Punim seminarik Lënda: Nryshimet Shoqërore dhe Globalizimi politik i Globalizimit “ Punoi: Isa Abdulla

Tema “ Aspekti

Hyrje Të menduarit në botën dhe në ndodhitë globale që na rethojnë, deshtëm ne apo nuk deshtëm na bëjnë të pyetemi dhe kërkojmë shumë përgjigje. Ҫka është ajo globalizim, globale, botërore, cilat janë ato vizione dhe interesa politike, ekonomike dhe kulturore, që sjellin zhvillim dhe përparim të mëtejshëm të njerzimit, janë këto vetëm disa nga pytjet e shumta të njeriut moral për të cilat ose nuk ka gjetur ose është shumë rëndë të jepet përgjigje. Ndryshimet shoqërore gjatë historisë kanë pasur ndikime të ndryshme në jetën njerëzve nëpër epoka të ndryshme. Zakonisht, këto ndryshime janë shprehur si risi ekonomike, politike e kulturore në jetën shoqërore të popujve të ndryshëm, të cilat, në raste të caktuara, kanë pasur një shtrirje më të gjerë, duke i kaluar kufijtë e grupeve shoqërore të popujve dhe duke u shtrirë nëpër popuj e kultura të ndryshme. Në pjesën e parë të këtij punimit, bëhet një paraqitje teorike e dukurisë së Globalizimit si dukuri shoqërore, e cila ka shkaktuar ndryshime shoqërore anekënd botës, kurse në vazhdim do të përqëndrohemi dhe shtjellojmë Aspektin Politik të Globalizimit . Përkufizimi i Globalizimit Nëse jemi bërë pjesë me apo pa dashje dhe i jemi nënshtruar në një farë mënyre në shumë plane fenomenit të globalizimit, duket se shumëkush mbi të ka një koncept të ndryshëm. Vështirësitë nisin pikërisht këtu, në përcaktimin e konceptit bazë. As në debatin shkencor dhe as në atë të gjerë publik nuk ka një përkufizim të vetëm e të unifikuar, të njohur si të tillë nga të gjithë. Le të shohim në një mënyrë të përmbledhur disa nga përpjekjet për të përkufizuar konceptin e globalizimit, përkatësisht nga Elmar Altvater, Anthony Giddens dhe Ulrich Menzel, autorë këta që janë vetëm disa nga autorët e shumtë që shtjellojnë temat e globalizimit: "Globalizimi është një proces i kapërcimit të kufijve të lindur historikisht. Ai nënkupton të njëjtin fenomen si erozioni (pra nuk është zhdukje) e sovranitetit kombëtaro-shtetëror dhe prezantohet si shkëputje e ekonomisë së tregut nga ‘shtrati‘ i rregullave morale dhe detyrimeve të institucionalizuara të shoqërive". "Globalizimi është intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëra-tjetrën, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese, sikurse edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg dhe anasjelltas".1 Në enciklopedi të ndryshme që mund të shfrytëzohen “online” në Internet, globalizimi përkufizohet, si: “proces i transformimit të gjërave ose dukurive lokale a regjionale në dukuri globale. Mund të përkufizohet edhe si proces, në bazë të të cilit popujt e botës janë

të unifikuar në një shoqëri të vetme dhe funksionojnë bashkërisht. Ky proces është kombinim i forcave ekonomike, teknologjike, sociokulturore e politike”2 Një definicion tipik – mirëpo kufizues – mund të merret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN ose IMF), i cili e thekson ndërvarësinë ekonomike gjithnjë në rritje të vendeve rreth e përqark botës përmes shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksioneve tej-kufitare në mallra e në shërbime, rrjedhjen e lirë ndërkombëtare të kapitalit si dhe shpërndarjen tejet të shpejtë e të gjerë të teknologjisë.3 Ky definicion ka të bëjë më shumë me të ashtuquajturin globalizim ekonomik, ndërsa shumë të tjerë duken se pajtohen me atë se globalizimi më shumë është një concept “ Aspekti politik i Globalizimit ” – Isa Avdullai 5 qytetërimi (civilizimi) me aspektet e ndryshme të tij ekonomike, politike, kulturore dhe teknologjike, të cilët mund të jenë ngushtë të gërshetuar me njëri-tjetrin. Duke e përmbyllur këtë pjesë, në të cilën flasim për një trajtim teorik të dukurisë së globalizimit, është me rëndësi të theksohet se në aspektin ekonomik globalizimi karakterizohet nga përpjekjet për përhapjen e ekonomisë së tregut të lirë në shkallë globale. Por në anën tjetër, fenomeni i globalizimit assesi nuk mund të shihet ngushtë si dukuri e shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe e përhapjes së korporatave ndërkombëtare. Nga paraqitja e mësipërme e pikëpamjeve të autorëve të ndryshëm, mund të përfundojmë se globalizimi, në radhë të parë, duhet të shihet dhe të vlerësohet si dukuri sociologjike, që manifestohet pothuajse në të gjitha sferat e jetës së njeriut. Ndikimi i këtij fenomeni ka bërë që ndryshimet shoqërore në jetën e bashkësive shoqërore anekënd botës të jenë shumë më të shpejta se në të kaluarën. Format e Globalizimit Mund të thuhet se globalizimi është process që prek në të gjitha fushat e jetës së njeriut. Në vazhdim do të përmendim format dhe veçoritë kryesore të këtij procesi të manifestuar në jetën ekonomike, kulturore dhe politike e juridike. 1. Në aspektin ekonomik globalizimi shfaqet në: - Hapjen e kufive shtetror në mënyrë që tregtia dhe investimet midis tyre të rriten. - Rritjen e tregtisë ndërkombëtare në një shkallë shumë më të shpejtë sesa rritja e ekonomisë botërore, - Shtimin e rrjedhjes ndërkombëtare të kapitalit përfshirë edhe investimet e jashtme direkte - Lidhjen e marrëveshjeve si dhe krijimi i organizatave ndërkombëtare - Zhvillimin e sistemeve globale financiare. 2. Në aspektin kulturor globalizimi shfaqet në: - Mediat moderne dhe marketingu bëjnë që njerezit të shohin vazhdimisht të

njejtat programe televizive, të veshin rrobat të së njejtës markë, të dëgjojnë të njejtën muzikë dhe të jetojnë me të njejtat ideale në gjithë botën. - Shkëmbimin kulturor gjithnjë më të madh ndërkombëtar. - Përhapjen e multikulturalizmit si dhe pranimin më të mirë individual në shumëllojshmërinë kulturore. - Udhëtimin dhe turizmin gjithnjë më të madh ndërkombëtar - Formimin ose zhvillimin e një sërë vlerash universale... 3. Në aspektin politik dhe juridik globalizimi shfaqet në: - Lidhjet dhe bashkpunimin politik ndërshtetëror gjithnjë e më shumë të detyruar. - Shtimin e numrit të standardeve të zbatuara në shkallë globale, p.sh. ligjet për të drejtat e autorit (copyright laws) dhe patentat. - Marveshjeve të ndryshme ndërshtetrore siç janë marveshja për liberalizimin e qarkullimit të njerëzve, liberalizimin e qarkullimit të mallërave, etj. - Themelimin e gjykatave ndërkombëtare për krime lufte. Emëruesi i përbashkët i këtyre tri formave të globalizimit është rritja e kontaktit përtej kufijve. Në vazhdim do të ndalemi e ta analizojmë aspektin politik të globalizimi Aspekti politik i Globalizimit • Historiku i shkurtë dhe zhvillimi i globalizimit politik Globalizmi është një koncept që nisi të përdorej gjërësisht në mesin e dytë të shekullit të XX por që termi dhe koncepti që njerezit kishin për të filloi të kristalizohej rreth viteve 1980, vite këto që kane lidhje të drejtpërdrejtë me fundin e Luftës së Ftohtë dhe rrëzimin e Murit të Berlinit. Kjo është periudha ku filloi të zhvillohet globalizimi politik. Lufta e ftohtë mund të konsiderohet si përplasja e fundit e madhe midis shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish Bashkimit Sovietik. Përfundimi i kësaj Lufte shënoi fundin e një epoke që kërcënonte shtetet për luftëra të reja dhe hyrjen në një epokë të re të globalizmit. Gjatë kësaj kohe ekonomia globale pati zhvillime galopante dhe të menjëhershme duke lënë mbrapa globalizmin politik. Ky zhvillim erdhi si rezultat i një bumi në zhvillimet e reja teknologjike në drejtim të komunikimit dhe transportit. Lëvizja e kapitalit nga njëri vend në tjetrin mbarti edhe një sërë fenomenesh negative si crregullime në sistemet politike dhe revolta në komunitetet e vendeve të ndryshme. Megjithatë ai krijoi tregje dhe pasuri të reja të cilat sollën edhe zhvillimin social dhe ekonomik të këtyre shteteve. Nga ana tjetër mund të themi se ligji ndërkombëtar dhe politika botërore nuk kanë ecur paralelisht me ekonominë botërore – duke theksuar se kjo e fundit është motori kryesor që vë në lëvizje ndryshimet në politikën globale. Pengesë kryesore ka qenë mospatja e zhvillimeve të njetja në shtete të ndryshme të historisë, kulturës, traditës, besimit dhe normave dhe ligjeve të “pashkruara të sjelljes”, në një kohë që edhe demokracia nuk ka si të jetë në nivele të njejta ndër shtete që kanë patur sisteme të ndryshme politike për të mos thënë edhe krejt të kundërta. Ky është edhe shkaku kryesor që globalizmi politik akoma nuk e ka shtruar “trasën e vet” në mënyrë uniforme në të gjitha shtetet. Sidoqoftë ekonomia globale po ndryshon konturet e ligjit dhe po nxit krijimin e Institucioneve të reja globale ligjore si dhe norma të reja të mirëfunksionimit të këtyre institucioneve.

Diplomatët dhe juristët janë duke studiuar dhe punuar rregulla ndërkombëtare për falimentimin, pasurinë intelektuale, procedurat bankare si dhe në shumë fusha të tjera që kanë lidhje me këto. Nga ana tjetër teknologjia ka ndikuar fuqishëm edhe në ndryshimin e kulturave edhepse një sërë shtetesh po përpiqen të ruajnë identitetin e tyre në drejtim të besimit fetar apo edhe moralit që ato kanë. Ndërkohë që edhe roli i organizatave të ndryshme ndërkombëtare po ndikojnë fuqishëm në globalizimin e rregullave të bashkëpunim ekonomik, social dhe politik. Të gjithë vendet po përjetojnë një proces kompleks zhvillimesh politike globale ku janë përfshire institucionet ndërkombëtare, korporatat multikombëshe, grupet qytetare, fondamentalsitet dhe terroristët, pra shkurt politika globale. • Dobësimi i sovranitetit shtetëror Shtetet fillojnë ta humbin sovranitetin e tyre jo vetëm nga numri i madhi organizatave (jo)qeveritare por në radhë të pare në llogari të ndërmarjeve korporative gjigante, që bëhen gjitnji e më të fuqishme, fuqi kjo e cila hapur rëzon të gjitha kufite paraprak. Sa më shum që shtetet t’u hapin rugët ndërmarjeve me veprim global dhe rrymimeve finansiare, zvoglohet mundësija e ndikimit dhe dobësojne instrumentet tradicionale të ekonomisë dhe politikës finansiare siç janë tatimet dhe kamata. Liberalizimi i jashtëm, shuarja e regullit të mbrendshëm shtetëror dhe mekanizmat e tregut global e prekin sovranitetin e shtetit. Shumë detyra të cilat i kishte kryer vetë çdo qeveri deri më tani, tash e tutje duhet të kryhen në bashkpunim me qeveritë tjera. • Global Governance (Qeverisje Globale) Nëse problemet marrin gjithnjë e më shumë karakter global, atëherë duhet të "globalizohet" edhe zgjidhja politike e problemit. Për këtë ekzistojnë koncepte të ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombëtar. Meqenëse kjo do të mbesë të paktën edhe për njëfarë kohe një utopi dhe, sipas mendimit të shumë të tjerëve, edhe e padëshirueshme, po kërkohen rrugë dhe mënyra të tjera të reja organizimi për politikën në epokën e globalizimit. Për këtë ka lindur termi “Global Governance” i cili përcaktohet si: Qeverisje dhe qeveri botërore, Politikë e brendshme botërore, Politikë e rendit botëror, Politikë e shek. të 21të, Kundërkoncept i neoliberalizmit dhe si Përgjigje ndaj globalizimit.4 „Kapitalizmi është një tigër i fuqishëm dhe i fortë, i cili mund të ngacmohet dhe nxitet për të gjallëruar ekonominë – duke presupozuar, që forcat e tij zbuten nëpërmjet institucioneve qytetare dhe politike. Globalizimi e ka liruar këtë tigër nga kafazi, duke ia ekspozuar një kapitalizmi "të egër", i cili në mënyrë të ngjashme me një tigër i ka rifituar sërish të gjitha instiktet e tij grabitqare dhe gllabëruese“5 Qëllimi i Global Governance është rizbutja e „tigrit“ të liruar nga globalizimi. • Global Governance mes utopisë dhe domosdoshmërisë „Global Governance“ nuk është një projekt romantik për një ‚botë të vetme‘ të shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit “, kështu argumenton Franz Nuscheler. Konceptet e Global Governance përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për problemet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidhjen e problemeve

është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arkitektët e Global Governance e shohin veten shpesh objekt të qortimit, se projektet e tyre janë utopike. Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive, nëse Shtetet e Bashkuara, si pushtet hegjemonial, të kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin vetëm, p.sh. duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje e rëndë për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? E kush duhet ta koordinojë bashkëpunimin e shteteve, sipërmarrjeve? Po edhe nëse do të mund të koordinohej një bashkëpunim efektiv: përmes kujt legjitimohen vendimet? Global Governance duhet të jetë në të njëjtën kohë efektive dhe demokratike. Të dyja këto kërkesa bazë ndërtojnë një raport të tendosur me njëra tjetrën. Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe shoqërive e shohim te Bashkimi Evropian (BE), i cili mund të vlejë eshe si laborator për Global Governance. Në kuadër të BE-së mund të shihet mjaft qartë dilema e tematizuar mes eficiences dhe demokracisë, ku duhet mbajtur vazhdimisht parasysh, që ngjashmëria mes shteteve evropiane është natyrisht shumë më e madhe se sa është standarti botëror. • Global Governance si përgjigje ndaj problemeve globale Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qendrave offshore, krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagjinueshme spekulative të kapitalit, konkurrenca lokale shkatërrimtare për shkak të potencialit kërcënues të sipërmarrjeve multinacionale si dhe probleme të tjera pasojë të globalizimit (ekonomik) mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin global, ku aktorët duhet të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjeraë shteti kombëtar është shumë i vogël. Duhen gjetur forma dhe arena të reja të politikës. Kështu, integrimi evropian përcaktohet si një përgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave të globalizimit. Politika e organizuar, sikurse edhe më parë, kryesisht në nivel territorial dhe në kuadrin e hteteve kombëtare, ka mbetur prapa në krahasim me ekonominë e organizuar gjithnjë e më tepër në mënyrë ndërkombëtare apo globale, e çliruar nga kufijtë dhe materia. Vendosja e kapitalizmit në "shtratin" e një shteti social, kërcënon të dështojë në këtë çbalancim raportesh bazë. Por jo për gjithçka, për çfarë qortohet globalizimi, është vërtetë ai përgjegjës. Shpesh ai shërben për politikanët si kokë turku dhe armë argumentimi për të justifikuar qëllimet apo gabimet e tyre madhore. Përfundim Si nje term kyç, në fakt i ri por i gjithëpranishëm, globalizimi instrumentalizohet në funksion interesash të ndryshme. Ndaj njohja e këtyre proceseve duhet të shkojë shumë larg, përtej të kuptuarit më të mirë të diskutimit rreth globalizimit. Ky fenomen është duke e çuar botën drejt integrimeve ekonomike e socio-kulturore me përmasa botërore, të cilat nuk kanë ndodhur kurrë më parë në përmasa të tilla në historinë e njerëzimit.

Shumë analistë në botë, kur flasin për globalizimin, shpesh potencojnë se globalizimi është një proces human me perspektivë dhe si i tillë është i pashmangshëm. Mirëpo, si çdo fenomen i madh, edhe ai ka dobësitë dhe problemet e veta, që i kategorizon njerëzit në përkrahës dhe kundërshtarë të globalizimit. Me qëllim të flakjes së kësaj ndarjeje, midis njerëzve duhet të gjenden idetë e reja dhe të kapshme për të gjithë. Përndryshe, globalizimi mund të jetë utopi. Duke pasur parasysh kompleksitetin e proceseve të globalizimit, nuk na befason fakti se ndjenjat e njerëzve kundrejt globalizimit janë më të ndryshme dhe ndër të tjerash në kundërshtim me të. Në një pikpamje kemi pajtim të plotë mes simpatizuesve dhe kundërshtarëve të globalizimit : Globalizimi as që mund të ndalet apo në çfarëdo mënyre të kthehet mbrapa. Me rendësi është se çka do të bëjnë me këtë process shtete dhe actorët e tij të shumtë

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful