You are on page 1of 2

Dr.

Musli Vërbani

Devotshmëria, arma më e fortë e besimtarit
Zgjohem në mëngjes, shoh rrezet e para të diellit që
shndërrisin. E di se në mesditë dielli do të përcëllon, e unë nuk kam
vend ku të freskohem, e të pushoj nën hije të ndonjë lisi apo peme.
Nuk kam shtëpi ku do të hyj të pushoj, të qetësohem, e të mbrohem
nga nxehti i thatë dhe nga vapa e madhe. Por së shpejti do të vjen
vjeshta, atëherë do të jetë edhe më vështirë, sepse do të fryjë erë,
do të bie shi, do të bëhet ftohtë, e unë si do t’i shpëtoj erës së fortë
kur nuk kam vendstrehim?. Si do të terem nga shiu i cili bie në
trupin tim kur më nuk është dielli por është shiu dhe i ftohti i cili
depërton thellë në eshtrat e mia, thellë në palcën time?. Por edhe
më vështirë do të jetë kur pas shiut dhe të ftohtit, vjen acari i dimrit,
kur të bie bora mbi trupin tim të lagur, borë e cila nuk e mbulon
trupin tim me jorgan të bardhë ashtu siç e mbulon tokën, sepse bora
tokën e nxeh ndërsa trupin tim e ftohë edhe më shumë. Bora me
acar të madh trupin tim të lagur do ta shtangoj edhe më shumë. E
pas dimrit edhe pse do të vjen pranvera, për mua nuk do të jetë
pranverë, sepse do të jem i sëmurë në shtrat, i shtrirë pa shtrat, por
jo në spital, do të jem i sëmurë i shtrirë në shtratin e tokës, ku nuk
do t’më vizitoj askush, nuk do t’më kontrolloj askush, e unë nuk
mundem as të ngrihem në këmbë për të shkuar te mjeku, sepse nuk
kam të holla për mjekim, sepse më ka kapluar varfëria e skajshme e
cila shkon dhe troket vazhdimisht te dera e vdekjes. E vdekja më
pret. Por si të shkoj te vdekja?. A jam përgatitur që së paku kur të
hyj në derën e vdekjes të kem diçka me vete, që së paku ajo të më
merr në gjirin e saj me ngrohtësi, e me ledhatim, e jo me ashpërsi e
kërcënim, që vdekja të mos më shpjer te zjarri i xhehenemit, sepse
zjarri i xhehenemit nuk është vend për t’u ngrohur, nuk është vend
për të pushuar dhimbjet por është vend i cili i shton dhimbjet, ashtu
që sa herë që bie lëkura nga i nxehti aq më shumë shtohen
dhimbjet kur fillon të digjet lëkura tjetër?.
E di, jam mashtruar pas kësaj bote, në të më ka mashtruar
shejtani me premtime të rrejshme, shejtani më mashtroi në këtë
botë ashtu që të mos e përjetoj as këtë botë, e as të përfitoj botën
tjetër, fundja ai ka qenë i mallkuar, e edhe unë po e mallkoj, por
para se ta mallkoj ai veç është larguar nga unë pasi që e ka
realizuar qëllimin e tij. Ai është larguar por në hapësirën ku jetoj, ka
jobesimtarë që nuk më duan, pasi që unë vetes i them besimtar, por
besimi im në zemrën time nuk ka gjetur vend, por vetëm është sjell
rreth e përqark trupit tim, vetëm ka qarkullua në mendjen time,
vetëm ka tregua formalitetin tim, për këtë edhe munafiku

(dyfytyrshi) herë më afrohet, e herë më largohet, ai me fjalë është i
ëmbël si mjalti, e me vepër të helmon pa helm. Për t’i përballuar të
gjitha këto vështirësi më duhet të mbledh tërë forcën time që kam
në disponim, që të mbrohem nga nxehtësia e madhe, e nga i ftohti
që shtangon, që të mbrohem nga shejtani, nga jobesimtari e
hipokriti, që të mos më mashtroj kjo botë, por ta kem nën kontroll
që t’i largoj mërzitë nga mendja ime, e të këndellem, pasi që
mërzitë e mbysin njeriun, e për të ngadhënjye mbi mërzitë t’i
kthehem besimit sepse pas një analize të thellë në vetvete,
konkludova se: kodrat edhe pse janë të larta e të fuqishme, ato i
shemb hekuri, por hekuri sado që është i fortë, atë e shkrinë zjarri, e
zjarri sado që është i rrezikshëm, atë e fik uji, e ujin e bartin
mjegullat, ndërsa mjegullat i bartë era, ndërsa njeriu është në
gjendje ta mund erën kur të gjej vendstrehimin e duhur prej saj,
ndërsa njeriun e mund gjumi (të fjeturit), ndërsa gjumin e mund
mërzia, e mërzinë e mund besimi. Por pasi të bëhem besimtar i
sinqertë, prapë paraqitet vështirësia tjetër, ku më rrethojnë
besimtarët që ma kanë zili, e për tu mbrojtur prej tyre e kam mjetin
më të fuqishëm devotshmërinë. E di se e ngurta i nënshtrohet
bimëve, e bimët iu nënshtrohen shtazëve, ndërsa e ngurta, bimët
dhe shtazët, të gjitha këto i nënshtrohen njeriut, e njeriu duhet të
jetë sundimtar në fytyrën e tokës dhe rob i nënshtruar vetëm ndaj
Allahut Krijues e askujt tjetër. Nënshtrimi i plotë dhe robërimi i plotë
ndaj Allahut më bën që ta kryej detyrën e jetës sime në këtë botë,
detyrë për të cilën jam krijuar.