Mbreti Lir (Koment Letrar

)
Mbreti Lir eshte nje tregjedi e shkruar ne vitet 1606- 1608. Eshte nje tragjedi
me 5 akte dhe e ka marre subjektin nga Kronikat e Anglise, Skocise dhe
Irlandes te Raphael Holinshed. Mbreti Lir ne moshe te plakur, pasi ka sunduar
plot mizori, dhune dhe pushtet absolute kerkon te ndaje pasurine mes te
treja vajzave dhe iu kerkon vajzave t’i tregojne sa e duan. Dy vajzat e medha
Gonerila dhe Regani, me lajka e bindin sa shume e duan. E vogla Kordelia i
thote: “Une te dua aq sa nje vajze mund te doje babain”, dhe keto fjale te
verteta nuk e binden mbretin ndersa ato te thena me hipokrizi po. Mbreti nuk
i jep pasuri Kordelias po e mallkon dhe e zbon nga keshtjella. Pasi marrin
pasurine te dyja vajzat e medha nuk pranojne ta mbajne atin ne shtepi, dhe
mbasi e debojne gjate nje nate te tmerrshme me stuhi, mbreti gjendet ne
mes te nates me Lolon (Gastor), ne mes te pyllit. Ketu fillon pika e lidhjes ne
tragjedi dhe ketu ndodh kthesa. Mbretin Lir e ndihmon konti Kent, te cilin
ndonese ky i fundit e kishte debuar nga Anglia per shkak se konti kishte
perkrahur vajzen e vogel, ai prapseprape e ndihmon duke e cuar mbretin tek
Kordelja, e cila perpiqet ta sheroje dhe t’i ktheje arsyen. Ashtu si mbreti Lir,
edhte konti i Glosterit, birin e tij te ndershem Edgarin e debon dhe i beson
djalit bastard Edmondit, qe ishte njeri komplotist dhe beri aleance me dy
vajzat e mbretit per te mbrojtur Angline nga nje sulm i ushtrise Angleze, te
cilen e kishte mobilizuar Kordelia, vajza e vogel. Mirepo Edmondi si njeri i
pashpirt i dorezon te atin Kornuollit. Kornuolli e torturon dhe i nxjerr syte. Me
pas ai burgos mbretin Lir dhe Kordelian. Ndodh nje ngjarje e papritur,
Edmondi ka ndjenja ndaj Reganit dhe i shfaq hapur, Gonerila behet xheloze
dhe nga xhelozia e helmon te motren dhe me pas perfundon ne vetvrasje.
Kordelian e varin dhe ne fund mbreti Lir vdes me trupin e saj ne dore.
Ka elemente realiste, figura me interesante eshte figura e mbretit, qe eshte
nje figure duale (kontradiktore) por, qe ka rrugen e vet (si nje personazh) te
zhvillimit, sepse ky personazh ndryshon nga nje akt ne nje tjeter sipas
kushteve politike, shoqerore dhe jetesore. Ka karakter te dyfishte sepse ne
fillim shfaqet mbret mizor, nje despot qe nuk pyet per te tjeret jashte
keshtjelles, ndersa kur e peson behet humanist i thelle apo here-here rilindes
me kureshtje te madhe, here cinik, here ka pasterti te madhe shpirterore dhe
here eshte plot me dyshime. Tek ky personazh autori jo vetem na ka
individualizuar nje person, por me se shumti ka realizuar nje karakter
personazhi qe jepet ne zhvillim e siper dhe qe ndryshon sipas kushteve dhe
rrethanave te jetes. Ne moshet te plakur i bie ne sy krenaria e semure, e
kultivuar nga pushteti, sepse atij pushteti i duket i pacenueshem. S’do t’ia

dije per te tjeret mirepo kjo krenari ka infektuar edhe dy vajzet e tij te
medha, te cilat per ta mundur kete krenari nuk zgjedhin rrugen e te vertetes
sepse nuk mundet keshtu krenaria e semure, prandaj ato zgjedhin lajkat,
hipokrizine dhe genjeshtren. Me lajka ato i marrin ate me te cilen ai mburret,
pushtetin (parate). Mbreti kujtonte se duke u dhene vajzave para do jetonte
si mbret ne te dy shtepite e tyre, por kur ai mbeti fillikat me Lolon, atehere e
kuptoi te verteten. Dy vajzat e tij vertet i bindeshin atij por sa per t’u dukur
sepse ato kishin karakter impulsive sipas interesit. Kur ju prekej intersi ato
ndermarrin veprime ekstreme, duke harruar edhe ndjenen prinderore. E
verteta i shkakton nje tronditje aq te madhe mbretit sa kalon ne cmenduri,
pavaresisht se rigjenerohet fizikisht, ne asnje prej veprave te Shekspirit, nuk
gjejme nje personazh te tille, nje figure qe te ndryshoje kaq shume nga fillimi
deri ne fund sa mbreti Lir. Edhe vete spektatori ndryshon qendrim. Si nje
tragjedi e Rilindjes mund te themi se ne kete tragjedi shfaqen dy nga tiparet
e rendesishme te Rilindjes: humanizmi dhe realizmi (elemente komike dhe
tragjike). Shekpriri e sjell kete me dy figura: Mbreti Lir- ana tragjike dhe
Loloja- ana komike. Loloja kishte pamje qesharake po thelle ka zemer e shpirt
te madh, i vetmi besnik i mbretit, tek ai misherohen tiparet me te mira te
mencurise popullore qe e ka kuptimin te vertete nepermjet jetes se veshtire
qe ai ka bere. Loloja vertet ka vuajtur por ka njohur sensin e jetes, ndersa Liri
jo. Ai nuk e di c’eshte jeta e rende sepse nuk ka pare jashte jetes se tij. Loloja
ishte simboj id eve humaniste te Shekspirit, Ne monologun e Lolos ne shohim
njeriun enderrimtar te Rilindjes, i cili mendonte se gjerat do te ndryshonin
per mire, do te zhdukej padrejtesia dhe do te vendosej drejtesia, do te
shkelqeje virtyti dhe besa, do te krenohet morali i larte dhe do na pushtoje
dashuria pa interes. Keto ishin enderrat utopike te Rilindasve dhe jane ideale
te cilat Shkespiri i enderronte. Kjo tragjedi shqyhej pe rmendime humaniste.
Mbreti ne fron i eger dhe despot porse mbetet i vetem ne shtrengate fillon te
ndjeje dhimbje per te varfrit. Shtrengata eshte mjet kompozicional qe
simbolizon realitetin e eger dhe brutal, kur e peson vete mbreti atehere ben
thirrje per hakmarrje ndaj padrejtesise, krimineleve, kodosheve, etj. Vetem
pesimi dhe vuajtja celen syte e mendjes tek Liri, i cili thote: “Me barkun
zbrazur, rrobat lecka-lecka, sa pak kam menduar per kete.”
Tragjedia Mbreti Lir ndertohet mbi nje konflikt tragjik, i cili eshte nje vrasje si
rezultat i nje krimi, qe behet per dy motive: krim per te marre pushtetin ose
krim duke vrare mbretin. Keto njihen me emrin tragjedi mbreterore si
Hamleti, Makbethi ku ne qender qendron gjithmone nje mbret-vrasje. Ne
rastin tone Lirin e vret perbuzja e bijave, te cilave ai u ka dhene pasurine dhe
pushtetin dhe jo kama. Per Shkespirin dhe kohen kur u shkrua, ky eshte nje

krin i tmerrshem sepse prish ekuilibrat, u vra dhe mbreti dhe babai. Mbi
figuren e mbretit organizohet jeta shoqerore, ndersa mbi babain jeta
individuale familjare. Ndryshe nga tragjedite e tjera ku psh: Dunkani ishte
popullor, mbreti Lir nuk eshte kaq i mire sepse ai ka ndikuar vete ne
despotizmin e tij. Ai i kishte dhene rendesi shkelqimit te jashtem dhe ky
shkelqim i ka humbur sensin e realitetit. Shtrengata ishte simbol i se
vertetes, ishte kulmi i gjendjes shpirterore te mbretit. Kjo pjese eshte nje
tragjedi e rende me fund te dhimbshem dhe shume vrasje. Liri ne histori del
fitimtar e rimer mbreterine dhe ia le trashegimni Kordeljas. Shekspiri nuk
mund ta lere keshtu prandaj ka vlera pergjithesuese. Heronje te tragjedise
jame me madheshtore se ata te legjendes. Fati tragjik i tyre eshte nje
fatalitet i pashmangshem. Ata perpiqen t’i shmangen veseve, krimeve,
dhunes dhe se keqes por kjo bote e keqe i lendon dhe ju sjell vuajtje
heronjve. Fjalet e Kentit pas vdekjes se Lirit ishin: “Cudi si rojti dhe kaq!” ,
jane fjale shume kuptimplota qe tregojne mal vuajtjesh shpirterore dhe fizike.
Tragjedia ka permbajtje te pasur shoqerore per arsye se duke shfrytezuar te
shkuaren Shekspiri e freskoi me realitetin e kohes se tij. Ai perdor alegorine
me se miri vetem e vetem per te shmangur nje konflikt te mundshem me
pushtetin mbreteror te asaj kohe. Ka shume kontraste mes te mires dhe te
keqes, vesit dhe virtytit, te misheruar ne personazhet perkates. Te gjitha
tiparet e mira apo te keqija autori i zmadhon qe te ndikoje ne njerezit.
Akti 1
Skena 1
Mbreti Lir shpall hapur ndarjen ne tre pjese te mbreterise. Ai eshte nje
krijese, product i rrethanave qe i ka krijuar vete. Ai ka pelqyer servilizmin, ka
pranuar servilosjet, kortezite dhe hipokrizite gjate gjithe kohes. T’i pranosh
keto do te thote t’i japesh jete shkelqimit te jashtem qe i ka theksuar
verberine, miopine dhe mosnjohjen e realitetit. Ai nuk enjeh realitetin, eshte
shkeputur prej tij dhe eshte mbyllur ne keshtjelle, ne shkelqimin e tij gjate
sundimit te gjate dhe ua ka imponuar edhe te bijave si sjellje duke ua
bashkangjitur karakterit te tyre (si bijave edhe oborrit). Regani i thote nje te
vertete :” Nga i njejti brume jam edhe une, si ime moter”. Liri nuk e di sa i
tmerrshem eshte realiteti jashte keshtjelles. Ai mendon se realiteti jane
pasuria, kurora dhe servilizmi. U jep pushtet vajzacve pa njohur realitetin.
Titullin mbret e mban por pronat i ndan. Ai mbajti shkelqimin e jashtem per
te cilin punoi gjithe jete, Ne monologun qe ben plot krenari dhe arrogance
vihet re toni urdherues: flisni, fol; dhe tregohet miop kur thote: “Po heqim
dore nga pushteti”. Ai nuk e kup[ton se forcen e ben paraja dhe jo titujt.

Edhe ne menyren si e ndan pasurine, nuk trgohet i drejte dhe ta ndaje ne tre
pjese te barabarta por Liri e ndan ate ne perpjestim me deklaret e dashurise
per te qe do t’i japin te bijat dhe thote:”Qe ashtu daroven tone me te pasur
ta japin pas merites”. Kodi moral i mbretit ishte shkelqimi i jashtem. Te
vogles i thote: “Nga asgjeja del asgjeja!”, te medhate qe i dhane falsitietin,
morren pushtetin (trashegimnine). E vogla id ha sinqeritetinpor ai nuk id ha
asgje, gje qe tregon se jane ne marredhenie kundershtuese. Hapur Shekspiri
na jep momentin me konrastues ne tragjedi, qe eshte kontrasti midis thelbit
dhe pamjes. Ato qe i dhane hir shkelqimit te jashtem, morren pasurine.
Shkelqimi i jashtem i humbi sensin e realitetit ndersa sinqeriteti e goditi ne
despotizem. Per te marre pushtetin dy vajzat e medha duhet te mposhtnim
despotizmin, Ato e dini mire se nuk kane force per te mposhtur ate, por e
dine se ai mbytete midis lajkave dhe hipokrizise qe i ati i ka provuar gjate
gjithe pushtetit te tij. Mizoria e sunduesit tregohe kur thote: “Nga asgjeja,
s’del asgje!” gjithashtu tregon se ai ishte shume i ngushte per te kuptuar te
verteten. “S’jan e zonja te ngroh zemren ne cep te gjuhes!” thote Kordelja
(metonimi). Nese i krahasojme nga ana gjuhesore fjalet e dy vajzave me ato
te Kordeljas, veme re se ndersa ne fjalet e Kordeljas mbizoteron pohimi i
sinqerte, ne fjalet e dy motrave mbizoretojne pohime dhe mbiemra te
shkalles siperore, cka perbejne kontrast. Ne qofte se shikojme vete emrat e
personazheve veme re se ka perseri kundervenie midis pamjes dhe thelbit. E
vogla Kordalja pamjen e ka te ftohte dhe te terhequr, gje qe nuk perputhet as
me thelbin dhe as me emrin e saj. Kordelja- korda- zemer. Dy motrat e saj
jane shpirterisht shume te liga, por jane shume te bukura. Regane ka te beje
me fjalen rexhian nderga Gonerila – Venus- mbreteresha e bukurise. Kontrasti
ne fjalet qe i thone babait: Krodejla it ha :”Te dua ashtu sic e ka detyre cdo
femije”, Regani i tha se lumturohej me dashurine tij ndersa gonerila i
tha:”Asnje femije s’i ka dashur prinderit sic e donte ajo te atin”. Dy motret
beheshin bashke vetem kunder Kordeljas sepse per njere- tjetren kishin
xhelozi te tmerrshme. Liri eshte kulti i individit tiran dhe despot, dhe tani qe
behet plak veset i shtohen dhe behet me i rrezikshem per familjen, veten e
tij dhe mbreterine. Tirania qe i ka pushtuar zemren i ka tjetersuar dhe trurin
aq sa shikon si armiq edhe ata qe do te mbeteshin me te ne fundine tij
tragjik. Guximi i Kordeljas dhe Kentit jane mesazhe te medha qe Shekspiri i je
psi mesazhe humaniste. Guximi i Kordeljas perfaqeson guximin ndaj
prapambetjeve (erresira dhe pushteti absolute). Liri do ta kuptonte te
verteten vetem kur ta pesonte dhe sken e shtuhise eshte skena e renies se
plote te Lirit qe e sheh veten te debuar nga shoqeria si varfanjak, krijese e
percmuar, e urryer nga shoqeria dhe kupton qe i ka mbjelle vete padrejtesite
e sistemit te vet. Kupton ate qe Loloja kishte kuptuar qe ne fillim.