You are on page 1of 2

Dr.

Musli Vërbani

Termi “Mulla” apo…!?

Fjala “mulla” është term që prejardhjen e ka prej
gjuhës arabe por që në gjuhën arabe nuk shqiptohet
kështu. Prej 28 shkronjave të gjuhës arabe nuk ka
shkronjë “LL”. I vetmi rast ku theksohet shkronja “LL” është
me rastin e fjalës “All-llah”.
Gjuha arabe e ka shkronjën “L” dhe në shkencën e të
lexuarit të Kur’anit (texhvidit) me rastin e shtrëngimit apo
forcimit të shkronjës “L” kur është me “fetha” apo me
“dame” prapë se prapë lexohet “L” e fortë dhe jo “LL”.
Në Kur’an përdoret fjala “mevla”. Edhe në hadithe
përdoret fjala “mevla” e cila vjen prej fjalës “Velij”. Fjala
“Velij” do të thotë dashamir, i autorizuar, kujdestar,
mbrojtës, etj.
Nëse fjalës “Velij” i jepet parashtresa e së shquarës
“el” tregon për emrin prej 99 emrave të bukur të Allahut.
Për dallim nga gjuha shqipe, gjuha boshnjake e ka
shkronjën “Lj” dhe shkronjën “Ll”, mirëpo në përdorimin e
fjalës “mevla” është anuar në përdorim të shkronjës “Ll”
dhe është përdor fjala “mulla” (mella) dhe nuk është
përdor shkronja “Lj” pra “Mevlja”. Shihet se nuk është
përdor me shkronjën “Lj” “Mevlja” por është përdor me
shkronjën “Ll” “Mevlla” e më vonë prej “ev” është
shndërruar në “u” dhe në vend se të thuhet “Mevlla”
është thënë “Mulla”.
1

Termin “Mulla” dhe jo “Mevla” e përdorin edhe në
disa vende të Azisë së mesme dhe të largët të Afrikës
mirëpo ky term nuk është me “Ll” të plotë “Mulla” por në
mes të “Mulla” dhe “Mula”, pra as “Mulla” e plotë dhe as
“Mula” e plotë.
Gjuha shqipe ka shkronjë “L” dhe shkronjën “Ll” dhe
nuk ka nevojë të përdoret fjala “Mulla” për hoxhën apo
imamin. Gjatë leximit të Kur’anit f.v. në pjesën e ajetit
Kur’anor: “Niemel Mevla ve niemen Nesire.” (El Haxh
: 78) (“Nuk ka Mbrojtës më të mirë dhe nuk ka
Ndihmëtarë më të mirë.”) asnjëherë në gjuhën shqipe
nuk lexohet “Niemel Mevlla” edhe nëse kemi për qëllim
fjalën “Mevla” e mos të flasim kur është për qëllim
“Mevla”.
Duke pasur parasysh se ky term përdoret për
institucionin fetar dhe se “Mulla” është titull i cili i jepet
udhëheqësit fetar lokal apo imamit të xhamisë,
parashtrohet pyetja se a është në rregull të përdoret
kështu?. Kjo është një çështje që moti është dashtë të
rregullohet por…!?
Për prijësin fetar islam përdoret edhe fjala “imam” që
do të thotë udhëheqës. Po ashtu përdoret fjala “hoxhë” që
do të thotë mësues, pastaj fjala “mual-lim” që do të thotë
arsimtar dhe fjala “muder-rise” që do të thotë profesor. Në
kohë të fundit për hoxhën apo imamin ka filluar të
përdoret fjala “teolog” që do të kishte kuptimin e teologut
qoftë islam qoftë të krishter apo katolik apo të ndonjë feje
tjetër.
.

2