You are on page 1of 2

+

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
ZËDHËNËSI
Njoftim për Shtyp

Tiranë, 09.09.2016

S

KLSH KALLËZON NË PROKURORI REGJISTRUESIN, DY ISH-REGJISTRUES
DHE 13 SPECIALISTË DHE ISH SPECIALISTË TË ZVRPP BERAT

NE
W

Kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga sa përcaktuar në
Ligj, duke lëshuar çertifikata mbi këto pasuri. Kanë lejuar tjetërsimin e këtyre
pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe tokë arë, pa patur
aktin e marrjes së tokës në pronësi.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 189/1, datë 12.02.2016, ka
audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Berat, për periudhën
01.01.2013- 31.12.2015. Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të
dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes
dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 70,
datë 29.06.2016, të cilat janë përcjellë në subjekt me shkresën nr. 189/7, datë 30.06.2016.
Nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:

A

1. Në 15 raste janë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe, bazuar në Aktin e Marrjes së Tokës në
përdorim, që nuk përbëjnë titull pronësie, veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a dhe pika
5 neni 45, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe
UKM nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike,
për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)”.

OR

2. Në 20 raste, janë kryer veprime tjetërsimi nëpërmjet transaksioneve mbi këto pasuri, si
pjesëtim pasurie, bashkim pasurie, pa patur dokumentacionin ligjor për regjistrimin e
pasurive.
3. Në 27 raste janë regjistruar pasuri të cilat nuk janë përfituar me Ligjin nr. 7501, datë
17.09.1991 “Për tokën”, veprim në papajtueshmëri me nenin 25/a, të Ligjit nr. 33, datë
21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, germa ç pika 1, të UKM nr. 2, datë
13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të administratës publike, për pasuritë e
paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP)”.
4. Në 5 raste janë regjistruar më tepër 9756 m2 ullishte se AMTP, veprim në papajtueshmëri
me nenin 25/a, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”
dhe pika 1, të UKM nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të
administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në
Pronësi (AMTP)”.
5. Në 21 raste janë regjistruar pasuritë me mangësi në dokumentacion si mungesa e vulave,

nënshkrimeve nga Kryetari i Komisionit të Tokës në fshat, veprim në papajtueshmëri me
nenin 25/a, të Ligjit nr. 33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe
pika 1, të UKM nr. 2, datë 13.06.2013 “Për mënyrën e procedimit të organeve të
administratës publike, për pasuritë e paluajtshme, të fituara me Aktin e Marrjes së Tokës në
Pronësi (AMTP)”.
6. Në 1 rast është bërë pa patur akt pronësie, regjistrimi i pasurisë truall me sipërfaqe 951 m2
dhe ndërtesë me sipërfaqe 180 m2, veprim në papajtueshmëri me nenin 24/a, Ligjin nr. 7843,
datë 13.07.1994“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar.

OR

A

NE
W

S

Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit
Gjyqësor Berat për Regjistruesin e ZVRPP-së A.B., dy ish regjistruesit A.M. dhe F.P.,
për 7 ish-specialistë: A.ZH. ish-specialist i Regjistrimit Fillestar, R.A. ish-Përgjegjës i
Regjistrimit dhe Hartografisë, O.G. ish-hartograf, A.M. ish-Përgjegjës i Sektorit të
Regjistrimit Fillestar, S.S. e J.D. ish-hartografë e L.E. ish-Specialist i Regjistrimit
Fillestar si dhe për 5 specialistë Sh.D. hartograf, F. Rr. Përgjegjës i Sektorit të
Regjistrimit e Hartografisë, Z.C. e E.Ç. juristë, dhe A.Gj. juriste (apo dhe persona të
tjerë që mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve), për konsumim e figurës së
veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.