You are on page 1of 7

Qasjet teorike per Kulturen Politike:

Sot ne shkencen politike ekzistojne tri qasje themelore per hulumtimin e politikes:
a) Qasja institucionale:Shpjegon se institucionet politike jane vendimtaret per kuptimin
e politikes,per funksionimin dhe mbajtjen e stabilitetit shoqeror,politik.
b) Zgjedhja racionale:Konsideron se njeriu para se gjithash eshte qenie racionale e
interesit,ndaj per kete njerezit politikat e tyre i ndertojme mbi ate baze.
c) Qasja politiko-kulturologjike:Thekson se secila politike e ka bazen objektive dhe
subjektive ndaj veprimi,sjellja politike e masave dhe elitave nuk eshte vetem racionale
dhe interesante porse eshte e mbeshtetur ne traditat,zakonet,ne emocionet e
besueshmerise,lojalitetit etj.
-Politologu amerikan G.Almond ishte themelues i qasjes moderne,shkencore,politiko-
kulturologjike te politikes.Ne punimet e tij,ai shpjegon zhvillimin historik te kesaj qasjeje
dhe ka mbrojtur e argumentuar arsyeshmerine e qasjes perkatese.
-Si rezultat i hulumtimeve te shumta konstatojme se qasja politiko-kulturologjike e
politikes eshte e pa tejkalueshme dhe madje eshte bere nje nder qasjet me komplekse
dhe me dinamike ne kuptimin teorik dhe empirik.Pa kete qasje,nuk eshte e mundur te
kuptohet zhvillimi politik,funksionimi dhe mbajtja e sistemit politik.
-Zhvillimi i qasjes politiko-kulturologjike fillon nga filozofia antike,atehere kur Aristoteli
kishte studiuar mbi rolin dhe rendesine e kultures politike duke shtruar pyetjen,nese
"njeriu i mire" mund te jete edhe "qytetar i mire" .. Qasja nderkaq moderne per
kulturen politike ze fill nga shekulli i XX-te,ne kuader te shkolles per hulumtimin e
marredhenies midis "kultures dhe personalitetit".Ku baza themelore teorike e kesaj
shkolle ishte se modelet e socializimit,edukimit,stukturat dhe autoriteti familjar jane
vendimtare per shpjegimin,interpretimin dhe te kuptuarit e zhvillimit te personalitetit te
individit dhe rolit te tyre ne shoqeri dhe histori.
-Nderkaq,mes viteve 1950-1970 filloi etapa e dyte per zhvillimin e qasjes politiko-
kulturologjike,ku kjo etape cilesohet si definim shkencor i teorise dhe metodologjise se
qasjes perkatese,pra,ndaj qasjes politiko-kulturologjike.
- Me 1963 G.Almond dhe S.Verba e botuan livrin e tyre per kulturen politike,"The Civil
Culture".Ne kete liber,per here te pare ne shkencen politike e promovuan konceptin
"Kulture Politike",duke na bere te kuptojme se,sipas tyre hulumtimi,studimi i kultures
politike paraqet aspektin me te rendesishem dhe dinamik te shkences politike.
- Ka disa mundesi qe t'i qasemi analizes se mardhenieve midis kultures politike dhe
demokracise.
-Demokracia si rend zhvillohet ne menyre institucionale,si demokraci reprezentative.
-Kritika kryesore e demokracise reprezentative konsiston ne ceshtjen,se si qytetaret ne
ate demokraci nuk jane mjaftueshem subjekt te politikes,ndaj si e tille demokracia e
humb domethenien e saj burimore.
-Duket se nje nder problemet thelbesore qe ka te bej me definimin e kultures
politike,pergjithesisht ka te bej me te kuptuarit e konceptit "kulture". -Per
Parsonin,kultura eshte faktor,objektiv dhe subjektiv,me rendesi dhe ndikim ne
orientimin,percaktimin e veprimeve te njerezve.
- D.Patrick te gjitha definicionet relative per kulturen politike i perfshin ne kater nivele
themelore:
a)Definicioni objektiv:Kultura politike eshte nje varg besimesh,idesh,norma dhe vlerash
te cilat i determinojne modelet e caktuara te mendimit,ndjenjave dhe veprimeve te
njerezve.
b)Definicioni psikologjik:Kultura politike definohet si nje varg i orientimeve specifike
politike,perkatesisht,te qendrimeve ndaj sistemit politik si dhe qendrimet ndaj rolit te
individit ne politike.
c)Definicioni heuristik-njohes:Kultura politike eshte nje varg qendrimesh,besimesh dhe
ndjenjash te cilat u japin domethenie proceseve politike dhe njeherazi sigurojne kushtet
dhe rregulltat themelore te cilat drejtojne,udheheqin me sjelljet ne sistemin politik.
d)Definicioni gjitheperfshires:Ketu permenden definicionet e Tuckerit dhe Fagenit,ku
keta theksin e vejne ne modelet e sjelljeve manifestuese te cilat perseriten.
-G.Patrick me te drejte veren se,ne te gjitha definicionet per kulturen politike mund t'i
gjejme tri karakteristika: besimi,vlerat dhe qendrimet.Prandaj,kultura politike mund te
percaktohet si nje varg i besimeve,vlerave dhe qendrimeve themeltare te cilat e
karakterizojne natyren e sistemit politik dhe i rregullojne interakcionet politike midis
antareve te tij.

Koncepti i Kutures Politike:
-The Civil Culture,e Almondit dhe Verbes edhe me tej eshte baze gradioze per kulturen
politike demokratike.Ne kete liber mund ta gjejme thuajse ne teresi teorine per kulturen
politike.
-Per Almondin,Verben dhe Pyean,kultura politike paraqet orientimet specifike politike -
qendrimet ndaj sistemit politik dhe pjeset e tij si dhe qendrimet per rolin e secilit
individe ne sistem.
-Almondi shkruan se mund te flitet per "sistemin politik" si objekt te pergjithshem te
kultures politike,pastaj per "procesin politik" si nje objekt tjeter i teresishem si dhe per
"pushtetin politik" si pjese e trete perberese,madje objekt i pavarur i kultures politike.
-Kultura e "sistemit","procesit" dhe "pushtetit-sundimit" perfshijne teresine e kultures
politike qytetare.
-S.Verba jap definicionin se "Kultura politike e shoqerise perbehet nga sistemi i
besimeve empirike,simboleve ekspresive dhe vlerave te cilat e definojne situaten ne te
cilen ndodh veprimi politik".
-Theksi pra eshte tek kultura politike si pjese e besimit empirik te njerezve per politiken.
-Por,kultura politike e nje populli perbehet edhe nga simbolet ekspresive te politikes,sic
jane flamuri nacional,himni nacional,stema kombetare etj.
-Sipas tij pra,kultura politike dhe komunikimi nuk flet per ate qe ndodh ne boten e
politikes,por per ate se cfare besojne,cfare pershtypje kane njerezit lidhur me ato
ngjarje dhe zhvillime.Dmth kultura politike eshte sistem i orientimeve subjektive ndaj
politikes dhe ndikon ne ate se si individi do te reagoj ndaj zhvillimeve politike.
-Ndaj,kultura politike permes dores se saj te "pa dukshme" ose e stabilizon,ose
gradualisht e dobeson sistemin politik,pushtetin.
-Nese bejme pyetjen mbi dallimin mes kultures politike dhe ideologjise
politike,permendim konstatimin e politologut amerikan Wilson,i cili thote se kultura
politike "nuk eshte e njejte sikur eshte edhe ideologjia politike".
-Sipas tij,ideologjia politike eshte nje varg pikepamjesh lidhur me ate se cilat politika
duhet t'i ndjek qeveria.
-Wilson eshte i mendimit se,ideologjite i definojne qellimet e politikes,kurse kultura
politike i definon menyrat e zbatimit te atyre qellimeve.

Tipologjia e Kultures Politike:

-Almondi dhe Verba ne shqyrtimet e tyre per tipologjine,per llojet e kultures politike,ne
radhe te pare vene theksin tek "kultura qytetare politike",ku ky lloj i kultures i pergjigjet
asaj qe edhe vete ata e cilesojne si kulture politike demokratike.
-Parimisht duhet theksuar se ky model i kultures politike i pergjigjet rregullimit
demokratik politik.
-Almondi dhe Verba thekesojne se studimi i tyre per kulturen qytetare eshte i orientuar
ne studimin e orientimeve ndaj struktures politike dhe procesit politik,dhe jo ndaj
permbajtjes se kerkesave politike.
-Ne sistemet stabile politike,kultura politike kthehet kah ceshtjet e te drejtave te
njeriut,te drejtat e gruas dhe te drejtave sociale. Ne sistemet jo stabile,sic jane shtetet
ne tranzicion,kultura politike me teper ka te bej me strukturen dhe me proceset
politike,sesa me permbajtjen e politikes.
-Nga qytetari demokratik kerkohet te jete aktiv ne politik,politikisht te jete racional-te
orientohet ne baze te arsyes dhe jo emocioneve.Prej tij kerkohet te jete i informuar
mire dhe te bie vendime politike.
-Kultura qytetare politike eshte kulture e perzier politike,por edhe kulture e
kontradiktave te balancuara.Por,ka mendime se kultura politike qytetare nuk eshte edhe
aq kulture politike participuese,pjesemarrese.Qytetari,jo gjithmone eshte vazhdueshem
participues.Ai nuk eshte i parapaguar ne pjesemarrje.Ne fakt,me teper eshte aktivist
potencial se sa participues.Ne kete menyre ai mundeson efikasitetin e sundimit ne
pushtet,por edhe kontrollin e pushtetit.Pikerisht kete kualitet te kultures qytetare
politike,Almond dhe Verbaa e cilesojne si " rezerva e ndikimit".
-Tipologji te rendesishme te kultures politike ka shtjelluar D.Elzar i cili konsideron se ne
SHBA ekzistojne tri lloje te kultures politike.
-Fjala eshte per llojin tradicional,individual dhe moralizues te kultures politike.Ai madje
mendonte se,mbi bazen e ketyre llojeve mund te radhiten edhe shtetet federale
amerikane.
-Tipologjia e kultures politike ne SHBA ka pasur vlere te rendesishme per identifikimin
partiak,ideologjine politike si dhe votimet ne zgjedhjet presidenciale.
-Kulturen politike,Elazari e ka definuar si besim per qellimet e pushtetit,per te miren e
pergjithshme dhe kufijte e aktivitetit politik.Ne kulturen tradicionale politike detyre
primare e pushtetit eshte mbajtja e rendit.Shoqeria kuptohet si paternaliste dhe
hierarkike. -Ndersa,participimi masiv ne marrjen e vendimeve politike neutralizohet.Per
qellim me te larte politik merret mbajtja e status quos. -Por,a eshte e mundur nje
tipologji e tille? Ndoshta per zgjidhje mund te na sherben analiza e modelit te lirise
politike.Prandaj,per kete sherbehemi me punimet,studimet e disa autoreve,vecmas te
G.G. Brenkerta,lidhur me modelet e lirise politike.
1.Kultura Liberale Politike;mbeshtetet ne konceptin liberal te lirise si veprim i individit pa
kufizime te jashtme dhe pa presione nga ana e tjereve.G.Brenkert konstaton,se liria pa
kufizime eshte mit!Pra nese liria eshte mungese e kufizimit,atehere jeta e njeriut nuk
eshte e lire.
2.Kultura Politike Konservative;buron nga te kuptuarit konservativ te lirise politike.Ky
koncept i lirise nuk eshte abstrakt,ashtu sic eshte fjala ne teorine
liberale.Liria,pershkruhet si dicka konkrete,si shprehje e aranzhmaneve praktike ne
shoqeri.Ketu liria perbehet nga te drejtat dhe benefitet,privilegjet te cilat burojne nga
traditat dhe zakonet e shoqerise.
3.Kultura Politike Radikale;rrjedhe nga koncepcioni radikal i lirise.Ketu,konsiderojme se
kultura politike radikale mbeshtetet,bazohet ne parimin e revolucionit permanent dhe
ne kritiken e gjithcka ekzistuese ne menyre qe ne nje te ardhme te larget te vinte deri
tek "paraja komuniste".
4.Megjithate dallimi ne mes te kultures politike liberale dhe asaj radikale eshte
thelbesor.Derisa liberalet lirine e shohin si veprim pa kufizim,ata radikalet e shohin lirine
edhe si mundesi te zgjedhjes se lire ne mesin e alternativave te dhena.Liria radikale nuk
eshte liri e zgjedhjes por e vet percaktimit te paster racional.
5.Brenkert mendon se liria gjithmone zhvillohet ne kontekstin e caktuar
social.Konsideron se nuk ka liri pa kufizime.Kurse ne kuader te koncepcionit te lirise
radikale ekziston vetem koncepti i vete percaktimit racional. Liria sipas Brenkertit eshte
" nje forme e vete autorizimit".
6.Koncepti i tille i kultures politike nenkupton kulturen e zhvilluar politike si aftesi te
individit per vete percaktim personal realist. Kultura politike demokratike nuk lind
spontanisht,por si rezultat i organizimit shoqeror te edukimit dhe arsimimit te te rinjeve.
Lidhur me kete ne nje reviste shkencore thuhet se:"Qellimi tradicional i demokracise
konstitucionale amerikane eshte siguria e te drejtave individuale.Nese qytetaret nuk i
dine,nuk i mbrojne,nuk i cmojne,nuk i realizojne vete te drejtat e tyre,atehere as ligjet
me te mira konstitucionale nuk mund t'i mbrojne.Por nese ata i kuptojne rrenjet dhe
evoluimin e te drejtave individuale,ata atehere kane mundesi qe te pergjigjen me
intelegjence dhe pergjegjesi problemeve dhe ngjarjeve aktuale te cilat kane te bejne
me ato te drejta. Eshte detyre e secilit qytetare,qe t'i njoh dhe t'i mbroj te drejtat edhe
per tjeret,duke luftuar tiranine,si kercenim ndaj te drejtave individuale ne demokraci.

Kultura politike dhe politika e identiteteve nacionale:
-Per te arritur kulturen politike qytetare,shoqeria duhet te organizoje edukim
qytetar,perkatesisht edukim demokratik,politik te qytetareve te vet.
-Sipas nje studimi amerikan ne lidhje me temen e edukimit dhe arsimimit per
demokraci(CIVITAS) theksohet se,arsyeja e pare per edukimin qytetar eshte kerkesa
per participimin sa me te gjere qytetare te njerezve ne pajtim me te mirat publike dhe
mbrojtjen e te drejtave individuale.
-Me kete rast duam te veme ne pah rolin e patriotizmit,si element i pa-zevendesueshem
ne konstituimin e te drejtave te njeriut.Patriotizmi nuk mund te deshmohet si detyrim i
thjeshte. Ne CIVITAS shkruan:"Patriotizmi eshte dashuria ndaj atdheut te vet,ndaj
vlerave themelore dhe principeve nga te cilat varet siguria dhe mireqenia e tij".

Nacionalizmi,pakicat kombetare dhe demokracia:
-L.Greenfeld,ne nje punim te shkelqyeshem per nacionalizmin dhe demokracine thekson
se principi i pergjithshem i demokracise dhe procedurat formale demokratike mund te
koekzistojne me regjime te ndryshme politike.
-L.Greenfeld shkruan se "nacionalizmi nuk ka mund te lind pa ide te caktuara,kurse e
vetmja ide e cila ka lindur ne thelbin e saj eshte ideja e 'kombit' ".
-Ai flet per dy lloje te nacionalizmit: a)Nacionalizmi individualo-liberal b)Nacionalizmi
autoritar,kolektivist.
-Nacionalizmi ne kuptimin origjinal u zhvillua si demokraci liberale.

Kultura Politike dhe Komunikimi
-Shtetet moderne dhe kombet pra shtetet nacionale shihen si pengese ne objektivin e
ndertimit te kultures kozmopolite.Keith Fulks konsideron se qytetaria sipas natyres
eshte universale dhe egalitare,derisa shteti nacional eshte dicka partikulare ne raport
me statusin e tille te qytetarise.Ai shkruan se "shteti si i tille dhe kombi jane pengese
per qytetarine".
-Post modernistet mendojne se vetem koncepti i qytetarise mund tu siguroje njerezve
barazine univerzale dhe lirine,ndersa koncepti i nacionalitetit ndikon me menyre
homogjenizuese. Nacionalizmi ishte ne funksion te themelimit te kombit si etnitet i
vecante kulturor dhe politik.
-Postmodernistet dhe kozmopolistet theksojne se,shteti nacional eshte bere barriere per
potencialin emancipues te qytetarise dhe per mundesine e realizimit te barazise globale
per te gjithe.
-Disa teoriciene te kombit dhe te nacionalizmit jane te mendimit se kerkesa
kozmopolitiste per demokraci globale dhe per bashkesi politike si bashkesi te qytetareve
eshte e pa realizueshme,sepse per realizimin e cfaredo forme te sundimit duhet te
ekzistoj bashkesia politike dhe ndjenja e lojalitetit.
-E.Gellner mendon se koha e nacionalizmit nuk do te tejkalohet.Nese nacionalizmat
modern jane ata te cilet kane krijuar kombet,dhe jo e kunderta,atehere ata do te
ekzistojne gjithmone,derisa te ekzistojne kombet.
-Ne rastin e studimit tone,ne na interesojne teorite politike,sepse pikerisht ato e
nderlidhin nacionalizmin me konceptin e fuqise politike.
-J.Breuilly,nacionalizmin e definon si levizje opozicionare politike,i arsyetuar me ideologji
nacionaliste,ne kerkim te vendosjes se fuqise shteterore.
-Nacionalizmi definohet si forma sociale e animit natyror te njerezve per fuqi,sundim.
-Hearn nacionalizmin e definon si vendosje e kerkesave te kombinuara ne emer te
popullacionit,ne identitet,juridiksion dhe ne territor.
-Proceset e krijimit te BE-se dhe integrimet europiane nuk e kane eliminuar
nacionalizmin.Prandaj eshte e rendesishme te njihen format e nacionalizmit ne BE.
Pikerisht per kete flasin Zsuzsa Csergo dhe James Goltheir. -Nacionalizmi sipas tyre nuk
eshte zhdukur por vetem ka ndryshuar dhe iu eshte pershtatur integrimeve europiane. -
Teza kryesore e tyre eshte se proceset e integrimeve politike ne Europe,perkunder
shanseve te disa teorive moderne dhe post moderne nuk ndikojne ne ate qe
nacionalizmi te humb ne vlere rendesine e tij.
-Giddnesi,sikur edhe Gellneri insistojne ne faktin se nacionalizmi dhe kombi jane te
rendesishem vetem nese jane te lidhur me shtetin.Kombi nuk ka status te pavarur jasht
shtetit.
-A.Smith kritikon teorine politike te nacionalizmit si levizje per pushtetin shteteror.Ai
mendon se definimi i nacionalizmit nuk eshte e mundur pa kulture dhe pa identitet
kulturor.
-Kultura politika eshte esenciale per zhvillimin njerezor dhe per vendosjen e identiteteve
te tyre.Apo thene me fjalet e Geertzit "kultura nuk eshte vetem zbukurim i ekzistences
njerezore,por eshte 'kusht i domosdoshem' i saj ".
-Multikulturalizmi kerkon respektimin e dallimeve,ndryshimeve,por ai pranim duhet te
realizohet permes dialogut dhe me synim per te miren e pergjithshme.Shoqeria
multikulturore duhet te kete ndjenjen e fuqishme te perkatesise, bashkesise se caktuar
politike por jo ne nje menyre dominonte kulturore.

Shkenca Politike dhe Arsimimi Politik:
-Shkenca bashkekohore politike e ka ngjallur idene antike per marredhenien e edukimit
dhe te rendit,sistemit.
-Aristoteli ishte i bindur se,ne te gjitha masat per "ruajtjen e sistemit shteteror me e
rendesishmja eshte ajo te cilen sot te gjithe e injorojne,dhe ai eshte edukimi ne frymen
e rendit".
-Pra,pranohet teza e Aristotelit se,madje as ligjet me te dobishme,te cilat,qytetaret i
kane pranuar nuk do te jene te dobishme "nese qytetaret nuk do te jene te edukuar ne
frymen e shpirtit te rendit,rregullimit shteteror"..sepse nese individet e caktuar jane te
pa disiplinuar,atehere as ne shtet nuk ka rend.
-Arsimimi dhe edukimi politik i te rinjeve ne shkolla eshte i domosdoshem edhe per
kultivimin e kultures politike demokratike.
-Studiuesit konsiderojne se u kane borxh brezave te ardhshem t'i arsimojne politikisht
me qellim qe mund t'i zgjedhin problemet e shumta jetesore.
-Kemi tri tema kryesore per koncepcionin e arsimimit politik.
-E para ka te bej me marredheniet e politikes dhe demokracise,e dyta lidhur me
marredheniet e qytetarise me identitetin dhe e treta lidhur me marredheniet e
kohezionit shoqeror dhe ndryshueshmerive.
-Keto tri dimensione,paraqesin themelet kryesore te edukimit politik.Ne marredheniet e
ketyre dimensioneve ngerthen ceshtja e globalizimit,multikulturalizimi dhe demokracia.
-Politologu i njohur B.Cerick mendon se koncepti i qytetarise eshte me i pranueshem se
sa emertimi politik.
-Te kuptuarit e marredhenieve ne mes te politikes dhe demokracise eshte vendimtar
per konceptimin e edukimit dhe arsimimit politik.
-Sipas koncepteve liberale,demokracine e perkufizon si te drejtat dhe lirite e
individeve.Pra,kuptohet si garantues i atyre lirive dhe te drejtave.
-Kurse,tetoria e demokracise reprezentative si edhe e demokracise qytetare jane ideal
republikan per demokraci ne te cilen qytetaret bashkepunojne me qellim qe te ndikojne
ne qeveri dhe ata ta bejne me te pergjegjshme me kerkesat e tyra,duke mos mjaftuar
te jene vetem bartes pasiv te se drejtes se tyre.
-Vertetohet teza nga hulumtimet e Almond dhe Verbes per kulturen politike qyteteruese
se pikerisht kjo kulture eshte e vlefshme per mbajtjen e stabilitetit te demokracise.
-Kultura politike eshte e domosdoshme,thelbesore per konsolidimin e
demokracise.Kultura politike nuk fitohet,nuk merret,nuk kultivohet rastesisht.
-Sipas teorise liberale,qytetaria eshte permbledhje e te drejtave dhe detyrimeve te
individeve te lire,pra status legal dhe politik.
-Cfare eshte ajo qe individin e ben qytetar,me status te qytetarit? Sipas,Wealit,statusi i
qytetarit rrjedh nga bashkesia politike dhe raportet e individit me ate
bashkesi.Prandaj,me kete na duket me vlere teza e H.Arendit sipas te cilit,askush nuk
mund te jete qytetar i botes,nese me pare nuk eshte qytetar i vendit te vet.