You are on page 1of 3

“Protopeiria” i Kavaliotit

Tw eet

0

0

Send
1

AUREL PLASARI
Pasurohet fondi albanologjik në Bibliotekën Kombëtare.
Vjen në shtëpi “Protopeiria”, fjalori 3-gjuhësh i Kavaliotit.
Një libër me rëndësi të veçantë gjuhësore dhe historike, me një rrugëtim gati legjendar.
Thesari albanologjik pasurohet nga një tjetër vepër e vyer. Pas një rruge të gjatë dhe falë këmbënguljes së
drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Aurel Plasari, u bë e mundur ardhja në fondin e kësaj
biblioteke e një kopjeje të veprës së famshme të Teodor Kavaliotit, “Protopeiria”. Ky akt u mundësua
përmes bashkëpunimit me Bibliotekën e Akademisë së Rumanisë, ku gjendet edhe ekzemplari i vetëm i kësaj vepre, e cila mbart me vete
një histori peripetike shfaqjesh e zhdukjesh. “Protopeiria”, vepra më e rëndësishme e njërit prej drejtuesve të Akademisë së
Voskopojës, Teodor Kavaliotit, është një fjalor i trefishtë në gjuhën greke, vllahe dhe shqipe, me një rëndësi shumë të madhe për
albanologët dhe leksikografët. “Protopeiria” është jo vetëm një dëshmi gjuhësore, por edhe historike.

Faqja e pare dhe e dyte e vepres se Kavaliotit “Protopeiria”
Protopeiria paraqitet si një libër i vogël, in 8º, me 96 faqe të shtypura. Kapakët i ka të dëmtuar nga koha, por lidhjen ende të fortë. Faqja e titullit
është kompozuar simbas modelit tip të shtypshkronjave venedikase me këtë tekst në greqishte: “Protopeiria / prej/ Fort-të-mësuarit,/ dhe Fort-të
-ndritshmit Mësues,/ Predikator i Shenjtë,/ dhe Protopapë Zotëri/ Teodor Anastas/ Kavalioti/ Voskopojarit/ e shkruar/ dhe e nxjerrë në dritë nga
shtypi tani së pari me shpenzime të Fort-të-nderuarit dhe Fort-punëmbarit/ Zotëri Jorgji Trikupa, i mbiemëruar edhe Kos/miki prej atdheut/
Voskopojë./ [Një fri​
zë.] / Në Venedik/ më 1770 / prej Antonio Bortoli-t”. Në rreshtin e fundit latinisht: “Superiorum permissu ac privilegio”. Në
f. 3 ndodhet një parathënie e shkurtër e Kavaliotit. Në verso të së njëjtës faqe një gravurë në dru që paraqet Trininë e Shenjtë. Faqet 5-11
përfshijnë abetaren greke, ndërsa në f. 12 vijon një gravurë që paraqet Shën Mërinë me Jesuin foshnjë. Prej f. 13 fillon fjalori greqisht-vllahishtshqip, në tri kolona, me radhë alfabetike. Mbi tekstin ndodhet një frizë, nën të titujt e tri kolonave me fjalët: Rhomajika, Vllahika, Allvanitika. Ka
1070 fjalë. Fjalori zë 46 faqe dhe mbyllet me një gravurë në dru në f. 59. Më tej Protopeiria ka përmbajtjen e zakonshme të librave të leximit të
asaj kohe. Në f. 61 ka një lutje drejtuar Shën Mërisë. Vijojnë disa faqe me pjesë nga Bibla. Prej f. 68 deri në f. 79 ka mësime të ndryshme
morale, fjalë të urta dhe lutje. Faqja 80 ka tri gravura më të vogla, megjithëkëtë të qarta, që paraqesin Darkën e Fshehtë, Mundimin e Krishtit
dhe Varrimin. Në faqen vijuese, sipër, një gravurë që paraqet Ngjalljen. Deri në f. 92 vijojnë tekste kishtare, ndërsa prej f. 93 deri në f. 96
përfshihet pjesa aritmetike e Protopeirisë.
Në teknikën e gravurave specialistët kanë dalluar elementet tradicionale të artit të shtypjes venedikas, të famshëm në gjithë Europën, dhe që
Republika ia detyronte mjeshtrit të shquar gjerman Ratdolt. Pjesa tjetër e zbukurimeve: iniciale, korniza, friza, si dhe trajta kursive e shkronjave
dhe formati in 8° i përkasin stilit të quajtur aldin.
Nga rrjedhojat e mëtejshme të shkatërrimit të Voskopojës për kërkuesit europianë u shpëtuan prej këtij libërthi vetëm dy ekzemplarë. I pari qe ai
www.panorama.com.al/2012/09/10/“protopeiria”-i-kavaliotit/

1/3

qysh kur i bënte riprodhimin. në një mjedis të tillë. ra në dorë të gjuhëtarit gjerman Johann Thunmann. Ka shumë të ngjarë të ketë qenë ky ballafaqim gjuhësor një ndër shtysat më të fuqishme që i ka dhënë shkas clash-it qytetërimor. të dy në Perëndim. Padovë etj. Pikërisht Kavalioti. i ve​ tëm nuk gjendej më. jo çdo gjuhe i ishte dhënë e drejta e të shprehurit të mistereve të besimit dhe përdorimi në liturgji i “gjuhëve të tjera” nuk mund veçse ta tradhtonte fjalën e shenjtë. Miclosich-it dhe Meyer-it. XVIII tanimë kishin filluar. për të cilin do të flasë në shekullin tonë Huntington-i. madje përpara vetë këtij revolucioni. i cili e riprodhoi fjalorin në veprën e vet. që ruhet në Bibliotekën e Akademisë së Rumanisë duhet të jetë po ai me të cilin ka punuar Meyer-i. në kuptimin e plotë të fjalës. Por shkencërisht nuk mund të mos vihet re se një gjuhë nuk është thjesht “fakt natyror”. si protoieré i madh i Voskopojës. krahas lëvizjeve kombëtare. autori i trigjuhëshit. pra jashtë zonës së goditur nga veprimtaria e klerit grek. ajo është një institucion njerëzor që evoluon së toku me ngjarjet historike. kemi të bëjmë me një libërth krejt të thjeshtë. është zhvilluar prirja e Kavaliotit dhe pasuesve të tij në “Akademinë e Re” të Voskopojës për t’i kundërvënë teologjizmit rigjid të klerit të vjetër ballkanas “filozofinë e re” të modelit perëndimor duke futur në këtë akademi teoritë e Descarters-it. Vetë përpjekja e Kavaliotit. ka ardhur duke u theksuar prirja e vetë aristokracisë voskopojare për t’i dërguar bijtë e vet për studime në Perëndim. Kant-it. por që ka shënuar një nga karrierat më të habitshme në jetën e librave për shkak të “fjalorit” që përmban. dhe mbërriti në përfundimin: “Protopeiria është zhdukur”. ndërsa më 1841 bullgarëve u është dashur të bëjnë një “botim” të dytë të katërgjuhëshit si trigjuhësh. Thunmann-i thoshte në shënimet e tij se Protoperiria ishte bërë tanimë (më 1773) një “libër i rrallë”. që kanë qenë po aq të kërkuar e të përdoruar. mbështetej po te riprodhimet. po hapej me shpejtësi në zonën në fjalë. Patrikana Ekumenike e Stambollit suprimoi Kryepeshkopatën e Pejës më 1766 dhe atë të Ohrisë më 1767. Kisha e Kostandinopojës. si dhe sado i reduktuar të ketë qenë tirazhi i tij. duke i zëvendësuar vllahishten dhe shqipen me turqishten. XVI. e njohur si “kishë greke”. Madje nuk rezultonte as regjistrimi i tij në librin e inventarit. ndërsa popujt e Ballkanit prireshin drejt jetëve të tyre “kombëtare”. Këtë situatë na e dëshmon trigjuhëshi i Kavaliotit dhe. ish-nxënës i Akademisë së Voskopojës dhe admirues i Kavaliotit. Fakti që në një interval 167 vjetësh nga shtypja e Propopeirisë u gjendën vetëm dy ekzemplarë të saj. Prej Baerit e bleu Biblioteka e Akademisë Rumune në nëntor 1910 për 600 marka të asaj kohe. ai që riprodhon Thunmann-i ka pasur 104 faqe.. Këto fakte shtyjnë që shpjegimi i zhdukjes së kësaj vepre të kërkohet jo te “përdorimi” a “konsumimi”. Për befasi të studiuesve. ashtu dhe për bibliografët. Duke e vendosur në kuadrin e lëvizjes mendore ku ai u shfaq dhe funksionoi. frëngjisht dhe më vonë gjermanisht) dhe. për të mbajtur letërkëmbim në frëngjisht. që në shek. Leibnitz-it. edhe kulturore. e vërteton këtë: është një akt bravure që. u zhduk. Mbas vdekjes së Thunmann-it ky ekz. së toku me të. në to ndodhej një alfabet latin. Ishin veprime që synonin drejtpërsëdrejti pengimin e lëvizjes rilindëse të popujve jogrekë të Ballkanit. prej të cilëve megjithëkëtë ekzemplarë janë ruajtur. Sakaq. para përhapjes në rajon të “frymës luftarake” të Revolucionit frëng. kishte dhënë kontributin e vet edhe në Metropolinë e Ohrisë dhe kishte predikuar edhe në katedralen e Prima Iustinianës (Ohrisë). Gassendi-t. vllahishte dhe bullgarishte janë realizuar mbi bazën e këtyre fjalorëve disagjuhësh dhe autorët e tyre është e drejta të përfillen si pararendës të gjuhësisë së krahasuar për Ballkanin. Meyer-i e ribotoi më 1897 me përkthimin gjermanisht dhe me shënime gjuhësore. atëherë. të detyron të pranosh se Fjalori i Kavaliotit është zhdukur si pasojë e fushatës së shpërthyer prej Kishës greke. të trajtosh nën shenjën e barazisë gjuhën “e shenjtë” të grekëve me gjuhët “barbare” të vllehëve dhe të shqiptarëve. XVIII dhe në fillim të shek. është doemos zhdukja e plotë e tij. deri www. Malebranche-it etj. dhe sidomos libra dore. ne. Kjo mungesë i ka bërë hulumtuesit të mendojnë se ekz. t’u japësh të drejtë autorëve si Ruffini sa u përket shkaqeve të zhdukjes. qysh nga fundi i shek. në mos kundërshtie. të atij që e quaj “qytetërim voskopojar”. edhe lëvizjet për pavarësimin e Kishave përkatësisht shqiptare dhe vllahe. Si mbas kësaj ndarjeje. XVIII shkaktoi rrënimin e qytetit të Voskopojës dhe bjerrjen. XVIII. përgjithësisht për të përvetësuar një mënyrë jetese sa më perëndimore. Detyrohesh. të cilat edhe në ekz. e dytë e zbuloi gjuhëtari Gustav Meyer më 1895. por në drejtime të tjera. Prej kësaj Kishe greqishtja mbahej “gjuhë e shenjtë”. së paku në bilbliotekat e Greqisë duhej të gjendeshin prej tij ekzemplarë. që përshkrova mungojnë. Ç’është e vërteta. e ke​ mi të vështirë ta kuptojmë një këso procesi. Sikurse shihet. të padëshirueshme për grekët. i mbetej të mbështetej vetëm mbi riprodhimet e Thunmann-it. pa e ditur se më 1935 Protopeiria qe rishfaqur nga depozitat e thesarit të Mbretërisë rumune të transferuara në Moskë prej Akademisë në kontingjencat e Luftës. Rrënimi i parë i Voskopojës realizohej më 1769. XVIII. Kur më 1909 dijetarit Pericle Papahagi i duhej ta riprodhonte në antologjinë e tij Shkrimtarë arumunë të shek. që në trigjuhëshin e tij krahas një gjuhe “të shenjtë” (greqishte) vendos dy gjuhë “vulgare” (vllahishte dhe shqipe). sidomos të shqiptarëve dhe vllehëve të cilët. ndërkohë që gjuhët e tjera vendore përfilleshin “vulgare”. duke ngulmuar të bashkonte gjithë “popullsinë e krishterë” në një bashkësi të vetme. kundër të gjithë librave që ndihmonin në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare të popujve jogrekë nën Perandorinë osmane. Ky proces regresiv i Kishës greke vononte ndjeshëm. Rëndësia e një libërthi të këtillë në rizgjimin kombëtar të popujve në fjalë shihet edhe nga fakti që Fjalori i Kavaliotit ka qarkulluar edhe i rikopjuar me dorë. vijonte të përdorej si gjuhë unike. njëherësh liturgjike dhe letrare. për vetë pozicionin e tyre gjeografik. në kontrastim me këtë situatë të krijuar nga Kisha greke. duket se ky i dyti kishte shpëtuar në sajë të një tregtari voskopojar që ndodhej në Austri ose ishte strehuar atje mbas shkatërrimit të Voskopojës. arsye të mjaftueshme që të mendojmë se është dhënë urdhri që libri të hiqet nga shitja dhe madje të digjet”.al/2012/09/10/“protopeiria”-i-kavaliotit/ 2/3 . Sepse njohim botime. ato i kanë quajtur edhe “më të bukurat dhurata të popujve ballkanikë për kulturën e botës”. XIX. Në këtë mënyrë Kisha greke përqendronte në duart e veta edhe metropolitë e zonës në fjalë.panorama. të një libri si ai i Kavaliotit: “Ka.com. ku të nxenin gjuhët perëndimore. Ky ekz. i Meyer-it kishte 96 faqe. profesor në Universitetin e Halle-s dhe bashkëkohës i Kavaliotit. Por Fjalori i Kavaliotit dhe ai i ndonjë ndjekësi të tij paraqiten të rëndësishëm në një aspekt përtej filologjik: me ta fillon në Ballkan historia e rilindjes mendore të popujve përkatës. Një vit më vonë hulumtuesit rumunë e zbuluan ekz. nuk gjeti dot asnjë ekz. të lavronin gjuhët “popullore”. mbas Luftës I Botërore as në këtë bibliotekë ekz. do të trondiste botën ballkanike. italisht. disa vjet mbas botimit të tij. e Meyer-it në katalogun e antikuarit Joseph Baer nga Frankfurti-mbi-Mein. Sado i kërkuar dhe i përdoruar të ketë qenë ai. shpërthente një fushatë të egër për të ruajtur hegjemoninë e vet të ashtuquajtur të “traditës bizantine”.i shpëtuar prej aventurierit voskopojar Kostë Haxhi Jorgji Xhehani. nga tjetra. së toku me katërgjuhëshin e Danielit. pra pikërisht dy vjet mbas këtij su​ primimi kishtar. XVIII. dhe i cili në gjysmën e dytë të shek. duke e vë​ në pjesën shqipe në alfabetin shqip. për të shtypur tekste shkollore në Venedik. Nuk ka dyshim që një gjendje e tillë të ketë krijuar për “qytetërimin voskopojar” një situatë dileme. e “Patriarkatit ekumenik”. nga njëra anë. mbasi jetojmë në epokën kur është imponuar prirja për ta modeluar gjuhën mbi kombin. sikurse dëshmon kopja e gjetur në manastirin e Shën Pandelejmonit të Malit Athos. Si gjuhë dijeje. XVIII: mësuesit dhe shkruesit e saj e quanin praktikë normale që greqishtja si gjuhë dijeje të mos i pengonte. në fund të shek. të shfaqur pa kurrfarë buje. si për studiuesit e tij. Ndërsa ekz. Kur më 1882 Miclosich-it i dukej për hulumtimet e veta. vetëm tre vjet mbas botimit. gjuha e Kishës greke. me rastin e udhëtimit në Gjermani më 1773. Ajo çfarë e ka bërë më “të habitshme” karrierën e këtij libri. Në ballafaqim dhe. “ta bënte Zotin të thoshte atë çfarë ai nuk e kishte thënë”. Kur më 1936-39 dijetari shqiptar Ilo Mitkë-Qafëzezi e ribotonte Fjalorin e Kavaliotit në Shqipëri në revistën “LEKA”. Ekz. shumë më të vjetër nga Protopeiria. pra. Duke përdorur si përligjje rrezikun e muslimanizimit që. Një tradite tanimë të re i brendashkruhej lëvizja mendore e Voskopojës e shek. depërtonin thellë në zemër të Greqisë dhe mund të krijonin aty konflikte si etnike. Nga ana tjetër. të sotmit. studimet e para për njohjen e gjuhëve shqipe. Simbas përshkrimit të Thunmann-it. për këtë arsye studiuesit nuk kanë ngurruar ta lidhin këtë akt te gjeneza e ideologjisë nacionaliste që. nën titullin Die Protopeiria des Kavaliotis dhe me nëntitullin sensacional Ein Unicum. të përthithnin në qytetin e tyre kulturën perëndimore (me libra në latinisht. sidomos. njerëzit e sotëm. e përfillim gjuhën si një fakt thjesht natyror. Në gjysmën e dytë të shek. ka lindur nevoja për katërgjuhëshin greqisht-vllahisht-shqipbullgarisht të Daniel Voskopojarit. Ne. sidomos mbas shek.

për të cilat një historian i madh të ideve thotë se “vetëm në sajë të një përgjithësimi të vonë qeniet njerëzore që flasin të njëjtën gjuhë konsiderohen miq. atëherë vëmë re se si për një intelektual voskopojar të asaj kohe duket të ketë qenë diçka e zakonshme t’i përdorte të tria gjuhët e mjedisit shumëgjuhësh të qytetit të tij. se Kavalioti “kupton dhe flet greqishten.panorama. tani Fëmijët identikë. Në pikun e “Krizës së Orientit”. simbas shprehjes së Einar Hanger-it. Hulumtuesit që do të vijnë nga “Perëndimi” do të çmeriten në këtë zonë prej nacionalizmit gjuhësor agresiv që ngreh e hedh në përdorim shkollën kundër familjes. 1234 Kur hakerat e Zvicrës Me shume nga kjo CDU. për një situatë bashkekzistimi disa gjuhësh. gjatë periudhës së formimit të shteteve “moderne” në Gadishull. sllavë etj. vepra s’cenon fenë Venecia. Gjatë luftërave ballkanike.… 3/3 . intelektualët dhe shpresa për të ardhmen Letër Paridit Mrekullia e munguar Të gjithë kundër gjakmarrjes Artistët: Sjellja e kuratorit. ac privilegio”. katërgjuhëshi i Daniel Voskopojarit mbas tij. pra. Është. komisione ndërkombëtare si ai i të famshmit Carnegie Endoëment do të indinjohen kur të konstatojnë se si zona të tilla. kishën kundër shkollës. e ulët. Situata në fjalë do të përdhunohet qysh në të gjallë të Kavaliotit. madje ajo duket se ka qenë e lëkundur qysh kur ai ka qenë i detyruar që.diku. në të cilën shumëgjuhësia duket diçka aq normale. armët kundër kishës etj. me sa duket.com. vllahishten dhe shqipen si gjuhë amtare”. Në këtë kuptim. pikërisht prej situatatash të këtilla të rralla gjuha e një populli shfaqet. saqë identifikimi i individit vetëm e vetëm nëpërmjet njërës prej tyre do të delte arbitrar. do të shtypen me hekur. Është fjala. Po të shtojmë dhe faktin që na vjen prej Thunmann-it. një nga ato situata shumësie të gjuhëve dhe të popujve. ndërkohë që vepra si ajo e Kavaliotit do të llogariten të zhdukura ose të mbuluara me heshtje.al/2012/09/10/“protopeiria”-i-kavaliotit/ Ja çfarë bëjnë politikanët kuintave tek “Opinion” kryeredaktorja Desada Metaj: 15 vite “Opinion”. ish-babele gjuhësh dhe etnish. të vejë në Venedik dhe ta shtypë atë nën lejen e autoriteteve të Vatikanit: “Superiorum permissu. ish-këshilltarja e Helmut katërnjakëve identikë u ka rruar… opozitës siriane njoftuan se… kategori:Shuplakë e fortë… Kohl… www. nëna u rruan Fjalëkalimi i Asadit më “idioti” në tifozët kuqezi për ndeshjen kundër e quajnë “Kumbarja” Kritikat nga kokën me numra Nëna e botë. zona Shqipëri-Maqedoni-Epir-Greqi do të bëhet fushë beteje e filologëve grekë. “Anija e ëmbël” merr çmimin “Pasinetti” Koha kur kërcënonte Kreshniku Tw eet 0 0 Send 1 Zbulohet fanella e përgatitur nga Shuplakë e fortë për Merkel. të informuar prej voskopojarit Kostë Haxhi Jorgji Xhehani. si “artefakt kulturor”. ndërsa ata që flasin një gjuhë tjetër konsiderohen si armiq”. gati për 100-vjetor Paria. duke shkruar në këtë mënyrë kapitujt më të trishtë në historinë e tyre të luftës së “gjuhëve kundër gjuhëve” Pjesë nga punimi “Edhe një herë për Unicum-in e Kavaliotit” Me shume nga kjo kategori: Udhëtimi i At Zef Valentinit në “Lahutën e Malcis” “Luani” i Venecias shkon në Korenë e Jugut Restaurohet “Nëntori i dytë”. për të botuar Protopeirinë. do të digjen me zjarr dhe do të lahen në gjak. mandej. Edhe vetë shkatërrimi i Voskopojës mund të lexohet simbolikisht si përmbysje e dhunshme e kësaj situate.