësaj teze do të kemi qasje analitike për refleksionet e doktrinës së thellësisë strategjike ndaj Lindjes së Mesme. Mund të themi se përmes këtij punimi hulumtues do të del në pah shkalla e (pa)zbatueshmërisë dhe suksesit të kësaj strategjie dhe doktrine në marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Turqisë. 2. QËLLIMET E HULUMTIMIT Padyshim se punimi shkencor për të qenë i dobishëm dhe i frytshëm duhet të ketë qëllim/e të caktuara me çka do të kontribojë në të mirën e shoqërive, shteteve apo njerëzve në përgjithësi. Nisur nga ky fakt edhe punimi ynë shkencor ka qëllimet nga të cilat do të veçonim: 1. Të japë një retrospektivë të politikës së jashtme të Turqisë me theks të veçantë ndaj Lindjes së Mesme që nga fillimi i shekullit të XX deri në ditët e sotme, të pasqyrojë e të na 11

njoftojë me doktrinën e thellësisë strategjike që solli ndryshime dhe kthesa të mëdha në politikën e Turqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare e sidomos në Lindjen e Mesme. 2. Të analizojë impaktet e kësaj doktrine në marrëdhëniet e jashtme të Turqisë me Lindjen e Mesme duke filluar nga disa nga shtete arabe, duke vazhduar me Iranin dhe duke përfunduar me Izraelin. 3. HIPOTEZAT Hipoteza kryesore: 1. Doktrina e thellësisë strategjike si projekt dhe vizion i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Turqisë paraqet pikë kthesë në shëndrrimin e këtij vendi në aktor global në përgjithësi, e në Lindjen e Mesme në veçanti. Hipotezat e veçanta: 2. Historia perandorake e Turqisë është një faktor nxitës e një grand strategjie të këtij vendi. 3. Konfliktet e brendshme dhe rreziqet nga jashtë, gjithashtu ndikojnë që ky vend të zhvillojë politikë aktive ndaj fqinjëve. 4. Pozita gjeostrategjike si urë lidhëse e kontinenteve dhe qytetërimeve, ndikon në të qenët e Turqisë aktor në marrëdhëniet ndërkombëtare në shekullin XXI. 4. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT Vetë natyra e këtij punimi hulumtues kërkon përdorimin e zbatimin e metodave të ndryshme hulumtuese, ngase kemi të bëjmë me një problem kompleks, ku analizohen politikat e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme gjatë periudhave të ndryshme kohore që nga themelimi i këtij shteti gjer në ditët e sotme. Gjithashtu kemi të bëjmë edhe me kthesën e madhe që është duke u zhvilluar dhe përjetuar në këtë politikë të jashtme gjatë viteve të fundit si pasojë e implementimit të doktrinës sui generis së thellësisë strategjike. Ky punim trajton edhe zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ekonomike të Turqisë me disa shtete të këtij rajoni. Të gjitha këto komponentë të rëndësishëm të këtij punimi determinojnë përdorimin e disa metodave të ndryshme hulumtuese. Nga metodat hulumtuese që kemi përdorur në përgatitjen e kësaj teze mund t’i veçojmë: 1. Metoda deskriptive-historike, që çdo dukuri të jetës shoqërore e shqyrton në 12

kontinuitetin e saj, duke i lidhur ato mes vete, “metodë kjo që zbulon kahjen në të cilën zhvillohet shoqëria njerëzore” (A. Comte),1 përmes të cilës japim një përshkrim narrativohistorik të vijës në të cilën është zhvilluar politika e jashtme turke. 2. Metoda analitike, si proces i pjesëtimit të një subjekti ose substance të ndërlikuar në pjesë më të vogla, me qëllim të kuptimit më të mirë të saj, përmes të cilës do të analizojmë thuktaz doktrinën e thellësisë strategjike në mënyrë shkencore duke i pasqyruar impaktet e saj. 3. Metoda statistikore, përmes së cilës japim tabela statistikore që pasqyrojnë trendet pozitive në marrëdhëniet ekonomike të Turqisë me disa shtete të Lindjes së Mesme në periudhën e fundit. 4. Intervista, ndërveprim shoqëror rezultat i të cilit është kalimi i informatave nga i intervistuari te intervistuesi, vegël kjo tjetër e hulumtimit, përmes të cilës në mënyrë të drejtpëdrejtë kemi derivuar informacione nga ideologu i kësaj doktrine, Davutogllu, i cili ka shpalosur mendimet e tij rreth zhvillimit e aplikimit të kësaj doktrine in actum. 5. RËNDËSIA E PUNIMIT Ky punim hulumtues që ka të bëjë me historikun e politikës së Turqisë në Lindjen e Mesme që nga koha e formuesit të Turqisë moderne Ataturkut, deri në ditët e sotme dhe analizon doktrinën e thellësise strategjike të ekspertit të njohur botëror për marrëdhënie ndërkombëtare Ahmet Davutogllu, njëkohësisht kryekëshilltar për politikë të jashtme të kryeministrit aktual të Republikës se Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan (tanimë ministër i punëve të jashtme në qeverinë erdoganiane). Kjo doktrinë luan rol shume me peshë në politikën e Turqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi, dhe në Lindjen e Mesme në veçanti dhe është me rëndësi për disiplinën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacinë, si dhe për rrjedhat praktike-aktuale në rajon e më gjerë, madje edhe në hapësirën ballkanike dhe konkretisht në atë shqiptare. Intelektuali i dalluar Ahmet Davutogllu përveç tjerash është edhe strategjist dhe analist që me analizat dhe strategjitë e tij shumëherë diti që ti mahnit, të sfidojë dhe të përballet në vijën akademike edhe me titanët më të mëdhenj te politikëbërjes globale, mendimtarët më me famë botërore të shekullit XX, F. Fukujama dhe Samuel Huntington.2 Si
1

Dida, Ali, Fillet e sociologjisë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997, f. 61. Shih: Garraghan J. Gilbert, Guide to Historical Method, Fordham University Press. Place of Publication: New York. 1946. 2 Pajaziti, Ali, "Dialogu ndërqytetërimor përkundër përplasjes së qytetërimeve", ekspoze në tribunën e Davutogllut mbajtur në UEJL, 22 mars 2007.

13

ilustrim mund të na shërbejë artikulli i tij i famshëm (The end of the end of history).3 Nga ana tjetër ky punim hulumton impaktet e kësaj doktrine të rëndësishme në marrëdhëniet e Turqisë me disa shtete arabe (si Iraku, Siria, Palestina) Izraelin dhe Iranin gjatë viteve të fundit (2002-2009). Gjithashtu, duhet theksuar se rëndësia e këtij punimi qëndron në atë se bosht i këtij hulumtimi është rajoni i Lindjes së Mesme, rajon i cili ka qenë, është dhe sipas të gjitha gjasave, për shkak të pozitës gjeostrategjike dhe resurseve natyrore-energjetike, gjithnjë do të jetë në qendrën e vëmendjes botërore, poashtu edhe Turqia shtet pasardhës i Perandorisë Osmane e cila ka udhëhequr me Lindjen e Mesme plot katër shekuj, duke ruajtur stabilitetin dhe harmoninë mes popujve dhe grupimeve të ndryshme etnike-religjioze të këtyre trojeve problematike të kohës së modernitetit, në veçanti pas gjysmës së dytë të shekullit XX. Ky punim sjellë informata të rëndësishme rreth politikës së jashtme të Turqisë në Lindjen e Mesme, shtet ky me rëndësi tejet të madhe në arenën ndërkombëtare, para se gjithash për shkak të pozicionit gjeostrategjik, vend ku lidhen detërat, ku bashkohen kontinentet e ku gërshetohen interesat e shume faktorëve të jashtëm. Ndihmesë shkencore e këtij punimi është edhe fakti se paraqet një hulumtim që s’është trajtuar në rajonin tonë në përgjithësi, e në botën shkencore shqiptare në veçanti. Duhet cekur se është në interes të shteteve të rajonit, si pretendente për anëtarësim të plotë në strukturat euro-atlantike që të njohin marrëdhëniet ndërkombëtare të Turqisë dhe Lindjes së Mesme, ngase këto rajone paraqesin një prej çelësave të rëndësishëm të stabilitetit politik, ekonomik, social të botës së mileniumit të tretë, të cilën disa e kanë paraparë të jetë arenë e përplasjes së qytetërimeve (si Huntington i cili njihet edhe si politikolog që “prodhon” teori të konfliktit)4, të cilën doktrina e thellësisë strategjike mundohet ta evitojë përmes zgjidhjes së krizave, përmes dialogut dhe bashkëpunimit, koncepte këto konstruktive në një epokë të kaosit ose çrregullimit botëror të ri (new global disorder).

KAPITULLI I PARË I. TURQIA DHE POLITIKA E SAJ NË LINDJEN E MESME: QASJE HISTORIKE
Lidhur me mendimet e Fukujamës rreth “fundit të historisë” shih Fukujama, Francis, Fundi i historisë dhe njeriu i fundit, përkth.Gëzim Selaci dhe Ardian Gola, Zenith, Prishtinë, 2006. 3 Më gjerësisht për pikëpamjet e Davutogllut rreth këtyre dy mendimtarëve shih Davutogllu, Ahmet, Vetëpërceptimet e Qytetërimeve, Logos-A, Shkup, 2003; Davutogllu, Ahmet, Kriza Globale, Logos-A, 2005 dhe në veçanti Davutogllu, Ahmet, Alternative paradigms, University Press of America, Lanham, 1994. 4 Davutogllu, “Vetëpërceptimet e Qytetërimeve”, f. 15.

14

1. Turqia dhe Lindja e Mesme: Vështrim i shkurtër Meqë tema e hulumtimit ka të bëjë me politikën e jashtme të Turqisë moderne në rajonin e Lindjes së Mesme, fillimisht do të ishte e udhës t’i definojmë termat Turqi dhe Lindja e Mesme, duke dhënë një tablo konkrete të këtij vendi euroaziatik, duke përfshirë dimensione të shumta të këtij entiteti politik. Turqia moderne e formuar më 1923 nga M.K. Ataturku është trashëgimtare e Perandorisë Osmane (e cila u shpërbë në fund të Luftës së Parë Botërore) dhe strukturave pararendëse (si shteti selçuk), pra ka një traditë të bujshme shtetformuese. Me traktatin e Sevrës në kuadër të konferencës së Paqes të Versajës (1918), u morr vendimi që disa pjesë të bregut lindor të Egjeut (rreth Izmirit) t’i kalojnë Greqisë, rajoni i Anadolit të ndahej e të formohej shteti armenian në Detin e Zi. Këto vendime shkaktuan rezistencë të madhe kombëtare te populli turk në krye me Ataturkun me çka u shpartallua ushtria greke në Izmir dhe u sulmua Armenia. Këto zhvillime rezultuan me nënshkrimin e traktatit të ri të Lozanës (1923) që njohu kufijtë e sotëm të shtetit të posalindur.5 Përndryshe ky shtet dallohet nga Perandoria Osmane me sistemin e tij laik, sekular të udhëheqjes dhe moton e tij të njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare “Paqe në vend, paqe në botë” e frymëzuar nga ideja e reformatorit Ataturk. Në shtator të vitit 1922, me ngadhënjimin e Turqisë në luftën çlirimtare-kombëtare, Ataturku filloi një kampanjë të dendur të reformave që sjellin ndryshime të mëdha në shoqërinë turke. Sulltanati hiqet më 1922, pas të cilit pason abrogimi edhe i halifatit në mars të vitit 1924, dhe në tetor të 1923 Turqia shpallet Republikë, kurse më 1926 pasojnë reformat në kodin civil, penal dhe tregtar me çka fillon një periudhë e re për popullin turk.6 Duhet cekur se reformat e Ataturkut ishin kulmim i lëvizjeve reformiste që patën filluar në Perandorinë Osmane që nga shekulli XIX.7 Shteti turk në aspektin gjeografik dhe gjeostrategjik bën pjesë në tri rajone me rëndësi vitale në arenën ndërkombëtare: Lindja e Mesme, Kaukazi dhe Ballkani. Nga ana perëndimore bën pjesë në rajonin e Ballkanit, ku kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë (pjesë kjo e mbiquajtur Rumeli) me anë të së cilës konsiderohet pjesë e kontinentit evropian. Nga ana tjetër, në veri-lindjen e saj kufizohet me Armeninë, Gjeorgjinë me çka bën pjesë në
5

Enciklopedia e përgjithshme e Oksfordit, përk. Abdurrahim Myftiu, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 2006, f. 1277. 6 Karaosmanoğlu, L. Ali et.al.(ed.), Middle East, Turkey and the Atlantic Alliance, Foreign Policy Institute, Ankara, 1987, f. 11,12. 7 Fuller, E. Graham, Yeni Türkiye Cumhuriyeti, Timaş Yayınları, İstanbul, 2008, f. 62.

15

rajonin e Kaukazit. Lindja dhe juglindja e Turqisë kufizohen me Irakun dhe Iranin. Gjitha këto tri shtete përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të rajonit të Lindjes së Mesme. Nga kjo konstatojmë se Turqia del si shtet që ka lidhje organike me tre kontinente: Evropën, Azinë dhe përmes vijës së Egjiptit dhe Mesdheut lindor, me Afrikën. 8 Sipërfaqja tokësore e këtij shteti është 780.576 km2, prej të cilave 3%-shi është pjesë e kontinentit evropian (23.485km2), ndërsa përqindja tjetër e kësaj sipërfaqjeje ndodhët në kontinentin aziatik. Gjatësia e kufijve tokësore të shtetit turk është 2753 km, kurse kufijtë detarë janë dikund rreth 5000km.9 Termi Lindje e Mesme më së pari e hasim në artikullin “The Persian Gulf and International Relations” i botuar më 1902, të Alfred Thayer Mahan-it (i njohur ndryshe si babai i politikës detare amerikane) në revistën National Review. Ai në këtë artikull shprehjen Lindja e Mesme (Middle East) e përdor për rajonin që gjendet mes Gadishullit Arabik dhe Indisë. Më 1909, ky term fillon të përdorët edhe në Evropë, Angus Hamilton-i në Londër boton librin Problems of the Middle East. Pas luftës së Parë Botërore ky emërtim zë vend të rëndësishëm edhe në librat, raportet dhe dokumentet zyrtare, kështu që Anglia në kuadër të Ministrisë së saj për Kolonitë formon departamentin për Lindjen e Mesme i emërtuar si “Middle Eastern Department”10. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, anglezët komandën e tyre ushtarake të Egjiptit e mbiquajnë “Komanda e Lindjes së Mesme”. Duhet cekur se këtë rajon më herët evropianët e emërtonin edhe si Lindje e Afërt (Near-East), ngase gjendeshte mes Evropës dhe Lindjes së Largët..11 Por, gjithnjë mbeti dilema se ku shtrihet Lindja e Afërt (apo Lindja e Mesme), cilat shtete dhe rajone bëjnë pjesë në të dhe cilat janë kufijtë e saj.12 Më 1890 në tekstet e shkruara nëpër gazetat angleze Lindja e Afërt (më vonë e emërtuar si Lindja e Mesme) fillonte që nga Bosnja, 13 kurse më vonë ky toponim u shndërrua, gjë që tregon se këto emërtime nuk janë statike. Tanimë në kuptimin më të gjerë Lindjen e Mesme e përbëjnë shtetet të cilat gjinden ndërmjet Marokos në Perëndim dhe Afganistanit dhe Pakistanit në Lindje dhe shtetet që pozicionohen mes Turqisë në Veri dhe Etiopisë në Jug. Disa hulumtues të tjerë ndonjëherë këtu shtojnë edhe Indinë, herën tjetër Ballkanin dhe Kaukazin.14 Ndonëse rajoni i Lindjes së Mesme nga aspekti gjeografik ka domethënie paksa më të gjërë dhe shumëkuptimëshe, nga aspekti i rëndësisë
8 9

Rreth dhënave gjeografike mbi Turqinë shih İzbirak, Reşat, Türkiye (vëll.1), M.E.B. Yayınları, İstanbul, 2001. İzbirak, Reşat, Op.cit., f. 21.22. 10 Şimşek, Erdal, Türkiyenin Ortadoğu Politikası, Kum Saati Yayınları, İstanbul, 2005, f. 10, 11. 11 Oran, Baskın (ed.), Türk Dış Politikasi, İletişim Yayınları, İstanbul, 2002, f.194. 12 Kürkçüoğlu, E. Ömer, Türkiyenin arap Ortadoğusuna karşı politikası, A. Ü. SBF. Yayınları, Ankara, 1972, fq.1. 13 Davutogllu, Ahmet, Kriza globale, Logos-A, Shkup, 2005, f. 144. 14 Oran, Op.cit, f. 194.

16

politike kuptimi i këtij termi është më i ngushtë. Rajoni i cili përbën Lindjen e Mesme për nga rëndësia e faktorëve politikë është ai rajon që rrethohet me Egjiptin në Perëndim, me Iranin dhe Pakistanin në Lindje, me Turqinë në Veri dhe me Arabinë Saudite në Jug.15 Shtetet të cilat nga kuptimi i rëndësisë së faktorëve politikë bëjnë pjesë në këtë rajon janë: Egjipti, Turqia, Irani, Afganistani, Pakistani, Iraku, Jordania, Libani, Siria, Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti, Omani dhe Jemeni.16 Lindja e Mesme dallohet me diversitetin e saj në baza etnike, kulturore dhe fetare. Në spektrin etnik arabët përbëjnë shumicën dërmuese të këtij rajoni, ndërsa pas tyre vijnë turqit, iranianët, pakistanezët, kurdët, hebrenjtë, afganët, armenët, asuritë, beluxhitë dhe koptët. Marrë nga aspekti fetar në këtë rajon të rëndësishëm jetojnë muslimanë që përbëjnë shumicën absolute, por edhe hebrenjtë dhe të krishterët janë pjesë vitale e këtij rajoni relevant. S’duhet harruar edhe pjesëtarët e fraksioneve si harixhinjtë, nusajritë dhe durzitë që konsiderohen banorë të lashtë të këtyre vendeve.17 Nga ana tjetër, shtetet e Lindjes së Mesme mund ti ndajmë edhe në muslimane dhe b) jomuslimane (Izraeli). Tërësia e muslimanëve të Lindjes së Mesme përbëhet nga a) arabët dhe b) joarabët (Turqia, Irani, Afganistani dhe Pakistani) Ky rajon deri në shek. XIX ka qenë mjaft stabil, pa lëkundje serioze, pra me kohezion të fortë intern. Pas shekullit XIX, me rritjen e interesimit të fuqive të mëdha ndaj kësaj hapësire gjeografike, si pasojë e gjetjes së dendur të naftës të cilin vendet e industrializuara kishin filluar ta përdornin me të madhe dhe nga ana tjetër me përhapjën e rrymave të ndryshme nacionaliste, rajoni i Lindjes së Mesme u bë skenë e turbullirave, ngatëresave dhe problemeve të ndryshme politike, sociale që lanë gjurma të pashlyeshme në memorien e këtyre popujve, lëkundje këto që zgjasin sot e kësaj dite.18 Duhet potencuar se rryma nacionaliste turke nga njëra anë dhe rrymat nacionaliste arabe nga ana tjetër luajtën rol të madh në tëhuajësimin e shteteve ndaj njëri-tjetrit. Turqia moderne zgjodhi sistemin laik të qeverisjes, që nga shumica e shteteve arabe nuk u shikua me sy të mirë. Ndërkohë, vendet arabe u bënë lojalë ndaj shteteve të mëdha duke i zhvilluar marrëdhëniet dhe politikat strategjike në bazë të direktiva të superfuqive të kohës. Megjithatë, popujt e këtij rajoni ruajtën lidhjet miqësore tradicionale ndërmjet tyre. Në këto rrethana të vështira ruajtja e

15 16

Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 2. Oran, Op.cit, f. 195. 17 Oran, Op.cit., f.196. 18 Oran, Op.cit. Shembuj tipikë të trazirave të Lindjes së Mesme janë Iraku, konflikti i fundit izraelito-palestinez në kalimin mes dy viteve 2008-2009, konflikti intern mes ushtrisë turke dhe PKK-së etj.

17

këtyre marrëdhënieve mes popujve nuk ishte aq e lehtë, faktorë të ndryshëm ndikuan në zhvillimin dhe mbrojtjën e relacioneve ndër të cilat mund të veçojmë: - faktorin gjeografik: këta popuj me shekuj të tërë jetojnë pranë njëri-tjetrit. S’duhet harruar se këta popuj me përjashtim të Iranit, Pakistanit dhe Afganistanit disa shekuj kanë jetuar nën flatrat e shtetit osman. - faktorin kulturor: këta popuj i takojnë një feje, një besimi, kultura e tyre ka elemente përafërsisht të njëjta. - faktorin historik: këta popuj kanë lidhshmëri të fortë historike, së bashku kanë formuar shtete, figurat e tyre historike, heronjtë e tyre kanë luftuar krah për krahu kundër armiqve të përbashkët. 2. Faktorët determinantë të politikës turke ndaj Lindjes së Mesme Rajoni i Lindjes së Mesme si gjatë historisë ashtu edhe në kohën tonë po tërheq vëmendjen e fuqive dhe aktorëve globalë të skenës ndërkombëtare. Lufta e Gjirit e vitit 1991 për çlirimin e Kuvajtit nga forcat irakiane, Lufta e Gjirit e vitit 2003 për largimin e Saddam Huseinit nga pushteti dhe shumë kriza të tjera të këtij rajoni – në të cilat në të shumtën e rasteve janë involvuar fuqitë globale – lidhen me mbrojtjen e interesave strategjike të akëcilës palë. Duhet theksuar se Perandoria Osmane si paraardhëse e shtetit të ri turk, në fillim të shekullit XVI ka ndier nevojë për zhvillimin e një strategjie të përpunuar mirë ndaj këtij rajoni, para së gjithash për arsye fetare por edhe për arsye strategjike. Strategjia e politikës së jashtme të Perandorisë Osmane në këtë rajon ka qenë implementimi i një diplomacie multidimensionale, që ka dalë mjaft e suksesshme dhe ka përfunduar me sundimin e plotë të këtyre shteteve me çka është bërë përfaqësuesi legal i kalifatit dhe ka kontrolluar pikat më strategjike të asaj kohe. Me formimin e shtetit të ri turk më 1923, kjo politikë nga shumëdimensionaliteti ka kaluar në politikë të njëdimensionalitetit. Kështu, politika e jashtme turke gjatë historisë së saj moderne, pos periudhave të caktuara ku është vepruar ndryshe, përqendrohet në dy pika kryesore: • • Siguria dhe mbrojtja pavarësisë së popullit turk kundrejt ekspansionit ideologjik dhe rajonal rus, dhe Mbrojtja e regjimit shekullar, laik dhe kombëtar të këtij shteti.19 Këto elemente kanë luajtur rol kyç në mbindërtimin e strategjive, politikave të jashtme të politikëbërësve turq gjatë historisë së politikës moderne turke. Pjesë e traditës së
19

Karpat, H. Kemal, Türkiye ve Orta Asya, İmge yayınları, Ankara, 2003, f. 227

18

diplomacisë dhe politikës së jashtme turke është bërë edhe zhvillimi i politikave dhe strategjive, që do të luajnë rolin e mburojës ndaj ekspansionit ideologjik dhe hapësinor rus dhe të mbrojtjes së shekullarizmit të regjimit shtetëror. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe me kalimin nga bipolarizmi në njëpolarizëm (unipolaritet), frika nga ekspansioni ideologjik dhe rajonal rus u bë pjesë e faqeve historike, por, prapëseprapë ruajtja dhe mbrojtja e regjimit shekullar, laik të Turqisë gjithnjë mbeti përbërës i rëndësishëm i politikës së brendshme dhe të jashtme të këtij shteti. Në krijimin e politikës turke moderne postotomane ndaj Lindjes së Mesme, kanë luajtur rol faktorë të shumtë, ndër të cilët do të kishim përmendur: • Historia e përbashkët si faktor përafrues

S’do mend se sikur që nuk mund të flasim për histori turke pa faktorin e Lindjes së Mesme, ashtu nuk mund të paramendohet një histori e Lindjes së Mesme dhe popujve, shteteve të saj pa faktorin turko-osman. Vendet e rajonit të Lindjes së Mesme që nga shekulli XVI, deri kah përfundimi i Luftës së Parë Botërore ishin pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane dhe kanë marrë pjesë aktive në zhvillimin e këtij shteti. Arabët gjatë sundimit osman nuk e ndienin veten të kolonizuar, sepse respektimi i hilafetit dhe mbrojtja e tij ishte pjesë përbërëse e besimit të tyre islam të bazuar në premisat uranore-sunnetike që i obligonte për “vëllazëri e i ndalonte nga përçarja”. Përveç kësaj, gjatë sundimit osman kompetenca dhe poste të shumta dhe strategjike me peshë të aparaturës shtetërore u ishin dhënë edhe arabëve sikurse kishte ndodhur në perëndim të kësaj Perandorie me shqiptarët20 dhe me boshnjakët, gjë që kishte ndikuar me të madhe që këta popuj të jenë sa më lojalë ndaj shtetit dhe ta ndienin veten mirë dhe të qetë nën ombrellën e kësaj perandorie. Duhet potencuar edhe respektin e halifëve dhe sulltanëve turq ndaj arabëve ngase Profeti islam është me gjenezë arabe; këtë më së miri e dëshmon rëndësia që i kishin kushtuar osmanët vendeve të shenjta, si Meka, Medina dhe Jerusalemi, toponime sakrale të rajonit të Lindjes së Mesme. Abdulhamidi i Dytë ishte ndër sulltanët e fundit që i kushtoi vëmendje të veçantë ruajtjes së relacionit vëllazëror turko-arab, por me largimin e tij nga posti më 1908, dhe marrjen e pozicioneve kyçe të pushtetit nga ana e nacionalistëve turq dhe me nxitjen e nacionalizmit arab nga ana e anglezëve dhe francezëve, këto raporte u dobësuan shumë. Për pasojë, ndodhi shkëputja e arabëve nga Perandoria Osmane dhe copëtimi dhe kolonizimi i tyre nga ana e anglezëve dhe francezëve. Është interesant fakti se idetë nacionaliste arabe, që
20

Rreth kësaj çështjeje shih www.arnavut.com/5.prill.2009.

19

u iniciuan nga fuqitë e huaja dhe që përmes marrëveshjes së Sykes-Picot më 1916 dhe Konferencës në San Remo e copëtuan dhe kolonizuan këtë rajon mes tyre, në vitet e ardhshme do të luajnë rol të veçantë në luftën kundër kolonizuesve anglezë dhe francezë. Kur flasim për raportet turko-arabe duhet theksuar se reformat e Ataturkut si lider i parë i shtetit të ri turk, për shkaqe fetare, shkaktuan pakënaqësi madje edhe urrejtje te arabët ndaj lidershipit turk, ngase këto reforma deri në atë kohë as që mundeshin të imagjinoheshin e jo më të viheshin në praktikë. Por, realiteti dhe rrethanat në Turqi ishin ndryshe, pushteti veç më ndodheshe në duart e Ataturkut dhe shokëve të tij të cilët kishin botëkuptim krejtësisht ndryshe nga ai i sulltanëve dhe halifëve osmanë. Ataturku ishte i mendimit se Turqia moderne duhej plotësisht të drejtohej kah Perëndimi dhe të zhvillonte politikë properëndimore (westcentriste). Ai këtë botëkuptim e zbatoi me hapin e parë, abrogimin e hilafetit më 1924, pastaj me të dytin, abrogimin e sistemit juridik islam dhe zëvendësimin e tij me sistemin juridik të bazuar në atë zviceran, gjerman, francez dhe italian. Reforma e tretë me rëndësi që solli jehonë të madhe te arabët ishte zëvendësimi i alfabetit arab me atë latin.21 Këtu duhet përmendur edhe reformën rreth veshmbathjes (më 1925) me anë të së cilës ndalohej bartja e rrobave me simbole fetare22. Këto ndryshime apo reforma rrënjësore të realizuara nga Ataturku patën jehonë të madhe si në botën islame ashtu edhe në botën arabe. Të njejtat përbënin shkakun dhe faktorin e dytë, pas nacionalizmit që ndikuan me të madhe në hapjen e hendekut dhe mosmarrëveshjeve mes turqve dhe arabëve. Sipas nesh, edhepse historia e përbashkët ka luajtur rol afrues në marrëdhëniet turkoarabe, kurse reformat e Ataturkut dhe faktorit kolonizues në anën arabe kanë pasur impakte negative në relacionet e elitës politikëbërësve, por edhe të masave popullore të këtyre popujve në përgjithësi. • “Perëndimizimi” si faktor largues

Sikur që përmendëm më lart reformat pro-perëndimore të Ataturkut, në kohë kur arabët luftonin kundër perëndimorëve për pavarësi, perceptoheshin si akte të paarsyeshme që shkaktonin lëkundjen e miqësisë dhe vëllazërisë shumëshekullore mes këtyre popujve. Më 1930, në kohën kur Turqia dita ditës po afroheshte sa më shumë afër Perëndimit, relacionet mes arabëve dhe perëndimorëve gjithnjë po acaroheshin. Në ato rrethana marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe shteteve perëndimore, në veçanti me Anglinë dhe Francën, të cilat
21 22

Kürkçüoğlu, Op.cit. f. 5,6. Sipas kësaj reforme klerikët fetarë mund të vishnin rroba me simbole fetare vetëm në tempujt e tyre.

20

në atë kohë pushtonin23 tokat arabe, kanë pasur impakte tepër negative në marrëdhëniet arabo-turke. Natyrisht se në rrethanat e atëhershme ku arabët ishin kolonizuar nga shtetet e mëdha evropiane relacionet e mira të Turqisë me këto shtete perëndimore nuk mund të kuptoheshin në mënyrë tjetër. Kjo koniunkturë ndikoi me të madhe në ftohjen e marrëdhënieve turko-arabe. Rasti i qytetit të Sanxhakut (Hatajit) ka nxjerr në shesh ftohtësinë e marrëdhënieve arabo-turke. Më 1936, kur Franca u pajtua t’i japë pavarësinë Sirisë, doli problemi i Sanxhakut (Hatajit) për të cilin vend Turqia nuk pajtoheshte të jetë nën udhëheqjen siriane. Negociatat e Francës me Turqinë, me ndihmën e Anglisë kanë rezultuar me dhënien e një statusi të veçantë këtij vendi nën garancën e Francës dhe Turqisë. Nuk ka mbetur vetëm me kaq, kuvendi i Sanxhakut, që më vonë do të pagëzohet Hataj, më 1939 ka miratuar vendimin për bashkimin e këtij qyteti me Turqinë, akt ky që ka rezultuar me lëkundjen dhe prishjen e marrëdhënieve arabo-turke. Edhe pas vitit 1945, nuk janë shënuar ndryshime pozitive në marrëdhëniet turko-arabe ngase relacionet e Turqisë me Perëndimin në përgjithësi e me SHBA-në në veçanti dita ditës po forcoheshin si rezultat i ballafaqimit me kërcënimin rus, kohë kjo kur luftërat e popujve arabë kundër perëndimorëve ishin në vazhdim e sipër.24 • Faktorët e veçantë: Qipro dhe Bashkimi Sovjetik

Qiproja me pozitën e vet gjeo-strategjike gjithnjë ka tërhequr oreksin e fuqive dhe aktorëve globalë që synojnë kontrollimin e këtij ishulli, ngase kontrollimi i kësaj pike strategjike forcon pozitën e këtyre vendeve në ekuilibrimet-konstelacionet globale. Ky ishull në të kaluarën ka qenë ndër sundimin osman dhe një përqindje e konsiderueshme e popullatës së këtij ishulli i takojnë fesë islame dhe kombësisë turke. Me largimin faktorit turk nga ky ishull (1923) grekët duke shfrytëzuar rrethanat e asaj kohe nisën të zhvillojnë politikë antiturke, me çka doli në sipërfaqe problemi qiproan që gjeneroi involvimin e shtetit turk për arsye të interesave shtetërore-kombëtare. Ndërhyrjen në Qipro, Turqia do ta arsyetojë me marrëveshjet ndërkombëtare25 rreth këtij ishulli. Votimi i dhjetorit të 1965 në lidhje me Qipron në OKB, shënoi pikë kthesë në politikën e jashtme të Turqisë, ngase në këtë akt doli në shesh mospërkrahja e Turqisë në arenën ndërkombëtare nga vendet arabe si rezultat i politikave të saja properëndimore në Lindjen e Mesme. Pas kësaj date historike ku vendet
23 24

Më 1798 filloi pushtimi/kolonizimi i tokave arabe me sulmin e Napoleonit ndaj Egjiptit Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 10. 25 Marrëveshja e Lozanës e nënshkruar më 1923.

21

arabe kishin kundërshtuar qëndrimin turk ose kishin abstenuar nga votimi, Turqia kuptoi se duhej të zhvillonte politika të reja të jashtme dhe të ndryshonte strategjinë e saj diplomatike. Lufta arabo-izraelite e vitit 1967, ishte sprovimi i parë i relacioneve të reja turko-arabe, ku Turqia edhepse e deklaruar si asnjanëse, mori qëndrim më afër pozicionit arab. Ky qëndrim i Turqisë ndaj arabëve ngjalli simpati të veçantë ndaj shtetit turk dhe pasqyrimet u ndien në Konferencën e Bllokut Asnjanës të zhvilluar në Lusaka të Zambisë më 1970, ku pjesa dërrmuese e shteteve arabe u shprehen pro politikës së jashtme të Turqisë. Nga e thëna konstatojmë se Qiproja ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikës së jashtme turke. Duhet shënuar se edhe Bashkimi Sovjetik ka pasur ndikim të dukshëm në relacionet e Turqisë me shtetet arabe. Ky ndikim ndonjëherë është karakterizuar si negativ e herën tjetër ka pasur impakt pozitiv. Fillimi i Luftës së Ftohtë cilësohet si periudhë kur marrëdhëniet turko-arabe shumëherë janë acaruar. Gjithë kjo ndodhte si pasojë e politikave properëndimore të Turqisë. Në këtë kontekst, edhe faktori rus luante rol të rëndësishëm në acarimin e këtyre marrëdhënieve duke pasur parasysh ndikimin e Rusisë në botën arabe, në veçanti në Egjipt (fillimi i viteve 1950). Mesi i viteve 1960 dallohet me normalizimin e marrëdhënieve turko-arabe, gjithë kjo si reflektim i trendit pozitiv në relacionet TurqiBashkim Sovjetik, duke marrë parasysh se BS-ja atëbotë ishte faktor relevant edhe në Lindjen e Mesme.26 Duhët potencuar se sot e kësaj dite Rusia zë vend të rëndësishëm në politikën e jashtme turke ndaj Lindjes së Mesme duke marrë parasysh rritjen e rolit dhe faktorit rus si në skenën ndërkombëtare poashtu edhe në atë rajonale, në Lindjen e Mesme. Nga kjo që u tha më lartë mund të themi se, faktori i BS-së (rus) zë vend të rëndësishëm në historinë e politikës së jashtme turke. 3. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme: vështrim historik Në vijim do të japim një retrospektivë të politikës së jashtme turke në Lindjen e Mesme që nga formimi i Turqisë moderne (1923) deri në prag të qeverisjes së AKP-së. Do të analizojmë edhe marrëdhëniet e Turqisë me shtetet e Lindjes së Mesme në periudhën e Ataturkut, duke shqyrtuar principet e diplomacisë së shtetit turk gjatë qeverisjes së formuesit të këtij shteti. Më tej do të shtjellojmë politikën e jashtme turke në Lindjen e Mesme në kohën e Inonut të cilën do ta ndajmë në dy periudha, nga të cilat e para dallohet me marrëdhënie të mira me shtetet e Lindjes së Mesme ndërsa e dyta me relacione të ftohta me
26

Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 11-12.

22

këto vende. Pastaj do të analizojmë marrëdhëniet Turqi-Lindje e Mesme në kohën e Menderesit, formimin e Paktit të Bagdadit dhe krizat e Lindjes së Mesme gjatë viteve 1950 dhe qëndrimin të shtetit turk ndaj tyre. Një pjesë e mirë e këtij kapitulli do t’i kushtohet politikës së jashtme turke në rajonin e Lindjes së Mesme nga Detanta deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë, ku do të veçohet udhëheqësia ozalliane. Në pjesën e fundit do të trajtohet periudha para ardhjes në pushtet të AKP-së (2002), periudhë kjo që do të shënohet me intensifikimin e marrëdhënieve turko-izraelite dhe me formimin e D-8. 3.1. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme në periudhën e Ataturkut (1923-1938) Gjendja politike globale ndërmjet dy luftërave botërore shënonte jostabilitet, lëkundje politike, kriza ekonomike në përmasa globale dhe rryma ekstreme, si fashizmi, që më vonë do të rezultonin me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Jostabiliteti dhe mosmarrëveshjet politike ngjanin ndërmjet dy grupe shtetesh: grupin e parë e përfaqësonin shtetet ngadhënjimtare të Luftës së Parë Botërore që mundoheshin të mbronin status quo-në politike, realizuar si pasojë e marrëveshjes së Versajës, ndërsa grupi i dytë përbëhej nga ato shtete që mundoheshin të kthejnë pozicionin e tyre që kishin para Luftës së Parë Botërore. Kjo periudhë kohore karakterizohej edhe me krizën ekonomike globale që filloi në SHBA më 1929, e më pastaj e përfshiu edhe Evropën, krizë kjo që shkaktoi dëme të mëdha ekonomike, rënie të theksuar të prodhimtarisë dhe rënie të madhe të fuqisë blerëse si në SHBA ashtu edhe në Evropë. Si pasojë e jostabilitetit politik dhe krizës së madhe ekonomike dhe më në fund, si pasojë e përhapjes së rrymave komuniste, u shfaq ideologjia fashiste e cila së shpejti e kaploi Gjermaninë dhe Italinë, në krye me Adolf Hitlerin dhe Benito Musolinin. Në këtë periudhë të turbullirave dhe jostabilitetit në skenën ndërkombëtare, shteti i ri turk nën udhëheqjen e Ataturkut, po përpëlitej në ndryshime radikale, filloi të bëjë reforma të mëdha që përfshinin si sistemin shoqëroro-politik-juridik, ashtu edhe jetën e përgjithshme të qytetarëve të Turqisë, që tanimë përmes modernizimit synonte “vajtjen përtej qytetërimit bashkëkohor”, gjegjësisht arritjen e një shkalle më të lartë të zhvillimit. Ndër reformat rrënjësore të Ataturkut që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shtetit dhe në kujtesën e popullatës turke mund ti përmendim abrogimin e hilafetit-sulltanatit, zëvendësimin e alfabetit arabo-osman me atë latin, ndërrimin e sistemit gjyqësor islam me atë laik perëndimor etj.27

27

Rreth reformave të bëra në shtetin posalindur turk shih Ileri, N.Celal, Turk Inkilabi, Kaknus Yayinlari, Istanbul, 2000; Lewis, Bernand, Modern Türkiyenin Doğuşu, T.T.K.Basimevi, Ankara, 2004, f. 473-481.

23

Turqia, si një vend në formim e sipër, mbi gërmadhat e l’homme malade du Bosfore, si pasardhëse e Perandorisë Osmane, nën ombrellën e së cilës arabët dhe turqit jetonin së bashku, natyrisht se do të duhej të ndërtonte një strategji eficente ndaj rajonit të Lindjes së Mesme. 3.1.1. Parimet e politikës së jashtme turke në kohën e Ataturkut Në vazhdim po japim një pasqyrë të parimeve kryesore që dallojnë politikën e jashtme të Turqisë në kohën e udhëheqjes së formuesit të këtij shteti të ri:28 a) Pacifizmi Ataturku parasegjithash ishte një komandant ushtrie, por edhe në kohërat dhe momentet më të vështira luftarake gjithnjë thoshte: “Përderisa nuk është në rrezik jeta e një populli në tërësi, hyrja në luftë është krim”. Thënia tjetër e themeluesit të Republikës, paqe në vend paqe në botë, është bërë element i pandashëm i politikës së jashtme turke. Duke u bazuar në këto principe të rëndësishme Turqia ka zbatuar politikë të jashtme stabile bazuar në respektimin e ligjeve ndërkombëtare, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të mjeteve paqësore, inkuadrimin, anëtarësimin dhe pjesëmarrjen aktive në institucionet ndërkombëtare, si Lidhja e Kombeve dhe pakteve rajonale si pakti i Ballkanit, i Detit të Bardhë, Sadabatit etj. Turqia ka qenë pjesë edhe e paktit Briand-Kellog, që luftën e konsideronte antiligjore, kurse me anë të protokollit të Litvanofit synonte për shmangjen e luftës dhe jetësimin e metodave paqësore për zgjidhjen e konflikteve dhe të mosmarrëveshjeve.29 )b Racionaliteti dhe realizmi Politika e jashtme e Ataturkut nuk bazohej në ndjenja, e as në zhvillimin e miqësisë apo të armiqësisë së përhershme historike, por në praktikimin e diplomacisë moderne konform interesave të shtetit kombëtar turk, interesa këto që ndryshojnë sipas rrethanave, kushteve dhe sipas koniunkturës gjegjëse. Diplomacia dhe politika e jashtme e Ataturkut ishte realiste, nuk kishte ideale të parealizueshme, të paarritshme apo ëndrra të kota dhe të pabaza, kishte synime reale që bazoheshin mbi forcën e popullit turk dhe mbi vlerësimet e vërteta dhe racionale mbi koniunkturën, rrethanat dhe kushtet e kohës.30 Duhet theksuar se kjo politikë nuk kishte pretendime panturkiste ose panislamiste, ajo ishte e përqendruar në
28

Rreth politikës së jashtme turke në kohën e M.K.Ataturkut poashtu shih Ünal, Tahsin, Türk Siyasi Tarihi (vëll.2), Berikan Yayinlari, Ankara, 2001, f. 743-784. 29 Güzel, C. Hasan et.al (ed.), Türkler (vëll.16), Yeni Türkiye yayınları, Ankara, 2002, f. 583, 585; Bıyıklı, Mustafa, Batı işgalleri karşısında Türkiyenin Ortadoğu politikaları- Atatürk dönemi, Gökkubbe yayınları, İstanbul, 2006, f. 267. 30 Güzel, “Türkler (vëll.16)”, Op.cit.; Bıyıklı, Op.cit., f. 266.

24

ndërtimin e një shteti në bazë të performancave dhe mundësive të shtetit dhe të koniunkturave eksterne. )c Perëndimizmi (uesternizmi) dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare Ataturku kishte zgjedhur Perëndimin si model që duhet pasuar për zhvillimin e mëtejshëm të popullit turk në të gjitha sferat e jetës, si në teknologji, art dhe shkencë ashtu edhe në kulturë dhe civilizim. Si shkak i rëndësishëm i kësaj prirjeje përveç tjerash, ishte edhe aspekti i sigurisë dhe mbrojtjës, ngase ai mendonte se Evropa mund të kishte relacione të mira dhe normale të ngritura mbi sigurinë, stabilitetin dhe paqen vetëm e vetëm me një shtet turk me sistem politik e mentalitet popullor që përputheshin me atë evropian. Respektimi i së drejtës ndërkombëtare ishte ndër themelet e politikës së jashtme të Turqisë së kohës së Ataturkut. Këtë më së miri dëshmon rasti i kontestit të Hatajit ndërmjet Turqisë dhe Sirisë, ku shteti turk në vend që të zgjedhte rrugën e luftës zgjodhi metodën e negociatave dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.31 3.1.2. Politika e jashtme turke ndaj Lindjes së Mesme gjatë qeverisjes së Ataturkut Gjatë periudhës së “babait të Turqisë moderne” politika e jashtme turke nuk ka qenë gjithaq ndikuese. Për rajonin më tepër kanë vendosur forcat perëndimore, në veçanti dy shtyllat e rëndësishme të Evropës moderne, Anglia dhe Franca, të cilat kanë determinuar rrjedhat kyç në hapësirën e Lindjes së Mesme dhe më gjerë. Në fillim, për shkaqe të shumta, raportet me vendet e Lindjes së Mesme kanë qenë shumë të acaruara. Arabët i konsideronin turqit pushtues, kurse turqit kishin një perceptim për arabët si “tradhtarë”, si popull që shtetit të dikurshëm të përbashkët “i kanë rënë me thikë pas shpine”. Para se të flasim rreth politikës së jashtme turke në Lindjen e Mesme në periudhën e Ataturkut (1923-1938), do të ishte e udhës të themi diçka edhe rreth historisë së marrëdhënieve të popujve të këtij rajoni. Takimi i parë i realizuar mes turqve dhe arabëve është në shekullin e VII-të, kur arabët muslimanë hynë në Azinë Qendrore me qëllim të përhapjes së fesë islame. Gjatë depërtimit të tyre në këto troje mundoheshin me të madhe që të mos i provokonin turqit ushtarakisht, edhepse ka pasur edhe përjashtime. Nga ana tjetër tregtia ishte pika tjetër kontakti mes tyre.32 Pas një kohe shumë të shkurtër mbas këtyre kontakteve natyra e islamit që përputheshte me natyrën e popullit turk, si p.sh. moskonsumimi i mishit të derrit dhe qëndrimi gjithherë në anën e të shtypurit, i shtyri turqit
31 32

Güzel, “Türkler (vëll.16)”, f. 584 ; Bıyıklı, Op.cit., f. 268-269. Karaosmanoğlu, L. Ali et.al.(ed.), Op.cit., f. 8.

25

që të ndikohen nga mësimet e kësaj feje dhe ta pranojnë atë me vetëdëshirë. Pas kalimit të turqve në islam ata filluan të marrin role të rëndësishme në sferat e ndryshme të shoqërisë islame, si në shkencë, në art e në veçanti në luftërat mbrojtëse. Në kohën e dinastisë abasite turqit janë dalluar me shkathtësitë dhe aftësitë e tyre ushtarake. Shteti islam i sellxhukëve i formuar nga ana turqve konsideroheshte ndër më të fortët gjer në atë kohë, ishte shembull konkret i lidhjeve të mirëfillta mes turqve dhe arabëve.33 Me shuarjen e shtetit të sellxhukëve doli në skenë shteti i ri turk i quajtur shteti osman i cili më vonë me inkuadrimin dhe me dhënien e kontributit nga ana e arabëve dhe popujve tjerë sikur ato të Ballkanit u shndërrua në perandori multietnike dhe multifetare, ku mbizotëronte harmonia dhe paqja. Në këtë perandori vend dhe pozitë të veçantë kishin arabët ngase ata ishin populli i parë që kishte kontribuar për islamin. Me marrjen e Egjiptit më 1517, sulltani i Perandorisë Osmane u shndërrua në kalif të botës islame, me çka automatikisht fitoi të drejtën e përfaqësimit edhe të popullit arab. Është shekulli XIX. periudha kur fillon acarimi i marrëdhënieve tradicionalisht të mira turko-arabe brenda perandorisë osmane. Shkak ishte nacionalizmi arab dhe ai turk në rritje e sipër si pasojë e përhapjes së rrymave nacionaliste që po frynin në atë kohë gjithandej.34 Këto rrethana ishin shumë të lakmueshme për fuqitë e mëdha të cilat ditën ta shfrytëzojnë këtë për të nxitur shkëputjen sa më të shpejtë të arabëve nga Perandoria Osmane. Me këtë filloi në intensitet interesimi i fuqive të mëdha sidomos të Anglisë, Italisë dhe të Francës për Lindjen e Mesme. Gjatë viteve 1830-1918 filloi pushtimi dhe copëtimi i vendeve të dikurshme të Perandorisë Osmane nga ana e fuqive të mëdha evropiane,35 secesionizëm ky që “ndihmoi” realizimin e interesave shtetërore të kahmotshme të shteteve evropiane. Duhet pasur parasysh se pjesë e Perandorisë Osmane ishin edhe hebrenjtë të cilët aty kah fundi i shekullit XV, pasi që u dëbuan nga Andaluzia nga politika krishtere reqconquista gjetën vendstrehim të qetë dhe të sigurtë brenda kufijve të kësaj perandorie të njohur për nga toleranca. Gjithashtu duhet përmendur edhe faktorin iranian, i cili ka luajtur rol të veçantë në historinë e politikës së shteteve të rajonit të Lindjës së Mesme. Iranianët hynë në islam, por më 1500, me shpalljen e frankcionit shiit për fe zyrtare të këtij shteti, do të shënohet një ftohje e marrëdhënieve osmano-iraniane.36 Ataturku gjatë kohës së qeverisjes me shtetin e ri turk ka zhvilluar politikë të jashtme të begatë, aktive dhe dinamike me çka ka kontribuar në ngritjen e aftësisë dhe aktivitetit
33 34

Karaosmanoğlu, Op.cit. , f. 9. Karaosmanoğlu, Op.cit. , f. 10. 35 Soysal, İsmail, Çağdaş türk diplomasisi: 200 yıllık süreç, Türk Tarih Kurumu basımevi, Ankara, 1999, f. 515. 36 Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 199.

26

diplomatik të këtij shteti të porsalindur. Parim kryesor i politikës së jashtme të Ataturkut ka qenë premisa “paqe në vend paqe në glob”, gjithnjë duke tentuar mbrojtjen e interesave të kombit turk. Kuptohet edhe në raportet me botën arabe këto interesa kanë qenë në rend të parë. Pas Luftës së Parë Botërore bota arabe nuk qëndronte në listën e prioriteteve të diplomacisë turke. Gjithë kjo ndodhte për arsye se tanimë a) bota arabe nuk ishte pjesë e shtetit turk, b) ishte e kolonizuar, gjë që pamundësonte aktivizimin e arabëve në skenën ndërkombëtare dhe ulte peshën e tyre në syrin e politikëbërësve turq, dhe c) ndër prioritetet e shtetit turk ishte zhvillimi i marrëdhënieve me shtetet evropiane.37 Megjithatë, kjo nuk nuk do të thotë se shteti ataturkian nuk ka pasur koncept të qartë rreth politikës së jashtme ndaj rajonit të Lindjes së Mesme, rajon ky që ka qenë plotë disa shekuj nën udhëheqjen osmane. Të dhënat flasin se diplomacia turke në rajonin e Lindjes së Mesme gjatë periudhës së Ataturkut është karakterizuar me: a) joirredentizëm, neutralitet, mospërzierje në punët e brendshme të shteteve të rajonit38, parime këto që në marrëdhëniet e Turqisë me shtetet arabe janë respektuar në përgjithësi. Megjithatë kemi dy raste ku është vepruar më ndryshe. Çështja e Musullit dhe të Hatajit kanë pasur impakte negative në relacionet e shtetit turk me fqinjët arabë. Ja një pasqyrë e shkurtër e këtyre dy çështjeve: • Çështja e Musullit Më 1923, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Lozanës, Turqia kishte dy çështje të pazgjidhura me botën arabe, njëra prej tyre ishte edhe çështja e Musullit. Që nga shekulli i XIX qyteti i Musullit kishte tërhequr vëmendjen dhe interesin e fuqive të mëdha evropiane, ngase përbën burim me rezerva të mëdha të naftës. Gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore, si pasojë e marrëveshjeve të fshehta me forcat aleate, anglezët kishin arritur t’i bindin aleatët e tyre që Musulli të bëhet pjesë e tokave të tyre. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Mondrosë (më 1918) nga ana e Perandorisë Osmane për përfundimin e luftës, Anglia u soll në kundërshtim me këtë marrëveshje dhe pushtoi Musullin.39 Më 1923 gjatë negociatave të paqes së Lozanës, Turqia dhe Anglia nuk arritën të merreshin vesh rreth çështjes së këtij qyteti dhe u dakorduan që kjo çështje nëse nuk zgjidheshte brenda nëntë muajve, mekanizëm i zgjidhjes së këtij problemi do të ishte Lidhja e Kombeve.40 Por, Anglia duke e shfrytëzuar
37 38

Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 68. Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 70. 39 Güzel, “Türkler (vëll.16)”, f. 586. 40 Soysal, Op.cit., f. 516 ; Bal, İdris, 21. yüzyılda Türk dış politıkası, Nobel Yayın Dağıtım, Ankara, 2004, f. 671; Karaosmanoğlu, Op.cit., f. 12.

27

pozicionin e saj të fortë në Lidhjen e Kombeve dhe problemet e brendshme dhe të jashtme politike të shtetit të porsalindur turk, arriti që të nxjerr vendimin e Lidhjes së Kombeve sipas të cilit qyteti i Musullit do të mbeteshte pjesë e Irakut, vend ky që ishte nën udhëheqjen e Anglisë. Kështu, Turqia e lodhur nga luftërat në qershor të 1926 nënshkroi marrëveshje me Anglinë me çka e pranoi vendimin e Lidhjes së Kombeve të vitit 1925, në lidhje me qytetin e zënën ngoje. Në baze të kësaj marrëveshjeve Turqia hoqi dorë nga të drejtat e saj mbi Musullin, kurse qeveria irakiane gjatë 25 viteve të ardhshme obligohej t’i japë qeverisë turke 10 % të të ardhurave të naftës. Pas një kohe, në bazë të protokollit të nënshkruar mes Anglisë dhe Turqisë edhe kjo marrëveshje u anulua me çka qeveria turke hiqte dorë edhe nga kjo e drejtë dhe si kompensim do të shpërblehej me 500.000 sterlina.41 Sipas disa autoriteteve, humbja e të drejtave mbi Musullin është një ndër humbjet më të mëdha të diplomacisë së Turqisë moderne. • Çështja e Hatajit Çështja e Hatajit konsiderohet problemi i dytë me të cilin është ballafaquar Ataturku në politikën e jashtme. Në çështjën e Musullit ishin involvuar tri shtete, Turqia, Anglia dhe Iraku. Ndërsa në çështjen e Hatajit u përfshinë Turqia, Franca dhe Siria. Sipas marrëveshjes së Ankarasë të vitit 1921, e nënshkruar nga Turqia dhe Franca, Hataji mbeteshte brenda kufijve të shtetit sirian. Statistikat e atëhershme franceze tregonin se 38 % nga popullata e këtij qyteti ishin arabë, ndërsa 39 %-shin tjetër e përbënin turqit. Duke marrë parasysh këto fakte, marrëveshja e Ankarasë obligonte palët të mbronin kulturën turke dhe të zyrtarizonin këtë gjuhë.42 Më 1936, Franca vendosi ta njeh pavarësinë e Sirisë, dhe në këtë kontekst Hataji shihej si qytet sirian gjë që u kundërshtua fuqimisht nga shteti turk. Këtë më së miri dëshmon fjalimi i Ataturkut i mbajtur në parlamentin turk ku theksoi se Hataji është i turqve. Franca e atëhershme vendosi që ta ngre këtë çështje në Këshillin e Lidhjes së Kombeve dhe pas negociatave të shumta u vendos që ky qytet të ketë një statut të veçantë brenda kufijve sirianë.43 Në vitin 1939, në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore Franca me anë të marrëveshjes së nënshkruar në Ankara, vendos që Hatajin t’ia japë Turqisë me qëllim të bashkëngjitjes së Turqisë me aleancën francezo-angleze.44 Ndonëse ky veprim kundërshtohet ashpër nga parlamenti i atëhershëm sirian, më 1938, Hataji arrin të shpallë veten si Republika e Hatajit, akt i cili pasohet me bashkëngjitjen e tij me Republikën e Turqisë në 23 qershor

41 42

Bal, Op.cit., f. 672. Soysal, Op.cit., f. 517. 43 Bal, Op.cit., f. 672; Soysal, Op.cit., f. 517. 44 Soysal, Op.cit.

28

1939.45 Më 1944, Qeveria Siriane në prag të realizimit të pavarësisë së saj vendos njohjen e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nën udhëheqjen franceze në emër të popullit dhe shtetit sirian.46 Por, prapëseprapë me ardhjen e partisë Bas komuniste në pushtet Siria përsëri e hapi këtë problematikë, duke e përdorur për politikën e saj të brendshme para popullit të vet dhe të jashtme para opinionit ndërkombëtar. Do të ishte e udhës të cekim se çështja e Hatajit gjer kohën e fundit ka luajtur rol pengues për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë. b) Zhvillim të marrëdhënieve reciproke; Pakti i Sadabatit, i dyti pas atij të Ballkanit (1934) i nënshkruar më 8 korrik të vitit 1937 në pallatin e shahut në Teheran 47, mes Turqisë, Iranit, Irakut dhe Afganistanit konsiderohet pikë kthesë në marrëdhëniet e Turqisë me shtetet e Lindjes së Mesme.48 Me anë të kësaj marrëveshjeje filloi një fazë dhe frymë e re e marrëdhënieve mes Turqisë dhe disa shteteve të Lindjës së Mesme, sidomos kur kemi parasysh periudhën paraprake që karakterizohej me relacione relativisht të acaruara midis këtyre shteteve. Ndër arsyet kryesore të lidhjes së këtij pakti kanë qenë: - Frika nga kërcënimi italian në rajonin e Lindjes së Mesme, ngase me pushtimin e Etiopisë nga ana e Italisë, rritej mundësia e zgjerimit dhe shpërndarjes së trupave italiane edhe në Mesdheun lindor.49 - Dëshira e disa shteteve posashpëtuar nga kolonializmi perëndimor si Afganistani (1919), Irani (1923), Turqia (1923) dhe Iraku (1932), të shfaqin pavarësinë e tyre të plotë dhe të bëhën anëtare të plota formuese e një pakti ndërkombëtar. Kjo marrëveshje, me përjashtim të Turqisë, ishte risi për këto shtete. Zgjidhja e përhershme e problemeve kufitare; edhepse këto shtete kishin zgjidhur problemet kufitare ndërmjet tyre para vitit 1937, prapseprapë nevojitej mirëmbajtja dhe vazhdimësia e ambientit të sigurisë reciproke ndërshtetërore, ngase kjo siguri herëpashere rrezikohej nga fiset kurde kufitare.50 Sipas protokollit shtesë të nënshkruar menjëherë pas formimit të Paktit, do të kishte Sekretariat të Përgjithshëm dhe Këshill të Ministrave i cili do
45 46

Karaosmanoğlu, Op.cit., f. 13. Soysal, Op.cit. 47 Hale, William, Türk dış politikası 1774 – 2000, përkth: Petek Demir, Mozaik yayınları, Istanbul, 2003. 48 Lidhur me këtë çështje më gjërësisht shih Yalçın, E. Semih, Atatürkün milli dış siyaseti, Ankara, 2000, f. 224229. 49 Karaosmanoğlu, Op.cit., f. 13. 50 Oran, Op.cit., f. 365-366. Ndër nenet më kryesore të Paktit të Sadabatit mund të përmendim: - Mosndërhyrja në punët e brendshme - Respektimi i kufijve ndërmjet shteteve - Konsultimi për çështjet ndërkombëtare që mund të ndikojnë interesat e përbashkëta - Mosbashkëpunimi me ndonjë prej shteteve të mëdha kundër nënshkruesit tjetër.

29

të mblidhej një herë në vit.51 Duhet përmendur se me fillimin e Luftës së Dytë Botërore funkcionaliteti i Paktit të Sadabatit u bë pjesë e faqeve të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nga kjo që analizuam më parë mund të konkludojmë se politika turke ndaj Lindjes së Mesme në periudhën e Ataturkut52 është karakterizuar me fleksibilitet, joirredentizëm, neutralitet, mospërzierje në punët e brendshme të shteteve të rajonit (pos rastit të Hatajit dhe Musullit) dhe me strategji të përpunuar për zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore dhe për formimin e pakteve me synim të zhvillimit të marrëdhënieve reciproke me çka ka dëshmuar kapacitetin diplomatik të shtetit turk bile edhe në rrethana joadekuate. 3.2. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme në periudhën e Inonut (1938-1950) Presidenti i dytë i Turqisë moderne Ismet Inonu (1938-1950) si bashkëluftëtari dhe shoku i ngushtë i Ataturkut, nuk hezitoi në pasimin e rrugës së paraardhësit të tij, si në politikën e brendshme, gjithashtu edhe në atë ndërkombëtare. Periudha e udhëheqjës së tij nuk ishte aq e lehtë, karakterizohej me trazira kritike dhe me sfida të rrezikshme në suaza globale të cilat duheshin përballur me një diplomaci profesionale dhe gjakftohtë me qëllim të kapërcimit të të tyre me pasoja sa më të vogla. Gjatë udhëheqjes së Inonut, u zhvillua Lufta e Dytë Botërore – e cila sipas intelektualit të shquar turk Ahmet Davutogllu zbërtheu karakteristikat instinktive të qytetërimit perëndimor që kërcënojnë sigurinë dhe lirinë ontologjike53 - ku dy anët e involvuara në këtë luftë mundoheshin me mjete të ndryshme diplomatike të fitonin mbështetjen dhe asistencën e Turqisë, me çka synonin balancën e forcave ta drejtonin në anën e tyre54. Ndryshe nga synimet dhe strategjitë e palëve luftuese Turqia falë dinakërisë diplomatike të Inonut arriti që të mos merrte pjesë në këtë luftë shkatërruese dhe të mbajë qëndrim asnjanës. Duhet cekur se ky qëndrim u ndryshua më 1945, në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Turqia edhepse nuk morri pjesë në luftime të nxehta, formalisht iu bashkua grupit të Aleatëve.55 Periudha e Inonut në historinë e politikës së jashtme turke në përgjithësi karakterizohet edhe me anëtarësimin e Turqisë në OKB, inkuadrimin e saj në sistemin e
51 52

Oran, Op.cit.,f. 368. Rreth politikës së jashtme turke gjatë periudhës së M.K.Ataturkut poashtu shih Sar, Cem et.al., Atatürk ve Türkiyenin Diş Politikasi (1919-1938), Atatürk Araştırma Merkezi Yayınları, Ankara, 1990. 53 Davutogllu, Ahmet, Transformimi qytetërimor dhe bota muslimane, Logos-A, Shkup, 2005, f. 43. 54 Rreth politikës së jashtme turke gjatë Luftës Së Dytë Botërore shih Alp, H.Ali (et.al), Türkiye Dış Politikasinda 50 Yil İkinci Dünya Savaşı Yılları (1939-1946), Ankara, 1973, vëll. V, f. 316; Kocak, Cemil, Türkiyede Milli Şef Dönemi (1938-1945), Yurt Yayınlari, Ankara, 1986, f. 84-211, 259-324. 55 Girgin, Kemal, T.C. hükümetleri programlarında dış politikamız (1923-1993), Ankara, 1993. f.5.

30

ndihmës dhe asistencës amerikane i njohur si Plani Marshall, anëtarësimi i saj në Këshillin e Evropës më 1949, dhe përpjekjet e shtetit turk për anëtarësim në aleancën ushtarako-politike e posaformuar, e quajtur NATO.56 Nga kjo që u tha del në pah se politika e jashtme turke në suaza globale në periudhën e Inonut dallohet me përpjekjet për inkuadrim e shtetit turk në sistemin e botës perëndimore,57 gjë që paraqet vazhdimësi të mendësisë politike-qytetërimore të Ataturkut. Një ndër komponentët kryesorë të politikës së jashtme turke gjatë periudhës së udhëheqjës së Inonut është edhe politika ndaj Lindjes së Mesme, rajon ky që edhe gjatë udhëheqjës së Inonut ka ruajtur rëndësinë vitale në syrin e politikëbërësve turq. Kontesti, rreth Hatajit, një prej pikave nevralgjike të kohës u zgjodh në masë më të madhe në kohën e udhëheqjës së Ataturkut, por bashkimi formal i Hatajit me Turqinë u realizua më 1939, pra në periudhën e presidencës së Inonut. Nëse i hedhim një shikim marrëdhënieve turko-arabe në periudhën e Inonut, do të shohim se këto marrëdhënie shtrihen në dy etapa, ajo e marrëdhënieve të mira dhe tjetra e marrëdhënieve të ftohta me rajonin e Lindjes së Mesme. 3.2.1. Etapa e marrëdhënieve të mira mes Turqisë dhe shtetet e Lindjës së Mesme Periudha e marrëdhënieve të mira dhe të ngushta ndërmjet Turqisë dhe shteteve arabe zgjat mes viteve 1945-1947.58 Strategjitë dhe politikat e jashtme të Turqisë ndaj rajonit të Lindjes së Mesme në këtë periudhë karakterizohen me pavarësi në vendimmarrje dhe mosnidikim nga Perëndimi apo Bashkimi Sovjetik. Më 1945, Turqia zgjodhi sistemin e pluralizmit politik,59 por moszhvillimi i një aleance të mirëfilltë me Perëndimin, pati influencë të madhe në zhvillimin e politikave të jashtme të pavarura ndaj Lindjes së Mesme. Ndër dëshmitë e marrëdhënieve të afërta të Turqisë dhe shtetet e këtij rajoni, është edhe vizita e zëvëndësmbretit irakian Abdulilahit që ia bëri Turqisë në 15 shtator të vitit 1945, datë kjo pas së cilës (1946) pasoi nënshkrimi marrëveshjës për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë. Më 1946 njohja e pavarësisë së Sirisë dhe Libanit nga ana e Turqisë, ishte faktor tjetër i rëndësishëm i vazhdimit të këtyre marrëdhënieve të mira. Nënshkrimi i marrëveshjes për Miqësi më 1947, mes Turqisë dhe Jordanit gjatë vizitës së mbretit jordanian Abdullahit në
56 57

Girgin, Op.cit., f. 5,6. Girgin, Op.cit, f. 6. 58 Rreth ndodhitë që karakterizojnë politikën e jashtme turke pas vitit 1945 shih Aksin, Abdulahat, Türkiyenin 1945 ten Sonraki Dış Politika Gelişmeleri, Ortadoğu Meseleleri, İsmail Akgün Matbaası, İstanbul, 1959. 59 Karaosmanoğlu, Op.cit.,f. 14.

31

Turqi, mund të cilësohet si një hallkë tejet me rëndësi në zinxhirin e marrëdhënieve të afërta. Marrëdhëniet e afërta mes Turqisë dhe shteteve arabe kulminacionin e tyre e përjetojnë me paraqitjen e problemit të çështjës së Palestinës, pika kjo në të cilën Turqia luan rol shumë efektiv dhe të rëndësishëm gjithnjë duke mbështetur palestinezët dhe shtetet arabe. Padyshim se qëndrimi i Turqisë për çështjën palestineze gjatë kësaj periudhe mund të konsiderohet si faktor më i rëndësishëm i zhvillimit të mirëfilltë të këtyre marrëdhënieve duke pasur parasysh domethënien e çështjes Palestineze për shtetet dhe popujt arabë. 3.2.2 Etapa e marrëdhënieve të ftohta mes Turqisë dhe shtetet e Lindjës së Mesme Pas periudhës së relacioneve të ngrohta mes Turqisë dhe shteteve arabe që zgjati mes viteve 1945-1947, vjen periudha e ftohjes dhe ngecjes së këtyre marrëdhënieve (1948-1951). Etapa e ftohjes së marrëdhënieve mes këtyre dy subjekteve ndërkombëtare karakterizohet me dy ngjarje të rëndësishme që patën rol të veçantë në thellimin e hendekut ndërmjet Turqisë dhe shteteve të Lindjës së Mesme: Lufta arabo-izraelite dhe qëndrimi i Turqisë ndaj saj dhe komanda e Lindjes së Mesme dhe roli i Turqisë në të. Pas pranimit të idesë për ndarjën e Palestinës në OKB, më14 maj të vitit 1948 vijon shpallja e formimit të shtetit të Izraelit “në mes të tokave palestineze”. Ky akt pati jehonë të madhe në opinionin arab. Më 14-15 maj fillon ndërhyrja e trupave arabe në tokat palestineze si rezultat i zbatimit të vendimit të marrë në Kajro më 17 dhjetor (1947), sipas të cilit “çdo vendim i OKB së që do të ndajë Palestinën do të kundërshtohet me luftë”.60 Edhepse thirrja e Këshillit të Sigurimit e 19 tetorit 1948 për armëpushim, u pranua më 22 tetor, luftimet nuk e zvogëlonin intensitetin. Më 11 dhjetor, Këshilli i Sigurimit sjell vendimin numër 194, sipas të cilit formohet Komisioni i Pajtimit Palestinez i përbërë nga SHBA, Franca dhe Turqia.61 Lufta e 1948-së nuk përfundoi me zgjidhje të drejtë sipas propozimeve të OKB-së, faktor dominues ishte realiteti i shkaktuar nga kjo luftë. Jerusalemi me pëlqimin e Izraelit dhe Jordanit u nda, pjesa tjetër e tokave palestineze të marra nga trupat arabe - përveç rripit të Gazës që iu dha Egjiptit - iu bashkua tokave jordaneze dhe më në fund çështja e refugjatëve mbeti problem i pazgjidhur sot e kësaj dite.62 Duhet shënuar se pjesëmarrja e Turqisë në Komisionin e Pajtimit Palestinez nuk u pranua mirë nga arabët, madje ky veprim mund të konsiderohet si fillimi i fundit të marrëdhënieve të afërta turko-arabe të viteve 1945-1947. Afrimin e Turqisë me shtetet e
60 61

Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 16,26. Bal, Op.cit., f. 674. 62 Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 29.

32

Perëndimit pas vitit 1947 si rezultat i Doktrinës së Trumanit, pjesëmarrjën e saj në Komisionin e Pajtimit Palestinez bashkë me Francën dhe SHBA, më 28 mars të vitit 1949 e pasoi njohja e saj të shtetit të posaformuar të Izraelit, gjë që rezultoi me fillimin e acarimit të marrëdhënieve turko-arabe. Njohja e Izraelit nga ana e Turqisë nuk ka qenë e rastësishme, ka qenë rezultat i politikës së afrimit me shtetet e Perëndimit. Turqia ishte pjesëmarrëse në Komisionin e lartpërmendur dhe pranoi shtetin izraelit për arsye se besonte se Izraeli nuk do të ishte kukull e Bashkimit Sovjetik dhe se kishte nevojë për ombrrellën e sigurimit dhe asistencës së Perëndimit.63 Njohja e Izraelit nga ana e Turqisë ishte veprim që pati ndikim të konsiderueshëm negativ edhe në të ardhmen e marrëdhënieve turko-arabe, ngase çështja palestineze apo problematika e ekzistimit të shtetit izraelit mes tokave arabe gjithnjë ka qenë edhe është burim i trazirave, kërcënimeve, shumë shpesh edhe i luftërave mes këtyre popujve të rajonit të Lindjës së Mesme, siç po shihet edhe në konfliktin e fundit (2008-2009) në rripin e Gazës. Duhet cekur se si pasojë e kësaj nyjë të pazgjidhur Izraeli sot e kësaj dite nuk ka marrëdhënie diplomatike me shumë shtete arabe, bile një pjesë e shteteve arabe të Gjirit Persik, ende nuk e njohin ekzistencën e tij. Si ngjarje tjetër e rëndësishme që karakterizon etapën e marrëdhënieve të ftohta mes Turqisë dhe shtetet e Lindjes së Mesme (shtetet arabe) në kohën e Inonut është vendimi për formimin e Komandës së Lindjës së Mesme dhe roli i Turqisë në të. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore Anglia si rezultat i koniunkturës së atëhershme politike u detyrua që të largohet nga rajoni i Lindjes së Mesme, gjë që nuk i konvenonte shtetit anglez, sepse bazat e tij ushtarake në këtë rajon sidomos ato të Kanalit të Suezit kishin rëndësi të veçantë të karakterit politik dhe ekonomik ndërkombëtar. Mu për këtë arsye, Anglia deshi të formojë një Komandë të Lindjes së Mesme që do të ndihmonte prezencën angleze në këtë rajon dhe që nuk do të haste në kundërshtim dhe kundërveprim nga ana e popujve të Lindjës së Mesme.64 Këtë projekt nga shtetet e Perëndimit e përmbajtën SHBA dhe Franca. Anglia nuk mjaftoi vetëm me kaq, por deshi të përfitonte edhe mbështetjen turke duke marrë parasysh rëndësinë ushtarake, strategjike dhe gjeografike të Turqisë, gjë të cilës ia doli mbanë. Më tetor 1951, Anglia, SHBA, Franca dhe Turqia kërkuan që Egjipti të bëhët pjesë e këtij projekti. Pas konsultimeve të bëra, Egjipti deklaroi se nuk do të bëhët pjesë e këtij projekti gjë që në botën arabe u prit me plot kënaqësi dhe me demonstrata që shprehnin përmbajtjen e popujve arabë ndaj qëndrimit egjiptian.65 Ky veprim i Egjiptit e detyroi Anglinë që në të ardhmen të zhvillojë politika të reja ndaj rajonit të Lindjës së Mesme. Nga ana tjetër refuzimi
63 64

Bal, Op.cit. Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 33. 65 Bal, Op.cit.

33

i këtij projekti për Turqinë ishte faktor tjetër i rëndësishëm për thellimin e acarimit me shtetet e këtij rajoni. Nga kjo që u tha më lartë mund të konkludojmë se politika e jashtme e Turqisë ndaj rajonit të Lindjes së Mesme gjatë udhëheqjes së Inonut ishte me batica dhe zbatica. Në fillim për shkak të politikave të pavarura të shtetit turk janë shënuar marrëdhënie të mira turkoarabe dhe kah fundi i kësaj etape si pasojë e njohjes së pavarësisë së Izraelit nga ana e Turqisë - gjë që u realizua si rrjedhojë e afrimit të shtetit turk ndaj perëndimit - dhe rolit të saj në Komandën e Lindjes së Mesme - e iniciuar nga Anglia - filloi faza e ftohjës së këtyre marrëdhënieve. Në periudhën e ardhshme do të vijojë shkëputja e këtyre marrëdhënieve, gjë që nuk do të jetë e lakmueshme dhe e dobishme për asnjë palë duke marrë parasysh lidhjet kulturore, gjeografike, politike dhe ekonomike shekullore. 3.3. Politika e Turqisë në Lindjen e Mesme në periudhën e Adnan Menderesit (1950-1960) Vitet e pesëdhjeta të shekullit XX, kanë rëndësi të veçantë për historinë e politikës së brendshme dhe të jashtme të shtetit turk. Kjo periudhë e historisë moderne të Turqisë karakterizohet me fillimin e demokratizimit të denjë dhe të vërtetë të sistemit politik. Deri në atë kohë shteti turk formalisht shfaqej si vend demokratik, laik dhe me treg të lirë, por gjërat në praktikë nuk ishin ashtu siç po flitej. Shteti i ri turk gjer në vitet ’50 karakterizohej me një botëkuptim të sistemit politik dhe demokratik krejtësisht ndryshe nga demokracitë perëndimore. Mendësia dhe botëkuptimi i asaj periudhe dallohej me anashkalim të plotë të vlerave demokratike, si respektimi i dallimeve politike, e drejta e mendimit të lirë dhe liria e praktikimit të fesë. Mosekzistimi i opozitës politike apo ekzistimi i saj në mënyrë vetëm formale gjer më 1950, ndryshimi i gjuhës së ezanit me urdhër të pushtetit nga arabishtja në gjuhën turke janë shembuj konkretë të asaj etape kohore që argumentojnë cënimin e kohëpaskohëshëm të të drejtave politike dhe fetare. Vitet e pesëdhjeta shënojnë ndryshime thelbësore në politikën e brendshme dhe të jashtme të Turqisë. Në aspektin e brendshëm politik Partia Demokratike në krye me Adnan Menderesin, konsiderohet nismëtare e pluralizmit të vërtetë politik dhe alternativë demokratike në arenën e atëhershme politike. Pjesëmarrja e Turqisë në luftën e Koresë (1950), në kuadër të OKB-së, anëtarësimi i saj në NATO (1952), nënshkrimi i Paktit të Ballkanit (1953), gjithashtu edhe i Paktit të Bagdadit më 1955 (i cili më 1958 pas largimit të Irakut, emërtohet CENTO), zhvillimi i marrëdhënieve 34

me Perëndimin sidomos me SHBA-të, fillimi i negociatave për anëtarësim në Tregun e Përbashkët, dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të Cyrihut dhe të Londrës që më vonë do të mundësojnë pavarësinë e Qipros, janë zhvillimet më kryesore të politikës së jashtme turke në vitet e pesëdhjeta.66 Grushtshteti ushtarak i 1960, rezultoi me shmangjen e Partisë Demokratike dhe ekzekutimin e kryeministrit të atëhershëm të zgjedhur në mënyrë demokratike, Adnan Menderes, me çka kjo datë shënohet me shkronja të zeza, datë kur demokracia politike turke ka marrë plaga të rënda. Më 1961 rikthehet pluralizmi politik, dhe kështu fillon periudha e qeverive të koalicionit. Sa i takon politikës së jashtme turke në Lindjen e Mesme gjatë kësaj periudhe duhet cekur se dallohet me proamerikanizëm, me antisovjetizëm dhe me acarim të lartë të marrëdhënieve turko-arabe, në veçanti me Sirinë. Për të dhënë një pasqyrë sa më të saktë marrëdhënieve turko-arabe mes viteve 1950-1960, do të bëjmë një analizë të fazës së formimit të Paktit të Bagdadit dhe të asaj të krizave në Lindjen e Mesme. 3.3.1. Faza e formimit të Paktit të Bagdadit Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore rezultoi me paraqitjen e bipolarizmit në skenën ndërkombëtare, njërën palë e përfaqësonte SHBA si lider i botës demokratike, kurse tjetrën Bashkimi Sovjetik i njohur si lokomotivë e shteteve komuniste. SHBA si lider i botës demokratike duhej të merrnin masa preventive politike, strategjike dhe ekonomike që do të pamundësonin zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të ndikimit komunist. Me fillimin e luftës së Koresë më Qershor (1950), SHBA-të vendosën të marrin masa preventive që do të përfshinin si Evropën ashtu edhe Lindjën e Largët me çka do të vendosej një kordon sigurie rreth kufijve të Bashkimit Sovjetik. SHBA-të nuk u mjaftuan vetëm me kaq, ato synonin edhe formimin e një sistemi sigurie të përbashkët në Lindjen e Mesme që do ta kryente funksionin e barriereës veriore ndaj politikave ekspansioniste të Bashkimit Sovjetik në Lindjen e Mesme.67 Pas negociatave të shumta, Turqia dhe Iraku më 24 shkurt 1955 në Bagdad, nënshkruan marrëveshjen (Pakti i Bagdadit) sipas së cilës jepeshte mundësia e anëtarësimit në të, edhe të fuqive që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sigurinë dhe paqen e këtij rajoni68,
66

Girgin, Op.cit., f. 6. ; Lidhur me këtë çështje më gjërësisht shih Bağcı, Hüseyin, Türk dış politikasında 1950’ li yıllar, ODTÜ Geliştirme Vakfı, Ankara, 1972, 2001; poashtu shih Karpat, Kemal (ed.), Turkish Foreign Policy in Transition 1950-1974, Leiden: E.J.Brill, 1975. 67 Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 51. 68 Më 4 prill 1955 u anëtarësua Anglia.

35

por nga ana tjetër ndaloheshte anëtarësimi i ndonjë shteti që nuk njihet nga nënshkruesit e këtij pakti. Kësisoj përjashtoheshte mundësia e anëtarësimit të Izraelit, me çka synohej përfitimi i simpative të shteteve arabe ndaj këtij pakti. 69 Më 1955 u anëtarësua Pakistani, dhe Irani me çka numri i vendeve anëtare në Paktin e Bagdadit u rritë në pesë Turqia, Iraku, Irani, Pakistani dhe Anglia.70 Anëtarësimi i Irakut në këtë Pakt nuk u prit mirë nga vendet arabe, e në veçanti nga Egjipti në krye me Nasirin, ngase sipas tyre ky akt binte ndesh me interesat dhe idealet e popujve arabë. Nga ana tjetër, Izraeli këtë veprim e konsideronte si një bashkim kundër interesave të shtetit izraelit.71 S’duhet harruar se pjesëmarrja e Anglisë në Paktin e Bagdadit në vend që të kontribojë për bashkimin e popujve të këtij rajoni kundër rrezikut sovjetik ashtu siç synohej, shkaktoi thellimin e ndarjeve dhe përçarjeve ndërmjet shteteve të Lindjës së Mesme. Më 1958 në Irak, ndodh grushtshteti ushtarak ku vritet mbreti, zëvëndësi i tij dhe kryeministri irakian Nuri Saidi72. Pas kësaj ndodhie politika e jashtme irakiane ka pësuar ndryshime të mëdha. Këto ndryshime shkaktuan tërheqjën e Irakut nga Pakti i Bagdadit me çka ky Pakt mbetet pa asnjë shtet arab, selia e tij transferohet në Ankara, kurse emri ndërrohet në CENTO.73 Involvimi i Turqisë në këtë projekt që kishte për synim rritjen dhe zmadhimin e prestigjit dhe mbrojtjës së imazhit të shtetit turk në rajonin e Lindjes së Mesme, dha efekte të kundërta. Vetë fakti që Turqia kryesonte këtë projekt shkaktoi humbjen e simpative tek arabët, të cilët mendonin se projekti në fjalë synonte hegjemonizimin e tyre nga ana e Perëndimit dhe se Turqia është vegël për realizimin e qëllimeve të perëndimorëve. Vetë Adnan Menderesi është shprehur se këto ngjarje kanë gjeneruar antiperëndimizëm dhe izolim të Turqisë në Lindjen e Mesme.74 Menderesi kishte kapacitet dhe vizion për afrimin e popullit turk me atë arab, por koniunktura e asaj periudhe, kërcënimi rus detyronte zhvillimin e politikave pro-perëndimore e jo të pavarura të Turqisë për Lindjen e Mesme, gjë që irritonte arabët. Për pasojë vizioni i këtij lideri për Lindjen e Mesme s’u bë realitet. 3.3.2. Faza e krizave në Lindjen e Mesme

69 70

Op.cit. f. 65. Girgin, Op.cit. 71 Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 65-67. 72 Oran, Op.cit., f. 632. 73 Soysal, Op.cit., f. 518; Girgin, Op.cit. 74 Bal, Op.cit.; Karaosmanoğlu, Op.cit., f. 16.

36

Periudha e udhëheqjës së Menderesit karakterizohet edhe me kriza në rajonin e Lindjes së Mesme që tronditën ekuilibrat strategjikë ndërkombëtarë dhe në të njejtën kohë shkaktuan ndryshime në politikat e shteteve të këtij rajoni. Ndër krizat e ndodhura gjatë këtyre viteve në rajonin e Lindjës së Mesme është edhe ajo e kanalit të Suezit. Fillet e kësaj krize i gjejmë në qëndrimet dhe veprimet e Egjiptit në kohën e udhëheqjës së Nasirit në politikën e tij të jashtme që provokoi interesat dhe politikat e disa shteteve të mëdha Perëndimore në përgjithësi e të Anglisë dhe Francës në veçanti. Pas vitit 1955, politika e jashtme e Egjiptit pësoi ndryshime të rëndësishme që tërhoqën vëmendjën e fuqive të mëdha Perëndimore. Afrimi me Rusinë, zhvillimi i marrëdhënieve diplomatike me Kinën dhe blerja e armëve nga Çekosllovakia75 ishin veprimet kryesore të diplomacisë egjiptase gjatë asaj periudhe që shkaktuan habi dhe shqetësime te shtetet perëndimore në veçanti te Anglia dhe Franca, të cilave u cenoheshin interesat në rajonin e Lindjes së Mesme. Rrjedhja e ngjarjeve nuk përfundoi vetëm me kaq, nacionalizimi i kanalit të Suezit nga ana e udhëheqjës egjiptase që ndodhi më 26 korrik 1956 si pasojë e moszbatimit të premtimeve të SHBA-ve , Anglisë dhe Bankës Botërore për asistencë në ndërtimin e barazhit të Asuanit, që kishte rëndësi vitale për Egjiptin, ishte hallka e fundit e zinxhirit përplot provokime, intriga dhe kriza. Nacionalizimi i kanalit të Suezit nga pushteti nasirian, ngriti në këmbë opinionin ndërkombëtar, ngase ky kanal ishte pikë strategjike ku gërshetoheshin interesat e shumë shteteve dhe faktorëve ndërkombëtarë. Si pasojë e këtyre zhvillimeve në Konferencën e Londrës (1956) plani i paraqitur nga Sekretari shtetëror i SHBA-së, Dulles për zgjidhjen e këtij kontesti u pëlqye nga shumica e shteteve pjesëmarrëse. Pas pranimit të sugjerimit të Turqisë, Pakistanit, Iranit dhe Etiopisë për respektimin e të drejtës së sovranitetit të Egjiptit, që u vendos si nen i veçantë në planin e Dullesit, ky plan u pranua nga shumica absolute e shteteve pjesëmarrëse. 76 Sipas këtij plani duheshte të formohej një institucion (agjenci) ndërkombëtar që do të menaxhonte kanalin e Suezit dhe të gjitha shtetet do të kishin të drejtën e shfrytëzimit të lirë të kësaj pike. Nga ana tjetër qeverisë egjiptase do t’i jepej një pjesë nga të ardhurat e këtij kanali dhe firma e kanalit të Suezit do të dëmshpërblehej me një shumë parash sipas të drejtës ndërkombëtare. Në qoftë se do të kishte konteste për dy pikat e fundit të planit të Dullesit atëherë këto mosmarrëveshje do të zgjidheshin nga gjykatat ndërkombëtare. Plani i Dullesit u refuzua nga udhëheqësia egjiptase. Si pasojë e dështimit të takimit të përfaqësuesve të konferencës së Londrës me autoritetet egjiptase, u vendos të mbahet një konferencë e dytë në Londër, ku tema e
75 76

Oran, Op.cit., f. 627. Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 81,83; Oran, Op.cit., f. 627,628.

37

diskutimit përsëri do të ishte problemi i kanalit të Suezit. Dhe, ndërmjet 19-21 shtator 1956 u mbajt Konferenca e Dytë e Londrës ku u vendos të pranoheshin vendimet e Konferencës së Parë dhe u formua Bashkimi i Përdorësve të Kanalit të Suezit, të cilin Turqia ndër të parat e pranoi.77 Nuk duhet harruar se Anglia dhe Franca ishin shtetet më të dëmtuara nga qëndrimet e Egjiptit, ngase interesat e tyre strategjike të kahmotshme në Lindjen e Mesme cënoheshin në masë të madhe. Mu për këtë arsye pas përpjekjes së dështuar në Këshillin e Sigurimit për zgjidhjen e kësaj krize, Anglia dhe Franca pas bisedimeve të fshehta të zhvilluara me Izraelin, vendosën të hynin në luftë me Egjiptin. Më 1956 Izraeli sulmoi Egjiptin, pas një kohe shumë të shkurtër trupat angleze dhe franceze hynë në Egjipt78 me pretekst të ndalimit të luftimeve. Ky akt u kritikua ashpër nga opinioni ndërkombëtar në krye me Bashkimin Sovjetik dhe SHBA-të. SHBA-të e dënuan për arsye se ky sulm do të shkaktonte afrimin e shteteve të këtij rajoni ndaj Bashkimit Sovjetik, gjë që ndeshej me interesat shtetërore amerikane. Si pasojë e presionit të faktorëve ndërkombëtar, Anglia dhe Franca vendosën tërheqjen e trupave të tyre nga Egjipti, me çka ky shtet arriti që të realizojë atë që kishte planifikuar, pra udhëheqjen e kanalit të Suezit. Në të gjitha këto zhvillime Turqia ka pasur prirje properëndimore. Sulmin ndaj Egjiptit e konsideronte si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por nuk dënoi hapur as Anglinë e as Francën, përkundrazi akuzoi Egjiptin si shkaktar të këtyre trazirave, me çka mosmarrveshjet turko-arabe u thelluan më tepër. As tërheqja e ambasadorit turk nga Izraeli, si shenjë proteste ndaj qëndrimit të këtij shteti gjatë luftës, nuk arriti t’i relaksonte marrëdhëniet turko-arabe.79 Përfundimi i krizës së kanalit të Suezit shkaktoi ndryshime kruciale në ekuilibrimet strategjike të rajonit të Lindjes së Mesme. Influenca e Anglisë dhe Francës në këtë rajon dita ditës po zbehej, ndërsa faktorët SHBA dhe Bashkim Sovjetik po fitonin në peshë. Më mars 1957 “lindi” doktrina e Eisenhowerit, që synonte maksimizimin e ndikimit të faktorit amerikan dhe minimizimin e ndikimit të Bashkimit Sovjetik në Lindjen e Mesme. Kjo doktrinë u mbështet nga Anglia, Franca, Turqia, Libani, Iraku e më pastaj edhe nga Arabia Saudite dhe Jordani, por u kundërshtua ashpër nga Bashkimi Sovjetik dhe Egjipti e Siria nga rajoni i Lindjes së Mesme.80 Si pasojë e këtyre zhvillimeve më 1957, Siria fillon me të madhe të armatoset duke blerë armë nga Bashkimi Sovjetik gjë që shkakton moskënaqësi të madhe
77 78

Oran, Op.cit., f. 627,628; Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 82,83,85. Bal, Op.cit. 79 Oran, Op.cit., f. 627-629; Kürkçüoğlu, Op.cit., f. 85,89,90,99. 80 Oran, Op.cit., f. 630; Bal, Op.cit., f. 675.

38

të fqiut të saj, Turqisë, që këtë akt të Sirisë e cilësoi për veprim që kërcënon stabilitetin dhe sigurinë e saj, me çka fillon një krizë e re në Lindjen e Mesme. Kjo krizë thellohet aq shumë saqë këto dy shtete ishin në prag të luftës.81 Siria mori mbështetjen e Bashkimit Sovjetik dhe të shteteve arabe, ndërsa Turqia nuk ia doli të merrte premtimin e SHBA-ve për ndonjë ndihmë ushtarake.82 Kah fundi i vitit, me zbutjen e retorikës së Bashkimit Sovjetik ndaj Turqisë dhe me bashkimin e Sirisë dhe Egjiptit në një shtet, hap të cilin Turqia e perceptoi si dobësim të kërcënimit sirian fillon zbutja dhe kjo krizë merr fund. Disa njohës të rrethanave janë të mendimit se kjo krizë ishte artificiale ngase përmes kësaj krize mbuloheshin problemet e brendshme të shtetit turk, së paku harroheshin dhe prolongoheshin për një kohë.83 Nga e thëna deri këtu konstatojmë se politika e jashtme turke e kohës së Menderesit ndaj Lindjes së Mesme cilësohet nga proamerikanizmi, antisovjetizmi dhe raportet e acaruara me shtetet e Lindjes së Mesme, në veçanti me Sirinë. Duhet potencuar se pika ironike e kësaj periudhe qëndron në faktin se fill pas dy dekadash pas vdekjes së Ataturkut - i cili në botën muslimane njihej me luftën e tij anti-imperaliste- politika e jashtme turke në syrin e pjesës së globit që ishte në zhvillim, filloi të përceptohet si vegël e politikës së Perëndimit84. 3.4. Politika e Turqisë në Lindjen e Mesme nga Detanta deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë Termi detanta rrjedh nga fjala frenge detente që ka kuptimin çtensionim, lëshim pe. Ndërsa në fjalorin diplomatik ky term shpreh një gjendje apo proces të shtensionimit të marrëdhënieve të acaruara mes dy apo më shumë shteteve apo blloqeve.85 Kjo shprehje ka filluar të përdorët në vitet 1960 si sinonim i fillimit të çtensionimit të marrëdhënieve tepër të acaruara dhe të ftohta mes dy blloqeve të mëdha, NATO-s dhe Paktit të Varshavës, respektivisht SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik.86 Ky çtensionim erdhi si pasojë e krizës së Kubës të vitit 1962 dhe prodhimit të raketave balistike ndërkontinentale nga ana e Bashkimit Sovjetik më 1957,87 hapa të cilat shtynë dy shtetet më të mëdha të globit, të mendojnë se veç

81 82

Karaosmanoğlu, Op.cit. Oran, Op.cit., f. 632. 83 Oran, Op.cit., f. 631,632. 84 Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 79. 85 Boriçi, Gjon, Marrëdhëniet ndërkombëtare në vorbullën e diplomacisë, GEER, Tiranë, 2006, f. 197; Бојчев, Душан, Дипломатски речник, Тив Топ Д.О.О, Скопје, 1998, f. 81. 86 Бојчев, Op.cit. 87 Bal, Op.cit., f. 676.

39

kishte ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje të tendosur që dita ditës po i afroheshte një lufte shkatërruese. Me sintagmën Luftë e Ftohtë, nënkuptojmë periudhën që karakterizohet me garë për armatim, luftë psikologjike, paraqitje të blloqeve të ndryshme dhe acarim dhe tensionim të marrëdhënieve diplomatike mes blloqeve dhe shteteve të ndryshme në arenën ndërkombëtare. Kjo periudhë filloi nga copëtimi i Gjermanisë mes shteteve ngadhënjimtare të Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi deri në shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik. Kjo periudhë shënohet me kriza të shumta që patën refleksione të shumta negative në skenën ndërkombëtare, nga të cilat mund të veçojmë Lufta e Koresë, lufta e Vietnamit, kriza e Hungarisë (1956), kriza e Kubës (1962), dhe pushtimi i Afganistanit nga ana e forcave ruse (1979).88 Në këtë vijë kohore ndodhi edhe çtensionimi i marrëdhënieve të ftohta mes dy blloqeve që njihet si periudhë e Detantës, që zgjati mes viteve 1960-1980, kohë kjo kur Lufta e Ftohtë filloi të dobësohet.89 Gjatë kësaj periudhe rajoni i Lindjes së Mesme bëhet skenë e ngjarjeve të rëndësishme historike. Luftërat arabo-izraelite (1967 dhe 1973), djegia e Mesxhidi-Aksasë (1969) nga ana e izraelitëve, formimi i Organizatës së Konferencës Islamike po të njëjtin vit si rezultat i kësaj ngjarjeje, kriza globale e naftës e vitit 1973, revolucioni në Iran i vitit 1979 dhe Lufta e Parë e Gjirit mes Irakut dhe Iranit (1980-1988) janë ngjarje që lanë gjurma të pashlyeshme në politikat e brendshme dhe të jashtme të shteteve të këtij rajoni. Deri në këtë kohë politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme në të shumtën e rasteve ka pasur ngjyrë properëndimore dhe kjo strategji në marrëdhëniet e jashtme turke nuk është mirëpritur nga shtetet arabe. Shteti turk në syrin e vendeve arabe është perceptuar si polic i Perëndimit për Lindjen e Mesme. Në fillet e periudhës së detantës shënohen ndryshime dhe kthesa të mëdha në arenën ndërkombëtare që patën impakt të fuqishëm në politikën e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme. Shteti turk si pjesë e pandashme e gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë së rajonit të Lindjes së Mesme, atëbotë ka zhvilluar politikë aktive dhe ka marrë qëndrime ekuilibruese ndaj ndodhive që tronditnin globin dhe rajonin. Detanta relaksoi marrëdhëniet mes dy blloqeve dhe rezultoi me mundësinë e Turqisë për zhvillim të politikave të jashtme të pavarura ndaj këtij rajoni. Nga ana tjetër, në suaza rajonale, përmbajtja e parezervuar e shteteve të Lindjes së Mesme ndaj Greqisë në çështjen e Qipros dhe mosasistenca dhe mospërmbajtja e qëndrimit turk ndaj kësaj problematike nga ana e shteteve perëndimore në krye me SHBA-të,90 dha mundësinë e fillimit të ndryshimit dhe kthesës së madhe në
88 89

Tranoy, Mellbye, Siyaset ve Demokrasi, Feniks, Shkup, 2006, f. 157. Бојчев, Op.cit., f. 341-342. 90 Bal, Op.cit., f. 678; Karaosmanoğlu, Op.cit., f. 17.

40

konceptin strategjik dhe politik të udhëheqësisë turke ndaj këtij rajoni. Si pasojë e kthesave dhe ndryshimeve që ndodhen në arenën ndërkombëtare (zvogëlimi i kërcënimit rus), rajonale (çështja e Greqisë dhe Qipros ku shteti turk nuk kishte arritur të sigurojë mbështetjen diplomatike të Perëndimit e as të botës në zhvillim) dhe brendashtetërore (ballafaqimi me problemin kurd) Turqia për dallim nga e kaluara (periudha e fundit e fundit e Inonut dhe periudha e Menderesit) ku zhvillonte politikë njëdimensionale dhe properëndimore ndaj Lindjes së Mesme, tashmë (fundi i viteve të 1960) ndryshoi kursin e politikave të veta si ndërkombëtare ashtu edhe rajonale.91 Këtë më së miri e dëshmon lufta arabo-izraelite e vitit 1967, kur pak para luftës më 22-24 maj, Ankaraja zyrtare inicon mbledhje në të cilën morën pjesë të gjithë ambasadorët e akredituar të shteteve të Lindjes së Mesme me ç’rast u arrit vendimi për • • • zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Turqisë dhe shteteve arabe; mospërzierjen e Turqisë në mosmarrëveshjet ndërarabe; mosanëtarësim në blloqe dhe në marrëveshjet rajonale që synojnë ndarjen dhe përçarjen e arabëve.92 Pas fillimit të luftës arabo-izraelite Turqia me qëndrimin e saj, dëshmoi se kishte filluar të bëjë një politikë tjetërfare. Për dallim nga lufta e 1956-ës, Turqia përmes deklaratave zyrtare mbështeti arabët duke deklaruar se nuk do të lejonte shfrytëzimin e bazave ushtarake amerikane që gjendeshin në territorin e saj për ndonjë sulm eventual ndaj shteteve arabe. Këtë qëndrim mbajti edhe gjatë seancave të mbajtura në OKB lidhur me këtë çështje; insistonte në tërheqjen e trupave izraelite nga vendet e pushtuara arabe dhe në njohjen e së drejtës së formimit të shtetit të pavarur palestinez.93 Përmes ndihmave humanitare të shpërndara në Siri dhe në shtetet tjera arabe dëshmoi solidarizimin e saj me qëndrimin e shteteve arabe ndaj kësaj krize.94 Pas kësaj lufte, më 1969 ndodhi një rast tjetër tronditës, djegia e Mesxhidi-Aksasë,95 që gjendet në Jerusalem96, nga ana e izraelitëve. Ky akt irritoi si botën arabe ashtu edhe botën islame në përgjithësi, ngase ky tempull, kjo vatër e shenjtë është e rëndësisë jetike jo vetëm për popujt arabë por për të gjithë muslimanët e globit. Më 22-25 shtator 1969 në Rabat të Marokos, me pjesëmarrjen e 25 përfaqësuesve të shteteve islame vendoset mbajtja e
91

Lidhur me këtë çështje më gjerësisht shih Fırat, M. Melek, 1960-71 arası türk dış politikası ve Kıbrıs sorunu, Siyasal kitabevi, Ankara, 1997, f. 238-249. 92 Oran, Op.cit., f. 630; Bal, Op.cit., f. 789. 93 .Bal, Op.cit., f. 677. 94 Karaosmanoğlu, Op.cit., f.18; Oran, Op.cit., f. 790. 95 Tempull (xhami) që është ndërtuar nga profeti Sulejman (Solomon). 96 Rreth kontestit mbi statusin e Jerusalemit gjatë historisë shih Davutoglu, Ahmet et.al., Filistin Çikmazdan Çözüme, Küre Yayınları, İstanbul, 2003, f. 277-309.

41

konferencës (samitit) të parë të shteteve islame që më pas do të intitucionalizohet dhe do të emërtohet si Organizata e Konferencës Islamike.97 Në këtë samit, në të cilin Turqia u përfaqësua me ministrin e punëve të jashtme, vendet islame i bënë thirrje Izraelit për tërheqjen e trupave nga tokat arabe të pushtuara.98 Turqia edhe gjatë viteve të ardhshme mori pjesë aktive në Organizatën e Konferencës Islamike,99 duke u përfaqësuar në rang edhe më të lartë, më 1981 në Taif të Arabisë Saudite me kryeministrin, kurse dhe më 1984 në Kazabllankë me presidentin e saj, gjithnjë duke mbrojtur interesat e përbashkëta të shteteve islame.100 Nga ana tjetër, më 1973, me sulmin e Egjiptit dhe Sirisë ndaj Izraelit filloi një luftë e re arabo-izraelite dhe qëndrimi i Turqisë ndaj kësaj krize përsëri tërhoqi vëmendjen e faktorëve rajonalë si Izraeli dhe atyre globalë si SHBA. Si gjatë luftës së vitit 1967, ashtu edhe në këtë luftë qëndrimi i Turqisë nuk kishte ndryshuar. Ndonëse shteti turk deklarohej se ishte i përmbajtur dhe se kishte qëndrim neutral ndaj kësaj krize, realiteti fliste se qëndronte në anën e arabëve.101 Përmes qëndrimit proarab të shtetit turk, Ankaraja zyrtare donte që qëndrimi i shteteve arabe ndaj çështjës së Qipros të ndryshojë, dhe në vend që të mbështetet Greqia sikur që ishte më herët, të mbështetet pozicioni i Turqisë. Ky qëndrim ndërlidhej edhe me interesa ekonomike, shtetet arabe në deklaratën e tyre të përbashkët pohonin se do të venin embargo të naftës për shtetet që gjatë kësaj krize do ta përmbajnë Izraelin. Dhe arsyeja e tretë qëndronte te simpatitë e opinioni turk ndaj Organizatës Çlirimtare Palestineze, e formuar nga populli palestinez për çlirimin e tokave të tyre nga pushtimi izraelit.102 Turqia pati qëndrim proarab që u mirëprit nga shtetet arabe, por ndërkohë diti t’i ruajë marrëdhëniet me Izraelin qofshin ato të përmasave minimale.103 Nga ana tjetër, revolucioni iranian i vitit 1979, Iranin e Shahut properëndimor e shndërroi në qendër të rezistencës së popujve të këtij rajoni ndaj SHBA, me çka vështirësoi dhe komplikoi me të madhe përpjekjet e Turqisë për të ekuilibruar interesat e saja shtetërore ndërmjet Perëndimit dhe këtij rajoni104 dhe në të njejtën kohë lëkundi ekuilibrimet dhe baraspeshat e fuqive dhe interesave brenda këtij rajoni.

97 98

Soysal, Op.cit., f. 520; Bal, Op.cit; Karaosmanoğlu, Op.cit. Oran, Op.cit., f.630; Bal, Op.cit., f.792. 99 Rreth refleksionet e anëtarësimit të Turqisë në OKI në politikën e jashtme të saj shih Aykan, Balı, M., Turkeys Role in the Organization of the Islamic Conference: 1960-1992 The Nature of Deviation from the Kemalist Heritage, Vantage Press, New York, 1994. 100 Karaosmanoğlu, Op.cit. 101 Oran, Op.cit., f. 799; Karaosmanoğlu, Op.cit., f.19; Bal, Op.cit. 102 Oran, Op.cit. 103 Girgin, Op.cit., f. 8. 104 Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 200.

42

Problemet dhe krizat e këtij rajoni nuk mbaruan me kaq, më 1980 filloi një luftë e re ndërmjet dy shteteve të Lindjes së Mesme, Irakut dhe Iranit e quajtur Kriza e Parë e Gjirit. Në këtë luftë që u zhvillua mes viteve 1980-1988, u vranë dhe u plagosën me miliona njerëz dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Gjatë kësaj krize, shteti turk ishte nën udhëheqjën e kryeministrit Turgut Ozall i cili solli një frymë të re si në ekonomi dhe në zhvillimin e demokracisë, poashtu edhe në politikën e brendshme dhe të jashtme të këtij shteti. Gjatë udhëheqjës së Ozallit, Turqia përjetoi zhvillim dhe prosperitet të paparë në historinë e saj të re në aspekte të ndryshme shoqërore. Pikërisht në këtë fazë kohore në masa të mëdha u realizua hapja e tregjeve turke në arenën globale, u zhvillua demokracia dhe u aktivizua një frymë e re në strategjinë dhe diplomacinë e Turqisë ndaj shteteve të rajonit.105 Të gjitha këto segmente luajtën rol të madh në rritjen e prestigjit dhe imazhit të Turqisë në Lindjen e Mesme. Ideatori i këtyre ndryshimeve rrënjësore, Ozall konsiderohet përfaqësues i denjë i rrymës së ashtuquajtur neo-osmane, sipas së cilës Turqia nuk duhet të jetë e përmbajtur ndaj ndodhive rajonale, por duhet të merr pjesë aktive dhe të përfitojë nga to, duhet të luajë rolin e udhëheqësit të rajonit në fjalë dhe të ketë ndikimin edhe në politikat e fuqive të mëdha. Kjo më së miri doli në shesh gjatë luftës irako-iraniane, kur Turqia, përmes politikës së saj dinamike, shumëdimensionale, aktive dhe ekuilibruese, ishte ndër shtetet e rralla që u përpoqën të kontribojnë për gjejtjën e ndonjë kompromisi me anë të negociatave. Falë suksesit në shmangien e përleshjeve dhe konflikteve rajonale Turqia fitoi simpatinë e vendeve arabe dhe të Izraelit që ishte ndër shtetet e rralla në rajon me demokraci parlamentare të vërtetë.106 Pos kësaj që përmendëm, këtë periudhë e karakterizon edhe formimi i organizatës kurde marksisto-leniniste PKK, që synon formimin e një shteti të pavarur kurd, tokat e të cilit përveç vendeve tjera të këtij rajoni duhej të shtriheshin edhe në Turqinë juglindore. Veprimtaria e kësaj organizate majtiste që nga viti 1984 shënohet me luftime të armatosura kundër caqeve ushtarake dhe civile turke që shkaktuan vdekjën e mijërave njerëzve (rreth 30.000), humbje të mëdha të ekonomisë turke (rreth 300 miliardë $) dhe ngecje të theksuar në zhvillimin socialo-ekonomik të rajonit juglindor të këtij shteti. Këto luftime do të ashpërsohen gjatë viteve të 1990-ta pas Luftës së Dytë të Gjirit që shkaktoi një zbrazëtire të madhe sigurie, “kushte ideale” për veprimin e PKK-së, shpeshtim të sulmeve në tokat turke duke shfrytëzuar për logjistikë Irakun Verior.
105

Lidhur me këtë çështje më gjërësisht shih Güzel,C. Hasan et.al.(ed.), Türkler (vëll.17), Yeni Türkiye yayınları, Ankara, 2002, f. 282-290. 106 Bal, Op.cit., f. 681.

43

Nga analiza e bërë mund të konstatojmë se në Lindjen e Mesme, ku gërshetohen interesat e faktorëve globalë, periudha nga fillimi i Detantës gjer kah mbarimi i Luftës së Ftohtë u karakterizua me sërë trazirash dhe zhvillimesh që kishin si ndikim rajonal ashtu edhe ndërkombëtar. Në këtë periudhë, nga fillimi i viteve 1960, si pasojë e mungesës së mbështetjes diplomatike në arenën ndërkombëtare në çështje të ndryshme (si rasti i Qipros), filloi të ndryshojë kursi diplomatik i shtetit turk dhe afrimi i tij edhe ndaj rajonit të Lindjes së Mesme. Kjo periudhë regjistron edhe faktorizimin e politikës turke në korniza rajonale, në veçanti në kohën e ish presidentit (ish kryeministrit) Ozall, i cili ndryshoi boshtin e politikës duke u munduar që Turqisë t’ia kthejë peshën e dikurshme, nëse jo të periudhës osmane, atëherë ta bëjë atë faktor me peshë rajonale, madje duke mos u mjaftuar me kaq. Ozall bëri hapa të rëndësishëm në politikën e jashtme turke: a) realizoi hapjen ekonomike të shtetit turk,107 b) mundësoi integrimin e Turqisë me botën e jashtme, c) zhvilloi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me shtetet e Lindjes së Mesme. Mendojmë se realizimi i këtyre synimeve rezultoi me një kthesë të madhe si në politikën e brendshme, gjithashtu edhe në pozitën e shtetit turk në skenën ndërkombëtare me çka ky shtet pas shumë vitesh filloi të integrohet në rajonin dhe të bëjë zë edhe në skenën globale.

3.5. Politika e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme para qeverisjes së AKP-së (1990-2000) Me përfundimin e Luftës së Ftohtë mbaron edhe sistemi ndërkombëtar bipolar i përfaqësuar me SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik, i cili sistem108 sadopak gjatë periudhës 50 vjeçare pas Luftës së Dytë Botërore kishte sjellë stabilitet dhe ekuilibrim forcash në arenën ndërkombëtare. Por, me shndërrimin e këtij sistemi të bipolarizmit në njëpolarizëm i kryesuar nga SHBA-të, arena ndërkombëtare pëson ndryshime të mëdha. Evropa Qendrore dhe ajo Lindore - rajon ku gjinden edhe trevat tona - ballafaqohen me ndryshime të mëdha shoqërore.109 SHBA-të duke u inkujaruar dhe motivuar nga superioriteti politik, ekonomik dhe ushtarak inicion nisma të mëdha parasëgjithash ushtarake në suaza globale të cilat patën
107

Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 86. Rreth strukturës së sistemit ndërkombëtar në shek.XX. shih Arı, Tayyar, Uluslararasi Iliskiler, Alfa Yayinlari, Istanbul, 1997, f. 122-127; Vukadinoviq, Radovan, Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare, Universiteti Victory, Prishtinë, 2006. 109 Rreth ndryshimeve shoqërore në Evropën Qendrore dhe Lindore shih Abdullai, Jonuz, Ndryshimet sociale dhe tranzicioni, CRPA&ArbëriaDesign, Tetovë, 2008, f. 40-43.
108

44

impakte ekonomike, politike dhe strategjike. Kriza e Dytë e Gjirit konsiderohet si moment i rëndësishëm i shfaqjes së njëpolarizmit dhe superioritetit të SHBA-ve. Kjo krizë fillon me hyrjen e trupave irakiane në Kuvajt më 2 gusht 1990 dhe vazhdon deri më tërheqjen e trupave irakiane nga Kuvajti më 28 shkurt 1991. Pas disa thirrjeve të pasuksesshme nga Këshilli i Sigurimit i OKB për tërheqjen e trupave irakiane pasoi intervenimi i SHBA-ve me aleatët e saj110 me çka u dëshmua përfundimi i kohës së bipolarizmit dhe dalja në skenë e një fuqie të vetme superiore. Involvimi i SHBA-ve në këtë krizë pati reflektimet e veta ekonomike, politike, ushtarake dhe strategjike. Me përfundimin e kësaj lufte SHBA-të hapën dyert për kontrollimin e këtij rajoni të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare si në aspektin strategjik, gjithashtu edhe në atë ekonomik, me çka forcuan dhe siguruan superioritetin e vet ushtarak dhe politiko-ekonomik edhe për një periudhë të gjatë kohore. Nga ana tjetër intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe aleatëve të saj në Kosovë, nuk mund të kuptohët si diç tjetër përveç se shfaqje e forcës superiore ekonomike, politike dhe ushtarake e këtij shteti edhe në Ballkanin shpesh të trazuar. Fundi i viteve 1990 dallohet edhe me përpjekjet e Rusisë për të kthyer fuqinë e vet ekonomike, politike dhe ushtarake që kishte gjatë ish Bashkimi Sovjetik dhe për të ringjallur influencën e vet në botë. Ndihma direkte apo indirekte e Rusisë ndaj Serbisë gjatë krizës së Ballkanit të viteve 1990 nuk mund të kuptohët ndryshe vetëmse si shenjë ndaj fuqive të mëdha evropiane se nuk mund të paramendohet një skenë internacionale pa faktorin rus. Nuk duhet anashkaluar as faktorin kinez si fuqi ushtarake, si një vend që gjatë këtyre viteve shënon një shpërthim ekonomik. Ky shtet fillon edhe aktivitete diplomatike në suaza globale - si marrëdhëniet e ngushta me Iranin, Irakun, Korenë Veriore dhe me shumë shtete të Afrikës - për të dëshmuar se veçmë është shndërruar nga faktor rajonal në global. Turqia me pozicionin e vet gjeostrategjik dhe gjeopolitik dhe me ushtrinë e dalluar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë zinte vend të veçantë në strategjitë e shteteve perëndimore në përgjithësi dhe të SHBA-së në veçanti. Politikat properëndimore të Turqisë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë lehtësuan zbatimin e projekteve perëndimore lidhur me Bashkimin Sovjetik dhe Lindjen e Mesme. Por, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe zvogëlimit të rrezikut rus mendohej se do të minimizohej edhe pesha e Turqisë në strategjitë dhe politikat e Perëndimit ndaj rajonit të Lindjës së Mesme. Ndodhi e kundërta. Turqia nga vitet 1990 me tregun e saj të lirë dhe me sistemin e vet demokratik filloi të luajë rol

110

Lidhur me këtë çështje më gjërësisht shih Acar, C. İrfan, Dış politika, Ankara, 1993, f. 50-54.

45

stabilizues në rajon, nga popujt e këtij rajoni filloi të merret si shembull i qeverisjes së mirë.111 Përfundimi i Luftës së Ftohtë solli ndryshime në politikën e jashtme të Turqisë112 ndaj Lindjes së Mesme. Zbehja e rrezikut rus i dha hapësirë zbatimit të politikave të inicuara nga Turgut Ozalli ndonëse partia e tij kishte humbur zgjedhjet e vitit 1991, dhe vetë ai kishte ndërruar jetë më 1993. Dhe Turqia tanimë nuk qëndronte larg ndodhive, ajo filloi të marrë pjesë aktive në ngjarjet përreth dhe përfitoi politikisht dhe ekonomikisht nga ndodhitë përreth, u shndërrua në lider të rajonit dhe në faktor me synime globale. 113 Këtë ndryshim në politikën e jashtme turke ndaj Lindjës së Mesme më së pari e hasim në kohën e Krizës së Dytë të Gjirit gjatë intervenimit ushtarak të shteteve aleate për çlirimin e Kuvajtit nga pushtimi irakian, kur me anë të bazës ushtarake Inxhirlikut mori pjesë aktive në politikën e re revizioniste të këtij rajoni. Ekuilibrimet e brendshme politike në Turqi gjatë kësaj periudhe nxorrën në pah konceptin e shumëdimensionalitetit dhe zhvillimit të strategjive krejtësisht të kundërta në politikën e jashtme të këtij shteti.114 Ky shumëdimensionalitet në politikën e jashtme turke vazhdoi gjatë udhëheqjes së koalicionit qeveritar RP-DYP115, në krye me kryeministrin islamist Nexhmetin Erbakan,116 me inicimin e të cilit u formua grupi i shteteve D-8, përbërë nga shtetet islamike më me peshë si Egjipti, Bangladeshi, Indonezia, Irani, Malezia, Pakistani, Nigeria dhe Turqia dhe që synonte zhvillimin e politikave të përbashkëta ekonomiko-politike. Nga ana tjetër, zhvillimi i marrëdhënieve turko-izraelite në sferën politike, ekonomike dhe të sigurisë dhe thellimi i tyre në masë të paparë deri në atë kohë është dëshmi tjetër e aplikimit të politikave paradoksale shumëdimensionale të viteve 1990.117 Sipas opinionit tim, ky paradoksalitet ishte rezultat i ekzistimit të faktorëve tjerë vendimmarrës në Turqi, si ushtria që me anë të presionit direkt apo indirekt ndaj autoriteteve politike të asaj kohe merrte
111

Çarkoğlu, Ali et.al., Türkiyenin bölgesel orta ve uzun dönem politika analizi, Boyut yayınları, İstanbul, 1998, f. 184. 112 Rreth problemet dhe mundësitë me të cilat u ballafaqua politika e jashtme turke me përfundimin e Luftës së Ftohtë shih Mastny, Vojtech et.al.(ed), Turkey Between East and West, New Challenges for a Rising Regional Power, Westview Press, UK, 1996. 113 Gönlübol , Mehmet et.al., Olaylarla türk dış politikası (1919-1995), Sıyasal kitabevi, Ankara, 1996, f. 651. 114 Lidhur me zhvillimet e reja në politikën e jashtme turke pas Luftës së Ftohtë poashtu shih Makovsky, Alan et.al. (ed.), Changing Dynamics of Turkish Foreign Policy, Washington Institute for Near East Policy Press, Washington D.C., 2000; Robins, Philip, Turkey and Middle East, Royal Institute of International Affairs, London, 1991. 115 Koalicioni qeveritar përbëhej nga Refah Partisi (Partia e Mirëqenies) në krye me liderin e saj Nexhmedin Erbakan dhe Doğru Yol Partisi (Partia e Rrugës së Drejtë) e udhëhequr nga Tansu Çileri. 116 Më gjërësisht rreth N.Erbakanit dhe partisë së tij (RP) shih Akdoğan, Yalçın, Siyasal İslam: Refah Partisinin Anatomisi, Şehir Yayınları, İstanbul, 2000. 117 Lidhur me këtë çështje më gjërësisht shih Uslu, Nasuh, Turkısh foreign policy in the post-cold war period, Nova scıence publishers, New York, 2004, f. 102-105.

46

rol aktiv në ndërtimin e politikës së jashtme turke. Marrëdhëniet turko-izraelite të kësaj periudhe u kurorëzuan me nënshkrimin e Marrëveshjës për Kooperim dhe Edukim Ushtarak më shkurt të 1996 dhe me vizitat e ndërsjellta të zyrtarëve të lartë të të dy shteteve. Ky bashkëpunim ushtarak u reflektua edhe në marrëdhëniet ekonomike dhe në sfera të tjera.118 Duhet cekur se këtë periudhë përveç formimit të D-8 dhe thellimit të marrëdhënieve turko– izraelite e karakterizon edhe problemi i PKK-së që ndërlidhet me Turqinë, Irakun, Sirinë dhe Iranin me një anë dhe problemi i ujit mes Turqisë dhe Sirisë e Irakut. Çështja e PKK-së e shfaqur në vitet 1980 dhe u aktualizua më tepër pas Luftës së Dytë të Gjirit me paraqitjën e zbrazëtirës udhëheqëse në veri të Irakut, rajon ky që shërben si fole e fuqizimit dhe përgatitjës ushtarake të kësaj organizate. Shteti turk në vitet e 1990 u detyrua të bëjë operacione ushtarake përtej kufirit të vet (ndër të cilat veçohen ai i 16 tetorit 1992 dhe i periudhës 20mars-2maj 1995), pra në Irakun Verior, për të luftuar anëtarërët e PKK-së e cilësuar nga autoritetet turke si terroriste. 119 Ndërkohë në Irakun Verior si faktorë lokalë veçoheshin edhe PDK, në krye me Mesut Barzanin dhe LAK në krye me Xhelal Talibanin, marrëdhëniet ishin me zbatica e batica. Në shtator të vitit 1998, SHBA-të përmes një takimi të realizuar në Washington mori iniciativë për eliminimin e mosmarrëveshjeve mes grupit të Barzanit dhe atij të Talabanit veprim i cili nuk u mirëprit nga Turqia për shkak të mospërfshirjes së saj në këtë iniciativë dhe të pikëpyetjeve të shumta që kishte lidershipi turk për mënyrën e plotësimit të zbratësirës pushtetare në Irak, në veçanti në Irakun Verior pas largimit të mundshëm të Saddamit nga pushteti.120 Në këtë kontest nuk përfshihej vetëm Iraku, por edhe Siria dhe Irani. Këto të fundit shpesh e përdornin kartën e PKK-së, fshehnin informacionet rreth aktiviteteve të PKK-së, mbyllnin sytë para aktiviteteve ushtarake që kjo organizate zhvillonte në tokat e tyre madje disa herë mbronin dhe ndihmonin në mënyrë direkte lidershipit e kësaj organizate, siç ishte rasti me liderin Abdullah Oxhallan, i cili një periudhë të caktuar jetoi në Siri vend ky që arsyetohej me parullën e “interesave shtetërore”. Mu për këto arsye, qëndrimi politik i Turqisë ndaj Iranit dhe Sirisë në këtë periudhë kohore ishte i ashpër dhe i acaruar dhe kishte mundësi të eskalonte deri te një sulm eventual i shtetit turk ndaj caqeve dhe pikave të PKK-së si në rastin e bazave të kësaj organizate në Iran. 121 Duhet shënuar se më 1998 prijësi i PKK-së u dëbua nga Siria si pasojë e kërcënimit të Turqisë me luftë nëse vazhdohej me strehimin e këtij ikanaku politik. 122 Të gjitha këto
118

Özcan, Mesut, Harmonizing foreign policy: Turkey, the EU and the Middle East, Ashgate, Hampshire, 2008, f. 122; Soysal, Op.cit., f. 548. 119 Gönlübol , Op.cıt , f. 661,663. 120 Bal, Op.cit., f. 684. 121 Çarkoğlu, Op.cit.,f. 187. 122 Bal, Op.cit., f. 696; Özcan, Op.cit., f. 117.

47

rrethana strategjiko-politike, pra raportet e tendosura mes Turqisë me Sirinë dhe Iranin ndikuan në zhvillimin e marrëdhënieve turko-izraelite. Nga kjo që u tha mund të konstatojmë se PKK-ja ka luajtur rol të rëndësishëm në determinimin e marrëdhënieve të Turqisë me shtetet e Lindjes së Mesme. Çështje tjetër e Turqisë në Lindjën e Mesme gjegjësisht me Irakun dhe Sirinë ishte ajo e ujit të lumenjve Tigër dhe Eufrat të cilët burojnë në sipërfaqen tokësore të shtetit turk. Ndonëse rajoni i Lindjës së Mesme është ende burim i madh i naftës për kontrollimin e së cilës fuqitë e mëdha globale shpesh inicojnë luftëra shkatërruese, statistikat, dhe analizat e ekspertëve tregojnë se përplasjet e ardhshme të popujve të këtij rajoni do të zhvillohen rreth ujit. Lindja e Mesme në vitet 1990 shënon mosmarrëveshje të ashpra lidhur me shfrytëzimin e ujit të lumenjve. Lumi Eufrat kalon nëpër Siri dhe Irak dhe Tigri që kalon nëpër Irak bashkohen dhe derdhen në Gjirin Persik (Arab).123 Këta lumenj kanë rëndësi strategjike dhe ekonomike, rëndësi jetike për këto shtete. Kjo për arsye të faktit se shtetet e Lindjes së Mesme ballafaqohen me mungesë të ujit. Ndërtimi i pendave në kuadër të projektit GAP që synon integrimin e popullatës kurde të koncentruar në këto vise, rimëkëmbjën ekonomike të Turqisë Juglindore dhe përdorimin e ujit për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë së këtij rajoni shkaktoi telashe në marrëdhëniet e Turqisë me fqinjët e saj, Irakun dhe Sirinë. Turqia në bazë të parimit të sovranitetit e arsyetonte përdorimin e ujit të lumenjve edhe në sasi më të madhe për zhvillimin e projekteve të saj brenda kufijve shtetërore kurse Iraku e sidomos Siria këto lumenj i konsideronin si ujëra ndërkombëtare që duhej të shfrytëzoheshin në bazë të ligjeve të ujërave ndërkombëtare dhe projektet e Turqisë rreth këtyre lumenjve i emërtonin si akte hegjemoniste dhe imperialiste.124 Paqartësia e së drejtës ndërkombëtare rreth kësaj çështjeje është arsye shtesë për mbetjen e kësaj çështjeje pezull. Komisioni Ndërkombëtar i së Drejtës ka sugjeruar parimin e përdorimit dhe shfrytëzimit të ujit në mënyrë të drejtë dhe atë të mosdëmtimit të shteteve nëpër të cilat kalojnë lumenjtë.125 Por, këto parime gjithnjë janë interpretuar në bazë të interesave të çdo shteti. Turqia shprehte qëndrimin se s’ka nevojë të arsyetonte aksionet dhe investimet e bëra në këto ujëra, ndërsa Siria dhe Iraku përmes këtyre parimeve mundoheshin ti legjitimonin kërkesat e tyre që këta dy lumenj të trajtoheshin si ujëra ndërkombëtare, shfrytëzimi i të cilëve duhej të ishte në përputhëshmëri me interesat e këtyre shteteve. Të gjitha përpjekjet për të gjetur ndonjë zgjidhje për metodën e përdorimit dhe shfrytëzimit të ujërave të këtyre lumenjve nuk patën ndonjë sukses. Megjithatë,
123 124

Acar, Op.cit., f. 58. Çarkoğlu, Op.cıt., f. 193, 195. 125 Çarkoğlu, Op.cıt., f. 196,197.

48

marrëveshja e Adanasë nënshkruar në tetor 1998, mes Turqisë dhe Sirisë dhe vdekja e Hafëz Esadit rezultuan me përmisimin e marrëdhënieve turko-siriane.126 Në fund duhet përmendur se kjo periudhë e marrëdhënieve të Turqisë me shtetet e Lindjës së Mesme që fillon nga përfundimi i Luftës së Ftohtë deri kah fillimi i viteve 2000, përveç iniciativës së kryeministrit konservator Erbakan për zhvillimin e marrëdhënieve me faktorët e Lindjës së Mesme nuk mund të konsiderohet etapë kohore e zhvillimit të marrëdhënieve të mira të bazuara në themele të shëndosha që do të kënaqnin të gjitha palët. Por, ky realitet pas vitit 2002 do të ndryshojë dukshëm, ndër prioritetet e shtetit turk do të jenë zbritja e çështjeve kontestuese me shtetet e këtij rajoni në zero dhe zhvillimi i fqinjësisë së shëndoshë në bazë të respektit reciprok. Mbyllja e kontesteve ndërfqinjësore dhe raportet e ngrohta do ta shndërronin Turqinë në aktor rajonal të respektuar pa konsultimin e së cilës faktorët globalë, nuk do të hartonin plane apo nuk do të zbatonin strategji për Lindjën e Mesme.

KONKLUZION PËR KAPITULLIN E PARË Në këtë kapitull dhamë një retrospektivë të historisë së politikës së jashtme turke në Lindjen e Mesme që nga formimi i Turqisë moderne (1923) deri në prag të qeverisjes së AK Partisë. Fare në fillim definuam nocionet Turqi dhe Lindja e Mesme, shpalosëm të dhëna historike dhe gjeografike për shtetin e ri turk, trajtuam në thellësi sintagmën “Lindja e Mesme”. Më tej vatërzuam faktorët determinantë të politikës së jashtme turke ndaj rajonit të Lindjes së Mesme, si atë të historisë së përbashkët, faktorin e perëndimizimit(uesternizimit), problemin e Qipros dhe faktorin e Bashkimit Sovjetik, faktorë këta që patën e disa ende kanë impakte të rëndësishme në relacionet e Turqisë me shtetet e këtij rajoni të ndjeshëm të skenës ndërkombëtare. Në këtë kapitull analizuam edhe marrëdhëniet e Turqisë me shtetet e Lindjes së Mesme në periudhën e Ataturkut, shqyrtuam edhe principet e diplomacisë së shtetit turk gjatë qeverisjes së formuesit të këtij shteti. Theksuam se politika e jashtme turke gjatë
126

Bal, Op.cit., f. 697.

49

periudhës së Ataturkut dallohej me pacifizëm, perëndimizëm (uesternizëm), racionalitet, realizëm dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare. Vumë në pah se diplomacia e Ataturkut lidhur me Lindjen e Mesme karakterizohej me fleksibilitet, zgjidhje paqësore të kontesteve, lidhje paktesh që ndihmonin zhvillimin e marrëdhënieve të shëndosha. Më tej kemi shtjelluar politikën e jashtme turke në Lindjen e Mesme në kohën e Inonut të cilën e ndamë në dy periudha, nga të cilat e para dallohej me marrëdhënie të mira me shtetet e Lindjes së Mesme ndërsa e dyta me relacione të ftohta me këto vende. Pas etapës së Inonut vazhduam të analizojmë marrëdhëniet Turqi-Lindje e Mesme në kohën e Menderesit, formimin e Paktit të Bagdadit dhe krizat e Lindjes së Mesme gjatë viteve 1950 dhe qëndrimin të shtetit turk ndaj tyre. Një pjesë e mirë e këtij kapitulli i është kushtuar politikës së jashtme turke në rajonin e Lindjes së Mesme nga Detanta deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë, pjesë kjo që përfshin ndodhi të rëndësishme për rajonin (si luftërat arabo-izraelite më 1967 dhe 1973, djegia e Mesxhidi-Aksasë më 1969 nga ana e izraelitëve, formimi i Organizatës së Konferencës Islamike po të njëjtin vit si rezultat i kësaj ngjarjeje, kriza globale e petrolit e vitit 1973, revolucioni në Iran i vitit 1979 dhe Lufta e Parë e Gjirit mes Irakut dhe Iranit gjatë viteve 1980-1988). Kemi shënuar se kjo etapë kohore veçohet me diplomacinë e Ozallit që kishte frymë neo-osmane. Periudha e fundit që u analizua ishte ajo para ardhjes në pushtet të AK Partisë, periudhë kjo që shënohet me intensifikimin e marrëdhënieve turko-izraelite dhe me formimin e D-8, kreator ideor i së cilës ishte Erbakani, si shenjë e një fryme të remultidimensionale të diplomacisë turke. KAPITULLI I DYTË II. DOKTRINA E THELLËSISË STRATEGJIKE Këtë kapitull do ta fillojmë me shtjellimin e doktrinës së thellësisë strategjike, duke bërë nje qasje analitike të refleksioneve të saj ne dimensionin e marredhenieve ndërkombetare. Këtë doktrinë do ta shpalosim duke analizuar faktorin e thellësisë historike, gjeografike dhe civilizuese. Më pastaj do të zbërthejmë principet me të cilat dallohet doktrina e thellësisë strategjike. Pjesa tjetër e këtij kapitulli do të merret me strukturën gjeopolitike të Turqisë. Më tej do të shtjellojmë pellgun tokësor të afërt të Turqisë, ku bëjnë pjesë rajoni i Ballkanit dhe Kaukazi. Më tej do të trajtojmë edhe vizionin dhe refleksionet e doktrinës së thellësisë strategjike ndaj pellgjeve detare, politikën efektive ujore në Detin e Zi, Mesdheun Lindor, Egje, pellgun kaspik, në Qipro, në gryket, në pellgun indian dhe në atë Gjirit të Basrës. Do të 50

fokusohemi edhe në strategjinë ndërkontinentale të politikës së jashtme turke – të bazuar në doktrinën e thellësisë strategjike – lidhur me Evropën, Azinë dhe Afrikën dhe strategjitë dhe planet ndaj rajoneve të influencës reciproke ndërkontinentale. Në pjesën e fundit të këtij kapitulli do të analizojmë lidhjet strategjike të Turqisë me organizatat ndrëkombëtare relevante që ndihmojnë realizimin e doktrinës së thellësisë strategjike. 1. Doktrina e thellësisë strategjike: Vështrim i përgjithshëm Koncepti doktrinë është me prejardhje nga gjuha latine doctrīna, doktor, mësimdhënës, tezë, teori,127 parim ose tërësi parimesh të prezantuara lidhur me pranimin e një bindjeje fetare, politike, shkencore ose filozofike, sinonim i dogmës; qëndrim i politikës zyrtare qeveritare, në veçanti në punët e jashtme dhe në strategjinë ushtarake.128 Disa nga doktrina nënkuptojnë teori shkencore ose filozofike.129 Derisa në disa raste termi doktrinë i referohet ndonjë intelektuali të shquar si ajo e Fukujamës, në disa raste tjera i adresohet ndonjë lideri shtetëror si doktrina e Trumanit apo ministri të shquar si shembulli i doktrinës së Luis. M. Drago i cili kishte kryer funksionin e ministrit të punëve të jashtme të Argjentinës. Para se të kalojmë në analizën e doktrinës së thellësisë strategjike në përgjithësi, do të shohim se çfarë kuptimi ka termi doktrinë në shkencën e marrëdhënieve ndërkombëtare apo në fushën e diplomacisë. Në aspektin terminologjik, në shkencën e së drejtës ndërkombëtare dhe në politikë me termin doktrinë nënkuptojmë kuptim dhe sqarim të së drejtës ndërkombëtare dhe politikës me anë të veprave të shfaqura në mënyrë të sistematizuar nga ana e shkencëtarëve dhe teoricienëve të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.130 Doktrinat e politikës së jashtme nënkuptojnë mendimin e pranuar brenda një shteti që cakton objektivat, detyrat dhe karakteristikat e politikës së jashtme dhe mënyrën e realizimit të saj.131 Me strategji në marrëdhëniet ndërkombëtare nënkuptojmë sistem të dijes shkencore dhe mjeshtrisë praktike për shfrytëzim të tërësishëm të fuqisë së përgjithshme

127 128

Ширилова, Велика, Голем Лексикон на странски зборови и изрази, ТОПЕР, Скопје, 2006, f. 80. http://www.answers.com/doctrine/16.janar.2009 129 Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti I Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1980, f. 356. 130 Бојчев, Op.cit., f. 101. 131 Бојчев, Op.cit., f. 225.

51

kombëtare të një shteti duke synuar realizimin e objektivave politike, ekonomike apo ushtarake.132 Në vazhdim do të shpalosim doktrinën e thellësisë strategjike e cila përbën shtyllën kurrizore të punimit tonë. Siç thamë edhe më herët në kapitullin e parë, ku analizuam politikën e jashtme turke në rajonin e Lindjes së Mesme gjatë viteve 1923-2002, diplomacia turke gjatë kësaj periudhe gjithnjë karakterizohej me ndjekjen e hapave të politikës së jashtme të botës perëndimore ndaj rajonit të Lindjes së Mesme. Formimi i shtetit të ri turk duke bërë reforma të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha sferat e jetës së përditshme rezultoi edhe me ndryshimin e tërësishëm të diplomacisë turke ndaj çështjeve që konsideroheshin nga interesat parësore shtetërore. Për autoritetet turke gjatë sundimit të Perandorisë Osmane rajonet e Ballkanit, Kaukazit e sidomos të Lindjes së Mesme ishin të një rëndësie të madhe, formimi i shtetit të ri turk nga Ataturku orientimi i tij pro-perëndimor, rreziku rus, anëtarësimi i shtetiti turk në NATO dhe rrethanat e Luftës së Ftohtë shkaktuan hartimin e një politike të jashtme që do të ishte në harmoni të plotë me interesat e aleatëve perëndimorë. Në këtë periudhë tetëdekadhëshe politika turke ka pasur zbaticat dhe zbaticat e saj, gjitheherë duke u ndjekur nga kompleksi i të qenët dikur perandori e madhe dhe fuqi botërore, e tani një shtet shumë i vogël i tkurrur në të gjitha përmasat. Ky kompleks i vlerës së ulët të diplomacisë turke gjatë shekullit të fundit nganjëherë edhe është tejkaluar, ngase janë shfaqur figura si Ozalli, Erbakani që janë dalluar me përpjekjet për rikthimin e fuqisë së dikurshme të diplomacisë turke në rajonin e Afro-EuroAzisë. Ish presidenti Ozall në prag të përfundimit të Luftës së Ftohtë me politikën e jashtme efektive dhe proaktive përpiqej me të madhe që shtetin turk të shndërrojë në fuqi rajonale, ndërsa kur në krye të qeverisë turke ishte Erbakani (1996-1997) u formua grupi i shteteve të mbiquajtura D-8 dhe përmasat e kësaj strategjie u zgjeruan edhe në Azinë Lindore dhe Afrikë. Më tetor 2002, në zgjedhjet e përgjithshme Partia e Drejtësisë dhe Rimëkëmbjes (AKP) e Rexhep Tajip Erdoganit fitoi shumicë parlamentare (34%)133 dhe mori në duart e veta pushtetin e shtetit turk. Disa këtë eveniment e cilësuan si rilindje të neo-osmanizmit, disa tjerë si ri-islamizim të Turqisë dhe të fundit si riorientim të shtetit turk kah Lindja e Mesme.134 Me zgjedhjen e Erdoganit si kryeministër, profesori universitar me karrierë
132

Бојчев, Op.cit., f. 338. Kjo përqindje reflektohej në parlament me 363 deputetë nga gjithsej 550. 134 Sözen, Ahmet, “New Principles of Turkish Foreign Policy Making” Paper presented at the annual meeting of the ISA s 49th Annual Convention Bridging Multiple Divides, Hilton San Francısco CA USA Mar 26 2008, http://www.allacademic.com//meta/p_mla_apa_research_citation/2/5/2/2/0/pages252203/p252203-1.php/.
133

52

ndërkombëtare, politologi, strategjisti dhe eksperti i dalluar i marrëdhënieve ndërkombëtare Ahmet Davutogllu u përcaktua si kryekëshilltar të tij,135 e më 2009 edhe si ministër i punëve të jashtme.136 Davutogllu, njihej më tepër në rrethin akademik me veprat Paradigmat alternative, Vetëpërceptimet e qytetërimeve dhe Thellësia Strategjike: Pozita Ndërkombëtare e Turqisë (2001). Me anë Thellësisë strategjike ky strateg i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare bëri jehonë të madhe në qarqet shkencore. Graham. E. Fuller ish-shef i CIAsë për shtetin turk, këtë vepër e ka cilësuar si vizionin më të detajuar, më sistematik që është përpiluar ndonjëherë rreth pozitës strategjike të Turqisë.137 Ky libër përfaqëson një teori me implementimin e së cilës, sipas autorit, shteti turk parashihej që nga një shtet margjinal të shndërrohej në shtet qendror e më në fund në aktor global apo fuqi globale.138 Zgjedhja si kryekëshilltar i kryeministrit turk për politikë të jashtme i dha rastin Davutogllut që të transferojë idetë e tij edhe në praktikë, me çka filloi implementimi i doktrinës së thellësisë strategjike në politikën e jashtme turke që ka refleksione mbresëlënëse në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo doktrinë bazohet në neo-osmanizmin e Ozallit, në politikën multidimensionale të Erbakanit dhe në qëndrimin inovativ të Davutogllut ndaj gjeopolitikave.139 Disa ekspertë për këtë doktrinë kundërshtojnë mendimtarët që e cilësojnë si neo-osmane dhe shtojnë se doktrina në fjalë përmban një vizion që tejkalon kufijtë e Perandoritë Osmane dhe shtrinë lidhjet historike e interesat turke deri në Azi, Afrikë e Perëndim.140 2. Rëndësia e doktrinës së thellësisë strategjike në marrëdhëniet ndërkombëtare Emërtimi i kësaj doktrine si thellësi strategjike pos tjerash është edhe për arsye se ajo parasegjithash bazohet në thellësi historike dhe në thellësi gjeografike, doktrinë që sipas Ulsever nënkupton raporte të veçanta dhe thellësinore me shtetet e ndryshme, dhe në këtë
135

I lindur më 1959 në Konjë të Turqisë. Kreu studimet deridiplomike në universitetin Bogaziçi në drejtimet Ekonomi dhe Shkencat Politike. Në të njëjtin universitet kreu studimet posdiplomike në drejtimin e Administratës Publike dhe poashtu doktoroi në të në drejtimin e Shkencave Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ligjëroi si jashtë vendit gjithashtu edhe nëpër universitete të ndryshme të Turqisë. Deri tash i ka botuar librat: Alternative Paradigms, Civilization Transformation and the Muslim World, Kriza Globale, Thellësia Strategjike. Për këtë të fundit e fitoi çmimin “Mendimtari i vitit” që ndahet nga Shoqata e Shkrimtarëve të Turqisë. Falë librit Thellësia strategjike Pozita ndërkombëtare e Turqisë dhe falë aktiviteteve të tij diplomatike si kryekëshilltar i kryeministrit turk për politikë të jashtme gjatë viteve të fundit A.Davutogllu u emërtua si Kissinger i Lindjes së Mesme. 136 Rreth rolit të Davutogllut në politikën e jashtme turke poashtu shih Koha, 27 maj 2009, f. 14-15. 137 Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 305. 138 Sözen, Op.cit. f. 2. 139 Sözen, Op.cit. f. 6. 140 Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 306.

53

drejtim Lindja e Mesme ka peshën kryesore. Pretendimi i kësaj doktrine është “shpëtimi i Turqisë prej varësisë së SHBA-ve dhe dhënia këtij shteti identitet shumëpërmasor dhe të pavarur ndërkombëtar”141 Sipas Davutogllut Turqia nuk mund të krahasohet me shtetet kombëtare që janë formuar në shekullin XX, pozita e saj mund të krahasohet vetëm me pozitën e ish-perandorive si Anglia, Franca, Gjermania, Rusia, Kina, Japonia etj. 142 Pika kryesore ku bashkohet Turqia me këto shtete është se të gjitha shtetet si në rastin e Turqisë janë formuar mbi themelet e perandorive të dikurshme. Më me rëndësi është se të gjitha këto shtete kanë thellësinë historike të tyre. Sikur që nuk mund të paramendohet një Gjermani e shkëputur prej Evropës Lindore dhe një Rusi prej rajonit të Kaukazit, gjithashtu nuk mund të flitet për një Turqi indiferente ndaj rajonit të Ballkanit apo ndaj Lindjes së Mesme.143 Sipas Davutogllut thellësia gjeografike është pjesë e thellësisë historike144 për arsye se pozita e shtetit turk e bën atë që në të njëjtën kohë të jetë shtet i Ballkanit, i Kaukazit, i Lindjes së Mesme, i Mesdheut dhe i Detit të Zi.145 Pozita gjeografike e Turqisë nuk lejon që ky shtet të mbyllet dhe të “burgoset” brenda kufijve të vet, e detyron këtë shtet të zhvillojë politika rajonale,146 detare dhe kontinentale. Sipas Davutogllut të gjitha shtetet e formuara mbi gërmadhat e perandorive janë ballafaquar me këtë pyetje: Çfarë relacionesh të zhvillojnë me zonat që më herët kanë qenë periferi në krahasim me qendrën (perandorake)? Çfarë politike të zhvillojë ndaj tyre në koniunkturën e sotme që dallon nga e kaluara? Sipas tij të gjitha këto pyetje shtrohen ngase shtetet pasardhëse të perandorive humbin nga fuqia e tyre nëse nuk zhvillojnë politikë efektive ndaj këtyre zonave. Në këtë kontekst ai Turqinë krahason me shembullin e Gjermanisë dhe të Rusisë, ku thotë se në qoftë se Gjermania humb Evropën e Mesme dhe Lindore ndahet në dysh. Nga ana tjetër nëse Rusia e humb Kaukazin nuk mund të ndihet e sigurtë as në Moskë. Gjithashtu sipas tij edhe në shembullin e Turqisë sado që ajo të ndërtojë mure në raportet me Lindjen e Mesme ose me Ballkanin prapëseprapë nuk mund të shkëputet nga to. Ai shtron pyetjen pse boshnjakët kur kanë probleme në mënyrë masovike shfaqen në Kapikule (pikë kufitare e Turqisë me Bullgarinë) e nuk shkojnë në Austri? Apo pse problemet e Gjeorgjisë e preokupojnë edhe Turqinë? Kjo sipas Davutogllut tregon forcën e Turqisë. Kjo sipas tij është thellësia strategjike.147 Në të njëjtën kohë sipas tij duhet bërë
141

Ülsever, Cüneyt, “Camp David ruhuna göre (III): AKP'nin stratejik derinlik yaklaşımı ne işe yarıyor?”, Hurriyet, 18 qershor 2005 142 Davutogllu, “Kriza globale”, f. 173. 143 www.2023.gen.tr./ 25 dhjetor, 2001. 144 Rreth komponentit historik dhe gjeografik të doktrinës së thellësisë strategjike poashtu shih Akçapar, Burak, Turkey’s New European Era: Foreign Policy on the Road to EU membership, Publish. Rowman&Littlefield, Lanham, Maryland, 2006, f. 82. 145 Sözen, “New Principles’. 146 Davutogllu, “Kriza globale”, f. 205,206. 147 Davutogllu, “Kriza globale”, f. 206,207.

54

dhe “ri-interpretimin e kohës dhe hapësirës”. Nga aspekti gjeografik hapësira e Anadollit gjatë Luftës së Ftohtë konceptohej si “barrierë” ndaj Bashkimit Sovjetik, kurse tani duhet kuptuar si zonë kalimi e jo si pengesë. Rasti i Sarajevës dhe i Shkupit janë qytete që sipas Davutogllut populli turk gjer para dy dekadave nuk i njihte mirë, por, në kohën e sotme e njohur si kohë e informacionit nëse në këto rajone lëviz një gjethe shteti turk detyrohet që në Kërklareli të hap kamp ikanakësh. Kjo tregon qartë se ndryshimet me të cilat bo ballafaqohemi na detyrojnë që të bëjmë ri-interpretimin e këtyre dy komponentëve.148 Davutogllu thekson edhe aspektin e civilizimit: pozita gjeografike Turqinë e bën epiqendër të civilizimeve më të lashta botërore si civilizimi grek, egjiptas, mesdhetar, persian dhe mesopotamian gjë që ndihmon rritjen e faktorit turk në marrëdhëniet ndërkombëtare.149 Thellësia gjeografike, historike dhe civilizuese ndikojnë që Turqia të jetë “shtet qendror”150 në shumë aspekte dhe kjo mund ta shndërrojë këtë vend në shtet të fuqishëm rajonal e më vonë edhe në aktor global. Sipas Davutogllut Turqia zë vend mjaft me peshë edhe “në tensionimet mes LindjesPerëndimit, Veriut-Jugut. Shikuar prej Lindjes është dorë e zgjatur e Perëndimit, kurse prej Perëndimit duket si dorë e zgjatur e Lindjes. Shikuar prej Veriut për shkak të të ardhurave për frymë banori duket si pjesë e Jugut, kurse këtë vend kur e shikojmë prej Jugut, para na del një vend i Veriut, anëtar i OECD- së, një kandidat për anëtarësim në BE, anëtar i NATOs. Nëse Turqia arrin të bashkojë virtytin e Lindjes, racionalitetin e Perëndimit, procesin e Jugut për kërkim të drejtësisë dhe produktivitetin ekonomik të Veriut, mund të ecë shumë përpara”.151 Ndjekja e kësaj politike të jashtme e cilësuar si proaktive dhe integruese, sipas Davutogllut është një domosdoshmëri e cila duhej të zbatohet menjëherë me përfundimin e Luftës së Ftohtë, por qeveritë e koalicioneve jostabile, krizat ekonomike dhe sulmet terroriste gjatë viteve ’90-ta kanë prolonguar zbatimin e kësaj politike.152 Për kthesën e madhe që e përjeton Turqia viteve të fundit, si rezultat i implementimit të doktrinës së thellësisë strategjike duke shfrytëzuar në mënyrë sa më të mirë thellësinë saj historike, gjeografike dhe civilizuese dëshmon fakti se në fund të vitit 2008, kemi të bëjmë me një Turqi shumë me të zhvilluar sesa më herët153, me një shtet rajonal që posedon kapacitete të mëdha politike,
148 149

Davutogllu, “Kriza globale”, f. 207,208,210. Sözen, “New Principles’. 150 Davutoğlu, Ahmet, “Türkiye merkez ülke olmalı”, www.radikal.com.tr/26.shkurt.2004. 151 Davutogllu, “Kriza globale”, f. 234. 152 Can, Aynur (et.al.), “Ahmet.Davutoğlu ile söyleşi, Yerelin Uluslararasilaşması, Yerel Yönetimden Dünya Kentine”, Birlik, Mart 2008, f. 14. 153 Më 2008 GDP-ja e Turqisë – për dallim nga ajo e 2002-së kur ishte 230 miliardë$ - arriti shifrën prej 750 miliardë$. Poashtu GDP-ja për frymë – për dallim nga ajo e vitit 2002 që ishte 3.500$ - arriti shifrën prej 10.000$.

55

ekonomike, diplomatike dhe në të njëjtën kohë radhitet në grupin e shteteve kandidate që pretendojnë marrjen e rolit të aktorit global në periudhën e ardhshme. Doktrina e thellësisë strategjike sugjeron dhe inkurajon këto parime dhe metoda në politikën e jashtme turke154 2.1. Balancë ndërmjet sigurisë dhe lirisë Shteti modern dhe i zhvilluar nuk mund të mbijetojë pa pasur në konsideratë balancën mes sigurisë dhe lirisë. Në qoftë se në një shtet zhvlerësohet liria në favor të sigurisë atëherë ai shumë lehtë mund të shndërrohet në shtet autoritar. Nëse në një shtet nuk merret në konsideratë siguria në dobi të lirisë s’do mend se në atë shoqëri-shtet mbizotëron anarkia. Mbrojtja e kësaj balance për autoritetet turke gjatë implementimit të kësaj doktrine nuk ishte aq e lehtë, ngase rrethanat politike dhe të sigurisë pas 11 Shtatorit dhe faktori i PKK-së vështirësonin një gjë të tillë. Megjithatë, vendosmëria e autoriteteve turke për respektimin e këtij parimi dha frytet e veta. Derisa shumë vende perëndimore ngushtonin liritë, Turqia në sajë të kësaj politike arriti të realizojë balancën mes lirisë dhe sigurisë. Këtë më së miri argumenton fakti se ndonëse luftimet me PKK-në ende vazhdojnë qytetarët e Stambollit, Ankarasë bile edhe të Dijarbakërit që gjendet në Lindje të Turqisë jetojnë në harmoni dhe paqe.155 2.2. Zero probleme me fqinjët Shteti turk kufizohet me shtete të rajoneve dhe kontinenteve të ndryshme, nga ato ballkanase deri te ato kaukaziane dhe të Lindjes së Mesme. Marrëdhëniet turko-bullgare aty nga përfundimi i Luftës së Ftohtë kanë qenë të acaruara për shkak të dhunës që pushteti bullgar komunist ushtronte ndaj minoritetit turk. Por, me përfundimin e Luftës së Ftohtë këto marrëdhënie u normalizuan si rezultat i participimit të minoritetit turk në Bullgari në qeveritë e koalicioneve. Marrëdhëniet e shtetit turk me Greqinë dhe Sirinë në fillim të viteve të ‘90-ta gjithashtu ishin të ftohta për shkak se këto shtete i asistonin PKK-së. Në rastin e Sirisë këto marrëdhënie të ftohta u shndërruan në përplasje të nxehta për shkak të strehës që i kishte dhënë Siria liderit të kësaj organizate kurde. Si rezultat i presionit të Turqisë, Siria u detyrua të dëbojë A. Oxhallanin nga toka e saj dhe kështu filloi normalizimi i marrëdhënieve turko154

Rreth parimeve të doktrinës së thellësisë strategjike poashtu shih Tiryaki, Sylvia, “Multidimensional Turkish Foreign Policy” www.cpc.emu.edu.tr/haber_oku.asp?haber=66#/Monday, June, 2, 2008. 155 Sözen, “New Principles’.

56

siriane. Me kapjen e Oxhallanit nga ana e shërbimeve sekrete turke në koordinim me shërbimet sekrete amerikane dhe izraelite në Keni ku ishte strehuar në ambasadën greke, marrëdhëniet turko-greke u kthyen në gjendje normale. Por, marrëdhëniet e Turqisë me Iranin e sidomos me Armeninë nuk qëndronin kështu. Marrëdhëniet turko-iraniane gjithnjë karakterizohen me mosbesim të ndërsjellë. Besojmë se Revolucioni i Iranit i ndodhur më 1979 ishte ndër komponentët kryesorë e këtij mosbesimi. Te elita politike dhe ushtarake turke ekzistonte frika nga reflektimet e mundshme negative të revolucionit iranian në Turqi. As marrëdhëniet me Armeninë nuk qëndronin mirë, parasegjithash për shkak të lobistëve armenë në shtetet perëndimore që shumë herë shkaktonin probleme të natyrave të ndryshme ndaj imazhit turk në arenën ndërkombëtare.156 Marrëdhëniet me Irakun nuk veçoheshin me ndonjë zhvillim të dukshëm për arsye Saddam Huseini mjaft bukur luante me kartën e kurdëve kundër Turqisë duke pasur në konsideratë se PKK-ja pikërisht buronte nga Iraku Verior. Nga ana tjetër, çështja e Qipros nuk lëvizte nga vendi dhe nuk u arrit zgjidhje reale e këtij problemi.157 Ardhja e AKP-së në pushtet më 2002 dhe më pastaj caktimi i Davutogllut si kryekëshilltar për politikë të jashtme në këtë qeveri (2003), mundësoi implementimin e doktrinës së thellësisë strategjike me çka u shënua një kthesë e madhe në marrëdhëniet e Turqisë me fqinjët. Motoja e Davutogllut që ishte zero probleme me fqinjët, konsiderohej ndryshim thelbësor i motos së përparshme tradicionale, me anë të së cilës potencohej se katër anët e shtetit turk janë të rrethuara me armiq.158 Sipas tij, në qoftë se Turqia dëshironte të jetë aktor global, atëherë së pari duheshte të jetë faktor rajonal, vend ndaj të cilit fqinjët do të kishin respekt të veçantë. Me vënien në praktikë të këtij parimi rezultatet arritën së shpejti. Fillimisht marrëdhëniet turko-bullgare u zhvilluan shumë më tepër duke u reflektuar edhe në marrëdhëniet ekonomike të këtyre shteteve. Marrëdhëniet politike dhe ekonomike të Turqisë me Sirinë dhe Gjeorgjinë patën zhvillim të paparë në historinë e marrëdhënieve mes këtyre shteteve. Vizitat e ndërsjella mes autoriteteve të larta të këtyre shteteve u shtuan me të madhe, besimi i ndërsjellë me Sirinë që gjithnjë mungonte më herët u rikthye fuqishëm derisa bisedimet sekrete ndërmjet Sirisë dhe Izraelit u realizuan nëpërmes iniciativës së Davutogllut nën ombrellën e Turqisë. Pra shteti sirian tanimë kishte besim të thellë në politikëbërien dhe diplomacinë turke.

156

Një prej këtyre problemeve është edhe pretendimi armen për të detyruar palën turke të pranojë “gjenocidin osman” ndaj popullatës armene të vitit 1915. 157 Lidhur me këtë çështje për më tepër shih Sözen, “New Principles’. 158 Çevikalp, Mesut, “Proaktif Diplomasi”, Aksiyon dergisi, s.674, 05.nëntor.2007. (www.aksiyon.com.tr)

57

Edhe marrëdhëniet me Iranin nisën të marrin kahe pozitive, u rrit bashkëpunimi ekonomik dhe u forcua besimi mes këtyre dy shteteve. Takimi midis Larixhanit si përfaqësues i Iranit në çështjen e zhvillimit të energjisë nukleare dhe H. Sollanës si përfaqësues i Unionit Evropian, që u realizua në Turqi159 është shenjë e fortë që tregon rritjen e prestigjit dhe rolit të diplomacisë turke në suaza rajonale dhe globale. Luftimi i PKK-së nga ana e forcave turke në Irakun Verior gjatë vitit 2008, qëndrimi i qeverisë irakiane me plot përgjegjësi ndaj këtij aksioni duke e emërtuar PKK-në si armik i përbashkët tregon suksesin e kësaj diplomacie.160 Edhe çështja e Qipros në këtë fazë filloi të lëvizë nga vendi. Me përkrahjen e Turqisë plani i Kofi Ananit rreth zgjidhjes së kontestit të Qipros u vu në referendum më 2004. Pala greke e refuzoi këtë plan dhe me këtë kredibiliteti dhe legjitimiteti i qëndrimit turk u dëshmua në skenën ndërkombëtare. Bisedimet e fundit mes liderëve të të dyja palëve të këtij ishulli gjatë kohës së fundit (më shtator 2008), janë dëshmi për efikasitetin e diplomacisë turke në këtë kontest të ndërlikuar. Jemi të mendimit se politika e jashtme turke ndaj çështjes së Qipros në periudhën e fundit është e mirëplanifikuar dhe jepë shpresë për arritjen e një zgjidhjeje permanente në rast të ekzistimit të gatishmërisë edhe në anën greke Duhet cekur se edhe raportet me Armeninë nisën të ecin nga e mbara. Në saje të diplomacisë turke të bazuar në doktrinën e thellësisë strategjike u realizua vizita e parë në Armeni nga ana e palës turke në krye me presidentin turk Abdullah Gyl me çka u hap dera e fillimit bashkëpunimit mes këtyre shteteve që deri atëherë nuk kishin marrëdhënie diplomatike. 2.3. Zhvillimi i marrëdhënieve me rajonet fqinje dhe më të largëta Pas Luftës së Ftohtë diplomacia turke filloi të merr pjesë aktive në zhvillimet që ndodhnin në rajonet që rrethonin atë. Duke shfrytëzuar lidhjet strategjike që ka me NATO-n, Unionin Evropian dhe me faktorë tjerë të Perëndimit arriti që të merr pjesë aktive në krizat e Ballkanit. Turqia, në kuadër të NATO-s mori pjesë aktive në zgjidhjen e krizës së Bosnjës, Kosovës dhe më në fund të Maqedonisë. Nga ana tjetër lidhjet tradicionale me shtetet e Kaukazit ishin faktor kryesor të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale. Vetëm rajoni i Lindjes së Mesme disi kishte mbetur zonë në të cilën s’kishte depërtuar influenca turke. Me
159

Davutoğlu, Ahmed, “ Turkey’s Foreign Policy Vision: An Assessment of 2007: Insight Turkey”, SETA Foundation for Political, Economic and Social Research, Volume:10, Issue:1 (January - March 2008), f. 80, http://www.insightturkey.com/Insight_Turkey_10_1_A_Davutoglu.pdf. 160 Davutoğlu, “Turkey’s Foreign Policy Vision”, f. 81.

58

implementimin e doktrinës së thellësisë strategjike gjërat ndryshuan shumë shpejt, diplomacia turke filloi një politikë të ekuilibruar ndaj faktorëve relevant në Lindjen e Mesme. Aktivitetet e diplomacisë turke gjatë krizës presidenciale në Liban, zhvillimi i marrëdhënieve të mira me faktorin shiit dhe sunnit në Irak, vizitat e shpeshta të udhëheqësisë politike në Iran dhe Arabinë Saudite – vende këto me ideologji të ndryshme - qartë flasin për suksesin e kësaj doktrine.161 2.4. Diplomaci shumëdimensionale Politika e jashtme turke gjatë historisë së saj moderne gjithnjë është karakterizuar me njëdimensionalitet. Pozita e saj tradicionale në radhët e botës perëndimore, qëndrimet e politikës së jashtme të këtij shteti të harmonizuara me politikat e Perëndimit dhe diplomacia e fokusuar më shumë në fushën e mbrojtjes-sigurisë janë tregues të vërtetë të karakterit njëdimensional të diplomacisë turke. Megjithatë, ka pasur periudha të caktuara në të cilat liderët si Ozalli dhe Erbakani janë përpjekur që politikën turke ta kalojnë nga një dimensionaliteti në shumëdimensionalitet. Ozalli është dalluar me vizionin e tij neo-osman, ndërsa Erbakani me politikën e jashtme shumëdimensionale. Me ardhjen e AK Partisë në pushtet dhe me fillimin e implementimit të doktrinës së thellësisë strategjike kjo frymë e diplomacisë turke e filluar me Ozallin, e vazhduar me Erbakanin nis përsëri të ngjallet edhe atë në mënyrë shumë më ambicioze, më reale dhe më praktike. Multidimensionaliteti i diplomacisë turke më së miri shfaqet në marrëdhëniet e Turqisë me aktorët kryesorë globalë. Qeveria e Erdoganit më 4 tetor 2005 fillon negociatat për anëtarësimin e plotë të Turqisë në UE dhe pas kësaj ngjarjeje kryeministri pritet në Turqi si çlirues i Evropës. Megjithatë Erdogan me një fjalim të mbajtur në Ankara shton se nëse shteti turk dështon në rrugën e UE-së, mund të vijë deri te zëvendësimi i kritereve të Kopenhagës dhe të Mastrihit me ato të Ankarasë.162 Ky qëndrim i Erdoganit bazohet në frymën e thellësisë strategjike të Davutogllut i cili mendon se edhepse duhet ndjekur rrugën e reformave për anëtarësim të plotë në UE, prapëseprapë këtë institucion nuk duhet konceptuar si alternativë e vetme, duhet vepruar në mënyrë të njëjtë si me Perëndimin poashtu edhe me botën islame. Doktrina në fjalë, politikën e jashtme tradicionale e konsideron si politikë të izolimit dhe sugjeron afrimin edhe ndaj Rusisë dhe Iranit.163 Në bazë të kësaj duke
161 162

Davutoğlu, “Turkey’s Foreign Policy Vision”, f. 82. www.yenisafak.com.tr/4.mars.2004. 163 Walker, Joshua, “Learning Strategic Depth: Implications of Turkey's New Foreign Policy Doctrine: Insight Turkey”, SETA Foundation for Political, Economic and Social Research, Volume: 9, Issue: 3 (July - September

59

shfrytëzuar edhe skepticizmin e Putinit ndaj UE-së. Erdogani viteve të fundit arriti të zhvillojë marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, larg atyre të Luftës së Ftohtë. Këto marrëdhënie u zhvilluan parasegjithash si rezultat i faktit se shteti turk është partner i fortë rajonal i Rusisë që sipas doktrinës së thellësisë strategjike konceptohet si aleat natyror i Turqisë në Euroazi dhe si kundërbalancë efektive ndaj UE-së.164 Gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet turko amerikane shënuan lëkundje, gjithnjë duke ruajtur nivelin e duhur të marrëdhënieve bilaterale. Moslejimi i Parlamentit të Turqisë që trupat amerikane të kalojnë nëpër tokat turke për të hyrë në Irak (2003) shkaktoi kokëdhembje të mëdha për strategjinë ushtarake amerikane dhe tronditje të raporteve turkoamerikane, shteti turk diti të gjejë rrugën e relaksimit. Më 2007 sadoqë sulmet e PKK-së dhe çështja e lobistëve armen rreth të ashtuquajturit gjenocidi armen, ndikuan negativisht në këto marrëdhënie, vizita e Erdoganit që ia bëri Shtëpisë së Bardhë bashkë me Davutogllu-n solli rezultate të kënaqshme për palën turke. Ndër komponentët e rëndësishëm të politikës së jashtme multidimensionale të shtetit turk janë edhe përpjekjet e OJQ-ve, biznesmenëve dhe intelektualëve turq. Organizatat joqeveritare si TUSIAD, TOBB luajtën rol shumë konstruktiv për fillimin e negociatave të Turqisë me UE-në për anëtarësim të plotë në të. Edhe akademikët turq që marrin pjesë në aktivitete të ndryshme shkencore në botë dhe korporatat ekonomike turke që investojnë me të madhe në botë, e sidomos në Rusi janë pjesë e këtij procesi. 165 Gjatë viteve të fundit rritja e dukshme e investimeve turke në fushën ekonomike, kulturore dhe akademike në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë janë pjesë e pandashme e kësaj strategjie. Për ilustrim mund të na shërbejë hapja e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup, Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës në Bosnjë, hapja e universitetit Epoka në Shqipëri dhe plani për hapjen e një kampusi të universitetit prestigjioz turk ODTU në Kosovë, që u shpalos në janar 2009 nga ish-ministri i jashtëm turk Ali Babaxhan gjatë vizitës së tij në Prishtinë.166 2.5. Diplomaci ritmike dhe përfaqësim më të fortë në organizatat ndërkombëtare

2007), f. 6; Cagaptay, Soner, Secularism and Foreign Policy In Turkey: New Elections, Troubling Trends, The Washington Institute for Near East Policy, Washington, 2007, http://findarticles.com/p/articles/mi_7057/is_3_9/ai_n28498505. 164 Walker, Op.cit. 14. 165 Sözen, “New Principles’. 166 www.stargazete.com/13.janar.2009.

60

Me diplomaci ritmike kemi parasysh diplomacinë që gjithnjë është në lëvizje dhe që fushat e interesimit të saj nuk i koncentron në një vend por në çdo vend.167 Falë implementimit të diplomacisë ritmike Turqia gjatë viteve të fundit arriti që të rritsë prestigjin dhe imazhin e vet si në relacionet bilaterale, poashtu edhe në marrëdhëniet multilaterale. Për të vërtetuar këtë mjafton t’i hedhim një shikim samiteve të mbajtura në kuadër të NATO-s dhe OKI-së, organizata këto në të cilat pozita turke është ndryshuar me të madhe. Vitet e fundit si pasojë e rritjes së prestigjit të Turqisë në botën islame nënshtetasi turk Ekmeleddin Ihsanogllu u zgjodh kryetar i Konferencës Islamike. Gjithashtu turku Hikmet Çetin deri më 2006 qëndroi në krye të udhëheqësisë civile në kuadër të OKB-së në Afganistan.168 Si rezultat i hapjes së shtetit turk ndaj Kontinentit Afrikan fitoi statusin vëzhgues në Unionin Afrikan. Viteve të fundit Turqia dy herë ka marrë pjesë në mbledhjet e Ligës Arabe.169 Më 2008 ishte nikoqire e forumit Turko-Afrikan ku morën pjesë shumica e shteteve afrikane. Nga viti 2005 Turqia bashkë me Spanjën janë iniciatore kryesore të Aleancës së Civilizimeve që është formuar në kuadër të OKB-së. Të gjitha këto fakte janë dëshmi dhe indikatorë të mjaftueshëm që tregojnë suksesin e diplomacisë ritmike dhe të përfaqësimit më të fortë në organizatat ndërkombëtare relevante si rezultat i vizionit të ri në politikën e jashtme turke.

3. Struktura gjeopolitike e Turqisë sipas konceptit të thellësisë strategjike 3.1. Gjeopolitika strategjike tokësore e Turqisë Shteti turk për nga aspekti gjeostrategjik gjendet në një hapësirë tokësore tepër të ndjeshme, rrethohet me rajone tokësore shumë dinamike, që gjithnjë mund të përballen me probleme dhe konteste radikale impaktet e të cilave nuk tangojnë vetëm këto rajone, por ngjallin interesim të madh edhe te fuqitë globale. Kjo për arsye se këto rajone konsiderohen si qendra të rëndësishme energjetike, strategjike dhe kulturore. Rajoni i Anadollit në të cilën shtrihet pjesa dërmuese e sipërfaqes tokësore të shtetit turk, gjatë historisë gjithnjë ka luajtur funksion të djepit dhe të vatrës së shteteve dhe perandorive të mëdha sikur që janë Perandoria

167 168

Karagül, İbrahim, “Davutoğlunun sözleri ve yeni küresel vizyon”, www.yenisafak.com.tr/19.qershor.2004. Davutoğlu Ahmet, “Türkiye AB nin Ortadoğudaki Partneri”, www.dunyabulteni.com/ 13.janar.2009. 169 Shih Davutoğlu, “Turkey’s Foreign Policy Vision”; më gjerësisht rreth Ligës Arabe shih Gruda, Zejnullah, E Drejta Ndërkombëtare Publike, UP, Prishtinë, 2007.

61

Osmane, shteti i sellxhukëve gjithnjë ka qenë fqinje e civilizimeve dhe kulturave të lashta, si civilizimi mesopotamian, sumeras, babilonas etj. Turqia, vend ky me peshë gjeopolitike, rrethohet edhe me rajone të rëndësishme si në suaza rajonale gjithashtu edhe në suaza ndërkombëtare. Ky shtet është pjesë edhe e Gadishullit Ballkanik, që paraqet një rajon me diversitet etnik, fetar, gjuhësor dhe kulturor. Ilirët dhe helenët, të përfaqësuar me shqiptarët dhe grekët, konsiderohen ndër popujt më të lashtë të këtyre trojeve, kultura e të cilëve dallohet me rrënjë të thella historike. Edhe sllavët, të përfaqësuar me serbët, kroatët, sllovenët, malazezët, boshnjakët, maqedonasit, bullgarët etj. janë faktor relevant i këtyre trojeve. Hapësira e Ballkanit karakterizohet me grindje dhe përleshje gjakderdhëse herë për shkaqe etnike e herë për arsye fetare. Nuk duhet harruar se Perandoria Osmane e cilësuar si perandori e tolerancës e cila ka udhëhequr këtë rajon problematik plotë konteste më se pesë shekuj ka arritur të korrë sukses që të sjellë një harmoni mes popujve të këtij rajoni multietnik e multikulturor. Këtë më së miri e dëshmon bashkëjetesa e këtyre popujve në vende dhe qytete multietnike dhe multifetare. Perandoria Osmane Ballkanin e ka konsideruar portë dhe urë përmes së cilës dilej në Evropë. Gjatë sundimit osman Ballkani – i cili në kohën e perandorisë romake dhe asaj bizantine konsiderohej periferi - në krye me qytetet e Sarajevës, Shkupit, Manastirit dhe Selanikut etj. luante rolin e qendrës perandorake170 nga e cila kanë dalë burrështetas të mëdhenj osman, ministra brilantë dhe personalitete të larta fetare, prijës të pozitave të larta, strategjike dhe kyçe në hierarkinë e aparaturës shtetërore osmane. Nuk duhet harruar edhe themeluesin e shtetit modern turk Ataturkun që kishte lindur dhe ishte arsimuar po në Ballkan. Me fundin e Luftës së Parë Botërore mbaron edhe sundimi dhe udhëheqja e Perandorisë Osmane në këto troje, pas së cilës pason periudha ndërmjet dy luftërave botërore që karakterizohet me formimin e disa mbretërive ballkanike. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në këto shtete vijon periudha e sistemit monist. Federata Jugosllave përbëhej nga gjashtë republika (Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia) dhe dy krahina autonome (Kosova dhe Vojvodina). Federata Jugosllave në krye me mareshalin Tito deklarohej si socialiste, por dallohej me ekonomi paksa më të hapur, me marrëdhënie më të relaksuara ndaj Perëndimit në krahasim me Bashkimin Sovjetik dhe në asnjë mënyrë nuk kryente funksionin e satelitit të Bashkimit Sovjetik sikur që ishte rasti me shtetet e tjera të Bllokut Lindor. Jugosllavia gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë mes tjerash ka luajtur edhe rolin e liderit të shteteve asnjanëse. Suksesi i këtij shteti në planin
170

Davutogllu, “Kriza globale”, f. 173.

62

ndërkombëtar dhe atë diplomatik nuk reflektohej në politikën e brendshme. Këtë më së miri mund të vërejmë në mosdhënien e të drejtës për të pasur entitetin e tyre politik të barabartë me popujt e tjerë (republikë) popullit shqiptar, popull numerikisht më i madh sesa disa popuj të tjerë që gëzonin shtetësinë brenda kësaj federate (rasti i malazezëve, maqedonasve). Një mangësi tjetër e këtij shteti ishte edhe politika ekonomike e kësaj federate: republikat veriore u zhvilluan më tepër sesa shtetet ato jugore. Shqipëria në krye me Enver Hoxhën gjatë Luftës së Ftohtë zhvilloi politikë të paparë në Evropë e më gjerë, së pari në mënyrë të hapur dhe direkte e luftoi fenë, dhe duke e mbyllur Shqipërinë ndaj botës së jashtme “bëri terror kulturor”.171 Por, nuk mjaftoi vetëm me kaq, vazhdoi edhe me strategji të jashtme diplomatike të dështuar, me hapa ekonomike katastrofale, faktorë këta që ndikuan drejtpërsëdrejti në izolimin e shtetit shqiptar nga bota e jashtme. Si përfundim ekonomia dhe standardi jetësor i qytetarëve të këtij shteti më tepër i përngjante një ekonomie afrikane sesa evropiane. Rumania dhe Bullgaria gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë qëndruan krah për krahu me Bashkimin Sovjetik, u shndërruan në shtete satelite, besnike ndaj ideologjisë komuniste ruse. Popujt e këtyre vendeve përjetuan dështime ekonomike dhe privim nga liritë më elementare njerëzore, si shprehja e mendimit të lirë, e drejta e lirisë fetare etj. Greqia dhe Turqia gjatë kësaj periudhe mbajtën anën e Perëndimit, duke e përforcuar këtë bashkim vlerash me integrimin e tyre në NATO, dhe më vonë me integrimin e Greqisë në Unionin Evropian, gjë për të cilën “po lufton” edhe Turqia. Mund të themi se në Ballkan në këtë periudhë shënohet balancë forcash që na del trikahshe: 1. Turqia dhe Greqia si përfaqësuese të Bllokut Perëndimor ; 2. Bullgaria dhe Rumunia si përfaqësues të Bllokut Lindor; 3. Federata Jugosllave dhe Shqipëria si përfaqësues të Bllokut asnjanës.172 Ky balancim forcash dhe shtetesh ndihmoi në ruajtjen e marrëdhënieve stabile mes këtyre popujve dhe në evitimin e kontesteve. Por, me rënien e murit të Berlinit, me shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik ose thënë ndryshe me thyerjen e bipolarizmit skena ndërkombëtare u bë dëshmitare e kthesave të mëdha politike, ekonomike dhe sociale. Këto ndryshime në arenën globale u reflektuan edhe në gadishullin Ballkanik. Regjimet komuniste në Rumani, Bullgari dhe në Shqipëri u shndërruan në sisteme shtetërore demokratike dhe pluraliste dhe filloi implementimi i tregut të hapur kapitalist. E veçantë për fillet e viteve 1990 është fillimi i copëtimit të Federatës Jugosllave. Shkatërrimi i Jugosllavisë dhe kalimi
171 172

Davutogllu, “Vetëpërceptimet e qytetërimeve”, f. 56. Lidhur me këtë çështje më gjerësisht shih Bashkurti, Lisen, Mbi të drejtën ndërkombëtare dhe institucionet Ndërkombëtare, GEER, Tiranë, 2006.

63

nga monizmi në pluralizëm, nga komunizmi në demokraci nuk ndodhi aq lehtë. Mosmarrëveshjet për ardhmërinë e shtëpisë së përbashkët (Jugosllavisë) sollën lëvizjet secesioniste, e këto të fundit kataklizmin, luftëra të përgjakshme, gjenocid e urbicid i paparë, tmerr që shënoi fundin e shekullit XX. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe koniunktura e re politike në suaza globale dhe rajonale ndikoi që Turqia, duke u nisur nga realiteti i ri i krijuar, të ndryshonte kursin e politikës së saj ndaj Ballkanit. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë Turqisë i interesonte mbrojtja e kufijve të saj brenda Anadollit, kufijtë e formuar gjatë kohës së Ataturkut dhe mbrojtja nga ideologjia sovjetike duke u afruar ndaj Perëndimit. Sipas Davutogllut, në koniunkturën e re shteti turk u ballafaqua me nevojën e përmbushjes së zbrazëtirës së qendrës politike të paraqitur pas zhbërjes së Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas tërheqjеs së saj nga Ballkani drejt Anadollit. S’ishte e rastit pritja madhështore përplot me ndjenja që u organizua nga kosovarët gjatë hyrjes së trupave turke në Kosovë më 1999, në kuadër të forcave të NATO-së. S’është rastësi as emërtimi i boshnjakëve gjatë konfliktit 1992-1995 si turq nga ana e serbëve dhe komentimi i pushtimit të Kosovës dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve më 1999, si hakmarrje ndaj betejës së Kosovës, e zhvilluar ndërmjet serbëve dhe turqve më 1389. Pra me fillimin e trazirave të periudhës pas Luftës së Ftohtë, në veçanti pas shpërthimit të konflikteve të përgjakura në hapësirën ballkanike të ish-Jugosllavisë, Turqia shfrytëzoi rastin që të kthehet në trojet e dikurshme osmane dhe të zhvillojë një politikë më proaktive, të marrë mbi supe një mision të veçantë për pacifikimin e këtyre trojeve. Sipas Davutogllut Turqia për shkak të trashëgimisë osmane në Ballkan bartë përgjegjësi dhe duhet të ushtrojë politikë mbështetjeje ndaj disa përbërësve të këtij gadishulli si rasti i Bosnjës dhe Shqipërisë dhe nga ana tjetër ndaj pakicave etnike turke dhe muslimane në Bullgari, Rumani, Kosovë, Maqedoni, Sanxhak dhe Greqi duhet të përgatisë bazë të së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e tyre nën një ombrellë sigurie. Davutogllu shton se në bazë të kësaj Turqia duhet të arrijë të drejtën për ndërhyrje në çështjet që kanë të bëjnë me pakicat muslimane në Ballkan sikur rasti i ndërhyrjes së Turqisë në Qipro.173 Përforcimi i marrëdhënieve politike dhe ushtarake të Turqisë me shtetet e Ballkanit gjatë viteve të fundit, sidomos me Bosnjën, Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe njohja e menjëhershme e pavarësisë së Kosovës janë rezultat i implementimit të kësaj doktrine. Vizita e ish-ministrit të jashtëm turk Ali Babaxhan që ia bëri Prishtinës më janar 2009 ku theksoi se shteti turk bën përpjekje

173

Davutoğlu, Ahmet, Stratejik Derinlik, Küre Yayınları, İstanbul, 2004, f. 122, 123.

64

të mëdha në UE dhe në OKI për njohjen e pavarësisë së Kosovës174 nga sa më shumë shtete është tregues i vërtetë i pozitës së këtij shteti new born në politikën e jashtme turke. Gjithë kjo sipas Davutogllut mund të realizohet me një politikë aktive duke përdorur ekuilibrimet e brendshme rajonale dhe faktorët e jashtëm në mënyrë sa më efikase. Gjithashtu nuk duhet të rrihet larg nga Blloku Ballkanik eventual, duhet zhvilluar politikë ekuilibruese ndaj politikave të Evropës, Rusisë, SHBA-ve, Japonisë dhe Kinës ndaj këtij rajoni. Sipas kësaj doktrine strategjia turke, pos krahut politik duhet të ketë të fortë edhe krahun ekonomik.175 Marrja e koncesionit për modernizimin dhe udhëheqjen e të gjitha aeroporteve të Maqedonisë në njëzet vitet e ardhshme nga korporata turke TAV,176 blerja e një pjese të madhe të Bosnian Airlines nga ana e Turkish Airlines (2008) 177 duhet të jenë refleksione të implementimit të një pjese të kësaj doktrine. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike pos rajonit të Ballkanit në këtë pellg tokësor të afërt jashtë kufijve të Turqisë, gjenden edhe dy rajone të rëndësishme në suaza globale: Lindja e Mesme dhe Kaukazi. Rreth konceptit të doktrinës së thellësisë strategjike ndaj Lindjes së Mesme do të flasim në kapitullin e ardhshëm, ndërsa konceptin e kësaj doktrine mbi rajonin e Kaukazit do ta shpalosim në vazhdim. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike ndikimi dhe pozita e Turqisë në arenën ndërkombëtare është ngushtë lidhur me ndikimin, pozitën dhe aktivitetin e saj në tri pellgjet tokësore që rrethojnë kufijtë e saj: Kaukazi, Ballkani dhe Lindja e Mesme. Sipas Davutogllut, tani ka ardhur koha që shteti turk të braktisë politikën e tëhuajësimit ndaj këtyre pellgjeve tokësore në favor të afrimit dhe integrimit kah Perëndimi. Kjo për arsye se rëndësia e pozitës politike, ekonomike dhe kulturore turke në skenën ndërkombëtare është në proporcion me ndikimin dhe performarcën e saj në rajonet që përbëjnë pellgun tokësor të afërt.178 Sipas Davutogllut pozitën e ndryshuar në rajonin e Kaukazit pas Luftës së Ftohtë duhet shqyrtuar dhe analizuar në tri aspekte: 1) Ndryshimet në ekuilibrimet globale ndërkombëtare dhe impaktet në rajonin e Kaukazit. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë ky rajon ishte skenë ku reflektoheshin me të madhe ekuilibrimet e marrëdhënieve ndërkombëtare të bazuara në bipolarizmin, kurse tash

174

Rreth çështjes së Kosovës nga prizmi i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare shih Bashkurti, Lisen, Evropa Ballkani dhe sfida e Kosovës, GEER, Tiranë, 2006 175 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 123,124. 176 Lidhur me investimin e kësaj korporate shih www.investinmacedonia.com; Megjithatë investimet e kësaj korporate u prollonguan për disa muaj për arsye të krizës ekonomike globale. 177 Shih www.referansgazetesi.com/23.dhjetor.2008. 178 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 119.

65

përballemi me një koniunkturë të re, shtete si SHBA-të, Gjermania, Japonia, Anglia bashkë me korporatat e tyre ndërkombëtare përbëjnë pjesën e rëndësishme të këtij realiteti të ri. 2) Manovrat diplomatike dhe gjeopolitike të forcave të mëdha dhe të mesme rajonale që kanë lidhje drejtpërsëdrejti me rajonin. Afrimi në relacionet Turqi – Azerbajxhan me një anë, dhe Rusi179 – Armeni në anën tjetër, nxisin Iranin dhe Gjeorgjinë që të zhvillojnë politika të ndryshme ekuilibruese rajonale. 3) Grindjet brendarajonale që mund të kulminojnë me konflikte të ashpra rrezikojnë me të madhe përfshirjen në këto konteste të forcave të mesme dhe të mëdha rajonale. Duhet potencuar se kontesti rreth rajonit të Karabagut mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, gjithashtu edhe konflikti ndërmjet Rusisë dhe çeçenëve ka pasur refleksione negative në marrëdhëniet turko-ruse. S’duhet harruar se Azerbajxhani ka rëndësi të madhe për shtetin turk, ngase përbën një hallkë të rëndësishme të botës turke në Azinë e Mesme. Sipas Davutogllut pozita e këtij shteti në Kaukaz është si pozita e Shqipërisë në Ballkan, pa të cilat Turqia nuk mund të zhvillojë politika aktive ndaj detit Kaspik (Hazar) dhe atij Adriatik. Azerbejxhani ka lidhje farefisnore (të etnogjenzës dhe kulturore) me shtetin turk, arsye kjo që këtë shtet e bën shumë të rëndësishëm për agjendën e politikëbërësve turq. Investimet kapitale të turqve në ekonomi, arsim dhe kulturë që janë realizuar në Azerbajxhan dëshmojnë rëndësinë që Turqia i kushton këtij shteti.180 Sipas doktrinës së thellësisë strategjike Turqia duhet të ndryshojë konceptin e politikës së saj ndaj rajonit të Kaukazit duke zhvilluar politikë shumëdimensionale, gjithëpërfshirëse dhe të pandashme nga politikat ndaj pellgjeve tjera tokësore të afërta. Në bazë të kësaj, Kaukazi, Anadolli Lindor, Lindja e Mesme Veriore që përfshin Gjirin dhe Mesdheun Lindor nga aspekti gjeopolitik dhe nafta azeriane, burimet e Anadollit Lindor dhe nafta e Irakut Verior nga aspekti gjeoekonomik përbëjnë tërësi për të cilat duhet zhvilluar politika të shumanshme dhe gjithëpërfshirëse.181 Duhet cekur se gjatë krizës së fundit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë kryeministri turk Erdogan krahas presidentit francez Nikola Sarkozi182 si përfaqësues i Unionit Evropian ishte ndër liderët e rrallë globalë që realizoi takime me autoritetet më të larta ruse dhe

179

Rreth Marrëdhënieve të Rusisë me shtetet e reja të Euroazisë shih Dawisha, Karen (et.al), Russia and the new status of Euroasia, Camridge University Press, 1994. 180 Mbi 300 firma turke zhvillojnë aktivitete ekonomike-tregtare në ketë vend. Këto firma kanë investuar mbi 2 miliardë$ dhe kanë punësuar mbi 30.000 shtetasë azerian. 181 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 125-128. 182 Lidhur me rolin e Sarkozit gjatë konfliktit ruso-gjeorgjian shih www.euractiv.com/28.maj.2009.

66

gjeorgjiane183 me qëllim të tejkalimit më të shpejtë të kësaj krize. Përveç kësaj Erdogan dha një ofertë184 për bashkëpunim më të ngushtë rajonal me anë të formimit të Aleancës Kaukaziane185 ku do të përfshihen edhe palët konfliktuese. Pos kësaj, vizita e presidentit turk Abdullah Gyl që ia bëri Armenisë në rrethanat e relacioneve të shkëputura, me rastin e ndeshjes futbollistike e zhvilluar mes kombëtareve të dy shteteve është manifestim më i qartë i kësaj politike të re shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse. Duhet pasur parasysh se zhvillimi i marrëdhënieve të shtendosura mes këtyre shteteve në të ardhmen e afërt mund të jetë pikënisje e mirë për tejkalimin dhe zgjidhjen e kontestit të Karabagut që vazhdon të jetë tetivë akiliane e marrëdhënieve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Të gjitha këto zhvillime që përmendëm u realizuan janë pasqyrime të implementimit të doktrinës së thellësisë strategjike. 3.2. Gjeopolitika strategjike detare e Turqisë S’do mend se detet gjatë historisë njerëzore kanë luajtur rol kyç në hapjen e horizonteve të reja dhe në realizimin e kthesave të mëdha civilizuese, kulturore, ekonomike dhe politike. Zbulimi i kontinentit amerikan ka ndodhur në saje të rrugës detare, gjithashtu edhe zbulimi i tregjeve, burimeve energjetike dhe kulturave të reja është ngushtë i lidhur me lundrimet nëpër detëra e oqeane të ndryshme. Shkathtësia dhe aftësia e holandezëve, portugezëve, spanjollëve dhe popujve të tjerë evropianë për të pushtuar vende të reja jashtë kontinentit të tyre, njoftimi i tyre me kultura krejtësisht të reja për ta dhe zbulimi i burimeve të reja që kontribuan në ngritjen ekonomike të popujve të zënë ngoje është ngusht e lidhur me faktorin detar, pra me përdorimin mjeshtërorrrugës detare. A mund të paramendohej një Mbretëri e Bashkuar (Perandori Britanike) sipërfaqja e së cilës do të shtrihej në shumë vise të globit dhe në të njëjtën kohë do të emërtohej si vend ku nuk perëndon dielli pa ekzistimin e një flotë detare të sotisfikuar me anë të së cilës ka kontrolluar të gjitha pikat strategjike detare globale? Padyshim se jo. Rrugët ujore dhe detare si te rasti i vendeve të sipërpërmendura kanë ndikuar edhe në rritjen e shtetit osman, si pararendësi i Turqisë së sotme. Historia dëshmon se faktorët më elementarë që kanë ndikuar që Perandoria Osmane nga një faktor rajonal të shndërrohet një fuqi globale kanë qenë mbizotërimi i Egjeut, Mesdheut dhe Detit të Zi, gjithashtu edhe posedimi i një flote detare që lundronte edhe në Detin e Kuq, në atë
183 184

Rreth vizitat e Erdoganit në Rusi dhe Gjeorgji shih www.milliyet.com.tr/19.dhjetor.2008. Lidhur me rolin e Turqisë në krizën e Kaukazit shih www.csis.org 185 Rreth ofertës për formimin e Aleancës Kaukaziane poashtu shih Özkan, Güner, “Türkiye’nin “Kafkasya İttifakı” Teklifi: Ne Derece Başarılı Olabilir?”, www.usakgundem.com/28.maj.2009.

67

Kaspik dhe në Oqeanin Indian. Disfata e Perandorisë Osmane në Luftën e Parë Botërore bashkë me gjermanët - të cilët dalloheshin vetëm me forcën e tyre tokësore - kundër Francës dhe Britanisë që ishin Perandori detare dhe humbja e kësaj lufte mu për shkak të mungesës së asistencës detare dëshmon rëndësinë e mbizotërimit të forcës detare në luftërat e mëdha strategjike.186 Gjatë Luftës së Ftohtë politika detare e shtetit turk nuk ka qenë aq shpresëdhënëse. Në njërën anë ndieheshte presioni i Bashkimit Sovjetik lidhur me Detin e Zi dhe grykat e këtij vendi, në anën tjetër Marrëveshja Paqësore Italiane (10 shkurt 1947) ia dha dymbëdhjetë ishuj dhe Rodosin Greqisë187 ka shkaktuar mungesën e lirisë së veprimit të shtetit turk në Detin e Egjeut. Davutogllu, i cili në mënyrë sistematike e trajton çështjen e gjeopolitikës strategjike detare të Turqisë thotë se gabimet e politikës detare turke gjatë Luftës së Ftohtë kanë qenë të shumta. Sipas tij, çështja e Qipros në vend që të perceptohet si komponent i rëndësishëm i një strategjie më të gjerë detare për rajonin e Mesdheut Lindor - që ka ndikim të rëndësishëm strategjik mbi Kanalin e Suezit dhe për Lindjen e Mesme - është bërë e kundërta, pra e gjithë strategjia detare turke në lidhje me këtë rajon është hartuar në bazë të krizës qiproane dhe është fokusuar vetëm në të. Strategjinë detare turke gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë është karakterizuar me manovra dhe hapa taktikë të gabuar, gjeopolitika detare nuk është shfrytëzuar si duhet, Turqia thuajse s’ka pasur ndikim në ujërat me të cilat rrethohet. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike këto avantazhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike detare janë mundësi që duhet shfrytëzuar maksimalisht ngase “pellgu detar i afërt” i Turqisë me pellgun tokësor të afërt dhe me pellgun kontinental të afërt përbëjnë elementë të cilët Turqia nëse i shfrytëzonte nga një shtet me ndikim rajonal mund të shndërrohet në shtet (f)aktor në skenën globale. Sipas Davutogllut shteti turk nuk mund të zhvillojë marrëdhënie të shëndosha me pellgun tokësor të afërt, ku bëjnë pjesë Ballkani, Kaukazi, Lindja e Mesme Veriore dhe gjithashtu edhe me pellgun ndërkontinental të afërt si Azia e Mesme, Evropa Lindore dhe Afrika Veriore pa hartimin e një strategjie detare të koordinuar dhe që parasheh zhvillimet në një periudhe të gjatë.188 Në vijim do të mundohemi të japim një pasqyrë më të detajuar rreth vizionit të doktrinës së thellësisë strategjike ndaj pellgjeve detare të shtetit turk dhe strategjisë që duhet

186 187

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 151,153. Rreth kontesteve greko-turke në detin Egje shih Aydin, Mustafa (et.al), Turkish-Greek relations, Routledge, London, 2004. 188 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 155,157,182.

68

hartuar për një politikë efektive ujore. Do të ndalemi te hapësirat ujore me akces për Turqinë si Deti i Zi, Mesdheu Lindor, Egjeu etj. Deti i Zi është ndër detet me rëndësi strategjike për Turqinë. Gjatë Luftës së Ftohtë Deti i Zi për Turqinë nuk mundi të luajë funksionin e tij gjeoekonomik për arsye se në këtë pellg shtriheshin shtete bregdetare që u takonin dy poleve të kundërta, në një anë Turqia, përfaqësuese e NATO-së dhe nga ana tjetër Bashkimi Sovjetik, Bullgaria dhe Rumania që përfaqësonin ideologjinë e Paktit të Varshavës. Manifestimi i polaritetit global në këtë rajon strategjik dha efekte shumë negative për ekonominë e vendit. Turqia ndihej e rrethuar psikologjikisht nga shtetet komuniste, për pasojë, nuk shfrytëzoi sa duhet potencialin e këtij bregdeti. Këtë më së miri e vërteton fakti se ndonëse bregdeti i Detit të Zi është më i gjati nga brigjet detare të Turqisë, për arsyet e lartpërmendura një kohë të gjatë ka qenë më i margjinalizuari. Sipas Davutogllut, me përfundimin e Luftës së Ftohtë Turqia ka kaluar në pozitë të favorshme, ngase në një konstelacion të ri, në anën e kundërt si pasojë e shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik u shfaqën më tepër aktorë dhe këto rrethana kanë shkaktuar zhvillimin e marrëdhënieve të shtetit turk me Ukrainën dhe Gjeorgjinë si shtete të reja bregdetare. Egjithë kjo ka ndikuar në rritjen e potencialit të manovrës diplomatike turke në këtë rajon të rëndësishëm. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike në periudhën e ardhshme strategjia gjeopolitike dhe gjeoekonomike e Turqisë ndaj këtij rajoni duhet të jetë si në vijim: - Detin e Zi duhet kuptuar si pellg të rëndësishëm jo vetëm për nevoja strategjike ushtarake, por edhe si një rrugë detare prej së cilës Turqia do të mund të hapet drejt Evropës Lindore dhe Veriore dhe drejt rajonit të Kaukazit dhe Azisë së Mesme, gjithnjë duke e rregulluar infrastrukturën e nevojshme.189 - Duhet zhvilluar projekte që do të mundësonin transportin përtej kufijve. Me anë të projekteve në kuadër të organizatave siç janë Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi dhe Organizata e Kooperimit Ekonomik (ECO) mund të formohet rrjeti më efikas i transportit që do të lidhte pellgun ekonomik të Azisë Lindore me pjesën e Evropës Lindore dhe të Mesme.190 Implementimi i këtij rrjeti do të mundësonte edhe zhvillimin e Anadollit Lindor dhe plasmanin e prodhimeve të këtij rajoni në tregjet botërore. Siç duket, këto pika kanë filluar të merren shumë seriozisht që nga ardhja e AK Partisë në pushtet (2002), gjë që ka rezultuar me rritjen e interesimit të shtetit turk ndaj këtij
189 190

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 159-161. Rreth gjeopolitikave të reja në Euroazi dhe pozitës së Turqisë në të shih Aras, Bülent, The new geopolitics of Euroasia and Turkey’s position, Taylor&Francis, 2002.

69

bregdeti. Tanimë në këtë zonë janë bërë investime të majme 191 në ndërtimin e infrastrukturës rrugore moderne rreth vijës së këtij bregdeti, investime këto që ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të këtij pellgu detar.192 Zhvillimi i hovshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale me shtetet që dalin në Detin e Zi – që po ndodh- viteve të fundit është pjesë përbërëse e realizimit të kësaj strategjie. Shteti turk edhe Mesdheun Lindor e konsideron pikë detare të rëndësishme. Në këtë zonë gjenden dy hapësira strategjike gjeografike për Turqinë: Egjeu dhe Qiproja. Deti i Egjeut është zonë që kufizohet me tri kontinente, Afrikën, Azinë dhe Evropën gjë që këtë pikë detare në hartën e botës e shndërron në zonë që tërheq si interesimin e fuqive me të cilat rrethohet dhe kufizohet, gjithashtu edhe vëmendjen e aktorëve globalë të cilët këtë vend e shohin si sferë për jetësimin e interesave të tyre shtetërore. Greqia zotëron ishujt më kryesorë të kësaj zone detare, gjë që shkakton probleme sigurie dhe të interesave shtetërore turke. Ky avantazh strategjik i grekëve rezulton me rritjen e oreksit për të kontrolluar këtë pellg detar në tërësi. Sipas doktrinës së Davutogllut koncepti i gabuar i shtetit turk në hartimin e strategjive për pellgun detar të Egjeut duhet ndryshuar. Sipas tij në bazë të një strategjie detare të përgjithshme duhet rishqyrtuar grindjet e politikës turke me politikën detare ekspansioniste të shtetit grek. Në këtë drejtim duhet poseduar flotë detare të fortë për të shfrytëzuar zonat ndërkombëtare të Egjeut në mënyrë sa më efektive. Kjo për arsye se avantazhi i palës greke në këtë çështje, përveç zotërimit të shumicës së ishujve të këtij deti, qëndron edhe te kapaciteti shumë i madh për transport detar. Falë kësaj strategjie flota detare e shtetit turk vitet e fundit është në rritje e sipër. Këtë më së mirë argumenton fakti se Turqia kohën e fundit dallohet edhe me prodhimtari të madhe të anijeve. Davutogllu më tej shton se në koniunkturën e sotme ndërmjet rajoneve të Evropës Lindore, Ballkanit, Deti Adriatik, Egjeut, Mesdheut Lindor, Lindjes së Mesme, Gjirit Persik është formuar një zonë shumë dinamike e ndërveprimit, gjë që është manifestuar gjatë paralelizmit të marrëdhënieve Turqi-Izrael, dhe Greqi–Siri kah vitet 1990.193 Turqia për të mos u ndikuar nga lëkundjet që ndodhin në pellgjet tokësore dhe detare duhet të merr masat e duhura. Mendojmë se zhvillimi i marrëdhënieve të Turqisë me Greqinë e sidomos me Sirinë

191 192

Lidhur me investimet e periudhës së fundit në bregdetin e Detit të Zi shih www.radikal.com.tr/1.gusht.2004. Shembull konkret i këtij aktivizmi për të gjallëruar zonën bregdetare të Detit të Zi është përfundimi i ndërtimit të rrugës bregdetare të këtij deti gjatësia e së cilës është 542km, që fillon nga qyteti i Samsunit deri në pikën kufitare të quajtur Sarp. 193 Davutogllu bën pararelizimin e marrëdhënieve Turqi-Izrael me marrëdhëniet Greqi-Siri në vitet e 1990, ngase në ato vite problemi turko-grek në Ballkan u reflektua në Lindjen e Mesme përmes zhvillimit të marrëdhënieve turko-izraelite në njërën anë dhe përforcimin e marrëdhënieve greko-siriane nga ana tjetër.

70

gjatë 5-6 viteve të fundit - të cilën gjë do ta analizojmë në kapitullin e fundit të këtij punimi është refleksion i realizimit dhe implementimit të suksesshëm të kësaj strategjie. Krahas Detit Egje, edhe ishulli i Qipros paraqet pikë strategjike-jetike të rajonit të Mesdheut Lindor. Qiproja gjatë historisë, që nga kohërat e lashta falë pozitës gjeostrategjike gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e fuqive të mëdha, si të Perandorisë Osmane, Mbretërisë së Bashkuar dhe aktorëve të tjerë rajonalë dhe globalë. Gjithë ky interesim nuk ka qenë i rastësishëm, ngase kontrollimi i Qipros rezulton me kontrollimin e Egjeut, kontrollimi i ishullit qiproan nënkupton sundimin me pellgun detar strategjik të Mesdheut Lindor, me anë të cilit me lehtësi mund të realizohen planet dhe strategjitë rreth Ballkanit, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme. Anëtarësimi i pjesës greke të Qipros në Unionin Evropian, edhe përkundër problemeve politike të brendshme, qasja serioze e SHBA-ve për zgjidhjen e kontestit rreth këtij ishulli dhe interesimi i shprehur i shtetit rus ndaj këtij ishulli për arsye energjetike, janë parametra të mjaftueshëm që flasin për rëndësinë e kësaj pike strategjike. S’do mend se ky ishull ka rëndësi strategjike edhe për Turqinë. Sipas Davutogllut pesha e Qipros nda le në dy aspekte: të parin e përbën ana njerëzore. Neglizhenca dhe mospërfillja e Turqisë ndaj problemeve të banorëve muslimanë dhe turq që jetojnë në këtë ishull do të rezultonte me përhapjen e kësaj dobësie edhe në vendet tjera strategjike për Turqinë si Azerbajxhani dhe Bosnja dhe pasoja të rënda sigurie për popujt e këtyre vendeve. Aspekti tjetër qëndron në atë se pozita gjeografike e këtij ishulli, nga aspekti gjeostrategjik, është e një rëndësie të veçantë që nuk lë hapësirë për inferioritet, sikurse strategjitë e SHBAve nuk mund të jenë inferiore ndaj Kubës dhe ishujve Karaibe. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike politika e jashtme turke nëse pretendon të jetë efektive në rajonin e saj dhe në arenën ndërkombëtare duhet të merret me gjithë mend me këtë ishull të vogël me pozitë që në mënyrë direkte ndikon në lidhjet strategjike ndërmjet Aziës dhe Afrikës, Evropës dhe Azisë dhe Evropës dhe Afrikës.194 Në kushtet e sotme nuk mund të kemi politikë të jashtme të veçantë për Lindjen e Mesme, dhe një tjetër të veçantë për rajonin e Ballkanit, ngase rajonet kanë ndikim të ndërsjellë. Duhet pasuar rrugën e strategjisë së tërësishme për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, hapësirë kjo në qendrën e së cilës gjendet Mesdheu Lindor dhe ku Qiproja195 luan rol strategjik. Turqia problemin e Qipros196 nuk duhet ta trajtojë si krizë mes turqve dhe grekëve të këtij ishulli e as si krizë që tangon vetëm shtetin turk dhe atë grek, por
194 195

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 161,171,176-179. Rreth historisë së Qipros dhe zhvillimeve politike në të shih Hitchens, Christopher, Cypros from the Ottomans to Kissinger, Verso, London, 1997. 196 Lidhur me rëndësinë strategjike të ishullit qiproan shih Kışlalı, M.Ali, “Kıbrısın önemi”, www.radikal.com.tr/ 21.nëntor.2003.

71

si kontest i cili tanimë po shndërrohet në çështje të rajoneve të Evropës Lindore dhe të Azisë Perëndimore. Për këtë arsye shteti turk duhet të ndërtojë një strategji të re lidhur me këtë çështje.197 Me ardhjen e AKP-së në pushtet (2002) u hap një faqe e re e politikës dhe strategjisë turke ndaj çështjes së Qipros. Këtë më së miri mund ta kuptojmë me rastin e Planit të Kofi Ananit i cili më 2004198 si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, ofroi një opsion për zgjidhje të këtij kontesti. Në referendumin e realizuar vitin e njejtë, pala turke e mbështeti këtë plan,199 kurse ajo greke e refuzoi. Refuzimi i këtij plani nga pala greke nënkuptonte edhe lehtësimin e mbrojtjes së qëndrimit turk ndaj kësaj çështjeje në arenën ndërkombëtare. Intensifikimi i negociatave mes palës turke dhe greke në Qipro në periudhën që pasoi është rezultat i diplomacisë konstruktive të Turqisë të zhvilluar në kohën e qeverisë Erdogan. Pos detërave, Turqia zotëron edhe grykat që mundësojnë zbatimin e strategjive të ndryshme shtetërore. Është një e vërtetë e pakontestueshme se grykat kanë peshë strategjike dhe ofrojnë mundësi të shumta në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ato kanë ndikim në ekuilibrimet strategjike, politike, ekonomike dhe kulturore. Gryka e Stambollit (Bosfori) dhe ajo e Çanakkalasë janë vitale për zonën e Euroazisë ngase ndajnë Evropën prej Azisë dhe bashkojnë Detin e Zi me Mesdheun. Nuk duhet harruar se rënia e Perandorisë Bizantine ka nisur me humbjen e kontrollit ndaj grykave, kurse marrja e Konstantinopojës nga ana e Perandorisë Osmane dhe shndërrimi i saj nga një fuqi rajonale në aktor planetar dhe në një superfuqi me ndikim të madh parasegjthash në kontinentin e Evropës, Azisë dhe Afrikës është realizuar pikërisht me anë të kontrollimit të këtyre grykëve. Duke u nisur nga rëndësia strategjike e grykave në fjalë për shtetin turk, doktrina e thellësisë strategjike sugjeron që diplomacia e Turqisë ndaj grykave të jetë sa më fleksibile, fleksibilitet ky që do të maksimizonte shfrytëzimin e nga zotërimi i këtyre grykave që luajnë rolin e nyjës strategjike të zonës Afrikë-Euroazi. Sipas Davutogllut shfrytëzimi i këtyre avantazheve të këtyre grykave me një diplomaci racionale do të ishte i një rëndësie të madhe si për përshtatjen e shtetit turk ndaj koniunkturës të pas Luftës së Ftohtë ashtu edhe për fatin strategjik afatgjatë të këtij shteti.200 Simbolika e këtyre dy grykave ka edhe rëndësi edhe për zhvillimin e dialogut ndërmjet civilizimeve. Grykat pos funksionit ekonomik, politik dhe ushtarak kanë edhe rol civilizues. Sidomos grykat e Bosforit dhe Çanakalasë si pika që bashkojnë dy kontinente luajnë rolin e bashkimit, dialogut dhe bashkëbisedimit të kulturave
197 198

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 177,178. Lidhur me këtë çështje me gjërësisht shih www.unficyp.org 199 Rreth qëndrimit të pales turke ndaj Planit të Ananit shih www.radikal.com.tr/3.prill.2003. 200 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 162,163,169.

72

dhe civilizimeve. Iniciativa për formimin e Aleancës mes Civilizimeve më 2005 në kuadër të OKB-së nga ana e Erdoganit – si përfaqësues i një vendi ku puqen kontinentet dhe qytetërimet - dhe kryeministrit spanjoll J.L.R. Zapatero flet për rolin praktik të grykave.201 Edhe pellgu Kaspik - që konsiderohet çelës me të cilin Turqia hap dyert e Azisë së Mesme - është zonë me peshë të veçantë për politikën e jashtme turke. Populli turk me popujt e vendeve të këtij rajoni, si Azerbajxhani, Kazakistani, Uzbekistani dhe Turkmenistani ndan vlerat e përbashkëta kulturore. Këto vlera janë në funksion të bashkëpunimit të këtyre popujve dhe mundësojnë zhvillimin më intensiv të marrëdhënieve mes tyre. Periudha pas Luftës së Ftohtë konsiderohet si pikë kthesë në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore të shtetit turk me këto shtete të Azisë së Mesme. Marrëdhëniet e Turqisë me këto shtete nuk mbetën vetëm në rrafshin politik, viteve 1990 u zhvilluan edhe marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore. Investimet e biznesmenëve turq në sektore të ndryshme, në veçanti në atë të ndërtimtarisë që luan rolin e lokomotivës dhe hapja e shkollave private202 janë tregues së hapjes së Turqisë ndaj këtij rajoni të rëndësishëm si në aspektin strategjik, poashtu edhe në atë ekonomik, energjetik dhe kulturor. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike lidhjen Kaspik – Deti i Zi duhet realizuar me anë të shteteve të Kaukazit Verior duke e përforcuar në mënyrë graduale statusin e tyre në Federatën Ruse. Poashtu duhet ekuilibruar ndikimin rus mbi Azinë e Mesme dhe rajonin e Kaukazit me anë të bashkëpunimit ekonomik racional me Iranin me të cilin duhet lënë anash mosmarrëveshjet ideologjike.203 Në çdo mënyrë duhet nxitur bashkëpunimin mes shteteve të Azisë së Mesme. Paraqitja e kryeministrit turk Erdoganit – fill pas përfundimit të konfliktit ruso-gjeorgjian të vitit 2008 - me një platformë të re për Aleancën Kaukaziane përmes së cilës synohej bashkëpunimi sa më i madh i shteteve të këtij rajoni përbën pasqyrim të doktrinës së thellësisë strategjike. Ndër pellgjet detare të afërta të shtetit turk janë edhe ai Indian dhe i gjirit të Basrës. Pellgu detar indian është derë hyrëse të kontinentit të Azisë, kurse gjiri i Basrës paraqet zemrën e këtij kontinenti. Lindja e Mesme dhe Gjiri në periudhën e Perandorisë Osmane
201 202

Lidhur me këtë çështje më gjerësisht shih www.unaoc.org. Në Kërgizistan janë hapë 12 institucione arsimore, ndër to edhe Alada University, në Turkmenistan 20 përfshirë edhe Universitetin Ndërkombëtar Turkmeno-Turk në kryeqytetin Ashkabad. Në Tashkent të Ozbekistanit funksionon International School. Në Azerbajxhan funksionojnë 12, në Gruzi 3 dhe në Rusi gjithsej 6 shkolla turke. 203 Marrëdhëniet e Turqisë me Iranin pas vitit 2002 kanë marrë kahje pozitive të paparë më herët. Ndër arsyet e këtyre zhvillimeve është edhe strategjia e politikës së jashtme turke ndaj këtij rajoni. Zhvillimi i shkëlqyeshëm i marrëdhënieve politike mes shtetit turk dhe shtetit iranian është reflektuar edhe në marrëdhëniet ekonomike. Zgjedhja e Turqisë si vend i takimit mes përfaqësuesit iranian Larixhanit dhe të Unionit Evropian Sollanës për diskutimin e çështjes së zhvillimit të energjisë nukleare tregon nivelin e prestigjit të shtetit turk tek politikëbërësit iranian.

73

ishin pika strategjike, kurse sot pos pozitës së tyre strategjike dallohen edhe me potencialin e tyre ekonomik dhe energjetik. S’duhet harruar se Vilajeti i Bagdadit ka pasur një pozitë prestigjioze në hierarkinë e Perandorisë (Osmane). Megjithatë, formimi i shtetit të ri turk e bëri të veten, dhe ky shtet nuk ia doli të zhvillojë politikë të pavarur në këtë rajon, gjë që shkaktoi të humbë pozitën politike dhe ekonomike. Sipas Davutogllut tanimë ka ardhur koha që shteti turk të ndërtojë politikë të pavarur në rajon duke shtuar intensivitetin e lidhjeve dhe marrëdhënieve ekonomike me shtetet e këtij rajoni, duke mos harruar se ndër prioritetet strategjike të shtetit turk në periudhën e ardhshme duhet të jetë edhe realizimi i lidhjes ndërmjet Gjirit të Basrës dhe Mesdheut Lindor (nëpërmjet Turqisë).204 Politika konstruktive neokonservatore turke dha efektet e duhura edhe në këtë sferë, marrëdhëniet politike dhe ekonomike të Turqisë me shtetet e këtij rajoni u zhvilluan në mënyrë të paparë më herët. Si shembull të ndikimit të politikës turke në pellgut indian si rezultat i zbatimit të doktrinës së thellësisë strategjike është roli konstruktiv që Turqia luajti me rastin e sulmeve terroriste që ndodhën në Mumbai të Indisë nëntor 2008, që acaruan marrëdhëniet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit pas akuzave indiane se sulmuesit ishin me prejardhje pakistaneze. Në këto rrethana të tendosura skajshmërisht kryeministri pakistanez kërkoi ndihmë nga kryeministri turk Erdogan i cili me një angazhim diplomatik të bujshëm, përfshirë edhe bisedat me autoritetet izraelite dhe britanike, ia doli që të zbusë situatën e tensionuar.205 Ky rast dëshmon edhe rëndësinë e faktorit të diplomacisë turke si te autoritetet pakistaneze ashtu edhe te ato izraelite dhe britanike, dëshmon imazhin dhe prestigjin e rritur të diplomacisë dhe shtetit turk në marrëdhëniet ndërkombëtare në kohën e fundit. Besojmë se në periudhën e ardhshme Turqia mund të luajë rol vital edhe në zvogëlimin e mosbesimit të ndërsjellë mes Indisë dhe Pakistanit që shpeshherë shkakton tendosje të marrëdhënieve të tyre. S’duhet harruar edhe marrëdhëniet bilaterale të Turqisë me shtetet që kufizohen me Gjirin e Basrës. Këto marrëdhënie si pasojë e zbatimit të kësaj doktrine vitet e fundit kanë shënuar zhvillim të rëndësishëm dhe kjo është reflektuar në mënyrë direkte edhe në marrëdhëniet e ndërsjella ekonomike. Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve filloi më 2005 kur u arrit marrëveshja për formimin e një zone të lirë tregtare rajonale mes Turqisë dhe shteteve të Gjirit. Në këtë drejtim mund të përmendim edhe marrëveshjën për hartimin e strategjisë së përbashkët mes Turqisë dhe shteteve të Gjirit nënshkruar më 3 shtator 2008206 në fushat
204 205

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f.181. Rreth këtij rasti shih www.zaman.com.tr/ 1.dhjetor.2008. 206 Lidhur me këtë çështje më gjerësisht shih www.dunyabulteni.net/9.nëntor.2008.

74

ekonomike, ushtarake dhe politike, rritjën e investimeve207 të shteteve të Gjirit në Turqi me një dinamikë të pashënuar ndonjëherë dhe hyrjën e firmave të mëdha turke sidomos e atyre të ndërtimtarisë në tregun e madh të këtyre shteteve. 3.3. Gjeopolitika strategjike ndërkontinentale e Turqisë Nëse i hedhim një sy historisë politike dhe diplomatike të shteteve gjithnjë mund të hasim në liderë që me shkathtësitë dhe aftësitë e tyre udhëheqëse ia kanë dalë që shtetet ose vendet e tyre t’i shndërrojnë në shtete apo perandori të shtrira në kontinente. Aleksandri i Madh shtetin e tij nga një shtet i vogël shndërroi në perandori euroaziatike, Kanuni Sulltan Sulejmani ka qenë në krye të Shtetit Osman që në kohën e tij përfshinte pjesë të tri kontinenteve Evropës, Azisë dhe Afrikës208. Perandoria Osmane me anë të Ballkanit është hapur drejt Evropës, me anë të Afrikës Veriore drejt Afrikës kontinentale dhe me anë të Lindjes së Mesme drejt Azisë. Nga ana tjetër nuk duhet harruar edhe hollandezët, spanjollët dhe portugezët të cilët pos politikës së tyre detare kanë zhvilluar edhe politikë dhe strategji ndërkontinentale. Edhe Perandoria Britanike për arsye të sipërfaqes së saj tokësore shumë të gjerë, është detyruar të zhvillojë strategji ndërkontinentale për të kontrolluar sa më mirë kolonitë e saj. Nga aspekti i zhvillimit të strategjive ndërkontinentale në shekullin XX në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare209 paraqiten dy lloje të shteteve. Llojin e parë e përbëjnë shtete si SHBA-të, Kina, Rusia, Franca, Anglia dhe Japonia të cilat zhvillojnë strategji dhe politika globale duke pasur parasysh ekuilibrimet ndërkontinentale. Përderisa SHBA-të zhvillojnë politikë ndërkontinentale duke mbajtur llogari për të gjitha pellgjet kontinentale dhe për të gjitha aspektet si ushtarake, strategjike dhe ekonomike, Japonia për të gjitha pellgjet kontinentale zhvillon vetëm strategji ekonomiko-politike. Në kategorinë e dytë të shteteve bëjnë pjesë fuqitë rajonale që për arsye të karakteristikave të tyre që burojnë nga parametret historike dhe gjeografike duhet të zhvillojnë politika që duke i vatërzuar disa pellgje ndërkontinentale. Në këtë kategori rradhiten shtetet si Turqia, Egjipti, India, Irani dhe Ukraina.

207

Rreth planet e investitorëve arabë nga shtetet e Gjirit për investimet në Turqi shih www.yenisafak.com.tr/27.shtator.2005. 208 Poashtu në këtë kontekst mund të përmendim edhe Perandorinë Ruse, Perandorinë Britanike etj. 209 Rreth marrëdhënieve ndërkombëtare në kohën moderne shih Тоновски, Ѓорѓи, Современа Меѓународна Заедница, Фон Универзитет, Скопје, 2008.

75

Pellgjet tokësore dhe detare të afërta të Turqisë që i përmendëm më parë përcaktojnë edhe karakteristikat e pellgut kontinental të afërt të shtetit turk. Turqia përmes Trakisë është pjesë e Ballkanit, e Evropës Lindore, përmes rripit bregdetar verior bën pjesë në rajonin e Detit të Zi, gjegjësisht ndërhyn në rrugët ujore të stepave euroaziatike dhe të Evropës Lindore. Ky vend përmes pllajës së Erzurumit bën pjesë në rajonin e Kaukazit dhe përmes qytetit të Harranit hyn në grupin e shteteve të Lindjes së Mesme, kurse përmes Gjirit të Iskenderunit dhe rripit detar jugor bën pjesë në Mesdheun Lindor, tipar ky që këtë shtet e fut në ekuilibrimet e Afrikës Veriore dhe Azisë Jug-perëndimore.210 Sipas Davutogllut, shtrirja gjeografike drejt Evropës Lindore, Azisë së Mesme dhe Kaspikut që e bën Turqinë shtet të Ballkanit, të Kaukazit, të Lindjes së Mesme, të Detit të Zi dhe të Mesdheut Lindor nuk është komponent i vetëm i pellgut të saj kontinental të afërm. Zotërimi i grykave kyç (për të folëm më parë) dhe sipërfaqja gjeografike me vlerë të madhe strategjike e shndërrojnë Turqinë në një shtet që mund dhe duhet të zhvillojë politikë ndërkontinentale. Davutogllu sa për ilustrim merr shembullin e Perandorisë së Aleksandrit të Madh i cili ka përdorur rajonin e Anadollisë si zonë koncentrimi të fuqisë ushtarake për të pushtuar Azinë, dhe poashtu edhe shembullin e Perandorisë Romake për të cilën rajoni i Anadollit ka luajtur rol të madh në periudhën kur ajo nga një shtet i Mesdheut Jugor shndërrohet në fuqi globale. Davutogllu në fund e bie edhe shembullin e Perandorisë Osmane shtet ky madhor që është shndërruar në superfuqi me politika ndërkontinentale – mes tjerash edhe në saje të hapësirës gjeografike me rëndësi të madhe strategjike.211 Sipas Davutogllut për dallim nga shtetet që nuk pozicionohen në vendkalimet dhe qendrat e forcës gjeopolitike, gjeokulturore dhe gjeoekonomike, që për pasojë rreziqe dhe avantazhe minimale, shteti turk ka përparësi dhe mundësi që vijnë nga karakteristikat gjeopolitike,212 gjeoekonomike dhe gjeokulturore. Këto karakteristika e bëjnë shtetin turk të zhvillojë strategji dhe politikë të jashtme ndërkontinentale të ekuilibruar dhe afatgjatë gjithnjë duke shfrytëzuar avantazhet por edhe duke i pasur në konsideratë rreziqet që mund të sjellin këto tipare. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike Turqia nga aspekti i zhvillimit të strategjive dhe politikave ndërkontinentale në periudhën e ardhshme duhet të përpilojë strategji-plane për kontinentet si Evropa, Azia dhe Afrika, poashtu për rajonet e influencës reciproke ndërkontinentale.

210 211

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 189,190,194. Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 194,195. 212 Rreth gjeopolitikës së re të Turqisë shih Fuller, e. Graham (et.al), Turkey’s new geopolitics: from the Balkans to Western China, Westview Press, 1993.

76

Strategjitë dhe planet ndaj Evropës, Azisë dhe Afrikës

Fillimi i Renesancës, zhvillimi i industrisë, zbulimet e reja shkencore dhe kolonizimi i pjesës më të madhe të kontinenteve të Afrikës dhe të Azisë nga ana e fuqive evropiane ishin ngjarjet që karakterizuan shtetet e kontinentit evropian pas shekullit XVI. Kjo periudhë karakterizohet me formimin e Mbretërisë Britanike (më 1707) që më vonë në kohën e sundimit të Viktoria e Parë u shndërrua në Perandori Britanike, perandori kjo e emërtuar si “vend ku nuk perëndon dielli”. Shekulli XVII veçohet me zhvillimin e Luftës Tridhjetë Vjeçare (1618-1648), luftë kjo e cilësuar si përballje protestane-katolike. Duke filluar nga shekulli XIX. gjer në gjysmën e shekullit XX kjo periudhë kohore u emërtua si koha e Kontinentit Evropian. Kjo për arsye se shtetet evropiane u shndërruan në qendra të hartimit të strategjive politike, ekonomike dhe kulturore në suaza globale. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore ndodhi margjinalizimi i faktorit evropian, në skenë dolën dy superfuqi globale: SHBA-të e bartnin flamurin e sistemit demokratik, ndërsa BS-ja u shndërrua në lider të bllokut komunist. Margjinalizimi i faktorit evropian në ekuilibrimet strategjike globale nuk u mirëprit nga shtetet kreatore të politikave evropiane për arsye se kjo donte të thoshte shpërfillje e tyre gjatë hartimit të strategjive dhe politikave globale dhe cenim të interesave të tyre politike, ekonomike dhe kulturore. Mendojmë se Unioni Evropian i sotëm në krye me vendet lokomotivë (Gjermania dhe Franca) mes tjerash paraqet përpjekje për rikthimin e faktorit, ndikimit dhe fuqisë evropiane në arenën ndërkombëtare. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, Unionit Evropian dhe NATO-së fillojnë të zgjerohen kryesisht në Evropën Qendrore (Mesme) dhe Lindore. Nga ana tjetër, përgjegjësitë e institucionit të OSBE-së tejkalojnë kufijtë e Kontinentit Evropian në kuptimin tradicional zona e përgjegjësisë përfshinë hapësirën e quajtur Euroazi. Tanimë, Evropa fillon të përjetojë dhembjet e definimit të kontinentit të vjetër, pra ku përfundojnë kufijtë e tij. Sipas Davutogllut për të analizuar pozitën e Turqisë brenda pellgut kontinental Evropian pas Luftës së Ftohtë duhet marrë parasysh lidhjen e saj me Ballkanin dhe Evropën Lindore (përmes Trakisë Lindore), me hapësirën e stepat e Evropës veri-lindore (përmes Detit të Zi), të qenët pjesë e Evropës Jugore (përmes bregdeteve të Egjeut dhe të Mediteranit Lindor), e sistemit të Evropës Perëndimore (në saje të lidhjeve të saja institucionale të realizuara gjatë Luftës së Ftohtë) dhe me Azinë dhe Afrikën.213 Sipas doktrinës në fjalë shteti turk në përshkrimin dhe definimin e ri të pellgut kontinental evropian, duhet merrë parasysh të gjithë përbërësit e përmendur më sipër, me anë
213

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 198,201,202.

77

të të cilëve lidhjet e Turqisë me organizatat ndërkombëtare si NATO, Unioni Evropian 214, OSBE dhe Organizata Ekonomike e Detit të Zi do të marrë kuptime të reja strategjike që përputhen me kushtet dhe koniunkturën e re dinamike të periudhës së pas Luftës së Ftohtë. 215 Politika e jashtme turke duhet të jetë ekuilibruar ndaj të gjitha pellgjeve të saj si ndaj Perëndimit gjithashtu edhe ndaj botës islame.216 Doktrina davutoglliane i kushton rëndësi të madhe integrimit në UE, gjë që konstatohet nga fakti se negociatat për anëtarësim të plotë të shtetit turk në këtë institucion kanë filluar më 2005,217 pra në periudhën e qeverisjes së partisë islamiste AKP, pjesë e së cilës është edhe Davutogllu. Sipas opinionit tim, qeveria erdoganiane edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me të njejtën dinamikë të reformave me çka do të forcojë pozicionin e shtetit turk në rrugën e anëtarësimit të tij në institucionin e UE-së. Nga ana tjetër Turqia duhet të përpilojë strategji të detajuar edhe për Azinë dhe thellësinë strategjike të këtij pellgu. Azia, pos sipërfaqes së gjerë tokësore dallohet me rajonet e saja të rëndësishme energjetike dhe strategjike, si Lindja e Mesme dhe Kaukazi. Kina dhe India, që janë pjesë këtij kontinenti, janë ndër shtetet me popullatë më të madhe në botë. Ky kontinent dallohet edhe për nga resurset dhe potencialet ekonomike dhe teknologjike; dy vendet më të populluara të këtij kontinenti (Kina dhe India), tigrat e Azisë si Malajzia, Korea Jugore, Tajvani janë vende që kohëve të fundit po përjetojnë shpërthim të madh ekonomik. Japonia vazhdon të ruajë vendin e parë në listën e shteteve teknologjikisht më të zhvilluara në botë. Nuk duhet harruar as aspektin kulturor dhe historik: Azia konsiderohet si djep i kulturave dhe i civilizimeve. Vetë fakti i lindjes së kulturës dhe civilizimit hebre, të krishterë, islamik, budizmit, konfiçuizmit, hinduizmit etj. është dëshmi për rëndësinë religjioze, kulturore dhe civilizuese të këtij kontinenti. Gjatë Luftës së Ftohtë kontinenti aziatik ka qenë skenë e rivalizmit ndërmjet dy superfuqive të atëhershme SHBAve dhe Bashkimit Sovjetik. Ky rivalitet në mënyrë indirekte ka ndikuar në shfaqjen e konflikteve brenda këtij kontinenti si lufta e Koresë, e Afganistanit dhe ajo e Vietnamit. Në këtë drejtim shënohet edhe rivaliteti ekonomik mes Unionit Evropian – që përmes konceptit Euroazi mundohet të rrisë efikasitetin dhe të thellojë ndikimin në Azi - dhe SHBA-ve që përmes organizatave si NAFTA dhe APEC realizon konceptin Asiamerica për zhvillimin e marrëdhënieve me shtetet e këtij nënqielli.218
214

Rreth lidhjeve të shtetit turk me UE-në shih Arıkan, Harun, Turkey and the EU: An Awkward Candidate for EU Membership?, Ashgate Publishing, Hampshire, 2006. 215 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 202. 216 Cagaptay, Op.cit. 217 Shih http://news.bbc.co.uk/28.maj.2009. 218 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 203.

78

Për Turqinë, përvoja e perandorisë osmane që kishte mbisunduar tri kontinente është shumë e rëndësishme në konceptimin e politikave kundrejt Azisë. Ç’e do që parimi paqe në vend, paqe në botë pasivizoi politikën e jashtme turke në Azi. Pos luftës së Koresë ku Turqia mori pjesë në anën e demokracive perëndimore dhe formimit të Paktit të Bagdadit dhe më pastaj të CENTO-së nuk shënohet ndonjë ndikim dhe ndërhyrje e vërtetë të shtetit turk në marrëdhëniet ndërkombëtare lidhur me Kontinentin Aziatik. Periudha e pas Luftës së Ftohtë ka rezultuar me pavarësimin e shteteve fisnore të shtetit turk në Azinë e Mesme dhe jo rrallëherë edhe me marrëdhënie të mjegullta me Evropën. E gjithë kjo, sipas Davutogllut e detyron Turqinë të bëjë definim të ri të identitetit dhe pellgut gjeokulturor, ngase vetë ky shtet përpos identitetit kryesor turk ngërthen edhe identitete evroaziatike autentike (të Lindjes së Mesme, të Ballkanit dhe të rajonit të Kaukazit). Kjo gjeneron problemin e definimit të hinterland-it (zonës së brendshme) gjeokulturor të ri që do të bashkonte thellësinë aziatike me lidhjen evropiane. Pos kësaj, fundi i Luftës së Ftohtë ka ndikuar edhe në rritjen e interesimit të shtetit turk ndaj zonave dhe pellgjeve të reja gjeoekonomike dhe në zhvillimin e mjeteve të reja të politikës së jashtme të drejtuara kah Azia si p.sh. formimi i ECO-s që përfshin shtetet e Azisë së Mesme bashkë me Afganistanin dhe Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Sipas Davutogllut strategjia e ardhshme të shtetit turk ndaj Kontinentit Aziatik duhet të përqendrohet te definimi dhe vlerësimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë i rëndësisë gjeokulturore dhe gjeopolitike të Azisë, mu ashtu siç ka ndodhur me të kuptuarit e pozitës së Evropës. Këtu Davutogllu i referohet veprës së Milan Haunerit What is Asia to us?, ku analizon Heartland-in aziatik të Rusisë dhe pozitën e saj në kënvështrimin e SHBA-ve. Sipas tij, pozitën gjeopolitike të Turqisë në Azi duhet analizuar gjithherë duke i pasur parasysh rrugët kalimtare në drejtimin Lindje–Perëndim dhe vijat ndarëse gjeopolitike të drejtimit Veri-Jug.219 Sipas nesh, zhvillimet e viteve të fundit në politikën e jashtme turke ndaj kontinentit aziatik dëshmojnë implementimin e një strategjie të re në bazë së cilës Turqia ka rritur rëndësinë e saj strategjike, ekonomike dhe politike në këtë kontinent. Shteti turk pos diplomacisë aktive si në rastin Mumbai (2008)220, poashtu në saje të diplomacisë proaktive dhe integruese mori komandën me forcat e NATO-së në Afganistan (2003),221 dha kontribut të çmuar në tejkalimin e krizës presidenciale në Liban, pati rol në bisedimet indirekte mes
219 220

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 204-206. Rreth sulmeve në Mumbai shih Crumley, Bruce, “The Mumbai Attacks: Terror’s Tactical Shift”, www.time.com/29.nëntor.2008. 221 Shih www.mfa.gov.tr

79

Izraelit dhe Sirisë, aktivitete këto që tregojnë imazhin dhe rolin e këtij shteti në këtë kontinent. Zgjedhja e prof. Ihsanogllut si sekretar i përgjithshëm i OKI-së, që ka influencë të madhe edhe në Azi është rrjedhojë tjetër e zbatimit të kësaj doktrine. Pos zhvillimit të strategjive dhe politikave efiçente ndaj kontinentit evropian dhe aziatik, me rëndësi për Turqinë është edhe zhvillimi i një politike të jashtme të pavarur dhe me ndikim edhe ndaj kontinentit afrikan. Dihet se Afrika Veriore ka qenë ndër pjesët përbërëse të shtetit osman i cili me këtë kontinent “është njohur” në kohën e sulltan Javuz Selimit në shekullin XVI. Duke u nisur nga kjo e vërtetë historike mund të thuhet se qenia e etnisë turke – natyrisht edhe e të tjerëve që kanë jetuar nën flatrat e shtetit osman – është ngushtë e me “kontinentin e zi” si në aspektin historik ashtu edhe në atë kulturoroqytetërimor. Në fillim të shekullit XX, ky shtet u shpërbë dhe Turqia duke nisur të bëjë politikë properëndimore-proevropiane dhe lënë pas dore Afrikën (bashkë me Azinë), u mundua të notojë në ujëra krejtësisht tjera nga ato të perandorisë amë. Kërcënimi ideologjik rus, që gjithashtu ishte një shtytje për të ndjekur politikë properëndimore, shkujdesja ndaj rajoneve të largëta janë ndër arsyet kryesore të moszhvillimit të strategjive ndaj kontinentit afrikan. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike për të kapërcyer këtë gjendje negative në marrëdhëniet e Turqisë me kontinentin afrikan – duke pasë parasysh se kushtet e Luftës së Ftohtë kanë ndryshuar dhe tani kemi një koniunkturë krejtësisht tjetër - duhet rivlerësuar dhe rianalizuar politikën e Turqisë ndaj Afrikës. Në këtë drejtim nuk duhet nënvlerësuar potencialin e këtij kontinenti. Në të kaluarën në shumë raste Turqia nuk haste në përkrahjen e shteteve Afrikane në vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por sot ky realitet ka ndryshuar. Më 2008 pikërisht me votat e shteteve afrikane, Turqia zgjidhet anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit në OKB. Davutogllu thekson se ky shekull do të karakterizohet me marrëdhënie të ndërvarësisë, fuqia e një shteti nuk do të matet me fuqinë brenda qarkut të vet, por me ndikueshmërinë dhe aktivitetin diplomatik, ekonomik dhe kulturor në pellgjet e ndryshme të botës. Në këtë drejtim, Turqia kontinentit afrikan duhet ti kushtojë rëndësi të veçantë në kuadër të strategjisë së politikës së jashtme. Prioritet në qasjen e re të politikës së jashtme turke ndaj Afrikës duhet të ketë aspekti ekonomik dhe kulturor.222 Ardhja e AK Partisë në pushtet më 2002, rezultoi me implementimin e pjesës së kësaj doktrine lidhur me Afrikën. Pas kësaj date u thelluan marrëdhëniet turko–afrikane223 si në aspektin politik gjithashtu edhe në atë ekonomik dhe kulturor. Investimet turke u rritën me
222 223

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 208,209. Rreth marrëdhënieve Turqi-Unioni Afrikan shih Altan, Can, “Afrika Birliği”, www.tasamafrika.org/28.maj.2009.

80

të madhe, u bë hapja e ambasadave të reja në Afrikë dhe më 2005 Turqia mori statutin e vëzhguesit në Unionin Afrikan. Samiti i Turqi-Unionit Afrikan i zhvilluar më 18-20 gusht 2008224 në Turqi ku morën pjesë përfaqësues të 50 shteteve të këtij unioni është një hallkë tjetër e zinxhirit të strategjisë së re turke ndaj këtij kontinenti e bazuar në doktrinën e thellësisë strategjike. • Strategji ndaj rajoneve të influencës ndërkontinentale

Sipas Davutogllut në botë ekzistojnë disa rajone të influencës ndërkontinentale ndaj të cilave shteti turk duhet të ketë interesim të veçantë dhe duhet të zhvillojë strategji të mirëpërpunuar. Si më të rëndësishëm janë: (1) pellgu atllantik, që gjendet ndërmjet kontinentit evropian dhe kontinentit amerikan, (2) stepat e Evropës Lindore dhe të Urallit që gjinden mes kontinentit evropian dhe atij aziatik, (3) Afrika Veriore që ndan kontinentin evropian nga ai i Afrikës dhe (4) Azia perëndimore apo thënë ndryshe Lindja e Mesme që bashkon Azinë me Afrikën në njërën anë dhe Evropën me Azinë në anën tjetër. 225 Pellgu i Atllantikut konsiderohet një nga pellgjet me rëndësi globale, aty janë interesat e fuqive të mëdha si gjatë historisë gjithashtu edhe në kohën tonë moderne. Pellgu i Atllantikut luan rolin e ndarësit të disa kontinenteve, në anën e tij veriore ndan kontinentin evropian nga ai i Amerikës Veriore dhe në jug ndan Amerikën Jugore nga kontinenti afrikan. Rivalitetet në pellgun e Atllantikut mes Portugalisë dhe Spanjës në shekullin e XVI, rivaliteti mes Anglisë dhe Holandës – perandorive këto detare - në shekullin e XVII, konkurrencës anglezo–franceze dhe rivalitetit mes Anglisë dhe Gjermanisë në fillim të shekullit XX janë dëshmi e rëndësisë së këtij pellgu. Duhet potencuar se pesë nga tetë shtetet më të zhvilluara në botë të quajtur G-8226 me bregdetet e tyre janë pjesë e këtij pellgu. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike Turqia duhet të mbajë fleksibilitet diplomatik të bazuar në ndjekjen e refleksioneve rajonale dhe globale të një rivaliteti të mundshëm ndërmjet SHBA dhe UE-së, rivalitet ky që mund të ndryshojë ekuilibrat kontinentale. Shteti turk në bazë të prestigjit që e fitoi si rezultat i pjesëmarrjes në krahun e NATOsë gjatë Luftës së Ftohtë duhet të luajë rol aktiv dhe ndikues në rregullimet e reja strategjike, rajonale dhe globale që kanë lidhshmëri me pellgun e Atlantikut.

224 225

Lidhur me zhvillimet e këtij samiti shih www.cnnturk.com/9.nëntor.2008. Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 209. 226 Rreth organizatës G-8 shih Hajnal, I. Peter, The G8 system and the G20 evolution, role and documentation, Ashgate Publishing, Hampshire, 2007.

81

Ndër rajonet e rëndësishme të influencës ndërkontinentale është edhe rajoni ku bëjnë pjesë stepat e Evropës Lindore dhe Deti i Zi. Kjo zonë si gjatë historisë ashtu edhe në kohën tonë tërheq interesin e fuqive të mëdha, para se gjithash për shkak të rëndësisë strategjike. Afërsia gjeografike e këtij rajoni me Gjermaninë dhe Rusinë ka rezultuar me rivalitetin e këtyre dy shteteve përgjatë shekullit XIX. Ky rivalitet e ka detyruar Anglinë të formojë tampon shtete dhe të fuqizojë shtetet e kësaj zone. Pas Luftës së Ftohtë pesha e Anglisë zëvendësohet me atë amerikane e cila po përpiqet të futë ombrellën e sigurisë së NATO-s në këtë zonë duke synuar të kontrollojë rivalët gjeopolitikë të këtij rajoni. 227 Pos kësaj, sipas Davutogllut për vitalitetin e kësaj zone dëshmon edhe shndërrimi i krizave të Bosnjës dhe të Kosovës nga kriza rajonale në pjesë të lojës strategjike globale. E gjithë kjo si rrjedhojë e përpjekjeve të fuqive globale për kontrollimin e këtij rajoni të influencës që gjindet në veri të këtyre shteteve. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike ky rajon i ndikimit ndërkontinental është zonë ndaj së cilës diplomacia dhe politika e jashtme e shtetit turk duhet ti kushtojë vëmendje të veçantë. Davutogllu thekson se Turqia duhet të realizojë harmoni strategjikë ndërmjet politikave të saj në pellgun tokësor të afërt, gjegjësisht në Ballkan dhe në rajonin e Kaukazit ku ballafaqohet me politikat klasike të ndikimit rus dhe gjerman. Ai shton se ndër interesat strategjike të shtetit turk është edhe përforcimi i fuqive rajonale të kësaj hapësire të influencës reciproke në mënyrë që të përballen rivalitetet strategjike eventuale, mu ashtu siç ka vepruar Perandoria Osmane. Kjo strategji është shumë me vlerë ngase me dobësimin e Perandorisë Osmane në këtë rajon në shekullin XVII, në rajonin e Ballkanit filloi të ndihej ndikimi i fortë i faktorit rus dhe gjerman. Sipas nesh zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike të Turqisë me shtetet e këtij rajoni të influencës reciproke gjatë 5-6 viteve të fundit është fryt i zbatimit të kësaj doktrine. Në këtë kontekst duhet përmendur edhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve në kuadër të organizatës së Detit të Zi si pjesë e kësaj strategjie. Afrika Veriore që gjendet në brezin jugor të Detit Mesdhe bashkë me Detin Mesdhe që ka funksionin e ndarësit të kontinentit evropian nga ai aziatik është rajon tjetër i influencës ndërkontinentale ndaj të cilit Turqia duhet të zhvillojë strategji dhe politikë të vëmendshme. Gjithë kjo me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore. Deti Mesdhe lidhet me tri kontinente (Evropën, afrikën dhe atë Azinë) dhe kjo pozitë e saj strategjike ka ndikuar si në lindjen dhe zhvillimin e civilizimeve të njohura – si civilizimi grek, romak dhe ai egjiptas që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë njerëzore ashtu edhe në rrjedhat e mëvonshme deri në ditë të sodit. Perandoria Osmane si sunduese e tri kontinenteve këtë rajon
227

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 209,210,212,213.

82

strategjik e ka shfrytëzuar në realizimin e synimeve politike, ekonomike dhe kulturore. Rasti i Egjiptit është rast tipik i një shteti të Afrikës Veriore që ka luajtur rol të rëndësishëm në realizimin e politikave të Perandorisë Osmane në këtë rajon të influencës ndërkontinentale. Turqia si trashëgimtare e kësaj Perandorie bën pjesë ndër shtetet që kanë interes shumë të madh në këtë zonë dhe andaj i duhet të hartojë strategji dhe politika të mirëndërtuara në mënyrë profesionale. Mu për këtë arsye për rritjen e faktorit dhe ndikimit të shtetit turk në rajonin e Afrikës Veriore dhe të Detit Mesdhe doktrina e thellësisë strategjike parasheh ndërtimin e një ure strategjike ndërmjet politikave ndaj Mesdheut Lindor dhe Lindjes së Mesme si pjesë e pellgut detar të afërt dhe ndaj Ballkanit dhe Kaukazit si pjesë të politikës tokësore të afërt dhe përmbajtjen e kësaj strategjie me politika dhe strategji të analizuara mirë ndaj Detit Mesdhe të Mesëm dhe Afrikës Veriore.228 Rritja e investimeve turke në shtetet e Afrikës Veriore, zhvillimi i marrëdhënieve politike me këto shtete, pjesëmarrja në Unionin Afrikan me statut të vëzhguesit ku bëjnë pjesë edhe këto shtete, inicimi i Samitit mes Turqisë dhe Unionit Afrikan në Turqi më 2008 dhe pjesëmarrja e shteteve të Afrikës Veriore në këtë samit në kuadër të Unionit Afrikan janë pasqyrimë të implementimit të kësaj doktrine. 4. Lidhjet strategjike të Turqisë me organizatat ndërkombëtare që ndihmojnë realizimin e doktrinës së thellësisë strategjike: 4.1. Lidhjet strategjike me organizatat ushtarake: NATO Ushtria turke ka traditë të lashtë ushtarake. Gjeopolitika e rajonit të Anadollit në të cilin gjatë historisë kombi turk ka formuar disa shtete ka ndikuar që shteti turk dallohet me profesionalizëm ushtarak dhe traditë luftimi. Si gjatë historisë edhe në kohën e sotme ushtria turke konsiderohet si një nga ushtritë më të mëdha dhe më të forta në botë. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore shteti turk për shkak të kërcënimeve të herëpashershme nga Bashkimit Sovjetik e pa të arsyeshme që të anëtarësohet në NATO (1952).229 Gjatë Luftës së Ftohtë, shteti turk në kuadër të NATO-së me ushtrinë e vet të dalluar dhe me politikën dhe strategjinë e tij të jashtme pro-perëndimore luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave demokratike perëndimore. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, kur NATO doli si ngadhënjimtare ndaj Paktit të Varshavës i kryesuar nga ish Bashkimi Sovjetik, zonat e influencës së kësaj organizate u zgjeruan me të madhe, kështuqë Turqia si anëtare e
228 229

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 213,214,216. Shih Bashkurti, “Mbi të drejtën ndërkombëtare”; Gruda, Op.cit.

83

dëshmuar e kësaj organizate u përfshi në misionet paqeruajtëse në rajonet e ndryshme të krizës në Ballkan poashtu edhe në Azi. Kontributi i shtetit turk në kuadër të forcave paqëruajtëse të NATO-së në Bosnjë, Kosovë, Maqedoni dhe Afganistan dëshmon rolin e faktorit turk në këtë organizatë. Megjithatë, nëse i marrim parasysh parametrat ushtarake, strategjike, politike, kulturore dhe ekonomike të shtetit turk dhe influencës e tij të madhe në pellgjet e tij tokësore, detare dhe kontinentale ku gjenden rajonet kyç të globit, në të ardhmen duhet synuar pozitë shumë më të privilegjuar në relacionet me këtë organizatë supranacionale. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike në periudhën e ardhshme në relacionet e saj me NATO-n Turqia në këtë koniunkturë të re pas përfundimit të Luftës së Ftohtë duhet të zhvillojë politikë që do të ketë në konsideratë interesat strategjike shtetërore brenda kësaj organizate.230 Davutogllu thotë se zgjerimi i NATO-së drejt Evropës Lindore ka efekt dydimensional, mund të shkojë në dobi të interesave shtetërore turke, po mund të ketë edhe efekt të kundërt. Zgjerimi i NATO-së231 me anëtarë të rinj nga Evropa Lindore mund të ndikojë në rritjen e numrit të shteteve në krahun jugor të NATO-së me të cilët shteti turk mund të zhvillojë qëndrime të përbashkëta brenda këtij institucioni, gjë që nuk mund të paramendohej në raportet me Greqinë. Nga ana tjetër rritja e numrit të shteteve në NATO nga fqinjësia Turqisë mund të shkaktojë dobësimin e pozicionit të këtij shteti në këtë institucion. Mu për këtë arsye Davutogllu për forcimin e pozitës së Turqisë brenda këtij institucioni sugjeron që shteti turk të zhvillojë një politikë në harmoni me strategjinë e saj të veçantë ndaj Evropës Lindore dhe ndaj rajonit të Ballkanit. Sipas Davutogllut, Turqia në kuadër të NATOs nuk duhet të luajë rolin e një shteti të Lindjes së Mesme por të një shteti të Evropës Lindore apo të Ballkanit. Me anë të kësaj strategjie shteti turk mund të ndërhyjë në Ballkan dhe mund të kompensojë dobësitë dhe disavantazhet nga mospranimi i tij eventual në Unionin Evropian. Gjithashtu sipas tij, Turqia si shtet që ka pësuar më së shumti nga Lufta e Ftohtë nuk duhet të pajtohet që brenda NATO-s të ketë pozitën e njëjtë me shtetet e posaintegruara në këtë organizatë, duhet të ketë përparësi në strukturimin e Komandës së këtij institucioni në Evropën Lindore. Për arritjen e këtij synimi – duke zhvilluar bisedime dypalëshe - duhet fituar mbështetjen e shteteve që janë në prag të integrimit në NATO.232 Ndër arsyet më strategjike për avansimin e marrëdhënieve të Turqisë me disa shtete të Ballkanit si Shqipëria,
230 231

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 225. Rreth debatet e zhvilluara mbi zgjerimin e NATO-s shih Solomon, B. H. Gerald, The NATO enlargement debate, 1990-1997: blessing of liberty, Greenwood Publishing, Westport, 1998. 232 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 237-239; Kushtëzimet e parashtruara nga pala turke gjatë zgjedhjes së Ramsussen-it për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-së (2009) janë pjesë e strategjisë për përforcimin e pozicionit turk brenda këtij institucioni.

84

Maqedonia233 etj. edhe të mbështetjes së parezervë të anëtarësimit të shteteve të Treshit Adriatik234 më 2008 gjatë samitit të NATO-së në Bukuresht të Rumanisë janë edhe synimet për përforcimin e pozitës brenda Evropës Lindore. Nuk duhet harruar as rolin e NATO-s në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz i cili në periudhën e fundit rrezikohet me të madhe nga Rusia e Medvedevit/Putinit e cila është në rrugën e rikthimit të fuqisë së saj tradicionale. Në periudhën e ardhshme ky rol mund të rrezikohet edhe nga Kina dhe India ndikimi i të cilave dita ditës po rritet duke u renditur në grupin e shteteve me ndikim të madh në arenën ndërkombëtare. Në këtë koniunkturë pozita e Turqisë në NATO është e një rëndësie të veçantë, ngase nëse kemi parasysh gjeopolitikën, lidhjet tradicionale dhe ndikimin e saj në këto rajone atëherë mund të konkludojmë se roli i këtij institucioni në këto rajone nuk mund të jetë i suksesshëm pa asistencën turke. 4.2. Lidhjet strategjike me organizatat politike: OSBE, OKI Vitet e 1970 në suaza globale karakterizoheshin me acarimin e marrëdhënieve dhe me rritjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet dy superfuqive të asaj kohe SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik rreth çështjeve të ndryshme globale. Gara e armatimit shkonte duke u zgjeruar, faktori evropian me të madhe margjinalizoheshte dhe izoloheshte brenda kufijve të tij kontinentalë. Përpjekjet e presidentëve largpamës së SHBA-ve Ford dhe të Bashkimit Sovjetik, Brezhnjev për relaksimin e këtyre relacioneve hapen rrugën e mbajtjes së samitit të Helsinkit më 1975 në Finlandë ku u pranua dokumenti i njohur si Akti Përfundimtar i Helsinkit i cili përmbante katër shporta edhe ato: a) Shporta lidhur me sigurinë në Evropë; b) Shporta lidhur me bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, shkencës, teknologjisë dhe mjedisit; c) Shporta lidhur me sigurinë dhe bashkëpunimin në Mesdhe; d) Shporta lidhur me bashkëpunimin në aspektin humanitar.235 Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë fushat e interesit të OSBE-së janë zgjeruar më shumë, duke përfshirë kontrollin e regjimit të armëve, demokratizimin, të drejtat e njeriut,

233

Edhepse shteti turk bashkë me SHBA-në dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, prapëseprapë kontesti greko-maqedon rreth emrit ishte pengesë kryesore në mosrealizimin e këtij qëllimi. Besojmë se kjo pengesë mund të tejkalohet vetëm me anë të zgjidhjes së këtij kontesti. 234 Rreth qëndrimit turk ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO gjatë samitit në Bukuresht shih www.zaman.com.tr/4.maj.2008. 235 Shih Bashkurti, “Mbi të drejtën ndërkombëtare”.

85

monitorimin e zgjedhjeve, sigurinë ekonomike, diplomacinë parandaluese etj.236 Sot OSBE-ja me 56 anëtarët e saj dhe sipërfaqen që shtiret nga Vancouveri deri te Vladivostoku konsiderohet organizata me rol të madh në skenën ndërkombëtare. Turqia si anëtare e kësaj organizate që nga formimi i saj ka pasur funksion të dalluar në të. Aktivitetet e OSBE-së në rajonet e Ballkanit, të Azisë së Mesme dhe të Kaukazit mbështeten nga shteti turk ngase të njëjtat paraqesin zona interesi të këtij shteti. Shtrohet pyetja se çfarë duhet të jetë roli i ardhshëm i Turqisë në këtë organizatë në periudhën e ardhshme duke marrë në konsideratë parametrat e sigurisë, ata ekonomikë, politikë dhe të influencës ndaj zonave që janë edhe në interes të kësaj organizate? Sipas Davutogllut liritë themelore, të drejtat e njeriut dhe demokratizimi si premisa kryesore të OSBE-s, janë edhe sfera për realizimin dhe respektimin e të cilave shteti turk duhet të japë mbështetje të fortë. Kjo i mundëson faktorit turk që të rrisë peshën e vet brenda këtij institucioni. Reformat e realizuara viteve të fundit gjatë qeverisjes së AKP-së në kuadër të përpjekjeve për integrimin në Unionin Evropian ndikojnë shumë në rritjen e prestigjit të shtetit turk brenda këtij institucioni. Pos shteteve G–8, Turqia është i vetmi shtet i G-20 që është edhe anëtar i OSBE-së. Mu për këtë arsye sipas Davutogllut shteti turk mund të luajë rolin e përfaqësuesit e këtyre shteteve dhe të marrë një rol global. Pas Luftës së Ftohtë Bosnja, Kosova, Shqipëria, Taxhikistani, Karabagu dhe Çeçenia janë rajonet ku më së shumti ka ndërhyrë ky institucion. Duke marrë parasysh faktin se këto rajone paraqesin edhe pikat me rëndësi për strategjinë e jashtme turke, Turqia duhet të luajë një rol shumë aktiv në iniciativat që kanë të bëjnë me këto vende.237 Ndër lidhjet më strategjike të Turqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është Organizata e Konferencës Islamike që konsiderohet organizata më e madhe ndërkombëtare 238 pas OKB-së. Kjo organizatë ka gjithsej 57 shtete anëtare të shpërndara në katër kontinente. OKI është formuar më 25 Shtator 1969 pas djegies së Mesxhidu’l Aksasë nga izraelitët. Ndër objektivat e kësaj organizate janë mbrojtja e interesave të përbashkëta, përforcimi i kooperimit ekonomik, tregtar, mbrojtja e islamit të vërtetë dhe nxitja e zhvillimit shkencor, teknologjik mes shteteve anëtare të kësaj organizate.239 Sipas doktrinës së thellësisë strategjike, Turqia nëse dëshiron të luajë rolin e urës kulturore, ekonomike dhe kulturore mes Lindjes dhe Perëndimit duhet të ketë qëndrim
236 237

Bashkurti, “Mbi të drejtën ndërkombëtare”, f. 231; www.obse.com/9.nëntor.2008. Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 245,246. 238 Për informata lidhur me llojet e organizatave ndërkombëtare poashtu shih Тоновски, Ѓорѓи, Меѓународни Организации, Европски Универзитет, Скопје,2006. 239 Lidhur me këtë çështje më gjerësisht shıh www.oic-oci.org.

86

racional dhe stabil si ndaj Evropës gjithashtu edhe ndaj Azisë. Viteve të fundit, me fillimin e implementimit të doktrinës së thellësisë strategjike në politikën e jashtme turke politika tradicionale turke pro-perëndimore filloi të ndryshojë me të madhe, ngase në strategjinë e re të politikës turke Turqia duhet shfaqë interesim si ndaj Perëndimit gjithashtu edhe ndaj botës islame. Sipas kësaj doktrine, shteti turk në periudhën e ardhshme duhet të rrisë përfaqësimin e tij në Sekretariatin e kësaj organizate. Është shumë e qartë se jetësimi i doktrinës së thellësisë strategjike ia ka rritur prestigjin shtetit turk në botën islame, përvojë kjo që dallon nga e kaluara kur Turqia nuk kishte ndonjë mbështetje dhe autoritet të dalluar. Kjo vërehet edhe me vetë faktin se një turk është sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate. u rrit me të madhe me çka në kundërshtim me përvojat e mëhershme ku Turqia nuk haste në përmbajtje të duhur në këtë organizatë, më 1 janar të vitit 2005 Ekmeleddin Ihsanogllu si kandidati i Turqisë filloi të kryejë funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate. Duhet bërë reformimin e kësaj organizate me anë të hartimit të strategjive. 240 Në kuadër të përpjekjeve të reformimit të kësaj organizate u përgatit raporti për reforma nga ana e një komisioni special dhe më dhjetor 2005 në Samitin Islam të Jashtëzakonshëm u pranua “Programi Operacional 10 Vjetor për problemet që përballet bota islame”.241 Të gjitha këto ndodhën në kohën e udhëheqjes së Ihsanogllut me Sekretariatin e kësaj organizate. 4.3. Lidhjet strategjike me organizatat ekonomiko-politike: BEDZ, ECO (OKE), D-8, G-20. Turqia përveç me organizatat politike dhe ushtarake mban lidhje strategjike me institucione që kanë karakter ekonomik dhe ekonomiko-politik. Ndër këto organizata është edhe Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi që është formuar më 25 qershor 1992 me Deklaratën e Samitit të Stambollit. Pos Turqisë si iniciatore, ndër anëtarët e saj janë edhe Shqipëria, Azerbejxhani, Bullgaria, Armenia, Greqia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Rusia dhe Ukraina. Më 18 prill 2003 anëtarët e kësaj nisme vendosën të ftojnë SerbinëMalin e Zi dhe Maqedoninë që t’iu bashkëngjiten këtyre shteteve, dhe Unioni Serbi-Mali i Zi, që tanimë s’ekziston, u bë anëtar i plotë i kësaj organizate. Me shpërbërjën e unionit të zënë ngoje shteti serb mbrojti anëtarësinë, kurse Mali i Zi mori statusin e vëzhguesit. Më 1 maj 1999 me hyrjen në fuqi të Kartës së BEDZ, kjo organizatë u legalizua si identitet ligjor dhe u shndërrua në organizatë rajonale relevante që synon bashkëpunimin ekonomik.242
240 241

Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 262,264,268. www.mfa.gov.tr/9.nëntor.2008. 242 Lidhur me këtë çështje më gjerësisht shih www.mfa.gov.tr.

87

Sekretariati i kësaj organizate gjendet në Stamboll. Sipas doktrinës së thellësisë strategjike Turqia mundet që të rritë prestigjin në arenën ndërkombëtare duke shfrytëzuar këtë institucion si mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve dhe krizave në rajonin e Kaukazit dhe në atë të Ballkanit. Ndikimi i BEDZ në skenën ndërkombëtare mund të shtohet vetëm me anë të shndërrimit të karakterit të tij reagues (kundërveprues) në veprues permanent.243 Sipas Davutogllut, shfrytëzimi i mirëfilltë i institucioneve të UE, ECO dhe BEDZ nga ana e politikës së jashtme turke mund ta shndërrojë atë në një shtet qendror dhe në faktor të rëndësishëm. Sikur që nuk mund të paramendojmë një UE pa lokomotivën e tij - Gjermania dhe Franca - ashtu nuk mund të mendojmë një BEDZ aktiv në skenën ndërkombëtare pa rolin efikas dhe aktiv të Turqisë dhe të Rusisë.244 Samiti i BEDZ-it i 2007-ës, që u mbajt në Stamboll nën kryesimin e Turqisë konsiderohet pikë kthesë për të ardhmen e kësaj organizate. Ky samit u dallua me përpjekjet e shtetit turk për ngjalljen e rolit dhe për rritjen e efikasitetit të kësaj organizate në skenën ndërkombëtare. Në këtë samit u shtjelluan tri çështje të rëndësishme: Fillimi i reformimit të BEDZ, afrimi i kësaj organizate me masat popullore, zhvillimi i marrëdhënieve të kësaj organizate me Unionin Evropian.245 Shtjellimi i këtyre temave në kuadër të këtij samiti me inicimin e shtetit turk tregon qartë strategjinë e këtij shteti – të ndikuar nga doktrina e thellësisë strategjike - ndaj kësaj organizate. Takimi Erdogan-Putin në të cilin u arrit marrëveshja për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve turko-ruse sidomos në fushën e energjetikës dhe për kooperim për çështjet rajonale është dëshmi e vërtetë e strategjive dhe planeve të këtyre shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndër organizatat relevante rajonale ku bën pjesë Turqia është edhe Organizata e Kooperimit Ekonomik, organizatë rajonale ndërqeveritare që ka për qëllim bashkëpunimin e ndërshtetëror në fushat e ekonomisë, kulturës, shkencës dhe teknikës, liberalizimin, zhvillimin ekonomik të anëtarëve të saj, ngritjen e kualitetit jetësor dhe kooperimin me organizatat e tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo organizatë si vazhdimësi e Organizatës së Bashkëpunimit Rajonal që ka funksionuar gjatë viteve 1964-1979, është formuar më 1985 nga Turqia, Irani dhe Pakistani që synonin zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, teknik dhe kulturor. Më 1992 kësaj organizate i janë bashkangjitur shtatë shtete të reja: Afganistani,

243

Në këtë drejtim, Davutogllu potencon edhe nevojën e angazhimit në çështje me efekte afatgjata, larg përpjekjeve sensacionale afatshkurta. 244 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 278-281. 245 www.asam.org.tr/9.nëntor.2008.

88

Azerbajxhani, Kazakistani, Kërgëzistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.246 Sipas Davutogllut ndër kushtet më relevante për rritjen e efikasitetit të ECO-s është zhvillimi dhe racionalizimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve themeluese të këtij institucioni. Marrëdhëniet turko-pakistaneze kanë kurs tepër optimist dhe nostalgjik dhe kjo ndikon negativisht ndaj ndaj parimit të racionalizmit dhe vazhdueshmërisë së marrëdhënieve. Nga ana tjetër marrëdhëniet me Iranin gjithnjë nisen në dyshime, e këto dobësojnë relacionet mes këtyre shteteve. Davutogllu shton se rritja e efikasitetit të ECO-s varet nga ndryshimi i këtij realiteti në marrëdhëniet e ndërsjellta mes këtyre shteteve.247 Mendojmë se përpjekjet e qeverisë në krye me Erdoganin nga viti 2002 ka ndryshuar dukshëm këtë realitet duke vënë marrëdhëniet turko-pakistaneze në binarë të shëndoshë dhe racionalë dhe duke zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale me Iranin. Këto zhvillime rrisin efikasitetin e veprimtarisë së ECO-s gjatë periudhës së ardhshme. Shteti turk ka marrëdhënie strategjike edhe me organizatat ekonomike apo ekonomiko-politike të tjera. Në Stamboll, më 15 qershor 1997 në samitin e Liderëve Shtetërorë formohet organizata e mbiquajtur D-8, ku pos Turqisë bëjnë pjesë edhe Egjipti, Malajzia, Indonezia, Irani, Nigeria, Pakistani dhe Bangladeshi. D-8 si objektiva ka përcaktuar përforcimin e pozitës ekonomike të shteteve anëtare në ekonominë globale, gjetjen e mundësive dhe alternativave në fushën tregtare, ngritjen e cilësisë së jetesës dhe përkrahjen e pjesëmarrjes së këtyre shteteve në mekanizmat ndërkombëtare vendimmarëse. 248 Davutogllu shprehet se kjo organizatë ka rëndësi të madhe, popullsia e shteteve anëtare përbën 1/5-ën e popullatës së botës, ndërkohë këto vende kanë pozitë gjeostrategjike shumë të favorshme. Davutogllu ka konstatuar pasivizimin e D-8 për shkak të grindjeve politike të brendshme. 249 Siç duket koniunktura e sotme nuk lejon funksionimin dhe aktivizimin e kësaj organizate siç duhet por, rëndësia jetësore e afrimit të këtyre shteteve në një organizatë të këtij lloji na shtie të mendojmë se funksionimi i kësaj organizate në mënyrë aktive në periudhën e ardhshme do të jetë jetik për një Turqi të fortë në arenën ndërkombëtare. Në këtë kontekst duhet përmendur edhe forumin joformal G-20, formuar më 1999, i përbërë nga njëzet ekonomitë më të mëdha globale që synon debatimin rreth çështjeve ekonomike dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe financiare ndërkombëtare. Në këtë organizatë bëjnë pjesë SHBA-të, Japonia, Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Kanada, Turqia, Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Indonezia, India, Rusia, Meksika, Korea Jugore, Afrika
246 247

www.ecosecretariat.org / 9.nëntor.2008. Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 270. 248 www.developing8.org/9.nëntor.2008. 249 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 282.

89

Jugore, Arabia Saudite dhe Unioni Evropian. Shtetet anëtare e këtij forumi përfaqësojnë 80 % e tregtisë globale dhe 2/3 e popullatës botërore.250 Sipas doktrinës së thellësisë strategjike prestigji ndërkombëtar i Turqisë nuk mund të ndërtohet vetëm mbi parametrat e sigurisë, ngase fushat ekonomike, politike dhe kulturore janë të rëndësishme për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të çdo shteti. Politika tradicionale turke gjatë Luftës së Ftohtë që karakterizohej me pozicionimin në periferinë e shteteve Perëndim-Veri dhe tëhuajësimin ndaj shteteve Lindje-Jug mund të tejkalohet duke shfrytëzuar anëtarësinë në G-20. Diplomacia efikase dhe anëtarësimi në këtë platformë të rëndësishme mund të shfrytëzohen si potencial për zhvillim të aktivizmit rajonal dhe global të Turqisë. Viteve të fundit G-8 bën plane operacionale lidhur me çështjet dhe rajonet që janë në interes të diplomacisë turke si rasti i Kosovës dhe i Qipros. Të qenët e Turqisë pjesë e G20251 ndihmon manovrimin më efikas të diplomacisë turke në këto rajone që janë interes shtetëror turk.252 Besojmë se, në periudhën e ardhshme duke marrë parasysh trendin e rritjes së kapacitetit politik, ekonomik, diplomatik dhe ushtarak të Turqisë, ky shtet do të luajë rol më të rëndësishëm në kuadër të kësaj organizate.

250 251

Lidhur me këtë çështje më gjerësisht shih www.g20.org/9.nëntor.2008. Rreth organizatës G-20 shih Hajnal, I. Peter, “The G8 system and the G20 evolution, role and documentation”, Op.cit. 252 Davutoğlu, “Stratejik Derinlik”, f. 288,289.

90

KONKLUZION PËR KAPITULLIN E DYTË Këtë kapitull e filluam me shtjellimin e doktrinës së thellësisë strategjike, dhamë një pasqyrë etimologjike dhe terminologjike, shpalosëm këtë doktrinë duke analizuar faktorin e thellësisë historike, gjeografike dhe civilizuese. Më pastaj zbërthyem principet me të cilat dallohet doktrina e thellësisë strategjike: a) Balanc ndërmjet sigurisë dhe lirisë, b) zero probleme me fqinjët, c) zhvillim i marrëdhënieve me rajonet fqinje dhe të largëta, d)diplomaci shumëdimensionale, e) diplomaci ritmike dhe përfaqësim më i fortë në organizatat ndërkombëtare. Pjesa tjetër e këtij kapitulli merret me strukturën gjeopolitike të Turqisë. Më tej është shtjelluar pellgu tokësor i afërt i Turqisë ku bëjnë pjesë rajoni i Ballkanit dhe Kaukazi (shtjellimin e rajonit të Lindjes së Mesme e lamë për kapitullin e fundit), duke shkoqitur konceptin e doktrinës së thellësisë strategjike rreth politikës së jashtme turke ndaj këtyre rajoneve dhe mundësitë e implementimit të kësaj doktrine. Më tej kemi trajtuar edhe vizionin dhe refleksionet e doktrinës së thellësisë strategjike ndaj pellgjeve detare, politikën efektive ujore në Detin e Zi, Mesdheun Lindor, Egje, pellgun kaspik, në Qipro, në gryket, në pellgun indian dhe në atë Gjirit të Basrës. Kemi fokusuar edhe strategjinë ndërkontinentale të politikës së jashtme turke – të bazuar në doktrinën e thellësisë strategjike – lidhur me Evropën, Azinë dhe Afrikën dhe strategjitë dhe planet ndaj rajoneve të influencës reciproke ndërkontinentale. Në pjesën e fundit të këtij kapitulli kemi analizuar lidhjet strategjike të Turqisë me organizatat ndrëkombëtare relevante që ndihmojnë realizimin e doktrinës së thellësisë 91

strategjike. Këto lidhje strategjike të shtetit turk i ndamë në: a) Lidhjet strategjike me organizatat ushtarake: NATO, b) Lidhjet strategjike me organizatat politike: OSBE, OKI, c) Lidhjet strategjike me organizatat ekonomike dhe ekonomiko-politike: BEDZ, OKE, D-8, G20.

KAPITULLI I TRETË III. Doktrina e thellësisë strategjike dhe impakti i saj në politikën e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme Në këtë kapitull do të fokusohemi në konceptin e doktrinës së thellësisë strategjike dhe impaktin e kësaj doktrine në politikën e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme. Në fillim do të japim një vështrim të shkurtër mbi periudhat më aktive të diplomacisë turke në Lindjen e Mesme e më pastaj do të trajtojmë konceptin e thellësisë strategjike lidhur me rajonin e Lindjes së Mesme, që bazohet në këto parime: a) Siguri për të gjithë, b) Dialogu si mënyrë parësore për zgjidhjen e krizave, c) (Ndër)varësia ekonomike, d) Koekzistenca kulturore dhe pluralizmi. Një pjesë të këtij kapitulli do t’ia veçojmë marrëdhënieve politike dhe ekonomike të shtetit turk me disa shtete të rajonit të përmendur, si Iraku, Siria dhe Palestina, Irani dhe Izraeli. Ndërkohë do t’i analizojmë ndryshimet e pësuara në këto marrëdhënie si rrjedhojë e zbatimit të diplomacisë turke proaktive dhe integruese. Për të kthjelltësuar qasjen analitike do të japim edhe tabela që do të shpalosin në menyrë më aparente trendin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. 1. Vështrim i shkurtër mbi periudhat më aktive të diplomacisë turke në Lindjen e Mesme dhe koncepti i doktrinës së thellësisë strategjike për këtë rajon

92

Që nga themelimi i Turqisë moderne politika e jashtme turke në përgjithësi karakterizohet me orientim pro-perëndimor (westcenrist). Ky orientim i diplomacisë turke nuk ka qenë pengesë për formimin e lidhjeve strategjike me shtetet e Lindjes së Mesme. Në këtë drejtim mund të përmendim Paktin e Sadabatit i lidhur më 1937 - në kohën e Ataturkut me Irakun, Iranin dhe Afganistanin, Pakti i Bagdadit, i lidhur më 1955 - në kohën e Adnan Menderesit – i firmosur edhe nga Iraku, Irani, Pakistani dhe Anglia dhe lidhjet strategjike me Izraelin të zhvilluara nga mesi i viteve të ’90-të. Por, duhet theksuar se zhvillimi i këtyre marrëdhënie dhe lidhje strategjike realizoheshin ose nën ndikim të shteteve perëndimore – si rasti i formimit të Pakteve- ose nën inicim të shteteve perëndimore – si rasti i marrëdhënieve strategjike me Izraelin - që argumenton mosekzistimin e ndonjë iniciative të pavarur dhe origjinale në politikën e jashtme turke ndaj këtij rajoni. Gjatë historisë së politikës së jashtme turke në rajonin e Lindjes së Mesme mund të veçohen periudha kohore në të cilat diplomacia turke dallohet me origjinalitet dhe pavarësi në konceptin dhe implementimin e politikave ndaj Lindjes së Mesme. 1.1. Periudha e Ozallit Kjo periudhë karakterizohet me zhvillimin e ozallizmit apo neo-osmanizmit sipas të cilit shekulli XXI do të jetë “shekulli i turqve” dhe se interesat turke shtrihen “nga Adriatiku deri te muri kinez”. Koncepti ozallian i politikës së jashtme konsiderohet një sintezë e turqizmit, islamizmit, liberalizmit dhe osmanizmit. Sipas këtij botëkuptimi krahas integrimit me Perëndimin Turqia duhej të integrohet edhe me rajonet përreth saj, si Ballkani, Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Deti i Zi. Duhet theksuar se me Ozallin fillon ndryshimi i politikës së jashtme kemaliste që cilësohej nga izolacionizmi dhe fillon hapja e shtetit turk ndaj botës së jashtme në veçanti ndaj rajonet përreth tij. Në këtë drejtim Ozalli bëri hapa të mëdhenj si dhënia e kredive shteteve të Azisë së Mesme si Azerbajxhani, Uzbekistani, Kazakistani, Turkmenistani dhe Kërgëzistani.253 Kjo politikë vazhdoi edhe në sfera tjera si ato të transportit, të arsimit ashtu edhe në sferën e medias. 254 Ndërkohë, marrëdhëniet e Turqisë me shtetet e Ballkanit në periudhën e Ozallit karakterizoheshin me relacione të mira. Përkundër faktit se shteti turk dhe ai grek ishin pjesëtarë të NATO-s, por çështjet e hapura
253 254

Këto kredi arrinin shifrën prej 7miliardë $. Në bazë të politikës ozalliane shumë studentë nga Azia e Mesme zgjodhën Turqinë për ndjekjen e studimeve univerzitare. Në ketë drejtim linja ajrore e Turqisë (Turkish Airlines) filloi të fluturojë edhe për në qendrat e rëndësishme të këtij rajoni si Baku, Alma Ati, Tashkent etj. Poashtu filloi të transmetohet një kanal televiziv turk (TRT INT) dedikuar këtij rajoni.

93

midis këtyre dy vendeve si ajo e Qipros dhe e Egjeut ndikuan që këto marrëdhënie të mos ta arrijnë nivelin e marrëdhënieve të Turqisë ozalliane me Jugosllavinë, Rumuninë, Shqipërinë etj.255 Duhet përmendur se në bazë të strategjisë ozalliane/neo-osmane shteti turk luajti rol aktiv dhe zhvilloi politikë të jashtme dinamike dhe multidimensionale edhe në Lindjen e Mesme. Kjo politikë u koncentrua në masë të madhe në marrëdhëniet ekonomike me shtetet e këtij rajoni,256 me çka shteti turk u bë (f)aktor dhe i respektuar nga vendet e këtij rajoni. Ky koncept ndikoi me të madhe në rritjen e prestigjit të Turqisë si në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe në Lindjen e Mesme. 1.2. Periudha e Erbakanit Ish-kryeministri turk me politikën e tij të jashtme shumëdimensionale arriti ta formojë grupacionin D-8, në të cilin përveç shteteve të tjera bëjnë pjesë edhe Egjipti dhe Irani si dy vende shumë efektive në rajonin e Lindjes së Mesme. Kjo iniciativë filloi me vizitën që ia bëri Erbakani (më 1996) shteteve si Irani, Indonezi, Pakistani, Malezi dhe Afrika Veriore. Këto vizita kishin për synim përgatitjen e terrenit politik për formimin e D-8 me çka Erbakani kishte për qëllim rikthimin e Turqisë në arenën ndërkombëtare si shtet lider dhe përsëritjen e misionit të dikurshëm të rajonit të Anadollit.257 Ky inicim paraqet edhe implementim të teorisë sipas së cilës vetëm me anë të bashkimit politiko-ekonomik të shteteve islame mundej të rritej fuqia dhe prestigji i botës islame. Ç’e do që kjo iniciativë për shkak të koniunkturës së brendshme dhe të jashtme nuk arriti të realizojë pikësynimet e veta. 1.3. Periudha e Erdoganit (AKP-së) dhe koncepti i thellësisë strategjike për Lindjen e Mesme Periudhën e AKP-së258 në sferën e politikës së brendshme e karakterizojnë reformat në fushën e politikës, ekonomisë, ashtu edhe në aspektin social dhe të demokratizimit të plotë të vendit në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim të plotë në UE. Në aspektin e politikës së jashtme kemi të bëjmë me një periudhë ku SHBA-të përmjet politikës së jashtme të
255

http://www.turkishweekly.net/article/333/turgut-ozal-period-in-turkish-foreign-policy-ozalism.html/ 9.prill.2009. 256 Op.cit. 257 www.habervaktim.com/ 14.prill.2009. 258 Rreth ardhjes së AK Partisë në pushtet dhe refleksionet e saj në demokracinë turke shih Yavuz, M.Hakan, The Emergence of a New Turkey Democracy and the AK Party, University of Utah Press, Salt Lake City, 2006; rreth politikës së jashtme të AKP-së poashtu shih Dağı, Zeynep, AKP dış politikası, Lotus Yayınları, Ankara, 2005.

94

administratës së G. W. Bushit luajnë rol aktiv në ndryshimin e ekuilibrimeve strategjike, politike dhe ekonomike në Lindjen e Mesme. Në kuadër të kësaj politike amerikane forcat amerikane hynë në Irak, përmbysin regjimin e Sadam Husejnit. Ndërkohë Siria dhe Irani gjithnjë kërcënohen nën akuzën e përmbajtjes së terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë etapë kohore është për tu përmendur edhe rasti Hamas, organizatë kjo që edhepse në mënyrë demokratike i fitoi zgjedhjet elektorale në Palestinë (më 2006), por kjo fitore nuk pranohet si nga Izraeli ashtu edhe nga SHBA-të që këtë organizatë e cilësojnë si terroriste. Në këtë periudhë të jashtëzakonshme dhe në këto rrethana të ndërlikuara fillon implementimi i doktrinës së Davutogllut. Doktrina e thellësisë strategjike për dallim nga politika e jashtme turke tradicionale - që veçohej me izolacionizëm (izolim nga ngjarjet e Lindjes së Mesme) dhe me prirje për përdorimin e forcës ushtarake për formimin e aleancave të ndryshme për ekuilibrim forcash259 - siç përmendëm edhe më herët, karakterizohet me disa parime si balancë ndërmjet sigurisë dhe lirisë, zero probleme me fqinjët, zhvillim të marrëdhënieve me rajonet fqinje dhe përtej tyre, diplomaci shumëdimensionale dhe diplomaci ritmike. Këto parime i analizuam në kapitullin e kaluar ku shtjelluam doktrinën e thellësisë strategjike dhe impaktet e saj në politikën e jashtme turke në kuptimin e përgjithshëm, pa u thelluar shumë në ndikimin e kësaj doktrine në rajonin e Lindjes së Mesme. Tani meqë do të analizojmë konceptin e doktrinës së thellësisë strategjike për Lindjen e Mesme dhe impaktet e kësaj strategjie ndaj politikës së jashtme turke në këtë rajon gjatë viteve të fundit, do të vatërzojmë në veçanti ndikimin e kësaj doktrine në marrëdhëniet e Turqisë me disa shtete të këtij rajoni si Iraku, Siria, Palestina, Irani dhe Izraeli. Principet bazë të doktrinës së thellësisë strategjike lidhur me Lindjen e Mesme janë: a) Siguri për të gjithë b) Dhënia përparësi dialogut në zgjidhjen e krizave c) (Ndër)Varësia ekonomike d) Koekzistenca kulturore dhe pluralizmi260 Davutogllu është i mendimit se implementimi i doktrinës së thellësisë strategjike nuk është aq i lehtë sepse politika e jashtme turke në rajonin e Lindjës së Mesme përballet me dy probleme kryesore që mund të kenë efekte destruktive ndaj këtij procesi: a) Shumica e regjimeve arabe nuk gëzojnë legjitimitet. Mu për këtë arsye Turqia duhet bërë çmos për të

259

Erkmen, Serhat, “ Türkiye’nin Orta Doğu Politikası Çerçevesinde Irak Açılımı”, Stratejik Analiz, Ağustos 2008, sayi. 100, www.asam.com.tr. 260 Erkmen, Op.cit., f. 20.

95

inkujaruar reforma dhe ndryshime në këto shtete, b) Diversitetet brenda nacionalizmit panarap.261 Përkundër vështirësive dhe pengesave me të cilat u ballafaqua ky vizion i Davutogllut në Lindjen e Mesme, si rezultat i kësaj fryme të re, shteti turk tanimë ka status vëzhgues në Unionin Afrikan, kohën e fundit dy herë ka marrë pjesë në mbledhjet e Ligës Arabe e cila si rrjedhojë e marrëdhënieve të shkëlqyeshme262 me Turqinë ka vendosur unanimisht të përmbajë anëtarësimin e këtij shteti në KS të OKB-së si anëtarë jopermanente gjatë viteve 2009-2010.263 Nuk duhet harruar as OKI-në, organizatë kjo në reformimin e të cilës Turqia jep kontribut të madh. Turqia duke shfrytëzuar diplomacinë ritmike dhe shumëdimensionale ka marrë pjesë aktive në zgjidhjen e krizës presidenciale në Liban, shtet ky karakterizohet me diversitetin e tij fetar, etnik dhe kulturor dhe përplasje të kohëpaskohshme. Ushtria turke është pjesë aktive e Forcave Paqeruajtëse (UNIFIL) që gjenden në Liban nën ombrellën e OKB-së. Duhet theksuar se Turqia është i vetmi shtet islamik që merr pjesë aktive në kuadër të ISAF-it në Afganistan (me 1400 ushtarë),264 vend ky në të cilin sektori privat turk konsiderohet një ndër investuesit më të mëdhenj.265 Egjipti i shqetësuar nga lëvizjet e fundit strategjike të Iranit, i cili përpiqet të luajë rol efektiv si në Palestinë, ashtu edhe në Irak - me çka dëshiron të rrisë rëndësinë e tij rajonale - gjatë viteve të fundit ka nisur t’i thellojë marrëdhëniet me Turqinë. Vizita e kryeministrit turk që ia bëri Egjiptit fill pas fillimit të sulmit ndaj Gazës nga forcat izraelite (2009), me qëllim të shkëmbimit të ideve për tejkalimin e kësaj krize, vizita e Davutogllut në Kajro si përfaqësues i Turqisë në negociatat e fundit për kapërcimin e krizës së Gazës janë tregues që dëshmojnë nivelin e marrëdhënieve mes këtyre shteteve. Mendojmë se demokratizimi i mundshëm i Egjiptit në periudhën e ardhshme do të jetë faktor shtesë për thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Hapja e politikës së jashtme turke – që po ndodh viteve të fundit – ndaj Lindjes së Mesme ka ndikuar në zhvillimin e marrëdhënieve të Turqisë me Arabinë Saudite dhe me shtetet e Gjirit Persik si Kuvajti, Bahrejni, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani. Vizita e Mbretit Saudit Abdullah që ia bëri Turqisë më 2006 vizita e parë e një mbreti saudit brenda dyzet vitet e fundit në këtë shtet, tregon qartë ndryshimin e klimës politike në relacionin Turqi-Lindja e Mesme.266 Si rezultat i ndërtimit të këtyre marrëdhënieve janë edhe investimet e shteteve të Gjirit në Turqi.
261 262

Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 307. Davutoğlu, “ Turkey’s Foreign Policy Vision”, f. 82. 263 Shih www.mfa.gov.tr 264 Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 236. 265 Shih www.mfa.gov.tr 266 Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 233.

96

Në vijim në mënyrë më të detajuar do t’i analizojmë marrëdhëniet politike dhe ekonomike të Turqisë me disa shtete të Lindjes së Mesme si Iraku, Siria, Palestina, Irani dhe Izraeli pas vitit 2002, kontekst ky në të cilin shënohen kthesa dhe ndryshime rrënjësore.

2. Marrëdhëniet e Turqisë me disa shtete arabe pas vitit 2002 2.1. Marrëdhëniet Turqi-Irak Shteti irakian me pozitën strategjike, vend ky që gjendet në zemër të Lindjes së Mesme dhe me resurset e naftës gjithnjë ka qenë qendër e interesimit të fuqive rajonale dhe globale. Iraku gjatë sundimit të Saddam Huseinit ka përjetuar tri luftëra të mëdha në të cilat më së shumti kanë pësuar civilët. Lufta e parë e zhvilluar në kohën e Huseinit ka qenë ajo tetëvjeçare me Iranin që ka ndodhur mes viteve 1980-1988. Në këtë luftë, që dëmtonte si palët e përfshira ashtu edhe rajonin, Iraku ka pasur përkrahjen e skenës ndërkombëtare sidomos të botës perëndimore me pretekstin se armiku ishte Irani i pas revolucionit të vitit 1979 që udhëhiqej nga revolucionistët islamikë. Si Iraku ashtu edhe Irani, nga kjo luftë dolën me humbje të mëdha, humbje njerëz, në resurset ekonomike dhe energjetike. Në këtë konflikt kishin vdekur dhe ishin plagosur me milionë ushtarë dhe civilë, ekonomitë e këtyre shteteve ishin dëmtuar aq shumë saqë nuk mjaftojnë as disa dekada për ripërtrirjen e tyre. Konflikti kishte pasoja fatale edhe për rajonin si në aspektin ekonomik gjithashtu edhe në atë social. Lufta mes Irakut dhe Iranit pati dy refleksione të kundërta ndaj shtetit turk gjatë atyre viteve. Refleksioni i parë të cilin mund ta emërtojmë si pozitiv: Turqia me qëndrimin asnjanës ndaj kësaj lufte pati mundësinë për të tregtuar dhe për të gjallëruar ekonominë e saj. Impakti negativ: për shkak të dobësimit të ndikimit të pushtetit të Huseinit në Irakun Verior më 1984 lindi PKK, e cila sot e kësaj dite po i shkakton kokëdhembje të mëdha Turqisë.267 Lufta e Gjirit e vitit 1991, e cila pati pretekst hyrjen e trupave irakiane në Kuvajt më 1990, ka ndikuar negativisht ndaj Turqisë. Meqë shteti turk ishte në anën e Koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe Irakut u keqësuan shumë dhe Iraku Verior, me ndikim të dobët të Huseinit u shndërrua në vendstrehim të sigurt për anëtarët e PKK-së.268 Turqia e pas vitit 2002 u përball me sfida të shumta lidhur me Lindjen e Mesme. SHBA-të e G. W. Bush-it i cili ishte zotuar të kryente misionin e babait të vet lidhur me Irakun do të dërrmojnë konstelacionin e Irakut dhe të rajonit. Së pari, Iraku i Sadamit
267 268

Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 185,186. Shih Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 186-190.

97

akuzoheshte për zhvillim të armës biologjike, se udhëhiqej në mënyrë diktatoriale, për pasojë kishte nevojë për demokraci. Collin Powell-i në OKB kishte paraqitur disa “argumente” që sipas Shtëpisë së Bardhë vërtetonin se Iraku zhvillonte armë biologjike dhe kimike, të cilat mund t’i përdoreshte për qëllime terroriste. Më vonë u vërtetua pasaktësia e këtyre “argumenteve”, po edhe nga Bushi u pranua si një ndër gabimet më katastrofale të karrierës së tij, por kjo s’ndryshoi gjë. Si pasojë e hyrjes së trupave amerikanë në Irak më 2003 humbën jetën dhe u plagosën me miliona njerëz dhe u shkatërruan resurset ekonomike, energjetike dhe civile të këtij vendi. Për fat të keq, të gjitha këto ndodhën në emër të demokracisë..269 Relacionet Turqi-Irak të periudhës pas vitit 2002 si rrjedhim i implementimit të doktrinës së thellësisë strategjike shënohen nga disa pika. Më 2003, SHBA-të kërkuan nga autoritetet turke që të lejojnë që ushtria amerikane të kalojë nga tokat turke për ta sulmuar Irakun, gjë që u refuzua nga Parlamenti i Turqisë,270 i kontrolluar nga AKP-ja islamiste.271 Ky veprim që shqetësoi autoritetet amerikane vërtetonte ndryshimet në politikën e jashtme turke, sipas së cilës Turqia duhej të ndërtonte politika të pavarura lidhur me Lindjen e Mesme, duhej që parasegjithash t’i merrte në konsideratë interesat e veta shtetërore. Ky akt i Parlamentit turk pati jehonë të madhe si në botën arabe ashtu edhe në atë islame, dhe u konsiderua si shenjë që vërtetonte se legjitimiteti demokratik tanimë u shndërrua në princip të rëndësishëm të politikës së jashtme turke.272 Si pasojë e këtyre zhvillimeve imazhi i shtetit turk në Lindjen e Mesme shënoi trend pozitiv. Turqia para ardhjes në pushtet të AKP-së me politikat pro-perëndimore të saj, te popujt e këtij rajoni shihej si “polic i Perëndimit në Lindjen e Mesme”. Por, pas këtij vendimi të guximshëm mënyra e të perceptuarit të Turqisë dhe turqve ndryshoi. Më 4 korrik 2003, në qytetin Sulejmanije të Irakut ushtarët amerikanë bastisën shtabin e njësisë speciale turke dhe 11 ushtarë u keqtrajtuan duke ua futur kokat në thasë. Ky skandal disi u amortizua por në opinionin publik turk shkaktoi nervozizëm të madh dhe u kuptua si hakmarrje e autoriteteve amerikane ndaj refuzimit të kërkesës amerikane për të shfrytëzuar tokat turke për veprime ushtarake në Irak. Në prag të sulmit të SHBA-ve ndaj Irakut, shteti turk mori iniciativën për takimin e gjashtë fqinjëve të Irakut (Egjipti, Siria, Irani, Turqia, Arabia Saudite dhe Jordani – Kuvajti
269

Rreth gjendjes njerëzore në Irak pas okupimit të tij nga trupat amerikane shih Yilmaz, Murat et.al., IRAK Baas Diktatorlugunden ABD Hegemonyasina Insani Durum, I.H.H.Yayinlari, Istanbul, 2004, f. 243-247. 270 Rreth refleksioneve të politikës së jashtme turke gjatë sundimit të AKP-së në marrëdhëniet turko-amerikane shih Pipes, Daniel, “Turkey, Still a Western Ally?”, Jerusalem Post /5.dhjetor.2007. 271 Lenore, G. Martin, The future of Turkish foreign policy, MIT Press, 2004, f. 157. 272 Özcan, Op.cit., f. 173.

98

refuzoi ftesën) me qëllim të parandalimit të sulmit amerikan ndaj këtij shteti.273 Megjithëse nuk pati sukses në parandalimin e luftës, kjo iniciativë vazhdoi edhe pas pushtimit të Irakut. Qëllimi i këtyre takimeve sipas Davutogllut ishte legjitimimi i qeverisë së re irakiane dhe shndërrimi i çështjes irakiane nga çështje amerikane në çështje ndërkombëtare gjegjësisht të OKB-së. Këto takime ndihmuan në përforcimin e idesë për një Irak unik dhe të integruar e jo të fragmentizuar në skenën ndërkombëtare.274 Në bazë të politikës së jashtme multidimensionale të bazuar në doktrinën e thellësisë strategjike Turqia arriti të realizojë kontakte me të gjithë faktorët brenda Irakut. Turqia është ndër shtetet e rralla ndoshta edhe i vetmi që gjatë viteve të fundit arriti të ketë kontakte permanente si me grupet sunite, shiite gjithashtu edhe me grupet kurde dhe turkmene. Kjo diplomaci shtetin turk e bën të ketë merita të mëdha për participimin e grupeve sunnite në zgjedhjet parlamentare të Irakut275 gjë që nuk mundi ta realizojë as politika e SHBA-ve e as ajo e Britanisë së Madhe.276 Në saje të kësaj diplomacie Turqia arriti të ketë kontakte si me presidentin e Irakut, Xhelal Talebanin që përfaqëson kurdët, me zëvendësin e tij, sunnitin Tarik el-Hashimi, gjithashtu edhe me ish-kryeministrin irakian Ibrahim Xhaferin dhe kryeministrin e tashëm Nuri el-Malikiun që përfaqësojnë grupin shiit. PKK-ja gjatë viteve të fundit ka intensifikuar sulmet e saja kundër ushtarëve dhe civilëve turq me shpresë të izolimit të Turqisë në arenën ndërkombëtare rreth çështjes kurde, por ama, përpjekjet e diplomacisë turke dhanë rezultatin e kundërt. Vizita që ia bëri Erdogani Shtëpisë së Bardhë në nëntor të vitit 2007 në delegacionin e të cilit gjendeshte edhe kryekëshilltari i tij Davutogllu rezultoi me deklaratën e presidentit amerikan Bush sipas të cilit PKK është armik i përbashkët i Turqisë dhe SHBA-ve që duhet luftuar. Si rezultat i këtij takimi në shkurt të vitit 2008 filloi aksioni i ushtrisë turke në Irakun Verior për eliminimin e kampeve të PKK-së. Ky operacion u mbështet nga faktori ndërkombëtar, në krye me SHBAtë, Unionin Evropian dhe nga faktori rajonal, si Siria.277 Kryeministri irakian Nuri el-Maliki më 24 dhjetor 2008 gjatë vizitës që ia bëri Ankarasë pat deklaruar se duhet luftuar së bashku kundër kësaj organizate terroriste.278 Sipas nesh mosdënimi i këtij operacioni ushtarak në Irakun Verior tregon qartë suksesin e diplomacisë turke në skenën ndërkombëtare rreth çështjes së PKK-së.
273 274

Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 139. Shih Davutoglu, “ Turkey’s Foreign Policy Vision”. 275 Sozen, “New Principles’.. 276 Lidhur me zgjedhjet parlamentare në Irak poashtu shih Dedeoğlu, Beril, Değişen Dünyada Yeni Dengeler, İ.K.S. Yayıncılık, İstanbul, 2008, f. 157-161. 277 www.akşam.com.tr/23.shkurt.2008. 278 www.voanews.com/turkish/24.dhjetor.2008.

99

Nga sukseset më të rëndësishme të diplomacisë turke në Irakun e pas vitit 2003, është pengimi i referendumit që planifikohej të bëhet në qytetin multietnik të Kerkukit – ku jetojnë turqit, arabët dhe kurdët – që ka rezerva të mëdha të naftës (diku rreth % 4 të rezervave të naftës botërore). Sipas nenit 140 të kushtetutës së Irakut të vitit 2005, parashihej që deri në fund të vitit 2007 të mbahej referendumi për përcaktimin e statusit të tij të ardhshëm. Lidershipi kurd me anë të këtij referendumi synonte bashkimin e këtij qyteti me Udhëheqsinë Federale Kurde, plan i cili u refuzua nga shteti turk, që insistonte në dhënien e një statusi special këtij qyteti, me qëllim të pengimit të përleshjeve ndëretnike. Qëndrimi turk gjeti përkrahje edhe te udhëheqësia amerikane dhe irakiane dhe ky referendum sot e kësaj dite nuk është realizuar. Edhe në ketë rast shihet qartë refleksioni i politikës së jashtme turke proaktive dhe integruese të zhvilluar në periudhën e fundit. Marrëdhëniet ekonomike turko-irakiane gjatë viteve 1990 shënuan ngecje për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes Irakut dhe arenës ndërkombëtare, që rezultuan me sanksione që këtë shtet e shterrën në të gjitha aspektet. Me invazionin amerikan të vitit 2003 filloi një etapë e re në marrëdhëniet e ekonomike të Irakut me botën e jashtme. Kjo periudhë e re filloi në kohë kur shteti turk me një politikë proaktive dhe integruese krahas hapjes politike synonte edhe hapjen ekonomike ndaj shteteve fqinje dhe shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme. Më 2007 në krahasim me vitin 2006 eksporti i Turqisë ndaj Irakut është rritur për 9.9 %, ndërsa importi nga Iraku është rritur për 71.6 %, me anë të së cilës kapaciteti tregtar mes këtyre shteteve ka arritur shifrën prej 3.5 miliardë dollarëve.
279

Në vitin 2006

Turqia, arriti që të zë vendin e parë në listën e importuesve më të mëdhenj në Irak me gjithsej % 23.3, para Iranit me % 16.3 dhe SHBA-ve me % 6.3. Parametrat ekonomikë flasin se viteve të fundit Iraku Verior është shndërruar në qendër të investimeve turke në fushat e ndërtimtarisë280 dhe arsimit. Firmave të Turqisë që nga 2008 u lejohet edhe kërkimi i naftës, gjë që ska ndodhur më parë.281 Me përkrahjen e instancave zyrtare dhe private të Turqisë panairi ndërkombëtar i Irakut, panair i vetëm zyrtar nën patronazhin e shtetit irakian, i vitit 2008 u mbajt në Gaziantep të Turqisë. Ky panair ka rëndësi tejet të veçantë për biznesmenët ndërkombëtarë që janë të interesuar të investojnë në Irak, ngase paraqet një platformë ku biznesmenët nga katër anët e botës njihen me tregun irakian dhe aktorët në të.282
279 280

http/www.igeme.org.trArastirmalarulke_sekindex.cfmsec=ara/21.janar. 2009. Vetëm më 2007, sipërmarrësit turq të ndërtimtarisë në Irak, kanë marrë përsipër të bëjnë punë me vlerë prej 540 milion $. 281 Erkmen, “ Türkiye’nin Orta Doğu Politikası”. 282 httpwww.igeme.org.trArastirmalarulke_sekindex.cfmsec=ara/21.janar. 2009.

100

Tabela 1. Tregtia e zhvilluar mes Turqisë dhe Irakut mes viteve 1989-2008 në ($). Viti Eksporti Importi
Shkëmbimi tregtar mes Turqisë dhe Irakut

Bilanci i tregtisë së jashtme
056 -1204 443 985 036 832 027 757 121 906 317 211 188 684 160 023 453 140 971 804 122 998 704 156 198 143 - 22 232 477 0 0 0 0 0

1989 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997

445 306 1

649

750 2

095

345 330 214 504 1 046 128 885 122 398 357 040 212 097 086 402 160 024 423 70 140 971 804 0 122 998 704 0 187 985 915 53 931 613 090 0 0 0 0 0 829 057 535 1 820 885 2 750 801 112 287 467 772

675 531 1 261 013 492 397 908 488 9 393

122 890 213 005 160 025 140 971 804 122 998 704

31 787 687 76 164 703 0 0 0 0 0 601

219 773 130 095

1998
0

1999
0

2000
0

2001
0

2002
0

2003 2004 2005

941 658

716 456 213 390

822 588 2 288 019 690 2 288

248 390 1 353 751 390 2 291

134 080 458

101

2006 2007 2007* 2008*

410 2 589 496 2 844 091 1 794 178 2 288

036 352 375 936 762 767 645 110 931 928 153 209 436 791 961 783 860

019 2 965 258 3 489 022 1 948 614 3 250 659

374 289 2 213 734 878 2 199 160 137 1 641 742 575 1 327 939

415 656 718 007

799 *Periudha mes muajve Janar-Gusht.283

2.2. Marrëdhëniet Turqi-Siri pas vitit 2002 Gjatë historisë populli turk dhe ai sirian kanë pasur marrëdhënie shumë të afërta meqë i përkasin një kulture dhe civilizimi të përbashkët, kanë qenë pjesë e shtetit të përbashkët osman. Por, shekulli XX. është dëshmitar i acarimeve dhe shqetësimeve të ndërsjella si në periudhën pas formimit të shtetit të ri turk, kur Hataji ishte pikë kontestuese mes këtyre dy shteteve, ashtu edhe gjatë Luftës së Ftohtë, kur Turqia bënte pjesë në Bllokun Perëndimor ndërsa Siria ishte aleate e Rusisë. Gjatë viteve të 1990 çështjet kryesore që shkaktonin acarimin dhe ashpërsimin e marrëdhënieve turko-siriane ishin kontesti rreth përdorimit të ujit dhe çështja e PKK-së që shkaktonte akuzat turke ndaj Sirisë për ndihmë të ofruar kësaj organizate terroriste. Pasi që rreth këtyre problematikave dhamë një pasqyrë në kapitullin e parë, tani do të mundohemi t’i fokusojmë marrëdhëniet mes këtyre shteteve gjatë viteve të fundit, sidomos pas vitit 2002. Do të mundohemi të konstatojmë se çfarë ndryshimesh janë bërë në marrëdhëniet turko-siriane si pasojë e aplikimit të doktrinës së thellësisë strategjike. Si pikë kthesë në marrëdhëniet turko-siriane në historinë moderne konsiderohet marrëveshja e Adanasë e nënshkruar më tetor 1998 mes Turqisë dhe Sirisë si rezultat i të cilit filloi zhvillimi i marrëdhënieve reciproke. Kjo marrëveshje pasoi pas dhënies së ultimatumit nga ana e Turqisë ndaj Sirisë për dëbimin e liderit të PKK-së, Abdullah Oxhallanit nga tokat e saj. Këtë ultimatum Siria e mori seriozisht dhe iu shmang një konflikti më serioz me fqinjin e saj turk. Viti 2002 është vit i rëndësishëm në marrëdhëniet e këtyre shteteve, ngase me ardhjen në pushtet të AKP-së fillon implementimi i politikave të jashtme të reja të bazuara në doktrinën e thellësisë strategjike me çka i kushtohet rëndësi të veçantë mënjanimit të
283

httpwww.igeme.org.trArastirmalarulke_sekindex.cfmsec=ara/21.janar. 2009.

102

problemeve me fqinjët. Nga ana tjetër, në Siri në pushtet vjen Beshar Esedi (2000) 284 i cili njihet si më i reformuar në krahasim me të atin e tij Hafëz Esedi. Kjo koniunkturë e re ndikon në forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve reciproke mes këtyre dy etniteteve sikur asnjëherë më parë. Në këtë drejtim, me rëndësi kruciale kanë qenë vizitat reciproke të kryetarit të Sirisë Beshar Esedit dhe kryeministrit turk Erdoganit që u realizuan në vitin 2004. Një vit më vonë presidenti i atëhershëm i Turqisë, Ahmed Nexhdet Sezer vizitoi Damaskun, ndodhi kjo shqetësoi SHBA-të,285 ngase të gjitha këto vizita reciproke ndodhën në kohë kur Siria po izolohej nga SHBA-të me pretekst se është krah i grupeve kryengritëse në Irak. Me një rast presidenti sirian Esed duke i vlerësuar këto vizita ka deklaruar:“Turqia është derë e Sirisë për në Evropë, kurse Siria Turqisë mund t’i shërbejë si urë për t’u hapur drejt botës arabe”.
286

Si rezultat i implementimit të doktrinës së thellësisë strategjike u mbyll kontesti turko-sirian rreth Hatajit dhe de facto287 u bë pjesë e faqeve të historisë, u arrit të zgjidhet pika tjetër problematike “çështja e ujit” dhe tanimë Siria më të cilën Turqia ishte në prag të luftës, për shkak të rastit Oxhallan, është aleate serioze e shtetit turk në luftën e tij kundër kësaj organizate terroriste. Një zhvillim tjetër pozitiv është edhe premtimi i Ankarës zyrtare që të pastrojë nga minat zonën e minuar që nga koha e Luftës së Ftohtë më 1952 që përfshin një hapësirë 720km x 450m.288 Shteti turk, si ndërmjetësues, në krye me Davutogllun, arriti që mes viteve 2007-2008 të organizojë raunde të negociatave mes Izraelit dhe Sirisë. Sulmet e Izraelit ndaj Gazës lënduan procesin e negociatave, kështu që një zyrtar sirian në fillim të këtij agresioni pat deklaruar se Siria tërhiqet nga ky proces të negociatave. 289 Megjithatë, besojmë se me qetësimin e situatës këto negociata për shkak të nevojës që ndiejnë Izraeli dhe Siria për marrëveshje – me ndërmjetësimin e Turqisë - do të vazhdojnë përsëri. Zhvillimet e përmendura në marrëdhëniet turko-siriane janë tregues të vërtetë të ndryshimeve pozitive të viteve të fundit. Është shumë interesante se Turqia dhe Siria jo vetëm që kanë eliminuar kontestet e ndërsjella politike, por kanë ngritur nga zero në një pikë shumë të lartë nivelin e besueshmërisë. Marrëdhëniet e ngrohta reciproke janë reflektuar edhe në fushën ekonomike të cilën gjë do të analizojmë në vijim.

284 285

Özcan, Op.cit., f. 117. Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 140. 286 Walker, “Learning Strategic Depth”. 287 Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 179,180. 288 Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 183. 289 www.haber7.com/28.dhjetor.2008

103

Si rezultat i këtyre marrëdhënieve janë nënshkruar disa marrëveshje për shmangjen e barrirave ekonomike dhe për lehtësim të komunikimit tregtar. Më dhjetor 2004 është nënshkruar marrëveshja për Tregti të Lirë, është shpallur në Gazetën Zyrtare të qeverisë turke dhe nga 1 janari 2007 ka filluar implementimi i saj. Në janar të vitit 2004 është nënshkruar marrëveshja për nxitjen e investimeve dhe mbrojtjen e tyre dhe ajo për parandalimin e tatimimit të dyfishtë. Fryt i marrëdhënieve miqësore siriano-turke është edhe rritja e numrit të turistëve sirian në Turqi. Në vitin 2002 Turqinë e kanë vizituar 126.310 sirianë, kurse më 2006 ky numër ka arritur 277.779. Nuk duhet harruar as sipërmarrësit turq, numri i të cilëve dita ditës po rritet në tregun atraktiv sirian.290 Kurbën e rritjes pozitive në lidhjet ekonomike më së miri e ilustron tabela në vijim.

Tabela 2. Marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Sirisë gjatë viteve të fundit (1000$)291
Viti Eksporti Importi Kapaciteti i shkëmbimit tregtar Bilanci

2002 2003 2004 2005 2006 2007

266.772 410.755 394.783 551.657 609.417 797.312

506.247 413.349 357.656 272.180 187.250 376.659

773.019 824.104 752.439 823.837 796.667 1174.271

-239.475 -2.594 37.127 279.477 422.167 420.353

2.3. Marrëdhëniet Turqi-Palestinë Nëse i hedhim një shikim historisë së trojeve palestineze do të shohim se kemi të bëjmë me një zonë që ka luajtur rolin e djepit për kulturat dhe civilizimet e ndryshme të Lindjes së Mesme. Faktet historike na dëshmojnë se në shek. XII p.e.s. kur populli izraelit ishte shpërngulur nga Egjipti në Palestinë, këtu kishte gjetur kenanët, gibonët dhe palestinezë që dalloheshin me kulturën e tyre specifike. Para ardhjes së Islamit, këto troje ishin sunduar nga perandorë/perandori të ndryshme, si Aleksandri i Madh, romakët, bizantinasit, sahanët etj. Sundimi i Palestinës nga myslimanët ka filluar më 638, me kalifin e dytë të botës islame, Omer ibnu’l- Hattab. Më 26 gusht 1516 me Javuz Sulltan Selimin fillon epoka e sundimit
290 291

http://www.musavirlikler.gov.tr/altdetay.cfm?AltAlanID=368&dil=TR&ulke=SYR/21.janar. 2009. Op.cit.

104

osman292 me këtë vend. Gjatë sundimit të shtetit osman ka vazhduar tradita islame e tolerancës ndërfetare, pjestarët e tri feve monoteiste (hebraizmit, krishterimit dhe islamit) kanë jetuar në harmoni dhe paqe. 293 Me formimin e Izraelit më 1948 fillon një periudhë e re, një fazë e hidhur e historisë së palestinezëve, epokë kjo përplot konflikte, përleshje, trazira, mosmarrëveshje dhe probleme të natyrave të ndryshme. Më 1949 Turqia njeh Izraelin, akt ky që shkaktoi acarimin e marrëdhënieve turko-arabe dhe ky hendek u thellua në luftën e 1956 mes Izraelit dhe shteteve arabe, gjatë të cilës Turqia kishte ndjekur politikë pro-perëndimore. Në luftën araboizraelite të vitit 1967 dhe atë të 1973-tës Turqia megjithëse e deklaruar si e përmbajtur kishte mbajtur anën e arabëve dhe me këtë kishte relaksuar marrëdhëniet arabo-turke. Formimi i OKI-s, pjesë e së cilës është edhe Turqia është një nga instancat në të cilat Turqia i ndihmon kauzës palestineze. Më 2002 kryeministri i atëhershëm turk Bylent Exhevit dënoi ashpër politikën agresive të shtetit izraelit me çka dëshmoi përkrahjen e Turqisë ndaj popullit palestinez. Më 2006 në Palestinë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në të cilat doli Hamasi. SHBA-të vend që “synon demokratizimin e rajonit të Lindjes së Mesme” nuk e pranuan verdiktin e popullit palestinez. Hapi i SHBA-ve përputhej me politikat e Izraelit që Hamasin e konsideron organizatë terroriste dhe me politikat disa shteteve arabe si Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite të cilat për shkak të sistemeve të tyre jodemokratike kishin drojë nga reflektimi i mundshëm i kësaj fryme demokratike e modelit palestinez në vendet e tyre. Në këto rrethana Davutogllu u takua në Damask me liderin e Hamasit Halid Mishal, kurse qeveria turke ftoi liderin e Hamasit në Ankara, hap ky që shkaktoi reagime si në vend ashtu edhe jashtë. Ky akt mundësoi hapjen e Hamasit drejt botës ngase Turqia në të njëjtën kohë është anëtare e NATO-s edhe kandidat për anëtarësimin në UE dhe aleat strategjik i Izraelit. Nga ana tjetër shteti turk me këtë veprim fitoi simpatinë e botës arabe dhe islame, në mënyrë indirekte u bë pjesë e katërshes ndërkombëtare (OKB, UE, SHBA dhe Rusia) që synon zgjidhjen e kontestit izraelito-palestinez, u shndërrua në balancues të fortë ndaj Iranit në çështjen palestineze, vend ky që duke e shfrytëzuar qëndrimin e dobët të botës arabe ndaj çështjes palestineze mundohet me të madhe të shtojë ndikimin e tij në kontestin palestinez, me çka synon të rritë prestigjin e vet në kuadër të botës islame.
292

Lidhur me historinë e Palestinës në periudhën e fundit të sundimit osman shih Menna, Adil, Tarih Filistin fi evahir el-ahd el-othmani, Bejrut, 1999. 293 Rreth historikut të shkurtër për Palestinën shih Şimşek, Erdal, Turkiyenin Ortadogu Politikasi, Kum Saati Yayinlari, Istanbul, 2005, f. 45-53; Yasar, T.Fatma et.al., Siyonizm Dusunden Isgal Gercegine Filistin, I.H.H. Yayinlari, Istanbul, 2004, f. 47-81.

105

Turqia luajti rol të konsiderueshëm edhe në realizimin e Samitit të Mekës, që rezultoi me formimin e qeverisë së bashkimit kombëtar. 294 ku u gjet gjuhë e përbashkët mes Fet’hit dhe Hamasit. Ndërkohë qeveria turke kritikoi ashpër sulmet e Izraelit ndaj civilëve (më 2006). Kryeministri turk këtë politikë izraelite e quajti si akt të “terrorit shtetëror”,295 qëndrim ky që e shqetësoi Izraelin, por nga ana tjetër rriti me të madhe prestigjin e Turqisë në Lindjen e Mesme. Si rezultat i diplomacisë së suksesshme në Lindjen e Mesme, më 2007 Turqia u bë nikoqire e takimit të presidentit izraelit Shimon Peres dhe kryetarit palestinez Mahmud Abbas të cilët mbajtën fjalim në parlamentin e Turqisë me çka përsëri u dëshmuan përpjekjet turke për një Lindje të Mesme stabile dhe të qetë.296 Gjatë sulmit të fundit të Izraelit mbi Gazën i filluar në prag të vitit 2009, ku pësuan me mijëra civilë, Turqia si asnjë shtet i Lindjes së Mesme zhvilloi diplomaci jashtzakonisht aktive për ndalimin e këtij sulmi. Kryeministri turk menjëherë pas fillimit të sulmit izraelit realizoi vizita në Siri, në Jordani, në Egjipt dhe në Arabinë Saudite ku u bisedua për ndalimin e agresionit. Ministrat e jashtëm të Egjiptit dhe të Sirisë vizituan Ankaranë ku gjithashtu u diskutua sulmi mbi Gazën. U realizua edhe takimi mes kryeministrit turk dhe kryetarit palestinez Mahmud Abbas. Nga ana tjetër kryekëshilltari i kryeministrit turk Davutogllu u takua me liderin politik të Hamasit Halid Mishal në Damask ku u diskutuan ndodhitë e fundit. Gjitha këto zhvillime dhe aktivitete diplomatike tregojnë qartë përmasat e rolit dhe faktorit turk në Lindjen e Mesme që është arritur në periudhën e fundit. Në janar 2009, kryetari francez Sarkozi kërkoi nga kryekëshilltari i atëhershëm i kryeministrit turk për politikë të jashtme Davutogllu të marrë pjesë në takimin e tij me Sollanën dhe Esedin në Damask për të marrë opinionin e tij rreth zhvillimeve të fundit dhe rreth mënyrës së zgjidhjes së këtij konflikti.. Pas takimit të realizuar Sarkozi haptas falënderoi Erdoganin dhe Davutogllun për kontributin e tyre rreth gjetjes së shtegur për të dalë nga katastrofa e quajtur Gazë. Ky zhvillim tregon qartë pozitën e Turqisë në zgjidhjen e kontesteve në Lindjen e Mesme dhe nevojën e aktorëve globalë për të marrë parasysh mendimet dhe përvojat turke lidhur me këtë rajon. Sulmet e fundit të Izraelit mbi Gazën në të cilat më së shumti kanë pësuar civilët kryeministri turk i dënoi ashpër duke thënë se “ata të cilët bëjnë padrejtësi do të mbyten në lotët e derdhura”. Nuk mbeti vetëm me kaq, nuk iu përgjigj telefonatave të kryeministrit
294

Tan, Alper, “ Türkiye Niçin ABD’nin Hedefınde”, 25.shkurt.2008, www.kanalahaber.com.tr. Larrabee, F. Stephen, Turkey Rediscovers the Middle East, From Foreign Affairs, July/August 2007, www.CFR.org 296 Elanchenny, Susae, “Anatolian Janus: The AKP’s Strategic Depth Doctrine and Turkey’s Reemergence in the Middle East”, TUSIAD-US Intern, August, 2008, f. 5.
295

106

izraelit Ehud Olmert duke theksuar se “sulmet mbi Gazën konsiderohen edhe ofendim ndaj Turqisë.” Këto deklarata kulmuan në panelin e mbajtur në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ku ndodhi debat i ashpër midis Erdoganit dhe presidentit izraelit Shimon Peres. Veç tjerash në këtë debat kryeministri turk protestoi sulmin mbi Gazën me fjalët “Ju shumë mirë dini të vritni (civilët e pafajshëm)” dhe më pastaj e braktisi Davosin në mënyrë demonstrative duke shprehur në të njëjtën kohë edhe pezmin ndaj veprimeve izraelite por edhe duke ia treguar botës peshën e shtetit turk. Ky akt i Erdoganit pati jehonë të madhe si në opinionin publik ndërkombëtar, ashtu edhe në Lindjen e Mesme, dhe edhe njëherë politika e jashtme turke fitoi pikë në botën arabo-islame. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Palestinës janë shumëpërmasore, duke përfshirë ekonominë, kulturën turizmin etj. Më 1998 janë nënshkruar marrëveshjet për bashkëpunim në arsimin e lartë, për bashkëpunim në fushën e sportit dhe rinisë dhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e standardizimit. Më 1999 nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në sferën e turizmit, ndërsa në vitin 2000 arrihet marrëveshja për formimin e Këshillit afarist Turqi-Palestinë.297 Me ardhjen e AKP-së në pushtet marrëdhëniet midis Turqisë dhe udhëheqësisë palestineze intensifikohen. Më 2003 nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.298 Kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë, në veçanti kur i kemi parasysh konfliktet e herëpashershme që ndodhin në këtë vend dhe nevojën e madhe për shërbimet shëndetësore në rastet e këtilla. Viti 2004 konsiderohet si vit i rëndësishëm në relacionet ekonomike mes këtyre dy vendeve, firmoset marrëveshja për Tregti të Lirë.299 Nuk duhet harruar as iniciativën e TOBB-it, me iniciativë të së cilës më prill 2005 është realizuar takimi i parë i afaristëve turq, izraelitë dhe palestinezë me qëllim të krijimit të një atmosfere të kooperimit në sferat ekonomike dhe tregtare. Falë kësaj iniciative u formua Zona Industriale e Erezit që duhet të ndihmojë ngjalljen e ekonomisë palestineze.300 Tabela 3. Marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Palestinës gjatë viteve të fundit (1000$)301
297

http://www.dtm.gov.tr/dtmweb/index.cfm?action=detay&yayinID=244&icerikID=347&dil=TR/21.janar. 2009. 298 op.cit.
299 300

op.cit. Shih Mfa.gov.tr 301 http://www.dtm.gov.tr/dtmweb/index.cfm?action=detay&yayinID=244&icerikID=347&dil=TR/21.janar. 2009.

107

Viti 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007

Eksporti 791 1.822 5.622 5.999 4.729 6.489 8.900 9.133 21.153 21.247

Importi 167 1 153 98 13 454 545 304 500 761

Kapaciteti 958 1.823 5.774 6.097 4.742 6.943 9.445 9.437 21.653 22.008

Bilanci 624 1.821 5.469 5.901 4.716 6.035 8.355 8.829 20.653 20.486

3. Marrëdhëniet Turqi-Iran pas vitit 2002 Gjatë gjithë historisë perandoritë apo shtetet që kanë sunduar rajonin e Anadollit çdoherë janë ballafaquar me një rival gjeopolitik rajonal i përfaqësuar nga populli persian. Perandoria Osmane për rival gjeopolitik të veten e ka pasur dinastinë persiane safavite. Në kohën e formimit të shtetit modern turk nga Ataturku, më 1924 formohet edhe shteti i ri iranian nga Riza Han Pehleviut i cili sikurse pandani i tij turk synonte reformimin e shtetit në mënyrë pro-perëndimore. Por, revolucioni islamik i vitit 1979, që anuloi regjimin sekular të Iranit tregoi qartë mossuksesin e reformave pro-perëndimore në këtë shtet të rëndësishëm të Lindjes së Mesme. Marrëdhëniet turko-iraniane si në periudhën e sundimit osman dhe safavit gjithashtu edhe në periudhën moderne janë karakterizuar me rivalitet dhe ndonjëherë edhe me ballafaqime, kryesisht ideologjike ngase populli turk i takon frankcionit sunnit të Islamit, ndërsa iranianët atij shiit. Përkundër lëkundjeve që ka sjellë koha, këta dy popuj kanë ruajtur respektin e ndërsjellë, vijë kjo që vazhdon sot e kësaj dite. Fakti që kurrë nuk kanë luftuar mes vete, shekuj me radhë, dhe kërkimi i ndihmës nga populli iranian për realizimin e panislamizmit gjatë kohës së Sulltan Abdulhamidit të Dytë,302 janë dëshmi që tregojnë për kursin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre popujve. Megjithatë, duhet shënuar se pas revolucionit 1979 te elitat pushtetare është shënuar tendosje dhe mosbesim, janë shkaktuar nga frika nga impaktet negative të revolucionit iranian ndaj sistemit sekular dhe laik turk. Autoritetet turke sidomos elita ushtarake, me pozitë të veçantë në sistemin shtetëror turk është e mendimit se revolucioni islamik i Iranit mund të ketë impakte shumë negative për ekzistencën dhe
302

Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 202.

108

vazhdimësinë e sistemit shekullar të Turqisë. Si faktor tjetër tendosës i marrëdhënieve turkoiraniane përmendetis edhe asistenca iraniane ndaj kërcënimit numër një të shtetit turk: PKKsë.303 Pas vitit 1991 kur në shtetet e Azisë së Mesme dhe në rajonin e Kaukazit u shënua një rilindje e nacionalizmit turk dhe ky trend filloi të shqetësojë politikën iraniane, ngase Irani këto rajone i konsideron zona të interesit shtetëror.304 Zhvillimi i marrëdhënieve turkoizraelite sidomos gjatë viteve të ‘90 ishte faktor shtesë i rritjes së mosbesimit ndërmjet Turqisë dhe Iranit, sepse sipas pikëpamjes iraniane shteti izraelit është armiku më i përbetuar i Iranit. Viti 1997 konsiderohet pikë kthesë në marrëdhëniet mes këtyre shteteve, në krye të shtetit iranian vjen Muhammed Hatemiu, lider me pikëpamje rreth politikës së brendshme dhe të jashtme iraniane, që përmes qëndrimit për “uljen e tensionit” synonte shtensionimin e marrëdhënieve me fqinjët. Politika hatemiane bazohej edhe në platformën e mbiquajtur “dialogu i civilizimeve” me të cilën planifikonte relaksimin e marrëdhënieve me Perëndimin. Por, strategjia e Hatemiut për zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët ku bën pjesë edhe Turqia dështoi për shkak të përplasjeve të brendshme iraniane mes reformistëve dhe konservatorëve.305 Duhet shënuar se koniunktura e pas 11 shtatorit ka dëmtuar shumë interesat shtetërore iraniane. Pas këtyre sulmeve presidenti amerikan G. W. Bushi Iranin e ka akuzuar për përkrahje të organizatave terroriste. Me të pushtuar të Afganistanit dhe Irakut nga SHBA-të, që nga një vend transatlantik shndërrohet në shtet pushtues të dy fqinjëve, Irani fillon ta ndiejë veten të izoluar. Vija e raporteve të tendosura vazhdon me akuzat e Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit për zhvillim të energjisë nukleare për qëllime ushtarake. Është tepër paradoksal fakti se gjithë kjo ndodh në kohën kur arena ndërkombëtare në krye me SHBA, arsyeton Izraelin për posedimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të armëve bërthamore. Në këto rrethana të vështira për Iranin ku gjithnjë e më tepër po izolohet në skenën ndërkombëtare, në Turqi në pushtet erdhi Partia e Erdoganit dhe filloi implementimi i doktrinës së thellësisë strategjike përmes së cilës diplomacia turke ndërton marrëdhënie të shëndosha me Iranin, marrëdhënie fqinjësore të një niveli që s’është shënuar kurrë më parë. Kjo ilustrohet me vizitat e ndërsjella të shpeshta me takimet e ndryshme që dhanë rezultate konkrete shumëdimensionale. Doktrina e Davutogllut ka pasur refleksione pozitive edhe në
303

Keskin, Arif, “Türkiye-İran ilişkilerini belirleyen yapısal ve dönemsel faktörler”, Avrasya Dosyası, eylül 2008, sayı. 101, www.asam.org.tr. 304 Keskin, “Türkiye-İran ilişkileri”. 305 Op.cit.

109

marrëdhëniet turko-iraniane. Përpjekjet e Turqisë për kooperim me Iranin dhe për realizimin të stabilitetit dhe sigurisë në rajon vërehen me faktin që në prag të luftës së Irakut Turqia mori iniciativën për realizimin e takimit të fqinjëve të Irakut, takim ky në të cilin u ftua edhe Irani si faktor i rëndësishëm si në rajon ashtu edhe brenda Irakut, duke marrë parasysh se një përqindje e madhe e popullatës së Irakut përbëhet nga arabët e fraksionit shiit, të cilit i takon pjesë dërmuese e të popullatës së Iranit (mbi 90%). Një segment tjetër shumë interesant i këtyre marrëdhënieve është edhe fakti se tanimë lufta kundër PKK-së në saje të shkathtësisë diplomatike turke të viteve të fundit është bërë qëllim dhe synim i përbashkët si i Turqisë ashtu edhe i Iranit. Diplomacia turke i ndihmon Iranit edhe skenës ndërkombëtare. Në këtë drejtim mund të përmendët edhe ndërhyrja për zgjidhjen me mjete diplomatike të kontestit të energjisë bërthamore. Negociatat e Iranit me pesë shtetet me anëtarësi permanente në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë rreth problematikës së zënë ngoje sipas disa analistëve janë shndërruar në negociata “5+1+1”.306 Drejtori i IAEA-së Muhamed el-Baradej ka theksuar se shteti turk falë kontakteve me të dyja palët (Irani dhe shtetet 5+1) është ndërmjetësues i “rëndësishëm dhe i pashoq” në kapërcimin e këtij kontesti. 307 Shembull tjetër i aktivizimit diplomatik turk në favor të Republikës Islamike është edhe tendenca e Erdoganit fill pas zgjedhjes së Obamës për president i SHBA-ve, që duket se po sjell një frymë të re në politikën e jashtme amerikane që gjatë periudhës së Bushit gjithnjë tregonte grushtin Iranit, për të ndërmjetësuar në drejtim të përmasimit të raporteve mes këtyre dy shteteve.308 Të gjitha parametrat flasin se Turqia dhe Irani, si aktorë më të rëndësishëm të rajonit të Lindjes së Mesme, në periudhën e ardhshme do të intensifikojnë marrëdhëniet e tyre. Marrëdhëniet e ngushta politike midis Turqisë dhe Iranit viteve të fundit janë përcjellur edhe me kooperim të shkëlqyeshëm në fushën e ekonomisë. Investimet turke në Iran janë rritur me të madhe, numri i turistëve iranianë që vizitojnë Turqinë dita ditës po shtohet (gjatë vitit 2007 rreth një milion).309 Firmat e mëdha turke si Sabanci Holding, Zorlu Holding, Üçgen İnşaat etj. janë duke investuar me të madhe në Iran. Përleshjet politike brenda këtij shteti mes konservatorëve dhe reformistëve iranianë pengojnë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, gjë që më së miri vërehet në problemet me të cilat u ballafaqua u ballafaquan ndërmarrja turke për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e aeroporteve TAV dhe
306 307

Elanchenny, “Anatolian Janus”, f. 8. Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 145. 308 Rreth ndikimit të mundshëm të diplomacisë turke për tejkalimin e krizës iraniano-perëndimore shih Adler, Alexandre, “La Turquie, cet allie trop negligee”, Le Figaro/23. janar.2009 309 shih www.mfa.gov.tr

110

operatori më i madh turk GSM-së, Turkcell. 310 Në vitin 2007 autoritet e këtyre dy shteteve janë shprehur se po planifikojnë aleancë strategjike në fushën e energjetikës, projekti që nënkupton transferimin e energjisë iraniane në Evropë përmes linjave gypore të Turqisë.311 Ky projekt është i rëndësishëm edhe në relacionet UE-Turqi, por më tepër për shtetet e UE-së sepse bëhën më pak të varura nga Rusia. Nga ana tjetër ky hap e përforcon pozicionin e Turqisë si shtet kandidat për anëtarësim në UE. Tabela 4. Marrëdhëniet ekonomike-tregtare (përveç petrolit) Iran-Turqi 2002-2004 në ($)312 Kapaciteti Viti 2002 2003 2004 Importi 337.191.088 464.637.318 693.045.584 Eksporti 84.286.653 116.099.031 120.319.984 shkëmbimit tregtar 421.477.741 580.736.349 813.365.568 i Bilanci - 252.904.435 - 348.538.287 - 572.725.600

4. Marrëdhëniet Turqi-Izrael pas vitit 2002 Viti 1492 paraqet datë me rendësi historike tepër të veçantë për popullin hebre. Mu në këtë vit filloi dëbimi i hebrenjëve nga Andaluzia. Hebrenjtë të frikësuar nga ndodhtë që përjetuan në këtë vend të reconquistës shtet kërkonin vendstrehim dhe atë e gjetën nën flatrat e shtetit osman, model ky i vërtetë i tolerancës fetare. Hebrenjtë, në shekujt e ardhshëm u bënë pjesë përbërëse e shoqërisë osmane. Kah fundi i shekullit XIX te komuniteti hebre lindi ideja për formimin e shtetit të tyre të pavarur dhe atë në mes të tokave palestineze që në atë kohë ishin pjesë e shtetit osman. Ky ideal i kamotshëm, me mbështetjen e fuqive perëndimore filloi të intensifikohet në këtë periudhë kur Perandoria Osmane po dobësohej. Edhe përkundër rrethanave të favorshme, “kur i sëmuri i Bosforit po humbte gjak”, kjo ide nuk u realizua në praktikë. Takimi mes sulltan Abdulhamitit të Dytë dhe Theodor Herzl-it (i
310
311

http://www.musavirlikler.gov.tr/altdetay.cfm?AltAlanID=368&dil=TR&ulke=IR 21.janar.2009. Fuller, “Yeni Türkiye Cumhuriyeti”, f. 208. 312 http://www.musavirlikler.gov.tr/altdetay.cfm?AltAlanID=368&dil=TR&ulke=IR/21.janar. 2009.

111

njohur si babai i idesë së shtetit Izrael) i realizuar më 1901, të cilin ky i dyti kërkoi pëlqimin Sulltanit për formimin e një pushteti autonom në tokat palestineze në të cilat do të shpërnguleshin hebrenjtë nga të gjitha anët e botës “nuk dha rezultatin e pritur”. 313 Qëndrimi dinjitoz i Sulltanit për të mos shitur tokat osmane edhe sot e kësaj dite përmendet dhe lëvdohet nga popujt e Lindjes së Mesme. Megjithatë, përpjekjet e popullit hebre dhanë rezultatin e duhur. Më 1948 me përfundimin e kolonizmit anglez, Këshilli Kombëtar Hebre i mbledhur në Tel Aviv me anë të një deklarate shpalli pavarësinë e Izraelit. SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik ishin dy shtetet e para që njohën pavarësinë e shtetit hebre. Duhet theksuar se marrëdhëniet turko-izraelite fillojnë me njohjen e shtetit të izraelit. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX këto marrëdhënie kanë qenë labile, nganjëherë është shënuar ftohje, si pas luftës së vitit 1967, e nganjëherë ka pasur bashkëpunim strategjik, si vitet 1990 (më 1996 nënshkruhet marrëveshja për Kooperim dhe Edukim Ushtarak). Përmes këtij bashkëpunimi strategjik Izraeli dhe SHBA-të dëshironin që në rajonin e Lindjes së Mesme të kenë aleat me ndikim rajonal, kurse autoritetet turke të asaj kohe tentonin të mbronin interesat strategjike si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, në të cilën kryesojnë SHBA-të. Dihet se lobi hebre ka ndikim tejet të madh në SHBA; me çka autoritetet turke synonin mbështetjen amerikane rreth çështjeve të Qipros dhe të kontestit të armenëve. Në vitin 2000, me fillimin e Intifadës314 (kryengritjes) Aksa marrëdhëniet turkoizraelite marrin tatëpjetën, për arsye se Turqia votoi për vendimin e OKB-së që akuzonte izraelin se po përdorte fuqi të tepruar kundër popullit palestinez. Ankara zyrtare atëbotë pat pohuar se vazhdimi i sulmeve ndaj palestinezëve dëmtonte marrëdhëniet turko-izraelite. 315 Këtu përfundon faza e marrëdhënieve të mira të Turqisë me Izraelin. Më 2002, fryma e re “nga Bosfori” u ndje edhe në marrëdhëniet me shtetin izraelit.316 Por, vrasja e Shejh Ahmed Jasinit, simbol i Intifadës palestineze nga ana e ushtrisë Izraelite, shqetësoi shumë lidershipin turk; kryeministri Erdogan këtë akt e quajti “terrorizëm shtetëror.” Tensioni u ngrit edhe më tepër për shkak të aktiviteteve të shërbimit sekret izraelit në Irakun Verior dhe trajnimit peshmergëve (paramilitarëve) kurdë nga oficerët izraelitë. 317

313

Rreth këtij takimi poashtu shih Bulaç, Ali, Ortadoğudan İslam Dünyasına, İz yayıncılık, İstanbul, 1996, f. 177. 314 Lidhur me intifadën shih Mensuur, Sejfii, Xhijl el-Intifada, Bejrut, 2006. 315 Shih www.timeturk.com/27.dhjetor.2008 316 Rreth marrëdhënieve turko-izraelite poashtu shih Malkovsky, Alan et.al.(ed.), Türkiyenin Yeni Dünyası, Alfa Yayinlari, Istanbul, 2002, f. 79-101. 317 Eğilli, Mustafa, “Türkiye-İsrail İlişkileri: Fırsatlar ve Tehditler” http://www.timeturk.com/Turkiye-Israil-Iliskileri-21943-haberi.html/29.dhjetor.2008

112

Vizitës së Erdoganit në SHBA në maj të vitit 2005 i parapriu vizita në Izrael. 318 Vizita e Uashingtonit kishte rëndësi të veçantë për shtetin turk, përmes saj dëshirohej të shmangej shqetësimi amerikan ndaj qëndrimit turk të vitit 2003 për mosofrim të hapësirës turke për sulm ndaj Irakut. Gjatë periudhës së fundit refleksionet e doktrinës së thellësisë strategjike në politikën e jashtme turke vërehen edhe në marrëdhëniet turko-izraelite. Që nga shkurti i 2007-ës, kur kryeministri izraelit Olmert vizitoi Turqinë, diplomacia turke, në krye me Davutogllun, po luan rol ndërmjetësues në raundet indirekte të negociatave që po zhvillohen mes Sirisë dhe shtetit hebre.319 Përmes këtij aktivizmi diplomatik, Turqia rriti prestigjin dhe vazhdoi të japë kontribut të çmuar në qetësimin e gjendjes në Lindjen e Mesme.320 Në nëntor të vitit 2007, pak para fillimit të Konferencës së Annapolisit - iniciativë e administratës së Bushit për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës – lidershipit turk ftoi presidentin izraelit Shimon Peres dhe ai Palestinez Mahmud Abbas për të mbajtur fjalim në parlamentin e Turqisë.321 Edhe ky hap flet për pjekurinë, largpamësinë dhe gatishmërinë e Turqisë për zgjidhjen e krizave që prekin sedrën e çdo banori të globit. Nga kjo që u tha më lart mund të konkludojmë se marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin nuk e ruajnë nivelin e marrëdhënieve strategjike të zhvilluara kah mesi i viteve 1990, por interesat e përbashkëta dhe nevojat ndikojnë që këto vende të mos i ftohin raportet mes vete. Në ruajtjen e balancit të lidhjeve Turqi-Izrael ndikon edhe faktori SHBA, subjekt ky përkrahjen e së cilit Turqia tenton ta marrë lidhur me çështjen e Qipros, të PKK-së, të armenëve. Në këtë drejtim, për shtetin turk me rëndësi është edhe lobi hebre që ka ndikim të madh në administratën amerikane. Nga ana tjetër, Izraeli e konsideron shumë të rëndësishme diplomacinë turke ritmike dhe shumëdimensionale të zhvilluar në periudhën e fundit, që ka siguruar komunikim edhe me grupet si Hizbullahin dhe Hamasin dhe me Iranin të cilat shfaqen si të përbetuar të Izraelit. Kur vijmë te dimensioni ekonomik, duhet theksuar se Turqia dhe Izraeli viteve të fundit po zhvillojnë marrëdhënie të nivelit të lartë. Në drejtim të rritjes së intensitetit të marrëdhënieve ekonomike mes këtyre dy vendeve ka ndikuar liberalizimi i plotë i vizave për nënshtetasit izraelitë dhe Marrëveshja për Tregti të Lirë. Në këtë drejtim bie në sy dinamizmi ekonomik në sferën e industrisë së mbrojtjes dhe në sektorin e energjetikës. Ndër aktet e firmosura mes këtyre dy vendeve viteve të fundit bien në sy Marrëveshja për zonë të lirë
318 319

Op.cit. Elanchenny, “Anatolian Janus”, f. 6. 320 Erkmen, “Türkiye’nin Orta Doğu Politikası”. 321 Elanchenny, “Anatolian Janus”, f.5.

113

tregtare, Marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke, Marrëveshja për parandalimin e tatimimin e dyfishtë dhe për pengimin e kontrabandës tatimore, Marrëveshja për kooperim tregtar, ekonomik, industrial, teknik, shkencor si dhe Marrëveshja për standardizim dhe për kooperim në sferën e meteorologjisë.322 Është sinjifikative se Turqia është vendi i tretë me radhë - pas SHBA-ve dhe Anglisë – të cilin biznesmenët izraelitë e zgjedhin për të investuar. Nga ana tjetër, turistët izraelitë pas SHBA-ve më së shumti preferojnë ta vizitojnë Turqinë.323 Forumi i Ankarasë i iniciuar nga TOBB-i më 2005, ku morën pjesë biznesmenë turq, izraelitë dhe palestinezë kishte për qëllim si ndihmën ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme ashtu edhe dimensionin ekonomik. Këto fakte tregojnë se në marrëdhëniet turko-izraelite megjithëse në rrethana të jashtëzakonshme mund të ndodhin shqetësime të caktuara, në relacionin afatgjatë mbrojnë lidhjen e tyre tradicionale. Tabela 5. Marrëdhëniet ekonomike Turqi-Izrael 2001-2006 në ($)324 Viti 2001 2002 2003 2004 2005 2006 Eksporti 805.218 861.434 1.066.834 1.283.244 1.461.239 1.527.329 Importi 529.489 544.467 459.186 713.137 800.735 772.310 Kapaciteti 1.334.707 1.405.901 1.526.020 1.996.381 2.262.000 2.299.639 Bilanci 275.729 316.967 607.648 570.107 660.504 755.018

322 323

http://www.musavirlikler.gov.tr/altdetay.cfm?AltAlanID=368&dil=TR&ulke=IL/21.janar.2009. www.mfa.gov.tr/21.janar.2009. 324 Op.cit.

114

KONKLUZION PËR KAPITULLIN E TRETË Në kapitullin jemi fokusuar parasegjithash në konceptin e doktrinës së thellësisë strategjike dhe impaktin e kësaj doktrine në politikën e Turqisë ndaj Lindjes së Mesme. Në fillim thamë se ky koncept i lidhur me rajonin e Lindjes së Mesme bazohet në këto parime: a) Siguri për të gjithë, b) Dialogu si mënyrë parësore për zgjidhjen e krizave, c) (Ndër)varësia ekonomike, d) Koekzistenca kulturore dhe pluralizmi. Më tej kemi analizuar ndikimin e kësaj doktrine në marrëdhëniet e Turqisë me organizatat relevante ndërkombëtare në të cilat shtetet e Lindjes së Mesme kanë rol efektiv, duke vazhduar me shpalosjen e marrëdhënieve politike dhe ekonomike të shtetit turk me disa shtete të Lindjes së Mesme të zhvilluara gjatë viteve të fundit dhe me impaktet e doktrinës së thellësisë strategjike në ecurinë e këtyre relacioneve. Pjesën që ia veçuam marrëdhënieve politike dhe ekonomike të shtetit turk me disa shtete të rajonit të përmendur e filluam me marrëdhëniet politike me disa shtete arabe si Iraku, Siria dhe Palestina. Ndërkohë kemi analizuar ndryshimet e pësuara në këto marrëdhënie si rrjedhojë e zbatimit të diplomacisë turke proaktive dhe integruese. Kemi vatërzuar edhe marrëdhëniet ekonomike mes këtyre vendeve, duke konstatuar se viteve të 115

fundit është shënuar përparim i dukshëm. Për të kthjelltësuar qasjen analitike kemi dhënë edhe tabela që shpalosin trendin pozitiv të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Më tej kemi analizuar edhe konstelacionin e raporteve turko-iraniane, rrjedhën pozitive të këtyre marrëdhënieve si rrjedhojë e diplomacisë turke integruese. Kemi konstatuar se Turqia mund të luajë rol të rëndësishëm në afrimin e Iranit dhe Perëndimit. Lidhur me marrëdhëniet ekonomike kemi shënuar se janë duke u zhvilluar me dinamizëm të dukshëm dhe se pritet që të intensifikohen edhe më shumë, sidomos në fushën e energjetikës. Këtë kapitull e përmbyllëm me zbërthimin e marrëdhënieve politiko-ekonomike ndërmjet shtetit turk dhe atij izraelit. Dihet se diplomacia e Turqisë viteve të fundit po përjeton zhvendosje boshtore të konceptit të saj, por ia ka dalë të ruajë marrëdhëniet strategjike tradicionale politike-ekonomike me Izraelin.

PËRFUNDIM(E) Si gjatë historisë, ashtu edhe në kohën moderne Lindja e Mesme për Turqinë paraqet një hapësirë strategjike shumë të rëndësishme. Por edhe Turqia, për shkak të thellësisë historike, gjeografike, kulturore dhe civilizuese, për këtë rajon përbën një vend me shumë peshë. Nga të dhënat që analizuam konstatuam se disa faktorë kanë luajtur rol determinantë në marrëdhëniet turko-arabe. Ndër to kemi veçuar historinë, perëndim(izim)in, faktorin Bashkim Sovjetik dhe çështjen e Qipros. Politika e jashtme turke në periudhën e Ataturkut lidhur me Lindjen e Mesme është nisur nga postulatet si joirredentizmi, neutraliteti, mospërzierja në punët e brendshme të shteteve të rajonit dhe pjesëmarrja në pakte. Nganjëherë janë shënuar edhe konteste si në rastin e Hatajit dhe të Musullit. Pas periudhës së Ataturkut ka pasuar ajo e Inonut, në të cilën politika e jashtme turke ndaj Lindjes së Mesme në fillim (1945-1947) karakterizohej me pavarësi në vendimmarrje dhe mosnidikim nga Perëndimi apo Bashkimi Sovjetik. Vitet e ardhshme (1948-1951) ishin dëshmitare të një kthese të diplomacisë turke si pasojë e afrimit ndaj Perëndimit: marrëdhëniet turko-arabe u ftohën dukshem. Në kohën e Menderesit diplomacia turke cilësohej si diplomaci proamerikane dhe antisovjetike, prirje kjo që u reflektua në marrëdhëniet turko-arabe në 116

mënyrë shumë negative. Fundin e viteve 1960-ta mund ta konsiderojmë fazë kur ndryshon kursi diplomatik turk dhe fillon afrimi ndaj Lindjes së Mesme si pasojë e mosgjetjes përkrahje diplomatike në skenën internacionale (si në rastin e Qipros). Faktet flasin se politika turke filloi të faktorizohet në korniza rajonale dhe të marrë përmasa multidimensionale në kohën e ish-presidentit turk Ozall, i cili ndryshoi boshtin e politikës së jashtme turke duke u përpjekur që shtetit turk t’ia kthejë relevancën e dikurshme, nëse jo të periudhës osmane, atëherë ta bëjë shtetin turk faktor me peshë rajonale, por duke mos u mjaftuar me kaq. Qëndrimi ozallian bazohej mbi konceptin e neo-osmanizmit, sipas të cilit Turqia nuk duhej të rrijë duarkryq ndaj ngjarjeve të rajonit, përkundrazi, duhej të bëjë politikë aktive dhe efikase, me çka do të përfitonte respektin dhe simpatinë e shteteve të rajonit. Falë suksesit në shmangien e përleshjeve dhe konflikteve rajonale shteti turk, ndër shtetet e rralla në rajon me demokraci parlamentare të vërtetë, fitoi simpatinë e vendeve arabe dhe të Iranit në një anë dhe të Izraelit në anën tjetër. Ozalli si përfaqësues i rrymës neoosmane për realizimin e objektivave të tij bëri hapa të rëndësishëm në politikën e jashtme turke. Zhvilloi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me shtetet e Lindjes së Mesme, mori iniciativë për integrimin e Turqisë me botën e jashtme dhe për zgjerim ekonomik të këtij shteti. Ozallizmi pati refleksione si në politikën e brendshme ashtu edhe në pozitën ndërkombëtare të shtetit turk, pas shumë vitesh Turqia filloi të integrohet në rajon. Në kohën e Erbakanit me formimin e D-8 përmasat e strategjisë së Ozallit u zgjeruan në Azinë Lindore dhe në Afrikë. Funksionimi aktiv i kësaj organizate ishte jetik për pozitën e Turqisë në skenën ndërkombëtare duke marrë parasysh resurset energjetike, popullsinë, dhe pozitën strategjike të shteteve anëtare. Ç’e do që ekuilibrimet e brendshme në Turqi, dobësia institucionale e kësaj organizate dhe koniunktura ndërkombëtare ndikuan me të madhe në mosfunksionimin e mirëfilltë të kësaj strategjie dhe mosarritjen e synimeve të përcaktuara. Trend i diplomacisë multidimensionale vazhdoi me implementimin e doktrinës së thellësisë strategjike. Me qëndrimin kreativ të Davutogllut ndaj gjeopolitikave kjo doktrinë tejkaloi kufijtë e neo-osmanizmit të Ozallit që shtriheshin nga Adriatiku deri te Muri Kinez dhe ata të shumëdimensionalitetit të Erbakanit që zgjeruan përmasat e strategjisë ozalliane gjer në Azinë Lindore dhe në Afrikë. Ky koncept i ri në politikën e jashtme turke konsideron Turqinë “shtet qendror” dhe ka për synim zhvillimin e politikave të jashtme që do ta kenë epiqendër Ankaranë dhe do të sillet në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë ndaj të gjithë aktorëve dhe faktorëve rajonalë dhe globalë si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Vitet e fundit si rezultat i politikave proaktive dhe integruese politika e jashtme turke ka pësuar zhvendosje boshtore, me çka në masë të madhe ka shpëtuar prej varësisë së SHBA-ve dhe të 117

Unionit Evropian. Kjo politikë për dallim nga politikat e mëparshme që ndonjëherë ishin neutrale e ndonjëherë pro-perëndimore, synon zhvillimin e politikave integruese me rajonet rreth shtetit turk e më larg dhe zbatimin e diplomacisë proaktive për ndërtimin e paqes rajonale dhe globale. Me rëndësi është të cekim se ky koncept i ri ka impakt psikologjik si te elita udhëheqëse edhe tek qytetari i rëndomtë turk ngase ka rikthyer besimin se shteti i tyre ka kapacitet politik, ekonomik, ushtarak, kulturor dhe intelektual që fillimisht të bëhet faktor rajonal e më vonë edhe global. Thellësia strategjike ka forcuar pozitën ndërkombëtare të Turqisë. Rasti 2003 kur Turqia nuk lejoi trupat amerikane të futen në Irak nga territori turk, në anën amerikane u prit me befasi dhe moskënaqësi, por palës turke ia ka rritur respektin te SHBA-të. U kuptua se SHBA-të nuk kanë të bëjnë me një shtet gjysmëdemokratik, por me një shtet që respekton vullnetin e parlamentit gjegjësisht, të popullit, parim bazë ky i sistemeve demokratike. Iniciativa e Turqisë për takimin e fqinjëve të Irakut me qëllim të mbrojtjes së integritetit të këtij shteti, me qëllim të ndërkombëtarizimit të çështjes irakiane në vend të amerikanizimit të saj dhe legjitimizimi i qeverisë së pasluftës paraqesin hapa që rritën peshën e shtetit turk në planet dhe strategjitë amerikane për Lindjen e Mesme. Gjithashtu në saje të diplomacisë davutoglliane Turqia arriti të balancojë ndërmjet lirisë dhe sigurisë, në kohë ku SHBA-të e pas 2001-it në shumë raste prioretizuan sigurinë në dëm të lirisë. Në qoftë se Turqia në periudhën e ardhshme dëshiron që edhe më tutje të ruajë rëndësinë në strategjitë amerikane rreth Lindjes së Mesme, do të duhej të vazhdojë me politkën e saj të jashtme integruese dhe proaktive. Koncepti i thellësisë strategjike forcoi pozitën turke edhe në raportet me Unionin Evropian. UE-ja kuptoi se s’mund të bëjë punë në Lindjen e Mesme pa mbështetjen turke. Në rastin e Gazës presidenti francez Sarkozi gjatë negociatave për ndalimin e luftimeve kërkoi ndihmën e kryediplomatit turk Davutogllu. Pjesëmarrja turke në mbledhjen e realizuar në Bruksel mes përfaqësuesve të UE-së dhe të shteteve arabe, ku u diskutuan sulmet ndaj Gazës është tregues i vërtetë i rëndësisë së këtij shteti në politikat globale të UE-së. Politikëbërësit turq duhet të intensifikojnë integrimin e shtetit turk në Lindjen e Mesme, ngase kjo ndihmon anëtarësimin sa më të shpejtë të këtij shteti në familjen evropiane që ka nevojë të madhe për aktivizmin turk në këtë rajon turbulent. Turqia duke u bazuar në doktrinën e Davutogllut që konsideron Rusinë si aleate natyrore në Euroazi dhe si kundërbalancë efektive ndaj UE-së ka ngritur në nivel marrëdhëniet me Rusinë. Kryeministri turk Erdogan mori pjesë aktive në kapërcimin e konfliktit të fundit ruso-gjeorgjian duke realizuar kontakte të drejtpërdrejta me politikëbërësit 118

rusë, gjeorgjianë dhe me faktorët tjerë të këtij rajoni. Ky është tregues i respektit që gëzon Turqia tek elita politike ruse, gjeorgjiane dhe në rajonin e Kaukazit në përgjithësi. Sugjerimi ynë për diplomacibërësit turq është intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë ngase relacionet e shëndosha me Rusinë mund të rrisë ndikimin në Euroazi. Me implementimin e doktrinës së thellësisë strategjike prestigji i Turqisë është rritur edhe në rajonin e Ballkanit. Përpjekjet intensive të shtetit turk për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO, përkrahja e parezervë ndaj Maqedonisë në Samitin e Bukureshtit, aktivitetet e intensifikuara të diplomacisë turke si në Lindje poashtu edhe në Perëndim për njohjen e pavarësisë së Kosovës janë tregues të vërtetë të hapjes së madhe turke në këtë rajon jostabil. Jemi të mendimit se investimet e viteve të fundit në fushën e ekonomisë325 kulturës326 dhe arsimit327 janë pjesë e kësaj strategjie. Duke marrë parasysh kapacitetin ekonomik të shtetit turk sugjerojmë që investimet ekonomike dhe tregtare të rritën e të paralelizohen me marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike me shtetet e këtij rajoni. Koncepti i Davutogllut në kuadër të diplomacisë turke më tepër është reflektuar në politikën turke ndaj Lindjes së Mesme. Kjo për shkak të rëndësisë strategjike, ekonomike, politike, energjetike dhe kulturore të këtij nënqielli. Besojmë se do të ishte e udhës të rradhisim disa nga përfitimet e përgjithshme të Turqisë në Lindjen e Mesme si rezultat i zbatimit të kësaj strategjie: • Me zbatimin e politikës integruese dhe proaktive të viteve të fundit shteti turk si asnjëherë më parë në kohën moderne, arriti që të rikthehet e të integrohet me shtetet dhe popujt e rajonit të Lindjes së Mesme. Popujt e këtij rajoni qysh nga sulltani Abdulhamid nuk kanë përkrahur sa sot politikën e jashtme turke dhe nuk kanë ndier simpati ndaj udhëheqësisë dhe popullit turk sa që ndiejnë kohëve të fundit. • Politika e jashtme turke e bazuar në këtë koncept është përkrahur nga faktorët e ndryshëm rajonalë (Siria, Irani, Palestina, Izraeli) dhe globalë (SHBA, UE, Rusi) së bashku gjë që nuk është arritur më pare as nga faktori turk e as nga ndonjë fuqi globale. • Duke afruar fqinjët e Irakut (përfshirë edhe Iranin) në një tryezë të përbashkët, Turqia ofroi alternativë për Irakun, larg koncepteve të kundërta të SHBA-së dhe Iranit.

325 326

Si investimi i korporatës turke TAV në Maqedoni. Si rindërtimi dhe renovimi i monumenteve historike në të gjitha shtetet ballkanike 327 Në këtë kontekst mund të përmendet hapja e universiteteve turke në Maqedoni (International Balkan University), në Bosnjë (International Sarajevo University), në Kosovë (ku pritet të hapet një kampus i universitetit të njohur turk ODTÜ).

119

Shteti turk, në saje të diplomacisë davutoglliane, çështjen e PKK-së si kurrë më parë e ka trajtuar në mënyrë racionale; krahas hapave politikë, ekonomikë, socialë, kulturorë dhe ushtarakë ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh diplomatike që bën që kjo organizatë terroriste të konsiderohet armik edhe i SHBA-ve, Irakut, Sirisë, Iranit dhe Turqisë. që duhet luftuar. Zhvillimet rreth kontestit mbi qytetin e Kerkukit janë në favor të objektivave të diplomacisë turke.

Doktrina e thellësisë strategjike ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve turko-siriane si ajo lidhur me qytetin e Hatajit dhe tjetra rreth përdorimin e ujit. Pranimi i ndërmjetësimit turk në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Sirisë është shenjë e besimit të autoriteteve izraelite dhe siriane ndaj palës turke dhe tregues i suksesit të rëndësishëm të diplomacisë turke.

Diplomacia turke integruese dhe proaktive luajti rol të rëndësishëm edhe në çështjen palestineze. Me anë të kësaj diplomacie shteti turk arriti që të fitojë simpatinë e botës arabe dhe islame, të kyçet në mënyrë indirekte në katërshin ndërkombëtar - i përbërë nga OKB-ja, UE-ja, SHBA-ja dhe Rusia - që kishte për synim zgjidhjen e kontestit izraelito-palestinez, të shndërrohet në balancues të fortë të Iranit lidhur me çështjen palestineze. Diplomacia turke edhe gjatë krizës së fundit në Gazë u dallua me aktivitete të frytshme për ndalimin e luftimeve. Nevoja që shprehu Sarkozi për këshillat e Davutogllut rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje është argument që dëshmon rëndësinë e faktorit turk për zgjidhje krizash.

Doktrina e thellësisë strategjike ka ndikuar edhe në marrëdhëniet turko-izraelite. Tanimë, për dallim nga vitet e 1990, shteti turk nuk është i varur në aspektin politik prej Izraelit dhe ka filluar të zhvillojë politika të pavarura në këtë rajon. Megjithatë relacionet strategjike midis këtyre dy shteteve ende po mbahen fort.

Negociatat midis Iranit dhe shteteve 5+1, në saje të diplomacisë turke, u shndërruan në negociata të shtetit iranian me 5+1+1 (pesë shtetet permanente të KS-së, Gjermania dhe Turqia). Turqia me ritmin që ka për momentin mund të luajë rol konstruktiv edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis SHBA-së dhe Iranit.

Në saje të diplomacisë davutoglliane Turqia është shndërruar në model që “prodhon” siguri, liri dhe demokraci. Mu për këtë arsye rekomandimi ynë për shtetet e Lindjes së Mesme është implementimi i këtij vizioni edhe nga ana e tyre.

Turqia bën hapa gjigante edhe në marrëdhëniet ekonomike me vendet e Lindjes së Mesme. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare turko-irakiane janë shumë të gjalla.

120

Shifrat e këmbimit ekonomik janë tregues i mjaftueshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera turko-siriane. Iniciativat qeveritare dhe joqeveritare turke në fushën ekonomike ka hapur shtigje të shumta në marrëdhëniet ekonomike turko-palestineze. Nga ana tjetër krahas acarimeve politike të kohëpaskohshme, treguesit ekonomikë e viteve të fundit dëshmojnë përforcimin e marrëdhënieve ekonomike turko-izraelite. Kur jemi te relacionet ekonomike dhe tregtare turko-iraniane, mund të thuhet se në periudhën e ardhshme Turqia mund të luajë rolin e korridorit për transferimin e energjisë iraniane në Evropë. Doktrina e thellësisë strategjike si projekt dhe vizion i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit turk paraqet pikë kthesë në shndërrimin e këtij vendi në aktor rajonal, në veçanti në Lindjen e Mesme. Me këtë del se hipoteza e përgjithshme e këtij punimi është vërtetuar. Politika e jashtme turke në rajonin e Lindjes së Mesme duhet të ndjekë ritmin e njejtë edhe në periudhën e ardhshme, sepse pretendimi për të qenë faktor dhe aktor global kalon nga ndikimi sa më i fuqishëm në Lindjen e Mesme si një ndër rajonet më të rëndësishme strategjike, politike, ekonomike dhe kulturore në botë. Turqia tanimë gjendet në një pozitë – siç thekson Erdogani - kur jo ajo, por, të tjerët duhet të mendojnë se ç’humbin nëse e humbin këtë shtet, gjegjësisht nëse i shkëpusin marrëdhëniet me të. Me ushtrinë e tij të dalluar, me ekonominë që rradhitet në grupin e njëzet ekonomive më të mëdha në botë,328 (parashihet që më 2020 të gjendet në vendin e 10-të) me konceptin e ri proaktiv dhe integrues në politikën e jashtme dhe me politikën arsimore që është më konkurruesja në rajon, Turqia në periudhën e ardhshme është ndër kandidatët më të rëndësishëm për të luajtur këtë rolin e faktorit global. Në këtë drejtim interesante janë fjalët e ish-presidentit amerikan Bill Clinton i cili më 1999 gjatë vizitës që ia bëri Turqisë tha se Turqia do të luajë rol shumë të rëndësishëm në trajtësimin e shekullit XXI.

328

Ekonomia turke rradhitet në vendin e 17 nga ekonomitë botërore, ndërsa në vendin e 6 në Evropë.

121

122

BIBLIOGRAFIA 1. ABDULLAI, Jonuz, Ndryshimet sociale dhe tranzicioni, CRPA&ArbëriaDesign, Tetovë, 2008. 2. ACAR, C. İrfan, Dış politika, Ankara, 1993. 3. ADLER, Alexandre, “La Turquie, cet allie trop negligee”, Le Figaro, 23. janar.2009. 4. AKÇAPAR, Burak, Turkey’s New European Era: Foreign Policy on the Road to EU membership, Publish. Rowman& Littlefield, Lanham, Maryland, 2006. 5. AKDOĞAN, Yalçın, Siyasal İslam: Refah Partisinin Anatomisi, Şehir Yayınları, İstanbul, 2000. 6. AKŞIN, Abdulahat, Türkiyenin 1945 ten Sonraki Diş Politika Gelişmeleri, Ortadoğu Meseleleri, İsmail Akgün Matbaası, İstanbul, 1959. 7. ALP, H.Ali (et.al.), Türkiye Dış Politikasinda 50 Yil İkinci Dünya Savaşı Yılları (1939-1946), Ankara, 1973. 8. ALPER, Tan, “Türkiye Niçin ABD’nin Hedefınde”, www.kanalahaber.com.tr/25.shkurt.2008. 9. ALTAN, Can, “Afrika Birliği”, www.tasamafrika.org/28.maj.2009. 10. ARAS, Bülent, The new geopolitics of Euroasia and Turkey’s position, Taylor&Francis, 2002. 11. ARI, Tayyar, Uluslararasi Iliskiler, Alfa Basim Yayin Dagitim, Istanbul, 1997. 12. ARIKAN, Harun, Turkey and the EU: An Awkward Candidate for EU Membership?, Ashgate Publishing, Hampshire, 2006. 13. AYDIN, Mustafa (et.al), Turkish-Greek relations, Routledge, London, 2004. 14. AYKAN, Bali, M., Turkeys Role in the Organization of the Islamic Conference: 1960-1992 The Nature of Deviation from the Kemalist Heritage, Vantage Press, New York, 1994. 15. BAĞCI, Hüseyin, Türk dış politikasında 1950’ li yıllar, ODTÜ geliştirme vakfı, Ankara, 1972, 2001. 16. BAL, İdris, 21. yüzyılda Türk dış politıkası, Nobel yayın dağıtım, Ankara, 2004. 17. BASHKURTI, Lisen, Mbi Të Drejtën Ndërkombëtare Dhe Institucionet Ndërkombëtare, GEER, Tiranë, 2006. 18. BASHKURTI, Evropa Ballkani dhe sfida e Kosovës, GEER, Tiranë, 2006. 19. BIYIKLI, Mustafa, Batı işgalleri karşısında Türkiyenin Ortadoğu politikalarıAtatürk dönemi, Gökkubbe yayınları, İstanbul, 2006. 20. БОЈЧЕВ, Душан, Дипломатски речник, Тив Топ Д.О.О, Скопје, 1998. 21. BORIÇI, Gjon, Marrëdhëniet ndërkombëtare në vorbullën e diplomacisë, GEER, Tiranë, 2006. 22. BULAÇ, Ali, Ortadoğudan İslam Dünyasına, İz Yayıncılık, İstanbul, 1996. 23. CAĞATAY, Soner, Secularism and Foreign Policy In Turkey: New Elections, Troubling Trends, The Washington Institute for Near East Policy, Washington, 2007. 24. CAN, Aynur (et.al.), “Ahmet.Davutoğlu ile söyleşi, Yerelin Uluslararasilaşması, Yerel Yönetimden Dünya Kentine”, Birlik, Mart 2008. 25. ÇARKOĞLU, Ali et.al., Türkiyenin bölgesel orta ve uzun dönem politika analizi, Boyut Yayınları, İstanbul, 1998. 26. ÇEVİKALP, Mesut, “Proaktif Diplomasi”, Aksiyon dergisi, n.674 / 05.nëntor.2007/www.aksiyon.com.tr. 27. DAĞI, Zeynep, AKP dış politikası, Lotus yayınları, Ankara,2005. 28. DAVUTOGLU, Ahmet, “Turkey’s Foreign Policy Vision: An Assessment of 2007: Insight Turkey”, SETA Foundation for Political, Economic and Social Research,

123

Volume:10, Issue:1 (January - March 2008), http://www.insightturkey.com/Insight_Turkey_10_1_A_Davutoglu.pdf. 29. DAVUTOGLU, "The Clash Of Interests: An Explanation Of The World (Dis)Order", Perceptions, Journal Of International AffairsDecember 1997-February 1998, Volume II - Number 4 30. DAVUTOGLLU, Kriza globale, përkth. Ali Pajaziti, Logos-A, Shkup, 2005.?/ 31. DAVUTOGLLU, Transformimi qytetërimor dhe bota muslimane, përkth. Olsi Jazexhi & Redi Shehu, Logos-A, Shkup, 2005. 32. DAVUTOGLLU, Vetëpërceptimet e qytetërimeve, përkth. Ali Pajaziti, Logos, Prishtinë, 2002. 33. DAVUTOĞLU, Stratejik Derinlik, Küre Yayınları, İstanbul, 2004. 34. DAVUTOĞLU, “Türkiye AB nin Ortadoğudaki Partneri”, www.dunyabulteni.com/13.janar.2009. 35. DAVUTOĞLU, Ahmet, “Türkiye merkez ülke olmalı”, www.radikal.com.tr/26.shkurt.2004. 36. DAVUTOĞLU, Ahmet (et.al), Filistin Çikmazdan Çözüme, Küre Yayınları, İstanbul, 2003. 37. DAWISHA, Karen (et.al), Russia and the new status of Euroasia, Camridge University Press, 1994. 38. DEDEOĞLU, Beril, Değişen Dünyada Yeni Dengeler, İ.K.S. Yayıncılık, İstanbul, 2008. 39. DIDA, Ali, Fillet e sociologjisë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997. 40. EĞİLLİ, MUSTAFA, “Türkiye-İsrail İlişkileri: Fırsatlar ve Tehditler”, 16.gusht.2008, http://www.timeturk.com/Turkiye-Israil-Iliskileri-21943-haberi.html. 41. ELANCHENNY, Susae, “Anatolian Janus: The AKP’s Strategic Depth Doctrine and Turkey’s Reemergence in the Middle East”, TUSIAD-US Intern, August, 2008. 42. Enciklopedia e përgjithshme e Oksfordit, përk. Abdurrahim Myftiu, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Tiranë, 2006. 43. ERKMEN, Serhat, “ Türkiye’nin Orta Doğu Politikası Çerçevesinde Irak Açılımı”, Stratejik Analiz, Ağustos 2008, sayi. 100, www.asam.com.tr. 44. FIRAT, M. Melek, 1960-71 arası Türk dış politikası ve Kıbrıs sorunu, Siyasal kitabevi, Ankara, 1997. 45. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Mihal Duri, Tiranë, 1980. 46. FUKUJAMA, Francis, Fundi i historisë dhe njeriu i fundit,përkth.Gëzim Selaci dhe Ardian Gola, Zenith, Prishtinë, 2006. 47. FULLER, E. Graham, Yeni Türkiye Cumhuriyeti, Timaş yayınları, İstanbul, 2008. 48. FULLER et.al., Turkeys New Geopolitics: From the Balkans to Western China, Westview Press, Boulder, 1993. 49. GARRAGHAN, J. Gilbert, Guide to Historical Method, Fordham University Press. Place of Publication: New York. 1946. 50. GASHI, Ibrahim, “Turqia për Kosovën” , Shqip, 16 janar 2009. 51. GİRGİN, Kemal, T.C. hükümetleri programlarında dış politikamız (1923-1993), Ankara, 1993. 52. GÖNLÜBOL , Mehmet et.al., Olaylarla türk dış politikası (1919-1995), Sıyasal kitabevi, Ankara, 1996. 53. GRUDA, Zejnullah, E Drejta Ndërkombëtare Publike, UP, Prishtinë, 2007. 54. GÜZEL, C. Hasan et.al (ed.), Türkler vëll.(16), Yeni Türkiye yayınları, Ankara, 2002. 55. GÜZEL, C. Hasan et.al (ed.), Türkler vëll.(17), Yeni Türkiye yayınları, Ankara, 2002.

124

56. HAJNAL, I. Peter, The G8 system and the G20 evolution, role and documentation, Ashgate Publishing, Hampshire, 2007 57. HALE, William, Türk dış politikası 1774 – 2000, përkth: Petek Demir, Mozaik yayınları, İstanbul, 2003. 58. HITCHENS, Christopher, Cypros from the Ottomans to Kissinger, Verso, London, 1997. 59. İLERİ, N.Celal, Türk İnkilabı, Kaknus Yayınları, İstanbul, 2000. 60. İZBIRAK, Reşat, Türkiye (vëll.1), M.E.B. Yayinlari, İstanbul, 2001. 61. KARAGÜL, İbrahim, “Davutoğlunun sözleri ve yeni küresel vizyon” Yeni Şafak, 19. qershor. 2004/ www.yenisafak.com.tr. 62. KARAOSMANOĞLU, L. Ali et.al.(ed.), Mıddle East, Turkey and the Atlantic Alliance, Foreign Policy Institute, Ankara, 1987. 63. KARPAT, H. Kemal, Türkiye ve Orta Asya, İmge yayınları, Ankara, 2003. 64. KARPAT, Kemal (ed.), Turkish Foreign Policy in Transition 1950-1974, Leiden: E.J.Brill, 1975. 65. KESKİN, Arif, “Türkiye-İran ilişkilerini belirleyen yapısal ve dönemsel faktörler”, Avrasya Dosyası, eylül 2008, sayı. 101, www.asam.org.tr. 66. KIŞLALI, M.Ali, “Kıbrısın önemi”, www.radikal.com.tr/ 21.nëntor.2003. 67. KOCAK, Cemil, Türkiyede Milli Şef Dönemi (1938-1945), Yurt Yayınları, Ankara. 68. KRAMER, Heinz, Değişen Türkiye, Timaş, İstanbul, 2001. 69. KÜRKÇÜOĞLU, E. Ömer, Türkiyenin arap Ortadoğusuna karşı politikası, A. Ü. SBF. Yayınları, Ankara, 1972. 70. LARRABEE, F. Stephen, “Turkey Rediscovers the Middle East”, From Foreign Affairs, July/August 2007, www.cfr.org 71. LENORE, G. Martin, The future of Turkish foreign policy, MIT Press, 2004. 72. LEWIS, Bernand, Modern Türkiyenin Doğuşu, T.T.K.Basimevi, Ankara, 2004. 73. MAKOVSKY, Alan et.al.(ed), Changing Dynamics of Turkish Foreign Policy, Washington Institute for Near East Policy Press, Washington D.C., 2000. 74. MAKOVSKY, Alan, Türkiyenin Yeni Dünyası, Alfa Yayinlari, Istanbul, 2002. 75. MASTNY, Vojtech & Nation, Craig,R. (ed), Turkey Between East and West, New Challenges for a Rising Regional Power, Westview Press, UK, 1996. 76. MENNA, Adil, Tarih Filistin fi evahir el-ahd el-othmani, Bejrut, 1999. 77. MENSUUR, Sejfii, Xhijl el-Intifada, Bejrut, 2006. 78. ORAN, Baskın (ed.), Türk Dış Politikasi, İletisim Yayınları, İstanbul, 2002. 79. ÖZCAN, Mesut, Harmonizing foreign policy: Turkey, the EU and the Middle East, Ashgate, Hampshire, 2008. 80. ÖZKAN, Güner, “Türkiye’nin “Kafkasya İttifakı” Teklifi: Ne Derece Başarılı Olabilir?”, www.usakgundem.com/28.maj.2009. 81. PAJAZITI, Ali, "Dialogu ndërqytetërimor përkundër përplasjes së qytetërimeve", ekspoze në tribunën e Davutogllut mbajtur në UEJL, 22 mars 2007. 82. PIPES, Daniel, “Turkey, Still a Western Ally?” Jerusalem Post december, 5, 2007. 83. ROBINS, Philip, Turkey and Middle East, Royal Institute of International Affairs, London, 1991. 84. SAR, Cem et.al., Atatürk ve Türkiyenin Dış Politikasi (1919-1938), Atatürk Araştırma Merkezi Yayınları, Ankara, 1990. 85. SOLOMON, B. H. Gerald, The NATO enlargement debate, 1990-1997: blessing of liberty, Greenwood Publishing, Westport, 1998. 86. SOYSAL, İsmail, Çağdaş türk diplomasisi: 200 yıllık süreç, Türk Tarih Kurumu basımevi, Ankara, 1999.

125

87. SÖZEN, Ahmet, “New Prıncıples of Turkısh Foreıgn Polıcy Makıng” Paper presented at the annual meetıng of the ISA s 49th ANNUAL CONVENTION BRIDGING MULTIPLE DIVIDES Hılton San Francısco CA USA Mar 26 2008, http://www.allacademic.com//meta/p_mla_apa_research_citation/2/5/2/2/0/pages2522 03/p252203-1.php/. 88. ŞİMŞEK, Erdal, Tükiyenin Ortadoğu Politikası, Kum Saati Yayınları, İstanbul, 2005. 89. ШИРИЛОВА, Велика, Голем Лексикон на странски зборови и изрази, ТОПЕР, Скопје, 2006. 90. TRANOY, Mellbye, Siyaset ve Demokrasi, Feniks, Shkup, 2006. 91. ТОНОВСКИ, Ѓорѓи, Современа Меѓународна Заедница, Фон Универзитет, Скопје, 2008. 92. ТОНОВСКИ, Ѓорѓи, Меѓународни Организации, Европски Универзитет, Скопје,2006. 93. USLU, Nasuh, Turkısh foreign policy in the post-cold war period, Nova scıence publishers, New York, 2004. 94. ÜLSEVER, Cüneyt, “Camp David ruhuna göre (III): AKP'nin stratejik derinlik yaklaşımı ne işe yarıyor?” Hürriyet, 18 qershor 2005. 95. ÜNAL, Tahsin, Türk Siyasi Tarihi (vëll.2), Berikan Yayinlari, Ankara, 2001. 96. VUKADINOVIQ, Radovan, Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare, Universiteti Victory, Prishtinë, 2006. 97. YALÇIN, E. Semih, Atatürkün milli dış siyaseti, Ankara, 2000. 98. YAŞAR, T.Fatma (et.al), Siyonizm Düşünden İşgal Gerçeğine Filistin, I.H.H. Yayinlari, İstanbul, 2004. 99. YAVUZ, M. Hakan, The Emergence of a New Turkey Democracy and the AK Party, University of Utah Press, Salt Lake City, 2006. 100. YILMAZ, Murat (et.al), IRAK Baas Diktatörlügünden ABD Hegemonyasina İnsani Durum, İ.H.H.Yayınları, İstanbul, 2004. 101. WALKER, Joshua, “Learning Strategic Depth: Implications of Turkey's New Foreign Policy Doctrine: Insight Turkey”, SETA Foundation for Political, Economic and Social Research, Volume: 9, Issue: 3 (July - September 2007. 102. Koha, 27 maj 2009. 103. www.akşam.com.tr 104. www.answers.com 105. www.arnavut.com 106. www.asam.org.tr 107. www.cfr.org 108. www.cnnturk.com 109. www.csis.org 110. www.developing8.org 111. www.dtm.gov.tr 112. www.dunyabulteni.net 113. www.ecosecretariat.org 114. www.euractiv.com 115. www.g20.org 116. www.investinmacedonia.com 117. www.igeme.org.tr 118. www.kanalahaber.com 119. www.habervaktim.com 120. www.hurriyet.com.tr 121. www.mfa.gov.tr

126

122. 123. 124. 125. 126. 127. 128. 129. 130. 131. 132. 133. 134. 135.

www.musavirlikler.gov.tr www.obse.com www.oic-oci.org www.referansgazetesi.com www.time.com www.timeturk.com www.tumgazeteler.com www.turkishweekly.net www.unficyp.org www.unaoc.org. www.voanews.com www.yenisafak.com.tr www.zaman.com.tr www.2023.gen.tr

127

SHTOJCA 1 Tabela 6. Të dhëna rreth rezultateve zgjedhore të partive më të mëdha turke në katër ciklet e fundit zgjedhore.329
2002 Zgjedhjet elektorale (%) 2004 Zgjedhjet (%) lokale 2007 Zgjedhjet elektorale (%) 2009 Zgjedhjet (%) lokale

AKP CHP MHP

34.28

19.39 8.36

41.9 21.7 8.6

46.58 20.88 14.27

38.64 24.74 16.49

Tabela 7. Si do të jetojë qytetari turk në pesë vitet e ardhshme (2007)?330 Do të jetojë më mirë (%) Do të jetojë më keq (%) Nuk do të ketë ndryshime (%) 55.3 21 18.2

Tabela 8. Në çfarë drejtimi është duke shkuar Turqia?331
Prill 2008 Maj 2008 Qershor 2008 Gusht 2008 Shtator 2008 Tetor 2008 Nëntor 2008 Janar 2009

Po shkon nga e mbara. Ecën në 56.9 drejtim të keq. Pa 4.5 koment.

% 38.6

% 31.8

% 28.6

% 37.2

% 49.1

% 24.9

% 25.9

% 27.5

62.2 6.0

66.0 5.3

58.2 4.6

45.2 5.7

70.2 4.9

65.1 9.1

64.7 7.8

SHTOJCA 2. FOTO NGA VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E DAVUTOGLLUT

329
330

www.ysk.gov.tr/19.prill.2009; www.yerelsecim.com/27.prill.2009. Op.cit. Ky rezultat tregon besimin e popullit turk ndaj politikës ekonomike të qeverisë së AKP-së për periudhën e ardhshme. 331 www.metropoll.com.tr/19.prill.2009; Pesimizmi i shprehur gjatë periudhës së fundit parasegjithash është pasojë e krizës ekonomike globale e cila reflektohet në mënyrë negative edhe në Turqi.

128

Foto1. Davutogllu në cilësinë e ministrit të jashtëm turk në Këshillin e Sigurimit.

Foto 2. Takimi i Davutogllut me ministrin e jashtëm britanik Miliband.

129

Foto 3. Takimi i Davutogllut me zëvëndës/ndihmës presidentin irakian Adil Abdul Mehdi.

Foto 4. Takimi i Davutogllut me ministrin e jashtëm irakian Hoshjar Zebari.

Foto 5. Davutogllu duke mbajtur ligjeratë në Princeton University (SHBA).

130