You are on page 1of 3

1.

Zone e Laberise:Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe


zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit
e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen. Nusja vinte hipur mbi
kale, me koken te mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj.
Kur nisej me krushqit per ne shtepine e burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje
mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel. Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e
vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te
shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin
me kena.

Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me
miell misri, gjalpe te pjeset e brendshme te bagetiese.

Embelsira tradicionale ka qene revania.

Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe
kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimin e miqve ne
tryeza etj. Grate e burratuleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.

Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume. Nje zakon shume karakteristik
i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent
njerez shume te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja
me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe hidheshin e priteshin sa nga
njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte,
PSH:

Njerezit e nuses: NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.

Njerezit e djalit: DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.

Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses

Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin,
por me njefemije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te
lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere
kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje
humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen, e keshtu vazhdonte
derisa pas ca oresh kendonin:

A NA BERE GJE O DHENDER-O?

Dhe dhenderi duhet te dilte jashte me nje cope te bardhe te lyer me boje te kuqe, per te
simbolizuar virgjerine e nuses se tij.
Zonat e Tepelenes

Dasma ne zonat rurale eshte nje eveniment i rendesishem, qe kerkon pergatitje dhe
perkushtim. Ftesat nuk egzistojne sepse miqve u cohet llaf me lajmes.

Proekupimin me te madh e ka pergatitja e ushqimit. Hapi i pare eshte zgjedhja e mishrave,


qe duhet te jene kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg per mik te ftuar. Hapi i
dyte eshte rakija, ajo duhet te jete e forte dhe llogaritet te jete min 2L per person. Sa per
pjesen tjeter te ushqimit nuk ka shume rendesi. Nqs jane plotesuar keto kushte krijohet
ideja qe dasma po nis mbare. Me pas zgjidhen personat qe do te pjekin mishin ne hell dhe
keta duhet te jene expert, ndryshe miqte do te jene te pakenaqur. Me pas behet plani i uljes
se miqve. Shtrimi behet ne dy ane, ne nje ane grate dhe ne nje ane burrat. te krijohet ideja
qe dasma eshte vetem ngrenija, dhe vajza qe martohet eshte thjesht nje kukull keto
momente qe zeri nuk i degjohet dhe e qeshura kursesi nuk ze vend ne fytyren e saj.

Dasmen e hap i zoti i shtepise ku uron te gjithe per ardhjen, dhe e mbyll fjalen "Ua
shperblefsha nefemijet tuaj".

Dolline e pare duhet ta marri krushku me i fresket i familjes, dhe pergjate nates dollia
vazhdon sipas nje riti te vjeter ku askush s'ka te drejte ta prishi perndryshe kjo mund te coje
ne permbysjen e tavolines, dhe dasmes gjithashtu. Bejtet jane pafund dhe ketu burrat
tregojne kush eshte me i forte dhe me i zgjuar. Nqs dikush nuk mund te pije aq sa i
kerkohet, ose nuk di ta ktheje bejten, ai nuk eshte burre ato momente aq sa do te perflitet
per kohe e kohe. Kenget jane ato polifonike te tradites, nderprere tek-tuk nga orkestra qe
duket se ka thjesht rol plotesues.

Dhe Dasma vazhdon deri sa me te fortet te mposhten.

Pas dasme, te henen gjithe miqte duhen te pijne kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe
urojne per jetete lumtur. Me pas hapet paja ku nje i aferm do te tregoje se c'ka sjelle nusja,
dhe dhuratat per njerezit e burrit.

Ndryshe ndodh ne qytet.

dasma rrjedh normalisht si ne gjithe qytetet e Jugut, e hareshme me kenge, valle ku cifti
eshte qendra e vemendjes, dhe kenget vallet, romuzet gjithecka u dedikohet atyre.