You are on page 1of 6

Probleme të vargëzimit shqip

A.Nikolskaja (St.Peterburg)
Ka pak punime te kushtuara problemeve te vargut shqip, veçanërisht te kushtuara
karakteristikave formale te tij. Studime qe shqyrtojnë çështjet e veçante te vargut shqip
nuk na paraqesin pamjen e plot dhe e përpiktë. Kështu ne duke filluar nga studimi i Luigj
Gurakuqit dhe në punimet e Dh.Shuteriqit (Dhimitër S. Shuteriqi. Metrika shqipe. Tiranë,
1947), Gj. Zhejes (Zheji Gjergj. Bazat e vargëzimit shqiptar. Tiranë, Naim Frashëri,
1987) karakteristiket formale e vargut shqip si popullor ashtu edhe te shkruar nuk
trajtohen fare. Me shume vlere janë studimi i Arshi Pipes (qe është ne fushen e vargut
popullor vetëm: Pipa Arshi. Albanian Folk Verse: Structure and Genre. München, Dr. Dr.
Rudolf Trofenik, 1978) dhe ai i H.Hoxhes - Hysni Hoxha. Struktura e vargut shqip.
Prishtinë, 1973, qe i trajton format kryesore e poezisë shqipe ne metodën statistike. Por
megjithatë këto studime e kane disa mungesa te dukshme. Nuk është treguar ne to me
mënyrën e plote dhe e përpiktë procesi i evolucionit te metrit she te ritmit ne vargun
shqipe me siguri ndikuan ne gjendjen e sotme e sistemit te vargëzimit shqip që është
mjaft interesant dhe i komplikuar. Veç kësaj mungon sistemi i rreptë diakronik ne
analizën e teksteve poetike qe do të lejoje te dallojmë lidhjen formale e vargut popullor
me atë te shkruar.
Ka dhe një problem tjetër qe kërkon studimin e veçantë. V.M.Zhirmunskij , duke
dalluar fonetiken poetike (që përmban metriken, ritmiken dhe instrumentimin tingëllor) si
një nga pjesët me e rëndësishme e poetikes, shkroi: “Detyra e poetikes se përgjithshme
ose teoretike është studimi i mjeteve poetike, përshkrimi dhe krahasimi i tyre, ashtu si
edhe klasifikimi i tyre: poetike teoretike është detyruar të ndërtoje duke u bazuar ne
materialin konkret historik atë sistem i kuptimeve (parimeve) shkencore ne te cilat
nevojitet historiani i artit poetik për zgjedhjen e problemave individuale qe takon gjate
studimit.
Ekzistencës se poezisë shqiptare si poezisë kombëtare gjate një periudhe te gjate kohor e
pengonte pushtimi osman (turk). Vetëm ne shekullin XIX ne rrymën e Rilindjes
Kombëtare filloi zhvillimi i shpejt te poezisë, qe kishte detyra shoqërore dhe estetike
shume te veçanta ne krahasim me letërsi te tjera evropiane. Ne jemi te mendimit qe
pikërisht kjo veçori mund te përfaqësoje interes për studime ne fushën e teorisë se
letërsisë. Këtu duhet vene re, se me pare çështja e sistemit të vargëzimit shqip nuk
trajtohej ne studime historiko-krahasuese. Kështu, M.Gasparov nuk e përmend ne punën
e madhe te tij “Punimi mbi historisë se vargut evropian” (Гаспаров М.Л. Очерк
истории европейского стиха. – М.: Фортуна Лимитед, 2003), ku ai trajton zhvillimin
dhe evolucionin e sistemeve te vargëzimit ne tere Evropë duke përfshire dhe Ballkanin.
Kumtesa e sotme është kushtuar vetëm disa nga aspektet e zhvillimit te sistemit te
vargëzimit shqip – vargut jambik ne shembullin e jambit 5-hapesh, dhe si pasoje ne jemi
te detyruar te sqarojmë metodën tone e analizës se materialit. Ne morëm ne analize te
gjithë vargje me prirjen jambike te periudhës nga me te rëndësishmet për çështjen e
vendosjes se sistemit silabotonik ne poezinë shqipe – nga fundi I shekullit XIX deri ne
dekade të fundit e sht. XX. Neve na intereson se si ndikon ne vargun shqipe e asaj
periudhe prozodia shqipe e dy dialekteve kryesore (dial. toskë dhe gege ne variante te
tyre letrare), vargu dhe tradite evropiane. C’tip i vargut tradicional mund te jetë baze për
forma te reja?
Dihet, qe vet struktura e gjuhës dhe veçoritë e saj marrin pjese ne formimin e sistemit te
përdorur në ndonjë sistem I vargëzimit kombëtar. Problemi qendror ne studimin e vargut
si I tille është fakti, qe vet poezi e paraqitur para studiuesit ne variantin e shkruar nuk
përmban ne vete shumicën e dukurive formale (siç janë metri, ritmi, tingëllimi). Ato
dukuri mund te vlerësohen vetëm me ane akustike, me ane te leximit e vargut. Po edhe
lexime, recitime ndryshojnë (dallohen) njeri nga tjetrit. Dhe ky lexim varet nga preferime
individuale e lexuesit. Duke u bazuar ne punët e strukturalisteve rus (A.Belij,
B.Tomashevskij, V.Zhirmunskij etj) ne u përpoqëm te përdoremi metodën statistike (duke
ndërtuar profile te theksit) për vargjet e poeteve te ndryshme te periudhës qe na intereson.
Edhe dolën disa çështje themelore, qe penguan studimit e mëtejshëm. Nder to te paret
ishin probleme te prozodisë (si p.sh. trajtimi I theksit ne vargun poetik). E para gjë qe
duhej vërtetuar ishte: a mund te flasim për sistemin silabotonik ne poezinë shqipe
nëpërgjithësi. Kjo është çështja e prozodisë dhe karakteristikes se theksit.
Ka shume punime te kushtuar problemeve te prozodisë shqipe. Nder to janë studime e
Anastas Dodit, Bahri Becit, Irena Savickajas. Me interes është studimi eksperimental I
Halit Halimit “Akustike dhe natyra e theksit ne gjuhen shqipe”. Ne morëm si baze
studimin e Kolec Topallit “Theksi në gjuhën shqipe”.
Ai e karakterizon tipin e theksit ne gjuhen shqipe kështu:
1. sipas tipit – fort dinamik
2. sipas lëvizjes – i qëndrueshëm ne paradigme
3. sipas vendit ne fjale – me prirjen ndaj zanores se parafundit.
Por meqenëse theksi si rregull bie ne rrokjen e fundit e temës ne gj-n shqipe, atëherë ai
faktikisht mund te bie ne rrokje te ndryshme.
Ne shqipen e sotme janë te rralla, por ekzistojnë, raste kur pas zanores se fundit se
theksuar dalin me shumë se një rrokje te patheksuar (veçanërisht kjo e shohim ne disa
forma gramatike kur fleksioni përbehet me shume se nga një rrokje. Ex.: fushave,
ndeshemi).
Kështu karakterin stabil e theksit shqip duhet kuptuar vetëm ne aspektin morfologjik.
Ka rendësi edhe fakti, qe ekzistojnë fjale te ndryshme (grupe fjalësh) qe ne rrymën e te
folurit poetik nuk e kane theksin e pavarur. Ne dalluam disa kategori te theksimit e këtyre
fjalëve ne tekstin poetik.
Duke pasur parasysh pikëpamjen e H.Halimit dhe K.Topallit ne e kuptojmë se natyra e
theksit shqip nuk mund te konsiderohet vetëm si dinamike, ka edhe faktorë te gjatësisë se
zanoreve dhe intensivitetit te tyre.
Një situate e tille takojmë edhe kur fjala bie për studimin e ritmit dhe e metrit ne
shkencën për poezinë ruse. Puna është se me zhvillimin e metodave formale (qe filloi 100
vjet me pare me punën e A.Belij-it “Simbolizmi”) parametrat e gjatësisë dhe e melodisë
se tingujve ishin përjashtuar nga kufijtë e studimit te ritmikes se vargut rus. Kuptohej se
karakteristik, kuptimdallues është vetëm intensiviteti, ishte shpallur qe theksi mund te
konsiderohet vetëm si theksi dinamik, edhe thjeshtësimi i tillë krijoi shume probleme,
konkretisht për shembull te lidhura me studimin e tingëllimit aktual, real e tekstit poetik.
Kjo kumtese nuk ka qëllimin të shqyrtoje ne detaje prozodinë shqipe. Është tema për
studime te veçanta (qe me sukses zhvillohet nga koleget tone fonetist). Por duke analizuar
ritmin e vargjeve qe ne i konsiderojmë si vargje jambike ne hasem një grumbull çështjesh
për diskutim qe i përkasin asaj teme. Si pasoje te gjitha llogarisje e kane karakterin mjaft
subjektiv: duke llogaritur theksa jemi te detyruar te udhëhiqemi nga perceptimi i vet si
dhe nga përceptimi i informanteve te llojllojshme prandaj u krijua nje metode qe është
ndërtuar ne sistemin binar për fillim te llogaritjes se theksave. Ne raste te vështira ku
kishim lëkundje ne u munduam te klasifikojmë fjalët sipas sistemit te Zhirmiunskit. Ne
dalluam disa kategoritë fjalësh, siç janë:
1. fjale njërrokëshe me lëkundje theksi
2. fjale dyrrokëshe me lëkundje theksi
3. fjale shumërrokëshe me lëkundje theksi
Nder to dallojmë dhe disa tipa:
1. gjithmonë te theksuara
2. gjithmonë te patheksuara
3. me lëkundje nga ana metrike
Me lejoni te paraqes disa shembuj:
p.sh. fjale njërrokëshe gjithnjë te theksuara janë:
1. fjale kuptimmbajtese (emra, folje, Zhirmunskij ne materialin rus dallon dhe
ndajfolje, pos për materialin shqip nuk është adekuat kjo. Ne materialin shqip
përemra ne disa raste dalën ne kuptimin e lidhëzave ose e parafjalëve. Nga ajo
veçori varet dhe shkalla e theksimit te tyre ne varg).
Fjala te tilla siç shkruan Zhirmunskij ne pozitën metrike e rruajnë theksin e vet si
peshe ritmike te paparashikuar nga metri. Por si thotë ai ne shumicën e rasteve rrokje
e theksuar ne pozitën e dobët tingëllon jo aq forte si rrokje e mëtejshme e theksuar
prandaj nuk është e domosdoshme te konsiderohet kjo rrokje si e theksuar jashtë
skemës metrike.
P.sh.: s’di c’nomatisa me gjishtrinj – Petriti
As unë s’di nga vete dhe nga vij – Asdreni
Kështu si fjale te patheksuara ne i konsiderojmë:
1. pjesëzat (nyje te mbiemrave dhe te gjenetivit, pjesëzën mohuese nuk, pjesëzën qe
formon e ardhshmen do, pj-ne e konj. Te, pj-ne po qe tregon vazhdimësinë e
procesit).
2. lidhëzat dhe parafjalët te përbëra nga një rrokje
Si fjale me lëkundje nga ana metrike ne i konsiderojmë përpara se te gjithëve fjalët qe
dalin ne kuptime gramatike te llojllojshme. Nga ai faktor drejt për drejt varet kuptimi
leksik e tyre dhe si pasoje shkalla e theksimit e tyre ne rresht (varg). Ndër këto fjale janë
numërore, folje qe nganjëherë dalin ne kuptimin gramatike e foljes ndihmese, folje
njërrokëshe qe marrin pjese ne tokfjaleshe te qëndrueshëm. Te këtij lloji janë dhe folje
njërrokësh ne fjali pyetëse. Ka disa raste te tjera te kësaj kategorie.
Ka dhe një kategori e tere fjalësh te përbëra nga disa rrënje qe mund te mbajnë 2 theksa –
siç janë pulëbardhë o një shembull i mire nga Petriti – Me kotpushtëtësinë e tij. Nga ato
fjale me lëkundje theksi janë edhe ato qe ndërrojnë theksin nga vendi i zakonshëm ne
raste kur e kërkon lëvizjen e tille vendi i fort nga ana metrike – p.sh. veç mos rendoftë
përmbi foshnja (Petriti). Ka edhe një problem tjetër qe e takojmë duke studiuar ritmin e
vargut shqip. Është problemi i e-se se reduktuar. Disa studiues e përmendin atë ne
studime te tyre por opinioni nuk është sqaruar deri ne fund. Siç vërejti H.Hoxha
mungojnë rregulla formale qe e përkasin përdorimit e këtij tingulli dhe pikërisht ketë i
pengon leximit te duhur te disa teksteve. Autoret si Frashëri, Asdreni ose Gurakuqi u
përpoqën ta shënojnë vende ku e-ja nuk lexohet me një apostrof. Kurse ne botime me te
vonshme te tyre e-je ose ka vend kudo ku kërkon standardi, ose mungon ne disa vende ku
është e nevojshme për kuptimin i duhur i ritmit. Është problemi i redaktimit. Te autoret
bashkëkohor e-ja o del atje ku s’duhet për shkak te standardit o evitohen raste ku për
shkak te ritmit leximi i e-se do ta shkatërroje.
Kjo dukuri ka një shpjegim. Vargu ne shekullin XIX ka qene me shume me tendencën
silabike edhe atje rendësi është numri i rrokjeve deh e-ja ne pozitën brenda vargut o
reduktohej o jo sipas kërkimeve te metrit. Ne fund te vargut atëherë e-ja lexohej ne rastin
kur e kërkonte rregulla e sasisë se rrokjeve. Kurse me zhvillimin e tendencave
silabotonike ky sistem u shkatërrua. Kështu lëkundje te mëdha brenda vargut e vërejmë
ne poezinë e Ll. Siliqit dhe te vet Gurakuqi (veçanërisht kjo dukuri shihet qartë ne sonet
si ne forme e ngulur european). Te autoret e sh-t XX si p.sh. J.Bllaci, D.Agoli roli i e-se
ne rregullimin metrik e vargut gjen një bilance. Gjejmë madje dhe raste kur e-ja ne
pozicionin e fundit e vargut rimohet me alofonin (i) – valle – malli te Bllaci. Dhe kështu
ne pozitën e tillë duhet te tingëllon patjetër.
Elisia është edhe një nga dukuritë qe kërkon përshkrim dhe komentin e veçantë.
Nëpërgjithësi prapë i përket problemit te kalimit nga një sistem vargëzimi ne sistemin
tjetër. Ne dalluam disa tipe:
1. Elisia midis zanores së fundit të një fjalë dhe zanores së parë të fjalës tjetër.
2. Siç del nga vrojtime ky tip i përket vetëm fjalëve që e mbajnë në shumicën e
rasteve vetëm kuptimin gramatik ( lidhëza, pasthirrma të përbëra prej një rrokje
brenda vargut).
3. Ka një farë paqartësie dhe me diftongje –ue, -ye, -ie, -ue. Në tekste gege në
vend të ua-së përdoret –ue- që shumë shpesh reduktohet deri ne u ose uj. Në
tekste toske e konsiderojmë atë ua si pjesëmarrësin e dy rrokje. Ie në shumicën e
rasteve ndahet sipas njëjtës skemë (ex.: Kojrillat larg i shpie –Bllaci). Kurse
brenda fjalëve qielli, dielli ka në disa raste një farë reduktimi, kur e kërkon
metri (ex.: Se ky për ty ka mbet bekim i qiellit –Asdreni, ose Ka me shkëlqyer
dielli i ardhmes sonë –Asdreni). Bashkim zanoresh -oe- që në shumicën e
rasteve ndahet në dy rrokje, te autorët gegë mund të bashkohet (ex.: Ani! Me ne
gazmoi poezia jote! - L.Siliqi).
Tani do të doja t’ju prezantoja disa konkluzione që kemi bërë për çështjen e
zhvillimit e jambit 5-rrokësh në poezinë shqipe.
Ne ndamë autorët të analizuar në tre periudha që ndoshta nuk do të jene tradicionale
nga pikëpamja e historisë së letërsisë. Periudhën e parë përfaqësojnë autorët si
A.Z.Çajupi, N.Mjeda. Në tekste të tyre vërejmë lëkundje të para ndaj sistemit
silabotonik Ato shfaqen në lëkundje e numrit të rrokjeve (11- 12-rrokshi në “Vajë” e
Çajupit) ashtu edhe në përzierjen e tipave të hapeve – koreut dhe jambit. Duke
përpunuar materialin e asaj periudhe ne nuk kemi të drejt të ndërtojmë profilin e
theksimit sepse atëherë analiza ritmike nuk pretendon të jetë sadopak objektive (të
rikujtojmë debatën e zjarrtë midis Tomashevskit dhe Gasparovit që i përkiste
poezive të Ariostos dhe Tassosë). Prandaj ne krijuam një sistem analize që lejon
t’i marrim parasysh sa më shume veçori të vargut. Kështu dalluam:
- anakruza
- klausula
- theksa konstante
- çesura dhe vendi i saj
- përqindje e theksave për çdo rrokje e vargut e t.j.
Me rendësi është dhe fakti për këtë periudhë se vet struktura fonetike e gjuhës
pësonte ndryshime të dukshme (si p.sh. gjatësia e zanoreve), dhe vet sistemi
i vargëzimit kërkonte për ndonjë formë më adekuate.
Periudhën e dytë përfaqësojnë poetë si F.S.Noli, Asdreni, H.Mosi.
Periudha e tretë përbëhet nga vepra e autorëve siç janë Poradeci, L.Siliqi,
J.Bllaci.
Ne theksojmë prapë që ndarje në periudha të tilla diktohet jo vetëm nga
fakte historiko-biografike por nga karakteristika të ritmit.
Tendenca e përgjithshme e jambit 5-rrokësh përcaktohet me prirjen e
sistemit për të rregulluar alternimin e vargjeve 11- dhe 10-rrokësh. Vetëm te
L.Siliqi dhe autorët e periudhës së pare i takojmë shkelje të pamotivuara.
Dal nga dal rrokja e 6-të e merr funksionin e konstantës theksore, meqenëse
vendi i çelurës sintaktike është i lëvizshëm.
Karakteri spontan i theksave në vende të dobëta të vargut nderohet me
mënyrën e të shprehurit artistik në periudhën e 3-të.
Në tekste të L.Siliqit ato bashkë me variacione ritmike të llojllojshme
brenda vargut kuptohen si prirje ndaj vargut aksent.
Zhvillohen mjete e të shprehurit edhe me anë të anakruseve një- dje
trerrokëshe ashtu edhe me anë e spondejeve dhe pirrikëve.
Do të ishte e rëndësishme të dallojmë të paktën dy shkolla poetike nga
pikëpamja e ritmit. Doli që jambi i poetëve të veriut, gegë, ka veçori të
vetë në krahasim me atë të poetëve toskë. Kjo bazohet kryesisht në dallime
fonetike. Kjo çështje duhet të zhvillohet dhe më tej me anë të
eksperimenteve akustike për qëllimin përshkrimit në detaje strukturës
ritmike të këtyre vargjeve gegë dhe toskë.
Duhet theksuar edhe rolin e përkthimit në zhvillimin e sistemit e vargëzimit
shqip. Ne dalluam disa vale, dallge të ndikimit:
- orientale (në forma të huazuara, siç është bejt)
- romane (latine)
- anglo-gjermane
- sllave (ruse)
Vargu jambik shqip siç e konsiderojmë ne ngjan shumë si në zhvillimin e
tij historik ashtu edhe nga pikëpamja e organizimit ritmik silabotonikën të
tipit gjerman por ka edhe dallime të dukshme. Proporcioni i rrokjeve të
theksuara dhe ato të patheksuara është afro 1:1 për tipin anglo-gjerman,
ndër kohë në silabotonikën shqipe ai është 1:2, ç’ngjan shumë atë të tipit
rus.
Meqenëse skema metrike është e njëjtë, por de facto në poezinë e tipit
gjerman, siç vërejti Gasparivi, skema metrike është më rreptë.
Për sa u përket ndikimeve romane dhe orientale ato, në shumicën e rasteve
janë në fushën e formave poetike (oktavët, tingëllimi (soneti), bejte). 11-
rrokshi italian, spanjoll ashtu edhe francez në përkthime të Nolit dhe të
autorëve të tjerë janë transmetuar në jambin mjaftë i rregullt.
Me anë të përkthimeve nga poezitë evropiane zhvillohet kapaciteti dhe
mundësitë të vargut jambik shqip. Kjo duket qartë në evolucionin ritmike
e dramës në vargje. Në një dorë në drame të Çajupit dhe të Gramenos
ndihet ndikimi i vargut popullor (8-rrokshi). Kurse ndikimi anglo-gjerman
hyn në ritmin e dramës në vargje me përkthime të Nolit dhe të S.Luarasit.
Jambi 5-hapësh i pastër, i përshtatur dhe i përsosur nga ana e vargëzimit
del në vepra të E.Haxhiademit. Këtu ne mund të shënojmë kalimin e vargut
të dramës në jambin 5-rrokësh e rregullt pa çesurë (çereku i parë i sht.
XX), që tregon refuzimin nga parime klasicistike të periudhës së
Rilindjes Kombëtare (nga 8-rrokshi silabik i çrregullt).