You are on page 1of 2

Dr.

Musli Vërbani
Nocioni i “tekfirit” në islam
Çështja e tekfirit është një çështje e kamotshme në islam. Për të kuptuar tekfirin
duhet të ndalemi dhe të sqarojmë mëkatet në rend të parë.
Në islam mëkatet ndahen në:
1. Mëkatet e mëdha dhe
2. Mëkatet e vogla.
1. Mëkatet e mëdha: Sa i përket numrit të mëkateve të mëdha, dijetarët kanë
dhënë shumë mendime:
- disa kanë thënë se ekzistojnë vetëm shtatë mëkate të mëdha,
- disa kanë thënë se janë vetëm dhjetë,
- disa kanë thënë se janë shtatëdhjetë.
2. Mëkatet e vogla: Mëkatet e vogla janë të panumërta. Zoti i Lartmadhëruar në
Kur’an ka thënë: “Ata të cilët largohen nga mëkatet e mëdha dhe veprave
imorale, përpos mëkateve të vogla.” (En-Nexhm: 32).
Pa dyshim se mëkati i vogël nuk e largon njeriun nga feja, me fjalë tjera ai i
cili bën mëkat të vogël vazhdon të mbetet besimtar.
Mëkatet e mëdha
Dijetarët janë dakord se ai i cili bën mëkat të madh, pastaj para vdekjes pendohet
ai konsiderohet sikurse nuk e ka bërë atë mëkat.
Dijetarët nuk janë dakord në atë i cili bën mëkat të madh dhe nuk pendohet para
vdekjes. Në lidhje me këtë, ata janë ndarë në grupe si vijon.
1. Havarixhët: Sipas tyre, ai i cili bën mëkat të madh, ai shpallet jobesimtar, me
fjalë tjera gjykohet se ai është jobesimtar.
2. Murxhitë: Çështjen e mëkatmadhësit e lënë në kompetencë të Allahut dhe
nuk dëshirojnë të hynë në konfrontim. Murxhitë deklarojnë se: ashtu sikurse
nuk ka dobi besimi prej jobesimtarit nëse falë namaz, etj., ashtu nuk dëmtohet
besimi (imani) me mëkatim.
3. Muëtezilët: Këta mendojnë se mëkatmadhësi nuk është as besimtar dhe as
jobesimtar se ai e dëshmon shehadetin (deklaratën e njëshmërisë së Zotit dhe
vërtetësisë së pejgamberisë së Muhamedit a.s.).
4. Ehlu suneti dhe xhemaati: Këta nuk e cilësojnë jobesimtar personin i cili bën
mëkat të madh.

Shihet qartë se, sa i përket mëkateve të mëdha, a janë pjesë që ndikojnë në
besimin e besimtarit në mënyrë të drejtpërdrejt apo jo!?
Në bazë të besimit, njeriu mund të jetë besimtar dhe jobesimtar. Është edhe lloji i
tretë, siç janë munafikët, por në esencë edhe këta cilësohet jobesimtarë.
Nëse besimtari, pas besimit të tij deklaron se është jobesimtar, në këtë rast kemi të
bëjmë me tradhtarin e fesë së tij, i cili quhet murted.
Nëse besimtari, pas besimit të tij, nuk deklaron se është jobesimtar, por që në
jetën e tij ka bërë mëkate të mëdha, të cilësohet apo të mos cilësohet besimtar. Kjo është
çështja e cila duhet të sqarohet.
Ata të cilët, besimtarët, për shkak të mëkatit të madh të tyre i cilësojnë jobesimtar
quhen TEKFIRIJUN (tekfirca). Sepse i kanë shpallë jobesimtarë, besimtarët të cilët
kanë bërë ndonjë mëkat prej mëkateve të mëdha. Shihet qartë se Tekfircat e sodit, janë
Havarixhët e së kaluarës. Sepse pika e përbashkët e tyre është që t’i shpallin muslimanët
jomusliman dhe pas kësaj të fitojnë të drejtën që t’i luftojnë muslimanët në emër të
islamit.