LËNDA E METODOLOGJISË

*

Lënda dhe kuptimi i metodologjisë

Në teorinë dhe praktikën e punës mësimore, çështja e metodave është një nga problemet me
rëndësi të veçantë.
Fjala “metodë” rrjedh nga gjuha greke (methodos), që do të thotë rrugë ose mënyrë me të cilat
udhëhiqemi me rastin e realizimit të detyrave dhe veprimeve të punës.
Në punën mësimore, përdorimi i metodave shpie në realizimin e qëllimeve dhe detyrave
edukative dhe arsimore.
Metodat mësimore janë procese të veprimeve të përbashkëta të arsimtarit dhe të nxënësve në
mësim.
Metodat mësimore janë struktura të përmbajtjes didaktike, të organizuara dhe të planifikuara
drejt organizimit të zhvillimit të procesit mësimor në përvetësimin e diturive, shkathtësive dhe
shprehive të reja, si dhe të përsëritjes dhe përforcimit të tyre.
Përdorimi i drejtë i metodave mësimore ndikon edhe në formimin e personalitetit të nxënësve,
duke i aftësuar dhe përgatitur ata për jetë dhe punë, sidomos për vetarsimim dhe vetëmësim.
Definicioni i metodës mësimore:
“Metoda mësimore është mënyrë, mjet dhe formë e veprimit në punën mësimore me anë të
ligjërimit dhe të përvetësimit të diturive, shprehive dhe shkathtësive, ku realizohet drejt dhe
përpunohet materiali edukativo-arsimor dhe në atë përpunim bëhet përshtatja psikologjike dhe
ideologjike e materialit sipas mjedisit të caktuar shkollor, që mundëson zhvillimin e
personalitetit shoqëror të nxënësit dhe të të gjitha ftësive të tij”.
Historiku i metodologjisë
Në Greqinë antike (Spartë dhe Athinë) tërë procesi i punës edukativo-arsimore është zhvilluar në
bazë të metodave ekzistuese.
Sokrati, Platoni dhe aristoteli, në punën e tyre arsimore, përdornin me të madhe metodat

*

Temat janë marë nga Profesori: Naser Ramadani.

mësimore.
Mark Fabie Kuintiliani, në vend të ndëshkimeve trupore, kërkon nga mësuesit të kohës së tij të
përdorin metoda përkatëse mësimore.
Gjatë mesjetës, dominonte mendimi se mjafton përdorimi i vetëm një metode (monometodizmi).
Përkrahës të këtij mendimi nga kohët e mëvonshme janë: Jan Amos Komenski, Xhon Loku,
Rusoi, Pestaloci, Herbarti etj.
Lindja e polimetodizmit në punën mësimore.
Mësimdhënësit duhet ta pasurojnë punën e tyre mësimore me përdorimin e shumë metodave
mësimore.
Çështje tejet me rëndësi, e cila shtrohet gjatë organizimit të punës mësimore, është zgjedhja e
metodave mësimore.
Kriteret ne rastin e zgjedhjes së metodave mësimore:
Kriteret me të cilat udhëhiqemi me rastin e zgjedhjes së metodave mësimore janë:
• Lënda mësimore;
• Përmbajtja mësimore (njësia mësimore)
• Tipi i orës mësimore;
• Etapa e organizimit të punës mësimore në orë mësimore;
• Mosha dhe shkalla e zhvillimit psikofizik i nxënësve;
• Numri i nxënësve në klasë;
• Forma didaktike e organizimit të punës mësimore;
• Koha në dispozicion për përdorimin e metodës përkatëse mësimore;
• Pajisja e shkollës, baza materiale e organizimit t punës mësimore në shkollë;
• Aftësia profesionale dhe pedagogjike e mësimdhënësit dhe e bashkëpunëtorëve mësimorë.
Kur bëhet fjalë për zbatimin e metodave mësimore, gjithnjë duhet mbajtur parasysh: asnjëherë
tepër, por jo pak, dhe asnjëherë tepër gjatë një metodë, por jo edhe aq shkurt sa të mos
angazhohet tërë personaliteti intelektual dhe fizik i nxënësve për përvetësimin e njohurive,
përsëritjen dhe ushtrimet e përmbajtjeve mësimore.
Në zgjedhjen dhe përdorimin e metodave mësimore, duhet pasur parasysh edhe këto çështje:
njohja e drejtë e përmbajtjes mësimore;
Njohja e dimensioneve: psikologjike, logjike, sociale, etj.
Krijimi i kushteve të bazës materiale;

Faktorët objektiv Ndikimi i këtyre faktorëve mund të jetë: 1. Metodat më të njohura janë: 1. shikuar nga aspekti i strukturës dhe i mënyrës së ndikimit të tyre. sistemi multifaktoral përbëhet prej: 1. gjatë punës mësimore ndikojnë në forma të ndryshme në elaboracionin didaktik të organizimit të mësimit. Faktorët subjektiv dhe 2. Përfshirja e plotë e faktorëve në të ashtuquajturin trekëndësh didaktik. metoda verbalo-tekstuale. I tërthortë . metoda ilustrativo-demonstruese. Madhësia e grupit të punës të nxënësve. I drejtpërdrejtë dhe 2. 2. Faktorët mësimorë.Koha në dispozicion. paraqesin një sistem të gjerë. Faktorët mësimorë. Sot. 3. që ekskluzivisht përfshinë tri elemente: nxënësin. lëndën dhe arsimtarin. Personaliteti profesional dhe aftësia didaktiko-metodike e mësimdhënësit Kujdes për veçoritë specifike të metodave. FAKTORËT MËSIMORË Puna mësimore është proces i veprimtarisë dhe i ndikimit të një sistemit të shumëfishtë të faktorëve të ndryshëm. metoda laboratoriko-eksperimentale.

Kur flitet për nxënësin si subjekt në mësim. Nxënësi. Nxënësi. Nxënësi. përbën një kategori komplekse të teorisë dhe të praktikës sonë mësimore. bartës kryesor i realizimit të procesit edukativo-arsimor dhe vlerësues objektiv i rezultateve. Koncepti nxënës. ndodhet në marrëdhënie të ndërsjella me të gjithë faktorët e sistemit multifaktoral. dhe nxënësit si kolektiv me strukturën e tyre sociale. zakonisht mendohet për nxënësin si pjesë përbërëse e kolektivit të shkollës së caktuar në procesin e veprimtarisë edukativo-arsimore. si faktor subjektiv në punën mësimore. 2. . si individ. Faktorët subjektiv më të rëndësishëm janë: 1. ku. të cilat shkaktojnë ndryshime dinamike dhe me funksionalitetin e tyre kreativ bëjnë që puna mësimore të zhvillohet sipas elaboracioneve të parashikuara. përbëjnë unitetin kompleks të faktorit mësimor dhe ata përherë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në procesin mësimor. për të cilën edhe organizohet e tërë puna mësimore. është pjesëmarrës aktiv i projektimit dhe përgatitjes së punës. si objekt dhe subjekt në punën mësimore. në mënyrë më adekuate shfaq individualitetin e tij. Prindërit NXËNËSI Nxënësi. paraqet strukturën më të rëndësishme sociale të sistemit multifaktoral. me rolin dhe pozitën e tij në mësim. me strukturën e vet individuale. të cilat i shfrytëzon drejtpërdrejt. si individ. Arsimtari dhe 3. si subjekt në mësim. Nxënësi.FAKTORËT SUBJEKTIV Faktorët subjektiv janë struktura sociale.

5. 7. është pjesë integrale dhe e pandarë e veprimtarisë mësimor. Arsimtari është personi qendror. në mesin e të cilëve edhe Platoni. me aftësinë e tij profesionale dhe përgatitje didaktiko-metodike.A. Përgatitja adekuate profesionale e kushtëzuar nga shkollimi përkatës. por jo në kuptim klasik. Al Gazaliu. Pedeutologjia është teori e cila merret me studimin e personalitetit të arsimtarit. 2. Puna e mësimdhënësit duhet të ketë mbështetje shkencore. të cilën duhat ta posedojë çdo mësimdhënës. 6. Komenski. Orientimi i drejtë dhe i vetëdijshëm ndaj zgjedhjes së profesionit arsimor. Me vetitë e karakterit personal nënkuptohet. Naim Frashëri etj. . shkalla e arsimit dhe formimi i tij i vazhdueshëm në kuptimin e ngritjes dhe të përsosjes profesionale. që mban mësim dhe që është orientuar me dëshirë dhe vullnet për kryerjen e veprimtarisëedukative arsimore. 3. J.ARSIMTARI Arsimtari ose mësimdhënësi është faktor subjektiv me rëndësi në punën mësimore. Vetitë e karakterit personal janë ato veti që pasqyrojnë në tërësi personalitetin e mësimdhënësit. planifikon. por në kuptimin bashkëkohor të fjalës. pajtimi i fjalës dhe të veprës. sinqeriteti i pakufizuar në punë dhe në marrëdhënie me njerëz etj. 4. i cili. Aftësia organizative është pjesë përbërëse e tërë veprimtarisë praktike mësimore të mësimdhënësit. përkatësisht didaktiko-metodike. Qëndrimi i drejt ndaj profesionit dhe punës. që ka të bëjë me përgatitjen e plotë dhe të gjithanshme të tij për punën mësimore. me të gjitha vetitë pozitive që ai duhet t’i ketë si qytetar i ndershëm i shoqërisë. detyrë kjo që kërkon nder dhe përgjegjësi tejet të lartë. organizon dhe realizon tërë punën mësimore me nxënës dhe mundëson krijimin e kushteve elementare për kryerjen e suksesshme të punës mësimore. Nocioni arsimtar ose mësimdhënës nënkupton personelin mësimor të kualifikuar. Përgatitja pedagogjiko-andregogjike. Vetitë e arsimtarit: 1. 8. Kultura e përgjithshme është veti e domosdoshme. Për pozitën dhe rolin e arsimtarit kanë folur shumë shkencëtarë gjatë historisë.

10. Puna kolektive ose me grupe është një nga format që mundësojnë një njohje më të plotë të . roli i tyre pasqyrohet në punën e suksesshme të nxënësve në klasë. ata. Vizita e drejtpërdrejtë që u bëhet nxënësve. duke u kujdesur që t’u krijojnë kushte sa më të mira për punë. kanë rol të shumanshëm. 2. përkatësisht. është një çështje e domosdoshme. 2. Kolektive ose në grupe Kontaktet individuale me prindër. Ditët e angazhuara për pranimin e prindërve. përjashtimi i formave autoritare në edukimin e fëmijëve. ndjekin dhe kontrollojnë drejtpërdrejt punën dhe zhvillimin e fëmijëve. Në formë të takimeve të paralajmëruara. Individuale. prindërve në shtëpi. Raportet e drejta mes anëtarëve të familjes. 2. Në një anë. PRINDËRIT Rëndësia e bashkëpunimit me prindër në formimin e rolit edukativo-arsimor të shkollës dhe në ngritjen e efikasitetit të plotë të punës mësimore. Aktiviteti shoqëror dhe angazhimi i tij në mjedisin shoqëror dhe në bashkësinë lokale. Bashkëpunim i shkollës me familjen dhe anasjelltas. Variantet e posaçme të formës individuale janë: 1. Në anën tjetër. Dashuria dhe kujdesi pa rezervë i prindërve ndaj fëmijës në mjedisin familjar dhe organizimin e kohës për punë.9. Prindërit. Të takimeve të rastësishme. për lojë dhe për pushim. krijon kushte për një edukim të drejtë dhe të mirëfilltë në formimin e personalitetit të fëmijës. Format e bashkëpunimit mes shkollës dhe prindërve janë: 1. Aftësia dhe gatishmëria e tij e përhershme për bashkëpunim me mësimdhënësit e tjerë të degës dhe të profesioneve të tjera. si faktorë me rëndësi në procesin e edukimit dhe të arsimimit të fëmijëve. përbën pjesën kryesore të edukimit të drejtë psikomotorik të fëmijës. realizohen në dy forma: 1.

FAKTORËT OBJEKTIV Faktorët objektivë janë pjesë integrale e sistemit bashkëkohor të organizimit të punës mësimore. faktorët objektivë. Përmbajtjen e punës mësimore 2. në radhë të parë varet nga qëllimi dhe detyrat e punës mësimore. Planet dhe programet mësimore përbëjnë dokumentacionin profesional pedagogjik dhe kanë . Në sistemin multifaktoral mësimor. kanë pasuar dhe pasojnë mjaft ndryshime.prindërve. përfshinë edhe: 1. Realizimi i qëllimeve themelore të edukatës sonë mbështetet mbi bazat e shëndosha të përmbajtjeve mësimore. të cilat duhet të aftësojnë të riun të bëhet anëtar i dobishëm dhe aktiv i bashkësisë sonë shoqërore. Përmbajtjet mësimore janë të përmbledhura në kuadër të planit dhe të programit mësimor. Shkallën e zhvillimit të sistemit të disiplinave shkencore pedagogjike-andragogjike 1. ku përfshihen problemet me karakter të veçantë ose mbledhjet e prindërve me karakter të përgjithshëm. shikuar nga aspekti i vlerës didaktike që kanë në realizimin e detyrave edukative dhe arsimore në punën mësimore. përbëjnë sistemin kurikular (curriculum) të përmbajtjeve mësimore. gjë që varet nga shkalla e zhvillimit të teorisë dhe praktikës mësimore. Pajisjet dhe bazën materiale për realizimin e plotë të punës mësimore 3. që zakonisht organizohet në kuadër të grupeve të caktuara. Përmbajtja dhe struktura e faktorëve objektivë është e shumëllojshme dhe . Përmbajtja e punës mësimore Përcaktimi i përmbajtjeve mësimore. Faktorët objektivë. përveç rrethit shoqëror. zënë një vend të posaçëm. Një ndër variantet e posaçme të formave të punës me prindër është mbledhja e prindërve. të cilat sipas literaturës bashkëkohore didaktike. por edhe prindërit njihen me tërë trupin mësimor.

Plani mësimor duhet të destinohet sipas shkollës dhe shkallës arsimore 3. Çdo plan mësimor duhet të mundësojë realizimin e plotë të qëllimeve dhe të detyrave edukativo-arsimore. sipas lëndëve dhe sipas klasave në tërësi. meqë në të. Plani mësimor Plani mësimor ka një rëndësi të veçantë. të radhitura sipas klasave b) Orët e parashikuara për çdo lëndë gjatë javës dhe shumën e orëve javore për çdo klasë Gjatë përgatitjes së planeve mësimore duhet nisur nga kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta. Parashikimi i mundësisë për të ashtuquajturat lëndë-përmbajtje fakultative dhe zgjedhore. B) Kërkesat e veçanta: 1. janë struktura didaktike. ashtu edhe programi mësimor karakterizohet nga zbatimi i detyrueshëm Programet.karakter administrativ për shkollat. 2. Programi mësimor është konkretizim i planit mësimor. Përmbajtjet e strukturës lëndore duhet të synojnë formimin e botëkuptimeve shkencore të nxënësve 4. përmbajtja mësimore është shtruar sipas thellësisë. radhitjen dhe përcaktimin e lëndëve mësimore 2. Programi mësimor: Programi mësimor paraqet brendinë e lëndës mësimore përkatëse. meqë ai përfshinë: a) Lëndët mësimore në tërësi. 2. . Të përcaktojnë numrin e orëve në javë. Si plani. A) Kërkesat e përgjithshme: 1. 1. Ngjashmëria mes nocionit kurrikul dhe program. Programit mësimor të çdo lënde i bashkohen edhe detyrat e përgjithshme dhe të veçanta të saj dhe udhëzimet didaktiko-metodike të realizimit të lëndëve përkatëse mësimore. Të zgjedhin dhe të përcaktojnë strukturën e lëndëve përkatëse. gjerësisë dhe rendit të shtjellimit. Përmbajtja e punës mësimore përshinë: planin mësimor dhe programin mësimor. të cilat më së tepërmi pësojnë ndryshime si në përmbajtje ashtu edhe në formën e lëndës të cilën e trajtojnë. sikurse edhe planet mësimore. Korelacioni horizontal dhe vertikal i planit mësimor 5.

por nëse do të ishte e mundur. metodologjinë e punës. . Me fjalën “standarde” nënkuptojmë kërkesat e detyrueshme. Baza materiale e punës mësimore. me modifikime të ndryshme didaktike të vendit ku zhvillohet puna mësimore 1. së bashku me ato ndihmëse. metodat dhe komponentët e tjerë mësimorë. që kanë karakter të një parametri të miratuar si normë për të gjitha institucionet e arsimit. Baza materiale përfshinë: 1. Teknikë dhe teknologjinë bashkëkohore mësimore. si dhe përmbajtjen. Mediatekat TEKNIKA DHE TEKNOLOGJIA MËSIMORE Me fjalën teknikë kuptojmë tërësinë e mjeteve të ndryshme që arsimtari dhe nxënësi e zbatojnë në procesin mësimor.2. nën cilin ajo nuk duhet të bjerë. organizimin e mësimit dhe përmbajtjen materiale. për nivelin e cilësisë së punës. Objektet mësimore 2. standardet pedagogjike në funksion të organizimit të punës mësimore Faktorë të kategorisë objektive me ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në mësim janë objektet dhe mjetet mësimore. të grihet. Ndërtesat shkollore dhe objektet e tjera mësimore 2. Teknologjia e punës mësimore përfshin komponentët materalë. Mësonjëtoret 3. të cilat pasqyrojnë gjendjen dhe bazën materiale të punës mësimore. OBJEKTET MËSIMORE Përmbajtja dhe struktura e objekteve mësimore është e shumëllojshme.

Simbolet 10. Materialet foliografike . Grafiku rrethor ose cirkular 4. Mjetet grafike. sipas formës së paraqitjes aë jashtme dhe vendit që ato zënë në hapësirë. Pllakatet 11. Grafikët linearë 2. mjetet vizuale mund të jenë: 1. Mjetet për nga struktura dhe përmbajta e tyre. Diagramet 7.MJETET MËSIMORE. Dydimensionalë 2. Tabelogramet 8. Hartogramet 9. Karikaturat 12. Histogrami 3. MJETET NDIHMËSE DHE ORENDITË Mjetet mësimore dhe ato ndihmëse kanë arritur një shkallë të lartë të përsosjes por edhe të zhvillimit të tyre. Skemat 6. Tredimensionalë Sipas karakterit dydimensional. Klasifikimi i mjeteve mësimore A) Mjetet mësimore vizuale Mjetet mësimore vizuale. Fotografitë dhe pikturat 2. mund të jenë të thjeshta ose të përbëra deri në shkallën më të lartë të zbatimit të teknikës dhe të teknologjisë moderne. mund të jenë: 1. Këto mjete mund të ndahen në: 1. Piktogramet 5.

Efektet e tjera në natyrë duke përdorur instrumente muzikore. Të gjitha materialet e natyrës të cilat e rrethojnë njeriun (malet. 2. Laboratorët lëvizës 2. shtazët). Aparatet për kopjim dhe fotokopjim etj. Tekstet dhe botimet e ndryshme 14. Relieve 5. Modelet 4. Albumet 15. Emisionet televizive D) Mjetet manuale mësimore Mjetet manuale më të njohura janë: 1. Planetariumi Mjetet tredimensionale që aplikohe në punën mësimore janë: 1. bimët. Radio emisionet 2. Atllasi 16. fushat. të cilat përdoren më së tepërmi në punën mësimore. Incizimet magnetofonike dhe incizimet me CD 3. Numëratorja B) Mjetet mësimore auditive Mjetet auditive. Maketet 6. E) Mjetet e komunikimit masiv Mjetet e komunikimit masiv më të njohura janë: 1.13. mund të jenë: 1. Makinat 3. C) Mjetet mësimore audiovizuale Mjetet audiovizuale më të përdorura janë: 1. Vegëltoret ose punishtet lëvizëse 3. Filmi 2. Emisionet e radios .

Vegla të punës mësimore (vizorja. Sistemi klasë-orë i organizimit të punës mësimore edhe në kushtet e tanishme bashkëkohore të veprimtarisë edukative dhe arsimore ka ruajtur aktualitetin e zbatimit praktik. Emisionet televizive 3. bankat etj. vitrina. Puna mësimore në grupe . Mjetet për të vizatuar 3. Instrumentet dhe aparatet e ndryshme 5. Mjetet ndihmëse për qëllim demonstrimi 4. Tregues. trekëndëshi etj. Orendi dhe mobilie shkollore mësimore (karriget. Sistemi i komunikimit kompjuterik me internet F) Mjetet ndihmëse-teknike mësimore dhe orenditë shkollore Mjetet mund të klasifikohen në këtë mënyrë: 1.) 3. arka etj.) 2. tabele. epruveta. Mjetet ndihmëse mund të jenë: 1. të cilat zakonisht trajtohen në kuadër të dy sistemeve didaktike të organizimit mësimor dhe këto janë : 1) Sistemi direkt i organizimit të punës mësimore dhe 2) Sistemi indirekt i organizimit të punës mësimore Sistemi direkt i organizimit të punës mësimore ndahet në: 1. Mjetet për të shkruar 2. FORMAT E ORGANIZIMIT TE PUNËS MËSIMORE Çështja e organizimit të punës mësimore është një nga pjesët tejet të rëndësishme të teorisë didaktike dhe të praktikës së organizimit të veprimtarisë edukative dhe arsimore. Puna mësimore në formë të organizimit frontal-kolektiv (ballor) 2. Puna mësimore bashkëkohore në organizimin e përgjithshëm përfshinë disa modalitete të organizimit të formave të punës. elektrike dhe elektronike etj. Makinat mekanike.2.

Forma individuale e punës mësimore 1. nën udhëheqjen e mësimdhënësit. e cila organizohet kryesisht në punënmësimore me të rritur. është puna mësimore masive. duke përdorur mjete të ndikimit audio dhe vizual. sipas një mesatareje të klasës. në mënyrë fiktive që të mund ta përcjellë nxënësi mesatar. arsimtari përdor edhe forma plotësuese mësimore ose jashtëmësimore. . PUNA MËSIMORE NË FORMË TË ORGANIZIMIT FRONTAL-KOLEKTIV (BALLOR) Kjo formë e punës mësimore karakterizohet nga organizimi i përbashkët i mësimit me të gjithë nxënësit e një klase. Mësimi ekipor. Mësimi i rastit ose mësimi aksidental. por edhe i atyre që ngecin në mësim për shkaqe të veçanta. që përdoret e që është popullarizuar sidomos në arsimin e lartë. në këtë formë të punës mësimore mbahet parasysh edhe pozita e nxënësit mbimesatar. Një nga dobësitë më karakteristike të formës kolektive të mësimit është mungesa e komunikimit të ndërsjellë të vetë nxënësve gjatë punës mësimore. Meqë ecuria e punës mësimore zhvillohet kryesisht me një ritëm të përcaktuar. meqë komunikimi i tyre zhvillohet vetëm në relacion me mësimdhënësin.3. 2. Ky koncept i punës mësimore kërkon domosdo qëmësimdhënësi. Mësimdhënësi gjatë punës mësimore duhet t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë komunikim ndërmjet tyre përmes pyetjeve. Variantet e punës frontale më të njohura janë: 1. Një variant i formës frontale ose kolektive. Me këtë formë. ku mund të përfshihet një auditor më i gjerë. puna mësimore zhvillohet me tërë klasën. Meqë gjatë punës së rregullt mësimore është vështirë të bëhet angazhimi i veçantë i këtyre nxënësve. ta përshtat ritmin dhe shkallën intelektuale të ligjërimeve ë veta. në kohë të njëjtë dha ka karakter të punës kolektive. Puna mësimore në çifte (tandem) dhe 4.

6. Puna mësimore plotësuese. Një problem të veçantë në këtë formacion social të punës mësimre paraqe çështja e formimit të grupeve. Mësimi seminarik. por jo edhe imponuese. PUNA MËSIMORE MË GRUPE DHE KARAKTERI INTERAKTIV I MËSIMIT Organizimi i punës në grupe zhvillohet në bazë të parimit të “grupit të lirë” dhe të zgjedhjes së lirë të punës. Në punë grupore. Kur flasim për formimin e grupeve gjithnjë duhet të kihet parasysh karakteri demokratik i punës dhe i përcaktimit të çdo pjesëmarrësi të grupit të punës. 4. profesor në Vjenë thotë: “Me shprehjen puna në grupe. Ekskursionet mësimore. Formimi dhe madhësia e grupeve nuk mund të jetë çështje e rastit. të cilat ndikojnë në formimin e tyre intelektual dhe social. Mësimi kabinetik. Mësimi problemor. kurse në moshën parashkollore 2-3. Një ndër faktorët me rëndësi në organizimin me sukses të formës mësimore në grupe janë përgatitjet paraprake që duhet bërë. kuptojmë vetëm dhe vetëm punë mendore kolektive të klasës së ndarë në grupe”. Mësimi zgjedhor. Duke shfaqur aspektet intelektuale të angazhimit në punë grupore. nxënësve u mundësohet socializmi i plotë në mësim dhe mundësia për një përgatitje më të mirë për jetën. nxënësit zbulojnë të vërtetat shkencore. Grupet optimale në këtë formë të organizimit të punës mësimore mund të jenë prej 3-6 nxënës të moshës së caktuar shkollore. August Vitak. 2. 8. 5. 9.3. sepse pasojat mund të jenë të shumta. . Mësimi shtues ose suplementar 7.

deri te kontrollimi i rezultateve të punës. udhëheqësi i grupit do të jetë njëkohësisht edhe bartës i përgjegjësisë lidhur me vendosjen e raporteve demokratike dhe angazhimin kolektiv në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të grupit. Në zhvillimin e veprimtarive të punës në grupe. me krijimin e një ekologjie pedagogjike në klasë. pos faktorëve subjektivë. por zhvillohet kryesisht nën udhëheqjen dhe me ndihmën e mësimdhënësit që nga faza përgatitore. 3. varen në masë të konsiderueshme edhe nga kushte objektive. Karakteri interaktiv i mësimit ka për qëllim që rolin dominues të arsimtarit ta zëvendësojë me elemente bashkëveprimi mes nxënësve. ashtu edhe në këtë formë.Klima socioemocionale e grupit punues është ndër faktorët me rëndësi në organizimin e drejtë të punës grupore në shkollë dhe të vendosjes së nxënësve në grupe pune. Efektet pedagogjike të punës mësimore në grupe. efikasiteti i veprimtarisë edukative dhe arsimore varet nga përgatitja paraprake e arsimtarit dhe e nxënësve. Me qëllim që komunikimet e ndërsjella dhe karakteri interaktiv i punës në grupe të zhvillohen sa më mirë. Veprimtaria e çdo grupi punues është e pavarur. PUNA MËSIMORE NË ÇIFTE (TANDEM) Sikurse edhe në format tjera të punës mësimore. duke synuar ngritjen e efikasitetit të punës mësimore. Puna në çifte ka disa veçori specifike dhe pozitive që duhet të mbahen parasysh dhe ato janë: a) Ndikimi pozitiv i partnerit mbi partnerin b) Zhvillimi i shprehive të punës c) Formimi i përgjegjësisë ndaj obligimeve dhe detyrave d) Angazhimi për zbulimin e metodave përkatëse të punës e) Mundësia për krahasim dhe vetëkorrigjim . Mësimi interaktiv është një fenomen që shoqëron dhe që është pjesë përbërëse e çdo forme të sistemeve të organizimit të punës mësimore. Puna mësimore në çifte është një formë kalimtare midis punës individuale dhe në grupe. duhet të theksohet se e tërë kjo varet edhe nga pozita e çdo individi në grup.

si subjekti më i rëndësishëm në organizimin e punës mësimore.. kryesisht paraqiten këta faktorë: a) Mosha e diferencuar kronologjike e nxënësve në mësim. FORMA INDIVIDUALE E PUNËS MËSIMORE Forma e punës individuale në mësim. me elementet e saja të komunikimit direkt. 4. Puna krijuese e përbashkët. paraqet një nga kërkesat parësore të organizimit bashkëkohor të punës mësimore. Të mësuarit kooperativ zhvillohet duke u ndihmuar reciprokisht gjatë punës. kur partneri mësohet nga partneri më i përgatitur dhe më i mirë në mësim. 4. Të mësuarit individual zhvillohet me qëllim të përgatitjes për punë kooperative dhe për veprimtari të përsëritjes. si modalitete didaktike të organizimit kryesisht aplikohen këto forma: 1.f) Mënjanimi i dukurive të egocentrizmit dhe egoizmit g) Aftësimi për bashkëpunim h) Zhvillimi i punës sipas ritmeve individuale i) Eksteriorizimi dhe socializmi Për realizimin e punës mësimore në çifte. Lidhur me shkaqet e individualizimit në mësim. Mësimi individual është i kushtëzuar edhe nga disa faktorë që kanë të bëjnë me vetë personalitetin e nxënësit. si subjekt mësimor. 3. c) Ndryshimet në aftësitë psikike dhe individuale të nxënësve dhe d) Faktori i mjedisit shoqëror dhe familjar të nxënësve Me anë të formës individuale. Mësimi individual kërkon angazhime të veçanta të punës së arsimtarit dhe të personelit tjetër mësimor. Puna instruktive. b) Ndryshimet në shkallën arsimore dhe të paranjohurive. me qëllim që potencialet mësimore të nxënësve të mos i nënshtrohen vlerës mesatare të imagjinuar të klasës dhe të mos shuhen aftësitë kreative. bëhet përgjegjës jo vetë për kryerjen . 2. nxënësi. ushtrimeve etj. Kjo formë e punës mësimore ndryshe quhet edhe form e diferencuar e punës mësimore.

sociale dhe emotive). si dhe dëshira për arsimim pa shkëputje nga puna. Një nga format më të popullarizuara të mësimit indirekt që zhvillohet larg qendrave arsimore. në anën tjetër. Faktori kryesor për një punë të suksesshme gjatë organizimit të mësimitnë largësi është aftësimi i nxënësve për punë të pavarur. u jep udhëzime atyre për burimet e diturive të reja. mendore. duke mbikëqyrë punën e çdo nxënësi. . për përdorimin e mjeteve dhe të materialit të punës si dhe për punë të pavarur. Arsimtari. por edhe të rinisë. SISTEMI INDIREKT I ORGANIZIMIT TË PUNËS MËSIMORE-MËSIMI NË LARGËSI Largësia e nxënësve nga shkolla dhe shpërndarja e lokaliteteve të banimit të nxënësve.e detyrave. është i ashtuquajturi mësim me korrespondencë. Një nga modalitetet që zë vend të merituar në praktikën e tanishme në shkollat tona është mësimi hap pas hapi. në një anë. sidomos në fazën fillestare të punës ë mësim individual. Mësim në largësi quhet arsimimi që merret pa praninë fizike të pedagogut në mjediset e mësimit ose me praninë e tij në raste ta caktuara. janë disa nga faktorët kryesorë që imponojnë organizimin e mësimit në mënyrë indirekte. që ka të bëjë më tepër me procesin e arsimimit të të rriturve. por edhe për mënyrën e zgjidhjes së problemeve të shtruara dhe të rezultateve përfundimtare të punës. Ndihma. vihet në shërbim direkt të organizimit me sukses të punës mësimore individuale. Kujdesi dhe mbikëqyrja e arsimtarit është më se e nevojshme. Njohja e drejtë e zhvillimit të personalitetit (përmbajtjes fizike.

Efikasiteti i punës me këtë variant të kësaj metode kryesisht varet nga përgatitja solide e ligjëruesit. b) Rrëfimi. c) Përshkrimi. Metoda verbale zhvillohet në dy forma: a. impononte përdorimin dominues të kësaj metode. që . në literaturën pedagogjike njihet edhe si metodë akromatike. si mjet i komunikimit dhe i informimit në mësim. e) Raportimi. Kjo metodë paraqet një ndër format më të vjetra të komunikimit verbal në procesin mësimor. Metoda e monologut Metoda e monologut ose parafolëse. Ligjërimi përdoret nga mësimdhënësit. Ligjërimi është një nga variantet më të vjetra të monologut. Meqë ligjërimet kanë karakter kanë karakter të shtjellimit kontinuel dhe të pandërprerë. por me ligjërim shërbehen edhe ekspertët e angazhuar në punën mësimore si dhe vetë nxënësit. Roli aktiv i njëanshëm – vetëm i arsimtarit në mësim. Metoda e dialogut ose bashkëbiseduese 1.METODAT MËSIMORE METODA VERBALE Metoda verbale ose e fjalës së gjallë Veçoria kryesore e metodës verbale qëndrojnë shprehjen e fjalës. Metoda e monologut ose parafolëse b. d) Sqarimi. Variantet më të njohura të metodës së monologut janë: a) Ligjërimi.

) Rrëfimi kryesisht përdoret për realizimin e përmbajtjeve historike. Duke bërë përshkrimin me fjalë adekuate. por përkundrazi. përvoja dhe paranjohuritë e tyre. kur duhet nxitur dhe angazhuar emocionet e nxënësve në mësim. Përshkrimi në punën mësimore ka rol me rëndësi në pasqyrimin e vërtetë të botës reale në vetëdijen e nxënësve. i cili përdoret me të madhe ë punën mësimore. pasqyrohen objektet dhe ngjarjet e botës reale. Rrëfimi në mënyrë mjaft efikase ndikon në angazhimin dhe zhvillimin e imagjinatës së nxënësve. Përparësia e këtij varianti qëndron në faktin se gjatë ligjërimit përfshihet në kohë të njëjtë të punës një numër i madh nxënësish në mësim. pasi që zgjat më shkurt (15-20 min. por jo edhe më shumë se 2 orë. Rrëfimi ose metoda narrative është një variant specifik i monologut. Përshkrimi me të madhe fillon të përdoret posaçërisht dhe në mënyrë tejet të organizuar që nga . megjithëse përdoret në të gjitha klasat. Me përshkrim zakonisht kërkohet paraqitje adekuate e përmbajtjes së shtjelluar. lihet mënjanë veçoritë individuale. Për ngritjen e efikasitetit të punës me këtë metodë. Mangësia e ligjërimit të pandërprerë ka të bëjë me lëkundjet në përqendrimin e vëmendjes dhe me lodhjen. Rrëfimi. më shumë ndeshet në klasat e ulëta të shkollës fillore. dukurive. duke ia përshtatur ecurinë e punës mësimore mesatares (së imagjinuar) të nxënësve. Ky variant ndikon pozitivisht edhe në përqendrimin e vëmendjes dhe në motivimin e nxënësve për përvetësimin sa me sukses të përmbajtjeve mësimore. letrare dhe përmbajtjeve të tjera mësimore. kjo metodë nuk rekomandohet për nxënësit e klasave të ulëta. objekteve dhe veprimeve. për arsye se ata nuk mund ta përqendrojnë ende vëmendjen e tyre për një kohë aq të gjatë. me anë të angazhimit individual zbulohen veçoritë e shumëllojshme të përmbajtjeve që përshkruhen. gjatë monologut direkt mund të përdoren edhe mjete të ndryshme verbale-teknike (auditive) në mësim. kurse kontinuiteti i pandërprerë i punës ndikon në mënyrë mjaft efikase në angazhimet emotive të nxënësve. Dobësi karakteristike e këtij varianti është ajo se. Përshkrimi nuk nënkupton një riprodhim mekanik dhe verbal të ngjarjeve.zakonisht zhvillohet gjatë një orë mësimi (45’) ose më tepër. duke mobilizuar tërë qenien psikike të tyre në mësim.

Sqarimet mund të ushtrohen me gojë ose me shkrim Sqarimi përdoret për të sqaruar vetëm përmbajtjet e panjohura. përkufizimeve etj. Sqarimet mund të jenë të shkurtra ose të gjata. nga klasat e para deri te lëndët konkrete mësimore. Metoda e dialogut: . Raportimi zbatohet në ato situata mësimore kur prej nxënësve ose prej ndonjë personi tjetër në mësim kërkohet që të informojë për rezultatet e një veprimi të caktuar. rregullave. Në metodën e monologut bëjnë pjesë këto kërkesa: lënda duhet të shtjellohet qartas dhe kuptueshëm. Raportin mund ta paraqesin një ose më shumë persona. Sqarimi paraqitet në të gjitha lëndët dhe shërben për sqarimin e fjalëve. 2. Gjatë paraqitjes së raportit duhet të mbahet parasysh gjendja objektive e përmbajtjes. si variant i përhershëm i metodës akromatike. Raporti duhet të ndiqet me vëmendje dhe pastaj mund të kërkohen sqarime të duhura dhe arsyetime. si p.faza përgatitore. në mënyrë që ajo të prezantohet sa më me realizëm.sh. qëndron në faktin e mbështetjes shkencore të përmbajtjeve. Çdo raportim duhet të ketë ecurinë e duhur të rendit t përmbajtjes për të cilën raportohet. ka të bëjë me shpjegimin e përmbajtjeve të panjohura në mësim. nëse ka nevojë.. Sqarimi. duke i bërë më të kuptueshme dhe më të afërta për nxënësit. biologji. ligjeve. Kërkesa kryesore që del te zbatimi i kësaj metode e që ka të bëjë me të gjitha variantet e saj. në gjeografi. Secili variant prej varianteve të lartpërmendura ka për qëllim ta nxitë aktivitetin e nxënësve dhe karakterin integral të tyre ndaj përmbajtjes dhe strukturës didaktike të organizimit të punës mësimore. termave. Përshkrimi duhet bërë me gjallëri në të folur dhe se ai duhet të angazhojë tërë qenien e përshkruesit. të cilat duhet shtjelluar sipas strukturës programore dhe në bazë të aftësive psikofizike të nxënësve. me gjuhë të drejtë dhe të rrjedhshme e me stil të afërt për nxënësit. Kuptimi i të folurit duhet të jetë në pajtim me aftësitë e të kuptuarit të nxënësve. kimi etj.

Në organizimin e punës mësimore. aftësia shqisore dhe të menduarit e nxënësve. Pyetjet shpien drejt njohurive dhe janë mjet i informimit gjatë procesit të punës mësimore. Çdo pyetje kërkon krijimin e një klime për angazhim intelektual. Pyetjet si pjesë përbërëse e veprimtarive dialogjike. përmes së cilës zhvillohen marrëdhënie interaktive dhe bashkëvepruese në punën mësimore. Çdo pyetje e parashtruar duhet të jetë në përputhje me përmbajtjen e lëndës mësimore në shkollë. Dialogu zhvillohet me anë të pyetjeve dhe përgjigjeve. janë shprehje verbale e arsimtarit dhe nxënësve në drejtim të përvetësimit të njohurive të reja dhe të kontrollimit e të verifikimit të diturive të fituara. sepse nxit aktivitetet e tyre në mësim Veprimtaria e dialogut mbështetet në përvojat shqisore dhe në paranjohuritë e bashkëbiseduesve. siç quhet ndryshe erotematike. Metoda e dialogut ndikon pozitivisht edhe në përvetësimin e përmbajtjeve mësimore dhe në qëndrueshmërinë e tyre. Metoda e dialogut. pastaj duhet të dijë se në ç’nivel ndodhet përvoja paraprake. Meqë mësimi zhvillohet me anë të pyetjeve. metoda e dialogut ose e bashkëbisedimit ose. Pyetjet mund të klasifikohen në pyetje të thjeshta dhe të përbëra. Kërkesat për dhënien e përgjigjeve: . Kriteret e caktuara për një zhvillim sa më të mirë të dialogut dhe pyetjeve në mësim janë: Pyetja duhet t’i drejtohet tërë klasës. zë një vend të posaçëm si për nga vlera metodike që ka. prandaj kjo është një metodë mësimore mjaft e afërt për nxënësit. që rrjedh nga fjala greqishte eritema-pyetje. Pyetjet nuk duhet të jenë shumë komplekse. duke i lënë kohë të mjaftueshme për të menduar. ashtu edhe për nga denduria e përdorimit. Gjatë parashtrimit të pyetjeve duhet respektuar rregullat gjuhësore. zhvillohet me anë të bashkëbisedimit të arsimtarit me nxënës dhe anasjelltas. si dhe zhvillimit të bashkëbisedimit mes nxënësve. Dialogu si formë e veçantë e komunikimit verbal në mësim. me karakterin e saj interaktiv gjatë punës mësimore mobilizon tërë personalitetin psikik dhe fizik të nxënësit. por jo edhe tejet të thjeshta. Arsimtari duhet paraprakisht të njihet mirë me përmbajtjet. kjo quhet metodë erotemate. duke pasur parasysh edhe shkallën e paranjohurive të tyre.

kur biseda zhvillohet rreth problemeve të shtruara. duke i përjashtuar të gjitha pengesat e nivelevetë ndryshme të aftësive mes arsimtarit dhe nxënësit. diskutimi i lirë. gramatikor dhe logjik i përgjigjeve. si formë e veçantë e metodës bashkëbiseduese. ka të bëjë me zbulimin ose gjetjen e përgjigjes në bazë të pyetjeve plotësuese. Sipas metodës heuristike. ata nxiten për aktivitete të menduari. Rrit thellësinë e të kuptuarit të përmbajtjes. b. 3. afirmative ose negative. përkatësisht të dogmave fetare. më aktiv është ai që pyet sesa ai që përgjigjet. zhvillon qëndrime pozitive ndaj përdorimit të materialeve të fundit të paraqitura në mësim. që zhvillohet për tema dhe probleme të shtruara lirisht në procesin e veprimeve dialogjike në mësim. Gjatë zhvillimit të diskutimit posaçërisht duhet të kihet parasysh që çdo mendim i shprehur të . eritema – pyetje) është formë e dialogut. 5. 2. duke u bërë pyetje nxënësve. c) Dialogu erotematik (gr. Rrit motivimin dhe nxit një pjesëmarrje të madhe në mësim. Te metoda sokratike. diskutimet tematike. 4. Format e metodës së dialogut: Format më të njohura janë: a) Dialogu i Sokratit. kishte për qëllim aftësimin e nxënësve për riprodhime të përgjithshme të përmbajtjeve mësimore. zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme. d) Forma katehetike e dialogut. Heuriskein – të gjesh ose të zbulosh). Roli i dialogut manifestohet në këto forma: 1. të cilat janë të veçanta për përmbajtjen e mësimit. duke u përdorur në hkollat kishtare. e) Dialogu në formë diskutimi. Në praktikën mësimore hasim dy variante të diskutimit: a. Kjo formë. mundëson që parimet e demokratizimit të punës mësimore të shprehen në shkallën më të lartë të tyre. b) Metoda heuristike (gr. për të gjetur zgjidhje dhe përgjigje ndaj pyetjes së shtruar.Formulimi i drejtë gjuhësor. Përgjigjet të jenë në përputhje me përmbajtjen mësimore dhe në bazë të fakteve shkencore. por edhe të caktuara ë parë. ka karakter disjunktiv të pyetjeve me përgjigje alternative. ofron praktikë në zbatimin e koncepteve dhe informacionit. sipas së cilës kombinimi verbal kryesisht zhvillohet në bazë të pyetjeve të përcaktuara dhe të përgjigjeve të drejtuara.

: formulimi i temës së bisedës dhe nxitja e nxënësve. duke përjashtuar praninë eventuale të toneve të ngritura emocionale të reagimeve ndaj mendimeve të bashkëbiseduesit.ketë bazën e vetë shkencore dhe të argumentuar. Efikasiteti i punës mësimore me metodën zhvillimore dialogjike varet kryesisht nga përgatitja didaktike-metodike paraprake e mësimdhënësit dhe nga aftësimi i nxënësve për zhvillimin e dialogut. Toleranca dhe respektimi i kodeksit bashkëbisedues është një nga kërkesat elementare për zhvillimin me sukses të diskutimit. Gjatë diskutimeve zhvillohet debati. simpoziumi. si p. Teknikat më të njohura të zhvillimit të këtyre formave verbale janë: tryeza e rrumbullakët. forumi. orientimi i bisedës drejt problemit. Me qëllim që kjo metodë të zhvillohet me sukses.sh. sipas së cilës edhe zhvillohet biseda. . duke u thelluar ne problemet e shtuara. duhet të respektohet një ecuri e duhur. f) Forma zhvillimore e dialogut ose dialogu gjenetik paraqet një nga mundësitë më adekuate për zhvillimin e raporteve interaksionale mes faktorëve subjektivë. qëndrimi demokratik i mësimdhënësit dhe krijimi i situatës mësimore për shprehjen lirisht të mendimeve nga ana e nxënësve nxjerrja e përfundimeve. këshillimet etj.