You are on page 1of 29

LËNDA: MAKROEKONOMI II

Mësimdhënësit: Prof.Ass. Dr.Nagip Skenderi & Prof.Ass.Dr. Halim Gjergjizi


Viti akademik: 2005/2006
Semestri II

PLANPROGRAMI MËSIMOR

I. Kontabiliteti it ë ardhurave kombëtare


• Produkti i brendshëm bruto e produkti i brendshëm neto
• GDP real dhe nominal
• Indekset e çmimeve
• Shpenzimet dhe komponentet e kërkesës
• GDP dhe të ardhurat personale të disponueshme

II. Të ardhurat dhe shpenzimet


• Kërkesa agregate dhe produkti ekuilibër
• Funksioni i konsumit dhe kërkesa agregate
• Sektori shtetëror
• Buxheti
• Teprica buxhetore në punëzënien e plotë

III. Rritja ekonomike afatgjate dhe produktiviteti


• Burimet e rritjes ekonomike së të ardhurave reale
• Vlerësimet empirike të burimeve të rritjes ekonomike
• Teoria e rritjes ekonomike: Modeli neoklasik
• Teoria e rritjes endogjene
• Rritja ekonomike dhe zhvillimi ekonomik

IV. Konsumi dhe Kursimi


• Teoria e ciklit jetësor të konsumit dhe të kursimit
• Teoria e të ardhurave permanente të konsumit
• Ndjeshmëria e tepërt, kufizimi i likuiditeteve dhe pasiguria
• Aspektet të tjera të sjelljes të konsumit
• Konsumi dhe modeli IS – LM

V. Shpenzimet për investime


• Investimet fikse: metoda neoklasike
• Investimet fikse të biznesit: Teoria alternative
• Investimet për shtëpitë e banimit
• Investimet për inventar
VI. Kërkesa për para, paraja dhe krediti
• Komponentet e stokut monetar
• Funksionet e parasë
• Kërkesa për para: disa teori
• Të dhënat empirike
• Shpejtësia e të ardhurave të parasë dhe teoria sasiore
• Përcaktim i i stokut monetar
• Multiplikatori i parasë
• Kontrolli i stokut të parasë së fuqishme
• Multiplikatori i parasë dhe procesi i përshtatjes
• Funksioni i ofertës së parasë dhe instrumentet e kontrollit të parasë
• Ekuilibri në tregun monetar
• Kontrolli i stokut monetar dhe kontrolli i normës së interesit
• Stoku i parasë dhe objektivat e normës së interesit
• Paraja, krediti dhe norma e interesit

VII. Politika stabilizuese


• Depresionet ekonomike
• Ekonomiksi i ri
• Vonesat në efektet e politikës ekonomike
• Depresionet ekonomike në shtetet në tranzicion
• Pasiguria dhe politika ekonomike
• Politika aktiviste

Literatura: Rudiger Dornbusch & Stanley Fischer MAKROEKONOMIA , botim


ndërkombëtar, Shtëpia botuese Dituria, 2000 Tiranë
I. KONTABILITETI I TË ARDHURAVE KOMBËTARE

I.1. Produkti i brendshëm bruto dhe Produkti i brendshëm neto

Produkti i brendshëm bruto (GDP) përfaqëson vlerën e të gjitha të mirave dhe


shërbimeve përfundimtare të prodhuar në vend brenda një periudhe të dhënë.
 Të mirat përfundimtare dhe vlera e shtuar

- Secili produkt vlerësohet me çmimet e tij të tregut dhe vlerat mblidhen bashkë për
të dhënë GDP.
- Këmbëngulja në të mirat dhe shërbimet përfundimtare bëhet për të eliminuar
llogaritjen e dyfishtë. Llogaritja e dyfishtë shmanget duke vepruar me vlerën e
shtuar.

 Produkti aktual: Përbëhet nga vlera e produktit të prodhuar aktualisht.


Përjashtohen transakcionet (pronësitë e vjetra ose shtëpitë ekzistuese, ndërtimi i
shtepive të reja llogaritet si pjesë e GDP, kurse shitja e shtepive ekzistuese nuk
llogaritet).

 Çmimet e tregut

- Të mirat që përfshihen në GDP vlerësohen me çmimet e tregut. Çmimi i tregut të


shumë të mirave përfshin taksat indirekte (të shitjes, akcizat...).
- Çmimi i tregut minus taksat indirekte = kosto e faktorëve.
- GDP vlerësohet me çmimet e tregut, dhe jo me koston e faktorëve.
- Vlera e produktit të matur me koston e faktorëve quhet e ardhurë kombëtare.
- Disa elemente të GDP vështirë vlerësohen (aktivitetet në familje), dhe nuk
përfshihen në GDP aktuale.
- Shërbimet shtetërore vlerësohen me koston, prandaj pjesa e tyre në GDP
përfaqësohet nga pagat e nëpunësve shtetërorë.

 GDP dhe GNP

- Midis GDP dhe GNP ekziston një dallim. Ndryshimi – të ardhurat neto të marra
nga të huajt. GDP mat më mirë se GNP potencialin e ekonomisë për krijimin e
vendeve të punës.
- GNP përfaqëson vlerën e të mirave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen
me faktorët e prodhimit që zotëron vendi në një periudhë të dhënë.

 Produkti i brendshëm bruto dhe neto

- Gjatë prodhimit të produktit kapitali konsumohet (amortizohet).


- Produkti i brendshëm neto (NDP) është i barabartë me GDP minus konsumin e
kapitalit (amortizimin).
- Përgjithësisht, amortizimi zë rreth 11% të GDP, prandaj NDP është zakonisht
89% e GDP.
I.2. GDP real dhe nominal

- GDP nominal mat vlerën e prodhimit në një periudhë të dhënë me çmimet e kësaj
periudhe ose, siq thuhet, shpesh herë, dollarë amerikanë (USA $).
- GDP nominal ndryshon nga njëri vit në tjetrin për dy arësye:
1. prodhimi i të mirave ndryshon fizikisht;
2. çmimet e tregut ndryshojnë.

- GDP real mat ndryshimet e produktit fizik në ekonomi midis dy periudhave të


ndryshme kohore duke i vlerësuar të gjitha të mirat e prodhuara në të dy
periudhat me çmimet e njëjta ose me dollarë konstantë.

Tabela 1
GDP real dhe nominal, një ilustrim
Produkti GDP nominal (1987) GDP nominal (1993) GDP real (1993)
Banane 15 me 0,20 $ =3,00 $ 20 me 0,30$=6,00$ 20 me 0,20$=4,00 $
Portokalle 50 me 0,22$=11,00$ 60 me 0,25$=15,0$ 60 me 0,22$=13,20$
Gjithësejt: 14,00$ 21,00$ 17,20$
* matur me çmimet e vitit 1987

Konkludim nga tabela: nga viti 1987 në 1993 prodhimi i bananeve u rrit për 33%,
kurse portokallet 20%. Prandaj, masa e produktit real është midis 20 e 33%.
- Meqenëse ndryshimet në GDP nominal që vijnë nga ndryshimet e çmimeve nuk e
tregojnë ecurin e ekonomisë në prodhimin e të mirave dhe shërbimeve, si masë
bazë për krahasimin e prodhimit në vite të ndryshme përdorim GDP real dhe jo
nominal.
- Problemet e matjes së GDP:
1. Shumë produkte maten jo saktë, sepse nuk tregtohen në treg;
2. Llogaritja e saktë e përmirësimit të cilësisë së të mirave është e vështirë;
3. Disa aktivitete të matura duke ia shtuar GDP real, në fakt, përfaqësojnë
përdorimin e burimeve për të shmangur ose kufizuar ”të këqiat”;
4. Llogaritë nuk marrin parasysh ndotjen dhe degradimin e ambientit.

 Matja e GDP : dy probleme:


a. mundësia që një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit ekonomik të mos llogaritet si
pjesë e GDP;
b. të dhënat rishikohen shpesh dhe në masë të ndjeshme.

a. Ekonomia e fshehtë: p.sh. në llogaritë e GDP të SHBA mund të mos matet deri
30% (3 – 33%); Kanada (4-22%); Italia (8 – 33%).
- Problemi kryesor i matjes së GDP është pesha relative e aktiviteteve të fshehta
mund të ketë ndryshuar.
b. Rishikimet e GDP dhe saktësia e vlerësimeve të GDP
- për një periudhë – disa vlerësime:
1. vlerësimi fillestar (tremujor), tre javë pas përfundimit të tremujorit;
2. vlerësimi paraprak, një muaj më vonë,
3. vlerësimi përfundimtar, edhe një herë në muaj pas tij;
4. çdo qershor për tre vjet;
5. çdo 5 vjet, një rishikim i plotë i të gjitha të dhënave të GDP (rishikim
”bankoprovë”) – rishikim i rëndësishëm.

I.3. Indekset e çmimeve

I.3.1. Deflatori i GDP : përfaqëson raportin e GDP nominal, në një vit të dhënë, ndaj
GDP real të atij viti.
- Pra, mat ndryshimet që kanë ndodhur në çmime nga viti bazë në vitin vijues.
- Mbështetet në një llogaritje që përfshin të gjitha të mirat e prodhuara në ekonomi, një
indeks çmimi me bazë të gjerë, që përdoret shpesh për matjen e inflacionit.

I.3.2. Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI): mat koston e blerjes së një shporte
fikse të mirash dhe shërbimesh që përfaqësojnë blerjet e konsumatorëve
qytetarë.
- Nga deflatori i GDP, CPI ndryshon në tre drejtime:
1. deflatori mat çmimet e një grupi shumë më të gjerë të mirash se sa CPI;
2. CPI mat koston e një shporte të dhënë të mirash që është e njëjtë për çdo vit;
3. CPI përfshin drejtpërdrejt çmimet e importeve, kurse deflatori përfshin vetëm
çmimet e të mirave të prodhuara.

I.3.3. Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI) : përfaqëson një matës të kostos të një
shporte të dhënë të mirash (lëndët e para dhe gjysëm produktet) me çmimet e
tyre në një fazë fillestare të sistemit të shpërndarjes.
- Indeks relativisht fleksibël.
- Sinjalizon CPI-në për ndryshimet e pritura.
- Vrojtohet nga afër nga hartuesit e politikave makroekonomike.

I.4. Shpenzimet dhe komponentet e kërkesës

- AD totale për produkt të brendshëm përbëhet nga katër komponente:


1. shpenzimet e konsumit nga familjet;
2. shpenzimet për investime nga bizneset;
3. blerjet qeveritare (shtetërore, lokale) të të mirave dhe shërbimeve; dhe
4. kërkesa e jashtme (eksportet neto).

I.5. GDP dhe të ardhurat personale të disponueshme

- Të ardhurat personale të disponueshme përfaqësojnë nivelin e të ardhurave


disponibël për shpenzime dhe kursime nga familjet në ekonomi.
- GDP i duhen bërë një numër përshtatjesh për të arritur nivelin e të ardhurave
personale të disponueshme; ekzistojnë katër përshtatje:
1. të ardhurat neto të marra nga jashtë rrisin të ardhurat e disponueshme të
individëve;
2. shteti hyn në lojë përmes dy rrugëve: shteti mbledh taksat dhe bën pagesat e
transferueshme; taksat ulin të ardhurat e familjeve në raport me GDP, kurse
pagesat e transferueshme rrisin atë në raport me GDP;
3. transakcionet e sektorit të biznesit shfaqen si një ndërlikim tjetër; bizneset nuk ua
shpërndajnë familjeve të gjitha të ardhurat që marrin;
4. jo e gjithë GDP është në dispozicion si e ardhurë për familjet, sepse pjesë të
prodhimit duhet të lihen menjanë për të mbajtur kapacitetin prodhues të
ekonomisë, për të zëvëndësuar amortizimin e kapitalit.

- Pjesët e faktorëve në të ardhurat kombëtare:


a. e ardhura kombëtare
b. kompensimi për punonjësit
c. të ardhurat e pronarëve
d. të ardhurat rentale të individëve
e. fitimet e korporatës
f. interesat neto

Të ardhurat personale të disponueshme = GDP + të ardhurat neto të faktorëve nga jashtë


- amortizimi – fitimet e mbajtura + transfertat – taksat

II. TË ARDHURAT DHE SHPENZIMET

- Esenca: ndërvartësia midis prodhimit dhe shpenzimeve; shpenzimet përcaktojnë


prodhimin dhe të ardhurat, por edhe produkti e të ardhurat përcaktojnë
shpenzimet.

II.1. Kërkesa agregate dhe produkti ekuilibër

Kërkesa agregate: sasia e përgjithshme e të mirave që konsumatorët, firmat, shteti dhe të


huajt janë në gjëndje të konsumojnë me një çmim të caktuar në një periudhë të dhënë
kohore.

AD = C + I + G + NX

Fig.3.1.

Produkti ekuilibër.- kur sasia e produktit të prodhuar = sasinë e kërkuar. (fig.3.1.)


- Në nivelin ekuilibër të prodhimit firmat shesin aqë sa prodhojnë, njerëzit blejnë
sasinë që dëshirojnë dhe nuk ka tendenca për ndryshim të nivelit të prodhimit. Në
të kundërten, ndryshohet niveli i prodhimit.

Produkti ekuilibër dhe identiteti i të ardhurave kombëtare.-


AD ( = C + I + G + NX ) = Y
- Kërkesa agregate, sasia e të mirave që njerëzit duan të blejnë;
- Investimet dhe konsumi, në llogaritë e të ardhurave kombëtare, përfaqësojnë
sasinë e të mirave të blera aktualisht. Investimet në llogaritë e të ardhurave
kombëtare përfshijnë ndryshimet e padëshiruara (paplanifikuara) të investimeve,
kur firmat shesin më shumë apo më pakë nga ato që kishin planifikuar.
- Prandaj, bëjmë dallimin midis AD aktuale, të matur në kuadër të kontabilitetit dhe
konceptit ekonomik të AD të planifikuar (dëshiruar, parashikuar).
- Kur AD nuk është e barabartë me produktin, ekzistojnë investime të inventarëve
të padëshiruar, ose disinvestime.
- Shprehet: IU = Y – AD, ku IU shtesat e paplanifikuara të inventarëve
- Produkti në ekuilibër kur Y = AD.
- Konkluzion:
a. AD përcakton nivelin ekuilibër të produktit;
b. Në ekuililibër, ndryshimet e padëshiruara të inventarëve janë zero dhe
konsumatorët, qeveria dhe blerësit e huaj të të mirave tona, po blejnë të gjithë
sasitë që dëshirojnë të blejnë;
c. Një proces përshtatje i produktit, i mbështetur në ndryshimet e padëshiruara të
inventarëve, më në fund do ta çojë produktin në nivelin e tij ekuilibër.
- Ekuilibri nënkupton, gjithashtu, që shpenzimet aktuale = shpenzimet e
planifikuara.
- Derisa produkti = me të ardhurat, në ekuilibër edhe shpenzimet e planifikuara =
me të ardhurat.

II.2. Funksioni i konsumit dhe Kërkesa agregate

- Përqendrimi: Kërkesa për konsum; për thjeshtësim – heqim G dhe NX, rrjedhim
G + NX = O
- Supozojmë që kërkesa për konsum rritet me rritjen e nivelit të të ardhurave:
_ _
C = C + cY C >O O<c<1
_
C ....ordinata në origjinë, niveli i konsumit kur të ardhurat janë zero. Për çdo $ rritje në të
ardhurat, niveli i konsumit rritet me c $ (p.sh. nëse c = o,90 $, për çdo 1 $ rritje në të
ardhurat konsumi rritet me 90 centë).
- Prirja margjinale për konsum përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi rritje të të
ardhurës.

Konsumi dhe Kursimi.- Të ardhurat ose shpenzohen, ose kursehen;

S = Y – C..............”kufizim buxhetor”

- F-oni i kursimit lidh nivelin e kursimit me nivelin e të ardhurave;


_ _
S = Y – C = Y – C – cY = - C + (1-c)Y
- kursimi është një f-on rritës i nivelit të të ardhurave sepse prirja margjinale për
kursim, s = 1 – c, është pozitive. Pra, kursimi rritet me rritjen e të ardhurave.
Investimet e planifikuara dhe kërkesa agregate.- Fig.3-2

Me G dhe NX të supozuara me zero, AD përfaqëson shumën e kërkesës për konsum dhe


për investime:
_
AD = C + I
_ _
AD = C + I + cY
_
AD = A + cY
_ _ _
- Pjesa e kërkesës agregate A = C + I është e pavarur (autonome) nga niveli i të
ardhurave. Kjo rritet me rritjen e nivelit të të ardhurave, sepse kërkesa për konsum rritet
me rritjen e të ardhurave.

Të ardhurat dhe produkti ekuilibër .- Fig. 3 – 3

- Niveli ekuilibër i të ardhurave është kur AD është e barabartë me produktin, që


edhe më tej është i barabartë me të ardhurat. Vija 45 shkallësh, tregon se AD = Y
(produkti dhe kërkesa agregate janë të barabarta). Pra, Y = AD.

Kursimi dhe Investimet.- Në ekuilibër Investimet e planifikuara = Kursimin, kur në


një ekonomi nuk ka një qeveri (G) dhe tregti të jashtme (NX).

II.3. Sektori shtetror

- Sa herë që ka rënie ekonomike, njerëzit orientohen kah qeveria; Qeveria ndikon


drejtpërdrejt mbi nivelin ekuilibër të të ardhurave (blerjet shtetrore, taksat dhe
transfertat).
- AD zgjerohet duke përfshirë blerjet qeveritare të të mirave dhe shërbimeve, kemi:
_
AD = C + I + G

- Konsumi nuk do të mvaret nga të Y, por nga YD:

YD = Y + TR – TA

- Tani f-oni i konsumit është:


_ _
C = C + cYD = C + c(Y + TR – TA)

- Hapi i fundit: përcaktimi i politikës fiskale. Politika fiskale përfaqëson politikën e


qeverisë lidhur me nivelin e transfertave dhe strukturën e taksave. Supozojmë që
qeveria blen një sasi të dhënë, Ğ që ajo bën një sasi të dhënë transfertash, TR; dhe që
mbledh në formën e taksave, një pjesë t të të ardhurave:
__ __
G=G TR = TR TA = tY

- Me këtë përcaktim të politikës fiskale, pas zëvëndësimit të TR dhe TA, kemi f-


onin e konsumit:
_ __
C = C + c(Y + TR tY)
_ __
C = C + cTR + c(1-t)Y

Analizë fig.3 – 5

II.4. Buxheti

- Në SHBA deficitet tash normë, tepricat nuk duken askund.


- Japoni: 1987-1922 buxheti me tepricë, mesatarisht 2% e GDP.
- Teprica buxhetore (BS) përfaqëson tepricën e të ardhurave të qeverisë, që
përbëhen prej taksave, mbi shpenzimet e përgjithshme të saj, që përbëhen prej
blerjeve të të mirave e shërbimeve dhe pagesave të transferueshme.

_ __
BS = TA – G - TR

- Një tepricë buxhetore negative (një tejkalim i shpenzimeve ndaj taksave)


përfaqëson një deficit buxhetor.
_ __
BS = tY – G – TR

Fig. 3 – 8
II.5. Teprica buxhetore në punëzënien e plotë

- Mat tepricën buxhetore në nivelin e të ardhurave në punëzënien e plotë ose në


produktin potencial.
- Rritja e taksave rrit tepricën buxhetore dhe rritjet e shpenzimeve shtetrore ulin
tepricën buxhetore;
- Teprica buxhetore përfaqëson një masë të thjeshtë të përshtatshme të të gjithë
efekteve të politikës fiskale në ekonomi; p.sh. kur buxheti është deficitar, ajo
politikë fiskale, që synon të rrisë GNP është ekspansioniste.
- Teprica buxhetore ka defekt serioz; defekti: teprica mund të ndryshoj për shkak të
ndryshimeve në shpenzimet private autonome.
_ __
BS* = tY* - G – TR
- Për tepricën buxhetore ekzistojnë këta emra: teprica (deficiti) ciklikisht e
përshtatur, teprica në punëzënien e lartë, teprica në punëzënien e standardizuar
dhe teprica strukturore.
- Për të parë ndryshimin midis buxhetit aktual dhe atij të punëzënies së plotë, nga
ekuacioni i mësipërm zbresim buxhetin aktual për të përfituar:

BS* - BS = t(Y* - Y)

- I vetimi ndryshim vjen nga të ardhurat prej mbledhjes së taksave.


- Ndryshimi midis buxhetit aktual dhe punëzënies së plotë përfaqëson komponentin
ciklik të buxhetit. Komponenti ciklik në fazën e recesionit ka tendencë të çojë në
deficit dhe, në fazën e rritjes, mundet edhe në një tepricë (suficit).

Konkluzion:

1. Kur AD për të mira është e barabartë me nivelin e produktit, produkti është në


nivelin e tij ekuilibrues.
2. AD përbëhet prej shpenzimeve të planifikuara për konsum nga familjet, për të
mira investimesh nga firmat, për blerjet e të mirave dhe shërbimeve nga qeveria,
si dhe prej eksporteve neto.
3. Kur produkti është në nivelin e ekuilibrit, nuk ekzistojnë ndryshime të
paparashikuara të inventarëve dhe të gjitha njësitë ekonomike janë duke bërë,
saktësisht, blerjet që kanë planifikuar të bëjnë. Procesi i përshtatjes së nivelit të
prodhimit, që mbështetet në akumulimin dhe zvogëlimin e inventarëve, q çon
ekonominë në nivelin ekuilibër të produktit.
4. Vetë niveli i AD ndikohet nga niveli i produktit (i barabartë me nivelin e të
ardhurave) sepse kërkesa për konsum varet nga niveli i të ardhurave.
5. F-oni i konsumit lidh shpenzimet e konsumit me të ardhurat. Konsumi rritet me
rritjen e të ardhurave. Të ardhurat që nuk konsumohen, kursehen, kështuqë f-oni i
kursimit mund të përfitohet nga f-oni i konsumit.
6. Multiplikatori përfaqëson vlerën me të cilën një ndryshim prej 1 $ në shpenzimet
autonome ndryshon nivelin ekuilibër të produktit.
7. Blerjet qeveritare dhe pagesat e transferueshme shtetrore veprojnë si rritje e
shpenzimeve autonome në efektet e tyre mbi nivelin ekuilibër të të ardhurave. Një
taksë proporcionale mbi të ardhurat ka të njëjtat efekte mbi nivelin ekuilibër të të
ardhurave si një pakësim i prirjes për konsum. Prandaj, një taksë proporcionale
mbi të ardhurat redukton multiplikatorin.
8. Teprica buxhetore përfaqëson tejkalimin e të hyrave ndaj shpenzimeve shtetërore.
Buxheti është me deficit kur qeveria shpenzon më shumë se sa merr. Madhësia e
tepricës (deficitit buxhetor) ndikohet nga variablet e politikës fiskale të qeverisë –
blerjet qeveritare, pagesat e transferueshme dhe koeficientët e taksës.
9. Teprica e buxhetit faktik ndikohet edhe nga ndryshimet në mbledhjen e taksave
dhe në transfertat që vijnë nga lëvizjet e nivelit të të ardhurave, që ndodhin si
rezultat i shpenzimeve private autonome. Teprica buxhetore në punëzënien e plotë
(punësimin e lartë) përdoret si një masë e përdorimit aktiv të politikës fiskale.
Teprica në punësimin e plotë mat tepricën buxhetore që do të ekzistonte nëqoftëse
produkti do të ishte në nivelin potencial (punëzënien e plotë) të tij.
10. Një paralajmërim i fundit: çmimet supozohen se janë fikse në të gjitha këto
konkluzione.
III. RRITJA EKONOMIKE AFATGJATË DHE PRODUKTIVITETI

- Gjatë 100 viteve të fundit GNP e SHBA rritje prej 3,2% vjetore; GNP reale per
capita 1,8% (dyfishim çdo 39 vjet). Mendohet se rritja ka qenë e ngadaltë, pas
Japonisë dhe Gjermanisë.

Tabela 1. Nivelet e krahasuara të të ardhurave për kokë banori


SHBA Japoni Kore Brazil Meksikë Indi
GNP per capita $ (1990) 21.790 25.430 5.400 2.680 2.490 350
Norma e rritjes (1965-90) % 1,7 4,1 7,1 3,3 2,8 1,9
GDP per capita $ 1990 21.360 16.950 7.190 4.780 5.980 1.150
Në krahasim me SHBA 100 78 33 22 27 5
Burimi: Ëorld Bank, Ëorld Development Report, 1992

- Përqendrimi në dy pyetje kyqe:


1. Kush e përcakton normën e rritjes së produktit në periudha afatgjata?
2. A do t’i kapin vendet me të ardhura të ulta ato me të ardhura të larta, dhe ndoshta
edhe do t’i tejkalojnë ato?

- Përgjigje:
1. Teoria e rritjes që modelon bashkëveprimin midis faktorëve të ofertës, rritjes së
produktivitetit, kursimeve dhe investimeve në procesin e rritjes.
2. Llogaritja e rritjes, që përpiqet të masë kontributin e përcaktuesve të ndryshëm në
rritjen e produktit.

III.1. Burimet e rritjes ekonomike së të ardhurave reale

- F-oni i prodhimit studjon burimet e rritjes. Produkti rritet përmes rritjes së


inputeve të faktorëve të prodhimit (puna dhe kapitali) dhe përmes inovacioneve
teknologjike.
- F-oni i prodhimit lidh sasinë e produktit të prodhuar në një ekonomi, me inputet e
faktorëve të prodhimit dhe të gjëndjes së njohurive teknologjike.

(1) Y = f (N, R, K, T) (2) Y = AF (K, N)

K, N........inputet e kapitalit dhe punës; A..........gjëndja teknologjike

- Rritja në inpute dhe teknologji çojnë në rritje të ofertës së produktit.

ΔY/Y = (1 – θ) x ΔN/N + (θ x ΔK/K) + ΔA/A

Rritja e pjesa e rritja e pjesa e rritja e përparimi


Produktit = x + x +
Punës punës kapitalit kapitalit teknik

Ku (1 – θ ) dhe θ janë pesha të barabarta me pjesët e të ardhurave nga puna dhe kapitali
në prodhim.

- Puna dhe kapitali ndihmojnë secili me një njësi të barabartë me normat in


dividuale të rritjes të shumëzuara (multiplikuara) me pjesët e inputit në të
ardhurat.
- Norma e përmirësimit të teknologjisë, e quajtura progresi teknik, ose rritja e
produktivitetit total të faktorëve.
- Norma e produktivitetit total të faktorëve është madhësia me të cilën produkti do
të rritej si rezultat i përmirësimeve në metodat e prodhimit kur të gjithë inputet e
tjera janë të pandryshuara. Pra, kemi rritje në produktivitetin total të faktorëve
kur marrim më shumë produkt nga të njëjtët faktorë të prodhimit.
- K dhe N në f-onin e prodhimit janë agregatë të kapitalit dhe punës që janë
përdorur në prodhim. Kapitali human është vlera e mundësisë të ardhura –
sjellëse të trupëzuar tek individët. Ai përfshin aftësitë e lindura, talentin si dhe
edukimin dhe aftësitë e fituara.
- Me kapitalin human si një input i veçantë, f-oni i prodhimit shkruhet:

Y = AF (K, H, N)

III.2. Vlerësimet empirike të burimeve të sjelljes

- Nobelisti Robert Soloë analizoi periudhën 1909 – 1949 në SHBA. Përfundimi i tij
(i papritur): mbi 80% e rritjes së produktit për orë pune rezultat i progresit teknik.
Konkludoi se rritja e kapitalit, punës dhe progresi teknik – faktorë vendimtarë të
rritjes së GDP.
Tabela 2. Burimet e rritjes së të ardhurave kombëtare totale, 1929-1982
Burimi i rritjes Norma e rritjes, % në vit
Inputi total i faktorit
- puna...............................................1,34
1.90
- kapitali...........................................0,56
Produkti për njësi të produktit............................................................1,02
- njohuritë...........................................0,66
- alokimi (shpërndarja) e burimeve....0,23
- ekonomitë e shkallës........................0,26
- të tjera..............................................-0,03
Të ardhurat kombëtare.............................................................................2,92
Burimi: Edëard Denison, hulumtimet 1929 – 1982

- Rëndësia e këtij hulumtimi: sqarimi i progresit teknik.


- Investimi i kapitalit është i domosdoshëm (sidomos përmirësimet teknologjike),
por edhe burimet tjera japin ndihmesë të rëndësishme.
- Pra, përparimet e njohurive dhe efikasiteti mbahen si burimet kryesore dhe që
theksojnë rolin e kërkimit, edukimit dhe trajnimit si burime të rëndësishme të
rritjes ekonomike.

 Rënia e rritjes ekonomike

Tabela 3: Ecuria e rritjes në ekonomitë kryesore (%/vit)


Periudha SHBA Japonia Gjermania Franca Mbretëria e Bashkuar
1960-1973 4,0 9,6 4,4 5,7 3,1
1973-1986 2,4 3,7 1,8 2,3 1,4
1986-1990 2,6 5,1 3,4 3,3 3,1
1990-1992 0,8 3,2 2,2 1,7 -0,9
Burimi: OECD, Qershor 1992

Tabela 4: Prirjet e produktivitetit në ekonomitë kryesore


(sektori i biznesit, produktiviteti total i faktorit, %/vit)

Periudha SHBA Japonia Gjermania Franca Mbretëria e Bashkuar


1960-1973 1,6 5,8 2,6 4,0 2,3
1973-1979 - 0,4 2,4 1,8 1,7 0,6
1979-1990 0,2 1,0 0,8 1,8 1,6
Burimi: OECD, Qershor 1992

- Shkaqet e mundshme të rënies ekonomike:


 Një keqësim i përzierjes moshë – aftësi të forcës së punës
(gjenerata e shpës (gjenerata e shpërthimit demografik, si dhe më
shumë punonjës me kohë të pjesshme që kanë ardhur në forcën e
punës);
 Një rritje në rregullimin qeveritar;
 Kostot e investimeve për ndotjet dhe parandalimin e krimeve;
 Një ngadalësim në normën e novacioneve.

Por, ndikim kishte edhe rritja në çmimin e derivateve të naftës;

III.3. Teoria e rritjes: Modeli Neoklasik

- Qëllimi: shpjegimi i përcaktuesve të normave të rritjes në një vend dhe arsyet për
normat e rritjes në të ardhurat për frymë midis vendeve.
- Dy periudha pune intensive në teorinë e rritjes:
1. fundi i viteve ’50 dhe ’60; (teoria neoklasike e rritjes – Robert Soloë)dhe
2. fundi i viteve ’80 dhe ’90 (teoria e rritjes endogjene – Robert Lukas dhe Paul
Romer).

Y = AF (K,N)
ΔY/Y = (1 – θ) x ΔN/N) + (θ x ΔK/K) + ΔA/A
-
Për lehtësi: norma konstante e rritjes së forcës së punës ΔN/N = n, dhe gjithashtu
nuk ka progres teknik, pra ΔA/A = 0.
Fig. 10-1. (F-oni i prodhimit për punëtor)
y

y=f(k)
y*
E ardhura për frymë

0 k*
Norma Kapital-Punë

- Me rëndësi: shprehja e f-onit të prodhimit në termat për punëtor apo për frymë, si:

y = f (k)
- y..........produkti për punëtor; k...........kapitali për punëtor.
- Nga figura: F-oni mbartë përfitimet e njohura zbritëse të shkallës (derisa sasia e
kapitalit për punëtor rritet, produkti për punëtor rritet, por me një normë zbritëse. I
vetmi element variabël mbetet norma e rritjes së kapitalit, që përcaktohet nga
kursimet, e të cilat varen nga të ardhurat.
- Kur është gjëndja e pandryshuar në ekonomi: nëse në një ekonomi me rritje të
popullsisë dhe me kursime (por edhe me rritje në stokun e kapitalit) arrijmë në
pikën ku produkti dhe kapitali për frymë bëhen të pandryshueshme. Kemi:

ΔY/Y = ΔN/N = ΔK/K = n


dhe me ΔA/A = 0, ekuacioni kënaqet. Kemi gjëndje të qëndrueshme, ku produkti
agregat, stoku i kapitalit dhe forca e punës rriten me normë n dhe produkti për frymë
është konstant.
- Kursimi dhe rritja: në ekonomitë e mbyllura, pa sektor qeveritar, investimet ose
rritja bruto e kapitalit = kursimet.

ΔK = kursimi – amortizimi
- Procesi i rritjes:
y
y=f(k)
y0
Produkti për frymë

(d+n)k
A
sy0 0 sy
C
B

k0 k*
Kapitali për frymë
Fig.10-2 (Kursimi, investimet dhe akumulimi i kapitalit)
Tabela:
- F-oni i kursimit.........pjesa e të ardhurave që është kursyer (sy) në normat Kapital
– Punë;
- Vija e drejtë (d + n)k ..........sasia e investimeve të kërkuara për mbajtjen e normës
Kapital – Punë konstante; Në norma të ulta, kursimet tejkalojnë kërkesat për
investime dhe produkti për frymë rritet. Dhe, anasjelltas.
- Gjëndja e pandryshuar e kësaj norme është k*, kur kursimi është i mjaftueshëm
për të mbajtur konstante normën Kapital – Punë.

Rritja në normën e kursimit :

y
x

(d+n)k
Produkti për frymë

C’
s’y
sy
C

0 k0 k** k
Kapitali për frymë

Konkluzion nga figura:


- Një rritje në normën e kursimit ndikon në rritje; në afatshkurtër një rritje në
normën e kursimit rrit normën e rritjes së produktit. Ajo nuk ndikon normën
afatgjatë të rritjes së produktit, por rrit nivelin afatgjatë të kapitalit dhe produktit
për frymë.
- Ekuilibri ekonomik (fillimisht) në pikën C, ku kursimet = kërkesa për investime
(njerëzit duan të kursejnë një pjesë më të madhe të të ardhurave). Zhvendosja e
kurbës s’y.
- Stoku i kapitalit për frymë, k, do të vazhdojë të rritet deri sa arrin në pikën C’ ( në
këtë pikë, si kapitali për frymë ashtu edhe produkti për frymë janë rritur).
- Megjithatë, në pikën C’ ekonomia është kthyer në gjëndjen e saj të pandryshuar të
normës së rritjes n.

Rritja popullsisë:
- Një rritje në normën e rritjes së popullsisë ndikon vijën (n + d)k, duke e rrotulluar
lartë majtas;
- Një rritje e normës së rritjes së popullsisë ul nivelin e gjëndjes së pandryshuar të
kapitalit për frymë k dhe produktit për frymë y.
- Një rritje në normën e rritjes së popullsisë rrit normën e rritjes së gjëndjes së
pandryshuar të produktit agregat.

III.4. Teoria e rritjes endogjene

- Në teorinë neoklasike të rritjes, norma e rritjes së gjëndjes së pandryshuar është


egzogjene, dhe vendet me të njëjtën teknologji dhe normë rritjeje të popullsisë
përfundimisht konvergjojnë në të njëjtën normë rritjeje të gjëndjes së
pandryshuar, megjithëse niveli i të ardhurave të kësaj gjëndjeje mund të jetë i
ndryshëm. (Shembull India në tab.1).
- Teoria e rritjes endogjene përpiçet ta bëjë endogjene normën e rritjes, që do të
thotë, të përcaktuar nga teoria.
- Hartuesit e kësaj teorie: politika qeveritare dhe sjellja ekonomike duhet të
ndikojnë në normën e rritjes në afatin e gjatë;
- 1. ΔA/A (progresi teknik) mund të bëhet endogjen;
- 2. nëse ka përfitime konstante të faktorëve të prodhimit që mund të akumulohen.

Politikat pro rritjes:


1. Rritja e investimeve nëpërmjet uljes së deficitit të buxhetit për të dhënë nxitje në
investimet private dhe nëpërmjet nxitjeve fiskale;
2. Ulja e rregullimit të panevojshëm;
3. Nxitja e investimeve në kapitalin human, d.m.th. të shpenzosh më shumë burime
dhe përpjekje në edukim dhe trajnim;
4. Rritja e investimeve të infrastrukturës;
5. Sigurimi i nxitësve fiskalë për shpenzime kërkimi dhe zhvillimi.

III.5. Rritja dhe zhvillimi


- Zhvillimi ekonomik ndodh kur mirëqenia ekonomike e njerëzve të një vendi rritet
përgjatë një periudhe të gjatë.
- Zhvillimi matet: GDP per capita, shëndeti, edukimi, jetëgjatësia...

- Realizimi i rritjes ekonomike

Tabela 5
Realizimi i rritjes në vëndet në zhvillim, 1965 – 1990 (%)
Vendi rritja e të ardhurave për banorë rritja e popullsisë investimet/GDP
Argjentina -0,3 1,5 18,0
Brazili 3,3 2,3 21,8
Kina 5,8 1,7 32,8
India 1,9 2,2 21,8
Korea 7,1 1,5 28,9
Meksika 2,8 2,4 22,4
Zairea -2,2 3,1 14,2
Burimi: Banka Botërore, 1992

Duke analizuar f-onin e prodhimit sipas formulës : y = f(k), përqendrohemi në


pyetjet:
- Sa investon një vend?
- Sa shpejt i rritet popullsia?
- Cila është cilësia e inputit kapital human?
- Sa efektivisht janë përdorur burimet e dhëna produktive?

 Kursimet dhe investimet


 Rritja e popullsisë
 Kapitali human

Reforma dhe rritja ekonomike në Europën Lindore

- Fillimi i viteve ’90 reformat në ELQ, vendet e dala nga ish-BRSS.


- Strategjia reformuese:
• Ruajtja e stabilitetit makroekonomik duke e çuar buxhetin afërsisht në balancë
dhe duke ndjekur politika monetare dhe kreditore restriktive (shtërnguese);
• Liberalizimi i çmimeve duke hequr kontrollin e çmimeve dhe duke lejuar
tregjet të fillojnë të veprojnë;
• Privatizimi i firmave në pronësi shtetërore duke i shitur ato ose duke ua
shpërndarë qytetarëve;
• Liberalizimi i tregtisë së jashtme, duke i lejuar firmat vendase dhe
konsumatorët të kontaktojnë me tregjet botërore;
• Vendosja e një rrjeti të sigurimit social, kështuqë të papunët mos të bien në
varfëri;
• Zhvillimi sa më i shpejtë që të jetë e mundur i një kuadri ligjor që i duhet një
ekonomie tregu për të vepruar, p.sh., ligjet mbi kontratat dhe falimentimin.
Konkluzion:

 Një f-on prodhimi lidh inputet e faktorëve dhe teknologjinë me nivelin e


produktit. Rritja e produktit – duke lënë mënjanë ndryshimet në teknologji – është
një mesatare e peshuar e rritjes së inputeve me pesha të barabarta me pjesët e të
ardhurave. F-oni i prodhimit drejton vëmendjen e inputeve e faktorëve dhe
ndryshimet teknologjike, si burime të rritjes së produktit.
 Në historinë e SHBA-ve deri më 1989, produkti per capita u rrit me një normë
mesatare prej 1,8%. Gjatë periudhës 1929 – 1982 rritja në inputet e faktorëve
llogaritej me 2/3 dhe progresi teknik me 1/3 e normës mesatare të rritjes prej 2,9%
të produktit. Rritja në stokun e njohurive së bashku me rritjen në inputin punë
ishte burimi më i rëndësishëm i rritjes.
 Norma e rritjes së produktit në ekonomitë kryesore ra ndjeshëm në vitet ’70, e
mori vehte disi në vitet ’80 dhe u ngadalësua përsëri në vitet ’90. Ngadalësimi
pasqyron një rënie në rritjen e produktivitetit, e cila i dedikohet faktorëve të
ndryshëm, shumë nga të cilët filluan të bëjnë të kundërten në fund të viteve ’80
dhe në fillim të viteve ’90. Megjithëse, kështu, parashikimet janë për norma më të
ngadalta rritjeje në fillim të viteve ’90 sesa më heret në periudhën pas Luftës së
Dytë Botërore.
 Në teorinë neoklasike të rritjes, koncepti i pikave të ekuilibrit të gjëndjes së
pandryshuar (në mungesë të ndryshimeve teknike) kundrejt kushteve, kërkon që
produkti per capita të jetë konstant. Me një popullsi që rritet, kursimet duhet të
jenë të mjaftueshme për të siguruar anëtarët e rinj të popullsisë me sasinë e
kapitalit per capita në nivel të ekonomisë.
 Niveli i të ardhurave të gjendjes së pandryshuar është përcaktuar nga normat e
kursimit dhe nga rritja e popullsisë. Në mungesë të ndryshimit teknik, norma e
rritjes së gjendjes së pandryshuar të produktit total është e barabartë me normën e
rritjes së popullsisë.
 Një rritje në normën e kursimit rrit përkohësisht normën e rritjes së produktit. Në
gjendjen e re të pandryshuar, norma e rritjes mbetet e pandryshuar, por niveli i
produktit per capita rritet.
 Me ndryshimin e teknikës, produkti per capita në gjendjen e pandryshuar rritet me
normën e progresit teknik. Produkti total rritet në shumën e normave të progresit
teknik dhe rritjes së popullsisë. Kështu, në teorinë neoklasike të rritjes norma e
rritjes së gjendjes së pandryshuar është ekzogjene.
 Teoria e rritjes endogjene përpiqet të përcaktojë normën e rritjes së gjendjes së
pandryshuar brenda teorisë. Ajo e bën këtë si duke bërë normën e progresit teknik
endogjene ose edhe duke pranuar se kemi përfitime konstante të shkallës të
faktorëve të prodhimit që mund të akumulohen.
 Puna empirike që shoqëron teorinë e rritjes endogjene synon të mbështes teorinë
neoklasike të rritjes në rritjen e konvergjencës së kushtëzuar. Ajo thekson normën
e inevstimeve, veçanarisht në makineri, infrastrukturë dhe kapitalin human, si
përcaktuesit e normës së rritjes së produktit në afatin e shkurtër dhe nivelin e të
ardhurave të gjendjes së pandryshuar në afatin e gjatë.
 Ekonomiksi i krahut të ofertës propozon të rrisë nivelin dhe normën e rritjes së
punësimit të plotë të produktit duke krijuar nxitje më të mira për punë, kursime
dhe investime dhe duke ulur rregullimin. Kërkimi empirik sugjeron se nxitjet do
të jenë të suksesshme në krahun e ofertës së punës dhe se deficitet e ulura të
qeverisë do të nxisin investimet.
 Zhvillimi ekonomik vjen si rezultat i akumulimit të faktorëve të prodhimit, duke
përfshirë kapitalin human, që veprojnë në një kuadër të qendrueshëm politik dhe
ekonomik.

IV. KONSUMI DHE KURSIMI

- Tre arsye për të analizuar konsumin:


1. blerjet e konsumit llogarisin më shumë se 60% të AD;
2. të ardhurat që nuk konsumohen, kursehen dhe norma e kursimeve në SHBA
konsiderohet si arsye e parë për t’i konsideruar SHBA-të si vendi industrial më i
pasuri në botë;
3. konsumi është tërheqës.

Tabela 1
Krahasime ndërkombëtare të normave të kursimit, vitet ’80 (në %)
SHBA Japoni Gjermani Mbretëria Kanada
e Bashkuar
Kursimet kombëtare bruto* 16,3 31,6 22,5 16,6 20,7
Kursimet kombëtare neto** 3,7 20,8 11,6 5,4 9,4
* në % të GDP
** kursimet neto (= kursimet bruto – zhvlerësimin) në % të NNP
Burimi: OECD

- Pikënisja: f-oni i konsumit (përcaktohet nga YD); dy teori bazë moderne të


konsumit:
1. teoria e ciklit jetësor (Franco Modigliani, Nobel 1985), dhe
2. teoria e të ardhurave permanente (Milton Friedman, Nobel 1976).
- Si edhe shumë teori tjera, bazohen në themele makroekonomike.
Teoria e ciklit jetësor të konsumit dhe të kursimeve

- F-oni i konsumit: sjellja e konsumit të individëve në një periudhë të dhënë është e


lidhur me të ardhurat e tyre në atë periudhë.
- Hipoteza e cikleve të jetës i trajton individët sikur planifikojnë sjelljen e konsumit
dhe kursimeve në periudha të gjata me qëllimin e shpërndarjes së konsumit të tyre
në mënyrën më të mirë gjatë gjithë periudhës së tyre të jetës.
- Teoria identifikon strukturën e moshës së popullsisë si një përcaktues të konsumit
dhe kursimeve.

C = aËR + cYL

- C...........................konsumi
- ËR.......................pasuria reale
- a............................prirja marxhinale për konsum e pasurisë
- YL........................e ardhura nga puna
- ËL.......................vitet e punës
- NL........................numri i viteve të jetës
- c............................prirja marxhinale për konsum e të ardhurave nga puna - të
ardhurat e fituara nga puna aktuale e jo nga të ardhura të
tjera, si rentat apo fitimet
- Pyetje: kush i përcakton prirjet marxhinale a dhe c dhe pse pasuria ndikon
konsumin?
- Analizë fig. 11-2

- Dy pyetje:

1. cilat janë mundësitë e konsumit në jetën e individit?


2. si individi do të zgjedh shpërndarjen e konsumit të tij (saj) gjatë jetës?

C x NL = YL x ËL

- Duke pjesëtuar të dy anët me NL, planifikojmë konsumin për 1 vit, C, i cili është
në përpjestim me të ardhurat nga puna:
ËL
C = ------ x YL
NL

ËL/NL..........pjesa e periudhës jetësore e shpenzuar duke punuar, thekson se në çdo vit të


periudhës së punës të jetës konsumohet një pjesë e të ardhurave të punës.

Përmbledhje e teorisë së ciklit jetësor:

• Konsumi është konstant gjatë periudhës së jetës së konsumatorit


• Shpenzimet e konsumit financohen nga të ardhurat e periudhës së jetës plus
pasurinë fillestare
• Gjatë çdo viti konsumohet një pjesë, 1/(NL-T), e pasurisë, ku (NL-T) është jeta e
pritshme e individit
• Shpenzimet korrente të konsumit varen nga psuria korrente dhe të ardhurat e
periudhës së jetës.

Teoria e të ardhurave permanente të konsumit

- Si teoria e parë, edhe kjo teori argumenton se konsumi nuk është i lidhur me të
ardhurat korrente, por me një vlerësim më afatgjatë të të ardhurave, që Milton
Friedman i quajti të ardhura permanente.
- Friedman jep shembullin e pagesës permanente, e ardhura e periudhës, me
konsumin e planifikuar.
- Teoria argumenton se konsumi është në përpjestim me të ardhurat permanente:

C = cYP

YP.............................të ardhurat permanente

- Shtrohet pyetja: si ta bëjmë veprues konceptin e të ardhurave permanente, që do të


thotë, si ta përcaktojmë e vlerësojmë atë?

Ndjeshmëria e tepërt, kufizimi i likuiditeteve dhe pasiguria

- Teoritë mbi konsumin (ciklit jetësor dhe të ardhurave permanente) argumentojnë


se konsumi nuk do t’i përgjigjet shumë ndryshimeve në të ardhurat korrente,
përderisa këto ndryshime janë permanente.
- Kërkimet në këtë fushë (Robert Hall, Universiteti Stanford dhe Majorie Flavin,
Universiteti Virginia) përqendrohen në rrjedhimet e kombinuara të pritjeve
racionale dhe teorive të ciklit jetësor e të të ardhurave permanente të konsumit.
- Nëse pritjet janë racionale, vlerësimet e konsumatorëve për të ardhurat e tyre
permanente duhet të jenë identike me mënyrën se si të ardhurat ndryshojnë në
botën reale. P.sh. një rritje prej 1$ në të ardhurat korrente, rrit ¼ në të ardhurat
permanente, kurse ¾ janë kalimtare.
- Hapi i parë: kërkuesi vlerëson se si sillen të ardhurat, dhe më pas se sa mesatarisht
një ndryshim i dhënë i të ardhurës është permanent.
- Hapi i dytë: të shihet nëse konsumi reagon siq duhet ndaj ndryshimeve në të
ardhurat (sipas teorive të pritjeve racionale, e kombinuar me teorinë e të
ardhurave permanente).
- Konkludim (Flavini): konsumi sistematikisht përgjigjet shumë ndaj të ardhurave
korrente, ose është me tepricë të ndjeshme. Kur të ardhurat rriten, konsumi rritet,
dhe anasjelltas.

Ndjeshmëria e tepërt, kufizimi i likuiditetit dhe miopia

- Likuiditeti ekziston kur një konsumator nuk mund të marrë hua për të
mbështetur konsumin korrent në pritje të të ardhurave më të larta.
- Shembull: studentët (kreditë), sipas teorisë së ciklit jetësor. Janë me likuiditete të
kufizuara.
- Por, edhe individët që nuk mund të marrin hua, kur të ardhurat e tyre bien
përkohësisht, do të jenë të kufizuar nga likuiditetet.
- Ata që kanë të ardhura të ulta, të kufizuar me likuiditete.
- Miopia: vëmendja ndaj lajmërimeve (derisa rritjet e përfitimeve të paguhen).

Pasiguria dhe amortizatori i stokut të kursimeve

- Cikli jetësor: njerëzit kursejnë për të financuar kohën e pensionit.


- Një pjesë e kursimeve janë parandaluese (me qëllim për t’u ruajtur në ditët e
këqia); por, kursimet janë përdorur si stok amortizator për të mbajtur konsumin
kur kohët janë të këqia, dhe për ta shtuar kur kohët janë të mira. Të vjetrit
kursejnë më shumë, nuk i prekin të ardhurat (interesat, dividentët), sepse
plotësojnë nevojat e ngutshme.

Aspekte të tjera të sjelljes së konsumit

Ndryshimet ndërkombëtare në normat e kursimit: Në SHBA norma e kursimit < se sa në


vendet e tjera.

Kursimet neto = kursimet bruto - amortizimi

- Norma neto e kursimit tregon se sa një vend shton pasurinë e vetë kombëtare.

Tabela 2
Normat qeveritare dhe private bruto të kursimeve, vitet ’80 në %
SHBA Japoni Gjermani B.e Madhe Kanada
Kursimet kombëtare bruto 16,3 31,6 22,5 16,6 20,7
Kursimet qeveritare -2,1 4,9 2,0 0,1 -1,6
Kursimet private 18,5 26,8 20,5 16,4 22,2
Burimi : OECD

Konkluzion: Një mënyrë për të rritur normën e kursimeve të SHBA është të ulin deficitet
e buxhetit qeveritar.

Kursimet private = kursimet e biznesit + kursimet personale

- Kursimet e biznesit përbëhen nga fitimet e mbajtura, pra nga ajo sasi e fitimeve që
nuk u jepet pronarëve të biznesit.
Konsumi, kursimet dhe normat e interesit

- Çdo njeri që kursen merr përfitimin në formë interesi, dividente dhe fitimit nga
kapitali aksionar. Shembull: kamata 5% dhe 10%.

Konsumi dhe Modeli IS – LM

- Me rëndësi: përgjigja e konsumit ndaj ndryshimeve të ndryshme (p.sh. në


shpenzimet autonome), mund të kërkojë kohë, ndërsa individët gradualisht
përshtatin vlerësimet e tyre të të ardhurave permanente.
- Përshtatja e ngadaltë e konsumit ndaj një ndryshimi të dhënë në YD do të thotë se
të ardhurat vetë përshtaten ngadalë ndaj çdo zhvendosjeje të dhënë në shpenzimet
autonome, të cilat më parë nuk ishin të njohura si permanente.

Fig. 11-5(Dinamika e përshtatjes ndaj një zhvendosjeje në kërkesën për investime)

V. SHPENZIMET PËR INVESTIME

- Çështje qendrore në makroekonomi për dy arsye:


1. luhatjet në llogarinë e investimeve ndikojnë te shumë nga lëvizjet e GDP në ciklet
e biznesit;
2. shpenzimet për investime përcaktojnë normën me të cilën ekonomia shton stokun
fizik të kapitalit dhe kështu ndihmon në përcaktimin e rritjes afatgjatë të
ekonomisë dhe përmbushjen e produktivitetit.

- Investim (fluksi i shpenzimeve që shtojnë stokun fizik të kapitalit); por edhe


blerje të pasurive financiare apo fizike.
- Përbërësit e shpenzimeve për investime:
 Investimet fikse të biznesit (makineri, pajisje, godina për punë),
 Investimet rezidenciale (banesa),
 Investimet për inventare (shtimi i stokut të inventarëve).

V.1. Investimet fikse: Teoria Neoklasike

- Fig.12-1(Investimet fikse si pjesë e GDP)


- Në rënie ekonomike investimet bien, dhe anasjelltas. Analiza në dy faza:
1. Sa kapital do të dëshironin të përdorin firmat kur janë të dhëna kostot si dhe
përfitimet e përdorimit të kapitalit dhe niveli i produktit që ato presin të
prodhojnë? Pra, ne kërkojmë kush e përcakton stokun e dëshiruar të kapitalit?
2. Prandaj, ne diskutojmë normën me të cilën firmat përshtaten nga stoku ekzistues i
kapitalit drejt nivelit të dëshiruar, me kalimin e kohës.
- Pra, shpenzimet për investime na orientojnë: ku duam të shkojmë dhe sa shpejt
duam që të arrijmë atje.

Stoku i dëshiruar i kapitalit

- Stoku i dëshiruar i kapitalit është stoku i kapitalit që firmat do të dëshironin të


kenë në afatin e gjatë duke u abstraguar nga vonesat që ata përballojnë kur
përshtatin përdorimin e kapitalit të tyre.
- Firmat përdorin kapital (së bashku me punën) për të prodhuar të mira e shërbime
për shitje. Qëllimi: maksimizimi i fitimit.
- Produkti margjinal i kapitalit është rritja e produktit të prodhuar nga përdorimi i
një njësie më shumë kapitali në prodhim. Kurse, kostoja rentale (ose e përdorimit)
të kapitalit është kostoja e përdorimit të një njësie më shumë kapitali në prodhim.

Vlera e produktit margjinal = kosto rentale e kapitalit

Produktiviteti margjinal i kapitalit

- Me rëndësi: firmat mund ta zëvëndësojnë kapitalin me punën për prodhimin e


produktit. Nëse puna dhe kapitali janë më lirë, firmat dëshirojnë më shumë të
punojnë dhe prodhojnë.
- Vlera e produktit margjinal të kapitalit është rritja në vlerën e produktit që është
përfituar nga rritja e stokut të kapitalit me një njësi. Fig.12-2

V.2. Investimet fikse të biznesit: Teori alternative

Vendimi i investimeve të biznesit

- Njerëzit kur vendosin për investime përdorin analizen e fluksit zbritës të parave.
- Fluksi zbritës i parave thotë së të ardhurat e përfituara në vitin e mëvonshëm
duhet të zbriten kundrejt të tanishmit me qëllim që të llogaritet vlera e tanishme.
- Nëse një projekt kushton 100 $ për t’u ngritur në vitin e parë dhe pastaj gjeneron
50 $ të ardhura (pasi paguhet për punën dhe lëndët e para) në vitin e dytë dhe 80
të tjerë në vitin e tretë. Në fund të vitit të tretë fabrika është shpërbërë. A duhet të
ndërmerret projekti?
- Nëse norma e interesit është 10%, 100 $ pas një viti do të vlejnë sa 100 $ sot,
sepse nëse 100 $ ishin dhënë sot me 10%, pas një viti huadhënësi do të përfundojë
me 110 $. Për të llogaritur vlerën e projektit firma llogarit vlerën e vet aktuale
zbritëse me normën e interesit te e cila mund të marrë hua. Nëse vlera e tanishme
është pozitive, atëherë projekti ndërmerret.
- Pra, sa më e lartë norma e interesit aqë më pakë ka të ngjarë që firma të ndërmarrë
një projekt të dhënë investimesh.
- Teoritë bazohen: stoku i dëshiruar i kapitalit dhe shpejtësia e përshtatjes.

Modeli i akseleratorit (përshpejtuesit) dhe ndikimet e kostos së kapitalit


- Ky model pranon se shpenzimet për investime janë në përpjestim me ndryshimet
në produkt dhe nuk ndikohen nga kostot e kapitalit.
- Bazohet në idenë se firmat e instalojnë kapitalin e ri kur kanë nëvojë të prodhojnë
më shumë. Prandaj, firmat do të investojnë nëse produkti do të pritej të
ndryshonte, në të kundërten nuk do të investonin.
- Problem: nëse kostoja e kapitalit ndikon ndjeshëm investimet?

Racionimi i kreditit dhe burimet e brendshme të financimit

- Racionimi i kreditit ndodh kur huadhënësit kufizojnë sasinë që individët mund të


marrin hua, megjithëse huamarrësit janë të gatshëm të paguajnë normat ekzistuese
të interesit mbi huat e tyre.
- Racionimi i kreditit mund të shfaqet për dy arsye të ndryshme:
1. një huadhënës shpesh nuk mund të tregoj nëse një klient i veçantë (ose projekti që
i financon një klienti) është i mirë apo i keq;
2. një tip tjetër mund të shfaqet kur BQ vendos kufizime të kreditit për bankat e
nivelit dytë dhe huadhënës të tjerë. Bankat nuk janë të lejuara të zgjerojnë kreditë
e tyre gjatë një periudhe të dhënë me më shumë se, p.sh.5%, ose edhe më pakë.
Sepse ky kufizim i kreditit mund të japë një fund të menjëhershëm të një bumi
ekonomik.

Luhatja e investimeve, pritjet e pasigurta dhe fazimi kohor i vendimeve për investime

- Faktet: investimet luhaten më shumë se sa shpenzimet për konsum.


- Arsyet: modeli i akseleratorit, i cili lidh investimet me ndryshimet në produkt,
pritjet e pasigurta dhe fazimi kohor.

V.3. Investimet për shtepitë e banimit

Fig.12-6 (Investimet për shtepitë dhe norma e interesit të hipotekës)

Fig.12-7 (Tregu i banesave: përcaktimi i çmimit të pasurisë banesa dhe norma e


investimeve në banesa)

- Investimet për banesa përbëhën prej ndertësave për një familje të vetmë dhe
banesave kolektive. Të gjitha quhen banesa. Nga pasuritë tjera dallohen për nga
jetëgjatësia e tyre.
- DD..........kërkesa për banesa
- PH...........çmimi i banesave
- SS...........stoku i ofertës
- QH...........sasia e banesave të reja
- FS...........oferta për banesa të reja

- Kërkesa për banesa mvaret:

1. nga pasuria e individëve


2. nga përfitimet reale nga pasuritë e tjera
3. nga të ardhurat neto reale të përfituara nga zotërimi i banesave

Norma e investimeve

- Analizë fig.12-7b
- Kurba FS paraqet ofertën për banesa, ndonjëherë quhet edhe kurba e ofertës së
fluksit, sepse paraqet fluksin e banesave të reja në treg, në një periudhë.

Politika monetare dhe investimet për banesa

- Ndikim të fuqishëm mbi investimet për banesa, sepse shumë shtepi blihen me
hipoteka (një arsye), dhe arsyeja tjetër sepse kërkesa për banesa është e ndjeshme
ndaj normës (si reale ashtu edhe nominale) të interesit.
- Me rëndësi norma e inflacionit?

V.4. Investimet për inventare

- Inventarët përbëhën nga lëndët e para, të mirat në procesin e prodhimit si edhe të


mirat e përfunduara të mbajtura nga firmat në parashikim të shitjes së
produkteve.
- Firmat mbajnë inventare për këto arsye:
 Shitësit mbajnë inventare për të plotësuar kërkesën e ardhme për të
mira sepse të mirat nuk mund të prodhohen ose të përfitohen
momentalisht për të plotësuar kërkesën.
 Sepse është më pakë e kushtueshme për një firmë të porosisë më
rrallë të mira në sasi të mëdha sesa të porosisë shpesh sasi të vogla
– pikërisht sikurse një individ mesatar e gjen të dobishme të mbajë
pazaret e disa ditëve në shtepi në mënyrë që të mos vizitojë shitoret
çdo ditë.
 Prodhuesit mund të mbajnë inventare si një mënyrë për të shtuar
prodhimin e tyre.
 Disa inventare mbahen si një pjesë e pashmangshme e procesit të
prodhimit, për shembull ka një inventar mishi dhe një inventar
tjetër mishi të grirë brenda makinës së sallamit gjatë përpunimit të
sallamit.

- Sa më e vogël të jetë kostoja e porositjes së të mirave të reja dhe më e madhe


shpejtësia me të cilën arrijnë këto të mira, aqë më e vogël është norma inventare –
shitje.
- Edhe norma e interesit ndikon në shtimin e inventarëve.
- Si janë inventaret në ciklet e biznesit?

VI. KËRKESA PËR PARA


- Paraja është mjet pagese ose këmbimi, përgjithësisht i pranuar. Në të kaluarën, në
vende të ndryshme mjete të ndryshme si mjet pagese.

VI.1. Komponentët e stokut monetar

- Në një ekonomi egziston një rreth i gjerë aktivesh financiare, qe nga paraja në
dorë e deri tek aktivet e tjera financiare të ndërlikuara. Cilat nga këto aktive quhen
para?
- Një aktive është likuide nëqoftëse mund të përdoret drejtëpërdrejt, me lehtësi dhe
lirisht për blerjen e pagesave.

Komponentët e agregatëve monetarë:

1. Paraja në dorë: monedhat dhe kartëmonedhat në qarkullim;


2. Depozita në të parë: llogari të çekueshme që nuk sjellin interes në bankat
tregtare, duke përjashtuar depozitet e bankave të tjera, të qeverisë dhe
qeverive të huaja;
3. Çeqe udhëtarësh: çeqet që lëshohen nga institucione jo bankare (American
Express);
4. Depozita të tjera të çekueshme: llogari të çekueshme që sjellin interes, që
përfshijnë NOË dhe ATS (transfertat automatike nga kursimet). Një
depozitues që zotëron një llogari ATS mban aktivet e tij në një llogari
kursimi dhe kur duhet të bëhet një pagesë, banka i transferon ato
automatikisht në një llogari të çekueshme.

M1 = 1 + 2 + 3 + 4

5. Marrëveshjet ditore të riblerjes (RP ose REPO): Transakcioni në të cilin


një bankë merr hua nga një klient jo bankar duke i shitur sot një letër me
vlerë (p.sh. bono thesari) klientit dhe duke i premtuar ta blejë përsëri atë
me një çmim të fiksuar të nesërmen. Në ketë mënyrë banka arrin të
përdorë për një ditë shumën e marrë hua.
6. Llogaritë e depozitave të tregut monetar (MMDA): MMMF të
administruara nga bankat, me avantazhin që janë të siguruara deri në
100.000 $.
7. Depozitat e kursimeve: depozitat në banka dhe institucione të tjera kursimi
që nuk janë të transferueshme me çek, që regjistrohen shpesh në një
librezë të veçantë kursimi që mbahet nga depozituesi.
8. Depozita të vogla me afat: depozita të vogla (më pakë se 100.000 $) që
sjellin interes me një afat të veçantë maturimi. Para kësaj date mund të
përdoren vetëm nëse paguhet me gjobë.

M2 = M1 + 5 + 6 + 7 + 8

9. Depozita të mëdha me afat: depozita që sjellin interes me një vlerë


nominale prej më shumë se 100.000 $.
10. Marrëveshja me afat të riblerjes: marrëveshja e riblerjes (RP) që shitet
nga institucionet e kursimit, zakonisht për më shumë se një ditë;

M3 = M2 + 9 + 10 + MMMF që mbahen nga institucionet

11. Depozita të tjera në Eurodollarë: eurodollarë më afatgjatë (më shumë se


një ditë).
12. Obligacione kursimi: obligacione të qeverisë së SHBA që zakonisht u
shiten kërkuesve të vegjël;
13. Pranime Bankare: angazhimi i bankave për të paguar një shumë të
veçantënë një kohë të përcaktuar. Këto lindin gjerësisht në tregtinë
ndërkombëtare;
14. Letër tregtare: pasive afatshkurtëra të korporatave;
15. Letra me vlerë afatshkurtëra të thesarit: letra me vlerë të emëtuara nga
thesari që kanë një afat maturimi më të vogël se 12 muaj.

L = M3 + 12 + 13 + 14 + 15

VI.2. Funksionet e parasë

- Paraja mekanizëm shumë i quditshëm; ekonomia moderne e pamundur të


përfytyrohet pa përdorimin e parasë.
- Në një ekonomi natyrore imagjinare në të cilën nuk ka para, çdo transakcion
duhet të përfshijë një shkëmbim të mirash dhe/ose shërbimesh, në të dy anët e
transakcionit.
- Katër funksione të parasë:
1. Paraja si mjet këmbimi;
2. Ruajtëse e vlerës (aktive që mban vlerën gjatë kohës);
3. Matëse e vlerës (kur caktohen çmimet dhe mbahen llogaritë);
4. Si standart i pagesave të shtyra (njësitë monetare përdoren në transakcionet
afatgjata, p.sh. huatë).

VI.3. Kërkesa për para: disa teori

- Kërkesa për para përfaqëson një kërkësë për bilance reale. Pra, njerëzit mbajnë
paranë për fuqinë e saj blerëse, për sasinë e të mirave që mund të blejnë me të.
- Njerëzit nuk shqetësohen për mbajtjet e parasë nominale (numrit të bankënotave
që mbajnë në valutë). Nga kjo rrjedhin dy botëkuptime:
1. Kërkesa për para reale nuk ndryshon kur rritet niveli i çmimeve dhe të gjithë
variablet reale (p.sh. norma e interesit, të ardhurat reale dhe pasuria reale mbeten
të pandryshuara).
2. Në tw njwjtwn mwnyrw, pwr variablet reale tw dhwna qw sapo pwrmendwm,
kwrkesa pwr para nominale rritet nw pwrpjestim me rritjen e nivelit të çmimeve.
- Nga kjo konkluzion: Njw individ wshtw i lirw nga iluzioni monetar nw qoftwse
njw ndryshim nw nivelin e çmimeve, duke mbajtur tw gjithw variablet reale
konstante, lw tw pandryshuar sjkelljen reale tw personit, duke pwrfshirw edhe
kwrkeswn pwr para.
- Tre motive kejnsianiste tw mbajtjes sw parasw:
1. Motivi i transakcioneve
2. Motivi mbrojtws (parandalues)
3. Motivi spekulativ.