KOLEGJI UNIVERSITAR ILIRIA

FAKULTETI I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACISË Viti akademik 2009 / 2010 Semestri VI
Lënda

Lindja e Mesme
Tema

Rëndësia e Islamit Politik dhe ndikimi në Lindjen e Mesme
Tipi i punimit ESE (argumentuese)

Prof i Lëndës Mr. Memli Krasniqi

Studenti, ID 50 -10009

2,185 fjalë

Prishtinë, 08.06. 2010

Hyrje Qasja rreth konceptit me temë;´ Rëndësia e Islamit Politik dhe ndikimi në Lindjen e Mesme´ nuk është fare e thjeshtë për tu elaboruar, madje tejet e ndërlikuar. Kjo për faktin e komplesitetit të dimensioneve kulturore fetare e politike, të ndikimit të brendshëm apo të jashtëm që mendohet të trajtohen shkurtimisht në këtë temë i bënë të vështirësuar konceptet themelore të mundësisë reale të krijimit apo përshtatjes të sistemeve politike (sheriatit) dhe harmonizimit të të kuptuarit të një bote ndryshe, e jo të pamjeve siç thotë të autori Reza Aslan1 ³të imazhit të terroristit islamik i mbështjellë me dinamit, që ëndërron vetëm të vetësakrifikohet për Allahun´ gjë që mendohet të jetë shumë e largët për të ndryshuar. Pyetja themelore: Në cilin nivel ka arritur vetëdija politike Islami Politik në Lindjen e Mesme? Dhe Problemi themelor: Ndërlikueshmëria e rrymave pro dhe kundër reformave të demokratizimit të pushteteve në botën arabe. Teza ime në këtë ese konsiston në përpjekjet e mia orientuese për dhënien e përgjegjjeve të këtyre prespektivave, të mundësisë së çasjes politke liberale për Lindjen e Mesme e cila përfundimisht do të krijonte nevojën e aspekteve, rrespektivisht të ndikimit apo të nënshtrimit, të koherencës apo influencës, të objektivitetit apo subjektivizmit politik dhe gjeopolitik fetar dhe gjeostrategjik e kombëtar të arabëve në instalimin e sistemeve të kombinuara të përshtatjes në mes të sistemit të sheriatit dhe sistemit të demokracisë në Lindjen e Mesme. Punimi është i organizuar në atë formë karakteresh tematike që ruajnë thelbësisht, lidhjen organike dhe që argumentojnë përkufizime teorike të qëndrueshme.
1 Prof. Dr. Reza Aslan, islamolog i njohur i lindur më 1972 në Teheran, është shkrimtar iraniano ± amerikan me ndikim të jashtëzakonshëm në përceptimin e islamit ndryshe. Veprat e tij kan patur një ndikim si në Perendim poashtu edhe në vendet Islame një analizë dhe mund të thuhet se ka krijuar botluptime të reja në raport me Islamin dhe Perendimin dhe nevojen e Islamit Politik. Marrë në; http://www.forumimusliman.org/simpoziumi.pdf

2

KËNDVËSHTRIME TË PËRGJITHSHME

Rikonceptimi i Islamit Politik

Arsyeja pse po e filloj sipas kuptimit foljor të nocioneve ³Rikonceptimi i Islamit politik´, ka të bëjë me idenë, sipas konceptit politiko ekonomik; historiko filozofik; koncepti i vijës ± optikës së universit drejt univerzalës; Rikonceptimi i përshtatjes së kohorës me bashkëkohorën ± me vetëdijen hyjnore; Rikonceptimi i ndërdijes, moralit dhe karakterit intelektual e universal të islamit; kualiteti i komunikimit ndërnjerëzor, qytetërues e civilizues; Parimi i vlerave hyjnore kundrejt (harmonizmimit) të vlerave Perëndimre. Sipas këtyre atributeve del në pah karakteri i ³Ringjalljes´, ³Rizgjimit´, ³Rimarrjës´, drejt ³ Bashkëkohorës dhe ridimenzionimit të ri politik Islam´. 2 Feja Islame që në lindjen e saj u ndërthur ngusht me pushtetin politik. Profeti Muhammed formoi dhe drejtoi një shtet të fortë. 3 Sipas autorëve me prirje islame, Islami është një mesazh univerzal dhe mbishekullor, mbikohorë, i cili në përmasa historike ekziston në çdo fazë dhe rreth.4 Megjithate tendenca për krijimin e një sistemi politik islam ka vazhduar edhe pas vdekjes së profetit Muhammed. Koncepti i tillë për një sistem të shtrijes politike islame (sheriatit) ka përfunduar si duket me rënien e Perandorisë Osmane.5

UMI ± ILIRIA Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, Viti akademik 2008/2009, Semestri III, lënda;Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare II. Identiteti Politik:³Koncepte perëndimore dhe botëkuptime islamike´ Tipi i punimit PUNIM SEMINARIK Prof i Lëndës Mr. Dritëro Arifi, Përgaditi, Bahri Gashi Nr.ID 5010009, Prishtinë, 07 Janar 2009 , nëntema; Rikonceptimi i univerzalizmit Islamik, faqe 4 3 QSHSSA ± Qendra Shqiptare e Studimeve për Sigurinë Kombëtare, tema Islami, mes religjionit, politikës dhe terrorizmit. Publikuar e Enjte 14 Korrik 2005 Xhavit Shala / http://www.acnss.com/html/studime/14islami.htm 4 Ali Bullaç´ Koncepte dhe sisteme bashkëkohore, hyrje faqe 21 5 Po aty.

2

3

Sot në botën arabe të Lindjes së Mesme, ekzistojnë shtete të tipit organik sipas sistemit të sheriatit6, mirëpo akoma nuk po arrinë konceptimi dhe ndoshta harmonizimi me sistemin tjetër të botës perëndimore (me demokracinë).7 Sikurse, që në botë ekzistojnë 1.2 miliardë mysliman, përfshirë 350 milion në Lindjen e Mesme dhe më shumë se sa 200 milion vetëm në botën arabe. Ndërsa do të ishte e volitshme të pranohet që, nëse shumacia e myslimanëve përqafuan idealet laike perëndimor, për të mos përmendur demokracinë perëndimor, forcat mbizotëruese opozitare në botën e gjerë myslimane ± jo më pak në botën arabe ± e mohojnë me forcë laicizmin si kontradiktor ndaj Islamit dhe janë thellësisht skeptike ndaj demokracisë mbi baza normative.8 Sipas dijetarit islam Jusuf el Kardavi konceptin mbi demokracinë e konsideron; ³Ai, i cili demokracinë e barazon me mosbesim, nuk e kupton as Islamin, as demokracinë´9 Ekzistojnë edhe mendime se në rastin e Islamit duhet parë, mes tjerash, se çështja e raportit mes fesë dhe politikës nuk është identike, sikurse raporti i kishës dhe religjionit. Nëse këtij dallimi nuk i kushtohet kujdes, mund të arrihen disa konfuzione si në planin teorik ashtu edhe në atë praktik 10 Pra ekziston tendenca që Islami të interpretohet edhe si fe, besim por edhe si koncept Islam politik.

³SHERIAT´, ligj Islam, kushtetutë, mënyra e të jetuarit sipas Islamit. Me konceptin e harmonizimit nuk nënkuptojmë shtrembërimin ose devijimin e sistemit të sheriatit në me ate të sistemit demokratik, por nënkuptojmë harmonizimin në aspektin e ndarjes së pushteteve si vullnet i votës së lirë dhe modelet e impelemntimit të sistemit demoktatik janë më teknologjike dhe bashkëkohore dhe pikërisht shtete të ndryshme të botës islame kanë nevojë për përvojat e demokracisë. 8 Louice Fawcett, Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, përkthyer nga Enri Hide, Kap 6 (Rebusi i referimeve Politike në Lindjen e Mesme), nga autori Augost Richard Norton, pjesa e 4, Myslimanët dhe cështja e reformave politike. Faqe 147 9 Dr. Jusuf el-Kardavi u lind me 09.09.1926 në fshatin Safet Turab, Mehale el Kubra, Republika Arabe e Egjiptit, në një fshat me traditë të lashtë dhe rëndësi të madhe në Islam, pasiqë aty vdiq Abdullah bin el Harith bin Xhez-i el Zubejdij, sahabiju i fundit i cili vdiq dhe u varros në Egjipt. Për më tepër rreth jetës dhe veprës shkencore të Jusuf el Kardavit shih:http://www.horizonti.com/leksikoni/figura_2002_07_24_4222.php 10 Islami si besim dhe Islami si Politikë´ www.forumi.kurandhesunet.net
7

6

4

Megjithatë në botën islame ekzistojnë disa rryma ideologjishë politike fetare, ndryshe të njohura edhe si lëvizje reformatore fetare e politike.11 Projektet politke nën petkun e Islamit janë prirje që rryma të ndryshme sikurse Lëvizja Selefiste, e rilindjes së muslimanëve nga M.Rashid Rida, ku kjo ide modifkua dhe pasua nga Hasan el Banna me konceptimin e ³Vllazërisë Muslimane´ e cila ngre tezat e saj mbi islamin radikal si një platformë e re politike.12 Islami Politik Radikal në Lindjen e Mesme ka vazhduar mbi koncepte dhe dimenzione të reja politke dhe si ti tillë nuk u zhvillua rastësisht. Ndër faktorët që ndikuan në lindjen, fuqizimin dhe ardhjen në pushtet në disa vende të Lindjes së Mesme janë: Faktorët Politik, Faktorët Ekonomik, Faktorët Social dhe Faktorët Gjeopolitik.13 Sipas këtyre faktorëve, lëvizjet Islame ishin kthyer në koncepte politike me synimin e marrjes së pushteteve të brendshme, një rast tipik i referohemi revolucionit islamik në Iran të vitit 1979, Hezbullahut në Liban etj. Pra në vijim mund të themi se koncepti mbi Islamin politik - teokratik në vendet e Lindjes së Mesme është kthyer në model të llojit të vet për përmbytjen e pushteteve ekzistuese dhe pushteteve pushtuese. Sipas një mendimi tjetër të autorit Paul Tedeschini, imponimi i Fjales së Allahut nëpërmjet pushtetit të sundimtarve, është ³Islami Teokratik´. Termi ³Teokratik´ vjen nga greqishtja e vjeter, ku ³Toe´ është si ³Doe´ ose ³Dio´ ose ³Zot´ . Ndërsa fjala ³Kracì´ do të thotë ³Formë qeverisje´. Pra Teokracìa është një formë qeverisje në të cilën pushteti politik është i bazuar në parimet fetare.14

Prof. Mr Memli Krasniqi, ligjerata të autorizuara me temë: Islami Politik dhe ndikimi i tij në Lindjen e Mesme, mbajtur me 28.05.2010 12 Po aty QSHSSA ± Qendra Shqiptare e Studimeve për Sigurinë Kombëtare, tema Islami, mes religjionit, politikës dhe terrorizmit. Publikuar e Enjte 14 Korrik 2005 Xhavit Shala / http://www.acnss.com/html/studime/14islami.htm
13
14

11

Po aty / Islami dhe Politka

Paul Tedeschini, 29.04.2010 http://kosova.albemigrant.com/?p=18253 / Prendimi i ³Islamit Teokratik´ ka fillue. Ekziston nji dallim thelbësor ndermjet ³Besimit Fetar Islam´ dhe ³Islamit Teokratik´ ose thane ndryshe ³Sheriatit´ .

5

Fundamentalizmi Islamik si lëvizje politike, synon të vie në pushtet në vendet muslimane dhe të përdorin organizimin shtetror për të quar deri në fund qëllimet e tyre. Lëvizjet fundamentaliste islamike shpesh janë të lidhura dierkt apo indirekt me grupe të tilla, të cilat përfaqësojnë krahun e armatosur.15 Sipas frazës së Edmund Burkes, Islami politik radikal është një ³doktrinë e armatosur´, pra fitorja ushtarake është me të vërtetë thelbësore16. Sipas koncepteve teorike të neoorientalizmit dhe fundamentalizmit islamik shpesh u është shmangur komentuesve dhe përndjekësve të vet akademik. Ngritja e tij e pashpresuar si lëvizje aktive politike që gëzon përmbajtjen e gjerë popullore njërën palë e ka habitur kurse tjetrën e ka ngushulluar. Përkundër kësaj, orientalistët tradicionalë kanë qenë të entuziazmuar me evidentshmërinë e ndodhive për të cilat dukej se dëshmojnë atë për çka ata të gjithë kanë deklaruar se paraqet gjithëpraninë e islamit si sistem që i përshkon të gjitha sferat e jetës në vendet muslimane.17 Pra me një konstatim mund të thuhet se ekzistojnë një mori konceptesh dhe tezash teotike dhe praktike të lëvizjeve islamike politike cilat mëtojnë ta arrijnë të thyejnë botkuptimin e të qenurit tradicional vetëm mbi baza fetare të ritualitetit, por edhe Islami politik dhe krijimi i një përfillje të ndikimit gjithnjë e më të madhë në Lindjen e Mesme.

15 16

Po aty / Islami dhe Terrorizmi http://trendet.net/www/2009/08/08/si-te-shpetohet-bota-arabe/ Si të shpëtohet bota arabe Fareed ZAKARIA http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=74 Neoorientalizmi dhe fundamentalizmi islamik Y. M. Choueiri

Përktheu: Adnan Kika
17

6

Po ashtu Modernizimi ose ³Perëndimizimi´ i Azisë ka marrë shumë forma, disa prej të cilave, si për shembull pranimi i teknologjive të reja janë përthithur në mënyrë relativisht të lehtë pa ndryshuar shumë edhe shoqëritë më tradicionale 18 Shembulli më tipik i këtij ndryshimi është krahasimi i Turqisë së sotshme, EBA ( Dubai). 19 Me shfaqjen e vet politike Ringjallja Islamike ka disa ngjashmëri me ³marksizmin´, me shkrimet e shenjta, me përfytyrimin e shoqërisë së përsosur, zotimin për ndryshimin rrënjësor, mospranimin e shtetit komb, si dhe larminë doktrinore nga reformizmi i përmbajtur deri te revolucionarizmi.20 Mirëpo, identifikimi korrekt i këtyre elementeve dhe gjetja e mënyrës më të mirë për bashkëpunim me ta nuk është gjithnjë e lehtë.21 Për këtë arsye duket e natyrshme të përkrahen këto elemente brenda Islamit të cilët janë më kompatibile me paqen globale dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe të cilat miqësisht janë përcaktuar ndaj demokracisë dhe modernitetit.22 Në fakt rikonceptimi apo ridefinimi - ringjallja Islamike (politike) është përpjekja e myslimanëve për ta arritur këtë synim. Është një lëvizje e gjerë intelektuale, kulturore, shoqërore dhe politike, që mbizotëron në mbarë botën Islamike.23 Edhe përkundër faktit të rritjes së botës politike e intelektuale në Lindjen e Mesme, ekziston vetëm një arsye themelore për konfliktin e tanishëm në Lindjen e Mesme: fakti se palët nuk duan të bëjnë paqe. Ajo çfarë Izraeli duhet të bëjë është që të veproj në përputhje me rezolutën OKB-së 242 dhe të tërhiqet në kufijtë e para 1967, dhe të njohë dhe garantoj të drejtat e popullit të Palestinës.
http://www.albatlanta.com/webpub/publications/viewpub.asp?ID=1458 Konflikti më shumë se 2500 vjeçar ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, Anthony Pagden 19 Prof. Mr Memli Krasniqi, ligjerata të autorizuara me temë: Islami Politik dhe ndikimi i tij në Lindjen e Mesme, mbajtur me 28.05.2010 20 S.P.Huntington ´ Përplasja e qytetrimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror´ Ringjallja Islamike, faqe 172 21 Cheryl Benard ³Amerikanët reformojnë Islamin´ http://www.zëri islam.com / artikujt/ pr2html 22 Shih; po aty http://www.zëri islam.com / artikujt/ pr2html 23 S.P.Huntington ´ Përplasja e qytetrimeve dhe ribërja e rendit të ri botëror´ Ringjallja Islamike, faqe 170
18

7

Ajo që Palestina (dhe Arabët tjerë) duhej të bënin është që ti braktisin synimin e tillë siç është "zbrazja e Izraelit në det" dhe ta pranojnë bashkëjetesën me çifutët. Gjëja më e rëndësishme për të gjithë është që qëllimet e tyre mos ti ndotin me veprime barbare të terrorizimit të civileve.24 Specialisti i njohur për Lindjen e Mesme, Bernar Luis, këshilloi që të mos quheshin fajtorë e armiq gjithë myslimanët, por ama, të mbahej parasysh se një numër i madh myslimanësh ishin fajtorë e armiq, jo se duheshin gjetur armiq për Perëndimin, por se ata ishin vërtetë të tillë.25 Sipas debatit26 të pas viteve të 90 ta të zhvilluar edhe nga Samuel P. Hantingtoni, ai e çliron Perëndimin nga çdo përgjegjësi kur shkruan se: "Amerikanët nuk e shohin fenë e Islamit, njerëzit e saj, qytetërimin e saj si armiq të Amerikës. Militantët islamikë, fetarë e laikë, i shohin Amerikën, njerëzit e saj, fenë e saj, qytetërimin e saj si armiq të Islamit dhe amerikanët nuk kanë ç¶të bëjnë, përveçse t¶i shohin në të njëjtën mënyrë militantët islamikë".27 Këto debate dhe shumë të tjera kanë nxitë akoma e më shumë vetëdijën e Islamit Politik dhe njëkohsisht kriza momentale e Islamit manifestohet me prapambeturinë dhe lidhjen e humbur me amzën globale. Bota Islame tash më një kohë të gjatë vuan nga prapambeturia dhe pafuqia kooperative politike.

24 Harun Yahya / ISLAMI I KA SJELLE PAQE DHE HARMONI LINDJES SE MESME GJATE TERE HISTORISËhttp://us1.harunyahya.com/Detail/T/EDCRFV/productId/3691/ISLAMI_I_KA_SJELLE_PAQE_DHE_H ARMONI_LINDJES_SE_MESME_GJATE_TERE_HISTORISE_ 25 http://alb-drejtesia.com/news.php?readmore=373 / Bernar Luis "Kriza e Islamit" fq.31

Debatin e ndezi shumë buja që bëri teza e shpallur nga politologu amerikan Samuel P. Hantington në vitet 1993-96 mbi "përplasjen e qytetërimeve" si burimi kryesor i konflikteve në botë pas përfundimit të përplasjes së madhe ideologjike midis kapitalizmit perëndimor dhe socializmit lindor sovjetik. Nga kjo tezë dhe ajo e politologut tjetër amerikan Frensis Fukujama mbi "fundin e historisë" (1992), (me frymëzim marksist romantik)u krijua sipas Eduard Said "Përplasja e injorancës". Këto teza dhe shumë të tjera, skajshmërisht më radikale, të përpunuara nga grupi i intelektualëve neokonservatorë amerikanë me prirje proisraelite antimyslimane, kanë nxitur jo vetëm debate të zjarrta, por edhe zhvillime tronditëse në botë gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit. Marrë në http://albdrejtesia.com/news.php?readmore=373 27 http://alb-drejtesia.com/news.php?readmore=373 Samuel P.Hantignton "Kush jemi ne", 2004, fq. 365

26

8

Pa sukses janë provuar zgjidhja si Nacionalizmi, Panarabizmi, Socializmi, dhe Revuluzioni Islam. Kjo solli deri te flustrimi dhe mllefi i brendshëm fetar dhe politik brenda botës së Lindjes së Mesme. Njëkohësisht, bota Islame ka humbur hapin me kulturën globale botërore, që është gjendje tejte pakëndshme për të dyja palët. Në këtë gërshetim botëkuptimesh ridimenzionohen katër pozicione politike kryesore: 1. Fundamentalistët ( refuzojnë vlerat demokratike dhe kulturën Perëndimore) 2. Tradicionalistët ( dëshirojnë shoqëri konzervative) 3. Modernistët ( që bota Islame të bëhet pjesë e modernitetit global) 4. Shekullaristët ( që bota Islame të pranoj ndarjen ndërmjet fesë dhe shtetit)28 Me gjithë këto koncepte politiko - filozofike të ridimenzionimit politik të Islamit edhe përkundër humbjës së hapave po tentohet të përshtatin nocionin e vetëdijes hyjnore me praktikat ndërnjerëzore për të dëshmuar se univerzalizmi Islamik në koncept akoma dëshiron hapësirë kohore për të përmbushur dhe vendosur parimin e vlerave hyjnore kundrejt vlerave njerëzore në këndvështrimin global.

28

Cheryl Benard ³Amerikanët reformojnë Islamin´ http://www.zëri islam.com / artikujt/ pr2html

9

Përfundime E thënë edhe në fillim të kësaj materie, se nuk është fare e thjeshtë për ta përmbushur kuptimin real të identitetit të ri politik Islam dhe konceptet ndërmjet Perëndimit dhe Islamit dhe ndikimit të tij në Lindjën e Mesme. I vetëdijshëm se tema e shtjelluar ishte mjaft e ndërlikuar dhe herë herë mjaftë konfuze, madje kisha disa probleme edhe rreth formatit të përcaktimit konceptual për ta ruajtur karakterin funksional të kontunitetit të përmbajtjës, mund të themi se pjesërisht është analizuar dhe argumentuar mirë ky fenomen sa i ri, po aq edhe i vjetër i konceptit mbi Islamin politik. Ndoshta një e ardhme jo të largët do të kemi rastin të shohim dy kombinimet e sistemve dhe të jetuarit në harmoni në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive kushtetuese në mes të qenurit musliman dhe të jetuarit si i tillë brenda një kushtetute islame liberale demokratike. Në fund fare mund të thuhet se në të ardhmen e afërt lëvizjet politike Islame do të rriten, apo konotacioni i Islamit politik do të vie në pah vetëm atëherë kur duke u munduar ta kuptojmë Islamin vetëm si fe, apo si sistem të jetës, e që Islami absorbon dy siononimet e lartëpërmendura. Mesi apo fundi i shek XXI do të shënoj edhe fundin e dimenzioneve të reja të të kuptuarit e drejtë të Islamit Politik dhe demoktarizimit të sistemeve teokratike në shtetet e Lindjes së Mesme.

10

Burimet e literaturës;
Fawcett Louice, Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, përkthyer nga Enri Hide, Ed. 7/Shkenca Sociale, Sh.B UET ± Pres, Tiranë Huntington P. Samuel ´Përplasja e ytetrimeve dhe ribërja e rendit botëror´ Shtëpia botuese Logos ± A shtypi Fokus ± Prishtinë 2004 Bullaç Ali ´Koncepte dhe siteme bashkëkohore´ Shtëpia botuese Logos ± A shtypi Fokus ± Prishtinë 2005 Krasniqi Mr. Memli / Ligjerata të autorizuara / Viti akademik 2009- 2010. U.ILIRA Fjalori drejtëshkrimor i gjuhës shqipe 32.000 fjalë, Rilindja, redaksia e botimeve, Prishtinë 1983

Autor dhe mendime të cituar në tekst;
Reza Aslan, Bernar Luis Eduard Said, Jusuf el-Kardavi, Fareed ZAKARIA, Frensis Fukujama, Harun Yahya Memli Krasniqi, Paul Tedeschini Cheryl Benard

Dritare (burime) elektronike
http://www.acnss.com/html/studime http://www.horizonti.com/leksikoni/figura http:// www.forumi.kurandhesunet.net http://www.acnss.com/html/studime/14islami.htm http://www.zëri islam.com / artikujt/ pr2html http://alb-drejtesia.com/news.php?readmore=373 http://us1.harunyahya.com/Detail/T/EDCRFV/productId/3691 http://www.albatlanta.com/webpub/publications http://trendet.net/www/2009/08/08/si-te-shpetohet-bota-arabe/ http://kosova.albemigrant.com/?p=18253 http://www.forumimusliman.org/simpoziumi.pdf

Ese ±ja ka përfunduar me datë 30.05.2010 ora 22:55

11

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful