You are on page 1of 1

PËR: Bashkësinë Islame të Kosovës

PËRMES: Këshillit të Bashkësisë Islame Prishtinë

NGA: Xhemati I Xhamisë së Bardhoshit

LࣿNDA:Kërkesë emergjente

Më 14.06.2017 Bashkësia Islame e Kosovës ka nxjerr një Udhëzim me nr të protokolit 729/17 me të
cilin udhëzohen që Këshillat Komunale të Bashkësisë Islame të caktojnë vetem nga një xhami në
kounë që të falet namazi I natës gjatë dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit.

Këshilli I Bashkësisë Islame për Prishtinën ka caktuar tri (3) xhami në qytetin e Prishtinës, por nuk ka
caktuar asnjë xhami të vetme në fshatrat e Prsihtinës, këshut që me këtë veprim ka privua një numër
të madh besimtarësh nga ky ibadet sa I vlefshëm aq edhe I rëndsishëm.

Xhemati I Xhamisë së Bardhoshit, me këtë vendim janë ndier të lënë pasdore dhe të privuar nga një
ibadet për të cilin gjatë gjithë vitit nëpër të gjitha xhamitë është bërë thirrje që namazi I natës të mos
humbet me asnjë kusht.

Xhamia e Bardhoshit, ka një xhematë të gjërë ku mbulon disa fshatra si: Vet Bardhoshin, Trudën,
Lebanën, Milevci, Bërnicën e Ultë dhe të Epërme, si dhe një numer shumë I madh I pjesës së qytetit
nga Lagja “Kodra e Trimave” (Vranjevci).

Vlen të cekët se numri I xhematlinjëve që falin namazin e natës në Xhami sillet prej 100 deri në 150
meshkuj dhe rreth 40-50 gra, gjithsejt sillet rreth 200 njerzë të cilët falin këtë namaz. Nga këta
xhematlinjë as 10 % nuk kanë kushte që të dalin në Prishtinë për këtë namaz, pra të tjerët, pa
deshiren e tyre, vetem me një vendim të pamatur të BIK-ut.

Një numër I xhematit është I vendosur që për çdo natë të del deri te xhamia, dhe me çdo kusht do e
falin namazin në xhami apo jashtë saj, për çka mendojmë se ky veprim nuk do jetë porosi e mirë as
për BIK-un as për KBIK e Prishtinës.

Me çllimin më të mirë, për të mos I dhënë një mesaszh jo të mirë BIK-ut dhe të gjithë muslimanëve
të tërsi, kërkojmë nga BIK-u, e posaqërishtë nga Kryetari I BIK-ut Naim ef. Ternava, që të përdor
autoritetin e tij, dhe të na mundëson që ta kryejmë këtë ibadet në xhaminë tonë, për këto ditet e
mbetura të muajit të Bekuar të Ramazani.

Shpersojmë në mëshiren e All-llahut, se kjo kërkesë do shqyrtohet dhe të vendoset në favorin tonë,
dhe për kët e lusim All-ahun e madhërishëm të Jus hpëblen.

Për shkak të kohes së limituar, presim përgjigje të menjëhershme.

Me respekt nga Xhemati I Bardhoshit.