pranimin e shteteve të Dokumentacioni Evropian Si funksionon Unioni Evropian Udhërrëfyes për institucionet e UE Unioni Evropian Ky botim është publikuar

në të gjitha gjuhët zyrtare të Unionit Evropian: gjuhën daneze, hollandeze, angleze, finlandeze, frenge, gjermane, greke, italiane, portugeze, spanjolle dhe suedeze, dhe në gjuhën çeke, estone, hungareze, lituaneze, letone, maltishte, polake, sllovake dhe sllovene. Komisioni Evropian Drejtoria e përgjithshme për shtyp dhe komunikim Publikime B-1049 Bruksel Doracaku është kompletuar në qershor, 2003 Kopertina : Parlamenti Evropian

Të dhënat e katalogimit janë të shënuara në fund të këtij botimi. Luksemburg: Zyra e botimeve zyrtare të Komuniteteve Evropiane, 2003 ISBN 92-894-7521-8 © Komunitetet Evropiane, 2003 Reprodukimi është i autorizuar. Botuar në i RJ të Maqedonisë. 1 Si funksionon Unioni Evropian Udhërrëfyes për institucionet e UE 2 Si funksionon Unioni Evropian Përmbajtja Prezantimi i Unionit Evropian 3 Traktatet dhe vendimmarrja 5 Parlamenti Evropian: zëri i popullit 10 Këshilli i Unionit Evropian: zëri i shteteve-anëtare 14

Komisioni Evropian: avancimi i interesit të përbashkët 20 Gjykata e Drejtësisë: mbështetja e ligjit 25 Gjykata Evropiane e Revizorëve: shpenzimi i arsyeshëm dhe dobiprurës 28 Banka Qendrore Evropiane: menaxhimi me euron 30 Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian: zëri i shoqërisë civile 32 Komiteti i Rajoneve: zëri i qeverisë lokale 34 Banka Evropiane për Investime: financimi i projekteve të UE 36 Ombudsmani evropian: shqyrtimi i ankesave tuaja 38 Agjencionet 40 Drejtë ardhmërisë 46 3 Vetëm për gjysmë shekulli, Unioni Evropian (UE) ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Ka siguruar paqe mes shteteve të veta anëtare dhe

prosperitet për qytetarët e vet. Ka krijuar valutë të vetme evropiane (euron) dhe treg unik pa kufij, ku mallërat, njerëzit, shërbimet dhe kapitali lëvizin lirshëm. Prej në gjashtë shtete, UE u rrit në pesëmbëdhjetë shtete dhe përgatitet të pranojë edhe dymbëdhjetë të tjera. U bë forcë kryesore tregëtare dhe lider botëror në sferat, siç janë mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ndihma të cilën e ndan për zhvillim. Suksesi i UE është rezultat i natyrës së tij unike dhe mënyrës se si funksionon. UE nuk është federatë si Shtetet e Bashkuara, por as nuk është thjeshtë një organizatë për bashkëpunim mes qeverive, siç janë Kombet e Bashkuara. Shtetet që përbëjnë UE ( shtetet-anëtare ) mbesin shtete të pavarura sovrane, por ato tërheqin sovranitetin e tyre për të pasur dhe përfituar forcë dhe influencë botërore, të cilën asnjëra nga këto shtete nuk do ta kishte individualisht.

Tërheqja e sovranitetit, në praktikë nënkupton se shtetetanëtare ua përcjellin disa nga ingerencat e tyre vendimmarrëse institucioneve evropiane që ato vet i kanë formuar, ashtu që vendimet për çështje specifike të interesit të përbashkët mund të merren në mënyrë demokratike në nivel evropian. Tre institucionet kryesore vendmim-marrëse janë: Parlamenti Evropian, që përfaqëson qytetarët e UE dhe që në mënyrë direkte zgjidhet nga ata; Këshilli i Unionit Evropian, që përfaqëson shtetet anëtare; Komisioni Evropian, që ka për qëllim të mbështesë interesin e Unionit si tërësi. Prezantimi i Unionit Evropian 4 Si funksionon Unioni Evropian Ky trekëndësh institucional miraton politikat dhe ligjet (direktivat, rregullat

dhe vendimet) që zbatohen në tërë UE. Rregullat dhe procedurat që institucionet duhet t i ndjekin, janë të parapara në traktatet themeluese, të cilat janë pranuar dhe nënshkruar nga kryetarët dhe kryeministrat e shtetetve-anëtare, dhe janë ratifikuar nga parlamentet e tyre. Në parim, Komisioni është ai që propozon ligje të reja të UE, por Parlamenti dhe Këshilli janë ata që i miratojnë këto ligje. Gjykata e Drejtësisë mbështet funksionimin e ligjit evropian, ndërsa Gjykata e Revizorëve kontrollon financimin e aktiviteteve të Unionit. Pesë organe tjera kompletojnë sistemin: Komiteti Ekonomik dhe Social përfaqëson shoqërinë qytetare dhe dy anët e industrisë; Komiteti i Rajoneve përfaqëson autoritetet rajonale dhe lokale; Banka Qendrore Evropiane është përgjegjëse për politikën monetare evropiane;

Banka Evropiane e Investimeve financon projektet evropiane të investimit; Ombudsmani Evropian mbron qytetarët dhe organizatat e UE nga keqadministrimi. Poashtu, janë formuar agjencione të specializuara që kryejnë detyra të caktuara teknike, shkencore ose menaxhuese. Ky doracak jep pasqyrë përmbledhëse për punën e të gjitha institucioneve dhe agjencioneve dhe mënyrën e organizimit të tyre. Qëllimi është të sigurohet udhërrëfyes i dobishëm për sistemin aktual të vendim-marrjes në UE. 5 UNIONI EVROPIAN Sfera e Bashkësisë (pjesa më e

madhe e sferave të përbashkëta politike) Politika e përbashkêt e punëve të jashtme dhe sigurisë Bashkëpunimi i policisë dhe gjyqësisë TRAKTATE Unioni Evropian është themeluar në bazë të traktateve. Tre shtyllat e tij paraqesin sferat e ndryshme politike me sisteme të ndryshme të vendim-marrjes. Tre nga këto traktate krijuan tre Komunitetet

Evropiane , respektivisht sisteme të vendimmarrjes së përbashkët për thëngjillin, çelikun, energjinë nukleare dhe për sektorët tjerë kryesorë të ekonomive të shteteve-anëtare. Institucionet e Komunitetit, të formuara për të menaxhuar me këto sisteme, u bashkuan në vitin 1967, që rezultoi me një Komision dhe një Këshill. BEE, përveç rolit të saj ekonomik, gradualisht mori përsipër një numër të madh të përgjegjësive, përfshirë politikën sociale, të mjedisit dhe atë rajonale. Pasi që më nuk ishte vetëm bashkësi ekonomike, traktati

i katërt (i Mastrihtit) e riemëroi këtë bashkësi, thjeshtë si Union Evropian (UE). Traktati i Mastrihtit gjithashtu promovoi forma të reja bashkëpunimi mes qeverive të shteteve-anëtare, për shembull për mbrojtjen dhe në sferën e drejtësisë dhe Traktatet dhe vendim-marrja UE u themelua në katër traktate: Traktati themelues i Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik (BEThÇ), që u nënshkrua më 18 prill, 1951 në Paris, hyri në fuqi më 23 korrik, 1952, kurse duke filluar nga 23 korriku,

2002, nuk vlen më; Traktati themelues i Bashkësisë Ekonomike Evropiane (BEE), që u nënshkrua më 25 mars, 1957 në Romë dhe hyri në fuqi më 1 janar, 1958; Traktati themelues i Bashkësisë Evropiane për Energji Bërthamore (Euratom), që u nënshkrua në Romë, së bashku me Traktatin për BEE. Këto dy traktate njihen edhe si Traktatet e Romës . Kur shfrytëzohet termi Traktati i Romës , mendohet vetëm në Traktatin e BEE; Traktati për Unionin Evropian (EU), që u nënshkrua në Mastriht më 7 shkurt, 1992 dhe hyri në fuqi më 1 nëntor, 1993. çështjeve të brendshme . Duke ia shtuar këtë bashkëpunim ndërqeveritar sistemit ekzistues

të Bashkësisë , Traktati i Mastrihtit krijoi një strukturë të re me tre shtylla , që paraqet një shtyllë politike dhe ekonomike. Ky është Unioni Evropian (UE). 6 Si funksionon Unioni Evropian Traktatet janë themel për çdo gjë që bën Unioni Evropian. Çdo herë kur traktatet duhet të shqyrtohen dhe ndryshohen, kjo bëhet në konferencë të veçantë të qeverive nacionale të UE ( konferencë ndërqeveritare ose KNQ). Traktatet kanë pësuar ndryshime çdo herë kur në Union janë pranuar shtete të reja anëtare. Përveç kësaj, gati çdo dhjetëvjetësh, traktatet janë ndryshuar për të reformuar institucionet e UE dhe për t u dhënë atyre sfera të reja

përgjegjësie. Akti Unik Evropian u nënshkrua në shkurt të vitit 1986 dhe hyri në fuqi më 1 korrik, 1987. Ndryshoi Traktatin e BEE dhe hapi rrugën për formimin e tregut unik. Traktati i Amsterdamit u nënshkrua më 2 tetor, 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj, 1999. Bëri ndryshime që kishin të bëjnë me UE dhe traktatet e KE, duke atribuar numra në nenet e Traktatit të UE (në vend të shkronjave, që kishin deri atëherë). Traktati i Nicës, i nënshkruar më 26 shkurt, 2001, hyri në fuqi më 1 shkurt, 2003. Edhe ky traktat ndryshoi traktatet e tjera, duke i dhënë orientim sistemit institucional të UE, ashtu që të vazhdojë të funksionojë në

mënyrë efektive pas valës së re të pranimit të shteteve-anëtare në vitin 2004. Vendim-marrja në nivel të Unionit Evropian përfshin institucione të ndryshme evropiane, në veçanti: Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, Këshillin e Unionit Evropian. Idetë me të cilat erdhi deri te Unioni Evropian, për herë të parë u bënë publike më 9 maj te vitit 1950, në fjalimin e Robert Shumanit (Ministri francez i punëve të jashtme). Prandaj 9 maji çdo vjet festohet si Dita e Evropës. 7 Komisioni Evropian propozon legjislation të ri, por Këshilli dhe Parlamenti janë institucionet që i miratojnë ligjet. Institucionet tjera

gjithashtu kanë role në sfera të caktuara, siç do të përshkruhet më detajisht në këtë broshurë. Rregullat dhe procedurat për procesin e vendimmarjes në UE janë të parapara në traktatet themeluese. Çdo ligj evropian bazohet në nen të caktuar të traktatit, që llogaritet si bazë ligjore e legjislacionit. Ka tre procedura kryesore për të dekretuar ligjet e reja të UE: me konsultim; me pëlqim; me bashkëvendim. Dallimi kryesor mes tyre është mënyra se si komunikon Parlamenti me Këshillin. Me procedurën konsultative, Parlamenti vetëm

jep mendimin e tij; me procedurën për bashkëvendim, Parlamenti vërtet ndan ingerencat me Këshillin. Kur propozohet ligj i ri, Komisioni Evropian duhet të vendosë se cilën procedurë ta shfrytëzojë. Vendimi, në parim, do të varet nga baza ligjore e propozimit. Me fjalë tjera, do të varet nga neni i traktatit në të cilin bazohet. Më hollësisht, këto janë tre procedurat: 1. Konsultimi Me procedurën konsultuese, Komisioni ia dërgon propozimin e tij Këshillit dhe Parlamentit, por është Këshilli ai, i cili oficialisht konsulton Parlamentin dhe organet tjera, siç janë Komiteti Ekonomik dhe Social, dhe Komiteti i Rajoneve, mendimet e të cilëve paraqesin pjesë

integrale të procesit vendim-marrës të UE. Tre Këshillet : cili është cili? Shumë lehtë krijohet konfuzitet për atë se cilat janë të gjitha këto organe evropiane, sidomos kur organet e ndryshme kanë emra shumë të ngjashëm, siç është rasti me këto tre këshille . Këshilli Evropian Ky këshill përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe qeverive (kryeministrat) të të gjitha shteteve të UE, plus Kryetari i Komisionit Evropian. Në parim, Këshilli Evropian takohet katër herë në vjet për t u dakorduar për politikën e përgjithshme të UE dhe për të shqyrtuar progresin e arritur. Ky organ paraqet organ të nivelit më të lartë për përpilimin dhe hartimin e politikave të Unionit Evropian

dhe ky është shkaku që mbledhjet e këtij këshilli shpesh quhen samite . Këshilli i Unionit Evropian Ky institucion, më parë i njohur si Këshilli i Ministrave, përbëhet nga ministrat qeveritarë nga të gjitha shtetet e UE. Këshilli takohet rregullisht për të marrë vendime dhe për të miratuar ligjet evropiane. Përshkrimi i plotë për punën dhe funksionimin e tij është dhënë më poshtë në këtë doracak. Këshilli i Evropës Ky nuk është aspak institucion i UE. Është një organizatë ndërqeveritare që, mes tjerash, ka për qëllim t i mbrojë të drejtat e njeriut, të promovojë diversitetin kulturor evropian dhe të luftojë problemet sociale, siç janë paragjykimet racore dhe jotolerancën. Këshilli u formua në

vitin 1949 dhe një nga arritjet e tij të para ishte që të hartojë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për t ua bërë të mundur qytetarëve që t i gëzojnë të drejtat e tyre të parapara me këtë Konventë, Këshilli formoi Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këshilli i Evropës tani ka 44 shteteanëtare, përfshirë pesëmbëdhjetë shtete të Unionit Evropian. Selia e tij është në Palais de l Europe, në Strazburg (Francë). 8 Si funksionon Unioni Evropian Në disa raste, konsultimi është i detyrueshëm sepse baza ligjore e kërkon këtë dhe propozimi nuk mund të bëhet ligj, përveç nëse Parlamenti nuk jep mendim të volitshëm përkrahës.

Në raste të tjera, konsultimi është opcional dhe Komisioni thjesht do të sugjerojë se Këshilli duhet të konsultojë Parlamentin. Në të gjitha rastet, Parlamenti mund: të aprovojë propozimin e Komisionit, të refuzojë atë ose të kërkojë amandamente. Nëse Parlamenti kërkon amandamente shtesë, Komisioni do t i marrë parasysh të gjitha ndërrimet që i rekomandon Parlamenti. Nëse pranon ndonjë nga këto sugjerime, do t i dërgojë Parlamentit një propozim të ndryshuar. Këshilli shqyrton propozimin e ndryshuar dhe e miraton ashtu siç është, e ndryshon edhe më tepër ose e refuzon atë. Sidoqoftë, nëse Këshilli vendos ta refuzojë propozimin e

Komisionit, ky vendim duhet të jetë unanim. Këto janë sferat që i mbulon procedura konsultative: Bashkëpunimin e policisë dhe gjyqësisë në çështjet penale; Revizionin e traktateve; Diskriminimin në bazë të gjinisë, races ose origjinës etnike, religjionit apo bindjeve politike, të aftësive të kufizuara, moshës apo orientimit seksual; Shtetësinë e UE; Bujqësinë; Vizat, azilin, emigracionin dhe çështje tjera, që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të personave; Transportin (ku ekziston mundësia që të ketë ndikim të madh në rajone të caktuara); Rregullat e konkurrencës;

Aranzhimet tatimore; Politikën ekonomike; Bashkëpunimin plotësues , respektivisht rregullat që i lejojnë një grupi të shteteveanëtare të punojnë bashkë në një sferë të caktuar, edhe pse shtetet tjera anëtare nuk kanë dëshirë të bashkohen. Në disa sfera, siç është tatimimi, vendimi i Këshillit duhet të jetë unanim. 2. Pëlqimi Procedura e pëlqimit nënkupton se Këshilli duhet të sigurojë pëlqimin e Parlamentit Evropian para se të merren vendime të caktuara që kanë rëndësi të madhe. Kjo procedure është e njëjtë si në rastin e konsultimit, përveç që Parlamenti nuk mund të

ndryshojë propozimin: ose duhet ta pranojë ose ta refuzojë atë. Pranimi ( pëlqimi ) kërkon mazhorancën absolute në votim. Sferat që mbulon procedura e pëlqimit janë, siç vijojnë: detyra të caktuara të Bankës Qendrore Evropiane; ndryshimin e statuteve të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore / Bankës Qendrore Evropiane; fondet strukturale dhe fondet kohezive; njësimin e procedurave elektorale për Parlamentin Evropian; marrëveshjet e caktuara ndërkombëtare; reja anëtare. 3. Bashkëvendimi Në procedurën e bashkëvendimit, Parlamenti dhe këshilli kanë ingerenca të njëjta legjislative.

Komisioni ua dërgon propozimet e veta të dyja institucioneve. Këto shqyrtojnë dhe diskutojnë propozimet dy herë rradhazi. Nëse nuk mund të pajtohen në lidhje me këto propozime, çështja paraqitet para komitetit për pajtim , të përbërë nga numër i njëjtë përfaqësuesish të Këshillit dhe Parlamentit. Përfaqësuesit e Komisionit poashtu marrin pjesë në mbledhjet e komitetit dhe në diskutime. Kur komiteti arrin marrëveshje, atëherë teksti i akorduar final, i dërgohet Parlamentit dhe Këshillit për shqyrtim të sërishëm, në mënyrë që përfundimisht ta aprovojnë atë propozim si ligj. Më hollësisht, procedura është e paraqitur në këtë diagram: 9

Akti ligjor miratohet. Me mazhorancë absolute, Parlamenti refuzon qëndrimin e përbashkët të Këshillit. Akti ligjor nuk miratohet. Parlamenti aprovon qëndrimin e përbashkët ose nuk ndërmerr asgjë. Me mazhorancë absolute, Parlamenti propozon amandamente. Parlamenti shqyrton qëndrimin e përbashkët të Këshillit. Parlamenti aprovon propozimin. Këshilli mund ta miratojë aktin ligjor Këshilli i aprovon të gjitha amandamentet dhe miraton aktin ligjor Këshilli i aprovon të gjitha amandamentet e Parlamentit.

Akti është miratuar. Komiteti i Pajtimit arrin marrëveshje. Parlamenti dhe Këshilli, i pari me shumicë absolute, ndërsa i dyti me shumicë të kualifikuar, miratojnë aktin ligjor. Nëse njëri nga këto institucione nuk e aprovon aktin ligjor, ai akt nuk miratohet. Komiteti i pajtimit nuk arrin marrëveshje. Ligji nuk miratohet. Opinioni i Komisionit. Opinioni i Parlamentit: Komisioni ndryshon propozimin Këshilli nuk aprovon të gjitha amandamentet e Parlamentit. Kryetari i Këshillit, së bashku me Kryetarin e Parlamentit, mbledh Komitetin e Pajtimit. Komisioni merr pjesë në këto seanca. Këshilli, me mazhorancë të kualifikuar, formon qëndrim të

përbashkët. Komisioni jep komunikatë për qëndrimin e përbashkët Komisioni i jep propozimin e vet Parlamentit Evropian dhe Këshillit Këto janë sferat që mbulon procedura e bashkëvendimit: mosdiskriminimi në bazë nacionale; e drejta për të lëvizur dhe për banim; lëvizja e lirë e punëtorëve; sigurimi social për punëtorët emigrantë; e drejta për krijim; transporti; tregu i brendshëm; punësimi; bashkëpunimi i doganave; lufta kundër përjashtimit social; mundësitë e njëjta dhe trajtimi i njëjtë;

implementimi i vendimeve lidhur me Fondin Social Evropian; edukimi; trajnimi profesional; kultura; shëndetësia; mbrojtja e konsumatorëve; rrjetet transevropiane; implementimi i vendimeve lidhur me Fondin Evropian për Zhvillim Rajonal; hulumtimet; mjedisi; transparenca; parandalimi i manipulimeve dhe luftimi i tyre; statistika;

formimi i një organi këshilldhënës për mbrojtje të të dhënave. 10 Si funksionon Unioni Evropian Deputetët e Parlamentit Evropian nuk ulen në blloqet nacionale, por në grupe politike mbarëevropiane që bashkojnë të gjitha partitë kryesore politike, të cilat funksionojnë në shtetetanëtare të UE-së. Numri i ulëseve për grup politik, duke filluar nga 1 prilli, 2003 Shkurtesa Numri i Grupi politik origjinale ulëseve Partia Popullore Evropiane (Demokratët Kristianë) EPP-ED 232 dhe Demokratët Evropianë Partia e Socialistëve Evropianë PES 175 Partia e Liberalëve, Demokratëve dhe Reformistëve Evropianë ELDR 52

E Majta Evropiane e bashkuar/ e Majta e Gjelbër Nordike EUL/NGL 49 Të Gjelbërtit/Aleanca e Lirë Evropiane Greens/EFA 44 Unioni për Evropën e Popujve UEN 23 Evropa e Demokracive dhe Diversiteteve EDD 18 Të pavarur NA 31 Gjithsej 624 Fillimet e Parlamentit datojnë që nga vitet e 50-ta dhe traktatet themeluese. Që nga viti 1979, deputetët kanë qënë drejtpërdrejtë të zgjedhur nga qytetarët që ata i përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet dhe çdo qytetar i UE, i cili është regjistruar si votues, ka të drejtë vote. Domethënë Parlamenti shpreh vullnetin demokratik të 374 milionë qytetarëve të Unionit dhe përfaqëson interesin e tyre gjatë bisedave dhe bashkëpunimit

me institucionet tjera të UE. Parlamenti Evropian: zëri i popullit Roli: Krah legjislativ i UE, i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Zgjedhjet e ardhshme: Qershor 2004 Mbledhjet: Seancat plenare mujore në Strazburg, mbledhjet e komiteteve dhe seancat e tjera plotësuese në Bruksel Adresa: Plateau du Kirchberg, B.P. 1601, L-2929 Luksemburg. Telefoni: (+352) 4300-1 Faqja e internetit: www.europarl.eu.int Faktet kyç 11

Numri i ulëseve për shtet (radhitje alfabetike sipas emrit të shtetit në gjuhën e vet) 1999 2004 2007 -04 -07 -09 Belgjika 25 24 24 Bullgaria - - 18 Qiproja - 6 6 Republika Çeke - 24 24 Danimarka 16 14 14 Gjermania 99 99 99 Greqia 25 24 24 Spanja 64 54 54 Estonia - 6 6 Franca 87 78 78 Hungaria - 24 24

Irlanda 15 13 13 Italia 87 78 78 Letonia - 9 9 Lituania - 13 13 Luksemburgu 6 6 6 Malta - 5 5 Holanda 31 27 27 Austria 21 18 18 Polonia - 54 54 Portugalia 25 24 24 Rumunia - - 36 Sllovakia - 14 14 Sllovenia - 7 7 Finlanda 16 14 14 Suedia 22 19 19 Mbretëria e Bashkuar 87 78 78

Gjithsej (maks.) 626 732 786 Në vitin 2002, Pat Koks u zgjodh Kryetar i Parlamentit Evropian. Ku është i vendosur Parlamenti? Parlamenti Evropian funksionon në Francë, Belgjikë dhe në Luksemburg. Seancat plenare mujore, ku marrin pjesë të gjithë deputetët e zgjedhur, mbahen në Strazburg (Francë), në selinë e Parlamentit. Mbledhjet e komiteteve parlamentare dhe çdo seancë plenare plotësuese mbahet në Bruksel (Belgjikë), ndërsa Luksemburgu është qendra e zyrave administrative ( Sekretariati i përgjithshëm ). Çka bën Parlamenti? Parlamenti ka tre role kryesore: 1. Së bashku me Këshillin ndan të drejtën e

vënies së ligjit në fuqi. Fakti se bëhet fjalë për organ që zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, garanton legjitimitetin demokratik të ligjit evropian. 2. Kryen mbikqyrje demokratike mbi të gjitha institucionet e UE dhe në veçanti të Komisionit. Ka të drejtë të miratojë apo të refuzojë emërimet e komisionerëve, si dhe t i japë vërejtje gjithë Komisionit. 3. Së bashku me Këshillin ndan mandatin për buxhetin e UE dhe rrjedhimisht mund të ndikojë në shpenzimet e UE. Në fund të procedurës, miraton ose refuzon buxhetin në tërësi. Këto tre role hollësisht përshkruhen më poshtë.

1. E drejta ligjvënëse Procedura më e rëndomtë për miratimin e një tërësie të ligjeve të UE është bashkëvendimi (lexo më lartë: Traktatet dhe vendim-marrja). Kjo procedurë e vë Parlamentin Evropian dhe Këshillin në një pozitë të barabartë dhe ligjet që miratohen me këtë procedurë janë akte të përbashkëta të Këshillit dhe të Parlamentit. Kjo procedurë gjen zbatim në shumë sfera. 12 Si funksionon Unioni Evropian Parlamenti duhet të konsultohet edhe për propozime tjera, ndërsa miratimi i tij kërkohet për vendime të caktuara me rëndësi politike dhe institucionale. Parlamenti poashtu parashtron nevojën për

legjislacion të ri, duke analizuar programin vjetor punues të Komisionit, duke marrë parasysh ligje të reja që do të ishin të përshtatshme dhe duke kërkuar propozimet e Komisionit. 2. Mbikqyrja demokratike Parlamenti kryen mbikqyrje demokratike mbi institucionet tjera evropiane. Këtë e bën në disa mënyra. Së pari, kur zgjidhet Komision i ri, Parlamenti interviston të gjithë anëtarët e rinj potencialë dhe Kryetarin e Komisionit (të propozuar nga shtetet-anëtare). Ata nuk mund të emërohen pa miratimin e Parlamentit. Së dyti, Komisioni politikisht i jep llogari Parlamentit, dhe ky i fundit mund të miratojë mocionin e mosbesimit , duke kërkuar

dorëheqje nga gjithë Komisioni. Parlamenti poashtu, rregullisht kryen kontroll duke analizuar raportet e dërguara nga Komisioni (raporti i përgjithshëm, raportet për implementimin e buxhetit, zbatimi i ligjit, etj.). Për më tepër, parlamentarët rregullisht i parashtrojnë Komisionit pyetje me shkrim dhe me gojë. Anëtarët e Komisionit marrin pjesë në seancat plenare të Parlamentit dhe mbledhjet e komiteteve parlamentare, duke u kujdesur për dialog të vazhdueshëm mes dy institucioneve. Parlamenti poashtu mbikqyr punën e Këshillit. Parlamentarët rregullisht i parashtrojnë Këshillit pyetje me verbale dhe me shkrim. Në këto seanca plenare merr pjesë edhe Kryetari

i Këshillit, duke u inkuadruar në debatet e rëndësishme. Në sfera të caktuara, Parlamenti bashkëpunon ngushtë me Këshillin, siç është sfera e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. Gjithashtu ka edhe bashkëpunim gjyqësor, dhe në çështje të caktuara të interesit të përbashkët, siç është çështja e azilit dhe politika e migracionit dhe masat për luftë kundër drogës, manipulimeve dhe krimit ndërkombëtar. Kryesia e Këshillit rregullisht informon Parlamentin për të gjitha këto çështje. Parlamenti poashtu mund të kryejë kontroll demokratik duke shqyrtuar peticionet e qytetarëve dhe duke formuar komisione të

përkohshme hetuese. Së fundi, Parlamenti parashtron çështje të shumta në çdo samit të UE (mbledhjet e Këshillit Evropian). Në hapjen e çdo samiti, Kryetari i Parlamentit është i ftuar t i paraqesë qëndrimet dhe brengat e Parlamentit për çështje të cilat janë në agjendën e Këshillit Evropian. 3. Mandati i përcaktimit të buxhetit Buxheti vjetor i UE vendoset bashkërisht nga Parlamenti dhe Këshilli i Unionit Evropian (lexo më poshtë). Parlamenti debaton për këtë, në dy shqyrtime të njëpasnjëshme dhe nuk hyn në fuqi deri sa nuk nënshkruhet nga Kryetari i Parlamentit. Komiteti Parlamentar për Kontroll Buxhetor

mbikqyr shpenzimin e buxhetit dhe çdo vit Parlamenti vendos nëse duhet apo nuk duhet të aprovojë raportin e dorëzuar nga Komisioni, për mënyrën e shfrytëzimit të buxhetit gjatë vitit të kaluar fiskal. Ky proces miratimi, teknikisht është i njohur si vërtetim dhe aprovim i pagesave . 13 Si është e organizuar puna e Parlamentit? Puna e Parlamentit ndahet në dy faza kryesore: Përgatitja për seancat plenare. Kjo bëhet nga parlamentarët në komitetet e ndryshme parlamentare, të cilët janë specializuar për sfera të caktuara të aktivitetit të UE. Çështjet për debatim gjithashtu shqyrtohen nga

grupet politike. Seanca plenare. Seancat plenare, në të cilat marrin pjesë të gjithë parlamentarët, mbahen në Strazburg (një javë në muaj) dhe ndonjëherë në Bruksel (dy ditë). Në këto seanca, Parlamenti analizon legjislacionin e propozuar dhe voton për amandamente, para miratimit të tekstit si tërësi. Pikat e tjera të agjendës mund të përfshijnë komunikime ose pyetje të Këshillit ose Komisionit, për atë se çka ndodh në Unionin Evropian ose më gjerë. Përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët e UE, takohen në Strazburg për të debatuar dhe për të votuar legjislacionin e tërë Evropës, i cili i përfshin të gjithë. 14

Si funksionon Unioni Evropian Roli: Krah legjislativ i UE, që përfaqëson shtetetanëtare Anëtarë: Nga një ministër prej çdo shteti të UE Kryesia: Zëvendësim çdo gjashtë muaj. Mbledhjet: në Bruksel (Belgjikë), përveç në prill, qershor dhe tetor, kur mbledhjet mbahen në Luksemburg. Adresa: Rue de la Loi 175 Wetstraat, B-1048 Bruksel Telefoni: (+32-2) 285 61 11 Faqja e internetit: ue.eu.int Këshilli është organi kryesor vendim-marrës i UE. Ashtu si edhe Parlamenti Evropian, Këshilli u formua me traktatet themeluese në vitet e 50-ta. Ky këshill përfaqëson shtetet-anëtare dhe në mbledhjet e tij merr pjesë nga një ministër prej çdo qeverie nacionale të UE.

Pjesëmarrja e ministrave në mbledhje të caktuara, varet nga fakti se çfarë diskutohet në agjendë. Nëse, për shembull, Këshilli do të diskutojë çështje për mjedisin, në mbledhje do të marrin pjesë ministrat e mjedisit nga çdo shtet i UE dhe ky këshill do të quhet Këshilli i Mjedisit . Marrëdhëniet e UE me botën i udhëheq Këshilli për Çështje të Përgjithshme dhe Marrëdhënie të Jashtme . Por, ky Këshill poashtu ka përgjegjësi më të gjërë për çështjet e përgjithshme, kështu që në mbledhjet e tij merr pjesë ministër apo sekretar shteti që zgjedh çdo qeveri. Në përgjithësi ka nëntë konfiguracione të ndryshme të Këshillit:

Këshilli për çështje të përgjithshme dhe marrëdhënie të jashtme Këshilli për çështje ekonomike dhe financiare (ECOFIN) Këshilli për drejtësi dhe çështje të brendshme Këshilli për punësim, çështje të politikës sociale, shëndetësisë dhe konsumatorëve Këshilli për konkurrencë (tregu i brendshëm, industria dhe hulumtime) Këshilli për transport, telekomunikim dhe energji Këshilli për bujqësi dhe peshkatari Këshilli i mjedisit Këshilli për arsim, rini dhe kulturë Pa marrë parasysh këto konfigurime, Këshilli mbetet një institucion i vetëm.

Çdo ministër në Këshill përfaqëson qeverinë e vet. Me fjalë tjera, nënshkrimi i ministrit nënkupton miratim nga e tërë qeveria, të cilën e përfaqëson ministri. Për më tepër, çdo ministër në Këshill i përgjigjet parlamentit të vet nacional dhe qytetarëve që i përfaqëson ai parlament. Kjo mundëson legjitimitet demokratik të vendimeve të Këshillit. Çka bën Këshilli? Këshilli ka gjashtë përgjegjësi kyçe: 1. Të miratojë ligjet evropiane. Në shumë sfera, Këshilli këtë e bën së bashku me Parlamentin Evropian. Këshilli i Unionit Evropian: zëri i shteteve-anëtare Faktet kyç

15 2. Të koordinojë politikën ekonomike të shteteve-anëtare. 3. Të realizojë marrëveshje ndërkombëtare mes UE dhe një ose më shumë shteteve ose organizatave ndër0.5kombëtare. 4. Të aprovojë buxhetin e UE, së bashku me Parlamentin Evropian. 5. Të zhvillojë politikën e përbashkët për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë të UE (për hollësi, lexo më poshtë), duke u bazuar në parimet udhëzuese të Këshillit Evropian. 6. Të koordinojë bashkëpunimin mes gjykatave nacionale dhe forcave policore lidhur me çështjet penale (lexo më poshtë Drejtësia dhe punët e brendshme ).

Pjesa më e madhe e këtyre përgjegjësive kanë të bëjnë me sferat ku shtetet-anëtare kanë vendosur ta tërheqin sovranitetin e tyre, dhe i japin institucioneve të UE autorizime dhe ingerenca vendimmarrëse. Kjo sferë paraqet shtyllën e parë të Unionit Evropian. Mirëpo, dy përgjegjësitë e fundit kanë të bëjnë me sferat nga të cilat shtetet-anëtare nuk kanë hequr dorë nga vendim-marrja, por thjesht vetëm punojnë së bashku. Kjo quhet bashkëpunim ndërqeveritar dhe përfshin shtyllën e dytë dhe të tretë të Unionit Evropian (politika e përbashkët e për punë të jashtme dhe politika e sigurisë, si dhe bashkëpunimi policor e gjyqësor për çështjet penale). Puna e Këshillit, më hollësisht përshkruhet më

poshtë. 1. Legjislacioni Numri më i madh i ligjeve miratohet bashkërisht nga Këshilli dhe Parlamenti (lexo më lartë: Traktatet dhe vendim-marrja). Është rregull, që Këshilli të veprojë vetëm me propozim të Komisionit, i cili ka përgjegjësi për të siguruar zbatimin e tërësishëm të ligjeve, pasi që ato të miratohen. 2. Koordinimi i politikave ekonomike të shteteve-anëtare Shtetet e UE kanë vendosur të kenë politikë të përbashkët ekonomike, që bazohet në bashkëpunim të ngushtë mes politikave të tyre nacionale ekonomike. Ky bashkëpunim realizohet nga ministrat e ekonomisë dhe financave, që së

bashku formojnë Këshillin për çështje ekonomike dhe financiare (ECOFIN). 3. Realizimi i marrëveshjeve ndërkombëtare Çdo vjet, Këshilli realizon (respektivisht, zyrtarisht nënshkruan) një numër të marrëveshjeve mes Unionit Evropian dhe shteteve tjera, si dhe me organizata ndërkombëtare. Këto marrëveshje janë të sferave të ndryshme, siç janë tregëtia, bashkëpunimi dhe zhvillimi ose kanë të bëjnë me çështje të caktuara, siç janë tekstili, peshkataria, shkenca dhe teknologjitë, transporti etj. Ministrat nga të gjitha shtetet e UE takohen në Këshill për bashkëvendimin lidhur me politikën dhe legjislacionin e UE 16 Si funksionon Unioni Evropian Routers / Danilo Krstanovic

Këshilli poashtu mund të arrijë marrëveshje mes shteteve-anëtare të UE, në sferën e tatimimit, ligjit për ndërmarrje ose mbrojtjen konsulare. Marrëveshjet ndonjëherë kanë të bëjnë edhe me bashkëpunimin në sferën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme (lexo më poshtë). 4. Miratimi i buxhetit të UE Buxheti vjetor i UE miratohet bashkërisht nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian. Nëse dy institucionet nuk pajtohen, rregullat parashikojnë që Këshilli të marrë vendimin përfundimtar për shpenzimet e detyrueshme (kryesisht shpenzimet bujqësore dhe shpenzime që janë rezultat i marrëveshjeve ndërkombëtare me shtetet tjera), ndërsa Parlamenti ka fjalën e

fundit për shpenzimet e padetyrueshme dhe në miratimin përfundimtar të buxhetit. 5. Politika e përbashkët e punëve të jashtme dhe e sigurisë Shtetet-anëtare angazhohen për të zhvilluar politikë të përbashkët të punëve të jashtme dhe të sigurisë. Por politika e jashtme, siguria dhe mbrojtja, janë çështje për të cilat shtetetanëtare të UE kanë kontroll të pavarur. Këto shtete nuk kanë tërhequr sovranitetin e tyre nacional në këto sfera, ashtu që Parlamenti dhe Komisioni Evropian këtu kanë vetëm rol të kufizuar. Sidoqoftë, shtetet e UE mund të përfitojnë shumë duke punuar së bashku në këto çështje dhe Këshilli është forumi kryesor ku ndodh ky bashkëpunim ndërqeveritar .

Për të mundësuar që UE t u përgjigjet në mënyrë më efikase krizave ndërkombëtare, Këshilli Evropian (në samitin e Helsinkit në dhjetor të vitit 1999) vendosi që UE të formojë Forca për Intervenim të Shpejtë , të përbëra nga personeli ushtarak prej 60.000 persona, që mund të vendosen aty ku ka nevojë, brenda gjashtëdhjetë ditësh dhe të jenë të inkuadruar në operacion së paku një vjet. Në janar të vitit 2003, Misioni policor i Unionit Evropian filloi operacionet në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke marrë përsipër aspektet civile të menaxhimit të krizës nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara. Ky lloj aksioni vendoset dhe koordinohet nga Këshilli i Unionit Evropian. 17 Kjo nuk do të jetë armatë evropiane . Ushtarakët

do të mbeten anëtarë të forcave nacionale të armatosura dhe nën komandën nacionale, e roli i tyre do të jetë i kufizuar në kryerje të detyrave humanitare, shpëtimit, paqeruajtjes dhe detyra tjera të menaxhimit të krizave. Për të siguruar kontroll politik dhe menaxhim strategjik në një krizë, Këshilli Evropian (Nicë, dhjetor 2000) vendosi të formojë struktura të reja permanente politike dhe ushtarake brenda Këshillit të Unionit Evropian. Këto struktura të reja janë: Komiteti politik dhe i sigurisë Komiteti ushtarak i Unionit Evropian dhe Stafi ushtarak i Unionit Evropian, që përbëhet nga ekspertë ushtarakë, të cilët shtetet-anëtare i kanë transferuar në Sekretariatin

e Këshillit. Stafi ushtarak i UE është nën udhëheqjen ushtarake të Komitetit ushtarak të UE, të cilin ky e ndihmon. Në vitin 2002, u formuan dy agjencione që kanë për detyrë të kryejnë obligime të caktuara teknike dhe shkencore për politikën e përbashkët të punëve të jashtme dhe të sigurisë. Këto janë: Instituti Evropian për studime të sigurisë (www.iss-eu.org), me seli në Paris, Francë; Qendra satelitore e Unionit Evropian (www.eusc.org), me seli në Torejon de Ardoz, në Spanjë. 6. Drejtësia dhe punët e brendshme Droga, terrorizmi, manipulimet ndërkombëtare,

trafiku me njerëz dhe eksploatimi seksual i fëmijëve janë probleme që brengosin qytetarët evropianë. Këto aktivitete kriminele janë tejkufitare dhe vetëm një bashkëpunim i gjithmbarshëm mes shteteve, mund të ballafaqohet me këto probleme në mënyrë efikase. Nëse Evropa do ta bëjë këtë dhe u jep të gjithë qytetarëve të saj akses të barabartë në drejtësinë civile të UE, atëherë gjykatat nacionale, forcat policore, doganierët dhe shërbimet e emigracionit të të gjitha shteteve të UE duhet të punojnë së bashku. Për shembull, ata duhet të sigurojnë se: vendimi i gjykatës në një shtet të UE për një rast divorci apo kujdes fëmije, do të pranohet në të gjitha shtetet tjera të UE;

kufijtë e jashtëm të UE patrullohen në mënyrë efektive; doganierët dhe policia shkëmbejnë informata për lëvizjen e trafikantëve të dyshimtë të drogës ose trafikantëve me njerëz; kërkuesit e azilit kanë trajtim të njëjtë kudo në UE, për të parandaluar të ashtuquajturën blerje azili . Këto çështje, bashkarisht të njohura si Drejtësia dhe punët e brendshme , shqyrtohen nga ministrat e drejtësisë dhe ministrat e punëve të brendshme, që së bashku veprojnë si Këshilli i drejtësisë dhe punëve të brendshme. 18 Si funksionon Unioni Evropian Si është e organizuar

puna e Këshillit? Komiteti i përfaqësuesëve të përhershëm KOREPER-i Në Bruksel, çdo shtet-anëtar i UE, ka ekip ( reprezentacion ), që përfaqëson dhe mbron interesat e veta nacionale në nivel të UE. Udhëheqësi i çdo ekipi përfaqësues është kryesi i detyrës së ambasadorit të shtetit të vet në UE. Këta ambasadorë (të quajtur përfaqësues permanentë ) takohen çdo javë në mbledhjet e Komitetit të përfaqësuesëve të përhershëm (KOREPER). Roli i këtij komiteti është të përgatisë punën e Këshillit, me përjashtim të çështjeve të bujqësisë, të cilat i mbulon Komiteti special për bujqësi. KPP asistohet nga

një numër grupesh punuese, të përbëra nga zyrtarë të administratave nacionale. Kryesia e Këshillit Kryesia e Këshillit ndërrohet çdo gjashtë muaj, në bazë të parimit për rrotacion të udhëheqjes. Me fjalë të tjera, të gjitha shtetet e UE marrin përsipër agjendën e Këshillit dhe kryesojnë të gjitha mbledhjet në periudhë gjashtë mujore, duke paraqitur vendimet legjislative dhe politike, dhe duke ndërmjetësuar kompromise mes shteteve-anëtare. Rrotacioni për vitet 2003-2006 është si vijon: 2003 Gjysma e parë e vitit: Greqia Gjysma e dytë e vitit: Italia 2004 Gjysma e parë e vitit: Irlanda Gjysma e dytë e vitit: Holanda

2005 Gjysma e parë e vitit: Luksemburgu Gjysma e dytë e vitit: Mbretëria e Bashkuar 2006 Gjysma e parë e vitit: Austria Gjysma e dytë e vitit: Finlanda Nëse, për shembull, Këshilli i mjedisit duhet të takohet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2006, ai takim do të kryesohet nga ministri finlandez i mjedisit, sepse Finlanda atë periudhë kohore kryeson me Këshillin. Sekretariati i përgjithshëm Kryesinë e ndihmon Sekretariati i përgjithshëm, i cili përgatit dhe siguron funksionim të pandërprerë të Këshillit dhe punës së tij në të gjitha nivelet. Në vitin 1999, zoti Havier Solana u emërua Sekretar Gjeneral i Këshillit. Ai është edhe

Përfaqësues i Lartë i Politikës së përbashkët të punëve të jashtme dhe të sigurisë, duke ndihmuar kështu Këshillin të hartojë dhe implementojë vendime politike. Në emër të Këshillit, ai poashtu ndërmjetëson në dialogje politike mes shteteve që nuk janë anëtare të UE. Sekretarin Gjeneral e ndihmon zëvendës Sekretari Gjeneral, i cili është përgjegjës për menaxhim dhe udhëheqje të Sekretariatit të përgjithshëm. Havier Solana, shefi i politikës së jashtme të UE, vepron për Evropën në skenën botërore 19 Sa vota ka çdo shtet? Në Këshill vendimet merren me votim. Sa më i madh të jetë numri i banorëve të një shteti,

aq më shumë vota ka ai shtet në Këshill. Por, numri nuk është edhe aq proporcional: ky numër është në favor të shteteve me numër më të vogël të banorëve. Deri më 1 maj, 2004, numri i votave që ka çdo shtet është si vijon: Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar 10 Spanja 8 Belgjika, Greqia, Hollanda, Portugalia 5 Austria, Suedia 4 Danimarka, Irlanda, Finlanda 3 Luksemburgu 2 Gjithsej 87 Nga 1 maji, 2004 (kur shtetet e reja anëtare do t i bashkohen UE) deri më 31 tetor të këtij

viti, ka rregulla tranzicionale për ndryshim të numrit ekzistues të votave. Nga 1 nëntori, 2004, numri i votave që do ta ketë çdo shtet (përfshirë edhe shtetet e reja anëtare) do të jetë si vijon: Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar 29 Spanja dhe Polonia 27 Hollanda 13 Belgjika, Republika Çeke, Greqia, Hungaria dhe Portugalia 12 Austria dhe Suedia 10 Danimarka, Irlanda, Lituania, Sllovakia dhe Finlanda 7 Qiproja, Estonia, Letonia, Luksemburgu dhe Sllovenia 4

Malta 3 Gjithsej 321 Votimi i mazhorancës së kualifikuar Procedura më e zakonshme e votimit në Këshill është votimi i mazhorancës së kualifikuar . Kjo nënkupton se për t u miratuar një propozim, duhet të mbështetet nga një numër i caktuar i votave. (Hollësitë janë të shënuara më poshtë.) Mirëpo, në disa sfera më të ndjeshme, siç janë politika e përbashkët e punëve të jashtme dhe e sigurisë, tatimimi, çështjet e azilit dhe emigrimit, vendimet e Këshillit duhet të jenë unanime. Me fjalë të tjera, në këto sfera çdo shtet-anëtar ka të drejtën e vetos.

Që tani, mes 15 shteteve është rëndë të arrihet marrëveshja; në një union të zgjëruar me 27 ose më shumë shtete, kjo gjë do të jetë gati e pamundur. Nëse vazhdon të funksionojë në bazë të rregullave aktuale, UE do të paralizohet, në pamundësi për të reaguar dhe për të vepruar në shumë sfera të rëndësishme. Traktati i Nicës ka ndryshuar rregullat, duke i mundësuar Këshillit të vendosë me mazhorancën e kualifikuar të votave në shumë sfera, ku më parë kërkohej unanimitet. Deri më 1 maj, 2004, numri minimal i votave që kërkohet për të arritur mazhorancën e kualifikuar, është 62 nga gjithsej 87 (respektivisht 71.3%). Në periudhë gjashtë mujore, duke filluar nga 1 maji, 2004, kur shtetet e

reja anëtare do t i bashkohen UE, zbatohen rregullat tranzicionale. Nga 1 nëntori, 2004, mazhoranca e kualifikuar do të arrihet: nëse shumica e shteteve-anëtare (në disa raste mazhorancë nga dy të tretat) miratojnë, dhe Nëse minimum 232 vota janë në favor, që paraqet 72,3% të numrit të përgjithshëm të votave (përgjithësisht numri i njëjtë si në sistemin e mëparshëm) Shtetet-anëtare mund të kërkojnë gjithashtu konfimimin se votat pro, paraqesin së paku 62% të popullatës së përgjithshme të Unionit. Nëse kjo përqindje nuk arrihet, vendimi nuk do të miratohet.

20 Si funksionon Unioni Evropian Roli: Krah ekzekutiv i UE dhe iniciator i propozimeve legjislative. Anëtarë: 20: nga dy përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar; nga një prërfaqësues prej shteteve tjera anëtare. Mandati: Pesë vite (1999-2004, 2004-2009) Adresa: Rue de la Loi 200 Wetstraat, B-1049 Bruksel Telefoni: (+32-2) 299 11 11 Internet faqja: europa.eu.int/comm Komisioni është institucion i pavarur politikisht, që përfaqëson dhe mbështet interesat e UE. Ky komision paraqet forcën lëvizëse brenda sistemit institucional të UE: propozon ligje, rregulla dhe programe akcioni, si dhe është

përgjegjës për implementim të vendimeve të Parlamentit dhe Këshillit. Ashtu si edhe Parlamenti dhe Këshilli, Komisioni Evropian u formua në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar me traktatet themeluese të UE. Kush është Komisioni? Termi Komision përdoret në dy kuptime. Së pari, i referohet Anëtarëve të Komisionit , respektivisht ekipit të përbërë nga njëzet burra dhe gra, të emëruar nga shtetet-anëtare dhe nga Parlamenti, për të udhëhequr institucionin dhe për të marrë vendime. Së dyti, termi Komision i referohet vet institucionit dhe personelit të tij. Joformalisht, Anëtarët e Komisionit janë të

njohur si komisionerë . Të gjithë ata i kanë mbajtur pozitat e veta politike në shtetet e tyre. Shumica prej tyre kanë qenë ministra qeverie, por si Anëtarë të Komisionit ata obligohen të veprojnë në interes të Unionit dhe jo të pranojnë instrukcione dhe urdhëra nga qeveritë nacionale. Çdo pesë vjet zgjedhet Komision i ri, brenda gjashtë muajsh pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Procedura është siç vijon: Qeveritë e shteteve-anëtare pajtohen së bashku për atë se kush të jetë kryetar i ri i Komisionit. Kryetari i emëruar i Komisionit, në biseda me qeveritë e shteteve-anëtare zgjedh nëntëmbëdhjetë anëtarët tjerë të Komisionit.

Pastaj Parlamenti i ri interviston të gjithë njëzet anëtarët e rij dhe jep mendimin e vet për gjithë kolegjiumin . Nëse miratohen propozimet, Komisioni i ri mund zyrtarisht të fillojë me punë janarin e ardhshëm. Mandati i tashëm i Komisionit zgjat deri më 31 tetor, 2004. Kryetar i Komisionit është Romano Prodi. Komisioni politikisht i jep llogari Parlamentit, që ka fuqinë ta shpërndajë atë duke miratuar mocion dënimi. Komisioni merr pjesë në të gjitha mbledhjet e Parlamentit, ku duhet të qartësojë dhe arsyetojë vendimet e veta. Poashtu rregullisht u përgjigjet pyetjeve me shkrim dhe atyre verbale, të parashtruara nga përfaqësuesit parlamentarë.

Komisioni Evropian: avancim i interesit të përbashkët Faktet kyç 21 Punën e përditshme të Komisionit, e realizojnë zyrtarët e vet administrativë, ekspertët, përkthyesit dhe sekretarët. Ekzistojnë rreth 24.000 nëpunës të këtillë evropianë. Kjo mund të duket shumë, por në fakt është më pak se numri i të punësuarve në shumicën e këshilleve të qyteteve në Evropë. Këta persona nuk janë burokratë të paftyrë, por qytetarë ordinerë nga çdo shtet i UE, të zgjedhur me anë të intervistave konkurruese, dhe të cilët punojnë së bashku për të ndërtuar një union të fuqishëm dhe të suksesshëm

evropian. Zyrtarët e Komisionit, ashtu si edhe personeli i institucioneve tjera të UE, rekrutohen përmes Zyrës Evropiane për zgjedhje të personelit: europa.eu.int/epso. Ku e ka selinë Komisioni? Selia e Komisionit është në Bruksel (Belgjikë), por gjithashtu ka zyra në Luksemburg, përfaqësi në të gjitha shtetet e UE dhe delegacione në shumë qytete botërore. Çka bën Komisioni? Komisioni Evropian ka katër role kryesore: 1. t i propozojë ligje Parlamentit dhe Këshillit; 2. të menaxhojë dhe implementojë politikat dhe buxhetin e UE; 3. të zbatojë ligjin evropian (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë);

4. të përfaqësojë Unionin Evropian në skenën ndërkombëtare, për shembull duke negociuar marrëveshje mes UE dhe shteteve të tjera. Si President i Komisionit, Romano Prodi është i gatshëm për dialog për të sqaruar çka është dhe çka bën institucioni i tij dhe është i gatshëm të dëgjojë mendimet e qytetarëve të UE. 22 Si funksionon Unioni Evropian 1. Propozimi i legjislacionit të ri Traktati parasheh se Komisioni ka të drejtën e iniciativës . Me fjalë të tjera, Komisioni është përgjegjës për të përpiluar propozimet e legjislacionit të ri evropian, që i prezantohet Parlamentit dhe Këshillit. Këto propozime duhet t i mbrojnë interesat e Unionit dhe qytetarëve të

tij, por jo interesat e vendeve apo industrive të caktuara. Para se të japë ndonjë propozim, Komisioni duhet të jetë i vetëdijshëm për situatat dhe problemet e reja në Evropë dhe duhet të marrë parasysh nëse legjislacioni evropian është mënyra më e mirë për t u ballafaquar me ato. Mu për këtë shkak, Komisioni është në kontakt të vazhdueshëm me grupe të ndryshme interesi dhe dy organe këshilldhënëse Komiteti Ekonomik dhe Social (i përbërë nga përfaqësues të punëdhënësve dhe sindikateve) dhe Komiteti i Rajoneve (i përbërë nga përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe rajonale). Komisioni poashtu kërkon mendim nga parlamentet dhe qeveritë nacionale.

Komisioni do të propozojë veprim në nivel të UE vetëm nëse mendon se problemi nuk mund të zgjidhet në mënyrë më efektive në nivel nacional, rajonal apo lokal. Ky parim i ballafaqimit me çështje të ndryshme të nivelit më të ulët, quhet edhe parimi i subvencionimit . Mirëpo, nëse Komisioni konkludon se nevojitet legjislacion i ri i UE, atëherë ai harton një propozim që beson se do t i përgjigjet problemit në mënyrë më efektive dhe që do të kënaqë numrin më të madh të interesave. Për t i pasur detajet e sakta teknike, Komisioni konsulton ekspertë që përbëjnë komitetet dhe grupet e tij të ndryshme punuese. 2. Implementimi i politikave dhe buxhetit të UE

Si organ ekzekutiv i Unionit Evropian, Komisioni është përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e buxhetit të UE, si dhe të politikave dhe programeve, të miratuara nga Parlamenti dhe Këshilli. Punën më të madhe dhe shpenzimet tani i bëjnë autoritetet nacionale dhe lokale, por Komisioni është përgjegjës për mbikqyrje. Një shembull nga politika aktivisht e menaxhuar nga Komisioni, është politika e konkurrencës: Komisioni monitoron kartelet dhe korporatat, dhe siguron se shtetet e UE nuk do të ndihmojnë industritë e veta në atë mënyrë që të shkatërrojnë konkurrencën. Shembuj të programeve të UE që menaxhohen nga Komisioni, janë programet Interreg dhe

URBAN (formim i partneriteteve tejkufitare mes rajoneve dhe ndihmë në rigjenerimin e vendeve urbane, që ndodhen në situatë të keqe) e deri te programi Erasmus, program mbarëevropian për këmbim të studentëve. Komisioni menaxhon buxhetin nën mbikqyrje të vazhdueshme të Gjykatës së Revizorëve. Të dyja institucionet kanë për qëllim të sigurojnë administrimin e mirë financiar. Vetëm atëherë kur Parlamenti Evropian është i kënaqur me raportin vjetor të Gjykatës së Revizorëve, i lejon Komisionit të implementojë buxhetin. 3. Zbatimi i ligjit evropian Komisioni vepron si roje e Traktateve . Kjo domethënë se Komisioni, së bashku me Gjykatën e Drejtësisë, është përgjegjës për të

siguruar zbatimin e saktë të ligjit evropian, në të gjitha shtetet-anëtare. Nëse vërtetohet se ndonjë shtet i UE nuk zbaton ndonjë ligj evropian dhe në këtë mënyrë nuk i plotëson obligimet e veta ligjore, Komisioni ndërmerr hapa për ta zgjidhur këtë situatë. 23 Së pari inicon një proces ligjor, të quajtur procedura e kundravajtjes . Me këtë, qeverisë i dërgohet një letër zyrtare, ku shpjegohet se pse Komisioni mendon që ai shtet shkel ligjin e UE, njëkohësisht duke dhënë afat që shteti t i dërgojë Komisionit përgjigje të hollësishme. Nëse kjo procedurë dështon në zgjidhjen e situatës, atëherë Komisioni duhet ta përcjellë

çështjen në Gjykatën e Drejtësisë, e cila ka forcën e ndarjes së dënimeve. Vendimet e Gjykatës vlejnë për të gjitha shtetet-anëtare dhe institucionet e UE. 4. Përfaqësimi i UE në skenën ndërkombëtare Komisioni Evropian është zëdhënës dhe avokat i rëndësishëm i Unionit Evropian në skenën ndërkombëtare. Ai u mundëson 15 shteteveanëtare që në forumet ndërkombëtare, siç është Organizata Tregëtare Botërore, të flasin dhe të prezantohen me një zë . Komisioni gjithashtu ka përgjegjësi për të negociuar marrëveshje ndërkombëtare, në emër të UE. Një shembull i këtillë është Marrëveshja Kotonu, që përcakton rregullat e një ndihme të rëndësishme dhe partneriteti tregëtar mes UE

dhe shteteve në zhvillim të Afrikës, në Karibet dhe në Pacifik. Si është e organizuar puna e Komisionit? Nga Kryetari i Komisionit varet se cili komisioner do të jetë përgjegjës për lëmi të caktuara dhe a duhet që këto përgjegjësi t i jepen dikujt tjetër gjatë mandatit të Komisionit. Kryetari, me lejen e Komisionit, poashtu ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e komisionerit. Ekipi i 20 komisionerëve (i njohur edhe si Kolegjium ) takohet një herë në javë, zakonisht ditëve të mërkura, në Bruksel. Çdo pikë në agjendë, prezantohet nga komisioneri përgjegjës për lëminë e caktuar, kurse Kolegjiumi merr vendim kolektiv për atë.

Personeli i Komisionit është i organizuar në 36 departamente, të njohura si Drejtori të përgjithshme , dhe në shërbime (siç është Shërbimi juridik dhe Shërbimi për përkthime). Çdo drejtori është përgjegjëse për sfera të caktuara dhe udhëhiqet nga Drejtori gjeneral, i cili i jep llogari njërit nga komisionerët. Drejtoritë në fakt, hartojnë propozimet legjislative të Komisionit, por këto propozime bëhen zyrtare vetëm kur miratohen nga Kolegjiumi në mbledhjet e tij javore. Procedura është përafërsisht si vijon. Të supozojmë se Komisioni, për shembull, sheh nevojë për legjislacion të ri të UE për parandalim të ndotjes së lumenjve të Evropës. Drejtoria e përgjithshme e mjedisit do të përgatisë

një propozim, të bazuar në konsultimet me industrinë dhe fermerët evropianë, me ministritë e mjedisit në shtetet-anëtare dhe me organizatat për ruajtjen e ambientit. Unioni Evropian është donatori udhëheqës botëror në ndihmat për zhvillim, duke përfshirë edhe ndihmën për arsim dhe ndërtim të shkollave. 24 Si funksionon Unioni Evropian Pas kësaj, legjislacioni i propozuar do të diskutohet me të gjitha departamentet relevante të Komisionit dhe do të pësojë ndryshime nëse kjo është e domosdoshme. Pastaj do të kontrollohet nga Shërbimi juridik dhe nga kabinetet e komisionerëve (personeli politik brenda zyrave të komisionerëve).

Pasi që të jetë plotësisht i përfunduar, Sekretari gjeneral do ta përfshijë propozimin në agjendën e mbledhjes së ardhshme të Komisionit. Në këtë takim, komisioneri i mjedisit do t u shpjegojë kolegëve të vet shkakun e propozimit të këtij legjislacioni, dhe pas kësaj hapët diskutimi. Nëse ka marrëveshje, Kolegjiumi do të miratojë propozimin dhe dokumenti do t i dërgohet Këshillit dhe Parlamentit Evropian për shqyrtim. Nëse komisionerët nuk pajtohen, Presidenti do të kërkojë që ata të votojnë propozimin. Nëse 11 ose më tepër nga 20 komisionerët voton pro, propozimi do të miratohet. Rrjedhimisht, propozimi do të ketë përkrahje pa rezervë nga të gjithë anëtarët e Komisionit.

Dimensioni i ardhshëm i Komisionit Shtetet-anëtare me numër më të madh banorësh, çdo herë kanë pasur nga dy komisionerë kurse shtetet e tjera komisioner nga shtetet e tjera të UE. Mirëpo, nëse pas zgjërimit të UE mbetet po ky sistem, Komisioni do të zgjerohet shumë dhe nuk do të mund të jetë efektiv. Së shpejti, më 1 maj të vitit 2004, do të ketë dhjetë komisionerë të rinj (dhe numri i përgjithshëm do të mbrrijë në 30), kur UE do t i bashkohen 10 shtete të reja anëtare. Kështu, nga data kur fillon mandati i Komisionit 2004-2009 (1 nëntor, 2004), çdo shtet do të ketë vetëm nga një komisioner. Kur Unioni do të ketë 27 shtete-anëtare, Këshilli, me vendim unanim do ta përcaktojë dhe fiksojë

numrin maksimal të komisionerëve. Duhet të ketë më pak se 27 dhe nacionaliteti i tyre do të përcaktohet me sistem rrotacioni, i cili pa dyshim do të jetë korrekt dhe i barabartë për të gjitha shtetet. Anëtarët e Komisionit Evropian janë nga të gjitha shtetet e UE por janë të pavarur nga qeveritë nacionale. Ata takohen një herë në javë për të diskutuar politikën e UE dhe për të propozuar legjislacion të ri. 25 Roli: Të sjellë aktgjykime ligjore për rastet që paraqiten para Gjykatës Gjykata e Drejtësisë: Një gjykatës nga çdo shtet i UE; tetë avokatë të përgjithshëm Gjykata e shkallës së parë: Një gjykatës nga çdo shtet i UE Mandati: Anëtarët e dy gjykatave zgjidhen

për mandat gjashtëvjeçar, me mundësi për rizgjedhje Adresa: Plateau du Kirchberg, L-2925 Luksemburg Telefoni: (+352) 4303-1 Faqja e internetit: curia.eu.int Gjykata e Drejtësisë të Komuniteteve Evropiane (të cilës shpesh i referohen thjeshtë si Gjykata ) u formua në bazë të Traktatit Evropian për Thëngjill dhe Çelik në vitin 1952. Detyra e tij është të sigurojë se legjislacioni i UE (teknikisht i njohur si e drejta e komunitetit ) interpretohet dhe zbatohet në mënyrë të njëjtë në çdo shtet-anëtar. Me fjalë të tjera, ai duhet të sigurojë se ligji do të jetë çdoherë identik për të gjitha palët dhe në të gjitha rrethanat. Gjykata ka fuqinë dhe të drejtën e zgjidhjes së

kontesteve ligjore mes shteteve-anëtare, institucioneve, bizneseve dhe individëve të UE. Gjykata përbëhet nga një gjykatës prej çdo shteti-anëtar, kështu që të përfaqësohen të gjitha sistemet nacionale ligjore. Edhe pas zgjërimit, sërish do të ketë nga një gjykatës prej shteteve-anëtare, por për shkak të efikasitetit, Gjykata do formojë Odën e Lartë , të përbërë nga vetëm 13 gjykatës, në vend që në seancat plenare të marrin pjesë të gjithë gjykatësit. Gjykata asistohet nga tetë avokatë-gjeneralë . Roli i tyre është të prezantojnë opinione të arsyeshme për rastet që i shqyrton Gjykata. Këta duhet ta bëjnë këtë publikisht dhe në mënyrë të paanshme.

Gjykatësit dhe avokatët-gjeneralë janë anëtarë të mëparshëm të gjykatave më të larta nacionale ose avokatë shumë kompetentë, të cilëve mund t u besohet për paanshmërinë dhe objektivitetin e tyre. Ata janë emëruar me vendim të përbashkët të qeverive të shteteve-anëtare. Çdo njëri emërohet për mandat gjashtëvjeçar, pas së cilit ata mund të rizgjidhen një ose dy herë për periudhë trevjeçare. Për t i ndihmuar Gjykatës së Drejtësisë në shqyrtimin e rasteve të shumta dhe për t u ofruar qytetarëve mbrojtje më të mirë ligjore, në vitin 1989 u formua Gjykata e Shkallës së Parë. Kjo gjykatë (që është pjesë përbërëse e Gjykatës së Drejtësisë) është përgjegjëse për miratimin e vendimeve për raste të veçanta,

sidomos për rastet e paraqitura nga inidividët dhe rastet që kanë të bëjnë me konkurrencën jokorrekte mes bizneseve. Gjykata e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë kryetarët e vet, të zgjedhur nga kolegët e tyre gjykatës, për të shërbyer mandatin trevjeçar. Gjykata e Drejtësisë: mbështetja e ligjit Faktet kyç 26 Si funksionon Unioni Evropian Çka bën Gjykata? Gjykata sjell aktgjykime lidhur me rastet që i dorëzohen për shqyrtim. Katër llojet më të shpeshta të rasteve janë:

1. kërkesat për vendime preliminare; 2. proceset gjyqësore për dështimin e përmbushjes së obligimeve; 3. proceset gjyqësore për anulim; 4. proceset gjyqësore për dështim veprimi. Të gjitha janë hollësisht të përshkruara në vijim. 1. Vendimi preliminar Gjykatat në çdo shtet të UE janë përgjegjëse për të siguruar se ligji i UE zbatohet në mënyrë adekuate. Por ekziston rreziku që gjykatat në shtete të ndryshme, ta interpretojnë ligjin e UE në mënyra të ndryshme. Për të parandaluar këtë, ekziston procedura preliminare e vendimit . Kjo do të thotë që nëse gjykata nacionale është e pasigurtë në interpretimin

apo validitetin e ndonjë ligji të UE, ajo mundet, e ndonjëherë edhe duhet, të konsultohet me Gjykatën e Drejtësisë. Kjo këshillë jepet në formë të vendimit preliminar . 2. Proceset gjyqësore për dështimin e përmbushjes së obligimeve Komisioni mund të inicojë këto procese gjyqësore nëse ka arsye që të besojë se një shtet-anëtar dështon t i përmbushë obligimet e parapara me të drejtën e UE. Këto procese gjithashtu mund të iniciohen nga ndonjë shtet-anëtar. Në të dyja rastet, Gjykata heton pohimet dhe jep gjykimin e vet. Nëse vërtetohet se është fajtor, shteti i akuzuar anëtar duhet menjëherë t i përmirësojë veprimet dhe t i përmbushë

obligimet. Gjykata e Drejtësisë garanton trajtimin e barabartë të të gjithëve në suaza të të drejtës së UE. Të gjitha shtetet e UE kanë nga një gjykatës që i përfaqëson. 27 3. Proceset gjyqësore për anulim Nëse ndonjëri nga shtetet-anëtare, Këshilli, Komisioni apo (në rrethana të caktuara) Parlamenti, mendon se ndonjë ligj i caktuar është i kundërligjshëm, atëherë secila nga këto institucione mund të kërkojë nga Gjykata anulimin e këtij ligji. Këto procese për anulim munden poashtu të inicohen nga individët, të cilët duan që Gjykata të anulojë ndonjë ligj të caktuar, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon dhe ka efekt

të kundërt tek ata individë. Nëse Gjykata vërteton, se ligji në fjalë nuk ka qënë i miratuar në mënyrë korrekte ose nuk bazohet në mënyrë korrekte në traktatet evropiane, mund ta shpallë atë ligj të pavlevshëm. 4. Proceset gjyqësore për dështim veprimi Traktati ka parashikuar që Parlamenti Evropian, Këshilli dhe Komisioni të marrin vendime të caktuara nën rrethana të caktuara. Nëse këta dështojnë ta bëjnë këtë, shtetet-anëtare, institucionet tjera të Komunitetit dhe (në rrethana të caktuara) individët ose kompanitë, mund të paraqesin ankesë në Gjykatë, për të regjistruar zyrtarisht këtë shkelje. Si është e organizuar puna e Gjykatës?

Rastet së pari regjistrohen dhe pas kësaj, për të gjitha rastet emërohen gjykatës të caktuar dhe avokatë-gjeneralë. Procedura që pason përbëhet nga dy faza: së pari është faza me shkrim, e pastaj faza verbale. Në fazën e parë, të gjitha palët e involvuara paraqesin deklarata me shkrim dhe gjykatësi i emëruar në këtë rast përpilon një raport ku rezymon këto deklarata dhe të kaluarën ligjore të këtij rasti. Nga ky raport, avokati-gjeneral, i emëruar për këtë rast, jep konkluzat e veta. Në kontekst të këtyre konkluzave, gjykatësi jep propozim-vendimin, që u dorëzohet anëtarëve të tjerë të Gjykatës për shqyrtim. Mandej pason faza e dytë hetimi publik. Në

parim, kjo ndodh para tërë Gjykatës (në seancat plenare ), por hetimi poashtu mund të bëhet edhe në odat e larta me nga tre ose pesë gjykatës, varësisht nga rëndësia apo kompleksiteti i rastit. Gjatë hetimit, avokatët e palëve paraqesin rastin para gjykatësve dhe para avokatitgjeneral, të cilët mund t u parashtrojnë pyetje avokatëve që përfaqësojnë klientët. Pastaj, avokati-gjeneral jep konkluzat e veta, dhe pas kësaj gjykatësit shqyrtojnë çështjen dhe shpallin aktgjykimet e tyre. Vendimet e Gjykatës vendosen nga mazhoranca dhe shpallen në përfundim të hetimit publik. Ndryshimet në pikëpamje nuk shprehen. 28

Si funksionon Unioni Evropian Roli: Përfaqëson shoqërinë e organizuar civile Anëtarë: Momentalisht 222, maksimum 350. Mandati: anëtarët emërohen për afat gjashtëvjeçar, me mundësi për rizgjedhje Adresa: 12 rue Alcide de Gasperi, L-1615 Luksemburg Telefoni: (+352) 4398-1 Faqja e internetit: www.eca.eu.int Gjykata Evropiane e Revizorëve: shpenzimi i arsyeshëm dhe dobiprurës Faktet kyç Gjykata e Revizorëve kontrollon nëse të gjitha të hyrat e Unionit dhe të gjitha shpenzimet e tij janë kryer në mënyrë ligjore dhe të rregullt. Kjo gjykatë, gjithashtu kontrollon nëse buxheti

i UE është administruar në mënyrë korrekte. Gjykata e Revizorëve u themelua në vitin 1977. Gjykata ka nga një anëtar prej çdo shteti anëtar të UE, që emërohet nga Këshilli për mandat gjashtëvjeçar, me mundësi për rizgjedhje. Edhe pas zgjërimit, kjo gjykatë do të vazhdojë të ketë nga një anëtar prej çdo shteti të UE, por, për hir të efikasitetit, Gjykata mund të formojë oda (me nga vetëm disa anëtarë), për të miratuar lloje të caktuara të raporteve ose mendimeve. Të gjithë anëtarët e Gjykatës në vendet e tyre kanë punuar për institucione revizioni ose janë persona të kualifikuar për këtë punë. Këta janë zgjedhur për kompetencën dhe pavarësinë që

kanë. Gjykatësit punojnë vetëm për Gjykatën. Anëtarët zgjedhin njërin prej grupit dhe e emërojnë Kryetar, me mandat trevjeçar. Çka bën Gjykata? Roli kryesor i Gjykatës është të kontrollojë nëse buxheti i UE është implementuar në mënyrë korrekte, me fjalë të tjera, të sigurojë se të ardhurat dhe shpenzimet e UE janë ligjore dhe të ndershme, si dhe të sigurojë administrim korrekt financiar. Puna e kësaj gjykate, ndihmon të garantojë se sistemi i UE operon në mënyrë efikase dhe transparente. Për të kryer detyrën që ka, Gjykata heton dokumentacionin e çdo organizate të UE, që ka të hyra apo shpenzime. Po të ketë nevojë, Gjykata kryen kontroll në vendin e ngjarjes, pra brenda

në organizatë. Informatat e siguruara shkruhen në raporte, që i tërheqin vëmendjen Komisionit dhe shteteve-anëtare për problemet eventuale. Për ta kryer punën e vet sa më mirë, Gjykata e Revizorëve duhet të jetë e pavarur nga institucionet tjera, por njëkohësisht të jetë në kontakt të vazhdueshëm me ato. Një nga detyrat e saj kyçe është t u ndihmojë autoriteteve buxhetore (Parlamentit Evropian dhe Këshillit), duke ua prezentuar atyre çdo vit një raport për vitin e kaluar financiar. Komentet që i bën në këtë raport vjetor, 29 luajnë rol të rëndësishëm që Parlamenti të mund të sjellë vendimin se Komisioni mund të administrojë

me buxhetin. Nëse janë të kënaqur, Gjykata e Revizorëve, Këshillit dhe Parlamentit gjithashtu u dërgon edhe dokumentet konfirmuese që paratë e taksapaguesëve evropianë, janë shfrytëzuar në mënyrë adekuate. Përfundimisht, Gjykata e Revizorëve jep mendimin e vet para miratimit të rregulloreve financiare të UE. Gjykata, në çdo kohë mund të komentojë çështjet e caktuara ose mund të japë mendim, nëse kjo kërkohet nga ndonjë institucion i UE. Si është e organizuar puna e Gjykatës? Gjykata e Revizorëve punon në mënyrë të pavarur dhe është e lirë të vendosë si t i organizojë aktivitetet e veta të revizionit. Kjo

vendos për atë se kur t i prezentojë obzervimet e veta dhe çfarë publiciteti t u japë raporteve dhe opinioneve të veta. Ka përafërsisht 550 të punësuar të kualifikuar, prej të cilëve rreth 250 janë revizorë. Revizorët janë të ndarë në grupe revizioni . Ata hartojnë propozim-raporte, për të cilat merr vendim Gjykata. Revizorët shpesh inspektojnë institucionet tjera të UE, shtetet-anëtare dhe shtetet që pranojnë ndihma nga UE. Vërtetë, edhe pse puna e Gjykatës ka të bëjë me paratë për të cilat është përgjegjës Komisioni, 90% e këtyre të hyrave dhe shpenzimeve menaxhohen nga autoritetet nacionale. Gjykata e Revizorëve nuk ka forcë zbatuese

ligjore. Nëse revizorët zbulojnë manipulim ose parregullsi, ata e përcjellin informatën sa më shpejtë që mundet në organet përgjegjëse të UE, që ato të reagojnë dhe t i ndërmarrin masat e duhura. Një pikë e rëndësishme në buxhetin e UE, është ndihma për bujqësinë në mjedis miqësor, i cili i trajton mirë kafshët dhe prodhon ushqim të shëndetshëm. Revizorët kontrollojnë nëse këto para, si dhe paratë e tjera të buxhetit, shpenzohen në mënyrë të duhur. 30 Si funksionon Unioni Evropian Roli: Të menaxhojë me euron dhe politikën monetare të UE Anëtarë: Këshilli Drejtues 18, Këshilli i Përgjithshëm 17, Bordi Ekzekutiv 6.

Adresa: Kaiserstrasse 29, D-60311 Frankfurt Telefoni: (49) 69 13 440 Faqja e internetit: www.ecb.int Dymbëdhjetë, nga pesëmbëdhjetë anëtarët e UE tani kanë një valutë të njëjtë euron. Banknotat dhe monedhat e hekurta të euros janë në qarkullim nga 1 janari, 2002. Banka Qendrore Evropiane u formua në vitin 1998, me Traktatin e Unionit Evropian, për të promovuar dhe menaxhuar këtë valutë të re, duke kryer operacione këmbimi të parave dhe duke siguruar funksionim të rrjedhshëm të sistemeve të pagesës. BQE poashtu është përgjegjëse për formësimin dhe implementimin e politikës ekonomike dhe monetare të UE. Për ta realizuar detyrën e vet sa më denjësisht,

BQE punon me Sistemin Evropian të Bankave Qendrore, që përfshin të gjitha 15 shtetetanëtare të UE. Sidoqoftë, vetëm 12 nga këto shtete, deri më tani, kanë vënë euron në qarkullim. Së bashku, këto 12 shtete formojnë të ashtuquajturën euro hapësirë , ndërsa bankat e tyre qendrore, së bashku me Bankën Qendrore Evropiane, paraqesin atë që njihet si Eurosistem . BQE punon në mënyrë të pavarur. As BQE, bankat qendrore nacionale të Eurosistemit, e as ndonjë anëtar i organeve të tyre vendimmarrëse, nuk mund të kërkojë ose të pranojë udhëzime nga ndonjë organ tjetër. Institucionet e UE dhe qeveritë e shteteve-anëtare duhet të respektojnë këtë parim dhe nuk duhet të

përpiqen të ndikojnë mbi BQE ose mbi bankat qendrore nacionale. BQE, bashkëpunon ngushtë me bankat qendrore nacionale, përgatit dhe implementon vendimet që sjellin organet vendim-marrëse të Eurosistemit: Këshilli Udhëheqës, Bordi Ekzekutiv dhe Këshilli i Përgjithshëm. Çka bën banka? Një nga detyrat kryesore të BQE është të kujdeset për stabilitetin e çmimeve të euro hapësirës, duke ruajtur kështu fuqinë blerëse të euros. Kjo nënkupton mbajtjen e inflacionit nën kontroll strikt: BQE ka për qëllim të sigurojë se rritja vjetore e çmimeve nuk tejkalon 2%. BQE realizon këtë në dy mënyra:

Së pari, duke kontrolluar sasinë e të hollave në qarkullim. Nëse sasia e të hollave në qarkullim është më e madhe se oferta e mallërave dhe shërbimeve, kjo do të rezultojë me inflacion. Banka Qendrore Evropiane: menaxhimi me euron Faktet kyç 31 Së dyti, duke monitoruar trendet e çmimeve dhe duke vlerësuar rrezikun që paraqesin ato trende për stabilitetin e çmimeve në euro hapësirën. Kontrolli i sasisë së të hollave mes tjerash përfshin vendosje të një shkalle kamatore në tërë euro hapësirën. Ky është ndoshta

aktiviteti më i njohur i bankës. Si është e organizuar puna e bankës? Puna e Bankës Qendrore Evropiane organizohet përmes organeve vijuese vendim-marrëse: Bordi Ekzekutiv Ky bord përbëhet nga Drejtori i BQE, zëvendës Drejtori dhe nga katër anëtarë tjerë, të gjithë të emëruar me pajtim të kryetarëve apo kryeministrave të shteteve-anëtare të euro hapësirës. Anëtarët e Bordit Ekzekutiv janë të emëruar për një mandat tetëvjeçar, pa mundësi për rizgjedhje. Bordi Ekzekutiv është përgjegjës për implementimin e politikës monetare, siç është e paraparë nga Këshilli Drejtues (lexo më poshtë)

dhe për dhënien e udhëzimeve bankave qendrore nacionale. Poashtu organizon mbledhjet e Këshillit Drejtues dhe është përgjegjës për organizimin e përditshëm të BQE. Këshilli Drejtues Këshilli Drejtues është organi më i lartë vendim-marrës i Bankës Qendrore Evropiane. Përbëhet nga gjashtë anëtarët e Bordit Ekzekutiv dhe nga guvernatorët e 12 bankave qendrore të euro hapësirës. Kryesohet nga Drejtori i BQE. Misioni i tij primar është të definojë politikën monetare të euro hapësirës dhe, në veçanti, të përcaktojë shkallët fikse të kamatave, të cilat duhet të merren parasysh nga bankat komerciale, kur marrin të holla nga banka qendrore.

Këshilli i Përgjithshëm Këshilli i Përgjithshëm është organi i tretë vendim-marrës i BQE. Ky këshill përbëhet nga Drejtori dhe zëvendës Drejtori i BQE dhe guvernatorët e të gjitha 15 shteteve-anëtare të UE. Këshilli i Përgjithshëm kontribuon në aspektin këshillues dhe koordinues të BQE, si dhe ndihmon në përgatitjen e zgjërimit të ardhshëm të euro hapësirës. Uim Dusenberg u emërua President i BQE në vitin 1998. Detyra kryesore e bankës është mbajtja e inflacionit nën kontroll. 32 Si funksionon Unioni Evropian Roli: Përfaqëson shoqërinë e organizuar civile

Anëtarë: Momentalisht 222, maksimum 350. Mandati: Katër vjet Mbledhjet: Bruksel, mujore. Adresa: 2 rue Ravenstein, B-1000 Bruksel Telefoni: (+32-2) 546 90 11 Faqja e internetit: www.esc.eu.int Punësimi në Evropë është ndikuar shumë nga politikat e UE. Me anë të Komitetit ekonomik dhe social, punëdhënësit dhe unionet tregëtare kanë fjalën e tyre në këto politika. Ky komitet u formua në vitin 1957 me Traktatin e Romës. Komiteti ekonomik dhe social evropian është një organ këshilldhënës që i përfaqëson punëdhënësit, sindikatet, fermerët, konsumatorët dhe grupet tjera të interesit, që bashkërisht paraqesin shoqërinë e organizuar civile . Këshilli i prezenton opinionet e tyre

dhe i mbron interesat e tyre para Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Sipas kësaj, Këshilli ekonomik dhe social evropian, paraqet urën lidhëse mes Unionit dhe qytetarëve të tij, duke promovuar një shoqëri më aktive, më përfshirëse dhe rrjedhimisht, shoqëri më demokratike në Evropë. Ky komitet është pjesë integrale e procesit vendim-marrës të UE: duhet të konsultohet para se të sillen vendime për çështje ekonomike dhe sociale. Me vetiniciativë, poashtu Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian: zëri i shoqërisë civile Faktet kyç 33 mund të japë opinione për çështje të tjera që i

konsideron të rëndësishme. Deri sa të bashkohen shtetet e reja anëtare, KES do të ketë 222 anëtarë, numër që përafërsisht reflekton numrin e banorëve të shteteve të UE. Në vijim është shënuar numri i përfaqësuesëve të shteteve: Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar 24 Spanja 21 Belgjika, Greqia, Holanda, Austria, Portugalia dhe Suedia 12 Danimarka, Irlanda dhe Finlanda 9 Luksemburgu 6 Gjithsej 222 Numri i përfaqësuesëve të këtyre shteteve nuk do të ndryshojë pas zgjërimit, por përfaqësuesit

nga shtetet e reja anëtare do t i bashkohen Komitetit. Ky do të jetë numri i përfaqësuesëve për çdo anëtar të ri: Polonia 21 Rumunia 15 Bullgaria, Republika Çeke dhe Hungaria 12 Lituania dhe Sllovakia 9 Estonia, Letonia dhe Sllovenia 7 Qiproja 6 Malta 5 Sipas kësaj, Komiteti do të ketë gjithsej 344 anëtarë. Anëtarët emërohen nga qeveritë e shteteveanëtare të UE, por ata janë politikisht të pavarur. Ata zgjidhen me mandat katërvjeçar, me mundësi për rizgjedhje.

Komiteti takohet në Asamblenë Plenare dhe diskutimet e tij përgatiten nga gjashtë nënkomitete, të njohura si departamente ; çdo komitet përfshin lëmi të caktuar. Komiteti zgjedh kryetarin dhe dy nënkryetarë, me mandat dyvjeçar. Çka bën KES? Komiteti Ekonomik dhe Social ka tre role kryesore: të këshillojë Këshillin, Komisionin dhe Parlamentin Evropian, ose me kërkesë të tyre ose me vetiniciativë të Komitetit; të inkurajojë shoqërinë civile që të përfshihet më shumë në përpilimin e ligjeve dhe në procesin e vendimmarrjes të UE; të mbështesë dhe nxisë rolin e shoqërisë civile

në shtetet që nuk janë anëtare të UE dhe të ndihmojë për të formuar struktura këshilldhënëse. Kush janë anëtarë të KES? Kryesisht duke punuar në shtetet e tyre, anëtarët e Komitetit formojnë tre grupe që i përfaqësojnë punëdhënësit, të punësuarit dhe interesat e ndryshme ekonomike dhe sociale. Grupi i Punëdhënësve ka anëtarë prej sektorit privat e publik të industrisë, bizneseve të vogla e të mesme, odave ekonomike, tregëtisë me shumicë dhe pakicë, bankave dhe sigurimeve, transportit dhe bujqësisë. Grupi i të Punësuarve përfaqëson të gjitha kategoritë e të punësuarve, nga punëtorët fizikë deri te ata ekzekutivë. Anëtarët e këtij

grupi vijnë nga organizatat sindikaliste nacionale. Grupi i tretë përfaqëson numër të madh të interesave: OJQ, asociacionet e fermerëve, bizneset e vogla, zejet dhe profesionet, kooperativat dhe asociacionet joprofitabile, organizatat e konsumatorëve dhe ato të mjedisit, shoqatat shkencore dhe akademike, si dhe asociacionet që përfaqësojnë familjen, gratë, personat e hendikepuar, etj. 34 Si funksionon Unioni Evropian Roli: Përfaqëson autoritetet rajonale dhe lokale Anëtarë: Momentalisht 222, maksimum 350. Mandati: Katër vjet Mbledhjet: Bruksel, pesë mbledhje plenare në vjet

Adresa: 79 rue Belliard, B-1040 Bruksel Telefoni: (+32-2) 282 22 11 Faqja e internetit: www.cor.eu.int Komiteti i Rajoneve: zëri i qeverisë lokale Komiteti i Rajoneve, i formuar në vitin 1994 me Traktatin e Unionit Evropian (Mastriht), është një organ këshilldhënës, i përbërë nga përfaqësues të autoriteteve rajonale dhe lokale evropiane. Ky komitet mundëson që këto autoritete të kenë ndikim në përcaktimin e politikave të Unionit Evropian dhe mundëson respektimin e identitetit dhe veçorive rajonale dhe lokale. Komiteti duhet të konsultohet për çështje që kanë të bëjnë me qeverinë lokale dhe rajonale,

sic janë politikat rajonale, mjedisi, arsimimi dhe transporti. Deri në anëtarësimin e plotë të anëtarëve të rinj, Komiteti do të ketë 222 anëtarë. Numri për çdo shtet-anëtar, përafërsisht reflekton numrin e banorëve të po atij shteti dhe është si vijon: Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar 24 Spanja 21 Belgjika, Greqia, Holanda, Austria, Portugalia dhe Suedia 12 Danimarka, Irlanda dhe Finlanda 9 Luksemburgu 6 Gjithsej 222 Numri i përfaqësuesëve nga këto vende, nuk do

të ndryshojë pas zgjërimit, por përfaqësuesit nga shtetet e reja anëtare do t i bashkohen Komitetit. Ky është numri i përfaqësuesëve të shteteve të reja anëtare: Polonia 21 Rumunia 15 Bullgaria, Republika Çeke dhe Hungaria 12 Lituania dhe Sllovakia 9 Estonia, Letonia dhe Sllovenia 7 Qiproja 6 Malta 5 Sipas kësaj, Komiteti do të ketë gjithsej 344 anëtarë. Anëtarët e Komisionit janë politikanë të zgjedhur komunalë apo rajonalë, të cilët përfaqësojnë një tërësi që realizon aktivitete qeveritare

lokale dhe rajonale në Unionin Evropian. Ata mund të jenë kryetarë rajonalë, parlamentarë rajonalë, këshilltarë të qytetit, prefektë të qyteteve të mëdha, etj. Ata emërohen nga qeveritë e shteteve-anëtare të UE, por funksionojnë në pavarësi të plotë politike. Këshilli i Unionit Evropian i zgjedh ata për mandat katërvjeçar, me mundësi për rizgjedhje. Në bazë të Traktatit të Nicës, Faktet kyç 35 ata duhet të kenë mandat nga autoritetet që ata i përfaqësojnë ose duhet t u japin politikisht llogari këtyre autoriteteve. Komiteti i Rajoneve zgjedh Kryetar nga anëtarët e tij, me mandat dyvjeçar.

Çka bën Komiteti? Roli i Komitetit të Rajoneve është që mendimet dhe propozimet lokale e rajonale t i inkuadrojë në legjislacionin e UE. Këtë e bën duke shprehur mendime lidhur me propozimet e Komisionit. Komisioni dhe Këshilli duhet ta konsultojnë Komitetin e Rajoneve për çështjet me relevancë për autoritetet lokale dhe rajonale, por këtë mund ta bëjnë atëherë kur duan vet ato, ndërsa Komiteti mund të miratojë propozime me vetiniciativë dhe t i prezentojë ato para Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit. Si është e organizuar puna e Komitetit? Çdo vjet Komiteti i Rajoneve mban pesë mbledhje

plenare, gjatë së cilave definohen politikat e përgjithshme dhe miratohen propozimet. Anëtarët e Komitetit janë të emëruar në komisione speciale, puna e të cilave është që t i organizojnë mbledhjet plenare. Ekzistojnë gjashtë komisione: Komisioni për politikë kohezive territoriale (COTER); Komisioni për politikë ekonomike dhe sociale (ECOS); Komisioni për mbështetje zhvillimit (DEVE); Komisioni për arsim dhe kulturë (EDUC); Komisioni për çështje kushtetuese dhe qeverisje evropiane (CONST); Komisioni për marrëdhënie të jashtme (RELEX). Me anë të Komitetit të Rajoneve, prefektët dhe

këshilltarët e qyteteve nga tërë Evropa kanë fjalën e tyre në aksionin e UE, i cili ndikon në rajonet siç janë projektet për përmirësimin e transportit, komunikimit dhe rrjetit energjetik. 36 Si funksionon Unioni Evropian Roli: Financon projektet e UE Anëtarë: Shtetet anëtare Bordi i Drejtorëve 25 Komiteti Menaxhues 8 Adresa: 100 Boulevard Konrad Adenauer, L-2950 Luksemburg Telefoni: (352) 4379-1 Faqja e internetit: www.eib.eu.int Banka Evropiane e Investimeve: financimi i projekteve të UE

Banka Evropiane e Investimeve u formua në vitin 1958 me Traktatin e Romës. Kjo bankë ndihmon që të arrihen synimet e Unionit, duke financuar projekte të caktuara investimi. Projektet e zgjedhura janë projekte që promovojnë integrimin evropian, zhvillimin e balancuar, kohezionin ekonomik dhe social, si dhe ekonominë e bazuar në njohuri inovative. Çka bën banka? Misioni i BEI është që të investojë në projekte, të cilat promovojnë synimet e Unionit Evropian. Është joprofitabile dhe nuk merr para nga kursimet ose nga xhirollogaritë momentale. Kjo bankë nuk shfrytëzon asnjë fond nga buxheti i UE. Banka evropiane e investimeve financohet me hua nga tregjet financiare dhe

nga aksionarët e bankës shtetet-anëtare të Unionit Evropian. Ata bashkërisht marrin pjesë në kapitalin e bankës; kontributi i çdo shteti reflekton pjesëmarrjen ekonomike në Union. Kjo mbështetje nga shtetet-anëtare i jep Bankës Evropiane të Investimeve rangimin më të lartë të mundshëm për kreditim (AAA) në tregjet e parave, ku rrjedhimisht mund të tërhiqen shuma të mëdha të kapitalit me kushte shumë konkurrente. Kjo i mundëson bankës të investojë në projekte me interes publik, të cilat ndryshe nuk do të mund t i merrnin paratë ose do të duhej t i huazonin me kushte shumë të pavolitshme. Projektet në të cilat investon banka, zgjidhen me kujdes sipas kritereve në vijim:

këto duhet të kontribuojnë për realizimin e qëllimeve të UE, siç janë përpjekjet për t i bërë industritë dhe bizneset e vogla evropiane më konkurruese; krijimi i rrjetit transevropian (transporti, telekomunikcioni dhe energjia); përkrahja e sektorit të teknologjisë informatike; mbrojtja e mjedisit natyror dhe urban; përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore; nga këto projekte kryesisht duhet të kenë dobi rajonet më të pazhvilluara; ato duhet të ndihmojnë në tërheqjen e burimeve tjera financiare. Këto kritere zbatohen për aktivitetet brenda dhe jashtë Unionit Evropian. Përafërsisht 90% të aktiviteteve të BEI ndodhin brenda

Unionit Evropian, por një pjesë e rëndësishme e fondeve është e dedikuar për anëtarët e ardhshëm. Faktet kyç 37 Eurekaslide BEI poashtu përkrah zhvillimin në shtetet e Mediteranit, në Afrikë, Karibe dhe në Pacifik, si dhe projektet në Amerikën Latine dhe në Azi. Së fundi, BEI është aksionare më e madhe në Fondin Evropian të Investimeve. Ky fond u formua në vitin 1994, për të financuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Si është e organizuar puna e bankës?

Banka në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkëpunon me projekte të mëdha (së paku 25 milion euro), ndërsa për projektet më të vogla (NVM ose autoritetet lokale) punon me rreth 180 banka dhe ndërmjetësues specialistë financiarë në Evropë. BEI është institucion autonom. Vendimet për huazim i sjell vetëm në bazë të meritave të çdo projekti dhe në bazë të mundësive që ofrojnë tregjet financiare. Çdo vjet prezanton raport për të gjitha aktivitetet e veta. Banka bashkëpunon me institucionet e UE. Për shembull, përfaqësuesit e saj mund të marrin pjesë në komitete të Parlamentit Evropian, e Drejtori i BEI mund të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit.

Vendimet e bankës i sjellin organet në vazhdim: Bordi i Guvernatorëve përbëhet nga ministrat (zakonisht ministrat e financave) prej të gjitha shteteve-anëtare. Ky bord definon politikën e përgjithshme të bankës për huazime, aprovon bilancin dhe raportin vjetor, autorizon bankën të financojë projekte jashtë UE dhe vendos për rritjen e kapitalit. Bordi i Drejtorëve, i kryesuar nga Drejtori i Bankës, përbëhet nga 24 anëtarë të emëruar nga shtetet-anëtare dhe një nga Komisioni Evropian. Aprovon operacionet huazuese, si dhe siguron menaxhimin adekuat të BEI. Komiteti Menaxhues është organ plotësisht ekzekutiv i kësaj banke. Menaxhon aktivitetet e përditshme të BEI.

BEI financon një varg projekte, përfshirë këtu linket e reja rrugore dhe hekurudhore, për të përmirësuar rrjetet evropiane të transportit. 38 Si funksionon Unioni Evropian Roli: Të zbulojë keqadministrimin Mandati: Pesë vjet, me mundësi për rizgjedhje Adresa: 1 avenue du Président Robert Schuman, B.P. 403, F-67001 Strazburg Telefoni: (33) 3 88 17 23 13 Faqja e internetit: www.euro-ombudsman.eu.int Z. Nikiforos Diamanduros mori postin e Ombudsmanit në prill të vitit 2003. Ombudsmani Evropian:

shqyrtimi i ankesave tuaja Funksioni i Ombudsmanit Evropian u formua me Traktatin e Unionit Evropian (Mastriht, 1992). Ombudsmani vepron si ndërmjetësues mes qytetarëve dhe autoriteteve të UE. Ai ka të drejtë t i pranojë dhe t i shqyrtojë ankesat e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të UE, si dhe nga ata që banojnë ose që legalisht qëndrojnë në ndonjë shtet të UE. Ombudsmani zgjidhet nga Parlamenti Evropian me mandat pesëvjeçar, me mundësi për t u zgjedhur përsëri, që korrespondon me mandatin legjislativ të Parlamentit. Çfarë bën Ombudsmani? Ombudsmani ndihmon zbulimin e keqadministrimit në institucionet evropiane

dhe në organet tjera të UE. Keqadministrim do të thotë administrim i dobët ose i dështuar. Me fjalë të tjera, keqadministrimi ekziston kur ndonjë institucion i UE dështon të bëjë diçka që është dashur ta bëjë ose nëse e bën këtë në mënyrë të gabuar, apo nëse bën diçka që nuk është dashur ta bëjë. Shembuj të keqadministrimit janë: jokorrektësia, diskriminimi, keqpërdorimi i pozitës, mungesa e informatave ose refuzimi për të informuar, vonesat e panevojshme, procedurat e gabuara. Faktet kyç

39 Ombudsmani mund t u japë rekomandime institucioneve të UE dhe mund t i përcjellë një çështje Parlamentit Evropian, që ai t i ndërmarrë masat e nevojshme politike. Ombudsmani funksionon plotësisht në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë të paanshme. Ai nuk kërkon dhe as nuk pranon instrukcione nga asnjë qeveri apo organizatë. Për më tepër, gjatë mandatit të tij, ai mund të mos kryejë asnjë aktivitet tjetër profesional, me pagesë apo pa pagesë. Si të ankoheni te Ombudsmani? Nëse jetoni në Unionin Evropian (ose përfaqësoni institucion apo biznes që gjendet në UE) dhe nëse mendoni se keni qenë viktimë

e keqadministrimit nga ndonjë institucion apo organ i UE, puna e parë që duhet ta bëni është të kontaktoni me atë institucion apo organ përmes kanaleve të zakonta administrative dhe të mundoheni që të zgjidhni problemin. Nëse kjo qasje dështon, mund të ankoheni te Ombudsmani Evropian. Ankesën te Ombudsmani duhet patjetër ta bëni brenda dy vitesh nga dita kur keni kuptuar se ndodh keqadministrimi. Ju duhet të deklaroni qartë se kush jeni dhe pse ankoheni, edhe pse mund të kërkoni që ankesa të mbetet e fshehtë. Nëse është e nevojshme, Ombudsmani mund t u këshillojë që t i drejtoheni ndonjë institucioni tjetër. Ombudsmani nuk do t i shqyrtojë ankesat tuaja

nëse pohimet shqyrtohen ose janë shqyrtuar më parë në ndonjë gjykatë. Vizitoni faqen e internetit të Ombudsmanit, për të parë se si përgatitet ankesa që do t ia drejtoni Ombudsmanit. Si është e organizuar puna e Ombudsmanit? Ombudsmani shqyrton raste me vetiniciativë ose në bazë të ankesave që dorëzohen. Institucionet dhe organet e UE janë të obliguara t i sigurojnë Ombudsmanit çdo lloj informate që ai kërkon ose t i mundësojnë atij qasje në dokumentet e të dhënave relevante. Ata mund të refuzojnë ta bëjnë këtë vetëm nëse duan t i mbajnë të dhënat e tyre të fshehta. Nëse Ombudsmani zbulon ndonjë rast të keqadministrimit,

ai informon institucionin përgjegjës dhe jep rekomandime. Institucioni përkatës ka tre muaj afat për të dhënë mendimin e vet të detajuar për çështjen në fjalë. Ombudsmani pastaj ia dorëzon raportin Parlamentit Evropian dhe institucionit përkatës. Ai poashtu njofton ankuesin me rezultatin nga hetimi. Çdo vit, Ombudsmani i dorëzon Parlamentit Evropian raport për të gjitha rastet e shqyrtuara. 40 Si funksionon Unioni Evropian Qendra Evropiane për zhvillimin e trajnimit profesional E formuar në vitin 1975, Qendra Evropiane për

zhvillimin e trajnimit profesional ka selinë në Selanik, Greqi. Detyra e saj është që të analizojë dhe të sigurojë informatat për arsimin profesional dhe për sistemet e trajnimit, politikat, hulumtimet dhe praktikën e trajnimit. Kjo ndihmon specialistët në tërë Unionin Evropian që të zhvillojnë dhe përmirësojnë arsimin dhe trajnimin profesional në Evropë. Kjo qendër ka gjithashtu edhe faqe interaktive të internetit të quajtur Fshati Evropian për Trajnim : www.trainingvillage.gr Për më shumë informata, vizito: www.cedefop.eu.int Fondacioni Evropian për përmirësimin e jetesës dhe

kushteve të punës I formuar në vitin 1975, Fondacioni Evropian për përmirësim të jetesës dhe kushteve të punës (EUROFOUND) ka selinë e tij në Dablin, Irlandë. Detyra e këtij fondacioni është që: të këshillojë përpiluesit e politikave sociale dhe të punës; të vlerësojë dhe analizojë kushtet e jetesës dhe punës; të raportojë për zhvillimet dhe trendet; të kontribuojë për përmirësimin e kualitetit të jetesës. Për më shumë informata, vizito: www.eurofound.eu.int Agjencioni nuk është institucion i UE: është organ i formuar nga UE për të kryer një

detyrë të caktuar teknike, shkencore ose menaxheriale. Institucionet e UE (Parlamenti, Këshilli, Komisioni, etj.) u formuan në bazë të traktateve evropiane, ndërsa agjencionet nuk janë paraparë me këto traktate. Këto agjencione janë formuar në bazë të një ligji të veçantë, që përcakton detyrën e agjencionit të caktuar. Jo të gjitha quhen zyrtarisht agjencione . Ato mund të jenë qendra, institute, fondacione, zyra ose organizata. Momentalisht ekzistojnë 19 agjencione. Dy nga këto, Instituti Evropian për Studime të Sigurisë dhe Qendra Satelitore e Unionit Evropian, u formuan me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (lexo më lartë kapitullin për Këshillin e Unionit Evropian). Dy agjencionet tjera,

Europoli dhe Euroxhast-i, luajnë rol të rëndësishëm në bashkëpunimin e shtetevë të UE në sferën Drejtësisë dhe punëve të Brendshme. Ato janë të përshkruara më poshtë. 15 agjencionet tjera kryejnë detyra të parapara në shtyllën e parë të UE, të ashtuquajturat çështje të Komunitetit . Lexo më poshtë për përshkrim të shkurtë të çdo agjencioni. Agjencionet 41 Agjencioni Evropian i Mjedisit Agjencioni Evropian i Mjedisit u formua në vitin 1990. Selia e tij gjendet në Kopenhagë, Danimarkë. Detyra e këtij agjencioni është të mbledhë dhe

distribuojë informata për gjendjen dhe trendet e mjedisit në Evropë. Ky këshill është i hapur për vendet që nuk janë anëtare të UE: Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia kanë qenë anëtarë që nga fillimi. Agjencioni aktivisht bashkëpunon me organet për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe me organizatat ndërkombëtare. Për më shumë informata, vizito: www.eea.eu.int Fondacioni Evropian për Trajnim I formuar në vitin 1990, Fondacioni Evropian për Trajnim (ETF) gjendet në Torino të Italisë. FET ndihmon në përmirësimin e trajnimit profesional në mbi 40 shtete që nuk janë anëtare të UE. Këtu përfshihen shtetet

kandidate dhe shtetet në rajonet fqinje, siç janë Afrika Veriore, Lindja e Mesme, Ballkani dhe ish Bashkimi Sovjetik. Këtyre shteteve, Fondacioni u ofron njohuri, ekspertizë dhe përvoja në trajnimin e njerëzve për vendet e reja të punës dhe në zhvillimin e programeve afatgjate të arsimit. Për më shumë informata, vizito: www.etf.eu.int Qendra mbikqyrëse Evropiane për drogë dhe varësi nga droga E formuar në vitin 1993, Qendra mbikqyrëse Evropiane për drogë dhe varësi nga droga (EMCDDA) gjendet në Lisbonë, Portugali. Detyra e kësaj qendre është të mbledhë dhe të

distribuojë informata objektive, të besueshme dhe krahasuese për drogën dhe varësinë nga droga në Evropë. Është në partneritet me vendet që nuk janë anëtare të UE, si dhe me organet ndërkombëtare, siç janë: Programi Ndërkombëtar për Kontroll të Drogës i Kombeve të Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Grupi Popidu i Këshillit të Evropës, Organizata Botërore e Doganave, Policia Ndërkombëtare (Interpoli) dhe Policia Evropiane (Europoli). Për më shumë informata, vizito: www.emcdda.org Agjencioni Evropian për kontroll të prodhimeve mjekësore

I formuar në vitin 1993, Agjencioni Evropian për kontrollin e prodhimeve mjekësore (EMEA) është vendosur në Londër, Britani e Madhe. Agjencioni ndihmon për mbrojtje të shëndetit në Evropë dhe promovon atë, duke kontrolluar prodhimet mjekësore për njerëz dhe ato veterinare. Ky agjencion merr parasysh dhe shfrytëzon ekspertizat shkencore nga të gjitha shtetet e UE. Disa lloje të prodhimeve mjekësore që derivojnë nga bioteknologjia, mund të shiten në Unionin Evropian vetëm pas ekzaminimeve të kujdesshme nga EMEA. Nëse ky agjencion zbulon se një prodhim është i sigurtë dhe me kualitet të lartë, Komisioni Evropian mund ta lejojë shitjen e tij në gjitha shtetet e UE. Personat

që duan të ofrojnë në treg prodhime të reja mjekësore, poashtu mund të aplikojnë për këtë lloj autorizimi. 42 Si funksionon Unioni Evropian Prodhimet mjekësore tradicionale autorizohen individualisht nga çdo shtet i UE. EMEA ndihmon funksionimin e një sistemi të njohjes reciproke të këtyre autorizimeve nacionale. Për më shumë informata, vizito: www.emea.eu.int Zyra për harmonizimin në tregun e brendshëm (brendet dhe disenjot tregëtare) E formuar në vitin 1994, Zyra e harmonizimit në tregun e brendshëm është e vendosur në

Alikante, në Spanjë. Detyra e saj është të zbatojë procedurat e regjistrimit për brendet dhe disenjot e Komunitetit. Sistemi i brendeve të Komunitetit thjeshtëson jetën dhe zvogëlon shpenzimet e bizneseve evropiane. Një prodhues që dëshiron ta mbrojë shenjën e vet në Evropë, më nuk ka nevojë të regjistrojë simbol identik në çdo shtet të UE. Përmes të kësaj zyre, ai tani mund të aplikojë për shenjë unike, që i jep të drejtën t u ndalojë firmave tjera të përdorin shenja identike apo të ngjashme në tërë UE. Për më shumë informata, vizito: oami.eu.int Agjencioni Evropian për siguri dhe shëndet në punë

I formuar në vitin 1994, Agjencioni Evropian për siguri dhe shëndet në punë ka selinë në Bilbao të Spanjës. Asnjë shtet nuk mund të trajtojë ashtu si duhet çështjet e sigurisë dhe shëndetin në punë, me të cilat sot ballafaqohet Evropa. Për këtë arsye u formua ky agjencion, që të mbledhë njohuri sa më të gjëra dhe informata të bollshme për këto çështje, veçanërisht për masat preventive. Përveç që zhvillon rrjet të përgjithshëm të veb faqeve për sigurinë dhe shëndetin, Agjencioni poashtu drejton një program aktiv publicistik, duke publikuar gjithçka, duke filluar prej raporteve specialiste informuese deri te materialet që përdoren për fushata që kanë të bëjnë

me këto çështje. Agjencionin e udhëheq Bordi Administrativ, në të cilin janë përfaqësuar sindikatet, organizatat e punëdhënësve, qeveritë nacionale dhe Komisioni Evropian. Për më shumë informata, vizito: europe.osha.eu.int Zyra për objektet industriale Zyra për objektet industriale gjendet në Angers, në Francë. Kjo zyrë është formuar në vitin 1994. Detyra e saj është të administrojë sistemin e të drejtave mbi objektet një formë e të drejtave të pronës industriale që ka të bëjë me objektet prodhuese. CPVO, ashtu si edhe Zyra për harmonizim në

tregun e brendshëm, akordon të drejta për mbrojtje të pronës industriale për objekte të ndryshme. Këto të drejta janë valide për periudhë 25 ose 30 vjeçare. Për më shumë informata, vizito: www.cpvo.eu.int 43 Qendra për përkthime E formuar në vitin 1994, Qendra për përkthime ka selinë në Luksemburg. Qendra, e cila vetëfinancohet, u formua për të përmbushur nevojat për përkthim të agjencioneve tjera të decentralizuara të UE. Në bazë të marrëveshjes vullnetare për bashkëpunim, poashtu kryen shërbime përkthimi për institucionet e UE dhe organeve tjera që poashtu

kanë shërbimet e tyre për përkthim. Për më shumë informata, vizito: www.cdt.eu.int Agjencioni Evropian për Rindërtim Agjencioni Evropian për Rindërtim u formua në vitin 1999. Selia e tij është në Selanik, Greqi, por ka qendra operative edhe në Beograd, Prishtinë, Podgoricë dhe Shkup. Detyra e tij është të menaxhojë programet kryesore të UE që sigurojnë ndihmë për rindërtim të shteteve të rajonit të Ballkanit, të cilat u dëmtuan shumë nga luftrat e fundit. AER i jep llogari Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, ndërsa Bordi Drejtues i tij është i përbërë nga Komisioni Evropian dhe

përfaqësues nga të gjitha shtetet-anëtare të UE. Ky agjencion menaxhon një program ndihmash, në vlerë prej 1.6 miliardë euro në vit. Për më tepër informata, vizito: www.ear.eu.int Qendra monitoruese Evropiane mbi racizmin dhe ksenofobinë Qendra monitoruese Evropiane mbi racizmin dhe ksenofobinë, ndodhet në Vienë, në Austri. Është themeluar në vitin 1997. Detyra kryesore e Qendrës është që për UE dhe shtetet-anëtare të saj të sigurojë informata objektive, të besueshme dhe krahasuese për racizmin, ksenofobinë dhe antisemitizmin në Evropë, si dhe të hartojë dhe përgatisë

strategji mbarëevropiane për t u ballafaquar me këto probleme. Kjo qendër studion shtrirjen dhe zhvillimin e racizmit dhe ksenofobisë, si dhe i analizon shkaqet, pasojat dhe efektet e tyre. Poashtu nxjerr në pah dhe jep shembuj të integrimit të emigrantëve dhe minoriteteve etnike e religjioze. Bërthama e funksionimit të qendrës është rrjeti informativ Evropian për racizëm dhe ksenofobi (RAXEN). Përbëhet nga 15 Qendra Nacionale Fokusimi (nga një për çdo shtetanëtar) që mbledhin, krahasojnë dhe shpërndajnë informata për racizmin dhe ksenofobinë në vendet e tyre. Për më shumë informata, vizito: www.eumc.eu.int

44 Si funksionon Unioni Evropian Organizata Evropiane për sigurinë e ushqimit Organizata Evropiane për sigurinë e ushqimit filloi të veprojë në vitin 2002. Përkohësisht është e vendosur në Bruksel, Belgjikë. Përgjegjësia e saj primare është të sigurojë këshillim të pavarur shkencor për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit. Organizata vlerëson rrezikun për rrjetin ushqimor dhe kryen vlerësime shkencore të gjërave të ndryshme, që mund të ndikojë në sigurinë e ushqimit në Evropë. Aktiviteti i organizatës përfshin tërë procesin prodhues ushqimor

kushtimisht thënë, prej fermës deri te piruni . Me fjalë të tjera, kjo organizatë përfshin sferat nga prodhimi primar (përfshirë sigurinë e ushqimit për kafshë) deri te sigurimi i ushqimeve për konsumatorët. Kjo organizatë mbledh informata nga mbarë bota, duke ndjekur vazhdimisht zhvillimet e reja shkencore. Zbulimet e saj i ndan jo vetëm me ekspertët dhe vendim-marrësit, por edhe me publikun e gjërë. Për më shumë informata, vizito: www.efsa.eu.int Agjencioni Evropian për siguri detare Agjencioni Evropian për Siguri Detare u formua në vitin 2002. Qëllimi i tij është të ndihmojë

në përmirësimin e sistemit të sigurisë detare të UE, duke zvogëluar rrezikun nga aksidentet detare, ndotjen nga anijet dhe zhdukjen e njerëzve në det. Ky agjencion siguron këshillim teknik dhe shkencor për të ndihmuar përmirësimin e legjislacionit të UE për sigurinë detare dhe ndotjen nga anijet. Poashtu ndihmon Komisionin të mbikqyrë punën e UE dhe shteteve kandidate, si dhe i këshillon qeveritë e tyre. Mes detyrave të ndryshme që ka, agjencioni për siguri detare do të zhvillojë një metodologji të përbashkët për të gjitha shtetet e UE për të hetuar aksidentet detare, si dhe do të krijojë sistem informativ mbarëevropian për trafikun

transportues detar. Për më shumë informata, vizito: europa.eu.int/agencies/emsa Agjencioni Evropian për siguri aviacioni Agjencioni Evropian për siguri aviacioni u formua në vitin 2002. Detyra e tij është t i ndihmojë UE-së të zhvillojë ligje dhe rregulla për sigurinë ajrore dhe t i ndihmojë Komisionit të verifikojë se a respektohen rregullat e UE. Agjencioni poashtu do të sigurojë ndihmë teknike për organizatat ndërkombëtare, përgjegjëse për sigurinë e aviacionit civil dhe mbrojtjen e ambientit. Ky agjencion do t u ndihmojë autoriteteve aeronautike të vendeve që nuk janë anëtare

të UE. Agjencioni ka të drejtë të kryejë detyra të caktuara ekzekutive, siç është dhënia e çertifikatave për prodhime aeronautike. Akcionet e përbashkëta janë më efektive se akcionet individuale nga shtetet-anëtare. Për më shumë informata, vizito: europa.eu.int/agencies/easa 45 Europoli Europoli, Zyra e Policisë Evropiane, u formua në vitin 1992 për të siguruar informata për krimin në Evropë. Selia e kësaj zyre është në Hag të Holandës. Personelin e kësaj zyre e përbëjnë përfaqësues të agjencioneve nacionale, të cilat e zbatojnë ligjin (policia, doganat, shërbimet

e migracionit, etj.). Qëllimi i Europolit është t u ndihmojë shteteveanëtare të UE të bashkëpunojnë më ngushtë dhe në mënyrë më efektive parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar, në veçanti kundër: tregëtisë me drogë rrjetit të migracionit kontrabandës së automjeteve trafikimit me njerëz, përfshirë pornografinë me fëmijë falsifikimit të parave dhe mënyrave tjera të pagesës trafikimit me substanca radioaktive dhe nukleare terrorizmit

Europoli mbështet shtetet-anëtare: duke lehtësuar procesin e shkëmbimit të informatave me agjencionet nacionale për zbatim të ligjit; duke siguruar analiza operative; duke prodhuar raporte dhe analiza për krimin; duke siguruar ekspertizë dhe mbështetje teknike për hetimet dhe operacionet. Një nga detyrat e Europolit është të krijojë dhe mirëmbajë një sistem të kompjuterizuar, ku do të regjistrohen dhe analizohen të dhënat, në të cilat mund të ketë akses të vazhdueshëm. Një Bord i Përbashkët Mbikqyrës, i përbërë nga dy ekspertë për mbrojtje të të dhënave prej çdo shteti-anëtar, mbikqyr përmbajtjen dhe shfrytëzimin e të gjitha të dhënave që

posedon Europoli. Europoli i jep llogari Këshillit të Drejtësisë dhe punëve të brendshme, respektivisht ministrat e e të gjitha shteteve të UE. Bordin Menaxhues të Europolit e përbëjnë përfaqësues të shteteveanëtare, nga një prej të gjitha vendeve. Për më shumë informata, vizito: www.europol.eu.int Euroxhasti Euroxhasti u formua në vitin 2002 për t i nxitur autoritetet e drejtësisë të shteteve të UE të punojnë së bashku në luftën kundër krimit, përfshirë këtu krimin kompjuterik, rastet e falsifikimit dhe korrupcionit, larjen e parave dhe krimin ndaj mjedisit. Për shembull, ndihma e tij konsiston në atë që ndihmon këmbim

më të lehtë të informatave mes autoriteteve nacionale, siguron asistencë ligjore reciproke dhe i ekstradon personat e kërkuar. Selia e përkohshme është në Hagë, në Hollandë. Euroxhasti përbëhet nga një prokuror, gjykatës ose zyrtar policor, të deleguar nga çdo shtetanëtar. Ata formojnë Kolegjiumin (respektivisht bordi menaxhues) të organizatës dhe për Kryetar zgjedhin një nga anëtarët e tyre, për mandat trevjeçar. Kolegjiumi ndihmohet nga sekretariati dhe nga personeli i zyrtarëve të UE dhe nga ekspertë të deleguar nacionalë. Pasi që puna e tij përfshin ruajtje informatash për kriminelë të dyshuar, Euroxhasti ka Zyrtar për mbrojtje të të dhënave, puna e të cilit është që të sigurojë se të dhënat e regjistruara

janë të mbrojtura në mënyrë të duhur dhe se ato shfrytëzohen në pajtim me ligjin. Ju keni të drejtë të dini se çfarë informatash ka Euroxhasti për ju, nëse ka të tilla, dhe të kërkoni përmirësim apo fshirje nëse ato informata janë të pasakta apo jokomplete. Për më shumë informata, vizito: www.eurojust.eu.int 46 Si funksionon Unioni Evropian Drejt ardhmërisë Sistemi vendim-marrës i UE ka evoluuar gjatë këtij gjysëmshekulli që lamë pas. Por, ky sistem fillimisht ishte i paraparë për bashkësi prej vetëm gjashtë shteteve. Pasi që UE përgatitet për rritje të anëtarësisë prej 15 në ndoshta

27, sistemi i tij vendimmarrës ka nevojë për ndryshim dhe modernizim, në mënyrë që t i ikë paralizimit. Traktati i Nicës tani më ka bërë disa ndryshime në këtë drejtim. Por poashtu duhet të parashtrohen pyetje më thelbësore për të ardhmen e UE. Për shembull: Cilat janë qëllimet dhe objektivat e Unionit të zgjeruar? (Me fjalë tjera, çfarë duan të arrinë shtetet-anëtare së bashku në të ardhmen?) Çfarë regjime të përbashkëta do të duhen për t i realizuar ato objektiva? Çfarë duhet të vendoset në nivel evropian dhe çfarë duhet t u lihet autoriteteve shtetërore apo rajonale? Çfarë roli duhet të kenë parlamentet nacionale në procesin e vendimmarjes në UE?

Shkurtimisht, kush është përgjegjës dhe për cilat sfera, si dhe, si duhet të sillen vendimet demokratike në një union prej 27 shteteve apo më shumë shteteve me gjysëm miliardë banorë? Për të debatuar këto çështje dhe disa tjera, në vitin 2002 u formua një Kuvend, të përbërë nga përfaqësues të të gjitha shteteve-anëtare dhe shteteve kandidate, si dhe institucionet e UE. Nëse ju duhen më shumë informata për Kuvendin për Ardhmërinë e Evropës, vizitoni: european-convention.eu.int Për të marrë pjesë në diskutim të drejtpërdrejtë në Internet për të ardhmen e Evropës, vizito: europa.eu.int/futurum/forum Kuvendi do të pasohet nga një Konferencë

Ndërqeveritare, të paraparë për vitin 2004. Në përfundimin e kësaj konference, kryetarët dhe kryeministrat e UE kanë për qëllim të nënshkruajnë një traktat të ri dhe të thjeshtësuar për UE. Qëllimi është që të qartësohet se çfarë paraqet Unioni Evropian dhe nga shkon, cili është drejtimi që ka zgjedhur ky union. Traktati poashtu do të përcaktojë rregullat, politikat dhe regjimet e reja për vendimmarrje më efikase. Institucionet evropiane tani më kanë zbatuar reforma të mëdha të brendshme për të qenë më efikasë, më të hapur dhe më përgjegjës. Ata janë shumë të vetëdijshëm se UE ekziston për t u shërbyer qytetarëve të vet dhe mund të ketë sukses vetëm nëse qytetarët kuptojnë

sistemin e tyre dhe janë plotësisht të përfshirë në proceset e tij vendimmarrëse. UE i zgjeruar sigurisht se do të ketë nevojë për institucione të reformuara që mund të veprojnë dhe reagojnë shpejtë dhe në mënyrë efikase, për t i përballuar sfidat e mëdha të shekullit XXI. Në ballafaqim me ardhmërinë, UE duhet të vendosë ku do të shkojë dhe si do të arrijë atje. Popujt e vet, sidomos të rinjtë, duhet të jenë më afër të involvuar në këto vendime. 47 Vetëm për gjysëm shekulli, Unioni Evropian (UE) ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Ka siguruar paqe mes shteteve-anëtare të tij dhe prosperitet për qytetarët e vet. Ka krijuar një valutë

të vetme evropiane (euron) dhe treg unik pa kufij, ku mallrat, njerëzit, shërbimet dhe kapitali lëvizin lirisht. UE prej gjashtë u rrit në pesëmbëdhjetë shtete dhe përgatitet të pranojë edhe dymbëdhjetë të tjera. U bë forcë kryesore tregëtare dhe lider botëror në sfera siç është mbrojtja e ambientit jetësor dhe ndihmës që jep për zhvillim. Suksesi i UE është rezultat i mënyrës se si ky union fuksionon metodës së tij unike të interakcionit mes institucioneve, siç janë Parlamenti Evropian, Këshilli i Komisionit Evropian, të përkrahura nga një numër agjencionesh dhe organe tjera. Kjo broshurë jep pasqyrë përmbledhëse për atë se çfarë bëjnë institucionet, agjencionet ose organet dhe si janë ato të organizuara. Qëllimi është të sigurohet një udhërrëfyes i

dobishëm për sistemin vendim-marrës të UE. Komisioni Evropian Si funksionon Unioni Evropian Udhërrëfyes për institucionet e UE Seria e Dokumentacionit Evropian Luksemburg: Zyra e botimeve zyrtare të Komuniteteve Evropiane 2003 46 faqe 16.2 x 22.9 cm ISBN 92-894-7521-8 48 Si funksionon Unioni Evropian PËRFAQËSITË E KOMISIONIT EVROPIAN Përfaqësia në Irlandë 18 Dawson Street, Dublin 2 Tel: (353-1) 662 51 13

Fax: (353-1) 634 11 12 Internet: www.euireland.ie E-mail: eu-ie-info-request@cec.eu.int Përfaqësia në Britaninë e Madhe Jean Monnet House 8 Storey s Gate, London, SW1P 3AT Tel: (44-20) 79 73 19 92 Fax: (44-20) 79 73 19 00/10 Internet: www.cec.org.uk Përfaqësia në Uels 2 Caspian Point, Caspian Way, Cardiff CF10 4QQ Tel: (44-29) 20 89 50 20 Fax: (44-29) 20 89 50 35 Internet: www.cec.org.uk Përfaqësia në Skotlandë 9 Lava Street, Edinburgh EH2 4PH

Tel: (44-131) 225 20 58 Fax: (44-131) 226 41 05 Internet: www.cec.org.uk Përfaqësia në Irlandën Veriore Windsor House 9/15 Bedford Street, elfast BT2 7EG Tel: (44-28) 90 24 07 08 Fax: (44-28) 90 24 82 41 Internet: www.cec.org.uk Qendrat informative në SHBA 2300 M Street, NW 3rd Floor Washington DC 20037 Tel: (202) 862 95 00 Fax: (202) 429 17 66 305 East 47th Street 3 Dag Nammarskjold Plaza

New York, NY 10017 Tel: (212) 371 38 04 Fax: (212) 688 10 13 Internet: www.eurunion.org ZYRAT E PARLAMENTIT EVROPIAN Zyra në Irlandë European Union House 43 Molesworth Street, Dublin 2 Tel: (353-1) 605 79 00 Fax: (353-1) 605 79 99 Internet: www.europarl.ie E-mail: epdublin@europarl.eu.int Zyra në Britaninë e Madhe 2, Queen Anne s Gate, London SW1H 9AA Tel: (44-20) 72 27 43 00

Fax: (44-20) 72 27 43 02 Internet: www.euroaprl.org.uk E-mail: eplondon@europarl.eu.int Zyra në Skotlandë The Tun, 4 Jackson s Entry Holyrood Road, Edinburgh EH8 8 OJ Tel: (44-131) 557 78 66 Fax: (44-131) 557 49 77 Internet: www.europarl.org.uk E-mail: epedinburgh@europarl.eu.int Informata të tjera për Unionin Evropian Informatat në të gjitha gjuhët zyrtare të Unionit Evropian gjinden në Internet. Këto mund të gjinden me anë të serverit Europa (http://europa.eu.int) EVROPA DIREKT është shërbim telefonik pa pagesë, i cili ju ofron përgjigje në pyetjet tuaja, lidhur me Unionin

Evropian dhe qasje në informatat që kanë të bëjnë me të drejtat tuaja si qytetarë të UE-së: 00 800 6 7 8 9 10 11 Jashtë Unionit Evropian: (32-2) 299 96 96 Informatat dhe botimet për Unionin Evropian në gjuhën angleze mund t i merrni nga: Përfaqësitë dhe zyrat e Komisionit dhe Parlamentit Evropian ekzistojnë në të gjitha shtetet e Unionit Evropian. Komisioni Evropian gjithashtu ka delegacione edhe në vende tjera të botës. Shtetet anëtare të Unionit Evropian Shtetet e reja anëtare që duhet të bashkohen në vitin 2004 Shtetet kandidate Unioni Evropian Situata: pranverë 2003 1 16 NA-41-01-010-EN- C ISSN 1022-8233 AL ISBN 92-894-7521-8

Vetëm për gjysëm shekulli, Unioni Evropian (UE) ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Ka siguruar paqe mes shteteve-anëtare të tij dhe prosperitet për qytetarët e vet. Ka krijuar një valutë të vetme evropiane (euron) dhe treg unik pa kufij, ku mallrat, njerëzit, shërbimet dhe kapitali lëvizin lirisht. UE prej gjashtë u rrit në pesëmbëdhjetë shtete dhe përgatitet të pranojë edhe dymbëdhjetë të tjera. U bë forcë kryesore tregëtare dhe lider botëror në sfera siç është mbrojtja e ambientit jetësor dhe ndihmës që jep për zhvillim. Suksesi i UE është rezultat i mënyrës se si ky union fuksionon metodës së tij unike të interakcionit mes institucioneve,

siç janë Parlamenti Evropian, Këshilli i Komisionit Evropian, të përkrahura nga një numër agjencionesh dhe organe tjera. Kjo broshurë jep pasqyrë përmbledhëse për atë se çfarë bëjnë institucionet, agjencionet ose organet dhe si janë ato të organizuara. Qëllimi është të sigurohet një udhërrëfyes i dobishëm për sistemin vendim-marrës të UE. This document was created with Win2PDF available at http://www.daneprairie.com. The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or noncommercial use only.