You are on page 1of 1

GJENDJET E LENDES

Përvoja na mëson se në temperatura të ndryshme uji gjendet në tri gjendje agregate: të lëngut, të
ngurtë dhe të gaztë. Kjo ndodhe edhe me trupa të tjerë, të cilët mund të kalojnë nga një gjendje
agregate në tjetrën.

Shkrirja dhe ngrirja
Dukuria e transformimit të lëndës prej gjendjes së ngurtë në gjendje të lëngët quhet shkrirje. Për
këtë transformim shpenzohet energji e nxehtësisë. Ngurtësimi apo ngrirja është proces i kundërt i
shkrirjes. Kalimi nga gjendja e lëngët në gjendje të ngurtë quhet ngurtësim. Gjatë këtij procesi lirohet
nxehtësia. Ngurtësimi apo ngrirja është proces i kundërt i shkrirjes. Kalimi nga gjendja e lëngët në
gjendje të ngurtë quhet ngurtësim. Gjatë këtij procesi lirohet nxehtësia. Temperatura në të cilën
shkrihet trupi quhet temperaturë e shkrirjes. Trupat amorfë kanë shkrirje brumore ose qelqore,
ndërsa trupat kristalorë kanë temperaturë të qartë të shkrirjes. Për një shtypje të dhënë, çdo trup
kristalor shkrihet dhe ngurtësohet të temperaturë të caktuar, e cila quhet pikë e shkrirjes apo e
ngurtësimit. Për shembull uji në shtypje normale atmosferike pikën e shkrirjes pikën e shkrirjes dhe
të ngurtësimit e kan në 0 °C.

Avullimi dhe vlimi
Përvoja tregon - rrobat e lagura, me qëllim të teren, duhet të hapen. Uji në enë, së cilës nga jashtë i
ofrohet nxethësi, shterrohet. Nëse në vend të ujit derdhet alkool, këtij do t'ia diktojmë edhe erën
karakteristike. Kuptohet, materiali ka kaluar nga gjendja e lëngët në të gaztë. Kjo dukuri quhet
avullim. Mefjalë të tjera, avullim quhet procesi i transformimit të çfarëdo materiali nga gjendja
agregate e lëngët në gjendje të gaztë. Avullimi kryhet me ajrosje dhe me valim. Ajrosje quhet procesi
i avullimit të lëngut në çdo shtypja dhe temperaturë. Kësisoj, avullimi i sipërfaqeve ujore në tokë, si:
i lumenjve, i liqeneve dhe i deteve kryhet me ajrosje, sikurse edhe terja e rrobave

Kondensimi dhe sublimimi
Masa e lëngut të vendosur në enë hermetikisht të mbyllur vetëm në fillim do të pakësohet ashtu që
pas një kohe niveli i tij në enë nuk po të ndryshojë. Kësisoj masa e lëngut pakësohet, por rritet masa
e avullit në hapësirë të-enës mbi sipërfaqe të tij. Disa molekula të avullit rikthehen në lëng ashtu që
pas një kohe numri i molekulave të lëngut, që avullohen, është i barabartë me numrin e molekulave
të avullit që kthehen në lëng. Ky baraspeshim dinamik ndikon që sasia e lëngut në enë të mos
ndryshojë Avulli që ndodhet në baraspeshim dinamik me lëngun përkatës quhet avull i ngopur. Me
fjalë të tjera, themi se avulli që ndodhet në hapësirën e lëngut përkatës quhet avull i ngopur.