You are on page 1of 22

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË

PUNIM SEMINARIK
LËNDA:Teknologjia Prodhuese në Mekatronike II

TEMA:Purpunimi me Deformim

Mentor : Punoi:
Prof.Dr. Rrahim Maksuti Halime Rakipi

TETOVE 2016

1

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË

PËRMBAJTE

ABSTRAKT……………………………..................................................3

HYRJE…….……………………………………………………………..4

STRUKTURA KRISTALORE E METALEVE……………………...5

DEFORMACIONET DHE SFORCIMET……………………………7

PËRPUNIMI I MATERIALIT ME NDARJE……………………….9

PËRPUNIMI ME STAMPIM DHE SHPIM………………………...12

VEGLAT PËR PËRPUNIM ME STAMPIM……………………….13

PROCESI I FARKËTIMIT…………………………………………..14

PËRPUNIMI ME PËRKULJE DHE VEGLAT PËR
PËRKULJE............................................................................................15

PJESËT E KONSTRUKCIONIT BAZË TË VEGLËS PËR
PËRPUNIM ME PËRKULJE ………………………………………17

PËRPUNIMI ME KUPOSJE………………………………………..19

KARAKTERISTIKAT E PROCESIT TË KUPOSJES…………...20

PËRFUNDIMI………………………………………………………..21

LITERATURA……………………………………………………….22

2

3 . UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË ABSTRAKT Ky punim është përpiluar sipas proramit të lëndes Teknologjia Prodhuese në Mekatronikë II Në këtë punim do të flitet sipërfaqësisht për përpunimin me deformim me konkretisht do te tregohen proceset e shpimit. stampimit . ndarjes. përkuljes dhe farkëtimit. kupsjes.

konstruktimi i veglës . HYRJE Përpunimi me deformim është një nga përpunimet më të rëndësishme në industrinë mekanike. pra duhet të ngarkohet me ngarkesë mbi kufirin e plasticitetit. Qe të mund të përpunohet materiali me deformim ai duhet të sillet ne gjendje të rrjedhjes plastike. industri ushtarake. si dhe për tu realizuar punimi i detaleve përdoren makina dhe vegla më cilësore dhe produktive. sepse me numër minimal të operacioneve dhe mbeturinë sa më të vogël fitohen detale me formë dhe përmasa të sakta. Ky lloj përpunimi ka përparësit e sajë. kualitet të mirë të sipërfaqeve dhe të ketë qëndrueshmëri ndaj konsumit. elektronik. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË I. Me zhvillimin e mëtejm të teknologjisë dhe industrisë tani përdoren metoda të reja të përpunimit me deformim. vegla duhet të ketë dimenzione të sakta.zgjedhja e makinës • Analiza e procesit teknologjik fillon me llogaritjen e raportit në mes të sforcimeve dhe deformimeve nga kushtet e ekuilibrit dhe ato të rrjedhjes plastike. përmasave të detalit.analiza e procesit teknologjik . kemi edhe makina speciale që shërbejn kryesisht për një operacion 4 . për tu kryer kjo pune përdoren makinat dhe veglat përkatëse. energjisë që duhet shpenzuar për prodhimin me deformim të atij detail si dhe parametrave tjerë prodhues. Makina duhet të jetë universale për më shumë operacione. Metoda me e vjeter që është përdorur nga kjo lëmi është farkëtimi. të cilat mund të zgjedhen pasi të kalojmë nëpër këto faza: . ••• Makina – zgjedhja e makinës bëhet në bazë të operacionit. pastaj kalohet ne kushtet në të cilat realizohet procesi optimal i deformimit. forcës punuese. aeronautik.0. Punimi me deformim i metaleve ka një përdorim të madh në prodhimtarin serike dhe masovike për punimin e detaleve të cilat përdoren në amvisni. hapit punues. kozmike. Llogaritet puna dhe forca për deformim. ndërtimore etj. •• Konstruktimi i veglës – varsisht nga forma e detalit i cili kërkohet të realizohet duhet të konstruktohet vegla për prodhimin e atij detali. makineri. respektivisht shkalla më e lartë e deformimit dhe numri minimal i operacioneve.

Rombik ( e kanë As. Mg. ndërsa tri atomet gjenden brenda në rrjet ). Të gjitha kristalet varësisht nga elementet e simetrisë së tyre. Metalet dhe lidhjet e tyre kristalizohen në formë të rrjetës kubike dhe pikërisht.tantali ). ndahen në 32 forma dukurie natyrore dhe janë të unifikuara në sisteme të cilat quhen singone ( që janë shtatë) : Kubike (e ka nga një atom në kulmet e kubit dhe nga një atom në prerjet e diagonaleve të sipërfaqeve të anëve ).magneziumi.kallaji.arseni. e pastaj edhe në formë të rrjetës kristalite heksagonale ose tetragonale etj.bizmuti ). Sb– antimoni .beriliumi. 5 . In. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË II STRUKTURA KRISTALORE E METALEVE Radhitja e rregullt gjeometrike në hapësirë që e zënë atomet në gjendje agregate të ngurtë formojnë rrjetën kristalore . nuk janë të palëvizshëm .por ata edhe më tej ashilojnë rreth qendrave fikse të caktuara të cilat konsiderohen si pozita stacionare të atomeve. Atomet në këtë rrjetë janë radhitur në kulmet dhe në prerjet e diagonaleve të bazave. Zn – zingu.indiumi. vëllimore apo sipërfaqësore të cenrtruar kristalite. Tetragonal ( paraqitet te Sn. Cd. Amplituda e oshilimeve të atomeve rreth këtyre qendrave stacionare në temperaturën e dhomës është e vogël. Ta . Struktura e tillë përcakton vetinë themelore të kristaleve – anizotropinë e tij. Atomet në kristal edhe pse zënë vend të caktuar . Romboedrik Moniklin Triklin Heksagonal ( paraqitet te Be.kadmiumi etj . dhe Bi.nyje në rrjetën kristalore .

Rrjeta kubike kristalore Fig – 2 .1 .Rrjeta kubike kristalore vëllimisht e centruar e centruar sipërfaqsore Fig – 3 Rrjeta kristalore heksagonale . 6 . sepse me këtë rritet edhe numri i drejtimeve te të cilat egziston mundësia e deformimit . në rrjetën kubike me përqëndrim në faqe mund të tërhiqen më shumë rrafshe se në rrjetën kubike me përqëndrim në qendër. pra metalet me rrjet kubike me përqëndrim në faqe janë më plastike.sh. kanë një përpunim më të lehtë se metalet që kanë rrjet kubike me përqëndrim në qendër. Rritja e numrit të rrafsheve rrëshqitëse lehtëson procesin e përpunimit pa heqje ashkle të metaleve.Varësisht nga lloji i rrjetës kristalore kemi edhe rrafshet rrëshqitëse p. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË Fig.

Trupat e ndryshëm kanë elasticitet dhe plasticitet të ndryshëm . që të ndyshojnë formën nën veprimin e forcave të jashtme duke ruajtur formën e re që marrin pas largimit të këtyre forcave. të cilat tentojnë që grimcat e trupit ti kthejnë në pozitat e mëparshme. Egzistojnë shumë metoda të përpunimit pa heqjen e ashkles (me deformime) . Elasticiteti dhe plasticiteti janë karakteristika të të gjitha llojeve të trupave. Metodat më të përhapura të deformimit plastik janë:  -Ngjeshja  -Lakimi  -Përdredhja  -Kuposja  -Presimi  -Farkëtimi  -Tejshtytja  -Formësime të ndryshme  -Bashkimi ose ngjitja me deformim  -Proceset e kombinuara . Nën veprimin e forcave të jashtme trupat e ngurtë i kundërvihen deformimit dhe në ta paraqiten forcat. Intenziteti i forcave të brendshme shprehet me sforcime. Deformacionet mund të jenë elastike dhe plastike. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË III DEFORMACIONET DHE SFORCIMET Deformimi është ndryshimi i formës së trupave nën veprimin e forcës. Një trup pas pushimit të veprimit të forcës konsiderohet se ka pësuar deformime elastike. Këto forca quhen forca të brendshme. nëse trupi pas pushimit të veprimit të forcës nuk rikthehet në formën e përparme konsiderohet se është deformuar plastikisht ( pa kthim). Përpunimi pa heqje ashkle bazohet ne plasticitetin e metalit. 7 . Mirëpo. pra ne vetin e çmueshme që kanë trupat kristalin.

8 . prandaj është e nevojshme që këto veti të metalit të njifen mire.th pa u shkatrruar. ata zhvendosen ndaj njeri tjetrit derisa të krijohet një ekuilibër i ri.m. Në fillim defommimet janë elastike dhe pastaj me rritjen e mëtejshme të forcës së jashtme ato bëhen plastike. Për ta shqyrtuar varsine e deformimeve nga tensionet e krijuara ne brendësin e materialit e marrim ne studim proven ne tërheqje të çelikut karbonik fig. Deformimet plastike fillojn në çastin kur mbarojn deformimet elastike. Deformimet plastike varen nga plasticiteti i metalit që është aftësia e tij për tu deformuar në mënyrë të qëndrueshme.1. pra copa deformohet duke ndryshuar formen dhe përmasat e saj. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË Kur mbi një trup metalik veprojnë forca të jashtme ekuilibri i atomeve prishet. Për te studjuar përpunimin e metaleve me deformim duhet gjetur lidhjen universale të tensioneve dhe deformimeve me karakter makro dhe mikroskopik. sepse vetëm atëherë mund të projektohet një process teknologjik i rregullt.deformimet elastike εp . pa i prishur lidhjet strukturore d. kështuqë deformimi i përgjithshëm i copës (detalit punues) është: ε = εe+ εp ε – deformimet e përgjithëshme εe . Ky deformim mund të jetë i qëndrueshëm ( plastik) ose i pandryshueshëm (elastik).deformimet plastike Kur forca e jashtme pushon së vepruari deformimet elastike zhduken dhe mbeten vetëm deformimet plastike.

d. Përpunimi me ndarje mund të paraqitet në këto forma: 1. Përpunimi me ndarje zakonisht bëhet me gërshërë makinerike ose me ndihmen e veglës përkatëse të konstruktuar për atë operacion e vendosur në presa të ndryshme hidraulike. Fig.fig 4. Stampimi : 1. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË IV PËRPUNIMI I MATERIALIT ME NDARJE Përpunimi me ndarje paraqet atë lloj të përpunimit gjatë së cilës ndarja e materialit bëhet në pjesë . Stampimi – paraqet një lloj të përpunimit kur copa prehet sipas konturës së jashtme kështu që si detal punues merret pjesa e brendëshme. ekscentrike etj.m.th.detali(pjesa e brendshme). ku njëra prej pjesëve është detal ndërsa pjesa tjetër si gjysëmfabrikat ose si mbeturinë. ndarjen e njërës pjesë të materialit nga tjetra për pregaditjen e gjysëmfabrikateve për përpunim të mëtejshëm. 2.mbeturina(pjesa e jashtme) 9 .4.Prerja-paraqet metoden e cila përdoret më së shumti. 2. derisa pjesa e jashtme është mbeturinë.

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË 3. Fig.mbeturina 4.Shpimi. Fig. Prerja e pjesërishme. 2.7. pa e ndarë plotësisht detail e prerë.Gjatë këti lloj përpunimi në pjesën punuese llamarinë shpohen vrima të formave të ndryshme. derisa pjesa e brendëshme paraqet mbeturinë fig.6. Shpimi: 1. kështu që si detal punues fitohet pjesa e jashtme.detali.5. Prerja e llamarinës në shirita fig.5.paraqet përpunimin gjatë së cilës copa prehet pjesërisht. 10 .6.Fig.Prerja e pjesëshme 5. Prerja(ndarja) e llamarinës.

Mirren si operacione bazë tek përpunimi i pjesëve nga llamarina.bëhet pas operacioneve të kuposjes ose lakimit. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË 6.10.9. Përpunimi i pastër Fg.Prerja e buzëve. Stampimi dhe shpimi i pastër – ky lloj përpunimi bëhet kur duhet të hjekim materialin shtesë të dhënë. 8.8.10. për të hjekur materialin e tepërt ose prerjen e shtesave fig. Fig. Prerja e buzëve të enës. 7. por vetëm ngjeshja e materialit me elemente të forta fig. Operacionet e stampimit dhe shpimit gjinden te pjesët (detalet) me formë të komplikuar.9 . Fig. Kalibrimi i vrimës. Kalibrimi i stampimit dhe shpimit 11 . Me stampim dhe shpim punohen detale prej llamarinës me dimenzione të ndryshme.kalibrimi paraqet mënyrën e përpunimit gjatë së cilës nuk bëhet ndarja. 8. ashtu që pjesa punuese (detail) të vie në përmasat dhe tolerancat e duhura fig .

11. (depërtimit. Kur ky tension e kalon kufirin e rrjedhëshmërisë fillojnë deformimet .12. shpimit) dhe fazat e deformimit të materialit gjatë stampimit. si përfaqësues tipik i përpunimit të materialit me ndarje është stampimi dhe shpimi. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË V PËRPUNIMI ME STAMPIM (STANCIM) DHE SHPIM Fig . lajmërohen tensioned në material.10. Me depërtimin e stampuesit (depërtuesit) në material i vendosur në pllakën prerëse fig. Fig. Stampimi Përveq ndarjes së thjeshtë të materialit me gërshërë. për shkak të cilave materiali rrëshqet nën stampuesin gjegjësisht në drejtim të rezistencave më të vogla (në të bëra me viza të ndërprera).Diagrami i ndryshimit të forcës së stampimit 12 .

varet prej madhësisë dhe formës së detalit i cili punohet. Sipas kësaj veglat mund të jenë:  -të hapura  -gjysëm të hapura  -me udhëzues shtyllor  me udhëzues të kombinuar Sipas numrit të copave të cilat mund të stampohen:  -veglat me një stampues  -dhe veglat me më shum stampues të cilët stampojnë përnjëherë disa kontura. përnjëherë.13. të cilët tërë konturën e stampojnë me një operacion  shumëoperacional. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË VEGLAT PËR PËRPUNIM ME STAMPIM Për këtë përpunim shfrytëzohen më së shumti veglat speciale. Sipas radhitjes për stampimin e konturave:  njëoperacional. Vegla për shpim 13 . Fig. dhe pjesa punuese pas çdo hapi të presës zhvendoset deri te pozita nën stampuesin tjetër për formimin e profilit. të cilat zakonisht konstruktohen sipas prodhimit. te të cilat secili stampues e ndan vetëm një pjesë të profilit.Megjithëate gjatë prodhimtarisë serike dhe serive të vogla të prodhimit të detalit shpesh përdoren veglat të cilat i dedikohen grupit të përgjithëshëm të veglave të cilat pastaj kombinohen dhe fitohen veglat për punimin të tërë grupit të prodhimit të cilat mes tyre mes tyre dallohen vetëm me disa pjesë. Zgjedhja e llojit të veglës .

ku materiali detyrohet të lëviz në hapsirën e folesë së matricave duke marr formën e sajë.  përkulja. struktura e derdhur dentritore e metalit transformohet në strukturë kokërrimtë me ç’rast dukshëm përmirsohen vetit fiziko-mekanike të detalit. Gjatë procesit të farkëtimit. 14 . UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË VI PROCESI I FARKËTIMIT Procesi i farkëtimit është një nga mënyrat më të vjetra të prodhimit të veglave që ka përdorur njerëzimi. Deformimi i copës gjatë farkëtimit të lirë është krejtësisht i lirë në planin normal me drejtimin e goditjes dhe mund të bëhet me dorë ose me pajisje.  përdredhja dhe  stancimi (stampimi) etj.  prerja. Metodat e farkëtimit ndahen në: farkëtim të lirë dhe farkëtim me matrica (kallëpe) ose stampim vellimor në të nxehtë. kurse farkëtimi me matrica shkakton një deformim të detyruar ose të kufizuar. Kjo mënyrë e farkëtimit është më e përparuar dhe përdoret në prodhimtari serike dhe masovike dhe ka produktivitet të lartë dhe cilësi të mirë të prodhimeve. Proceset kryesore të farkëtimit të lirë janë:  ngjeshja. Farkëtimi është proces i farkëtimit të metaleve në gjendje plastike ku ndryshimi i trajtës së materialit kryhet me ndihmën e goditjeve të njëpasnjëshme të çekanit apo me ngjeshje graduale të presës.  zgjatimi.

Në shumicën e rasteve.III. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË VII PËRPUNIMI ME PËRKULJE DHE VEGLAT PËR PËRKULJE Përkulja paraqet operacionin më të përhapur të trajtimit të materialit me deformim.  përkulja harkore. me lakore.II. pllakat. me friksion. hidraulike)  në makina speciale për përkulje dhe profilim  ne makina për përkulje me anë të cilindrave.01 deri më 100 mm.  përkulja e konfiguracioneve të ndërlikuara fig. Sipas formës së detalit punues dallohen:  përkulja këndore.th përkulja mund të kombinohet me kuposje.1.  Me anë të paisjeve speciale të mekanizuara ose manuele (me dorë). Në këtë mënyrë mund të përpunohen detalet përpunuese nga llamarina. përkulja në funksion të makinës dhe të veglës mund të realizohet ne disa mënyra:  me anë të veglave të vendosura në presa të llojeve të ndryshme (presa ekscentrike. kjo paraqet vetëm një nga operacionet të procesit më të komplikuar të përpunimit d.14. stancim etj.1.I. Në gjendje të ftohët kryhet përkulja e materialit dhe pllakave me trashësi të ndryshme e cila sillet në kufi shmë të gjërë prej 0.1.). e cila mund të jetë njëkëndore dhe shumëkëndore fig. Varësisht nga dimensionet dhe konfiguracioni i detalit punues. Përkulja e llamarinës në forma të ndryshme.m. 15 . materialet të profiluara etj. Fig. si dhe të tjerët gjithashtu gjysëmprodhime të ndryshme (gypat. të cilat shpesh kombinohen me këndoren fig. trajtës së mëparshme dhe llojit të prodhimit.

hidraulike) ose ne presa speciale dhe ndahet ne përkulje njëkëndore. Fig.Përkulja (lakimi) i pandërprer i materialit me vegël universale 16 . dykëndore dhe shumëkëndore.15. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË Kemi perkuljen këndore e cila ekzekutohet me anë të veglave të vendosura në presa universale (ekscentrike.

16 është paraqitur konstrukcioni i veglës së hapur. Në matricë janë të vendosura udhëzueset(3) për drejtimin e kahjes së llamarinës e cila përkulet.16.konstrukcioni i veglës së hapur 17 . UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË PJESËT E KONSTRUKCIONIT BAZË TË VEGLËS PËR PËRPUNIM ME PËRKULJE Në fig . ndërsa patrica (formuesi) në shtypësin e presës. Fig. që të mbahet llamarina në pozitën e duhur vendoset në mes të udhëzuesëve (3). i cili përbëhet prej patricës (1). Matrica përforcohet për tavolinën e presës. matricës (2) .Gjatë punës së presës formuesi (1) i ofrohet matricës (2) e me këtë rast llamarinën (4) e lakon dhe e shtyp për matrice.

aplikimit të teknologjisë dhe kushteve të tjera. secila mënyrë do të aplikohet nvaret nga treguesit ekonomik të prodhimit. Fig. Ndonjë formë më të komplikuar duhet ta realizojm me anë të më shumë operacioneve me vegla të thjeshta ose vetëm me një opercion me vegël më të ndërlikuar. mbështjelljes rrethore të skajeve të llamarinës. përkuljes në formë të gypit etj. saktësia e kërkuar. b) “V” përkuljen në vegël të mbyllur c) “U” përkulja aplikohet te detalet me saktësi të madhe dhe d) “U” përkulja aplikohet te detalet me saktësi jo të madhe Mbajtesi ne fig nën c) paraqet pjesën elastike të veglës nën shtypje të sustes apo ajrit të komprimuar dhe ka për detyrë që gjatë përkuljes të pengoj rrëshqitjen e llamarinës në njërën anë si dhe për nxjerrjen e detalit punues nga vegla pas mbarimit të opetacionit të përkuljes. raste më të shpeshta janë përkulja e formës “U” dhe “V”. 18 . Vegla për përkulje rrethore me anë të tri operacioneve. Numri i operacioneve gjatë përpunimit të ndonjë detali punues me anë të perkuljes varet nga konfiguracioni i tij.17. Perkulja këndore realizohet me vegla speciale në presa universale. a) paraqet përkuljen e lirë “V”. Përveq përkuljes këndore realizohen edhe operacione të përkuljes rrethore. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË Shpeshëherë për përkulje njëkëndore përdoret shenja “V” për atë dykëndore “U” dhe shumëkëndore “Z”.

. kulmet. enë. rezervuaret etj. në industrinë e aiproplanëve dhe raketave etj. Varsisht nga forma e detalit i cili punohet mund të kryhet kuposja me një operacion nëse detali ka thellësi të vogël dhe formë të thjeshtë.02 deri 50 mm me sipërfaqe të rrafshta dhe të pastra. ambalazhe etj. detalet e fituara kan fortësi dhe ngurtësi të madhe. Punimi i detaleve me kuposje është mjaft i thjeshtë dhe i lirë sepse ka mbeturinë të materialit fare pak apo nuk ka fare. eliptike. llojit të veglës dhe madhësisë së forcës së nevojshme për kuposje. shiritore ose i ndonjë forme tjetër që varet kryesisht prej formës së detalit punues. të cilat mund të jenë me kurorë ose pa të. punohen (fitohen) detale cilindrike ose jo cilindrike me fund. Sot me teknologjinë e kuposjes punohet një asortiman i gjërë dhe i llojloshëm i detaleve siq janë pjesët e automjeteve motorike. Forma fillestare e llamarinës për kuposje është llamarina e rrafsht – gjysëmfabrikat. Lloji i presës varet nga forma dhe madhësia e detalit i cili punohet. pjesë për elektroteknikë. shporet. 19 . pjesët e pajisjeve për amvisni. dyert. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË VIII PËRPUNIMI ME KUPOSJE Kuposja është lloj i përpunimit pa heqje ashkle gjatë së cilës duke filluar prej llamarinës së rrafsht si gjysëmfabrikat. i cili mund të jetë me form rrethore. katrore. Mirëpo nëse detali ka thellësi të madhe nuk mund të punohet me një operacion deri te forma e fundit për shkak se kishte me ardh deri te kputja e materialit për këtë arsye këto detale punohen me dy ose më shumë operacione. Makina në të cilën vendoset vegla për kuposje është presa e cila mund të jetë hidraulike. ekscentrike etj.. Me kuposje mund të punohen llamatinat me trashësi prej 0. pjesë për frigorifer.

Kuposja kryhet me ndihmën e veglës për kuposje me presa hidraulike dhe me presa tjera me veprim të thjesht dhe dyfishor. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË VIII.18 Skema e procesit të kuposjes pa mbajtës të llamarinës a) operacioni i parë i kuposjes b) operacioni i dytë i kuposjes 20 . a) b) Fig. fitohen detale të zbrazta me konturë të mbyllur.1. duke filluar prej gjysëmfabrikatit në formë pllake. KARAKTERISTIKAT E PROCESIT TË KUPOSJES Kuposja është operacion me ndihmen e së cilit.

Ky lloj përpunimi ka përparësit e sajë. elektronik. industri ushtarake. sepse me numër minimal të operacioneve dhe mbeturinë sa më të vogël fitohen detale me formë dhe përmasa të sakta. Punimi me deformim i metaleve ka një përdorim të madh në prodhimtarin serike dhe masovike për punimin e detaleve të cilat përdoren në amvisni. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË PËRFUNDIMI Në bazë të asaj që thamë deri më tani mund të konkludojmë se me zhvillimin e mëtejm të teknologjisë dhe industrisë tani përdoren metoda të reja të përpunimit me deformim. kozmike. 21 . aeronautik. si dhe për tu realizuar punimi i detaleve përdoren makina dhe vegla më cilësore dhe produktive. makineri. ndërtimore etj.

com/search?q=perpunimi+me+deformim&biw=13 66&bih=662&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwimmcPm wcLRAhVEDSwKHecLBDgQ_AUICCgD 22 .Osmani.google.H. Teknika e Prodhimit.Teknologjia Prodhuese në Mekatronikë I Tetovë 2011 [3] Trajkovska.H.E.Materialet Mekanike.Prishtinë 2008 [2] Osmani.Shkup 2013 [4]https://www. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA PROGRAMI STUDIMORË: MEKATRONIKË LITERATURA [1] .