You are on page 1of 18

63

NË LINDJEN E FËMIJËS

Urata për gruan lehonë në ditën e parë


të lindjes së fëmijës

Prifti shkon në vendin ku ka lindur fëmija dhe pasi


vë petrahilin, thotë:
I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e
në jetë të jetëve. Amin.
S henjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i
pavdekshëm, mëshirona (3).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet
tona; o Zot i madh, ndjeji paudhësitë tona; o i Shenjtë,
vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o Zot (3).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
64 NË LINDJEN E FËMIJËS

Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë


mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe
mbi dhé. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe
falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë;
dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit,
e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.

Nëse është e kremte dhespotike ose hyjlindësore, thotë


përlëshoren e ditës dhe kondaqin, nëse jo thotë:
Mëshirona, o Zot, mëshirona; se duke na munguar
çdo mbrojtje ne mëkatarët të drejtojmë ty, si Zot që je
këtë lutje, mëshirona.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Mëshirona, o Zot, se te ty e kemi shpresën; mos u
zemëro tepër me ne, as mos i kujto paudhësitë tona; po
hidh sytë dhe tani si i dhembshur dhe shpëtona nga armiqtë
tanë, se ti je Perëndia ynë dhe ne jemi populli yt; të gjithë
jemi vepra të duarve të tua dhe thërresim emrin tënd.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Hapna derën e dhembshurisë, o Hyjlindëse e bekuar;
ne që kemi shpresë tek ty, të mos gabohemi, shpëtofshim
me anën tënde nga rastet e këqija, se ti je shpëtimi i të
krishterëve.
NË LINDJEN E FËMIJËS 65

Nëse dëshiron, mund të thotë:


Lindja jote, o Krisht Perëndia ynë, i lindi botës dritën
e diturisë, se me të ata që adhuronin yjet, prej yllit
mësoheshin që të të falen Ty, Diellit të drejtësisë dhe të të
njohin si lindjen që lartazi, o Zot, lavdi më Ty.
Lindja jote, o Hyjlindëse, i lajmëroi gëzimin gjithë
botës, se prej teje lindi Dielli i drejtësisë, Krishti Perëndia
ynë; që duke zgjidhur mallkimin dha bekimin, dhe duke
mposhtur vdekjen, na dhuroi jetën e amëshuar.
Pastaj thotë uratat e mëposhtme:
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot i tërëfuqishëm, që shëron çdo sëmundje dhe
çdo dobësi, ti shëro edhe këtë shërbëtoren tënde (aksh)
që lindi sot dhe ngreje prej shtratit ku është shtrirë, se
sipas fjalës së profetit David u zumë në paudhësira dhe
me ndyrësi jemi të gjithë përpara teje. Ruaje këtë dhe
foshnjën që ka lindur; mbuloje nën hijen e krahëve të tu,
që sot e gjer në ditën e saj të fundit; me ndërmjetimet e
Hyjlindëses së kulluar dhe të gjithë shenjtorëve, se je i
bekuar në jetë të jetëve. Amin.
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Perëndia ynë që linde prej Zonjës sonë të
kulluar, Hyjlindëses dhe gjithmonë të Virgjërës Mari, dhe
si foshnjë u shtrive në grazhd, dhe si foshnjë u tregove.
Ti mëshiroje dhe këtë shërbëtoren tënde (aksh) që lindi
sot këtë fëmijë, dhe falja fajet që ka bërë me dashje ose
66 NË LINDJEN E FËMIJËS

pa dashje; ruaje prej çdo mundimi të djallit dhe foshnjën


që lindi prej saj ruaje prej çdo lloj magjie, prej çdo lloj
ligësie, prej çdo tërbimi të kundërshtarit dhe prej
shpirtrash të ligj të ditës dhe të natës; ruaje këtë nën dorën
tënde të fuqishme dhe bëje të ngrihet shpejt, pastroje prej
ndyrësisë, shëroja dhembjet, dhuroji fuqi dhe shëndet
shpirti dhe trupi; me anë të engjëjve të gëzuar dhe të
ndritur kujdesu për të dhe ruaje prej sulmit të shpirtrave
të padukur. Po, o Zot, mbroje prej çdo sëmundjeje dhe
dobësie, prej zilie dhe nakari, prej çdo syri të keq dhe
mëshiroje këtë dhe foshnjën sipas mëshirës sate të madhe;
pastroje këtë prej çdo ndyrësie trupore dhe ngacmimeve
të ndryshme të brendshme, që mund të vijnë dhe ngreje
me anë të dhembshurisë sate të shpejtë duke i dhënë fuqi
trupit të saj të dobësuar, dhe këtë foshnjë që lindi prej saj,
bëje të denjë t’i falet Kishës sate në këtë dhé, të cilën e
përgatite që të lavdërohet emri yt i shenjtë.
Se ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit,
Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Perëndia ynë që denjove të zbresësh nga qiejt,
dhe të lindësh prej Hyjlindëses dhe gjithmonë të Virgjërës
Mari, për shpëtimin tonë të mëkatarëve, ti që njeh
dobësinë e natyrës së njeriut, fale shërbëtoren tënde (aksh)
që lindi sot, sipas dhembshurive të tua të shumta; se ti, o
NË LINDJEN E FËMIJËS 67

Zot, ke thënë: “Shtohuni, shumohuni dhe mbushni dhenë


dhe zotërojeni”. Prandaj dhe ne shërbëtorët e tu lutemi
dhe duke marrë kurajo nga njeridashja jote që është plot
dhembshuri, me frikë thërresim emrin e shenjtë të
mbretërisë sate: Shtjer sytë prej qiellit dhe shih dobësinë
tonë që jemi të dënuar, dhe fale shërbëtoren tënde (aksh)
dhe tërë shtëpinë ku lindi fëmija; dhe ata që e prekën dhe
ata që ndodhen këtu, fali të gjithë si Perëndi i mirë dhe
njeridashës, se ti vetë ke pushtet të falësh mëkatet, me
ndërmjetimet e Hyjlindëses së shenjtë dhe të gjithë
shenjtorëve të tu. Amin.
Dhe përlëshimi:
Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më ty.
Ai që u lind në shpellë dhe u shtri në grazhd për
shpëtimin tonë, Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me
ndërmjetimet e Nënës së Tij të pacënuar dhe krejt të
papërlyer; të nderuarit, të lavdëruarit, profetit, pararendësit
dhe pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar
dhe të dëgjuar; të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të
shën (e Kishës); të Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë
Joakimit dhe Anës, të shën (të ditës) dhe të gjithë
Shenjtorëve të Tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si
Perëndi i mirë, njeridashës dhe mëshirues.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,
Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. Amin.
68 NË LINDJEN E FËMIJËS

Urata
për bekimin e fëmijës me shenjën e kryqit ditën e
tetë pas lindjes, kur merr emrin

Duhet ditur se ditën e tetë pas lindjes, fëmija sillet në


kishë prej mamisë dhe qëndrojnë përpara dyerve të kishës,
ndërsa prifti i veshur, sipas zakonit, me petrahil thotë:
I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e
në jetë të jetëve. Amin.
S henjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i
pavdekshëm, mëshirona (3).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet
tona; o Zot i madh, ndjeji paudhësitë tona; o i Shenjtë,
vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o Zot (3).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë
mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe
mbi dhé. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe
falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë;
dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Se jotja është mbretëria dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit,
e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.
NË LINDJEN E FËMIJËS 69

Pastaj thotë përlëshoren e ditës ose të Shenjtit të


kishës, dhe pastaj:
Me ndërmjetimet, o Zot e të gjithë shenjtorëve dhe
të Hyjlindëses, jepna paqen tënde dhe mëshirona si i
dhembshur.
Pastaj i bën me dorë shenjën e kryqit foshnjës në ballë,
në gojë dhe në gjoks, duke thënë uratën e mëposhtme:
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Perëndia ynë, ty të falemi dhe ty të lutemi: Le
të shënohet drita e fytyrës sate mbi shërbëtorin tënd (aksh)
dhe le të shënohet kryqi i Birit tënd të vetëmlindur në
zemrën dhe në mendjen e tij, që të largohet nga kotësia e
botës dhe nga çdo kurth i keq i armikut dhe të ndjekë
porositë e tua. Dhe jep, o Zot, që emri yt i shenjtë të mos
mohohet prej tij, po të bashkohet në kohën e duhur me
Kishën tënde të shenjtë dhe të bëhet i përsosur me anën e
mistereve të frikshme të Krishtit tënd; që duke jetuar sipas
porosive të tua dhe duke ruajtur shenjën të paprishur, të
fitojë lumturinë e të zgjedhurve në mbretërinë tënde.
Me hirin dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur,
me të cilin je i bekuar bashkë me Shpirtin tënd të
Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë
të jetëve. Amin.
Pastaj si e merr fëmijën në duar, qëndron përpara
dyerve të kishës ose përpara ikonës të së Tërëshenjtës,
bën shenjën e kryqit dhe thotë:
70 NË LINDJEN E FËMIJËS

Gëzohu, o Hyjlindëse Virgjëreshë hirplotë, se prej


teje lindi dielli i drejtësisë, Krishti Perëndia ynë, që
ndriçon ata që ndodhen në errësirë. Gëzohu dhe ti, o Plak
i drejtë, që prite në prehër çlirimtarin e shpirtrave tanë,
që na fal edhe Ngjalljen.
Pastaj thotë përlëshimin:
Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më ty.
Ai që u lind në shpellë dhe u shtri në grazhd për
shpëtimin tonë, Krishti Perëndia ynë i vërtetë, me
ndërmjetimet e Nënës së tij të pacënuar dhe krejt të
papërlyer; të nderuarit, të lavdëruarit, profetit, pararendësit
dhe pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar
dhe të dëgjuar; të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të
shën (e Kishës) të Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë
Joakimit dhe Anës, të shën (të ditës) dhe të gjithë
shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi
i mirë, njeridashës dhe mëshirues.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,
Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. Amin.

Duhet të dimë se kur fëmija është i lindur i sëmurë


dhe nuk pi qumësht, por është gati të vdesë, nuk presim,
siç thonë keq disa, ditën e gjashtë ose të tetën për ta
pagëzuar, por sapo lind, të lahet dhe menjëherë të
pagëzohet, që të mos vdesë pa marrë Dritën.
NË LINDJEN E FËMIJËS 71

Urata
për futjen në kishë të fëmijës pas dyzet ditësh

Kur mbush dyzet ditë foshnjën e sjellim përsëri në


kishë që të bëhet fillimi i hyrjes në kishë. E sjell e ëma, e
cila duhet të jetë e larë dhe e pastruar, duke u ndodhur
aty edhe kumbari (a) (nuni).
Nëna qëndron me foshnjën në krahë përpara dyerve
të kishës, ndërsa prifti thotë:
I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e
në jetë të jetëve. Amin.
S henjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i
pavdekshëm, mëshirona (3).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet
tona; o Zot i madh, ndjeji paudhësitë tona; o i Shenjtë,
vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o Zot (3).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë
mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe
mbi dhé. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe
falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë;
dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
72 NË LINDJEN E FËMIJËS

Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit,


e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.
Pastaj thotë përlëshoren e ditës, ose të shenjtit të ditës
ose të kishës.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Me ndërmjetimet, o Zot e të gjithë shenjtorëve dhe
të Hyjlindëses, jepna paqen tënde dhe mëshirona si i
dhembshur.
Nëna, duke mbajtur fëmijën në duar, ul kryet, ndërsa
prifti bën mbi të shenjën e kryqit, vë dorën mbi kryet e saj
edhe thotë:
Le t’i lutemi Zotit.
O Perëndi i tërëfuqishëm, Atë i Zotit tonë Jisu Krisht,
Ti që krijove çdo qenie të arsyeshme dhe të paarsyeshme
me fjalën Tënde, Ti që i solle të gjitha nga e mosqena në
të qenët, Ty të falemi dhe ty të lutemi: Shërbëtoren tënde
(aksh) që e shpëtove me dëshirën tënde, që po vjen në
kishën tënde të shenjtë, pastroje nga çdo mëkat dhe nga
çdo ndyrësi, që të bëhet e denjë të marrë pjesë në misteret
e tua të shenjta pa dënim.
Duhet ditur se, në qoftë se foshnja nuk rron, kjo uratë
lexohet deri këtu, duke e përfunduar kështu:
Se ti je Perëndi i mirë dhe njeridashës dhe ty ta
drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
NË LINDJEN E FËMIJËS 73

Kur foshnja rron, prifti vë dorën mbi kokën e saj dhe


vazhdon uratën kështu:
Dhe foshnjën që lindi bekoje, rrite, shenjtëroje, bëje
të mençur, bëje të urtë, bëje të mirë se ti e solle këtë dhe
i tregove dritën që ndihet me anë të shqisave (këto më
poshtë lihen nëse fëmija është i pagëzuar) që të bëhet e
denjë dhe për ditën që kuptohet me anën e mendjes në
kohën e caktuar prej teje, dhe të numërohet në grigjën
tënde të shenjtë me anën e Birit tënd të vetëmlindur, me të
cilin je i bekuar bashkë me Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, të
mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Dhe pastaj menjëherë vazhdon:

URATA PËR NËNËN E FËMIJËS


Paqe në të gjithë. Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Perëndia ynë, që erdhe për shpëtimin e
njerëzisë, eja dhe mbi shërbëtoren tënde (aksh) dhe me
uratat e priftërisë së nderuar, bëje të denjë të gjejë strehë
në Kishën tënde të Përgjithshme dhe të fitojë hyrjen në
tempullin e lavdisë sate; bëje të denjë që të kungohet me
trupin dhe gjakun e çmuar të Krishtit tënd; pastroja
ndyrësinë e trupit dhe njollën e shpirtit tani që mbush të
dyzet ditët; që të bëhet e denjë të hyjë në Kishën tënde të
shenjtë dhe të lavdërojë bashkë me ne, emrin tënd të
tërëshenjtë, të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, tani
e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
74 NË LINDJEN E FËMIJËS

Nëse foshnja është pagëzuar ose ka vdekur, prifti bën


përlëshimin. Nëse jo, lexon edhe këto deri në fund.

URATA PËR FOSHNJËN


Prifti bën shenjën e kryqit mbi foshnjë dhe thotë:
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Perëndia ynë, Ti që pas dyzet ditësh u solle si
foshnjë në tempullin e ligjit, prej Marisë së pamartuar,
Mëmës sate të shenjtë dhe u mbajte në krahët e Simeonit
të drejtë; ti, o Zot i tërëfuqishëm beko edhe këtë foshnjë
që e kanë sjellë të paraqitet përpara teje, Krijuesit të
gjithësisë; dhe rrite për çdo punë të mirë dhe të pëlqyer
prej teje duke larguar prej tij çdo fuqi kundërshtare me
shenjën e kryqit tënd se ti, o Zot je ai që i ruan foshnjat;
që pasi të bëhet e denjë për1 pagëzimin e shenjtë, të fitojë
pjesën e të zgjedhurve të mbretërisë sate, duke u ruajtur
bashkë me ne, me Hirin e Trinisë së Shenjtë, të
njëqenëshme dhe të pandarë.
Se ty të përket lavdia, nderimi dhe adhurimi, bashkë me
Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, të
mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Paqe në të gjithë.
Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.

1. Nëse foshnja është e pagëzuar, thuhet: u bë e denjë dhe mori


NË LINDJEN E FËMIJËS 75

O Perëndi, Atë i tërëfuqishëm, ti që me anën e Isaisë,


më zëmadhit ndër profetët, na paralajmërove mishërimin
prej Virgjëreshe, të Birit tënd të vetëmlindur dhe Perëndisë
tonë, i cili në ditët më të fundit, me pëlqimin tënd dhe
ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, me një dashuri të
pakufishme, pranoi të lindet prej saj për shpëtimin e
njerëzve; dhe sipas zakonit të Ligjit tënd të shenjtë, pas
mbushjes së ditëve të pastrimit, duke qenë ligjvënës i
vërtetë, denjoi ta shpien në Hierore dhe pranoi të mbahet
në krahët e Simeonit të drejtë; përfytyrimin e këtij misteri
e njohëm të treguar prej profetit të sipërpërmendur me
anën e thëngjillit të kapur me mashë dhe imitimin e të
cilit edhe ne besnikët e kemi me anën e hirit; edhe tani ti,
o Zot, që i ruan foshnjat, bekoje këtë fëmijë bashkë me
prindërit dhe kumbarët e tij, dhe në kohën e duhur bëje të
denjë edhe për rilindjen me anën e ujit e të Shpirtit;
numëroje në grigjën tënde të shenjtë të dhenve shpirtërorë
që mbajnë emrin e Krishtit tënd2.
Se ti je ai që banon në të lartat dhe i kqyr të ultat dhe
ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

2. Përsëri, nëse foshnja është e pagëzuar, nuk lexohet urata: “O


Perëndi...” ose lihen këto: “dhe në kohën e duhur ... emrin e Krishtit
tënd”.
76 NË LINDJEN E FËMIJËS

Pastaj prifti e merr foshnjën, e lëviz në formë kryqi,


qëndron përpara hyrjes së kishës edhe thotë:
Pranohet në Kishë shërbëtori i Perëndisë (aksh) në
emrin e Atit, e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Pas kësaj e fut në kishë duke thënë:
Do të hyj në shtëpinë tënde, do të falem në Kishën
tënde të shenjtë.
Dhe duke arritur në mes të kishës thotë:
Pranohet në Kishë shërbëtori i Perëndisë (aksh) në
emrin e Atit, e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Pastaj thotë:
Do të të himnoj në mes të Kishës.
Pastaj e sjell përpara Derës së Bukur të altarit dhe
thotë:
Pranohet në Kishë shërbëtori i Perëndisë (aksh) në
emrin e Atit, e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Në qoftë se fëmija është mashkull, e fut në altarin e


shenjtë dhe e fal në të katër këndet e Tryezës së shenjtë;
kur është femër, qëndron vetëm përpara Derës së Bukur
dhe e fal në ikonat e ikonostasit.
Pastaj thotë:

Tani përlëshoje shërbëtorin tënd, o Zot, sipas fjalës


sate me paqe, se sytë e mi panë shpëtimin tënd, të cilin ti
e përgatite faqe gjithë popujve, dritë për ndriçimin e
paganëve dhe për lavdi të popullit tënd Izrael.
NË LINDJEN E FËMIJËS 77

Pastaj thotë përlëshimin:


Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më ty.
Ai që pranoi të mbahet në krahët e Simeonit të drejtë
për shpëtimin tonë, Krishti Perëndia ynë i vërtetë, me
ndërmjetimet e Nënës së Tij të pacënuar dhe krejt të
papërlyer; të nderuarit, të lavdëruarit, profetit, pararendësit
dhe pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar
dhe të dëgjuar; të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të
shën (të ditës) të Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë
Joakimit dhe Anës, të shën (të kishës) dhe të gjithë
shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi
i mirë, njeridashës dhe mëshirues.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,
Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. Amin.

Dhe bën shenjën e kryqit mbi ballin, gojën dhe


kraharorin e tij, duke thënë emrin e Trinisë së Shenjtë.
78 NË LINDJEN E FËMIJËS

Urata
për gruan që dështon

Prifti me petrahil thotë:


I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e
në jetë të jetëve. Amin.
S henjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i
pavdekshëm, mëshirona (3).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet
tona; o Zot i madh, ndjeji paudhësitë tona; o i Shenjtë,
vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o Zot (3).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë
mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe
mbi dhé. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe
falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë;
dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Se jotja është mbretëria dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit,
e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.
NË LINDJEN E FËMIJËS 79

Përlëshore e ditës dhe kondaqi, nëse është e kremte


dhespotike ose hyjlindësore. Pastaj:
Le t’i lutemi Zotit.
O Zot Perëndia ynë, Ti që linde prej Hyjlindëses së
shenjtë dhe gjithmonë të Virgjërës Mari, dhe si foshnjë u
shtrive në grazhd, ti pra këtë shërbëtoren tënde (aksh) që
ra sot në mëkat vrasjeje me dashje ose pa dashje, dhe që
foshnjën e zënë në gjirin e saj e dështoi, mëshiroje sipas
mëshirës sate të madhe dhe falja fajet e bëra me dashje a
pa dashje dhe ruaje nga çdo kurth i djallit; ndyrësitë
pastroja, dhembjet shëroja, dhuroji ti, o njeridashës,
shëndet dhe fuqi trupi e shpirti; me anën e engjëllit të
ndritur, ruaje nga çdo sulm të demonëve të padukur. Po,
o Zot, pastroje nga çdo sëmundje e dobësi, nga çdo ndyrësi
trupore dhe nga ngacmimet e ndryshme të brendshme;
dhe me dhembshurinë tënde të madhe forcoja trupin e
dobësuar edhe ngreje nga shtrati ku është shtrirë; se kemi
lindur me mëkate dhe paudhësira dhe të gjithë jemi
njollosur përpara teje, o Zot, prandaj me frikë thërresim e
themi: shtjer sytë prej qiellit dhe shikoje dobësinë tonë
që jemi të dënuar, dhe fale shërbëtoren tënde (aksh) që ra
në mëkate vrasjeje me dashje ose pa dashje dhe që dështoi
foshnjën e zënë në gjirin e saj, dhe gjithë ata që ndodhen
këtu dhe ata që e prekën, mëshiroji dhe fali, sipas mëshirës
sate të madhe, si Perëndi i mirë dhe njeridashës. Se ti
vetëm ke fuqinë të falësh mëkatet dhe paudhësitë me
80 NË LINDJEN E FËMIJËS

ndërmjetimet e Mëmës sate të kulluar dhe të gjithë


shenjtorëve.
Se ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi,
bashkë me Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të
Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë
të jetëve. Amin.
Pastaj thotë përlëshimin:
Lavdi më ty, o Perëndi, shpresa jonë, lavdi më ty.
Krishti, Perëndia ynë i vërtetë, me ndërmjetimet e
Nënës së Tij të pacënuar dhe krejt të papërlyer; të
nderuarit, të lavdëruarit, profetit, pararendësit dhe
pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe
të dëgjuar; të Etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës; të shën
(të Kishës); të Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë
Joakimit dhe Anës; të shën (të ditës), dhe të gjithë
shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi
i mirë, njeridashës dhe mëshirues.
Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht,
Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. Amin.

You might also like