You are on page 1of 11

INFACIONI

Tre nga temat kryesore qe perbejne bazen e studimeve makroekonomike jane:

• elementet percaktues te nivelit te rritjes se produktit te pergjithshem


kombetar;
• inflacioni;
• papunesia.

Nga keto tema, inflacioni dhe papunesia jane problemet ekonomike me te


mprehta per opinionin publik. Nje mates i shkalles se problemeve te paraqitura
nga inflacioni dhe papunesia eshte treguesi i keqesise se jeteses i shprehur nga
shuma e nivelit te papunesise dhe nivelit te inflacionit. Kur ky tregues eshte i
larte, keto probleme duhet te konsiderohen si problemet baze te politikave
ekonomike qeveritare.

Me inflacion kuptojme ngritjen e nivelit te pergjithshem te cmimeve. Keto


ndryshimet ne nivelin e cmimeve maten me normen e inflacionit e cila jepet:

Niveli i cmimeve (t) − Niveli i cmimeve (t − 1)


Norma e inflacionit (t) = *100
Niveli i cmimeve (t − 1)
ku:
t - eshte periudha korente;
t-1 - periudha paraardhese.

Duke qene se inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit te cmimeve, si tregues te


drejtperdrejte te tij sherbejne indekset e cmimeve. Nje llogaritje e tille nuk eshte e
lehte, nisur nga fakti se cmimet e mallrave te ndryshem rriten ne nivele te
ndryshme dhe madje, disa prej tyre edhe zvoglohen. Per llogariten e nivelit te
inflacionit ekonomistet perdorin kryesisht rritjen mesatare ne perqindje te
cmimeve.

Keshtu llogariten tre indekse te pergjithshme te cmimeve:

1. Indeksi i cmimit te konsumatorit i cili mat koston e nje shporte mallrash dhe
sherbimesh te konsumuara gjate nje periudhe te caktuar, nga nje familje
mesatare. Ne SHBA kjo shporte permban 365 lloje mallrash dhe sherbimesh dhe
mblidhen te dhena nga rreth 20.000 familje qytetare.

2. Indeksi i cmimeve te prodhuesit i cili mat nivelin e cmimeve te shitjes me


shumice, pra nivelin e cmimeve ne stadin e prodhimit. Ky indeks eshte i
rendesishem per shkak te gjeresise se mallrave dhe sherbimeve qe perfshin dhe
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
perdoret gjeresisht ne veprimtarine tregetare (ne SH.B.A perfshin rreth 3400
mallra te ndryshem).

3. Deflatori i GNP i cili llogaritet si raport i GNP nominal dhe GNP real dhe
interpretohet si indeksi i pergjithshem i cmimeve, perderisa perfshin cmimet e te
gjitha mallrave dhe sherbimeve. Shpesh ekonomistet e konsiderojne deflatorin e
GNP si indeksin me te mire te inflacionit.
GNP nominal
Deflatori GNP = * 100
GNP real

Rendesia e studimit te fenomenit te inflacionit

Nese fenomeni i papunesise godet kryesisht vetem disa grupe te popullsise,


inflacioni ne te kundert ndikon mbi gjithe popullaten. Ne ekonomite moderne
behet shume per zbutjen e ndikimit te situatave inflacioniste. Normalisht, ne
situta inflacioniste, nepermjet sindikatave punonjesit arrijne te marrin paga me te
larta, te cilat synojne te kompensojne rritjen e cmimeve, veprim ky qe njihet si
indeksim i pagave mbi bazen e inflacionit.. Por, megjithe funksionimin e ketij
mekanizmi zbutes apo asimilues, lufta kunder inflacionit merr gjithnje nje rendesi
te dores se pare, pasi:

• se pari, ka gjithnje grupe shoqerore qe vuajne vazhdimisht dhe drejtperdrejte


pasojat e tij (rast tipik jane pensionistet si edhe zoteruesit e kapitaleve ne
para);
• se dyti, kur norma e inflacionit rritet shpejt, institucionet apo individet kreditore
humbasin, e ne te kundert ato debitore fitojne.
• se treti, gjithe ekonomia destabilizohet nen efektin e normave te larta te
inflacionit dhe cmimet e prodhimit dhe te shitjes nuk mund te sinkronizohen
lehte ne kohe.

C’rregullimet inflacioniste jane rezultat i poltikave ekonomike te gabuara. Por


shpesh per keto c’rregullime fajesohet inflacioni, nderkohe qe fenomeni qe e
shkakton eshte krejt tjeter.

Ne pergjithesi, inflacioni klasifikohet ne tre kategori:

1. Inflacioni i moderuar i cili ndodh kur niveli i pergjithshem i cmimeve ngrihet


ngadale dhe norma e tij mund te shprehet nepermjet nje numri nje shifror. Ne
keto kushte cmimet jane relativisht te qendrueshme dhe sistemi monetar
funksionon mire.

2. Inflacioni galopant i cili shoqerohet me rritje cmimesh me nje norme dy dhe


tre shifrore (20%, 100%, 200% ne vit). Nen kete efekt, funksionimi i sistemit
ekonomik peson crregullime serioze. Besimi tek paraja lekundet dhe
_____________________________________________________________________________________
12
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
pergjithsisht kontratat indeksohen me indeksin e cmimeve ose ne valuta te
huaja. Parate e humbasin shpejt vleren e tyre dhe meqenese norma reale e
interesit merr vlera shume te ulta ose negative, tregu financiar venitet dhe roli
i normes se interesit si rregullator i saj bie shume.

3. Hiperinflacioni eshte nje dukuri e rralle ne ekonomine boterore dhe eshte i


pranishem sidomos ne kushtet e luftes. Cmimet ngrihen shume here cdo
muaj. Shembuj te tille jane rritja e cmimeve me Gjermanine e viteve 1922-
1923, periudhe kur indeksi i cmimeve u rrit nga 1 ne 10.000.000, ne Bolivine
e viteve 1985 me 12.000% inflacion, etj.

Por ekonomia tashme ka mesuar te bashkejetoje me inflacionin prandaj, para


ekonomisteve shtrohet pyetja nese eshte e nevojshme ose jo te tentohet nje
nivel i moderuar inflacioni, pasi tendenca per te ndaluar inflacionin con shpesh ne
nje keqesim te ketij fenomeni. Megjithate, ne pergjithsi mbizoteron ideja se nivele
dy shifrore te inflacionit jane simptoma te nje ekonomie qe funksionon keq.

Burimet dhe llojet e inflacionit

Ekzistojne pikpamje te ndryshme lidhur me shkaqet dhe burimet e inflacionit.


Sidoqofte, mbizoteron pikpamja se inflacioni tenton te jete inercial (d.m.th me
norma te pandryshuara), perderisa ne ekonomi nuk kane ndodhur ndryshime te
rendesishme ne anen e kerkeses dhe ofertes. Ne kete menyre, ne funksion te
analizes se burimeve te inflacionit duhet te dallojme inflacionin inercial, inflacionin
nga kerkesa dhe inflacionin nga oferta.

Inflacioni inercial quhet ndryshe inflacioni i parashikueshem ose i pritshem,


per sa kohe qe norma e inflacionit eshte e qendrueshme dhe per sa kohe nuk
ndodhin ndryshime ne anen e kerkeses dhe ofertes. Ne shumicen e vendeve
me ekonomi moderne te industrializuar, procesi inflacionist karakterizohet nga
inercia. Kjo inerci lind kur shumica e subjekteve qe veprojne ne ekonomi
presin te njejten norme inflacioni. Nese keto parashikime inflacioniste do te
pranohen edhe nga njesite operative dhe institucionale te sistemit, thuhet ne
kete rast se ekonomia ka hyre ne nje spirale inflacioni. Karkteristika kryesore
e nje spirale inflacioniste eshte se zhvillohet vete, pa patur me baze shkaqet
e vete inflacionit.

Prirja per ritme te qendrueshme te inflacionit, lidhet me menyren e percaktimit


te cmimeve dhe pagave. Kur cmimet dhe pagat rriten dhe parashikohet te
rriten edhe ne te ardhmen, firmat dhe sindikatat do te perpiqen te perfshijne
rritmet e shpejta te inflacionit perkatesisht ne cmimet dhe marrveshjet per
pagat. Ne kete menyre, norma e sotme e inflacionit mbartet ne periudhat e
ardhshme.

_____________________________________________________________________________________
13
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
Inflacioni nga kerkesa ndodh kur kemi nje rritje te kerkeses agregate, si
pasoje e nje rritjeje ne oferten e parase, apo rritje e shpenzimeve qeveritare
per mallra dhe sherbime. Cilidoqofte burimi i rritjes se kerkeses agregate, kjo
e fundit rritet shpejt duke e tejkaluar potencialin prodhues te ekonomise.
Cmimet do te rriten gjithashtu shpejt. Ne kete menyre, nje kerkese agregate e
rritur kundrejt nje oferte te kufizuar con shume shpejt ne inflacion pra, ne rritje
te nivelit te cmimeve dhe te pagave, gje qe i jep nje impuls te ri rritjes se
inflacionit.

Inflacioni nga kostoja eshte nje fenomen i ri ne ekonomite moderne te tregut.


Ai ndodh kur kemi nje rritje te kostove te prodhimit si p.sh si rezultat i:
- rritjes se kostos se materialeve te importuara, per shkak te faktoreve te
brendshem (rritjes ne kursin e kembimit dhe zhveleftesim i monedhes)
apo te tregut te jashtem;
- rritje ne taksat indirekte, etj.
E vecanta e inflacionit nga kostoja eshte rritja e cmimeve ne kushtet e
recensionit, pra kur ekonomia eshte ne renie.

Ajo gjendje e ekonomise, ku gershetohet inflacioni i larte me papunesine masive,


ne kushtet e mosperdorimit te kapaciteteve prodhuese quhet stagflacion. Keshtu
ne vitin 1982, megjithse norma e papunesise ishte 10% pagat u rriten 5%.

Kostot e inflacionit

Ne nje periudhe inflacioni, jo te gjitha cmimet (perfshire edhe pagat) ndryshojne


me te njejten mase dhe rritem, si pasoje do te kemi ndryshime ne cmimet
relative. Pikerisht keto ndryshime ne cmimet relative krijojne dy efekte te
inflacionit:

1. Inflacioni krijon nje rishperndarje te pasurise midis klasave apo shtresave te


ndryshme te popullsise;
2. Inflacioni con ne nje bllokim jo eficient te burimeve te prodhimit.

Efektet konkrete te c'vleresimit te parase (pra, kostot e inflacionit) varen nga


karakteri i inflacionit dhe pikerisht, nese kemi te bejme me inflacioni te
parashikuar ose te paparashikuar. Efektet e ketyre dy formave te inflacionit
ndryshojne mjaft.
Parate perdoren si mase e vleres ne transaksionet e ndryshme. Huamaresit dhe
huadhenesit, punetoret dhe punedhenesit, bejne kontrata ne vlere. Nese vlera e
parase ndryshon ne menyre te paparashikuar gjate kohes se inflacionit, atehere
madhesia reale e parase se paguar apo te marre (te fituar), ndryshon nga ajo e
kontraktuar. Keshtu p.sh, nese nje konsumator i vendos parate ne banke, me nje
norme interesi vjetor prej 20% dhe norma e inflacionit gjate ketij viti eshte po
20% atehere, me sasine e parave te marra ne fund te vitit konsumatori do te
mund te blinte te njejten sasi malli si perpara nje viti. E kunderta do te ndodhte
_____________________________________________________________________________________
14
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
nese konsumatori do merrte nga banka nje hua vjetore (konsumatori praktikisht
nuk do te paguante interes, ndersa banka do te humbiste).

Ndryshe ndodh kur inflacioni eshte i parashikuar. Ne kete rast, kontratat (kontrata
pune, shitblerjeje, kredi apo depozitime) nenshkruhen duke marre parasysh
indeksin e normes se parashikuar te inflacionit, duke zbutur ne kete menyre
efektin negativ te inflacionit ne shperndarjen e te ardhurave.

Indeksimi eshte nje teknike e cila lidh pagesat qe behen nepermjet nje kontrate,
me nivelin aktual te cmimeve. Kjo teknike perdoret per indeksimin e pagave,
bursave, pensioneve dhe per transferta te tjera qeveritare apo private, me qellim
qe te shmanget efekti i inflacionit per keto kategori pagesash. Ne kete menyre,
mbrohen ne njefare mase interesat e paleve kontaktuese, si edhe niveli i jeteses
se punojesve apo pensionisteve.

_____________________________________________________________________________________
15
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________

PAPUNESIA

Inflacioni dhe papunesia sherbejne shpesh si tregues te vleresimit te


pergjithshem te gjendjes se nje sistemi ekonomik. Nga pikepamja ekonomike, nje
papunesi e larte nenkupton nje renie te GNP aktual nen GNP potencial. Sa me i
larte niveli i papunesise, aq me i madh do te jete hendeku ndermjet GNP aktual
dhe GNP potencial. Kjo lidhje e papunesise me GNP sipas ligjit te Okun shprehet
ne nje renie te papunesise me 1% per cdo 2% renie te GNP aktual ndaj GNP
potencial. Per me teper, ne dallim nga burimet e tjera te prodhimit, puna mund te
konsiderohet si burimi me pak i zevendesueshem. Humbjet ekonomike te
shkaktuara nga papunesia vleresohen me te medha se humbjet e shkaktuara
nga ineficienca e ndermarjeve.

Nga ana tjeter, papunesia shoqerohet edhe me kosto suplementare financiare qe


qeveria i perdor per dhenie ndihme financiare te papuneve. Zvoglimi i te
ardhurave personale si rezultat i humbjes se vendit te punes, perben nje nga
kostot e dukshme te papunesise. Krahas kostove ekonomike, papunesia
shoqerohet edhe me kostot e saj sociale, si zhvleresim i kapitalit njerezor
(humbje te shkalles se arsimimit dhe aftesimit), ulje te dinjitetit personal dhe
vetvleresimit, si edhe si rritje te mundeshme te kriminalitetit.

Anatomia e papunesise

Pikenisja ne studimin e fenomenit te papunesise jepet nga koncepti i forces


punetore.

Sipas nje perkufizimi nderkombetar te pranuar:

• Ne forcen punetore perfshihen te punesuarit dhe personat ne kerkim te nje


punesimi.
Ne kete vleresim duhen patur parasysh dallimi ndermjet:
- individeve te zene ne pune, qe konsiderohen ata persona te cilet
kryejne nje pune te pagueshme, qofte edhe kur mungojne
perkohesisht ne pune;
- te papune, qe konsiderohen ata persona qe nuk jane ne pune, por
kerkojne pune ne menyre aktive (gjate muajit te fundit), ose qe
presin te rikthehen ne pune (ne muajin e ardhshem);

• Jashte forces punetore klasifikohen personat qe jane ne moshe pune dhe nuk
jane te zene ne pune. Ky grup perbehet nga studentet, invalidet, nxenesit ne
moshe pune, ata qe kryejne sherbimin ushtarak, si dhe personat qe aktualisht
nuk kerkojne pune.
_____________________________________________________________________________________
16
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________

Fluksi i levizjes ndermjet ketyre kategorive mund te shprehet me skemen e


meposhtme, ku:

2
1 TE PUNESUAR TE PAPUNE

3
6 7 4 5
JASHTE FORCES
SE PUNES

1 ⇒ tregon fluksin e personave qe ndryshojne vendin e punes;


2 ⇒ tregon fluksin e personave qe humbasin vendin e punes;
3 ⇒ tregon fluksin e personave nga rradhet e te papuneve qe gjejne nje vend
pune;
4 ⇒ tregon daljen nga i papune ne jashte forces punetore (si i papune i qe nuk
kerkon me pune);
5 ⇒ tregon hyrje ose rifutje ne forcen punetore, por fillimisht si i papune;
6 ⇒ tregon hyrje ose rifutje ne forcen punetore, por tashme si i zene ne pune;
7 ⇒ tregon humbjen e punes dhe daljen jashte forces punetore (p.sh.
pensionistet apo personat qe rikthehen ne shkolle).

Lidhja ndermjet kategorive te mesiperme jepet si me poshte:

- Numri total i puneve te braktisura jepet me shumen e levizjeve 1,2 dhe 7.


- Numri total i puneve te gjetura jepet me shumen e levizjeve 1,3 dhe 6.
- Diferenca midis puneve te lena dhe puneve te gjetura jep ndryshimet ne
punedhenie.
- Ndryshimet ne papunesi jepen nepermjet diferences (2+5)-(3+4).

Per vete mprehtesine e problemit te papunesise dhe zgjedhjen e politikave


ekonomike efikase, saktesia e llogaritjes se treguesve te papunesise merr nje
rendesi te vecante. Keshtu, ndryshimet ne papunesi maten nepermjet normes se
papunesise, e cila perfaqson raportin ne perqindje te numrit te te papuneve dhe
forces punetore:
Te papune
Norma e papunesise (%) = *100
Force punetore

Llojet e papunesise

_____________________________________________________________________________________
17
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
Rryma te ndryshme ekonomike percaktojne edhe forma te ndryshme te
papunesise, mbi bazen e te cilave rekomandojne edhe rrugezgjidhjet perkatese.
Disa prej ketyre formave jane:

1. Papunesia friksionale ( e ferkimit) qe krijohet kryesisht si rezultat i levizjes se


vazhdueshme te punonjesve nga njeri vend pune ne kerkim te nje vendi
tjeter. Kjo lloj papunesie eshte e pashmangshme dhe ekonomikisht e
justifikueshme, pasi con ne rishperndarje me efektive te burimeve te punes.
Ajo vleresohet nga niveli natyral i papunesise, i cili perfaqson nivelin e
papunesise qe rrjedh nga ekzistenca e levizjeve ne tregun e punes.

2. Papunesia strukturore qe shfaqet per shkak te ndryshimit te kerkeses dhe


ofertes per pune, si rezultat i ndryshimeve fondamentale qe ndodhin ne
deget baze te ekonomise. Renia e niveleve te prodhimit ne deget kryesore te
ekonomise, i’a le vendin koncentrimit te papunesise ne ato rajone ku jane
zhvilluar keto dege. Imobiliteti profesional (mungesa e gadishmerise dhe
veshtiresite lidhur me braktisjen e profesioneve te vjetra) dhe imobiliteti
gjeografik (mungesa e gadishmerise dhe veshtiresite per largimin nga rajonet
depresive), i kontribojne rruajtjes se niveleve te larta te papunesise ne keto
rajone.

3. Papunesia ciklike lidhet me renien e kerkeses per te mira dhe sherbime te


caktuara, sidomos ne fazen e renies ekonomike, gje qe con ne renien e
kerkeses per fuqi punetore ne ndermarjet qe prodhojne keto produkte apo
sherbime.

4. Papunesia sezonale e cila lidhet me karakterin stinor te prodhimit apo


sherbimit, si p.sh ne deget e industrise se ndertimit, turizmit, etj.

Interpretimi ekonomik i papunesise perben edhe ceshtjen me te mprehte dhe me


kontradiktore te teorise makroekonomike. Pergjithsisht, pranohet se ne sjelljen e
faktorit pune, nje rol percaktues kane pagat.
Sipas njeres nga pikpamjet ekzistuese, ekonomistet pohojne se shkaku i
papunesise duhet kerkuar ne jofleksibilitetin e pagave. Pagat jofleksibel i japin
papunesise nje karakter te detyruar.
Sipas pikpamjes tjeter (Kejnsi, etj.), pagat jane fleksibile dhe papunesia ne keto
kushte nuk mund te konsiderohet e detyruar, por ajo eshte nje papunesi e
vullneteshme.

5. Papunesia e vullnetshme (figura a) Sipas kesaj teorie, ne nivelin W te pages


(page ekuilibri), ndermarjet (firmat) jane te gateshme te pajtojne ne pune te
gjithe punetoret e kualifikuar te cilet deshirojne te punojne me kete page te
tregut (segmenti AE). Segmenti tjeter (EF), perfaqson pjesen e punetoreve te
pazene me pune, por qe do te pranonin te punonin vetem me nje page me te
_____________________________________________________________________________________
18
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
larte se W. Kjo quhet papunesi e vullneteshme. Sipas kesaj teorie nje treg
pune i karakterizuar nga nje page plotesisht fleksibile nuk mund te kete
papunesi te detyruar.

Paga orare Paga orare

D S D S

Papunesi e
Te punesuar detyruar

Te punesuar Papunesi e
vullneteshme A H G

W W

A E B

Forca e punes Forca e punes

Figura 2 a) Papunesia e vullneteshme (paga fleksibile) dhe


b) Papunesia e detyruar (paga jofleksibile)

6. Papunesia e detyruar (figura b) Kejnsi dhe shume ekonomiste te tjere


besojne se papunesia ciklike ndodh sepse pagat jane jofleksibile dhe nuk
jane ne gjendje te regullojne me shpejtesi mungesen dhe tepricen e forces
punetore. Ata supozojne se tregu e gjen vetvehten ne nje page orare W', qe
eshte me e larte se paga e ekuilibrit. Numri i punetoreve te kualifikuar te
gatshem per pune, perfaqsohet ne kurben e ofertes ne piken G, nderkohe qe
kerkesa e ndermarjeve per punetore eshte vetem deri ne H. Segmenti HG
tregon ne kete rast numrin e te papuneve, vecse ne dallim nga rasti i
mesiperm, ata jane te papune te detyruar. Teoria e papunesise se detyruar
mbeshtetet ne infleksibilitetin e pagave. Ky infleksibilitet vjen nga fakti se
tregjet e punes jane pergjithsisht tregje te administruara dhe jo tregje
ankandi. Ndermarjet i administrojne pagat per punonjesit e tyre nepermjet
tarifave fikse, pergjithsisht njevjecare (kontratave te punes), te cilat edhe kur
ndryshohen, rregullimi behet pak a shume propocional per te gjitha llojet e
pagave.

Per tregjet e sindikalizuara te punes, sjelljet e pagave jane akoma me te


ngurtesuara. Tarifat e pagave vendosen per nje peiudhe 3 vjecare ne
kontrate dhe nuk mund te sherbejne si rregullator i tregut te kerkeses dhe
ofertes se punes.

_____________________________________________________________________________________
19
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
Ne pergjithsi mund te thuhet se ne afate te shkurter tregjet e punes veprojne
si ne grafikun b) por, per perudha afatgjata, pagat levizin per te balancuar
kerkesen dhe oferten, si ne grafikun a). Sidoqofte, derisa te realizohen keto
pershtatje, do te jete e pranishme papunesia e detyruar.

Raporti Inflacion-Papunesi. Kurba e Phillips

Punezenia e plote dhe stabiliteti i cmimeve jane dy nga objektivat qendrore


makroekonomike te cdo qeverie. Per te luftuar papunesine personat pergjegjes
te politikes ekonomike kerkojne shpesh t’i japin nje impuls ekonomise. Me
zvoglimin e kesaj papunesie, sistemi ekonomik i afrohet perdorimit te plote te
aftesive te tij dhe tregu i punes fillon te ezaurohet. Nje numer i madh
ndermarjesh gjen veshtiresi ne gjetjen e punetoreve te kualifikuar dhe ne kushtet
e nje konkurence te larte, pagat fillojne e ngrihen. Keshtu, nje papunesi ne nivele
te ulta con ne rritje te pagave, rritje e cila permes spirales inflacioniste, gjeneron
vete nje rritje te cmimeve. Ekziston keshtu nje lidhje inverse ndermjet papunesise
dhe inflacionit: nivelet e ulta te papunesise do te shoqerohen me nivele te
larta te inflacionit.

Kjo marredhenie eshte quajtur kurba e Phillips, sipas emrit te ekonomistit qe


analizoi marrdhenien ndermjet papunesise dhe inflacionit te Britanise se Madhe
te viteve 1861 dhe 1957 (figura 3). Kerkimet e tij tregojne mundesine e arritjes se
nje niveli te ulet inflacioni, por me nje cmim - nje nivel me te larte papunesie.
Te dhenat e analizuara nga Phillips rezulton se pagat (pra, dhe cmimet) mund te
jene stabile per nje nivel papunesie rreth 5,5%. Kur niveli i papunesise gjendet
ne nje pike prane vleres zero, niveli i inflacionit behet jashtezakonisht i larte.
Niveli i papunesise per nje nivel zero te inflacionit quhet norma natyrore e
papunesise. Per nje nivel me te ulet papunesie, niveli i cmimeve tenton te rritet
dhe per nje nivel me te larte cmimet tentojne te zbresin.

Norma natyrore e papunesise (NNP) perben edhe nje nga konceptet kryesore te
makroekonomise moderne. Ajo perfaqson pra, ate norme papunesie per te cilen
tregjet e punes dhe te te mirave jane te balancuara.

Kjo norme papunesie:

- se pari, eshte me e madhe se zero, pra edhe ne nje shoqeri me nje


punezenie te larte, nje numer i caktuar individesh te forces punetore do te
jene te papune ne formen e papunesise se ferkimit apo papunesise
strukturore.
- se dyti, NNP eshte e lidhur ngushte me inflacionin. Shoqeria do te
preferonte nje papunesi te ulet por jo aq te ulet sa te rezikonte lindjen e
nje inflacioni te paparashikuar. Pra NNP perfaqson nivelin me te ulet te
papunesise qe mund te arrihet pa rezikun e akselerimit te inflacionit jo te
pritshem.
_____________________________________________________________________________________
20
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit
Ekonomia dhe Organizimi i Ndermarjeve Makroekonomia
_____________________________________________________________________________________
Masa ne te cilen duhet t’i afrohemi normes natyore, varet nga inflacioni shtese
me te cilen ai shoqerohet. Nese kuba e Phillips do te jete mjaft e pjerret, atehere
kosto me te cilin do te pagohet zvoglimi i papunesise, do jete e larte dhe ne te
kundert, luftimi i inflacionit do te conte ne
nje nivel me te larte te papunesise.
Niveli i inflacionit

Ne zhvendosjet e kurbes se Phillips,


vlejne te njejtet principe te vleresuara ne
lidhje me kurbat e kerkeses dhe ofertes.
Kurba e re e Phillips Keshtu, eshte perseri mjaft i rendesishem
C dallimi ndermjet levizjes gjate kurbes dhe
B spostimit te kurbes se Phillips. Ne figuren
3, tregohet nje levizje nga pika A e nje
Niveli i papunesise
A kurbe Phillips, ne piken B te kurbes se re
Phillips. Duke qene se kurba eshte
Kurba e Phillips
spostuar lart, ne piken B kemi me shume
papunesi dhe inflacion se ne piken A.
Figura 3 Kurba e Phillips

Ne pergjithesi, arsyet e spostimeve te kurbes se Phillips jane:

- se pari, te ashtuquajtuit faktore reale si ndryshimet ne kohe, ne permasat


dhe perberjen e forces se afte per pune dhe shpejtesia me te cilen keto
subjekte jane te afta te spostohen nga nje pune ne tjetren (te influencuara
edhe nga progresi teknik, i cili rrit nevojen e kopetencave teknike te fuqise
punetore).
- se dyti, parashikimet inflacioniste.

Duhet theksuar se kurbat e Phillips te shqytuara deri tani, paraqesin marrdhenien


ndermjet inflacionit dhe papunesise per nje periudhe te shkurter kohe. Per
periudha afatgjata, nese merren per baze edhe parashikimet inflacionistike
plotesisht racionale, kjo kurbe merr formen e nje linje vertikale (ose te pakten
mjaft te pjerret), duke shprehur keshtu faktin se nuk ekziston asnje marredhenie
(mundesie) qe te jete ne gjendje te coje nivelin e papunesise nen normen
natyrale. Cdo tentative nga ana e pergjegjesve te politikes ekonomike, per te
zvogluar e nivelit te papunesise nen normen natyrale, do te coje ne nje rritje te
nivelit te inflacionit dhe do te jete vetem tranzitore.

_____________________________________________________________________________________
21
Departamenti i Prodhimit dhe Menaxhimit