UNIVERZITETI Ilirija(Dega ne Pejë

)

Modeli i punimit seminarik

(Inovacjonet

e temës informative)

Lënda Kursi: Teknologji informacjoni Programi: Bachelor Mësimdhënësi: Prof. Dr. Edmond Beqiri Mbikeqyrës i punimit Ass.Sokol Domniku, Magjistral

Kandidatët:
1.Adelina kajtazi 2.Vjosa Ahmeti 3.Valbon Berisha

HYRJE
Hyrja në punën seminarike nga lënda e Bazat e teknologjis së inforacionit Me respekt dhe kënaqësi të veqant po fillojmë të prezantojmë punimin seminarik nga puna e bërë nga hulumtimet e teknologjis se fundit informative. -RESURSET INFORMATIVE. -HARDWER. -SOFTWER. -TË TJERA. Qëllimi i punës Përmbledhja për qëllimin e seminarit Qëllimi ynë kryesor ka qenë që të servojm sa më shumë njohuri për inovacjonet e teknologjis informative. Gjat punës është bërë një kombinim i mirë i teknologjis informative, ku këtu mund të cekim edhe aplikimin e përvojave tona të fituara nga interneti dhe literature të ndryshme. Me respektin tonë do të shtjellojmë punën dhe funksionin që e kryejm Resurset informative apo inovacionet.

METODOLOGJIA
Këtu mund të cekim koncepte nga ligjeratat, ku ka qenë pjesmarja e studentëve, ku këtu me punën tonë ekipore gjat leximit të literaturave, vizites së sajteve të internetit dhe leximit te artikujve të ndryshmë që flasin për këtë temë, jemi munduar të përbëledhim diqka. Sa i përket temës ka shum qka të flitet po ne jemi munduar paksa ti minimizojm gjërat që ta bëjmë nji përbëledhje të kapshme dhe të shkurtër.

2

HARDWERI
-Hardweri nga vetë fjala janë ato pjesë mekanike dhe elektronike që ti `i shef dhe që e përbejn kompjuterin dhe ato pjes nuk i shef si fusha mekanike, fusha elektrike. -Kompjuterët modern janë pajisje e nderikuar. Kompjureti përbehet prej shumë komponeneve të cilat janë të lidhura në mes veti.

-Çdo informat e cila duhet të përpunohet në kompjuter duhet të futet nga bota që na rrëthon në kompjuter. Përpos kësaj ajo duhet të shëndrohet në form të përshtatëshme për përpunim nga komponentet e kompjuterit. Këto funksione e kryejn paisjen kompjuterike të cilat quhen njësi dalëse.

Përmes këtyre paisjeve të dhënat futen në kompjuter në forma të cilën kompjuteri i kupton, pra në formë të (0 dhe 1).. Të dhënat e futura në kompjuter zakonisht janë object i përpunimit, ky përpumin mund të jetë i thjeshtë ose i ndërlikuar.

3

MIU
Miu është njëra ndër njësit më të përdorura të kompjuterit. Sa herë që dëshirojm të pozicionohemi në ndonjë object të treguar në monitor, të zgjedhim ose zhvendosim ndonje object, miu hyn në pun. Funksioni i miut është të transmetoj levizjen e dorës së përdoruesit në sinjale të cilat kompjuteri i kupton. Miu përbëhet prej disa komponentëve.Ato jan: Topi,2 disqe të pozitës, diodat me drit inflakuqe, sensorët e dritës inflakuqe, dy ose tre mikronderprerës dhe qarku elekrtonik i cili mund të jetë edhe një mikroprocesor. Shpejtesia më të cilën arrijn impulset e drites,përcaktojn shpejtësin e lëvizjes së miut e më këtë edhe distancen që kalon.

Pos miut me top kemi edhe miun optik. Miu opik ka një diod e cila ementon driten e cila e reflektuar nga siperfaqja e në një CMOS sensor.Sensori përcjell secilën imazh në procesorin për përpunim të sinjaleve. MIkro procesori i detekton ndryshimet në imazhet e një pas njëshme që i arrijn dhe në këtë mënyr e leviz kursorin në baz të kësaj informate.

4

TASTIERA
Njësia e kompjuterit më të cilën më së pari kemi kontakt është tastiera. Përmes saj përdoruesi i fut informatat që ka në kompjuter.

Tastiera në fakt është varg ndërprerësish gjendjen e të cilëve e kontrollon një mikroprocesor. Ndryshimi në gjendjën e këtyre ndërprerësve shkakton që mikroprocesori i tastierës të ndërmarr aksione përkatëse.. Tastiera për kompjuter përsonal ka disa grupe tastësh. Tastet për futjen e shkronjave dhe numrave: zënë pjesën qëndrore të tastieres. Ekzistojn edhe rënditje të tjera te tasteve si QWERTZ që në thelb ndryshon pak nga rënditja Dvorak e cila ndryshon dukshëm. Tastet numërike: Përdorimi i këtyre është në aplikacione ku duhet bërë futja e shpejt e sasive të mëdha të të dhënave numërike. Tastet komanduese: Përdoren më së shpeshti për lëvizjen në kuadër të dokumentit, një vend majtas ose djathtas dhe një rreth posht ose lart,(4 taste me simbole të shigjetave), një faqe përpara ose prapa (Page Up dhe Page Down), për pozicionin në filllim ose në fund të rreshtit (Home dhe End), për fshirje të karakterit (Delete) dhe ndryshim të menyrës si futen karakteret në tekstin ekzistues (insert). Tastet e funksioneve:Ndodhen mbi tastet e shkronjave, janë zakonisht 12. Funksioni i tyre mund të ndryshojë prej aplikacjoni në tjetrin. Përdoren për inicimin e shpejt të operacioneve më të shpeshta të aplikacjoneve dhe anashkalimin e menyrës ose operacioneve me mi.

5

PROCESORI

Njërsia e cila bën përpunimin e të dhënave quhet njësi qëndrore Processorike ose Procesor(Central processing unit)CPU. CPU-ja apo procesori është pjesa e kompjuterit që urdhëron të gjitha pjesët tjera, Veprimet e tij janë të caktuara nga një program në kodin e makinës.

Detyrë kryesore e tij janë operacjonet aritmetike leximi dhe shkrimi i të dhënave në regjistrin e punës ( kujtesa RAM) si zbatimi i urdhërave në programe. Format moderne te CPU-s jan Mikroprocesorët në të cilat të gjtha intergarlet dhe pajisjet tjera CPU-s janë të futura në nji mikro integral.

6

PLLAKA AMË
Njësit hyrëse dhe dalëse si dhe memorja e procesori dhet disi te komunikojn në mes veti. Pika ku lidhën të gjitha këto njësi është pllaka amë. Pllaka amë është pllaka më e madhe në kompjuter, pllaka amë është pllaka shumë shtreshsore. Linjat e bartin të dhënat dhe sinjalet nëpër pllakën amë. Këto linja quhen busa.

Nëpër shtresa të ndryshme bartën lloje të ndryshme të dhënave dhe tensionet të furnizimit, shtresa e izoluar në mes veti i përngjajn nji senviqi. Qarqet e integruara( chip set) i ndihmon Mikroprocessorit të mbaj kontrolen në punën e kompjuterit. Clipset-i i montuar në pllakën përcakton nji kohësisht tipin e procesorit, memorjes dhe paisjeve periferike që mund të lidhen në kompjuter. Një pllak amë i ka vendët të cilat montohen Processori modulet memorike dhe adapterët e ndryshme. Këto pika kontakakti paraqesin vendet ku fillojn dhe përfundojn disa nga busat e pllakës amë. Po ashtu në pllakën amë janë vendet ku lidhen kambllot e disqeve, disketave, porteve serike dhe paralelet, pastaj portet e tastieres, miut, kartelës grafike, kartelës se rjetit etj.

7

RAM Memorja
Memoria e kompjuterit mund të përbëhet prej modulëve të ndryshme memorike me cilësi të ndryshme të punës dhe organizim të ndryshëm. Shprehja tjetër që shpesh përdoret për memorien operative të kompjuterit është RAM. RAM është shkurtes për Random Access Memory që do të thot memorie me qasje të rëndësishme. E rëndësishme në këtë rast do të thot se procesori mund të lexoj ose shkruaj të dhënat dhe instruksionet në cilindo lokacion memorik .Ndryshe nga RAM-i ka organizime të memories ku të dhënat regjistrohen ose lexohen vetem sipas një rënditjeje të caktuar.

Teknologjitë të cilat përdoren sod për prodhimin e RAM memories njihen me emra si DRAM,SDRAM,DDRAM<etj. Të gjitha këto teknologji paraqesin variacjone të RAM-it dinamike ose DRAM-et.Bartës i informatës të ky llojë i memories është kondenzatori i cili në bashkpunim me tranzicion të përmasave mikroskopike ruan nje bit të informatës. Kur kondensatori është i mbushur ai ruan vleren1, kur është i zbrazur, vlerën 0. Ky kondenzator nuk e ruan ngarkesën e vet pa kufi, por vëtëm disa pjesë të sekondës. Për të evituar zbritjen e kondensatorëve që ruajn vleren 1 duhet të bëhët freskimi i ngarkesës së tyre. Ky operacion quhet Freskim. Freskimi e ngadalson punën e memories, por është i nevojshëm për ruajtjen e informative që ruhen në kondensator. Memoriet të cilat nuk kan nevoj të freskohën janë memorie statike RAM ose SRAM. Bartës i informatës këtu janë vetëm tranzistorët. Këto memorie janë të shpejta dhe më të shtrenjëta. Shprehja statike në emërtimin e tyre ka kuptimin se gjendja e tyre 1ose 0 nuk ndërron vetë vetiu për shkak të zbritjes së kondensatorit, por vetëm për shkak të impulsit të jashtëm.

8

Prezantimi i te dhenave nga hulumtimi
Shkencëtari francez Paskal (Pascal) më 1642 ka ndërtuar një vegël për mbledhjen dhe zbritjen e numrave deri më dymbëdhjet shifra, ndërsa shkencëtari gjerman Laibnic (Leibnitz) më 1674 ka ndërtuar aparatin llogaritës me ndihmen e të cilit kanë mundur të kryhen katër operacionet themelore me numra me nga 12 shifra, i cili ruhet në muzeumin teknik në Mynhen dhe njihet si aparati i parë për llogaritje. Laibnici, i pari ka themeluar sistemin binar i cili, siç pamë më sipër, paraqet bazën e aparateve elektronike bashkëkohore për llogaritje. Francezi Falcon i pari i ka përdorur, me qëllim kujtese dërrasat e shpuara në aparatin e tij hidraulik. Për qëllime të ngjajshme, i afërmi i tij Zhakuard (Jacquard), i ka përdorur kartelat e shpuara. Parimi i kujtesës me shirita të shpuar përdoret edhe tani në aparate të ndryshëm llogaritës.Matematikani anglez Çarls Bebixh (Chales Babbage) në vitin 1834, e ka ndërtuar llogaritësin analitik, i cili në parim i ka të gjitha pjesët (njësitë) që i kanë llogaritësit bashëkohor siç janë: njësia matamatike, kujtesa, njësia operative dhe njësia dalje/hyrje. Ky llogaritës ka qenë shumë i shtrenjtë dhe nuk është realizuar. Megjithate, Babbage, njihet si shpikës i llogaritësve. Matematikani anglez Bul (Boole) i ka vënë bazat e matematikës logjike, pa të cilën nuk mund të paramendohet shkenca e trajtimit automatik të informacionit-informatika. Në vitin 1873 në SHBA është konstantuar aparati i parë i shkrimit për qëllime komerciale i quajtur "Remington No1". Po kjo firmë, në atë vit, ka afruar edhe llogaritësin e parë për qëllime komerciale. Aso kohe, profesori i univerzitetit të Lajpcigut, Ferdinand Braun, shpiku dukuritë e gjysmëpërçueshmërisë në kristale. Dihet se disa kristale rrymën elekrike në njërin kah e përçojnë, ndërsa në kahun tjetër nuk e përçojnë. Ky autor, zbulimin e vet, nuk arriti që ta aplikoj dhe fare nuk ishte i vetëdijshëm se me të, megjithëatë, ia kishte hapur dyert epokës së kompjutërve elekronikë. Në vitin 1890, amerikani Herman Hollerith, kishte realizuar një makinë elekromekanike me ndimën e së cilës kishte përpunuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë së SHBA vetëm brenda një muaji, gjë për të cilën, aso kohe nevojiteshin plot 7 vjet. Po ky autor në vitin 1896 themelon shoqaten me emrin "Tabuling Machine Company", të cilën në vitin 1924 e riemërton në "International Business Machines" ose shkurt IBM, e cila sot paraqet emrin më të njohur në botë sa i takon prodhimit të kompjutërve dhe komponentëve të tyre. Në vitin 1906 shkencëtararët De Forest dhe R.von Lieben arrijnë të konstuktojnë triodën elektronike. Në vitin 1930 bëhet spjegim i suksesshëm i gjysmëpërçueshmërisë në kristale. Në vitin 1938 matematikani amerikan Claude Elwood Shannon ka vënë themelet e informatikës. Ky, së bashku me Shestakovin kanë vërtetuar se të gjitha operacionet matematikore mund të kryhen me dy funksione themelore: PO ose JO. Kështu, Shannon vërteton se çdo informatë matematikisht dhe logjikisht mund të analizohet dhe përpunohet. Në këtë mënyrë lind e ashtuquajtura "teoria e informatav" e cila ka zbatim në çdo

9

lëmë shkencor. Zbatimi i kompjutërve dhe i informatikës sot bëhet në fizikë, matematikë, teknikë, medicinë, biologji, fonetikë, psikologji, tregëti, arsim, muzikë, art, etj. Në peridhen 1940-45, si pasojë e Luftës së Dytë botërore, ndodhi një seri zbulimesh, ndër të cilat janë: ndërtimi i monokristaleve, pastaj i gjysëmpërçuesëve dhe më në fund, edhe zbulimi i tranzistorit. Aplikimi i tranzistorëve ka mundësuar zëvendësimin e llambave elektronike dhe kështu ka hapur mundësinë e miniaturizmit të komponentëve elekronike që janë përdorur në aparatet e atëhershëm elektronike. Në vitin 1943 dy profesorë amerikanë, Wiliams dhe Kilburn, sipas projektit të kolegut të tyre, po ashtu nga univerziteti i Harvardit, ndërtuan kompjutërin e parë elektronik në botë. Ky projekt u krye në firmën IBM dhe kompjutëri mbante emrin MARK I. Dimensionet i kishte: gjatësia 17 m, lartësia 2,5 m dhe përmbante më se 1 milion pjesë. Programuesi i këtij komjutëri ishte matematikani gjenial anglez Alan Turing, i cili ka vënë themelet e llogaritjes bashkëkohore. Gjenerata e parë e kompjutërve (1946-1953) Në komjutërt e gjeneratës së parë karakteristikë themelore e tyre është përdorimi i relejeve dhe gypave elektronikë që kanë shkaktuar ngrohje të mëdha të sistemit dhe kanë harxhuar energji të madhe. Në vitin 1946 në universitetin e Pensilvanisë, në Filadelfia, është ndërtuar kompjutëri i parë i vërtet elektronik i quajtur ENIAC. Masa e tij ka qenë afro 30 ton, ka zënë një siprfaqe prej 150 metra katrore dhe ka pasur më se 19000 gypa elektronik. Ka qenë në nivel më të ulët teknologjik se sa MARK I, por gati njëmijë herë më i shpejtë se ai. Po ashtu reletë e shumta në sistem në kanë qenë burim i telasheve të shpashta teknike. Në vitin 1948 në firmën e njohur Bell Telephone Corporation prodhohet tranzistori. Në vitin 1950 konstruktorët e kompjutërit ENIAC ndërtojnë kompjutërin e quajtur MARK III, ku për herë të parë si bartës i të dhënave të brendëshme përdoren doboshi magnetik dhe shiriti magnetik. Disku magnetik është përdorur për herë të parë në kompjutërin IBM 305 RAMAC. Në vitin 1950 fizikani anglez, Brian Josephson, i vë bazat e teknologjisë për ndërtimin e qarqeve të integruara në pllakëzën e siliciumit. Aso kohe, fillojnë edhe vende të tjera, krahas SHBA-ve, të ndërtojnë kompjutërë. Gjenerata e dytë e kompjutërve (1953-1964) Karakteristikë themelore e kompjutërve të kësaj gjenerate është aplikimi i elementeve gjysëmpërçuese – tranzistorëve në ta. Çmimi i tyre tani është shumë më i ulët, dimensionet shumë herë më të vogla dhe koha e punës shumë më e gjatë (flitet se kur kompjutëri MARC I punonte pa ndërprer 4 orë të gjithë ishin shumë të lumtur!). Në këtë periudhë zhvillohen gjuhët programore algol dhe cobol, sistemet operative të diskut etj. Në këtë periudhë prodhues të njohur të kompjutërve dhe komponenteve tjera të kompjutërizmit janë firmat: IBM, Sperry Univac, Burrougs, Control Data dhe Honeywell. Supozohet se në vitin 1960 në botë kanë qenë të instaluar afro 16000 komopjutër. Në këtë periudh, në treg paraqiten edhe shkruesi i parë elektronik, i cili i jep kuptim edhe më të thellë kompjutërizmit në tërësi. Gjenerata e tretë e kompjutërve (1964-1970) Karakteristikë e kësaj periudhe janë përdorimi i qarqeve të integruara-çipave. Në vitin 1964 firma IBM e ka ndërtuar sistemin 360 me teknologjinë e mikrokristaleve dhe në këtë mënyrë kan filluar kompjutër me dimensione shumë më të vogla se të kompjutërve të prodhuar deri atëherë. Me këtë teknologji janë

10

ndërtuar edhe kompjutërt e parë për hulumtime kozmike. Më 1965 firma DEC nxjerr në treg kompjutërin e parë komercial me procesor të quajtur PDP. Ky kompjutër është përhapur me të shpejtë në shumë vende të botës. Në vitin 1966 firma IBM nxjerr në treg modelin 1800 si prodhim serik. Po atë vit, firma Spery Univac, prodhon modelin 1900, i cili për herë të parë zbaton lexuesin optik për vënien e të dhënave në kujtesën e kompjutërit. Po në atë vit, arrihet që një pllakë të siciliumit të ndërtohen qarqet me nga 60 tranzistorë. Në vitin 1960, një inxhinjer, themelon firmën INTEL, e cila merret me prodhimin e qarqave të integruara. Në këtë firmë janë prodhuar procesorët katërbitësh dhe tetëbitësh. Praktikisht me këtë madhe në dimenzione të vogëla. Generata e katërt e kompjutërve (1971-1993) Karakteristikë e kësaj gjenerate të kompjutërve është se komponentët e tyre janë ndërtuar me një teknologji të re, të ashtuquajtur integrim i densitetit të lartë (LSI). Kjo teknologji mundëson një densitet fantastik të elementeve, ashtu që hapësira e vendosjës së elementeve të kompjutërit bashkëkohorë është shumë e vogërl. Sot përdoret një teknologji edhe më e përsosur, e quajtur VSLI, ku të gjithë mikroelementet janë të vendosur në një pllakzë të vetme prej siliciumit që quhen çip apo procesor. Në vitin 1981 firma IBM paraqet në treg kompjutërin IBM-PC të quajtur kompjutër personal që ka lindur mikroelektronika. Në këtë peridhë llogaritësit ndërtohen me lehtësi të njihen me shkurtesën PC (Personal Compjuter). Procesorët e sotëm janë gjithnjë e më të fuqishëm, më të shpejtë dhe më të sigurtë në punë. Gjenerata e pestë e kompjutërit (1993-?)Gjenerata e jonë e kompjutërve, gjenerata e pestë, cilësohet me atë se kompjutëri përpos llogaritjeve, është i aftë që të përpunoj edhe bazat e të dhënave, njef shikrimin dhe zërin e shfytëzuesit, mund t’i përpunojë figurat apo vizatimet e ndyshme. Gjenerata e gjashtë e kompjutërve Gjenerata e gjashtë e kompjutërve mund të shihet fshehurazi dhe cilësi e saj do të jenë të ashtuquajturit biokompjutër të cilët do të bazohen në të ashtuquajturin bioçip. Ndoshta me këtë gjeneratë do ta presim vitin.....? HARDUERI – Përbërja e kompjutërit Siç thamë më sipër, kompjutëri është pajisje elektronike shumë e ndërlikuar që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve, përpunim i tekstit, të dhënave të ndyshme si dhe për përdorime më të përgjithëshme. Kompjutëri, marrë në kuptimin e gjërë, përbën prej dy komponentëve të quajtura: harduer (Hardwer- pjes fizike e tij ) dhe softuer (Softwer- programet dhe udhëzimet për punë). Me fjalë tjera, softueri është pjesa programore e harduerit pjesa mekanike e kompjutërit. Hardueri përmban komponentët fizik të kompjutërit siç janë: tastiera (Keyboard), monitori, shtypësi (Driver-"drajver"), miu (Mouse),disku i ngurtë (Hard Disk), disketa (Floppy Disk), vizatuesi, modemi, lexuesi (Scanner)etj. Softueri përmbanë programe dhe të dhëna të cilat e udhëzojnë kompjutëri në punën e tij, literatura, dokumenacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjutërin. Hardueri mund të krahasohet me gramafonin e disqet, ndërsa softueri me muzikën e inçizuar në disqe. Organizimi fizik i kompjutërit PC (Personal Computer) i zakonshëm përbëhet nga këto pjesë:• Njesia qëndrore, • Pajisjet e kujtesës (Storage Devices), • Pajisjet hyrëse (Inpout Devices), • Pajisjet dalëse (Outpout Devices). Njësia qëndrore Njësia qëndrore është e vendosur në shtëpizën e kompjutërit ku ndodhen këto pjesë kryesore:• Pllakëza amë (Motherboard) ku janë të vendosura: * njësia procesore qëndrore CPU (Central

11

Procesing Unit);* kujtesa operative RAM (Random- Access Memory);* kujtesa e përherëshme ROM (Read Only Memory); • Njësia e diskut të ngurtë (Hard Disk Driver); • Njësia e disketave (Fllopy Disk Driver); • Njësia arithmetike logjike, kooprocesori, ku kryhen të gjitha kalkulimet; • Kartelat për operacionet hyrëse/dalëse(Input/Output – I/U); • Pjesa e rrjetës për furnizim me rrymë elektrike. Pllakëza amë Pllakëza amë është pjesa kryesore e çdo PC-e. Përpos të tjerash në të gjendet edhe njësia procesore qëndrore e cila quhet procesor apo mikroprocesor. Procesori është një tërësi e qarqeve të integruara elektronike (çip). Procesori Procesori (apo mikroprocesori) paraqet "trunin e kompjutërit" dhe njësin procesore qëndrore CPU (Central Procesing Unit). Procesori në vitët e ´70 i ka pajisur kalkulatorët e xhepit. CPU është e vendosur në një pllakzë të hollë siliciumi me të gjitha komponentet e saj e që janë:• AU (Adressing Unit) njësia e adresave; • EU (Execution Unit) njësia ekzekutive; • IU (Iinstruction Unit) njësia e Instruksioneve; • BU (Bus Unit) njësia e magjistrales etj. Nga CPU dalin magjistralja e adresave (Adress Bus) dhe magjistralja e të dhënave (Daten Bus). Komponentet e CPU përmbajnë me qindra mijë tranzistorë të lidhur në qarqet e integruara elektrike të cilët i formojnë njësit e kujtesës. Procesorët, pa dallim, punojnë në parimin e sistemit binar të numrave, ku numrave logjik 0 dhe 1 u korrespondojnë tensionet elektrike prej 0 dhe 5 volt (tani edhe 3.3 V). i ka disa detyra:• Përpunimi i të dhënave është detyra themelore e njësisë procesore qëndrore nga dhe është emërtuar. Me përpunimin e të dhënave nënkuptohen veprimet logjike dhe matematike ma të gjitha veprimet tjera përcjellëse, siç janë p.sh. operasionet e ndërlikuara matematikore, renditja e të dhënave sipas kriterve të caktuar, përshkrimi, kopjimi, bartja, arkivimi i të dhënave etj.etj. • Mbikqyrja dhe harmonizmi i veprimeve të sistemit është detyra tjetër themelore e njësisë procesore qëndrore. Gjatë punës së kompjutërit vihen dhe hiqen, sipas nevojes, pajisje të ndryshme, disa nga ato punojnë në të njëjtë kohë, prandaj harmonizimi i veprimeve të tyre është më se i domosdoshëm.Vetia themelore e një procesori është fuqia e tij me të cilën nënkuptohet aftësia që të kryejë sa më shumë veprime në përpunimin e të dhënave. Në fuqinë e një procesori të caktuar ndikojnë disa faktorë, ndër të cillët janë: * Takti i procesorit;* F rekuenca e taktit (Clock);* Sasia e bitëve, të cilët mund t’i përpunojë CPU brenda njësisë së kohës;* Arkitektura e ndërtimit të vetë CPU-së. Takti Takti i njësisë procesore qëndrore është njëri ndër faktorët më me rëndësi që ndikon në fuqin e tij. Në kompjutër është e ndërtuar një farë "ore" e quajtur gjenerator i taktit. Përpunimi i të dhënave në procesor bëhet me takte. Një veprim i caktuar në përpunimin e dhënave kryhet brenda një takti. Frekuenca e taktit Frekuenca e taktit (Clock),e njësisë procesore qëndrore paraqet numrin e takteve të bërë nga ana e CPU-së në njësinë e kohës. Si madhësi shënohet me simbolin v. Veprimet e njësisë procesore qëndrore, siç u thamë më sipër, kryhen në takte të caktuar. Kryerja a një veprimi bëhet brenda një takti. Sa më i madh të jetë numri i takteve në këtë njësi, aq më e shpejtë dhe më e fuqishme do të jetë ajo.Kjo frekuencë shprehet në njënjësi MHz. Koha e zgjatjes së një takti është e barabartë me vlerën reciproke të frekuencës. Procesorët e parë kanë patur freguencën e taktit prej 2 MHz, nga rrjedh se perioda e taktit të tyre ka qenë:T= 1=______1_____=0.5USv 2. 106Hzduke ditur se është Hz = s-1. Procesorët e tanishëm kanë frekuencë të taktit deri 130 MHz e më tepër! Numri bitëve Numri i

12

bitëve që mund t’i përpunojë CPU brenda një takti është faktori tjetër me rëndësi, i cili përcakton fuqinë procesorit të caktuar. Procesorët e parë kanë mundur t’i përpunojnë në një takt 8 bitë, prandaj janë 8 bitësh; procesorët e llojit 80286 kanë mundur t’i përpunojnë brenda një takti 16 bitë, prandaj janë 16 bitësh; procesorët e llojit 80386 dhe 80486 kanë mundur t’i përpunojnë brenda një takti 32 bitë, prandaj janë 32 bitësh dhe procesori pentium (80586) mund t’i përounojë në një takt 64 bitë, prandaj është 64 bitësh.Procesorët zakonisht shënohen me kombinimin e numrave dhe të shkronjave. Në rend të parë në simbolin e një procesori vihet germa e firmës së prodhuesit (p.sh. i- intel), pastaj vihet numri i gjeneratës i shkruar me tri shifre (p.sh.486), pastaj shkruhen shkronjat, domethënia e të cilave është:* SL, LC,SX,SLC etj. do të thotë se procesori i tillë nuk përmban në veti kooprocesor; DX do të thotë se procesori i tillë përmban në vete kooprocesorin. P.sh. procesori 386 DX, të gjitha magjistralet i ka 32 bitëshe, ndërsa procesori 386 SX një magjistrale e ka 16 bitëshe kurse tjetrën 24 bitëshe dhe nuk disponon me kooprocesor.* DX2 do të thot se procesori i tillë ka dy frekuenca të taktit: të brendshëm, e cila ka një vlerë dhe të jashtmen, e cila ka vlerë dy herë më të vogël. P. sh. simboli i486DX2/66MHz do të thot se frekuenca e taktit brenda vetë procesorit është 66 MHz, ndërsa frekuenca e taktit ndërmjet procesorit dhe periferis është përgjysmë më e vogël d.m.th. 33 MHz. Kjo do të thotë se brenda vetë procesorit shpejtësia e përpunimit të të dhënave është dy herë më e shpejt se sa këmbimi i të dhënave me periferinë e njësisë procesore qëndrore. Siç shihet në simbolin e procesorit, në fund vihet frekuenca e taktit të tij. Takti i procesorit tregon se me ç’shpejtësi vepron "ora" e tij e brendshme. Kjo orë nuk mat kohën, por jep taktin e shpejtësis së veprimeve në kompjutër. Procesorët e ndyshëm nuk kryejnë të njejtin veprim në një takt. P.sh. procesori 486, i cili vepron me taktin prej 25 MHz, është më i shpejt se procesori 386, i cili vepron me taktin prej 40 MHz. Pentiumi me të njëjtin takt, ndaj procesorit 486 është dy herë më i shpejtë, për shkak të arkitekturës më të mirë të pentiumit.Sa i takon prodhuesit, sot procesorë prodhojnë disa firma me famë botërore siç janë: intel, AMD, Cyrix dhe IBM. Kooprocesorët Kooprocesorët janë procesorë të posaçëm, të cilët montohen në pllakëzën amë me qëllim të kryerjes së operacioneve të ndryshme matematikore, me ç’rast e çlirojnë procesorin kryesor për veprime tjera. Simbolet e kooprocesorëve bazohen në simbolet e procesorëve kryesor, kështu që procesori 8 bitësh, 8086, i korrespondon kooprocesori, 8087; procesori 16 bitësh 80186 i korrespondon kooprocesori 80187; procesori 16 bitësh, 80286, i korrespondon kooprocesori 80287; procesorit 32 bitësh, 80386, i korrespondon kooprocesori 80387 dhe procesori 32 bitësh, 80486, i korrespondon kooprocesori 80487. Njësia kontrolluese Njësi a kontrolluese është një pjesë e pllakzës amë e cila ka për detyrë që t’i kontrolloj punën e veprimet e njësisë qëndrore procesore.

13

SOFTWERI APLIKATIV
LLOJET E SOFTWAR-ve: Soft wari paraqet të gjitha të dhënat të cilat ruhën në kompjuter në form elektronike. Software-i mund të ndahet në dy grupe kryesore: Sistemi operativ dhe programe aplikative. Aplikacione për përdorime të ndryshme ka shumë. Aplikacionet për përpunimin e tekstit janë kudo të pranishme dhe njihen me emrin si processor i fjalëve ose processor i tekstit. Këto aplicacione shërbejnë për futjen e textit, formatizimin dhe shtypjen etj. Tekst procesorët e sotëm mund të kryejn edhe shum punë të tjera me tekstin, mund të instertojn Fig,. Fotografi etj.. Tekst procesori me i përhapur sod është Micrisoft Word, i cili është pjesë përbërëse e paketës programore Microsoft Office. Paketat programore si Microsoft Office dhe të ngjajshme kan zakonisht edhe një program i cili i dedikohet kryerjes se kalkulimeve më të dhëna të paraqitura në form tabelare. Programi i till i paketës Mikrosoft Office është programi Mikrosoft Excel mundëson kryerjen e një numri shumë të madh operacionesh mametatikore më të mëdha, prezantime grafike të rezultateve si dhe shum operacione të tjera të dobishme. Programi i ngjajshëm me Excelin është Quattro pro. Në kompjuter mundë të bëhën edhe shumë punë të tjera përveq shkruarjes se tekstit edhe kalkulimit me numra. Shumë të avancuara janë programet për përpunimin grafik dhe programet për thyerjen e tekstit. Programet e tilla më të njohura janë Corel Draw, Photoshop, Quark Express. Për projektin arkitektonik, makineri etj., Perdorën programe si AutoCAD, ArchiCAD, e të ngjajshme. Programet e tilla si dhe ato për perpunimin grafik parashtrojn kërkesa shumë të mëdha për sistemin kompjuterik, siq është shpejtësia e procesorit, sasia dhe shpejtësia e qasjes e memories operative(RAM), cilësia e sistemit grafik dhe monitorit. Të përmendim në fund sistemet për Zhvillimin e aplikacioneve. Sistemet e tilla paraqesin rrethin të integruar zhvillimore e cila përbëhet nga të gjitha programet e nevojshme për shkruarjen, kontrollin dhe instalimin e programeve. Sistemi i till i ka po ashtu të integruara udhëzimet për punë. Paketa më e njohur për Zhvillimin e aplikacioneve është Microsoft Studio. Verzioni i tij i fundit është Microsoft Studio. NET Për realizimin e aplikacioneve të ndryshme posaqerisht me baza të të dhënave nevojiten edhe programe për menaxhim të bazave të të dhënave.

14

Aplikacionet e tilla janë të njohura edhe si server bazash të të dhënave. Më të njohur janë Oracle, Microsoft SQL Server. Së fundit të përmendim programet që përdoren për disenjimin e faqeve të internetit. Aplikacionet e tilla jan p.sh Front Page, Dreamweaver etj. Për zhvillimin e shumë aplikacioneve nevojitet përdorimi i shumë aplikacioneve ose veglave zhvillimore. Shembull tipik janë aplikacionet për internet, për realizimin e të cilave përdoren shum vegla zhvillimore.

REKOMANDIMET
Sa i përket vërejtjeve apo sugjerimeve lidhur me tekstet që i kemi përdorur si nga librat e ndryshme ashtu edhe nga interneti. Sa i përket sugjerimeve kemi një, që në tekstet që janë në libra të jenë sa më shumë të ilustruara me foto, në mënyrë që tekstet të jenë më të qarta dhe më të kapshme. Ndërsa lidhur me temën tonë ne kemi përfshirë shumë gjëra të rëndësishme për SOFTWAR-in dhe HARTWAR-in si inovacione kryesore në Teknologjin e informacionit, si dhe pjesë përbërëse që kanë të bëjnë më këto dy pjesë përbërëse kompjuterike. Në qoft se gjatë leximit hasni në ndonjë gabim drejt shkrimor apo ndonjë gabim gjatë përpilimit të fjalëve ju kërkojmë falje dhe shpresojmë të hasim në mirë kuptim me ju, pasi që gjatë përpunimit të dhe hartimit të tekstit ka qenë paksa e vështir sepse në grupin tonë të përbërë prej 9 antarëve kemi hasur edhe në mos marveshje mes vetit për shkaqe të mos angazhimit të disave. Ne si grup jemi të unifikuar që në fundë të korrim suksese, sepse nuk shuhet kotë, që bashkimi krijon fuqi dhe siguri.

KONKLUZA
Në përgjithësi ne në këtë punim seminarik kemi folur për dy pjesët përbërëse kompjuterike d.m.th Hardwerin dhe Softwerin, si dhe pjesëve kryesore të tyre si: Procesorin, Pllaka am, Testatura, dhe funksionimet e tyre, Miu etj. Dhe si përfundim kemi kuptuar se pa këto pjesë një kompjuter nuk mund të funksionoj.. Me kaq po e përbyllim këtë punim seminarik duke u mbështetur në dijeni tanë dhe duke pretenduar suksese. Sa i përket ndonje vërejtje apo kritike në lidhje me këtë punim mund të shkruani në Email adresën elektronike: v_berisha12@hotmail.com. Ose menaxheri-kreativ@live.com

15

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful