You are on page 1of 24

Sforcimet ne tokë

Hyrjes

Siç është përshkruar në Kapitullin3, dherat janë sistem shumëfazor. Në një vëllim të dhënë të
dherave, grimcat dhe poret janë të shpërndara në mënyrë të jo të rregullt. Poret janë kontinuale
dhe janë të mbushura me ujë ose me ajër. Që të analizohen probleme të ndryshme (si ngjeshja e
dherave, aftësia mbajtëse e dherave, stabiliteti I mbushjeve, presionet anësore të strukturave
mbrojtëse), ne duhet të njofim natyren e shpërndarjes së sforcimeve në një prerje të dhënë të
profilit të terenit. Kështu ne do fillojmë me analizimin e rastit duke konsideruar dheun e ngopur
pa filtrim hidraulike.

Në këtë kapitull ne do të diskutojmë si në vijim:

 Konceptin e sforcimeve efektive
 Sforcimet ne dherat e ngopura pa filtrim, filtrim nga poshtë sipër dhe filtrim nga sipër
poshtë.
 Forca rrjedhëse për njësi të vëllimit të dherave
 Humbja e stabilitetit të grimcave nga ndikimi hidraulik
 Perdorimi I filtrit per rritjen e stabilitetit të materialit të dherave
 Sforcimet efektive tek dherat pjesërisht të ngopura.

Sforcimet tek dherat e ngopura pa filtrim

Figura 9.1paraqet një prerje të masës së tokës pa filtrim të ujit në asnjë drejtim. Sforcimet totale
në një thellësi në pikën A mund të kalkulohen për rastin e peshës vëllimore në gjendje të ngopur
dhe peshës vëllimore të ujit mbi atë pikë. Kështu:

Ku 𝜎 = sforcimet totale në pikën A 𝛾𝑤

= pesha vëllimore e ujit 𝛾𝑠𝑎𝑡

= pesha vëllimore në gjendje të ngopur

H = lartësia e nivelit të ujit nëntokësor nga niveli I sipërm I terenit

HA= distanca në mes pikës A dhe nivelit të ujit

Figura 9.1 (a) Sforcimet efektive per rastin e dherave te ngopura pa filtrim; (b) forcat të cilat
veprojnë në pikat kontaktuese të grimcave të tokës në nivelin e pikës A

Sforcimet totale, σ, të paraqitura në Ekuac. (9.1) mund të ndahen në dy pjesë:

1. Një pjesë e sforcimeve bartet nga uji I cili gjindet ne poret e lidhura. Ky presion vepron
me intenzitet te njejtë në të gjitha drejtimet.
2. Pjesa e mbetur e sforcimeve përcillet permes pikave kontaktuese te grimcave te tokës.
Shuma e komponenteve vertikale te forcave ndërmjet pikave kontaktuese tegrimcave të
tokës në njësi të prerjes tërthore të masës së tokës quhen sforcime efektive.

Kjo mund të shihet tek prerja e realizuar me vijë të lakuar, a-a, përmes pikës A e cila kalon
vetem permes pikave kontaktuese të grimcave të tokës. Le të jenë forcat P1, P2,P3,…Pn te cilat
veprojnë mes pikave kontaktuese të grimcave të tokës (Figura 9.1b). Shuma e komponenteve
vertikale e të gjitha forcace në njësi të prerjes tërthore është e barabartë me sforcimet efektive σ’,
ose

Vlera e 𝑎𝑠′ është jashtëzakonisht e vogël dhe mund të neglizhohet.P3(v). P2(v). Principi I sforcimeve efektive [Ekuac.Pn(v) paraqesin komponentet vertikale të P1. mbi dheun e ngopur.2b deri tek Figura 9. . Skempton (1960) e zgjeroi shprehjen e Terzagh-ut dhe propozoi shprehjen e cila paraqet lidhmërinë mes sforcimeve totale dhe efektive në Ekuac.Ku. (9. P3.4)] për të paren herë u zbulua nga Terzaghi (1925.3).4) fitojmë Ku: 𝛾 ′ = 𝛾𝑠𝑎𝑡 − 𝛾𝑤 që paraqet peshen vëllimore në gjendje të kredhur. Pn. Figura 9. kështu Ekuac.….(9. Në qoftë se asparaqet siperfaqen e prerjes tërthore të zënë nga kontakti I grimcave të tokës (që është. H. resionit të ujit në pore dhe sforcimet efektive. P2. 1936). P1(v) . Duke zëvendësuar Ekuac.2a paraqet nje shtresë të tokës në gjendje të ngopur në një enë pa filtrim.3) mund të aproximohet si Ku u nënkupton sforcimet neutrale. as=a1+ a2 + a3 +……+an). Atëherë mund të shkruajm Ku u=HA γw = presionin e ujit në pore (që paraqet presionin hidrostatic në pikën A) 𝑎𝑠′ = 𝑎𝑠 /𝐴̅ = sipërfaqen e prerjes tërthore të masës së dheut të grimcave kontaktuese.2d paraqet diagramet e sforcimeve total. Kështu mund të shihet që sforcimet efektive në çfarëso pike A janë të pavarura nga thellësia e ujit. respektivisht në thellësi të shtresës së dheut të vendosur në enë pa filtrim të ujit. dhe 𝐴̅ paraqet sipërfaqen e prerjes tërthore të masës së dheut të shqyrtuar. Figura 9.1) për σ në akuac. (9.(9.……. (9. atëherë hapësira e zënë nga uji është (𝐴̅ − 𝑎𝑠 ).

Ky definicion është më se I sakt për dherat kokrrizore.3) mund të shkruhet si: . megjithatë. sepse grimcat e argjiles janë të rrethuara me shtresë të hollë të ujit. aftësinë mbajtëse të tokës . definohet si shuma e komponentëve vertikale të të gjitha forcave ndërgrimcore në njësi të sipërfaqes së prerjes tërthore. rritet edhe dendësiteti I dherave. për dherat kokërrimët. koncepti I sforcimeve efektive është shumë I rendësishem në zgjidhjen e problemeve gjeoteknike inxhinierike.2). Sforcimi efektiv në masën e dheut kontrollon ndryshimin e vëllimit dhe fortësinë. Principi I sforcimit efektiv eshte pothuajse koncepti me I rendesishem ne mekaniken e dherave. Me rritjen e e sforcimit efektiv. Në Ekuac.(9.(9. Në kuptim më të përgjithshëm.Përkatësisht. : 𝜎 ′ . Kështu. nuk mund të vërehet kontakti fizik ndërgrimcor. Shafitja dhe rezistenca në thyerje e dherave varet shume nga sforcimet efektive. siç janë presionet anësore të tokës në strukturat mbrojtëse. Ekuac. uljet e themeleve dhe stabilitetin e pjerrësive. sforcimi efektiv. sforcimi efektiv paraqet forcën në njësi të sipërfaqes së grimcave të tokës.

ne mund të gjejm sforcimet efektive të pikës A dhe B si në vijim: Në pikën A. Megjithatë nëse vlera 𝐴′ − 𝑅 ′ është e madhe. Lëshimi I ujit bëhet në mënyrë konstante. dhe (d) sforcimet efektive ne thellësi të shtresës së dheut të ngopur pa filtrim. Humbja e energjisë e shkaktuar filtrimi në drejtim vertikal lartë ne mes të nivelit A dhe B është h.4a është paraqitë një shtresë e dherave të granuluara në një enë ku rrjedhja e ujit nga poshtë-lartë realizohet duke lëshuar ujë përmes valvules në fund të enës. Në figuraen 9. 9.2 (a) Shtresa e dheut ne enë pa filtrim të ujit. 𝑘𝑢 𝜎𝑖𝑔 = 𝑠𝑓𝑜𝑟𝑐𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑚𝑗𝑒𝑡 𝑔𝑟𝑖𝑚𝑐𝑎𝑣𝑒 𝐴′ = 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑎 𝑡ë𝑟ℎ𝑒𝑞ë𝑠𝑒 𝑒𝑙𝑒𝑘𝑡𝑟𝑖𝑘𝑒 𝑛𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑠𝑖 𝑡𝑒 𝑠𝑖𝑝𝑒𝑟𝑓𝑎𝑞𝑒𝑠 𝑠𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑟𝑗𝑒𝑠 𝑡𝑒𝑟𝑡ℎ𝑜𝑟𝑒 𝑡𝑒 𝑚𝑜𝑠𝑡𝑟𝑒𝑠 𝑅 ′ = 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑎 𝑟𝑒𝑝𝑢𝑙𝑠𝑖𝑣𝑒(𝑠ℎ𝑡𝑦𝑡𝑒𝑠𝑒)𝑒𝑙𝑒𝑘𝑡𝑟𝑖𝑘𝑒 𝑛𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑠𝑖 𝑡𝑒 𝑠𝑖𝑝𝑒𝑟𝑓𝑎𝑞𝑒𝑠 𝑠𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑟𝑗𝑒𝑠 𝑡𝑒𝑟𝑡ℎ𝑜𝑟𝑒 Për dherat e granuluara. Për qëllime praktike. principi I sforcimeve efektive është I përshtatshem për zgjidhjen e problemeve inxhinierike. Duke e ditur që sforcimet totale ne cfarëdo pike të masës së tokës përbëhet nga pesha e dheut dhe ujit mbi te. atëherë 𝜎𝑖𝑔 ≠ 𝜎 ′ .  Sforcimet totale: 𝜎𝐴 = 𝐻1 𝛾𝑤  Presioni I ujit në pore: 𝑢𝐴 = 𝐻1 𝛾𝑤  Sforcimet efektive: 𝜎𝐴′ = 𝜎𝐴 − 𝑢𝐴 = 0 .Figura 9. Situata të tilla mund të paraqiten tek argjilat me plasticitet të lartë të prishura. Ai do të rritet apo zvogëlohet.Lartë Nëse uji rrjedh. Shumë hulumtime janë bërë në të kaluaren që të mund të bëhet dallimi në mes sforcimeve ndërgrimcore dhe sforcimeve efektive. sforcimi efektiv në një pikë të masivit të tokës do të ndryshon nga ai gjendjes statike (kur uji nuk rrjedh). (c)presini I ujit poror. ndryshimi I (b) sforcimeve totale. Kështu për qëllime praktike. varesisht nga drejtimi I rrjedhjes.3 Sforcimet tek Dherat e Ngopura me Filtrim (Rrjedhje) nga Poshtë. argjilat me plasticitet të ulët vlerat e 𝐴′ dhe 𝑅 ′ janë madhësi shumë të vogla.

9. sforcimi efektiv në pikën C në thellësinë z nga niveli I terenit mund të kalkulohet si në vijim: Në pikën C.4 (a) shtresa e tokës në enë me filtrim lartë. (c) presioni I ujit poror.  Sforcimet totale: 𝜎𝐵 = 𝐻1 𝛾𝑤 + 𝐻2 𝛾𝑠𝑎𝑡  Presioni I ujit në pore: 𝑢𝐵 = (𝐻1 + 𝐻2 + ℎ)𝛾𝑤  Sforcimet efektive: 𝜎𝐵′ = 𝜎𝐵 − 𝑢𝐵 = 𝐻2 (𝛾𝑠𝑎𝑡 − 𝛾𝑤 ) − ℎ𝛾𝑤 = 𝐻2 𝛾 ′ − ℎ𝛾𝑤 Fig. Në pikën B. dhe si pasojë kemi. . Ndryshimi I (b) sforcimeve totale. dhe (c) sforcimet efektive ne thellësi për shtresën e dhut me filtrim (rrjedhje) lartë.  Sforcimet totale: 𝜎𝐶 = 𝐻1 𝛾𝑤 + 𝑧𝛾𝑠𝑎𝑡 ℎ  Presioni I ujit në pore: 𝑢𝑐 = (𝐻1 + 𝑧 + 𝐻 𝑧)𝛾𝑤 2 ℎ ℎ  Sforcimet efektive: 𝜎𝑐′ = 𝜎𝐶 − 𝑢𝐶 = 𝑧(𝛾𝑠𝑎𝑡 − 𝛾𝑤 ) − 𝐻 𝑧𝛾𝑤 = 𝑧𝛾 ′ − 𝐻 𝑧𝛾𝑤 2 2 Nga figura shihet që h/H2 paraqet gradientin hidraulik i I shkaktuar nga rrjedhja-filtrimi. Ngjajshëm.

1. për të cilat pika 𝜎𝑐′ = 𝑧𝛾 ′ − 𝑖𝑐𝑟 𝑧𝛾𝑤 = 0 𝑖𝑐𝑟 = 𝑔𝑟𝑎𝑑𝑖𝑒𝑛𝑡𝑖 𝑘𝑟𝑖𝑡𝑖𝑘 ℎ𝑖𝑑𝑟𝑎𝑢𝑙𝑖𝑘 (𝑝𝑒𝑟 𝑠𝑓𝑜𝑟𝑐𝑖𝑚𝑒 𝑒𝑓𝑒𝑘𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑧𝑒𝑟𝑜). Sforcimet toale.4 Sforcimet tek Dherat e Ngopura me Filtrim (Rrjedhje) nga Lartë- Poshtë Kushtet e rrjedhjes së ujit nga lartë poshtë janë paraqitë në Figurën 9. 𝛾′ 𝑖𝑐𝑟 = 𝛾𝑤 Për shumicen e dherave. . Nëse krahasojmë Figurat 9. presioni poror I ujit dhe sforcimet efektive në një pikë C janë: 𝜎𝐶 = 𝐻1 𝛾𝑤 + 𝑧𝛾𝑠𝑎𝑡 𝑢𝑐 = (𝐻1 + 𝑧 − 𝑖𝑧)𝛾𝑤 𝜎𝑐′ = (𝐻1 𝛾𝑤 + 𝑧𝛾𝑤 ) − (𝐻1 + 𝑧 − 𝑖𝑧)𝛾𝑤 Ndryshimi I sforcimeve totale.4d atëherë ato tregojnë që sforcimet efektive në një pikë në thellësinë z të matura nga niveli I terenit redukohen për madhesinë 𝑖𝑧𝛾𝑤 për shkak të rrjedhjes nga poshtë lartë të ujit.7d. presionit poror të ujit dhe sforcimet efektive në thellësi janë paraqitë grafikisht në Figurën 9. Gradienti hidraulik I shkaktuar nga rrjedhja poshtë është I arabartë 𝑖 = ℎ/𝐻2 .4b deri 9. me një mesatare prej 1. Kjo situatë quhet boiling ose quick condition.9 deri në 1. presionit poror dhe sforcimeve efektive në thellësi z janë paraqitë në Figurën 9. humbet stabiliteti I tokës. do arrihen kushtet kufitare.7b deri 9. Nëse rritet shkalla e filtrimit dhe si pasojë do rritet edhe gradienti hidraulik .4d. Në situata të tilla. Niveli I ujit në enën me materialin e dhut mbahet konstant duke e furnizuar me ujë nga lartë dhe me dalje nga poshtë.7a. 𝜎𝑐′ = 𝑧𝛾 ′ − 𝑖𝑧𝛾𝑤 Diagramet e sforcimeve totale. vlera e icr ndryshon nga 0. 9.2d dhe 9.

Shpesh kërkohet të dihet forca e rrjedhjes në njësi të vëllimit të dheut. forca efektive në një sipërfaqe A në thellësi z mund të ipet me shprehjen Kështu. Në Fig. Kështu forca efektive në një sipërfaqe A është Drejtimi i forces P’1 është paraqitë në Figurën 9. rënia e forces totale për shkak të rrjedhjes është .9.4).) Nëse nëse kemi rrjedhjen e ujit në drejtim vertikal në të njejten shtresë të tokës (Figura 9.8a.9. sforcimet efektive në thellësi z të matura nga niveli I terenit në enë është zγ’.2. është prezantuar rasti I gjendjes statike (pa rrjedhje).5 Forca Rrjedhëse Kapitujt e më sipërm na treguan se efekti I rrjedhjes është në zvogëlimin apo rritjen e sforcimeve efektive në një pikë.

. për këtë rast vepron në drejtimin lartë gjatë rrjedhjes. mund të paraqitet forca rrjedhëse në njësi të vëllimit e cila është iγw (Figura 9.8b. Kjo forcë është paraqitë në Figuren 9. diagrama e (b) sforcimeve totale. Ngjajshem. iγw. për rrjedhje poshtë. pra rrjedhja në njësi të vëllimit të dheut është Forca në njësi të vëllimit. (c) presioni I ujit poror.7 (a) Shtresa e tokës në enë me rrjedhje nga lartë-poshtë.Figura 9. (d) sforcimet efektive në thellësi të shtresës së tokës me rrjedhje poshtë.8c). Forca efektive e cila rrjedh nga vëllimi I dheut është zA.

Këto janë marrë nga rrjeti hidraulik. përkatësisht. Figur 9. Pesha vetika e ndopur e masës së dheut a' c' b' d' (në njësi të trashësisë) mund të ipet si W=(l)(l)(l)γsat . Le të jenë h1 dhe h2 lartësitë mesatare piezometrike. (b) me rrjedhje(filtrim) në drejtim lartë. Mund të perdoren rrjetat hidraulike për të kalkuluar gradientin hidraulik në çfarëdo pike. Figura 9.8 Forcat nga (a) pa rrjedhje (filtrim). Masa e dheut ka një trashësi njësi nën kënde të drejta me prerjet e paraqitura.9 paraqet një masë të dheut të kufizuar me dy drejtime të rrjedhjes ab dhe cd dhe dy drejtime ekuipotenciale (me intenzitet të njejtë) ef dhe gh. Ky princip është I njejtë për rrjedhje në çfarëdo drejtimi.Shprehjet matematikore për rastin e përgjithshëm janë dhënë më poshtë. përgjatë drejtimit a'c' dhe b'd' të elementit. dhe tek dherat izotrope forca vepron në të njejtin drejtim me drejtimin e filtrimit (rrjedhjes). (c) me rrjedhje(filtrim) në drejtim poshtë në njësi të vëllimit të dheut Nga më herët ne mund të konkludojmë që forca e filtrimit (rrjedhjes) në njësi të vëllimit të dheut është e barabartë me iγw.

forca hidrostatike në rrafshin b' d' është h2γwl. Figura 9. Kështu Megjithatë.9 Forca e filtrimit(rrjedhjes) në njësi të vëllimit . dhe ngjajshem.15) dhe (9.Forca hidrostatike në rrafshin a' c' është h1γwl. Me kombinimin e Ekuac.(9.16).

Faktori I sigurisë ndaj ngritjes mund të ipet me shprehjen Ku FS=faktori I sigurisë W' = pesha e dheut të zhytur nën ujë në zonën e ngritjes në njësi të gjatësisë së diafragmes = D(D/2)(γsat-γw)=(1/2)D2γ' U = forca e ngritjes e shkaktuar nga filtrimi në të njejtin vëllim të dheut Nga Ekuacioni (9. 9.11b. Terzaghi (1922) konkludoi që ngritja ndodh zakonisht brenda distances D/2 nga diafragma (ku D paraqet thellësinë e fondimit të diafragmes në shtresën e pëshkushme).ose Ku γ'=γsat – γw.6 Ngritja (fryerja) në Dhera si Shkak I Filtrimit Rreth Diafragmes Forca e filtrimit në njësi të vëllimit të dheut mund të përdoret për të kontrolluar mundësinë e thyerjes së strukturës së diafragmes ku filtrimi nëntokësor mund të shkakton ngritjen (fryerjen) e dheut në drejtim të rrymës së rrjedhjes (Figura 9. Kështu Ku i=gradienti hidraulik në drejtim të filtrimit.13). Kështu ne duhet të përcaktojmë stabilitetin e dheut në zonën e matur D me D/2 në prerje tërthore siq është paraqitë në Fgurën 9.11a). . Pas realizimit të modeleve të ndryshme të provave.

19) ne mund të shkruajm Figura 9. Duke zëvendësuar vlerat e W' dhe U në Ekuacionin (9. (b) zona e ngritjes e zmadhuar Për rastin e filtrimit rreth diafragmes nga pilotat në dhera homogjene. iav = gradienti mesatar hidraulik në fund të bllokut të dhe dheut. mund të demontrohet se . siç është paraqitë në Figurën 9.Ku.11 (a) Kontrolli ndaj ngritjes në drejtim të filtrimit për diafragmen nga pilotat të fonduar në shtresë të përshkueshme.11.

9) Gradienti maksimal gjithashtu mund të përcaktohet nga rrjeti hidraulik. faktori I sigurisë (FS) ndaj ngritjes mund të ipet me shprehjen icr = gradienti kritik hidraulik iexit=gradienti maksimal ne dalje (exit) Nga Ekuacioni (9.Ku.19) Harza (1935) bëri hulumtime rreth stabilitetit hidraulik të strukturës ndaj ngritjes. Duke iu referuar Figures 9. CO është në funksion të D/T (shiko Tabelën 9. gradienti maksimal hidraulik është Faktori I sigurisë në vlerë prej 3 gjithashtu konsiderohet e përshtatshem për performamancë të sigurt të strukturës.13). . nga Ekuac.12. Sipas punimeve të tij. Kështu.13. Duke përdorur shënimet nga Figura 9. Harza gjithashu paraqiti një tabelë per iexit për strukturat e pendave të ndërtuara mbi shtresë të thellë homogjene (Figura 9. (9.1).

.

25)] për pendat të ndërtuara mbi shtresë të thellë homogjene .(9.13 Diagrami I Hazra-it për iext[Shiko Ek. Figura 9.

17 Faktori I sigurisë ndaj ngritjes. faktori I sigurisë ndaj ngritjes mund të kalkulohet si në vijim (Figura 9. Një mënyrë që të rritet faktori I sigurisë ndaj ngritjes është me anë të realizimit të filtrit në pjesën e psohtme të diafragmes nga pilotat (Figura 9.7 Përdorimi I Filtrit për të Rritur Faktorin e Sigurisë ndaj Ngritjes Në praktikë. ku Ku. Forca ngritëse e shkaktuar nga filtrimi në të njejtin vëllim të dheut është dhënë me anë të shprehjes . me anë të filtrit Pesha efektive e dheut dhe e filtrit në zonën e ngritjes në njësi të gjatësisë së diafrgmes nga pilotat = W' + W'F.9. Në Figurën 9.17a). Figura 9. Një faktor kaq I lartë I sigurisë rekomandohet për shkak të pasaktësive gjatë llogaritjeve. Në këtë rast. trashësia e materialit filtrues është shenuar me D1. γ'F = pesha efektive njësi e filtrit.17a. në të njejtën kohë te krijon rezistencë ndaj filtrimit. faktori minimal I sigurisë kërkohet të jetë rreth 4 deri 5 në mënyrë që struktura të jetë e sigurtë. Filtri paraqet një material të granuluar me hapje mjaftueshëm të vogla për të parandaluar zhvendosjen e grimcave të tokës mbi të cilen është vedosë dhe.17b).

Shprehja e mësipërme është dhënë në Kapitullin 9.21) .1. Faktori I sigurisë ndaj ngritjes është Principet për zgjidhjen e materialit filtrues janë dhënë në Kapitullin 8.11.6.(9. Nëse përdoret Ekuac. . Vlerat e Co janë dhënë në Tabelën 9.

Për dherat pa ujë χ=0.28). uji në pore nuk është kontinual. . χ paraqet pjesën e prerjes tërthore njësi të dheut të zënë me ujë. Bishpo et al. dhe paraqesin sitem tre fazor që është. Nga rezultatet e provave laboratorike.9. dhe për dherat e ngopura χ=1. grimcat e tokës. sforcimet totale në çfarëdo pike në profilin e dheut përbëhet nga presionet ndërgrimcore. uji në pore dhe ajri në pore (Fig.19).8 Sforcimet Efektive tek Dherat Pjesërisht të Ngopura Tek dherat pjesërisht të ngopura. Kështu.(9. (1960) paraqiti ekuacionin në vijim për sforcimet efektive tek dherat pjesësrisht të ngopura me ujë: σ' = sforcimet efektive σ = sforcimet totale ua = presioni I ajrit në pore uw = presioni I ujit në pore Në Ekuac.9. ajrit në pore dhe ujit në pore.

Natyra e ndryshimit të χ me shkallën e ngopjes për lym është paraqitë në Figurën 9.20. Megjithatë.20 Varshmëria në mes parametrit χ dhe shkallës së ngopjes për lym në Berheld . këto vlera do të ndikohen nga faktoret siç është struktura e dheut.19 Dherat pjesërisht të ngopura Bishopi (1960) ka theksuar që vlerat e ndërmjetme të χ do të varen së pari nga shkalla e ngopjes S. Figura 9.Figura 9.

(9. Lartësia e ngritjes së ujit në tubin kapilar mund të llogaritet duke mbledhur forcat në drejtim vertikal. Përshkak të forës tërheqëse sipërfaqësore. Figura 9.1 paraqet konceptin bazë të lartësisë së ngritjes në tubat kapilarë. Kështu Ekuac. α=0.9 Ngritja Kapilare në Dhera Zbrazëtirat kontinuale në masën e dheut veprojnë si forca ne tubat kapilar që kanë prerje të ndryshme terthore. uji mund të ngritet mbi nivelin e ujit nëntokësor.29) merr formën . T= terheqja sipërfaqësore (forca/gjatësinë) α =këndi kontaktues d=diametri I tubit kapilar γw=pesha v ëllimore e ujit Për ujëra të pastra dhe çelçin. ose Ku.9.

por një duhet të kuprohet që tubat kapilarë të formuar në dhera për shkak të kontinuitetit të zbrazëtirave kanë prerje të ndryshme tërthore.22b. Nga Ekuac. Ngritja maksimale kapilare I pergjigjet gjendjes me më së paku zbrazëtira. kështu shkalla e ngopjes është më e vogël se 100%. Hazen (1930) dha shprehjen e përafërt për ngritje kapilare.9. T=72mN/m. Kështu koncepti I ngritjes kapilare siç është demondtruar për tubin ideal kapilar mund te aplikohet tek dherat. sa më I vogël diametri I tubit kapilar.(9. Pas kalimit te një kohe të caktuar. ne mund të shohim që lartësia e ngritjes kapilare është Kështu. uji mund të zë vetm zbrazëtirat më të vogla. (b) presioni përbrenda tubit kapilarë në alrtësinë e ngritur (presioni atmosferik) Për ujë. ndryshimi I shkallës së ngopjes në lartësi të mostrës e shkaktuar nga ngritja kapilare është afërsisht siç është paraqitë në Fig. Rezultatet e ngritjes kapilare jo uniforme mund të shihen atëherë kur një mostër të tharë të dherave ranore vëhet në kontakt me ujin (Figura 9. . dhe kjo I përgjigjet gjendjes me më së shumti zbrazëtira.Figura 9. ngritja kapilare do jetë më e madhe. Shkalla e ngopjes është afërsisht rreth 100% deri tek lartësia h2.21 (a) Ngritka e ujit në tubin kapilar.30). Mbi lartësinë h2.22).

22 Efekti I ngritjes kapilare tek dherat ranore. (b) ndryshimi I shkallës së ngopjes në mostren e dheut .D10=madhësia efektive (mm) E = koeficienti I porozitetit C = konstantë e cila ndryshon nga 10 deri 50 mm2 Ekuacioni (9. çka shkakton ngritje kapilare me te madhe. Me zvogëlimin e D10. Figura 9. (a) mostra e dheut në kontakt me ujë.31). Tabela 9.(9. madhësia e poreve në dhera zvogëlohet.2 paraqet intervalet e përafërta të ngritjes kapilare për lloje të ndryshme të dherave.32) ka qasjen e njejtë si Ekuac.

në një pikë brenda masës së dheut të ngopur plotësisht nga ngritja kapilare ipet me shprehjen –γwh(h=lartësia e pikës së shqyrtuar e matur nga niveli I ujit nëntokësor) me presion atmosferik. rërës dhe nitrateve) te cilat ndodhen zakonisht tek vendet e thata si Amerika Jugore.10 Sforcimet Efektive në Zonën e Ngritjes Kapilare Shprehja e cila lidhë sforcimet totale. Këto depozite sillen në sipërfaqe nga një rrjet I ngritjes së ujit nga veprimi kapilar. Për shkak të reshjeve të rralla. Uji avullohet nga temperaturat e larta lokale. karbonatet nuk arrijnë të shpërlahen nga shtresa e sipërme e dheut.Ngritja kapilare është e rendësisë së veçantë tek disa lloje të dherave si caliche (depozit I mineraleve të zhavorit. Nëse arrihet ngopja e pjesërishme nga ngritja kapilare. lymit dhe zhavorit I rrethuar me depozi gëlqeror. 9. në përqindje. S=shkalla e ngopjes. Caliche është një përzierje e rërës. . dhe presionin poror ishte dhënë në Ekuac.(9. sforcimet efektive. atëherë mund të aproksimojmë Ku.4) Presioni poror I ujit u.