You are on page 1of 2

Eskili

Tragjedi antike greke shkruar nga Eskili .
Tragjedia buron nga fatalitetiti jetes dhe heroi tragjik afirmohet ne lufte me te. Fataliteti bie mbi ate
qe ka shkelur ligjet e pashkruara per te cilat vihen ne mbrojtje perendite. Prandaj ne te gjitha
tragjedite antike, perendite marrin pjese si personazhe me te drejta te plota.
Heroi I tragjedise eshte hero me karakter te jashtezakonshem ne situate te jashtezakonshme.
Subjektin kjo tragjedi e merr nga ciklet mitologjike me bema hyjnish dhe me heronj
legjendare. Subjekti ishte I njohur, ndaj dhe nuk ka rendesi zgjidhja e konfliktit aq sa ka rrjedha
artistike dhe teknika e organizmit te materialit dramamtik, ndaj dhe skenat jane te gjalla dhe
universale.
Kori I oqeanideve nga ana tjeter jane nje perberes I tragjedise antike greke. Kori nuk eshte kundra
veprimit te Prometeut, por ai nuk mund te pranoje qe heroi te denohet ne nje forme aq te dhushme.
Kori eshte nje e I paanshem, zeri I urtesise popullore dhe na afron me prane te vertetave te autorit.

-

Prometeu – hero mitologjik dhe hero I epokes sepse eshte :
Simbol I vetesakrifikimit
Simbol I pathyeshmerise intelektit dhe durimit
Hero me fat te paracaktuar (ai ishte ne dijeni te pasojave te veprimit te tij)
Simbol I perparimit dhe ndricimit te mendjes se njerezimit,krijuesi I arteve te dobishme
Profeti qe parashikoi permbysjen e tiranise
Heroi midis botes njerezore dhe asaj hyjnore
Simbol I humanimzmit
Edhe pse ai I perket botes se hyjnive, ai nuk ishte ne mbrojtje te tyre. Ai eshte vuajtesi tragjik, heroi I
vetmuar qe shpetoi gjithe njerezmin por asnje s’mund ta shpetonte ate.
Subjekti :
Prometeu eshte nje Hyjni Titane. Mendohet se vete ai ka krijuar njerezimin. Ai ishte I zgjuar dhe
donte qe dhe njerezit e vdekshem te benin nje jete me te mire, si benin perendite. Ndaj ai vodhi
zjarrin e Zeusit nga Parajsa dhe e dergoi ne toke, duke I sjelle njerezve dhuraten me te madhe. Kur
Zeusi e kuptoi, ai urdheroi krijim e Pandores- gruas se pare qe do te sillte fatkeqesi ne boten e njereve,
dhe Prometeun e lidhi ne nje shkemb ku cdo dite nje shqipnje I hante melcine. Me vone prometeu
shpetohet nga Herkuli.
Mesazhi dhe idealet demokratike :
Heroi I epokes se lavdishme ishte ai qe u sakrifikua per te mrien e njerezimit, nje deshmor I vertete qe
e meritojne te gjithe.Ai kishte ideale te medha bauar tek lufta e pabarazise, ndryshimet klasore
dhe kunder pushtetit absolute te te forteve.
Konflikti midsi Zeusit dhe Prometeut ka nje kuptim filozofik. Kemi te bejme me konfliktin mes
te fortit e tiranit me njeriun e drejte. Zeusi simbolizon dhunen dhe erresiren, ndersa Prometeu
parashikon thyerjen e tiranise. Ai shfaqet hapur kundra hynive, pasi perndyshe do te quhej hipokrizi.
Temat :
Tirania dhe shoqeria : Zeusi eshte konsideruar si me I pameshirshmi nga tiranet se pse ai nuk njeh
ndjenja si dashuria, miqesia apo keqardhja. Ai e den Prometeun edhe pse ishin miq, madje Prometeu
ishte faktori kys qe e coi Zeusin ne fitoren e luftes kundra Titaneve. Ky ndeshkim eshte konsideruar si
shume I rende jo per faktin se ishte I veshtire , por seshte ishte bere kundra nje miku. Akoma me tej,
ky ndeshkim eshte marre nga Zeusi sepse Prometeu vleresoi me shume miqesine me njerezit sesa ate
me Zeusin. Shkaku pse Zeusi nuk e vlereson miqesine gjendet thelle ne natyren e tij, mbi vleresimi per
veten dhe ne bindjen se te gjithe duhet t’I nenshtrohen atij. Ndaj Eskili me qellim permend disa here

gjate vepres rolin e shoqerise dhe dashurise. Gjithashtu kori I Oqeanideve ne fund permbyll duke
thene se miqesia eshte nje vlere e mrekullueshme.
Mendimi dhe forca : Prometeu dhe Zeusi njihen respektivisht si perfaqesues te mencurise dhe
forces. Konflikti midis dy personazheve avancon gjate vepres sepse te dy ndjekin rrugen e vet per te
zgjidhur problemet. Ne fund Eskili na meson se forces I nevojitet mencuri per ta menaxhuar dhe per
te evituar katastrofa.
Kryenecesia : Te dy personazhet ne fjale jane kryenece : Prometeu qe nuk kerkon falje dhe Zeusi qe
nuk e zbut denimin. Asgje e mire nuk erdhi nga kjo sjellje. Funksionimi me I mire I shoqerise arrihet
atehere kur eshte e pranishme toleranca.
Perparimi : Eskili beson tek progresi I njerezimit, dhe si rrjedhoje Zeusi ndiehet I kercenuar nga kjo.