You are on page 1of 1

KUSH QUHET PERSON ME AFTËSI TË KUFIZUAR

"Person me aftësi të kufizuar" është individi, të cilit i është kufizuar
aftësia, si pasojë e dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit, psikike/mendo,
të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të
përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me
punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë
për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.

“Invalid pune” është individi që është deklaruar i tillë me vendim të
Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.
“Paraplegjik” është çdo person që vuan nga paraliza e dy anësive të
poshtme.
“Tetraplegjik” është çdo person që vuan nga paraliza e katër anësive.
“Kujdestar me pagesë” është personi i caktuar për t’u kujdesur për
personin me aftësi të kufizuara, që ofron shërbim për të në veprimtarinë
e përditshme, në shtëpi, në udhëtim, në punë, në shkollë dhe në
veprimtaritë shoqërore.
Mosdiskriminimi i personave me aftësi të kuafizuara mbetet një çështje që kërkon
vëmendje të veçantë.Ekziston një kuadër ligjor që sanksionon këtë të drejtë, por
zbatimi i tij mbetet domosdoshmëri dhe ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve për të
drejtat e këtij komuniteti.Kushtetuta dhe Ligjet ndalojnë diskriminimin kundër
personave me aftësi të kufizuar fizike,shqisore, intelektuale dhe mendore në
punësim, arsim, shëndetësi dhe shërbime të tjera shtetërore. Megjithatë, punonjësit,
shkollat dhe personeli shëndetësor dhe punonjës të shërbimeve të tjera
shëndetësore ndonjëherë diskriminojnë këto persona.Përparim i kufizuar është bërë
në lidhje me personat e cënueshëm nga ana sociale dhe/ose me aftësi të kufizuara,
që është pjesë e prioritetit kyç për mosdiskriminimin. Personat me aftësi të
kufizuara vazhdojnë të përballen me vështirësi në aksesin e arsimit, punësimit,
kujdesit shëndetësor dhe shërbimet sociale.Megjithëse, në vitet e fundit kuadri
ligjor dhe ndjeshmëria e shoqërisë ndaj personave me aftësi të kufizuara është
përmirësuar, kjo kategori është në një pozitë më inferiore se pjesa tjetër e
shoqërisë. Diskriminimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë kundrejt personave me
aftësi të kufizuara ekziston në të gjitha aspektet e jetës sociale dhe private dhe
është më i theksuar në punësim, arsim, aksesin në ndërtesa dhe shërbime si dhe në
jetën e pavarur.