You are on page 1of 355

Begzad Baliu Onomastika e Kosovës (Ndërmjet miteve dhe identiteteve)

2

Begzad Baliu

Vepra të autorit

Gustav Majer dhe albanologjia, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001.

Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan,

Prishtinë, 2004.

Vepra bibliografike e profesor Jup Kastratit

(monografi) Prishtinë, 2005.

Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së

Kosovës, Tiranë, 2006.

Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, (bashkautor), Prishtinë, 2005.

Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt (teza e magj.), 2000, Prishtinë.

Onomastika e Gallapit (teza e diser.), 2004.

Çabej 1: (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë) Prishtinë, 2006.

Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, Prishtinë, 2005.

Profesor Jup Kastrati për Kosovën, (bashkautor) Prishtinë, 2004.

Bibliografia përmbajtësore e Seminarit NGJLKSH 1974-2007, Prishtinë, 2008

Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, (bashkautor), Prishtinë, 1996-2000.

Kafeneja

Shkodër, 2000; Prishtinë, 2005.

Grua e dashuruar, (poezi) Prishtinë, 1996.

Flamuri vjen nga Kosova, (dramë) Prishtinë, 1994.

Referenca albanologjike, Prishtinë, 2008.

ballkanike,

(dramë),

Prishtinë,

1996;

Onomastika e Kosovës

3

Begzad BALIU

ONOMASTIKA E KOSOVËS

(Ndërmjet miteve dhe identiteteve)

ERA

Prishtinë

2008

4

Begzad Baliu

Begzad Baliu

Onomastika e Kosovës (Ndërmjet miteve dhe identiteteve)

Recensues Florika Tamburi

Editor Shb. Era, Prishtinë, 2008 bbaliu@yahoo.com +377 44 173 596

Onomastika e Kosovës

5

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE

11

VETËDIJA PËR GJUHËN KOMBËTARE SOT SI VETËDIJE PËR IDENTITETIN NË EPOKËN GLOBALE

15

REFERENCA THEMELORE TE SHEKULLIT XX

15

T

O P O N I M I A DHE ETIMOLOGJIA

27

SPROVË PËR SHTRESIMIN E TOPONIMISË SË KRAHINËS SË GALLAPIT

29

 

ONOMASTIKA ILIRO-SHQIPTARE

30

EMËRVENDET ME PREJARDHJE LATINO-ROMANE

37

TOPONIME ME BAZË NGA TRADITA GREKO-BIZANTINE

40

TOPONIMIA SERBE

42

EMËRVENDET ME PREJARDHJE ORIENTALE

44

MIKROTOPONIMIA E VENDBANIMEVE TË SASËVE DHE KOMANËVE

48

BIBLIOGRAFI

49

A

N T R O P O N I M I A

55

ETNONIMI KOSOVAR DHE KUPTIMI HISTORIK I TIJ

57

MOTIVET DENOMINUESE NË ANTROPONIMINË E TË DËBUARVE TË KOSOVËS (1998-1999)

63

PARADIGMA TOPONIMIKE E ANTROPONIMEVE ANTROPONIMIA PASVAJTËSE EMRAT E FËMIJËVE QË KANË TRASHËGUAR EMRAT E BABALLARËVE - LUFTËTARË TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

65

70

72

6

Begzad Baliu

EMRAT E FËMIJËVE QË TREGOJNË QËNDRESË, LUFTË, KRENARI HISTORIKE TIPI I EMRAVE QË TREGON BESIM NË TË ARDHMEN EMRAT E FËMIJËVE QË TREGOJNË VEÇANTI KOHE TIPI I EMRAVE TË TRADITËS DHE TË BESËTYTNISË NDERIMI PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT NDERIMI PËR TË HUAJT PËRFUNDIME

73

75

77

79

80

81

82

ONOMASTIKA DHE LETËRSIA

85

ONOMASTIKONI I ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE

TË TILLË”

87

HYRJE

87

ONOMATURGU I PËRKUSHTUAR

88

TRANSPARENCA

ONOMASTIKE

90

RRAFSHI SEMASIOLOGJIK I ONOMASTIKONIT

93

ÇËSHTJE TË STRUKTURËS GJUHËSORE TË TOPONIMEVE, ANTROPONIMEVE DHE PATRONIMEVE

99

FJALORTHI ONOMASTIK I ROMANIT “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË

103

DEMONIZIMI I TOPONIMISË SË KOSOVËS

140

TOPONIMIA SHQIPTARE DHE ETNOCIDI I FQINJËVE TË TYRE

142

ONOMASTIKA DHE ORIGJINA E SHQIPTARËVE

142

ONOMASTIKA

DHE

POLITIKA

146

INSTITUCIONALIZIMI I ONOMASTIKËS SË KOSOVËS

149

DETYRAT MË TË NGUTSHME TË ONOMASTIKËS SOT

156

BOTIME NË FUSHË TË ONOMASTIKËS

161

ETNOMIMI ARBËRESH – SHQIPTAR NË RRJEDHAT GJUHËSORE E HISTORIKE

163

Hyrje

163

Konteksti i studimit historik të etnonimit arbër

164

Pikëpamjet e studiuesve shqiptarë dhe të huaj

166

Struktura gjuhësore e etnonimit arbër

168

Konteksti kulturologjik

171

Arbër dhe “shqiptarë”

174

Onomastika e Kosovës

7

Dilemat dhe kundërthëniet?

179

SHQIPTARËT DHE PROBLEMI PELLAZGJIK

182

DISA TEZA PËR PREJARDHJEN E POPULLIT SHQIPTAR DHE TË GJUHËS

SHQIPE STRUKTURA E LIBRIT

S H Q I P E S TRUKTURA E LIBRIT

Disa shkaqe të mënjanimit të kësaj vepre nga literatura shkencore e albanologjisë

182

184

187

KOSOVA NDËRMJET TRASHËGIMISË ILIRO - SHQIPTARE

DHE SERBE

189

Kundërvënie shkencomanisë serbe

189

Prejardhja e dyshimtë e serbëve të Kosovës

191

Zgjerimi i kërkimeve në fushën e antroponimisë

193

Toponimia e Kosovës – asimilime dhe përshtatje

194

ONOMASTIKA E DRENICËS

197

HULUMTIM SHTERRUES I TOPONIMISË SË ULQINIT DHE

RRETHINAVE TË TIJ

201

Një vepër e pasur

201

Përpjekje për një etimologji

203

Hidronimia si pasuri nacionale

205

Mikrotoponimia e fshatrave të Ulqinit

206

ONOMASTIKA E HASHANISË

209

Krahinëza e Hashanisë

209

Struktura e veprës

211

Krahinëza e Hashanisë

212

Onomastikoni i krahinëzës së Hashanisë

213

Semantika e toponimisë

218

Veçoritë fonetike dhe morfologjike të toponimisë

219

Struktura fjalëformuese e toponimisë

220

Një shtojcë e rëndësishme e librit

222

Përfundime

223

NJË FJALOR I TOPONIMISË ANËSORE TË SHQIPES

224

PARANTEZË

224

FJALORI I ONOMASTIKËS SË MALËSISË SË BUJANOCIT

226

KORPUSI I TOPONIMEVE

230

8

Begzad Baliu

STRUKTURA GJUHËSORE DHE SEMANTIKE E TOPONIMEVE

231

ONOMASTIKA DHE GJEOGRAFIA

235

GJEOGRAFIA DHE TOPONIMIA TOPONIMIA DHE STANDARDI NË KËRKIM TË DROMCAVE TË TOPONIMISË

236

237

240

PATRONIMI MUZAKAJ EDHE NË TOPONIMINË E KOSOVËS

 

243

TOPONIMIA E DUSHKAJËS

247

HYRJE

247

KONTRIBUTE PËR STANDARDIZIMIN E EMËRVENDEVE TË KOSOVËS .248

NJË PROJEKT I RËNDËSISHËM

250

MIKROTOPONIMIA SHTERUESE SIPAS VENDBANIMEVE

253

ETIMOLOGJIA E OIKONIMEVE TË DUSHKAJËS

255

MIKROTOPONIMET E VEÇANTA

257

STRUKTURA TË TJERA GJUHËSORE DHE KULTURORE

258

PËRFUNDIME

259

ONOMASTIKA DHE PERSPEKTIVA E SAJ

261

TOPONIMI DHE IDENTITET: TROJE QË RËNKOJNË ENDE

NGA “USHTA GJUHËSORE”

288

STANDARDIZIMI I TOPONIMISË NË SHQIPËRI GJATË SISTEMIT KOMUNIST

295

EMËRVENDET E STANDARDIZUARA TË KOSOVËS NJËSI REFERENCIALE EDHE NË “FJALORIN ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR”

300

SYNIMI LARGVAJTËS I NJË MISIONI

300

NDËRDISIPLINORJA, ETIKJA DHE KOMBËTARJA

302

TOPONIMIA E KOSOVËS DHE VETËDIJA JONË E RRËGJUAR

303

AUSTRIAKËT E VITIT 1918, SHEMBULLI QË DUHET TA NDJEKIN NDËRKOMBËTARËT SOT

307

TË JETOSH NË “LAGJEN E ALBANOLOGËVE”

309

PO TEJKALOHET MODELI SHKENCOR I SHEKULLIT XIX

309

SYNIMET E INSTITUTIT ALB-SHKENCA

311

ALBANOLOGJIA NË POLONI

313

Onomastika e Kosovës

TOPONIMIA E KOSOVËS DHE ETIKA JONË E RRËGJUAR

9

316

KONSULTA GJUHËSORE E PRISHTINËS DHE MOTOJA “NJË

KOMB – NJË GJUHË LETRARE”

323

TRI PARADIGMAT IDEOLOGJIKE

323

TRI PARADIGMAT HISTORIKE

325

GJUHA E NJËSUAR - SI SINONIM I NJËSIMIT KOMBËTAR

329

NË VEND TË PËRFUNDIMIT

331

BIBLIOGRAFIA PËRCJELLËSE

334

10

Begzad Baliu

Onomastika e Kosovës

11

PARATHËNIE

Vepra Onomastika e Kosovës (Ndërmjet miteve dhe identiteteve) është strukturuar nga një numër i studimeve në fushë të onomastikës dhe është rezultat i punës sime në kërkim të esencave përmbajtjesore e motivuese të kësaj fushe. Dija fillestare në gjuhësinë shqiptare për fushën e onomastikës në të vërtetë është formuar si dije për historinë e gjuhës në fillim dhe si dije për etimologjinë e semasiologjinë, më pastaj. Vetëm kur fillova t’i bëjë kërkimet onomastike jashtë doktrinave dhe normave, kryesisht deskriptive (brenda historisë së gjuhës), kuptova se onomastika (toponimia dhe antroponimia) nuk është vetëm struktura gramatikore (fonetike, morfologjike e sintaksore), apo vetëm struktura historike (evidenca ndër dokumente historike), por ajo është e ndërlidhur dhe e shtresëzuar edhe me fusha të tjera: letërsinë, etnografinë, arkeologjinë, përkimet ndërgjuhësore, standardologjinë etj.

12

Begzad Baliu

Në kapitullin e parë, Toponimia dhe etimologjia, studimi Sprovë për shtresimin e toponimisë së Gallapit, është modeli fillestar i një vepreje më të hapur me titull pune Fjalori historik i toponimisë së Gallapit, dhe si i tillë është vetëm model orientues i këtij projekti.

Në kapitullin Antroponimia, studimi Etnonimi kosovar, është sintezë e një diskutimi të hapur për etnonimin kosovar dhe rrjedhojat jashtëgjuhësore të tij. Po këtu është përfshirë edhe një studim për emërtimin e fëmijëve në kontekstin e zhvillimit të luftës së fundit në Kosovë.

Në kapitullin Onomastika dhe letërsia, studimi për romanin Vdekja më vjen prej syve të tillë, është sprova e parë e një projekti me titull pune Onomastikoni i romanit shqiptar.

Kapitulli Demonizimi i onomastikës së Kosovës është rrjedhojë e diskutimeve dhe studimeve të gjata për standardizimin e onomastikës së Kosovës, dhe pjesa më e madhe e studimeve janë botuar në sprovën Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan (Prishtinë, 2004), si dhe në përmbledhjen me studime Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës (Tiranë, 2006).

Një pjesë më vete paraqesin recensionet për disa vepra në fushë të onomastikës. Për shkak se tekstet për këto vepra janë shkruar duke u nisur nga rrethana të ndryshme (recensione për dorëshkrime, vështrime për gazeta ditore, për revista të specializuara, për përurime etj.), ato janë botuar si të tilla dhe nuk përfaqësojnë një strukturë unike të

Onomastika e Kosovës

13

paraqitjes së tyre, por megjithatë paraqesin një temë, temën shumë aktuale të kohës sonë, temën e kërkimeve në fushë të onomastikës dhe të standardizimit të saj në Kosovës.

Këtë vepër, prandaj, e përbëjnë kapituj që janë projektuar si sprova projektesh më të hapura apo sinteza të tyre.

Prishtinë, mars 2008

Autori

14

Begzad Baliu

Onomastika e Kosovës

15

VETËDIJA PËR GJUHËN KOMBËTARE SOT SI VETËDIJE PËR IDENTITETIN NË EPOKËN GLOBALE

Referenca themelore te shekullit XX

Ka disa vjet që në shtypin evropian diskutohet çështja e identitetit të kontinentit të vjetër dhe e synimeve të tij për Europën e bashkuar. Që ky diskutim ishte i nevojshëm dhe i arsyeshëm, më shumë se për homogjenitetin e vet material e shpirtëror (miti i emrit të saj, familja gjuhësore indoevropiane, qendra e krishterimit perëndimor, aristokracia etj.), flasin divergjencat që dolën dhe dalin prej referencave historike të saj: kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm, pozita e gjuhëve të mëdha dhe frika e kulturave të vogla, baraspesha ekonomike, lindshmëria, tejkalimi i kujdesshëm i Vijës së Teodosit, përplasjet fetare dhe kulturore, në të vërtetë përvijimi i shtresave fetare, para së gjithash islamike, brenda shoqërisë së krishterë etj.

16

Begzad Baliu

Kohë më parë, në shtypin elektronik dhe të shkruar, disa nga këto veçori u paraqitën si një sintezë e përgjithshme 1 , të cilën ne këtu po e ristrukturojmë duke i pasvënë edhe përbërësen shqiptare. E parë si një “dinamikë e bashkësisë që lidh të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen”, kultura evropiane i ngjan atij shkëmbit konglomerat, të shtypur nga pesha e kohës, por që lejon të shihet ndërthurja e shtresave të ndryshme kronologjike:

bota matriarkale e bujqve – kafshërritës neolitikë që zbuluan “civilizimin e Europës së Vjetër”; shoqëria mashkullore dhe luftarake e “popujve të Kurganeve” (kujtojmë këtu një trashëgimi të vonë, por tradicionale të stratitëve të Skënderbeut) që shtyp të parën për t’i dhënë jetë indoevropianëve; invazioni i keltëve me ritet e mistershme të varrimit; qytetërimi helen me qytet-shtetet e tij, me filozofët dhe artistët e tij gjenialë e, në këtë rrjedhë, edhe mbijetesën e dokeve dhe zakoneve të hapësirës shqiptare, të lidhura ngushte me temat e mëdha të letërsisë së antikitetit grek; bota romake dhe përsosjet e saj të ligjit, të administratës, të politikës dhe të arkitekturës, e këtu edhe statutet e qyteteve të vjetra kryesisht bregdetare: Drishtit, Lezhës, Shkodrës me rrjedhojë kanunet e zonës kontinentale shqiptare; makrokozmosi gjermanik dhe got si dhe pushteti i tij regjenerues mbi një Romë në agoni, e në këtë frymë edhe mbijetesa arbërore mbi agoninë e hapësirës ilire; universi bizantin me burimet e tij fetare judeo- kristiane, me mistikën e tij sllave dhe kodet e

1 Shih, Forum te www.alb-shkenca.org (18 Dec 2007 17:54:08 -0500), postuar nga Georges Xexo.

17

pakrahasueshme ligjore; suvala gjigante arabo- myslimane dhe frymëzimet e saj shkencore dhe teologjike; mërgata çifute me kapacitetet e saj intelektuale, ekonomike dhe artistike; bashkësia latine me hierarkitë e saj mbretërore, me mjeshtërinë

e saj teknologjike dhe ushtarake. Sidoqoftë, identiteti evropian mund të konceptohet veçse në kryqëzimin e një vargu lëvizjesh të gjera ndërkulturore të natyrës morale, politike dhe ideologjike, të cilat kanë mundur të realizojnë këtë amalgamë të të gjitha kontributeve të veçanta, e në mënyrën më komplekse në hapësirën shqiptare. Feja e krishterë, kjo “çimento e Evropës së parë” 2 , është nga elementet kryesore të këtij vargu, me veçori të tejdukshme mbijetimi pikërisht në trashëgiminë tejkohore dhe hapësinore shqiptare. Duke njohur barazinë e të gjithëve përpara Zotit, dinjitetin e personit njerëzor në kërkim të së mirës së përbashkët, ajo ndërton dhe vendos bazamentin e mendimit dhe shndërrohet në faktor të njësimit të besimeve, të organizimeve sociale dhe të mjeteve të të shprehurit. Të këtij vargu janë edhe praktikat politike si dhe përvojat administrative sikundër principatat (e shumta

dhe

perandoritë (bizantine, osmane, ruse, jugosllave dhe

së fundit euro-amerikane). Në këtë mënyrë vendoset rendi dhe formohet trupi social, ndërtohen aleancat dhe krijohen familjet, kështu diferencohen elitat. Paralelisht shfaqen një varg rrjetash njerëzore:

zejtarët dhe korporatat, murgjit, pelegrinët dhe

Onomastika e Kosovës

shqiptare), mbretëritë (e Car Dushanit,

)

2 Shih, Dominique HAMON, Yvan Serge KELLER - Fondements et étapes de la construction européenne, PUF, 1997.

18

Begzad Baliu

kryqtarët, fisnikët dhe eruditët, tregtarët dhe udhëtarët (kujto këtu Brokardin, Arnold Von Harfin, Suzi Çelebi-n, Ami Buenë, Bajronin, Hanin, Nopçën etj).

Pra, asnjë nga këto elemente nuk i mungon botës shqiptare, as në kontekstin historik, as në kontekstin gjeografik. Mbi këtë hapësirë evropiane dhe brenda këtyre rrethanave historike populli shqiptar ka ndërtuar identitetin e tij historik,

gjuhësor dhe material e shpirtëror deri në shekullin

XX.

Identifikimi edhe i disa prej referencave më të rëndësishme në fillim të shekullit XVIII, XIX dhe madje XX, besoj nuk do të ishte veçse një formë arbitrare e komunikimit me historinë, sikur fillimet e këtyre shekujve të mos u kishin prirë disa prej periudhave të rëndësishme gjuhësore (Kongresi i Manastirit, 1908), letrare (romantizmi, 1836), albanologjisë shkencore (Seminari Arbëresh i Palermos, 1734) etj.

Brenda këtyre parametrave të trashëguara nga historia, shqiptarët kanë lënë mbrapa botën materiale dhe shpirtërore të një periudhe qindvjeçare të Perandorisë Osmane dhe i janë rikthyer traditës perëndimore duke zgjedhur edhe kodet e këtij komunikimi:

mitin

e

mesjetës

dhe

antikitetit:

Shkodra,

Skënderbeu, Lezha;

 

konceptet

shkencore

bashkëkohore

shkollës

austro – gjermane: Graci, Vjena, Shkodra;

Onomastika e Kosovës

 

19

alfabetin

latin:

Kongresi

i

Manastirit,

Komisia

Letrare e Shkodrës;

kulturën ‘alla franga’: heqja e ferexhesë;

laicitetin: shkolla e ndarë nga feja etj.

Në jetën politike, shoqërore dhe kulturore filluan të humbin funksionin e tyre rrezatues kolonitë shqiptare në Stamboll, Bukuresht, Sofje, Egjipt dhe madje edhe ajo e arbëreshëve të Italisë dhe vendin e tyre e zuri përqendrimi i inteligjencës në Tiranë dhe në disa nga qytetet e Shqipërisë:

Korçë, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë.

Po në këtë kohë përtërihen konceptet paradigmatike të rilindësve, të cilat ishin të njohura edhe më parë, por tani bëhen pjesë e referimeve shkollore, pra, e modeleve standarde me shtrirje horizontale në shoqërinë shqiptare:

ideologjia fetare: “Fe e shqiptarit asht shqiptaria” (Vaso pashë Shkodrani), e cila përjeton rilindjen e saj sidomos pas vitit 1968, kur në Shqipëri ndalohet predikimi i fesë në shoqëri;

komunikimi me Evropën: “Jak’o dit’e uruar! / Që

” (Naim Frashëri), e cila

përjeton rilindjen e saj në protestat antikomuniste

të vitit 1989 me parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”; dhe

komunikimi me fqinjët: “Duam me serb, grekë e

(Naim Frashëri), i cili është bërë

sinonim i konceptit të fqinjësisë së mirë tashmë në kohën e zgjidhjes së statusit të Kosovës, e

lind nga perëndon

bullgarë

”,

20

Begzad Baliu

madje edhe e shteteve ballkanike, që pretendojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Në letërsinë artistike dhe historiografike, në epistemologjinë e kërkimit shkencor, brenda kulturës dhe dijes shqiptare, si dhe brenda shkollës kombëtare e albanologëve të huaj, gjatë shekullit të fundit u krijua një strukturë e përbashkët e ndërtimit të:

komunikimit me historinë: prejardhja ilire e popullit shqiptar dhe e gjuhës shqipe, si kod i përbashkët;

mbretërit: mbretëresha Teutë, mbreti Gent, mbreti Bardhyl, mbreti Pleurat;

fiset ilire:

•

dardanët, molosët, ardianët, albanët,

enkelejtë, taulantët, liburnët, dalmatët;

ngjarjet historike: Kuvendi i Lezhës, Kuvendi i Arbrit, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Dita e Pavarësisë (Dita e Flamurit), Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972);

heronjtë kombëtarë që nga mesjeta e deri në kohën tonë: Skënderbeu, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Bajram Curri, Mujo Ulqinaku, Adem Jashari,

monumentet kulturore: kështjella apo ura (Ura e Fshejt, Ura e Artës, Kështjella e Rozafatit);

shenjat emblematike: shqiponja dhe koka e dhisë etj.

Ndonëse në periudha kryesisht kalimtare, ne kemi kuptuar se pengesë e zhvillimit të zonës veriore të hapësirave shqiptare, nuk janë kushtet e vështira gjeografike, por varësia ekonomike e njërit qytet nga

Onomastika e Kosovës

21

tjetri, përkatësisht ndarja e tyre me kufij të mbyllur:

Gjakova, Prizreni, Peja, Novi Pazari (tash se fundit Rozhaja) nga qytetet historike dhe ekonomike:

Shkodra, Shkupi dhe Ulqini, dhe ndarja, përkatësisht varësia e qyteteve të hapësirës historike shqiptare në fund të shekullit XX: Kukësit, Bajram Currit, Dibrës, Rozhajës dhe Tropojës nga Dibra (Maqedoni), Prizreni, Gjakova e Peja (Kosovë) dhe Rozhaja (Mali i Zi).

Të gjithë këta përbërës historikë, ekonomikë, socialë, kulturorë, filozofikë dhe gjuhësorë tregojnë për homogjenitetin e popullit shqiptar deri në fund të shekullit XX.

Në fund të shekullit XX shqiptarët hynin po me ato shenja gjuhësore, të cilat reflektonin paradigmat identifikuese të lidhjes së shqiptarëve me Evropën:

Europë (u në vend të v të sllavishtes), Zot (me shkronjë të madhe), (@=et e anglishtes, krahas përdorimit të saj, fillimisht edhe në emërtimet shqipe: a me bisht, a e rrumbullakët, a në rreth, kryemajmun etj.

Mirëpo, në kundërshtim me qëndrimin e drejtë të tyre ndaj Evropës, shqiptarët po mbajnë qëndrim tjetër ndaj vetvetes, gjuhës, historisë dhe të ardhmes së tyre.

Marrëdhëniet me Shqipërinë ka kohë që i kanë rrëgjuar me:

marrëdhënie të hapura ndaj Shqipërisë dhe Serbisë:

koncepti i Ibrahim Rugovës për pavarësinë e Kosovës, si shtet i pavarur dhe “i hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë”;

22

Begzad Baliu

identitetin kombëtar shqiptar e kanë rrudhur në identitet të kombit kosovar (Migjen Kelmendi, Nexhmedin Spahiu), duke iu referuar trashëgimisë historike të hapësirës së fisit ilir të Dardani së (ide e propaganduar fillimisht nga Akademia serbe: Milutin Garashanin, Fanula Papazoglu);

gjuhës eventuale (dardane), mbase si reagim edhe i një koncepti që ka ekzistuar në shkencën zyrtare shqiptare për Ilirët Jugorë (Propi iliri);

ngjarjeve historike (Lidhja e Prizrenit);

personaliteteve historike (Pjetër Bogdanit),

qyteteve historike (Prizrenit) etj.

Njërin prej etnonimeve shqiptare, si: dibran, mirditor, shkodran, llapjan etj., etnonimin kosovar, që prej kohësh ishte bërë përcaktues i popullatës shqiptare në territoret e ish-Jugosllavisë nga nënshtetasit shqiptarë të Shqipërisë londineze; etnonim i përbashkët për të gjitha etnitë që jetonin brenda Kosovës nën ish-Jugosllavi; përcaktuesi etnik për vetveten nga shqiptarët e Kosovës së dëbuar në shtetet evropiane, për t’u dalluar nga nënshtetasit shqiptar etj., prej kohësh disa teoricienë vendas e të huaj po përpiqen ta identifikojnë me një komb të ri, kombin kosovar. Këta teoricienë të kombit kosovar jo rrallë janë nisur nga konceptet çintegruese të dala dhe të reklamuara shumë vjetët e fundit për gegët dhe toskët, për Veriun dhe Jugun e Shqipërisë, prandaj është e kuptueshme pse mendimet e tyre

Onomastika e Kosovës

23

janë pritur me reagime, me ftohtësi dhe madje me frikë.

Ditë më parë një përfaqësues i administratës amerikane në Uashington, duke folur për zgjidhjen e

nëse e

zgjedhim problemin e Kosovës ne do të merremi me Kosovën si çështje kosovare, nëse e lëmë atë të dal jashtë shtratit të saj, ajo do të bëhet çështje shqiptare”.

Besoj se nuk është vështirë të kuptohet se ky identifikim i ndarë i shqiptarëve të Kosovës nga ata të Shqipërisë po bëhet për të zbutur qëndrimet serbe ndaj propagandës së saj për të ashtuquajturën Shqipëri të Madhe dhe sidomos në kuadër të kundërshtimit të Lëvizjes shqiptare për Shqipërinë etnike. Nuk mund të kuptosh ndërkaq insistimin e një pjese të analistëve shqiptarë, që kësaj paradigme, që ka tendencë të bëhet historike, t’i kontribuojnë dhunshëm edhe me angazhimin e tyre.

çështjes së Kosovës theksonte veç tjerash: “

Pse mund të thuhet kështu?

Gjuha shqipe i takon familjes së madhe të gjuhëve evropiane dhe për pasojë ajo nuk mund të rrezikohet nga gjuhët e mëdha a nga gjuhët e vogla evropiane. Ajo mund të rrezikohej nga gjuhët jo indoevropiane aziatike, struktura e saj leksikore dhe, në një periudhë më të gjatë, edhe struktura morfologjike e sintaksore, mund të rrezikohen nga gjuhët sllave, por jo edhe nga gjuhët evropiane.

Fondi i saj leksikor, siç e kanë konstatuar disa nga linguistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, është jo vetëm me bazë indoevropiane (fondi

24

Begzad Baliu

identitar), por edhe me bazë gjuhën latine (terminologjia e vjetër kishtare) dhe atë të gjuhëve bashkëkohëse evropiane: italiane, franceze, e angleze (terminologjia shkencore). Po kështu mund të thuhet edhe për korpusin e onomastikonit kombëtar (toponiminë dhe antroponiminë), i cili po ndërtohet mbi bazën e strukturës morfologjike dhe semantike të toponimisë së hapësirës etnografike kombëtare.

Një shqipe mijëvjeçare me korpusin e saj aktiv dhe pjesën e saj të heshtur, natyrisht tani jo prodhimtare, një shqipe që ka trashëguar leksikun e huazuar (bujqësor, blegtoral e teknik) të greqishtes së vjetër, një shqipe që ka trashëguar një leksik të pasur shpirtëror të proveniencës kishtare perëndimore, nuk ka pse të mos përballojë edhe komunikimin material, kulturor e shpirtëror edhe me gjuhët e tjera të Evropës së bashkuar.

Gjuha shqipe do të jetë e përkulur, e rrëgjuar dhe pa asnjë funksion në Evropën e bashkuar, vetëm nëse provon të hyjë e ndarë (në toskërishte, në gegërishte dhe në kosovarishte) e kjo do të thotë e panxënë plotësisht edhe nga folësit e saj. Shqiptarët, në rrethanat e sotme kanë mundësi që të përgatisin shumë shpejt korpusin gjuhësor të tyre prej rreth 200.000 fjalësh, me mundësi që pastaj të krijojnë edhe korpuset profesionale të fushave të dijes së shkencave ekzakte dhe humanitare, por nuk kanë kohë të merren me rindërtime të dialekteve, duke përfshirë këtu edhe ato të paqenat, si kosovarishtja.

Në kohën kur, bie fjala “vende si Holanda dhe Finlanda që dikur kanë qenë në krye të përpjekjeve për të pasur një gjuhë kombëtare të kulluar, të

Onomastika e Kosovës

25

veçantë e me përdorim universal, tani e kanë kuptuar vështirësinë që has një gjuhë e një populli të vogël për t’i bërë ballë sfidave bashkëkohore të komunikimit dhe gjithnjë e më shumë po e përfshijnë anglishten në arsimin publik për mësimdhënien në disa disiplina shkencore, për të cilat leksiku dhe mundësitë e gjuhëve përkatëse janë të pamjaftueshme për të garantuar një proces mësimor të përshtatshëm” (Adri Nurellari), të vësh në dyshim sot shqipen standarde dhe krahas saj edhe të identitetit shqiptar, do të thotë të mos e kuptosh, në mos, ta kuptosh mbrapsht, synimin shekullor të themeluesve të Bashkësisë Evropiane.

Është e vërtetë se e drejta individuale është e drejtë thelbësore në demokracinë evropiane, por e dimë njëkohësisht se vetëm popujt homogjenë mund t’i mbijetojnë rrezatimit të fuqishëm të gjuhës, kulturës dhe qytetërimit të popujve më të mëdhenj të Europës dhe zhbërjen e gjuhëve, kulturave e qytetërimeve të popujve të vegjël. Kundërshtarët e këtij konstatimi me gjasë do të kujtojnë këtu ligjet e shumta të shteteve të sotme evropiane (Italisë, Francës, Gjermanisë etj., natyrisht duke e fshehur nën rrogoz mohimin që këtij ligji i bënë Greqia dhe Turqia), por në të njëjtën kohë duam t’iu kujtojmë se të mbrosh me ligj reliktet gjuhësore të një komuniteti etnik dhe të përfaqësohesh në shkallë administrative, politike, ekonomike dhe kulturore me gjuhën standarde në shkallë të administratës, diplomacisë, kulturës dhe teknologjisë e tregtisë së Bashkimit Evropian, nuk është e njëjta esencë dhe i njëjti efekt.

26

Begzad Baliu

Është e kuptueshme, pra, pse vetëm vetëdija kombëtare për gjuhën e përbashkët sot, do të kuptohet drejt si vetëdije për Evropën e bashkuar nesër.

Prishtinë, më 28. 06. 2007

Onomastika e Kosovës

27

T O P O N I M I A DHE ETIMOLOGJIA

28

Begzad Baliu

Onomastika e Kosovës

29

SPROVË PËR SHTRESIMIN E TOPONIMISË SË KRAHINËS SË GALLAPIT

Krahina e Gallapit është njëra prej krahinave etnografike dhe gjuhësore të Kosovës. Ajo shtrihet në verilindje të Kosovës, kurse një pjesë e saj hyn në të ashtuquajturën krahinë të Medvegjës, e cila, më parë sesa krahinë etnografike, do të mund të quhej krahinë politike e administrative dhe përfshin më tepër se 100 fshatra të banuara kryesisht me shqiptarë, por edhe me serbë. Duke qenë një zonë kryesisht e mbyllur (gjatë kohës më të re) për komunikimin me qendrat urbane, por me një trashëgimi të theksuar që nga historia e zhvillimit të Artanës (Novo Bërdës) si qytezë mesjetare dhe antike, brenda kësaj krahine janë ruajtur shumë veçori të rëndësishme historike dhe veçanërisht gjuhësore, për të cilat interesimi i studiuesve nuk ka munguar. Megjithatë, kjo krahinë asnjëherë nuk është bërë objekt studimi në fushë të gjuhësisë në përgjithësi dhe në fushë të onomastikës në veçanti.

30

Begzad Baliu

Onomastika iliro-shqiptare

Ndonëse, mjaft e zbehur dhe shpesh e mbishtresuar, në këto troje ende gjallon toponimia iliro - romake, pa përjashtuar këtu edhe ndonjë element trak: Ulpianë, Qafa e Prushit, Therandë, Gallap, Sharr, Drin etj. Pavarësisht nga kjo, në Krahinën e Gallapit ruhet një shtresë e pasur e toponimisë shqiptare, prej asaj me strukturë të vjetër, e cila madje nuk gjallon më në leksikun e shqipes e deri te mikrotoponimet me semantikë të qartë nga leksiku i përditshmërisë sonë.

Arushë, -a: Një vend të rëndësishëm në këtë tip fitonimesh zë mikrotoponimi Prroni Arush’s, mal i dendur (Marec – Prishtinë), Prroni i Arush’s (Viti- Prishtinë) etj. Ky fitonim është me rëndësi të komentohet për dy arsye: së pari, ka më shumë se dy shekuj që, pas gjurmëve të një shënimi të autorëve grekë 3 se në këtë zonë ekziston qyteti Arhia, shumë gjurmues (historianë, arkeologë e gjuhëtarë), në mesin e tyre edhe albanologu Han, duke besuar se do ta gjejnë Qytetin e Argjendtë, kanë bërë kërkime në këto zona. Historianët thonë se një fortesë e rindërtuar në Dardani nga perandori Justinian quhej Aria. Vërehet se, edhe në përshkrimet e Ptolemeut për katër qytete urbane në Dardani, Aribantioni është i renditur në relacionin rrugor mes Naissusit dhe Ulpianës. Pa dashur të vëmë në dyshim mendimin e autorëve të antikitetit, qytetin e të cilëve arkeologët duhet të vazhdojnë ta

3 Shih, Fanulla Papazoglu, Srjednoballkanska plemena u predrimsko doba, Sarajevë, 1969, f. 367; Zef Mirdita, Studime Dardane, Prishtinë, 1979, f. 97.

Onomastika e Kosovës

31

kërkojnë në këto anë, mendoj se ia kemi arritur të gjejmë etimologjinë e mikrotoponimit Prroni Arushës, përkatësisht Lugi Arushës dhe këtë e kemi gjetur te fitonimi: lajthi arushe (Corylos colurna L.), e cila, në Kosovë, njihet si lajthi e egër, por që sipas studiuesit Shefki Sejdiu 4 , Ilia Mitrushi 5 e jep për Kosovën si lejthi e egër”. Ndonëse në gjendjen e sotme emri i kësaj bime si lajthi arushe, në Kosovë paraqitet vetëm në Vermicë, pra, jo në zonën e Gallapit, vetë fakti se kjo zonë është shumë e njohur për lajthi të egra, ndërsa mikrotoponimi del në lugje, përrenj etj., ku rritet me shumicë lajthia e egër, dëshmon për mundësinë e mbetjes së këtij fitonimi si një relikt mikrotoponimik pikërisht në këto vende.

Bardhec,-i: Kroni Bardhecit (Zhuja-Dardanë); Roga Bardhecit (Zhuja-Dardanë). Ky mikrotoponim, i cili na del dy herë, i formuar një herë si hidronim dhe herën tjetër si oronim, këtu nuk na del shpesh, por mjafton që i bashkohet onomastikës homogjene të këtij antroponimi të vjetër, i cili në formë të shkruar, madje në disa trajta gjuhësore, paraqitet që në shekullin XV, ndërsa si leksik i takon fondit të vjetër autokton të gjuhës shqipe 6 .

4 Shefki Sejdiu, Fitonimia shqipe e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979, f. 52 dhe 232.

5 Shih Ilo Mitrushi, Drurët dhe shkurret e Shqipërisë, Tiranë, 1955, f.

33.

6 Vjeljen shteruese të këtij toponimi e bërë Rexhep Doçi, në studimin e tij shterues dhe sintetizues Antroponimia e Llapushës, (Prekorupës), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1983, f. 109-113.

32

Begzad Baliu

Katunishtë, -a: Katunishtë (Gllogovicë); Katuni- shtë (Karaqevë e E.); Katunishtë (Jasanovik: Novo Bërdë - Artanë); Katunishta. Vendbanim i vjetër i fshatit Manishincë, të Artanës. Rëndësia e këtij toponimi, prejardhja e të cilit prej kohësh është studiuar në mënyrë shembullore nga Norbert Jokli, në këtë rast qëndron në shfaqjen e tij në dy vendbanime sllave. Fjalën shqipe katun, të cilën Jokli 7 e konsideronte të fondit të moçëm shqiptar,

por edhe me ndikim në gjuhët e Ballkanit, tani besoj

e mbështesin edhe shembujt e vjelë nga inventari i toponimisë ndër folësit serbë.

Kërcunë, -a: Kërcuna Zez (Sedllar-Dardanë). Duke iu përgjigjur premtimit të Mattea Bartolit, për mundësinë e prejardhjes së fjalës rumune crǎciun “kërshëndella”, Çabeji i jepte kësaj fjale karakter të gjerë leksikor, semantik e onomastik. Në këtë rrafsh, Çabeji sillte edhe shembujt nga fusha e toponimisë, si Buzmi, në ishullin grek, me banorë shqiptarë, por edhe struktura më të gjera leksikore që lidhen me natën e kërshëndellave”, përkatësisht “natën e buzmit”. Dua të veçoj se në Krahinën e Gallapit, ende kujtohen disa rite pagane dhe të krishtera, sidomos nga gjinia femërore, të cilat ato i përcjellin me rite të zakonshme të veprimit, të lidhura me të lashtat, shëndetin e kafshëve të shtëpisë, shëndetin

e fëmijëve etj. Një nëmë e përditshme cuη u bafsha,

na kujton fjalën kërcunë e mjerë, nëna që ka mbetur

7 Shih Norbert Jokl, Katun. Zur Geschichte eines Balkanwortes, “Indogermanische Forschungen”, XXXIII. 5 (1914), 420-433.

Onomastika e Kosovës

33

pa djalë, motra pa vëlla etj 8 . Ashtu si edhe oronimi i lidhur me fjalën kallugjericë, edhe kërcuna e zezë do lidhur me një relikt, përkatësisht me një fjalë të vjetër e të shtanguar, e cila ka mbijetuar në këtë mikrotoponim.

Kolopnishtë, -a: Arë, në të cilën është mbjellë dhe përpunuar konopi (Makresh i P. - Gjilan). Vendet ku është punuar konopi, janë shënuar në forma të ndryshme, ndërsa ky toponim ku është shfaqur një metatezë mjaft e hapur e l-së dhe n-së, që në të vërtetë vjen nga Konoplishtë, konop + prapashtesa e dyfishuar li+shtë. Sikurse vëren edhe Çabeji, fjala është për një prapashtesë turke -li që u vendos ndërmjet rrënjës dhe prapashtesës sllave –isht(ë) 9 .

Pyllë, -a: (Marec-Prishtinë); Livadhi Pylles (Marec-Prishtinë); Te Pylla, zabel (Kukavicë- Prishtinë); Livadhi Pylles; Pylla, mal (Marec- Prishtinë); Ara Pylles (Marec-Prishtinë); Kroni Pyllit (Zajqec-Dardanë). Studiuesi Çabeji e ka shpjeguar si një fjalë të “përbashkët për romanitetin ballkanik, italishten, sardishten e iberorumanishten është trajta latine padūlem në vend të palūdem: rum. Pădure, shq. pll pyllja” 10 , e cila shfaqet edhe në letërsinë e vjetër. Në zonën më qendrore të Gallapit, që për nga shqiptimi fonetik është ndër më arkaiket, gjenden oronimet, të cilat identifikohen me fjalën

8 E. Çabej, Studime gjuhësore, IV (Bot. i dytë), Prishtinë, 1987, f. 237-

240.

9 E. Çabej, Studime gjuhësore, III, f. 275-276.

10 E. Çabej, Studime…, III, f. 266.

34

Begzad Baliu

pyll-a, gjithnjë të gjinisë femërore, me një përjashtim,

i cili edhe mund të jetë shënim i gabuar. Në studimet

toponimike përgjithësisht, ky oronim, me bazë të gjerë në gjeografinë shqiptare, kryesisht të dialektit toskë, duket të jetë një relikt i vjetër i leksikut të shqipes, që ruhet brenda inventarit toponimik të kësaj treve.

Nikë, -a: Kroni Hasan Nikës (Medvegjë). Rëndësia

e identifikimit të këtij hidronimi qëndron në krijimin

e një pasqyre të gjenealogjisë familjare ndër banorët e kësaj krahine, shembujt e së cilës përgjithësisht mungojnë. Në këtë krahinë sikur mungon një traditë e përkujtimit të gjenealogjisë familjare, prandaj shembujt e vjelë edhe nga mikrotoponimia kanë rëndësinë e tyre në këtë drejtim.

Niklec,-i: Kroni Niklecit (Marec-Prishtinë); Nikleci, mal (Marec-Prishtinë); Rogat e Niklecit (Marec- Prishtinë). Në komunën e Dardanës ende gjallon një

patronim Leci, ndërkaq ka një inventar të gjerë të përhapjes së tij në Shqipërinë Veriore, si hipokoristik

i patronimit Kolec. Në një hapësirë të gjerë trajtash gjuhësore është studiuar në Kosovë nga R. Doçi 11 . Hidronimi Nikleci, që në të vërtetë është një antroponim Nikë + patronimi Leci, mbase shpjegon më së miri prejardhjen e patronimit në fjalë.

Progon, -i: Te Progoni (Orllan – Galab: Besianë- Podujevë). Ky patronim, i cili shfaqet dendur në dokumentet mesjetare të shekullit XV si: Progon Mira, në toponimi është ruajtur më pak.

11 Shih R. Doçi, Antroponima e Llapushës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1983, f. 86-88.

Onomastika e Kosovës

35

Nikollë,-a: Kroni Nikolles (Medvegjë); Zabeli Nikolles (Zajqec-Dardanë); Kroni Nikollës (Ramabajë- Medvegjë); Arat e Nikoll’së, Nikolla ishte rrogëtar fillimisht e pastaj çirak i ardhur (Zllashë-Prishtinë).

Shkumdet,-i: Fusha e Shkumdetit, mal, lëndinë, ka gropa, thonë ka pasur tabe (Zllashë-Prishtinë). Në Krahinën e Gallapit, krahas fjalës shkumë, lëndë përdorimi, shkuma e ujit etj., fjala det dëgjohet të përdoret në kuptimin simbolik: “ish ba deti”, për grurin që pritet të japë rendimente të larta, “e kish ba zoti deti”: për familjen e pasur dhe të shëndoshë etj. Por në toponimi nuk e kemi vënë re, madje, as në shkallë Kosove. Oronimi Fusha e Shkumdetit, vend i gjerë, i hapur, që edhe nga aspekti gjeografik i përgjigjet kuptimit të parë: hapësirë e gjerë, e hapur, hapësirë deti etj., sigurisht dëshmon për një leksik të pasur të kësaj ane dhe shpesh të fshehur brenda strukturës toponimike, sikurse edhe në rastet e tjera.

Gjigjon, -i: Kroi Xhixhonit (Kranidell –Dardanë). Një mikrotoponim si ky nuk është vështirë të ndriçohet, pasi struktura të tilla ka mjaft në inventarin e fjalorit të Gallapit, madje jo vetëm brenda leksikut të shqipes, por edhe brenda gjuhëve të ndryshme, ndërndikimet e të cilave gjithashtu janë mjaft të pasura. Të tilla struktura dalin edhe në mjaft raste të tjera ndër studime të patronimisë historike, si: Gjevukaj, Gjonvukaj, Gjokgjinaj, Gjokika, Gjonbaban etj. 12 . Pra, fjala është për pronën e Gjin

12 Me strukturën gjuhësore dhe moshën historike e shtrirjen hapësinore të këtij toponimi është marrë Rexhep Doçi, Antroponimia e Llapushës,

36

Begzad Baliu

Gjonit; me kalimin e kohës, ashtu si edhe në mjaft raste të tjera, antroponimi dhe patronimi krijuan cilësorin e përbashkët emër+mbiemër në gjinore:

Kroni Gjingjonit dhe në fund Kroi Gjigjonit.

Shullan, -i: Ndonëse në një numër shumë më të kufizuar rastesh, mikrotoponimet e lidhura me fjalën shulla: vend ku i bie dielli, dëshmojnë për shtresat më të vjetra gjuhësore të këtyre toponimeve: Ahishta e Shullanit, mal (Krilevë-Dardanë); Reka Shullanit (Krilevë - Dardanë); Prroni Shullanit (Gërbac- Medvegjë); Reka e Shullanit, rekë (Krilevë-Dardanë); Rrezja Shullanit (Krilevë-Dardanë); Shullani (Hertica:

Besianë -Podujevë). Ky toponim paraqitet krahas mikrotoponimit Rreze, madje në pjesën më të madhe të Gallapit, si: Rreza Mullinit (Kranidell –Dardanë); Te Rréza (Sedllarë-Dardanë); Ara Rrezës, arë (Marec- Prishtinë); Ilazi Rrezes (Kullec-Prishtinë); Kroni Rrezës, krua (Butoc-Prishtinë); Lisi n’Rreze (Marec- Prishtinë); Livadhi Rrezes (Prapashticë- Prishtinë); N’rreze (Mak. i P. - Gjilan); Lugu i rrezës, mal (Prapashticë- Prishtinë); Te Rrezja (Vllasali:

Novoberdë-Artanë); Guri Rrezës Butocit (Butoc- Prishtinë); Rrezja e Brahës (Surdull: Besianë- Podujevë); si dhe krahas oronimit Zhara, i cili del gjithashtu në një numër të madh trajtash gjuhësore dhe vendbanimesh, si: Livadhi Zhar`s (Tuxheci), (Tuxhec-Dardanë); Zharet (Prapashticë- Prishtinë); Ara te Zhari (Desivojcë); Kroni Zharit (Gërbac-

f. 83, 99, 143, 147, ndërsa me strukturën fjalëformuese të po këtij toponimi është marrë Bahtijar Kryeziu, Onomastika e Hashanisë, f.

44-45.

Onomastika e Kosovës

37

Medvegjë); Lugi i Zharit (Desivojcë); Mali i Zharit, mal (Desivojcë); Rrafshi Zharit (Laçiq-Dardanë); Udha e Zharit, udhë (Desivojcë - Dardanë); Zharina, mal (Marec-Prishtinë); Kroni Zharinave (Marec-Prishtinë) etj.

Hormoq,-i. Ky mikrotoponim në fshatin Marec të Prishtinës, shpjegohet nga banorët si “një vend i ngarkuar, i vështirë, i vegjetacionit të shpeshtë etj”. Në fjalorin e shqipes letrare (Kosovë) emri i fitonimit hormoq (Picea Obies (L.) Karsten) quhet pisha, çami, çetina, varësisht nga vendbanimi ku gjendet kjo bimë 13 . Në Kosovës, emri i kësaj bime është ruajtur në Vrellë, krahas trajtës sllave jellovq. Pra, sikurse mund të shihet, kjo fjalë, të cilën, sipas Sh. Sejdiut 14 , edhe Çabeji e nxjerr nga shqipja harr “gjemb, ferrë“, në Gallap është ruajtur brenda strukturës së një mikrotoponimi.

Emërvendet me prejardhje latino-romane

Si në të gjitha trevat e Ballkanit, edhe në Kosovë, e kjo do të thotë që, edhe në krahinën e Gallapit, është dëshmuar disa herë se ka gjalluar dhe ka krijuar vendbanime edhe një popullsi (arumune) baritore, duke lënë kështu edhe gjurmët e veta në fushë të makrotoponimisë. Në Kosovë përgjithësisht janë identifikuar oikonimet: Beçuk (Vushtrri), Vllahi (Mitrovicë), Sibofc (Obiliq), Turiçec, Magure,

13 Shih Shefki Sejdiu, Fitonomia shqipe e Kosovës – lënda, ndarja, etimologjia, IAP, Prishtinë, 1972, f. 44, 218.

14 Shih Sh. Sejdiu, Vep., e cit, f. 218.

38

Begzad Baliu

Mikushnicë (Skënderaj), Magure (Lipjan), Llajshec (Prishtinë), etj., ndërsa në krahinën e Gallapit oikonimet dhe oronimet: Llukar (Prishtinë), Makresh (Gjilan), Magure (Dragancë), Rimanishtë (Podujevë) etj.

Magure: oronim (Draganci - Gjilan). Etimologjia e kësaj fjale, sikurse dihet, vjen nga latinishtja moγoro, “kodër e vogël, kodrinë”, shqip magulë, “kodër, bregore”, rumanisht măgură me të njëjtin kuptim 15 . Në Krahinën e Gallapit nuk mungojnë mikrotoponimet me prejardhje arumune. Le të kujtojmë se ky oronim gjendet ndërmjet Makreshit (Gallap) dhe Stanishorit (Moravë) janë ruajtur trajtat gjuhësore: Stanistur kullosë (Pepaj-Prishtinë); Stanisur (Hajkobillë-Prishtinë); Stanishurë dhe Magure (Moravë).

Vllasali: Vllasali, lagje (Surdull: Besianë- Podujevë); Vllasali (Artanë). Në Kosovë nuk janë të paktë emrat e vendbanimeve dhe përgjithësisht të mikrotoponimeve, që lidhen me etnikun vllah:

Llashkobare: Vllashkobare, Llashticë: (V)llashticë etj. Pavarësisht nga kjo, ne duke radhitur këtë oikonim në radhën e inventarit arumun të mikrotoponimisë së Gallapit, kujtojmë se ky është formim i brendshëm i një patronimi që u oikonimizua me kohë 16 .

15 E. Çabej, Studime gjuhësore, IV, 1987, f. 265.

16 Për përhapjen e këtij etniku në Kosovë, shih, R. Doçi, Iliro- shqiptarët…, f. 99-100; Atanasije Urosheviq, Neki detali iz prošlosti Kosova, “Onomatiloški prilozi”, b.I, Beograd, 1979, f. 30-33; Shembujt e shumtë të përhapjes së tyre janë vjelë kryesisht nga Dinić,

Onomastika e Kosovës

39

Makresh, -i: Mali Makreshit, Dardha Makreshit (Jasanovik); Kisha Makreshit (toponim i zhdukur). Vendësit thonë se diku ka qenë një kishë, por nuk e dimë sa e saktë është kjo. Dihen vetëm Vorret e Moçme; Dardhat e Makreshit (Busavatë). Në dokumentet e vjetra i përgjigjet lagjes së krishtere “Mëhalla e Vuk Mërkshiqit” dhe Makrishi i Poshtëm 17 . Edhe tani kemi vendbanimet: Makreshi i Poshtëm dhe Makreshi i Epërm. Në radhorin e borxhlinjve të Mihail Llukareviqit është shënuar në formën Macrexa (Makresha) 18 etj. Në studimet onomastike të autorëve shqiptarë dhe të huaj, janë bërë shumë përpjekje diakronike dhe sinkronike për të dhënë etimologjinë e këtij vendbanimi. Në rastet më të shpeshta ky oikonim është lidhur me oronimin e traditës bizantine makër: “i madh”, hidronimin e prejardhjes sllave “mokra”: vend me lagështi etj 19 .;

e

Deçanit etj.

17 Shih Skënder Riza, “Novo Bërda gjatë shek. XV dhe XVI”, Vjetari, nr. XX, Arkivi i Kosovës, Prishtinë, 1985, f. 111.

Selami

Pulaha,

Jahja

Drançolli,

Muhamet

Ternave,

Krisobula

18 J. Drançolli, Raguzianët në Kosovë, Prishtinë, 1990, f. 73.

19 Shih E. Çabej, Studime gjuhësore, IV, f. 158; S. Gashi, “Antroponimia e etnosit shqiptar të viseve të Toplicës në gjysmën e parë të shekullit XV, në dritën e burimeve raguziane”, Dituria, nr. 1-2, Prishtinë, 1978, f. 131; dhe “Prania e etnosit shqiptar në Kosovë gjatë shekujve XIII-XIV”, në Onomastika e Kosovës, IAP, 1979, f. 67, 87; Recension për vëllimin “Konferenca e IV e Onomastikës”, në GJA- sshf, nr. XIII-1983, Prishtinë, 1984, f. 319-320; R. Doçi, Antroponimia paraislame e Llapushës, “Onomastika e Kosovës”, IAP, 1979, f. 138- 140; Dhimitër S. Shuteriqi, “Fjalë të shqipes para Buzukut”, në GJA- sshf, nr. XIX, IAP, 1989, f. 314; Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe

40

Begzad Baliu

ndërsa ne

e konsiderojmë këtë oikonim të

prejardhjes arumune, për vetë faktin se kjo është

trevë e ndikimit arumun të toponimisë, dhe zbërthehet me rum. macris “lëpjetë, uthull” (bot. Rumex acetosa).

Toponime me bazë nga tradita greko-bizantine

Në Kosovë është vënë re një inventar i pasur i mikrotoponimisë me prejardhje greko-bizantine, si:

Gllogjan (Deçan), Mavriq, Mihaliq e Pantinë (Vushtrri), Manastirc, Papaz e Softaj (Ferizaj), Kolludra e Madhe (Zubin Potok), Tërpezë (Viti), Torinë (Lipjan), Mojstirë, Syne (Istog), Likoshan, Vasilevë (Gllogovc), Likoc (Skënderaj) etj.

Mikrotoponimia greko-bizantine e Krahinës së Gallapit, edhe pse shpesh është përmbysur nga folësi vendës (zakonisht shqiptar), nuk ka humbur shumë nga etimologjia e saj.

Kallugjericë, -a: Reka Kallugjericës (Hajkobillë - Dardanë). Në krahina të tjera të Kosovës është ruajtur edhe në trajtën toponimike Gllogjan (Deçan). Fjala është për fjalën greke καλογερος, që në gjuhën shqipe përmes o(gr.)=u (shq.) dha një kallugjer dhe kllogjën, ndërsa në raste më të rralla të të folmeve dialektore edhe gllogjën, në rastin tonë Gllogjan. Në Krahinën e Gallapit mendoj se është ruajtur një

historia e saj, Prishtinë, 1989, f. 219; Voisllav Dançetoviç, Sufiksi deminutiv i emnave të gjuhës shqipe, Prishtinë, 1960, f. 71; Marinko Mitkov, “Forma e brendshme e toponimeve dhe disa hulumtime”, në Onomastika e Kosovës, IAP, 1979, f. 206.

Onomastika e Kosovës

41

Reka

Kallugjericës.

Manastir-i: Manastir (Siarinë-Medvegjë); Prroni Manastirit (Siarinë-Medvegjë); Manastirishta (Vllasali:

Novobërdë-Artanë). Në Kosovë janë shënuar trajtat Mojstir (Burim) dhe Manastirc (Ferizaj), që dëshmojnë për pasurinë gjuhësore dhe trajtat vetjake të depërtimit dhe përdorimit të tyre. Toponimi duket se vjen nga greqishtja μανaστήριον. Trajta greke e mikrotoponimit Manastirishta, që del në Krahinën e Gallapit, pra, me prapashtesën –isht(ë), sikurse vëren edhe Çabeji, është një prapashtesë sllave që e gjejmë “në shumë emra, prej emrash që tregojnë vendin ku gjendet një bimë a një ndërtesë, a gërmadhë e një ndërtese” 20 .

Drum, -i: Në këtë kompleks emërtimesh në Krahinën e Gallapit gjenden edhe mikrotoponimet:

Roga Drumit (Tërstenë); Drumi (Gllogovicë) është rrugë që lidh fshatrat Gregjenik, Strezovc etj.; Drumi (Bostan- Novobërdë-Artanë); Drumi (Krilevë- Dardanë); Drumi (Zllashë-Prishtinë); Ara e Drumit (Cvircë); Drumi, rrugë ndërlidhëse e fshatit (Lisockë); Udha Drumit (Zajqec); Kroni Drumit (Zajqec); Udha Drumit (Prapashticë); Udha Drumit (Marec); Drumi, udhë (Butoc); Roga e Drumit, kullosë (Butoc- Prishtinë); Drumi Kapitit (Kapit-Medvegjë); Drumi Salihit, rrugë (Prapashticë - Prishtinë) etj. Në leksikun e të folmes së kësaj ane ruhet fjala drumtar, që dëshmon edhe për krijime të brendshme leksikore. Kjo fjalë është me prejardhje greke dhe

trajtë

gjuhësore

e

saktë

te

hidronimi

20 E. Çabej, SGJ, III, Prishtinë, 1976, f. 248-249.

42

Begzad Baliu

rrjedh nga δρóμος, që do të thotë udhë-udhëtar. Edhe këtu, në të gjitha rastet, fjala është për rrugë, madje për rrugën kryesore, që në disa vendbanime përdoret në gjuhën turke Sokak,-u.

Klisurë, -a: Klysuara (Marec), Klisura (Mramor), Klysyra (Tërstenë-Vranjë). Krahas fjalëve të shqipes derë, portë, e më saktësisht në rastet tona grykë (e shqipes) dhe Kap ı (të turqishtes), e mbase edhe Vratieq (të sllavishtes) për grykë, qafë mali, derë, në këtë anë kemi edhe mikrotoponimin Klisur-a të greqishtes, përkatësisht të latinishtes, që rrjedh, pra, nga një fjalë (folje) e greqishtes: κλειω + emrin latin clausura.

Toponimia serbe

Gllogovicë: Ara Gllogës (Medvegjë). Nga i gjithë inventari i fjalorit mikrotoponimik të Gallapit kam shënuar vetëm në një rast mikrotoponimin Ara Gllogës (Medvegjë), në një formë mjaft të izoluar. Në të gjitha rastet e tjera, pra, edhe në Gllogovicë, është ruajtur fjala shqipe murriz. Te Murrizet (Kukavicë- Prishtinë); (Te) Fusha Murrizit (Mak. i P. - Gjilan); Ara Murrizave, arë; Sipas murrizave (Krilevë-Dardanë); Fusha Murrizit (Mak. i P. - Gjilan); Kroni Murrizit, krua (Prapashticë- Prishtinë); Murrizet te Dardhat e Egra (Zhujë-Dardanë). E shënuam këtë oikonim përballë gjithë këtyre mikrotoponimeve me prejardhje fitonimike, për të dëshmuar se emri i këtij vendbanimi është vetëm një shënim administrativ.

Bostan-i: (Citrullus vulgaris Schrad). Vendbanim afër Artanës. Në Kosovë, në kuadër të leksikut të

Onomastika e Kosovës

43

përgjithshëm ruhet edhe si llubenicë, që në thëniet popullore ruhet si: “Nuk mahen dy llubenica ni dorë”.

Vratiq,-i: Vratiq-i dhe Prroni Vratiqit (Mak. i P. - Gjilan); Fratishi, (Marec-Prishtinë); Roga Fratishit (Marec-Prishtinë) etj. Pra, ky fitonim ndër shqiptarët ruhet në dy trajta leksikore: vratiq dhe fratish. Më parë, duke u mbështetur në një trajtë gjuhësore më të përafërt, ka pasur përpjekje për ta nxjerrë këtë toponim nga shqipja frat (titull fetar). Një shpjegim i mundshëm i mikrotoponimit Vratiq dhe Prroni i Vratiqit (Makresh i P.), sipas konfiguracionit del se rrjedh nga sllavishtja vrata/- iq (qafë mali a kodre), por ne mendojmë se, si trajta gjuhësore e mikrotoponimit Fratish i identifikuar në Marec, ashtu edhe trajta gjuhësore e mikrotoponimit Vratiq, i identifikuar në Makresh të P., duhet lidhur me emrin e bimës lulëfshise (Tanacetun vulare L.), e cila, si në Marec, ashtu edhe në Makresh të P. quhej bar i sariht dhe bari fshisave.

Jarqishtë, -a: Arë (Mak. i P. - Gjilan). Edhe prej përbërjes së oronimit nuk është vështirë të kuptohet se bëhet fjalë për një vend dhish. Oronimi lidhet me prejardhjen sllave të emrit të cjapit: jarac 21 me prapashtesën –isht(ë). Me këtë njësi, në të vërtetë me këtë trajtë gjuhësore, inventari i toponimisë së Gallapit me prejardhje nga bota bimore dhe sidomos shtazore në gjuhën shqipe, sllave dhe madje arumune pasurohet dukshëm. Fjala është jo për një

21 Shih Grup autorësh, Fjalori serbokroatisht – shqip, IAP, Prishtinë, 1989, f. 268.

44

Begzad Baliu

mikrotoponim-oronim të sllavishtes, por për një fjalë sllave, të cilën e toponimizuan folësit e gjuhës shqipe.

Koznicë,-a: Arat e Koznicës (Marec-Prishtinë); Koznicat, masiv kodrinor (Koznicë - Muranë:

Novoberdë-Artanë); Koznicat (Kukavicë-Prishtinë); Kozarnik-u (Hogosht); Te Gurt e Kozarnikut (Hogosht). Emri i këtij oronimi lidhet me zoonominë dhe etimologjikisht rrjedh nga sllavishtja: koze + prapashtesa gjithashtu sllave –nik. Gjithashtu, paraqitja e këtij zoonomi edhe në një hapësirë tjetër dhe në trajtën Kozarnik, lidhet me emrin e ruajtësit të dhive: dhiar 22 .

Emërvendet me prejardhje orientale

Një vend si Kosova, e cila ka qenë nën qeverisjen pesëshekullore otomane, nuk ka mundur të mos ishte e paprekur (pandikuar), kur më pak e kur më shumë, edhe nga orientalizmat në fushë të mikrotoponimisë. Në nivel të emërtimit të hapësirave më të mëdha, në Kosovë, siç dihet, janë të njohura dy krahina etnografike: Krahina e Hasit dhe Krahina e Karadakut. Krahina e Karadakut gjendet në kufirin lindor të Gallapit, por përveçse me emrin, nuk mund të thuhet se janë të identifikueshme për mikrotoponiminë e pasur a të veçantë të toponimeve me etimologji orientale. Ne do të pasqyrojmë disa prej mikrotoponimeve më karakteristike, disa prej të

22 Shih, po aty, vep. e cit., f. 309.

Onomastika e Kosovës

45

cilave, nuk është vështirë të thuhet se janë apelativë të rastit.

Batall, -i: Livadhi Batallit (Busi-Prishtinë); Lugi Batallit (Marec-Prishtinë); Batalltë. Lagje (Mramor- Prishtinë). Në përgjithësi, kjo fjalë turke në fushë të leksikut është e zakonshme, në përdorimin dhe në kuptimin e parë të saj: vend batall - vend i lënë, i papunuar, djerrinë; njeri batall: njeri jo punëtor; tokë e lënë batall: tokë e papunuar etj. Siç dihet, fjala batall rrjedh nga turqishtja dhe do të thotë tokë e pa punueshme, jopjellore, djerrinë, në kuptimin e gjësendit të lënë pas dore.

Karoll, -i: Te Karolli Bugarve (Tërstenë-Vranjë); Karolli Çershisë (Velegllavë-Dardanë, Këqiku, Velia Glaua, 250); Karolli Dautit, mal (Hajkobillë- Prishtinë), në këtë vend ka qenë karaulla (vend Rroje). Gjendet në kufi me Jabllanicën (krahinë shqiptare në Jug të Serbisë); Mali te Karolli (Zajqec- Dardanë); Te Karolli (Tërstenë-Vranjë); Karolli (Gmicë-Dardanë); Lisi i Karollit (Desivojcë - Dardanë); Mrizi i Karollit, Lugaja e Karollit, Kroni i Karollit etj. (Desivojcë - Dardanë); Te Karolli (Sedllarë-Dardanë); Vorret te Karolli (Sedllarë-Dardanë); Te Karolli Keq (Cfircë-Dardanë); Karulli Keq, mal (Cvircë – Dardanë; Karolli Majes (Velegllavë-Dardanë, Këqiku, Velia Glaua, 250); Karolli Shkaut, mal, roje e serbëve, e cila ka qenë e vendosur në kufi me ushtarët turq në vitin 1810 (Cvircë – Dardanë); Karolli Shkaut, mal (Hajkobillë - Prishtinë); Karolli Shkret, mal (Hajkobillë - Prishtinë); Karolli Turkut, mal (Hajkobillë - Prishtinë); Karolli Turkut (Cvircë – Dardanë); Karolli

46

Begzad Baliu

Vjetër (Velegllavë-Dardanë, Këqiku, Velia Glaua, 250) etj.

I dhamë të gjithë shembujt e mundshëm bashkë me shpjegimet popullore të vjela në terren, për të nxjerrë përfundime të sigurta se ky mikrotoponim vjen nga një fjalë turke karàula (vendroje), e cila në shqip, me rënien e zanores u u toponomizua si Karul apo Karol, edhe pse në jetën e përditshme popullata e përdor fjalën turke si karaullë-a. Turqishtja e ka edhe trajtën gjuhësore karÿola (shtrat) apo fjalën tjetër kara ÿol (udhë e zezë), e cila, edhe pse ka shumë afërsi, nuk është vazhdimësi e toponimeve të lartshënuara. Trajtat e drejtpërdrejta të toponimeve të shënuara në Krahinën e Gallapit vijnë nga trajtat leksikore të turqishtes Karàula 23 .

Kapi, -ja: Lisi Kapisë (Sfircë-Medvegjë); Kapia (Sfircë-Medvegjë); Kapija, mal (Cvircë – Dardanë); Kodra e Kapitit (Kapit-Medvegjë); Prroni Kapitit (Kapit-Medvegjë); Xhamia e Kapitit (Kapit-Medvegjë); Drumi Kapitit (Kapit-Medvegjë). Ky mikrotoponim e ka prejardhjen nga turqishtja: kap ı = derë. Besoj se edhe mikrotoponimi Kapiti është një trajtë tjetër gjuhësore e toponimit me prejardhje turke, fjalë e cila ka pasur ndikim në një rreth më të gjerë gjuhësor të Ballkanit.

Tepe: Tepja. - Mal i lartë 1080 m. Banorët thonë se, nga ai vend “dukët 10 – 12 sahat udhë, madje edhe maja e Lubotenit t’Ferizait, kur është kthiellt”

23 Shih Norbert Boretzky, Der türkische einfluss auf das albanische, Tel 2 (Wörterbuch der albanischen Turzismen), Otto Harrassowitz – Wiesbaden, 1976, f. 76.

Onomastika e Kosovës

47

(Cvircë – Dardanë). Tepja e Sfircës (Sfircë-Medvegjë). Në leksikun popullor të kësaj ane gjëllin një fjalë turke brenda shprehjes tepja e kokës, që do të thotë “maja e kokës”. Si në rastin e identifikimit të oronimeve, ashtu edhe në fjalën e nxjerrë nga shënjimi i majës së kokës, kemi të bëjmë me fjalën turke tepe = maje, kodër.

Qumurlia: Qafa Qumurlisë (Lukari-Prishtinë, Berisha, Llukari, 304); Qumurli (Makoc - Prishtinë). Në inventarin toponimik të kësaj zone ruhen disa trajta gjuhësore toponimike për vendet me lagështi, si: baltak, batllak, balltak, ballqak, balltiq, balta etj., por, siç mund të shihet, ajo ruajtka edhe një trajtë tjetër gjuhësore në gjuhën turke: qamur = baltë, lloq, (i, e) përlloqun, vend i lagësht etj.

Çardak, -i: (Te) Çardaki (Mak. i P. - Gjilan); Çardaku (Medvegjë); Te Çardaku (Gjylekreshtë- Medvegjë); Çardaku (Marec). Në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, mikrotoponimi Stamolla është sinonim i mikrotoponimit Çardak, i cili, përveçse si mikrotoponim, paraqitet edhe si njësi etnografike e shtëpisë: çardak për ballkon, pjesë e ngritur mbi tokë në shtëpinë shqiptare.

Të kësaj natyre janë edhe mikrotoponimet me prejardhje turke, të cilat nuk duan shpjegim etimologjik, por semantik, si: Stamolla (Marec): vend i lartë, i ngritur mbi mesataren, djalë stamoll, ish ba stamoll, për e kishte ngritur standardin e jetesës, e kishte rregulluar shtëpinë mirë etj., apo me prejardhje prapashtesore turke, si Zid+olli: (Hogosht- Dardanë); prejardhja tematike e fjalës Bajralitë (Makresh i P.); Baçevishta (Krilevë - Dardanë);

48

Begzad Baliu

Cubollt (Keçekollë –Prishtinë); Fanollt (Prapashticë – Prishtinë).

Mikrotoponimia e vendbanimeve të sasëve dhe komanëve

Ka disa vite që interesimi për të gjurmuar

toponiminë e prejardhjes sase dhe komane ka filluar të zgjerohet. Gjurmët historike tani dihen. Përtëritja

e përpunimit të xehes në Krahinën e Gallapit lidhet

para së gjithash me ardhjen e sasëve, të cilët, ashtu

si edhe tregtarët raguzianë, ishin të njohur për dijen

e tyre rreth përpunimit të metaleve. Toponiminë e

kësaj ane sot e dëshmojnë disa mikrotoponime, si:

Kisha Sasve (Shashka cërkva) (Bostan- Novo Bërdë - Artanë).

Koman, -i: Lagje (Desivojcë - Dardanë); Nizhna Kolla (Marec); Smakova, mal me mbeturina xehesh që shihen edhe sot (Sedllarë-Dardanë); Prroi Smakoves (Sedllarë-Dardanë); Hajnivc nga Hajnovo kola etj. Njohësi e gjurmuesi dhe studiuesi mjaft tendencioz i toponimisë së Kosovës në përgjithësi dhe mikrotoponimisë së Gallapit në veçanti, Atanasije Urosheviq, emrin e qytetit të Kumanovës dhe të një vendbanimi në Rrafshin e Kosovës, buzë lumit Sitnicë e ka lidhur me emrin e fisit të kumanëve, një popullatë nomade turke, e cila në Ballkan shfaqet që në shekullin XX 24 , ndërsa ne

24 A. Urosheviq, Neki detali… f. 30.

Onomastika e Kosovës

49

kësaj do t’i shtonim edhe oikonimin Komani, lagje (Desivojcë - Dardanë).

Bibliografi

Acta et diplomata res albaniae mediae aetatis illustrantia. Collegerunt et digesserunt Dr. Ludovicus de Thalloczy, dr. Constatinus Jireček et dr. Emilianus de Sufflay. Volumen I-II, Ribotim, Drejtoria e përgjithshme e Arkivave - Tiranë & Ekskluzive- Prishtinë, 2002. Ajeti, Idriz, Shqiptarët dhe gjuha e tyre, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 1994. Baliu, Begzad, Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt. Punim magjistrature,

Instituti Albanologjik i Prishtinës, Dega e Gjuhësisë, Prishtinë, 2000. Baliu, Begzad, “Jo ndryshim i emërvendeve të Kosovës, por standardizim i tyre”, Gjuha jonë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, nr. 1-2/2000, f.

71-80.

Baliu, Begzad, Mikrotoponimia e katundit Gllogovicë, “Shpresa”, Prishtinë, nr. 7, 1994, f. 5. Boretzky, Norbert, Der türkische einfluss auf das albanische, Tel 2 (Wörterbuch der albanischen Turzismen), Otto Harrassowitz – Wiesbaden, 1976. Çabej, Eqrem, Studime gjuhësor, I-II (Studime etimologjike në fushë të shqipes, A-ZH), Prishtinë,

1976.

50

Begzad Baliu

Çabej, Eqrem, Studime gjuhësore, VIII (Studime etimologjike në fushë të shqipes A-B, 1976), Prishtinë, 1988. Çavolli, Riza, Gjeografia regjionale e Kosovës, ETMMK, Prishtinë, 2001. Cërrabregu, Muharrem Gjeo dhe hartolunguistika (Hartografia II), Universiteti i Prishtinës –Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Botoi, ETMM Kosovës, Prishtinë 1980, f. 86. Dançetoviç, Voislav, Sufiksi deminutiv i emnave të gjuhës shqipe, Prishtinë, 1960. Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485 (Paraqitja, hyrja, transliterimi dhe komentet nga Selami Pulaha), Akademia e Shkencave e Shqipërisë - Instituti i Historisë, Tiranë, 1974. Demiraj, Shaban, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Prishtinë, 1989. Doçi, Rexhep, Antroponimia e Llapushës (Prekorupës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1983. Doçi, Rexhep, Antroponimia shqiptare e Kosovës, I, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1986. Doçi, Rexhep, “Etnonimia dhe toponima e fshatit Gmicë”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike, nr. 6, 1976, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1977, f. 173-189. Doçi, Rexhep, Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë (sipas onomastikës), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1994. Doçi, Rexhep, “The Serbization of Kosova”, The Voice of Truth (Zëri i së vërtetës), Vol. 10, nr. 2, P. O. Box. 742, Ridgefield, NJ. 7657, pp. 1-3.

Onomastika e Kosovës

51

Drançolli, Jahja, Raguzianët në Kosovë, Prishtinë,

1990.

Elezoviq, Glisha, Reqnik kosovsko-metohijskoj dijalekta. Beograd, 1932-1935. Gashi, Skënder, “Antroponimia e shqiptarëve të krahinës së Gallapit, Moravës e të Serbisë Jugore gjatë shek. XV në dritën e burimeve onomastike raguzase të shek. XV”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike, nr. 6, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1976. Gashi, Skënder, “Rreth lokalizimit të katër vendbanimeve të Gallapit”, Fjala, 6, 1976, f. 20. Gashi, Skënder, Antroponimia e shqiptarëve në Kosovë gjatë shek. XV në dritën e burimeve onomastike turko-osmane (I), Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike, 7, 1977. Gashi, Skënder, Harta arkeologjike e krahinës së Gallapit në dritën e onomastikës, Fjala, 9, 1977, f. 9 e 20. Gashi, Skënder, “Antroponimia e shqiptarëve në Kosovë gjatë shek. XIII-XIV në dritën e burimeve kishtare serbe”, Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1979. Grup autorësh, Desivojca nëpër kohë, Prishtinë,

1998.

Katiçiq, Radosllav, Antroponimia ilire dhe etnogjeneza e shqiptarëve, “Studime ilire”, I, II, Prishtinë, 1978. Krasniqi, Mark, Gjurmë e gjurmime, Tiranë, 1982. Kristal, Dejvid, Kembriçka enciklopedija jezika, Beograd, 1996. Kryeziu, Bahrijar, Onomastika e Hasanisë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2000.

52

Begzad Baliu

Mitkov, Marinko, “Forma e brendshme e toponimeve dhe disa hulumtime”, Onomastika e Kosovës, 1979. Mitrushi, Ilia, Drurët dhe shkurret e Shqipërisë, Tiranë, 1955, f. 33. Munishi, Zijadin, E folmja e Gollakut të Kamenicës (Fonetikë - morfologji), punim magjistrature, Universiteti i Prishtinës –Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 1978.

Murati, Qemal, Shqiptarët dhe Ballkani ilirik, Tetovë,

1999.

Murati, Qemal, “Toponimet – vedat shqiptare të Ballkanit”, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, nr. XVIII, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë – Tiranë, 1997. Nejgel, Ernest, Struktura nauke, Zagreb, 1974. Oblast Brankovića: Titulli i origjinalit: Defter-i Mufassal-i Vilayet-i Vlk, viti 859, sipas Oblast Brankovića (opširni katastarski popis iz 1455. godine), Orientalni Institut u Sarajevu. Priredili:

Hamidžibegić, Adam Handžić, Ešref Kovačević. Sarajevo, 1972. Papazoglu, Fanulla, Srjednoballkanska plemena u predrimsko doba, Sarajevë, 1969. Patsch, Karl, Ilirët, Tiranë, 1923. Pulaha, Selami, Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVII (Studime dhe dokumente), Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti i Historisë, ShB “8 Nëntori”, Tiranë, 1984.

Onomastika e Kosovës

53

Pulaha, Selami, Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, Akademia e Shkencave e Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë, 1974. Rexha, Ilaz, “Regjistrimi i vendbanimeve dhe i popullësisë së kazasë së Novobërdës sipas Defterit të fundshekullit XV”, Vjetari, Arkivi i Kosovës, nr. XXVII, 2002, Prishtinë, 2003. Ristiç, Kosovka, Malo Kosovo, Prishtinë, 1971. Sejdiu, Shefki, Fitonimia shqipe e Kosovës – lënda,

ndarja, etimologjia, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1972. Sejdiu, Shefki, Sisteme, struktura, raporte (etnolinguistikë), “Era”, Prishtinë, 2002. Sejdiu, Shefki, Sprova etimologjike, “Era”, Prishtinë,

2002.

Shkurtaj, Gjovalin, Onomastikë dhe etnolinguistikë, Tiranë, 2001. Shrepel, Milivoj, Klasična filologija, Zagreb, 1999. Shuteriqi, Dhimitër S., “Fjalë të shqipes para Buzukut”, Gjurmime albanologjike – seria e

shkencave filologjike, nr. 19, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1989. Simeon, Rikard, Enciklopedijski rjeçnik lingvistiçkih naziva, I, II, Zagreb, 1969. Skënder, Riza, “Novo Bërda gjatë shek. XV dhe XVI”, Vjetari, nr. XX, Arkivi i Kosovës, Prishtinë,

1985.

Tërrnava, Muhamet, Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI, Prishtinë, 1995, f. 57. Urosheviq, Atanasie, Kosovo - Naselje i stano- vništvo, Beograd, 1965. Urosheviq, Atanasie, Novoberdska Kriva Reka - Antropogeografski ispitivanja, Beograd, 1950.

54

Begzad Baliu

Urosheviq, Atanasie, Toponimi Kosova, Beograd, 1975 .

Ushaku, Ruzhdi, Kërkime filologjike, Prishtinë,

1991.

Ushaku, Ruzhdi, Ulqini në gjurmët e shekujve, Art -

Club, Ulqin, 1991.

Onomastika e Kosovës

55

A N T R O P O N I M I A

56

Begzad Baliu

Onomastika e Kosovës

57

ETNONIMI KOSOVAR DHE KUPTIMI HISTORIK I TIJ

Emri i Kosovës si toponim dhe emri kosovar si etnonim janë dy elementet onomastike që do të mund të diskutoheshin jo vetëm duke iu qasur nga aspekti gjuhësor e historik, por edhe nga aspekti semasiologjik, shoqëror, politik, diplomatik, motivor etj. Le t’i shohim një herë emërtimet Kosovë si toponim dhe kosovar si etnonim:

-Kosovë, emër historik për territorin jo aq të përcaktuar të Dardanisë antike;

-Kosovë, emër i Krahinës së Kosovës nën regjimin e Serbisë dhe të Jugosllavisë;

-Kosovë, emri i Republikës së Kosovës në vitet

1989-1999;

-Kosovë, emri i sotëm i Kosovës;

- Mala Kosova (Kosova e Vogël), emër i një pjese të Kosovës që kap kryesisht krahinën e Llapit dhe një pjesë të Rrafshit të Kosovës;

58

Begzad Baliu

- Kosova dhe Metohija: në trajtë administrative serbe e shekullit XX.

Ndryshe ndodh ndërkaq me rrafshin historik dhe gjeografik të etnonimit kosovar:

-Kosovar: etnonim. Njëri prej etnonimeve shqiptare, si dibran, mirditor, shkodran, llapjan etj. Në shumë këngë shqipe të Kosovës, thuhet: “Jam shqiptar, kosovar”.

-Kosovar: përcaktues i popullatës shqiptare në territoret e ish-Jugosllavisë nga nënshtetasit shqiptarë të Shqipërisë londineze;

-Kosovar: etnonim i përbashkët për të gjitha etnitë që jetonin brenda Kosovës nga regjimi i ish- Jugosllavisë;

Kosovar: përcaktues etnik për vetveten nga shqiptarët e Kosovës së dëbuar dhe të vendosur me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare në shtetet e treta, për t’u dalluar nga emri shqiptar (albanian), të cilin nuk e pranonte administrata ndërkombëtare; për këtë arsye, si kompromis ndërmjet etnikut jugosllav (i cili imponohej përdhunshëm në Maqedoni dhe insistohej në vendet e treta), arrihej në kompromisin kosovar;

-Kosovar: përcaktues i të gjitha etnive që jetojnë në Kosovë nga administrata ndërkombëtare e UNMIK-ut, megjithëse edhe ky nuk është stabilizuar plotësisht.

Këtyre dukurive motivuese i është nënshtruar gjatë kësaj kohe edhe vetë etnonimi kosovar. Nëse shikojmë rrugëtimin historik të tij, etnonimi kosovar,

Onomastika e Kosovës

59

deri në fillim të shekullit XX, ka mundur të barazohet me etnonimet e krahinave etnografike:

gegë, toskë, çam, kosovar, drenicas, labriot, dukagjinas, rugovas, gallapas, llapjan etj., por pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe pushtimit të Kosovës nga shteti serb, etnonimi kosovar nga shqiptarët e Shqipërisë së lirë ka përfshirë banorët shqiptarë të mbetur nën ombrellën e mbretërisë serbo-kroato-sllovene që quhej Jugosllavi. Po për këta, ky etnonim ka vazhduar të mbulojë të gjithë shqiptarët deri në fund të këtij shekulli edhe nga politika shtetërore shqiptare.

Ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë londineze, shqiptarët e pushtuar nga sllavët e kanë quajtur veten e tyre shqiptar dhe kur e kur edhe kosovar, vetëm për atë pjesë të popullatës që ka jetuar brenda kufijve të Kosovës, ndërsa sllavofolësit i kanë quajtur me emrin e vjetër arbanas, ose edhe shiftari e shiptari (eufemizëm) dhe albanci, në të gjitha rastet në shkallë të administratës shtetërore.

Në shkrimet gazetareske dhe në fjalorin diplomatik të Evropës, etnonimi kosovar filloi të përdorej nga të huajt për shqiptarët që migruan këto dhjetë vitet e fundit nga Kosova, mbase më shumë për t’i dalluar nga migracioni po kaq vërshues nga Shqipëria.

Tradita gojore shqipe e ka “shqiptar - kosovar” dhe anasjelltas: “jam shqiptar e kosovar” thotë rapsodi, mbase një shprehje e traditës, e ruajtur si “italo - arbëror” dhe “italo-shqiptar”. E ndihmuar edhe prej një ndërhyrjeje politike, pas vitit 1981, në traditën gojore emri mal(ë)sor në shumë raste erdhi e

60

Begzad Baliu

u bë sinonim i emrit shqiptar. Këngëtari popullor në shumë raste për toponimin Shqipëri përdorte toponi- min Mal(ë)si, ndërsa për etnonimin shqiptar përdorte etnonimin malësor. Kjo trajtë, megjithëse jo në administratë, përdorej në bisedimet e përditshme edhe brenda qarqeve politike e shkencore serbe. Një drejtues i Bibliotekës Universitare të Beogradit, duke më njoftuar për ardhjen e një punëtori të ri në Bibliotekën e albanologjisë, më thoshte: “Kemi pranuar një punëtor nga Mali i Zi, por ai është malësor e jo cërnogorac (sic!)”, me çka më jepte të nënkuptoja se, megjithëse punëtori i bibliotekës ishte nga Mali i Zi, ai nuk ishte me kombësi malazeze, por shqiptare.

Etnonimi kosovar u bë pjesë e shtypit të përditshëm, e fjalorit diplomatik ndërkombëtar dhe më në fund edhe e dokumenteve personale të shqiptarëve nga Kosova. Natyrisht, kjo nuk ndodhi në të gjitha rastet. Derisa në Shqipëri, në rubrikën e dokumenteve zyrtare nacionality shkruante: kosovar, në të njëjtin dokument në Maqedoni, për të njëjtën rubrikë, shkruante: YU (jugosllav), sikurse edhe në të gjitha shtetet ku punonin shqiptarët nga Kosova që në fillim të viteve ’60.

Përkundrazi, refugjatët e luftës, me sa duket, qenë të parët që e thyen këtë rregull. Për herë të parë, shumë refugjatë të luftës nuk pranuan të shkruhej në dokumentet e tyre me vlerë ndërkombëtare shtetësia jugosllave, por kërkuan që ajo të ishte shqiptare-kosovare, ose kosovare, siç arrihej me kompromis.

Onomastika e Kosovës

61

Parë nga aspekti juridik, me sa dimë ne, në këto dokumente (me vlerë ndërkombëtare), për herë të parë shtetet ku u vendosën të dëbuarit, brenda sistemit juridik dhe legjislativ të tyre, pranuan identitetin dhe etninë e kosovarëve, pra, para se të pranohej shteti i Kosovës.

Pas mbarimit të luftës dhe vendosjes së administratës ndërkombëtare, në Kosovë, disa të ashtuquajtur teoricienë të kombit kosovar, morën nismën për përkufizimin e kombit kosovar. Përdorimi i emrit kosovar nuk mungoi as në institucionet ndërkombëtare: me të, ata emërtuan të gjitha nacionalitetet në një etnitetet të Kosovës.

Kujtimi i krijimit të kombit kosovar na kujton edhe një tregim nga historia. Sipas disa historianëve, në vitin 1966, qeveria e Beogradit kishte arritur në një vlerësim të caktuar sa të besonte se në Kosovë, përveç udhëheqësve politikë, ishte krijuar edhe një inteligjencë e mjaftueshme që t’i kundërvihej politikës dhe kulturës së Tiranës, prandaj duhej krijuar edhe kombi kosovar, e madje edhe shteti i Kosovës.

Pavarësisht nga historia, shqiptarët në Kosovë duhet të krijojnë konceptin e tyre rreth etnonimit kosovar, sepse kam përshtypjen që etnonimi kosovar ka filluar të konceptohet nga ndërkombëtarët si një emërtim që deri dje mbulonte konceptin për etnonimin jugosllav, dhe mbulonte të gjitha etnitë e ish-Jugosllavisë. Në pasqyrën e regjistrimit të vitit 1972 u krijua një rubrikë e veçantë në kuadër të të gjitha etniteteve: sllovenë, kroatë, malazezë, shqiptarë, maqedonas, jugosllavë, serbë, hungarezë

62

Begzad Baliu

etj. Teoricienët e krijimit të kombit kosovar, jo rrallë janë nisur nga konceptet çintegruese në shkallë kombëtare, të dala dhe të reklamuara shumë dhjetë vjetët e fundit për gegët dhe toskët, për Veriun dhe Jugun e Shqipërisë etj., prandaj është e kuptueshme pse mendimet e tyre janë pritur me reagime, me ftohtësi dhe madje me frikë.

Një gjë ndërkaq është mëse e vërtetë. Sot edhe analistët që merren me studimin e çështjes shqiptare dhe ballkanike guxojnë të thonë se “një komb i ri po lind”. Kjo dëshmon se, brenda strukturës së këtyre teoricienëve, sot nxisin, kontribuojnë dhe lobojnë edhe një numër i caktuar i të huajve.

Për ne tashmë shtrohet nevoja e diskutimit të kësaj çështjeje me vetëdije kritike për të sotmen dhe me vetëdije historike për të ardhmen. Ky është pro- blem kombëtar që duhet diskutuar me përmasat historike të çështjes e kurrsesi me pikëpamje dhe vetëdije krahinore ose rajonale. Ky është një problem që do një diskutim tjetër, në një studim të ri.

Onomastika e Kosovës

63

MOTIVET DENOMINUESE NË ANTROPONIMINË E TË DËBUARVE TË KOSOVËS (1998-1999)

Historia mijëvjeçare e popullit shqiptar është historia e përpjekjeve për ndërtimin e identitetit kulturor, gjuhësor, etnik dhe kombëtar, prandaj është e kuptueshme pse edhe onomastika në përgjithësi dhe antroponimia në veçanti kanë qenë një pjesë e asaj vlere që mund të quhet bartëse e rëndësishme e kësaj historie. Për shumë dekada shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët e mbetur jashtë shtetit të sotëm shqiptar në veçanti luftuan pareshtur për lirinë e tyre dhe po për kaq dekada fëmijët e tyre i pagëzuan me motive të kësaj qëndrese, me motive të kësaj lufte, me motive të çasteve të krenarisë, me motive të luftëtarëve të kohës së cilës i kanë takuar etj. Kështu, ata edhe sot vazhdojnë që me emrat e fëmijëve të tyre të identifikojnë momentet më të lavdishme nëpër të cilat kaluan viteve të fundit, viteve më të lavdishme të historisë sonë, viteve kur djemtë dhe vajzat e këtij populli ngritën përballë pushtuesit shekullor krenarinë e shqiptarëve, në vend të përuljes së

64

Begzad Baliu

deridjeshme; nxorën vlerat më të larta të dinjitetit të tij, në vend të vetive të stërkequra morale të deridjeshme; treguan vendosmërinë për të ndryshuar jo vetëm bindjet politike të politikave të brendshme,

të cilat e bënin pushtetin, por edhe bindjet politike të diplomacisë së kancelarive të Evropës dhe Amerikës,

se shqiptarët e Kosovës janë ngritur në luftën e fundit dhe vendimtare për jetë a vdekje.

Dhe këtë luftë shqiptarët e kanë bërë edhe me një vlerë të rëndësishme kulturore, gjuhësore, etnopsikologjike, etnokulturore, që ka ndihmuar mbijetesën e tyre: kjo është vazhdimësia për të përtërirë emrat historikë, vazhdimësia që me emrat e rinj të shenjëzojnë ngjarjet historike, vendet ku janë zhvilluar ato ngjarje historike; toponimet, oronimet, hidronimet dhe shumë onoma të tjera, që në momente të tilla kanë marrë karakter historik. Kjo është vazhdimësia për të bërë të pavdekshëm emrat

e gjyshërve, baballarëve, vëllezërve të vrarë, luftëtarëve më të njohur etj.

Kjo veçori e popullit shqiptar është vënë re mjaft herët nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një veçori të hershme arbërore dhe madje ilire 25 . Populli shqiptar në

25 G. Schiro Jr., Kuptimi historik i Arbërit e përgjegja e tij në vetëdijen e popullit Arbëror, Seminari Ndërkombëtar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, Nju Jork, 28-30 nëntor 1969; Shefki Sejdiu, “Rreth disa motivimeve denominuese në antroponimi”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike, nr. 21-1991, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1992, f. 63-64; Zymer Neziri, Antroponimet dhe patronimet e epizuara në Rugovë, kumtesë në sesionin shkencor:

“Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën

Onomastika e Kosovës

65

Kosovë, edhe në luftën e fundit 1997-1999, ka vazhduar që jo vetëm oikonimet, mikrotoponimet, oronimet etj., por edhe fëmijët e porsalindur t’i emërtojë në mbështetje të motiveve historike dhe aktuale të kohës nëpër të cilën po kalonte.

Duke vënë re këtë element të rëndësishëm të shoqërisë së Kosovës për shquarjen e kësaj veçorie edhe në këto vite, kam bërë hulumtime të kësaj dukurie gjatë viteve të fundit, të cilat i kam bërë edhe objekt studimi. 26

Paradigma toponimike e antroponimeve

Bazat e një sistemi onomastik me burim nga motivet e historisë bashkëkohore i ka ndjekur si toponimia, ashtu edhe antroponimia, të cilat si motiv kanë burimet denominues të kohës, sigurisht për shkak se toponimet dhe antroponimet e tilla zgjojnë

popullore shqiptare”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 7 e 8 dhjetor 1989, Prishtinë etj.

26 Në nxjerrjen e përfundimeve sa më të plota kam shfrytëzuar këto materiale: Materialet e mbledhura në terren gjatë ekspeditës së qershorit të vitit 2000 në Komunën e Prizrenit, Sharrit dhe Gjakovës (kryesisht në Dukagjinin e Poshtëm), të organizuar nga Instituti i Kulturës Popullore i Tiranës dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë; dosjen e familjeve të zhvendosura nga veriu i Kosovës (Drenica, Vushtrria, Mitrovica dhe Kastrioti) në Prishtinë, përgatitur nga Shoqata Humanitare “Nëna Terezë” në Prishtinë - Dega e Dardanisë, si dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në Prishtinë; një dosje timen të plotësuar kohë pas kohe me të dhënat familjare dhe ato të shtypit; pyetësorin e përgatitur posaçërisht për këtë temë dhe të shpërndarë kryesisht në krahinën e Drenicës, të Llapit, të Gallapit e të Dukagjinit të Sipërm.

66

Begzad Baliu

ndjenjat e përkatësisë kombëtare. Këtu si motiv shërbejnë rrethanat e lindjes së fëmijës, që përkujtojnë ndonjë moment, vend ose ngjarje me rëndësi historike, dukuri natyrore apo situata të pazakonta të kohës etj., të cilat Shefki Sejdiu i grupon në bashkësinë e burimeve e motivimeve denominuese antroponimike që shprehin dëshirë 27 . Prandaj është e kuptueshme pse, ndryshe nga përvoja e shënuar në luftërat e tjera shumësheku- llore, gjatë gjithë kësaj kohe të fundit ka pasur më shumë emra abstraktë (gjithnjë të motivuar në nomenklaturën gjuhësore dhe semantike të shqipes), sesa emra të karakterit historik.

Në Kosovë kanë vazhduar të krijohen toponime të

reja kryesisht me karakter historik. Edhe në këtë rast, siç do të shprehej studiuesi Igor Gostl “fusha semantike e toponimeve është shumështresore: në të reflektohet, ndër të tjera, varësia politike, përkatësia etnike, vazhdimësia e popullzimit. Me një fjalë, ato shprehin realitetin ekzistues gjeografik, politik ose etnik. Kështu, toponomastika merr jo vetëm nuanca kuptimore, profesionale, shkencore por edhe politike

e gjeopolitike” 28 .

Toponimet dhe oronimet e vjetra brenda ditës morën karakter politik e historik, bie fjala: Likoshan,

27 Shefki Sejdiu, “Rreth disa motivimeve denominuese në antropo- nimi”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike, nr. 21- 1991, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1992, f. 63-64.

28 Shih Igor Gostl, “Egzonimia historike (Kontribut qasjes teorike)”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike, nr. 17-1987, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1988, f. 85-86.

Onomastika e Kosovës

67

Prekaz, Lugina e Leshanit, Gllogjan, Junik, Koshare etj; emrat e krahinave shpesh të harruara, si rezultat

i ndryshimeve shoqërore: Drenicë, Rrafshi i

Dukagjinit, Llap, Reka e Keqe, Rugovë etj., brenda kësaj kohe u rikujtuan dhe u bënë pjesë e historisë sonë të re. Emrat e krahinave etnografike dhe shpesh me përdorim, brenda natës u bënë sinonim i vetëdijes historike, i krenarisë kombëtare e historike, i vlerave më të larta morale dhe shoqërore të kohës.

Në këta dhjetë vjetët e fundit kemi qenë dëshmitarë të prirjes së formimit paralel të toponimeve dhe antroponimeve me motive nga zhvillimet e përditshme në Kosovë e në përgjithësi në trojet shqiptare. Në Kosovë, gjatë këtyre viteve, shumë toponime janë bërë shembull i krenarisë dhe pjesë e identitetit tonë kulturor, shoqëror dhe horizonti më i lartë i vetëdijes sonë historike. Një dekadë më parë, toponimi Fusha e Lotëve, gjatë Aksionit të Pajtimeve të Gjaqeve, u emërtua Fusha e Pajtimit. Toponimi me motiv legjendar Qafa e Krushqëve të Ngrirë, për të cilën legjenda thotë se “aty janë therë me thika deri në një treqind krushq të dy dasmave, dhe dyluftimin e kanë mbyllur nuset nën duvak”, u emërtua Qafa e Krushqëve t’Pajtimit.

Po krijoheshin toponime të reja, të cilat, në mënyrën

e tyre, bënin historinë e re të Kosovës. Kështu janë krijuar edhe toponimet e tipit Lugina e Pajtimit, Livadhi i Pajtimit, Fusha e Pajtimit dhe antroponimet

Pajtim e Pajtime. Po të kësaj kohe (rreth një ose dy vite më parë) janë edhe antroponimi Minator dhe shkolla “Minatori”, i motivuar nga lëvizja e minatorëve në vitin 1989. Me të njëjtin motiv të

68

Begzad Baliu

denominimit antroponimik e toponimik është vazhduar gjatë luftës në Kosovë, por edhe gjatë përndjekjes masive të shqiptarëve jashtë Kosovës. Gjatë kësaj kohe shpesh do të dëgjojmë dhe shpesh do të lexojmë toponimet e tipit Lëndina e Dëshmo- rëve, Fusha e Dëshmorëve, Kodra e Dëshmorëve të Kombit (Gjilan), Varret e Dëshmorëve (Kukës, Shqipëri) etj., madje, për herë të parë, ky tip i toponimeve do të depërtojë edhe në jetën e qytetit: Parku i Dëshmorëve të Kombit (Sharr) etj.

Në jetën personale, familjare dhe shoqërore të shqiptarëve do të hyjnë me motive të sforcuara paradigmatike edhe një numër i madh emrash më pak ose më shumë të njohur, të ndarë edhe këta në dy linja: linja e parë është ajo e toponimeve me karakter mburrjeje e krenarie: Kukës, Qaf e Morinit dhe Qafë e Morinës, Bajram Curr, Shkodër, Tiranë, Durrës, Korçë, Konispol, Tetovë, Dibër, Shkup, Strugë, Ulqin etj., dhe vija tjetër e toponimeve me paradigmë të së keqes: Bllacë, Stankovec, Çegran etj.

Megjithëse në shumë kampe të dëbuarit gjetën shpëtim dhe pritje të sigurt, asnjë kamp shpëtimi në Maqedoni nuk paraqitet (sipas vlerësimeve gojore të popullatës) si sinonim i së mirës, shpëtimit etj. Përkundrazi, të gjitha kampet paraqesin vendin e vuajtjes, dhembjes, lëndimeve shpirtërore etj. Ndryshe nga kampet, ndërkaq, çdo familje shqiptare, çdo shtëpi e shqiptarëve, për të dëbuarin paraqet vendin ku familjet nga Kosova gjejnë shpëtim, paraqet sinonimin e së mirës, sinonimin e shtëpisë së re, e vatrës së re kombëtare. Sigurisht, edhe për shkak se familjet shqiptare lëvizin brenda trojeve

Onomastika e Kosovës

69

etnike dhe etnografike shqiptare, pavarësisht prej kufijve të rinj dhe pavarësisht prej sistemeve shtetërore, me cilësitë me të cilat shprehen të dëbuarit shqiptarë për familjet jashtë Kosovës: në Maqedoni dhe Shqipëri, ne e kuptojmë konceptin mbi arbrin si etni, sipas traditës popullore dhe asaj të shkruar që paraqet Skiroi i Ri, kur thotë se: “aty ku arbëri ndezte një zjarr, aty ishte arbër”. Le të thuhet ndërkaq, se as kampet e tjera në Shqipëri nuk kanë lënë ndonjë përshtypje të keqe, krahas vatrave familjare.

Nga të gjitha pikat toponimike, emri i Bllacës do të bëhet mbase shenja më e përgjithshme dhe vlera më universale e konceptit tragjik për toponiminë historike të dëbimit të shqiptarëve nga vatra e tyre. Kampi i Bllacës, deri një ditë më parë, një toponim i zakonshëm i fshatrave shqiptare, tani fshat ndërmjet kufirit Kosovë - Maqedoni, është sinonim i kalvarit nëpër të cilin kaluan shqiptarët e dëbuar nga ushtria serbe, në fillim të prillit të vitit 1999, dhe aq më shumë, një shembull i ri i Tivarit të vitit 1945. Dhe prej këtu rrjedhin edhe thëniet e përditshme në Kosovë: “Bllaca është një Tivar i kohës sonë”; “Për çdo brez nga një Tivar i ri”; “Kush e ka kaluar kalvarin e Bllacës do të jetoj edhe njëqind e një vjet”; “E kemi mbijetuar Bllacën e jo edhe këtë dimër”; “E kemi mbijetuar Bllacën e s’po e kalojmë edhe këtë (akëcilin) problem (vështirësi)” etj. Pa dashur që këtu të merremi më gjatë me Bllacën, nuk mund të lëmë pa përmendur se, ndër individë që luftën dhe sjelljen tonë e kanë parë nga një prizëm kritik, nuk kanë

70

Begzad Baliu

munguar as ata që Bllacën e kanë quajtur edhe “sinonim të inteligjencës së Prishtinës” (!).

Antroponimia pasvajtëse

Cilat janë motivet denominuese antroponimike që do të mbulonin të gjitha antroponimet e fëmijëve të lindur pas fillimit të luftës në Kosovë, dhe sidomos pas dëbimit të shqiptarëve në Maqedoni, Shqipëri, Evropë, Amerikë etj 29 ?

Në një regjistër të hartuar nga Shoqata “Nëna Terezë” në Dardani të Prishtinës, prej pesëqind e një emrash të fëmijëve të lindur gjatë vitit 1999, më kanë dalë vetëm katër emra të paradigmës fetare:

Elmedina (tri herë), Xheneta (tri herë, të kujtojmë se emri i saj nuk ka gjithnjë paradigmë fetare, sepse është e mundur që prindi të ketë marrë si paradigmë emrin e këngëtares Xhenet Xhekson –BB), Elfati dhe Medina nga një herë. Emrat më të shpeshtë në këtë regjistër, pjesa më e madhe e të cilëve kishte lindur jashtë Kosovës ose jashtë shtëpisë së prindërve të tyre, kishin të bënin para së gjithash me motivet aktuale të lëvizjes kombëtare shqiptare për çlirimin e

29 Pa dashur që të merrem këtu me konceptet mbi të cilat është hartuar projekti i vlerësimit në konferencën shkencore Mbijetesa etnokulturore e të shpërngulurve nga Kosova 1999, dua të theksoj se, për mendimin tim, jo çdo i lindur jashtë kufijve aktualë të Kosovës, por çdo i lindur jashtë pragut të shtëpisë, që më parë është larguar me dhunë, është i shpërngulur, më saktë, i dëbuar me dhunë. Nisur nga ky parim, në studimin tonë kemi radhitur të gjithë të lindurit jashtë pragut të shtëpisë, duke e vënë theksin veçanërisht tek të lindurit jashtë Kosovës.

Onomastika e Kosovës

71

Kosovës, me aktualitetin e kohës etj: Flamur, Urim, Albulenë, Çlirim, Lumbardh, Laberion, Toskë, Furtunë, Albion, Arbias, Molos, Qëndresë, Arbërie, si trinom familjar: Qëndresa, Qëndrim e Çlirim, pastaj Granit, Kastriot, Ejona (fjala e jona, e kthyer edhe në antroponim e toponim, përdorej nga pjesëtarët e lëvizjes kombëtare duke nënkuptuar Shqipërinë), Leutrim, Çlirimtare, Trim, Lirije, Liridon, Kosovare, Arbër; binomi: Qëndresa e Qëndron, pastaj Shpresim, Fitim, Çlirimtar, Delvina, Flaka, Skordion, Lindita, Fitore, Yll, Vatër, Lirim, Atdhe, Festa, Jon, Andrra, Gramoz, Shota, Shqipton, Shreson, Shpat, Etnik etj.

Nuk ka dyshim se motivet janë të shumta dhe të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk del jashtë veçorive të trashëguara që më parë. Pra, kjo kohë ka bërë që brenda këtyre viteve, një veçori e përdorimit të emrave të jetë më e theksuar, por kurrsesi që të dalë jashtë sistemit të motiveve. Fjala është për:

Emrat e fëmijëve që kanë trashëguar emrat e baballarëve, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

Emrat

e

fëmijëve

tregojnë

qëndresë,

luftë,

krenari historike;

Tipin e emrave që tregon besim në të ardhmen;

Emrat e fëmijëve që tregojnë veçori kohe;

Tipin e emrave të traditës dhe besëtytnisë;

Tipin e emrave me të cilët nderohej Shqipëria dhe shqiptarët;

72

Begzad Baliu

Tipin e emrave me të cilët nderoheshin të huajt etj 30 .

Emrat e fëmijëve që kanë trashëguar emrat e baballarëve - luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në traditën popullore, edhe më parë ka ndodhur që fëmijët të trashëgojnë emrin e babait, të gjyshit, të xhaxhait ose të një anëtari të familjes, por më shpesh të vëllait ose të motrës së vdekur gjatë ose pas lindjes. Kjo traditë është bartur më pak ose më shumë edhe gjatë viteve kur shumë motra, vëllezër e prindër ranë në demonstrata gjatë viteve 1981-1999. Bie fjala, Bardha Bardhosh (Bardhosh-emri i gjyshit) Gërvalla mban emrin e babait të vrarë nga sigurimi jugosllav në Gjermani më 1982, ndërsa babai i saj mbante emrin e babait të vetë Bardhoshit, të vrarë ndërmjet dy luftërave botërore, gjatë kolonizimit serbo-malazez në Rrafshin e Dukagjinit. Fahri Fadil Fazliu nga Prishtina mbante emrin e xhaxhait Fahri Fazliu, i vrarë në një kundërvënie të armatosur prej policisë serbe më 1989 në Breg të Diellit - Prishtinë. Mustafë Mustafë Veseli nga Theranda mban emrin e babait të vrarë në demonstratat e vitit 1989 në Prishtinë etj. Të këtyre motiveve janë edhe emërtimet

30 Nëse do të donim të bënim jo vetëm tipologjinë, por edhe analizat e të tyre veç e veç, do të na duhej një hapësirë në shkallë monografie, prandaj e shohim më të arsyeshme që këtu të sjellim një material të përmbledhur.

Onomastika e Kosovës

73

e fundit, por kjo dukuri është theksuar mjaft,

sidomos në rastet kur babai i të lindurit ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shembullin unik të kësaj dukuria paraqet sistemi emërtues në Familjen Jasharaj, femijet e te cilëve vazhdojnë të përtërijnë emrat e familjarëve të vrarë. Bashkim

(Bashkim) Berisha, i lindur “në ofensivën e Tushiles” (Skënderaj), më parë sesa për vlerë semantike kombëtare të emrit e më parë se sa emrin bashkim, për paradigmë denominuese ka marrë emrin e babait

të vrarë, ushtar i UÇK-së. Nuhi Nuhi Geci i lindur në

maj të vitit 1999 në Tiranë, tre muaj ka pritur gjetjen e kufomës së babait, luftëtar i UÇK-së në Drenicë,

për të verifikuar vdekjen e tij ose jo, dhe për t’i marrë emrin. Ramiz (Ramiz) Bazaj (Tërstenik) u lind më 1 tetor 1999 dhe mori emrin e babait të vrarë si ushtarë i UÇK-së. Halim (Halim) Bajraktari (Drenas) lindi më 1999 dhe përtëriu emrin e babait të rënë në luftë, ushtar i UÇK-së. Driton Ahmeti (Likoshan) u pagëzua me emrin e Driton Ahmetit të vrarë në familjen Ahmeti gjatë masakrës së Likoshanit të ndodhur më 28 shkurt –1 mars 1998. Ismet Shkëlzen Ramadani, i lindur në pyll, ka marrë emrin

e gjyshit të vrarë, sikurse edhe Haki Muharrem Ramadani etj.

Emrat e fëmijëve që tregojnë qëndresë, luftë, krenari historike

Mund të thuhet se me fillimin e liberalizimit të politikës jugosllave, diku nga viti 1966 e këndej, në

74

Begzad Baliu

Kosovë, por fatkeqësisht jo edhe në Maqedoni e më gjerë në ish-Jugosllavi, fëmijëve filluan t’u vinin emra që tregonin jo vetëm motivin historik, e që kryesisht kishin të bënin me bartjen e emrave historikë (heronj, shkrimtarë e madje edhe emra të personazheve të veprave të tyre, piktorë etj.), por edhe me emra nga leksiku i gjuhës shqipe, që tregonin veçori të lëvizjes sonë të përgjithshme kulturore, historike dhe çlirimtare. Gjatë luftës së fundit, paradigma të tilla kanë dominuar shumë edhe në gjithë hapësirën kombëtare nga kanë lëvizur të përndjekurit dhe të dëbuarit e Kosovës, por kjo paradigmë do të dominojë sidomos për atë popullatë që do të mbetet në lëvizje të përditshme brenda kufirit të Kosovës. Le të shohim disa shembuj: Çlirim Ragip Krasniqi (Carrallukë, Malishevë). Qëndresë Sabit Gashi (20.4.1998, Vërbovc - Drenas) është emër përkushtimi ndaj Luftës së Likoshanit. Yllka Naim Bazaj (Tërstenik) ka lindur në fushën e Tërdefcit, në qershor 1999. Leutrim Fadil Dvorani nga Tërsteniku lindi në maj të vitit 1999 në Malet e Tërstenikut, gjatë kohës kur pesë ditë me radhë u mbajt fronti në mbrojtjen e Urës së Spahisë në Tërstenik. Herolinda Musli Krasniqi (Negroc) është vajza e ushtarit të UÇK-së, i vrarë në Malet e Berishës. Qëndrim Jakë Bytyçi (Shkozë, Malishevë) lindi në qershor 1999 në Gjermani. Binjakët Pëllumb e Qelik Ejup Thaçi lindën në Malet e Berishës. Siç dihet, emri Çelik na paraqitet për herë të parë në antroponiminë shqiptare në Kosovë dhe është motiv i denominuar nga emri i Fatmir Limës, i njohur nga lufta si Komandant Çeliku Dardan Fatmir Jashari (Açarevë) lindi në prill të vitit 1999 te Tunelet e

Onomastika e Kosovës

75

Ujmirit. Qëndrim Naim Zabeli (Rezallë), lindi në ofensivën e parë të gushtit, vetëm pak ditë pas arritjes në Prishtinë. Malësore Shaban Reci (Siçevë) lindi në shtator 1998 në Ulqin. Kosovare Rexhep Rexhepi lindi në Burrel. Çlirim Ali Totaj (Gjonaj, Prizren) lindi në një spital të improvizuar në një shtëpi private. Vëllanë e kishte luftëtar në Brigadën 138, Zona e Pashtrikut “Agim Ramadani”; Drilon Musa Gashi (Prizren) lindi në spitalin e Durrësit. Pagëzuesja, nëna e tij, siç duket me këtë emër ka krijuar një trinom historik Drilon, Teutë, Taulant.

Tipi i emrave që tregon besim në të ardhmen

Asnjë popull që lëviz në rrugën e lirisë nuk e bën këtë lëvizje vetëm brenda një aspekti a një prizmi të caktuar, por ndodh shpesh që këtë lëvizje ta realizojë vetëm një shtresë e caktuar kulturore, sociale, filozofike etj. Për më tepër, në këtë lëvizje, shpesh, ndodh që bartës të misioneve të caktuara dhe të ndryshme nga njëra - tjetra të jenë jo tërësia e një populli, por thjesht grupe të caktuara të atij populli. Pa dashur të merrem me krahasime të veçanta, këtu mund të them se, besoj, janë të pakta rastet kur një popull ballafaqohet, qoftë edhe për lirinë e tij, me të gjitha elementet e mundshme kulturore, mendore, ushtarake etj., madje në shkallën më masive, sikur veproi populli shqiptar.

Identifikimi i idealeve të një populli edhe përmes emrave të pasardhësve të tij, besoj, është shembulli më i mirë i gjetur te shqiptarët e Kosovës. Në

76

Begzad Baliu

pasqyrën e emërtimit të fëmijëve, që nga gjysma e dytë e shekullit të njëzetë, e mbase edhe më parë, mund të gjenden emra që për paradigmë kanë idealet prindërore, familjare dhe shoqërore të familjes kosovare, por, sidomos pas vitit 1966, kur ndihet një liberalizim më i theksuar shoqëror, paradigma e

idealeve të tyre si bazë për t’u vënë emrat fëmijëve shtohet dhe zgjerohet shumë, për të mos thënë bëhet vlerë kryesore. Pasqyra e nxjerrë nga fëmijët e regji- struar në Shoqatën humanitare “Nëna Terezë” tregon se baza paradigmatike e quajtjes së fëmijëve me emra kombëtarisht të motivuar shkon deri në 95%.

Le të theksojmë se të gjithë fëmijët e regjistruar këtu

i përkasin zonës rurale të Kosovës. Duhet,

gjithashtu, të themi se, edhe emrat e paradigmës islame që mbajnë disa prej fëmijëve, nuk janë aspak

të motivuar nga kjo paradigmë, por nga qëllimi për të trashëguar emrin e gjyshit, babait etj. Në këtë kohë, pra, në ditët më të stuhishme të luftës dhe të qëndresës popullore, shfaqen edhe emra tipikë të motivuar nga paradigma e besimit në të ardhmen, dashuria për jetën, lirinë, dashurinë etj. Le të lexojmë shembujt konkretë: Rilind Shefki Bellaqa, Potoqan (Rahovec). Lirim Milaim Gashi (Verbovc) lindi

maj 1998. Lirie Fazli Koçinaj (Blaç-Sharr), lindur

Kampin italian të Kukësit. Poetesha, humanistja

dhe mjekja e njohur dr. Flora Brovina, e burgosur nga regjimi policor e ushtarak serb në mars të vitit

1999, vajzën e mikut të saj, Nebih Balës (nënën e së cilës e ka pasur gjatë nën mbikëqyrje), ndërsa ishte

në Burgun e Pozharevcit, e pagëzoi me emrin Jeta.

Pas daljes së saj nga burgu, kuptova se motivi i emërit të saj lidhej edhe me pseudonimin e një

Onomastika e Kosovës

77

luftëtareje që e kishte njohur gjatë luftës, Hyrije Veliu - Jeta, për të cilën nuk besonte se ishte gjallë, duke marrë parasysh përkushtimin e saj në aktivitetet ushtarake. Jetëlira Selim Sahiti (Korreticë e Ulët) lindi gjatë ofensivës së prillit 1999, në fshatin Shtrubullovë. Çlirim Xhevat Sinani (Korreticë, qershor 1999), u lind në fshatin Shtrubullovë. Pranvera Zymer Gashi (Verbovc) lindi në prill 1999 në Çikatovë të Re, në kohën kur i ati mbahej peng nga policia serbe. Rinor Behrami (Domanek) lindi në mars 1998 në Prishtinë. Krijona Jetullah Havolli (Resnik), lindi në maj 1999 në Malet e Resnikut. Siç mund të shihet, emri i saj është një kompozitë e ndërtuar nga parulla Kosova Republikë e Jona. Liridon Haki Avdija (Obri e Epërme) lindi në maj 1999, te Tunelet e Ujmirit. Agon Tahir Halilaj (Tërdevc) lindi në mars 1999, në Malet e Tërdefcit. Endrit Fatimir Çoçaj (Gjonaj, Prizren) ka lindur në fshat dhe është i biri i luftëtarit të UÇK-së. Fitore Dan Hameli (Mazrek, Prizren) lindi në tendën e katundit, ndërkohë që babai i saj kishte rënë dëshmor.

Emrat e fëmijëve që tregojnë veçanti kohe

Në vënien e emrave fëmijëve gjatë luftës, nuk ka mjaftuar vetëm baza paradigmatike e trashëguar vite e shekuj me radhë. Në pasqyrën e këtyre emrave janë shënuar edhe emra tipikë, që shënjojnë motivin denominues të quajtjes së fëmijëve me emra që tregojnë veçanti kohe dhe madje momenti e vendi. Le të pasqyrojmë shembujt konkretë: Malsor Krasniqi (Gllanasellë - Drenas) lindi në Malet e Vërbovcit te

78

Begzad Baliu

Fusha e Mollës, kamp i njohur gjatë ofensivës së shtatorit 1998. Siç dihet, kampi ishte i rrethuar nga policët e ushtarët serb. Në kamp ishin rreth 1000 veta (gra, fëmijë e pleq). Policët kishin dëgjuar për këtë lindje, i kishin thirrur dy pleq dhe i kishin pyetur nëse i porsalinduri ishte mashkull apo femër. Duke pasur përvojën e keqe të urrejtjes së policisë dhe ushtrisë serbe ndaj çdo lindjeje shqiptare dhe veçanërisht ndaj çdo lindjeje të gjinisë mashkullore, pleqtë u kishin thënë se i porsalinduri ishte i gjinisë femërore. Çlirim Qosaj (Ferizaj) ka lindur natën e hyrjes së këmbësorisë së NATO-s në kufirin Maqedoni-Kosovë. Krisma ka lindur më 2 prill 1999 në Qafë të Prushit. Lirie Bylykbashi (Tërstenik) lindi natën e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës. Le të thuhet se antroponimi Lirie ka qenë mjaft i përhapur në Kosovë deri në gjysmën e parë të viteve ‘70, por tri dekadat e fundit ndër familjet shqiptare konsiderohej si emër i dalë jashtë mode. Malsore Driton Plakiçi (Nekoc) lindi në prill 1999, në Malet e Berishës. Flaka Krasniqi (Negrovc) lindi në prill 1999 në Malet e Berishës. Flaka (Isak) Kadriaj (Deçan) lindi në kohën që po digjej fshati Isniq, ku ishte strehuar përkohësisht familja e saj. Ishte fëmija i parë dhe babanë e kishte luftëtar të UÇK-së. Beteja Luan Kadriaj (Deçan) lindi një ditë pas betejës së zhvilluar në fshatin Rastovicë, në të cilën ishte nën armë edhe babai i saj. Trim Fadil Maloku lindi në një familje prishtinase vetëm tri ditë pas mbarimit të luftës. Familja e tij nuk e kishte lëshuar Prishtinën gjatë bombardimeve duke pritur lindjen e tij. Po kjo paradigmë ka bërë që fëmijës t’i vihet emri e të porsalindurve Lirije Shemsi Ramadani (Vushtrri),

Onomastika e Kosovës

79

Liridon Nexhip Maloku (Besianë), Qëndrim e Mërgim Rexhepi binjakë të lindur në mërgim.

Tipi i emrave të traditës dhe të besëtytnisë

Si në të gjitha shoqëritë e botës, edhe shoqërinë e shqiptarëve të Kosovës e ka shoqëruar një fije e veçantë e vendosjes së emrave të fëmijëve me motive nga trashëgimia e saj, e mbështetur në paradigmën fetare (myslimane dhe të krishterë), paradigmën kombëtare e krahinore dhe, më në fund, edhe në paradigmën e besëtytnisë, që dëshmon edhe për një element të veçantë të ekzistencës së strukturës historike, me rrënjë shumë të thella në këto troje. Shembulli i të quajturit të fëmijëve me paradigma të tilla edhe në ditët më të vështira të zhvillimit të luftës në Kosovë tregon më së miri ekzistencën e kësaj tradite brenda strukturave denominuese të vënies së emrave të fëmijëve në Kosovë. Bie fjala, Vanesa Mehmet Gashi (Çabiq, Klinë) është fëmijë i lindur pas shumë vitesh martese, Shkurta Vesel Rrusta (1999, Drenas), Fillim Ilir Kongjeli (Prishtinë, 1999), Enis Sylejman Zhdredha (Besianë, 1999), Enisa Aliu (Prishtinë), Shkurta Statovci (Prishtinë, 1999), Enis Ibrahimi (Plemetin – Kastriot, 1998), Vanesa Gashi (Prishtinë, 1998) etj.

Në Kosovë, shpesh, me lindjen e parë, prindërit i kanë pagëzuar fëmijët e tyre me emrin e babait ose të gjyshit, me kusht që ata të kishin vdekur që më parë. Mirëpo ka shumë vite që, për nderimin e babait, i biri të interesohet edhe sa është gjallë, prandaj shpesh ka ndodhur që fëmijët të pagëzohen

80

Begzad Baliu

me emrat e gjyshërve të gjallë. Muharrem Nexhat Asllani (Krushë e Vogël, Prizren) ka lindur pesë ditë pas kthimit nga Shqipëria, ku ishin të dëbuar gjatë luftës. Gjyshi i tij Muharremi bashkë me të pesë djemtë, e në mesin e tyre edhe babai i tij, Nexhati, konsiderohen të zhdukur dhe për fatin e tyre nuk dihet ende. Familja e pagëzoi me emrin e gjyshit, me qëllim që, siç thuhej “të mos i sillet kobi të atit”. Siç mund të shihet, kjo traditë e pagëzimit, më tepër sesa e mbështetur në veçoritë e mëparshme të nderimit, ka marrë veçori të besëtytnisë.

Nderimi për Shqipërinë dhe shqiptarët

Me këtë tip të emrave familjet e përndjekura nga Kosova i kanë nderuar vëllezërit e tyre shqiptarë në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, si edhe ata të huaj, të cilët kanë ndihmuar luftën, përpjekjen tonë për liri, refugjatët e ndodhur në shumë vendstrehime të botës etj. Tridhjetë vjetët e fundit, fondi i emrave të fëmijëve të Kosovës, që për paradigmë denominuese ka pasur emrat e motivuar nga qytetet, fshatrat, malet, lumenjtë etj. të Shqipërisë londineze ka qenë i madh, për të mos thënë dominues në pasqyrën e përgjithshme të emërtimeve. Mund të thuhet se janë të pakta familjet që nuk e kanë emërtuar një fëmijë me bazë denominimi me një onoma nga Shqipëria. Nuk ishte e rastit kjo. Në Kosovë gjenden shumë familje që brenda tyre kanë krijuar një sistem të tërë emrash të qyteteve:

Shkodran, Berat, Labinot, Elbasan; të maleve: Dajt, por edhe Pushkëdajt, Tomor etj; të lumenjve: Drin, ose nga trajta e tij e vjetër (Drilon), Bunë etj., për të

Onomastika e Kosovës

81

cilët nuk është vendi këtu të flitet. Më shumë sesa ndjenjë kombëtare dhe politike, ka pasur shumë vite kur kjo paradigmë e vënies së emrave ka qenë edhe modë. Prandaj është e kuptueshme se përse edhe në këto ditë të vështira, të dëbuarit do të vazhdojnë të nderojnë edhe me emrat e fëmijëve të porsalindur Shqipërinë dhe popullin shqiptar të përtej kufirit. Albinot Ibrahim Doberdolani (Korroticë e Epërme) lindi në Kukës. Shkodran Mërgim Rexhepi lindi në Burrel.

Valentina Isuf Salihu ka lindur në Prishtinë pas përfundimit të luftës. Gjyshërit e saj e kishin kaluar kohën e luftës në qytet dhe në shenjë mirënjohjeje ndaj gazetares së Dojçe Veles Valentina Saraçini, e cila çdo ditë në orën 13, njoftonte e para për ngjarjet më të reja të luftës në Kosovë, e pagëzuan me emrin e saj. I kësaj kategorie mund të konsiderohet emri i Olt Pacollit, i lindur në spitalin e Bilishtit (Korçë), kuptimin e të cilit pjesëtarët e kësaj familjeje në Kosovë nuk e dinin, por e kishin pranuar si emër për të nderuar propozimin e mamive të spitalit, të cilat “ishin kujdesur shumë për lindjen sa më të lehtë të nënës së Oltit”.

Nderimi për të huajt